



Nga: Saim Tahiraj
Kërkesa për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla është vazhdimsi e tendencave permanente që përmes fesë të shkatrrohet kultura, tradita dhe identiteti ynë kombëtar. Tendencat shekullore turko-serbe që përmes fesë të bartet kultura arabe dhe turke është rreziku më seriozë që tenton ta zhbëj kuluren tonë të lashtë!

Zëvendësimi i veshjeve tona të bukura tradicionale që mahnitën boten me bukurin e tyre artistike, me shamin arabe, është veprimi më antikombëtar.
Fatkeqësisht, veprimtaria e agjenturave ruso-serbe për shkatrrimin e kulturës dhe traditës sonë kombëtare po gjenë mbështetje të fuqishe te disa hoxhallarë të shitur! Institucionet tona shtetërore përkatëse dhe mbarë shoqëria shqipëtare duhet ti kundërvihen fuqishëm kësaj veprimtarie të rrezikshme antikombëtare. Mjaft më i lejuam këto banda që për përfitime përsonale e shëmtuan imazhin e kombit tonē të lashtë.
Ata dhe ato që po i prijnë kësaj vallëje shkatrrimtare duhet të futen në burgë dhe të marrin denimin meritorë!
Ashiqare mund të kuptohen zërat e fanatikëve fetar, klerikëve joprogresistë dhe qytetarëve pa ndonjë edukim kushtetues, por si të kuptohen zërat “e arsyes” (deputetë nën betim dhe ish këshilltarë të Gjykatës Kushtetuese, avokatë, gazetarë e intelektualë) që janë çmistue e vërsulë kundër shtetit sekular, (Neni 8) pra kundër rendit Kushtetues të Kosovës!? Shamia (hixhabi) është rregull e jurisprudencës myslumane (Sheria) dhe nuk mund t’i bëhet vend në shtetin që demokracinë kushtetuese dhe vlerat e përbashkëta perëndimore i ka në zemër të lirisë së tij.
Nga Halil Matoshi
Komunizmi ishte brutal në kufizimin e të drejtave dhe lirive politike, porse ai kishte disa anë të ndritshme, sidomos për sa i përket emancipimit shoqëror, arsim, shëndet publik dhe në elektrifikimin e fshatrave. Oliver Jens Schmit-i në librin “Kosova – një histori e shkurtë” shkruan se Kosova në vitet ‘70 kishte trende zhvillimi, sidomos në ndërtimin e shkollave dhe gjithpërfshirje të fëmijëve në shkollim, të matshme me trendet e Europës Qëndrore.
Komunizmi përgjithësisht dhe posaçërisht ai jugosllav, hiç ndjekjet dhe burgjet politike, ishte brenda projektit Iluminist!
Duhet theksuar se heqja e ferexhes u bë vullnetarisht, ndonëse në formë fushate, sëpari në Gjakovë pastaj në tërë Kosovën.
Kosova e çliruar dhe e ngritur në shtet sovran me idenë e Rilindasve të dytë të viteve ‘70 të shekullit 20, (Rilindja si gazetë e botues libri dhe koncept emancipues) është e hapur ndaj Projektit iluminist si vlerë themelore Perëndimore, por kjo nuk e përplas me lirinë e garantuar të besimit.
Prandaj shteti, duhet t’u mundësojë vajzave kosovare emancipim, pra çlirim nga tradita shtypëse e patriarkalizmit, sistemit oppressiv të vëndosur nga burrat!
E drejta e votës (liritë politike) në Kosovë fitohet me 18 vjet.
E drejta e martesës sipas ligjit është poashtu 18 (Neni 15. Aftësia për martesë), kurse ekstremistë fetarë e klerikë joprogresistë, shaminë duan t’ua imponojnë vajzave kosovare nën kētë moshë, ndonëse ka një verdikt të gjyqësisë kushtetuese që përligj kufizimin e shamisë në shkolla.
Kosova krahas garantimit të shkollimit dhe mosdiskriminimit, me një akt nënligjor, përkatësisht me Nenin 3, paragrafi 1.13 të Udhëzimit Adminisitrativ Nr. 06/2014, ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla kosovare pos që bazohet në Projektin Iluminist, është sekulare dhe traditionaliste-kombëtariste (në sensin e shkollës shqipe dhe jo në sensin e kombit politik) duke qenë e themeluar nga Rilindasët!
Shteti kosovar është neutral ndaj fesë dhe ajo, në frymën e Kushtetutës, trajtohet si çështje private.
Gjyqësia Kushtetuese kur ka vendosur që ndalimi i shamisë për moshat e mitura në një shkollë
të Kosovës, nuk paraqet shkelje të të drejtave dhe lirive, kastile e ka theksuar si causa prima konceptin dhe karakterin laik (Neni 8 i Kushtetutës) të shtetit.
Pasi që Gjykata e Qarkut në Gjilan ka marrë vendim (kontrovers?) më 2009, që moslejimi i ndjekjës së shkollimit të shtetases Arjeta Halimi nga Vitia, për shkak së ajo ishte e mbuluar, paraqet shkelje të të drejtave dhe lirive, një Organizatë e Shoqërisë civile nga Gjilani, në emër të qytetares Arjeta Halimi, e ka paditë shtetin më 2011, për mospërmbarimin e këtij vendimi gjyqësor nga Drejtoria e Arsimit në Viti, duke kërkuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.
Dhe gjyqësia kushtetuese ka vendosur në favor të kësaj drejtorie, duke hedhur poshtë pretendimin e shkeljës së të drejtave dhe lirive të qytetares Halimi.
Parashtruesja e kërkesës Arjeta Halimi ka inicuar vlerësimin e kushtetutshmërisë të mos-përmbarimit të Aktgjykimit Nr. 24/09, te Gjykates se Qarkut të Gjilanit të 17 nëntorit 2009 nga Drejtoria Komunale per Arsim e Vitise, që “t’ia njohë paditëses të gjitha të drejtat që burojnë nga statusi i nxënëses së rregullt në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhes” në Viti”.
Parashtruesja e kërkeses pretendon se janë shkelur nenet e Kushtetutës: neni 24 (Barazia para Ligjit), neni 38 (Liria e Besimit, e Ndergjegjes dhe e Fese) dhe neni 47 (E Drejta per Arsimin) si dhe Konventat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, të së drejtës për arsimim, të lirisë së besimit, të drejtave të fëmijëve, mosdiskriminimit, në përputhje me nenin 22 të Kushtetutës (Zbatimi i drejtperdrejte i Marreveshjeve dhe Instrumenteve Nderkombetare);
Kështu që (ky verdikt) e ka përjashtuar arsimin e lartë, që presupozohet se të drejtat e njeriut dhe liritë, sipas Konventës Europeane të të Drejtave të Njeriut do të respektohen pa kufizime për moshën mbi 18-vjeçe.
Ky rast nga viti 2009, përkatësisht verdikti i 2011 i Gjykatës Kushtetuese, në Rastin Nr. KI36/11 vlen edhe sot, për interpretimin e Nenit 3, paragrafi 1.13 të Udhëzimit Adminisitrativ Nr. 06/2014.
Sëkëndejmi, Udhëzimi Administrativ është në harmoni të plotë me Nenet 8 dhe 9 të Kushtetutës së Kosovës dhe Konventën Europeane të të Drejtave të Njeriut edhe i testuar nga gjyqësia kushtetuese, e cila e vlerëson kushtetues ndalesën e shamisë deri në moshën 18-vjeçare.
Në pikën 61 të verdiktit, Gjykata përserit se derisa liria fetare është kryesisht ç?ështje e ndërgjegjes individuale, po ashtu nënkupton, ndër të tjera, lirinë për manifestimin e fesë, vetëm dhe privatisht, ose në komunitet.
Mirëpo, Gjykata Kushtetuese në pikën 62 vëren se në një shoqëri demokratike, në të cilen disa fe bashkëjetojnë dhe brenda vet popullsisë shumicë shqiptare, mund të jetë e domosdoshme të kufizohet kjo liri, me qëllim të pajtimit të interesave të grupeve të ndryshme dhe për të siguruar respektimin e besimeve te të gjithëve.
Duke e marrë në shqyrtim “Rastin Leyla Sahin kundër Turqisë”, Gjykata në analogji me këtë rast, shprehimisht potencon rolin e shtetit si një organizator neutral dhe i paanshëm i praktikimit të feve dhe besimeve të ndryshme dhe është theksuar se ky rol është i favorshëm për rregullin publik, harmoninë dhe tolerancën fetare në një shoqëri multifetare, shumëetnike e demokratike. Po ashtu, duke u mbështetur në këtë rast, Gjykata konsideron që detyra e shtetit për paanshmëri dhe paanësi nuk është në perputhje me secilen fuqi të shtetit për të vlerësuar legjitimitetin e besimeve fetare dhe që kërkon nga shteti të sigurojë tolerancen reciproke ndërmjet grupeve kundërshtuese. Më tej, Gjykata ka vënë në pah se pluralizmi dhe demokracia mund të bazohen në dialog dhe në një frymë të kompromisit të domosdoshëm që kërkon koncesione të ndryshme nga individët që arsyetohen me qëllim të ruajtjës dhe promovimit të idealeve dhe vlerave të një shoqërie demokratike. Gjykata, poashtu përsëritë që shteti mund të kufuzojë lirinë për manifestim të fesë (pika 64) për shembull të veshjës së shamisë islame, nëse ushtrimi i asaj lirie është në kundërshtim me qëllimin e mbrojtjës së të drejtave dhe lirive të të tjerëve, RENDIT PUBLIK dhe SIGURISË publike.
Vlen të theksohet pika 66 e verdiktit, që thot se në rastin “Sahin kundër shtetit të Turqisë”, pas analizimit të kontekstit turk, ku shumica e popullësusë janë myslimane, Gjykata gjeti që Republika është themeluar mbi parimin e laicitetit të shtetit, që ka marrë edhe vlera kushtetuese; qe sistemi kushtetues i jep rendësi parësore mbrojtjës së të drejtave të grave; dhe qe për ata që kanë favorizuar laicizmin, shamia islamike është bërë simbol i islamit politik, duke ushtruar një ndikim në rritje.
Gjykata pra, vërejti qe laicizmi në Turqi ishte garantues i vlerave demokratike dhe parimit të barazisë kurse liria fetare është e pacënueshme dhe se laiciteti i shtetit po ashtu, shërben për të mbrojtur individët jo vetëm përball ndërhyrjeve arbitrare nga shteti por edhe nga presionet e jashtme të lëvizjeve ekstremiste dhe qe liria per manifestim të fesë mund të kufizohet me ligj, me qëllim të mbrojtjës së këtyre vlerave.
Neni 9 i Kushtetutës së Kosovës, nëse ia bëjmë një lexim të kujdesshëm, e duke i marrë parasysh rrethanat në të cilat është krijuar dhe mësynë të konsolidohet shteti i ri kosovar, radhit një numër të normave si trashëgimi fetare, kryesisht lutja, mësimi, praktikimi dhe respektimi i fesë, porse nuk mbron ç?do akt të motivuar ose te inspiruar nga ekstremistë fetar.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës dhe nenin 47 te Ligjit, me shumicë votash, vendosi TA HEDHË POSHTË kërkesën e shtetases Arjeta Halimi si të papranueshme.
Ëdhtë zor të kuptohet intenca e interesimit të një bashkësie qytetarësh, deri në shkallë fushate, për t’ua imponuar një bashkësie tjetër qytetarësh (kombi modern presupozohet si një bashkësi unike politikisht e konstruktuar) një kod veshje fetare në shkollë, (për moshat nën 18-vjeç) në emër të korpusit të të drejtave dhe lirive të njeriut.
Pse me kaq pasion, fanatikët fetar duan ta përfshijnë shtetin në çështje fetare, duke qenë se shteti demokratik qëndron neutral përderisa feja të mos i kanoset me thyerjen e kohezionit shoqëror, duke gërmuar në sigurinë kombëtare!?
Nëse ata zëra antishtet nuk e kuptuan gjuhën e arsyes demokratike (dhe patriotizmit kushtetues) për perendimorizimin dhe emancipimin e shoqërisë, si kurs kombëtar i Kosovës, atëherë duhet t’u flasësh me gjuhën e ligjit (Udhëzimit Administrativ);
Gjykata Kushtetuese “ndalon shaminë” për moshat minorene në shkolla, sepse gjeti se mos-përmbarimi i vendimit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan nga ana e Drejtorisë së Arsimit në Viti, nuk paraqet shkelje të lirive dhe të drejtave, dhe nuk qëndron pretendimi se është shkelur Kushtetuta dhe Konventat Ndërkombëtare të përbrendësuara në Kushtetutën e Kosovës.
Fushata vehabiste si promotore e islamit politik në Kosovë, nën petkun e të drejtave dhe lirive të njeriut, e për nevoja të nacionalizmit pan-mysliman, (ingjinieringu social që barazon masën myslimane – ymet-in – me përkatësinë kombëtariste) inicoi përmes lobistëve në facebook “puç kushtetues” në Kosovë, pra njëfar deshire të çmendur për me e rrekny këtë shoqëri në kaos, duke i ofruar norma të sjelljës mesjetare, porse edhe kjo fushatë duhet të dështojë, në përplasjen e vullneteve të Projektit Iluminist Perëndimor dhe Projektit të Umet-it.
Sepse shumica e qytetarëve kosovarë e kuptojnë qartë se purifikimi Islamist i kombit që përket në dy fetë abrahamike, Islam dhe krishtënim e çan shoqërinë politike, e sëkëndejmi edhe kohezionin shtetëror kosovar, kurse rritja e tendencave ekstremiste (Islami politik) është në agjendat e Luftës Hibride për shtrirje të ndikimit rus në rajon!
Afërmendësh që ekstremistët, jo vetëm fetar por edhe integrist, e kanë të njohur modelin e maksimalizimit të kërkesave duke instrumentalizuar fenë dhe etninë.
Ashiqare, pas kërkesës për shami, kauza politike e ekstremistëve, nesër, do të jetë mësimi i Kur’an-it në shkollat publike. Për të avansuar drejt “të drejtës së zgjedhjes së lirë” të gjymtimit (Circumcision-it – synetisë për femrat) të trupit të femrës, inspiruar nga Boka Haram në Jemen, Somali, Sudani Verior apo në Nigeri!?
Dhe do të mjaftojë dëshmia e dy mullahëve për ta mbytur një grua me gurë!?
Qe çka i pret vajzat dhe gratë e Kosovës, nëse idetë e krisura të fanatizmit fetar sot gjejnë truall të plleshëm në institucionet e Kosovës!?
Marrë nga: Gazeta Express

Nga: Gani Qarri
Kosova me kryeministër si Abazoviqi
Mbulesat doket dhe shamitë turko-arabe përveçse cenojnë publikisht,kulturën,traditën,historinë dhe identitetin tonë kombëtar, ato cenojnë hapur edhe lirinë e prosperitetin, si dhe bëjnë diskriminimin publik të femrave shqiptare në Kosovë dhe trojet tona etnike kudo!
Ndaj para se të fillojë me këtë tekst, dua ti lus dhe bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, partive politike, organizatave, grupeve dhe individëve të cilët ia duan të mirën shtetit të Kosovës, kombit dhe atdheut tonë të vogël, të protestojnë në të gjitha mënyrat e mundshme, organizojnë demonstrata në rrugë e sheshe si dhe ta iniciojnë sa më parë, qoftë edhe on-line, një peticion publik kundër kësaj çmendurie turko arabe.
Peticion me pjesëmarrje masive nga të gjithë shqiptarët, drejtuar Presidentes së shtetit, Ambasadës së SHBA-ve, vendeve të QUINT-it, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve relevante edhe për të drejtat e njeriut, brenda e jashtë vendit, kundër çmendurisë më të re, të lanësuar nga islamistët ekstremist turko-arab dhe përkrahur nga anasi dhe sivëllai i Abazoviqit në Kosovë, Albin Kurti i cili duket të jetë vetëm një kryeministri aksidental i Kosovës, ndaj dhe insiston për rikthimin e mbulesave për vajzat shqiptare, pas gati një shekulli, në truallin tonë autokton, arbëroro-evropian.
Siç dihet, opiumi turko-arab fetar, në Kosovë, ka dy dekada me radhë, që po bënë kërdinë, duke u përdorur publikisht, si lavatriçe për shpëlarjen e trurit të të rinjve tanë, si dhe për shuarjen e çdo ndjesie evropiane dhe kombëtare, të shqiptarëve të Kosovës, aventure e rrezikshme, e cila është kthyer në kancer për popullin e shtetin e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të shqiptarëve në përgjithësi.
Edhe Albin Kurti, për nga origjina është anas i Abazoviqit, familja e tij ka ardhur nga Mali i Zi në Kosovë dhe përveç disa kushërinjve (Kurtöglu) që duket se i ka në Turqi, ai është i lidhur fort edhe me dorën e zgjatur të Erdoganit, Osman Atalay, anëtar i bordit të një të ashtuquajture organizate humanitare turke “IHH”, i njohur si anëtar i organizatës xhihadiste EL-Muhaxhid të lidhur ngushtë me mafien ruse dhe shërbimet e fshehta të Putinit në Rusi.
Por çuditërisht, përkundër të gjithave dhe vet faktit se edhe Prokurori amerikan nga Nju York-u, Andre C. McCarthy, ka dëshmuar publikisht se Osman Atalayi është financues i grupeve xhihadiste dhe organizatave terroriste anti-izraelite dhe anti-amerikane, si dorë e zgjatur e Erdoganit, Atalay është përherë shoqërues i kryeministrit Kurti, sa herë që Kurtogllu viziton Turqinë.

Metamorfoza mashtruese e Albin Kurti, është aq e madhe e trishtuese, sa që të krijon bindjen, se jo vetëm Abazoviqi, por të gjithë shqipfolësit me origjinë nga Mali i Zi, përveçse u shitkan shumë lehtë dhe që në ditët e para të marrjes së funksioneve shtetërore, tek të huajt, ata e paskan traditë edhe rrenën ordinere dhe mashtrimin publik të shqiptarëve.
Për aq më keq, Kurti është kthyer edhe në një hoxhë ahmak beduin, që pjesë esenciale të veprimtarisë si kryeminstër, megjithëse inflacioni vetëm këtë vit, ka arritur në mbi 14.2 %, nuk e ka zhvillimin, arsimimin as punësimin e të rinjve të cilët për shkak të pamundësisë për të jetuar në vend të vet, po ikin përditë nga Kosova dhe as mbarëvajtjen dhe sigurinë e shtetit të Kosovës, por mbulesën turko-arabe, në mënyrë që pas ikjes së djemve, ta bëjë arabizimin edhe të pjesës së mbetur të vajzave shqiptare në këtë shtet, sikur ato të ishin robëresha të haremit politik të këtij Abazoviqi të Kosovës, të cilin ne, me votën tonë, aksidentalisht, e kemi ngritur edhe në kryeministër.
Kurti me qëndrimet e ti fundamentale, turko-arabe ka befasuar shumë jo vetëm shqiptarët por edhe mbarë faktorët ndërkombëtar, një transformim galopant prej 360 shkallësh, i cili përveçse ka hequr plotësisht dorë nga projekti i bashkimit kombëtar, ai si prioritet në planet e veprimtarisë së vet politike, ka vendosur shamitë turko-arabe.
Dhe në fushatën e vet turkofile, po tenton që ta mbysë çdo gjë shqiptare; kulturën, traditën dhe historinë tonë kombëtare, me tradita e dukje mesjetare turko arabe, njëjtë siç e vrau pabesisht, edhe bashkë-anasi i tij, Abazoviq, kulturën, historinë dhe traditën shtetërore e kishtare të Malit të Zi, duke ua shitur ato fare lirë, popave të Serbisë.
Ndaj pa e zgjatur, më shumë, Albin Kurti, i cili me vetëdije, serish e mori përsipër këtë aventurë të rrezikshme për shtetin dhe popullin tonë edhe ashtu, nga më të vegjlit në Evropë dhe rajon, ai qysh në fillim, duhet t`ua shpjegoi në detaje, të gjithë shqiptarëve, pse është kaq me rëndësi mbulesa turko-arabe për vajzat e tyre minore, çfarë simbolizon shamia arabe për popullin shqiptar, çfarë të mirash i sjellë kjo simbolikë mesjetare turko-arabe shtetit të Kosovës, ç`dobi “përrallore” i garanton mbulesa e huaj beduine, popullit tonë evropian dhe pse u dashka patjetër të mbulohen edhe shqiptaret, nëse u mbuluakan arabet në Afrikë e Azi, me të cilat përveç ndarjes me distanca prej mijëra kilometrave largësi fizike, gjithmonë na ka ndarë gjithçka dhe nuk na ka bashkuar kurrë, as nuk na bashkon as tani, bash hiq asgjë.
E nëse Kurti, njëmend është dashuruar aq shumë në veshjet beduine turko-arabe, le ta mbulojë gruan e tij norvegjeze Rita Knudsen Augstadt, që ti tregojë përfundimisht kësaj zonje të lirë perëndimore, se çfarë është ai në të vërtetë, e cila me siguri, kur është martuar me Kurtin, ka besuar fort, se njëmend po martohej me një patriot të flakët “shqiptar”, të “djegur” për atdhe e bashkim kombëtar dhe jo me një turkofil, kaq të vuajtur për fe të huaj dhe shallvare turko-arabe, siç po dëshmohet Kurtogllu tash e disa vite më parë.
Dhe përderisa bashkë-anasi i tij i serbizuar, shqipfolësi Abazoviq, i cili sapo erdhi me manipulime në krye të Qeverisë malazeze, punën e parë që bëri, ishte shitja e kulturës, historisë dhe traditës kombëtare e kishtare të popullit dhe shtetit të Malit të Zi, popave të Serbisë, duke ia lënë këtë tradhti, Serbisë si derë të hapur dhe vegëz kobzezë, që ajo, së shpejti, të njëjtën ta kërkojë edhe për kishat në Kosovë, edhe biri tjetër shqipfolës me origjinë nga Mali i Zi, Albin Kurtogllu, duket se ka marrë përsipër ta bëjë arabizimin komplet të Kosovës dhe përdhunimin brutal të kulturës, dokeve e traditës kombëtare shqiptare, për ta vrarë e masakruar barbarisht çdo gjë autoktone, me dukjet beduine turko-arabe.
Qëllimi i vërtet edhe i Albin Kurtit, sivëllait të Abazoviqit, duket të jetë, kthimi i mbulesave turko-arabe, pas 70 vitesh, të çlirimit të femrës shqiptare nga shamitë dhe ferexhetë talebaneske, në mënyrë që ta bëjë Kosovën, të duket si një Afganistan i vogël në mes të Evropës dhe hap rrugën e ripushtimit të shtetit tonë të brishtë nga Serbia, në emër të përhapjes së rrezikut arabo-talebaneskt në Ballkan.
Por që ta di mirë ai dhe bashkëmendimtarët e tij, Kurtogllu nuk ka të bëjë asgjë me femrat shqiptare, madje as me shtetin e Kosovës edhe pse për momentin është kryeministër aksidental, i cili nëse nuk di, apo nuk do, të sillet si shtetas i saj, nuk e mbron vendin, gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare si nga Serbia ashtu edhe nga arabizimi dhe islamistët turko-arabë, familja e tij, nëse jo dhe ai vet, është i ardhur në Kosovë dhe nëse në çfarëdo mënyre, qoftë edhe përmes kamuflimit fetar, qëllimisht insiston për futjen e dukjeve dhe traditave mesjetare turko-arabe për ta vrarë çdo gjë kombëtare dhe rrezikuar të ardhmen e populli dhe shtetit tonë, nesër mund të dëbohet për tradhti kombëtare e shtetërore me plot arsye në Mal të Zi!
Prandaj zgjidhja më e mirë për te, nëse vërtetë është dashuruar aq verbërisht në mbulesat dhe simbolikat beduine aziatiko turko-arabe, efendi “bini” mund ta mbulojë vajzën e vet dhe bashkëshorten e tij Ritën me shami, dhe jo ato të jetojnë në liri dhe kushte evropiane, kurse mbulesat turko-arabe t`ua imponojë femrave minore shqiptare, që nuk i lidhë asgjë me arabët, madje nuk kanë lidhje gjaku as me vet ardhacakun Kurti, vetëm pse fushata e tij zgjedhore, siç përflitet në kuloare, qenka financuar nga beduinët dhe organizatat e dyshimta islamike si ato të xhihadistit turk Atalay, tani u dashka t`ua lajë borgjet ekstremistëve islamiko-arab, duke ua imponuar femrave shqiptare, mbulesat me shamia e shallvare beduine…
Me këto sjellje Kurti po bind, përfundimisht faktorin e brendshëm dhe atë të jashtëm ndërkombëtar, se përveçse është ende i parritur dhe tërësisht i papjekur për udhëheqje shtetërore, ai është edhe një politikbërës tepër naiv dhe shumë i lodhtë e i keq-kurthuar në detyrime të mëdha ndoshta jo vetëm financiare, por edhe më tepër, ndaj islamistëve ekstremist dhe vahabistëve turko-arab.

Probleme për të cilat vajzat minore shqiptare, nuk kanë asnjë detyrim, Kurti duhet ti laj vet borxhet e tij dhe jo ti detyrojë vajzat tona të pafajshme ti paguajnë ato duke flijuar liritë e të drejtat e tyre njerëzore, të cilat janë të interesuara të jetojnë të lira e pa imponime dhe në mënyrë tërësisht evropiane.
Prandaj jo vetëm Kurtogllu, por edhe të gjithë politikanët e cekët e islamistët antikombëtar brenda dhe jashtë VV-së, të cilët kanë “simpati” të paguara me para të majme për mbulesat beduine, si ardhacaku i natyralizuar, tani fatalisht edhe “kryeminstër” në Kosovë, le ti mbulojnë gratë e vajzat e veta dhe jo ato të bëjnë jetën që duan, pa asnjë barrë të dukjes beduine, kurse vajzat e shqiptarëve, pas mese 70 vitesh, serish edhe në shekullin XXI, të mbulohen me veshje të imponuara turko-arabo.

Kështu që, pa u ndikuar as interesuar fare nga pazaret e kryeministrit aksidental të Kosovës, të lidhur këmbë e kokë, me islamistët ekstremist dhe turko-arabët e xhihadit, vajzat shqiptare jetojnë në Evropë dhe kanë të drejtë, të bëjnë jetë të lirë evropiane, duke vendosur ato vet, për vete e fatin e tyre dhe shkolluar e bërë karrierë njëjtë si femrat në Gjermani, Angli, Francë e kudo tjetër në Evropën demokratike, kur dihet mirë nga të gjithë, e edhe nga vet shqiptaro-malazezi Kurtogllu, se për fatin e madh të vajzave shqiptare, Kosova as që gjendet në arabi, por mu në zemër të Evropës.
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e lidhur me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka “mbajtur shënim” sot rreth deklaratave të kryeministrit Kurti për shaminë duke e postuar atë të plotë.
Atalay i cili sipas mediave operon si dorë e zgjatur e Erdogan, me Kurtin ka lidhje nga e kaluara.
Gjatë një vizite në Turqi sa Kurti ishte në opozitë, Atalay e kishte shoqëruar në të gjitha vizitat.
“Kryeministër i Kosovës@albinkurti në një deklaratë për media tha se #shamiat dhe elementët e tjerë #dini nuk duhet të ndalohen në jetën publike të qytetarëve në Kosovës”, shkroi Atalay në rrjetin social Twitter.
Kush është Osman Atalay?
Sikurse shihet në fotografi, Osman Atalay, është njëri ndër përfaqësuesit kryesorë të organizatës IHH në Turqi. IHH është organizatë humanitare turke e themeluar në vitin 1992 dhe e cila aktualisht vepron në 135 shtete të ndryshme të botës.
Opinioni ndërkombëtar është njoftuar më për së afërmi me këtë organizatë në vitin 2010. Më 31 maj 2010, IHH e nisi një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite.
Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.
Dosje
A ishte sponsorizuesi i terrorizmit, Osman Atalay, organizator i vizitës së Kurtit edhe në Palestinë?
1 AUGUST 2019, 15:49 LAJME
Përkundër që në të gjitha takimet në Turqi, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga Albin Kurti ishte shoqëruar nga një prej mbështetësve kryesor të Al-Kaidës dhe luftës së xhihadizmit, Osman Atalay, Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë deri më tash nuk e ka parë të arsyeshme ta sqarojë afërsinë e tyre me këtë antiamerikan të përbetuar, shkruan lajmi.net.
Si përfaqësues i organizatës IHH, Osman Atalay deri më tani ka vepruar kryesisht në vendet ku shtrirja e terrorizmit është shumë e madhe, si në Libi, Pakistan, Kashmir, Darfur, Shirilankë, Ruandë, Somali, Mauritani, Kili, Krime, por institucionet e sigurisë janë të alarmuara viteve të fundit edhe më përpjekjet e tij për të depërtuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.
Pjesë e këtij kontingjenti ishte edhe aktivisti kontrovers kosovar, Fuad Ramiqi, i cili ishte arrestuar nga forcat izraelite.
Po ashtu, i pandashmi i Albin Kurtit gjatë takimeve në Turqi, Osman Atalay, në maj të vitit 2011 ishte paraqitur edhe para mediave turke duke e dënuar ashpër vrasjen e liderit të Al-Kaidës, Osama Bin Laden, nga njësitë speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (https://www.terrorism-info.org.il/en/17909/) .

Osama Bin Laden ishte përgjegjësi kryesor i akteve më të rënda terroriste në historinë e SHBA-së, sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Në profilet e tij në rrjete sociale, shihen me qindra fotografi të Osman Atalay në aktivitete në shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën e Maqedoninë.
Mbetet i paqartë roli i Osman Atalay gjatë vizitës së Albin Kurtit në Turqi, në çfarë funksioni ka qëndruar ai pranë delegacionit të Vetëvendosjes dhe cili është bashkëpunimi i Albin Kurtit me Osman Atalay. Por, çdo ditë e më shumë po vihen në pah lidhjet e fshehta dhe shumë të rrezikshme të Lëvizjes Vetëvendosje me radikalistë islamikë të shtrirë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë.
Këta radikalistë islamikë, kudo ku ata veprojnë, çdo ditë e promovojnë frymën antiamerikane duke e quajtur Shiriatin si zgjidhje të vetme për një shtet me vlera morale.
Osman Atalay vepron edhe në Palestinë, prandaj nuk dihet nëse edhe në këtë vizitë Kurti shoqërohej nga ai dhe mbetet e dyshimtë edhe shkuarja e tij në këtë shtet që kundërshtohet me dekada nga SHBA-ja. /lajmi.net/


Dikur shamia gjatë fillimviteve të shekullit të 20’-të ishte shenjë e injorancës dhe një identitet i përbrendësuar që vinte nga kultura e sunduesit osman. Pra, shqiptarët ishin në kërkim të identitetit të tyre, kulturor, gjuhësor, stil jetese dhe kodifikimit social. Zgjodhën rrugën pro-perëndimore krahas asaj të lindjes. Zërat më të fuqishëm për këtë trasim vinin mu nga ata që ishin arsimuar në hapësirat e pushtetit otoman (Sami Frashëri). Duke u ndjerë të kërcënuar në aspektin politiko-kulturor vendosën të braktisin të gjitha shenjat që identifikohen me otomanët për t’u drejtuar me theks të veçantë drejt europianizmit. Shamia, burka apo mbulesa ishin gjërat e para që iu hoqën grave duke kërkuar që ajo ta zë vendin e merituar e lirohet nga mbyllja sociale, “e lirë” në sferën publike dhe ndjek rrugën e afirmimit dhe emancipimit edukativo-arsimor.
Nga aspekti politik, qarqet dashakeqe sllave në krye me shtetin serb, propagandonin karshi shqiptarëve për identitetin e tyre, i quanin myslimanë fundamentalë. Ky etiketim zgjati gati më shumë se një shekull, përball “alibive” në spastrimet etnike që ndërmori Serbia ndaj tokave shqiptare. Kjo propagandë e gatitur bukur mirë në “kuzhinat serbe”, shkonte me qëllim që ti hyj në vesh Europës, qendrave vendimmarrëse se “mbeturinat e pushtimit Osman” s’duhej përkrahur asnjëherë në krijimin e shtetit të tyre.
E Serbia di më së miri si të merret me ta, ishte fjala për shqiptarët e viseve të ndryshme, sidomos atyre që i takonin “Vilajetit të Kosovës”. Për ta bërë më të besueshëm këtë fakt politikat serbo-ruse, gjithnjë në shërbim politikave antishqiptare, sipas librit për Sufizmin-Islami tjetër të Stephen Schëartz, ai në një pjesë sqaron se si bëhej rekrutimi i hoxhallarëve që vinin nga trojet ruse në “shërbim të islamit pluralist” me mision në Ballkan.
Për të sjellur një islam më fundamental, rigjid apo antagonist me tradicionalin që mbretëronte më i moderuar deri në atë kohë. Shtrirje pati ky islam me qëllime politike në sanxhak të Pazarit të Ri, një pjesë të Bosnjës, Kosovës e Maqedonisë, ndoshta edhe më tutje. Ishte gjithnjë në shërbim të propagandës antishqiptare për një islam fundamental që shtrihej gjeografikisht e të rrezikshëm, mu në derë të Europës. Që të arsyetohej apo kërkohej mungesë vëmendje në heshtje për indiferencë nga Europa, gjatë spastrimeve etnike që bënte Serbia në këto vise, e mos “vërehej assesi” nga bota demokratike. Iu nevojiten klasës politike në ish-Jugosllavi apo elitës kosovare gati një shekull ta zmbraps këtë propagandë dashakeqe, në krye me Rugovën/Kadarenë dhe ndjekësit e tij, që shqiptarët (kosovarët) janë popull pro-perëndimor. Ende sot nuk e kemi mbyllur subjektivizmin e shtetit të Kosovës në plotëni. Kjo nofkë nëse ri-shfaqet sërish në qarqet vendim-marrëse vetëm sa do e vështirësoj këtë proces të euro-atlantizmit kosovar që e presim aq shumë dekada.

Sot s’është ekskluzivisht shenjë e injorancës mbulesa tek gruaja. Por, numri i islamit tjetër apo fundamental është në rritje në diskursin publik. Debati mbi shaminë në shkolla është edhe një përpjekje e politizimit apo imponimit fetar. Nëse shkollat publike ruajnë pavarësinë e tyre, ato nuk do ishte mirë të ndikoheshin as në mënyrë direkte apo indirekte nga asnjë grupim social. Sot nëse kërkesat janë për shaminë nga islamistët nesër do të kërkohen gjëra të ngjashme nga komunitetet tjera, apo grupet e ndryshme sociale që s’dmth që gjithsesi duhet të jenë fetare. Hipotetikisht nëse nesër një grupim social ambientalist do kërkonin të drejtat e tyre të të shprehurit të natyralizmit, grupe të natyralistëve kemi në Europë që protestojnë kundër zhvillimeve që po cenojnë natyrën. Protestat e natyralistëve dhe koncepti i tyre mbi natyrën i bënë që të frekuentojnë lakuriq. Çka do të ndodhte!? Do ishim tani në dilemë mes veshjes dhe zhveshjes!!!
Nëse bëjmë dallime apo majorizime gjatë vendimeve për institucion shkollor, atëherë nëse nuk ua përmbushim të gjitha grupeve kërkesat mbi të “drejtat e tyre”, do të kishim të bëjmë me diskriminim të ndonjë grupi duke e lënë dikë të përjashtuar nga kërkesat e tyre. Çfarë do dukej një shkollë publike të një shteti laik, sekular nëse të gjithë grupeve (subkulturave) i’u plotësohen dëshirat?! Më falni në shprehje, por s’do ngjante në shkollë ai institucion, por një “vend maskenbali”. Në vend që të kërkohen përmbajtje, cilësi në shkolla dhe mënyrë se si ajo nesër t’ua mundësoj të gjejnë punë, ne kërkojmë se si të dukemi në një shkollë që ka kodin e saj të veshjes, si çdo institucion publik. Pra, duhet të dallohet hapësira publike nga ajo private. Në shtëpi mund të sillemi si të dëshirojmë, por kur shkelim jashtë oborreve tona, duhet të kemi një konsensus vleror të sjelljeve dhe sistemit të vlerave që na bëjnë të jemi në harmoni, tolerancë me tjerët duke mos e bërë askënd të ndihet keq apo ua „imponuar teket tona personale”, që i bartim nga shtëpitë tona, pse jemi shumicë dhe e drejta jonë “duhet të jetë gjithsesi e pranueshme ekskluzive”.
Fëmijët deri në tetëmbëdhjetë vite janë të mitur, zakonisht qëndrimet e tyre më shumë imponohen nga familja apo rrethi. Për të qenë të pjekur apo të formuar në personalitet ndoshta edhe për të gjykuar duhet tu lihet kohë, s’paku të jenë në moshë maturiteti. Pastaj do të mund të krijoheshin kushtet që të negociohej bartja e shamisë nëpër institucione si pjesë e respektimit të të drejtave njerëzore mbi shprehjen dhe të drejtën e aparencës ashtu siç individi dëshiron, nëse përputhet me filozofinë e saj jetësore. E assesi të jetë cak i imponimeve apo shtytëse nga grupe të caktuara interesi me qëllime politike përfituese me tendencë në ri-krijimin e një rikulturimi apo definimit të ri social.
Jemi trasuar si shoqëri pro-perëndimore, shfarosja jonë etnike u ndal fal shteteve të tyre në krye me SHBA-në. Shtetet nga lindja ende nuk e kanë njohur “shtetësinë e vëllezërve mysliman”. Absurdi më i madh i joni është se një pjesë e jona me mendje, stil jetese e mentalitet “udhëhiqen nga lindja”, ndërsa po të njëjtit sapo kanë vështirësi në mirëqenien e tyre ekonomike, mësyjmë botën perëndimore për një jetë më të mirë, harrojnë sistemin vleror të lindjes, menjëherë. Pse mos ta bëjmë atë botë perëndimore që e dëshirojnë edhe vet predikuesit fetar fundamental këtu në Kosovë e mos të kemi nevojë të ikim askund nga vetja jonë, as me trup as me mendje. Por, të jemi ata që jemi. Pro-perëndimor në komunikimin me të tjerët në aspektin ekzogjen!!!
Nëse e konceptualizojmë mbi të drejtat e grave, atëherë nga aspekti i barazisë na bie ndesh që vetëm gruaja duhet të mbulohet, ndërsa burri jo. Jo e drejtë. Gruaja sipas interpretimit të një dogme të caktuar duhet të izolohet apo hermetikisht të mbyllet nga bota mashkullore në hapësirën publike duke u ruajtur thua se jemi në shoqërinë e parë primitive kur mashkulli udhëhiqej si i papërmbajtshëm ndaj instinkteve të pakontrolluara. e kjo mund të ishte një shpëtim për gruan nga sulmi maskulin që mund t’i ndodhte asaj nga tundimi si rezultat i zbulimit të saj në publik. Por, edhe gruaja mund të tundohet nga një burrë i pashëm, por burrit si kërkohet të izolohet me aparencën apo të mbyllet si i shpërfaqur në hapësirën publike në evitim, shmangieje nga epshet e gruas.
P.s.
Po mos të ishte bota perëndimore, dyshoj se unë sot do të isha në gjendje të jem me JU apo të ju shkruaj!
Skena e sulmit ndaj Salman Rushdie. Fotoi e AP/Joshua Goodman
Njëzet e katër vjeçari Hadi Matar është quajtur nga policia e SHBA si njeriu që sulmoi autorin Salman Rushdie. Ai thuhet të ketë simpati të forta me Iranin dhe Gardën Revolucionare Islamike.
Policia e Shtetit të Nju Jorkut e liroi emrin e të arrestuarit në një konferencë shtypi të premten në orën 23:00 sipas kohës lokale. Policia tha gjithashtu se Rushdi ishte ende në tryezën operative, më shumë se gjashtë orë pas sulmit.
Gjendja e tij është e paqartë.
Rushdie u sulmua para se të shkonte në pulpit dhe leksion në një ngjarje në Nju Jork më parë gjatë ditës.
Autori i krimit kishte një biletë dhe hyri në ngjarje në të njëjtën mënyrë si dëgjuesit e tjerë. Ai pastaj u ngjit në skenë dhe e goditi Rushdin në qafë të paktën një herë, si dhe të paktën një herë në stomak, tha policia.
Policia aktualisht beson se sulmuesi veproi i vetëm, tha zëdhënësi i policisë Xhejms O’Callaghan në konferencën për shtyp.
Policia kapi një çantë shpine në vendngjarje dhe do të kryejë një numër kontrollesh. I dyshuari u kap menjëherë pas sulmit.
Policia e Shtetit po punon me FBI-në e policisë federale të SHBA-së në rastin për të përcaktuar motivin e sulmit.
Sipas burimeve policore me të cilat ka folur New York Post, thuhet se 24-vjeçari simpatizon regjimin iranian dhe Gardën Revolucionare Islamike të vendit.
Për shumicën e njerëzve, konteksti i rastit do të jetë mjaft i qartë.
Document.no
Nga: Artemisa Kastrioti, Nju Jork
Shfaqja teatrale “Tregimi Zoologjik” (Zoo Story) me regji nga Gent M. Çajani është shpërblyer me çmimin “Regjisori më i Mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Othello, i mbajtur në Maqedoninë e Veriut.
Ky është një sukses tjetër i “Tregimit Zoologjik” pas vlerësimit në AKT Fest Shkup ku aktori Berat Mahmuti është shpërblyer me çmimin “Aktori më i Mirë i Ri”.
Regjisori dhe aktori i talentuar Gent Mehmeti Çajani ka lindur në 1995 në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut në një familje shqiptare artistike me prindër Abdullah Mehmeti dhe Sebajet Shaqiri. Shkollën fillore e mbaroi në “Sh.F. Naim Frashëri” në Tetovë, kurse shkollën e mesme në “Gjimnazin Kiril Pejçinoviç” Tetovë (2014). Shkollimin e lartë e kreu në Fakultetin e Arteve në “Universitetin Shtetëror të Tetovës” (2019) Dega – Regji Teatri (gjenerata e parë e regjisë së teatrit).

Që në moshë të vogël Genti filloi të meret me art duke patur pasion librin dhe poezinë. Në ditën botërore të librit që u mbajtë nga “Biblioteka Koco Racin” në Tetovë ai mori çmimin e dytë dhe u shpërblye si “Poeti Më i Ri”.

Gent M. Çajani mori pjesë në disa organizata joqeveritare të Tetovës si: “Center for Balkan Cooperation Loja”, ku bëri projektin e parë Poetry slam në vend (2015); “American Corner Tetovo”, ku bëri regjinë e parë të shfaqjes për fëmijë “Pinokio” së bashku me grupin e organizatës (2011). Poashtu mori pjesë në ekspozitën e fotografisë të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e shpërbleu me certifikatën si fotograf (2011). U angazhua te “Shoqata Dora e Artë” në Tetovë, me të cilën mori pjesë në konferencën e parë të mbajtur për shpalljen e Malit Sharr park nacional (2015). Mori pjesë në “Tetova feston nëntorin” në mbrëmjen poetike me karakter garues ku mori çmimin e dytë për prozë (2015).

Përveç poezisë, Genti ka shprehur botën e tij artistike nëpërmjet fotografisë dhe këngës, duke marrë pjesë në korin e fëmijëve të qytetit të Tetovës. Në vitin 2019 Gent M. Çajani u shpërblye me certifikatë si fotograf në ekspozitën e galerisë së arteve pamore në Tetovë “Unë dhe 1000 fjalë”.
Që nga gjenerata e parë shqiptare e regjisë së teatrit në Maqedoninë e Veriut, falë kontributit të dy figurave të shquara te artit Mehmet Xhelili dhe Qëndrim Rijanin, sot Gent M. Çajani po prek skenën ndërkombëtare nëpërmjet artit të tij.

Tregimi Zoologjik me regji nga Gent M. Çajani
Gent M. Çajani: Historia e karrierës
Requiem for Musine Kokalari me regji nga Gent M. Çajani
Intervistë Ekslusive me Regjisorin dhe Aktorin Gent M. Çajani
Si nisi rrugëtimi juaj drejt teatrit dhe aktrimit në aspektin e formimit edukativ?
Stoned me regji nga Gent M. Çajani
Gent M. Çajani: Unë jam studenti i gjeneratës së parë shqiptare që kam studiuar “Regji teatri dhe aktrim” në Republikën e Maqedonisë së veriut. Kam diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Dua të falenderoj dy profesorët e mij të jashtëzakonshëm që bënë të mundur që studentët shqiptarë si unë të kenë mundësinë të ndjekin ëndrrat në art dhe film: pikërisht profesorin dhe regjisorin e njohur Mehmet Xhelili nga Shqipëria dhe mentorin tim të mrekullueshëm, Qëndrim Rijanin, profesor dhe regjisor nga Maqedonia Veriore.
Te mallkuarit me regji ngaGent M. Çajani
Të jesh pjesë e studentëve shqiptarë të brezit të parë që studiojnë për regji dhe aktrim është mjaft historike dhe e paharrueshme për mua. Unë jam mirënjohës që përjetoj rrugën artistike, të cilën e kam shumë pasion.
Pres me padurim se çfarë do më sjellë e ardhmja në aspektin profesional dhe unë jam shumë mirënjohës për dy profesorët e mi për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme dhe mësimet e jetës.
Keni shënuar një sukses tjetër me shfaqjen teatrale “Tregimin Zoologjik” (Zoo Story). Mund të na thoni më shumë për përfshirjen tuaj në këtë projekt?
Gent M. Çajani: “Zoo Story” përfaqëson jetën e njeriut të mbyllur brenda në kafazin e ndërgjegjes. Shumë pak njerëz kanë fuqinë për të qenë empatikë. Sot jetojmë në një kohë ku interesi i njerëzve mbizotëron të qenurit human dhe dashamirës ndaj njëri tjetrit. Kemi humbur sensin e jetës duke nxituar të jetojmë në një jetë luksi të influencuar nga bota dixhitale dhe ne harrojmë të jetojmë në realitet. Me të vërtetë ne njerëzit kemi vdekur përmbrenda.

Të kishim shumë të vështirë t’i analizonim personazhet dhe t’i vendosnim në skenë për të treguar ndjenjën e të qenit i huaj në vendin tonë. Sepse vërtet qenia jonë është ndërlikuar shumë duke humbur sensin e të qenurit empatik.
Si regjisor besoj se kam mundur të shfaq vizionin tim artistik në skenë. Jam shumë i kënaqur me ekipin fantastik të “Zoo Story”, kryesisht Berat Mahmuti, Rrahim Ramadani dhe Granit Vela.

Për çfarë flet historia e Tregimit Zoologjik?
Gent M. Çajani: “Tregimi Zoololgjik” është shkruar nga Edward Albee, një dramaturg shumë i njohur në SHBA, i cili përfaqëson “Teatrin e absurdit”. Shfaqja flet për dy personazhe që takohen në Central Park (NY). Jerry, protagonisti i cili kishte ikur nga spitali psikiatrik dhe Peter, i cili sapo erdhi në park për të shkruar “librin e tij –best seller”.
Këta dy personazhe përfaqësojnë njëri-tjetrin në një pozicion shumë të çuditshëm, sepse ata përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin, por kjo përfundon jo mirë në fund. Jerry nuk u kuptua kurrë nga të tjerët, gjë që e bëri atë të çmendur. Ndërsa Peter, një personazh shumë konservativ, ai ikën nga shtëpia e tij vetëm për t’u qetësuar dhe për të gjetur paqen brenda vetes.
Shpresoj që shfaqja të nxisi një diskurs konstruktiv për të ndryshuar kontekstin e të qenurit “i huaj” përballë jetës së përditshme. Çfarë ndodh kur ne humbasim sensin për të jetuar? Si mund ta fitojmë lirinë, pa mos e lenduar askënd?
Kush tjetër ishte pjesë e “Zoo Story”?
Gent M. Çajani: Berat Mahmuti luan Xherrin, kurse Rrahim Ramadani luan Piterin. Ne kishim edhe Granit Velën, kitaristin që e quajtëm Xhek, një i pastrehë, i cili e pa të gjithë historinë dhe shkroi një këngë për të.
Urime për shpërbilimin me çmimet e Regjisorit dhe Aktorit Më të Mirë! Si ka qenë përvoja juaj në Festivalin Ndërkombëtar Othello dhe Akt Fest Shkup? Çfarë shfaqjesh keni përfaqësuar në këto dy festivale?
Gent M. Çajani: Jamë shum i gëzuar që të marr një çmim që në fillim të karierës time, çmimin “Regjisori më i mirë” me “Zoo Story” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Othello, Maqedonia e Veriut (2020). Berat Mahmuti fitoi çmimin “Aktori më i mirë i ri” me “Zoo Story” në AKT Fest Shkup (2020).
Çfarë filmash apo shfaqjesh teatrore keni drejtuar?
Gent M. Çajani: Karriera ime artistike si regjisor filloi në vitin 2019 me shfaqjen “Tregimi Zoologjik”. Në 2021 isha regjisor i dy projekteve: “Stoned” projekt filmik që përfaqëson jetën e të rinjve në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan; dhe “Të mallkuarit”, një shfaqje, bazuar në një histori të vërtetë, që përfaqëson jetën e tre emigrantëve në Greqi.
Në 2022 isha regjisor i “Requiem për Musine Kokalarin”, një shfaqje teatri dokumentar, që përfaqëson jetën e Musine Kokalarit (Ikona Shqiptare), shkrimtares së parë femër në Shqipëri dhe zonjës së parë që krijoi Partinë Socialdemokrate.
Dhe në cilat projekte keni marrë pjesë si aktor?
Gent M. Çajani: Kam aktruar në filmin “The Artists Lunacy” (2018) me regji Murat Zherka, produksion “Lumiere films”, Shkup, Maqedonia e Veriut.
Keni një projekt të preferuar dhe pse?
Gent M. Çajani: Të gjitha projektet e mia janë bërë me shumë dashuri, i dua të gjitha projektet dhe bashkëpunimet e mia që kam pasur deri më tani.
A e shprehni kreativitetin në ndonjë mënyrë tjetër?
Gent M. Çajani: Më pëlqen ta shpreh artin tim në shumë mënyra. Unë pikturoj herë pas here dhe punoj si agjent shitës për një artist të madh në Evropë. Më pëlqen fotografia dhe kam marrë pjesë në ekspozita si fotograf. Unë bëj shumë gjëra duke u përpjekur të shpreh ndjenjat e mia në mënyra të tjera të të bërit art, si shkrimi i poezive, këndimi dhe udhëtimi.
Për çfarë po punoni aktualisht?
Gent M. Çajani: Aktualisht po punoj për projektin e radhës për këtë vit që do të zhvillohet në Teatër, është një shfaqje me tre personazhe “Bualli Amerikan” nga David Mamet.
Rushdie u sulmua nga një person që erdhi me vrap në scenë para një bisede për librin në shtetin e New York në SHBA.
Sulmi ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit me orën lokale kur Rushdie u prezantua në skenë. Autori do të marrte pjesë në një bisedë në Institucionin Chautauqua. Është një qendër arti dhe letërsie e drejtuar nga një organizatë jofitimprurëse në qytetin e vogël Chautauqua.
Një burrë vrapoi dhe e goditi me thikë në qafë 75-vjeçarin. Ai u shërua, por shpejt mori ndihmë mjekësore dhe u dërgua me helikopter në një spital lokal.
Sulmuesi njoftohet se u mposht në vendin e ngjarjes dhe u kap shpejt nga një polic që ishte në ngjarje.
Guvernatori: Është gjallë
Të premten mbrëma, gjendja e Rusdhie ishte ende e panjohur. Policia konfirmoi rreth orës 18:00 me orën norvegjeze se autori ishte goditur me thikë në qafë dhe është në spital.
Policia ka njoftuar se do të mbajë një konferencë shtypi në orën 23:00 me orën norvegjeze.

Salman Rushdie u dërgua në spital nga një helikopter pas sulmit. Të premten mbrëma, ai duhet të jetë gjallë. Foto: FOTOGRAFI E AFP – së / HORATIO GATES
Dhe më vonë, rreth dy orë pas sulmit, Kathy Hochul, shteti i guvernatorit të Nju Jorkut, tha se autori është gjallë, sipas BBC.
“Ai merr trajtimin që i duhet,” tha ajo në një konferencë shtypi.
Rreth orës 20:00 të natës së të premtes, një nga zëdhënëset e Rushdie, Andrew Wylie, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “Salman po operohet.”
Ky është Salman Rushdie.
Salman Rushdie është një shkrimtar britanik me origjinë indiane që banon në Nju Jork.
Rushdie është i njohur për polemikat rreth romanit të tij të vitit 1988 “Vargjet Satanike”, të cilin shumë myslimanë e perceptuan si blasfemues dhe ofendues. Libri është i ndaluar në Indi dhe në disa vende muslimane.
Trazira që rrethonte librin u përshkallëzua kur udhëheqësi i atëhershëm i Iranit, Ajatollah Khomeini dënoi me vdekje Rushdien dhe të gjithë botuesit e librit.
Në vitin 1991, pati një atentat kundër përkthyesit japonez të librit, Hitori Igarashi, dhe përkthyesit italian, Ettore Capriolo. Në vitin 1993 pati edhe një atentat kundër botuesit norvegjez të Rushdie William Nygaard. Igarashi u vra, ndërsa Capriolo dhe Nygaard mbijetuan.
Rushdie ka jetuar me mbrojtjen e policisë për një numër vitesh, dhe shkoi gjatë nën emrin e mbuluar Joseph Anton. Në vitin 1998, qeveria iraniane deklaroi se nuk po kërkonte më dënimin me vdekje.
Rushdie ka botuar një numër romanesh pas “Vargjeve Satanike”. Megjithatë, libri i tij i vitit 1995 “Psherëtima e fundit e moorit” u ndalua gjithashtu në Indi për shkak të ngacmimeve me një politikan të shquar hindu.
(Burimi: Enciklopedia e madhe norvegjeze)
Shumë dëshmitarë të sulmit
Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Chautauqua. Institucioni ku rushdi do të fliste është një institucion arsimor jofitimprurës.
Ndërtimi për të ardhmen
Disa qindra njerëz që kishin ardhur për të dëgjuar bisedën me autorin me famë botërore. Rushdie, i cili jeton në Nju Jork, ka folur atje disa herë më parë.
The New York Times foli me një mjek që ishte në auditor. Ajo thuhet se shkoi në vendin e ngjarjes pas sulmit dhe i tha gazetës se Rushdie kishte plagë të shumta me thikë, duke përfshirë një deri në qafë.

Sipas mjekut, i cili duhej të dëgjonte vetë autorin, Rushdie thuhet të ketë qenë gjallë dhe nuk kishte marrë reaimacion kardiopulmonar.
Kryeministri Jonas Gahr Støre (Partia e Punës) e quan sulmin ndaj Rushdies “të shthurur” në Twitter.
Një jetë duke u ruajtur
Që nga botimi i librit Vargjet Satanike në vitin 1988, autori indian-anglez Salman Rushdie ka qenë i diskutueshëm.
Emri i librit të tij të katërt i referohet një legjende myslimane. Bëhet fjalë për profetin Muhamed të ketë hapur për hyjni të tjera përveç Allahut në një moment të dobët.
Salman Rushdie, 75 vjeç, është një shkrimtar me famë botërore, i cili prej kohësh jeton nën mbrojtje për shkak të fatva-s nga udhëheqësi suprem i Iranit. Foto: Evan Agostini / AP
Megjithatë, thuhet se ai e kishte kuptuar se ishte mashtruar nga një zbulim i rremë i Djallit.
Libri u akuzua se ishte blasfemues dhe ndezi protesta të shumta nga lagjet muslimane.
Dhe gjërat shpejt u përkeqësuan për Rushdie dhe njerëzit përreth tij. Më 14 shkurt 1989, udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini u kërkoi muslimanëve të vrasin Rushdien dhe të tjerët që ishin përfshirë në botimin e librit.
Në vitin 1991, përkthyesi japonez i «Vargjeve Satanike», Hitoshi Igarishi, u godit me thikë dhe u vra.
I ftuar në Norvegji
Në gusht të vitit 1992, lajmëtari Uilliam Nygaard i Aschehougut e ftoi Salman Rushdin në Norvegji. Ajo tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
Autori i persekutuar jetoi nën një mbrojtje të rreptë për shkak të thirrjes për ta vrarë.
Dy ministra norvegjezë, Åse Kleveland dhe Gudmund Hernes, takuan Rushdie për një fazë të hapur në festën e kopshtit aschehoug në atë kohë.

Autori Salman Rushdie dhe drejtori i botimeve William Nygaard gjatë festës tradicionale të kopshtit të shtëpisë botuese Aschehoug në vitin 1992 Foto: Morten Holm, NTB
Nygaard: Ka mbajtur kontakte
Të premten mbrëma, William Nygaard i tha Aftenpostenit se aktualisht ka vetëm spekulime për atë që fshihet pas sulmit.
“Shpresoj se nuk ka dëmtime serioze,” thotë ai.
“Pastaj shpresoj se çështja të zgjidhet dhe të kemi siguri rreth asaj që është pas saj.
Botuesi thotë se është e rëndësishme të sqarohet nëse sulmi ka të bëjë me “parahistorinë dramatike”. Ai shpreson gjithashtu se hetimi do të tregojë në se ka një keqbërës të vetëm apo nëse ka më shumë pas tij.
Nygaard thotë se ka mbajtur kontakte me autorin. Por kanë kaluar nja dy vjet që kur u takuan për herë të fundit në Nju Jork.

Botuesi Uilliam Nygaard. Fotoi: Heiko Junge, NTB
Mori mbështetje politike
Më 11 tetor 1993, botuesi norvegjez i “Vargjeve Satanike”, botuesi William Nygaard i Aschehoug, u qëllua dhe u plagos për vdekje jashtë rezidencës së tij në Dagaliveien në Oslo.
Disa vetë janë akuzuar nga Agjensia Kombëtare e Krimit, KRIPOS. Përveç akuzave për tentativë vrasjeje, ata janë akuzuar gjithashtu për shkelje të seksionit 99a të Kodit Penal ndaj sulmeve ndaj interesave kryesore publike. Aftenposten