Kreu Blog Faqe 1259

Fjala e Kryeministrit Kurti në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

0

Bruksel, 17 gusht 2022

Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me Sekretarin të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit në Selinë Qendore të NATO-s:I nderuar Sekretar i Përgjithshëm,Të nderuar gazetarë,Zonja dhe zotërinj,

Më vjen mirë që jam këtu, së bashku me të nderuarin z.Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, pas takimit tonë, në të cilin theksova synimet e Qeverisë sonë dhe të vendit tonë për të ardhmen. Qeveria ime dhe unë si Kryeministër, jemi të përkushtuar që të sigurojmë që politikat tona janë plotësisht në përputhje me vlerat e përbashkëta euroatlantike. Ky është përcaktimi ynë, dhe përfaqëson identitetin tonë politik dhe orientimin tonë historik.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time më të lartë për NATO-n. Në 23 vitet e fundit, NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar gjatë luftës dhe sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.

Kontributi i NATO-s në themelimin, zhvillimin dhe profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë një sukses shembullor. Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me KFOR-in, si dhe këshillave profesionale të dhëna nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team), Forca e Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e saj kanë arritur një nivel të lartë të aftësive dhe kapaciteteve operacionale.

Të gjitha këto janë ndërtuar dhe zhvilluar në përputhje me standardet e NATO-s për të qenë në përshtatshmëri dhe të ndërveprueshme në misione dhe operacione të përbashkëta, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Për këtë arsye, ne jemi shumë të nderuar nga besimi i dhënë FSK-së për të mbështetur operacionin humanitar të NATO-s në evakuimin e qytetarëve afganë që nga gushti i vitit të kaluar.

Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar të kontribuojmë në çdo operacion dhe projekt të NATO-s, me të gjitha kapacitetet që kemi. Kemi vizion të qartë – ne kërkojmë anëtarësimin në NATO. Kjo do të na mundësojë të japim këtu dhe gjetiu, atë që vendet dhe kombet demokratike, liridashëse dhe paqedashëse i dhanë dhe i japin vendit dhe qytetarëve tanë. Në këtë drejtim, anëtarësimi në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s është një hap shumë i rëndësishëm.

Kosova ka treguar përkushtimin e saj për mbrojtjen dhe promovimin e parimeve dhe vlerave të përbashkëta, si dhe përkushtimin e saj për të kontribuar në sigurinë dhe paqen, jo vetëm në rajon por edhe në botë.

Kërcënimet, rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet NATO në mjedisin aktual të sigurisë ndjehen edhe nga vendi ynë. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në situatën aktuale, kanë arsye të jenë vigjilentë ndaj qasjes destruktive të fqinjit tonë verior ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi, nën agjendën e dëmshme të Rusisë për Evropën dhe Ballkanin.

Ne jemi plotësisht të përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri.

I nderuari z.Stoltenberg, Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, mirëpret mbështetjen tuaj, por mbi të gjitha përkushtimin tuaj për paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tonë.

Ne qëndrojmë të fuqishëm dhe bashkë.

Ju falemnderit!

Shamija, paradhoma e akulturimit!

0

Procesi i akulturimit kalon nëpër kontekste të ndryshme sociale e hapësinore, por pasojat e tij ndjehen më tepër aty ku politika koketon me segmente të caktuara të religjionit. Kjo aleancë e heshtur por tepër perfide e politikës me islamin politik në Kosovë e Maqedoni, po shpërfaq pafuqinë e shoqërisë shqiptare dhe intelektualëve për t’iu kundërvënë trajtave akulturuese që po ndodhin për çdo ditë para hundëve të tyre.

Ajo çka po zhvillohet si një lloj polemike nëpër rrjetet sociale në Kosovë, në fakt nuk është debat i mirëfilltë mbi shaminë.

E para, në këtë polemikë mungojnë gratë, ato të cilat janë drejtpërdrejt të intriguara nga kjo temë e stisur pa nevojë në sferën publike të Kosovës. Në vend të tyre, po flasin burrat – një mani kjo tipike alla shqiptarçe. Dhe me vet faktin se nuk po flasin gratë, por burrat, kjo mjaftueshëm tregon se në çfarë niveli demokratik ndodhet debati publik në Kosovë.

E dyta, duke polemizuar rreth shamisë, burrat e Kosovës, sidomos ata që janë afër politikës,  po tregojnë se sa pak sens ndjeshmërie kanë ndaj temave që prekin identitetin kulturor të shqiptarëve. Sepse shamia nuk është thjeshtë dhe vetëm një mjet që përdoret për të mbrojtur gratë myslimane nga “syri i keq”, por është pjesë e një kodi të huaj kulturor që dhunshëm po mundohet të shartohet në trungun etnik shqiptar.

Prandaj para se të polemizojmë rreth shamisë dhe kufirit të moshës se kur ajo lejohet të përdoret në shkolla dhe institucionet publike, është më e udhës të debatojmë se kah po shkon shoqëria shqiptare pas gjithë këtyre prurjeve aziatike që vijnë në trajta e mënyra të ndryshme, që si emërues të përbashkët kanë akulturimin e shqiptarëve, sidomos në Kosovë dhe në Maqedoni.

Procesi i akulturimit kalon nëpër kontekste të ndryshme sociale e hapësinore, por pasojat e tij ndjehen më tepër aty ku politika koketon me segmente të caktuara të religjionit. Në Kosovë e Maqedoni një koketim i tillë ka ndodhur në të kaluarën, dhe vazhdon të ndodhë edhe sot. Jo pak krye bashkiakë, deputetë e ministra në Kosovë, Maqedoni e gjetiu në hapësirën shqiptare kanë zhveshur kostumin e përfaqësuesve të popullit dhe kanë veshur veladonin e djallit, duke bërë ortakëri biznesi me elemente vehabiste në këmbim të mbështetjes politike gjatë proceseve elektorale.

Ndonëse janë partnerë të padukshëm me politikanë të caktuar shqiptarë, ndikimi islamistëve radikalë është tepër i dukshëm në jetën publike të Kosovë e Maqedonisë. Shamia mund të jetë  vetëm maja e ajsbergut të kësaj dukjeje, pasi që nën sipërfaqet e amullisë shoqërore shqiptare ndodhë një gërryerje e pamëshirshme e shtyllave kryesore të identitetit kulturor-oksidental të shqiptarëve.

Kjo aleancë e heshtur por tepër perfide e politikës me islamin politik në Kosovë e Maqedoni, po shpërfaq pafuqinë e shoqërisë shqiptare dhe intelektualëve për t’iu kundërvënë trajtave akulturuese që po ndodhin për çdo ditë para hundëve të tyre.

Tani shumë kush i ka të qarta pasojat e kësaj çoroditjeje fetare në jetën publike e private të shqiptarëve, por është i paqartë dorëzimi para këtij holokausti kulturor i universiteteve, mediave, akademive, veprimtarëve shqiptarë. Për rrjedhojë në vend të intelektualëve shqiptarë,  u desh të reagojnë krerët shtetërorë të Francës dhe Gjermanisë mbi rreziqet që paraqesin veprimtaritë e dyshimta të organizatave dhe fondacioneve me atribute fetare që vijnë nga disa shtete të Lindjes në hapësirën etnike shqiptare në Ballkan.

Shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni asnjëherë nuk iu ka munguar guximi të shprehen kundër politikave antikombëtare që kanë projektuar hegjemonistët e ndryshëm ballkanik. Por është e pakuptueshme se ku mbeti guximi i shqiptarëve për të kundërshtuar me forcë procesin e akulturimit që po ndodhë si pasojë e tolerimit të islamit politik në jetën  e tyre private e publike?


Nëse sot tolerohet shamia, nesër do jemi dëshmitarë të prurjeve të tjera nga përroi vërshues i shtetit të sheriatit. Në një situatë futuriste ky përrua vërshues mjafton të projektohet në skenat me talebanë të tmerrshëm që aktualisht po ndodhin  në Afganistan e që mund të ndodhin edhe këtu pranë nesh.

S’ka jetë të brendshme dhe komunikim vëllazëror pa uratë

0

Nga Don Lush Gjergji, Prishtinë

“Herët në mëngjes, kur ende ishte natë, Jezusi u çua e shkoinë një vend të pabanuar e atje thoshte uratë”. (Mk 1, 35)

“Puna apo jeta pa uratë është robëri. Kisha dëshiron përtëritjen e saj dhe të botës së sotme. Mirëpo përtërija nuk është ndërrimi i traditave, i jashtëm, por mbi të gjitha i brendshëm, rrënjësor, i zemrës së njeriut me hirin e Zotit”. (Nëna Tereze)

Do të duhej që çdo veprimtari ose punë të ishte shprehje e vetvetes, e frymëzuar prej shpirtit të dashurisë dhe shërbimit; apo siç thotë Ungjilli: “Cili prej jush, nëse mendon të ndërtojë kullën, nuk ulet më parë të llogarisë shpenzimet a ka sa i duhet për ta kryer? Që, kur t’i shtjerë themelet e të mos mund ta kryejë – të mos fillojnë ta vërë në lojë gjithkush ta shohë duke thënë: “Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mund ta kryejë!” (Lk 14, 28-30)

Jeta, puna, brengat, pasiguritë, lodhjet, shqetësimet e jetës dhe të punës, na bëjnë gati “të huaj” për veten tonë dhe për të tjerët, duke krijuar një mentalitet dhe sjellje sipas parimit: si të gjithë të tjerët, që mos të jemi ndryshe në të mirë ose në të keqe.

Jeta e tillë, pa ndonjë projekt të saktë, pa ndonjë përcaktim dhe orientim, është si vozitja e automjetit pa fre, ose të një anije pa timonier, ose vozitja në gjendje të dehjes: është shumë e rrezikshme, si për ne, ashtu edhe për të tjerët.

“Urata nuk është ikje nga jeta aktive, e përditshme, edhe më pak ikje prej vetes, prej botës, tjerëve, por kërkimi më burimor i fytyrës së vërtetë dhe të sinqertë të njerëzve, të Zotit në këndin e dashurisë dhe të fesë, e cila na ndihmon për ta zbuluar, kuptuar dhe pranuar më mirë: kush jemi ne, kush janë të tjerët, kush është Zoti? Çfarë kuptimi ka jeta jonë, puna, gjithë ajo çka jemi dhe çka veprojmë? (Nëna Tereze)

Fatkeqësisht, sot, shumë njerëz nuk dinë më të luten; çka është edhe më keq, shumë besimtarë nuk dinë më të thonë uratë, të duan, sepse, janë aq shumë të drejtuar laj bota e jashtme, bota që i rrethon, sa që tërësisht i absorbon dhe zbrazë. Brendia kështu bëhet gati një “shesh tregtie”, siç thotë Ungjilli, ku ndodhë shit-blerja , në vend që të jetë tempull, vend heshtjeje dhe urate, takimi me Zotin e gjallë. “Tempulli” – njeriu jeton kështu i profanizuar, dhe Jezusi me të drejtë reagon rreptë kështu: “Pastaj Jezusi hyri në Tempull dhe i dëboi të gjithë ata që shitnin e blenin në tempull. Këmbyesve të të hollave ua përmbysi tavolinat e shitësve të pëllumbave bankat. Dhe u tha: “Shkrimi Shenjt thotë: Shtëpia ime do të jetë shtëpi urate, ndërsa ju po e shndërroni në shpellë cubash!” (Mt 21, 12-13)

Ta thërrasim edhe ne Jezusin, në tempullin e zemrës tonë, në brendinë dhe thellësinë tonë, që të vendosë rregull, të largojë prej nesh gjithçka na robëron, profanizon, shkatërron, zbrazë…, sepse vetëm me Të mund të bëjmë këtë dhe të jemi vërtet të lirë – domethënë të mirë!

Të jesh i orientuar kah e jashtmja, pa ndonjë jetë të brendshme, shpirtërore, pa paqe, qetësi, pasuri të shpirtit, rrezikon shkatërrimin, zbrazjen, dështimin, vetë jetën. Sot njerëzit punojnë gati ditë e natë, tërë javën, me detyrime profesionale, institucionale, për përfitim, emër, sukses, kështu që në fundjavë ikin diku larg prej rrethit, kërkojnë ndonjë vend më të qetë, bukuritë natyrore, për të përballuar stresin e jetës dhe punës së përditshme. Dhe kjo gjendje vazhdon shpesh gjatë tërë jetës.

Pak kush ka fuqi dhe guxim t’i thotë vetes: ndalu, ku po shkon, çka po do, kush je? Vrapimi frenetik është rrezik permanent…Njeriu më nuk e njeh as vetveten…

Tri elemente bazë për identitet dhe personalitet janë këto: kush jam unë? Çka dua unë? Si dua të realizoj atë çka dua unë?

Vetëdija që largohet gjithnjë e më shumë prej natyrës, kështu që lëvizjet e natyralistëve, ekologjike  janë  në rritje, edhe pse “ekologjia shpirtërore” , mbrojtja e vlerave dhe virtyteve shpirtërore: morale, fetare, njerëzore nuk hetohet shumë në opinionin publik. Tashmë njeriu rrënon gjithçka, shfrytëzon gjithçka sipas parimit latin “carpediem” – grabite ditën, mendon vetëm për vete, përfitim të madh dhe të lehtë, sa që kudo që prekë – rrënon.

Mentaliteti i sotëm është materialist, konsumist,  hedonist, relativist, me ndikim të madh të ateizmit praktik…lakmi për të pasur gjithçka, për të përdorë gjithçka, për të shfrytëzuar gjithçka, dhe së fundi për të rrënuar gjithçka;…  Me relativizim, çdo gjë është e mirë, vlen për mua apo për ty, por jo për të gjithë. Ateizmi praktik rrënon shumëçka, mos të them gjithçka. Edhe vetë njeriu në këtë këndvështrim është “vegël” apo “mjet” për punë, prodhim, ekonomi, politikë, shkencë, kulturë, pra, për përdorim dhe gjuajtje, si ndonjë lëndë apo materie. Këta janë “diktatorët” e kohës sonë, kuptohet, pa vetëdije, prandaj edhe pa ndonjë qëndrim apo reagim mbrojtës.

Të jesh gjithnjë aktiv, produktiv, në shtypje, vetëm për të pasur dhe përfituar, vazhdimisht në gara dhe krahasime me të tjerët, bën që të ndihemi keq- të kemi frikë prej vetvetes; të rrezikojmë komunikimin me të tjerët, frikën, mos të them “tmerrin” prej Zotit. “Aktivizmi” është ikje e vazhdueshme prej vetes, tjerëve, Zotit, që mund të sjellë deri te skajshmëria: jeta, puna, fitimi, konsumimi, argëtimi, duke humbur drejtpeshimin me veten, dhe si pasojë e kësaj, kuptohet, edhe me të tjerët, me Zotin.

