Sqarim i psikologes klinike Lule Alidema në lidhje me profesionin e psikologut
Nuk më friksojnë kërcënimet dhe sharjet e maskarenjëve!
Florim Zeqa
Sa herë që kërcënohem, shahem apo fyhem nga të sëmuarit mental në mendje më vijnë fjalët e babait tim të ndjerë Halil Zeqa pas torturave në stacionin policor në Klinë, po citoj: “Kemi përjetuar tortura të rënda në stacionin policor në Klinë, na kanë goditur me tyta pushkësh dhe mjete tjera të forta në të gjitha pjesët e trupit, por të gjitha i kemi përjetuar më lehtë sesa sharjet dhe fyerjet në baza kombëtare, dhe prapë duronim në pamundësi për të bërë gjë. Në atë moment jam betuar, se edhe nëse më ndodhë ndonjëherë në jetë që të më shajë ose ofendojë ndonjë shqiptarë, nuk do të më shkojë mendja për ta bërë edhe më të voglën gjë, por vetëm do t’i themë, të qoftë për nderë” (Halil Zeqa, 25 shkurt 1993).
Një kërcënim dhe një sharje “vëllazërore”
Për 12 vjet veprimtari gazetareske dhe publicistike kam përjetuar kërcënime, sharje dhe fyerje nga më të ndryshmet, por do t’i veçoja dy nga më banalet nga dy “trima të xha’Sulos”.
Kërcënimi i parë serioz më erdhi dy vite e gjysmë më parë, në Janar të vitit 2020 pas një shkrimi kritik për katandisjen e vlerave demokratike në LDK, nga një i ashtuquajtur rugovist, mbështetës i rrënuesit të LDK-së rugoviane, po e citoj: “E pra, veç n’hifsh ka je dale, se pa ta hup faren e flliqt nuk kam me lan. Ti o qen, o njeri i smut psiqik, ti a po mendon se une jam si ata baloshat me te cilet ti shoqerohesha, aa.
Po une nuk jam njeri i poshter si ti, qe qon uj gjithmone ne mullirin e atyre qe se duan LDK-ne.
Ty te perkrahin do njerez qe nuk kane pik vlera. Po ne mua je zatet ne hun lesh, e me emrin e zotit veç nese me nshon shpirti se ne ate dakik qe kemi me u pa ke me i la krejt pernjeheri.
Une kam shoke ne krejt boten qe kan me me ndihmu ne kete drejtim.
Tash zhduku mashkull pel” (përfundon shkrimi origjinal).
Kurse sharja apo ofendimi më banal më erdhi ditë më parë nga një mbështetës i ish pushtetarëve, PDK-isti i përbetuar pas analizës politike rreth fillimit të grevave, po citoj: “Tye ta qifshin nanen krejt sindikatat edhe un bashk me ta o gazetar rus” (përfundon shkrimi origjinal).
Dallimi mes kërcënimit dhe sharjes së sipërcekur, edhe pse dalllojnë në kohë dhe përmbajtje, qëllimin e kanë të njëjtë, mbylljen e gojës të gjithë gazetarëve dhe analistëve që e marrin guximin ta thonë të vërtetën!
Përderisa të parit (kërcënuesit qyqar) ju përgjigja në këtë mënyrë: “Mirë se të bjen Zoti”, këtij të fundit, sharësit banal i thash: “Të qoftë për nderë”.
Asnjëherë nuk më ka shkuar dhe as që më shkon mendja për hakmarrje ndaj të tillëve, pasi në shpirtin tim nuk ekziston fryma e hakmarrjes, por ajo e dashurisë vëllazërore dhe tolerancës njerëzore, e faljes dhe unitetit kombëtar.
Pavarësisht kërcënimeve dhe sharjeve virtuale nuk tërhiqem nga misioni fisnik
Rrethanat politike shpeshëherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër!
Megjithatë, gazetarët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjtë, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Prandaj në asnjë rrethanë nuk guxojnë të bien pre e maskarenjëve.
Kur flasim për kërcënimet dhe shantazhet që vijnë nga politika, nuk guxon të vie në shprehje tërheqja e gazetarit nga misioni fisnik shkaku i një kërcënimi, përkundrazi duhet të ballafaqohet me kërcënuesin. Përveq bërjes publik të rastit për opinionin e gjerë, rastin duhet denoncuar edhe tek organet kompetente. Pavarësisht, kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale pas publikimit, nuk guxon të ndodhë tërheqja e shkrimit nga gazetari, përkundrazi duhet mbrojtur me fakte dhe argumente të fuqishme interpretimin (prezantimin) e së vërtetës sado sfiduese të jetë ajo.
Do të dëshiroja të i shihja sesi sillen këta “trimat e xha’Sulos” me policinë serbe në pikat kufitare me Serbinë gjatë udhëtimit nga shteti helvetik (ku jetojnë) për Kosovë dhe anasjelltas!
Ankesë për veprimin antikombëtar , antishtetëror dhe denigrues të Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore në Prizren ndaj Gjergj Kastriotit

Duke e politizuar fenë, kleri islam edhe Kuranit si libër fetarë po i jep tipare të programit partiak politik, andaj DUHET TA NDALOJMË!



Dy miqët virtual që si dëgjoja më, Merxhan Kurtishin nga Tetova dhe Naim Tmaven nga Lismiri i Fushë-Kosovës!



Duanë e kujt ban kjo Dua Lipa?

Nëna Tereze – jetë dhe porosi për Populllin tonë (25-vjetori i vdekjes)
Don Lush Gjergji, Prishtinë
Në jetën dhe veprën e Gonxhe Bojaxhiut (1910-1928), të Motrës Tereze të Krishtit Fëmijë (1929-1950) dhe të Nënës Tereze – Misionare e Dashurisë (1950-1997), rendësi të vaçantë kanë pasur së pari prindërit e saj, Kolë BOJAXHIU dhe Drane lind. BERNAJ – BOJAXHIU, pastaj “shtëpia e dytë” famullia e Zemrës së Krishtit në Shkup, dhe pa dyshim historia e përgjakshme dhe martire shqiptare, krishtërimi ynë dymijëvjeçar, tradita dhe kultura jonë që ka në zemër mikpritjen, bujarinë, solidaritetin, bamirësinë.
Ja vetëm disa dëshmi për KOLË BOJAXHIUN: “Im atë ishte tregtar i njohur, bisnismen dhe kontraktues i mirë. Ai ishte pronar, së bashku me një mik të tij, i një firmë ndërtimi në Shkup. Pastaj u bë edhe pronar shtëpishë të ndryshme, madje edhe vilash, në njërën prej të cilave jetonim edhe ne…Ishte njeri shumë i shoqërueshëm, andaj dera e shtëpisë ishte gjithnjë e hapur për të gjithë… Babai ishte njeri i rreptë, priste shumë prej nesh… Gjithmonë ma përsëriste:”Mos harro kë e ke babë!”.
E kujtoj me gëzim bujarinë e babait tim. Ai u jepte para’ dhe gjërta ushqimore të gjithëve, pa u lavdëruar ndonjëherë, apo pa e ditur gati askush këtë… Gjithnjë më thoshte :”Duhet të jesh dorëdhënës me të gjithë, sepse Zoti ka qenë edhe është zemërgjerë me ne, Ai na ka dhënë kaq shumë, çdo gjë; Prandaj, duhet t’u bëjmë mirë të gjithëve…”(Lazër BOJAXHIU).
“Baba Kolë më thoshte :” Bija ime, mos ha as mos prano të hash asgjë pa e ndarë me të tjerët!”; apo :”Egoizmi është sëmundje shpirtërore, që të bën rob dhe nuk të lejon të jetosh apo t’u shërbesh të tjerëve…” (NËNA TEREZE).
“Më 28 nëntor 1912, krerët e fiseve të Berishës, Logorecit, Palucajt dhe Naracajt, bashkë me të tjerët, u tubuan për të kremtuar pavarësinë e Shqipërisë. Aty ishte edhe Bajram Curri, Hasan Prishtina, Sabri Qytezi dhe shumë të tjerë… Babai im i ndihmonte
patriotët materialisht, bisedonte me ta dhe u jepte këshilla dhe mendime. Ne kishim shumë fotografi të këtyre burrave…” (Lazër BOJAXHIU).
“Ishim familje aq e lumtur, përplot hare, dashuri e fëmijëri të qetë. Edhe pse e ndjekja një shkollë laike, para së gjithash familja ime, dhe më vonë famullia e “Zemrës së Krishtit”, më dhanë një edukim të mirë dhe të shëndoshë…” (NËNA TEREZE).
