Kreu Blog Faqe 1246

Vizitë pune në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës 

0

Me drejtorin e Biblotekës Kombëtare të Kosovës dhe mikun, Fazli Gajraku-n, unë dhe Nexha. Prishtinë, gusht 2022

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ” Vizita në burgun tashmë muze të Prishtinës”, Drini.us, 31 Gusht 2022, në ”Dossier, Histori, Kujtime” 

Nga Ditari im me kujtime nga pushimet verore në Shqipëri, Greqi dhe në Kosovë, korrik, gusht 2022 (13) 

Burgu i Prishtinës (vazhdim) 

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, te Fazli Gajraku 

Në hotelin Grand me Jusuf Buxhovin, Saim Tahirajn … e një grup atdhetarësh humanist nga Zvicrra, Zara e Kroacisë e Kosova 

Në Turjakë te nipat e kusherinjët, te Jup Rexhepi e Kamer Ilazi e në Gjakove, të vëllai i madh, Laha 

Në Beleg, në familen e Bajram Lush Alisë 

Në Prishtinë, në “Amaro” u takuam me: 

Skënder Zogajn, Safet Muratin, Ismet Tahirajn e me … Milazim Krasniqin 

Biblioteka ime me libra në banesën time në  Prishtinë 

 

Me mikun e shtëpisë, studjuesin e madh, njeriun e thjeshtë, të heshtur fjalë pakë e punë shumë, drejtorin e Bibliotekës, Fazli Gajrakun.   

Sot është 1 shtatori, dita kur duhët të fillon mësimi në shkollat fillore e të mesme në Kosovë. 

-A do të hapen dyert e shkollave për nxënës sot? 

Nuk dua të ndërhyej se a është e drejtë greva e mësuesve (mësimdhënësve) të Kosovës, a jo por edhe unë dua ti them disa fjalë si ish mësues Letërsie (atherë: gjuhë eletërsi shqipe) në Kosovë dhe tash, si mësues në Suedi. 

E kam fillua punën si mësues qysh kur studjoja, si student i rregullt në UP dhe punoja (100 %), në fund të viteve 1970-ta. 

Punova në kohën kur ndiqesha, jo vetëm unë por shumë mësues letërsie (shqipe) e … historie, nga drejtorë shkollash e drejtorë të arsimit në komunë, sekretarë komuteti të LK-së e komandantë policie, që nga qendrat e lokaliteteve e deri në Krahinë (KSAK), me kryet nën gërshërë por asnjëherë nuk bëmë greva, ndoshta pse askush nuk guxonte ta ngrinte “zërin” kundër pushtetit serbo-sllav? 

Erdha në Suedi, në fillim të viteve 1990-ta. Edhe këtu punova me e pa rrogë (mujore), vullnetarisht sikurse që shumë kolegë tanë, mësuese të gjuhës shqipe, me nxënës shqiptarë, punojnë pa të ardhura dhe ndiqen nga pushteti grek në Greqi. Ato (shumica janë mësuese), mësimin as në shkolla nuk iu lejohet (godinat shkollore). Nuk i lejojnë të mbahet mësimi plotësues shqip. Mësimin e mbajnë gjysëm ilegalisht nëpër objekte të papërshtatshme për mësim dhe pa mjete pune (shumësa, tabela, projektorë …) dhe çka është edhe më keq, nuk kanë kurrfarë përkrahje, mbështetje e as ndihmë nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë. Punojnë pa pagesë. 

Unë isha dhe takova disa mësues e prindër shqiptarë  në fund të korrikut dhe fillim të gushtit 2022 dhe pash tmerrin që përjetojnë mësueset e nxënësit shqiptarë. 

Katalogjet dhe librat që mi fali Fazli Gajraku. Prishtinë, gusht 2022

-Sa orë punoni në ditë, mësujes-e? 

Po ju mësues (shqiptarë, nuk e di a kanë hyrë në grevë edhe mësuesit serbë, boshnjak, turk etj), që kërkoni rroga më të larta, pajtohem edhe unë por a mendoni ju se edhe nëpunësit, shërbyesitit civilë, pastruesit e rrugëve duhet të kenë rroga më të larta? A vetëm ju keni fëmi e familje? 

Pyetja e fundit për ju mësues greviste e ti Rrahman kryegrevisti: 

-Sa orë pune bëni në ditë e sa ditë, javë e muaj pushoni gjatë vitit shkollor? 

Unë dhe mësuesit e tjerë në Suedi punojmë çdo ditë duke filluar në orën 08:20- 16:30-17.00, pra plot tetë (8) orë punë e ju, a punoni më shumë se 4 orë shkollore nga 40 min.?  

Duke shfletua gazetën ”Bujku”, në Biblitekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, gusht 2022

Në fillim po i paraqes disa shkrime shqetësuese për grevën e pastaj, dua të ia lë fjalën Halim Hyseni, ekspert i arsimit, njohës, pedagog dhe këshilltar në Prishtinë e Refiqe R. Hamiti, analiste dhe mësimdhënëse nga Prishtina dhe në fund të këti vazhdimi, pasi ta kryej me grevistët, do ti këthehem  temës time, do të shkoj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. 

“Përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri – nxënësit kudo që janë do të kenë një tekst unik”   

Çka pritet të ndodhë më 1 shtator në shkollat e Kosovës, flet Rrahman Jasharaj 

”Përplasjet Qeveri – SBASHK, një shtatori i gjen nxënësit në shtëpi” 

”Kurti: S’mund të paguhen njerëzit për punën që s’e bëjnë” 

”Kurti: Mësimdhënësit do të vlerësohen sipas performancës dhe përgatitjes profesionale” 

”Në disa shkolla në Prishtinë po ka mospajtime mes mësimdhënësve për çështjen e grevës” 

Madje në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë raportohet se po mbahet mësimi rregullisht. Në shkollën “Dardania” disa mësimdhënës kanë njoftuar nxënësit në grupe në Viber se mbahet mësimi sipas planit. 

Në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë po ashtu raportohet se ka pasur përçarje mes mësimdhënësve sa i përket grevës. 

Po ashtu edhe në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë jo të gjithë mësimdhënësit kanë qenë njëzëri për grevën, ndonëse shkolla i është bashkuar grevës. 

Drejtoresha e Arsimit në Komunë e Prishtinës, Besjana Musmurati, ka thënë se mbi 95 për qind e shkollave në kryeqytet janë në grevë. 

“LDK për grevën në shkolla: Shkak i papërgjegjësisë dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti” 

Halim Hyseni 

Ata që e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ose janë të paditur ose kundër interesave shtetërore të vendit 

Analizë Dossier 

Drini.us, 31 Gusht 2022, Halim Hyseni, ekspert i arsimit, Prishtinë 

https://drini.us/?s=Ata+q%C3%AB+e+mb%C3%ABshtesin+bashk%C3%ABsin%C3%AB+e+komunave+me+shumic%C3%AB+serbe+n%C3%AB+Kosov%C3%AB%2C+ose+jan%C3%AB+t%C3%AB+paditur+ose+kund%C3%ABr+interesave+shtet%C3%ABrore+t%C3%AB+vendit 

Letër e Halim Hysenit personelit  mësimor – edukativ të Republikës së  Kosovës: Ndalonie grevën, mos u shërbeni atyre që e rrezikojnë vendin!”  

Analizë Arsim Mendime 

Nga Drini.us, 30 Gusht 2022 

https://drini.us/leter-e-halim-hysenit-personelit-mesimor-edukativ-te-republikes-se-kosoves-ndalonie-greven-mos-u-sherbeni-atyre-qe-e-rrezikojne-vendin-per-interesa-te-serbise/ 

Halim Hyseni, ekspert i arsimit, Prishtinë 

Autori është kuadër i njohur udhëheqës i arsimit të Kosovës, para e pas luftës.  

Letër dashamirëse  personelit  mësimor – edukativ të Republikës së  Kosovës  

Mos u bëni vegël e një personi  pa ndjenja kombëtare!  

Mali (Kosova po digjet), plaka (Rrahman Jashari)  po   krihet!  

Agjenda  politike e Rrahman  Jasharit  me kolaboracionistë  për shkatërrimin  shtetit të Kosovës dhe kombit  shqiptar duhet të ndalet!  

Mos ia ktheni  buzëqeshjen   dhe shpresën  Vuçiqit se “ Kosova  vërtetë është Serbi!”     

Me grevë cenohet interesi publik dhe ndëshkohet rëndë përjetësisht  e ardhmja e mbi 300  fëmijëve,  nxënësve  dhe të studentëve të Kosovës!  

Me  atavizma të kaluarës,  Kosova dhe kombi shqiptar nuk mund të mbijetojnë!  

A është personeli mësimor – edukativ në  Kosovë më i privilegjuari në Evropë, me performancën më të ulët në  këtë kontinent!?  

Personeli mësimor – edukativ i  Kosovës, deri në vitin 2018 është paguar kot për pesë vite e  një muaj!?  

Personeli mësimor – edukativ i  Kosovës, deri në vitin 2018, është paguar kot për pesë vite e  një muaj!?  

Nga viti 2018 deri në vitin 2020, vazhdon tatëpjeta  e  arsimit të  Kosovës  

Programi i VV-së, nuk mund të  nxjerrë   edukimin dhe arsimin e tashëm nga  kolapsi!  

Prindër, shoqëri civile, institucione  arsimore –  shkencore në më krye me    Akademinë   e Kosovës,  heshtja e   juaja sa është  e papërgjegjshme  aq  është e turpshme dhe  antikombëtare   

Kosova peng i SBASHKU-ut dhe BSK-ës 

”Protesta e 1 shtatorit …, nuk është edhe e imja si mësimdhënëse!” 

Analizë, Drini.us, 31 Gusht 2022 

Shkruan: Refiqe R. Hamiti, analiste dhe mësimdhënëse nga Prishtina 

https://drini.us/?s=Refiqe+R.+Hamiti 

”Populli flet me zemër”, Bujku, maj 1992

Po iu këthehem kujtimeve të mia, në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë 

Një ditë pune, rreth orës 11:00 shkova në Biblitekën Kombëtare në Prishtinë dhe domosdo se doja ta takoja edhe mikun tim të shtëpisë, Fazli Gajrakun nga katundi Gajrak. Recepionisti më tha se drejtori (Ganiu) është në  një takim dhe nuk dihet kur vjen. Unë i thash thirre e tregoj se jam mik, Sinan Kastrati me punë e banim në Suedi dhe nuk mund të vije, vetëm verës.  

Menjëherë e lajmëroj drejtori puntorin se në orën 13:oo do të vije në Bibliotekë. 

Ato dy orë, unë i shfrytëzova duke e shfletua Rilindjen e vitit 1979-1981 dhe Bujkun e vitit 1992, muajin maj, muaji kur mbaheshin Zgjedhjet e Para Parlamentare e Presidenciale në Kosovë”. 

Nuk më mjaftuan dy orët e pritjs sës drejtorit për ti shikua ato që kërkoja pasi që një puntore erdhi para kohe e më thirri: 

-Drejtori ka ardhur 

U nisa bashkë me Nexhën, gruan dhe kur u ofruam afër zyrës, Fazliu derën e kishte lënë të hapur, kjo tregonte se ai priste mysafir, më priste mua. 

Bisedat me Fazliun, si me mik filluan duke i kujtua pleqtë, mixhën Halit, Aliun (babën e Fazliut), Imerin, Ramadanin e … Ganiun, vëllain e Fazliut por e pyeta edhe për vajzën, për baxhanakin (Ibrahim Berishën, profesor univerziteti), Milazimin, Hasan Mekulin, ish profesorin e Letërsisë së Përbotshme dhe ish Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare (atherë, Biblioteka Krahinore e Univerzitare). Ai përgjigjej ngadalë, i matur por shumë i arësyeshëm edhe fliste e më përgjigjej me kënaqësi. 

Pastaj, Fazliu më dhuroi disa katalogje të Bibliotekës dhe disa libra që mi kishte ruajtur. Njëherë në vit, gjatë pushimeve verore, sa herë të shkoi në Kosovë, shkoi edhe te Fazliu e ai më dhuron libra.  

Ajo që më erdhi keq dhe më preku shumë ishte biseda rreth ish gazetës ”Rilindja” që është shumë e kërkueme për lexim e studime. ”Ka disa njerëz keqbërës që kur kërkojnë psh ndonjë përkujtim të babait, nënes ose nuses, në Rilindjet e viteve 1970-1980-ta, ai në vend se me e fotografua ose fotokopjua ”përkujtimin”, foton e prindërit, ai e shkyen fletën e Rilindjes dhe e merr me vete (e vjedh) dhe kështu, dëmi është i pakompenzueshëm”. 

-Po kjo a ndodh edhe me gazetën “Bujku” ? 

-Nu e di por kështu më kanë thënë disa të unteresuar dhe, prandaj e kemi të vëhtirë me i digitalizua, “Rilindjen”, “Bujkun” dhe revistat tjera, nëse ato nuk janë të plota.  

Vazhdon   

Sinan Kastrati, Suedi         

Malmö, 1 shataor 2022         

sinan.kastrati@hotmail.com 

Monografi për pedagogun dhe intelektualin Gjergj Hasanaj

1

Nail  Draga , Ulqin

MONOGRAFI PËR PEDAGOGUN DHE INTELEKTUALIN E NDERUAR 

Palokë Berisha, Biografia dhe veprimtaria e Gjergj Hasanajt, BKSHMZ, Ulqin, 2020 

Në lidhje me  zhvillimin e arsimit të shqiptarët në Mal të Zi opinioni është i njohur për kontributin e pedagogut dhe studiuesit prof.dr.Palokë Berisha, i cili deri më tash ka publikuar në një numër të konsideruar të botimeve të veçanta, duke e trajtuar këtë çështje në mënyrë profesionale si rrallë kush deri  ne ditët tona. Gamës së tyre botimeve kohë më parë i shtohet edhe monografia kushtuar Gjergj Hasanajt, mësimdhënësit, publicistit, fokloristit dhe intelektualit i cili ishte model për kohën e tij, jo vetëm në Malësi.  

Në këtë botim autori  fillimisht ofron të dhëna  për rregullimin shoqëror në Malësi në përgjithësi e për Trieshin në veçanti, prejardhjen e Hasanajve, duke vazhduar me shkollimin e Gjergjit dhe kthimin e tij në vendlindje  si mësues, e më pas si arsimtar i gjuhës shqipe dhe drejtor i shkollës për rreth njezet vite. Të dhënat e prezantuara në këtë botim monografik  dëshmojnë përpjekjen  e autorit për të  ofruar të dhëna të cilat kanë qenë pothuaj të panjohura për opinion e gjerë. 

Pushteti mbylli shkollat më mësim në gjuhën shqipe 

Pikërisht, duke e lexuar këtë libër lexuesi do të ballafaqohet me sfidat e shqiptarëve për të mbijetuar në këtë mjedis sikurse edhe në viset tjera shqiptare në Mal të Zi. Ishin këto kohë të vështira ku pushteti me qasje hegjemoniste bënte eksperimente në fushën e arsimit në shkollat më mësim në gjuhën shqipe, sepse në vitin shkollor 1956/57  mbylli shkollat më mësim në gjuhën shqipe në Ulqin, Shtoj, Malësi e Guci. Ishte ky një diskrimin kombëtar i realizuar edhe me ndihmën e disa shqipfolësve, të cilët ishin bashkëpunëtorë të pushtetit. Me këtë rast duhet të themi se kishte paknaqësi nga prindërit e nga nxënësit për mbylljen e shkollave më mësim në gjuhën shqipe, ku rasti me tipik është nga  shkolla e Gucisë ku u larguan 22 nxënës të cilët shkuan në Shqipëri. 

Vlerësim për punën arsimore 

Të gjithë ata të cilët e kanë njohur  Gjergj Hasanajn e vlerësojnë dhe  e kujtojnë si njëriun modest, pegagog  model, arsimtar të gjuhës shqipe, drejtor shkolle, mbledhës të folklorit  dhe intelektual i veçantë për kohën në mjedisin e tij.  Angazhimi i tij në fushën e arsimit  sfidoi rrethanat e kohës, që dëshmohet me avancimin e shkollës katërvjeçare në ate tetëvjeçare, që ishte një fitore e madhe në rrethanat e kohës, për poziten e drejtorit të shkollës detyrë të cilën e ka ushtruar rreth dy dekada Ai ka merita të mëdha që më mbeshtetjen e disa mësimdhënësve arriti ta emërtojë shkollën me emrin e heroit tonë kombëtarë “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”,  me 25.5.1968, dëshmi e guximit intelektual e partiotik në rrethanat  shoqërore të kohës. 

Pasioni për veprimtarinë botuese  

Ndonëse për nga profili profesional ishte mësimdhënës, ai nuk ishte statik, por ka treguar interesim në botimin e artikujve të ndryshëm nga fusha e pedagogjisë, gjuhësisë, letersisë dhe të historisë. Ishte ky një angazhim me plot pasion duke dhënë kontributin e tij për çështjet e trajtuara, të cilat janë botuar në revistat në gjuhën shqipe si “Përparimi”, “Fjala”,”Rilindja”, në Prishtinë. Ndërsa një numër i konsideruar i këngëve i janë botuar në blenët e këngëve popullore të Institutit Albanologjik në Prishtinë.  

Po ashtu  ka botuar artikuj  edhe në gjuhën serbokroate në disa gazeta në Podgoricë siç ishin “Titogradska tribina”, “Prosvjetni rad” dhe “Pobjeda”.  

Duke marrë parasysh kontekstin e kohës del qartë se kemi të bëjmë me një person ambicioz i cili me pasion është angazhuar dhe dëshmuar si askush në atë kohë për çështjet arsimore, gjuhësore, kulturore e shoqërore  të shqiptarëve në viset e tyre në Mal të Zi. Ishte nder të rrallët që kishte bashkëpunim me Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë  Shqipe në Tiranë. 

Në sajë të angazhimit  disa vjeçar në mbledhjen e foklorit shqiptar në viset shqiptare në Mal të Zi  botoi    veprën “Malësori këndon” në vitin 1971, në Cetinë me shpenzime vetanake. Kemi të bëjmë me veprën e tij jetësore,  që është vlerësuar si botim me vlerë të veçantë jo vetëm për shqiptarët në Mal të Zi por edhe më gjërë. 

Përpjekjët për t`u punësuar jashtë arsimit  

Ndonëse ishte i dalluar në fushën e arsimit fillimisht si mësues e më pas si arsimtar i gjuhës shqipe  dhe drejtor i shkollës, ai është përpjekur për tu punësuar  jashtë arsimit. Sipas të dhënave që ofron autori i monografisë, ai ka treguar interesim për tu punësuar në cilësinë e këshilltarit pedagogjik për shkollat më mësim në gjuhën shqipe, bashkëpunëtor për emisionin në gjuhën shqipe  në Radio Televizionin e Malit të Zi dhe së fundi gazetar-korrespondent për Malin e Zi në  gazetën “Rilindja”. Ndonëse në sajë të përgatitjes profesionale  dhe të përvojës së punës, në çdo vend që konkuronte kishte përparësi në krahasim me konkurentet tjerë, por ai nuk u pranu në asnjë vend pune.  

Nuk ka dilemë se refuzimi i tij ishte i motivuar politikisht ndonëse ishte anëtar i partisë, pushteti nuk kishte besim, duke refuzuar çdo ankesë të tij. Nuk ka dilemë se pushteti monist ka mbeshtetur individë të tjerë me të përshtashëm që ishte praktikë e kohës, duke refuzuar kuadrat me integritet personal e profesional që punonin në favor të mbrojtjës së identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë mjedis. 

Nail Draga , duke folur për librin …

Emigrimi i imponuar në SHBA 

Por, botimit të veprës “Malësori këndon” e cila ishte e para për folklorin shqiptar të shqiptarëve në këtë mjedis sipas dëshmive ai nuk ishte i qetë nga ana e pushtetit. Fillimisht  e larguan nga partia, e më te edhe nga puna. I ndodhur në rrethana të papërshtashme  për të jetuar u detyrua të lëshoj vendlindjen në vitin 1972, duke u vendosur në Detroit-SHBA. Ishte ky vendim i imponuar duke u larguar  me familje nga vendlindja ku  kishte kontribuar si rrallë kush jo vetëm në fushën e arsimit në Triesh e Malësi.  

Nuk ka dilemë se Gjergj Hasanaj është shëmbulli tipik se si pushteti i kohës ka përdorur të gjitha metodat destruktive, madje edhe bashkëvendasit dhe  disa mësimdhënës  gjeloz dhe egoist të shkollës ku punonte për të eliminuar këtë personalitet me vlera arsimore, shoqërore  dhe kombëtare. Një veprim i tillë nuk ishte rastësi por metodë perfide e pushtetit komunist  i cili kudo kishte bashkëpunëtorët e vet, ku Gjergj Hasanaj është dëshmi autentike e fushatës antishqiptare. Veprime të tilla destruktive kundër drejtuesve të shkollave ka pasur edhe në Ulqin, Katërkollë etj, sepse pushtetit iu pengonin personat me dinjitet profesional e kombëtar.  

Vrasja enigmatike  

Vendosja e tij me familje në Detroit, nuk ishte e lehtë për tu përshtatur në rrethana të reja jete e pune.Por, ai edhe këtu survejohej nga UDB-a jugosllave e cila këtu kishte bashkëpunëtorët e vet, fatkeqësisht shqipfolësa të cilët edhe në emigrim punonin për të tjerët kundër shqiptarëve. 

U vra në banesë me 26.6.1978 në rrethana të paqarta, ndërsa me nderime është varrosur në Malësi. Në lidhje me vrasjen e tij është folur se është realizuar nga ana e UDB-ës përmes bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës, por, kjo çështje ënde nuk është ndriçuar. 

Kemi të bëjmë me këtë periudhë kohore e cila duhet të hulumtohet nga studiues në të ardhmën, sepse kjo vrasje nuk është e vetmja realizuar kundër shqiptarëve në Detroit. Një veprim i tillë është obligim  moral dhe profesional, si kompletim  me rastin e ribotimit eventual të këtij libri. Në veçanti kemi të bëjmë me dosjën e Gjergj Hasanajt  dhe shumë shqiptarëve të tjerë të cilat janë  në sirtarët e arkivit të UDB-së së kohës në Podgoricë, që ende janë të   panjohura si për individët,  familjarët e tyre dhe opinion e gjërë.  

Një gjë është e sigurt se ai u vra sepse  antishqiptareve  iu pengonte qendrimi dhe ndikimi i tij tek malësorët  në diasporë në ruajtjën e identitetit kombëtar shqiptar. 

Mungon nderimi  në Malësi   

Për personalitetet e ndryshme që kanë bërë emër në sajë të punës dhe veprimtarisë thuhet se janë të pavdekshëm.Pikërisht  i tillë është Gjergj Hasanaj, sepse ai ka lënë emër si mësimdhënës, drejtor i shkollës, publicist e folklorist  ku vepra”Malësori këndon” është dëshmi e vlerave etnokulturore mbarëkombëtare. 

Andaj  duke marrë parasysh këto vlerësime do të ishte në nderin e Komunës së Malësisë me qendër në Tuz, që  emri i Gjergj Hasanajt t`i vendosët ndonjë sheshi, rruge apo subjekti  edukativ e arsimor në Malësi. Një veprim i tillë kur Malësia është komunë e pavarur  është obligim moral  për të nderuar  personalitetet  sikurse vepron bota e qytetëruar, pa hezituar sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.  

(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Tuz, më 25 gusht 2022) 

Është një mrekulli se si Albin Kurti arrin të shesë kaq shumë tym për vetëm disa shkëndija

0
Autor: Lirim Gashi, Prishtinë
***
(në shqip, kroatisht, gjermanisht dhe anglisht)
Simbioza e ekstremizmit marksist-leninist dhe atij fetar, nëse do të përshkruhej me terma mjekësorë dhe biologjikë, do të quhej jashtëqitje.
Dhe jashtëqitje janë të gjitha partitë tona politike pa dallim.
I vetmi ndryshim është se dy partitë në pushtet vjedhin më pak dhe punojnë më pak se partitë e mëparshme.
Meqenëse hajdutët e mundshëm kanë frikë prej shokut Effendi Albin të vjedhin, ai i paguan ata që të mos bëjnë asgjë si nëpunës në kabinetin e tij qeveritar, sepse nuk di t’i udhëheqë, udhëzojë dhe punësojë.
Për shkak se shoku Efendi Albin nuk ka punuar asnjë sekondë të jetës së tij të bujshme as në sektorin privat, as në atë publik, ai nuk di të drejtojë punëtorët dhe të motivojë jopunëtorët.
Rezultati është 1000 gjeneratorë, 1000 batanije dhe 100000 qirinj për ngrohje dhe ndriçim për kilometër katror.
Për më tepër, shoku Efendi Albin, edhe pse mburrej se arka e shtetit ishte më e mbushur se kurrë, të gjithë biznesmenët, prodhuesit dhe konsumatorët i hodhi nga shkëmbi më i lartë i Kosovës në shtratin e lumit më të shpejtë dhe më të thepisur për të arritur sa më shpejt në Adriatik dhe për t’u mbytur.
Shoku Effendi Albin po shkëlqen aktualisht vetëm me aftësinë e tij oratorike për të verbuar sytë dhe trurin e njerëzve.
Prandaj, askush nuk i sheh, analizon dhe dokumenton rezultatet e tmerrshme të (mos)punës së tij.
Në vend të kësaj, të gjithë shkrihen si akulloret në gusht nga fjalët e tij të ëmbla.
Nga ana tjetër, në politikën e tij të jashtme, më shumë shkëlqen iluzioni optik se sa ai vetë.
Sepse politika e tij e jashtme nuk funksionon si sport ekipor, por si një sport individual me shkëlqim të herëpashershëm individual.
Ose më saktë, politika e tij e jashtme funksionon si një sport individual, i cili manifestohet si një përpjekje për të shitur shumë tym për një shkëndijë të vogël.
Sepse ai ka luksin të fshehë dobësitë më të mëdha të politikës së tij të brendshme nën maskën e politikës së tij të jashtme po aq të pasuksesshme.
***
ČUDO JE KAKO ALBIN KURTI USPIJEVA PRODATI TOLIKO DIMA ZA SAMO NEKOLIKO ISKRI
Simbioza marksističko-lenjinističkog i vjerskog ekstremizma, kada bi se opisala medicinskim i biološkim terminima, nazvala bi se izmetom.
A izmet su sve naše političke stranke bez razlike.
Jedina je razlika što dvije vladajuće stranke manje kradu i manje rade od prethodnih stranaka.
Budući da se potencijalni lopovi boje ukrasti od druga efendije Albina, on ih plaća da ne rade ništa kao činovnici u njegovom državnom kabinetu jer ih on ne zna voditi, uputiti i zaposliti.
Jer drug Efendija Albin nije radio ni sekunde svog senzacionalnog života ni u privatnom ni u javnom sektoru, on ne zna voditi radnike i motivirati neradnike.
Rezultat je 1.000 generatora, 1.000 deka i 100.000 svijeća za grijanje i rasvjetu po kvadratnom kilometru.
Štoviše, drug Efendija Albin, iako se hvalio da je državna blagajna punija nego ikad, bacio je sve gospodarstvenike, proizvođače i potrošače s najviše hridi na Kosovu u korito najbrže i najstrmije rijeke kako bi što brže stigli u Jadransko da bi se utopili.
Drug efendija Albin trenutno samo blista svojom govorničkom sposobnošću da ljudima zaslijepi oči i mozak.
Stoga nitko ne vidi, analizira i dokumentira strašne rezultate njihova (ne)rada.
Umjesto toga, svi se tope kao sladoled u kolovozu od njegovih slatkih riječi.
S druge strane, u njegovoj vanjskoj politici više blješti optička varka nego on sam.
Zato što njegova vanjska politika ne funkcionira kao timski sport, već kao individualni sport s individualnim sjajem na trenutke.
Ili bolje rečeno, njezina vanjska politika funkcionira kao individualni sport, koji se očituje kao pokušaj prodaje velike količine dima za malo iskre.
Zato što ima luksuz skrivati ​​najveće slabosti svoje unutarnje politike pod krinkom svoje jednako neuspješne vanjske politike.
***
ES IST EIN WUNDER, WIE ALBIN KURTI ES SCHAFFT, SO VIEL RAUCH FÜR NUR EIN PAAR FUNKEN ZU VERKAUFEN.
Die Symbiose von marxistisch-leninistischem und religiösem Extremismus würde, wenn man sie mit medizinischen und biologischen Begriffen beschreibt, Exkremente nennen.
Und Exkremente sind alle unsere politischen Parteien ohne Unterschied.
Der einzige Unterschied besteht darin, dass die beiden Regierungsparteien weniger stehlen und weniger arbeiten als die vorherigen Parteien.
Da Möchtegern-Diebe Angst von Genosse Effendi Albin haben zu bestehlen, bezahlt er sie dafür, dass sie als Angestellte in seinem Regierungskabinett nichts tun, weil er nicht weiß, wie man sie führt, anweist und anstellt.
Weil Genosse Efendi Albin keine einzige Sekunde seines sensationellen Lebens weder im privaten noch im öffentlichen Sektor gearbeitet hat, weiß er nicht, wie man Arbeiter führt und Nichtarbeiter motiviert.
Das Ergebnis sind 1.000 Generatoren, 1.000 Decken und 100.000 Kerzen für Heizung und Beleuchtung pro Quadratkilometer.
Darüber hinaus warf Genosse Efendija Albin, obwohl er sich rühmte, dass die Staatskassen voller denn je seien, alle Geschäftsleute, Produzenten und Verbraucher von der höchsten Klippe des Kosovo in das Bett des schnellsten und steilsten Flusses, um so schnell wie möglich die Adria zu erreichen und zu ertrinken.
Genosse Effendi Albin glänzt derzeit nur mit seiner rednerischen Fähigkeit, die Augen und Gehirne der Menschen zu blenden.
Daher sieht, analysiert und dokumentiert niemand die schrecklichen Ergebnisse seiner (nicht)Arbeit.
Stattdessen schmilzt jeder wie Eiscreme im August von seinen süßen Worten.
Andererseits glänzt in seiner Außenpolitik die optische Täuschung mehr als er selbst.
Denn seine Außenpolitik funktioniert nicht als Mannschaftssport, sondern als Einzelsport mit gelegentlicher individueller Brillanz.
Oder besser gesagt, seine Außenpolitik funktioniert wie ein Einzelsport, der sich als Versuch manifestiert, viel Rauch für wenig Funken zu verkaufen.
Denn er hat den Luxus, die größten Schwächen seiner Innenpolitik unter dem Deckmantel seiner ebenso erfolglosen Außenpolitik zu verbergen.
***
IT’S A MIRACLE HOW ALBIN KURTI MANAGES TO SELL SO MUCH SMOKE FOR JUST A FEW SPARKS
The symbiosis of Marxist-Leninist and religious extremism, if described in medical and biological terms, would be called excrement.
And excrement are all our political parties without distinction.
The only difference is that the two ruling parties steal less and work less than the previous parties.
Since would-be thieves are afraid to steal from Comrade Effendi Albin, he pays them to do nothing as clerks in his government cabinet because he doesn’t know how to lead, instruct and hire them.
Because Comrade Efendi Albin has not worked a single second of his sensational life in either the private or public sector, he does not know how to lead workers and motivate non-workers.
The result is 1,000 generators, 1,000 blankets and 100,000 candles for heating and lighting per square kilometer.
Moreover, comrade Efendija Albin, despite boasting that the state coffers are fuller than ever, threw all businessmen, producers and consumers from the highest cliff in Kosovo into the bed of the fastest and steepest river in order to reach the Adriatic Sea as quickly as possible and to drown.
Comrade Effendi Albin currently only shines with his oratory ability to blind people’s eyes and brains.
Therefore nobody sees, analyzes and documents the terrible results of their (not) work.
Instead, everyone melts like ice cream in August from his sweet words.
On the other hand, optical illusion shines more than he does in his foreign policy.
Because his foreign policy does not work as a team sport, but as an individual sport with occasional individual brilliance.
Or rather, its foreign policy operates like a one-on-one sport, manifested as an attempt to sell a lot of smoke for little spark.
Because he has the luxury of hiding the greatest weaknesses of his domestic policy under the guise of his equally unsuccessful foreign policy.
___
* Lirim Gashi është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë. 

Kosovës i nevoitet një institut i specializuar për trajtimin e të rinjve me probleme sociale dhe çrregullime të personalitetit

1

Nga: Arif Ejupi, Zvicër

Shkas për t’iu qasur kësaj teme të sikletshme u bë përdhunimi i vajzës 11 vjeçare në Arbëri të Prishtinës, nga pesë të rinj problematik dhe të dalë tërësisht nga përkujdesja e familjeve të tyre. 

Transicioni nga komunizmi në pluralizëm dhe demokraci përveç të mirave ka sjellë aty-këtu edhe shfaqjen e disa dukurive negative. 

Në të kaluarën shkollat e Kosovës përveç aftësimit profesional kanë pasur rol kyç edhe në edukimin e të rinjve. 

Që nga cikli fillor e deri në përfundimin e atij të Mesëm, mësues dhe arsimtarë ishin ata që çdo sjellje devijuese të nxënësve të tyre me kohë e denonconin në Drejtorinë e shkollës. 

Pastaj, kjo e fundit në bashkëpunim me organet gjegjëse të komunave ndërmerrnin masa adekuate dhe kështu parandalohej e keqja. 

S’kishte të ngjarë që në sytë e arsimtarëve të pihej duhani apo alkooli, e të mos flasim për llojet e drogave, që askush nuk e kishte idenë se çka janë dhe si duken ato. Edhe veshja duhej të ishte komforë rregullave të shkollës. 

Në mënyrë që nxënësit të dalloheshin nga të tjerët ishin të detyruar të bartnin bluza bojë qielli. 

Po ashtu kontrollohej edhe higjiena e secilit nxënës. Atyre me flokë zhul e të gjata deri mbi supe e mjekra deri në kërthizë as që u lejohej hyrja në klasa Në këtë aksion ndihmonte mjaft edhe rrethi.  

Ishte e pamundur të bëje një gjest të pahijshëm e të mos jesh në llupën e familjarëve dhe të farefisit. 

Sot, fatkeqësisht disa halabakë të mbrapsht dhe të painteresuar për mësim gjithë klasën e bëjnë rrëmujë. 

Mësuesit dhe Arsimtarët në pamundësi për t’i penguar sjelljet e tyre djallëzore duhet të heshtin. 

Kur të gjitha vendet e botës bëjnë gara për nxënie të njohurive shumë fëmijë në Kosovë, nuk e përfundojnë as shkollimin e detyrueshëm. 

Ata të mbetur jashtë institucioneve edukativo-arsimore kthehen në bredhacak të rrugëve, dhe frekuentues të vendeve që sjellin vetëm bela dhe fatkeqësi. 

Shtypi në Kosovë asnjëherë nuk po mund ta luajë rolin e tij të vërtetë . Në vend që të trajtojë tema mbi këtë fenomen jashtëzakonisht shqetësues merret me punën e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve. 

Fjalori i rrugës dhe bordeleve është vazhdimisht i pranishëm në Televizionet dhe Gazetat tona. 

Madje i ekzagjeruar dhe me tema të trilluara si për shembull “Bëja seks me vjehrrin, kunatin, dajën, nipin etj.” 

Këto tema për një të rinj me personalitet të ç’thurur janë infektuese dhe joshëse drejt zhytjes në krim e amoralitet. 

Mediat nëse duan që ta kryejnë misionin e tyre për çfarë edhe janë të thirrura duhet të bëjnë anketa e sondazhe për të parë sa e sa të rinj e të reja në kryeqytetin e Kosovës, janë shndërruar në bredhacak rrugësh, duke e braktisur edhe shkollimin e obligueshëm 9-vjeçar. 

Vërtetë ishin qesharake konstatimet e disa analistëve kur në mesin e veprave penale kryesit të përdhunimit ia ngarkonin edhe vjedhjen e një krahu drunjësh në pyll. 

E,në anën tjetër e heshtin zhvatjen dhe plaçkitjen e milionave nga persona të papërgjegjshëm të institucioneve tona. 

Pastaj, akuzohej familja për edukimin jo të mirë të djalit të tyre pamenduar që shumica e prindërve në Kosovë, pafajin e tyre janë gjysmëanalfabetë. Gjithashtu ende s’ka diagnozë të saktë mbi gjendjen mendore të përdhunuesit. 

Derisa ai sipas raportimeve të mediave të Kosovës nuk shpreh as pendimin më të vogël për krimin e kryer shihet që ka probleme të rënda skizoide,e me prirje të theksuara të sadizmit. 

Në Kosovë shumë raste njerëzish të prekur nga sëmundje mendore në vend që të shtrohen në spitale për kurim u lihen në barrë familjeve. 

Këto familje vazhdimisht janë në ankth me këtë kategori njerëzish që çdo moment mund të jenë kërcënim serioz edhe për vetë ata. 

Shihet që kryerësi i kësaj vepre makabër ka ushtruar dhunë edhe ndaj prindërve të tij. 

Mbase dhuna ndaj tyre ka mundur të jetë e përsëritur, por e paraqitur vetëm njëherë nga ata në policinë e Kosovës, me shpresën që me kalimin e kohës djali i tyre do të përmirësohet. 

Andaj, vetëm ndonjë i krisur dhe me gjene të trashëguara për krim dëshiron që fëmijët e tij t’i shoh në pozitën e vrasësit dhe kriminelit. 

Pa ekspertizë të mirëfilltë të rastit nga specialistë të kriminalistikës dhe të mjekësisë, vlerësimet nga kolltuku me thashetheme të kafeneve vetëm e acarojnë situatën. 

Natyrisht çdo krim duhet të dënohet por jo në shkallën me ua bërë të pamundur hetimin dhe kompletimin e dosjeve Prokurorëve dhe Gjykatave. 

Protestat me 10 apo 20 veta dhe zhurma e mediave po shihet qartë që nuk e ndryshojnë dot gjendjen. 

Nëse ia duam të mirën Kosovës dhe njerëzve të saj të gjitha përpjekjet tona duhet t’i orientojmë në krijimin e një gjyqësori të paanshëm dhe të pandikuar nga politika. 

Raste të kësaj natyre mjerisht gjatë këtyre viteve ka pasur bukur shumë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. 

Prandaj, themelimi i një Instituti të specializuar në Kosovë e Shqipëri për mbrojtjen, përkujdesjen dhe risocializimin e të rinjve me probleme nga më të ndryshmet është nevojë urgjente. 

Vetëm kështu ndalen debatet absurde dhe me paragjykime nga njerëz jo profesionistë e të pa kurrfarë njohurish mbi këtë problematik tepër delikate. 

Protesta e 1 shtatorit …, nuk është edhe e imja si mësimdhënëse!

0
Shkruan : Refiqe R. Hamiti, analiste dhe mësimdhënëse nga Prishtina
___
Sikur të ishte legjitime çdo gjë në këtë shtet edhe protestat do të kishin efektin hero.
Mësuesi , qe 40 vjet është i mbështetur për muri, dhe nuk di kah t’ia mbajë, del kah dera e “thyer” e Qeverisë emri MËSUES ,dhe përsëri del nga dera e “thyerjes” pasi që ia bën punën SBASHK dhe Qeveria ,të mos ketë, as emrin mësues, e as dinjitet !
Le të mos marr pagë vet Hekuran Murati , ta provon vet qysh është me e ruajt “cikrrue “, buxhetin e jetës , le ti bie lumit Rrahman Jashari bashkë me Ymer Ymerin ,për mua edhe qeveria e tij edhe SBASHKU , edhe qëllimet e mia të kapllaisen , dhe le t’ia lëshojë vetes rrugën, ose le ta thyej murin që e kan ndërtuar vet kjo sindikatë e arsimit bashkë me Qeveritarin , me kokat e tyre , apo të dikujt tjetër ,nuk ka hesap,sepse sot për sot emri MËSUES është lëshue në peshore dhe po peshohet nga tipat zero toleranc !
Pse edhe Qeveria , edhe opozita PDK , bashkë me Rrahman Jashari po i merr urdhrat nga PDK janë magjepsur nga inatet , dhe vazhdimisht shkojnë rrugës pa krye, qe 22 vjet,rrugës që e do Rrahman Jashari (shizofreni), rrugës që e kërkon dhe e dëshiron nesër veç ai dhe klika e tij me moton :”Prindër mos i qoni fëmijët në shkollë”, ndjenjë shumë e rëndë që i ka thye mësuesit shpirtërisht si kurrë më parë në historin e shekullit të thyer!?
Asnjërit as Qeverisë së Kosovës dhe as Mësuesve , përveç Rrahman Jasharit dhe shikistit Ymer Ymerit nuk i konvenon shkatërrimi i Sistemit Arsimor në Kosovë,por diçka nuk po shkonë,diçka po vlon, diçka po përgatitet por është e çuditshme, pse të gjithë, nxitojnë t’ia plotësojnë nevojat dhe kërkesat patetike atyre !
Nuk ka mbetur në ngërç Kosova.
As nga Qeveria Kurti 2.
As nga SBASHKU.
Në ngërç ka mbet punëtori i arsimit.
Në ngërç ka mbet mësuesi.
Në ngërç ka mbet nxënësi.
Në ngërç ka mbet prindi.
Andaj Hekuran Murati me veprimet e tua, të pa menduara mirë, të këtyre ditëve, je treguar i paburrë por e ke mundësin të hysh në histori, nuk e di ,a për mirë ,a për keq, por historia do të shkruaj për ty.
Në qoftë se veprimet dhe fjalori yt është i qëlluar dhe fleksibil ,në reflektim kohe ,unë kam me ta zgjat dorën, por jo ,unë kam frikë që gjurin në bark ,askush si ti ,nuk ia ka vëndue Mësuesit.
Paraja nuk e ka vlerën e mësuesit sa thua ti sepse ti ndoshta e ke pas një mësues (në qoftë se është gjall ende) dhe nuk mund ta marr me mend si ndihet ai ,kur të dëgjon ty ,se si ia fut gojës .
Zotëri:
Këtë ” pazarin”, e SBASHKUT është dashtë ta dërgosh në prokurori jo tani, por para 6 muajve.
Jo tani me 1 shtator.
Andaj Rrahman Jashari dhe Ymer Ymeri me veprimet e juaja të pamenduara mirë ,të këtyre ditëve ,jeni treguar hajvana, sepse pabesit e juaja i kemi të njohura qe 20 vjet. Nuk e di a jeni duke menduar për veten e juaj ,apo jeni të detyruar ti plotësoni epshet e udhërdhënsve të juaj . Por një e di . Asnjëherë mësuesit nuk janë nëpërkëmbur si tani , asnjëherë mësuesit nuk janë ndier të torturuar sa këtyre ditëve nga ju dhe Qeveria, asnjëherë mësuesve ,nuk u janë thyer të gjitha gjymtyrët dhe shpirti si tani nga ju dhe kjo Qeveri.
Asnjëherë mësuesit nuk kanë parë dhe dëgjuar fyerje ,sharje si tani nën urdhrat e juaja si SBASHK,dhe nga kjo Qeveri.
Asnjëherë mësuesit nuk e kanë pas në luhatje emrin e nderuar MËSUES si tani nën urdhrat e juaja SBASHK dhe nga kjo Qeveri.
Mos më fyeni,mos më qortoni ,e as mos më arsyetoni.
Unë ia dal ashtu siç ia kam dalë qe 30 vjet të punës sime Mësuese,duke u sfiduar me rrebeshe të ndryshme erërash dhe stuhish. Njëherë nga serbo-çetnikët që m’i mbyllnin rrugët, me therra nga çdo anë, e unë shkelja në ato rrugë ,e gjakosesha veç me mbërri deri te shkolla për me qenë pranë nxënësve të mi…
Ndoshta kurrë emri im si mësuese nuk do ta marr atë çmimin e merituar, si mësuese,as me nderimet e juaja ,as me mirënjohjet e juaja ,e as me 100 euro shtesë të juajat.
As nga Qeveria , e as nga SBASHK.
Por edhe unë nuk do të harrojë!
Fundi i fundërrinave dhe i mosmirënjohjes ,ose do të duket tash ose kurrë.
Kush do të fitojë nga kapadaillëku i juaj SBASHK – Qeveri, nuk e kam të qartë sepse e kam mendjen lëmsh,por kolegët ,koleget e mia është duke i mbyt mërzia .
Nesër me 1 shtator do të na mbërthej një sfidë e fuqishme në ruajtjen e ndershmëris sonë ose do të vetshkatërrohemi .
Sepse populli thotë:”Dy atllar ,në një mullar nuk funksionojn”.
Por në tiganin e juaj Qeveri- SBASHK ose do të shpërthej vullkani ose do të shuhen gjakrat .
Mësuesi e ka emrin nder ,etikë dhe përgjegjësi!?
Mos na e jepni flakën në ditën me diell!
Sepse të gjithë jeni,aty ku jeni, nga një mësues-mësuese që u’a ka mësuar shkrimin dhe leximi dhe ju ka bërë që ta njihni monedhën 100 euro.
Kjo monedhë nuk na e konteston vlerën dhe dinjitetit.
Jeni ju aty, që as mos na e përdhosni vlerën dhe as dinjitetin ju lutem!
Edhe ne e kemi shumë të vështir nesër 1 shtatorin!
Si asnjëherë më parë,në këto sfida që i kemi kaluar me gjemba e lule, duke e kërkuar veç meritorën tonë.
Sepse aty në shkolla ,në banka na pret drita e syve tanë,drita e ardhmërisë suaj…
Mos e harroni dritën e ardhmëris suaj!
Pra veç mendoni pak ,se kush e solli dritën e edukimit,arsimimit dhe arritjeve në shtetin tonë për 40 vjet të rrugëtimit tonë titanik nga sisteme paralele dhe Qeveri jo mirënjohëse .
Mësuesi /mësuese- emër i thjesh por i madhë Mësues !

Serbia ka qëllime territoriale ndaj Kosovës, andaj “KFOR-i nuk duhet të jetë vëzhgues, por aktiv në moslejimin e grupeve kriminale në bllokimin e rrugëve’’

0

Gjeneral Kadri Kastrati: Shërbimi sekret serb me mercenarë rusë janë prezentë në veri

Qeveria e Kosovës pritet të nisë nga nesër – 1 shtator të zbatojë vendimin për reciprocitet me Serbinë për targat, ndonëse gjatë muajit korrik pati tensione barrikada dhe dhunë në rrugët e veriut të Kosovës – kur ekzekutivi tentoi t’i vendos ndërsjellësi për targa dhe dokumente fqinjit verior.

Por, nëse nuk ka ndonjë marrëveshje mes palës së Kosovës dhe asaj serbe, sipas ish-komandantit të FKS-së, Kadri Kastratit, situata mund të destabilizohet prapë.

Kastrati, thotë se strukturat paralele në atë pjesë janë në gjendje gatishmërie.

Madje, sipas tij, tash janë mobilizuar, ‘’sepse funksionojnë si ushtri, të gjithë i kanë punët e ndara’’.

Megjithëkëtë, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc Kajari, nënvizoi se KFOR-i ka rritur praninë e vet në veri të vendit, derisa ka paralajmëruar serbët se ‘’nuk do të lejojë barrikadimin e rrugëve’’.

Edhe Kastrati kërkon nga KFOR-it që të jenë më vigjilent kësaj radhe.

’KFOR-i nuk duhet të jetë vëzhgues, por të jetë shumë më aktiv në moslejimin e grupeve kriminale në bllokimin e rrugëve’’, thekson Kastrati.

Ai ka potencuar se KFOR-i e ka mision dhe detyrë që t’i ruajë kufijtë e Kosovës.

Ushtaraku Kastrati – ka treguar se FSK-ja në rast të përshkallëzimit të situatës, nuk do të mundet t’ia dalë e vetme dhe për këtë arsye duhet të jenë në koordinim të përbashkët me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

Intervista e plotë e ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati:

Z. Kastrati, a prisni që me 1 shtator të ketë prapë tensione në Veri?

 

Nëse nuk ka ndonjë marrëveshje deri me 1 shtator mundet të ketë përshkallëzim të situatës, serbët andej mund të bëjnë telashe, sepse strukturat serbe në atë pjesë janë të dirigjuara nga Beogradi dhe janë aktive si kanë qenë edhe më herët. Madje, tash janë në gjendje gatishmërie, sepse kjo është parë edhe herën e kaluar kur u bllokuan rrugët, sepse funksionojnë si ushtri. Të gjithë i kanë punët e ndara.

Gjeneral, a mund të na tregoni pse FSK-ja e ka të ndaluar të futet në Veri dhe në cilat raste mund të intervenojë?

Sa është e pajisur me armatim FSK-ja dhe për çfarë armë ka më shumë nevojë?

Ushtrisë së Kosovës i duhen topa të gjitha kalibrave, minahedhës të gjitha kalibrave, armë për mbrojtje kundërajrore, mjete të komunikimit dhe pajisje personale të ushtarëve shumë të kushtueshme.

A mund të intervenojë KFOR-i nëse bllokohen rrugët prapë duke u vendosur barrikada nga serbët lokalë?

KFOR-i e ka mision dhe detyrë që ruan kufijtë e Kosovës, reaguesi i parë është policia dhe ai i dyti është KFOR-i që të mbështes policinë e Kosovës për të siguruar lëvizje të lirë dhe jetën e qytetarëve, por edhe policia e EULEX-it gjithashtu. Unë mendoj që KFOR-i do të duhej të jetë shumë aktiv se sa që ka qenë në të kaluarën, nuk duhet të jetë vëzhgues, por të jetë shumë më aktiv në moslejimin e grupeve kriminale në bllokimin e rrugëve.

Meqenëse keni qenë në krye të FSK-së, a keni pasur informata se si veprojnë strukturat ilegale në Veri?

Shërbimi sekret serbë bashkë me mercenarë rusë janë prezent në veri dhe dirigjohen nga Beogradi dhe nga njeriu i cili quhet Dikoviq, ish-gjeneral, i cili është i bekuar dhe emëruar nga presidenti Vuçiç dhe ata veprojnë në mënyrë të organizuar. Sipas disa informacioneve që unë i kam me dijeninë e Vuçiqit dhe Vulinit janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës. Serbia ka qëllime territoriale ndaj Kosovës është shumë e interesuar që të ketë, të bllokojë veriun e Kosovës dhe për atë arsye mendoj që KFOR-i, Policia e Kosovës por edhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të duhet që të jenë shumë vigjilente. Bota Sot

Vizita në burgun tashmë muze të Prishtinës 

Sinan Kastrati, Suedi

Takime me shokë e miq dhe vzitë në Burgun e Prishtinës, Bibliotekën Kombëtare të Kosovës 

Vazhdon nga numri i kaluar ”Duhët të shkruhët ”Shtetas i Kosovës” e jo ”Kosovar”, Drini.us, 30 Gusht 2022 në rubrikat ”Dossier, Histori, Mendime” 

Nga Ditari im me kujtime gjatë pushimeve verore në Shqipëri, Greqi dhe në Kosovë (12), korrik, gusht 2022 

Të dielën, më 14 gusht 2022 isha në vizitë në Burgun e Prishtinës, pas 41 vjetëve, tash muze. 

Pasi kisha pushua nga puna e lodhshme administrative, disa ditëshe nëpër shallteret e komunës së Prishtinës dhe të Vushtrrisë, mora frymë lirshëm dhe vendosa ta vizitoj ish Burgun 1*) e Prishtinës, tash muze 2*) 

Prishtinë, 1903: Burgu i Prishtinës, në foto shihen të burgosurit shqiptarë në burgun e Pishtinës gjatë sundimit Osman. Ky burg famëkeq për shqiptarët menjëherë u mbush me shqiptarë edhe pas pushtimit të Serbisë në vitin 1912.

Kisha dëgjuar nga shumë të burgosur për Burgun famëkeq të Prishtinës. Disa nga ish të burgosurit i njoha. Në burgun e Prishtinës, u tortuaruan shumë atdhetarë që nga fundi i viteve 1940-ta, kur burgu I Prishtinës priti “mysafirët” 3*) e parë e deri më 1999. Disa nga ish të burgosurit politik, vdiqën e ata që paten fatin e dualën nga burgu, përveç kujtimeve të hidhura, me vete morën deri në vdekje dhe i ndoqqën e shoqëruan sëmundje të pashërueshme fizike e mendore 

Lista e emrave shqiptarë që janë burgosur dhe e kanë mbajtur burgun (hetues) në Prishtinë, është e gjatë dhe jo vetëm që nuk i njoh por edhe po ti njihja nuk do të kishte vend asnjë gazetë e revistë të shkruheshin emrat e atdhetarëve që “banuan” e burguen në burgun e Prishtinës. 

Sipas të dhënave nga Arkivi i Prishtinës, ndërtesa e Burgut të Prishtinës, është ndërtuar në fund të viteve 1940-50, në kohën kur është ndërtuar edhe ndërtesa e Komunës së Prishtinës dhe ndërtesa e ish-Komitetit në Sheshin Nënë Tereza. Disa shënime të tjera tregojnë se në këtë zonë para ndërtimit të burgut ka ekzistuar një shkollë e vjetër e muzikës, e cila më pas është transformuar në administratë policore. 

“Deri në çlirimin e vendit në vitin 1999 ky burg njihej si “Burgu i Pendesës”, për shkak se ata që u burgosnin aty nga regjimi serb synohej të lirohen të penduar nga ideja për të kërkuar republikë, vetëvendosje dhe kushtetutë për Kosovën”. Burgu ishte shkolla më e madhe për shqiptarët në ish Jugosllavi. 

Dhe burgu u këthye në muze. 

“Të martën e 12 qershorit do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës”. 

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot ka organizuar hapjen e Burgut të Prishtinës”. 

“Muzeu u hap me një ekspozitë të përkohshme që shfaqte vizatime të bëra nga të burgosurit, derisa vuanin dënimin në mes të katër mureve”. 

Foto nga dhomat e burgut, koridori i burgut, dyert, oborri … Prishtinë, 14 gusht 2022

Ky burg shpalos një histori të dhimbshme, historinë e popullit tonë, përmes të cilit kaluan shumë personalitete që u torturuan për kohë të gjatë në dhomat e atij burgu. 

Burgu i Prishtinës, i cili ishte ndërtuar në fund të viteve të 40-ta pas Luftës së Dytë Botërore, është shndërruar në muze me qëllim që të përcillen përvojat e shqiptarëve të dënuar politik nga hapja e tij deri në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, raporton Anadolu Agency (AA). 

“Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku me rastin e shëndrrimit të burgut në muze:  

“Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se po e shndërrojnë qendrën e paraburgimit në një aset kulturor dhe në qendër përkujtimi”. 

Foto nga dhomat e burgut, koridori i burgut, dyert, oborri … Prishtinë, 14 gusht 2022

Çeku tha se burgu, nga i cili të burgosurit nuk e dinin nëse do të dilnin jashtë të gjallë, po i hapë dyert për të mos i mbyllur më. 

“Ky institucion muzeal do të rrëfejë historinë e ish-të burgosurve politikë të cilët përjetuan tortura të pa-imagjinueshme nga regjimet shtypëse e gjenocidale të ish-Jugosllavisë e Serbisë vetëm pse ishin shqiptarë dhe u angazhuan politikisht për përmbushjen e të drejtave politike të popullit të tyre, të popullit shqiptar”, theksoi Çeku. 

Foto nga dhomat e burgut, koridori i burgut, dyert, oborri … Prishtinë, 14 gusht 2022

Ai tha se këtë histori duhet rrëfyer edhe gjithë botës për të dokumentuar krimet e ish-Jugosllavisë e Serbisë karshi shqiptarëve me kërkesën e tyre për liri. 

Një ish i burgosur “Të burgosurit e kanë provuar këtë burg “duke lënë të gjitha ëndrrat jashtë” (H. H.) 

Ishin disa tituj e nëtituj për hapjen e burgut, më 12 qershor, me rastin e përvjetorit të ditës së çlirimit të Kosovës /12 qershor 1999)  

Foto nga dhomat e burgut, koridori i burgut, dyert, oborri … Prishtinë, 14 gusht 2022

Qysh e gjeta unë Burgun e Prishtinës ? 

Pasdreken e të enjtes më 26 mars 1981 pasi më arrstuan tre agjentë të policisë së msheftë (ish SHSSH, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) dhe më mbajtën deri pas orës 24:00 në dhomat e katit të tretë të ndërtesës së ish SPB-së që edhe tash është policia e Kosovës, e pastaj thirrën një gardian të burgut. Ai më mori e më qoi nëpër disa dyer që veç ata i dinin dhe më futën në dhomën e fundit të katit të parë. Në dhomë, edhe pse natë, u zgjuan dy të burgosur, …. Rexhep Dabërdoli dhe Tahiri. Të dytë qëndronin në burg hetues dhe pritnin vendimin e formës së prerë. Më vonë, nga disa të burgosur të tjerë kam dëgjua se të dytë janë dënua me vdekje dhe janë pushkatua. 

Po at ditë, të enjten më 26 maars 1981, në Prishtinë vinte stafeta e rinisë 4*). 

Dhoma e burgut ku mua më burgosën, kishte 4 krevetë, dy nga dy. Në mes të dy krevetëve kishte një dritare të vogël që shikonte në oborrin e burgut dhe ish ndërtesën e SPB-së (Sekretariti i Punëve të Brendshme) dhe Gjykatës Komunale. 

Nga dritarja, nuk mund të shihnim asgjë por nga oborri shihej se ndërtesa e burgut ishte e rrumbullakët në tri drejtimet kurse në Veri-Lindje ishin ndërtesat e SPB-së dhe Gjykatës Komunale. 

Kushtet brenda burgut dhe ”rregullorja” e burgut 

Kushte brenda dhomës së burgut ishin shumë të këqia. Dhomat e burgut nuk kishin WC e as ujë për pije e higjiee. Nevojat i kryenim brenda dhomës, në disa kanta e dikush nga ish të burgosurit na mbulonte me qebe. Vinte erë e keqe gjithë natën deri në ditën tjetër, ora 10:00-10:15, kur shkonim në WC dhe një sheti të vogël në oborrin e burgut.  

Dy here nga 10 min. (?) brenda 24 orëve gardianët na qitnin me shetit në oborrin e burgut. Atje duhej ecur me krye teposhtë e me duar të lidhura mbrapa shpine dhe nuk guxonim më shikua anash e lartë, me folur me shokët-të burgosurit e dhomës e as me pi cigare. Njëherë në javë laheshim në banjot e burgut, disa të burgosur, bashkërisht. 

Me Emin Sallahun dhe Ahmet Bllacën, 2 ish te burgosur politik. Prishtinë, 14 gusht 2022

Shtypin nuk kishim të drejtë ta lexonim e as televizor e radio nuk kishim në dhomë. Vizitat e familjarëve, që sipas rregullores, kishim të drejtë, nuk na lejoheshin. Familjarët, 2 herë brenda muajit mund të na binin teshat e lara dhe ushqim ….  Kjo rregullore vlente, sëpakut siq më thanë shokët e dhomës së burgut, pas Demonstatavet ë Marsit 1981 dhe veëm për të burgosurit politikë.  

Emin Sallahu, ish i bugosur, tash ciceron burgu, Prishtinë, 14 gusht 2022

Gardianët e burgut, nuk silleshin keq e as nuk na rrihnin. Maltretimet e rrahjet deri në alivanosje i bënin ish agjenteët, spiunët e SHSSH. Disa nga ta i mbaj mend: 

Lutfi Ajazi i katundit Sankofc afër Komaranit, të Goleshi, kom. e Gllogofcit (tash Drenas),  

Muharrem Dana, nga Gjakova. 

Faik Nura nga Drenica, 

Ramqe nga Prizreni (tërbesh ?) 

Xhevat Berisha nga Llapi (kurrë nuk më ka rreh) 

Një serb, nuk më kujtohët emri i serbit 

Një shofer i Muharrem Danës. Emri nuk më kujtohet por në një fejton të gjatë për demostratat e vitit 1981, ”A ishin demostratat e organizuara dhe kush ishin organizatorë” (11 dhe 26 mars 1981) i kam përshkrua në detaje. Aty i kam përmend ish shokët studentë që unë isha me ata e ata me mua, disa nga të burgosurit,  

Pjesë të shkëputura për demonstatat e vitit 1981, ato të cilat i gjeta nëpër portale (nga dhjetëra të tjerë): 

“Nata e parë në burgun e Prishtinës”, Revista Drini, 7 Shtator 2020 

https://drini.us/arkiv/nata-e-pare-ne-burgun-e-prishtines/ 

Shënimet e mia, në librin e kujtimeve të burgut. Isha i dyti apo i treti që shkruajta. Burgu i Prishtinës, 14 gusht 2022

“Nga burgu i Prishtinës, në burgun e Ferizajit”, Revista Drini, 10 Shtator 2020 

https://drini.us/arkiv/nga-burgu-i-prishtines-ne-burgun-e-ferizajit/ 

“A ishin demostratat e 11 e 26 Marsit të organizuara dhe kush ishin organizatorët?”, Revista Drini,10 Mars 2021 

https://drini.us/arkiv/a-ishin-demostratat-e-11-e-26-marsit-te-organizuara-dhe-kush-ishin-organizatoret/ 

Posa hymë në dyert kryesore të burgut, dyer të hekurta, brenda na priti një burrë shumë i zoti, Emin Sallah nga Banja e Sarinjës, tash me banim në Shkabaj (Orlloviq). Ai shërbente si ciceron dhe vetë ai kishte qenë i burgosur. 

Ai pa pritesë na përcjelli nëpër dhomat, koridoret, në dy katet e burgut, në oborrin e burgut e kudo tjetër, brenda burgut. 

Burgu, tha Emini kishte 26 dhoma, tash ka 17 dhoma, me disa ndryshime e renovime, pas vitit 1995. WC-e pas vitit 1995 kishte çdo dhomë, sipas rekomandimeve të të huajve, shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve (?) 

Në burg takova edhe Ahmet Bllacën, ish i burgosur politik i vitit 1981 i cili e kishte njohur nga burgu ish cimerin tim të burgut, Rexhep Dabërdolin i cili e ka mbytur me thikë një ish supovc nga Obria e Drenicës me mbiemrin Smakiqi.  

Literatura: 

”Kosovë, Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze” 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se po e shndërrojnë qendrën e paraburgimit në një aset kulturor dhe një qendër përkujtimi 

Agim Sulaj, 12.07.2022 

“Kosovë, Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze”, Foto: Erkin Keçi/AA 

“Burgu i Prishtinës kthehet në Muze” 

Meriman Braha, ish i burgosur në Burgun e Prishtinës. 

Nga Altina Marmullaku, 12 Korrik 2022 / 10:35 

”Hapet Burgu i Prishtinës, i shndërruar në muze” 

nga REVISTA KOSOVARJA  2 vjet më parë në Aktuale 

“Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit” 

@muzeuiburgut Muze historik 

1*) BURG m. 

  1. Ndërtesë e posaçme dhe e ruajtur, ku mbahen ata që janë dënuar nga gjyqi me heqje të lirisë, vend ku mbahen të burgosurit. Roje burgu. Qelitë e burgut. Regjim burgu. E futën në burg. Ra (përfundoi) në burg. U lirua (doli) nga burgu.

Iku (u arratis) nga burgu. 

  1. krahin. Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish. Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësë së gjallë).
  2. shih BURGIM,~I 2. Burg i rëndë (i lehtë). I dënuar me burg. Një vit burg. Bëri burg. Shpëtoi nga burgu.
  3. fig. Vend ku jeta është e rëndë dhe e padurueshme për shkak të shtypjes e të terrorit, të mjerimit e të ndjekjeve. Burg fashist. Burg popujsh.
  4. Errësirë e madhe, terr i madh. U bë (është) burg.
  5. Kodër e vogël shkëmbore e veçuar nga mali; majë shkëmbore e një mali, shkëmb i thepisur.

* Iu bë jeta burg iu bë jeta e rëndë dhe e padurueshme, iu nxi jeta. Ia bëri udhën (rrugën) burg 

  1. a) ia zuri dritën e s’e lë të shohë udhën;
  2. b) ia errësoi punën e s’e lë të kuptojë se si duhet të veprojë, nga t’ia mbajë.

BURGËTOHEM vetv. 

  1. Mbyllem brenda në shtëpi për një kohë të gjatë.
  2. fig. Më bëhet jeta burg, më bëhet jeta e padurueshme.

BURGËTOJ kal. 

Ia bëj jetën burg, ia bëj jetën të padurueshme. 

BURGIM m. 

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve BURGOJ, BURGOHEM.
  2. Heqje e lirisë, si dënim që i jepet dikujt nga gjyqi për fajet që ka kryer. I dënuar me burgim.

BURGOHEM pës. 

Burgosem. 

BURGOJ kal. 

Burgos. 

BURGOS kal. 

Fut në burg. Fashistët e arrestuan dhe e burgosën. 

BURGOSEM pës. 

e BURGOS. 

BURGOSUR mb. 

është futur dhe mbahet në burg. 

BURGOSUR m. 

Ai që është futur dhe mbahet në burg. I burgosur politik. 

2*) MUZE m. 

Institucion që mbledh, ruan e paraqit në ekspozita vepra e krijime të ndryshme të artit e të teknikës, sende, objekte e materiale me vlerë historike e shkencore etj. për qëllime mësimi e studimi; ndërtesa e këtij institucioni, ku paraqiten këto vepra, sende, objekte, materiale etj. Muzeu historik (arkeologjik, etnografik, botanik, zoologjik, gjeologjik). Muzeu i qytetit (i fshatit). Muzeu i Luftës Nacionalçlirimtare. Muzeu i armëve. Vizituan muzeun. E bënë muze dhomën (shtëpinë, qytetin). 

MUZEOR mb. 

Që lidhet me muzeun, që i përket muzeut, i muzeut; që ruhet për vlerën historike e shkencore, që shërben si muze. Dokumente (materiale, sende, objekte) muzeore. Kënd muzeor. Institucion muzeor. Pika muzeore. 

(MUZË f. 

  1. mit. Secila nga të nëntë hyjneshat, bijat e Zeusit, që përkrahnin degë të ndryshme të artit e të shkencës (sipas mitologjisë greke). Muza e tragjedisë (e komedisë, e historisë, e muzikës…).
  2. poet. Burimi i frymëzimit poetik; frymëzimi për të krijuar; krijimtaria poetike e dikujt me veçoritë e veta dalluese. Muza e Naim Frashrit. I erdhi muza.)

3*) MYSAFIR m. 

Mik që vjen në shtëpi dhe rri për drekë, për darkë a për të fjetur; mik. Mysafir i nderuar (i shquar, i lartë). Mysafir i vonuar (i paftuar). Mysafirët e huaj. Mysafir nderi. Dhoma (oda) e mysafirëve. Erdhën mysafirët. Kemi mysafirë. Janë mysafirët tanë. Rri si mysafir nuk punon; rri sikur është mik i ftuar, nuk merr pjesë në një punë. 

MYSAFIRE f. 

Fem. e MYSAFIR,~I. 

4*) STAFETË f. 

  1. sport. Garë vrapimi ose noti ndërmjet disa skuadrave, në të cilën pjesëmarrësit e ndarë në grupe përshkojnë një pjesë të caktuar të rrugës dhe ia kalojnë dorë më dorë njëri-tjetrit një flamur ose një shkop të shkurtër. Stafetë e përzier 4 × 100 m. Pjesëmarrësit e stafetës. Fitoi stafetën. Zhvillohet stafeta.
  2. Shkopi ose flamuri që ia kalojnë njëri-tjetrit pjesëmarrësit në këtë lloj gare. Mori (i dha) stafetën.
  3. fig. Përvojë, traditë ose arritje e çmuar e me vlerë, që ruhet duke e kaluar nga njëri brez tek tjetri. Stafeta e kuqe e ushtrisë sonë. Bartësit e stafetës së revolucionit. Do të marrin stafetën.

* Ia dorëzoj (ia lë) stafetën dikujt shih te DORËZOJ. 

Stafeta e Rinisë ka qenë ritual i mbajtur në Jugosllavi që nga viti 1945 e deri në vitin 1988. Ngjarja zakonisht e festonte Titon si figurë markante të Jugosllavisë, udhëtonte nëpër qytetet kryesore, niste nga vendlindja e Titos në Kumrovec të Kroacisë dhe përfundonte në Beograd, me 25 maj, në ditëlindjen e Titos.  

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi        

Malmö, 31 gusht 2022        

sinan.kastrati@hotmail.com  

Origjina e Kabashit të Prizrenit

0

Burrat e Kabashit te Prizrenit ne burgun e Nishit

Me rastin e botimit te librit “Rrustem Kabashi (Rrustë Kabashi) dtl;1835-vd.1910″ vizitova Ferit Kabashin. Feriti eshte djali i Hysenit, ndersa Hyseni eshte djali Zenunit, ndersa Zenuni eshte djali Haxhi Rrustës, e Haxhi Rrusta eshte djali i Rexhepit dhe Rexhepi eshte djali i Balas dhe Bala eshte i Hasan Kabashit. Familja e Ferit Kabashit dhe kusherinjeve te tjere si Xhemil KabashiLulzim Kabashi etj ndodhen ne tokat e te pareve te cilet ia paten ble Iljaz Agez ne verilindje te Prizrenit te cilet vite me vone zbriten ne vendin qe sot quhet KorishëFerit Kabashi ka tre djem; Gazmend, Enver dhe Rifat. Ndersa nga brezat e tjere te Haxhi Rruste Kabashit jane ato te Brahimit te cilet jane shtuar ne disa breza dhe me te njohurit nder ta jane: Adem Kabashi. Ndersa ana e breznis tjeter pra te Salihut i cili eshte djali i Selmanit dhe ky i Bala , u shtu Salihu me dy djem, Bala  dhe Selman Kabashi te cilet po ashtu u shtuan ne breza.

Kabashasit e Korishes , sepaku ato te shtepise se Hasan Kabashit te paret e te cilit jane prej fshatit Kabash i Pukes, Shqiperi. Kujtesa popullore e pukjaneve tregon se; “Fshati Kabash i Pukes ka qene shume i popullur aq sa macet kalonin nga çatia ne çati.” Popullimi i fshatit Kabash u shtua sidomos kur Shkodra pas vitit 1485 u be qender tregtare. Te gjithe tregtaret e Dardanis (Kosoves) pershkruanin kryesisht rrugen e madhe te Kabashit ne Puke. Kjo rruge ka disa emra; Rruga e Karvanave, Rruga e Gjakoves etj.

Ne fshatin Kabash perveç kishes se Shen Palit , u ndertua rreth vitit 1523 mesxhidi i pare , ku udhetaret mysliman dhe jo vetem mund te kryenin faljen e namazeve. Pas disa vitesh mesxhidi kthehet ne xhami duke u sherbyer myslimaneve per te gjitha ritet fetare islame.  I pari qe u mysliman ne Kabash te Pukes ishte Hadër Leka ,i cili meson se vellau i madh Koka eshte terbuar dhe se do e vras per kete Hadri me nje pjes te familjes vendos te shkoj ne Dardani (Kosove) por Koka i vihet pas dhe e arrin tek Ura e Vezirit ku e vret. Burrat e Kabashit nuk ia falen Kokes krimin e bere duke i heq parin e vendin dhe duke ia dhan drejtimin  e vendit Qaf Lekes i cili po ashtu behet mysliman.
Nen shembullin e familjes se Hader Lekes edhe familjaret e Qaf Lekes pranun islamin po ashtu edhe shume familje te tjera fisnike te Kabashit. Me kalimin e kohes ne fshatin Kabash u ndertuan disa hane, si dhe mejtepi i xhamise se fshatit Kabash, madje çdo vit nga xhamia deri afer kishes zhvillohej panairi i tregtis. Ne shume raste mbledhjet e kunvendit zhvilloheshin ne hajatin e xhamise se fshatit Kabash pasi pothuajse te gjithe veprimtarit tregtare, kunvedore etj zhvilloheshin prane xhamise se fshatit Kabash, kjo per faktin se afer saj ndodhej Hani i xhamis (hani i hoxhes), Imarati (vend ku grumbullohej dhe shperndahej ushqim per banoret) si dhe institucione te tjera.
Dinamika e jetes ne fshatin Kabash dita dites shtohej, por toka ishte ajo qe ishte. Per shkak te mungeses se tokes shume familje Kabashasish filluan te migrojne si fillim brenda fisit te Kabashit, pershembull i pari i Kopajve (Kopani) u vendosen tek stanet e vjetra te fshatit Kabash, sot ky vend quhet fshati Meçe. Ndersa disa te tjere u larguan totalisht nga zona e fisit te Kabashit duke migruar kryesisht ne: Kosove ne vendet e si: Prizren (Korish, Kabashi i Hasit te Prizrenit), Pejë (Gurrakoc, Tomoc) Viti (fshati me i madh ne Viti quhet Kabash dhe ka mbi 400 shtepi), Skenderaj (fshati Polac), GjakovëAnamoravëKllokot, KaçanikPrigod  etj. Ndersa ne Shqiperi u vendosen ne: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç), Kukes (Bicaj, Novosej etj), Has (Krum), DiberMatElbasanGramshDurres (te ardhur nga Kosova), sigrusisht edhe ne Ersek (Kolonje) nga ky mendohet eshte edhe origjina e vjeter e Kabashasve. Kabash ka edhe ne Saraj te Shkupit.
Nder ato qe u larguan nga fshati Kabash i Pukes ishte nje pjese e familjes se Hader Lekes i cili thuhet se kishte dy djem Ahmeti dhe Zeneli. Disa thone se nga Kabashi i Pukes kan migruan ne Prizren kater vllazni: Hyseni (Cenajt), Bala (Balajve), Muça (Muçajt) dhe Veseli. Gjithsesi Kabashasit e Prizrenit dhe jo vetem jan prej Kabashit te Pukes te cilet thuhet se u vendosen ne Prizren rreth vitit 1730 pikerisht ne verilindje te Prizrenit. Ne verilindje te Prizrenit teksa po kerkon toke per te ble, tokohen me Iljaz Agen prej te cilit i kerkojne blerjen e nje hapsire toke. Pas bisedimeve Iljazi pranoj t’ju jap toke aq sa te mbjellnin nje kale grure (theken), por burrat e Kabashit u treguan te zgjuar duke mbjell grurin aq rralle saqe zun gjithe podinat ne dy anet e lumit. Kur gruri i rrit vjen Iljaz Aga i cili e kuptoj veprimin e zgjuar dhe me veten e tij tha: qenkan te zgjuar. Iljazi u paska thene: Ju paskeni zan gjith vendin! Burrat e Kabashit i thone: Ne çfare te duash te bajme be se ne kemi mbjell vetem nje kal grure.Te lumi afer tokave te Kabashasit ndertuan tre mullinje, keshtu ata u ben te njoftur si mullixhinje te zot. Pasuria e tyre u shtua aq sa blen troje dhe toka edhe ne qytetin e Prizrenit.
Tek banimet e vjetra te fshatit Kabash ne majet te kodres ndodhet nje kala e vjeter. Thuhet se i perket shekullit te 6-te. Historianet kan shkruar se eshte vendbanim i vjeter Ilir duke permendur ketu Kishen e Keqe (Kisha e Shen Pjetrit) e cila ndodhet brenda shpelles. Thuhet se pikturat murale te kishes i perkasin shekullit te 6 apo 7. E permenda kete per te treguar se Kisha e Shen Pjetrit nuk eshte kishe Serbe por Ilire. Disa thone se ish kan nje murg shqiptar i quajtur Shen Pejtri i cili jetoj aty si asket me qellim afrimin me perendin. Ndersa serbet per kete vend thone se quhet Sveti Petar dhe eshte manastir serb mirepo kjo eshte trillim. Serbet nen doktrinen famkeq te Stefan Dushanit dhe shume me von nen drejtimin e kryeministrit serb Nikolla Pashiqi ne vitin 1912 ushtria serbe hyri ne Prizren e cila vazhdoj edhe me tej deri ne Flet,Puke. Ndryshe nga disa kufitar te Pukes, pukjanet dhe ne veçanti fshati Flet me ne krye te hoxhes Osman Hoxhen (dtl.1847-vd.1912) luftuan trimerisht kunder ushtrise serbe. Aq trimeri truguan Fletasit dhe Hoxha Osman Hoxha sebashku me muezinin e tij Bajram Neziri sa u thuren keto vargje:

Kush e nisi luften me serb?
Osman Hoxha past rahmet!
Osman Hoxha e Bajram Neziri.
Qesi djemsh na i ka Fleti!
S’i ka krajli, s’i ka mbreti!
Gjasht taborre kan mbet prej heri!
Gjasht taborre kan mbet prej i dit
Dy mije vete kan dal komit.