Përvojat e shumta grumbullohen në njeriun, shumë ngarkesa, brenga, shqetësime na mundojnë, nuk ka “tretje” të mirë dhe harmonike. Kjo shkakton në ne thyerjen e drejtpeshimit, harmonisë, një lloj “të thati” , sepse nuk arrijmë të kemi baraspeshë të duhur mes unë dhe të tjerët, të tjerët dhe bota, unë dhe Zoti… Pa një kombinim të mirë dhe të suksesshëm veprimi dhe kontemplimi, ne – të tjerët – Zoti, njeriu ndihet dhe është i tretur, i pakënaqur, pa siguri dhe harmoni, në ethe dhe në ankth, në kërkim dhe bredhje…

Misioni i të krishterit në botën e sotme është ky, sidomos i neve të kushtuarve është ky: të kemi një marrëdhënie dinamike dhe të hapur me vetveten, ndaj të tjerëve, ndaj Zotit. Vetëm kështu mund ta kemi një fytyrë për të zbuluar, jetuar, komunikuar, si shije dhe lumturi jete dhe veprimi.

Në mbarë botën është një ankth, një uri e tmerrshme për dashuri, për Zotin. S’ka jetë të brendshme, komunikim vëllazëror pa uratë… Urata, që të jetë e frytshme, duhet të burojë nga zemra dhe duhet të jetë e aftë ta prekë zemrën e Zotit. Shikoni si i mësoi Jezusi nxënësit e tij të luten: Thirreni Zotin, Atin tuaj, lavdërojeni emrin e tij. Shpesh urata jonë është sipërfaqësore, si edhe e tërë jeta, sepse nuk e kemi ngulur mendjen dhe zemrën tonë mbi Jezusin, nëpërmjet të cilit urata jonë lartësohet deri te Zoti. Shpesh një shikim i thellë dashurie do të mund ta bënte uratën tonë më të gjallë. Unë e shikoj, Ai më shikon, është urata e përsosur… Puna nuk më huton dhe largon prej Zotit. Kur motrat tona dalin për të punuar jashtë kuvendit, të varfrit nuk kërkojnë prej tyre ushqim apo veshmbathje, por thonë kështu: Na mësoni fjalën e Zotit… Shpesh edhe unë kam menduar: do të më pëlqente të tërhiqja edhe unë me motrat kontemplative, të jetoja krejtësisht një jetë të shkëputur prej botës, të jem thjeshtë me Jezusin, por pastaj e kam kuptuar që mund të jemi në botë, duke punuar, shërbyer , duke u lutur. Atëherë unë jam personi më e lumtur në botë, sepse jetoj 24 orë në ditë me Jezusin dhe për Jezusin… Edhe të varfrit e botës, do të thosha të gjithë, duan të dëgjojnë se kanë një Babë – Atë në qiell, në Atë që i data.” (Nëna Tereze)

Ja, pra, kthimi te burimi: të kthehemi  vetvetes dhe të vërtetës me dashuri, dhe të jetojmë me Atin tonë të mirë, që është jo vetëm në qiell, por edhe ndër ne, në tokë, për krijimin dhe jetësimin e vëllazërisë së re e cila lindë prej dashurisë së Atit. Kthimi i vazhdueshëm te burimi i pashtershëm i jetës dhe dashurisë, te Zoti, duke qenë vetvetja, ajo çka Zoti pret, kërkon, dëshiron me ne, por edhe me të tjerët, me të gjithë.

“Ja: Kisha beson se Krishti, që ka vdekur dhe është ngjallur për të gjithë, nëpërmjet Shpirtit të vet, i jep njeriut dritë e forcë që të mund t’i përgjigjet thirrjes së tij më të lartë; s’ka asnjë person tjetër nën këtë kupë qiellore që Hyji ua dha njerëzve me anën e të cilit do të mund të shpëtohemi… Kështu, në dritën e Krishtit, shëmbëlltyrë e Hyjit të padukshëm, i paralinduri i të gjitha krijesave Koncili ka qëllim t’u drejtohet të gjithëve për të shpjeguar misterin e njeriut e për të bashkëpunuar në kërkimin e një zgjidhjeje të problemeve kryesore të kohës sonë.” (GS  10)

Sinodi na thërret në tri pika kryesore: në bashkim, pjesëmarrje dhe mision, dërgim, për ta zgjuar së pari në vete, pastaj edhe te tjerët, ndjenjën e bashkimit dhe të bashkësisë me Zotin, Kishën, njëri – tjetrin, ballafaqimi me Krishtin si Fjalë, Porosi, Person, që feja të shndërrohet në jetë, jeta në pjesëmarrje dhe pjesëmarrja në mision, dërgim, dëshmi të krishterë.

Ky do të ishte vetëdijesimi, orientimi dhe përcaktimi ynë ungjillor, jetësor, si kontribut i çmueshëm për Kishën dhe Popullin tonë.

Tri pika të rëndësishme, ndoshta edhe vendimtare për ne, për jetën e kushtuar:

  1. Tundimi i veprimtarisë, aktivizmit, që duhet ta largojmë dhe ta mposhtim me vendosmëri: sepse ne nuk jemi punëtorë, por besimtarë, njerëz të kushtuar, të ftuar dhe të dërguar për të gjithë, si Jezusi.
  2. Ne nuk e shpëtojmë apo shëlbojmë vetveten, edhe më pak të tjerët. Shëlbuesi ynë është vetëm Jezu Krishti, mundimi, vdekja dhe ngjallja e tij, që na dhurohet neve në Kishë nëpërmjet sakramenteve, jetës së krishterë. Mund dhe duhet të jemi bashkëpunëtorë me Krishtin në dy mënyra: nëpërmjet jetës së kushtuar, përshpirtërisë, dhe vuajtjes – kryqit, flijimit, dhurimit në vazhdimësi dhe në tërësi, që domethënë fesë dhe dashurisë.
  3. Modeli ynë nuk është bota, opinioni, popullizmi, thënë figurativisht “pazari” si jetojnë dhe veprojnë të tjerët, por Jezu Krishti, për disa çmenduri, për të tjerët shkandull, ndërsa për ne burim i jetës së re të hirit dhe siguri e amshimit të lumtur. Mos të kënaqemi me ujë prej “pusave”, jetës sipas shijeve dhe prirjeve të botës së sotme, por të shkojmë te burimi – Jezusi, Kisha, bashkësia e krishterë, në rritjen dhe zhvillimin tonë të dyanshëm: vertikal, në lartësi, dhe horizontal, në gjerësi, kah Zoti dhe i afërmi.

Kosova dhe Serbia rinisin dialogun në nivel të lartë në Bruksel

0
Nga Behlul Jashari

PRISHTINË, 17 Gusht  2022/  Kosova dhe Serbia rinisin takimet e nivelit të lartë për dialogun në Bruksel, pas më shumë se një viti nga takimi i fundit në 15 Qershor 2021, kur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimi, e me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,  Josep  Borrell dhe emisarit të tij Miroslav Lajçak, u takuan me delegacionin nga Serbia të përbërë nga Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se takimi i nivelit të lartë do të nisë të enjten e 18 Gushtit 2022 në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjatë takimit do të trajtohen edhe çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve midis palëve. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider.