Me pak fjalë: Kolë Bojaxhiu ishte kryefamiljar i mirë dhe shumë i kujdesshëm, tregtar, ndërtimtar, patriot, muzicist, polyglot,njeri politik, këshilltari i qytetit të Sdhkupit, por mbi të gjitha babai dhe edukatori i të madhes bijë Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze.
Ja disa dëshmi për DRANE lind. BERNAJ – BOJAXHIU: “Kurrë nuk i kam parë a dëgjuar prindërit e mi duke u grindur. Gjithmonë ishin të gatshëm të flisnin, të bisedonin, të na rrinë pranë. Nëna ime, Dranja, na përkushtonte tërë vëmendjen e saj neve fëmijëve. Ajo përkujdesej për familje, ndërsa baba Kolë kishte aq shumë për t’u përkujdesur jashtë familjes… (Lazër BOJAXHIU).
“Kurrë nuk e harroj nënën time. Ajo ishte tërë ditën e zënë me punë, por pastaj, para mbëmjes e kishte zakon t’i kryente të gjitha punët, që të mund ta priste sa më mirë babain tim…” (NËNA TEREZE).
“Shumë varfënjakë të Shkupit dhe të rrethinës e njihnin derën tonë. Askush nuk u kthye ndonjëherë duarthatë. Për çdo ditë na vinte dikush për drekë a darkë. Herën e parë kur e pyeta nënën time se kush ishin këta, ajo na u përgjegj kështu: ”Disa i keni të afërm, të tjerët janë pjesëtarëp të familjes sonë të madhe Bojaxhiu, disa janë dajtë e juaj”… Kur u rrita e kisha të qartë se ata qenë njerëz të varfër që s’kishin gjë prej gjëje dhe të cilët nëna ime i mbante me bukë…” (NËNA TEREZE).
Rreth thirrjes së pare misionare Nëna Tereze rrëfente kështu: “Ndonëse nëna ime ishte e shenjtë, në fillim ajo qe kundër dëshirës sime për t’u bërë misionare. Ajo nuk donte të më humbte. Ne të gjithë u lutëm së bashku. Një ditë më tha: “Do ta jape lejen që të vesh në kuvend; dh ç’bëri pastaj? Ajo mbylli veten në dhomë dhe gjithë ditën nuk deshi të shihte njeri. Kur dola nga shtëpia në të cilën kisha lindur, për ta marrë rrugën e misionit, ajo më tha: “VËRE DORËN TËNDE NË DORËN E JEZUSIT DHE SHKO PËRPARA. SHIKOJE MU NË SY. KURRË MOS SHKO PRAPA, GJITHMONË PËRPARA!”. (NËNA TEREZE).
Dhe vazhdonte: ”Isha ende shumë e re, pa i mbushur 12 vjet, e rrethuar nga familja, kur ndjeva dëshirën e parë për t’iu dhënë tërësisht Zotit. Gjashtë vjet kam medituar dhe jam lutur. Ndonjëherë më dukej se po bëja gabim, se kjo nuk ishte thirrje, por më në fund u binda se isha e ftuar nga Zoti. Zonja jonë e Letnicës, Zonja Cërnagore, më ka ndihmuar shumë për të arritur një vendim të tillë…” (Nëna Tereze).
Lidhur me familje ajo me dorë të vet e shkrojti në Binçë në gjuhën shqipe këtë porosi: “DASHNIJA FILLON N’ FAMILJE. DHE FAMILJA QI LUTET BASHK MBETET BASHK. – NE KEMI SHUM ME U FAL NERES ZOTIT PER T’ MIRAT QI DASHNIJA E ZOTIT I KA DHAN PER FAMILJET TONA. LUTUNI SHUM PER MUA SI EDHE UNE PER JU. ZOTI KJOFT ME JU!” (Binçë, 28. 06. 1980).
Nëna Tereze thoshte shpeshherë kështu ”Sot bota jeton në një lloj tollovie dhe mendoj se kjo fillon në familje. Bota vuan shumë sepse s’ka paqe. S’ka paqe në botë, sepse ajo mungon së pari në familjet tona, me mijëra familje janë të ndara. Duhet t’i bëjmë familjet tona qendra të mirëkuptimit, të faljes së pakufi, sepse vetëm kështu do të jetojnë në paqe…
A i njeh ti tëvarfërit e familjes sate? Ndoshta në familjen tënde dikush është shumë i vetmuar, i padëshiruar, shumë i anësuar. Ti a e di këtë?
Dashuria është fryt i çdo stine dhe për çdo njeri…
Unë i kam mësuar shumë njerëz që të duhen njëri me tjetrin dhe kjo ka shumë rëndësi…”.
Dhe e përfundoi porosinë e saj me këtë sintezë vërtet të mrekullueshme:
“FRYTI I HESHTJES ËSHTË URATA.
FRYTI I URATËS ËSHTË FEJA.
FRYTI I FESË ËSHTË DASHURIA.
FRYTI I DASHURISË ËSHTË SHËRBIMI.
FRYTI I SHËRBIMIT ËSHTË PAQJA”.
Nga familja e madhe shqiptare, katolike, bujare dhe flijimtare lindi dhe qe rritur, edukuar Gonxhe Bojaxhiu, Bija jonë, Motra jonë, Nëna e botës, tani Shenjtëresha e Dashurisë.
Me një pretk i ndjeri Imzot Nikë PRELA (1918 – 1996) ndër të tjera pati thenë kështu: “Ndoshta para se të shpallej shenjtëreshë Nëna Tereze, do të duhej të shpallej nëna e saj, Drane Bojaxhiu, e cila për së gjalli u nda prej saj duke u flijuar dhe dhuruar deri në vdekje për të mirën e Bijës, Kishës, botës, njerëzimit…”.
Të tilla ishin nënat shqiptare, shpresojmë se janë dhe do të mbesin flijimtare, jetëdhuruese dhe edukatore shembullore. E tillë, e madhe, e mrekullueshme, e rallë, ndoshta edhe e papersëritshme ishte NËNA JONË TEREZE. Ajo dha një dëshmi të jashtëzakonshe feje dhe dashurie, flijimi dhe shërbimi në dobi të njerëzimit që lëngonte dhe pësonte. Tani me siguri lutet dhe ndëprmjetëson para Zotit për familjet tona, për paqe, pajtim, mirëkuptim, bujari, bamirësi dhe na fton dhe frymëzon me këto dy porosi përmbajtësore dhe jetësore: “PA DASHURI DHE FLIJIM JETA S’ KA KUPTIM”. “VETËM DASHURIA DO TA SHPËTOJË BOTËN!”.“VEPRAT E DASHURISË JANË VEPRA TË PAQES”.
Nënë Tereza – përfaqësuesja e virtyteve të kombit tonë
Në foto: Avni Spahiu, diplomat dhe shkrimtar nga Prishtina
Zonja dhe zotërinj,
Ka pasur shumë humanistë në historinë e botës. Shumë njerëz që i kanë sjellë njerëzimit vepra të mira që kanë mbetur në historinë e përgjithshme të përbotshme. Por prej tyre vetëm disa në histori janë shenjtërorë, një numër i vogël të përzgjedhurish që kanë shenjtëruar këtë botë.
Ka gjithashtu fare pak kombe që kanë dhënë shenjtërorë. Kombe të tilla janë të bekuara nga hiri i shenjtërisë dhe janë veçuar midis kombesh të tjera me krenarinë dhe veçantinë e të qëndruarit mbi të tjerët. Kombi ynë dha të paktën, një shenjtërore në historinë e vet, dhe Nënën Tereze, të vetmen në shekullin njëzet. Nënë Tereza qëndron në atë turmë njerëzish të përzgjedhur. Kjo është shenjtëri që i shton virtyteve të përgjithshme të kombit tonë dhe ngre krenarinë e tij mbi kombe të tjera.
Sa nga ne në jetën tonë kemi pasur rastin dhe fatin të takojmë një të shenjtë? Jo shumë njerëz kanë pasur këtë mundësi. Por ata që kanë qenë kaq fatlumë, do të jenë përshkuar nga një frymë e shenjtë si një dritë orientuese në jetën e tyre, si një kujtim të dhuntuar nga Providenca. Disa prej jush këtu kanë pasur këtë përvojë të veçantë duke takuar në raste dhe cilësi të ndryshme Nënën Terezë. Mbi të gjithë këtë kënaqësi ka pasur Don Lush Gjergji, biografi i saj më i mirë shqiptar, i cili u takua me të shumë herë, duke krijuar një raport të veçantë me shenjtëreshën shqiptare dhe duke shkruar disa libra të rëndësishme për jetën dhe veprën e saj, duke portretizuar këtë grua të kalibrit të madh, që kaloi gjithë jetën e saj duke u shërbyer njerëzve të varfër dhe nevojtarë.