Ne vitin 1913 brenda shpelles apo Kishes se keqe ushtria serbe masakroj 90 burra te cilet ishin prej breznis se: Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muçaj, Bobaj etj qe te gjithe fis te Kabashit thote Avdi Ibrahimi (19.9.2009). Sapo hyri ushtria serbe nen drejtimin e Spirrë, ia ndryshoj emrin e fshatit Kabash dhe e quajti “Sveti Petar“. Per masakren e Kabashit rapsodia popullore thuren vargjet:
Po vjen Spirra ne kali t’bardh,
Bashke me Filen, si bajraktar.
Po vjen Spirra tuj u livdu,
Per shiptar sa i ka shkurtu.
Krali s’ka kapeten si mue,
Gradat flake, mi ka çu!
Flak mu gradat qi mkan ardh,
Se i kam pre nentedhet shqiptar.
Po kallxon me goj te vet,
I kam pre Kabashin nentedhjet,
Kah jane shqiptaret te vertet!

Nje pjese e listes se te masakruarve ne vitin 1913 shpella ose Kisha e Keqe , ose manastiri i Shen Markut;

1. Abaz Iljaz Ahmetaj
2. Abdullah Arif Ahmetaj
3.Abdullah Deme Rexhaj
4.Abdullah Rexhaj-Mehmetukaj
5.Abdyl Ram Ahmetaj
6.Adem Halit Dullaj
7.Adem Uke Rexhaj (Imam-Hoxhe)
8.Ali Myrtez Dakaj
9.Ali Mehmet Ahmetaj
10. Ali Dem Kukaj
11.Ali Hajdin Memaj
12.Ali Uke Ukaj
13.Arif Shaban Ahmetaj
14.Arif Uke Ukaj
15.Asllan Rrahman Dullaj
16.Bafti Hajdar Muçaj
17.Bajram Syl Ahmetaj
18.Bajram Abaz Ahmetaj
19.Beqe Zenel Ahmetaj
20.Beqir Adem Rexhaj
21.Besim Bajram Dakaj
22.Brahim Rexhep Ahmetaj – Zekaj
23.Dem Ahmet Ahmetaj
24.Fazli Fetah Ukaj
25.Hajrullah Arif Ahmetaj
26.Hajrush Shaban Memaj
27.Hasan Beqir Ahmetaj
28.Haxhi Jemin Memaj
29.Hazir Adem Dullaj
30.Hazir Rrahmman Dullaj
31.Hyse Adem Dakaj
32.Imer Bajram Dullaj
33.Ismajl Rame Bobaj
34.Isuf Et’hem Ahmetaj
35.Jashar Arif Ukaj
36.Kadri Adem Ahmetaj
37.Liman Myrtez Dakaj
38.Maliq Bajram Balaj
39.Maliq Torbani-Lubizhd
40.Miftar Hajdar Muçaj
41.Mustaf Hajdar Muçaj
42.Qerim Rame Ahmetaj
43.Ram Rexhep Ahmetaj
44.Rame Jemin Ahmetaj
45.Rexh Iljaz Ukaj
46.Rexhe Rrahman Dullaj
47.Rrahman Halil Dullaj
48.Rushit Beq Ahmetaj
49.Sadik Et’hem Ahmetaj
50.Sadri Adem Ahmetaj
51.Sali Adem Dakaj
52.Sejdi Jemin Memaj
53.Selim Rexhep Ahmetaj
54.Skender Mal Dakaj
55.Syl Abaz Ahmetaj
56.Shaban ArifRexhaj
57.Shaban Dem Rexhaj
58.Shaban Rame Ahemtaj
59.Shaban Zenun Memaj
60.Sherif Rrahman Dullaj
61.Tahir Dervish Muçaj
62.Tahir Mal Dakaj
63.Xhem Adem Rexhaj
64.Zeqir Abaz Bobaj
65.Prene Qetaj-fshati Lutogllav
Liste e perpiluar nga Qazim Kabashi me artikull: “Masakra e Kabashit te Prizrenit (mars-prill 1913)” Lista vijon me masakren e bere me date; 01.04.1913 tek ara e Ograj, vijon me masakren tek perroni i Duhit dhe te vrare ne vende te ndryshme.

Lista e te burgosurve ne burgun e Nishit:

1.Ali Hasan Ahmetaj
2.Liman Beqir Ahmetaj
3.Ahmet Sahit Abazi
4.Isuf Uk Ukimeri
5.Hasan Sali Bobaj
6.Beslim Rexhep Ahmetaj – Nura
7.Rustem Adem Gegaj
8.Veli Izlam Ahmetaj
9.Jemin Ram Ahmetaj
10.Ahmet Sahit Ukaj
11.Uke Imer Ukaj
12.Ramadan Haxhi Rexhaj
13.Xhun Rrahman Dullaj
14.Shaqir Abdyl Ahmetaj
15.Miftar Bajram Memaj
16.Ahmet Rrustem Ahmetaj
17.Gjem Rrahman Dullaj
18.Abdyl Ali Kukaj
19.Gjem Mustaf Kabashi
20.Nje Kabashas i Gjonajve.

Kjo tregon per trimerin dhe Atedhe dashurin e burrave te Kabashit ne mbrojtje te Fisit e Kombesise. Ne fshatin Kabash vijon tr ruaj  toponimet shqiptare si dhe te pareve me emra si: Curri i Haxhis, Ara e Hysenit, Fusha e thate, Boka, Guri i keq, Kalaisht, Kodra e madhe, Ahishta, Mrizet, Firaj etj.

 

Xhamia e fshatit Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1940

Mbi origjinen e Kabashasve te Prizrenit (Korishë) kan shkruan disa historian si: Ippen (ish konsull i Austro Hugaris ne Shkoder) qe thote: “Meqense krahina e fisit te Kabashit ne Puke eshte mjaft e ngushte dhe jo shume e pershtatshme… prej kohesh ka ndodhur te kete pasur emigrim te madh, i cili eshte drejtuar kryesisht ne Prizren. Ne afersi te ketij qyeti ka mjaft fshatra me banore nga fisi i Kabashit , dhe ne qytet gjen mjaft pinjolle te ketij fisi.”
Edhe Nopça duke u mbeshtetur ne nje raportim te ish konsullit Rus ne Prizren Ivan Stepanoviç Jastrebov (1839-1894) i cili ka shkruar: “Stergjysherit e Kabashasve kishin ardhur nga Janina 400 vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grup i quajtur Qelza, afer vendndodhjes se tanishme me te njejtin emer. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelzes , nese mund te konsiderohet si fis i veçant, ishte nje familje autoktone e quajtur Pervoci qe jetonte afer kishes se famullise se Qelzes (kisha e Shen Palit)...” Sipas Nopçes thuhet se: “Ne vitin 1736 disa banore te Kabashit te Pukes u shperngulen ne Prizren.”
Studiuesit Nikolle Gazulli shkruan: “Ne Mollas te Elbasanit gjendet nje lagje Kabash, por nje tjeter lagje (mahall) kemi edhe ne Krume te Hasit qe mund te jete prej Kabashit te Pukes , sikurse ata afer Prizrenit.”
Prof. Dr. Mehmet Halimi rreth vitit 1980 duke hulumtuar mbi te folmen e Kabashit te Prizrenit shkruan: “Sipas tradites gojore, qe percillet brez pas brezi, thuhet se Kabashi i Prizrenit dikur mbante lidhje me Kabashin e Pukes.”
Abdullah Sulejman Kabashi (1880) thoshte; “Ne , te Kabashit te Prizrenit, te Zenelit jami te Hadrit” cituar prej Qazim Liman Kabashit (diplomuar ne Prishtine per histori 1971) me date 14 tetor 2055 ne fshatin Korishë,Prizren” Dihet se Hardi, pra Hader Leka eshte nje nga kater vellezerit e Kabashit te Pukes, Shqiperi.
Me date 2 nentor te vitit 1995 Hasan Hysen Kabashi viziton Puken kjo per shkak te lidhjeve me Kabashin e Pukes i cili ne ate kohe eshte shprehur: “Te rinjte as nuk duan t’ia dine. E quajne Kabashi i Vendit.” Me kete ai deshironte te tregonte : “Kabashi i Vendit eshte i dalur prej Kabashit te Pukes“. Kjo eshte e rendesishme te thuhet pasi disa ngaterrohen me pohimin e Nikolle Gazullit i cili thote se: Gazulloret jane prej Nishit duke e lidhur me Lush Leken, nese do ishte keshtu atehere thote prof. Xhemal Meçi thot se: “Lush Leka eshte i ardhur prej rrethinave te Nishit ku u shperngulen si pasoj e trysnis serbe. Gjate terheqjes neper Kosoven juglindore, disa kan mundur te vendosen neper luginat e maleve rreth Prizrenit, disa te tjere jane vendosur neper “Udhe Puka” drejt Kabashit.”

Nder burrat e njohur te Kabashit te Prizrenit eshte Haxhi Rruste Kabashi. Ai vazhdimisht dha kontribut nepermjet veprimtarive te tij Atdhetare aq sa ai eshte burgosur 3 here ndersa 1 here per nje vrasje ne Prizren e ndodhur per shkak te nje konflikit me Agen e Nishit ne mexhlisin e Prizrenit. Pas mbledhjes anetaret e mexhlisit i paskan than ages se Nishit; Do ia shofesh sherrin Haxhi Rrustes, por aga i Nishit pa u menduar mir paska thene: Jo, ate e terheq zvarr rrugve te Prizrenit. Keto fjale i shkojn Haxhi Rruste Kabashit i cili i shoqeruar me disa burra te shpis zbret ne Prizren, dhe pasi e kerkon Agen e Nishit e gjen dhe e vret. Per kete eshte kenga; “Po perzihet Prizreni“.

Na u perzi- e Prizreni – o
Na u kan rrok-o zotnit ner veti
Na u perzi-e Prezreni-o
Na u kan rrok-o zotnit ner veti:
Shaqir Aga e Rrust Rexhepi.

Rrust Rexhepi naj hipi atit,
Gjane e gat pi shkon sakakit,
Dy alltija pi dukatit,
Gjen e gat pi shkon sakakit
shkon sakakit-o , shkon qarshis
gjithe tuj ble barut alltise:

Gjith tuj ble me çat Ukshin
A s’ma pat kun Shaqir Age Nishin?
A s’ma pat kun Shaqir Agen?
Te xhamia tuj fal xhenazen.

Fal xhenazen te xhamija,
Liman Ages na i kish dek e bija,
Ba hjeksi ç’aj muxhija
Ka gjasht here kerset alltija,
Krisi pushka n’Bazhdarhane.

-Aman Rruste, pash jeten tane!
Shume xhenaze sot naj bane.
Po shkon gjaki, po shkon beteri,
Po i nimojka Uk Imeri
Uk Imeri po i nimon,
Rruste Kabashi po lifton,
Po lifton e hajmedet!

-Kam nis luftem me baben mbret.
I shkoi haberi shulltan Muratit
Sulltan Murati, Sulltan Hamitit;
Ta kam pre nj tygjar pi Nishit
Sall qi m’dajti prej mexhlisit.
Hafiz Pasha i burr plak,
Qiti topat ne Mushlak
Krejt Kabashin e kalli flak.

Kalli flak, ni flak te verdhe,
Kulla Rrustes-o me qemer:
Me qemer-o rreth me xhama
Po thote Rrusta; Vet e bana.
Vet e bana, s’po kam dert
Po baj lufte me çat dovlet.

Dymbedhjet topa ja kan leshue,
Kumin t’shkretes s’un ja kan rrxue
Hafiz Pasha po bertet:
Po bertet e shka ka than:
Shume argat me i tubue,
Me kazma muret me ja rrenue!
Sepse topat s’po mujn me i rrxue.
Kush po ngjithet bjeshkes perpjet?
Rruste Kabashi me treqin vet,
Ka peshtjell kryet me faculet
Faculeta topa-topa
Shaqir Agen jau mloj toka,
E kan motra, e kan bija,
Te dy gujt ja keputi alltia,
Qeksaj lufte kush na i prini?
Rruste Kabashi e mulla Brahimi.

Shefqet Hoxha marr nga libiri i Xh.Kabashit Çapitje ne proze” (1951-2003)fq.150-151.

Na u perzie tan Prizreni,
na jan çart zotnit ner veti;
Shaqir Aga e Rrus Rexhepi
Rust Rexhepi i hypi atit,
kish alltin prej dukatit,
gjithe tuj bje barut alltis,
bjeu barut te Ukshini
-Piqem , Zot, agt prej Nishi!
Krisi pushka n’at pazarhane.
-Aman, Rruste , pash jeten tande!
Shume xhenaze sot na i bane.
Hafiz Pasha, nje burre plak
po qet topat n’at fushe lak
kalli Kabashin tym e flak,
tym e flak, flak e verdhe,
kulla e Rrustes me qemerr,
me qemerr e rreth me xhama.
Po thote Rrusta: Vetes ia bana
vete e bane, spo kam dert,
kam nis luften per vend tem
-Kesaj lute kush na i prini?
-Rruste Kabashi e Mulla Brahimi 

Version i shkruar nga prof.Xhemal Meçi “Kabashi, Puka qe ne lashtesi-2” viti 2008, fq.448

Pas kesaj Haxhi Rrusta shpallen ne kerkim. Nder shume raste nje here ai si u shpeton plumbave vendos te kthehet ne Puke tek kusherit e tij. Kur hyri ne fshatin Kryezi,Puke u prit nga shtepia e hoxhes Mustaf Age Kryeziu. Pas disa ditesh qendim ne Kryezi ai niset drejt fshatit Kabash, te Pukes dhe kusherinjeve ne Laçaj,Puke.

Haxhi Rrustë Kabashi me Sulejman Vokshin

Ne vitin 1902 ushtaret Osman arriten ta kapin ne Prizren dhe ta dergojne ne burg te Burses te Turqis. Familja u zemeru shume per internimin e Rrustes. Djali i madh i Haxhi Rrustes , Ademi sebashku burrat e famijes si dhe me mbeshtetjen e Lumjaneve arriten te grumbullojn 800 burra duke rrethu institucionet kryesore te ushtrise Osmane ne Prizren. I than: Ose na lironi Rrusten ose ne do veprojme. Ne kete kohe me qellim uljen e revoltes Sulltani duke e ditur deshiren e Rrustes per kryerjen e Haxhit dergon Rrusten ne haxh. Perfaqesuesit Osman ne Prizren i than djalit te Rrustes, Admiet; Rrusta eshte nis per haxh dhe se eshte i lir.
Kur Rrusta u kthy ne familje filloj te degjoj do fjale se: Rrusta shkoj prej zori ne haxh. Kur Rrusta degjoj keto fjale vendosi te shkoj me paret e veta per here te dyte ne haxh. Per kete veprim kur u kthye nga haxhi, te gjithe e thirrnin Haxhi Rrusta si dhe Rrustë Kabashi.
Ndaj eshte mir qe çeshtjen fetare te mos perdoret per perçarje, pasi besimi eshte e drejte universale e çdo individi dhe besimi islam nuk te pendon te duash Atedhue perkundrazi. Po ashtu besimi eshte garantuar nga te gjitha instancat dhe legjislacionet nderkombetare. Shembull tipik qe besimi nuk pengon ta duash Atedhuen eshte Haxhi Rruste Kabashi i cili ishte kunder osmaneve, por nga ana tjeter ishte besimtar praktikat i fese islame. Aq besimtar ishte saqe ai me paret e tij ndertoj; xhamin ne Korishe, mejtepin si dhe kreu haxhin. Teksa i bente keto Haxhi Rrusta jepte kontribut per krijimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per keto veprimtari ai dhe shume te tjere me date 18 gusht 1910 ne qender te Prizrenit u ekzekutua. Sot ne fshatin Korish te Prizrenit eshte i ngritur nje monument ne perkujtim dhe respekt te deshmoreve te ren me date 18 gusht 1910, dhe ato te vitit 1913.

Nga vizita qe kam bere tek shtepia e Ferit Kabashit, viti 2022
Pergatiti
Gezim KOPANI

Mjeshtri i Artë, Pjerin Sheldia, që kudo në Shkodër i la kujtimet më të mira dhe shpirtin e vet krijues

0
Kolec P. Traboini, Shkodër
___
MJESHTRI I ARTË PJERIN SHELDIA
Kudo në Shkodër i la kujtimet më të mira dhe shpirtin e vet krijues prej artisti të madh.
Edhe mua më la këtë imazh në telajo, rrugicen e fëminisë sime.
Pushofsh në Paqe në Rrmaj mjeshter duarartë, por Shkodra ty nuk të ka humbur sepse veprat e tua Shkoder Locja i mban në gjinin e vet!
Kolec P. Traboini
31 gusht 2022

Ata që e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ose janë të paditur ose kundër interesave shtetërore të vendit

0

Halim Hyseni, ekspert i arsimit, Prishtinë

___ 

TË GJITHË ATA TË CILËT E MBËSHTESIN  BASHKËSINË E KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE  NË KOSOSOVË OSE JANË INJORANTË TOTAL  OSE  ANTIKOSOVARË 

Nuk  është me rëndësi a janë vendor apo ndërkombëtar,  a  shtiren si miq të  Kosovës apo  jo, të gjithë pa përjashtim, ata të cilët e  mbështesin  këtë casus beli  të formimit  të    Serbisë të  Madhe  dhe  Homogjene, apo të Botës  Serbe e përcaktuar me projektin  RASTKO të  Vuk Karaxhiqit, që në vitin 1836, janë  ja janë  injorantë, sepse  nuk   dinë asgjë për gënjeshtrat  serbe  dhe  ruse, të mos them budalla, ja janë serbo dhe  rusofilë.  E treta nuk  ekziston. Do tu referohem fakteve.  

Ne  Memorandumin e  Akademisë Serbe  të vitit 1986, me të cilën  filloi  gjakosja e tmerrshme  e dekadës të fundit të shekullit XX, me të cilën ishin paraparë të vriten  86 mijë jo serbe (shqiptarë, kroate, boshnjake –  myslimanë). Në këto luftëra të iniciuara  nga  Serbia të bazuara  në kultin e gjakut,  u vranë, masakruan dhe përdhunuan 56.714 civilë te pafajshëm (fëmijë, pleq, plaka, civilë të pafajshëm dhe  ushtarë  çlirimtarë  në  Kroaci, Bosnje  dhe  Kosovë.  Në këto  tri  vende  janë vrarë dhe  masakruar 49.474  civilë jo serbë si dhe  47.428 çlirimtarë ( boshnjakë– myslimanë, kroate dhe   shqiptarë). Në tri luftërat e  nisura  të Serbisë, për krijimin e  Serbisë së Madhe  dhe  Homogjene   janë vrarë 34.478 serbë nga të cilët  7.241 civilë serbë dhe 27.237 militarë dhe paramilitarë. Për  krijimin   e Serbisë së Madhe  dhe  Homogjene janë  vrarë  131.379  qytetare  të  ish-Jugosllavisë ( nga  ta  56.714 civilë dhe  74.665 ushtarë, policë dhe  paramilitare). Nga këto shifra  bëhet e qartë  se nuk janë vrarë  86 mijë jo serbe si ishte  parapara  me  Memorandumin  gjenocidal serb, por  96.901 individë  (rreth 11 mijë më shumë, se sa ishin paraparë me  skenarin  gjenocidal të  Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve). Një ndër nxitësit   kryesor të luftërave të dekadës së fundit  në ish- Jugosllavi ishte  Aleksandër Vuçiq, i cili me   aftësinë tije  satanike,  të mashtrimit dhe të gënjeshtrave  të panumërta,  po e loz në mënyrë fantastike  argatin  e djallit, duke  manipuluar me  serbët e  Kosovës  dhe  diplomacinë perëndimore. Nuk dua të flas  me  shumë, por për injorantët vetëm   do të citoj një pjesë nga   Memorandumi i vitit 1986, me të cilin  filloi tmerri  mbi  qytetarët jo serbe në Bosnjë dhe  Hercegovinë,  Kroaci dhe  Kosovë. Në këtë   dokument gjenocidal  shkruan“Serbia e Madhe është tepër e vogël dhe e ngushtë dhe  ata  (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe  e më të madh  apo bashkësie më të madhe territoriale (jo vetëm për shkak të  zgjerimit territorial të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë ( OPEN BALLKAN  – OPEN SERBIA E MADHE -H.H.)  në Ballkan”.

Në  Memorandumin e  theksuar  rendësi do t’i jepet  të ashtuquajturës “LIDHJES VERTIKALE SERBE” (jo vetëm lidhjes horizontale – bashkimit të komunave  me   shumicë  serbe- H.H. ). Sipas kësaj  lidhjeje, në Jugosllavi serbëve  duhet t’u bëhet e   qartë   se cila është qendra e tyre (Republika e Serbisë) dhe çfarë është periferia (krahinat   serbe apo territoret brenda  Serbisë”) . Injorantëve vendorë dhe ndërkombëtarë, këtë po u thotë shumë qartë Aleksendër Vuçiqi,   në biseda  dhe  në thirrjen e serbëve për rebelim në  Kosovë, sikurse në vitet e 90 në Bosnje, Kroaci  dhe  Kosovë, mu ashtu  siç   që po bën Vlladimir Putini, në  Ukrainë

Aleksandri   nuk po angazhohet për paqe, por  për një  casus beli të  ri të Serbisë,   e cila  si në  korrik të vitit 1914, e kalli   botën me   Luftën e Parë Botërore, serish  do ta kallë Evropën  me  Borelin, Lajçakun si  përkëdhelës i tyre. Shpresoj  të mos jetë bashkëmendimtarë i tyre  z. Escobar. 

Serbia   me   skenarë   të luftës  e ka  fituar  Republikën  Serbe, e cila udhëhiqet si edhe   udhëhiqen katër komunat serbe   në   veri të Kosovës, nga  Beogradi. Kosova të vetmin mundësi qe e ka   për te  qenë shtet funksional, demokratik  dhe përparimtar është  që me  Serbinë,  në çdo fushë të zbatoj reciprocitetin, sepse projekti për  bisedime në Bruksel, është projektuar,  jo për të    rregulluar raportet Kosovë –  Serbi, por për ta kthyer  Serbinë edhe një herë në Kosovë. Këtë e kanë thënë hapur: “Po shkojmë në Bruksel, jo për të marrëveshje  për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi,  por për  ta aneksuar  për herë të katër Kosovën” 

Zoti i vraftë të gjithë ata  shqiptarë që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje sepse Serbia vetëm me këtë kusht  e  robëron  serish Kosovën, duke   shndërruar   Kosovën përsëri në koloni  serbe. Nuk e di pse  edhe tani  harrohen   vëllezërit  Bytyqi , qytetarë amerikan; harrohet  Ukshin Hoti; harrohen  Pokleku, Reçaku,  Krusha e Madhe  dhe e Vogël, Makoci, 1379 fëmijë të vrarë shqiptarë, 20.400  femra  shqiptare të dhunuara seksualisht; pse  harrohen 1001 fshatra të garantuar  Restoranti Panda;  Branimir Gjokiqi, i cili u vrarë   nga  polici serbe, pse kundërshtonte  masakrimin e shqiptarëve. Pse  nuk  kërkohet  një hetim  i pavarur ndërkombëtare për vrasjen e fëmijëve  serbe në Gorazhdec,  vrasje e serbëve ne  Gracka,  Rastin  Prishtinë – që sipas të gjitha gjasave   ishin raste  si edhe  vrasjet  në   restoranti “Panda”në Pejë. Zotërinj  Escobar,  Boreli  dhe  Lajçak    nuk sigurohet  paqja me kriminel dhe  duke  mbështetur aktet kriminale. Perëndimi taktizoi me   Putinin, por  e pësoi bota. Me  shtyrjen  me tre muaj  të targave  dhe të vendkalimeve  kufitare, ju  jeni duke inkurajuar  Serbinë terroriste  dhe  duke  ia rritur namin  autokratit dhe kriminelit  Aleksandër  Vuçiq. Pse zotërinj  Escobar dhe  Lajçak nuk e vizitojnë  Poklekun, kur është vetëm 30 minuta  larg  Prishtinës. Zotërinj, besoni  në Zot,  se me marrëveshje me  demonë nuk  evitohet, por thirret apokalipsi.