ARKIVI:
19 Maj 2024

Shamia dhe primitivizmi Arabo-Turk, si kauzë politike dhe fetare e BIK-ut

Shkrime relevante

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Hisoriani Belisar Jezerci kërcënohet me jetë nga islamistët, rrini përkrah tij dhe mposhtni islamistët

Islamistët janë gjithnjë solidar me njëri - tjetrin, se i takojnë...

Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vetë jeta

Foto: Shkolla shqipe në Gjenevë, më 2021 Agim Vuniqi ___ Nuk ia vlen të...

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt, në një dramë të madhe të boksit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt. Fitore me...

Shpërndaj

Kah po shkon shoqëria e Kosovës Shqiptare …? Në këtë foto shihen nxënës në Kabul të Afganistanit, cilët deturohen të bartin shami përgjat procesit mësimor nga ana e talebanve.

Prof. Murteza Osdautaj, Prishtinë

(Në vend të letrës së hapur për kryetarin e BIK-ut, z. Terrnava)

I nderuari Hoxhë Terrnava,

Kam shkruar disa herë për çështjet fetare me dëshirën që shkrimet e mia të ndikojnë në normalizimin e funksionimit të fesë në shoqërinë tonë. Duke menduar se besimi fetar dhe feja, në një shoqëri sekulare dhe demokratike, është një çështje individuale dhe shumë personale, kam bërë përpjekje që, brenda këtyre kornizave, të mundohem që njerëzve t’ua bëj të ditur se besimi i tyre është çështje dhe e drejtë private e tyre dhe, njëkohësisht, t’ua përkujtoj se shteti duhet t’iu sigurojë atyre lirinë e besimit si një e drejtë fundamentale njerëzore.
Në shkrimet e mia, gjithashtu, jam munduar ta theksoj se feja, në asnjë segment, nuk mund të jetë pjesë e shtetit dhe, si e tillë, ajo duhet të jetë, plotësisht, e ndarë nga shteti, sidomos, në shoqëritë demokratike si e jona dhe, veçanërisht, tek popujt që besojnë në më shumë se një fe si i joni.
Në shkrimet e mia kam folur edhe për rolin historik që besimet e ndryshme fetare kanë pasur në ndërtimin apo në vonesën historike në krijimin e shteteve. Në këtë rast të shtetit të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës.
Kam kërkuar dhe kam pritur që, edhe BIK-u, ta analizojë rolin historik që e kishte dhe e ka në ndërtimin e shtetit dhe, bazuar në këtë, të krijojë një ide se si duhet të veprojë dhe të sillet në kushtet aktuale të shtet ndërtimit dhe vështirësive me të cilat përballet ngritja e shtetit tonë, sidomos karshi propagandës nga Serbia, Rusia dhe, sigurisht, edhe nga disa vende islame.
Duke qenë kundër manifestimeve politike të Islamit, kundër sjelljeve të qëllimshme antikombëtare të islamistëve ekstremë, duke e kundërshtuar konvertimin e ngadalshëm të popullatës nga një islam tolerant dhe liberal në një islam fundamentalist, unë kam pritur që jo ne, por BIK-u të dalë dhe ta rregullojë imazhin negativ dhe mënyrën e ushtrimit të islamit në Kosovë.
Gjërat kanë shkuar aq larg dhe kanë ndodhur aq shumë gjëra saqë BIK, në të shumtën e rasteve, me instrumente e saja publike dhe të fshehta, ka qenë promotori i të gjithë manifestimeve devijante të cilat e rrezikojnë në tërësi karakterin sekular të shtetit tonë por edhe e shpërfytyrojnë mënyrën e besimit dhe të ushtrimit të fesë që ka ekzistuar me shekuj në Kosovë.
Aktivitetet e BIK apo mosveprimi i BIK (po flas për tërë klerin mysliman suni në Kosovë) kanë sjellë në situata anakronike të cilat mund t’i quajmë shkombëtarizuese. Tendenca e BIK, e klerikëve, e emisarëve të huaj fetarë dhe e shërbimeve sekrete nga Serbia, Rusia apo nga vendet islame, që ta arabizojnë dhe islamizojnë (vuzuelisht dhe kulturalisht) popullin evropian shqiptar është e palejueshme, është antihistorike, antishtetërore dhe, thënë më së buti, armiqësore.

Deputetja Dude Balje, një luftëtare e paepur për të ashtuquajturen “çështja e shamisë” nëpër shkolla.

Instalimi klandestin i riteve islame nëpër institucione publike si ne polici, spitale, shkolla, universitete dhe në ushtri, është një nga hapat që ju keni ndërmarrë për ta ndërruar pamjen dhe imazhin kulturor të vendit dhe të institucioneve. Këtë e keni bërë, thuhet, me porosi nga shtete të huaja si Turqia, Arabia apo, siç thuhet shpesh nëpër ndeja, nga Rusia e Serbia. Sigurisht që këtë e keni bërë në heshtje dhe pa zhurmë ngase, thuhet, kështu është përgatitur plani. Ju ua keni mësuar fëmijëve tanë, studentëve tanë, policëve tanë, ushtarëve tanë, mjekëve tanë, zyrtarëve tanë lutjet fetare islame të cilat ata nuk i marrin vesh dhe të cilat, për shkak se askush prej tyre nuk e kupton arabishten, nuk e njeh natyrën e gjuhës dhe nuk e flet arabishten, për shkak të sintaksës dhe natyrës së fonetikës së saj e degradojnë lutjen duke e dëmtuar kuptimin themelor ose duke e humbur fare kuptimin dhe duke u shndërruar lutjen thjeshtë në një artiukulim zhurmues të pakuptimtë. Ju, Hoxhë, dhe përcjellësit tuaj e dini këtë gjë. Por, për juve Hoxhë, mjafton që ta keni një turmë njerëzish besimtarë të vërtetë apo injorantë të cilët thonë diçka që tingullon arabisht, ta keni një turmë që vishen si arabë, të keni një turmë djemsh që vishen me veshje të shëmtuara dhe mbajnë mjekra të çoroditura, ju mëtoni të keni turma vajzash të reja që mbulojnë trupin dhe fytyrën, që iu nënshtrohen ligjeve të shekullit të VII-të të Arabisë gjysmë nomade në mënyrë që ta krijoni një gjendje në të cilën ky vend dhe ata njerëz të ngjajnë apo edhe të konvertohen në arabë. Ju hoxhë po veproni ilegalisht, po shpërndani rrjetat tuaja ilegalisht dhe po ndërhyni në sistem ilegalisht. Ju po e shantazhoni shtetin tuaj dhe po e kryeni punën e djallit. Ajo që po bëni ju dhe BIK është armiqësore dhe. Në një shoqëri normale do të konsiderohej tradhëti.
Ju, Hoxhë, që kërkoni të mbjellni pamje primitive si të Arabisë në rrugët e Prishtinës dhe të Kosovës, nuk ua mësoni kurrë besimtarëve tuaj se civilizimi i zhvilluar arab, i ndërtuar, sidomos, në Spanjën e sotme, është zhdukur nga faqja e dheut që në shekullin e 15 vetëm për arsyet se në shoqëritë arabe të atëhershme, qe nga Arabia Saudite e deri te Andaluzia, filluan të paraqiteshin grupe dhe lëvizje të cilat, sikur lëvizja juaj për shamitë, mjekrat dha pantallonat 3/4, ishin antihistorike, antikulturore, regresive, dekadente, shkatërruese dhe hedoniste. Kjo bëri që popujt arabë të pësojnë humbje ushtarake të vazhdueshme, degradim kulturor, shkatërrim të objekteve të historike të kulturës, humbje të vazhdueshme të territoreve, shkatërrim të ekonomive të popujve dhe të individëve, të gjitha këto pasojë e rrënimit dhe dekadencës arabe e cila nuk u arrit të tejkalohet kurrë dhe, për gati gjashtë shekuj, vazhdon me një progresion gjeometrik drejt një theqafjeje të pakuptimtë prandaj, Hoxhë, ju duhet tua mësoni myhybëve tuaj se ende sot, popujt e shenjtë arabë nuk e kanë gjetur veten as në formësimin kombëtar, as në kuptimin kulturor, as