Kreu Blog Faqe 1245

Revista “Life” nderon dhe kujton Nënë Terezën në 25-vjetorin e shkuarjes në Amshim

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

“Me gjak, unë jam shqiptare…”

Për disa ditë bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kujtohet jeta dhe veprimtaria e Nënë Terezës në 25-vjetorin e shkuarjes së saj në amshim (5 shtator, 1997). Edhe këtu në Amerikë po organizohen përkujtime dhe simpoziume të ndryshëm në kujtim të këtij përvjetori, si për shembull simpoziumi që do të mbahet në Universitetin Katolik në Washington DC dhe shumë të tjera, si ky, anë e mbanë Amerikës.

Edhe media amerikane në përgjithësi duket se nuk do e qesë në harresë këtë përvjetor dhe kujtimin e Nënë Terezës, kësaj bije krenare të Kombit Shqiptar. Më ra në sy sot në mëngjes një botim i posaçëm i revistës së njohur amerikane, historike dhe me vlerë, “LIFE”, që ka vazhduar të botohet – me formate të ndryshme – që nga viti 1883 e deri në ditët e sotme. Kjo revistë prestigjoze amerikane e njohur, botërisht, i kushton ekskluzivisht një numër të posaçëm jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës – në 25-vjetorin e ndarjes së saj nga kjo jetë.

Siç dihet, Nënë Tereza ka jetuar dhe vepruar në periudhën e medias së shkruar, vizive dhe në prag të revolucionit teknologjik të informacionit. Për të janë shkruar dhe botuar mijëra artikuj e libra. Janë prodhuar filma dhe programe televizive të panumërt, dedikuar jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës në Shtetet e Bashkuara dhe anë e mbanë botës. Nënë Tereza ishte ndër 5-6 veta në botë që kishin marrë titullin qytetar nderi i Amerikës. E dashur nga media amerikane, megjithëse nganjëherë nuk mungonin as kritikat ndaj saj për shumicën e amerikanëve, përfshirë median si dhe përfaqësuesit më me influencë dhe të fuqishmit më të lartë të politikës amerikane, Nëna Terezë pasqyronte dhe shpërndante dashurinë dhe dinjitetin për çdo krijesë njerëzore, pa dallim, përfshirë edhe të varfërit e më të varfërve të botës.

“E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur ende. Kemi vetëm të sotmen, Prandaj, le të fillojmë”… (NënëTereza)

1914 / “Ja si rimëkëmbet Shqipëria!” – Deklaratat e Turhan Pashës për “La Tribuna”

Turhan Pashë Permeti (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Shtator 2022

“Stamboul” ka botuar, të shtunën e 21 marsit 1914, në faqen n°2, intervistën ekskluzive të Turhan Pashës dhënë asokohe korrespodentit special të “La Tribuna” në Durrës në lidhje me rimëkëmbjen e Shqipërisë, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Deklaratat e Turhan Pashës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 20 mars.

La Tribuna publikon një intervistë që korrespondenti i saj special në Shqipëri ka pasur në Durrës me Turhan Pashën.

Kryeministri shqiptar deklaroi se ka synimin e vendosur të zbatojë një program të rimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë duke filluar me zgjidhjen e problemeve kryesore, pra hapjen e porteve dhe ndërtimin e rrugëve, sepse në mungesë të mjeteve të komunikimit, Shqipërisë i mungon jeta aktive. Duhet t’i tregojmë botës, shtoi shtetari i shquar, se Shqipëria është e aftë të punojë për rimëkëmbjen e saj dhe zhvillimin e brendshëm.

Prandaj do të na duhet të rrisim (përmirësojmë) kushtet e bujqësisë, të aktivizojmë prodhimet, të transformojmë kënetat.

Duke folur për politikën e jashtme, Turhan Pasha pohoi se Shqipëria duhet të bëhet një element paqeje dhe moderimi në Ballkan.

Ai përfundoi duke uruar që i gjithë kombi shqiptar të mblidhet rreth ministrisë kombëtare, në mënyrë që ta mbështetesë në detyrën e mundimshme që ka marrë dhe të meritojë kështu simpatinë e Evropës. – (Ag. It.)

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/1914-ja-si-rimekembet-shqiperia-deklaratat-e-turhan-pashes-per-la-tribuna/.

Demokracia e kthyer në pornokraci!

0

 Florim Zeqa 

Ngjarja e tmerrshme e përdhunimit të 11 vjeçares është vazhdimësi e një vargu të gjatë të përdhunimeve dhe vrasjeve misterioze të vajzave, motrave dhe nënave shqiptare në Kosovë. Dhuna në familje, kërcënimi seksual në vendet e punës dhe vendet publike është bërë dukuri shqetësuese në shtetin tonë të ri.

Abuzimi me lirinë e tjetrit, anarki dhe amoralitet shoqërorë

Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, përkatësisht anarkia ligjore në njërën anë dhe anarkia

morale në anën tjetër kanë ndikuar në shkatërrimin e familjes dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Deri tek kjo ka ardhur si rezultat i lirisë së shfrenuar në shtetin me anarki ligjore. Liria personale ka kuptim derisa të funksionoj ligji dhe drejtësia, në të kundërtën kur drejtësia kthehet në anarki atëherë fillon abuzimi me lirinë e tjetrit!

Shoqëria shqiptare nga liria e shfrenuar pa funksionim të ligjit është kthyer në anarki, ku secili mendjen e ka tek kënaqja e egove dhe epsheve personale për pasurim të shpejtë dhe të paligjshëm, duke filluar nga përdorimi i narkotikëve, trafikimi i qenjeve njerëzore dhe prostitucioni si akti më i turpshëm i një shoqërie njerëzore.

Kontrabanda e qenjeve njerëzore, përkatësisht abuzimi seksual me të mitura, duke i eksportuar Ato nga njëri vend tek tjetri, brenda dhe jashtë vendit është shndërruar në dukurinë më të shëmtuar të shoqërisë kosovare (shqiptare) në këto vitet e paspavarësisë së Kosovës.

Anarkia sociale dhe morale e shoqërisë sonë i ka rrënjët tek niveli i ulët arsimor, tek mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë të cilat drejtëpërdrejtë kanë ndikuar në rritjen e dhunës në familje, shtimin e numrit të përdhunimeve dhe vrasjeve në mënyrë misterioze të vajzave të reja dhe grave, duke e shtuar kështu anarkinë sociale dhe morale të shoqërisë sonë, e cila asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar nga amoraliteti, ku njerëzit gjithnjë e më shumë po u gjasojnë egërsirave të uritura në xhungël sesa një shoqërie të civilizuar dhe demokratike!

Të miturat e gjinisë femrore të pambrojtura nga shteti dhe shoqëria

Rasti makabër i përdhunimit të miturës 11 vjeçare, është tregues se në Kosovë nuk kemi mbrojtje nga shteti dhe as edukim të shëndoshë të shoqërisë njerëzore.

Ngase mbrojtja e vajzave të mitura dhe grave nuk është detyrë vetëm e policisë, por e shoqërisë në përgjithësi. Ajo është detyrë dhe obligim i secilit prej nesh, në veçanti e mediumeve televizive.

Por në radhë të parë, duhet të jenë institucionet përkatëse të shtetit, si policia, prokuroria dhe gjykatat, pa anashkaluar ministritë, deputetët, komunat, institucionet shkollore dhe ato të edukimit parashkollor.

Rasti makabër i përdhunimit të së miturës 11 vjeçare nuk është i pari dhe as që do të jetë i fundit. E themë këtë për faktin, se ngacmimet seksuale dhe përdhunimet paraprake kanë ndodhur nëpër shkolla dhe institucione tjera shtetërore, madje edhe nga mbrojtësit e rendit dhe ligjit (mësuesit dhe policët)!

Kur përdhunuesit dhe vrasësit lihen të lirë, viktimat ngarendin njëra pas tjetrës

Pas çdo rasti të përdhunimit nuk dënohet askush, rastet mbyllen me konkluzionet e gjykatave kinse “në mungesë të provave”, për të mos u zbardhur asnjëherë e vërteta e përdhunimit dhe vrasjes së vajzave të reja dhe grave shqiptare edhe përkundër provave të prokurorisë dhe fakteve të dëshmitarëve!

Kësisoji përdhunuesit dhe vrasësit lihen të lirë, viktimat ngarendin njëra pas tjetrës!

Pra, këtu kemi të bëjmë më dështim të sistemit të drejtësisë, të dështimit të sistemit edukativo-arsimor dhe me dështim të rendit demokratik në përgjithësi!

Anarkia ligjore e ka kthyer demokracinë në pornografi, dështimi i sistemit qeverisës e ka kthyer shtetin në pornoshtet dhe mbrojtës të krimit dhe kriminelëve që rrezikojnë nderin dhe dinjitetin familjarë të secilit qytetar të vendit tonë.

Kur shtetit i mungon forca ligjore në ndëshkimin e përdhunuesve dhe kriminelëve ordinerë, popullatës nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveq kthimit të zakoneve dhe ligjeve kanunore për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit familjar.

Pse më nuk kanë kuptim justifikimet e Qeverisë Kurti?

0
Autor : Lirim Gashi
___
(në shqip, kroatisht, gjermanisht dhe anglisht)
Dorëzohem, se shoh që nuk ka kuptim të kritikosh Albin Kurtin kur i dhemb ithtarëve të tij më shumë se atij vetë.
Sepse ai “është i përmalluar për një opozitë të denjë” siç ka deklaruar para ca ditësh.
Kam përshtypjen që jeni thellësisht te bindur se Albini është i pambrojtur dhe i ndjeshëm si lulja Mimoza, sepse keni harruar shpejt se ai ,,me mençuri, butësi, maturi dhe paqe” e ka nisur karrierën e tij politike.
Epo, një njeri si Albini që di t’u japë shuplaka aq të forta jo vetëm konkurrentëve politikë por edhe miqve të tij të dikurshëm më besnikë, që j’u gjendën pranë në ditët e tij më të vështira, duhet të mësojë të marrë dhe të përballojë goditje të rënda, apo jo?
E them pa modesti të rremë dhe të pakuptimtë :
Unë jam i vetmi kritik sot në të gjithë hapësirën shqipfolëse që ka potencialin të thellohet në thelbin e të gjitha problemeve në të gjitha gjuhët dhe gjinitë e mundshme, apo në të gjitha lëndët shkencore, shoqërore dhe letrare shkollore.
Sepse kam një talent të lindur për të qenë aq i mirë sa dua dhe aq i keq sa meritojnë njerëzit e këqij.
Përveç kësaj, edhe në ditët e mia më të këqija, unë jam më i aftë në të shkruar dhe menduar se ai në ditët e tij më të mira në të folur.
Por nuk është qëllimi i kritikave të mia t’ia dëshmoj Albinit talentin tim, sepse ai nuk është budalla të mos e dijë se sa vlejnë shkrimet dhe kritikat e mia.
Qëllimi i kritikave të mia është që t’i shkoj atij dhe juve aq shumë në nerva, saqë ta kuptoni si ju ashtu edhe ai, se duhet të jetë i mirë aq sa di dhe mundet.
Dhe ai mundet dhe di shumë më tepër sesa tregon për momentin, sepse është i rrethuar nga njerëz që malin e problemeve me të cilat duhet të përballet e trajtojnë si Zoti dikur kodrat e Vojvodinës që i shndërroi në rrafshinë.
Këta njerëz tmerrësisht servilë dhe të pacipë, ia japin atij përshtypjen se është një Perandor i pakrahasueshëm, i pazëvendësueshëm, i paprekshëm dhe i paarritshëm.
Megjithatë, ai nuk është aty për të shkëlqyer me fjalime të bukura, por për të pastruar pisllëkun që ia lanë pas kundërshtarët politikë dhe për të mos i ndotur duart duke përdorur të njëjtat metoda të pengimit dhe sabotimit të detyrave që e presin, për shkak të mungesës së aftësisë për t’i zgjidhur ato.
Sepse shpejt kalojnë katër vjet dhe pastaj kutia e votimit nuk i njeh justifikimet e llojit:
“Hashimi nga Haga nuk më la të nxjerr sa duhet qymyr me lopatë dhe ekskavator ne verë, që të mos ngrijnë votuesit e mi si pidhat dimrit”.
Nga ana tjetër, nuk dua të vi në një situatë të më shkojmë dëm mijëra orët falas që i shpenzova duke i shkruar atij lavde, vetëm pse emrin e tij e lidha me ndryshime reale, të nevojshme dhe të pashmangshme.
Dhe pse e bëra këtë ?
Sepse isha më se i bindur se ai e meritonte një shans.
A u pendova që e ndihmova të vinte në pushtet?
Aspak dhe asnjëherë.
Pra, cili është qëllimi i kritikave të mia ?
A) Thjesht për ta bërë atë më të mirë se sa është për momentin dhe për t’ia dëshmuar vetës dhe juve, se kisha të drejtë kur e vërshoja me lëvdata.
B) Sepse e di që nëse edhe ai na zhgënjen, atëherë populli më nuk do t’i besojë askujt për pesëdhjetë vitet e ardhshme, dhe
C) Sepse jemi në një udhëkryq historik aq të ndjeshëm dhe të rrezikshëm, saqë nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të humbasim gjithçka.
Megjithatë, më shumë se çdo gjë më brengos edukimi i fansave të tij që sillen si një tufë delesh jokritike, që i besojnë verbërisht bariut të tyre dhe në vend që të analizojnë rezultatet konkrete dhe faktike të politikave të tij, ata sulmojnë si tufë qensh të çmendur këdo që guxon ta kritikoj nën moton:
Rroftë mbreti ynë i paprekshëm, i pakrahasueshëm, i pazëvendësueshëm dhe i paarritshëm, pavarësisht se çfarë dhe si bën”.
Dhe pikërisht këtu logjika, letërsia, arti dhe shkenca ime pushojnë së besuari në një të ardhme më të mirë, sepse e vërejnë se janë të rrethuara nga njerëz të hipnotizuar, të çmendur, të verbër dhe të shurdhër në tru e zemër dhe jo vetëm në sy e veshë.
Kur Qeveria gjermane që ka aq shumë suksese duron kritika të llojllojshme dhe i merr ato shumë seriozisht, pse duhet Qeveria Kurti të jetë ndryshe?
Është më e zgjuar, më e suksesshme, më e vlefshme, më patriote, më e shkathët, më demokratike dhe më dinjitozë se ajo gjermane ?
***
ZAŠTO KUKAVIČKI IZGOVORI KURTIJEVE VLADE VIŠE NEMAJU SMISLA ?
Odustajem jer vidim da nema smisla kritizirati Albina Kurtija ako to više boli njegovim sljedbenicima nego njemu samom.
Zato što on makar “čezne za pristojnom oporbom”, kako je objasnio prije nekoliko dana.
Stječem dojam da ste duboko uvjereni da je Albin ranjiv i osjetljiv poput cvijeta mimoze, jer ste brzo zaboravili da je on svoju političku karijeru započeo “mudro, blago, razborito i mirno”.
Pa, čovjek poput Albina, koji zna toliko šamarati ne samo političke konkurente, već i nekadašnje najvjernije prijatelje, koji su bili uz njega u njegovim najtežim danima, trebao bi naučiti prihvaćati i podnositi teške udarce, zar ne?
Kažem bez lažne i besmislene skromnosti:
Danas sam ja jedini kritičar na cijelom albanskom govornom području koji ima potencijala proniknuti u bit svih problema na svim mogućim jezicima i žanrovima, te u svim znanstvenim, društvenim i književnim školskim predmetima.
Zato što imam urođeni talent da budem dobar koliko želim i loš koliko loši ljudi zaslužuju.
Također, čak i u svojim najgorim danima, ja sam bolji u pisanju i razmišljanju nego on u pričanju u svojim najboljim danima.
Ali nije svrha moje kritike da Albinu dokažem svoj talent, jer on nije glup da ne vidi vrijednost mojih tekstova i kritika.
Svrha moje kritike je da njemu i vama idem na živce toliko da i vi i on shvatite da on mora biti dobar koliko zna i umije.
A on umije i zna mnogo više nego što u ovom trenutku pokazuje, jer je okružen ljudima koji se prema brdu problema s kojima se suočava ponašaju kao nekad Bog prema vojvođanskim brdima koja je pretvorio u ravnicu.
Ti strahovito podanički i drski ljudi daju mu dojam da je neusporediv, nezamjenjiv, nedodirljiv i nepristupačan car.
No, on nije tu da se razmeće lijepim govorima, već da počisti prljavštinu koju su za sobom ostavili njegovi politički protivnici, a ne da prlja ruke istim metodama opstrukcije i sabotaže postojećih zadataka, zbog nesposobnosti da riješi.
Jer četiri godine brzo prođu i onda glasačka kutija neće imati razumijevanja za izgovore tipa :
“Hashim iz Haaga nije mi dao da ljeti iskopam dovoljno ugljena lopatom i bagerom da se moji birači ne smrzavaju kao pičke zimi”.
S druge strane, ne želim doći u situaciju da tisuće slobodnih sati koje sam proveo pišući njemu hvalospjeve budu potrošene bez smisla samo zato što sam njegovo ime povezivao sa stvarnom, nužnom i neizbježnom promjenom.
A zašto sam to učinio?
Jer sam bio više nego uvjeren da zaslužuje priliku.
Žalim li što sam mu pomogao da dođe na vlast?
Nipošto i nikada.
Dakle, koja je svrha moje kritike?
A) Samo da ga učinim boljim nego što trenutno jest i da dokažem sebi i vama da sam bio u pravu što sam ga obasuo pohvalama.
B) Zato što znam da ako i on nas razočara, onda ljudi neće vjerovati nikome sljedećih pedeset godina, i
C) Zato što smo na povijesnom raskrižju toliko osjetljivom i opasnom da možemo izgubiti sve ako ne budemo oprezni.
Iznad svega me brine odgoj njegovih obožavatelja koji se ponašaju kao čopor nekritičkih ovaca, koji slijepo vjeruju svom pastiru i umjesto da analiziraju konkretne i činjenične rezultate njegove politike, oni poput čopora bijesnih pasa napadaju svakoga tko usuđuje ga se kritizirati pod motom:
Živio naš nedodirljivi, neusporedivi, nezamjenjivi i nedostižni Kralj, ma što i kako radio.”
I tu moja logika, književnost, umjetnost i znanost prestaju vjerovati u bolju budućnost jer shvaćaju da su okruženi ljudima koji su hipnotizirani, ludi, slijepi i gluhi u mozak i srce a ne samo u oči i uši.
Ako Njemačka vlada, koja je tako uspješna, tolerira kritike svih vrsta i shvaća ih vrlo ozbiljno, zašto bi bilo drugačije s Kurtijevom vladom?
Je li pametnija, uspješnija, vrjednija, domoljubnija, snalažljivija, demokratskija i dostojanstvenija od njemačke?
***
WARUM MACHEN DIE KUCKUCKSAUSREDEN DER KURTI-REGIERUNG KEINEN SINN MEHR ?
Ich gebe auf, weil ich sehe, dass es keinen Sinn macht, Albin Kurti zu kritisieren, wenn es seinen Followern mehr wehtut als ihm selbst.
Denn er „sehnt sich nach einer anständigen Opposition“, wie er vor wenigen Tagen erklärte.
Ich habe den Eindruck, dass Sie zutiefst davon überzeugt sind, dass Albin verletzlich und sensibel ist wie die Blume Mimose, weil Sie schnell vergessen haben, dass er ,,mit Weisheit, Sanftheit, Klugheit und Frieden” seine politische Karriere begonnen hat.
Nun, ein Mann wie Albin, der es versteht, nicht nur politischen Konkurrenten, sondern auch seinen ehemals treuesten Freunden, die ihm in seinen schwierigsten Tagen beigestanden haben, so harte Ohrfeigen zu geben, sollte lernen, schwere Schläge zu akzeptieren und einzustecken, oder?
Ich sage es ohne falschen und bedeutungslosen Bescheidenheit :
Ich bin heute der einzige Kritiker im gesamten albanischsprachigen Raum, der das Potential hat, in allen möglichen Sprachen und Genres, bzw. in allen naturwissenschaftlichen, sozialen und literarischen Schulfächern in die Essenz aller Probleme einzudringen.
Weil ich ein angeborenes Talent habe, so gut zu sein, wie ich will, und so schlecht, wie schlechte Menschen es verdienen.
Außerdem bin ich selbst an meinen schlimmsten Tagen besser im Schreiben und Denken als er an seinen besten Tagen im Sprechen.
Aber es ist nicht der Zweck meiner Kritik, Albin mein Talent zu beweisen, denn er ist nicht dumm, den Wert meiner Schriften und Kritiken nicht zu erkennen.
Der Zweck meiner Kritik ist, ihm und Ihnen so sehr auf die Nerven zu gehen, dass Sie und er verstehen, dass er so gut sein muss, wie er weiß und kann.
Und er kann und weiß viel mehr, als er im Moment zeigt, denn er ist umgeben von Menschen, die den Berg von Problemen behandeln, mit denen er konfrontiert ist, wie einst Gott die Hügel der Vojvodina, die er in eine Ebene verwandelte.
Diese entsetzlich unterwürfigen und unverschämten Menschen vermitteln ihm den Eindruck, dass er ein unvergleichlicher, unersetzlicher, unantastbarer und unnahbarer Kaiser ist.
Er ist jedoch nicht dazu da, um mit schönen Reden zu glänzen, sondern um den Schmutz aufzuräumen, den seine politischen Gegner hinterlassen haben, und sich nicht die Hände schmutzig zu machen, indem er die gleichen Methoden der Behinderung und Sabotage der bestehenden Aufgaben anwendet, aufgrund von Mangel an Fähigkeit, sie zu lösen.
Denn schnell vergehen vier Jahre und dann kennt die Wahlurne keine Ausreden der Art:
“Haschim aus Den Haag hat mich im Sommer nicht genug Kohle mit Schaufel und Bagger fördern lassen, damit meine Wähler nicht wie Wintermuffel frieren”.
Andererseits möchte ich nicht in eine Situation geraten, in der die Tausenden von gratis Stunden, die ich damit verbracht habe, seine Lobpreisungen zu schreiben, verschwendet werden, nur weil ich seinen Namen mit echten, notwendigen und unvermeidlichen Veränderungen in Verbindung gebracht habe.
Und warum habe ich das getan?
Weil ich mehr als überzeugt war, dass er eine Chance verdient hatte.
Habe ich es bereut, ihm geholfen zu haben, an die Macht zu kommen?
Überhaupt nicht und niemals.
Was ist also der Zweck meiner Kritik?
A) Nur um ihn besser zu machen, als er im Moment ist, und um mir und Ihnen zu beweisen, dass ich Recht hatte, als ich ihn mit Lob überschüttete.
B) Weil ich weiß, wenn er uns auch noch enttäuscht, dann vertrauen die Menschen die nächsten fünfzig Jahre niemandem mehr, und
C) Weil wir an einem historischen Scheideweg stehen, der so sensibel und gefährlich ist, dass wir alles verlieren können, wenn wir nicht aufpassen.
Vor allem aber macht mir die Erziehung seiner Fans Sorgen, die sich wie ein Rudel unkritischer Schafe verhalten, die ihrem Hirten blind vertrauen und statt die konkreten und sachlichen Ergebnisse seiner Politik zu analysieren, wie ein Rudel verrückten Hunden angreifen jeden der es wagt ihn zu kritisieren unter dem Motto:
Lang lebe unser unberührbarer, unvergleichlicher, unersetzlicher und unerreichbarer König, egal was und wie er tut.”
Und hier hören meine Logik, Literatur, Kunst und Wissenschaft auf, an eine bessere Zukunft zu glauben, weil sie bemerken, dass sie von Menschen umgeben sind, die hypnotisiert, verrückt, blind und taub sind in Gehirn und Herz und nicht nur in Augen und Ohren .
Wenn die so erfolgreiche Bundesregierung Kritik aller Art erträgt und sehr ernst nimmt, warum sollte es dann bei der Regierung Kurti anders sein?
Ist sie klüger, erfolgreicher, wertvoller, patriotischer, einfallsreicher, demokratischer und würdevoller als die deutsche ?
***
WHY DO THE COWARDLY EXCUSES OF THE KURTI GOVERNMENT NO LONGER MAKE SENSE?
I give up because I see that there is no point in criticizing Albin Kurti if it hurts his followers more than he himself.
Because he at least “longs for a decent opposition”, as he explained a few days ago.
I get the impression that you are deeply convinced that Albin is as vulnerable and sensitive as a mimosa flower, because you quickly forgot that he started his political career “wisely, mildly, prudently and calmly”.
Well, a man like Albin, who knows how to slap so much not only political competitors, but also former most loyal friends, who were by his side in his most difficult days, should learn to accept and bear hard blows, right?
I say without false and senseless modesty:
Today, I am the only critic in the entire Albanian-speaking area who has the potential to penetrate the essence of all problems in all possible languages ​​and genres, and in all scientific, social and literary school subjects.
Because I have an innate talent to be as good as I want to be and as bad as bad people deserve.
Also, even on my worst days, I’m better at writing and thinking than he is at talking on his best days.
But the purpose of my criticism is not to prove my talent to Albin, because he is not stupid to not see the value of my texts and criticism.
The purpose of my criticism is to get on his and your nerves so much that you and he understand that he must be as good as he can be.
And he can and knows much more than he shows at this moment, because he is surrounded by people who treat the mountain of problems he is facing like God used to treat the hills of Vojvodina, which he turned into a plain.
These extremely submissive and insolent people give him the impression that he is an incomparable, irreplaceable, untouchable and inaccessible emperor.
However, he is not here to show off his beautiful speeches, but to clean up the dirt left behind by his political opponents, and not to dirty his hands with the same methods of obstruction and sabotage of existing tasks, due to his inability to solve them.
Because four years pass quickly and then the ballot box will not understand excuses like:
“Hashim from The Hague didn’t let me dig enough coal in the summer with a shovel and a digger so that my constituents don’t freeze like cunts in the winter.”
On the other hand, I don’t want to end up in a situation where the thousands of free hours I’ve spent writing eulogies for him are wasted just because I associated his name with real, necessary and inevitable change.
And why did I do it?
Because I was more than convinced that he deserved a chance.
Do I regret helping him come to power?
By no means and never.
So what is the point of my criticism?
A) Just to make him better than he is right now and to prove to myself and you that I was right to praise him.
B) Because I know that if he also disappoints us, then people will not trust anyone for the next fifty years, and
C) Because we are at a historical crossroads so sensitive and dangerous that we can lose everything if we are not careful.
Above all, I am concerned about the upbringing of his fans who behave like a pack of uncritical sheep, who blindly trust their shepherd and instead of analyzing the concrete and factual results of his policies, they like a pack of rabid dogs attack anyone who dares to criticize him under the motto:
Long live our untouchable, incomparable, irreplaceable and unattainable King, no matter what and how he did.”
And this is where my logic, literature, art and science stop believing in a better future because they realize that they are surrounded by people who are hypnotized, crazy, blind and deaf in brain and heart and not only in eyes and ears.
If the German government, which is so successful, tolerates criticism of all kinds and takes it very seriously, why should Kurti’s government be any different?
Is it smarter, more successful, more hard-working, more patriotic, more resourceful, more democratic and more dignified than Germany?

Kosova para 31 viteve: Shqiptarëve edhe shkollat ua mbylli Serbia okupatore

Gazeta Bujku- 3 shtator 1991-e martë – foto Behlul Jashari

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 1 Shtator 2022/ Në Kosovë para 31 viteve shqiptarëve edhe shkollat ua mbylli e ndaloi Serbia okupatore.

Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, para 31 viteve – në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”.

“Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”.

Greva urisë – Rilindja – 1993 – tituj -gazeta-Bujku

Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”.  Këtë e lexoja nga gazeta edhe derisa flisja në një dokumentar para 29 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në  3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë.

Dita e fillimit të grevës ishte pikërisht një vit pas zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në kërkim të vendosjes së pushtetit të Kosovës në Kosovë, kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë i Republikës, në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim.

Trokëllima e teleksit të raportimeve, që nga dita e zgjedhjeve të para e historike pluraliste në Kosovë i bëja nga Prishtina në Tiranë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe.

Adem Demaçi-përfundimi i grevës më 3 qershor 1993- foto – arkiv – Behlul-Jashari

Derisa zhvillohet greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e teleksit të Rilindjes. Nga ky teleks për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”

Lexoj nga lajmi që sapo kisha dërguar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë: “Para mbrëmjes, përfaqësuesi i Misionit të KSBE-së në Kosovë erdhi në Rilindje dhe po bisedon me Këshillin Grevist. Deri tash nuk ka ende asgjë nga ajo që pritej për sot, arritja e marrëveshjes konkrete. Bisedat vazhdojnë, ndërsa vazhdon edhe dita e tetë e grevës së urisë e Adem Demaçit dhe grevistëve të tjerë për mbrojtje të lirisë dhe fjalës shqipe. Qëndrimet serbe që na i prezantoi misionari i KSBE-së janë të papranueshme për Këshillin Grevist dhe për kolektivin e Rilindjes…Tashmë janë vendosur edhe rojet e armatosura civile serbe në portën e Rilindjes…”

KSBE ishte mision  evropian, që tash është OSBE. Emri zyrtar i OSBE-së para vitit 1995 ka qenë Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE).

Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim, për lëvizjen gjithëkombëtare për liri e pavarësi.

“Greva e urisë” është titulli i dokumentarit që u bë derisa ajo po zhvillohej në kundërshtim të regjimit të dhunës serbe, i cili pasi ndaloi gazetën tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqipe në Kosovë, po ia merrte për ta tjetërsuar e shndëruar në ndërmarrjen fantome “Panorama” të instaluar nga Beogradi edhe gjithë pronën, përfshirë pallatin 18 katësh në qendër të Prishtinës.

Zyra e ATSH – Kosovë – Pallati Rilindja – Behlul Jashari-telexi i raportimeve nga 24 Maji 1992

“Më 20 Maj 1993 regjimi serb me dekret të posaçëm ‘Rilindjen’ të vetmen Ndërmarrje Gazetare Botuese në gjuhën shqipe e shendërroi në ‘Panorama’”, shkruhet në fillim të filmit dokumentar.

Në dokumentarin e kohëve të kërkimit të lirisë, “Greva e urisë 1993” në Pallatin e Shtypit Rilindja në kryeqytetin e Kosovës, në ekran, shfaqen emrat e disa prej shumë grevistëve, që iu bashkuan Adem Demaçit: Ali Podrimja, Zenun Çelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkëlzen Stublla,  Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj, Muhamet Ahmeti…Shfaqen pamjet e njerëzve dhe kohëve të rezistencës, të lëvizjes e luftës për Kosovën e lirë e të pavarur.

Në dokumentar për kërkesat e Këshillit Grevist gjatë një konference për shtyp flet kryeredaktori i atëhershëm i revistës letrare “Fjala”, që e botonte Ndërmarrja Rilindja, Milazim Krasniqi. “Ato kërkesa janë në funksion të mbrojtjes së Institucionit të Rilindjes dhe  të shtypit të lirë…”, thekson ai.

Ishte kohë okupimi, shqiptarët ishin dëbuar  kolektivisht nga puna e nga institucionet, nga universiteti, edhe fëmijtë shqiptarë ishin dëbuar nga shkollat e çerdhet, foshnjoret…

Edhe në atë kohë, poeti Ali Podrimja në grevën e urisë në mbrojtje të fjalës shqipe, kishte një përjetim lirie si ëndërr në barrikadimin në Pallatin e Rilindjes. Në dokumentar shihet e degjohet tek këndon-reciton me buzët shkrumb etje e urie vargjet që sapo i krijonte:

“SHIKIMI NGA DRITARJA

Nëse shkojmë mos na vajtoni

Vetëm na këndoni

Se lirinë e përjtuam nga brenda”.

Në dokumentarin për grevën, në rrëfimin e nisur pranë teleksit të raportimeve për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në ambientet e grevës së urisë, them edhe këtë: “Grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit, të vetmin kontakt me jashtë Pallatin e kanë shikimin në botë nga këto dritare. Ata janë ngujuar qe tetë ditë këtu, janë barrikaduar këtu, për fjalën e lirë shqipe…”

Në filimin dokumentar shihet: Data 31 Maj 1993, ora e mbrëmjes vonë, rraplloj dyerte mbyllura për shqiptarët nga serbët e armatosur, në shtëpinë tonë, të Rilindjes… Dua t’i hap…

E rezistenca,  greva e urisë vazhdonte në Pallatin e Shtypit Rilindja, që nuk mbeti vetëm kështjellë e rezistencës dhe ëndërrave të mëdha: Pas luftës – në liri e pavarsi u bë ndërtesë qeveritare e shtetit të Kosovës…

Para Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë, i cili ishte edhe seli raportimesh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare që nga fillimi nga zyrat e gazetës së rezistencës “Bujku”, në 23 Maj 2015 u ngrit dhe u përurua  shtatorja e themeluesit të shtetit shqiptar, firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së shpallur në Vlorë para më shumë se 100 viteve, Ismail Qemalit.

Gazeta rezistencës – e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”,  dilte nga 18 Janari i vitit 1991, dhe si kryeredaktor i parë-themelues i saj nisëm e themeluam edhe bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri duke marrë e botuar që nga numri i parë informacionet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e pastaj edhe si korrespondent i saj.

Zyra e teleksit në Pallatin Rilinda në ambientet e gazetës “Bujku”, prej nga raportoja ditë e natë, u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë…

 “NA E MORËN SHKOLLËN…”

Para 31 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.

Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.

Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”

Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)

Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.

Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.

            Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…

NË GJYQIN NDËRKOMBËTAR TË HAGËS DËSHMI EDHE MBYLLJA E SHKOLLAVE SHQIPE NË KOSOVË

E nxjerrë, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës së ndaluar Rilindja, gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe doli deri në prag të vitit 1999, kur edhe ajo u ndalua dhunshëm nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë. Dr. Rugova ka theksuar se pas mbylljes së shkollave fillore, të mesme dhe Universitetit u organizua sistemi i mësimit në shtëpitë private që bota e ka quajtur “sistemi paralel” dhe se kjo ka vazhduar deri në vitin 1999…

KOSOVA PARA 23 VITEVE, FESTA E KTHIMIT NË SHKOLLA E UNIVERSITET

Në vitin e madh 1999 të lirisë së Kosovës,  në 2 Gusht para 23 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.  Ky është lajmi që e raportoja  nga Prishtina në Tiranë në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-02.ata.html

[08] Albanian pupils and students return back to their school buildings

PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari reports: Over half a million Albanian pupils, students and teachers of Kosova returned today to school premises from which they were expelled by Serbs 9 years ago.

In the ceremony held on this occasion in the Prishtina University, in the square in front of the Philological Faculty, a festive concert was performed in the presence of thousands of students and citizens. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Filloi procesi për regjistrimin e mjeteve nga targat ilegale në ato RKS

0

Ministria e Punëve të Brendshme – Komunikatë për media

Nr. 28/2022

Prishtinë, 01 shtator

Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS, vetura e parë është regjistruar në Prizren.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, që në orët e mëngjesit ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në targa RKS.

Qendrat kanë qenë të hapura në të gjitha komunat për qytetarët e interesuar për të marrë informacionet e nevojshme dhe në ditën e parë në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Prizren është bërë zëvendësimi i parë i targave në targa RKS.

QRA-të do të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë për të ofruar informacionet dhe ofruar shërbimet për kthimin e targave në RKS.

Me këtë rast, MPB inkurajon të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke përfituar dhe nga lehtësirat që ofron ky proces si: Taksën doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targën, tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjeteve.

MPB përmes QRA-ve është duke ju përgjigjur në vazhdimësi kërkesave të qytetarëve për informacione shtesë dhe do të vazhdojë fushatën për informim dhe në javët në vazhdim, me qëllim të informimit të drejtë dhe inkurajimit për regjistrimin e mjeteve në targa RKS deri më 31 tetor 2022.

Hoxha me mikrofon dhe zmadhues zëri, në një dhomë 6X5 metra, ku nuk kishte më shumë se 35-40 persona, e fyente kulturën kombëtare!

1
Sylë Bajrami
***
Edhe këtë e pashë në Kosovë …?!
Në një dhomë, që nuk ishte më e madhe se 6X5 metra, dhe ku nuk kishte më shume se 35-40 persona ,Hoxha kishte marrë, me vete, mikrofonin dhe një zmadhues zëri.
Ligjërata e tij ishte me ton të lartë, agresiv dhe me një super bindje në atë që thoshte.
Jo rrallë, atakonte kulturën, traditën, gjuhën dhe qenësinë kombëtare.
Jo rrallë, me bindje të plotë, thërriste për një ecje drejt një kulture, tradite, historie që qonte, hiq më pak, drejt asimilimit kombëtar. Bërtiste sikur të ishte në një tubim parazgjedhore, diku në livadhe ,para më shumë se 1000 personave.
Por, e tëra kjo nuk do të më bënte përshtypje sikur pran tij dhe për rreth tij te mos ishin ulur profesor, inxhinierë, drejtor, e nëpunës tjerë nëpër institucionet e shtetit.
Dhe, nga të gjithë këta, as edhe një fjalë në mbrojtjen e asaj që ne e quajmë, me krenari, çështje kombëtare.
Asnjë reagim, asnjë zë dhe asnjë ofshamë .
Nuk besoja se ka mbërri deri këtu intelektuali shqiptar.
Nuk besoja se ajo po ndodhte në mesin e Kosovës, aty ku ishte bërë luftë, ku ishte derdhur gjak, aty ku ende shiheshin shenjat e plumbave nëpër shtëpitë për rreth.
Ishin të njëjtit të cilët, para se të vinte Hoxha bisedonin për te kaluarën, për historinë dhe për lavdinë e këtyre trojeve.
Ishin të njëjtit që e shurdhuan pipin para hoxhës.
Më vonë mësova se, disa nga ata, ishin edhe vizitorë të rregullt të xhamive, sidomos në faljen e Xhumasë.
U ndjeva keq!
Jo pse ata falen.
Jo pse ata luten.
Jo pse ata kanë bindjet e tyre personale.
Por, për dy fytyrat e tyre dhe për mos guximin intelektual që, as sot nuk e di kush ua ka shurdhu pipin që të mos kenë forcë ti kundërvihen një ligjërate antikombëtare si kjo .
U ndjeva keq sepse, prindërit tanë, analfabet, ishin shumë më të zëshëm, shumë më të vendosur dhe shumë më të ngritur, në çdo aspekt, në ruajtjen e identitetit kombëtar.
U ndjeva keq sepse nisa të frikohem për fatin tënd Kosovë !

Ky dhe të tjerët si ky, kan pak krahasuar me dëmin që ua shkaktuan interesave kombëtare shqiptare!

0
Tim Shkupi, teolog nga Shkupi
____
Këtë informatë ma dërguan. Nuk deshta ta besoj, thash mos është fotomontazh.
Sidoqoftë, punën që ky dhe fajdexhinjët e tjerë që e kanë bërë në mjediset shqiptare, është pak kjo që ka, në krahasim me disa të tjerë!!!
Ajo që une ju shkruaj dhe përgatis dokumentare në lidhje me “qyl – popat” e fesë së Bagdadit, s’ka dyshim se janë lajmet e Kuranit, që janë krejtësisht ndryshe prej asaj që keni dëgjuar deri me sot.
Une moti kësaj race u kam shpallë luftë, jo për shkak se kanë manipuluar me Kuran, por për shkak se na kan dëmtuar interesat kombëtare shqiptare.

Arrestohen dy shqiptarë ne Zvicër të dyshuar për terrorizëm, pas një operacioni të policisë në Gjenevë dhe Lausanne

0

Gjenevë, 1 shtator / LC27 -Pas hetimeve, me urdhër nga Prokurori Publik çuan në arrestimin e dy burrave të dyshuar si të lidhur me “Shtetin Islamik”, sot në kantonet Vaud dhe Gjenevë. Dy të arrestuarit janë me origjinë shqiptare, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve të MP.

Dy persona të dyshuar për pjesëmarrje ose mbështetje të organizatës së ndaluar terroriste “Shteti Islamik” u arrestuan të enjten pas një operacioni të gjerë nga policia e Gjenevës dhe Lozanës.

Në emër të Ministrisë Publike të Konfederatës (MPC), Fedpol, policia kreu gjithsej katër kontrolle në kantonet e Gjenevës dhe Vaud-it, thuhet në një njoftim për shtyp nga MPC. Konontrollet, të cilat u zhvilluan në kuadër të procedurës pénal të hapur në korrik 2021, çuan në arrestimin e një shtetasi të dyfishtë zvicerano-maqedonas dhe një shtetasi kosovar.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka mësuar se dy të pandehurit do të dërgohen në MPC për seanca në përfundim të së cilës do të vendosë për paraburgimin e mundshëm të tyre për t’u kërkuar nga gjykata kompetente masa shtrënguese

Procedura në fjalë po zhvillohet me dyshimin për shkelje të Art. 2 i Ligjit Federal për Ndalimin e Grupeve dhe Organizatave të Përafërta të “Al-Kaedës” dhe “Shtetit Islamik” (RS 122) dhe të mbështetjes ose pjesëmarrjes në një organizatë kriminale (neni 260ter CP).

MPC bën me dije se për shkak të fazës së procedurës, për momentin nuk mund të japë informacione të mëtejshme për akuzat ndaj dy të pandehurve. Ai shton se do të bëjë një bilanc të ecurisë së procedurës kur të plotësohen kushtet dhe nënvizon se vlen prezumimi i pafajësisë.

Kryeministri Kurti: Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me Abetaren e Përbashkët Unike

1

Gjakovë, 1 shtator 2022Një brez i ri shqiptar, po fillon rrugën e dijes me Abetaren e Përbashkët Unike. Kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza, që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e përurimit të Abetares së Përbashkët Unike.

Në ceremoninë e organizuar në Gjakovë, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, Kryeministri Kurti kujtoi angazhimin ndër breza për ruajtën e gjuhës shqipe. 

Në ditë si këto, duhet kujtuar puna e sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve të pathyeshëm, albanologëve të pakompromis, studiuesve, mësimdhënësve e kontribuuesve të parezervë, grave e burrave, që në kohët më të vështira, e ruajtën gjuhën tonë shqipe, pasurinë tonë të përbashkët, tha ai. 

Jam i lumtur andaj sot që kemi në duar këtë abetare, për të cilën u zotuam me marrëveshjen nga mbledhja e përbashkët e dy Qeverive tona në nëntor të vitit të kaluar, shtoi kryeministri Kurti. 

Kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë po e bëjmë në bashkërendim me Qeverinë e Shqipërisë. Sepse vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin, mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për zhvillim e përparim në çdo fushë, tha ai. 

Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me institucionet e Republikës së Shqipërisë ka përgatitur edhe tekstin e nivelit të parë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë, që do të shpërndahet gjatë muajit shtator. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti: 

E nderuar Ministre e Arsimit dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë, znj. Evis Kushi,E nderuara Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Republikën e Kosovës, znj. Arbërie Nagavci,I nderuar ambasador Minxhozi,Të nderuar autorë të Abetares, znj.Mimoza Gjokutaj, z.Naser Zabeli, znj.Saranda Kumnova Pozhegu dhe znj.Tereza Babasuli,Të nderuar mësues, mësuese e profesorë, veteranë të arsimit, e dashura znj.Purrini,Të dashur nxënës e nxënëse, 

Mirë se po takohemi në këtë ditë të bukur shtatori, këtu në Amfiteatrin e Parkut që mban emrin e poetit të vargjeve kushtrim, Ali Podrimja. 

Janë bërë 178 vjet, prej kur Naum Veqilharxhi botoi Qarkoren dhe Evetorin e Parë.  

Kanë kaluar 114 vite, prej kur dijetarët shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Manastirit, apo siç e njohim Kongresin e Alfabetit, për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.  

Kështu u jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, të cilin nga sot, fëmijët tanë, anembanë viseve të banuara me shqiptarë, do ta mësojnë si Abetare e Përbashkët dhe Unike.  

Populli ynë e di se përbashkimi është i domosdoshëm për të mirën e gjithmbarshme të kombit, për ecjen e tij përpara. 

Sikurse në periudha të ndryshme historike, kur prijësit tonë u bënë bashkë dhe ndërtuan kalimin prej ndjenjës së fuqishme identitare te vetëdija e lartë kombëtare, jemi ne që tani duhet ta vazhdojmë jetësimin e idesë politike, në programe e politika zhvillimore, në aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore.

Të nderuar të pranishëm, 

Fati i shkollës shqipe ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit tonë. Raporti në mes të gjuhës dhe kombit është historik. Nëpërmjet gjuhës është mësuar në mënyrë të drejtë dashuria për kombin. 

Sot, në gjirin e barazisë e të lirisë, kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar, po fillon rrugën e dijes me Abetaren e Përbashkët Unike. Kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza, që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë. 

Në ditë si këto, duhet kujtuar puna e sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve të pathyeshëm, albanologëve të pakompromis, studiuesve, mësimdhënësve e kontribuuesve të parezervë, grave e burrave, që në kohët më të vështira, e ruajtën gjuhën tonë shqipe, pasurinë tonë të përbashkët.  

Të gjitha ato pena, që s’u shtjerrën, po u kthyen në flakadan ndriçues të rrugës drejt dritës të diturisë. Nënat, që me ninullat e tyre, rritën fëmijët e tyre dhe gjuhën. Poetët që kënduan edhe kur jetonin me vdekjen. Heronjtë tanë që ranë, që ne të jetojmë ëndrrën e tyre të lirisë e të bashkimit. 

Jam i lumtur andaj sot që kemi në duar këtë abetare, për të cilën u zotuam me marrëveshjen nga mbledhja e përbashkët e dy Qeverive tona në nëntor të vitit të kaluar. 

Së bashku me institucionet e Republikës së Shqipërisë kemi përgatitur edhe tekstin e nivelit të parë “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë, e që do të shpërndahet po ashtu gjatë këtij muaji shtator. 

Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë po e bëjmë në bashkërendim me Qeverinë e Shqipërisë. Sepse vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin, mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për zhvillim e përparim në çdo fushë. 

Të dashur nxënës,  

Fëmijëria është koha kur mbjellët edhe dija edhe morali, ngase mbresat e viteve të para të jetës janë të vetmet që koha nuk do të mund t’i zhdukë kurrë. Krahas dijes shkencore, në sofrën e mendjes suaj, shkolla do të shtrojë edhe edukimin vleror, që do të bëhet pjesë formuese shpirtërore e juaja, e shpresë për të ardhmen tonë.  

Udha e shkronjave që na solli deri këtu është e gjatë dhe e vështirë.U qoftë e mbarë rruga e diturisë, të gjithë juve, vajza e djem, që do të mësoni Abecenë nga ky libër, me përplot diell brenda fletave të tij.Ju falemnderit!