Në 16 Gusht 2022 Qeveria kosovare njoftonte se, në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.U bisedua për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Mbrëmjen e 16 Gushtit 2022, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se para takimeve në Bruksel ka biseduar në telefon me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, lidhur me shumë çështje, përfshirë edhe dialogun me Serbinë, duke theksuar rëndësinë për marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington, në muajin e kaluar”,  ka shkruar Kryeministri i Kosovës.

Kryeministri Kurti ka njoftuar edhe se: “Para diskutimeve në Bruksel unë pata një telefonatë produktive me të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach, duke theksuar nevojën për marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”.

Të mërkurën e 17 Gusht 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg, do të presë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Pas takimit do ketë konferencë të përbashkët për shtyp, në ora 17:00, ka njoftuar NATO.

Poashtu njoftohet se, të mërkurën, më 17 Gusht 2022, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Stoltenberg zhvillon këto takime një ditë para se në Bruksel të rinisë dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Evriopian.

Nga media raportohet se në takimin Stoltenberg-Kurti pritet të diskutohet për situatën e sigurisë në Kosovë dhe tensionet në pjesën veriore të cilat u ngritën kur serbët vendosën barrikada për të kundërshtuar zbatimin e reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës për dokumentet e identifikimit dhe targat.

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët për media me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 1 Gusht 2022, duke folur për zhvillimet e situatën në veri të Kosovës, mes tjerash, theksonte:

Mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës dhe 9 barrikada me njerëz të armatosur në to, të cilët kanë ndaluar qytetarët në automjete e ata këmbësorë. Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë banda kriminale, agresive, si rrallë herë më parë. Nuk është e lehtë për shtetin tonë sepse ato i mbështetë i tërë aparati shtetëror i fqinjit tonë verior. Janë me dhjetëra shkelje të rënda e të qarta të ligjit të bëra dje e me të cilat po merren policia dhe prokuroria. Fatmirësisht, nuk ka të plagosur me armë zjarri, siç u lajmërua rrejshëm nga ndonjë portal…

DIALOGU KOSOVË-SERBI NË BRUKSEL NISI PARA 11 VITEVE

Para 11 viteve fillimi me takim dyditësh 8-9 Mars 2011 në Bruksel i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën: Në 22 Korrik 2010 Kosova doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.

Shamija e Albin Kurtit , po e de-laicizon Republikën e Kosovës !

0

 

Prof.Pirro Prifti, Tiranë

Sigurisht Projekt Ligji i Albin Kurtit per vendosjen me detyrim të Shamisë në Arsimin para shkollor për vajzat e moshës 14-16 vjeç është një hap prapa që  godet direkt  Kushtetutën e Kosovës  në paragrafin ku thotë se Shteti i Kosovës është një shtet pa fe të përcaktuar dhe është shtet laik sipas Nenit 8 të Republikës së Kosovës që thotë: “Neni 8  [Shteti Laik] .Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare“. 

 Atëhere përse Albin Kurti kërkon të bëjë një lëshim Bashkësisë islame të Kosovës përsa i përket vendosjes së shamisë  (Hixhab në arabisht) për vajzat  që shkollohen në institucionet publike arsimore parauniversitare të Kosovës? 

 Ka disa arësye. Mendohet se arësyeja kryesore është ajo politike, sepse Albin Kurti kërkon votat e komunietetit islamik në Kosovë për zgjedhjet e ardhshme Lokale dhe Parlamentare.  

Arsyeja tjetër mendohet se, është presioni i madh i Komunitetit të fuqishëm islam të Kosovës i cili jo rrallë është përfshirë edhe në debate politike sidmos z. Sh. Krasniqi, i cili e ka cilësuar popullin e Kosovës si popull mysliman, gjë që nuk është plotësisht e vërtetë – porse është një argument religjioz për ta drejtuar Kosovën drejt një shteti jo-laik e për pasojë edhe me të gjitha konsekuencat që do të dilnin nëse realizohej ky variant i Drejtuesve të Bashkësisë islame.  

Kjo na kujton edhe presionin që i bëri Vatikani dikur Enver Hoxhës për të vendosur Kardinalë jo shqiptarë në krye të Komunitetit Katolik. Përgjigja negative e Diktatorit Hoxha ndaj kërkesës së Vatikanit shkaktoi atë çarje të pa ndreqshme në të ardhmen përsa i përket komuniteteve religjioze në Shqipëri, dhe krijimin e një shteti ateist në Shqipëri pas 1967. Kjo mund të ndodhi edhe Kosovës por në kah të kundërt,  në atë të një shteti fetar islamik.  

Sigurisht kjo përkon edhe deklaratat e Titos në kohën e Jugosllavisë kur në Census-et e rregjistrimit të popullatave në ish Jugosllavinë titiste, figuronte dhe  e ashtuquajtura `popullsi myslimane` e cila ishte krijuar artificialisht nga politika Jugosllave për të minimizuar faktorin shqiptar në Kosovë por që ishte me besimin mysliman. 

 Për të sqaruar më mirë se çështë shamija për femrën myslimane  mund të kujtojmë se: 

– fjala Shami ose Hixhab, mbahej nga femrat myslimane edhe në Shqipëri por dhe në Kosovë, dhe mbahej kryesisht nga gratë e fshatrave dhe më pak në qytete, madje mbahej edhe nga grate e fesë orthodokse dhe katolike (më pak) 

 -Ndërsa me fjalën  Ferexhe ose “en-nikab”, që në shqip mund t’i përshtatet fjala “ferexhe”. “Nikabi” dallon nga “hixhabi”, (mbulesa e zakonshme e gruas myslimane), sepse “nikabi” përfshin mbulimin e fytyrës dhe të duarve, të cilat sipas së dytës përjashtohen. 

 Ahmet Zogu nxorri një ligj,  që u miratua në parlament më 25 mars 1937, dënonte çdo grua që mbulonte fytyrën. Dënoheshin edhe ata që i inkurajonin gratë të mbuloheshin. Gjobat shkonin deri në 500 franga ari. Pra ndaloi Ferxhenë (Nikab) dhe jo Shaminë ( Hixhab). Dihej se në atë kohë, çdo grua fshatare në Shqipëri, myslimane, katolike apo ortodokse, nuk kishte mbajtur ndonjëherë ferexhe.” – kjo eshte mese e vertete! Nena me tregonte qe ne malesite e Tiranës, Martaneshit, Çermenikes, fshatrat e Elbasanit, asnje grua nuk mbante ferexhe, perveç shamise dhe kostumeve popullore me fustanella te bardha. Ferexhet mbaheshin vetëm në qytete si Elbasan, Kavaje, Shkodër, e jo nga te gjithe grate sigurisht, dmth në fusha ku ndikimi Turqisë ndoshta duhet të ketë qënë më i madh (Si e ndali me ligj ferexhenë, Ahmet Zogu – Dossier (gazetatema.net). 

