”Albaner ett urfolk i Europa”, ”Shqiptarët një popull indigjen në Evropë”, një libër i shkrimtarit Sokol Demaku

Shkrime relevante

A do të tërhiqet Shqiptar Shaljani nga aktiviteti për kauzën, përkatësisht për kauzat gjithëkombëtare?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ JO, SHQIPTARI NUK TËRHIQET! Nuk tërhiqem dhe...

Shqiptarët mes historisë dhe harresës. Kush jemi ne përgjigjen arkeologu Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu? (Video)

Shpjegojnë me të dhëna arkeologjie Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu. Emin...

Emigracioni nuk është vetëm largim, por edhe mundësi zhvillimi për Kosovën

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85...

Shpërndaj

Ilir Canhasi, Suedi
___
”Albaner ett urfolk i Europa”
”Shqiptarët një popull indigjen në Evropë” – quhet libri më i ri i qendrës kulturore shqiptare ”Migjeni” me seli në Borås-Suedi.
Është një libër doracak që është i vlefshëm për çdo suedez që është i interesuar për të mësuar më shumë për historinë dhe kulturën e shqiptarëve.
Libër ky që është po aq i vlefshëm edhe për shqiptarët e lindur në Suedi, e që kanë nevojë të mësojnë më shumë për kulturën dhe historinë e vendit nga emigruan prindërit e tyre.
Ky libër përfshinë edhe shumë shqiptarë që vepruan dhe kontribuan për çështjen kombëtare shqiptare në Suedi, ku autori i këtij libri më kishte përfshirë edhe mua si veprimtar, ku për mua është një nder i madh që kjo shoqatë kulturore edhe pse shumë larg nga vendi ku unë kam kontribuar nuk më kishte harruar.
Shpresoj që ky libër së shpejti do të gjindet në tërë bibliotekat dhe shkollat e Suedisë.
E pse jo edhe mërgata shqiptare që jeton në Suedi ti dërgoj si një dhuratë miqëve të tyre suedez.
Unë nga zemra e falënderoj për librin që më dhuroi autori i këtij libri z. Sokol Demaku, gazetar, poet dhe shkrimtar dhe e përgëzoj për botimin e këtij libri që është i pari i këtij lloji në Suedi.
Përkthimi në shqip nga suedishtja!
Ilir F. Canhasi ka lindur në Gjakovë, Kosovë.
Ai ishte arkëtar dhe drejtues në shoqatat që mblidhnin para nga suedezo-shqiptarët për rezistencën në Kosovë. Iliri mori pjesë në dërgesat e ndihmave për Kosovën. Mori pjesë dhe u bë një debatues shumë i vlerësuar në radio dhe televizion suedez për Kosovën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu