Mendime për Kaplan Resulbegoviçin, pas vdekjes së tij
Fotografitë që e rikthyen debatin e kotë për shaminë

Nga: Adem Breznica
Tri fotografi karakteristike të nxjerra nga një takim i zyrtarëve më të lartë të shtetit tonë, me zyrtarë të lartë amerikanë në Washington, rikthyen debatin e nxehtë rreth shamisë. Takimi ka ndodhur më shumë se tri javë më parë (26.07.2022), porse polemikat në Kosovë akoma nuk janë ndalur që nga dita pasuese kur u publikuan fotografitë e atij eventi. Tri zyrat respektive të zyrtarëve në takim dolën me fotografi të bëra nga kënde të ndryshme. Të gjitha janë origjinale, pa diskutim. Porse njëra, e publikuar nga Zyra e Kurtit, siç do të shohim në vijim, ndezi debatin.
1. Foto e publikuar nga Zyra e Sekretarit Blinken; 2. Foto e publikuar nga Zyra e Presidentes Osmani; 3. Foto e publikuar nga Zyra e Kryeministrit Kurti. Siç shihet në fotot e publikuara nga Blinken e Osmani, figuron zyrtarja amerikane me shami. Ndërkaq, në foton e publikuar nga Kurti mungon zyrtarja në fjalë. Në fakt bëhet fjalë për të njëjtën foto, parë nga tri kënde të ndryshme. Fotografia e publikuar nga zyra e Kurtit është origjinale dhe nuk i është bërë photoshop, e as nuk është prerë. Por, fotografisti i Qeverisë ka marrë një pamje kur zyrtarja amerikane me shami nuk ka qenë aty prezent, apo të paktën duart nuk i ka pasur mbi tavolinë, ashtu siç shihet në fotot tjera. Pra, fotoja nuk është prekur, porse është zgjedhur të bëhet e tillë. Ne nuk mund të spekulojmë pse Zyra e Kurtit nuk e ka përfshirë edhe një foto ku figuron zonja në fjalë. Por mediat dhe rrjetet sociale u morën me te. Disa grupe i fajësuan mediat se kinse ato e prenë apo e bënë photoshop fotografinë. E disa të tjera këtë “prerje” ia hodhën Zyrës së Kurtit. Madje edhe disa gazetarë e media e hoqën përgjegjësinë duke e fajësuar direkt Albin Kurtin. Ama e vërteta është se fotografia është origjinale dhe e paprekur. Nëse ka pasur tendencë nga zyrtari për informim i Qeverisë për të krijuar përshtypjen se Kryeministri Kurti është anti-shami, atëherë kjo çështje duhet të adresohet brenda Zyrës së Kurtit dhe të sqarohet çështja nëse ishte e qëllimshme apo jo. Porse disa hoxhallarë, për xhematë të tyre s’po flas, kanë ra nën këtë kurth. Dhe e rindezën çështjen e shamisë deri në pikën e organizimit të kampanjave për të bërë presion ndaj MASHT dhe Qeverisë për ndryshimin e nenit 3 (1.13) të Udhëzimit Administrativ (UA) 06/2014. Sipas këtyre zotërinjve, ky Kod (UA) duhet të hiqet, ndryshohet apo të zëvendësohet, sepse po ua ndaluaka nxënëseve mbajtjen e shamisë në kokë. Por kjo nuk qëndron. Në fakt kodi e NDALON “bartjen e uniformës fetare”, gjë e cila është absolutisht në rregull. Dhe është shumë bukur që nuk përmendet fare shamia, sepse po të përmendej, vërtetë do të ndalohej. Si i tillë është shumë i mirë ky kod. Dhe nuk bënë të jetë ndryshe sepse sjellë konsekuenca të paparashikueshme.

Nëse vërtetë ndryshohet ky nen, ashtu siç kanë kërkuar disa, duke e cekur LEJIMIN e “bartjes së uniformës fetare”, do të bëhet rrëmujë. Paramendoni tash nëse një fe apo një sekt ka për uniformë fetare veshjet, apo zhveshjet, satanike, apo dhe të tjera që adhurojnë kultet e organeve gjenitale! Të tilla fe e sekte ka nëpër botë, edhe nga ajo pjesë e botës prej së cilës sot po ekspozohemi. Shoqëria jonë po frekuentohet prej tyre. Jo vetëm me ide por edhe me prurje fizike. Neni 8 i Kushtetutës sonë është neutral ndaj besimeve fetare. Dmth edhe ata do t’i manifestonin uniformat dhe simbolet e tyre të kultit hapur, edhe në shkolla, nëse janë apo bëhen pjesë e shoqërisë sonë. Atëherë, çfarë do të ndodhte!?! A do t’ua ndalonte veshjet, zhveshjet, simbolet karakteristike të kulteve të tyre një kod i tillë i amandamentuar!?! Sigurisht se jo.

Prandaj, kodi aktual është brilant. Nuk e ndalon në asnjë moment shaminë. Shamia nuk është uniformë dhe nuk mund të ndalohet nga ky kod. Ndërkaq, ai që e ka shkruar, apo propozuar, ka qenë gjeni. Hallall i qoftë. E ata që kërkojnë ta ndryshojnë janë budallenj të mëdhenj. P. S.: Edhe dikur (1989) dikush thoshte se ndryshimi i disa pikave të Kushtetues nuk i humbë gjë Kosovës. Pastaj çfarë na gjeti… Këta që janë nën 30-vjeç nuk e dinë, sepse nuk e kanë përjetuar si të rritur, por si të mitur që nuk kuptonin gjë. Prandaj edhe sot manipulohen si delet pas një bariu të keq.
/Adem Breznica, gazetar i pavarur/
Kallushi, Rugova dhe Xhema …


Kërkesë nga mërgata për respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mosprekjen e udhëzimit Administrativ për ndalimin e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore
Shqiptarë e Shqiptare të dashura, kudo që të jeni,
Duke pasur parasysh faktin se neni 4, i udhëzimit administrativ, paragrafi 1.13 i UA nr. 06 i vitit 2014 për ndalimin e bartjes së mbulesës fetare në objektet shkollore, është plotësisht në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe njihet si kod i mirësjelljes, dedikuar mbrojtjes së fëmijëve të moshës minore, në shkollat fillore dhe të mesme, por jo edhe ato të larta, kur fëmijët arrijnë moshën madhore të vendosjes për vetvete, kemi vendosur që përmes një peticioni, ta shprehim mbështetjen tonë për mos ndryshimin e këtij neni kaq të rëndësishëm dhe parimor, për mbarëvajtjen, rriten dhe arsimimin e shëndosh, pa ndasi e konflikte ndër fetare të fëmijëve tanë nëpër shkolla.
Pasi që mbulesa nuk është traditë e jona, madje nuk e parasheh as libri i shenjt i myslimanëve, Kurani, por rregull dhe kërkesë e Ligjit Sharia që nënkupton diskriminimin e femrave, si në Afganistan e vendet tjera arabe dhe nuk ka të bëjë asgjë me kulturën dhe vlerat e rendit tonë shoqëror të përcaktuara me nenin 7 dhe 8 të Kushtetutës. Nisma për futjen e shamive në shkolla, nuk i promovon të drejtat e njeriut, as nuk mbron të drejtat e fëmijëve, përkundrazi ato promovojnë tendencën e individëve dhe grupeve ekstremiste islamike, pra mbetët synim i vazhdueshëm i islamit politik botëror për imponimin e kulturës së vendeve të lindjes dhe mbulesave turko-arabe, respektivisht unifikimin e mbulesës për të gjithë popujt që e praktikojnë islamin si plotësisht apo pjesërisht, sikurse shqiptarët. Mbulesa me të gjitha format e saj, prej shamisë e deri tek mbulesa më ekstreme për vajzat e mitura shqiptare , nënkupton politikë panturke e panislamike,që jo vetëm institucionet shkecore e arsimore por sidomos ato shtetërore nuk duhet as që të bisedojnë për to, pasi që synimet e qëllimet janë qartësisht antishqiptare.
Ne duhet të jemi të informuar mirë, që ta dijmë se shamia si formë mbulese, mbetët shenja, simboli që i shenjon e dallon, ata popuj. Ne nuk jemi e s’ka askush të drejtë të na bëjë me metoda djallëzore e armiqësore, si pjesë të preokupimeve të tyre. Ne jemi vetëm shqiptarë, asgjë tjetër. Andaj, ne nuk jemi aq naiv sa të mashtrohemi e të mos e dijmë e kemi parasysh vazhdimisht që shamia jo vetëm që është simbolikë panislamike, por mbetët njëfar flasmuri religjioz i islamit.
Prandaj, përderisa sistemi ynë i arsimit bazohet në vlerat demokratike të një shoqërie të lirë laike, barazisë gjinore dhe respektimit në plotësi të lirive dhe të drejtave të fëmijëve, deri në plotësimin e 18 viteve që në çdo vend nënkupton arritjen e moshës madhore, shteti ynë sipas ligjeve të vendit, e ka për detyrë që fëmijët tanë t’i edukoj e mbrojë në frymën demokratike të rendit tonë shoqëror kushtetues, lojalitetit e tolerancës, barazisë gjinore, mënjanimit të ndasive fetare, si dhe në frymën tonë kulturore kombëtare.
Kështu që ne, një grup intelektualësh, krijuesish e publicistësh të pavarur e të pa parti nga diaspora, me përgjegjësinë më të lartë kombëtare, ndjesi të thellë prindërore dhe vullnetin e pastër njerëzor, duke ditur paraprakisht, rrezikun që paraqet futja e mbulesave fetare, për prishjen e harmonisë, bashkëjetesës, rritjes së shëndosh e pa diskriminim dhe arsimimit pa ngarkesa e ndasi religjioze të fëmijëve tanë, si prind e familjar, përgjegjës për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë minor, kërkojmë nga të gjithë ju, që ta nënshkruani dhe shpërndani sa më shumë, këtë peticion.
Peticioni u drejtohet:
- Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,
- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti,
- Qeverisë së Republikës së Kosovës,
- Kuvendit të Republikës së Kosovës,
- Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, MASHT,
- Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës,
- Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, për ndalimin e plotë të të gjitha mbulesave, uniformave dhe simboleve fetare nëpër shkolla. Emri Mbiemri
- Data
- Nënshkrimi
Mos të përkrahet projekti i Vasa Çubriloviqit, arkitektit të zhdukjes së shqiptarëve përmes fesë e shamisë!

Shkruan Luan – Asllan Dibrani
Javëve të fundit, bartja e mbulesës për vajzat e besimit islam në shkollat publike është rikthyer si temë diskutimi në Kosovë. Fenomen i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës! Opinioni kosovar dhe ma gjere shqiptar po edhe ndërkombëtar po alarmohet me opinionet aktuale pro islamizmit në Kosove , duke u përfshirë edhe elita politike, por edhe kryeministri i ynë Albin Kurti.
Zoti Albin, pra është gabim ta përkrahësh një projekt të Vasa Çubriloviqit arkitekt i zhdukjes së shqiptareve!!!
Ky fenomen është shume i rrezikshëm për shqiptarët historikisht duke u mbështetur në fakte se radikalizmin islamik dhe shaminë në Kosovë e menaxhojnë Serbia ,Rusia dhe shtet islamike duke e frenuar Kosovën edhe me shumë në zvarritje dhe mos pranim ne rrugëtimin e saj te arritjes ne mekanizmat e plot ndërkombëtar si shtet i pavarur …
Iu sjellim dhe iu rikujtojmë thënien e arkitektit dhe akademikut serb ma të fuqishëm kundër shqiptarëve.
Vaso Čubrilović
Ja citati “Vasa Çubriloviq boshtin kurrizor te nacionalizmit shqiptar e thyen çështja fetare, e sidomos islamizmi i tyre . islamizmi masiv i shqiptarëve është e vetmja rrugë qe i largon nga çështja kombëtare dhe i hasmon deri ne ç’farosje mes tyre andaj ne ketë drejtim duhet një bashkëpunim miqësorë dhe i ngushtë me Turqinë.
Vazhdojmë citatin “Të gjithë e dimë se popullata myslimane në përgjithësi, duke qenë naive, por edhe fanatike, shumë lehtë i nënshtrohet ndikimit, sidomos atij fetar. Me fjalë të tjera, për t’i shpërngulur shqiptarët, në radhë të parë duhet ta bëjmë për vete klerin dhe parinë e tyre që kanë ndikim, qoftë duke u dhënë para, qoftë duke iu kanosur !… Sot po shihen se as ke këtë kohe kjo e keqe nuk ka ndryshuar kur ne shërbimin e kësaj retorike janë hoxhallarët tru shpërlarë me një numër politikanesh qe pa vetëdije ose me dirigjime të huaja janë aktual për ta radikalizuar fenomenin e shamisë dhe fesë në Kosovë, qoftë lag saj e mos te hyjnë ne këtë valle edhe Kryeministri Albin Kurti.
Vazhdojmë citatin Vasa Çubriloviqt Sa më parë duhet gjetur agjitatorë të cilët do të agjitojnë për shpërngulje, e sidomos po qe se vetë Turqia do të pajtohej të na i dërgonte”.
(Detyrë e agjitatorëve ka qenë ta lëvdojnë Turqinë, jetën e atjeshme, të thonë se atje është parajsë, se ky këtu është vend i shkaut, i kryqit, se këtu do të bëhen shkie, do ta humbin fenë. Ata që do të shpërngulen për në Turqi dokumentet e udhëtimit do t’i nxjerrin për një ditë, pa asnjë procedurë, biletat do të jenë me çmime të lira, madje edhe falas, transporti i valixheve deri te stacionet e trenave do të jetë falas… përfundon citati.)

Kalojmë ne temën aktuale “Shamia në shkollat e Kosovës”
Citojmë deklaratën e Albin Kurtit në konferencën e shtypit ai tha ” Kohët e fundit është duke u përcjell me vëmendje shqetësimi, që disa qytetarë e kanë nisur këtë udhëzim administrativ, dhe ne shumë shpejtë do ta sjellim udhëzimin administrativ për komunitete dhe unë e kam thënë se nuk duhet të ketë ndalesa e duhet të jenë të lirë të vendosin. Pra pragu duhet të jetë 16 vjeçar, pas kësaj moshe duhet të vendos vetvetiu”, tha ai “.

Kosova pas 60 vjetësh ngulfatet femra shqiptare nga hoxhallarët e shitur mashe e Serbisë dhe Rusisë por edhe atyre islamike qe nuk e njohu akoma askush nga ta pavarësinë e Kosovës!?
Zoti kryeministër kam dhënë shumë nga vetja, me familje dhe miq e farefis, prandaj për të arritur, ti këtu ku je tani si kryeministër, po me duket se edhe me ty po i ndajmë rrugët e së ardhmes nga e cila nuk pajtohem me ty as me mendimtarët si ti për fenomenin e islamizmit në Kosovë!
Zoti Albin meritat qe i ke si ma i miri shqiptar deri me tash, mos i fundos!
Zoti Albin heroizmi i yt ne rezistence me rrënuesit e interesave shqiptare qe 20 vjet qe i bëre ,po e humb në fund dhe po fundosesh ne anijen e fundamentalizmit islamik qe orientimin e ka drejt izolimit të Kosovës dhe prapambeturisë!
-Zoti Albin ngatërron pjekurinë e moshës kur cek moshën 16 vjeçare, sepse mosha madhore ose të qenit i rritur dhe i përgjegjshëm i përket moshës 18 vjeçare. Në Evropë dhe Amerikë nën moshën 18 vjeçare, as alkohol as cigare ne lokale nuk mundet me blere!.
Femra evropiane dhe amerikane nuk mundet me u martuar nën moshën 18 vjeçare ,pastaj unë konsideroj se është duke u bërë një diskriminim i fëmijëve tanë edhe diskriminim i femrës shqiptare, duke e ngulfatur me ferexhe në këtë kohë e ne këtë shekull!!!
Duket që vendimi i juaj nëse e aprovoni do te bien ndesh me shoqërinë kosovare, madje është jo vetëm antiligjor por edhe anti njerëzor. Fëmijët nuk janë të përgjegjshëm të gjykojnë besimin dhe kufizimet apo detyrimet që i përcaktojnë rrymat ekstremiste dhe fundamentaliste islamike ,imamët dhe hoxhët injorantë për të krijuar një armatë të bindurish me synime antikombëtare spol ene gjë pa bere.
-Zoti Albin Kurti, te lutem fort si mikut, si politikan i spikatur deri me tash mos i ep dha fund karrierës tuaj.
Zoti Albin Kurti sytë i kemi nga ti tani në dialogun me Serbin për finalizimin e Kosovës me orientimin perëndimor të Kosovës e jo drejt humnerës me Azinë prandaj,zoti Albin o me Evropë e Amerikë o me shami, taliban e Azi dy rruge s’ka Kosova, por vetëm një atë drejt perëndimit e Amerikës.!?
Zoti Albin o me Evropë e Amerikë o me shami, taliban e Azi dy rruge s’ka Kosova por vetëm një prandaj mos ia plotësoni dëshirat kundërshtarëve tu rival dhe politik qe po thuajnë se veprimet e fundit Qeveria po i bënë vetëm për një grusht votash!
HYPERLINK “https://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=http%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Faktuale-lajme%2F1854364%2Fkraki-i-ashper-me-kryeministrin-per-shamine-kurti-po-gabon-shume-ju-qe-skeni-guxim-prej-tij-si-duheni-as-dreqit%2F”Zoti Albin o me Evropë e Amerikë o me shami, taliban e Azi dy rruge s’ka Kosova por vetëm një prandaj mos ia plotësoni dëshirat kundërshtarëve tu rival dhe politik qe po tëhuajnë se veprimet e fundit Qeveria po i bënë vetëm për një grusht votash qe marrin prej vehabistve dhe forcave islamike me ekstrem të fuqishëm drejt talibanizmit të Kosovës ku Serbia këtë e pret !!!!
Zoti Albin Kurti të lutëm dhe këshilloj mos bir viktime e Dude Bales qe është shpirt i shitur i Serbisë, ajo duhet te shkarkohet e jo te dëgjohet, Duda Bale është një boshnjake aktuale e konvertuar nga shqiptare prandaj nuk meriton ti nënshtroheni një femre qe nuk ka asgjë te përbashkët me shqiptarët dhe me femrën shqiptare.
Familja e Dudes ka jetuar ne Vojvodinë dhe është me asht proserbe. Duda është duke e kryer punën qe paguhet nga Beogradi e Moska po edhe nga klerikët shqiptar qe janë të shitur për ta nëpërkëmbur vlerën e femrës shqiptare!!!.
Zoti Albin Kurti mos e humb gjakun e dëshmorëve dhe ndihmën e NATO-s ne krye me Amerikën për ta çliruar Kosovën dhe hoqëm prangat e Serbisë ,tani po e lidhni me zinxhir nga bastardët islamikë turko-arabë dhe sllav!
Nëse shamia qenka obligim fetar për ta mbulua fytyrën, atëherë fytyrë kanë edhe meshkujt, le ta mbulojnë fytyrën këta kriminel politikan, hoxhallarët e burrat e mençur arabo-shqiptar, e pastaj le ti mbulojnë edhe vajzat e shkreta ne emrin e te cilave flasin këta burrat e gra te shitura dhe të paguar nga segmente antishqiptare!
Zoti Albin Kurti mos e humb gjakun e dëshmorëve dhe ndihmën e NATO-s ne krye me Amerikën për ta çliruar Kosovën dhe hoqëm prangat e Serbisë ,tani po e lidhni me zinxhir nga bastardët islamikë turko-arabë dhe sllav .
Zoti Albin Kurti , je nen presionin e madh nga radikalitët myslimanë , te cilët në emër te do fare te drejtave te njeriut kërkojnë për ti lejuar shaminë e mbulesa tjera të motrave tona në shkollat tona shqiptare.
Zoti Albin Kurti çmonto minat e ekstremizmit islamik në arsimin e Kosovës. Ky është krim ndaj shtetit laik dhe dorëzim i vendit në duart e imamëve injorantë, qe janë duke i kryer detyrat e Vasa Qubriloviqit në projektin qe të zhdukën shqiptarët .
Shamija ne Kosove praktikohet me ndikimin e profetëve te agjencive te huaja për mos lejimin e integrimit te Republikës se Kosovës në arenën ndërkombëtarë. Burrat me mjekërra dhe gratë e mbuluara me shami, nuk i kanë sjell asgjë kombit pos fatkeqësi, mjerim skamje ,diskriminim. vuajtje, nënshtrimin dhe abuzimin për të drejtat e nënave, motrave, grave dhe vajzave tona.
Nuk ka femër normale që e pranon mbulojën prandaj i ftoj gratë intelektuale dhe te lamive të ndryshme të emancipuara dhe te ngritura, protestoni ndaj te drejtave të juaja mos lejoni këta kriminel ordiner e të shitur të nëpërkëmbin kulturën tone .
Neve na duhet gjenerata e re jo me shamia e ferexhe por sikurse Majlinda Kelmendi,Dua Lipa,Rita Ora etj , intelektuale e krijuese qe i prije kauzës sonë kombëtare qe të jemi te barabartë në familjen evropiane…
Lusim shtresën intelektuale mos rrini pasiv ndaj këtij fenomeni .Mos na ktheni mbrapa ne kohë, mos ua humbni mundin paraardhësve tanë ,qe me mund te madh i hoqën ato lecka mbulesash primitive. Këto forca të huaja do provojnë ti marrin nga shqiptarët resurset jetike, tokën, ujin, parlamentin, policinë, mjekësinë ,industrinë vendet e punës dhe në fund edhe jetën në emër të kalifatit sllavo-arab!
A thua ku janë këta intelektual shqiptar, a kemi intelektual pse nuk e ngrenë zërin ndaj qeverisë dhe t’i thonë kjo nuk duhet bërë.Ku janë këta analistë që i mbushin ekranet televizive me analiza boshe? Te përkrahni një ide dhe fenomen i krijuar nga Vasa Qubrilovqi është skandal dhe tradhti e interesave tona kombëtare.
Ku janë këta akademik kur vendi ka nevojë se paku ta lëshojnë ndonjë reagim apo kumtesë kundër këtyre fundërrinave të ekstremit islamik ?
Krejt në fund zoti Albin, pra është gabim ta përkrahësh një projekt të Vasa Çubriloviqit arkitekt i zhdukjes së shqiptareve!
Shamia

Ali Mehmeti, 14.08.2022
Amplifikimi i temës së “shamisë”, edhe kur kundërshtohet kam frikë se i shërben atyre nga tabori tjetër. Por tani, që u deklarua edhe Kryeministri Kurti, iu është hapur rruga edhe të gjithë të tjerëve.
Duke lexuar disa nga postimet, bëhet e qartë se gjithkush po përdor argumente që paraprakisht i përshtaten bindjeve të tyre. Ata që janë pro shamisë në shkolla, rrahin telin e drejtave fetare dhe njerëzore dhe si shembull marrin Evropën (krishtere) perëndimore ku lejohet shamia nëpër shkolla. Harrojnë se në këto shtete nuk ekziston rreziku i ndryshimit të karakterit të shoqërisë, për shkak të një numri të vogël të atyre që identifikohen me fe. Përkundrazi, ky vetidentifikim, diku-diku mund edhe të stimulohet, për të lehtësuar shërbimet e sigurisë të vendeve pritëse që të vejnë nën mbikëqyrje pikat e grumbullimit të tyre, nga ku zakonisht rrjedhin elementë ekstrem, ndonjëherë të gatshëm edhe ta rrezikojnë sigurinë publike. Në Francë, ku komuniteti mysliman nuk është i pakët dhe ku rreziku i ndryshimit të karakterit të një pjesë të shoqërisë, sado të vogël, nuk mund të neglizhohet, në hapësirat publike është e ndaluar “bartja e shenjave apo veshjeve me të cilat të miturit në mënyrë të dukshme, shfaqin përkatësinë e tyre fetare”, ku shamia gjithsesi merr pjesë (citati nga ligji). Në arsyetim thuhet se nuk bëhet fjalë për ndalimin e adhurimit dhe mendimit, por për detyrim për ti mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët nga disa dogma, sidomos përsa i përket veshjes së tyre.
Argumenti tjetër: po edhe nënat tona kanë mbajtur shamia, po ashtu nuk qëndron. Nëna ime, edhe pse ka vijuar mejtepin në vitet 30-ta të shekullit të shkuar, nuk mbaj mend se ka mbajtur shami, përveç kur ka qenë në kuzhinë, sikur mjet higjienik, apo dimrit sikur mjet kundër të ftohtit. Këta që sot kërkojnë shamia nuk besoj se kanë më shumë edukatë fetare sesa që kishte nëna ime?! Apo ndoshta mësuesi (hoxha) i atëhershëm ishte më bashkëkohor sesa këta të sotshmit? Por, edhe ato shamia që kanë mbajtur nënat tona, nuk kanë asgjë të përbashkët me këto shamia që kërkohen sot, as për nga pamja, as për nga porosia që përçojnë, as për nga tradita. Aq më pak janë të mbështetura në dukjen e veshjeve tona kombëtare nga cilido vis shqiptar.
Ata më naivët, pa sherr dhe besimtarët e vërtet, sepse me ata të tjerët nuk merrem, që besojnë se shamia është veçse një simbol, gabojnë rëndë. Le të shkojnë në Bash Çarshi të Sarajevës, ku unë isha para dy viteve, dhe do ta shohin një qytet që më shumë i ngjanë ndonjë qyteti të Afganistanit sesa asaj Sarajeve, ku në vitin 1984 u mbajt Olimpiada Botërore në sportet dimërore. Për këtë ndryshim karakteri shoqëror e kam fjalën. Nuk besoj se shumica prej tyre do donin ta shohin Prishtinën sikur Kandaharin. Shamia është maja e akullnajës (Ajsbergut) – pjesa që nuk shihet është shumë më e madhe dhe më e thellë.
Pyetja që po shtrohet rreth shamisë është çështje civilizuese, kulturore, arsimore, politike dhe mbi të gjitha çështje e interesit kombëtar. Arsyetimi, pse është e tillë, do merrte shumë ngjyrë për shkrim, prandaj nuk po i hy asaj pune.
Këto diskutime mund të janë edhe të dobishme nëse rezultojnë me një ligjësim sa më të shpejt dhe të qartë. Për të qenë i tillë do të ketë nevojë për një pajtueshmëri mes pozitës dhe opozitës që në këtë temë mos të peshkojnë vota. Në këtë rast vendimi do jetë i lehtë, sepse jam i sigurt që së paku 90% të deputetëve shqiptarë janë për mbrojtje të fëmijëve dhe adoleshentëve nga dogmat fetare të manifestuara, përveç tjerash, edhe me veshje. Por, lakmia për vota, kam frikë, do mundësoj vetëm pajtueshmëri deklarative, kurse prapa shpine do vazhdojnë t’iu vardisen asaj kategorie të votuesve që janë kundër këtij ligjësimi, që shkon në favor të mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve.

Kjo mund të nuhatet edhe nga fakti se shumica e politikanëve gjer me tani janë përmbajtur nga deklarimi publik. Por, tani që u deklarua Kryeministri Kurti, besoj se do të “detyrohen” edhe të tjerët. Nëse vlen thënia se “kompromisi është i mirë nëse asnjëra palë nuk është e kënaqur”, atëherë Kurti e ka gjetur kompromisin, duke propozuar moshën 16 vjeçare deri kur do të vlej ndalesa e bartjes së shamisë.
Çfarëdo që propozon Kurti dhe Qeveria e tij, vendimi do varet nga Kuvendi. Në këtë temë nuk ekziston ai kompromis që do mund ti pajtoj të gjithë deputetët e LVV-së, e lere më edhe ata të koalicionit, që ky ligjësim të bëhet pa opozitën. Prandaj, marrëveshja me opozitën është e domosdoshme. Të shpresojmë se do jetë e sinqertë. Nëse opozita vazhdon me heshtje për këtë temë, atëherë duhet sjell një projektligj në Kuvend kur nuk do mund të heshtin më tutje. Nëse edhe atëherë nuk do refuzojnë të votojnë?!
Personalisht mendoj se ndalesa duhet të vlej për “të mitur”, pra gjer në moshën 18 vjeçare. Deri në këtë moshë, shkolla duhet ta bëj të vetën me arsimim të mirëfilltë. Respektivisht, ta “RIZGJOJ ATDHEDASHURINË” – siç thotë Kadareja.
Nostalgjike: Bisedë e vitit 1969 me Josipa Lisac, atëhere interpretuese e re e muzikës argëtuese nga Zagrebi

Nga: Bajram SEFAJ, shkrimtar nga Prishtina
Për një kohë shumë të shkurtë, mbasiqë u lëshuan perdet e festivalit “Opatia 68”, mbasi u krye ky manifestim i vlershëm e i afirmuar, i cili kopshtit të muzikës argëtuese jugosllave prore i sjell nga një xherdan gjevahirësh të çmuar, zëri i mrekullueshëm i Josipës, si shigjetë e vokët, pushtoi shpirtërat e tërë dashamirëve të muzikës argëtuese te ne.
Sot, të thuash nuk ka dashamirë të muzikës argëtuese që nuk di për emrin e Josipës, që nuk di për ato fjalë të bukura të këngës së saj:
“Është dikund një qytet,
Ëstë dikund një shtëpi,
Plot lumturi…”
Të pakët janë ata, që nuk u gëzohen këtyre fjalëve kur i dëgjojnë në radioaparatet e veta. Të pakët janë ata që në heshtje e belbëzim nuk e këndojnë këtë këngë.
Ja biseda që zhvilluam me të:
Josipa, çfarë është shija e popullarizimit?
– E mirë është. E mrekullueshme. Mua më gëzojnë, më fisnikojnë të tëra ato shikime të sinqerta të moshatarëve të mij që më “mbulojnë” në çdo çast, më gëzojnë të tëra ato letra që i marr nga dashamirët, nga të gjitha anët e vendit tonë. Por, popullarizimi është edhe borxh që matet ndaj tërë asaj mase dashamirësh. A mund të demoralizojë njeriu një botrë të gjërë adhuruesish, tani? Kurrfarë ndryshimi në mua nuk është bërë. Jam po ajo gjimnazistja zagrebase që kam qenë, me një dëshirë të flakët në zemër; këtë vit shkollor, me sukses sa më të mirë, të kryej maturën e gjimnazit për të vazhduar pastaj studimet në filozofi. Nuk di pse prore më quajnë “vashë e çuditshme”. E tillë ndofta edhe jam. Ku ta di.
Mirë, Josipa, anipse publiku i gjërë jugosllav për ju din nga “Opatia 68” e këtej, kjo, megjithatë nuk do të thotë se biografia juaj fillon nga ky festival?
– Sigurisht, jo. Tani i kam 18 vjet dhe, siç ju thash, jam maturante e gjimnazit. Biografia ime, si po e shihni, është e thjeshtë, e shkurtë. I dua biografitë e shkurtra.
Po takimi i parë me muzikën, çfarë ishte?
– Sërish ju po vazhdoni. A u morëm vesh që në fillim, që t`u ikim pyetjeve stereotipe, konvencionale? Nuk kam tjetër rrugëdalje, e pranoj gabimin.
– Për herë të parë me muzikë jam takuar në RTV të Zegrebit, atëherë kur isha shumë e re, fëmijë, si anëtare e “Grupit të fëmijëve”.
Bashkë me këtë grup, nën udhëheqjen e dirigjentit Dinko Fio, kam marrur pjesë në një festival botëror të fëmijëve që është mbajtur më 1961 në qytetin Lyli të Francës. Atëbotë, patëm zërë vendin e parë, mos më keqkuptoni, vendin e parë nuk e kemi zënë me meritën time, por të të gjithë vogëlushëve tok. Më vonë, isha anëtare e dy grupeve vokale instrumentale të Zagrebit, njëherë e grupit “O `HARA” e pastaj e atij “AKORDET E ARTA”. Këtë të fundit po e përmendi sepse bashkë me anëtarët e tij, kam pas incizuar një disk bukur të suksesshëm, i c;ili i ka rarë në sy edhe Arsen Dediqit. Që tani është interesuar për mua dhe, siç thuhet me atë fjalorin e zhargonit të botës artistike, Arseni edhe më ka “zbuluar”.
Si e kah, përballë atij deti këngëtarësh të afirmuar zagrebas, erdhët në Opati, Josipa?
– Mbasi që udhëtimi i Arsen Dediqit në Rio de Zhaneiro, në një festival muzikor ndërkombëtar, përputhej me terminin e mbajtes së Festivalit “Opatia 68”, këngën e vet “Kjo është ajo që më bën të lumtur”, gjegjësisht interpretimin e saj në festival ma besoi mua. Kështu edhe mbërrita, pra, në Opati.
Pranoni Josipa, se keni pasur frikë kur e keni parë veten në mesin e atij grumbulli interpretuesish e interpretuesesh të popullarizuar, secili më i njohur se shoqi?
– Jo, aspak nuk jam friguar. Interpretimin e kisha mësuar mirë, për mrekulli. Sepse, devizë e jetës sime është dhe do të jetë, sado që nuk jam ambicioze, edhe e vetëdijshme se nuk mund të mbërrijë – përsosmëri, atëherë njerëzisht të përpiqem për një nivel sa më të lartë artistik, i cili, ma thotë mendja se, është më së i nevojshëm për interpretuesin nëse flasim për muzikën si art. Prandaj jam kundër çdo komercializmi, kundër çdo reklamimi, thjesht, jam kundër çdo gjëje që shkon në dëm të artit, kualitetit të tij të kulluar. Ende jam e re. Nuk kam përvojë aq të madhe jetësore, por i urrej njerëzit, e sidomos ata që tokës artistike i përkasin por që, tokën dhe jetën në përgjithësi e shikojnë nëpërmes të dinarit.
Diç për një temë të vjetër: të rinjtë dhe të vjetrit?
– Pra, po flas në emër të brezit të rinj, në emër të gjeneratës sime. Shumë pak jemi duke gëzuar ndihmën e më të vjetërve. Derisa në botën e jashtme nuk ka ditë që nuk “lind një yll i rinj”, jo vetëm i muzikës argëtuese, por edhe në lëmët tjera të artit, të ne kjo ngjet fort rrallë. Kështu po zëmë, kam lexuar një ditë në shtyp se Italia fqinje për një muaj ka hudhur në etër me shumë emra të rinj interpretorësh të muzikës argëtuese se sa vendi ynë që nga 1959! A nuk është kjo çudi e madhe, ju lutëm?
Po si e shikojnë të rinjtë tanë prosperitetin e njeri tjetrit. Konkretisht si e pritën shoqet e shokët e shkollës suksesin tuaj të madh?
– Shokët, më mirë se shoqet, ndonëse edhe ato me kanë falur e me falin plot urime të përjcellura me përqafime.
Po profesorët, mësimdhënësit?
– Qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar fare. Si edhe përpara ata kërkojnë prej meje maksimumin e dijes dhe çdo gjë është në rregull.
Josipa, para pak ditësh në Prishtinë është mbajtur festivali i muzikës argëtuese dhe popullore “Akordet e muzikës 68”. A njihni ndonjë prej interpretuesve nga Kosova?
– Po si nuk e njoh Nexhmije Pagarushën e famshme. Ajo mendoj, është ndër interpretueset më të talentuara. Kam dëgjuar edhe për një të rinj perspektiv në muzikën argëtuese emrin ia harrova, për fat të keq, (fjala është për Sabri Fejzullahun), ndërkaq për Tomor Berishën kam dëgjuar në Opati.
Cila është pyetja që po u a bëjnë më së shumti gazetarët?
– Për atë të vjetër sa Adami e Eva, buzëqesh Josipa dhe shton: Dashuria, Dashuria është jetë. Dashuria është luftë e paprerë. Për të dashuruar duhete pasur guxim dhe fuqi të madhe. Dashuria nuk është për frikacakët.
Më konkretisht Josipa, ju lutem, na thoni si duket ai djalosh që ia keni folur bukurinë tuaj?
(Josipa hesht e buzëqesh. çele gurë gojën, nuk do të tregojë !).
-Emrin Ai e ka “Mëshehtësi”, thotë Josipa, thua se dëshiron ta mbylli bisedën në këtë temë.
(Zagreb, 1 shkurt 1969)
Në 144 vjetorin e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit më 1-28 dhejtor 1877, organizuar nga Shoqata për studimin e “Gjenocidit serbë për dy shekuj ndaj shqiptarëve”

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami-XHAKJA
SHQIPTARËT AUTOKTON TË SANXHAQEVE TË NISHIT DHE PIROTIT SHNDËRROHEN NË MUHAXHERË-RREFUXHATË MË 1- 28 DHJETOR 1877
Sipas hulumtimeve që i kam bërë më 1978-1982, nga sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit, si pasojë e Marrëveshjës sekrete Wjenë-Peterbur më 15 janar 1877, tërë popullsia e Shqipërisë Vjetër (Sanxhaku i Nishit dhe Shalqinit), e ku ishin edhe një pjesë të KazaVe të: Gjilanit, Preshevës, Prishtinës në madhësi popullore prej 346 286 personave u shndërruan në muahxherë për 28 ditë. Ishte kjo një tragjedi e paparë kombëtare. Në lidhje me këtë, në Kosovën Verilinodre po thuej se nuk ka lokalitet që nuk e ka nga një emër nepër male: “Kolibat e Muhaxherëve”. Ishte kjo tragjedi shqiptare, të cilën e përgatitën në hollësi Gjeneral Franjo Aleksandrov Zah dhe Gjeneral Novosillov. Këta ushtrak, me urdhër të Vjenës dhe Peterburgut, punuan për dy vite në projektin e shekullit me moton: “Pastrojmë Evropën nga Osmanlinjët dhe muslimanët”. Projekti më 15 janar 1877 mori emrin: “Synimi për t` iu afruar Serbia detit”.

Tragjedinë shqiptare nga tërë arsenali i dokumenteve, me objektivitet e ka përshkruar Myderriz Faik FEFENDIA (I vjetri-HB), porfesor në shkollën IDADIE në Arbanas afër Kushumlisë. Myderriz Faik Efendia ndër të tejra shkruan se:’ për 28 ditë (1-28 djetor 1877) popullit shqiptar iu shkaktuan këto dëme nga fallanga sllave dhe mercenarët evropian-kryesisht në emër të Serbisë :
1.U shfarosën gjashtë qytete (Nishi, Prekupja, Kushumlia, Leskofci, Vraja, Piroti-Shalqoi) dhe 714 katunde. Të gjitha lokalitetet mbetën të shkreta. Pra, emrat e katundeve nuk kishte kush për t` i treguar okupatorit serbian. Në lidhje me këtë, vetëm në maj 1879 filloi kolonizimi i familjeve të para malazeze në këto treva, sepse Serbia nuk kishte popull për kolonizim-sllavizim. Gjatë 28 ditëve solldateska serbiane nuk la institucion shqiptar, nuk la mejtep (shkolla), nuk la xhamia, nuk la varre pa i rrënuar. Sot, atje prania e shqiptarëve AUTOKTON, nepër ato vise nuk mundet të identifikohet, asgjë që ishte 99% shqiptare.
- Gjatë fushatës tragjike 28 ditëshe shqiptare (1-28 XII 1877),nepër shtëpia janë masakruar nga granatimet dhe therrjet me bajoneta (kacaturra) 26 287 persona. Rrugëve duke u arratisë u vranë ose u masakruan 34 854 persona. Nga të ftoftit e dhjetorit 1877, kufoma të ngrira janë gjetur përskaj rrugëve të mbuluara me borë 11 253 perosna. Prej tyre në gjendje të ngrirë janë gjetur 28 11 fëmijë të moshave nga 6 muaj deri në 17 vjeq. Nga ky bilansim i tragjedisë shqiptare, rezulton se soldatët serbian dhe mercearët evropian shkaktuar nga BLIC KRIGU i Franjo Zahut, 72 395 vrasje mizore të njerëzve, pa armë në dorë.
Sipas evidencës ekipit të medresantëve të Idadijës Arabanasit, hulumtuar nga Faik Efendia, me autorizim të Myderriz Ymer Prizrenit, nga 345 286 shqiptarë, kanë arritur të shpëtojnë 274 893 individë. Në librin që e botoi Shtëoa botuese “FAIK KONICA”: MURAT XHAKJA, Prishtinë 2020, f 480, është prezantuar sasai e varreve që i ka pëprgatitë ekipi i Faik Efendisë me MEDRESANTËT (nxënsit) e tij, për seicilin lokalitet.
Shtrohet pyetja kush e ushqente këtë popullsi fatkeqe në pikë të dimirit dhe kush e strehoi. Përgjegja është sipas raporteve: POPULLI me vetorganizim deri më 10 qershor 1878.Pas kësaj date organizmin e merr LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, me Myderriz Ymer PRIZRENIN, që ishte për 20 vjetë profesor në Medresen e Arabasit afër Kushumlisë. Medreseja e Arbanaisit u themelua më 1375 me urdhër të Sulltan Muratit,i cili po në këtë vit, pas Betejës Maricës (1371) u vëndos me shtab në Nish. Aty së pari Osamnlia e themeloi kazermën ushtarke, e ndertoi shkollën dhe si faktor i tretë, pa dhunë kërkoi të pranohet islami si rreligjion. Ky fenomen ishte praktikë për dy shekuj. Më vonë, konvertimi kaloi në ndermarrje dhune.

Gjithnjë sipas Myderrizëve Ymer Prizreni dhe Faik Efendia, Kongresi i Berlinit (në fund të qershorit 1878) e detyroi Serbinë (Jovan Ristiqin….) për t` i paguar dëmet ndaj shqiptarëve. Ato para, shkruan Myderriz Ymer Prizreni si kryetari i parë i shtetit shqiptar, ia hangrën Stambolli dhe Vailiu i Kosovës, nepër iftare dhe ndeja duke bërë dua për të vdekurit në tragjedi.

Molla e Kuqe …
Sipas dokumenteve që ruhën në Arkivin e Londrës (FO 371), Stambolli i mori të gjitha paratë si një lloj dëmshpërblimi nga Serbia, Wjena dhe Peterburgu.Në këtë dëmshpërblim të përvetësuar nga Padishahu, kanë gisht, thuhet në dikumente: Austro-Hungaria dhe Rusia, me shuma të caktuara.Ndërsa në anën tjetër nga Rusia dhe Austro Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi në Berlin u shpërblyen me pranim të shtetësisë në rang pricipatash. Kurse, Baullgaria mbeti me autonimi nën mbikqyrjën e Satmbolli deri më 1908. Ja kjo ishte me pak fjalë tragjedia shqiptare në Sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit dhe një pjesë të Kosovës Verilindore. Ky realitet flet për një gjenocid, sepse 714 katunde mbetën të shkreta, pa asnjë banor shqiptar. Lidhur me këtë populli vargnoi:
Baba mbret mos ma shit Shipninë
Baba mbret a din më keq tjetër,
Pse ma shite Shipinë e Vjetër,
Shite Nishin, Vrajën, Kushumlinë,
Shite Ulqin, Plavën dhe Gucinë,
Po luan majtap me shiptarinë.
Fëmijët në djepa të kanë mallkue,
Pleqë e plaka të kanë nem e shitue,
Populli i ngratë ka metë nën qiell,
Mbetë shqiptarët pa buk e pa diell,
Pse nuk e ndien vajin dhe muhaxherinë,
Die mirë dhe kot e ke përgjithëmonë
Se nuk lejojmë kurrë me shitë Shipninë*!.
E pra qou Serbi ti kurva e vjetër,
Me Stambollin ka një lojë tjetër,
Të largohesh prej dheut tonë
Të bëjmë me die sa nuk asht vonë. (Paria e 714 katundeve ndë Kulinë më 10 VI 1879).

Ekspeozita e përgatitur shkencorisht nga Akademik Dibran Fylli, Prof Asllan Qyqalla dhe Prof Jahja LLUKA, është FTESË për ndërgjegjën kombëtare që: Mos ta harrojmë të kaluarën, sepse nuk dijmë të orinetohemi sot dhe nuk kemi çka të kërkojmë nesër për të mbetë kapital historik. Respekt të gjitha viktimave që u vranë dhe masakruan në dhjetor (dimër ) të vitit 1877. Respket për të gjitha ata muhaxherë fatëzi që mbetën të bredhin për një dekadë pa kulm mbi kokë. Respket për Lidhjën Shqiptare të Prizrenit 1878-1886, sidomos Myderriz Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, që u përkujdës për zbutjën e tragjedisë shqiptare, që ndryshe mund të quhet gjenocid.
*Vargënimi është shënuar më 28 nëntor 1958 në lokalitetin Dradan, Laberion (Ballof), Krahina e Llapit. Vargjet i shprehen në mes shumë të tjerave për Muhaxherët: Shak Xhakja, Fejzullah Xhakja, Fetah Xhakja dhe Naman Xhakja .
Prishtinë, mëë 15 gusht 2022
Takim pas 43 vjetësh në hotelin “Amazona” të Milloshevës, i brezit të ndryshimeve
Shkruan: Sh. Dibrani, shkrimtar
Reportazh
BREZ I NDRYSHIMEVE TË MËDHA HISTORIKE
(Prishtinë, 13 gusht 2022. Takim pas 43 vjetësh!)
Në kompleksin hotelier “AMAZONA”, në Fshatin Milloshevë, Komuna e Kastriotit, nxënësit e shkollës së mesme, (atëherë Qendra Shkollore Teknike “Nikolla Teslla”, drejtimi Kimiko-Teknologjik në Obiliq, vitet 1975-1979), pas 43 vjetësh, për të parën herë u takuan. Kjo ngjarje ishte përplot emocione mallëngjyese. Takimi fizik, po sidomos rinjohja e shoqeve dhe shokëve, vërtetë ngjalli emocione të pa përshkrueshme, pasi disa prej tyre nuk ishin parë asnjëherë qysh nga bankat e shkollës së mesme.
Takimin solemn e hapi Zymer Gjonbalaj, profesor i kimisë, njëri nga nismëtarët dhe promotori kryesor i takimit. Ai në mëngjesin e hershëm të të nj¨jetes ditë kishte ardhur nga Amerika, për të asistuar në këtë takim. Fjalimi i tij ishte tejet i shkurtër, mjaftë emocional, pasi kishte qenë katalizator i tërë procesit, ai që diti të komunikojë dhe t’i afrojë shoqët dhe shokët, dhe si ëndrrimtarë i pa epur, pasi përgëzoi të pranishmit që kishin gjetur kohë për të ardhur, i falënderoi ata për kohën dhe mundin që kishin bërë, e pastaj shprehu dhembje për shoqet dhe shokët që nuk ishin gjallë dhe shprehu keqardheje për ta që nuk kishin mundur me ardhë. Më pas Zymeri fjalën ia kaloi Kryetarit të Klasës, z. Avni Musliu, tashmë ekonomist i diplomouar dhe pronar i biznesit, i cili po ashtu me fjalë të ëmbla iu shprehu mirë se ardhje shoqeve dhe shokëve të gjeneratës. Avniu kishte rezervar vendin dhe kishte marrë për sipër shpenzimet e drekës, prandaj të pranishmit thanë, jo më kot Avniun qysh atëherë e kemi pasur kryetar të klasës dhe prijetar të shumë aktiviteteve.
Siç e theksuam në fillim, takimi i gjeneratës ishte emocionues, kujtimet e tyre kryesisht u kthyen në vitet 1975-1979, atëherë kur ishin nxënës në shkollën e mesme. Të gjithë të gëzuar dhe mjaftë të ngazëllyer, rrëfenin kujtime për jetën e tyre dhe për vitet e rinisë së hershme, aty ku kishin marrë njohurit e para profesionale, aty ku ishin përgatitur për studime në universitetin e Prishtinës.

E kjart, atëherë ishin të rinjë, tashmë takoheshin në moshë të thyer, dhe të gjithë i kishin kaluar të gjashtëdhjetat, dikush gjyshër e ndonjëri prej tyre edhe pensionist i parakohëshëm. Klasën e tyre, kryesisht e përbënin nxënës të fshatrave përreth Obiliqit, qendër kjo që atëherë ishte pjesë administrative e Komunës së Prishtinës, por në klasën në fjalë, kishte nxënës edhe nga komunat tjera si: Istogu, Klina, Drenasi, Suhareka, Vushtrrija, Podujeva dhe tre të tjerë ishin nga Vuthajt e Malësisë. Tashmë, pjesa më e madhe janë shpërndarë gjithandej botës si në: Gjermani, Zvicër, Francë, Angli, Suedi, Finlandë dhe në Amerikë.

Shoqet dhe shokët e klasës, me mjaftë sakrifica kishin arritur të vinin nga larg, për t’u takuar në mes vete, dhe për t’u takuar edhe me pjesën tjetër në Kosovë, për t’u çmallur njëri me tjetrin. Duhet të theksohet se kjo gjeneratë ishte pjesë e të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova, që nga viti 1981, në vitet e ‘90-ta, në kohën e Luftës së UÇK-së, e gjerë në të tashmën e gëzueshme të Kosovës, prandaj në njëfarë mënyre ky brez e ka kryer misionin e vet, duke llogaritur se ato dhe ata ishte pjesë e ndryshimeve të mëdha historike. Dhe kjo dihet se ky brez ka përjetuar gazin lotësjellës, dhunën e shfrenuar të politikës serbe, helmimet, diskriminimin e pashembullt, përjashtimet nga puna, izolimet, bisedat informative, e disa nga ta kanë mbajtur burgje të gjata politike, e të tjerë ishin avangardë e ndryshimeve të mëdha politike gjatë viteve të ’90-ta. Më vonë, të tjerët si Isak Qolli e Sami Leci e ndonjë tjetër, ishin edhe udhëheqës e pjesëmarrës në Luftën e drejtpërdrejt të UÇK-së, madje kjo klasë ka Ing. Isa Sh. Istogun, të flijuar për kauzën kombëtare dhe për Lirinë e Kosovës. E pjesa dërmuese që ishte në emigracion, pa dyshim janë faktor sensibilizues për internacionalizimin e çështjes së Kosovës, dhe pa dyshim edhe donatorët kryesor për mbajtjen e shpirtit e të shpresës, se në këtë vend do të vjen liria, për të cilën kanë gjakuar breza të tërë shqiptarësh.
Ia vlenë t’i veçojmë se nga shoqet dhe shokët e klasës që morën pjesë janë: Sanije dhe Agim Dakaj, motër dhe vëlla, atëherë e tash shembull emancipimi, ata kishin ardhur nga Gjermania, pastaj Agim Muhaxheri dhe Avni Musliu bashkë me Destan Hashanin dhe Ejup Kurshumliun, të gjithë janë në Kosovë, të punësuar dhe me emër familjar. Ata ishin motivi i takimit, shëmbëlltyrea më pozitive e ngjarjes. Fatmir Sogojeva, nga Suedia, qysh në natjen e datës 13 gusht, përmes aeroportit të Shkupit kishtë mbërritur në Kosovë. Ai të hënën do të kthehet në Suedi, sepse Fatmiri bashkë me familjen e tij, vetëm para pak ditësh i kishin kaluar pushimet pikërisht në Kosovë. Dhe kjo ishte sakrificë për të dhe të tjerët, si është Gani Grasniqi, i cili kishte lënë anash planifikimet e tij, vetëm e vetëm për të qenë kësaj vere në Kosovë. Ganiu, prtej vitesh jeton dhe gjallërinë në Paris të Francës. Këtë sakrificë e shohim edhe në personalitetin e Halil Gashi, nga Sferka e Klinës, por që nga viti 1983, jeton në Zvicër. Për arsye krejt objektive veçojmë gjestin e Hamdi Morinës, i cili nga Gjermania, si asnjë tjetër kishte bërë sakrificë për të ardhur në Kosovë, dhe ky veprim i tij u vlerësua nga të pranishmit. Shoqja e klasës Hylkije Kicaj, e cila pas mbarimit të shkollës, fillimisht ka punuar në Kombinatin Ballkani në Suharekë, ajo jeton me familjen e saj në Prizren, si atëherë ishte gazmore dhe tejet e lumtur që takonte një pjesë të konsiderueshme të shokëve dhe shoqeve nga Shkolla e Mesme, kurse shoqja tjetër e kasës Hyrije Grajçevci, juriste, ajo prej shumë vitesh jeton në Gjermani. Dzhet veçuar Hyrij, sidomos gjesti i saj, ajo të shtunën më 13 gusht, kishte dasmënn e vajzës, por siç tha ajo, nga malli dhe respekti që kishte për shoqet dhe shokët e klasës, kishte gjetur kohë për të asistuar në këtë takim, prandaj shoqet dhe shokët e falënderuan Hyrijen, dhe i uruan që vajza e saj të ketë fat dhe të trashëgohet.

Isak Qolli, është nga Bardhi i Madh, ai ka qenë luftëtar dhe komandant në UÇK. Pa të ky takim do të ishte i mangët, sepse si atëherë edhe tash atë e trajtonin si babaxhani i Grupit dhe i Klasës. Vlenë të theksohet se Isaku, gjithmonë me dashuri, me ngazëllim dhe me humorin e tij të këndshëm është më i veçantë ndër të veçantët e kësaj klase. I veçuam disa nga karakteristikat e tij, të ruajtura qysh nga ajo kohë. Ramadan Hasani, nga Mihaliqi i Vushtrrisë, pa asnjë dyshim, ka qenë ndër ma aktivët në Grupin e Klasës në rrjetin social Viber, pa të komunikimi ynë do të ishte më i mangët. Dani edhe në takim ishte po ai Dani i Mihaliqir që e njihnim kur ishim në shkollën e mesme, i dashur, i urtë dhe etik!

Sami Leci, është nga Barileva e Prishtinës, ai është prijetar i proceseve politike nga kjo klasë, sepse qysh në Vitin 1981, ka mbajtur burg të rëndë politik, u vlerësua dhe nga shoqet dhe shokët e klasës pat tretman tejet respektues. Shoqja e klasës Selvije Ibrahimi, nga Plemetini, e martuar në Llap, por prej shumë vitesh jeton në Gjermani, ajo për të gjithë shoqet dhe shokët e klasës kishte sjellë nga një laps si dhuratë modeste dhe simbolike, gjë që i emocionoi të gjithë të pranishmit. Po aq e gëzuar dhe fisnike ishte Shpresë Gjonbalaj, nënë e 6 fëmijëve, të gjithë me arsim të lartë dhe tre sish edhe profesor universitar. Shpresa, bashkë me familjen e saj gjithmonë ka gjallëruar në Prishtinë, dhe si asnjë tjeter dukej tepër e lumturuar që pas kaq e kaq vitesh takonte disa nga shoqet dhe shokët e klasës, madje edhe kusheririn e saj Zymer Gjonbalajn, i cili siç thamë më lart kishte ardhur nga Amerika. Po ashtu edhe Sabit Ademi kishte ardhur nga Gjermani, siç tha për këtë takim të shenjtë dhe të mrekullueshë. Ndër ata që jetojnë në Kosovë po veçojmë Xhemdush Mjekun dhe Zymer Bekteshin, të cilët sa njëri po aq edhe tjetri i krijuan atmosferë të këndshme kësaj ndeje të bukur, këtij takimi të pa harruar. Siç e kemi theksuar edhe në fillim, prof. Zymer Gjonbalaj, ishte nismëtari i këtij takimi. Ai dukej tejet i lumtur, i kompletuar dhe i hareshëm, dhe bashkë me të edhe autori i këtij shkrimi, Shefqet Dibrani, i cili qysh moti jeton dhe vepron në Zvicër. Të dy kishin bërë rrugtimin e tyre, vetëm e vetëm për të qenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës.

Të pranishmit kujtuan shoqet dhe shokët që nuk kishin arritur për të ardhë, disa prej të cilëve me letra e mesazhe kanë përshëndetur duke shprehur keqardhje për mos prezencën e tyre. Ata kanë uruar shoqet dhe shokët e klasës. Prandaj po i veçojmë përshendetjet e ngrohta nga: Hysni Krasniqi, i cili jeton në Finlandë, Kadri Fazliu nga Britania e Madhe, ky përmes kamerave përshëndeti shoqet dhe shokët e tyre në Kosovë. Po ashtu me mesazhe urimi është shprehur edhe Fazli Qosja nga Amerika. Edhe të tjerët nga Gjermania: Minire Maxhuni, Ramadan Ujkani, Shefqet Emini, Ymer Brestovci, edhe pse nuk kishin arritur me ardh, në një mënyrë a në një tjetër i kanë përshëndetur shoqet dhe shokët e tyre në Kosovë. E këtij karvani që mungonin ishte Sanije Mujolli, e cila jeton në Amerikë, kurse nga Kosova mungonin: Ing. Agim Grajçevci, Hajrije Vitija dhe Xhevahire Ujkani, të cilët për arset e tyre nuk kishin mundur për të ardhë në këtë takim mjaftë mbresëlënës.
Vlenë të theksohet se me nota mallëngjimi dhe me pietet të rrallë u përkujtuan: Sabrije Gjoshaj, (22.07.1960 – 16.03.1999), e cila ka vdekur mjaftë herët dhe ing. Isa Istogu, (15.02.1961 – 24.05.1999), vrarë në luftën e Kosovës. Po ashtu u përkujtua edhe profesori i Kimisë Fizike dhe i ushtrimve të Elektro-Kimisë, Ramadan Hajrullahu i cili nuk është më, duke mos i harruar as profesorët tjerë që kishin dhënë mësim në Qendrën Shkollore. Por, rrëfimet për profesorët e gjallë, shpaloseshin si kujtime të bukura, andaj nuk munguan fjalë miradie e lavdata për mësidhënësit e tyre, kontributin e të cilëve e vlerësuan shumë.
Për ta bërë takimin e kësaj gjenerate sa ma madhështor dhe më të kompletuar, organizatorët kishin ftuar edhe Kujdestarin e Klasës, profesorin e Fizikës, Shaip Fazliun, i cili padyshim te të pranishmit ngjalli emocione të jashtëzakonshme. Ai falënderoi nxënësit e tij që nuk e kishin harruar dhe veçmas u ndje i lumturuar që ishte përseri në mesin e tyre. Vlenë të theksohet se përveç urimeve mjaftë të përzemërta, prof. Shaip Fazliu, qysh atëherë ka qenë përkthyes i tekstit shkollor “FIZIKË, për klasën e I të shkollave profesionale”, botim i vitit 1974. Pastaj profesor Shaip Fazliu, është edhe autor i monografive të ndryshme dhe bashkautor i monografisë <Shkolla e Mesme Profesionale “ISMAIL DUMOSHI”, nëpër kohë>, monografi që e ka botuar ProKult, Prishtinë 2017. Ky emërtim i ri është për shkollën ku ky brez atëherë i ka vijuar mësimet, ndërsa në faqen 117, të kësaj Monografie, ishte vendosur edhe fotografia e kësaj gjenerate bashkë me kujdestarin e klasës, prof. Shaip Fazliun, i cili disa të pranishmëve ua dhuroi nga një libër, ndërsa për të gjithë nxënësit e tij që ishin prezent, ai kishte sjellë nga një fotografi të zmadhuar me shënimet përkatëse të nxënësve, emrin e shkollës dhe emrin e kujdestarit të klasës.
***
Natyrisht se kanë kaluar më shume se katër dekada, që nga viti 1979, dhe kur të kthehemi në retrospektivë, kujtimet na kthejnë atje në atë kohë kur një pjesë ia kishte mësyrë dyerve të Universitetit të Prishtinës, për studime të mëtutjeshme, e të tjerë kanë zënë vende pune, dhe pa dyshim pjesa më e madhe e tyre është rropatur me sfidat e jetës e shumë sish ia kanë mësyrë mërgimit.

Krejt e qartë secili prej tyre kishte bërë rrugën e vet ashtu si ka mundur, ashtu si ka ditur. Në mes të këtij brezi ka hyrë një kohë e gjatë e cila është mbushur vetëm me kujtimet për njëri – tjetrin, e kjo gjeneratë atëherë nuk kishte internet e celular për t’i ruajtur lidhjet, prandaj edhe kjo gjeneratë e ka përjetuar fatin e brezave para tyre. Në këta dyzet e sa vjet, një pjesë e madhe e këtij brezi ka emigruar në vendet e Evropës Perëndimore ndërsa dikush tjetër kishte shkuar që moti edhe përtej Oqeanit Atlantik, atje në Amerikën e largët. Në këto dyzet e ca vjet që kanë hyrë ndërmjet, shonojnë kohën kur pothuajse të gjithë janë martuar, kush më herët e kush më vonë, dhe me ndonjë përjashtim, kanë krijuar familje duke u bërë jo vetëm prindër por edhe gjyshe apo gjyshër, madje të shumfshit, të tjerë presin, presin për t’u bërë, por vitet kanë shkuar dhe dalngadalë si të tjerët edhe kjo gjeneratë iu ka afruar pensionimit të rregullt, andaj luteshin për shëndetin dhe të ardhmen e njëri tjetrit.

Pa asnjë dyshim, jetën e këtij brezi e kanë përcjellur gëzime dhe suksese, por jo pak janë përballur me sfidat e jetës, me pikëllime nga humbja e anëtarëve të familjes, të bashkëshortëve të tyre të jetesës. Por u tha se ne jemi gjeneratë që kemi kaluar nëpër të gjitha zhvillimet politike e shoqërore që kaloi vendi ynë, pra detyrimisht ky brez është pjesë e luftës dhe e pasojave të saj, e shkatërrimeve të pasurive dhe mirëqenies sociale, edhe me vrasje të anëtarëve të familjes. Prandaj ishin të vetëdijëshëm se në zemrat tyre kishte plagë, kishin mall dhe dhembje, megjithatë ata gjetën forcë për të kaluar momente emocionuese dhe ndjeheshin me fat se jenë gjallë dhe se kishin pritur Lirinë e Kosovës, zhvillimin dhe ndryshimin e saj. Ia vlenë për tu theksuar se bisedat kryesisht janë fokusuar rreth familjeve dhe jetës së tyre, ku shpreheshin emocione, kurse bisedat zgjatnin në pafund, për të mësuar për njëri tjetrin, ku e si kishin jetuar gjatë këtyre viteve pa u parë, prandaj të pranishmit bekonin prof. Zymer Gjonbalajn, Agim Dakën dhe Avni Musliun, të cilët bashkë me disa të tjerë, të shtunën e kaluar e mundësuan atë takim të bukur, me shumë dashuri, ku shprehej mallëngjyim dhe rrëfime emocionuese.
Jeta e këtij brezi ishte përplot me ëndrra, përplot me sfida të cilat i impononin rrethanat shoqërore e politike të kohës, madje si askush tjetër, ky brezi është ballafaquar me mungesën e lirisë, në të gjitha trajtat e saj. “Ishim idealistë dhe kemi punuar vazhdimisht për të tashmën më të mirë, më të gëzuar”, thanë ato e ata, duke mos harruar entuziasmin e atyre viteve, progresin shoqëror dhe emancipimin e femrës, klasë kjo e cila përbëhej nga 1/3 me vajza, gjë që për atë kohë ishte sukses, ishte arritje, sepse atëherë kishte nisur një lloj renosance kulturore e cila ka vijuar me vite të tëra.