në zhvillimin ekonomik dhe as në kuptimin historik. Duke mbetur të ngujuar në kornizën ligjore të Sheriatit, ende, në shumë vende, popujt jetojnë në terror dhe në dhunë permanente. Ende, në vendet Arabe dhe islame, aplikohen sanksionet dhe dënimet më makabre që mund t’i imagjinojë njerëzimi, ende shiten nëpër pazaret islame skllevër dhe ende, në ato vende nga po tentoni të na importoni ‘kulturë’, gruaja dhe vajza konsiderohen, thjeshtë, një mall apo një send me të cilin mund të sillesh si të duash dhe të bësh çfarë të duash. Në të kundërtën, në këto vende prej nga po importoni ‘kulturë, një grua apo një vajzë, po shprehi dëgjueshmëri, po u dashurua në një moshatar të saj, apo po kërkoi që të jetojë sipas të drejtës së saj, do të mbytet në lumë, do të shëmtohet me acid, do të mbahet mbyllur në kafaze apo, në rastin më të keq, do të mbytet me gurë. Videot e tilla të mbytjeve gjinden kudo nëpër faqet e internetit që shpërndajnë video. Dhe ju, Hoxhë, kërkoni që vajzat tona të duken po ashtu siç duken ato vajza të shkreta të cilat lindin, rriten, jetojnë dhe vdesin në kuadër të një sistemi që vajzën dhe gruan e konsideron skllave dhe vegël seksi.
Ju po na impononi ta pranojmë kulturën arabe, bile po na impononi pjesën me dekadente dhe më primitive të asaj kulture e cila më shumë është kushtëzuar nga jeta nomade e fiseve primitive arabe se sa nga ndonjë proces tjetër historik. Ju nuk po kërkoni nga besimtarët pjesët e kulturës arabe, të resë dhe të vjetrës, që është bërë, tashmë, kulturë e përgjithshme njerëzore. Arabët, edhe pse nuk arritën të këndellen kurrë më, para shekullit të XV i kanë dhënë kulturës botërore shumë gjëra nga të gjitha fushat e artit, të filozofisë dhe të shkencës. Por ky zhvillim u ndal në shekullin XV dhe nuk u ringjall më kurrë. Sot Arabët, kudo që jetojnë, konsiderohen rajone të pazhvilluara të botës, të mbërthyera me regjime politike mesjetare, të kaluara nga prapambetja kronike ekonomike dhe kulturore. Sot vendet Arabe, të gjitha së bashku, edhe pse i kanë monarkët dhe oligarkët më të pasur të botës, nuk mund t’i konkurrojnë Izraelit në asnjë fushë të veçantë dhe, meqë po flasim për kulturën, Izraeli i tejkalon, pesë fish, të gjitha vendet arabe, njëherësh, për botimin dhe shpërndarjen e librit.
Izraeli pak milionësh e tejkalon qindra herë tërë botën arabe me të arriturat shkencore, teknologjike, ekonomike, ushtarake, sportive, kulturore etj. Përveç naftës, për shumë shekuj, arabët nuk kanë arritur t’i japin botës asgjë të veçantë që mund të futet në historinë e zhvillimit njerëzor përveç luftërave mes tyre, prapambeturisë kronike, primitivizmit, ksenofobisë dhe urrejtjes për çdo gjë që nuk është arabe dhe ‘islame’.
E keni bërë me mjeshtri dhe në heshtje të plotë duke indoktrinuar kë keni mundur vetëm që shteti ynë të marrë një pamje të një shteti aziatik arab. Askush nuk e ndalon askënd që ta ushtrojë fenë e tij, askush s’mund ta ndalojë asnjërin që të ndihet ashtu si dëshiron në aspektin e besimit por, ama, një shtet normal demokratik nuk mund ta durojë ndërrimin e identitetit të tij politik dhe kulturor pse një krye hoxhë apo një bashkësi fetare e ka një axhendë të dyshimtë antishtetërore dhe antikombëtare.
Unë, pa dyshim, këtë formë të veprimtarisë ‘fetare’ e quaj tradhti kombëtare.
Po shkaku që, më në fund, të ta shkruaj këtë letër të hapur është një kërkesë e këtyre ditëve që Ju ia paskeni drejtuar Kryeministrit të Kosovës për lejimin e bartjes së shamive në shkolla.
Bravo, Hoxhë.
Ti dhe BIK-u keni krijuar një kauzë. Shamitë. Kjo është një e arritur për një Bashkësi fetare të një shteti dhe paraqet një imazh tepër përparimtar të zhvillimit të një institucioni të tillë. Por, meqë bartja e shamisë, është një çështje shoqërore dhe edhe politike dhe, meqë po futemi në politikë, do të doja të t’i kërkoj disa shpjegime apo edhe informata të cilat do ta dëshmonin kontributin shoqëror dhe politik të BIK-ut duke e përjashtuar, kështu, të arriturën dhe kërkesën tuaj më madhore, mbulimin e vajzave me shami.
Në këtë kontekst të kontributeve të mëdha, të lutem mos ma përmend objektin e medresesë që përdorej në vitet 90-a për aktivitetete të ndryshme kulturore dhe politike ngase nuk është kontribut i BIK por ishte, thjeshtë, një rastësi ose jo rastësi që medreseja të mbetej i vetmi objekt i pauzurpuar nga pushteti serb i asaj kohe gjë që e mundësoi përdorimin e tij për nevojat që i përmenda më lartë.
Tash t’i futemi historisë pak, Hoxhë, në lidhje me kontributet!
Ta zëmë ju që po kërkoni që vajzat tona të vishen e të sillen dhe të mbulohen si arabe, ç’farë mund të më flisni për historinë? Po e filloj që nga shekulli i tetëmbëdhjetë meqë është një periudhë më e hulumtuar dhe ndoshta periudha me intensive e konvertitmit të popullsisë së krishterë në myslimanë.
Meqë ju, Hoxhë, po kërkoni mbulimin e vajzave tona me shami (sepse po e konsideroni si një nga të drejtat e njeriut), më thuaj të lutem cili është kontributi i klerit fetar mysliman dhe në shkollimin e vajzave dhe kujdesin ndaj te drejtave të vajzave shqiptare që nga shekulli 18 dhe deri tash? Nëse të përgjigjem se në historinë tonë nuk njihet asnjë kontribut i tillë, nuk besoj se do të keni fakte të më kundërshtoni.
Për t’ua bërë më ët lehtë, po i largoj vajzat nga pyetja dhe po Ju pyes tepër thjeshtë: Cili është kontributi dhe ç’ndikim kishte kleri mysliman në shekullit 18, 19 dhe 20 në shkollimin e djemve dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre njerëzore dhe të tjera? Nëse të them se, në historinë tonë, nuk shënohet ndonjë ndikim dhe kontribut për t’iu përmendur, nuk besoj se mund të gjesh argumente për të më kundërshtuar.
Apo, edhe më thjeshtë, Hoxhë Terrnava, më thuaj apo, thjeshtë, po të bëjë pyetje, pa të kërkuar përgjigje, në lidhje me kontributin e klerit mysliman, sidomos suni, në lëvizjen për kombformim dhe shtetformim që nga shekulli 18, 19 dhe 20. Do të gëzohesha shumë të me jepje një përgjigje në të cilën do t’i përmendje disa fakte të pakundërshtueshme. Sigurisht nuk po te pyes për individë por për lëvizje politike e shoqërore të organizuara.