 Vendosja e mbulesës së Fytyrës për gruan tek vajzat dhe gratë myslimane  e ka burimin tek Kurani i cili kërkon të mbrojë femrën nga epshet dhe ngacmimet e meshkujve gjatë jetës së tyre kur ato dalin në public për punë ose në shkolla apo institucione. Në Kuran thuhet: 

“Thuaju besimtareve që të frenojnë shikimet e tyre (nga e ndaluara), të ruajnë organet e tyre gjinore dhe të mos shfaqin bukurinë dhe stolitë e tyre, përveç asaj që shfaqet në mënyrë të vetvetishme. Le të zgjasin mbulesat e tyre të kokës mbi kraharorët e tyre dhe të mos shfaqin bukurinë dhe stolitë e tyre, përveçse para bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim, ose shërbëtorëve meshkuj që nuk kanë dëshirë epshore ose fëmijëve që nuk dinë për pjesët intime të femrave. Le të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të zbulohen stolitë e tyre të fshehta. O besimtarë, kthehuni të gjithë tek Allahu duke u penduar, që të arrini shpëtimin![3] “Gratë e vjetra, që nuk shpresojnë më të martohen, nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme, por jo duke i treguar stolitë e tyre. E, nëse përmbahen, është edhe më mirë për ato. Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha”.[4]  

(Pse mbajnë shaminë gratë muslimane? – Xhemati“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre dhe t’i ruajnë pjesët e tyre intime! Kjo është mënyra më e dëlirë për ta, dhe Allahu është i Dijshëm për çka bëjnë ata”.[5] “Dhe mos iu afroni kurvërisë, se me të vërtetë ajo është shthurje morale dhe një rrugë e shëmtuar”.[6] “Me të Vërtetë, Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh … për meshkujt që i ruajnë pjesët e tyre intime dhe gratë që i ruajnë pjesët e tyre intime”.[7] Musliman Ahmedia (ahmadiyya-islam.org). 

 Pra  nga një masë mbrojtëse religjioze për gratë dhe vajzat, sot është kthyer sot në një instrument politik fetar për të luftuar laicizmin perëndimor por dhe ateizmin ose qafirllëkun (kefir- i pafe). 

 Edhe në Testamentin e Ri, shkruhet se gratë duhet të mbajnë flokët e gjata si mbulesë për të hyrë në Kishë, dhe të mbajnë mbulesë kur bëhet meshë, por dhe kur bisedohet me meshkuj. 

Në Kosovë. në vitin 2010, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës kishte nxjerr një Udhëzim Administrativ, i cili ndalon mbajtjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme publike. Ky udhëzim, në atë kohë, kishte nxitur reagime të mëdha të përkrahësve të idesë për mbajtjen e shamive nëpër institucione publike. 

Ata patën protestuar kundër ndalimit të shamisë në shkollat publike të Kosovës dhe kishin kërkuar nga ish kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, që të shfuqizohet një vendim i tillë. 

Debatet kanë nisur që para gjashtë viteve, kur fillimisht ishte vërejtur një numër i nxënëseve që kishin vendosur shaminë, teksa ishin ende duke vijuar shkollimin e ulët apo të mesëm, dhe më pas ishte Ministria e Arsimit që kishte lëshuar një udhëzim administrativ që ndalonte bartjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme publike.  Gjithashtu në atë Ligj (urdhër administrativ) “Ligji për arsimin parauniversitar përcakton që institucionet publike arsimore duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare dhe nga veprimtaritë tjera të cilat propagandojnë një fe të caktuar, që në rastin konkret nuk është se e mohon, por as nuk e lejon që në shkollat tona të këtë prezantim të një feje të caktuar”.Sot Kurti kërkon të anullohet Ligji dhe të rivendoset Shamija. Por Kosovarët u shprehën në media dhe portale se: “jemi komb i Dua Lipes dhe jo i Dude Bales”! 

 Bota intelektuale e Kosoves sot ka mundesi të zgjedhë mes Sabri Hamitit e Shefqet Krasniqit. Ata gjithmonë kanë ditur të zgjedhin driten e iluminizmit para erresires që imponon çdo mbulim (Projektligji për lejimin e shamisë në shkolla e zyra/ Gjekmarkaj: Përdorim politik i fesë me pasoja tragjike. Ndaleni atentatin ndaj Kosovës, Albin Kurti po i jep dhuratë të artë… (panorama.com.al)). 

 Këtu ka vënd për të sqaruar se Republika e re e Kosovës gjëndet në një udhëkryq të madh ku politika e saj është e ndarë në dy grupime të mëdha: njëra kërkon europianizmin e shqiptarëve të Kosovës tjetra kërkon  identifikimin e popullatës së Kosovës si popullatë myslimane dhe jo shqiptare, gjë që përbën një rrezik të madh për të ardhmen e Kosovës.  

Pa i hyrë hollësive, mund të shprehemi se politikanët drejtues të Kosovës duhet të këshillohen me Shqipërinë sepse ka më tepër përvojë në këtë problem dhe se Shqipëria është model për shtetin laik të saj dhe për tolerancën e madhe fetare, elemente këto të fituar gjatë 114 vite Pavarësi. Shpresojmë që  z. Kurti të mendohet, para se të anullojë ligjet e para-ardhësit të tij. 

priftipirro2017@gmail.com  

Përshtypjet mia për pushimet verore në vendlindje

0

Shkruan Vitor Spaqi

  • Përshtypjet  mia për vendin tim-Pushime korrik-Gusht 2022

Bana disa ditë pushime në vendlindje dhe shëtita andej e këndej Kosovës. Prishtina më tërheq më shumë dhe nuk ngopem me të! Me ngeli ne mendje kohë bredhja e studimeve  ne kohen rinore. Edhe pse qyteti i im është Prizreni. Shkova patjetër rethe errotul  godinës se fakultetit ,por edhe atyre rrugëve  e rrugicave  deri  në katedralen tonë që mban emrin e “ Nënë Terezës se madhe krenaria  e kombit tonë. Emrin e krenarisë shqiptare dhe simbolin e mirësisë gjithandej botes se njerëzimit. Aty përqark, do apo nuk do, nuk mund tishmangësh as kishën ortodokse, me emrin Shën Sava, shenjt nacional serb dhe, nëse lexon për jetën e tij në literaturën botërorë, na del shenjt i pa shenjtni dhe njeri që vrau vëllain e vet për pushtet, për sundim politik!

Le  të legalizohet vesha  e jonë kombëtare  me shamia e  kostume të bukura pa ferexhe e paruka arabe!