Këtu kemi një prej këtyre librave, të përkthyer në anglisht, me një titull domethënës “Unë kam në zemër popullin shqiptar”. Libri vë në spikamë kontaktet e Nënës Terezë me shqiptarët, me Kosovën, Shqipërinë dhe me shqiptarët e Amerikës. Fokusimi është sidomos tek të pesë vizitat e saj në Kosovë: më 1970 në Prizren, Shkup, Letnicë e Gjakovë, më 1978, kur Nëna Terezë vizitoi Shkupin, Ferizajn e Prizrenin, më 1980, kur ajo u shpall “Qytetare e Nderit” e Shkupit dhe pati shumë takime publike, vizitoi varrin e babait të saj Kolë Bojaxhiut; jetimoren e Shkupit, dhe mbajti një meshë në Binçë, bashkë me Imzot Nik Prelën. Vizita e katërt e Nënës Terezë në Kosovë ishte në vitin 1982 dhe vizitën e pestë kurse ajo e bëri duke qëndruar në një vizitë motrave të saj në Pejë.
Në një kapitull të veçantë, autori sjell përshkrime të detajuara të takimeve të saj në Amerikë, me shqiptarët e Amerikës dhe personalitete bamirësie dhe klerike në disa qendra në SHBA. Lexuesi do të mund të preket nga një ndjenjë e thellë humanizmi në të gjitha këto takime. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe: Nënë Tereza ishte një rreze shprese për njerëzit e varfër dhe të pafuqishëm gjithandej botës.
Ndër momente të përzgjedhura nga jeta e kësaj shenjtëroreje autori prezenton fjalën frymëzuese të Nënës Terezë me rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1979. Në vitin 1985, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Nënë Tereza u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Javier Perez de Kuelar, si “gruaja më e fuqishme në botë”. Si mund të thuhej kjo për një grua që ia kushtoi jetën më pafuqishmëve të botës? Arsyeja gjendet në fjalët e saj drejtuar Organizatës Botërore me porosinë e përgjithshme të humanizmit për botën, të përpjekjeve për paqe dhe luftimin e varfërisë, në fjalimin e saj si një thirrje e fuqishme që ajo e përmbylli me një lutje universalisht e njohur, që sikur i drejtohej ndërgjegjes së tërë njerëzimit: “Zot, më bëj një kanal të paqes sate, që ku ka urrejtje, të sjell dashuri; që ku ka dëshpërim, të sjell shpresë; që ku ka hije, të sjell dritë; që ku ka trishtim, të sjell gëzim”.
Nënë Tereza ishte zëri që i tregoi botës fenë aktuale të njerëzimit. Ajo ishte plot dhembshuri, kujdes dhe simpati për njerëzimin. Autori i librit Don Lush Gjergji jep më të mirën nga veta e tij si biograf për të përmbledhur këto fakte të njohura: se ajo nuk ishte thjesht një qenie njerëzore, por një grua me fuqi mbinjerëzore, që jetonte për njerëzit e në shëmbëllimin e nënës universale që përkujdeset për sëmundjet e botës dhe të shekullit për të ndihmuar njerëzimin e përvuajtur.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Shpresoj se nuk do të shpërdor këtë foltore për të shpalosur disa nga përvojat e mia personale në takimet me Nënë Terezën. Ndonëse, mendoj se është pikërisht këtu vendi dhe momenti i duhur për ta bërë këtë. Në qershor 1980, kisha fatin si gazetar i ri i “Rilindjes” të intervistoja Nënën Terezë në aeroportin e Prishtinës. Ajo ishte fjalëpak por kuptimplote. Ajo foli për jetën e vet shërbyese. Fitoje përshtypjen se në të gjitha aspektet ajo ishte një shpërndarëse bujare e mëshirës hyjnore, duke u bërë e disponueshme për të gjithë përmes mbrojtjes së jetës njerëzore, të të varfërve dhe të braktisurve që vdisnin anësh rrugës. Zëri i saj u dëgjua para fuqive të kësaj bote, në mënyrë që ata të njihnin fajin e tyre për krimin e varfërisë që krijuan vetë. Ç’shpërblime dhe tituj nderi që iu dhanë Nën Terezës, nga bota paqedashëse, për një jetë të tërë kushtuar të varfërve, janë më të mëdha se njohja e bamirësisë së saj, shkruaja në përmbyllje. Autori i librit Dom Lush Gjergji kishte mirësinë që këtë bisedë ta përfshinte në kuadër të këtij libri.
Herën e dytë takova Nënën Terezë në aeroportin Leonardo da Vinçi të Romës. Ishim në një udhëtim për në Shtetet e Bashkuara bashkë me dr. Rugovën për të qarë hallet e Kosovës kur takuam humanisten e madhe. Nëna Tereze ishte e shoqëruar nga dy misionare të saj të bamirësisë. Ajo bekoi udhëtimin tonë në Uashington dhe vizitën që u shënua si më të suksesshmet që kishim bërë në kryeqytetin amerikan. Së treti, takuam Nënën Terezë në Uashington. Më 3 shkurt 1994, kur ishim me dr. Rugovën dhe delegacionin nga Kosova në Mëngjesin e Lutjeve që mbahet nën patronatin e Presidentit amerikan për çdo vit. Nënë Tereza ishte e ftuara e nderit dhe ajo mbajti një fjalim që la të gjithë auditorin të mahnitur, madje edhe të tronditur me fjalët që tha.
Mëngjesi i lutjeve mbahej në Hotelin Hilton dhe tre mijë njerëz ishin tubuar atje, për të dëgjuar Nënë Terezën të fliste për rëndësinë e jetës, kuptimin e Zotit, besimin dhe moralitetin në përmasa planetare. Ajo foli për dashurinë, për familjen, përkujdesjen për njerëzit. Ajo u ngrit në mbrojtje të jetës, përfshirë edhe atë të të palindurve, por edhe të të hedhurve në mëshirën e jetës. Ndërsa ajo u ngjit në një platformë të vogël që ishte vendosur poshtë podiumit, mes duartrokitjesh të mëdha ajo mbylli fjalën e saj me këtë lutje: “Na bëj të denjë, Zot, t’u shërbejmë njerëzve tanë në mbarë botën.” Fjala e saj ishte aq prekëse sa shkaktoi lot në sytë e presidentit Klinton, Nën Presidentit Al Gor dhe të ish-Presidentit Karter, që gjendeshin në sallë. Ishte dita kur Presidenti Rugova u takua për herë të parë me Presidentin amerikan dhe duke qenë se një takim kishte edhe Pjetër Arbnori, Mandela i Shqipërisë, kjo ditë ishte në shenjë të shqiptarëve. Flitej madje, se Nëna Terezë i ishte drejtuar Presidentit Klinton me një kërkesë për ta ndihmuar popullin e saj të përvuajtur shqiptar. Një zotim që Presidenti amerikan ia kishte bërë dhe që e kishte mbajtur…
Ky botim në anglisht është një referencë e pazëvendësueshme e raporteve të Nënës Terezë me popullin e saj shqiptar. Komunikim të këtij lloji përmban ky libër shkruar nga dr. Lush Gjergji, me arsyet, mbështetjen e fortë faktike pse bota nderoi aq pafundësisht Nënën Terezë dhe pse kombi shqiptar mburret me këtë shenjtërore, vepra e së cilës mbuloi me bamirësi të tërë globin.
(Fjala në përurimin e librit anglsiht të Don Lush Gjergjit “Unë e kam në zemër popullin tem Shqiptar”, në Akademinë solemne për ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, më 26 gusht 2022, në Qendrën “BogdaniPolis”, Pishtintë. Titulli është i redaksisë.)
Aktivitete kushtuar Shën Nënë Terezës
Nga: Frank Shkreli
“DASHURI MË TË MADHE NUK KA”
Në Dardani, Kisha dioqezane e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë ka njoftuar organizimin e aktiviteteve, “Ditёt e Shenjtës Nёnё Terezё”, nga data 26 gusht, (ditëlindja e Ganxhe Bojaxhiut) e deri mё 5 shtator — dita e festës sё saj liturgjike, qё përkon edhe me kalimin e saj nё amshim. Por “Drita e Gonxhës” u ndez në sheshin e Shkupit aty ku është pllaka përkujtimore e vendlindjes së Nënës Terezë, ku edhe u hap manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes”, që sivjet fillon si edicion i veçantë i organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Sipas këtij Instituti, ceremonia, filloi me vendosjen e luleve nga delegacioni i Institutit, i përfaqësuar nga drejtori Dr. Skender Asani, nga delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – i përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, Universiteti “Nëna Terezë”, i përfaqësuar nga rektori, Akad. Izet Zeqiri, ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja, nga bashkësitë fetare – Kryetari i BFI-së, H. Shaqir ef. Fetahu, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës dhe Z. Pepi Levi nga Bashkësia Hebraike e Maqedonisë së Veriut, si dhe drejtori i Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë, Z.Naser Curri. “Drita e Gonxhes” u ndez në Shkup – ITSH
Pamje nga ceremonia në Shkup të Premten që kaloi
Nga Shkupi në Prishtinë — Të premten që kaloi, në Qendrën “BogdaniPolis”, u përkujtua ditëlindja e shenjtëreshës shqiptare, Shën Nënë Tereza, me një akademi solemne të organizuar nga Katedralja e Prishtinës, përkatësisht, Dioqeza Prizren-Prishtinë. Ditëlindja e Shën Nënë Terezës u kremtua me një akademi solemne (drita.info)
Me moton “Unë kam në zemër popullin tem shqiptar”, thënie e vet Nënë Terezës dhe me himnin e saj, filloi atmosfera solemne, ku tё pranishmit i përshëndeti, ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodё Gjergji: “Duam t’i përngjajmë asaj nё thjeshtësi, nё dashuri, nё sakrificë, në punë të vogla, bёrё me dashuri të madhe siç thoshte Nёnё Tereza”. Me këto fjalë, Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodё Gjergji, hapi akademinë solemne përkujtimore, organizuar nё Kurien dioqezane nё Prishtinё. Akademia solemne, u mbajtë në qendrën ‘Bogdanipolis”, me pjesëmarrje tё gjërë tё qytetarëve, tё perfaqesuesve tё jetës politike, shoqërore, kulturore e fetare, nё mesin e të cilëve pati edhe përfaqësues tё Bashkësisë Islame tё Kosovës, sipas një njoftimi të Radio Vatikanit.
Pamje nga hapja e Akademisë Përkujtimore kushtuar Nenë Terezës në Prishtinë – Kryetari Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Imzot Dod Gjergji dhe Dom Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës me mbi 25 vepra.
Programi i veprimtarive, kushtuar Nenë Terezës, që pritet të mbahen në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Strugë e Letnicë. Edhe Federata Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork ka njoftuar një tubim përkujtimor kushtuar Nënë Terezës e që pritet të mbahet të shtunën që vjen me 3 shtator, 2022 në qendrën e Vatrës në Nju Jork. Autori i këtij shënimi pritet të mbajë një kumtesë me titull: Amerika për Nënë Terezen.
Jam i sigurt se edhe në pjesë tjera të botës do të përkujtohet ky përvjetor me aktivitete të ndryshme kushtuar kujtimit të Nenë Terezës. Këtu në Shtetet e Bashskuara është njoftuar se me këtë rast do të shfaqet një film dokumentar me titullin: “Nenë Tereza: Nuk ka dashuri më të madhe”, (Mother Teresa: No greater love). Filmi — që është realizuar nga organizata amerikane më e madhe katolike në botë, “Kalorësit e Kolombos” (Knights of Colombos) — do të shfaqet, fillimisht, për herë të parë në Vatikan, të mërkurën me 31 gusht.
Burime të medias këtu në Amerikë njoftojnë se filmi pastaj do të shfaqet në fillim të Tetorit këtu në Shtetet e Bashkuara në më shumë se 960 teatro filmash anë e mbanë Amerikës. Filmi përshkruan jetën e shënjtëreshës së shekullit 20-të dhe ndikimin e veprimtarisë së saj dhe të urdhërit të Nenë Terezës, “Misionaret e Dashurisë”, një komunitet fetar katolik i dedikuar t’u shërbejë më të varfërve, anë e mbanë botës. Në ekranin filmik do të shohim rishtas Nënë Terezën – nenën e “të varfërve më të varfër” në botë, nënën dhe motrën e njerëzimit, gruan më të madhe të shekullit 20-të. Filmi dokumentar është realizuar në 5 kontinente, duke ndjekur punën dhe veprimtarinë e Misionareve të Dashurisë në ditët e sotëme, sipas të dhënave në median amerikane. Filmi përfshin edhe komentet e personaliteteve fetare dhe civile mbi jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës.
Kanë kaluar 25-vjet nga dita që Nenë Tereza ka kaluar në përjetësi. Si rrjedhim, ky përvjetor duket se ka shkaktuar nxitjen e një interesimi të ri në botë për këtë personalitet botëror të shekullit të kaluar, për këtë bijë të Kombit shqiptar – njëherazi edhe një gjigande shpirtërore të njëzetit (20) shekull. Sipas promovimit të këtij dokumentari, filmi është realizuar, siç shënova më sipër, në 5 kontinente ku vepron urdhëri i Nenë Terezës, duke përdorur dokumentacion nga arkivat institucionale të Misionareve të Dashurisë dhe të tjera, por edhe në aktivitetin aktual të Misionareve të Nënë Terezës. Filmi, jo vetëm që dokumenton se kush ishte Nënë Tereza, por gjithashtu tregon edhe se si Misionaret e Dashurisë veprojnë edhe sot bazuar në vizionin e saj për tu shërbyer dhe për tu kujdesur, për më të vafërit e më të varfërve të botës. Është pra, një dokumentar, por më shumë se, thjesht, një film. Është gjithashtu edhe një nderim, një homazh që sa vjen e shtohet ndaj një ikone shpirtërore – për një dëshmitare të fuqishme të dashurisë së vërtetë autentike të krishterë, si dhe një shembull për të gjithë ata që kërkojnë shpresën në këto kohë të turbullta, thuhet në promovimin e filmit.
Për aq sa është njoftuar deri më tani, programi i veprimtarive, kushtuar “Ditëve të Shën Nenë Terezës”, pritet të realizohet në Prishtinë, Shkup, Tiranë, Strugë e Letnicë dhe nga Nju Jork nga Federata Pan-Shqiptare Vatra.
Imzot Dod Gjergji, Ipeshkvi i Kosovës, duke hapur manifestimin kushtuar Nënë Terezës (Fotot për këtë kronikë janë marrë nga Revista Fetaro-Kulturore, “Drita” e Kishës Katolike në Kosovë
Në akademinë solemne mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, shqiptaro-amerikani, Dr. Rifat Latifi
Imzot Dod Gjergji, Ipeshkvi i Kosovës, duke hapur manifestimin kushtuar Nënë Terezës
Dom Lush Gjergji duke folur në akademinë solemne kushtuar Nënë Terezës
Pamje nga salla në qendrën ‘Bogdanipolis” të Katedralës Shën Nenë Tereza në Prishtinë ku morën pjesë qytetarë, perfaqesues tё jetës politike, shoqërore, kulturore e fetare, përfshir përfaqësues tё Bashkësisë Islame tё Kosovës.
Ndërkaq, edhe një NJOFTIM në përputhje me këto aktivitetet kushtuar Nenë Terezës nga Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare — VATRA PËRKUJTON NËNË TEREZËN NË 25 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM –Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, ditën e Shtunë, më 3 Shtator 2022, ora 11 AM, në adresën e Vatrës: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458, në një ceremoni solemne do përkujtojë 25 vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezës, Shenjtores së kombit tonë. Ceremonia e përkujtimit dhe nderimit do të organizohet në Selinë Qëndrore të Vatrës me pjesëmarrjen ekskluzive të:
-PhD Ines Murzaku me temë: “Nënë Tereza dhe Revolucioni i Brishtësisë”.
-PhD Elmi Berisha me temë: “Energjia hyjnore e Shën Terezës dhe ndikimi i saj tek shqiptarët”.
-Z. Frank Shkreli me temë: “Amerika për Nënë Terezën”.
-Dr. Paulin Marku me temë: “”Nënë Tereza”, malli dhe dhimbja për atdheun”.
Moderon aktivitetin, Editori i Diellit.
Ftohet i gjithë komuniteti shqiptar të bëhet pjesë e kësaj ceremonie të veçantë.
Letër e Halim Hysenit personelit mësimor – edukativ të Republikës së Kosovës: Ndalonie grevën, mos u shërbeni atyre që e rrezikojnë vendin!
Halim Hyseni, ekspert i arsimit, Prishtinë
- Autori është kuadër i njohur udhëheqës i arsimit të Kosovës, para e pas luftës.
Letër dashamirëse personelit mësimor – edukativ të Republikës së Kosovës
- Mos u bëni vegël e një personi pa ndjenja kombëtare!
- Mali ( Kosova po digjet), ndërsa plaka (Rrahman Jashari), po krihet!
- Agjenda politike e Rrahman Jasharit me kolaboracionistë për shkatërrimin shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar duhet të ndalet!
- Mos ia ktheni buzëqeshjen dhe shpresën Vuçiqit se “Kosova vërtetë është Serbi!”
- Me grevë cenohet interesi publik dhe ndëshkohet rëndë e përjetësisht e ardhmja e mbi 300 mijë fëmijëve, nxënësve dhe të studentëve të Kosovës!
- Me atavizma të kaluarës, Kosova dhe kombi shqiptar nuk mund të mbijetojnë!
- A është personeli mësimor – edukativ në Kosovë më i privilegjuari në Evropë, me performancën më të ulët në këtë kontinent!?
- Personeli mësimor – edukativ i Kosovës, deri në vitin 2018 është paguar kot për pesë vite e një muaj!?
- Nga viti 2018 deri në vitin 2020, vazhdon tatëpjeta e arsimit të Kosovës
- Programi i VV-së, nuk mund ta nxjerrë edukimin dhe arsimin e tashëm nga kolapsi!
- Prindër, shoqëri civile, institucione arsimore – shkencore në më krye me Akademinë e Kosovës, heshtja e juaja sa është e papërgjegjshme, aq është e turpshme dhe antikombëtare
Kosova peng i SBASHKU-ut dhe BSK-ës
Më vjen keq për gjuhën në dukje të ashpër që jam duke e përdor, por ky person së bashku me forcat antikombëtare të pangopura me pushtetin që kishin dhe që e shkatërruan Kosovën për 20 vite për interesa meskine të tyre, të ardhmen e Kosovës dhe gjeneratave të reja të saj, janë duke e mbajtur peng me greva të përvitshme sistemin e edukimit dhe të arsimit të Kosovës dhe të ardhme e qytetarëve të saj. Për të gjitha këto kontribute degraduese dhe antikombëtare, ky dhe mbështetësit e tij,duhet të kenë turp. Shpresoj dhe besoj se rëndë do t’i gjykoj historia. Sikur ky shtet i prangosur nga shërbimet sekrete antishqiptare dhe kundër kosovare të infiltruar në të gjitha poret e jetës, të kishte funksionuar në përputhje me interesat e qytetarëve, në zbatimin dhe sundimin e ligjit, barazinë qytetare para ligjit, sundimin e drejtësisë sociale për 20 vite, Kosova sot do të ishte tërësisht e lirë, sovrane dhe nuk do të kishte nevojë të bisedojë me xhelatët e saj të viteve 1990 – 1999.
Të nderuar kolege dhe kolegë gjendja aq e rëndë e sistemit të edukimit dhe të arsimit në Kosovë, më shtyri t’u drejtohem me këtë letër të hapur. Të nderuara kolege dhe kolegë, unë këtë apel e bëj ngase jam zemërthyer, sepse që 58 vite, pandërprerë kam punuar për të mirën e këtij kombi dhe të këtij vendi, me mundësitë e mia modeste.
Të nderuara edukatore dhe edukatorë, mësuese dhe mësues, arsimtare dhe arsimtarë, profesoresha dhe profesorë, ju keni qenë, jeni dhe do të mbeteni shtylla e kombit dhe e shtetit të Republikës së Kosovës, andaj po u përgjërohem sa prej toke në qiell, mos u bëni vegël e një personi pa ndjenja kombëtare, i cili për fatin e keq të këtij kombi, duke koketuar me oligarkë të partive politike, që nga viti 2014 deri me sot, Kosovën e kanë shndërruar në ferr.
Te nderuara kolege dhe kolegë, kjo është letra e tretë apo e katërt radhazi, me të cilën i drejtohem z. Rrahman Jasharit, oligarkut dhe pazargjiut të regjur me forcat e errëta antikombëtare, me të cilat kam kërkuar të ndalojë turrin e tij satanik, shkatërrues dhe antikombëtarë ndaj sistemit të edukimit dhe të arsimit të Kosovës, ndaj shtetit të Kosovës , si dhe ndaj të ardhmes së qytetarëve të këtij vendi dhe të këtij kombi të shenjtë. Nuk kam shpresë se ai do të ndërrojë, andaj më ka mbetur e vetmja shpresë që t’u lusë kolege dhe kolegë të nderuar që të mos e ndiqni rrugën e tij të demonizuar, meqë në te nuk ka gjasa të ndodhë ekzorcizmi, sepse është tepër vonë pasi i ka rreth 63 vjet, andaj nëse jeni në grevë ndërprenie menjëherë grevën, që të mos turpëroheni dhe që t’u gjykojë historia.
Mos ia ktheni buzëqeshjen dhe shpresën Vuçiqit, se Kosova “vërtetë është Serbi!”
Nga vitin 2014, duke u bërë pjesë e pazareve elektorale me partitë në pushtet, z. Rrahman Jashari ka arritur që sistemin e edukimit dhe të arsimit ta instrumentalizojë për qëllime partiake, formimin e pushteteve të cilat arsimin e konsideronin dhe e shfrytëzonin për mbajtjen e pushtetit, për nepotizëm, për zhvatje dhe korrupsion.
Mbështetja e partive politike dhe e udhëheqësve të tyre, si dhe të disa mediumeve e kanë fuqizuar z. Rrahman Jasharin aq shumë, sa që ky tani veten e konsideron si të shenjtë, të pa cenueshëm, sa edhe kryeministrin e tashëm e thërret në duel elektoral, duke e nëpërkëmbur vullneti e mbi 51 % të elektoratit, i cili si asnjëherë më parë manifestoi vullnetin politik për ndryshim të qeverisjes shtetërore. Pozicioni i tashëm i këtij antikombëtari, ka marr përmasa aq të mëdha, sa po mendon se do ta rrëzojë Qeverinë Kurti me disa kolegët pazargji të opozitës, sindikatat tjera, OVL-n, me çka do ta gëzonin tejmase Serbinë, ndërsa Vuçiqit do t’i kthehej lumturia, buzëqeshja dhe shpresa, sepse kapitullimin në luftën e viteve 1999 – 1999, me UÇK-ën legjendare dhe me NATO-n, në paqe pasive, do të kthejë ne fitore, duke e aneksuar edhe herën e katërt Kosovën, apo duke ia marrë 30 % të territorit. Më 25 gusht 2020, i pash kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, nga opozita, KMDLNj, dhe aty këtu nga ndonjë opinionist, analist dhe avokat injorantë.
Me grevë cenohet interesi publik dhe ndëshkohen rëndë përjetësisht mbi 300 mijë fëmijë, nxënës dhe studentë të Kosovës
Me vjen keq, por duhet të jem i hapur, të gjitha ata të cilët janë në grevë dhe të gjitha ata të cilët kritikojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës, që t’ua ndalin të ardhurat atyre që janë ne grevë e kanë gjithë ditën gabim, sepse me shantazhet dhe kushtëzimet me të cilat cenohet interesi publik, atakohet e ardhmja e këtij vendi, duke i lënë gjeneratat e reja të paralizuara, të cilat do të jenë inferiore, të palumtura me mocanikët e tyre perëndimor dhe të vendeve të zhvilluara, bëhet paradoksale të financohen ata të cilët për interesa meskine apo injorancë atakojnë drejtpërdrejti shtetin e Republikës së Kosovës dhe të ardhmen e qytetarëve të saj. Me veprimtarinë e SBASHKU-ut antikombëtar, dhe të gjithë atyre që i mbështesin këtë grevë në kohën kur Kosova gjendet para një situate dramatike nga veprimtaria e xhelatëve terroristë serbë, të përkrahur edhe nga armiqtë tanë shekullor, siç është Rusia nazifashiste, nuk mund të kualifikohet ndryshe, vetëm se si tradhti kombëtare.
Me atavizma të kaluarës, Kosova dhe kombi shqiptar nuk mund të mbijetojnë
Atavizmat e vjetër, që janë produkt i sistemeve edukative dhe arsimore pa substancë patriotike, siç janë: provincializmi, mentaliteti fisnor, përçarja, vasaliteti, naiviteti apo mungesa e mendimit kritik, patriotizmi folklorik, shkalla e ulët e aspiracionit, përkatësisht kënaqja me pak etj., kanë bërë që si komb të jemi në këtë gjendje të cilën jemi, andaj kombit tonë nuk i duhen grevat me të cilat atakohen interesat nacionale strategjike të këtij komb, por uniteti, vendosmëria për të mbrojtur integritetin territorial, dinjitetin shtetëror dhe kombëtarë, qoftë e nevojshme me martirizim e jo me greva, inferioritet, përulje, prandaj ndalimi i pagave është për ata të cilët dëmtojnë interesin publik dhe nacional në këtë kohë është e detyrim atdhetar, sepse jemi në kohën kur siç thoshte Shekspiri i madh është sikur “Të jesh apo të mos jesh “ .