Pavarësisht rrethanave shoqërore e politike, u tha se ishte kënqësi të ishe shkollar i asaj kohe, gjithësesi edhe student, ndonëse kjo gjeneratë, sidomos ata që u regjistruan në universitet, Viti 1981 dhe Pranvera e Madhe Kosovare, i gjeti aty, kurse ngjarjet pasqyruan dhëmbin e diktaturës komuniste dhe të vetqeverisjes sociliste në Jugosllavi, kohëra të cilat kalitën vetëdijen e tyre nacionale për të punuar, për të vepruar dhe për të ngadhnjyer.
Në emër të kësaj gjenerate, prof. Zymer Gjonbalaj, kishte përgatitur edhe dy mirënjohje të cilat iu ndanë: Kujdestarit të klasës, prof. Shaip Fazliut, me motivacionin për kontributin e tij në procesin edukativo-arsimor dhe me tjetrën u nderua shoku i klasës Sami Leci, me motivacionin patriotik që kishte dhënë nga viti 1981-1987, kur kishte mbajtur burg e gjatë e të rëndë politik.
***
Takimi që u mbajt në kopshtin e bukur të Restorantit “AMAZONA”, kaloi në atmosferë të mirë e ngazëllyese ku dominonin ndjenja të përziera me gëzim, emocione dhe mallëngjim. Kujtimet që u rrëfyen për kohën sa ishin nxënës në shkollën e mesme në Obiliq, pastaj për ngjarjet jashtë shkolle dhe për të gjitha peripecitë tjera jetësore, në këto katër dekada, ku kanë ndodhur zhvillime të mëdha shoqërore e politike, bënë që takimi të jetë një ëndërr e realizuar nga të gjithë të pranishmit, që do të kujtohet gjatë tërë jetës së tyre.
Vlenë të përmendet se shpenzimet për drekën fillimisht i kishte marrë, z. Avni Musliu, por siç mësuam, më pas kishin participuar edhe katër-pesë shokë të tjerë, për tu solidarizuar dhe për të dëshmuar afrinë që kishin pasur dhe kanë në mes vete. Ndërsa me fotografimet e shumta, me shkëmbimet e adresave dhe kujtimeve të ndryshme u mbyll ky takim i mirë, i këndshëm, emocionues dhe tejet mallëngjyes, me shpresë për tu takuar edhe herave të tjera…
Milloshevë, 13 gusht 2022.
Shefqet DIBRANI
Më poshtë poezia e Shefqet Dibranit, kushtuar Gjeneratës së tij:
GJENERATËS…
(Gjeneratës sime nga shkolla e mesme,
në takimin e parë pas 43 vjetësh)
Ne jemi gjeneratë plot me dashuri
Përplotë durim, edukim dhe ngrohtësi…
Ne jemi gjeneratë me zemër të madhe…
Ne tërë jetën falëm dashuri për të tjerët
Ne në çdo fjalë bulzuam edukatë
Ne kohën tonë sakrifikuam për Kosovën
Sepse Ajo, busullë e vetme ishte për Ne!
Ne ishim gjeneratë, askush nuk ishte si Ne
Ne çmendurisht dashuronim Lirinë
Dhe flijimi më patriotik për Ne
Ishte dhe është qëndresa në Atdhe
Ne duam fëmijtë tanë t’mos harrojnë kurrë
Atdheu duhet dashur edhe kur të dërmon
Si për nënën, dashuria për Të, gjithmonë për Ne
Mbetët e lëngshme, e ujshme dhe e Re
Ne ishim gjeneratë, kjo që është këtu midis nesh
Ne ndanim kafshatën mes shoqeve e shokëve
Ne lëpinim gjashtë a shtatë veta të njëjten akullore
Ne hanim në një pjatë dhe në një tas ujë pinim
Ne puthjen e parë: Lotsjellësin serb, e kemi provuar
Ne jemi skalitur në Pranverën e Madhe të Vitit ‘81
Ne vazhdimisht për ditët e reja ëndrronim…
Ne jem gjeneratë e sakrificave
Ne rritur jemi nëpër orët policore
Ne jemi kalitur ndër burgjet serbe
Kurse plagët i mëkuam në shtëpitë e popullit
Ne jemi vrarë e lënduar nëpër beteja
Luftëtar të pa epur në Luftën Çlirimtare
Vetëm Ne jemi flijuar për këtë Dhé
Por si askush më parë, Ne jemi realiteti i Lirisë
Ëndrrimtarë të pa epur të ardhmërisë
Por t’mos harrojmë se:
Ne ishim profesor e edukator
Inxhinier e novator
Ne ishim biznesmen
Ekonomist dhe gjeograf
Humanist e shkrimtar
Por Ne jemi edhe loti
Në syrin e mërgimtarit
Andaj:
Deri sa toka do të sillet rreth diellit të vet
Dielli i së ardhmës do të sillet rreth nesh
Sepse Ne e Na…
Dritë e shpresë ishim
Idealist nëpër dekada
Kurse Shoqet tona të Klasës
Kosovës ia rritën dashuritë…
Milloshevë, 13 gusht 2022.
Një shoku juaj i klasës
Shefqet DIBRANI
Te arrestohet Duda Balje, deputetja diskriminuese dhe abuzuese me fatin e femrës shqiptare!

Nga Luan Dibrani, Gjermani
Kohet e fundit është vene ne aksion dhe spikamë aksioni riaktualizues me temën shamiat në kokat e vajzave shqiptare!Madje në emrin se jam kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Duda Balje është duke bërë presion edhe ne disa deputet injorant qe ose janë të verbuar dhe te ndikuar shumë nga ekstremizmi fetar qe morri përformanca të mëdha në Kosove këto vite ose janë te pasionua mbas prapanicës se kësaj “deputeteje seksi”, por edhe ana tjetër nuk duhet anashkaluar se janë budallonje madje edhe te shitur .Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Republikës se Kosovës shpesh është pjesë e medieve rozë duke publikuar foto nga ato ma provokuese ne stilin e një modeleje seksi nënë e tre fëmijëve qe edhe kurani është në kundërshtim me paraqitjen e saj herë gjysme lakuriq e herë e mbuluar skandal në veti!!
Dude Balje ekstremiste islamike e cila po nxit me dhunë me fut ferexhenë në shkollat e Kosovës! Fenomen aq kriminal, aq edhe barbar duke e mohuar lirinë edhe të drejtën e femrës shqiptare qe të jetë përkrah simotrave të veta në Evropë! Tentim dhe diskriminim qe të jete skllave e burrit si ne mesjetë!
I themi zonjës Dude Balës dhe të tjerëve se kurrë në Kosovë nuk ka pas boshnjak as mysliman, madje as në Bosnje ,por te gjithë jeni shqiptarë të asimiluar dhe të shartuar në boshnjak e mysliman nga terrori dhe gjenocidi serb!!!Prandaj e ftoj te rikthehet ne shqiptare nga se kjo është e konvertuar ne boshnjake. Është turp qe te vish nga Bosnja të na shitesh mend, kur ne jemi edhe pjese gjuhëve dhe i kulturës së popujve te botës .Ti te vendosesh ligje në dëmin e shqiptareve është tejet skandaloze. Është turp për kulturën tonë. Është mëkat pre rilindësit tanë ti përbuzim aq poshtërsisht nga njerëzit e shitur dhe te pa djeshëm, ose edhe të paguar nga ana e organizatave te dyshimta. Sot në Kosovë kemi mijëra fëmijë jetim e gra te veja nga ndikimi i juaj qe i indoktrinuat djemtë e Kosovës të jenë pjesë e grupeve terroriste në Siri, prandaj kërkoj qe organet shtetërore mos ta duron këtë leckë serbo sllave ,por te arrestohet sa më parë. Te kujtojmë Duda Balje se Kosova është shtet laik dhe është shumë para shtetit tuaj të Bosnjës dhe shteteve ekstreme islamike qe nuk e kanë njohur akoma Kosovën si shtet i Pavarur. Duda Balje shiko veten tuaj me foto provokative te publikuara vazhdimisht në rrjetet sociale edhe nga ato me një vesh ekstravagante,moderne prandaj lind pyetja se kush te ka paguar ty, deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi si dhe disa deputet qe rastësia u ka dhënë të drejtën e ulëses në Kuvend, qe ne emër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore,cenoni te drejtën e femrës shqiptare, madje edhe moshën rinore si fillorist nëpër shkolla fillore. Ju predikoni mësimin fetar a fëmijët tanë i dërgojmë në shkolle me mësuar ABC-në,alfabetin shqip e jo belbëzimet arabe ,prandaj të keni kujdes dhe larg duar ti mbani nga vlerat tona kombëtare dhe shkollat tona
Në të djatht është Florentina Gjergjaj, drejtoresh e një shkolle të mesme në Gjakovë, e majtas është Dude Balje.
Orientimi i juaj me këto veprime krijoni krizën e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij gjatë historisë.
Futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin dhe krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore nga e cila populli i ynë i përket disa feve pastaj ju ndillni edhe luftën civile siç, po behet sot ne shtet e varfra të Azisë.
Rilindësit tanë u munduan me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit kombëtar ,arsimor , politik dhe kulturor,prandaj sot dalin rryma të ekstremit islamik i minojnë.

Duhet ta dinë Ministria e Arsimit dhe qeveria që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit,por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të pa ardhme te pa sigurt . Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja; „jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi“. Të merremi vesh mirë, ç`kuptojnë me fjalën qytetërim, dhe a mund të jetë i qytetëruari një skllav? I pari fitim i qytetërimit është triumfi i lirisë personale. Gruaja myslimane është skllave e burrit deri sa ky e detyron të dalë e mbuluar rasti konkret ky i sotmi qe tentoni ta bëni ju mashtrues dhe sinjalizues të përçarjes në Kosovë..”
Kjo është një fyerje për vajzën, gruan, femrën tonë shqiptare e cila ka dëshirë të zjarrtë të jetë e lirë dhe e qytetëruar si çdo krijesë njerëzore që jeton në botë qe na e ka dhënë i madhi zot… Mos mendoni se ju keni një zot në veti, jo, jo injorante Dude Balja dhe ju soji i saj!
Shtrohet pyetja a thua me të vërtetë shamia, çarçafi, ferexheja e ruajnë namuzin e femrës? Jo ! Sepse përvoja në shtetet arabe e aziatike ka treguar se mbulimi sjell vetëm shëmtim dhe abuzim me krijesat e zotit.
- Luan-Asllan Dibrani – ish i burgosur politik ,anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani,humanitar dhe afarist. Shtutgart 2022 Gusht