Nëse kalon pak vërdallë nëpër qytet, syri ti kap edhe shumë xhamia. Një nga ato thirret Xhamia e ÇarshisëXhamia e Gurit (dy emërime normale dhe me siguri domethënëse për zonën dhe tipike shqiptare) por ka një kuptim te plotë  në gjuhën tonë shqipe. Por njëjta quhet edhe Xhamia e Sulltan Muratit (emërtim i pështirosunemërtim që simbolizondhunën dhe gjenocidin shekullor ndaj shqiptareve dhe imponim   islamizimin e dhunshëm). Shkova tek vendi ku po ndërtohet xhamia qendrore e cila ka me mbajt emrin e Sulltan Mehmetit II (një homoseksual i llojit të vet, poligamisë dhe i shfrenuam, nëna e të cilit ishte një skllave me prejardhje të paditën, e cila qe marrë nga prindërit kush e di ku dhe i qe dorëzua Sulltan Muratit II. Po i njëjti dyshohet që vrau dy vëllezërit e vet;, Ahmetin dhe Aleidinin). I trazuam dhe i futur thell ne rikujtimin e epokave historike edhe nga ajo që shohim në Ukrainë që po vepron Rusia, me aq pamëshirë dhe ajo që përjetuam nga serbet vetë ne, mendova në vetvete: sa, edhe me ma shumë brutalitetet, janë pushtua trojet tona dhe të parët tanë kanë përjetua zgjedhën e rëndë të Sulltan Mehmetit II dhe sulltanëve të tjerë. Po i kthehem xhamisë qendrore për të cilën me siguri Prishtina ka nevojë që festat e mëdha islame të festohen me shumë besimtarë sipas dokeve islame, por emri i saj më trishton. Do të mjaftonte të quhej Xhamia Qendrore ose t’i jepej emrXhamia e Dëshmorëve të Luftës, ose Xhamia e Fëmijëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbeXhamia e Dëshmorëve Shqiptarë Islamë të UÇK-së, e të tjera si këto. Ose: Xhamia e hazërti Musës, Ibrahimit, Ademit, HavësMjremes e të tjera. Emërimi i xhamisë qendrore është baras, sikur të quhej një ditë, nëse popullsia në Kosovë ortodoksohet, kisha e Car Dushanit, kisha e Millosheviqit ose ndonjë tjetër komandanti ose pushtetari i cili do të arrinte ordokosimin dhe pushtimin e shpejtë dhe efikas.Per ta ngushëlluar sa do pak shpirtin  e thyer e morra një gazetë dhe  u ula në një kafene  të pushoj pakëz edhe nga se na kapi vapa e këtyre ditëve te nxehta . Hapa faqen  e parë menjëherë mu shfaqen artikujt e ndryshëm  nga opianistë ,politikan e analist lidhur me fenomenin e fundit qe morri përmasa te mëdha  futja e shamisë në shkolla !!!…Vërtet krijova një shqetësim edhe ma te thell dhe lindi pyetja se çfarë po veprojnë këto rryma të huaja në Kosovë  qe duan te na  e ndërrojnë edhe mentalitetin dhe kulturën tonë autoktone qe shumë popuj na  e kanëlakminë. Po unë  jam  i lindur  si katolik dhe jam akoma  me gjithë familje i tille. A thua  kërkon edhe vajza ime  dhe vijëzat tona të besimit katolik qe të shkojnë në shkolla   me atë mbulese ,por bile  e kombit tim.   Shtrohet pyetja a thua se çka do të ndodh nëse edhe ne kolektivisht kërkojmë qme ngulm të mbrohet  vesha  e jonë dhe ta praktikojmë në shkolla   .Bile  ,bile kam edhe një ide për mos me qu popullin tonë në   përçarje fetare  propozoj, qe  ne shkolla nëse  aprovohet diçka le te legalizohet vesha  e jone kombëtarë  me shamia e  kostume të bukura  . Respekt për besimtarët e të gjitha feve tona, por jo edhe për pushtetarët, historianët dhe akademinë e Kosovës qe i ka mbuluar pluhuri  aziatik  në demin e kombit tonë!?.Në Gjermani u ktheva gati pa mend. I shqetsuem për fatin e kombit. Në Prishtinën e Pjetër Bogdanit, lavdërohet emri i pushtuesve, i atyre që ia përdhosën eshtrat, ia përplasen kush e di ku.

Vitor Spaqi është veprimtar në mërgim dhe vendlindje Stuttgart 2022

Korbi mbi kokë

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Nxënëse e vajza të dashura! Po ju shkruaj juve, qe jeni në moshën më të mirë të rinisë! Juve, qe keni kohën me të bukur ta zgjidhni profesionin qe ju don zemra pa imponime.Jeni ju qe për herë të parë mund ta keni pranë veti një shok, i cili mund të jetë bashkëshorti me besnik i jetës tuaj. Shumë nga nënat tuaja mund të kenë qenë nxënëse të viteve të 80-ta e këndej. Shumë nga nënat tuaja ishin pjesëmarrëse në demostrata e protesta të shumta. Disa u denuan për veprimtari atëdhetare, disa mbajten burg; ndersa kishte dhe nena, qe kapën pushken e i dolen serbit përballë. Nese u bie të shkoni në spitalin e Pejës, në hyrje të tij, është përmendorja madhështore e Myrvete Maksutaj, e cila me vete kishte bombat dhe armet, për ti liruar ushtarët e UÇK–së të kapur nga armiku!
Një mashkull kurrën e kurrës nuk ishte më trim se sa një femër, këtë e kishte treguar edhe Nora e Kelmendit, Shote Galica e shumë heroina tjera shqiptare.
Ta kujtojmë atë histori të dhembjes e krenarisë tonë. Ti kujtojmë vuajtjet shekullore, për të ardhur në këto ditë të lirisë. Sot po luhet me fatin e pjesës se kombit tonë, po luhet me fatin e femres shqiptare. Donë, qe femra shqiptare mos të jetë shtyllë e zhvillimit në të gjitha sferat e jetës sociale, politike, ekonomike e të sigurisë. Donë ta shendrrojnë femrën në një arë, në të cilën mbillet fara dhe bien frytet. Shoqëria pa femra të ngritura, te shkolluara dhe të qytetruara është sikur makina qe të le mu në mes të rrugës.
Tani po shqyrtohet tema e shamisë, jo vetem në koloare, jo vetem në ndeja, jo vetem në tryeza e tribuna, po edhe në parlamentin e Kosovës. Është shumë e rrezikshme mundësia e kalimit të ligjit mbi mbajtjen e shamisë nëpër shkolla. Ju, femrat tona, vajza e gra, duhet ta ngritni zërin kundër kësaj furtune, e cila çdo ditë fryen e shkatrron çdo të arritur me mund e sakrificë. Ekziston rreziku i madh, qe pas, gati 100 vjetëve të realizohet projekti serbomadh i çkombëtaririmit, përmes fesë, përmes xhamive, shamive e ferexheve. Mund të merrni dhe para nga qarqe të jashtme financuese, po para se ti pranoni ato mendoni pak për fatin e ardhshem të kombit e pasardhësve tuaj. Kundërshtoni shaminë nëpër shkolla, sepse ajo mund t’u ndajë nëpër klasë e banka. Me shqetsoj një emision i Luginës se Preshevës, ku një “mësuese” e mbuluar kishte organizuar seminar veror për nxënësa adoleshentë, ku atje mësonin dhe kuranin. Si mund të jetë mësuese një femër e mbuluar në tërë figurën e saj? Si mund t’i jep nxënësit qeshjen, mësimin e përgdheljen, mësuesje, kur as fytyren nuk ia shef?
Përse pushteti serb atje nuk ua ndalon nëpr shkolla shamirë e ferexhet shqipetareve? Sepse do ti asimilojë përmes fesë!
Përmes këtij shkrimi dua të apelojë tek shoqatat e grave, tek organizatat jo qeveritare, tek organet e shtetit, tek familjet e individët, të pregatiten e kundërshtojnë ligjin, qe mund të sillet në Kuvend, ligjin për mbajtjen e shamisë nëpër shkolla. Apeloj tek gjithë stafi arsimor, në të gjitha shkollat e Kosovës ta kundërshtojnë një iniciativë të tillë të rrezikshme. Ftoj kryeministrin tonë Albin Kurti, qe se paku, mos të merret më çështjen, aq delikate të shamisë. Ka shumë punë më të menqura, për tu marrë. Unë e përgëzoj për gjithë hapat e ndërmarrë deri me tani. Kjo, Shamia mund të jetë jo vetem shpetimi, po edhe shkatërrimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Populli nuk i don uniformat e huaja, sidomos ato të okupatorëve. Njëherë e mirë shqiptarët janë përcaktuar për vlerat perëndimore. Vajza, e gra, sidomos ju nxënëse të shkollave, ngritne zërin e angazhimin për lirinë tuaj!
Futja e shamisë nëpër shkolla është projekt serbomadh, qe po tentohet të realizohet përmes hoxhollarëve e njerëzve të paguar nga qarqe të huaja, sidomos serbe e ruse!
Me respekt, miku juaj,
Prof. Bajram Binaku!

“Ora e historisë” e Jusuf Buxhovit në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan

0
Gjilan, gusht 2022
Shkolla shqipe është e themeluar brenda Projektit iluminist dhe mbi traditën e rilindasve. Kjo traditë u bart nga shteti shqiptar nga viti 1912 dhe, nga shteti laik i Kosovës. Si e tillë, shkolla shqipe, ruan karakterin kombëtar dhe atë emancipues në përputhje me vlerat e qytetërimit perëndimor.

“Jepini Cezarit çka i përket Cezarit, e Hyjit çka i përket Hyjit”, apo jepni arsimit çka i përket arsimit, e besimit çka i përket besimit!

0

Shkruan: dom Lush Sopi 

“Po të më shante armiku, disi do të duroja, të ishte ngritur kundër meje ai që më urren, disi do të fshihesha para tij, por qe ti, o njeri, shoku im, miku im, i njohuri im, me të cilin bëra shoqëri të ngushtë: bashk me turma shkonim në Shtëpinë e Hyjit!”(Ps. 55, 13-15).
 Psalmi i sipërpërmendur në fjalë më nxiti dhe më frymëzoi t’i shkruaj disa fjalë për temën apo çështjen aktuale të këtyre ditëve (aspak të nevojshme), sepse popullin Shqiptar duhet ta preokupojnë çështjet tjera shumë të rëndësishme për Kosovën, nga të cilat varet e ardhmja e saj edhe me shumë identitare.
Gjaku i derdhur nder shekuj, flijimet dhe sakrificat e mëdha, përndjekjet, burgosjet, dhunimet, shkatërrimet shpirtërore, materiale, psiqike dhe fizike, si dhe dëmet e mëdha në aspektin kombëtar, shpirtëror dhe kulturor nga pushtues dhe ideologji të ndryshme , si duket, nuk ndikuan fare tek një pjesë e popullin tonë Shqiptar, për të reflektuar dhe mësuar nga ato tragjedi të mëdha që përjetuam. Kjo histori e hidhur duhet të na shtyejë apo të na nxisë për ta dashur, për ta mbrojtur dhe për ta ndihmuar njëri tjetrin si vëllezër të një gjaku si dhe Repulikën e Kosovës drejtë integrimeve evroatlantike, aty ku edhe e ka vendin e tij meritor.
Institucionet e Republikës së Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Rektorati i Kosovës, Institucionet Fetare, Institucionet tjera qeveritare lokale dhe joqeveritare, si dhe i gjithë populli i Kosovës, është i thirrur dhe i obliguar qe ta mbron dhe të respekton Kushtetutën e saj, aktin suprem dhe dokumentin më sublim të Shtetit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton Kosovën shtet laik. Megjithëse është Shtet laik, institucionet e të gjitha besimeve e kanë lirinë e plotë të funksionimit dhe te veprimtarisë së tyre në çdo aspekt. Prandaj Institucionet Fetare të cilat në të kaluarën kanë dhënë kontribut të madh për Shtetësinë e Kosovës, duhet ta mbrojnë dhe respektojnë Kushtetutën e saj. “Jepini Cezarit çka i përket Cezarit e Hyjit çka i përket Hyjit.” (Jepni arsimit çka i përket arsimit, e besimit çka i përket besimit). Këto ditë në opinion po “debatohet” (kercënohet) për lejimin e mbulesës së fëmijëve të mitur nëpër shkolla. Pamja e jashtme, qoftë uniforma apo mbulesa është e drejtë e çdo personi. Secili ka te drejtë të vendos dhe të përcaktohet për mënyrën e të jetuarit siq deshiron vet. Por, mbulesa e vajzave të mitura në shkolla është e pa kuptimt dhe shumë e dëmshme. Sepse, nga aty mund të fillojnë ndasit e mëdha në mes nxënësve (si vëllezër e motra të tyre të një gjaku) me rrezik potencial, që ato ndasi të kalojnë në armiqësi. Mbulesa e fëmijëve të mitur nuk është respektim i të drejtave dhe lirive të tyre, përkundrazi, është pengim i zhvillimit dhe afirmimit të tyre në frymën demokratike dhe civilizuese.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe ligjet evropiane në fuqi, pjesë e së cilës jemi edhe ne, ka përcaktuar apo maturuar moshën e pjekurisë qe në moshën 18 vjeçare. Në këtë të drejtë ligjore të fëmijëve të mitur, nuk ka të drejtë të ndërhyjë askush (as prindërit ) sepse në këtë mënyrë fëmijëve ju cungohen të drejtat dhe lirit e fëmijve, për rritje dhe zhvillim normal të moshës së tyre. Mbulesa e fëmijëve të mitur arsyetohet dhe ndërlidhet me çështjen apo bindjen fetare, por në realitet, nuk qëndron ashtu. Kjo, siç thotë një fjalë popullore “mund të shihet nga aeroplani”.
Në opinion, mbulesa apo ferexha shpesh herë po krahasohet me uniformën e misionarës dhe humanistës shqiptare tashmë Shën Nënë Terezes apo me uniformën e motrave të nderit! Një krahasim i tillë është tendencioze dhe jo reale, sepse qëllimi i bartjes së tyre dallon shumë, si në pikëpamje të jashtme, gjithashtu në kuptimin e brendshëm shpirtëror.
Motrat e nderit e bartin uniformën (me një betim mbi moshen 20 vjeçare) sepse nëpërmjet saj dëshmojnë përkushtimin e tyre jetësor, në shërbim Zotit dhe grigjës së Tij, nëpërmjet kushtit të pastërtisë apo virgjërisë, të varfërisë dhe ndëgjesës. Gjithashtu, nga pikëpamja e jashtme, në krahasim me ato që bartin ferexhen, dallimi është i madh pra kontravers dhe i pakrahasueshëm. Mjafton t’i përmendim dy fakte për ta kuptuar këtë. Motrat e nderit fytyren e tyre nuk e kanë të mbuluar dhe nuk kanë asnjë ndalesë apo pengesë të komunikimit dhe bashkëpunimit me njerëzit, pra pa dallim rrace, gjinie, ngjyre e besimi. Ndërsa gratë e mbuluara me ferexhe dhe rregulli i tyre ka një qëndrim krejt tjetër edhe me të dashurit e tyre e familjarët e ngushtë, duke krijuar ndasi dhe moskuptime të mëdha jo vetem sa i përket kombit, kulturës dhe traditës sonë shqiptare, por edhe vet besimit e njerzimit të emancipuar mbi tokë.
Ndërsa, sa i përket vajzave që përgaditen për jetën rregulltare, për misionin e tyre të shenjtë, në shërbim Zotit dhe vëllait njeri, për hir të së vërtetës duhet theksuar, se ato nuk bartin uniformë rregulltare deri sa vijojnë shkollën fillore dhe at të mesme. Kjo është e vërtet dhe shumë e lehtë për tu verifikuar. Prandaj, kjo nuk mund të merrët si pretekst apo arsyetim, për bartje të mbulesës nëpër shkolla, nga ana e nxënësve të mitur.
Uroi dhe lus Zotin për bashkim të popullit tonë Shqiptar rreth çështjes së identitetit tonë kombëtar dhe kulturor, që i kemi të trashëguara me një sakrificë nga të parët tanë nder shekuj e shekuj me radhë pra qe ato asete dhe ato vlera të shëndosha kombetare, kulturore ti trashegojmë nder breza të njomë dhe të mbetëmi një model i mirë për vendët e emancipuara në Evropë dhe botën demokratike.
Zoti i bekoftë fëmijët e pafajshëm dhe syçelsinë e mëndjën e prindërve të tyre në Republikën e Kosovës.

Ekskluzive: Sulmohet teologu Tim Shkupi, kryetari i Diasporës Shqiptare, në shtëpinë e tij në Shkup

0
Ekskluzive e portalit Drini
___
* Teologu Tim Shkupi është i njohur për shkrimet e shumëta përmes të cilave e demaskon islamin politik në mbarë hapësirën shqiptare e diasporë. 
Vet Tim Shkupi ka publikuar videot ditën që u sulmua në Shkup dhe me vonë ka deklaruar për miqtë e tij se “Nuk kam ku me shku përtej shtëpisë së Zotit, si e quan shtëpinë e tij” Tim Shkupi përfaqëson grupin më nacionalist të shqiptarëve të Diasporës, ku lidhjet e tij janë gjithëandej botës. Mirëpo Tim Shkupi ka mbetur në suaza të këtij organizimi pa u involvuar drejtëpërdrejtë në politikën e Maqedonisë.

Nga videot që kemi parë dhe paraqitjet e tij LIVE në FB shihet se si Tim Shkupi thotë se ka paralizuar sulmuesin agresiv, i cili e ka goditur me hekur ne oborrin e tij dhe ka dashur ta tërheq për rripi që të jetë edhe më fatale.

Ngjarja ka ndodhur me 12 gusht 2022, në oborrin e shtëpisë së Kim Shkuit në Shkup, diku kah ora 16-17 .
Në këtë situatë, siç thotë Tim Shkupi, “kur e pashë se sulmuesi nuk qetësohet, te ik nga oborri im, kam përdorur të gjitha mesimet dhe teknikat për ta paralizuar dhe për të mësuar më shumë rreth identitetit të tij. Kam kërkuar nga bashkëshortja ta inçizoj sulmuesin, që ta kem si prove për gjyq dhe e kam lëshuar. Kush i ka pa inçizimet shihet vetëkontrolla ime në maksimum.
Unë mendoj se ka qenë sulm me porosi nga shërbimet ruso-serbe dhe veglat e tyre në Maqedoni, pasi para pak javëve të njejtën gjë e tha edhe presidenti Pendarovski”, kështu deklaroi Tim Shkupi për Drinin.
Drini gjithashtu ka mësuar se dy ditë para sulmit, një faqe në FB, që quhet gazeta Selam, por pa domain, ka postuar foton e Timit, gruas së tij dhe djalit Jonit, ku bëhet thirrje për likudim dhe për një fund të tmerrshëm për këtë familje shqiptare që jeton në Shkup.
Faqja Gazeta Selam e FB (nga burime të pakonfirmuar) udhëhiqet nga dy persona nga Gostivari, Tetova, (ish-medresant të shkollave anti-shqiptare) një nga Shkupi dhe një tjetër nga Mitrovica e Kosovës.
Gjithashtu do të mësohet shumë shpejt kush e ka ba regjistrimin e domin emrit në GoDaddy. Tjetra që ka mësuar Drini, është se asnjë kanal televiziv apo medium në Maqedoni nuk e ka dhënë lajmin se është sulmuar kryetari i Diasporës Shqiptare për Maqedoni.
Njejtë kështu kanë vepruar edhe partitë politike, duke u bërë palë me krimin dhe sulmin pasi që askush nuk është distancuar nga sulm fizik ndaj teologut Tim Shkupi.
Reagime nuk ka pasur as nga Tirana zyrtare, e as nga Prishtina.
***
Prandaj, kjo heshtje misterioze e medias dhe e organeve shtetërore të Shqipërisë e Kosovës, duhet të shërbejë si mësim i madh për mbarë shqiptarët që të kujdesen e ti ruajnë njerëzit e vet që janë në vijën e parë të fronit me islamistët antishqiptarë që nxiten nga shërbimet armiqësore të kombit shqiptar.
Megjithëse Tim Shkupi ka miqë e dashamirë të shumtë gjithandej globit, kjo ngjarje me motive të qarta antishqiptare duhet t’i zgjoj shqiptarët që të jenë të vëmendshëm se antishqiptarizimi po vepron në të gjitha mënyrat, edhe përmes islamistëve jo të pakët.
www.drini.us ditëve në vijim do t’ju mbaj të informuar për sulmin me motive terroriste të Musa Lamallarit, të njohur për mbarë opinionin publik shqiptar në mbarë botën si Tim Shkupi. Në foton që Drini e mori nga Tim Shkupi shihet se si Timi ia del që ta rrëzoj terroristin që e sulmon papritur në oborrin e shtëpisë së tij.
Shih videon ku Tim Shkupi flet pas sulmit në oborrin e shtëpisë së tij në Shkup: 
Për sulmuesin Tim Shkupi ka shkruar edhe në profilin e tij në fb, ku sqaron:  

“Djali i gazetarit jugosllav (Vërejtje e Drinit: E ka fjalën për një gazetar që dikur ka shkruar për shqiptarët e Ukrainës) dhe i fese se Bagdadit, tash edhe nuk po shifke me sy! Qenka ba qorr. Nuk po e dijka rrugen me shku deri ne toalet, por e ka gjetur rrugen ku une jetoj. Dje me thonin eshte memec. Por ju e degjoni duke e share Zotin e Shqiptareve.

Sic ju thash mbreme, do te mbetet ne ferrin e llymit te Krimit. Shyqyr Zot qe me ke ndihmuar dhe nuk ka mbetur ne duart e mia!

Ligjet ne Maqedoni japin denimi per sulm fizik ne shtepi private prej 1 deri ne 10 vjet me burg. Une e kerkoj MAKSIMUMIN!

Person i punesuar ne televizionin e Maqedonise: 1.90 cm i gjate, tip sportiv, nuk shkon ne pune, merr rroge. Plus kish rreh dhe kercenuar edhe te tjeret.

Po e dini si ju TUTIN!!!!

MOS U TUT!!!”

Shikojini videot e regjistruara nga gruaja e Musa Lamallarit, i njohur si Tim Shkupi, se si e zapton njeriun e shërbiemve sekrete sllave në oborrin e shtëpisë së tij në Shkup.

Tim Shkupi nuk është i vetëm, me të është mbarë Shqiptaria në Gadishullin Ilirik dhe në krejt globin.

Lavdi trimit Tim Shkupi !

Facebook

Facebook