Ndalimi i pagave për ata që rrezikojnë kombin dhe shtetin, është ndëshkimi minimal. Ky është detyrim kushtetues për të mbrojtur interesat e shteti dhe të kombit. Kosova sot është para një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të veprimeve të drejta të Qeverisë, e cila tani nuk po kërkon asgjë tjetër, por vetëm që të mbrohet integriteti territorial i garantuar edhe me Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, të Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës , sepse Serbia dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, haptas pjesën veriore të vendit tonë po e trajton si territor të Serbisë, ku nuk mund të futen forcat sigurisë dhe ku nuk mund të zbatohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
E them minimal pasi mendoj që organizatorët e grevës do të duhej të ndiqeshin penalisht dhe të futen në burg, për shkak dëmeve të pa riparueshme për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Në SHBA, në atë momente që fillojnë pushimet, pas përfundimit të mësimit personeli mësimor u ndërpriten pagat. Ata e gëzojnë të drejtën legjitime që mund të gjejnë burime sekondare, duke bërë punë tjera, andaj Amerika është Amerikë, sepse nuk e lejon dembelinë, përtacinë dhe atakimin e interesit publik dhe shtetëror.
A është personeli mësimor – edukativ në Kosovë më i privilegjuari në Evropë me performancën më të ulët në këtë kontinent!?
Përgjigja është PO. Të nderuara kolege dhe kolegë, janë me mija arsye pse duhet të mos bëheni vegël dhe instrument i interesave të këtij oligarkiku. Po e filloj me postulatin themelor, katërçipërisht të vërtetë dhe të pamohueshëm. Ju jeni personeli më i privilegjuar në Evropë, me performancën më të ulët. Assesi, faji kryesor nuk është juaj, por i politikave sistemore të hartuara qe 22 vite. Nuk e di se a e dini apo jo, por ju gëzoni aq shumë të drejta dhe privilegje me Kontratën Kolektive, të nënshkruar në janar të viti 2021, kur ishte edhe koha e zgjedhjeve elektorale. Në këtë vit elektoral 2021, dy ministra të Qeverisë Hoti, kanë nënshkruar dy Kontrata Kolektive për arsim dhe shëndetësi me të cilat punëtorët e arsimit (ndoshta edhe të shëndetësisë – këtë nuk e kam analizuar dhe nuk jam i sigurt) i gëzojnë privilegjet më të larta në Evropë. Këtë kontratë e kanë nënshkruar ish – ministri i arsimit i asaj kohe dhe oligarku Rrahman Jashari. Me Kontratën Kolektive, mësimdhënësve u takojnë pagat jubilare (pavarësisht nga performanca), ushqimi (ani pse në orar mund te janë me së shumti 5 orë), udhëtimi etj.. Jemi i vetmi vend në botë, që qytetarët paguajnë aktivitetet sindikale të SBASHK-ut. Veprimet e këtilla janë antikushtetuese, antiligjore dhe cenojnë të drejtat themelore të njeriut.
Po ashtu, janë antikushtetuese dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet pozitive në arsim. Për nënshkrimin e një dokumenti të këtillë antikushtetues, me të cilin shkelen të drejtat e qytetarëve dhe interesi publik, nënshkruesit është dashur të ndiqen penalisht. Përgjegjësi për ketë ka edhe Qeveria e tashme e Kosovës, nëse nuk e ka nisur procedurën penale ndaj nënshkrueseve. Shfrytëzoj rastin që me këtë rast t’i përgjigjem z. Sazan Ibrahimit, drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, se nuk është e moralshme e as juridike të kërcënon dy ministrat e tashëm të Qeverisë, kur kontratat janë nënshkruar në janar të vitit 2021, nga ministrat e arsimit dhe të shëndetësisë të Qeverisë Hoti. Dihet edhe pse? Kanë bërë mirë kryetarët e komunave që udhëhiqen nga VV-ja që nuk e kanë nënshkruar padinë
Kolege dhe kolegë të nderuar, kaloni në anën e bekuar të këtij populli, që të mos u mallkojë historia!
Në trajnime e shumta të cilat i kam zhvilluar dhe i zhvilloj akoma edhe sot sinqerisht ua kam thënë se ne botë nuk ka popull me të mirë dhe më human se populli shqiptar. Ashtu mendoj edhe sot. Për ta vërtetuar këtë kam fakte dhe dëshmi të panumërta. Unë nuk jam racist, as që kam qenë ndonjëherë në jetën time, andaj besoj se ju kujtohen thëniet mia se populli shqiptar është në një groteskë të madhe ndërmjet bekimit dhe mallkimit të madh nga Zoti i Madhërishëm dhe I Plotfuqishëm. Populli ynë është i bekuar nga Zoti, sepse është shpërblyer sa asnjë popull në botë me një potencial të jashtëzakonshëm fizik, mendor, estetik, emocional, moral dhe punës teknik. Të dhëna janë të shumta dhe të pakontestueshme. Këto të dhëna i argumentoj katërçipërisht në një libër, i cili shpresoj të botohet gjatë këtij viti. Ky popull ka mbajtur tri perandori ( romake, bizantine dhe otomane). Shqiptarët janë themelues te Egjiptit, Rumanisë, Moldavisë, Greqisë dhe Serbisë terroriste, të këtij shteti i cili i ka hartuar mbi 70 projekte për zhdukjen biologjike të shqiptarëve nga viti 1836. Nga viti 2000 deri në vitin 2019 , Serbia ka hartuar 46 projekte për zhdukjen biologjike të shqiptarëve. Në librin tim të botuar me 2020: Kalvari serb mbi shqiptarët 1981 -2019 i kam analizuar 26 projekte ( nuk i kam përfshirë projektet e Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit, prej më shumë se 2000 faqesh). Po ashtu, shqiptarët në vitin 1806, e kanë çliruar Beogradin, i cili për ne shqiptarët do të shndërruar në KRVOGRAD- QYTET GJAKU I SHQIPTARËVE ( sipas Gjokë Dabajt). Shqiptarët e kanë filluar Kryengritjen e Parë Serbe nën udhëheqjen Karagjoorgjit, nipi i Gjin Marashit, i fisit Kelmendi. Sot kemi dëshmi të pakontestueshme për shpërblimin e shqiptarëve të cilët i kanë dhënë dhe janë duke i dhënë, po thuaj sa asnjë komb qytetërimit botëror. Ky popull, ndër më të vjetërit në botë, falë Zotit ka mbetur ai që ka qenë, dhe edhe sot sepse përdorë gjuhen at lashte dhe pellazge edhe pas dhjetëra mijë vjetësh. Të nderuara kolege dhe kolegë, ju përgjëroj kaloni në anën e bekuar të këtij populli më të vjetër se historia, dilni nga greva dhe largohuni nga rruga satanike e Rrahman Jasharit, i cili Kosovës i ka bëre aq shumë dëme, sa nuk mund të riparohen me dekada. Për t’u bindur Juve që të largohen nga rruga e mallkuar, satanike dhe renegate e këtij njeriu, unë do t’i prezantoj disa të dhëna të pakontestueshme për hemorragjinë, agoninë dhe gjendjen tragjike të sistemit të edukimit dhe të arsimit sot në Kosovë, të shkaktuara nga veprimet satanike të këtij njeriu dhe të pazareve të tij me oligarkët opozitar.
Ju lutem lexoni faktet dhe largohuni nga rruga antikombëtare!
Degradimi i arsimit ka filluar që në vitin 2000. Reformat e nisura nga forcat e paidentifikuara dhe in kompetente të ndryshimit dhe pa një ekspertizë profesionale, që do të thotë se terapia e shëndetit të sistemit të edukimit është përcaktuar dhe është dhënën pa një diagnostikim kardiologjik. Mbi 30 reforma të bëra, të gjitha kanë dështuar. Thasë të eurove për ndryshime në edukim dhe arsim gjoja për avancim janë shpenzuar kot. Nga ajo kohë numri i analfabetëve fuknksionalë është shtuar në mënyre enorme. Këtë e dëshmon Grafiku 1, në vijim.

K8jo dëshmon se sistemi i edukimit dhe i arsimit në Kosovë krijon llum të mediokërve, injorantëve dhe të mendjes së pashkolluar. Kjo gjendje është e tmerrshme sepse 78 % 14- 15 vjeçarëve dhe vjeçareve të Kosovës nuk janë në gjendje të kuptojnë një udhëzim të thjeshtë, ta komentojnë një paragrafë të vogël apo një tabelë të thjeshtë. Këta nxënës nuk mund ta përdorin shkrim – leximin për t’u integruar në mënyre aktive në proceset demokratike dhe sociale. Individët e këtillë nuk i posedojnë as 25 % të shkathtësive të shekullit XXI. Kjo do të thotë se 78 % e 14 – 15 vjeçarëve dhe të vjeçareve janë të jashtë-koheshim, sepse nuk janë të aftë të përballen me sfidat e shekullit XXI, me kohën postmoderne, nuk mund të përfshihen e një shoqëri të dijes, në ekonomi të bazuar në dije, nuk mund të mësojnë gjatë jetës e as gjatë gjithë jetës, nuk mund të inkorporohen në Shoqërinë e ardhshme të Shkencës dhe të Artit. Sistemi i tashëm i edukimit dhe i arsimit shkërmoq zhvillimin e hemisferës së djathtë të truri. Shkurt, me këtë cilësi të sistemit të edukimit dhe të arsimit, shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar nuk mund të mbijetojnë, andaj dilni nga greva!