Apo po ta thjeshtësoi pyetjen dhe po kërkoj nga ju të më thoni nëse kleri mysliman i këtyre periudhave ka bërë përpjekje, qoftë individuale por më shumë politike, për ta ngritur popullsinë e vilajeteve shqiptare në një nivel më të lartë arsimor. Siç e dini, Hoxhë, në këto periudha, popullsia e vilajeteve shqiptare, sidomos ajo myslimane, ishte 99.9% analfabete.
Nëse edhe këtu nuk keni përgjigje, Hoxhë, të kisha lutur që të flisje dhe ta shpjegoje faktin se si, edhe pse gjithçka ishte në duar të besimtarëve dhe të klerit myslimanë suni, për 300 vjet me radhë, edhe pse në vilajetet tona ishin më shumë se 3000 shkolla të ndryshme turke, serbe, greke e vllehe, asnjëra prej tyre nuk ishte shqipe.
Ju, Hoxhë, që dëshironi ta instaloni një formë tjetër të kulturës në këtë vend, si do t’ua shpjegonit besimtarëve tuaj por edhe popullatës tërë këtë yrysh antikombëtar drejt turqizimit dhe arabizimit kulturor të vendit. Si e komenton historikisht faktin se në të gjitha periudhat historike, Turqia, përmes kleri mysliman dhe shërbëtorëve shqiptarë (edhe kur mbanin ofiqe e tituj pashallarësh), ndikoi në shkatërrimin e çdo tendence dhe përpjekjeje kombëtarizuese të shqiptarëve. P.sh., Hoxhë, po ta përmend një shembull që e dinë të gjithë. Nëse e kujtoni vitin 1830, duhet ta dish se ky vit është viti i Masakrës së Manastirit, ku, për një natë, janë prerë, masakruar dhe vrarë më shumë se 1200 krerë shqiptarë të Toskërisë. Ky akt bëri që, edhe për afro 100 vjet, të pamundësohet krijimi i shtetit tonë. Ta përmenda njërën masakër dhe s’po t’i përmend të tjerat të ngjashme që kanë ndodhur, thuaja, në tërë territorin etnik shqiptar dhe për të cilat ose nuk keni lexuar e nuk dini gjë, ose, nëse ke dëgjuar apo lexuar, i fsheh nga besimtarët tuaj mysliman dhe nga opinioni i gjerë.
Ti, Hoxhë, nëse ende ndihesh shqiptar, duhet ta marrësh guximin dhe këtij populli t’i kërkosh të falur për të gjitha dëmet që ish dhe mekanizmat e tashëm të besimit islam, të cilët i përfaqësoni dhe i keni trashëguar, i kanë shkaktuar popullit tënd, sidomos nga gjysma e dytë e shekullit XIX e deri me tash.
Ti, Hoxhë, duhet të kërkosh falje historike ndaj popullit tënd ngase kleri mysliman suni për më shumë se një shekull e gjysmë, te të gjitha momentet e mëdha historike, ka qenë në anën e kundërt të historisë.
Ishte kundër historisë në kohën e rilindjes kombëtare;
Ishte kundër historisë në kohën e luftërave për pavarësi;
Ishte në anën e mbrapsht të historisë kur u shpall shteti shqiptar;
U vu në shërbim të pushtetit serb, për shumë decenie, në dëm të popullit, të arsimimit të dhe të zhvillimit të tij.
Ju, hoxhë, dhe mekanizmat që përfaqësoni, duhet t’ia shpjegoni popullit tuaj rolin e klerit islam suni, në dy shpërnguljet e mëdha të popullit shqiptar drejt Turqisë para dhe pas luftës së dytë botërore. Ndoshta besimtarët tuaj nuk e dinë por për të të dy fushatat masive të shpërnguljes së shqiptarëve janë bërë me ndihmën klerit myslimanë shqiptar të cilët, ishin në shërbim të plotë dhe të pakusht të pushtetit serb.
Ju, hoxhë, duhet ta hulumtoni dhe ta tregoni rolin negativ dhe vendimtar që kishte kleri mysliman suni, në të gjitha periudhat, në pengimin e arsimimit të popullit shqiptar, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni.
