Duanë e kujt ban kjo Dua Lipa?

Shkrime relevante

A do të tërhiqet Shqiptar Shaljani nga aktiviteti për kauzën, përkatësisht për kauzat gjithëkombëtare?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ JO, SHQIPTARI NUK TËRHIQET! Nuk tërhiqem dhe...

Shqiptarët mes historisë dhe harresës. Kush jemi ne përgjigjen arkeologu Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu? (Video)

Shpjegojnë me të dhëna arkeologjie Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu. Emin...

Emigracioni nuk është vetëm largim, por edhe mundësi zhvillimi për Kosovën

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85...

Shpërndaj

Ilir Seci, New York
___
Per ata që mundet mos me e ditë “Dua” në arabisht domethane “Lutje”…a e ka pasë këtë parasysh Dukagjin Lipa kur ia ka vndue çikës emnin “Dua”, këtë gja nuk kena si me e dite, por me perdorimin e saj nga establishmeni kleptokratik i Tiranës Dua perdite e ma shume po ban duatë e Ramës dhe Veliajt…U ba kohe që babë e bijë shihen duke postue selfije e foto me Ramen e Veliajn në brigjet e rivieres shqiptare apo ne Tiranë duke u kompromentue dhe perdorue hapas ne nivele te habitshme per kedo. Në boten normale artistet i ruhen fort kompromentimit politik sepse e dine qe kane pasues,(fansa), nga tana ngjyrat politike qe jane si spektri i ylberit…
Por Dua Lipa bashkë me babi Dukagjin Lipa moti e kane kapercye ylberin politik dhe kanë dalë haptas si perkrahes e mbeshtetes te establishmentit kleptokrat që sundon ne Tiranë…Foto e hashtage me Rama/Veliaj, dreka e darka, datelindje e dasma me pushtetarë ua gufuen delirin Duasë bashke me babin e saj deri ne nivele marrezie…deri ne ate nivel sa me dalë ne skene me simbolet e diktatures komuniste te Enver Hoxhes…flamurin shqiptar te perdhosun me Yllin – simbolin jugoslllav te AVNOJ-it…Yllin jugosllav te Titos. Ai yll uzurpator ne flamurin tone perfaqeson diktaturen enveriste kur mijera familje shqiptare jane debue, internue e perndjeke, u jane pushkatue djemte e vajzat, u jane dergje burgjeve bijte e bijat…Athue e din Dua Lipa bashke me babin e saj se flamuri shqiptar i perdhosun me yllin jugosllav lejohej ne Kosoven e zaptueme nga Serbia kurse flamuri kombetar pa yllin jugosllave ndalohej?
Ne RSFJ ba me ia gjete kujt flamurin shqiptar pa yll denohej me burg? E njajta gja ndodhte edhe ne Shqipnine Socialiste te Enverit ku i priste burgu ata qe kishin flamur kombetar te pa perdhosun nga ylli i 24 majit 1944…Zor se mundet me i dite keto gjana Dua sepse tana gjasat jane qe ajo me mendue se ylli në flamur asht si puna e yjeve ne bulevardin e famshem “Hollywood Walk of Fame” në Los Angeles…Dua Lipa me gjase nuk e ka idene dhe kjo nuk perban problem sepse mos me ditë nuk asht krim, të tanë jemi te paditun ne fusha te ndryshme, krim perban kur nuk pyet e nuk meson se sa pergjegjesi ka dalja ne skene dhe se si duhet dale ne skene…me e thjeshtesue kete ja nji shembull – me dale Dua Lipa ne skene ne Shqipni me flamurin shqiptar te perdhosun me yllin jugosllav asht njisoj si me dale ne skene ne Gjermani me kryqin e thyem nazist…A kish me guxue me e ba ate gja me Gjermani? Kurre…por e ban ne Tirane sepse mundet…sepse e lane…
…Tash me i thane Dua Lipes hajde ne Tirane prape me ate flamur me 16 shtator per Konferencen e Pezës, e mbas nji muaji me 16 tetor per datelindjen e Enverit…mbasandej ke edhe 8 nandorin e Miladin Popoviçit e Dushan Mugones…mandej ke edhe 29 nandorin e çlirimit të Jugosllavise…rueje ndonji dua tjetër edhe per 24 majin e Permetit kur serbet ia vendosen yllin e tyne flamurit te Gjergj Kastriotit…ah po, se mos harrojme…kurdo të vendosish me ba tatuazh figuren e “shokut Enver”, vendose në vithe, jo vetem pse i ka pase fort marak Enveri por edhe per faktin se ato i ekspozon ma se shumti në rrjete sociale…vetem mos harro vendose tatuazhin e tij në vithen e majte se i majte ka qenë shoku Enver…

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Folja Dua është tipik fjalë shqipe!
    Tjerat janë bruçkulla nuk ia vlenë as të lexohen e as të shkruhen, autori sikur me pas qenë sigurimc i Partisë Punës.. paska mbajt shënime.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu