Kreu Blog Faqe 1264

Gjekë Marinaj, poeti erudit malësor shqiptaro-amerikan po pushton botën me poezinë e tij

0

Nga Korea e Jugut, në Kazakistan, nga Rumania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë vende të tjera të botës, njihet emri, ndihet zëri, përkthehen dhe lexohen veprat dhe sidomos poezitë e poetit, shkrimtarit, përkthyesit dhe kritikut letrar shqiptaro-amerikanit të shquar nga Malësia e Madhe, Z. Gjekë Marinaj.

Dr. Gjekë Marinaj ka lindur në fshatin Brrut të Kastratit në Malësi të Madhe në vitin 1965. Është larguar nga Shqipëria në qershor të vitit 1991 për të emigruar në Shtetet e Bashkuara.  Është i njohur, botërisht, tanimë si poet, shkrimtar, përkthyes, kritik letrar dhe themelues i Teorisë së Protonizmit – një formë kjo e kritikës letrare që ka për qëllim të promovojë paqën dhe të menduarit pozitiv.  Ndër të tjera detyra, Dr. Marinaj, është drejtor i Shtëpisë Botuese Mundus Artium Press dhe Redaktor i revistës Mundus Artium.  Aktualisht, Dr. Marinaj jep mësim në Richland College të shtetit Teksas. Është autorë i dyzina librave në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja. Gjekë Marinaj është gjithashtu themelues dhe ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.  Dr. Gjekë Marinaj vazhdon të jetë afër komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë të cilën ai ka themeluar dy dekada më parë – siç ishte rasti i festimit të 20-vjetorit të themelimit të saj në Nju Jork, fund vitin e kaluar.  Frank Shkreli/ Kronikë nga komuniteti shqiptaro-amerikan: 20-vite krijimtari letrare në Amerikë | Gazeta Telegraf – Zotit Marinaj mban gjithashtu titullin e lartë, “Ambasador i Kombit”, nga Republika e Shqipërisë.

Duke marrë parasysh veprat dhe punën e palodhëshme të poetit e shkrimtarit shqiptaro-amerikan, Gjek Marinaj, është gjithmonë një kohë e përshtatëshme dhe plot arsye për të shkruar për arritjet e tija si poet, shkrimtar, edukator, activist I komunitetit, e tjera.  Por, po përdor sot rastin që të njoftoj lexuesit shqiptarë në diasporë, në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve tona, për dy dekorata ndërkombëtare, dorëzuar kohët e fundit, Dr. Gjekë Marinajt — njëra nga Rumania e tjetra nga Kazakistani.

Në një njoftim për media e datës 7 gusht, 2022 (Press release), botuar në një numër portalesh anglisht në internet — Awards in Kazakhstan, Romania Celebrate Gjekë Marinaj’s Literary Achievements – Digital Journal — thuhet se, “Si pjesë e misionit të vazhdueshëm të zhvillimit të diplomacisë kulturore nepërmjet letërsisë, Dr. Gjekë Marinaj PHD, është dekoruar me dy çmime të rëndësishme – një në Azinë Qendrore dhe tjetri në Evropën Lindore.  Në Maj të 2022, Dr Gjekë Marinaj, një poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar Shqiptaro-Amerikan banues në rrethinën e qytetit Dallas të Shteteve të Bashkuara është dekoruar  nga ente letrare dhe kulturore në Republikën e Kazakistanit dhe Rumanisë.”

Për arritjet në fushën letrare të Dr. Gjekë Marinajt, dekoratat iu dhanë atij si shpërblim për kontributin e tij ndaj letërsisë moderne botërore.  Në qytetin Turkestan të Kazakistanit, këshilltari i Bashkisë së qytetit Ansar Abdikulov i dorëzoi Dr. Marinajt, dekoratën për shkrimet e tija dhe për kontributin e tij në fushën e kulturës botërore.  Prezantimi i çmimit u zhvillua në një veprimtari të organizuar në Sallën e Asambleve të Muzeut Rajonal, “Uly Dala Ely”, thuhet në njoftimin për median. Zhibek Iskakova, kryeredaktore e revistës “Kazakistani i mrekullueshëm-2050”, u spreh në ceremoninë e rastit se “Gjekë Marinaj është poeti për të cilin po pret bota. Unë besoj se asnjë shpërblim nuk është i barabart me kontributin që ai i ka dhënë e i jep letërsisë moderne botërore. … Ai është me të vërtetë një poet që ka pushtuar botën me krijimtarinë e tij”, është shprehur Iskakova.

Duke pranuar dekoratën në Kazakistan, Gjekë Marinaj falënderoi përfaqsuesit e atij vendi për vlerësimin e veprave të tij duke thënë se, “Kjo ceremoni dhe ky çmim, janë dëshmi se letërsia e vërtetë ka fuqinë magjike të na bashkojë, nga një kontinent në tjetrin, nga një vend në tjetrin, nga një kulturë në tjetrën, nga një dashuri për njerëzimin, në tjetrën. Ky nderim ka një kuptim të thellë për mua”, shtoi poeti me origjinë nga Malësia e Madhe, “sepse vjen nga Kazakistani, një vend ky që duket sikur ka më shumë oksigjen të lëshuar në ajër nga fjalët letrare sesa nga të gjitha gjethet e pemëve.  Dhe është kënaqësi të kesh një filxhan ajër të pastër dhe një gotë me poezi të freskët me ju sonte, në nderim të dashurisë tonë të përbashkët për letërsinë dhe për të gjithë njerëzit në botë, të cilët mund të përfitojnë prej saj.”

Ndërkaq, në Rumani, sipas të njëjtit njoftim për media, Dr. Gjekë Marinaj u dekorua me çmimin e lartë që jepet në emër të shkrimtarit të njohur të Rumanisë, Paul Iorgovici (1764-1808), nga Këshilli i zonës administrative Caras-Severin, njëra prej institucioneve më të rëndësishme politike dhe administrative të rajonit të Maleve Banat të Rumanisë. Edhe kjo dekoratë rumune është një shpërblim që u jepet figurave të shquara – rumune dhe të huaja — të fushave të kulturës, letërsisë dhe artit.  Dekorata iu dorëzua Profesor Dr. Gjekë Marinajt nga Profesoresha e Clara Maria Constantin e cila tha se “ishte një nder i madh për të gjithë banorët e krahinës Caras-Severin për të pritur një person të këti kalibri, ndaj të cilit planeti ynë i ka borxh atij për punën që ka bërë.”  Ndërsa një folës tjetër në atë tubim, Prof. Dr. Cornel Ungureanu, e cilësoi vizitën e shkrimtarit e poetit shqiotarao-amerikan Gjekë Marinaj në atë qytet “si një ngjarje historike që na bën të pranishëm në hartën e letërsisë evropiane.”

Dr. Marinaj, nga ana e tij, e cilësoi dekoratën rumune, si një prej “papritshmërive më të mëdha të jetës time profesionale dhe një prej nderimeve më domethnëse të karrierës time”, shtoi poeti Marinaj. Shkrimtari shqiptaro-amerikan theksoi gjat[ fjalës së tij se “Rumania ka provuar gjatë gjithë historisë së saj se shpirti dhe fryma e saj kanë kanë të gjitha gjërat e nevojshme për të kultivuar një kulturë dhe art të mrekullueshëm, Rumania,vendi i shkrimtarëve të mëdhej si Vasile Alecsandri, Mihai Eminescu, Constantin Lucaci dhe Ana Blandiana”, është shprehur, ndër të tjera Z. Marinaj gjatë pranimit të dekoratës së tij letrare në Rumani.

Sipas shumë burimeve mediatike amerikane dhe ndërkombëtare, Dr. Gjekë Marinaj është emëruar disa herë për Çmimin Nobel në Letërsi. Por në këtë ndërkohë, Profesor Marinaj po grumbullon çmime dhe dekorata nga mbarë bota. Vitin që kaloi, poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptaro-amerikan është dekoruar me njërin prej çmimeve letraro-kulturore më prestigjioze të Koresë së Jugut, “Çmimin Letrar Ndërkombëtar Changwon KC”, duke theksuar “kontributin e madh jetësor dhe etikën kulturore në letërsi”, të Dr. Marinajt – duke theksuar se ai gjithmonë, “i vendos njerëzit në qendër të punës së tij, frymëzon paqën përmes poezisë dhe këndon për përmirësimin dhe sjelljen e shpresës në botë”.

Prej nderimeve dhe dekorimeve të shumta gjatë viteve nga të gjitha anaët e botës dallohen, ndër të tjera, Çmime Kombëtare Letrare nga qeveria dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Vietnamit, Çmimin “Autori Ndërkombëtar” të Italisë, Çmimin “Poeti i Botës” të Uzbekistanit, Çmimin “Poet Botëror” të Bengalit Perëndimor dhe Çmimin shumë prestigjioz “ISISAR” (Shoqata Ndërkombëtare për Studime Ndër-Kulturore dhe Kërkime) për kërkimin e paqës përmes letërsisë.

Shumë individë dhe ente të ndryshme prestigjoze shpesh kanë venë në dukje poezinë protestuese, “Kuajt” të Z. Marinajt, botuar në Shqipëri, në vitin 1990, si një protestë ndaj regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës, që detyroi poetin të ikte në Amerikë.

“Tërë jetën duke vrapuar rrimë / Shohim veç përpara / Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë. / Ne nuk kemi emër / Të gjithëve kuaj na thonë. / Nuk qajmë, / Nuk qeshim; / Heshtim, / Dëgjojmë; / Hamë atë ç’na japin, / Ecim nga na thonë, / Asnjë nga ne s’është mendje hollë. (…) “Kush qe kalë mbreti, / Posti qe i lartë,/Kush qe kalë princeshe./I bënë shalë të artë,/ Kush qe kalë fshatari,/Pat samar me kashtë,/ Kush qe kalë i egër,/ Tërë jetën fjeti jashtë,/ Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut!” (Gjekë Marinaj “Kuajt”, 1990)

Po, kush është ky intelektual erudit malësor i përmasave botërore? Prof. Dr. Gjek Marinaj është vërtetë intelektual, poet e shkrimtar, që tashti e njeh bota. Një intelektual i ushqyer me dituri dhe kulturë të vërtetë.  Një intelektual — siç e përcaktonte Ernest Koliqi intelektualin – i cili urren çdo sundim absolut. Një njeri i cili beson se ka një farë fuqie intelektuale për të marrë pjesë në caktim drejtimesh që vlejnë për kombin dhe për botën, në të cilën jetojmë. Intelektuali shqiptaro-amerikan me origjinë nga Malësia e Madhe, Gjek Marinaj, siç sugjeron edhe poezia e tij “Kuajt”, nuk duron diktatura as diktatorë. Por, është një intelektual shqiptaro-amerikan i cili “i vendos njerëzit në qendër të punës së tij, frymëzon paqën përmes poezisë dhe këndon për përmirësimin dhe sjelljen e shpresës në botë”.  Një intelektual, i cili, “Në zemër të vet dëshiron lirinë, e vetmja që lejon mendjen krijuese t’i shërbejë kombit dhe njerëzimit për një bujarsim shpirtënuer”, për veten dhe për të tjerët. (E.Koliqi). Ashtu siç bënte vite më parë poeti dhe shkrimtari i madh, Martin Camaj, një erudit tjetër i Malësisë së Madhe, duke iu drejtuar bashkombasve të vet me thirrjen për bashkim, “Avitu, njeri! Afrohuni shqiptarë! Frank Shkreli/ Një thirrje nga shkrimtari i lartësive, Martin Camaj: “Afrohuni shqiptarë!” | Gazeta Telegraf – ashtu edhe një tjetër poet i madh i ditëve tona nga Malësia e Madhe Gjekë Marinaj, (Mos më ik larg”), me poezinë e tij e ka këthyer botën në një fushë veprimi për fuqinë magjike të poezisë së tij, për të bashkuar njerëzimin, “nga një kontinent në tjetrin, nga një vend në tjetrin, nga një kulturë në tjetrën, nga një dashuri për njerëzimin, në tjetrën.”

Lartë e më lartë intelektuali ynë, Prof. Dr. Gjekë Marinaj, eruditi malësor shqiptaro-amerikan që më veprimtarinë tënde letrare po pushton botën! Jemi krenarë për ty dhe me ty për veprat tua të njohura dhe të vlerësuara tanimë anë e mbanë botës. Vepra, me të cilat jo vetëm po frymëzon paqë e shpresë për njerëzimin por që, njëkohësisht, me kulturën tënde perëndimore, të rrënjosur thellë në traditat dhe doket bujare shekullore të malësorit — të gërshetuara në veprimtarinë tënde letrare dhe njerëzore — po i sjellë nder e lavdi edhe emrit shqiptar në botë. Qofsh gjithmonë me faqe të bardhë!

Gjekë Marinaj - Mos më ik larg

Profesor D. Gjekë Marinaj, themeluesi dhe ish-Kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë vazhdon të jetë i interesuar në zhvillimet kombëtare dhe kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan.  Dr. Marinaj me një grup pjesëmarrsish në 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Dhjetor, 2021 – Salla Illyria, Nju Jork.

                  Autori me poetin dhe shkrimtarin disident, Z. Visar Zhiti, simbol i qendresës antikomuniste. Nga Malësia e Madhe, Prof. Dr. Gjekë Marinaj, themelues i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, edhe ky i arratisur nga komunizmi –Nju Jork, Dhjetor, 2021

Ti shqiptar pse rënkon?

0
Ndoc Bushgjoka, shkrimtar, Tropojë
___
TRAGJIZMI SHQIPTAR
Gjithë vendet gëzojnë,
Ti Shqipëri pse pushon?
Gjithë njerzitë këndojnë,
Ti shqiptar pse rënkon?
Ç A J U P I
A kanë të drejte të na urrejnë arbereshët e Greqisë !
Apo kemi ne të drejtë?
” Se ç’eshte e drejte dhe ç’eshte e padrejte nuk eshte perhere e lehte te gjendet. Dhe jo vetem kaq, por pas gjetjes se saj, eshte po aq e veshtire , ne mos me teper, te bindesh publikun per te. “
” Ka njerez qe mendojne se e drejta mund te jete njekohesisht te te dy palet kundershtare.. Por keta jane indiferentet, te lodhurit, dhe shpirtdobetit.. E drejta s’mund te jete kurre e te dy paleve, ajo i perket vetem nje ane. “
” E drejta nuk eshte e palevizshme, perkundrazi ajo mund te shtegetoje, mund te zhvendoset, nga njera pale , te pala kundershtare.”
Keto na meson Eskili
Dhe se teprimi i mbrojtjes te se drejtes tende, mund te çoje ne padrejtesi ose ne ikjen e se drejtes, te armiku yt.
Ne vitin e larget 1821 shqiptaret e Greqise, të krishtere e muslimane, u beslidhen per lufte kunder pushtuesit te urryer turk. Programi, dhe strategjia ishin sipas planeve te Ali Pashes.
Per tu perfshire ne kryengritje u ftuan dhe Pashallaret e Shkodres etj. Për në Shkoder udhetoi Gjergj Karaisko, edhe ai i formuar ne oborrin e Ali Pashes.
Por çfare ndodhi ?
Me fillimin e kryengritjen tharmi fetar, si nga kisha e Fanarit, dhe nga pushtuesi islamik turk, beri qe Kryengritja te kthehej ne nje lufte civile.
Ne nje ane ishin arvanitet qe luftoin ne trojet e tyre kunder turkut per liri, e ne anen tjeter ishin pashallaret shqiptare, qe me mercenare shqiptare, sulmuan arvanitet per ti vrare, per ti nenshtruar, per ti shitur rober e asgjesuar mizorisht.
Nje kenge e vjeter e tregon mjerimin dhe tragjedine shqiptare:
Vjen Junani me shtate gjemi,
Ndal Junan ku don me shkue,
Se m’ka çue Baba skelat me rue…
Ashtu kendonte gega i shkrete, nizam i turkut, duke luftuar per sulltanin – baba dovletin, kunder vellezerve te tij te gjakut ne More, ishujt etj.
Kjo eshte e verteta. Dhe kjo ka bere qe shqiptaret dhe arvanitet qe nga ajo kohe e deri me sot te jetojne ne urrejtje njeri me tjetrin.
Ja nje fakt i thjeshte:
Ne vitin 1823 dy pashallare shqiptare Omer Pashe Vrioni dhe Mustafa Pashe Bushatlliu ne sherbim te turkut osmanlli u nisen per te shtypur kryengritjen e arvanitasve.
Mustafa Pasha i Shkodres, ose Mustaf Pashe budalla nga Shkodra udheton per ne More te vrase shqiptaret ne trojet e tyre, per ti bere qejfin sulltanit turk pushtues e mizor, armikut me te madh te shqiptareve.
Ne Karpenis, perpara ushtrise mercenare të Mustafë Shkodranit, vihen trimat e Sulit, gegë edhe ata, me shqiptarin e shquar Marko Boçarin.
Shqiptaret ( se ne fakt ata qe luftonin per liri ishin shqiptare ) korrin fitore, por nje plumb e merr Marko Boçarin.
Kjo ndodhi me 9 gusht 1823. Thuhet se Marko Boçari u vra nga nje mercenar ne sherbim te turkut. Lleshi i Zi nga Mirdita, siç e tregon dhe kenga suljote :
Nje latin, nje qen, dora si s’ju tha.
pushken e zbrazi mbi Marko Boçarin.
Edhe sot ka “shqiptarë” – dhe nota bene katolikë, qe mburren per vrasjen e Marko Boçarit.
Ec e merre merre vesh mburracakerine shqiptare.
Po sikur arvanitet te kishin ardhur nga Moreja në shërbim të turkut për të asgjesuar kryengritësit antiosman në vitet 1910 – 1912? Si do na dukej ne ?
Ne vitin 1824 dhe nje tjeter shqiptar Ibrahim Pashe Misiri u sul me shpate e urë ne dore kunder kryengritesve shqiptare ne Greqi. Mjafton te thuhet se ne ujdhesen e Kasos u shfaros e gjithe popullsia dhe 2000 gra u shiten skllave ne Aleksandri. Ndersa ne Psare nga 30 mije veta as nje e treta nuk shpetoi.
I theksova keto raste per te treguar se kush ishte shkaku i perçarjes shqiptare. Dhe a mund te kishin besim arvanitet tek shqiptaret muslimane?
Me vone me konsolidimin e shtetit grek, me presionet, dhunen, dhe duke pasur per baze pasojat e perçarjes, Kisha greke dhe shteti i saj fondamentalist, arriten qe te bejne dhe shplarjen e trurit te popullsise autoktone. Te asaj popullsie, ipso fakto shqiptare, qe kishte qene lulja e qyteterimit te perbotshem. E drejta e tyre u perdhos edhe me shume kur shteti grek perdite e me shume u helmua ne urrejtjen kunder nje shteti te mjere shqiptar.
Ata kishin te drejte, por kur e shperdoruan te drejten ajo iku prej tyre.
Pas viteve ’90-te qindra mijera shqiptare emigruan ne Greqi. Ata krijuan probleme, e njekohesisht paten shume presione e veshtiresi. Por ne pergjithesi ata u mirepriten.
Kete shume shqiptaret nuk e e kane kuptuar. Jo rralle degjohen sharjet – greku i poshter, vdekje grekut, etj etj. Ka rrezik qe perseri e drejta te arratiset.
Askujt si lejohet t’i beje gjyqin tjetrit pa analize. Dhe analiza me mend ne krye e me te drejten e Zotit do tregoje se feja eshte ne themel te perçarjes mes shqiptareve.
A kane te drejte arbereshet e Greqise ti shikojne me dyshim vellezerit e tyre shqiptare, dhe anasjalltas ?
A kemi ne të drejtë në urrejtjen tonë ?
Te dy palet kane e nuk kane te drejte.
Sepse feja ju ka mjegulluar syte dhe mendjen.
Eshte ajo qe edhe sot po i perçan shqiptaret.

Është naivitet ta injorosh shtetin armik, i cili çdo ditë koncentron forcat e veta ushtarake dhe kryen manovra të përbashkëta me ushtrinë ruse

0
Burimi: Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, më 12 tetor 2021.
Nga: Liri Loshi, Kanada
Deklaratat politike nga politikanët kosovarë në kontekst dhe konotacion global, bëhen për të arritur efekte politike. Deklarata e Albin Kurtit për mundësinë e një shpërthimi të luftës në Kosovë ka pikërisht këtë qëllim. Përfitim politik për Kosovën është zbatimi i reciprocitetit sipas planit dhe kornizës kohore, pra që është nisur më një gusht dhe është pezulluar për një muaj.
Ata që përjashtojnë konfliktin si mundësi në një situatë kur grupet kriminale në Veri bllokojnë shtetin në realizimin e detyrave të tij dhe kur Serbia qartas mbështetë ato grupe, nuk e kuptojnë se mjafton një konfrontim serioz që me shpërthy konflikti i armatosur. Deklarata e kryeministrit Kurti është në harmoni me vlerësimet e qëndrave më të fuqishme dhe më të informuara në botë, të cilat edhe para se të fliste Kurti gjithnjë kanë tërhequr vërejtjen se nëse përhapet konflikti ruso-ukrainas, mundësia e parë e përfshirjes do të ishte Kosova, ku rusët po përpiqën ta bëjnë këtë përmes një Serbie që deri këtu është më shumë lojale ndaj Putinit sesa ndaj Evropës.
Deklarata e Albin Kurtit për mundësinë e luftës, nuk e provokon luftën, por e bën të kundërtën, sepse fton komunitetin ndërkombëtar që ta shtojë vemendjen ndaj Kosovës me qëllim që të mobilizohet seriozisht për ta penguar Serbinë në rast të një sulmi eventual. Është naivitet politik që ta injorosh shtetin armik, i cili çdo ditë koncentron forcat e veta ushtarake dhe kryen manovra të përbashkëta me ushtrinë ruse përgjatë kufirit me Kosovën.
Pra, Albin Kurti po paralajmëron se më një shtator nuk do të tolerohet bllokimi i rrugëve. Ata që besojnë në humanizmin dhe racionalitetin e Vuçiqit le ta kujtojnë deklaratën e tij famkeqe hitlero-fashiste që për një serb do t’i vriste njëqind muslimanë të Bosnes.
Deklarata e kryeminsitrit Kurti për mundësinë e shpërthimit të luftës nuk duhet të frikësojë, sepse Kosova nuk e sulmon askend. Por, Evropa duhet ta dijë se çfarë qasje duhet të mbajë ndaj Serbisë në këto momente delikate. Zgjidhja politike për reciprocitetin duhet të ndodh para një shtatorit 2022, përndryshe situata mund të eskalojë me konflikt.
Mjerisht, reagimet e opozitës janë vetëm refleksive dhe jo strategjike. Reagimet e tilla të orientuara në dobësimin e pozicionit politik të Kurtit, po kryejnë efekt krejt të kundërt, sepse po e përforcojnë atë. Por, problem i vërtetë është se ato janë të dëmshme për vendin. Një faktor politik i përçarë në çështjen e sovranitetot i konvenon vetëm palës ruse dhe serbe. Albin Kurti edhe me këtë deklaratë është një hap para opozitës dhe kritikuesve tjerë të tij.

Teatri doemos duhet të përgjojë jetën …

Intervistoi: Bajram Sefaj, shkrimtar 

Georgi Paro: “Mendoj se ansambli i dramës shqipe (teatrit Popupllor Krahinor në Prishtinë) artistikisht është pjekur për detyra më të mëdha. Keni artistë të mrekullueshëm dhe që është më e rëndësishme ngaj të gjitha gjeneratat”..  