Paraardhësit tuaj, hoxhë, deri në vitet 60-të, kanë propaganduar prapambetjen e popullit të cilit i shërbenin. Ata duke përdorur autoritetin e tyre fetar dhe besimin që popullata e paarsimuar kishte në ta, kanë penguar, në mënyrë sistematike dhe të organizuar arsimimimn e popullsisë myslimane, kryesisht shqiptare.
Ju duhet t’iu kërkoni falje të gjithë atyre burrave dhe djemve të cilët, edhe pse ishin të etur për t’u shkolluar, u penguan nga paraardhësit tuaj të shkolloheshin dhe të përparonin në jetë. (një nga të tillët që ka rënë viktimë e paraardhësve tuaj ishte edhe im at të cilin, për shkak të ‘rrezikut se do të bëhet shka’, me insistimin e hoxhës së fshatit, nuk e dërguan kurrë në shkollë dhe, për këtë, ai u detyrua që, fshehtas, në mënyrë autodidakte, ta mësojë shkrim leximin.)
Ju gjithashtu, Hoxhë, duhet t’iu kërkoni falje qindra mijëra vajzave dhe grave shqiptare myslimane të cilat, nga shkaku i propagandës islamike të bërë nga kleri mysliman dhe e nxitur nga armiqtë tanë historikë, linden, u rriten, u bënë nëna e gjyshe dhe vdiqën pa ditur dhe pa e pasur mundësinë ta mësojnë një shkronjë të vetme. A s’është ky një lloj gjenocidi kulturor, Hoxhë?!
Paraardhësit tuaj, Hoxhë, me shekuj, kanë propaganduar dhe i kanë ‘mësuar’ besimtarët e tyre se myslimanët nuk duhet t’i ruajnë varret e të parëve. Prandaj, Hoxhë, shumë nga ne, nuk dinë ku i kanë varret e stërgjyshërve të tyre. Për këtë, Hoxhë, edhe njëherë, ke obligim moral që t’iu kërkosh falje të gjithëve, të gjallëve dhe të vdekurve.
T’i kthehemi aktualitetit, Hoxhë!
Paske kërkuar që në shkollat tona të lejohet bartja e shamisë. Në cilën sure të Kuranit apo në cilin ajet të tij, i kërkohet vajzës myslimane bartja e shamisë dhe mbulimi i kokës dhe i fytyrës? Na thuaj publikisht!
Në suren 33, ajetin 59, nuk thuhet kështu. Në të vërtetë kjo është sureja e vetme ku flitet ‘për mbulimin e gjoksit’ dhe të pjesëve të turpshme të trupit.
Mos po e bën këtë kërkesë, pra, ngase ke detyrë nga shërbimet sekrete dhe shtetet të cilëve iu shërben. Mos ato shtete, Hoxhë, të kanë dhënë detyrë që me anë të shamisë, fillimisht, ta fillosh një proces të pandalshëm të islamizimit të plotë të Kosovës. Mos e ke këtë detyrë nga Turqia apo nga ndonjë vend Arab apo je aq naiv dhe aq budalla dhe këtë kërkesë e kë bërë ngase një mëngjes je zgjuar ‘mahmurrshëm’.
Hoxhë nuk dua të vazhdoj me gjatë me ty. Më vjen keq që Ju, si i pari i myslimanëve të Kosovës, bëni kërkesa aq primitive. Më vjen keq që ti nuk bën thirrje për përparim shpirtëror dhe shoqëror, më vjen keq që ti nuk i nxitë djemtë e vajzat e reja të punojnë për të arritur majat e suksesit në fushat që ata kanë talente dhe mundësi.
Pse ti, Hoxhë, nuk kërkon nga besimtarët tuaj që të parën gjë që duhet dashur është atdheu.
Pse ti, Hoxhë, nuk ua tregon besimtarëve tuaj se identiteti i parë i tyre në botën e globalizuar është kombi i tyre dhe përkatësia e tyre shqiptare.