Për ta vlerësuar objektivisht gjendjen e tashme të tmerrshme të sistemit të edukimit dhe të arsimit do të paraqes edhe Grafikun 2, në të cilin paraqitet përqindja e analfabetëve funksionale të Kosovës me përqindjen e analfabetëve funksionale me disa shtete të BE.

Me ketë produktivitet dhe efektivitet të sistemit të edukimit dhe të arsimit, Kosova nuk ka mundësi të mbijetojë si shtet, andaj të organizosh greva për rritje të pagave në kohë dramatike në të cilën po kalon Kosova sot, jo vetëm që është turp , por është krim, andaj vendimi i Qeverisë së Kosovës, për ndaljen e pagave atyre që futen në grevë, është legal dhe legjitim. Të gjithë ato parti të cilat në kor atakuan qeverinë gjoja për një presion mbi mësimdhënës janë të pakuptimta dhe fare nuk u bëjnë ndere, vetëm se tregon se ose janë miopë për shkak të humbjes së pushtetit, ose nuk marrin erë për funksionimin e shtetit. Ajo që është e sigurt është se janë me deficit të madh kombëtar. Rrahman Jashari, që krihet dhe krekoset me patriotizëm, në kohën kur Kosova po digjet, në “Nacionale” me punën e tij dhe me mbështetjen që ka nga oligarkët të SBASHK-ut dhe Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, duke pohuar- mashtruar se Kosovës nuk i bënë dëm është tragjiko – komike . Kjo është logjika e një injoranti apo miopi, i cili për shkak se vet i ka punët mirë, nuk shqetësohet pse: Kosova ka numrin më të madh të rinjve të moshës 15 -24 vjeç, në Evropë, që nuk janë as në punë as në shkollë.

Si mund të përfshihen në punë dhe shkollim, kur Rrahman “patrioti, nga viti 2014, kur është zgjedhur kryetar i SBASHK-ut çdo vit, ka kërcënuar dhe ka organizuar greva të personelit mësimor edukativ, andaj një e treta e qytetarëve të Kosovës të moshës 15 -24 , nuk janë as në punë as në shkollë. Në të ardhmen 1/3 e qytetarëve të Kosovës të kësaj kategorie, pa krijuar familje, do të bëhen pengesë për zhvillimin ekonomik, arsimorë, kulturor, shëndetësorë të Kosovës. Kuptohet, se ky numër me kohë do të rritet, andaj është e pavërtetë ajo që ky rrënues, në intervistë të dhënë në “Nacionales”, se nuk po e dëmton Kosovën. Në të vërtetë, ky është duke e vrarë të ardhmen e Kosovës. E kuptoj se ky nuk është vetmi i faktorë. Por për këto veprime të papërgjegjshme të këtij armiku të ardhmes së shtetit të Kosovës, përgjegjës ka qenë dhe është sistemi i cili e ka mbështetur dhe e mbështet edhe sot si nga partitë dhe liderët, të cilët për 20 vite për interesa të tyre meskine Kosovën e kanë shndërruar në ferr. Pjesa dërmuese e vendeve të zhvilluara në botë sot janë shoqëri të dijes dhe ekonomitë e tyre i kanë të bazuara në dije. Për fat të keq të Kosovës dhe të Shqipërisë, as Kosova dhe as Shqipëria nuk janë pjesë e Shoqërive të Dijes dhe të atyre Shoqërive të cilat Ekonominë e Bazojnë në Dije. Të gjitha shtetet, të cilat janë Shoqëri të Dijeve dhe me Ekonomi të Bazuar në Dije, janë në prag të kalimit në Shoqëri të Shkencës dhe të Artit. Kosova, krahasuar me vendet që janë Shoqëri të Dijes dhe me Ekonomi të Bazuar në Dije është për pesë dekada prapa shteteve të këtilla, të cilat janë në prag të kalimit në Shoqëri të Shkencës dhe të Artit. Me mentalitetin dhe mediokritetin e SBASHK-ut, të udhëheqësve të partive, të cilat kanë qenë në pushtet qe 20 vite, nga viti 2001 deri në vitin 2020, Kosova nuk mund të ndërtojë një sistem të edukimit dhe të arsimit, i cili me hapa përshpejtuar dhe tonik, Kosovën ta shndërroje një SHTËPI TË MADHE TË NXËNESIT, në të cilën shtëpi të gjithë qytetarët e saj do të jenë nxënës të përjetshëm. Nxënës të përjetshëm nuk mund të jenë ata të cilit në vend se të mësojnë, të përparojnë duke lexuar, shkruar e studiuar; duke i zhvilluar 12 shkathtësitë jetësore të shekullit XXI, pa të cilat askush nuk mund të jenë qytetar produktiv dhe efektive të shekullit XXI; duke i zhvilluar 12 shkathtësitë e të menduarit ( që në esencë janë kuaj të punës), pa të cilat nuk potencë, kreativitet dhe përparim; duke i zhvilluar 14 shkathtësitë e të nxënit gjatë gjithë jetës, deri sa personeli mësimor dhe nxënësit e Kosovës mrizojnë në grevat të SBASHK-ut vit për vit dhe pa treguar performanca të larta në edukim dhe arsim. Kjo është arsyeja pse në vendet e BE-së, thuhet se shqiptarët janë dembelë dhe nuk dëshirojnë të mësojnë.
Faktet e vërtetojnë këtë. Meqë, z. Jashari duhet t’i bëhet qartë, sepse është duke jetuar në një botë paralele, e lusim të analizojë Gr.4., në të cilin paraqitet përqindja qytetarëve të moshës 25 – 64 vjeçare të përfshirë në të mësuar gjatë jetës (“Të mësuari gjatë jetës është të mësuarit vullnetar dhe vetëmohues i dijeve, qoftë për aspektin personal apo profesional”). Përqindja e qytetarëve të moshës 25 -26 vjeç të Kosovës është vlerësim i imi, andaj mund të merret me rezerva.

Të dhënat e këtij grafiku jo që janë tmerruese, por katërçipërisht tregojnë se me këtë shkallë të mësuarit gjatë jetës në moshën 25 – 64 vjeçare në të gjitha fushat e punës dhe të jetës, Kosova nuk mund të jetë produktive dhe efektive, nuk mund të prodhoje ndryshime pozitive produktive dhe efektive, andaj duhet hartuar një strategji gjeneruese – inventive me të cilën më së paku 20% e të punësuarve gjatë të moshës 25 -64 vjeçare gjatë këtij e dhjetëvjeçari do të përfshihen në të mësuarit gjatë jetës.
Personeli mësimor – edukativ i Kosovës, deri në vitin 2018 është paguar kot për pesë vite e një muaj!?
Gjendje tmerrësisht të rëndë dhe të agonisë, apo të vdekjes klinike të sistemit të arsimit dhe të edukimit e konstaton edhe Banka Botërore, e cila llogaritë Indeksin e Kapitalit Njerëzor -IKNj. Matja e IKNj për Kosovën ka filluar në vitin 2018. Kosova me Vitet e pritshme të shkollimit nuk qëndron keq, sepse për 1.6 vite ka qëndruar mbi mesataren globale. Por kur behet harmonizimi i viteve të pritshme të shkollimit me rezultatet e testeve të standardizuara, siç është programi PISA, në të– cilën 300 pikë paraqesin arritjet minimale dhe 625 pikë paraqesë arritje të avancuar, Kosova në vitin 2018 është radhitur shumë poshtë, sepse rezultati mesatar i Kosovës ka qenë 375 pikë. Krahasuar me rezultatin mestar evropian prej 495 pikësh, madje edhe të mesatares globale prej 431 pikësh, Kosova del aq keq sa nuk bëhet. Kjo mesatare e ulët pikësh tregon se nga 12.8 vite të pritshme të shkollimit, sa i kishte Kosova në vitin 2018, realisht i kishte 7.7 vite të shkollimi. Siç mund të konstatohet kemi 5 vite e një muaj, vite të humbura të shkollimit. Për ta bërë më qartë personeli mësimor edukativ i cili është në grevë është paguar kot për 5 vite e një muaj. Kjo hemorragji, arsimin e Kosovës e bën shumë të shtrenjtë në aspektin ekonomik, sepse shpenzon shumë dhe prodhon fare pak, që do të thotë ka skarcitet të jashtëzakonisht të madh.
Nga viti 2018 deri në vitin 2020, vazhdon tatëpjeta e arsimit të Kosovës
Për shkak grevave të organizuara , mosfunksionimit të shtetit ligjor, politikave të gabuara zhvillimore të arsimit do të vazhdojë përkeqësimi i mëtejmë i sistemit të edukimit dhe të arsimit. Këtë e dëshmon Indeksi i Kapitalit Njerëzore i Bankës Botërore. Në Kosovë, një fëmijë qe e fillon shkollën në moshën 4 vjeçare, mund të presë që të kryej 13.2 vite shkollimi deri në moshën 18 vjeçare. Megjithatë, kur llogaritet mësimdhënia reale e fëmijëve , vitet e pritshme te shkollimit janë vetëm 7.9, pra ka një hendek të mësimdhënies prej 5.3 vitesh. Ne teste e harmonizuara nxënësit e Kosovës kanë marrë 374 pikë në një shkallë, siç u tha më lartë arritjet e përparuara janë prej 625 pikësh dhe 300 pikët paraqesin arritjet minimale. Krahasuar me vitin 2018 janë 5.3 vite të humbura, dy muaj ma shume se në vitin 2018. Degradimi i i arsimit në Kosova ka vazhduar. Grevat dhe shantazhet kanë qenë faktorë shumë i rëndësishëm i kësaj tatëpjete.

Pse vetëm shqiptarët kanë vështirësi në shtet formim?
Është aksiomë e njohur sociale dhe e vërtetuar shkencërisht se shqiptarët çdo gjë kanë bërë për të tjerët e asgjë për veten. Këtë çështje e ka trajtuar edhe Samiu i madh në veprën e tij të shquar: “Shqipëria ç’ ka qenë, ç’ është dhe ç’do të bëhet “. Në këtë reagim edhe unë do t’i i theksoj disa fakte. Por cila është arsyeja pse shqiptarët kanë vepruar kështu dhe veprojnë edhe sot. Pse Edi Rama, kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë nënshtrohet aq shumë vrasësit të shqiptareve Aleksandër Vuçiqit, pse kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, bëhet vasal i Kishës Ortodokse Serbe, e cila me një helikopter në Krajë e ka vendosur një maket të Kishës Ortodokse Serbe në Krajë, në Mal të Zi, vendbanim i banuar vetëm nga shqiptarët. A nuk e kupton ky njeri se Kisha Ortodokse Serbe, kishat dhe manastiret i ka mjete për zgjerime territoriale të Serbisë. Pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës, legalizon vendimet kriminale të Sllobodan Millosheviqit, me zgjerimin e territorit të Manastirit të Deçanit, kur dihet se këtë objekt fetar deri në vitin 1991, e kanë ruajtur vojvodët shqiptarë. Vojvoda i fundit i këtij manastir ka qenë Hysen Demukaj, i cili nga presioni i qeverisë serbe, është çregjistruar nga detyra e vojvodës duke deklaruar: “ Duke e parë terrorin dhe gjenocidin serb kundër popullit tim, vendosa të çregjistrohem nga kjo detyrë. Shkova te kryepari i manastirit dhe në librat e tij nga të gjitha obligimet që kisha ndaj kishës. Ky ia ktheu dhuratën e igumenit Justin Tasiqit dhe hoqi dorë nga detyra e vojvodës me 1.10.1991, për shkak se ushtra serbe filloi terrorin, masakrat dhe vrasjet kundër popullit shqiptar në Kosovë“.
Prindër, shoqëri civile, institucione arsimore – shkencore në më krye me Akademinë e Kosovës, heshtja e juaja sa është e papërgjegjshme aq është e turpshme dhe antikombëtare
Nuk e di a e dini apo jo, për e ardhmja e Kosovës dhe e kombit shqiptar, por edhe të qytetarëve të Kosovës, nuk është asgjë tjetër pos një garë e tmerrshme ndërmjet cilësisë së edukimit dhe të arsimit dhe të katastrofës. Shteti me cilësi të dobët të arsimit, është në cepin e kaosit, në buzë të greminës dhe të katastrofës. Është evidente qe sistemi i arsimit në kolaps është në kolaps për shumë arsye, një pjesë e të cilave i kam theksuar në këtë reagim. Me një shtator, eventualisht tre apo javët e para të shtatorit, në të gjithë Evropën dhe në Kosovë mësimi në gjuhën serbe fillimi i vitit të ri do të zhvillohet në mënyre normale, kjo nuk do të ndodhe vetëm me nxënësit e qytetarëve të cilit janë luajal ndaj Republikës së Kosovës. A ka turp dhe krim më të madh. Kosova të jetë i vetmi vend në Evropë në të cilën, në fillim të vitit shkollor të organizohet greva, bazuar në ligje të cilat rregullojnë veprimtarinë sindikale, që nuk janë fare në harmoni me ligjet e BE-së, por janë produkt i pazareve për fushata elektorale dhe mbajtjen e pushtetit. Këtë sot katërçipërisht e vërtetoi edhe Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës. Është për shqetësim heshtja e prindërve të papërgjegjshëm, institucioneve shkencore arsimore të cilat i kanë mbushur veshët me lesh dhe bëhen se nuk po dëgjojnë dhe nuk po shohin asgjë çfarë po ndodhë me Kosovën, andaj u bëjë apel i prindërve dhe shoqërisë civile të ngritën në protesta të fuqishme të kërkojnë ndërrimi e drejtuesve të sindikatave, ndërprerjen e menjëhershme të grevës, ndërsa Qeveria të fillojë urgjentisht të harmonizojë ligjin mbi veprimtarinë sindikale me ligjet e BE-së.
Programi i VV-së, nuk mund ta nxjerrë edukimin dhe arsimin e tashëm nga kolapsi
Unë nuk jam, as nuk kam qenë asnjëherë anëtarë i vendvendosjes. E kam votuar për shkak të programit të saj politik dhe nacional, si dhe programit për luftimin e krimit dhe të korrupsionit. E kam mbështet dhe e mbështes sundimit të ligjit, sepse vet, në një moshë të shtyrë edhe unë jam viktimë krimeve mafioze në ndërtimtari. E mbështes fuqishëm luftimin e nepotizmit në punësim në arsim sepse ky fenomen me grevat është shndërruar në kancer malinj të arsimit. Nuk jam as avokat i Albin Kurtit, sepse ai nuk ka nevojë për avokat, por kam qenë dhe jam mbështetësi i ideve dhe të programit të tij në dialog me palën serbe, në të cilin Kosova nuk është më temë, por palë e barabartë.
Por që në që fillim e kam thënë dhe edhe tani jam i bindur se VV-ja nuk ka një program redundant, gjithëpërfshirës, e as vizion për të nxjerr sistemin e edukimit dhe të arsimit të Kosovës, i cili është kolaps. VV-ja nuk i ka identifikuar forcat – agjentët e ndryshimit të cilët do jenë në gjendje të depërtojnë në thellësinë e transformimeve të thella në sistemin e edukimit dhe të arsimit, sepse hemorragjia e tashme në sistemin e edukimit dhe të arsimit nuk mund të ndalet me reforma (arnime me të cilat nuk dihet ç’ është thes dhe ç’ janë arna) apo me makijazhe. Programimi edukativ dhe arsimor i VV-së është konfuz, pa qëllim moral të pacaktuar. Këtë konstatim e mbështesin edhe praktikat e deritashme në komuna në të cilat ka drejtuar kjo forcë politike ( Prishtina, Kamenica dhe Prizreni). Qeveria e Kosovës ne bashkëpunim me të gjitha partitë parlamentare duhet të formojë KËSHILLIN NACIONAL P{R TRANSFORMIMIN E SISTEMIT T{ EDUKIMI DHE TË ARSIMIT NË KOSOVË ME SHUMICË TË CILËSUAR, pjesë e të cilit duhet të jenë ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë. Kjo çështje duhet të jetë ndër prioritet kryesore të Qeverisë tani, meqë vazhdimi i mëtejmë i kësaj gjendjeje do të jetë apokaliptike për Republikën e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Këshillin Nacional për Transformimin Radikal të Sistemit të Edukimit dhe të Arsimit – KNTRSEARK, në veprimtarinë e tij duhet të parasheh edhe ekspertizën e thellë dhe shkencore të gjendjes së tashme kardiologjike të sistemit të edukimit dhe të arsimit në Kosovës. Ekspertiza profesionale nuk guxon te jete improvizim dhe riciklim i veprimtarive të deritashëm, e as i përbërë nga struktura e deritashme të cilat sistemin edukimit dhe të arsimit me qasje fragmentare e jo holistike e kanë prodhuar një sistem surrogat që ka prodhuar pa ndërprerë entropi pozitive çorganizuese.