– Georgi Paro, regjisor teatral me ronome botërore, qëndron si mysafir në Prishtinë. Me ansamblin e dramës shqipe të Teatrit Popullor Krahinor, do të vë në skenë “Makbetin” e Shekspirit. Shfrytëzuam rastin dhe për lexuesit tanë iu drejtuan me disa pyetje të cilat asesi nuk pretendojnë që t`i prekin thellësitë e problemeve të teatrove sot në proporcione të gjëra. Por më tepër dritë t`i hudhet Teatrit Popullor Krahinor në Prishtinë, i cili prej vitit në vit arrin rezultate gjithnjë e më të mira.  

Sinqerisht kërkojmë falje që në fillim të kësaj bisede speciale për lexuesit e gazetës sonë, do të nisemi ndoshta hapave steriotipe. Por, megjithatë, prezantimin tuaj e konsiderojmë të domosdoshëm. Shkurtimisht na i përshkruanin “punktet” më karakteristike të rrugës suaj jetësore në botën e teatrit. Cilat janë, ne të drejtë, ato momente të dëshpërimeve (të hidhëta) nga njëra anë, dhe kënaqësisë dhe bindjes në atë çka punoni. Thonë se atë që e bëni – e bëni mirë. Thonë se frytet e punës suaj janë të mira shpirtërore që i nevojiten shumë çdo shoqërie. Përmendni disa suksese të dalluara njëra anë, dhe kënaqësisë dhe bindjes në atë çka punoni. Thonë se atë që e bëni – e bëni mirë. Thonë se frytet e punës suaj janë të mira shpirtërore që i nevojiten shumë çdo shoqërie. Përmendni disa suksese të dalluara regjisori në Teatrin amë, në miqësime në vend dhe në botën e jashtme? 

Paro: shkurtimisht: regjinë e kreva në Akademinë në Zagreb. Pata fatin që profesorë t`i kemë Dr. Branko Gavellën dhe Bojan Stupicën, regjisor tanë më të mëdhenj. Kreva edhe studimet e “filozofisë së pastër në fakultetin filozofik në Zagreb. Konsideroj se këto studime kanë ndikuar në mua si regjisor gati në të vyejtën masë si edhe akademia. Pas kryerjes së studimeve punova në radio dhe në filmin dokumentar. Angaehmanin e parë teatral e mora në Teatrin Popullor kroat në Zagreb. Së shpejti kuptova se nuk do të mund të kem teatrin “tim” (në të vyejtën kohë ky është edhe dëshprimi më i madh në punën time, prandaj u nisa “të gjurmoj teatrin”, domethënë ansamblet ku do të mund t`i realizoja disa projekte të mia. Kështu në TPK bëra regji dhe në të gjitha teatrat e Zagrebit, Karlovcit, Mostarit, Tuzllës, Novi Sadit, Rijekës, Dubrovnikut, në lojërat verore të Dubrovnikut… Mendoj se prej 70 regjive, sa kam bërë deri më tsh ka patur disa të mira (“Jeta e Gduardit II të Brehtit dhe “Aretej” të Kërlexhës në regjinë në SHBA të nja dhjetë shfaqjeve. Jam marrë edhe me pedagogjinë e artit. Kam mbajtur ligjërata nga arti dhe regjia në Akademinë e Zagrebit dhe në disa universitete të Amerikës.Gjatë katër viteve të fundit punoj si drejtor artistik dhe elektor i Teatrit të Sterios. Kam lindur në vitin 1934.  

– Jemi krenarë dhe të lumtur, nuk e fshehim kënaqësinë që gjendemi ndër ne. Jemi mirënjohës që keni gjetur kohë dhe mundësi që të qëndroni si mysafir në teatrin tonë, i cili, siç e dini, është i vetmi teatër profesional në KSA të Kosovës. Me fjalët e sinqerta dhe të ngrohta të mirëseardhjes, pyesim se si keni mundur të vini këtu edhe përpos aq obligimeve dhe udhëtimeve dhe a mund të lidhet kjo me miqësimin e kolegut tuaj dhe bashkëqytetarin tuaj, Tomisllav Durbeshiq, i cili me anëtarët e të njëjtit ansambël me të cilin ju punoni vjet vuri në skenë “gjendjen e shtetrrethimit” të Komiut.  

Paro: Marrëveshja rreth ardhjes sime në këtë mes dhe punës me dramën shqipe të Teatrit Popullor Krahinor zgjat gjatë kohë, pipashë shfaqen f”Erveheja”. Kjo shfaqe, posaçërisht artistët, më pëlqyen aq sa vetë në “gjurmim për teatrin” ndjeva se ku qëndron rasti për punë në ndonjë Shekspirion ose grek. Siç dihet vendosëm për “Makbetin”.  

– Ju keni pyetur duke u nisur nga fakti se posaçërisht disa vite pas, thjesht jani shpërndarë në të gjitha anët dhe keni plotë punë?  

Paro: Është e vërtetë se punojmë mjaft. Jam i vetëdijshëm dhe më vjen keq që shumë bashkëpunime interesante nuk do të realizohen. Nuk dëshiroj të punoj në shpejtësi.  

– Pas këtyre konstanteve të para me TPK në Prishtinë çfarë mendon: gjegjësisht (në heshtje) çka i flitnive tes: a pendoheni për këtë rrugë në të panjohur ose mendoni se keni bërë mirë që keni njohur edhe një pjesë të potencialit të panjohur teatral?  

Paro: Mendoj se ansambli i dramës shqipe artistikisht është pjekur për detyra më të mëdha. Shumë sende, megjithatë, ndikojnë që tërë potenciali artistik i një ansambli të nxitet dhe orientohet kah arritja e rezultatit të lartë artistik. Këtë rol jo të vogël e luan edhe personaliteti i regjisorit. Dëshiroj që kjo me “Maketin” të ndodhë…  

– “Pjesa (simbolikisht) e potencialit (ndoshta) të panjohur teatral” themi me qëllim, sepse me siguri momentalisht jeni më i angazhuari, me këtë edhe regjisor më i kërkuar teatral në Jugosllavi, (ju takojmë lojrat verore të Dubravnikut në Teatrin e Sterios) nga kjo është e arsyeshme të llogaritet se të gjitha forcat artistike, kudo qoftë në vendin tonë, i njihni mirë. Por, llogarisim se ky është kontakti i parë i juaji, takim me artistët teatralë të ke për punon time të tashme këtu, ishte edhe të Kerlexhës e konsideroj si dramë më të mirë tonën të pasluftës. Megjithatë, konsideroj se për “Makbetin” kishim ndarje ideale. “Gloria”, sa dij, edhe më tutje është në repertor. Ndoshta për herën e dytë… tij regjioni, të cilët, ndoshta, deri në momentin e parë i keni patur të panjohur?  

Paro: “Makbeti” është pjesë e vështirë dhe rrallëherë ka sukses në skenë. Dhe ky mund të jetë faktor që artistët “të kafshojnë”…  

– Keni ardhur këtu, siç kuptojmë, të bëni regjinë e “Gloria” të Kanko Marinkoviqit. Megjithatë pa pritur ndryshuat vendimin duke u përcaktuar për “Makbetin” e Shekspirit – pse, çka ishte vendimtare, nëse dëshirojmë kështu të themi, që kështu menjëherë të ndërroni vendimin e parë?  

Paro: Po midis pjesë që vinin parasysh.  

– Në një bisedë për lexuesit e gazetës “OKO” të Zagrebit në mënyrë mjaft të hollësishme keni folur për Dubrovnikun, për “Artejën”, për “Kristofor Kolombon” dhe për shfaqje të tjera që i keni dhënë në vend të hapur, atje ku “artistin nuk mbrojnë as perdet, as kulimat” Prandaj me këtë bisedë përmendet, gjegjësisht përparësitë e tij për shprehje skenike, sepse, siç thatë, atje lëshohen “koncencioni dhe sinjali”. Ju pyes se pse për 26 lojra të kaluara verore. TGeatri i Prishtinës, gjegjësisht asnjë ansambël i tij (i dramës shqipe dhe serbokroate) nuk ka patur rast të paraqitet, me ndonjë shfaqje të veten në Dubrovnik? 

Paro: Ndoshta në pjesën e parë të petjes suaj përmbahet edhe përgjigja e pjesërishme në pyetjen se pse deri tash në Lojrat verore s`ka marrë pjesë drama shqipe. Vërtet, festivali i Dubrovnikut është i vetmi në botë për atë se të gjitha shfaqjet e veta i jep në skenat e hapura natyrore dmth., në sheshet, rrugë, limane, paraqet etj. Specifiteti arkitektonik i këtyre hapësirave në një masë të madhe kushtëzon dhe ndikon në zgjedhje ne repertorit. Ka edhe mendime se ky element është vendimtar. Mendoj se me punën në dramën e Brehtit dhe të Kërlexhës pak janë luhatur teori i tillë, sipas të cilave përveç Shekspirit, Dërzhiqit ose Vojinoviqit, gati shkrimtarët tjerë (dhe epokat) nuk do të kishin vend nën qiellin e Dubrovnikut. Megjithatë, pikërisht këto shembuj tregojnë se sa është i rëndësishëm ambienti i Dubrovnikut për suksesin e ndonjë shfaqje, sepse edhe për Kërlexhën edhe për Brehtin në mënyrë ideale është gjetur. Të kiheshem në fillim: nuk e njoh punën e dramës shqipe gjatë këtyre viteve të fundit. Kam parë disa shfaqje (“Ervehenë”), “Golgotën”, “Revizorin”, “gjeneralin e ushtrisë së vdekur”), prej së cilave me siguri disa prej tyre për kah rezultati artistik mund të shfaqen në Dubrovnik, por vetëm nëse u gjendet hapësirë përkatëse ideale – kur gjithë këtë e arsyetoj në planin teorik, me siguri, kam ndërmend edhe faktin se ne pak njihemi dhe se shpeshherë kanë munguar iniciativat.  

– Sipas jush verës së ardhshme, të themi, Teatri i Prishtinës, a do të ketë rastin të marrë pjesë në LVG, kurse kjo do të përputhej edhe me 30-vjetorin e ekzistimit dhe veprimit të frytshëm të këtij teatri?  

Paro: Nuk e di. 

– Dëshirojmë t`ju pyesim, nëse nuk keni asgjë kundër. Pas këtyre përshtypjeve tuaja të para, ku qëndron Teatri Popullor Krahinor i Prishtinës në krahasim me teatrot tjera në Jugosllavi. Ju pyesim si njeri dhe regjisor për të gjitha shtëpitë teatrale të mbarë Jugosllavisë?  

Paro: Konsideroj se kësaj pyetje i jam përgjigjur në të gjitha përgjigjet tjera në pyetjet tuaja, por nëse dëshironi që edhe njëherë të përsëris këtë do ta bëj me bindje të plotë: keni artistë të mrekullueshëm – edhe atë që është e rëndësishme, prej të gjitha gjeneratave.  

– “Na mungon kryeqësimi reciprok i mendimeve, kapshmërisë dhe dinamikës dhe çdo gjë kryesisht sjellet rreth ankandit…”, midis tjerash ekni thënë në një rast në një bisedë për gazeta, gjatë saj, më intereson a keni mundur edhe në mungesën e njohjes reciproke teatrale?  

Paro: S`kam çka shtoj. Është fakt se kohëve të fundit ka më tepër kontakte, shkëmbime ansamblesh, regjisorësh etj.  

– Nuk do t`i ju pyesim se ç`mendoni mbi kritikën teatrale, sot, pasi dikur për këtë jeni deklaruar haptazi, duke thënë në të “takojmë edhe falsifikime të pastërta” – por në fund të kësaj bisede, dëshirojmë diçka të dëgjojmë për metodën tuaj të punës në teatër, diçka si porosi ose si këshillë regjisorëve të rinj. Çdo të thotë pikërisht (praktikisht), mos është gjë e rastit që shfaqet tuaja, për kah forma turistike, kurse lidhur me këtë, si të arrihet ajo që “jetësorja të përzihet me artin”? – siç keni thënë në një rast.  

Paro: Teatri doemos duhet të dëgjojë jetën. Unë në Dubrovnik kam punuar “kolombon” e Dubrovnikut, në Amerikë “Dundo Maron” të Amerikës, ashtu siç shpresoj këtu të bëj edhe “Makbetin e Prishtinës. Regjisorëve të rinjë s`kam se çka t`u porosis përveç se të kapin çdo punë të mundshme dhe të mësojnë duke punuar, dhe të mos mendojnë se asgjë nuk kanë bërë nëse prej 20 shfaqjeve bëjnë me të vërtet një të mirë  

Bisedën e zhvilloi  

Bajram SEFAJ  

Foto: Fixhri XHELADINI

_____

Shënom:

Ka lindur më 12 prill 1934, në Čačak, Serbi
Ka vdekur më 4. maj 2018, në Zagreb, Kroaci

Kosova Shqiptare nuk mund të mbështillet me shami arabo-turke, në emër të religjionit

0
Në foto: Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje, e cila në emër të “të drejtave e lirive njerëzore”, vazhdon të propagandoj për shami e të drejta të tjera “të munguara të muslimanëve”.
Xhevat Gjini, Viti
___
Besimet (religjionet) janë shpikje të njeriut. Shoqëria njerëzore gjatë dhjetramijëra viteve ka njohur shumë besime – religjione. Shumica e tyre, duke qenë se ishin të shpikura nga njeriu në një kohë dhe hapësirë të caktuar dhe në rrethana të caktuara shoqëroro-ekonomike janë “shuar” dhe harruar. Edhe sot në botë ekzistojnë qindra besime – religjione. Më me ndikim janë ato religjione që u “përqafuan” nga perandori e shtete të fuqishme dhe u përdorën për pushtimin, shtypjen dhe shfrytëzimin e tokave dhe popujve më të vegjël. Pra, përhapja e religjioneve monoteiste u bë kryekëput nga shtete e perandori të mëdha e jo nga zoti… Edhe sot religjionet po përdoren me sukses dhe efikasitet nga shtete të fuqishme për qëllime kryekëput imperialiste. Feja është bër çelësi efikas që hap dyert e popujve të vegjël për të hyrë brenda kapitali, kultura, gjuha, mendësia, veshja, mënyra e jetesës, etj. e shtetit apo kombit që ka interesa të veçanta edhe në tokën tonë shqiptare.
“Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, për ndërtimin e së cilës taksapaguesit e Republikës së Turqisë i kanë bërë të gatshme 45 milionë euro, thuajse janë duke investuar në ndonjë vilajet të dikurshëm turk-osman, e jo në kryeqytetin një shtete të pavarur…! 
Ndërtimi i mijëra xhamive anemban Shqipërisë (jo vetëm në Republikën e Shqipërisë) nuk është as dëshirë dhe as vullnet i kombit shqiptar. Ky është projekt i shtetit që udhëhiqet nga ideologjia dhe ambicja neootomane. Ky projekt për krijimin e imazhit të një vendi “islamik” ka fituar edhe simpatinë dhe përkrahjen e vendeve shoviniste fqinje dhe të miqve të tyre antishqiptarë. Për shtetet që mbajnë të pushtuara dy të tretat e Shqipërisë dhe për aleatët e tyre rëndësi fundamentale ka dobësimi i elementit dhe identitetit shqiptar, qenies shqiptare. Shteti dhe kisha ortodokse serbe i asimiluan-serbizuan shqiptarët ortodoksë, kurse një pjesë të mirë të shqiptarëve të besimit islam i dëboi për në shkretëtirat e Anadollit si “mbeturina turke”. Të njëjtën gjë kanë bër edhe grekët, malazezët dhe “maqedonët”. Për atë pjesë të shqiptarëve të besimit islam që mbetën në trojet e tyre u zbatua projekti i sllavizimit… Krahina të tëra shqiptare me dhunë shtetërore, me xhami dhe imam mercenarë u “transformuan” në “boshnjakë” e “myslimanë” (Sanxhaku, Plava e Gucia, etj.). Fatin e “mbeturinave turke” e pati edhe popullsia shqiptare me besim islam nën Greqi, kurse shqiptarët ortodoksë në masë të madhe u greqizuan, siç bënë edhe malazezët e maqedonët me shqiptarët ortodoksë.
Projekti për “islamizimin” – asimilimin e plotë të kombit shqiptar në Iliri është ringjallur dhe intensifikuar si asnjëherë më parë në kohën kur më shumë se kurrë do të duhejë të fuqizohejë SHQIPTARIA dhe identiteti shqiptar! Prandaj, shqiptarët më shumë se kurrë duhet të përkushtohen, angazhohen dhe “barrikadohen” për gjuhën, kulturën (materiale e shpirtërore) autoktone… Projekti për “islamizimin” (kupto turqizimin-arabizimin…) e shkollës, kulturës, traditës, mënyrës së jetesës, të institucioneve dhe të vetë shtetit është kaq kërcënues sa t’i alarmojë jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit që jetuan e ranë për Shqipëri, Shqiptari, për Gjuhë e Flamur kuqezi. Rinia shqiptare, mësues, arsimtarë dhe inteligjencia përgjithësisht do të duhejë të ishin në ballë të frontit për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar që po rrezikohet nga qarqe, vende e grupe që veç zot nuk kanë e nuk njohin. Përmes partive politike eksponentë dhe mercenarë të këtij megaprojekti antishqiptar kanë hyrë në institucionet shtetërore (vendore e qendrore), në sistemin arsimor e shëndetësor, në polici, drejtësi e në çdo hallkë tjetër të sistemit tonë në Kosove!! Edhe LVV-ja këtë komunitet misionarësh (mercenarësh) i ka pranuar dhe “sistemuar” në të gjitha hallkat e sistemit!! “Hugjumi” i fundit për ndryshimin e udhëzimit që nuk lejon veshje dhe simbolika religjioze në shkollë është rezultat i politikave “proislamike” të partive, edhe më shumë të LVV -së!
Cenimi i laicitetit në shoqërinë shqiptare (edhe në Kosovë) do të ishte fundi i Republikës laike dhe do të kishte kosto të lartë për identitetin tonë shqiptar… Duhet t’u thuhet nxënësve, studentëve dhe shqiptarëve se asnjë luftë e armatosur nuk ka vrarë dhe nuk mund të vrasë më shumë shqiptarë se asimilimi – tjetërsimi që është bërë nga kishat e xhamitë (me fuqinë e shteteve që kishin mbrapa) në emër të fesë e të zotit… Miliona shqiptarë të “vrarë” me këto metoda e mjete në Turqi, në Greqi, Serbi, Mal të Zi, Itali e vende tjera. Kjo nuk do të thotë që “myslimanët” e “boshnjakët” e Sanxhakut, të Plavës e Gucisë, etj. nuk janë njerëz të mirë, por puna është që nuk janë më shqiptarë. Kjo është çështja…

Historia e çikave të Kosovës dhe paramendimi i situatës kur pas luftës Dukagjin Lipa do të ktheheje me familje në Kosovë

0
Familja Lipa: Anesa Lipa, Dua Lipa, Gjin Lipa, Rina Lipa dhe Dukagjin Lipa
Prof. Blerim Latiti, filozof nga Prishtine 
___
Kjo është historia tragjike e çikave të Kosovës:
Dikur nuk i lejonin me shku në shkollë, pastaj, në një kohë tjetër, i helmonin në shkolla, pastaj erdhi një kohë kur i vrisnin, i masakronin e i përdhunonin, e sot, sot në liri, po duan t’i zezojnë, t’i mbulojnë, t’i arabizojnë, t’u vënë në ballë shenjën e të qenit pronë e burrave primitivë.
Dhe politikanët heshtin, sepse mendjen e kanë veç te pushteti i tyre personal, te votat, për të cilat janë në gjendje të koketojnë edhe me dreqin e me t’birin.
Heshtin edhe intelektualët!
Disa nuk kanë guxim të flasin, sepse ndihen të frikësuar nga falangat digjitale vahabiste, e shumë të tjerë sepse e kanë shitë shpirtin.
Kështu çikat e Kosovës po bëhen viktimat e para të projektit perfid të Serbisë për t’i bindë ata që e mbajnë gjallë shtetin e Kosovës, botën perëndimore, se ky shtet nuk bëhet dot, sepse njerëzit e tij kulturalisht na qenkan anadollakë, e jo evropianë, prandaj, rrjedhimisht, çështja e statusit të Kosovës duhet të rihapet!
Sepse një gjë dihet shumë mirë, prej kohësh: pas çdo “rizgjimi fetar” gjithmonë fshihen plane e synime politike.
Paramendojeni situatën: pas luftës Dukagjin Lipa kthehet me gjithë familjen në Kosovë.
Ditë prej ditësh ai fillon të shoqërohet me një imam vahabist. Imami dikur e bindë se fëmijët e tij duhet t’i rris sipas sheriatit. Vajzën me emrin Dua duhet ta mbulojë me shami. Kështu Dua e vogël rritet me edukatën se nuk ka se çfarë të pres nga jeta, përveçse të pres adoleshncën për t’u martuar me një burrë që do ja gjejnë të tjerët dhe të jetojë pastaj si prona private e tij, kryesisht duke u marrë me punët e shtëpisë. E dënuar në analfabetizëm, ajo nuk ka rrugë tjetër: edhe fëmijët e saj do t’i rris si analfabetë.
Paramendojeni të njëjtën situatë për Majlinda Kelmendin, Rita Orën, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, e sa e sa vajza të Kosovës që po e nderojnë Kosovën gjithandej botës.
Sa e sa talenti zhduket si pasojë e shtypjes së grave nga burra primitivë, në emër të normave mesjetare, të shpikura nga burra të tjerë primitivë për të përligjur pushtetin e tyre mbi gratë.
Një komb i cili lejon që gjysma e popullatës së tij të shtypet nga gjysma tjetër, e privon veten nga gjysma e potencialit të tij zhvillimor.
Stop shtypjes religjioze të grave!
Ky vend nuk ka derdhur gjak që liria e tij të jetë veç liri e burrave, por edhe e grave. Parasegjithash e grave.

Pas “Qendrës humanitare” në Nish, vije “Baza ushtarake ruse”, tha më 8 gusht në Beograd ambasadori rus Aleksandër Harçenko

0
Sadri Ramabaja, Prishtinë
*
J.Borrel-i ka futur veshët në lesh.
Duket ende nuk ka marrë kumtin që e bëri të ditur Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Bocan- Harçenko, në 8 gusht.
Njoftimi i tij do të duhej të trajtohej si bombë me sahat, meqë sipas tij “Rusia do të ndërtojë bazën e saj ushtarake në Serbi. Baza është çeshtje e vetë interesave të Rusisë”, shkruante agjencia informative proqeveritare ruse “ura.ru”, duke bërë lajmin publik.
Pas “Qendrës humanitare” ndërkohë na vije “Baza ushtarake ruse”.
Çfarë alternative i mbetet Europës në raport me Serbinë?
Ta bëjë anëtare të BE-së, tok me “Bazën ushtarake ruse”, duke shpresuar se vetëm kështu do ta zbusë ariun polar, apo t’i tregojë që të dyjave – Rusisë dhe Serbisë, kufirin te thana!
Nëse ndërtimi i një baze të re ushtarake të Rusisë në Serbi nuk përbën një akt kërcnimi dhe rreziku ushtarak, një pralajmrim për luftë, atëherë çfarë duhet të bëjnë Rusia dhe Serbia që somnabulët në Bruksel dhe ca “idiotë të dobishëm” në Tiranë dhe Prishtinë ta kuptojnë këtë fakt?!

Qeveria aktuale e Albin Kurtit, me përkushtim e bashkëpunim të ngusht me Mërgatën Shqiptare! 

0

Shkruan: Asllan Dibrani, Prishtinë 

Në gjithë  Kosovën  janë organizuar manifestime te ndryshme  për t`u dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës, që kanë ardhur në vendlindje për të shuar mallin me familjet dhe të afërmit e tyre. Roli i mërgatës shqiptare për trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm gjithmonë , gjithçka që e kanë bërë e ka bërë në emër të përkushtimit për atdheun.  

Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë! 

Synimi i këtyre takimeve është   bashkërendimi i aktiviteteve për ruajtjen e identitetit dhe organizimit të mirëfilltë diasporës shqiptare. Diaspora ta ndihmojmë vendlindjen në të gjitha sferat,ku ka nevojë si dhe t´i koordinojmë takimet tona në mërgim me bashkëvendësit më vendlindje. Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë. Edhe tash e tutje ne diaspora shqiptarë duhet ta luajë rolin që i takon për t’u bërë një krah i fortë i çështjes sonë kombëtare edhe në fushën ekonomike.  

T’i  rikujtojmë opinionit se diskriminimi qe iu bë shqiptarëve  nga ish pushtimi serb-sllav  në Kosovë pa dallim u detyruan të emigrojnë me miliona njerëz në tërë boten . Ata dolën te përndjekur  ,te leckosur e te diskriminuar. Ata iu kthyen bumerang ish Jugosllavisë  me aktivitete të mëdha  politike.  

Ata  nga punëtor  krahu edhe me çekan në dorë sot u shndërruan  në biznesmen, intelektual ,ekspert të  gjitha fushave te ndryshme, qe kanë bërë  emër në politikë, arsim , letërsi, sport, art figurativ, mjekësi, muzikë, teknologji, ekonomi etj.  

Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve! 

Ata sot kane  hapur biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administrata e fusha tjera të rëndësishme  ne shtetet  ndryshme  të botës. Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve, që përfundoi me Pavarësinë e shtetit shqiptar para 100 vjetësh. Ajo u bë prapë faktori vendimtar i lëvizjeve liridashëse për pavarësinë e dytë-Pavarësinë e shtetit të Kosovë. 

Qeveria aktuale  e Albin Kurtit është joshëse  dhe  tërheqëse  për Mërgatën Shqiptare! 

   Pas shume  vitesh  përbuzje ,anashkalim ofendime  dhe nënçmime nga qeveritë paraprake, Qeveria aktuale  e Albin Kurtit është joshëse  dhe  tërheqëse  me sinjale te ngrohta  qe t’i  afrohen atëdheut kontribute te mëtutjeshme  në fushën ekonomike nga Mërgata.  

Janë hapur fonde  te ndryshme  te Mërgatës u shndërruan në institucione të pazëvendësueshme për financimin e shtetit  ne zhvillimin ekonomik.  Tërë angazhimin e tyre e bënë kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale, por presim dhe sugjerojmë qe tani  e tutje këto iniciativa te mos mbesin personale, por te përligjen dhe te kthehen ne organizim kolektiv e institucional  në mbrojtjen  e kapitalit të tyre me ligj. 

Fluksi i mërgatës drejt atdheut  institucionet e Kosovës i gjeti  me gatishmëri! 

Ne saje te këtyre aktiviteteve  fluksi i mërgatës drejt atdheut , institucionet e Kosovës i gjeti  me gatishmëri për ti pritur  dhe uruar mirëseardhje , në tubime anembanë Kosovës  duku u takuar me ta .Duke biseduar  dhe shkëmbyer ide  e projekte të  reja . 

Një  tubim  i tille u organizuar këto ditë edhe në Prishtinë  në kuadrin  Karvani i Diasporës 2022”  

Organizator të këtij tubimi ishin  Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqi.  

Një zëri Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqit,theksoi se mërgata e ka dëshmuar vazhdimisht dashurinë dhe përkushtimin për vendin, së fundmi me përfshirjen e tyre në ndryshimin e madh të qeverisjes, dhe po ashtu vullnetin e shprehur që përkundër krizave globale kur godasin ato, mërgata kontribuon që ekonomia e vendit të gjallërojë në vazhdimësi.  

Ata përmendën  edhe faktin që gjatë qeverisjes aktuale Ministria e Drejtësisë po angazhohet në reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë, po edhe në favorizimin  e investimeve nga Mërgata. 

Shumë aktivitete të organizuara nga institucionet për mërgatën, si Karvani i diasporës u bënë takimet në Kuvend, takimet nëpër ministri e mjedise publike, takimet në ngjarje kulturore koncerte  etj.  

As kryeministri Albin Kurti përkundër një agjende  të ngjeshur ndërkombëtare  e posaçërisht edhe për Kosovën ,ai gjeti kohen t’i takoj mërgimtarët  t’u uroj mirëseardhje  me sugjerime bashkëpunimi.   

Në fund, takimi u shoqërua me një koktej për të bashkëbiseduar më shumë me njëri-tjetrin.  

Të pranishmit nga mërgata vizituan edhe zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe ambientet ku punon kabineti i Ministres. Përbuzjet, ofendimet dhe anashkalimi i Mërgatës  shqiptare nga qeveritë paraprake ,  po shndërrohen në dashuri  e bashkëpunim me qeverinë aktuale të Albin Kurtiti! 

Kah shtrihet Llapi, disa poezi kushtuar gjeografisë së Llapit, heronjve e figurave të tij

0

Shefqet Dibrani – Podujeva sot 

Poezi

LLAPI… 

“Llapi nuk kalohet në këmbë…”* 

As me ajrore nuk i bihet Llapit 

Në zemër të Dardanisë e keni Llapin 

Llapin – palcë e Kombit 

Kurrkush nuk e gjeti fjetur Llapin 

Llapin – kockë që të mbetet në fyt 

Llapi shtrihet përgjatë Ilirisë 

Llapi – zemra e shqiptarisë 

Nga Mollë e Kuqe gjer në Qirez shtrihet Llapi 

Llapi me yje lirie – Elfete Humolli e Afrim Zhitia 

në shtatin e Llapit e falën gjakun Aliu e Fahria 

Llapit ik barbari kah ka ardhur 

Llapit del fushës djalli i zi me shtatë sy 

Llapit pylli rritet rreth shtëpisë 

Llapi – shpirt’ i Dardanisë 

Në dritare Shaban Shala ia mat shtatin Llapit 

te Molla e Kuqe ngul bajrakun  

shtatë shekuj ëndrra lirie 

E në veri të Llapit rri barbari i zi me shtatë sy 

 

* Varg i poetit Ali Podrimja 

 PODUJEVA 

 Përmbi Llap këtë vend ngritëm, oh sa e dua 

në muzgun e bruztë, në agun që lind 

pastërtia e ujit në lumë është qenësia 

tamam si shpirti që shkrihet në çastin përlindës 

 

Nga fshati shpesh kam zbritur 

e rrugët i kam shkelur herët me dritë 

vjen rinia tufa tufa plot hare 

e kujtimi i brezave po ikën shqim 

 

Mbrëmjeve vonë në parkun e qytetit 

ndjej si lumi, ma qetësisht ndjej 

diçka të panjohur, vitet ikin 

e unë mbetem ngrirë me këmbë në dallgë 

 

Gjithnjë flatrat i hap e zemra më grafullon 

si tambli në flakë derdhet jeta ime 

tamam si Lumi Llap rrjedh koha 

në muzg e ag i qetë si lojë intime 

 

Si poeti kur merr hov ashtu rendin 

shkëlqimet, pëshpëritjet, pushon, vazhdon 

si humnera e ferrit të verbon, zbrazet 

por përmbajtjen secili e di, poeti ia krijon 

 

Sikur më përgjigjet me një jo harrese 

ndër rrënjë e krande kam strehuar tragjedinë 

dhe kam ruajtur një rini pa u shteruar 

duart t’i freskoj, mendimet për t’i kthjelluar 

 

Kot mendova se është shlyer kujtesa 

nga zjarri i luftës e barbaria 

qyteti ka ndërgjegjësuar ritmin e jetës 

mes për mes pëshpëritjes së ujit të qetë 

 LIQENI  

Në Batllavën e vjetër 

Pendë ngritën një herë, 

Lumenjve t’Gollakut 

U vunë frerë. 

 

Çdo lumi i thanë : 

– mjaft ke bredhë, 

tani e tutje 

do kesh tjetër rrjedhë! 

 

FSHATI IM 

(Vendlindjes)
 

Rrëzë maleve të Gollakut 

Pushon fshati im 

Andej nga Llapi në lindje 

Çel syri i tij 

 

Shtëpitë shpateve 

Arat luginës 

Lumi mes për mes tij 

Si ëndërr e mirë 

 

Nga kullat 

Fluturojnë pëllumbat 

Që marrin fushat 

E ndalen 

Mbi supe djemsh 

Mbi supe vajzash 

 

Rrëzë maleve të Gollakut 

I pamort fshati im 

Me pëllumbat në sup 

Ëndërron lirinë 

DHEMBJA  

Kushtuar qytetarëve të Llapit  

në marshin drejt Gollapit* 

 

Kur daullet bien e gërneta gjëmon 

kur ngrihet dollia e kënga jehon 

dhembja më gërryen kraharorin 

e lotët më rrjedhin më rrjedhin 

 

Pleq dhe të sëmurë shkojnë vargan 

mendimin diku larg çojnë matanë shtatë shpresave 

përpara bari i butë këputet ndër këmbë 

pa bërë as oh as uh fëmijët ëndrrat i bartin mbi supe 

 

Pikëllimi përhapet qetas kolona lëviz 

në prag të varrit në buzë të jetës kosa ju ndjek nga pas 

dhembja bie si kallinjtë e grurit në arë 

fëmijët si kallamishte rrëzohen në bregun e lirisë 

 

Gjëmat e shurdhëta, vijnë zëra të thyer 

kaos vetëtimash shkreptijnë në horizont 

shigjetohet karvani përpara trupa të rinj rrëzohen 

derdhet shpresa e shtrënguar deri në grykë 

 

Hovi i djelmoshave venitet vazhdimisht 

heshtja është zbehur zemra s’qëndron 

s’përballen dot breshërimat e barbarive 

këputet shpresa për ta kaluar qetas bjeshkën 

 

Trojet u lëkundën mos toka u përplas? 

njeri i gjallë s’ka mbetur të dalë në prag 

shkërmohet fundi i shekullit tragjik 

kosëtarët festojnë fitoren e vdekjes 

 

Karvani rritet si rrethi i valles 

fuqia e dhembjes shtohet vazhdimisht 

tej kësaj bjeshke, matanë kodrës përmbi 

fjala e shpresës fryn si erë 

 

Toka e ngopur me gjakun e derdhur frymon 

e fushat kundërmojnë nga tufat e vrara 

populli im i vuajtur mbijeton tragjedinë 

në vorbullat e krimit, viktimë s’u bë 

 

Dhembje, vetëm me ty mund të bashkëbisedoj 

ikën vrastarët, shkuan kosëtarët e vdekjes 

po bari i rrëzuar po kalbet në fushë 

kundërmimi të mbytë në grykë 

 

Në brigjet e harresës karvanët ecnin rënd 

frikën e fëmijëve mbanin në krahë 

kocka e shpresa të këputura ecnin lodhur 

të dremitur pa ditur për ku e kah janë nisur 

 

Karvan shtegtarësh në shtegun pa fund 

dihet kah vijnë, nuk dihet kah shkojnë 

shkretëtirë që ngatërrohet në brigjet e humbura 

si hije pranë njëri-tjetrit radhas treten 

 

Një nënë me gjinj të tharë nuk ka qumësht fëmijës t’i japë 

ka ditë pa fjetur pa ngrënë skelet ka mbetur 

fëmija skelet bartet në duart e një nëne tjetër 

me gjinj të fryrë sa nuk i pëlcasin, foshnjën ia vranë 

s’ka më buzë të vogla që të thithin qumështin e jetës 

 

Të falem perëndi i përulem shpirtësisë 

dhe nëse krimit i shpëtojmë dhe nëse… 

dikush jetën do ta vazhdojë, cilën fjalë 

cilin psalm duhet ta them më parë 

 

Kush mund t’i prekë plagët e fisit tim të 

djegur mish e kocka në zjarr hedhur 

kush mund t’i prekë netët e tragjedisë 

dhembja ka prekur zemrat dhe lotët vërshojnë 

 

Dhembje, ti që përjetove skllavërinë, prangat 

në duar të vajzave, nuset pa purpurin e nusërisë 

fol e shpaloje gjithë atë tragjedi 

mallko e nëm barbarin e zi 

 

Dhembje, ti përjetove trokun nëpër malin e gjethuar 

përjetove alarmin e kryengritjes së madhe 

në vallen e protestës ishe atë ditë për të shpaluar 

pelinin shekullor të tubuar në zemrën tënde 

 

Vallja e barti dhembjen kudo në bjeshkë 

barbarët me kosa në dorë faniteshin 

tymi i shtëpive të djegura preku qiellin 

që lëshoi kushtrimin mbi botë 

Dhembja ime tash të shohë si nuse në liri 

prekma gëzimin e vyshkur në buzët e fëmijës 

mos m`i lëndo kockat e plakave as mos ma fshi 

shkrumbin në buzët nusërore, tashmë prodhimet 

shtohen me çmimin e jetës 

*Në këtë marsh kanë qëndruar e tërë familja dhe farefisi i autorit. 

 TRIMI I LLAPIT 

(Shaqir Grishtës) 

Shaqir Grishta n’log ka dalë 

tërë Kosovës i çon fjalë: 

“Ne këtu kemi vënë kufi 

këtë gjithkush le ta di. 

 

Le të pëlcasë tradhtia 

nuk mashtrohet vegjëlia. 

Le t’digjet dhe e zogut flatër 

nuk durojmë sundues në vatër. 

 

S’durojmë kral s’përfillim mbret 

Llapit trim i dalim zot vet!” 

 

PËR TOKËN DHE PRAGUN 

(Rrahman Penusë – Dedës) 

 

Për tokën e stërgjyshit 

dhe pragun e shtëpisë, 

në Llap ra një djal i ri. 

 

Në arat e babait një ardhacak  

ish parë 

se si lëvronte – kish hedhur farë! 

Do t’bëhej zot i tokës së huaj. 

 

Ardhacak zot në tokën stërgjyshore 

arën e bukës punonte, 

e tym i duhanit fjollë i shkonte. 

 

“Ndal barbar i barbarisë, 

ara ka zot e shtëpia trim 

ardhacak je ti këtu!” 

Tani trimit i këndohet kënga, 

ndërsa zërit i dridhet shpirti, 

dhe sharkisë i këputën telat – 

kënga merr udhën e vet.  

 NË KODËR TË PRISHTINËS 

Kushtuar Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazlisë * 

 

Dy duar në besatim – lisa në përqafim 

Dhe heshtja e dhimbshme e lamtumirës 

në kodër të Prishtinës 

 

Dy zemra zjarr yje të reja në Llap 

Dhe dita e madhe zdrit 

anembanë Dardanisë 

 

Dy emra në një emër – LIRI 

Dhe qëndresa te ju merr frymë 

vëllezër të mi Afrim e Fahri! 

 

 

*Afrim Zhitia e Fahri Fazlia – vrarë nga policia serbe  

më 2 nëntor 1990, në Prishtinë. 

NJË ÇAST I LIG 

Ilir Konushevcit – motiv lufte* 

Çfarë çasti i lig, çfarë ndodhi në fushëbetejë 

një nënë pret vdekjen e të birit 

fytyra unur iu bë  

Ajo ka ardhur nga një vis i largët e rri pranë të birit 

si dega e pemës së shtëpisë, këputur nga breshërimat e zisë 

Një ushtar me plumba në kraharor rrëzuar për tokë 

edhe zogjtë nga pikëllimi nuk mund të mos ligjërojnë 

një lutje flatrash: 

 

O Zot 

ndero këtë ditë 

dhe vdekjen e ushtarit shtyje 

se nëna qëndron pranë tij… 

 

*Ilir Konushevci, vrarë më 9 maj 1998. 

 

BALADA PËR VARRIN E KOSOVARIT 

“…do të rrojë apo do të bjerë dëshmor i biri i tij BAHRI FAZLIU*. Dhe nis shpalimi i shiritit. Prindi më afrohet fare pranë dhe më porosit të shikoja vëmendshëm edhe unë se mos helbete do t’i bëjnë sytë, ose do të shkujdeset. Kanë kaluar mbi dhjetë ditë nga vrasja dhe mbi pesë vjet qëkur s’e ka parë. Mund të mos e njoh, të mos jetë i sigurt dhe ece hape ti varrin sërish për t’ia prishur gjumin kot”. 

Enver Mehmeti: VARRI I KOSOVARIT 

“Rilindja” – Zvicër, 19.05.1998, f. 11. 

 

Qëndron e fortë Nëna e Trimit sa vetë dhembja kundër krimit 

sa vetë plagët që kullojnë gjak në shtat në asnjë shtrat 

lotët rrjedhin mbi qepalla lagin truallin e trimit 

zëri i tij bubullon: “Jo, Nënë, lotët nuk dua të t’i shoh”  

po nëna kishte kohë që qante për Fahriun  

birin në Dhé çuar dhe gulçimat tashmë  

për Bahriun fytin ia kishin copëtuar 

 

Qielli nuk qante po bubullonte së bashku me dhembjet 

e trimit. Ai s’kishte vdekur, matanë rrugës së amshimit 

ishte nisur me ritmin e fjalës dhe frymimit mortar 

 

Familjarët kishin dalë për t’i dhënë pranë vëllait 

një copë prehje, një varr, një shembje shpirti, ofshamë 

e dalë nga thellësia shekullore – shpalim për brezat që po vijnë 

 

Një minator që di të lexojë gjëmën e nëntokës 

është merakosur për birin e vet se kishte 

dëgjuar në Vuthaj ka trokitur për të gjallë në 

një derë, bukë i kanë kthyer, pritje i kanë shtruar 

të vaftë udha mbarë e mirë ardhsh si në shtëpinë tënde, o Trim kosovar 

po na le një fjalë për njerëzit tuaj të gjallë 

(Ai, s`pat kohë një fjalë me ua thanë…) 

 

Në ag të nxirë nga tradhtia 

e mori plumbi pa u kthyer Bahriu te shtëpia 

Vuthaj u mbulua me zi 

ia mëkuan plagët që i kullonin gjak 

porositën lajmësin prindërit me i ardh’… 

 

Shtatë ditë mbi trupin e tij zakonet u shpaluan 

të gjitha ritet si prindërit ia bënë, ashtu siç 

nderohen heronjtë e kombit 

 

III. 

Në një shirit celuloidi i dalë nga tragjedia, si engjëlli 

në duart e vuthjanëve shpalohet Bahriu 

E kishin përkëdhelur duart engjëllore në varrin 

pranë rrugës kryesore 

 

Nga Malësia për në Vuthaj kur të zbresin këta 

malësorë, uratë dhe buqeta me lule do t’i dhurojnë 

 

Nga krahët lëshohet kujdesshëm arkivoli buzë varrit 

qetësisht gjumin mos ia trazojnë 

duar malësore emblemën me shqiponjë ia shpalojnë 

fiksohet në celuloid fytyra engjëllore e Bahri trimit 

kokën me kujdes ia mbajnë duart prindërore, kurse gratë 

sipas zakonit ia mëkojnë të gjashtë plagët në gjoks 

dhe emblemën mbi fytyrë prapë ia kanë lënë 

 

– Po, burra, ky është biri im dhe heshtja e varrit i kapi të gjithë 

pikëllimi në fytyrat e vuthjanëve ra sikurse loti në sytë e babait 

ata ia kishin ledhatuar dheun përmbi sikurse birit të vet 

e kishin pagëzuar “Varri i kosovarit” 

që udha e amshimit këtej e ka sjellë 

Po kemi një lutje tash, o kosovarë 

a bën të na e lini këtu të na nderojë vendin tonë 

pjesë e atdheut Vuthaj është… 

siç i ka hije e kemi nderuar dhe në varrezat e njerëzve të historisë 

sa herë të kalojmë këndej pari aty do të përulemi 

 

Në një çast 

një zë sirenash u dëgjua… 

ishte zëri i Fahriut që në Veri të Kosovës shungullon… 

 

ka kohë kundër barbarëve ka ngritur istikam 

dhe pranë vetes Bahriun kërkon 

 

Vuthjanët shpejtuan 

zemrat shtrënguan 

atje në Llap tek Fahriu bashkërisht të gjithë, të gjithë 

shpirtrat me amshimin bashkuan… 

 

E pastaj të gjithë 

të gjithë… i kanë parë 

kah shkojnë drejt një jete të gjatë 

 

* Bahri Fazliu, vrarë nga ushtria jugosllave në Vuthaj, me 7 maj 1998. 

 PORTRETI I PËRGJAKUR 

Agron Rrahmanit* 

 

Barbari të kishte zënë pritë në rrugën përbri shtëpisë 

krisma të shkurtra shurdhët u dëgjuan 

mandej qetësia pllakosi tymi i barotit u pa 

e fjala jote në prag lirie u bart fshehur ndër breza 

gjer sa ra tek Pozerka në sheshin e kryeqytetit 

 

Lajmi mori dhenë e zia mbuloi Prishtinën 

zogjtë ndalën cicërimën barbarët endeshin rrugëve 

ah ishin me helmetë hijerëndë nxinin si retë 

 

Ditët kalonin me ritmin e jetës 

Prishtina ia hëngri putrat tradhtisë 

e barbari pushkatonte 

qytetin që s’përkulej duke ëndërruar lirinë 

 

Kosova dëgjoi lajmin mortar për të birin 

babai s’u lejua ta shkelë pragun e tragjedisë 

as vëllai nga përtej dhembjes nuk erdhi 

 

Si të heshtë nëna e gjorë 

lajmin e mori si kafshim gjarpri 

 

e dhembjen me forcë e mbështolli 

Në kokë vuri një shami të zezë dhe nxitoi tej pragut 

i shkretë dukej vendi njeri nuk pipëtinte 

vetëm barbarët silleshin për rreth 

bajonetat ju vizëllonin e kërcëllonin… 

  

Ajo e pa të birin e vet rrëzuar mbi dhé e përqafoi 

dhe fytyrën me duar ia mbuloi dridhërimat rrëqethëse 

(sikurse dridhet gjethi në rremb) trupin ia përshkonin 

të birin në prehër e mori te gjoksi e afroi si dikur fëmijë 

të paskan vrarë biri im pa lënë amanetin e bardhë 

motrën me lot në sy pranë e ke 

babai unur i zverdhur të rri përmbi 

 

Qohu trimi i lokes, Prishtina ka rënë në pusi 

te Bregu i Pikëllimit atje në Malësi 

të kanë rënë në lak dy shokët e tu në altarin e lirisë 

kurse Llapi këtë ditë për ju s’e ka pritur  

(oh, ç’dritë e uritur!) 

 

Atëherë lokja trupin e të birit mbi dhé la të shtrirë… 

u shkri zemra e tëra kur e mori ta dërgojë në shtëpi të vet 

nga lart dielli sodiste këtë magji 

po kthehej, po kthehej trupi i trimit atje ku ishte nisur 

 

Shkëlqente funerali i birit të saj 

ashtu siç shkëlqen bora mbi vargmale 

Shqiponjat një fluturim të ri bënë 

sipër fshatit për rreth ushtoi 

e gjëma gjer në qiell shkoi 

 

*Agron Rrahmani, vrarë në Prishtinë më 12 maj 1998. 

 

 

KOHËT E MUGËTA 

Zahir Pajazitit e Hakif Zejnullahut* 

 

Ploja u palos mbi kullat tona 

lëmashku çatitë ka mbuluar  

pyjet pushuan nga sëpata e pylltarit 

E deshët këtë vend të lirë me udhë të hapëta 

furtunat rrufetë nuk ju ndalën 

shtegu për në humnerë paraprinte 

në emër të drejtësisë e bashkëjetesës 

paqja e qetësia zhveshur lakuriq kanë jetuar 

ditën për diell në rrugë shkolla e parlament 

dhelpërisht në emër të drejtësisë e bashkëjetesës 

krimi bëhej vazhdimisht 

Uri patët në tokën plot grurë 

e këmbët pa larë pranë lumit me ujë 

ëndërrim deshët tokën e lirë me diell 

 

Dy dyfekë dhe një qëllim 

sikurse shtatorja e mbështjellë në dyllë 

bashkëjetesën e shikonin me një sy 

në agun mëngjesor e në muzgun e zi 

qepallat rrapëllonin 

qëndronte i vdekuri në këmbë 

o fjetur është populli im 

ditën për diell e natën me hënë 

 

III. 

Dhe tash ata mungojnë 

nata përsërit fluturimet e lakuriqëve 

nëpër errësirën e dendur 

mugëtirës së kohës shpirtit ngjiten 

drejt gurrës së përjetësisë 

në duar mbanin koburen gati 

ngase rreziku shfaqet befas 

 

Po kush theu heshtjen 

e kush nuk deshi të shohë humbjen 

e pemishtes dhe rrezen e dritës 

Thika dytehëshe bëri sprovë 

në mes kufirit nëpër kurmin tonë 

përpara turpit pranë syrit të përgjumur 

 

Në përgjërim të vazhdimësisë 

askund gjurmët nuk ua gjetën 

përpos ehut të armës dhe fjalëve vesh më vesh 

që shushuritnin për dhembjen e njëjtë 

Gjethet e dendura në pyll 

e pastruan ajrin si dëshirat tona 

 

Ata mundimshëm jetën rikrijuan 

nuk luajtën në teatër ndonjë komedi 

kur gjumin e bënë fjalët kishin marrë dhen 

Ndjekjes i përbishtnin  

trupi u rëndonte aq sa rëndojnë gurët në varre 

me gjunjë dhe bërryla vizatuan hartën e atdheut 

 

Kush mundi ta prekë atdheun për një çast 

paqja e heshtur ua kallte shpirtin 

me një pishë e unur ndritën rrugën 

përqafimin e fundit e bënë para valëve të detit 

me tallaze të tërbuara 

 

Shiu ua qulli ndjenjat plotësisht 

në fytyrat e tyre plot ardhmëri 

pemës iu thyen kraharorët e degëzuar 

Mespërmes hapësirave flakëroi dashuria 

rrotull fytyrës rridhnin shqetësimet 

u përqafuan edhe një herë dhe u lëshuan me vrap 

megjithatë rrotën nuk e lanë të ndalonte 

 

Në liri flasin të panjohurit 

djersiten nga fjalimet e rënduara 

teprimet pa pikë e presë 

për praninë e papranishme 

që kishin me ju 

 

* Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu, vrarë në pusi më 31 janar 1997. 

 

 

NA-RRA-TIVE 

(Shkrimtarit Nazmi Rrahmani) 

Rrëfimtar lindur prej Zotit 

i pe vuajtjet tona si dhembje të motit 

Lokja urimin qysh në djep ta dha 

hapëro kujdesshëm nëpër këto anë t’Llapit… 

e Ti me urtësi i kapërceve edhe luftërat ideologjike 

sfida të shumta jetësore 

prej ëndrrash të purpurta 

Mbi gjithë ato paragjykime 

këtë vend mbi vobektësi e bëtë 

dhe një fjalë amanet e mbollët 

“Pas vdekjes” kthjellon L I R I A… 

Librin e bëtë ninullë për t’u edukuar fëmija 

se vetë ishe ara ku pjellëronte bagëtia 

ishe fushë me lule ku mbushullonte dashuria 

madje dhe pyll ku ulërinte dhe egërsia 

fyelli i bariut ndër male me blegërimë të lirisë 

ishe vetë lumi që rrjedh drejt ardhmërisë 

Ishe ëndrra jonë për shpresën e re 

lumi që ecën rrjedhës së vet 

dhembjet i mëkove në ditët e vështira 

atëherë kur inskenohej pabesia 

kur luftë klasash bënte ideologjia 

kur shtriganë gëlltitën dashurinë 

kur njëri tjetrit ia kafshëronin njerëzinë 

kanibalët që përlyen plisin tonë 

kur ishe nxënës Ti e mbaje mbi kokë 

kur dija fliste me gjuhë sëpate 

e thika topitej nëpër mishrat tanë 

shekujve të ftohtë mbi Atdheun e mjerë 

Shqetësimi Yt nuk pushoi kurrë 

anise mbi Malin e Shtedimit 

veç diell të lindur ka 

për fushën e blertë të Llapit 

aty ku ardhmëria shihej në sy 

e bukuria e fjalës mbështetej mbi urtësinë 

Trishtimin magjik në zemër të nënës 

e në rrudhat e shpirtit të babait 

e përjetësuat Atdheut me këngë e fjalë 

duke dhënë shpresë 

me inicialet N.RR. 

“NA” me ty edhe kur na “RRA”-hën 

thamë urra bre burra 

se fjala e mendjes ka dalë nga këto gurra 

e tutje është shtrirë tokës pjellore 

me duar prej brenge me halle njerëzore 

ishe ti burrë si zë Na-Rra-tiv 

atëherë kur ishe djalë fare i njomë 

kur dhëndër “Malësorja” të futi në dhomë 

 

Rruga drejt shtëpisë ishte vetë Shtëpia jote 

me emrin Kosovë 

Ne kaluam bashkë 

me tragjeditë e përjetuara 

nga “Kthimi i njeriut të vdekur“ 

te “Toka e përgjakur” 

Me plagë të jetës sonë 

si vargmale 

si fusha 

si uji 

thellë e më thellë 

përjetohej ndjenja e vargut magjik 

edhe atëherë edhe tash 

kur bukuria shëmtohej me kamxhik 

Atëkohë dalja në derë të kushtonte me kokë 

nga kosa e kostarëve komshinj 

bisha me brirë që i rrisnin hallet tona 

ndërsa duart tuaja prej brenge 

e shkruanin historinë 

nëpër shpirtin e përvuajtur 

të nanave tragjike 

të babait kur e rrëzuan për tokë 

ishe loti i vajzave sorkadhe 

që vajtonin vëllezërit ndër beteja 

gjersa thinjat e flokut sa herë u ranë 

Të mos bredhim në pakthim 

se ti o miku im Na-Rra-tiv 

rrëfimin e bëre nocion të jetës 

histori e ndodhur mbi truallin tonë 

nëpër brirët e kohës u ngjite lartësive 

në kujtimin tim dhe të kësaj historie… 

 

Askush nuk jetoi këtë botë ma me dashuri 

se rrëfimi yt kur u lexua nëpër shkolla 

askush nuk lë mbrapa kaq ardhmëri 

sa “Malësorja” që u bë motiv i jetës 

dhe tabela te “Rruga e shtëpisë sime” 

shkëlqim t`u bë edhe “Tymi i votrës së fikun” 

vatër që nuk u shua kurrë 

kuurrë… kuuurrë… kuuuuuuurrë… 

Atëherë kur Na Rra-hën me kamxhik 

Ti – durimin na predikove si shkollë 

dashuria për Llapin balsam t’u bë 

sa vetë historia mbi këtë Dard(h)ani 

Në Kosovën tonë të Re 

rrëfimi Yt NaRRa-tiv mbetet 

si përditshmëri vuajtjesh 

me plot dashuri. 

CH – St. Gallen, 19.07.2015. 

 

 

VEGIMET E POETIT 

Poetit dhe kritikut letrar Sabri Hamiti* 

 

Në Prishtinë kur bie terri e kur acari shtrëngon 

hëna vezullon mbi akullin dimëror 

vertikal ec poeti në vegime për ardhmërinë 

është “Trungu Ilir” që ndër kohëra si ylli shkreptin 

e flakërimën s’ia humbi as barbaria as tutoria 

kurse proletarët me leninka në kokë 

si hija mbrapa gjithnjë i shkonin 

 

Vertikal shëtit rrugëve të Prishtinës 

rrëzëllimë e rrezes mbrëmjeve mbi bulevard 

shpresë për gjeneratën që po gjallëron 

Hijet përgjëruese vazhdimisht i shkojnë pas 

kur hëna ndrit qytetin lemeritëse bëhen 

të trishtuara duken edhe nën dritat e neonit 

Në shenjë proteste 

vargu i poezisë pezmin lëshonte uturimë 

A thua janë hijet e krimit që përcjellin poetin 

a thua, ardhmëria po na gënjen dhe 

robëria po na gatuhet me njerëzit tanë 

me yllin e leninkat mbi sy 

 

Kur flluska e borës mbi faqen e zbehur të poetit shkrihet 

rrëshqet sikurse nga pullazi 

poetit kjo flluskë kujtimet ia kthen te e ëma atje buzë kufirit 

atje ku është rritur fëmija nën tehun e kosës 

atëherë kur barbarët kositnin livadhet tona 

Ajo i kishte thënë: “Mos u shqetëso engjëll-bir” 

se kalimthi janë në këtë tokë 

e ti do të rritesh qetësisht me gjeneratën në vegim 

Rrugëve të Prishtinës vazhdimisht shëtit poeti 

fytyrëvrarë më errët se nata pa hënë, thuaja më terr se robëria, 

më rëndë se çizmja barbare 

ashtu shkretërisht siç duket qielli pa yje 

Atij i del ofshama nga shpirti dhembja i buron nga balli i tij 

 

Poeti është sinonim i gjeneratës në vegim 

me hallet e tyre me vrullin që kanë 

tamam sikurse pranvera me sythe të bulëzuara 

hija e tij simbiozë e qëndresës 

pranë bizantizmit komunist vertikal rrinte 

për t’u parë tradhtia si në pasqyrë e pastaj 

të gjitha pështirosjet mbi të thyhen 

edhe drejtimet e erërave që fryjnë 

 

Smirëzinjtë nga urrejtja terrin kafshojnë 

poeti ka kaluar edhe tej terrin kurse ata nuk e dinë 

Ai është zgjatur gjer në agimin e bardhë 

shtat-hedhur endet bulevardeve të Prishtinës 

e koka prek majat e plepave të gjatë 

 

Vetëm pse ka pikturuar jetën pas e ndjekin hijet 

një uturimë përbindëshi përplaset mbi poetin 

ashtu siç përplaset era mbi lisat e malit dhe shkëmbinjtë lakuriqë 

Mëllenjat sipër plepave të Prishtinës shpupuriten qetësisht 

e këmba e poetit pengohet nëpër rrugë vazhdimisht 

ashtu siç u pengua Liria nëpër Fushat e Mëllenjave 

nga glasa e barbarëve që zbritën nga Malet 

dhembjet rëndojnë gjithnjë gjer në ditën e amshuar 

Nata mban shpatën mbi kokë e njerëzit ngujohen në dhomë 

Prishtina shkretohet deri në agun e ri tani bulevardeve 

ka vetëm qen e policë dhe një pjellë prej shtrëngate 

kurse integralistët me patkonj tashmë dalin edhe 

rrugëve të Prishtinës si karnavale çmendurake 

 

Yjet tremben nga harbutët 

po zemra e poetit vazhdimisht troket 

ashtu siç ka tronditur vargu i poezisë Mbretërinë e Hadit 

Ai me sy ka parë edhe vdekjen e Hënës te koka i ka qëndruar 

ballin ia ka mëkuar me dorën e butë dhe një varg 

nga libri i përjetësisë në vend të psalmeve ia ka lexuar 

 

Poeti vegimtar është udhëtar i ardhmërisë 

dhe vargu i tij ka arritur përjetësinë 

“Trungu Ilir” qëndrueshëm nëpër mote 

ia preku dhembjet atdheut mbi pranverat 

si Shën Valentini i dashurive dhe kompromiseve 

Ai vazhdimisht mbetet enigmë e territ që kaplon 

 

POET që fytyra e ATDHEUT me të ngjason 

 

*Mbi poetin dhe intelektualin Sabri Hamiti është bërë atentat dhe është plagosur më 24 shtator 1998,  duke qëlluar me plumba mbi të. 

 

 

NË KOSOVË EDHE DREQI PLAKET 

Poetit Rrahman Dedaj 

 

Në Kosovë po plaket dreqi 

s’ka më as gjëra të paprekshme 

as dashuri të paputhshme 

të gjitha sikurse orëkeqi 

po përtërihen 

 

Dreqi plaket në Kosovë 

çdo gjë është e prekshme 

dashuria është lart 

as me shkallë nuk arrihet 

liria ende nuk shijohet 

 

Poet jam nga Visi yt i pafjalë 

të kam mallkuar nga ky Vend i largët 

të kam nëmur tërë stinët e mia 

për një fjalë për një Unur 

 

Në Kosovë dreqi po plakët 

po ti ku m’je strukur dashuri 

se pjella e keqe këtu vetëm është përtërirë 

dhe askush më nuk bën çudi 

 

Në Kosovë dreqi plaket 

njeriu vdes i ri dhe i uritur 

liria edhe për ty edhe për mua 

është e huaj edhe këtu në mërgim 

edhe në Dheun tuaj 

 

Në Kosovë po rrafshon orëligu gërmadhat 

për t’u dukur më i shëmtuar 

për çudi të të gjithëve kanë filluar 

të ecin këmbas mbi këtë tokë 

plot me vuajtje përplot me dhembje 

Në Kosovë dreqi plaket 

dashuria vdes më ngadalë 

ardhacakët bënë piedestale 

pastaj edhe për një shekull 

liria ka humbur kuptimin 

 

CH – Rorschacherberg, 28 nëntor 2003. 

 

 

PËR FJALËN E LIRË 

Mikut, Xhemail Mustafa 

 

Vrasësit kanë tharë lule në një vjeshtë të vonë 

përplot premtime e mbuluan predhat kokën e një burri 

abort për lirinë si një qasje e feksur 

dhe kjo u bë kundër fjalës së lirë 

zakon i zbritur nga mesjeta e ndryshkur 

gjurmë potkonjsh thundra barbarësh 

me maska në fytyrë kanë zbritur nga malet 

 

U shua fjala e lirë që deshi ardhmërinë 

prapa ka lënë veshur në të zeza 

gruan dhe shtëpinë 

 

U vra fjala e lirë në ditën e parë 

u shua një jetë në ditëlindjen e saj 

u fye populli i shndërruar në funeral 

 

Zvicër, 23.10.2000. 

 

 

NJERIU QË IA HAPI PORTAT DIELLIT 

Enver Malokut* 

 

Ata që e kanë njohur Enver Malokun, nuk do ta harrojnë 

Ai gjithnjë me mustaqe të zeza, xhaketë e mantel të gjatë 

Nganjëherë në këmishë të bardhë dhe me kravatë është parë 

Nga Llapi ka zbritur në Fronin e Informimit, atëherë 

kur të tjerët lakuan 

Alarmoi Botën në Kosovë ç’po ndodhte e s’mbaronte 

Nuk iu frikua helmetës së policit serb 

As prangave në duar, kur ia venin shpesh 

Ai si për çudi servilët dhe injorantët 

Që i silleshin vërdallë duke i vënë ndërkëmbëza 

Ata tmerroheshin kur Enver Maloku dilte rrugëve pa roje 

Ndryshe nga të tjerët ai shëtiste serbes me duar në xhepa 

I lëpiheshin e ai vazhdonte të mbërrinte në cakun e synuar 

Lehja e qenve karvanin s’ia trembte 

”unin“ e tij thumbonte mizoria bizantine e integralistëve 

Atyre bij komunistësh e sahanë lëpirës të tradhtisë 

Atyre që babë e gjysh “probatin” serbin kanë pasur në shtëpi 

Ai s’kishte nevojë të dukej më i lartë pasi puna e ngriti në orakull 

Në shtëpi i dashur për fëmijët, i butë, pedagog, edukator 

Ai nuk u lodh kurrë së punuari në Qendrën për Informim 

Shkonte herët e vinte vonë, sikurse bleta lule më lule 

Mblidhte dhembjet kudo atdheut, torturat (në shpirt e lëndonin) 

Botën alarmuar për krimin e madh në Kosovë 

Zemërimi atij i plaste kur shqiptarët kafshoheshin mes veti 

Edhe nga mërgimi shokët e gjeneratës e thumbonin 

Që pas njëmijë të zezash ata Kosovën patën lëshuar 

Tërë jetën e kanë kafshuar qençe, aty ku nuk kafshon njeriu 

Ashtu tinëzisht, siç dinë qentë, që harbojnë befasisht 

 

Tamam si atëherë kur zbriste nga Bradashi me autobus 

përgjatë Llapit 

Po ai nuk ua kthente, si dikur ”të mjerë“ i quante 

Dhe fare nuk merrej as me baltosjen e përditshme që i 

bënte KOHA 

Në kohën e mbuluar me plojë e idiotësi 

Dhe Enver Maloku vazhdimisht alarmonte Botën 

Për krimin në Kosovë të bandave serbe 

Ai kurrë nuk u ka thënë ”çyp“ as zagarëve të natës që 

ndiqnin shtriga nëpër bare 

Për idealin e bashkimit shqiptar falte edhe gabimet 

Kur u ashpërsuan kafshimet, kur qentë e shtuan plleshmërinë 

Ai tha: ”Po më torturon për vdekje kjo racë e ndyrë pis“ 

Dhe prapë ecte kokëlartë i drejtë si qiriu rrugëve të Prishtinës 

Kokën s’e kthente për t’i parë të strukur pas drurëve në 

Bulevardin e qytetit 

Unë dua të mbërrij në cakun ku jam nisur dhe kohë nuk 

kam të merrem me të tjerat 

Por “tam – hamët”e këtij klani bolshevik të çoroditur në 

ndyrësi e shqetësonin vazhdimisht 

Ai kurdoherë ka porositur: ”Rruga e Lirisë nuk bëhet pa dëmtime” 

Ndjenjën e frikës mos e tregoni edhe kur kokën na hanë 

Sepse këta kafshojnë sikurse ata që ecin në katër këmbë 

Vështrimin Enver Maloku e ngulte diku në Bregun e 

Diellit në Pallatin më të lartë 

Në bodrumin e të cilit e prisnin dy çuna, një gocë 

Dhe gruaja që dashurinë ia bënte të pafundme 

Ai Kodrën e Diellit mësynte për të dalë në Bregun e ardhmërisë 

Dhe fëmijët në Majën e atij Bregu e ngazëllenin 

me përqafime të përditshme 

Por hijet e zeza e përcillnin dhe kobin mortar e thërriste 

koha vazhdimisht 

Ata projektuan krimin që e kishin në shpirtin e tyre 

Dhe për të mos e lënë të Informonte Botën 

E gozhduan në Maje të Bregut në prani të fëmijëve 

që kishin dalë ta përqafojnë 

 

Kurse gruaja mbeti e ngrirë përballë krimit, kur Enver Maloku 

mbi Dhé ra 

Nga ajo ditë pak e më pak Bota ka ditur për krimin e zi 

Në Kosovën e paçliruar binin njerëzit në valomën e tmerrit 

siç rrëzohet bari mbi tokë 

Enver Maloku burrë me mustaqe të zeza e xhaketë të pastër 

Vetëm atë ditë kur gjaku i rrodhi e panë të shtrirë mbi Dhé 

Pa bërë “ah” e as “uh” mbylli sytë mes policisë barbare 

Kriminelët në kafenenë e Progresit Komunist dolli çuan 

Ata që ishin më dinakë në Qeveri pastaj shkuan 

Në atë Maje të Bregut, (Dielli ende s’ka zbritur…) 

Ngase me dekret shtetëror në atë Kodër është vrarë 

Njeriu që ia hapi portat diellit 

 

* Enver Maloku, ishte shef i Qendrës IInformative të Kosovës, (QIK),  

u vra para shtëpisë së tij më 11 janar 1999. 

Adem Jasharin nuk mund të shkombëtarizohet duke i dhënë identitet religjioz, pasi ai mbetët një gjigand i shqiptarizmit dhe sakrificës për Atdhe

0

Nga: Vlora Gashi, Skenderaj

___

Çudi e madhe, kush n’fije nuk i bjen çorodisë…! Me vite të tëra, ende vazhdojnë besimtarët mysliman, hoxhallarët, BIK-u e deri te figurat politike si Memli Krasniqi me propagandat e veta islamiste-antishqiptare. Duke shfrytëzuar mediat joprofesionale, ata i fyejnë vazhdimisht figurat kombëtare, si Gjergj Kastriotin, Shen Nene Terezen, Pjetër Bogdanin, Idriz Seferin…etj.

Tashmë dihet botërisht se mu këta organizuan djem e vajza të pafajshme që i mashtruan dhe dërguan në grupe terroriste për të luftuar kundër SHBA-ve dhe botës perëndimore në Siri, ku iu bashkëngjiten luftës për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” dhe “Levanti”, për ndihmën ndaj së cilës pati bërë thirrje edhe BIK-u nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës në korrik të vitit 2013.

Ende nuk ndalen nga synimet e tyre që ta shkatërrojne identitetin kombëtar shqiptar, kulturën shqiptare, historinë, doket, zakonet dhe traditat e kombit. Kjo frymë jonjerëzore bënë përpjekje të parreshtura për indoktrinimin religjioz të fëmijëve që në moshën  minorene – detyrim mbulesa (kultura krejt të huaja, duke ngulfatë kulturën shqiptare.

Urdhëruan që të shkarkohet ish – amasadori Qendrim Gashi, ne Francë, madje BIK me deklaratat e veta nxiste popullin që t’ju prehet koka njerëzve që i mendonin si armiq të islamit , gjë kjo shumë e frikshme dhe e shëmtuar njëherit, duke e bërë me propagandat e tyre të frymës së frumëzimit terrorist në media e rrjete sociale.

“Mjerë ai popull që i vret bijt e vet”, në këtë rast për atë që se panë, e nuk e njohën kurrë.

Askush nuk u ngrit për ta mbrojtur atë çka është lulturë kombëtare, për të mbrojtur bijt e bijat e veta. Ndëresa me servilizmin e juaj, (se është fakt që jeni servil), ngriteni në këmbë kinse po bëjmë zhurmë ndaj një personi të vetëm që ua tha një të vërtetë të madhe, që jeni servil. Në fakt po te jeni pak “Open mind” , do të duje ta kishit kuptuar se Luigj Marku nuk shau Adem Jasharin, këtë gjigand të luftës për Atdhe me gjithë familjen e tij, por me që në krejt botën ku do që ju shkoni bëheni servil, kështu edhe vet ju e bëni të duket Adem Jashari e mbarë populli, i tillë si ju! Kështu bota na njeh, sepse kështu dëshmuat duke gënjyer. Me servilizem nuk arrihet, as nuk dëshmohet niveli i ngritur. Sharje me të madhe se kjo qe ju vet ia bëni Adem Jasharit, nuk ka: “Adem Jashari ka luftu per myslimanët dhe ka qenë mysliman” – kjo duke u nisur nga familiarët e vet e më gjerë, që vazhdojnë ta bëjnë këtë fyemje.

Kjo nënkupton që ju vet përpiqeni ta shkombëarizoni Adem Jasharin , duke u përpjekur kot t’i jipet identitet të paqenë religjioz figurës së tij – fymje më e madhe se të shkombëtarizohesh nuk ka. Gjersa une personalisht mendoj qe Adem Jashari ka qenë shqiptar i vërtetë e shembullor dhe ka vepruar për t’i dalë zot kombit shqiptar e nuk ka luftuar për Arabinë e as për Turqinë, apo për ndonjë organizatatë të tyre që tash po përpiqen ta destabilizojnë kombin shqiptar, qe juve te ju ulë aq poshtë sa që bliheni me një pako ushqimore në vit!

Në ç’farë gjendje e dergje ka rënë populli ynë, kjo s’ka mundur të paramandohet kurrë!

Këto gjëra tregojnë realitetin që në vendin tonë tashmë nuk ekziston toleranca fetare, pasi janë të tjerët që po e mbjellin farën e mosbesimit ndërmjet nesh.

Analfabetizmi mbizoteron, fatekeqesisht!

Por duhet ta ritheksojmë: Servilët e dëmtojnë parasëgjithash kombin shqiptar, familjen shqiptare dhe se ata nuk i don askush!