Pse ti, Hoxhë, nuk ua tregon besimtarëve tuaj se, në botën moderne, në marrëdhëniet mes shteteve dhe kombeve, janë interesat politike dhe gjeostrategjike dhe asnjëherë përkatësia fetare apo ndonjë sentiment tjetër shpirtëror që i përcaktojnë marrëdhëniet mes shteteve dhe popujve. Këtë është dashur tua tregosh me shembullin e investimeve miliardëshe turke në Serbi. Është dashur t’ua thuash besimtarëve tuaj se shtetet nga të cilët ata kanë kopjuar mjekrat, shamitë, mbulesat dhe pantallonat ¾ nuk e njohin vendin e tyre ngase, për ato vende, me të rëndësishme janë marrëdhëniet me Rusinë e Serbinë sesa një grusht myslimanesh budallenjë që nuk dinë se ç’janë dhe që janë manipuluar keqas në një vend të izoluar të Ballkanit.
Nuk po vazhdoj më tutje, Hoxhë! Deshta vetëm të ta bëj me dije se e kam friken se ju dhe BIK-u po shndërrohi në vegël të shteteve dhe shërbimeve të huaja sekrete për t’i realizuar interesat e tyre në Kosovë si një lloj trampoline për depërtim në Evropë, politikisht, ekonomikisht apo edhe fetarisht. Kosova nuk duhet të bëhet mashë e cilësdo fuqi lindore, bile as e Turqisë. Kosova ka nevojë për shkolla të mira, për spitale të mira, për rrugë të mira, për ekonomi të zhvilluar dhe për perspektiva të reja për rininë. Ju, duke promovuar, kulturën e huaj, zakonet e huaja, sjelljen e huaj, duke promovuar primitivizmin islam të vendeve të lindjes po e dëmtoni tepër shumë dhe po e rrezikoni shtetin dhe identitetin kombëtar. Në një shkrim të mëhershëm kam përmendur dëmin politik që Kisha Ortodokse po mundohet t’ia shkaktojë Kosovës. Po e theksoj se dëmi që BIK-u mund t’i bëjë vendin mund të jetë tepër më i madh dhe tepër më i rrezikshëm.
Prandaj, Hoxhë, fajtor është ai që vepron për ta bërë të keqen por edhe ai që nuk vepron për ta ndalur atë.
Fajtorët e nivelit tuaj nuk janë të thjeshtë, Ti dhe të ngjashmit tuaj mbani përgjegjësi historike për të bëmat dhe mosveprimet tuaja.
Në fund, Hoxhë, po të drejtohem si prind, xhaxha dhe gjysh i vajzave të vogla! Ti s’ke asnjë të drejtë që të përcaktosh se si duhet ti vishet vajza apo mbesa ime. Ti s’ke asnjë të drejtë ta përcaktosh se si dhe në cilën traditë vajza apo mbesa ime e ushtron besimin e saj. Përfundimisht, nuk ke të drejtë të përcaktosh se si duhet të shkojë dhe të mësojë në shkollë cilado vajzë shqiptare e Kosovës.


Ti, Hoxhë, mund të ndihesh i fuqishëm dhe me shumë ndjekës, por ti s’ke asnjë të drejtë të veprosh në kundërshtim me lirinë e gjithsecilit dhe të askujt. Ti drejtoje BIK-un, ruaje BIK-un nga skandalet dhe punët e ndyta korruptive. Ti, Hoxhë, nuk guxon që pozitën tende ta përdorësh për ta dëmtuar shtetin dhe imazhin e vendit. Nuk guxon as të mos veprosh kur ndonjë ngjarje e dëmshme ‘islame’ shfaqet por ‘nuk e ka burimin’ te ti dhe të BIK.
Larg duart nga shkollat tona, Hoxhë! Larg duart nga nxënësit tonë dhe rinia jonë! Larg duart prej vajzave dhe mbesave tona të mitura! Larg duart nga shteti! Larg duart nga ndërhyrjet në kulturën dhe traditën e lashtë shqiptare! Mos e bëj argatin e djallit!
Në historinë tonë e përmendin Haxhi Qamilin! Ju mund të bëheni një i tillë!
S’po vazhdoj më tutje, Hoxhë! Mëkatet ndaj atdheut nuk falen kurrë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu