Kreu Blog Faqe 1263

Shamija mbi moshen 16 vjeçare?

0

Gratë afgane duke protestuar për të drejtat e veta, pasi talebanët i detyruan të bartnin

shami.

Alberto Leka, Prishtinë

Ka po shkon shoqëria shqiptare?

Vërtetë u luftua dhe u intervenua mga NATO që pas çlirimit të ekstremizohet dhe të arabizohet kaq me eufori ky vend ashtu siq ndodhi me demokracitë e disa vendeve lindore. Domethênë fati i një vendi me kaq histori shekullore e humbje të jetëve për liri, sidomos pas Lidhjes së Prizerenit e tutje, po u mbarka nga një çast, apo nga apetitet populiste të një individi frigacak e me premtime galomante me grupe të ndryshme tinzare që tashmë i kërkojnë implementim ose llogari, atyre premtimeve kriminale gjat fushatave elektorale me marë në qafë këtë popull?. Në të shumten e rasteve, ky popull si tërsi është vetëdijsu dhe ka rrezistu vetëm kur jemi buzë vorrit. Kësisojë na janë coptu edhe teritoret tona, gati në të gjitha rastet në emër të këti “islami” politik dhe ekstremist.

Dhe kuj po i ndodhë kjo, neve si më të vjetrit e antikitetit qoftë edhe i krishterimit në Evropë? Po bie sot në këtë deregje?

Iniciatorët e kësaj maskarade janë mashtrues, të ligj dhe frigacakë. Ata nuk rrezistojnë. Ata shtegtojnë aq kollaj në lindje nga edhe u “edukuan” dhe e helmuan një pjesë të rinisë dhe të popullatës sonë. Ata menduan se kaq shpejt i harruam iniciativat e tyre drejt Sirisë. Këtu nuk u luftua që të instalohet ligjet e sheriatit në Kosovë që përmes serbëve tu qohet selamë amerikanëve se e keni gabim.

Jo mbulesës së fëmijëve në shkolla

0
Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi – Lipjan
___
Iniciativa e një qytetari të humbur në kohë e hapsirë, ajo e njëfarë Liridon Kurtaj, që për fat të keq bartë mbiemrin e KM edhe pse i njejti nuk ka lidhje familjare e as fisnore me kryeministrin. Urojmë dhe dëshirojmë shumë që kjo kërkesë e tij të has në veshin e shurdhër të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Lejimi i bartjes së shamisë në shkolla është antikushtetuese, andaj si i tillë Udhëzimi Administrativ nr.06/2014 nuk mund të ndryshohet.
Shfuqizimi i nenit 1.13 i U.A nr. 06/2014 që është i nxjerrë nga kushtetuta sekulare dhe laike e Republikës së Kosovës është i pamundur pa ndryshimin e kushtetutes. Andaj i njejti nuk mund të ndryshohet vetëm me vendim të Qeverisë apo MASHT-it.
Tentimi i shfuqizimit të U.A, duke ndryshuar këte nen, do të vjen deri te shkelja e kushtetutes ku sistemi ynë i arsimit mbështetet në vlerat e një shoqërie laike, demokratike, barazisë gjinore dhe në respektimin e të drejtave të njeriut e veqanërisht të drejtave të fëmijëve minoren.
Shtetet me kushtetutë laike nuk lejojnë në asnjë rrethanë që fëmijët deri në moshën 18 vjeqare të diktohen nga prindërit dhe familja për veshjen, besimin e zakonet e tyre.
Shteti e ka për detyrë që për të gjithë fëmijët minoren të siguroj liri, të drejta të fëmijëve, shkollim, edukim dhe kulturë që shkon në harmoni me frymën kushtetuese. Në të njejtën kohë shteti duhet të siguroj tolerancë, të mos ndaj fëmijët në baza racore, fetare, gjinore, lojalitet si dhe frymë e kulturë kombëtare.
Mbulesa e vajzave dhe grave nuk është kulturë shqiptare, ajo buron nga Sheriati dhe hadithet islame që janë krejt kundër kulturës tonë por janë në kundërshtim me frymën e kushtetutës ku përcaktohet rendi shoqëror, juridik dhe kulturor i shtetit.
Thirrja e injorantëve e sidomos e atyre që i prijnë BIK-ut, kryemyftiut dhe disa shpirtshiturëve, imam e matrapaz, që pa asnjë shkollim për fe e teologji, bëjnë thirrje gjoja në emër të mbrojtjes të drejtave të vajzave, ata me vet thirrjen që po bëjnë për vajzat, po bëjnë shkelje të këtyre të drejtave.
Pse vallë na qenka e drejtë e burrave të kujdesen për gratë, pse nuk kërkojnë vetë gratë të mbulohen, por janë ngritur qindra burra e hoxhollar që thërrasin me zë e kërcnim se ky udhëzim do të zhbëhet ose ata do ta radikalizojnë veprimin e tyre.
Mbulimi me cilëndo nga veshjet arabe është kundër kulturës, dokeve dhe zakoneve shqiptare. Shamija në esencë ka prapavijë dhe cenon rënd të drejtat e fëmijëve, të cilët deri në moshën 18 vjeqare edhe për ndonjë kundervajtje apo presedent penal, para gjykatës me ta së bashku përgjigjen prindërit. Pa marrë parasyshë se kush është ai njeri apo grup që ka marrë një iniciativë të tillë, duke na terrorizuar me hashtag “kërkesë për shfuqizimin e UA-së që ndalon shaminë në shkolla”, mendoj se ka axhendë politike të rrezikshme, të porositur dhe mirë të financuar nga armiqët shekullor të shqiptarëve e që janë: Serbia, Rusia, Turqia dhe shumë shtete arabe.
Shamija sipas meje paraqet aktin e parë të futjes të islamit politik në shkollat tona laike dhe fillimi i promovimit të sheriatit si zëvendësim i Kushtetutës së Kosovës.
Islami politik ka vepru hapur që nga paslufta, atëherë kur shumë organizata gjoja humanitare u futën në Kosovë, vepruan pa pengueshëm, islamizuan shumë fëmijë, djem, vajza e gra shqiptare, të cilët sot janë një potencial i madh për destabilizim dhe rrezikim të rendit kushtetues e demokratik të vendit tonë.
Manifestimi publik i islamit paraqet formën ma vullgare të terrorizimit psiqik të qytetarëve të lirë të këtij vendi.
Format më të shpeshta që ne si qytetar i hasim si shprehje e islamit politik do të numronim vetëm disa prej tyre:
– Falja e namazeve në rrugë, sheshe, zyra, korridore, autostrade e në vende tjera publike.
– Marrja e abdesit në WC-të e institucioneve dhe falja e namazeve në vendet e punës, siq ka shumë raste në Parlament, Komuna, Ndërmarrje publike, FSK, Policinë e Kosovës, AKI etj.
– Organizimi i iftareve masive në vende publike, rrugë e sheshe.
– importimi i kulturës së veshjeve aziatike,
– Leximi i librave fetar me zë të lartë si në autobus, tren, aeroplan, park, bulevard, rrugë etj.
– Bartja dhe promovimi i shamisë, burkës, ferexhesë e nixhabit në vendet publike,
– Ndjekja e mësimeve suplementare apo pas mësimit të rregullt në shkolla, pasdite ose në mbrëmje vijohet një lloj mejtepi në xhami,
– Detyrimi i bartjes së shamisë për vajzat dhe mësim ndaras nga djemët në këto mejtepe,
– Ceremonitë e varrimit fillim e mbarim me simbole e gjuhë të një kombi tjetër, për ironi të faktit se edhe intelektualët e ateistët përcilllen për në varr me ceremoni fetare,
– Ceremonia e ngushëllimit me përshendetje krejt në arabisht dhe me porosi që askush nuk i kupton,
– Thirrja për xhihad dhe pjesëmarrja në luftrat e huaja, derisa luftën për çlirim të vendit të vet e bojkotuan,
– shkuarja në haxh e personaliteteve publike, mësuesve, mjekëve, intelektualëve, deputetëve, kryetarëve të komunave etj.
– ndërtimi i xhamive edhe në fshatrat që nuk kanë ma shumë se 3 deri në 5 frekuentues siq është rasti i ndërtimit të xhamisë së dytë në fshatin tim të lindjes e ku jetoj edhe sot, ku kemi dy xhami, 10 frekuentues, një hoxhë të importuar se tonin nuk kemi. Vazhdimi i jetës në këte fshat thuajse ju ka pamundësuar shumicës së qytetarëve sepse 10 herë në ditë duke fillu në ora 5 të mëngjesit e deri në 22 e 30 të natës, na torturojnë piskamat arabe me një zhurmë që besoj shumë, se nuk e kuptojnë as ata që e frekuentojnë xhaminë.
– Financimi i ndërtimit të xhamive nga Serbia,
– Ndërtimi i xhamive afër shkollave,
– Ndërtimi i xhamive në hyrjet e shtetit, afër pikave kufitare, afër aeroportit, mu pranë autorrugëve dhe aty ku kryqëzohen autorrugët me rrugët nacionale.
Të gjitha këto dukuri, por edhe shumë të tjera anomali, nuk po i shkruaj sot në këte publikimin tim, por me përgjegjësi të plotë them se që të gjitha e kanë një cak, caku është që shqiptarët të shkombtarizohen, të duken si njerz aziatik, të heqin dorë nga kultura e tyre, të shtypin vajzat dhe gratë, të jetojnë në varfëri sepse sipas tyre ashtu ua ka shkruar zoti dhe kështu po marrin drejtimin vetëvrasës që do ti shpie drejt turqizimit dhe arabizimit, duke rrezikuar seriozisht perspektivën euroatlantike, rrugë kjo e vetme shprese dhe perspektive se në këte vend ia vlen të jetohet.
Qeveri, Parlament, Akademi e Shkencave, Kryetar të Komunave, Institut i historisë dhe intelektual shqiptar, ju lutem reagoni sa nuk është bërë tepër vonë.
Shqiptaria dhe kombi shqiptar është në rrezikun e zhbërjes!

Ndahet nga jeta Erica Bauhofer – Schader, një mike e përkushtuar ndaj arsimit shqiptar 

0

Shkruan: Nexhmije Mehmetaj , arsimtare e mësimit plotësues, Gjenevë

Erica Bauhofer- Schader, e njohur për kontributin e madh ndaj arsimit shqiptar, lindi më 7 janar 1950 në Weinfelden / TG. Dje më 10 gusht 2022 u nda nga jeta në Hagenbuch / ZH.  

Ndarja e parakohshme është një humbje e madhe për botën zvicerane sepse ajo tregoi gjithmonë cilësitë më të mira të gruas zvicerane dhe për botën shqiptare kishte një përkushtim humanitar si rrallë ndokush tjetër ndaj arsimit shqiptar.  Shquhet si mësimdhënëse e gjermanishtes dhe frëngjishtes.  

Krahas veprimtarisë si pedagoge ajo do të jetë shumë aktive me projektet humanitare të herëpashershme për të dhënë standarde të reja shkollave në Shqipëri.  

Duke qenë bashkëshortja e Prof. Dr Basil Schader shumë shpejt u afirmua në hapësirat shqiptare si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë V dhe gjithçka që mësoi gjatë vizitave për problemet arsimit shqiptar, më pas këto njohuri i përdori për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të shkollave në kuadër të projekteve që drejtonte. Ajo i përkrahi pa kursim kulturën shqiptare sepse i donte shumë shqiptarët. 

 U angazhua e mblodhi donacione nga sponsorët zviceran dhe së bashku me bashkëshortin e saj Shader realizuan një sërë projektesh me përkushtim për shkollat në veri të Shqipërisë për gjatë dy dekadave. Është i njohur kontributi i tyre i  çmuar në komunën e Balldrenit, në ndërtimin e dy shkollave të reja dhe kanë mbështetur ngritjen e standardeve të infrastrukturës në tri shkolla tjera. Bashkëshortet Schader janë shpallur qytetarë nderi në komunën e Balldrenit.  

Zonja Erica me zemrën e saj bujare arriti e para nga zviceranet të krijoj miqësi me mësimdhëset shqiptarë në Zvicër dhe është anëtare nderi i LAPSH-së në Zvicër prej 2 mars 2003. 

Ajo luftoi mjaftë me sëmundjen e gjatë e të lodhshme!  

Lamtumirë,  Erica Bauhofer- Schader !  

Qoftë i paharrueshëm kujtimi për TY! 

Gjenevë, 11. 08. 2022                                

Princess by Gerta, markë që po rritet çdo ditë, së shpejti me qendër në Amerikë dhe Angli 

0

Intervistoi: Eneida Jaçaj 

  • Gerta Cami, kur dashuria për artin tejkalon kufijtë, stilistja e fustaneve për “princesha” në të gjithë globin, në shtator, sfilatë për fëmijë në Filadelfia 

Kur e dëshirojmë fort atë që bëjmë apo atë që duam të arrijmë, dashuria në vetvete ka një forcë magjike që të mbërthen, duke depërtuar në çdo qelizë dhe duke shpërthyer pasionin edhe nga skutat më të errëta të mendjes, shkëndijat e së cilës kalojnë çdo kufi të imagjinatës. Të punosh fort për atë që dëshiron, për pasionin që të përmbush shpirtin dhe të bën të ndihesh i lirë në qenien tënde, nuk ka as uragan dhe as Perëndi që të ndal! Përmbushja e shpirtit është një detyrë që secili e ka ndaj vetes, mision i cili i jep peshë dhe botëkuptim qenies së ekzistencës së njeriut, të bën të ngrihesh mbi re, dhe, që nga aty, të shohësh mbi botën, duke menduar se nuk je njeri i vogël, por njeri që i përket ëndrrave të mëdha. Arti qëndron brenda individëve me botëkuptim, me imagjinatë të pashfrenuar, dhe me një shpirt të pasur me dritë; syri i artistit sheh përtej asaj që sheh një njeri i zakonshëm, nëse në fund të tunelit ka errësirë, artisti do të gjejë një grimcë shkëndije dhe me të do të krijojë dritën e jetës dhe forcës. Arti buron nga një shpirt plot ngjyra vezulluese, me energji dhe vibracione pozitive, që e injekton në mjedisin përreth, është si flladi i mëngjesit, që të jep ndjesinë se ka ende shpresë. Këtë ndjesi të bukur që të jep të bërit art, e gjejmë te vajza mjaft e talentuar dhe punëtore, Gerta Cami, stilistja e fustaneve për princesha të vogla, ku dashuria e saj për profesionin i ka kaluar kufijtë globalë. Gerta Cami ka përfunduar studimet për Inxhinieri Tekstile dhe Modë, në Universitetin e Tiranës, e më pas ka përfunduar Masterin për Menaxhim Ndërmarrjesh Tekstile. Aktualisht jeton në Miçigan, është një vajzë mjaft e talentuar, pasi stilon fustane mjaft të bukura për vajza të vogla. Ajo ka hapur një faqe në instagram “@princess_bygerta”, nga ku publikon të gjitha punimet e saj, dhe deri më tani ka kryer porosi në 55 shtete të botës. Kush dëshiron të stilojë një fustan për ditë të shënuara apo evente të ndryshme, mund ta kontaktojë Gertën në instagram, dhe me pasionin dhe dëshirën e saj për profesionin, porosia do të kryet në kohë rekord.

Gerta është një vajzë e re, e talentuar dhe mjaft punëtore, e cila ka menduar që së shpejti të ketë markën e saj, duke hapur një dyqan në Amerikë dhe një në Angli. Madje, së shpejti, në muajin shtator, Princess by Gerta do të realizojë sfilatën për fëmijë në Filadelfia. Nëse i hidhni një sy instagramit, ata nuk janë fëmijë të paguar, por punime të Gertës që ia kanë dërguar nënat, pasi kanë mbetur të kënaqura. Për të bërë princeshat tuaja të lumtura, në ditë të veçanta, kontaktoni Gertën, ku do të gjeni talentin, komunikimin dhe një punë të shkëlqyer! 

 

-Përshëndetje Gerta! Ju jeni një nga ato vajzat e reja, plot guxim dhe talent, për të ndërmarrë iniciativa të reja në fushën e biznesit dhe jo vetëm. Pra, ju talentin tuaj e keni investuar në të mirën tuaj materiale, por duke plotësuar edhe nevojën e shoqërisë. Ju, aktualisht jetoni në Miçigan, ndërkohë keni 4 vite që keni hapur “@princess_bygerta”, ku punoni fustane për vajza të vogla. Për të gjithë ata që do t’ju shohin si frymëzim dhe pikë referimi, mund të na tregoni se si lindi pasioni dhe dëshira për të stiluar fustane për princesha të vogla? Cila ishte shtysa që ju bëri të hapnit atelien tuaj, për ta zhvilluar më pas sa më shumë këtë biznes?  

Dashuria për të stiluar fustane princeshash, lindi krejt rastësisht. Unë qepja fustane për femra, për dasma dhe raste të ndryshme, dhe, gjithmonë i mbaja copat që më tepronin; kur më doli mundësia që të vija në Amerikë, gjatë kohës që prisja për letrat, fillova të punoja fustane për fëmijë me copat e mbetura. Kështu filluan kërkesat për fustane të ndryshme, pra, nga këtu nisi çdo gjë 

-Cila është e veçanta apo risia që ju identifikon juve si stiliste, në punimin dhe publikimin e fustaneve për princesha të vogla? 

Do të thoja që fustanet tona kanë një ndërthurje të së thjeshtës me detaje dhe materiale, që i kthejnë fustanet në fustane princeshash. Koha rekord e qepjes është një tjetër veçanti e jona, ndërsa risi do të thoja se është që, në profilin tonë të instagramit, fëmijët nuk janë modelë të paguar për të reklamuar fustanet, por janë klientet tona që na kanë dërguar fotot e fëmijëve me veshjet tona.  

 

-Përpos dëshirave dhe ideve që japin klientët tuaj, ju përpiqeni të fusni edhe individualitetin tuaj në stilimin e një fustani? 

Sigurisht që komunikojmë me shumë klientë çdo ditë nga e gjithë bota, dhe, në cdo rast mbledhim sa më shumë informacione rreth ideve të tyre për fustanin ideal, dhe, pastaj japim sugjerimet tona, se çfarë do të ishte më e përshtatshme për eventin përkatës, për mosha të caktuara; dhe, kur na kërkojnë modele që nuk janë modelet tona, gjithmonë gjejmë një mënyrë që fustani të personalizohet nga ana jonë, ose ka pasur raste që nuk e kemi vazhduar si porosi. Një gjë shumë e bukur është sepse shumë që na ndjekin, kur shohin një fustan Princess by Gerta të veshur nga dikush tjetër, ato e njohin direkt stilin tonë, të gjithë e njohin një fustan Princess by Gerta!  

 -Cili stil është më shumë në trend sot? 

 Unë, personalisht, nuk i jam përmbajtur apo ndjekur trendet e momentit, por kam atë stilin tim që ka funksionuar dhe është pëlqyer te veshjet e fëmijëve. Unë mundohem që fustanet të jenë të rehatshëm dhe të përdoren më shumë se një herë, që mund të kthehen nga të gjatë në të shkurtër, stile fustanesh që fëmijët të jenë mjaftueshëm të thjeshtë dhe për një darkë. Fëmijët vetë tërhiqen nga personazhet e Disney, ose duan fustane të fryrë si princesha, duan ngjyrën rozë, dhe, këto kërkesa, përsëri mundohemi t’i thjeshtëzojmë duke i drejtuar në stilin tonë të fustaneve.  

 Çfarë është ajo që ju frymëzon më shumë, ajo që ju bën të shpërthejë talentin tuaj, dhe të jepni më të mirën tuaj? 

 Kur shoh fëmijët që u shndrisin sytë kur vinë te dyqani për të parë, dhe nuk ikin pa veshur një fustan, ose kur një gocë e vogël thotë që rri çdo ditë në instagram, duke parë fustanet tona (dhe jo vetëm gocat e vogla, por dhe mamat na thonë që i lamë pa punë, duke parë instagramin tonë), ose kur mamat na falenderojnë pa fund që u kemi zbukuruar ditëlindjet me fustanet, ose kur shoh ndonjë copë të bukur dhe direkt fillon imagjinata. 

 

-Cili është stilisti juaj i preferuar, i cili ju frymëzon më së shumti në punimet tuaja? 

Nuk kam një stilist të preferuar, por gjej shumë frymëzim nga ateliere ruse; kanë një punim perfekt që unë gjithmonë mundohem të arrij. Rrija me orë të tëra duke parë artin e tyre në veshje, si për të rritur, si dhe për fëmijë, pra, më tërheqin dhe frymëzojnë stilistë që ndoshta nuk janë me emër, por që bëjnë një punë shumë të bukur për mua.  

-Ajo që është për t’u duartrokitur është se ju jeni bërë e njohur pothuajse në të gjithë botën. Nga sa vende të botës merrni porosi, dhe si keni arritur të zgjeroni kufijtë e njohjes së aktivitetit tuaj? 

Duket si ëndërr që çdo ditë na shkruajnë dhe porosisin nga shtete të ndryshme. Duke i numëruar një ditë, kishim dërguar në 55 shtete në të gjithë globin. Disa bashkëpunime që kemi bërë me fëmijë blogerë, kanë mundësuar që Princess by Gerta të shihet, dhe pastaj filluan edhe porositë. Klientet kanë krijuar besim duke parë foto, video apo dhe duke komunikuar me ne. Dhe pak po mësojmë gjuhën indiane dhe arabe! 

-Duke qenë se ju jeni në kontakt me klientë nga e gjithë bota, a ndryshojnë shijet e tyre, apo stili që pëlqehet është pothuajse i njëjtë, ndërsa modeli është ai që ndryshon? 

Siç e përmënda më lart, një karakteristikë e fustaneve tona është ndërthurja e të thjeshtës me materiale ose detaje më për festa. Kjo gjë bën që fustanet të pëlqehen shumë nga të huajt (Veriu, Perëndimi i Europës si dhe USA), ndërsa shtetet e Azisë tërhiqen më shumë nga ngjyrat e forta të cilat ne i kombinojmë me modele shumë të thjeshta), pra, të gjitha shtetet gjejnë elemente që i pëlqejnë, dhe mundësia për ta porositur një model në ngjyrën që do klienti është një gjë që na favorizon për të qënë më afër mundësisë për të zgjedhur veshjet tona, sesa nga një atelier tjetër që i ka ngjyrat të limituara.  

 -Ju tashmë e keni përgatitur terrenin që biznesi juaj të jetë ndërkombëtar. A e keni menduar të hapni disa filiale, qoftë në Amerikë, apo në Europë, ku të keni markën tuaj të biznesit? 

Po punojmë që Princess by Gerta të rritet çdo ditë si mark, që, në një të ardhme të afërt të hapim në USA dhe në UK nga një dyqan për të ekspozuar më shumë punimet tona, dhe pse momenti dhe e ardhmja janë më shumë të orientuar drejt dyqaneve online, ku ty nuk të viziton vetëm një klient vendas, por dyqanin tënd mund ta shohë çdo person që ka akses në instagram. 

-A keni ndonjë projekt afatshkurtër në planet tuaja, si për shembull të zhvilloni një sfilatë ku të marrin pjesë fëmijë të emigrantëve shqiptarë të Amerikës, të cilat të prezantojnë punimet tuaja? 

Pse jo, komuniteti shqiptar në USA ka qënë shumë mbështetës, si dhe një mikeshë gazetare më ka mbështetur për një ide, që shumë shpejt do ta vëmë në zbatim, në lidhje me një sfilat me fëmijët shqiptarë në Philadelphia. 

-Sa e lehtë apo e vështirë është të ndërtosh apo zhvillosh biznesin, brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë? 

Mund të them që është e lehtë ta hapësh një biznes, por ta mbash është si të rrisësh një fëmijë. Kërkon sakrificë, durim, do të duhet të mësosh çdo ditë në lidhje me punën, kërkon shumë përkushtim, konsistencë, të duash dhe të besosh në atë që bën; kur e bën me qejf dhe dashuri, çdo gjë duket më e lehtë. Nuk do ta ndaja nëse është më e vështirë në Shqipëri apo jashtë saj për të bërë biznes, sepse kudo që të jesh, pa ato gjërat që cilësova më sipër, do të mbetesh gjithmonë në fillim, asnjëherë nuk do të rritesh profesionalisht. 

-Cili do të ishte mesazhi që ju do të jepnit për të gjithë ata të rinj të talentuar? 

Unë kam dëgjuar që duhet të ëndërrosh në fillim dhe pastaj të punosh për të arritur ëndrrat e tua, ndërsa unë e kam mësuar ndryshe: puno fort për atë që do, dhe do të detyrohesh të ëndërrosh gjëra të mëdha…! Çdo ditë është një mundësi për të qënë një njeri më i mirë, një profesionist më i zoti dhe më i plotësuar! 

“KOSOVA” e Jusuf Buxhovit në anglisht , dhuratë ambasadorës së Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv

0
Gjatë vizitës së djeshme në Gjakovë, ambasadorës së Izraelit në Kosovës, zonjës, Tammy Ziv, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ia dhuroi “Kosovën” në anglisht në tri vëllime.
Me këtë veprim dinjitoz, kryetari Gjini,promovon praktikën e dhurimit të veprave historiografike të autorëve kosovarë diplomacisë botërore me çka i ndihmohet përhapjes së të vertetës për shtetin e Kosovës dhe të identitetit të tij historik në përmasa ndërkombëtare…

Nesër në Novi Pazar shpaloset pllaka perkujtimore për 144 luftëtarë shqiptarë që ranë në mbrojtje të qytetit

0

Prishtinë, më 12 gusht 2022

Njoftim institucioneve dhe mediave shqiptare.

Nesër në Novi Pazar, me datën  13  gusht në varrezat “ Gazillar” (aty edhe ku janë të varrosur 144  luftëtar shqiptar që ranë në mbrojtje të qytet nga tre sulmet çetnike) të qytetit  të Novi Pazarit e shpaloset një pllakë përkujtimore  kushtuar familjes së Mumin efendi Hatiti , i diplomuar në Al-Azhar Kairo, me prejardhje nga Slupçani i Kumanovës i cili ka qenë gjykatës  sheriatik, para dhe gjatë Luftës së dytë botërore në Kosovë dhe Sanxhak Ai me familjen, për veç një vajze 6 vjeçe kanë ra viktimë e  bombarimeve të qytetit të  Novi Pazarit nga aviacioni të forcave aleate.

Këtë organizim e ka financuar vajza e tij Refahetja e cila si 15 vjeçare  është marr nga axha i sajë  dhe sot e kësaj dite jeton në Maqedoni. Këtë aktivitet do të jetë i përfshirë unë kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”, një familjar  i viktimave , dy persona nga Kumanova dhe Këshilli Nacional Boshnjak.

Pllaka vendoset në vendin ku supozohet se  është varrosur kjo familje shqiptare.

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”

 Ismet Azizi, kryetar, Gjilan

Shamia dhe primitivizmi Arabo-Turk, si kauzë politike dhe fetare e BIK-ut

0

Kah po shkon shoqëria e Kosovës Shqiptare …? Në këtë foto shihen nxënës në Kabul të Afganistanit, cilët deturohen të bartin shami përgjat procesit mësimor nga ana e talebanve.

Prof. Murteza Osdautaj, Prishtinë

(Në vend të letrës së hapur për kryetarin e BIK-ut, z. Terrnava)

I nderuari Hoxhë Terrnava,

Kam shkruar disa herë për çështjet fetare me dëshirën që shkrimet e mia të ndikojnë në normalizimin e funksionimit të fesë në shoqërinë tonë. Duke menduar se besimi fetar dhe feja, në një shoqëri sekulare dhe demokratike, është një çështje individuale dhe shumë personale, kam bërë përpjekje që, brenda këtyre kornizave, të mundohem që njerëzve t’ua bëj të ditur se besimi i tyre është çështje dhe e drejtë private e tyre dhe, njëkohësisht, t’ua përkujtoj se shteti duhet t’iu sigurojë atyre lirinë e besimit si një e drejtë fundamentale njerëzore.
Në shkrimet e mia, gjithashtu, jam munduar ta theksoj se feja, në asnjë segment, nuk mund të jetë pjesë e shtetit dhe, si e tillë, ajo duhet të jetë, plotësisht, e ndarë nga shteti, sidomos, në shoqëritë demokratike si e jona dhe, veçanërisht, tek popujt që besojnë në më shumë se një fe si i joni.
Në shkrimet e mia kam folur edhe për rolin historik që besimet e ndryshme fetare kanë pasur në ndërtimin apo në vonesën historike në krijimin e shteteve. Në këtë rast të shtetit të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës.
Kam kërkuar dhe kam pritur që, edhe BIK-u, ta analizojë rolin historik që e kishte dhe e ka në ndërtimin e shtetit dhe, bazuar në këtë, të krijojë një ide se si duhet të veprojë dhe të sillet në kushtet aktuale të shtet ndërtimit dhe vështirësive me të cilat përballet ngritja e shtetit tonë, sidomos karshi propagandës nga Serbia, Rusia dhe, sigurisht, edhe nga disa vende islame.
Duke qenë kundër manifestimeve politike të Islamit, kundër sjelljeve të qëllimshme antikombëtare të islamistëve ekstremë, duke e kundërshtuar konvertimin e ngadalshëm të popullatës nga një islam tolerant dhe liberal në një islam fundamentalist, unë kam pritur që jo ne, por BIK-u të dalë dhe ta rregullojë imazhin negativ dhe mënyrën e ushtrimit të islamit në Kosovë.
Gjërat kanë shkuar aq larg dhe kanë ndodhur aq shumë gjëra saqë BIK, në të shumtën e rasteve, me instrumente e saja publike dhe të fshehta, ka qenë promotori i të gjithë manifestimeve devijante të cilat e rrezikojnë në tërësi karakterin sekular të shtetit tonë por edhe e shpërfytyrojnë mënyrën e besimit dhe të ushtrimit të fesë që ka ekzistuar me shekuj në Kosovë.
Aktivitetet e BIK apo mosveprimi i BIK (po flas për tërë klerin mysliman suni në Kosovë) kanë sjellë në situata anakronike të cilat mund t’i quajmë shkombëtarizuese. Tendenca e BIK, e klerikëve, e emisarëve të huaj fetarë dhe e shërbimeve sekrete nga Serbia, Rusia apo nga vendet islame, që ta arabizojnë dhe islamizojnë (vuzuelisht dhe kulturalisht) popullin evropian shqiptar është e palejueshme, është antihistorike, antishtetërore dhe, thënë më së buti, armiqësore.

Deputetja Dude Balje, një luftëtare e paepur për të ashtuquajturen “çështja e shamisë” nëpër shkolla.

Instalimi klandestin i riteve islame nëpër institucione publike si ne polici, spitale, shkolla, universitete dhe në ushtri, është një nga hapat që ju keni ndërmarrë për ta ndërruar pamjen dhe imazhin kulturor të vendit dhe të institucioneve. Këtë e keni bërë, thuhet, me porosi nga shtete të huaja si Turqia, Arabia apo, siç thuhet shpesh nëpër ndeja, nga Rusia e Serbia. Sigurisht që këtë e keni bërë në heshtje dhe pa zhurmë ngase, thuhet, kështu është përgatitur plani. Ju ua keni mësuar fëmijëve tanë, studentëve tanë, policëve tanë, ushtarëve tanë, mjekëve tanë, zyrtarëve tanë lutjet fetare islame të cilat ata nuk i marrin vesh dhe të cilat, për shkak se askush prej tyre nuk e kupton arabishten, nuk e njeh natyrën e gjuhës dhe nuk e flet arabishten, për shkak të sintaksës dhe natyrës së fonetikës së saj e degradojnë lutjen duke e dëmtuar kuptimin themelor ose duke e humbur fare kuptimin dhe duke u shndërruar lutjen thjeshtë në një artiukulim zhurmues të pakuptimtë. Ju, Hoxhë, dhe përcjellësit tuaj e dini këtë gjë. Por, për juve Hoxhë, mjafton që ta keni një turmë njerëzish besimtarë të vërtetë apo injorantë të cilët thonë diçka që tingullon arabisht, ta keni një turmë që vishen si arabë, të keni një turmë djemsh që vishen me veshje të shëmtuara dhe mbajnë mjekra të çoroditura, ju mëtoni të keni turma vajzash të reja që mbulojnë trupin dhe fytyrën, që iu nënshtrohen ligjeve të shekullit të VII-të të Arabisë gjysmë nomade në mënyrë që ta krijoni një gjendje në të cilën ky vend dhe ata njerëz të ngjajnë apo edhe të konvertohen në arabë. Ju hoxhë po veproni ilegalisht, po shpërndani rrjetat tuaja ilegalisht dhe po ndërhyni në sistem ilegalisht. Ju po e shantazhoni shtetin tuaj dhe po e kryeni punën e djallit. Ajo që po bëni ju dhe BIK është armiqësore dhe. Në një shoqëri normale do të konsiderohej tradhëti.
Ju, Hoxhë, që kërkoni të mbjellni pamje primitive si të Arabisë në rrugët e Prishtinës dhe të Kosovës, nuk ua mësoni kurrë besimtarëve tuaj se civilizimi i zhvilluar arab, i ndërtuar, sidomos, në Spanjën e sotme, është zhdukur nga faqja e dheut që në shekullin e 15 vetëm për arsyet se në shoqëritë arabe të atëhershme, qe nga Arabia Saudite e deri te Andaluzia, filluan të paraqiteshin grupe dhe lëvizje të cilat, sikur lëvizja juaj për shamitë, mjekrat dha pantallonat 3/4, ishin antihistorike, antikulturore, regresive, dekadente, shkatërruese dhe hedoniste. Kjo bëri që popujt arabë të pësojnë humbje ushtarake të vazhdueshme, degradim kulturor, shkatërrim të objekteve të historike të kulturës, humbje të vazhdueshme të territoreve, shkatërrim të ekonomive të popujve dhe të individëve, të gjitha këto pasojë e rrënimit dhe dekadencës arabe e cila nuk u arrit të tejkalohet kurrë dhe, për gati gjashtë shekuj, vazhdon me një progresion gjeometrik drejt një theqafjeje të pakuptimtë prandaj, Hoxhë, ju duhet tua mësoni myhybëve tuaj se ende sot, popujt e shenjtë arabë nuk e kanë gjetur veten as në formësimin kombëtar, as në kuptimin kulturor, as në zhvillimin ekonomik dhe as në kuptimin historik. Duke mbetur të ngujuar në kornizën ligjore të Sheriatit, ende, në shumë vende, popujt jetojnë në terror dhe në dhunë permanente. Ende, në vendet Arabe dhe islame, aplikohen sanksionet dhe dënimet më makabre që mund t’i imagjinojë njerëzimi, ende shiten nëpër pazaret islame skllevër dhe ende, në ato vende nga po tentoni të na importoni ‘kulturë’, gruaja dhe vajza konsiderohen, thjeshtë, një mall apo një send me të cilin mund të sillesh si të duash dhe të bësh çfarë të duash. Në të kundërtën, në këto vende prej nga po importoni ‘kulturë, një grua apo një vajzë, po shprehi dëgjueshmëri, po u dashurua në një moshatar të saj, apo po kërkoi që të jetojë sipas të drejtës së saj, do të mbytet në lumë, do të shëmtohet me acid, do të mbahet mbyllur në kafaze apo, në rastin më të keq, do të mbytet me gurë. Videot e tilla të mbytjeve gjinden kudo nëpër faqet e internetit që shpërndajnë video. Dhe ju, Hoxhë, kërkoni që vajzat tona të duken po ashtu siç duken ato vajza të shkreta të cilat lindin, rriten, jetojnë dhe vdesin në kuadër të një sistemi që vajzën dhe gruan e konsideron skllave dhe vegël seksi.
Ju po na impononi ta pranojmë kulturën arabe, bile po na impononi pjesën me dekadente dhe më primitive të asaj kulture e cila më shumë është kushtëzuar nga jeta nomade e fiseve primitive arabe se sa nga ndonjë proces tjetër historik. Ju nuk po kërkoni nga besimtarët pjesët e kulturës arabe, të resë dhe të vjetrës, që është bërë, tashmë, kulturë e përgjithshme njerëzore. Arabët, edhe pse nuk arritën të këndellen kurrë më, para shekullit të XV i kanë dhënë kulturës botërore shumë gjëra nga të gjitha fushat e artit, të filozofisë dhe të shkencës. Por ky zhvillim u ndal në shekullin XV dhe nuk u ringjall më kurrë. Sot Arabët, kudo që jetojnë, konsiderohen rajone të pazhvilluara të botës, të mbërthyera me regjime politike mesjetare, të kaluara nga prapambetja kronike ekonomike dhe kulturore. Sot vendet Arabe, të gjitha së bashku, edhe pse i kanë monarkët dhe oligarkët më të pasur të botës, nuk mund t’i konkurrojnë Izraelit në asnjë fushë të veçantë dhe, meqë po flasim për kulturën, Izraeli i tejkalon, pesë fish, të gjitha vendet arabe, njëherësh, për botimin dhe shpërndarjen e librit.
Izraeli pak milionësh e tejkalon qindra herë tërë botën arabe me të arriturat shkencore, teknologjike, ekonomike, ushtarake, sportive, kulturore etj. Përveç naftës, për shumë shekuj, arabët nuk kanë arritur t’i japin botës asgjë të veçantë që mund të futet në historinë e zhvillimit njerëzor përveç luftërave mes tyre, prapambeturisë kronike, primitivizmit, ksenofobisë dhe urrejtjes për çdo gjë që nuk është arabe dhe ‘islame’.
E keni bërë me mjeshtri dhe në heshtje të plotë duke indoktrinuar kë keni mundur vetëm që shteti ynë të marrë një pamje të një shteti aziatik arab. Askush nuk e ndalon askënd që ta ushtrojë fenë e tij, askush s’mund ta ndalojë asnjërin që të ndihet ashtu si dëshiron në aspektin e besimit por, ama, një shtet normal demokratik nuk mund ta durojë ndërrimin e identitetit të tij politik dhe kulturor pse një krye hoxhë apo një bashkësi fetare e ka një axhendë të dyshimtë antishtetërore dhe antikombëtare.
Unë, pa dyshim, këtë formë të veprimtarisë ‘fetare’ e quaj tradhti kombëtare.
Po shkaku që, më në fund, të ta shkruaj këtë letër të hapur është një kërkesë e këtyre ditëve që Ju ia paskeni drejtuar Kryeministrit të Kosovës për lejimin e bartjes së shamive në shkolla.
Bravo, Hoxhë.
Ti dhe BIK-u keni krijuar një kauzë. Shamitë. Kjo është një e arritur për një Bashkësi fetare të një shteti dhe paraqet një imazh tepër përparimtar të zhvillimit të një institucioni të tillë. Por, meqë bartja e shamisë, është një çështje shoqërore dhe edhe politike dhe, meqë po futemi në politikë, do të doja të t’i kërkoj disa shpjegime apo edhe informata të cilat do ta dëshmonin kontributin shoqëror dhe politik të BIK-ut duke e përjashtuar, kështu, të arriturën dhe kërkesën tuaj më madhore, mbulimin e vajzave me shami.
Në këtë kontekst të kontributeve të mëdha, të lutem mos ma përmend objektin e medresesë që përdorej në vitet 90-a për aktivitetete të ndryshme kulturore dhe politike ngase nuk është kontribut i BIK por ishte, thjeshtë, një rastësi ose jo rastësi që medreseja të mbetej i vetmi objekt i pauzurpuar nga pushteti serb i asaj kohe gjë që e mundësoi përdorimin e tij për nevojat që i përmenda më lartë.
Tash t’i futemi historisë pak, Hoxhë, në lidhje me kontributet!
Ta zëmë ju që po kërkoni që vajzat tona të vishen e të sillen dhe të mbulohen si arabe, ç’farë mund të më flisni për historinë? Po e filloj që nga shekulli i tetëmbëdhjetë meqë është një periudhë më e hulumtuar dhe ndoshta periudha me intensive e konvertitmit të popullsisë së krishterë në myslimanë.
Meqë ju, Hoxhë, po kërkoni mbulimin e vajzave tona me shami (sepse po e konsideroni si një nga të drejtat e njeriut), më thuaj të lutem cili është kontributi i klerit fetar mysliman dhe në shkollimin e vajzave dhe kujdesin ndaj te drejtave të vajzave shqiptare që nga shekulli 18 dhe deri tash? Nëse të përgjigjem se në historinë tonë nuk njihet asnjë kontribut i tillë, nuk besoj se do të keni fakte të më kundërshtoni.
Për t’ua bërë më ët lehtë, po i largoj vajzat nga pyetja dhe po Ju pyes tepër thjeshtë: Cili është kontributi dhe ç’ndikim kishte kleri mysliman në shekullit 18, 19 dhe 20 në shkollimin e djemve dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre njerëzore dhe të tjera? Nëse të them se, në historinë tonë, nuk shënohet ndonjë ndikim dhe kontribut për t’iu përmendur, nuk besoj se mund të gjesh argumente për të më kundërshtuar.
Apo, edhe më thjeshtë, Hoxhë Terrnava, më thuaj apo, thjeshtë, po të bëjë pyetje, pa të kërkuar përgjigje, në lidhje me kontributin e klerit mysliman, sidomos suni, në lëvizjen për kombformim dhe shtetformim që nga shekulli 18, 19 dhe 20. Do të gëzohesha shumë të me jepje një përgjigje në të cilën do t’i përmendje disa fakte të pakundërshtueshme. Sigurisht nuk po te pyes për individë por për lëvizje politike e shoqërore të organizuara.
Apo po ta thjeshtësoi pyetjen dhe po kërkoj nga ju të më thoni nëse kleri mysliman i këtyre periudhave ka bërë përpjekje, qoftë individuale por më shumë politike, për ta ngritur popullsinë e vilajeteve shqiptare në një nivel më të lartë arsimor. Siç e dini, Hoxhë, në këto periudha, popullsia e vilajeteve shqiptare, sidomos ajo myslimane, ishte 99.9% analfabete.
Nëse edhe këtu nuk keni përgjigje, Hoxhë, të kisha lutur që të flisje dhe ta shpjegoje faktin se si, edhe pse gjithçka ishte në duar të besimtarëve dhe të klerit myslimanë suni, për 300 vjet me radhë, edhe pse në vilajetet tona ishin më shumë se 3000 shkolla të ndryshme turke, serbe, greke e vllehe, asnjëra prej tyre nuk ishte shqipe.
Ju, Hoxhë, që dëshironi ta instaloni një formë tjetër të kulturës në këtë vend, si do t’ua shpjegonit besimtarëve tuaj por edhe popullatës tërë këtë yrysh antikombëtar drejt turqizimit dhe arabizimit kulturor të vendit. Si e komenton historikisht faktin se në të gjitha periudhat historike, Turqia, përmes kleri mysliman dhe shërbëtorëve shqiptarë (edhe kur mbanin ofiqe e tituj pashallarësh), ndikoi në shkatërrimin e çdo tendence dhe përpjekjeje kombëtarizuese të shqiptarëve. P.sh., Hoxhë, po ta përmend një shembull që e dinë të gjithë. Nëse e kujtoni vitin 1830, duhet ta dish se ky vit është viti i Masakrës së Manastirit, ku, për një natë, janë prerë, masakruar dhe vrarë më shumë se 1200 krerë shqiptarë të Toskërisë. Ky akt bëri që, edhe për afro 100 vjet, të pamundësohet krijimi i shtetit tonë. Ta përmenda njërën masakër dhe s’po t’i përmend të tjerat të ngjashme që kanë ndodhur, thuaja, në tërë territorin etnik shqiptar dhe për të cilat ose nuk keni lexuar e nuk dini gjë, ose, nëse ke dëgjuar apo lexuar, i fsheh nga besimtarët tuaj mysliman dhe nga opinioni i gjerë.
Ti, Hoxhë, nëse ende ndihesh shqiptar, duhet ta marrësh guximin dhe këtij populli t’i kërkosh të falur për të gjitha dëmet që ish dhe mekanizmat e tashëm të besimit islam, të cilët i përfaqësoni dhe i keni trashëguar, i kanë shkaktuar popullit tënd, sidomos nga gjysma e dytë e shekullit XIX e deri me tash.
Ti, Hoxhë, duhet të kërkosh falje historike ndaj popullit tënd ngase kleri mysliman suni për më shumë se një shekull e gjysmë, te të gjitha momentet e mëdha historike, ka qenë në anën e kundërt të historisë.
Ishte kundër historisë në kohën e rilindjes kombëtare;
Ishte kundër historisë në kohën e luftërave për pavarësi;
Ishte në anën e mbrapsht të historisë kur u shpall shteti shqiptar;
U vu në shërbim të pushtetit serb, për shumë decenie, në dëm të popullit, të arsimimit të dhe të zhvillimit të tij.
Ju, hoxhë, dhe mekanizmat që përfaqësoni, duhet t’ia shpjegoni popullit tuaj rolin e klerit islam suni, në dy shpërnguljet e mëdha të popullit shqiptar drejt Turqisë para dhe pas luftës së dytë botërore. Ndoshta besimtarët tuaj nuk e dinë por për të të dy fushatat masive të shpërnguljes së shqiptarëve janë bërë me ndihmën klerit myslimanë shqiptar të cilët, ishin në shërbim të plotë dhe të pakusht të pushtetit serb.
Ju, hoxhë, duhet ta hulumtoni dhe ta tregoni rolin negativ dhe vendimtar që kishte kleri mysliman suni, në të gjitha periudhat, në pengimin e arsimimit të popullit shqiptar, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni.
Paraardhësit tuaj, hoxhë, deri në vitet 60-të, kanë propaganduar prapambetjen e popullit të cilit i shërbenin. Ata duke përdorur autoritetin e tyre fetar dhe besimin që popullata e paarsimuar kishte në ta, kanë penguar, në mënyrë sistematike dhe të organizuar arsimimimn e popullsisë myslimane, kryesisht shqiptare.
Ju duhet t’iu kërkoni falje të gjithë atyre burrave dhe djemve të cilët, edhe pse ishin të etur për t’u shkolluar, u penguan nga paraardhësit tuaj të shkolloheshin dhe të përparonin në jetë. (një nga të tillët që ka rënë viktimë e paraardhësve tuaj ishte edhe im at të cilin, për shkak të ‘rrezikut se do të bëhet shka’, me insistimin e hoxhës së fshatit, nuk e dërguan kurrë në shkollë dhe, për këtë, ai u detyrua që, fshehtas, në mënyrë autodidakte, ta mësojë shkrim leximin.)
Ju gjithashtu, Hoxhë, duhet t’iu kërkoni falje qindra mijëra vajzave dhe grave shqiptare myslimane të cilat, nga shkaku i propagandës islamike të bërë nga kleri mysliman dhe e nxitur nga armiqtë tanë historikë, linden, u rriten, u bënë nëna e gjyshe dhe vdiqën pa ditur dhe pa e pasur mundësinë ta mësojnë një shkronjë të vetme. A s’është ky një lloj gjenocidi kulturor, Hoxhë?!
Paraardhësit tuaj, Hoxhë, me shekuj, kanë propaganduar dhe i kanë ‘mësuar’ besimtarët e tyre se myslimanët nuk duhet t’i ruajnë varret e të parëve. Prandaj, Hoxhë, shumë nga ne, nuk dinë ku i kanë varret e stërgjyshërve të tyre. Për këtë, Hoxhë, edhe njëherë, ke obligim moral që t’iu kërkosh falje të gjithëve, të gjallëve dhe të vdekurve.
T’i kthehemi aktualitetit, Hoxhë!
Paske kërkuar që në shkollat tona të lejohet bartja e shamisë. Në cilën sure të Kuranit apo në cilin ajet të tij, i kërkohet vajzës myslimane bartja e shamisë dhe mbulimi i kokës dhe i fytyrës? Na thuaj publikisht!
Në suren 33, ajetin 59, nuk thuhet kështu. Në të vërtetë kjo është sureja e vetme ku flitet ‘për mbulimin e gjoksit’ dhe të pjesëve të turpshme të trupit.
Mos po e bën këtë kërkesë, pra, ngase ke detyrë nga shërbimet sekrete dhe shtetet të cilëve iu shërben. Mos ato shtete, Hoxhë, të kanë dhënë detyrë që me anë të shamisë, fillimisht, ta fillosh një proces të pandalshëm të islamizimit të plotë të Kosovës. Mos e ke këtë detyrë nga Turqia apo nga ndonjë vend Arab apo je aq naiv dhe aq budalla dhe këtë kërkesë e kë bërë ngase një mëngjes je zgjuar ‘mahmurrshëm’.
Hoxhë nuk dua të vazhdoj me gjatë me ty. Më vjen keq që Ju, si i pari i myslimanëve të Kosovës, bëni kërkesa aq primitive. Më vjen keq që ti nuk bën thirrje për përparim shpirtëror dhe shoqëror, më vjen keq që ti nuk i nxitë djemtë e vajzat e reja të punojnë për të arritur majat e suksesit në fushat që ata kanë talente dhe mundësi.
Pse ti, Hoxhë, nuk kërkon nga besimtarët tuaj që të parën gjë që duhet dashur është atdheu.
Pse ti, Hoxhë, nuk ua tregon besimtarëve tuaj se identiteti i parë i tyre në botën e globalizuar është kombi i tyre dhe përkatësia e tyre shqiptare.
Pse ti, Hoxhë, nuk ua tregon besimtarëve tuaj se, në botën moderne, në marrëdhëniet mes shteteve dhe kombeve, janë interesat politike dhe gjeostrategjike dhe asnjëherë përkatësia fetare apo ndonjë sentiment tjetër shpirtëror që i përcaktojnë marrëdhëniet mes shteteve dhe popujve. Këtë është dashur tua tregosh me shembullin e investimeve miliardëshe turke në Serbi. Është dashur t’ua thuash besimtarëve tuaj se shtetet nga të cilët ata kanë kopjuar mjekrat, shamitë, mbulesat dhe pantallonat ¾ nuk e njohin vendin e tyre ngase, për ato vende, me të rëndësishme janë marrëdhëniet me Rusinë e Serbinë sesa një grusht myslimanesh budallenjë që nuk dinë se ç’janë dhe që janë manipuluar keqas në një vend të izoluar të Ballkanit.
Nuk po vazhdoj më tutje, Hoxhë! Deshta vetëm të ta bëj me dije se e kam friken se ju dhe BIK-u po shndërrohi në vegël të shteteve dhe shërbimeve të huaja sekrete për t’i realizuar interesat e tyre në Kosovë si një lloj trampoline për depërtim në Evropë, politikisht, ekonomikisht apo edhe fetarisht. Kosova nuk duhet të bëhet mashë e cilësdo fuqi lindore, bile as e Turqisë. Kosova ka nevojë për shkolla të mira, për spitale të mira, për rrugë të mira, për ekonomi të zhvilluar dhe për perspektiva të reja për rininë. Ju, duke promovuar, kulturën e huaj, zakonet e huaja, sjelljen e huaj, duke promovuar primitivizmin islam të vendeve të lindjes po e dëmtoni tepër shumë dhe po e rrezikoni shtetin dhe identitetin kombëtar. Në një shkrim të mëhershëm kam përmendur dëmin politik që Kisha Ortodokse po mundohet t’ia shkaktojë Kosovës. Po e theksoj se dëmi që BIK-u mund t’i bëjë vendin mund të jetë tepër më i madh dhe tepër më i rrezikshëm.
Prandaj, Hoxhë, fajtor është ai që vepron për ta bërë të keqen por edhe ai që nuk vepron për ta ndalur atë.
Fajtorët e nivelit tuaj nuk janë të thjeshtë, Ti dhe të ngjashmit tuaj mbani përgjegjësi historike për të bëmat dhe mosveprimet tuaja.
Në fund, Hoxhë, po të drejtohem si prind, xhaxha dhe gjysh i vajzave të vogla! Ti s’ke asnjë të drejtë që të përcaktosh se si duhet ti vishet vajza apo mbesa ime. Ti s’ke asnjë të drejtë ta përcaktosh se si dhe në cilën traditë vajza apo mbesa ime e ushtron besimin e saj. Përfundimisht, nuk ke të drejtë të përcaktosh se si duhet të shkojë dhe të mësojë në shkollë cilado vajzë shqiptare e Kosovës.


Ti, Hoxhë, mund të ndihesh i fuqishëm dhe me shumë ndjekës, por ti s’ke asnjë të drejtë të veprosh në kundërshtim me lirinë e gjithsecilit dhe të askujt. Ti drejtoje BIK-un, ruaje BIK-un nga skandalet dhe punët e ndyta korruptive. Ti, Hoxhë, nuk guxon që pozitën tende ta përdorësh për ta dëmtuar shtetin dhe imazhin e vendit. Nuk guxon as të mos veprosh kur ndonjë ngjarje e dëmshme ‘islame’ shfaqet por ‘nuk e ka burimin’ te ti dhe të BIK.
Larg duart nga shkollat tona, Hoxhë! Larg duart nga nxënësit tonë dhe rinia jonë! Larg duart prej vajzave dhe mbesave tona të mitura! Larg duart nga shteti! Larg duart nga ndërhyrjet në kulturën dhe traditën e lashtë shqiptare! Mos e bëj argatin e djallit!
Në historinë tonë e përmendin Haxhi Qamilin! Ju mund të bëheni një i tillë!
S’po vazhdoj më tutje, Hoxhë! Mëkatet ndaj atdheut nuk falen kurrë!

Njollosja e gjithëçkaje shqiptare!?

0

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, Preshevë 

Kohëve të fundit po manifestohet nje mani, dobësi shqiptare: krejt çka është shqiptare po e njollosim. Filluam nga politika, nuk mbeti as një politikan qoftë i nivelit lokal, rajonal apo nivelit kombëtar që nuk u njollos, nuk u përfol. 

Për fillim filluam me personalietete të klasës politike, vazhduam me institucionet, organet lokale, rajonale dhe kombëtare, pa dallim, të gjitha i njollosëm që ishin të shteteve shqiptare.  

Nuk u ndalëm me kaq, njollosëm të gjitha personalitetet shqiptare të historisë, kulturës, arsimit shqiptar, duke kërkuar personalitete të reja të historisë, kulturës, arsimit jashtë shqiptare. 

Po, njollosëm individë, përfaqsues të denjë të kulturës, arsimit, historisë shqiptare, në fakt njollosëm vetveten shqiptare. 

E fundit që po njolloset ëstë shkenca shqiptare, po njolloset dija, mendja shqiptare, Akademitë, Institucionet shkencore, historike, kulturore, Arsimore shqiptare. 

Jo, nuk na mbeti kurgjë shqiptare e mirë, as simbolet tona shqiptare nuk mbetën pa u njollos, gjuha jonë shqipe. 

Njollosja e gjithëçkaje shqiptare na çon kah dashuria e simboleve, gjuhëve, historisë, kulturës, arsimimit, shkencës së huaj. 

Kjo po na ndodh viteve të fundit, nuk kemi dashuri ndaj asaj çka është shqiptare, por po anojmë nga ajo e huaja: personalitete, shkence, culture, arsim, tradite, gjuhë, e tjere. 

Shtrohet pyetja: po pse po ndodh kjo? A thua po kërkojmë identitet tjeter, kur kemi identitetin tonë shqiptar, shkencen, kulturen, traditën, gjuhën, simbolet tona shqiptare.  

I kuptoj popujt që nuk i kanë këto dhe kërkojnë identitetit, por n eve shqiptarët i kemi identitetin tone dhe nuk na duhen kultura, personalitte, tradita të huaja. 

Ndoshta përgjigja është se nuk jemi të kënaqur me arritjet tona shqiptare në këto semente të jetës, nuk jemi te vetëm. Edhe popujt të tjerë nuk kanë arritur kulmin e kënaqësisë, por i dojnë, i respektojnë, i nderojnë organet, institucionet, personalitetet e veta kombëtare. Të mësohemi dhe të edukohemi me tonën shqiptare dhe përjashta shqiptarisë lëvizjet, ideologjitë, ndikimet që po rrezikojnë identitetin tonë kombëtar. 

Le Matin (1914) / Ja çfarë mendon kryeministri shqiptar Turhan pasha për Princ Vidin (Intervista)

Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Gusht 2022

 “Le Matin” ka botuar, të enjten e 2 korrikut 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të Turhan Pashës në lidhje me drejtimin asokohe të Shqipërisë nga Princ Vidi, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kryeministri shqiptar lavdëron princin

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 1 korrik.  Shkresë speciale nga “Le Matin”  Disa gazeta kanë botuar gjoja deklaratat e sekretarit të Turhan Pashës, gjatë udhëtimit të këtij të fundit nga Brindizi në Romë ose pas mbërritjes së tij në këtë qytet.

Por asnjë sekretar nuk e shoqëron Turhan Pashën, i cili udhëton i ndjekur vetëm nga shërbëtori i tij, një zezak i mrekullueshëm.

Mos vallë është ai që mund të ketë bërë deklaratat e publikuara në shtyp ?

Nuk kam dashur t’i përmbahesha këtyre deklaratave dhe për të ditur qëllimin e vizitës së Kryetarit të Këshillit Shqiptar dhe shpresat e tij, bëra një intervistë të gjatë me të lidhur me ecurinë e çështjes shqiptare.

Pavarësisht ngjarjeve që pasuan njëra-tjetrën në Durrës dhe Vlorë, Turhan Pasha nuk e humbi optimizmin e tij të buzëqeshur. I bindur thellë për mundësinë e krijimit të një Shqipërie të qëndrueshme nën kujdesin e një fuqie evropiane, ai erdhi në Evropë për të mbrojtur pranë kancelarive evropiane kauzën e mbretërisë së re dhe sovranit të saj.

I shpreha frikën se kjo kauzë, veçanërisht në lidhje me Princi Vidin, ishte komprometuar rëndë, veçanërisht pas tërheqjes së trupave të Prenk Bib Dodës në Lezhë. Por Turhan Pasha nuk i beson realitetit të kësaj tërheqjeje. Ai vetëm mendon se lideri shqiptar, në pritje të përforcimeve, nuk gjykon se ka ardhur koha për të sulmuar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  Përsa i përket revoltës, më tha ai, në dy ose tre javë, humbja e të korrave dhe mungesa e mjeteve të jetesës do të krijojnë një situatë jashtëzakonisht të vështirë për kryengritësit dhe krerët e tyre.

Pesëmbëdhjetë agjitatorë nxisin popullatat dhe duan t’i shtyjnë në luftë civile, por masa e madhe e banorëve i ndjek me ngurrim. Katërqind myslimanë janë të burgosur në Tiranë sepse nuk donin t’i bashkoheshin revoltës.

Sheiku Hamdi, nga Shijaku, i plagosur dhe i zënë rob, pranon sot se ishte mashtruar mbi qëllimet e princit dhe qeverisë së tij dhe i vjen keq që gjithashtu nxiti revoltën.

A nuk synojnë këto dy fakte të dëshmojnë se sa pak spontan është ky agjitacion dhe sa është shfrytëzuar besueshmëria e këtyre popullatave fatkeqe ? Jam absolutisht i bindur se kjo lëvizje është e destinuar në mënyrë të pashmangshme të zvogëlohet dhe të zhduket vetvetiu.

Ajo që më trishton është të shoh jetën e Shqipërisë të ndalur kështu nga gjendja e tanishme e punëve. Është kjo situatë që unë dua të ekspozoj në Evropë. Fuqitë nuk mund ta injorojnë këtë gjendje dhe shpresoj se do të ndihmojnë për ta rregulluar atë.

Sa për qortimet që mund t’i bëhen princit, ju siguroj se janë të pajustifikuara. Unë kam besimin më të madh në cilësitë e tij si sovran. Ai është besnik dhe trim, i do sinqerisht shqiptarët dhe dëshiron absolutisht të kënaqë aspiratat e tyre legjitime.

Princesha është shumë e mirë dhe shumë e dashur, ajo ndihmon sovranin me pasion dhe përkushtim.

Para ngjarjeve të fundit, ata të dy ishin shumë popullorë. Atyre iu bë një pritje triumfuese kudo që shkonin. Mjerisht, pati një keqkuptim, por ky keqkuptim nuk mund të zgjaste.

Unë nuk mund ta konceptoj të ardhmen e Shqipërisë të ndarë nga ajo e princit, që duhet të mbetet sovran i saj.

 Pavarësisht gjithçkaje, unë ende shpresoj në suksesin e përpjekjeve tona.

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1914-ja-cfare-mendon-kryeministri-shqiptar-turhan-pasha-per-princ-vidin-intervista/

Jo shamisë arabe në shkollat shqipe ! JO dhe JO  ! 

0

shkruan Fahri Xharra 

Fillimi i mijëvjecarit të tretë ende na detyron të nxjerrim mësime nga ndodhirat e pakëndshme që ne kemi kaluar. është shumë interesante të theksohet se derisa Rilindësit tanë mundoheshin me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit tanë dhe ky ishte aksioni më i madhi dhe më i gjeri politik dhe kulturor; në ditët e sodit na dalin “ Rilindësit “ e rinj të cilët mundohen të na kthejnë pas, aty ku ishim para 100 vjetësh.
Ne duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të paardhme.
Nuk guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “ Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja; jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi.
اfarë parafytyrimi kanë shqiptarët për vetveten?

Fytyrën e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar por as mohuesit e tij, as diplomatët mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të etur për lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën.

Kultura dhe mendimi i një populli qëndron në një lashtësi të shquar, por që përpiqet ta ngrejë lart gjithë kombin. Ne na duhet duhet që shkollat tona të jenë centropetale në edukimin tonë. اdo futje e fesë në shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa.

Nëse, ne duhet të punojmë për të mirën e kombit, për pastrimin tonë shpirtëror duhet të punojmë që t’i bindim që të gjithë të rrokemi pas një gjëje konkrete, të prekshme dhe që na bën nder në mesin e kombeve të cilivizuara.
ا’më duhet mua që fëmijën tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshtë, në besimin e buallit që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar?

“Memorandumi për Shqipërinë“, i shkruar nga princ Vidi nga mbarimi i vitit 1917, e i mbetur vetëm si dorëshkrim në Bibliotekën e Këlnit , paraqet më shumë se një rrëfim të një personaliteti të rëndësishëm, i cili në një kohë tepër kritike për fatet e Shqipërisë, do të pranojë të vihet në krye të saj me qëllimet më të sinqerta që t’i ndihmojë bërjen e saj shtet evropian. Kështu shkruan Jusuf Buxhovi në librin e tij : “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane”.

Të bën përshtypje të madhe kur princ Vidi këtu kërkon përveç tjerash edhe bërjen e shkollave të mira. I njoftuar mirë që ishte dhe i bindur se mund të ketë grindje të brendshme fetare kërkonte që shkollat të mos bëhen vatra të ërhapjes fetare.

Shumë interesant është të theksohet se në kohen e tij në programin e tij qeveritar ai kërkonte që shkollat të bëhen vatra të edukimit të të rinjve shqiptarë për çështje të mbara dhe për edukimin pro evropian. Normalisht që në memorandumin e tij ai kërkonte që fetë të jenë të lira, por ai ishte kundër kërkesave të huajve që me anën e fesë ata të arrijnë ndikimin në riformimin e popullit tonë.

E njëjta gjë është edhe sot në Kosovë, që fesë dhe predikimit të saj të lirshëm i është bërë i mundshëm, por atë duhet kufizuar me një kusht që të mos na çorientojë busullën tonë evropiane.

Krizën e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullon futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa marrë parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së shtetit.

Kur shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje fetare që mund ta shërojë atë. Vetem kamja mund t`a ndritë mendjen. Nuk ka nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se si ndahet “shapi nga sheqeri” .
”Në Zot ne besojmë” , per shqiptaret ai zot është musliman ,katolik, protestan, ortodoks, Baptist…Ne… Me futjen e fesë në shkolla atëherë secili duhet të mësojë varësisht nga ora që e ndjek nga predikuesi i uniformuar që shkon aty të bindë të rinjtë se Zoti është vetëm i tyre dhe se zoti i të tjerëve nuk është për t’u përmendur.

Ndasi të panevojshme. Ndasi të qëllimta. Nuk ka nevojë!

Rryma përparimtare që e ka kapluar shoqërinë shqiptare në përgjithësi, duhet te jetë aq e fortë sa që edhe ata që mendojnë ta kthejnë rrotën e historisë prapa duhen ta kenë të kotë.

Qysh në vitet e 50`ta të shekullit të kaluar ishte aprovuar Ligji për ndalimin e bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës së femrës. Me ligj ndalohej çfarëdo detyrimi apo bindje e femrave për të bartur ferexhe, gjegjësisht për ta mbuluar fytyrën, si dhe çfarëdo mbështetje që i bëhej bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës. Ndërkaq me punë të dhunshme, para të mëdha, apo burg të gjatë dënoheshin ata që detyronin apo cytnin femrën në diçka të tillë.

Fatbardhësisht që këso ligjesh as që janë të nevojëshme të propozohen, pasi që vetëdija e botës sonë mashkullore dhe emancipimi i femrës shqiptare janë shumë të larta. Kemi kulturën, traditën tonë që e kemi kultivuar brez pas brezi e me gjenerata të tëra.

Fillimi i mijëvjecarit të tretë ende na detyron të nxjerrim mësime nga ndodhirat e pakëndshme që ne kemi kaluar. ثshtë shumë interesante të theksohet se derisa Rilindësit tanë mundoheshin me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit tanë dhe ky ishte aksioni më i madhi dhe më i gjeri politik dhe kulturor; në ditët e sodit na dalin “ Rilindësit “ e rinj të cilët mundohen të na kthejnë pas, aty ku ishim para 100 vjetësh.
Ne duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të paardhme.
Fahri Xharra

Nuk guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “ Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja; jemi shumë të mëdhenj që të mbesim ata që jemi.
اfarë parafytyrimi kanë shqiptarët për vetveten?

Fytyrën e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar por as mohuesit e tij, as diplomatët mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të etur për lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën.

Kultura dhe mendimi i një populli qëndron në një lashtësi të shquar, por që përpiqet ta ngrejë lart gjithë kombin. Ne na duhet duhet që shkollat tona të jenë centropetale në edukimin tonë. اdo futje e fesë në shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa.

Nëse, ne duhet të punojmë për të mirën e kombit, për pastrimin tonë shpirtëror duhet të punojmë që t’i bindim që të gjithë të rrokemi pas një gjëje konkrete, të prekshme dhe që na bën nder në mesin e kombeve të cilivizuara.
ا’më duhet mua që fëmijën tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshtë, në besimin e buallit që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar?

“Memorandumi për Shqipërinë“, i shkruar nga princ Vidi nga mbarimi i vitit 1917, e i mbetur vetëm si dorëshkrim në Bibliotekën e Këlnit , paraqet më shumë se një rrëfim të një personaliteti të rëndësishëm, i cili në një kohë tepër kritike për fatet e Shqipërisë, do të pranojë të vihet në krye të saj me qëllimet më të sinqerta që t’i ndihmojë bërjen e saj shtet evropian. Kështu shkruan Jusuf Buxhovi në librin e tij : “Nga Shqipëria osmane te Shqipëria evropiane”.

Të bën përshtypje të madhe kur princ Vidi këtu kërkon përveç tjerash edhe bërjen e shkollave të mira. I njoftuar mirë që ishte dhe i bindur se mund të ketë grindje të brendshme fetare kërkonte që shkollat të mos bëhen vatra të ërhapjes fetare.

Shumë interesant është të theksohet se në kohen e tij në programin e tij qeveritar ai kërkonte që shkollat të bëhen vatra të edukimit të të rinjve shqiptarë për çështje të mbara dhe për edukimin pro evropian. Normalisht që në memorandumin e tij ai kërkonte që fetë të jenë të lira, por ai ishte kundër kërkesave të huajve që me anën e fesë ata të arrijnë ndikimin në riformimin e popullit tonë.

E njëjta gjë është edhe sot në Kosovë, që fesë dhe predikimit të saj të lirshëm i është bërë i mundshëm, por atë duhet kufizuar me një kusht që të mos na çorientojë busullën tonë evropiane.

Krizn e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullon futja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa marrë parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së shtetit.

Kur shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje fetare që mund ta shërojë atë. Vetem kamja mund t`a ndritë mendjen. Nuk ka nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se si ndahet “shapi nga sheqeri” .
”Në Zot ne besojmë” , per shqiptaret ai zot është musliman ,katolik, protestan, ortodoks, Baptist…Ne… Me futjen e fesë në shkolla atëherë secili duhet të mësojë varësisht nga ora që e ndjek nga predikuesi i uniformuar që shkon aty të bindë të rinjtë se Zoti është vetëm i tyre dhe se zoti i të tjerëve nuk është për t’u përmendur.

Ndasi të panevojshme. Ndasi të qëllimta. Nuk ka nevojë!

Rryma përparimtare që e ka kapluar shoqërinë shqiptare në përgjithësi, duhet te jetë aq e fortë sa që edhe ata që mendojnë ta kthejnë rrotën e historisë prapa duhen ta kenë të kotë.

Qysh në vitet e 50`ta të shekullit të kaluar ishte aprovuar Ligji për ndalimin e bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës së femrës. Me ligj ndalohej çfarëdo detyrimi apo bindje e femrave për të bartur ferexhe, gjegjësisht për ta mbuluar fytyrën, si dhe çfarëdo mbështetje që i bëhej bartjes së ferexhesë dhe mbulimit të fytyrës. Ndërkaq me punë të dhunshme, para të mëdha, apo burg të gjatë dënoheshin ata që detyronin apo cytnin femrën në diçka të tillë.

Fatbardhësisht që këso ligjesh as që janë të nevojëshme të propozohen, pasi që vetëdija e botës sonë mashkullore dhe emancipimi i femrës shqiptare janë shumë të larta. Kemi kulturën, traditën tonë që e kemi kultivuar brez pas brezi e me gjenerata të tëra.