Kreu Blog Faqe 1265

Hixhabi e fetë në shkolla si dhe regresi në Republikën e Kosovës

0

Gjergj – Skender Jashari 

Është absurde që në ditët e sotme, ku çdo person, shoqëri e vend, aspiron përparim, avansim në çdo aspekt, tek ne shohim që ka edhe të tillë që kërkojnë të kundërtën. Natyrisht nëse i shikojmë kërkuesit e këtij regresi, shohim që shumica e tyre janë propagandues të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik, pastaj të pakët janë disa besimtarë islamik të komuniteteve minoritare, e edhe më të pakët janë ndonjë i indoktrinuar. Dëgjojmë, lexojmë predikime të pa numërta të hoxhallarëve, që në mënyrat më agresive dhe ekstreme kërkojnë : pabarazinë gjinore, kufizimin e shumicës së të drejtave dhe lirive të njeriut( përsa i përket femrave), deri edhe përdorimin e dhunës ndaj femrave( e që fatkeqësisht tashmë kemi disa qindëra gra të vrara në emër të nderit, e mijëra të tjera të viktimizuara nga format e tjera të krimeve të nderit).  

Natyrisht, pushtuesit Osman në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit( sllavët), e pastaj edhe pushtimi serb e deri edhe sot vazhdojnë përmes hoxhallarëve të paguar nga Serbia e vende jomiqësore, të bëjnë përpjekje vazhdimisht për islamizmin, turqizimin, boshnjakizimin, e tash edhe talebanizimin etj të femrës Shqiptare. Ata mirëfilli e kanë kuptuar, që ruajtjen e Kombit tonë, gjatë gjithë këtyre pushtimeve është meritë tërësisht e femrës Shqiptare. Sidomos për faktin, që femra, ka eduku fëmijët me gjuhën, kulturën, historinë, traditat e zakonet tona. Prandaj një nënë e asimiluar a e pashkolluar, krijon një familje të asimiluar a të pashkolluar, prej nga pastaj reflektohet edhe në kuadër të Kombit. 

Ka disa teori që përpjeken të shpjegojnë lindjen e sistemit shoqëror patriarkal. Disa studiues theksojnë që sistemi patriarkal, lëshoi rrënjë rreth 6.000 vjet përpara gjegjësisht në vitet 4000 para Krishtit.1 Dominimi i femrave nga meshkujt, është krijuar në Lindjen e Mesme, diku rreth viteve 3100 para Krishtit, ku meshkujt vetëpërcaktuan dhe përforcuan supremacinë gjinore dhe kufizuan gratë në fuqinë riprodhuese dhe përjashtuan nga “ procesi i përfaqësimit dhe krijimit të historisë”.2 Kultura patriarkale ishte edhe në Greqinë dhe Romën antike,3 derisa bënte përjashtim Sparta, në të cilën besohej që sa më e fuqishme gruaja( duke e trajnu edhe për luftë), mund të lind fëmijë më të fortë.4 Ngjajshëm edhe në Iliri, pozita e gruas ishte shumë më e mirë sesa në Greqinë dhe Romën Antike, kjo mund të argumentohet me disa dhjetëra femra, që ishin ushtarake të larta në ushtrinë e Pirros, Lekës së Madh, Teuta etj. Ndërsa pas Aleksandrit u përmisu statusi grave edhe në botën Helene.5 Duke qenë se kultura e Greqisë antike, ndikoi shumë në Romën antike,6 aspak më i mirë nuk ishte statusi i grave në këtë vend.  

Prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë fetare, gjegjësisht disa studiues theksojnë se kjo u shfaq tek Hebrenjët, që “Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”.7 “Gjykimi i shtrigave” si fenomen i turpit, e që më së shumti ngjau në vitet 1550-1700, e që ishin gjykuar rreth 80.000 gra, prej të cilave rreth gjysma ishin ekzekutu.8 Mund të ngjasoj edhe me “diskriminimin e sotëm islamik ndaj femrave.”  

Fatkeqësisht në ditët e sotme, Islamizmi ballafaqohet kryesisht me diskriminimin, segregimin, femicidin, dhunën dhe format e tjera më të rënda kundër femrave. Duke qenë se krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas vlerësimit të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000 gra në emër të “nderit”,9 shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri real i vrasjeve në emër të ndërit nuk dihet,10 derisa sipas disa burimeve thuhet që është shumë më i madh ( me mijëra), kurse vetëm 5% raportohen.11 Prandaj këto dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet e nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë jugore dhe me Lindjen e mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën,12 por veçmas në komunitetet e emigrantëve me origjinë nga këto regjione, e që më së shpeshti asocohen me vendet arabe dhe me muslimanët.13 

Njerëzimi fatkeqësisht shumë vonë, vetëm pas Luftës së II Botërore, e kuptoi që “të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta.”14 Akte të tilla si: Deklarata univerzale e të drejtave të njeriut 1948,15 Konventa për pëlqimin për martesë, moshën minimale për martesë dhe regjistrimin e martesave 1962,16 dhe Rekomandimet për pëlqimin për martesë, moshën minimale për martesë dhe regjistrimin e martesave,17 Konventa ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike e 1976,18 Konventa ndërkombëtare për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore 1976,19 Konventa mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave 197920 dhe protokoli plotësues i saj,21  Konventa kundër torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese 1984,22 Konventa për të drejtat e fëmijëve 1989,23 Deklarata për eliminimin e dhunës kundër grave 1993,24 Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me forcë 2006,25 si dhe: Protokoli plotësues i Konventës për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; Protokoli plotësues i Konventës ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike; Protokoli plotësues i Konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave; Protokoli plotësues i Konventës mbi të drejtat e fëmijëve mbi shitjen e tyre, prostitucionin e fëmijëve dhe pornografinë e fëmijëve; Protokoli plotësues i Konventës kundër torturës dhe forma torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese,26 etj. Pastaj edhe në nivele regjionale, siç janë: Konventa Europiane e të drejtave të njeriut 1953, Konventa amerikane e të drejtave të njeriut 1978, Karta Afrikane e të drejtave të popullit dhe njeriut 1986 etj. 

Prandaj shtetet që kanë rafitikuar aktet e tilla ndërkombëtare, kanë edhe obligime të caktuara që dalin nga to, e mbi gjitha kanë obligim garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut pa asnjë dallim, përfshirë edhe mosdallimin gjinorë. 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës neni 1, paragrafi 1, thekson se është shtet demokratik, derisa asnjë vend në botën islame, nuk rangohet si vend demokratik, gjegjësisht demokracitë a sistemet islamike, radhiten në fund të demokracive. 

Vazhdon në nenin 7, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ku thekson se pos tjerash rendi kushtetues, bazohen në demokraci, barazi, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundim të ligjit, mosdiskriminim dhe shprehimisht në paragrafin 2, theksohet barazia gjinore edhe në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat e tjera të shoqërisë. 

 Për të vazhduar në nenin 8, i Kushtetutës, citoj:” Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.”  

Kurse në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë përfshirë dokumentet ndërkombëtare, theksohen në nenin 22, shprehimisht:  

  1. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;  
  1. Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;  
  1. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;  
  1. Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;  
  1. Konventa për të Drejtat e Fëmijës;  
  1. Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.  

Udhëzimi Administrativ i MASHT, Nr. 06/2014, në neni 3, pika 1.13, ndalon uniformën fetare. 

Edhe Republika e Kosovës, pos integrimeve Euro-Atlantike, prej nga merr obligim për respektim të akteve ndërkombëtare të specifikuara më sipër, obligohet që aktivisht t’i zbatoj, t’ia garantojë dhe mbrojë këto të drejta dhe liri. 

Lënda fetare e cilësdo fe, e ligjëruar nga një predikues fetar, është cënim i laicitetit, pastaj duke e pa, sidomos predikimet islame, që cënojnë edhe rendin kushtetues dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës( kur flasin për sheriat, kalifat, kundër demokracisë, kundër Perëndimit, kundër barazisë gjinore etj). Të krahasuarit e mësimeve fetare në Europën Perëndimore, me mësimet fetare islamike, janë jo të mundura, për shkak të përmbajtjeve që predikojnë. Si shembull, merreni rastin që Serbia, i’a shkroi librat fetar islam, për nxënësit Shqiptar në Luginë të Preshevës, ku atë lëndë fetare, ia predikojnë hoxhallarë vehabi, e që shumë shpesh ka qenë alarmu Kombi yn për përmbajtjen e tyre. 

Veshja është e drejtë e çdo personi, derisa me atë nuk cenon sigurinë. Veshja e burkës, cënon sigurinë publike dhe të çdo personi në afërsi. Maskimi i fytyrës vetëm në raste të caktuara mund të tolerohet. Prindërit e kanë për detyrë të kujdesen për veshjen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që të ruajnë dinjitetin dhe integritetin e tyre si dhe të ndihmojnë në zhvillimin e personalitetit të tyre. Vetëm sikur të bëhet një eksperiment, të veshet një vajzë e shkollës fillore me shami a me burka, çdo nxënës tjetër, do ta bulizonte, do ta etiketonte dhe do e shikonte me habi. 

Mos të harrojmë, propaganda radikaliste, ekstremiste dhe terroriste islamike, nuk ndalet me kaq, por gradualisht kërkon talebanizimin e Kombit tonë dhe Afganistanizimin e Atdheut tonë. Sot, kërkojnë shaminë gjoja si të drejtë themelore, ashtu siç kërkuan edhe lëndën islame në shkolla, pastaj xhaminë e Sulltan Erdoganit në Prishtinë, pastaj refuzimin e integrimeve Euro-atlantike dhe riorientimin drejt Lindjes, e kështu me radhë. 

Madje detyrat e qeverive dhe institucioneve të Republikës së Kosovës janë 

  1. Strategjia Kombëtare Shqiptare për mbrojtje nga Instrumentalizimi i feve( veçanarisht islamizmit dhe ortodokzimit). Në këtë Strategji do duhej përfshirë në nivel rajonal shtetet: Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Malit të Zi, duke i kushtu interes të veçantë, mbrojtjes së mërgatës Shqiptare kudo në botë. 
  1. Detalebanizimi i Institucioneve, bërja realitet e laicitetit, sepse islamizimi, talebanizimi është alarmant. 
  1. Kontrollin e financimeve dhe veprimtarive të OJQ-ve që kanë lidhje me islamin politik, gjegjësisht ndërprerjen e financimit apo ndalimin e instrumentalizimit të tyre. 
  1. Ndalimin e rrymave radikale islamike vehabiste, erdoganiste, Shiite(irakiane), sllavofile. 
  1. Përafrimi me kornizën ligjore të BE-së ku aspiron të integrohet, e ku përfshinë: 
  1. Inkriminimin ligjor, ndjekjen dhe gjykimin e disa qindëra rasteve për propagandë të terrorizmit islamik dhe atij ortodoks serb. 
  1. Ndalimin e zhurmave akustike, gjegjësisht terrorizmit islamik akustik, pra çështja e ezanit, nuk duhet të dëgjohet jashtë objekteve fetare. 
  1. Ndalimin e veshjeve asimiluese të huaja( Abaja-veshja kombëtare arabe që hoxhallarët aludojnë si veshje islame; veshjeve fetare turke a boshnjake etj), me qëllim të mbrojtjes së Kulturës vendase. 
  1. Inkriminimin ligjor të maskave, qofshin ato fetare( burka etj). Burka  ndalohet apo është në procedurë ndalimi  mes  të tjerash në këto shtete: Australi, Kanada, Austri, Francë, Belgjikë, Spanjë, Gjermani, Holandë, Danimarkë, Egjipti, Zvicrra, Italia, Norvegji, Suedi, Çadi, Kameruni, Nigeri, Gaboni, Bullgari, Turqi, Izrael, Tunizi, Letoni(  është ndaluar vetëm për  3 raste që kanë hy me  burka në këtë  vend), Kinë, Mijanmar, SHBA, Meksikë etj. 
  1. Respektimi dhe garantimi i barazisë gjinore, krijimi i kuotave 50-50%, në çdo institucion publik. Ndjekja penale, administrative etj, ndaj rasteve të cënimit të barazisë gjinore. 

Prandaj lufta për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e femrës Shqiptare, për t’i avansu ato në çdo aspekt, ashtu siç edhe në Ilirinë antike, ishin plotësisht të barabarta, e edhe më të barabarta të jenë edhe sot, janë e vetmja rrugë e Shpëtimit të Ardhmërisë tonë 

Më:10.08.2022 

 

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

1913 / Kur gazeta franceze botonte një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Gusht 2022

“Excelsior” ka botuar, të entjen e 6 marsit 1913, në faqen n°2, një fotografi të rrallë të anëtarëve kryesorë të Kongresit shqiptar të Triestes, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje thamë se Kongresi shqiptar përfundoi në Trieste. Këtu janë disa nga anëtarët kryesorë:  

  1. Z. Dervish Hima, gazetar shqiptar, i cili prej vitesh në Vjenë mbron pavarësinë e vendit të tij.
  1. Z. Mark Kakarriqi, nga komiteti organizativ, kryetar i rrethit franko-shqiptar të Triestes.
  1. Z. Faik Bej Konica, Kryetar i Kongresit.
  1. Z. Shtjefën Curani, Kryetar i Komitetit Organizativ.
  1. Z. Fan Noli, prift ortodoks.
  1. Z. Hilë Mosi.
  1. Z. Masar bej Toptani.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/1913-kur-gazeta-franceze-botonte-nje-fotografi-te-rralle-te-anetareve-kryesore-te-kongresit-shqiptar-te-triestes/.

Po tani ku jemi? Çka po ndërtojmë, qe tu lamë trashigimi brezave?

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Degradim

Mbrëmje, pak para mesnate, seq po mendoja për fatin e popullit tim. Më sillen mendsh këshillat e pleqëve. Na thoshin “mësoni, se vetem shkolla na qet në dritë” Pas renies se Rankoviqit, kishin pas thënë çetnikët: “Shqiptarëve ju morem pushkët e ju dhamë topat”! Në vitet e shtatëdhjeta, në një ligjeratë, në fakultetin filozofik, Fadil Hoxha na kishte thënë:”Kosova pret prej juve, çka kemi dijtë ne, pa shkollë, hapni sytë e shkollohuni”! Mes viteve të 70-80, u ndërtua pallati gjigant i rinisë, Bibloteka kombëtare e shumë vepra, qe janë akoma madhështore!

Po tani ku jemi?

Çka po ndërtojmë, qe tu lamë trashigimi brezave? Kemi ndërtuar karaktere tjera me vlera tjera. Ku na treti idealizmi i luftës, ku na mbeten ëndrrat e lirisë? Liri nuk është vetem të ngopësh stomakun, të argëtohesh ku të duash, të kesh shtëpi publike e jetë të shfrenuar. Liria ka obligime! Don disciplinë, rregull, rend e ligj. Mbi të gjitha don përgjegjësi për vendin qe të lindi, për shtetin qe na ka dhuruar qendresa dhe lufta shekullore. Jam shumë i trishtuar kur përcjell lajmet, kur shiqoj televizionet e lexoj portalet. Asgjë nuk shkon në drejtim të formimit të një vetëdije të shëndoshë kombëtare. Është devijuar karakteri, qellimi e misioni ynë karshi atdheut. Është bërë atëdheu arkë me plot ari e stoli dhe sejcili qe qohet i pari kqyrë se si ti grabitë stolitë dhe ta shkatrrojë. Atëdheu është drita, është shkëlqimi është fëmija dhe e ardhmja. Pa atdhe, nuk ka kuptim as familja, as fëmijët e as nipërit. Me vite të tera është punar, vepruar e përpjekur në çkombëtarizimin e shqiptarëve. Nuk do të flas fare për armiqë, sepse qellimi i tyre është i njohur. Dua të ceki veprimet tona qe kontribuan në eliminimin e ndjenjave kombëtare e ngritjen e atyre fetare.

Pa pikë dyshimi BIK-u i Kosovës është në sherbim të armiqëve dhe qëllim kryesor ka shuarjen e kombit shqiptarë. Po të mos ishte kështu, hoxhollarët nuk do të thoshin, Skenderbeu qafir, Nënë Teresa shejtane, flamuri kuq e zi haram, shqiponja haram! Po të mos ishte kështu nuk do të ndërtonin xhami osmane, orientale në çdo fshat e lagje të Kosovës. Po, pesha e se keqes nuk bie vetem mbi hoxhollarë, po edhe mbi elitën politike shqiptare. Në një shtet laik, siq jemi ne, Kosova, feja është e ndarë nga shteti, po i nënshtrohet ligjeve të shtetit.

Tek ne fyhet shteti, fyhet kombi e dalin në sipërfaqe kopukët, të shiturit e tradhëtarët e askush nuk përgjigjet. Aq larg shkohet e askush nuk reagon, kur vëhët në dyshim edhe prejardhja e shqiptarëve, figurave historike e dokumentet arkeologjike. Ishin politikanët ata, qe u dhanë fuqi klerikëve për ta degradue këtë popull deri në përmasat e të qenurit një rob i xhamisë, frikës e bestytnive të huaja. Ishin politikanët, të cilët për festa nguteshin të zgjoheshin sa ma herët, tu uronin festat hoxhollarëve, armiqëve të kombit. Ishin politikanët, qe organizonin iftare nëpër rrugë e merrnin pjesë në to. U dukej mallni të dilnin në televizor krah kryehoxhës e imamëve tjerë. Ishin kryetarë komunash e drejtorë drejtorishë, qe u dhanë troje pa pagesë shoqatave të huaja për investime xhamishë në Kosovë.

Kanë lejuar falje të namazëve nëpër rrugët publike, lejojnë thirrjen e ezanit në kupë të qiellit, duke shqetësuar gjithë banorët e lagjës. Kemi edhe një kryetar të Komunës se Prishtinës, me të cilin mburret LDK,-ja, qe dha lejen e ndërtimit të një xhamie gjigante të cilen nuk e ndesh as ne Stamboll.

“T’i jepësh dorën, ta kërkon edhe krahun”, kështu thotë një fjalë popullore. Tani kërkojnë në emër të lirive themelore edhe bartjen e shamisë nëpër shkolla! Të gjitha këto angazhime të armiqëve të kombit, deri me tani janë realizuar me përpikëmeri.

Pritet të realizohet edhe kerkesa e fundit, pra kjo e shamisë. Pasi qe deri me tani, asnjë parti, as një politikan, e shoqatë nuk po reagon për këto dukuri shtet shkatrruese, duhet, qe populli ta mbronë dinjitetin e vet!

Rrënjët mongole të barbarisë dhe të egërsisë fashiste ruse 

0

Një ushtar rus ruan centralin bërthamor në Zaporizjzja. Fotografia: AP

Eshref Ymeri 

“Një komb i mjerë, një komb skllevërish, nga lart deri poshtë – të gjithë janë skllevër”. 

Nikollaj Çernishevski 

 Analisti polak Marçin Enxhejçak, ka shkruar se Rusia, në thelb, është një vend aziatik, me qytetërim turanik (lidhet me emrin Turan një territor në Azinë Qendrore, i populluar në lashtësi nga skithë dhe fise iraniane, me emërtimin e përbashkët “tura” E.Y.), rrënjët e të cilit fillojnë që nga mongolët, prandaj liria perëndimore e individit në këtë vend tingëllon si një fjalë boshe. 

Ai thekson: 

“Rusia, duke qenë një vend që i përket qytetërimit turanik, me ndikim bizantin, nuk mund të shërbejë si model për konservatorët evropianë. Si edhe në kohën e “Hordhisë së Artë (kështu është quajtur shtetit mongol E.Y.), në Rusi feja kuptohet si diçka që duhet të të sjellë përfitime, aty mbretëron militarizmi dhe si vlerë kryesore paraqitet pushteti” (Citohet sipas: “Mos i besoni Putinit, ai është aziatik”. Faqja e internetit “Polonia Christiana”. 29 gusht 2014). 

Në argumentim të bindjeve të analistit polak për qytetërimin rus, mund t’i drejtohemi këndvështrimit të historianit dhe të filozofit gjerman Osvald Shpengler (Oswald Arnold Gottfried Spengler 1880-1936). Në veprën e tij me titull “Perëndimi i Evropës” (Der Untergang des Abendlandes), të botuar në vitin 1924, Shpengleri ka nënvizuar se për civilizimin  rus karakteristik është mohimi dhe madje me fjalën “qiell” nënkuptohen jo vlerat pozitive, përkundrazi, me këtë fjalë nënkuptohet çlirimi nga vuajtjet e jetës së përditshme. Me këtë rast, njeriu rus, sipas Shpenglerit, kur mendon për botën e ardhshme, nuk shikon lart, po shikon tutje, drejt horizontit, dhe kryesimboli i qytetërimit rus është stepa e pafund, e cila mishëron shkrirjen e individit në një masë kolektive. 

Një gjë të tillë e pranojnë vetë rusët. Ideologu kryesor i Kremlinit, filozofi dhe politologu Aleksandër Dugin (1962), njëri nga tellallët e regjur të politikës ruse për krijimin e të ashtuquajturës superfuqi euroaziatike përmes integrimit të Rusisë dhe të ish-republikave sovjetike në Bashkimin Euroaziatik (BEA), çirret në të gjitha udhëkryqet e vendit se në antropologjinë ortodokse nuk ekzistojnë fjalët individ dhe individual, sepse njeriu, sipas filozofisë së tij shoviniste, u perceptuaka si pjesë e një bashkësie më të madhe. Sipas këtij tellalli të shovinizmit rusomadh, në katolicizëm njeriu është individ, është një tërësi e pandashme, kurse në ideologjinë ortodokse është një tërësi e ndarë në dy pjesë.  

Kjo dukuri në jetën ruse, – shkruan analisti polak, – në një masë të konsiderueshme, pati hedhur rrënjë në Rusi fill pas dyndjes mongole, kur Rusia, gjatë një çerek mijëvjeçari, u gjend nën ndikimin e fuqishëm të qytetërimit turanik, gjurmët e të cilit mund të vihen re në jetën shoqërore ruse të ditëve tona.  

Qytetërimi mongol, faktikisht, u shkri me qytetërimin rus, paçka se fillimisht këtu bëhej fjalë për një akt agresiv. Megjithatë, ideologu Aleksandër Dugin, si një lake besnik në shërbim të klikës shoviniste të Kremlinit, e ngre në qiell dyndjen mongole, duke e vlerësuar si një ndërhyrje hyjnore me vlera praktike, e cila pati krijuar një “etikë të re vëllazërore”. 

Në të njëjtën kohë, autoritetet e Kremlinit, sipas analistit polak, deri tani vazhdojnë të përjetojnë një ndjenjë hidhërimi lidhur me pushtimin polak të Moskës gjatë dy vjetëve, – 1610-1612 – por, çuditërisht, atyre nuk u bën përshtypje absolutisht sundimi mongol që pati zgjatur një çerek mijëvjeçari. Kjo për arsye se dyndjen polake ata e vlerësojnë si më të rrezikshme, sepse ajo sillte si pasojë kërcënimin e ndryshimeve civilizuese.  

Civilizimi turanik pati lindur mes fiseve endacake aziatike, të cilët, që në lashtësi, patën sulmuar shtete më të zhvilluara. Pikërisht për t’u mbrojtur prej tyre, në shek. III p.e.r. qe ngritur Muri i madh kinez. Fuqia e atij civilizimi erdhi e u rrit kur në vitin 1206, Çingiskani (1155-1227), themeluesi dhe hani (sundimtari, monarku) i parë i madh i perandorisë mongole, që bashkoi fiset e shpërndara mongole dhe tyrke, strategu që pati organizuar marshimet pushtuese të mongolëve në Kinë, në Azinë e Mesme, në Kaukaz dhe në Evropën Lindore, themeluesi i perandorisë kontinentale, më të madhe në historinë e njerëzimit, u nis për të pushtuar botën dhe pushtimet patën vazhduar edhe pas vdekjes së tij dhe ndarjes së perandorisë mongole. 

Në mesin e shek. XIII mongolët hoqën dorë nga sulmet kundër Evropës dhe krijuan shtetin e vet, me kryeqytet Saraj-Batu (kryeqendra e Hordhisë së Artë, që  shtrihej rreth 130 km larg qytetit të Astrakanit, qytet rus ky që ndodhet në deltën e sipërme të lumit Vollga), i cili sundimin e vet mbi tokat ruse e pati vazhduar për një kohë të gjatë dhe pati ushtruar një ndikim të pashlyeshëm mbi civilizimin rus. 

Ky shtet, si edhe strukturat e tjera mongole, kishte si pikësynim luftën dhe qe organizuar sipas një parimi ushtarak. Aty nuk ekzistonte ndonjë sferë private. Në kohën kur në Evropën mesjetare patën lulëzuar organizime të gjithfarëllojshme, si zejtaria, bashkësi fetare, universitete dhe qytete, te mongolët, praktikisht, jeta shoqërore nuk ekzistonte, sepse si vlerë më e madhe në civilizimin turanik konsiderohej pushteti. Madje sundimtari aty kujdesej jo për të mirën e përbashkët, por për përfitime personale. Në luftën për pushtet mund të vrasje këdo, nëse ishte fjala për “vlerën më të rëndësishme” – për personalitetin e sundimtarit. 

Shkencëtari polak Meçislav Kurjanski vëren se pushteti dhe privilegjet që rrjedhin prej tij, për mongolët kanë qenë qëllim në vetvete. Ai shkruan: 

“Vullneti i sundimtarit ka pasë qenë ligji më suprem dhe etika përtej caqeve të atij vullneti, në parim, nuk ka pasë ekzistuar” (Citohet sipas: “Pamja turanike e Rusisë”. Faqja e internetit “inosmi”. 20 gusht 2014).  

Me këtë rast, feja te mongolët shërbente jo aq për vendosjen e kontakteve me Hyjninë, sesa për argumentimin e pushtetit të sundimtarit: sipas besimeve tradicionale, hani personifikon një vullnet hyjnor dhe prandaj është e ndaluar ta kundërshtosh. 

Sundimtarët mongolë ishin të bindur se vetë ata, me të drejtë, qenkeshin sundimtarë të ligjshëm të mbarë botës dhe çdo rezistencë të shteteve të pavarura e perceptonin si rebelim kundër kësaj të drejte. Prandaj luftërat konsideroheshin si ekspedita ndëshkimore të domosdoshme kundër rebelëve. 

Në periudhat më të vona, rolin e hanit e mori përsipër cari. Për pasojë,  “në ortodoksinë ruse ndikimet turanike erdhën e u përzien me luksin bizantin dhe dominimin e shtetit mbi kishën” (Citohet sipas: “Mos i besoni Putinit, ai është aziatik”. Faqja e internetit “Polonia Christiana”. 29 gusht 2014). 

Nënkuptohet që për carin ishin krejtësisht të huaja parimet e mëshirës, se në qendër të ushtrimit të pushtetit të tij ishte ndëshkimi. Prandaj cari Ivani i Tmerrshëm (1530-1584), në historinë ruse, njihet si smbol i sunduesit sadist, si car mizor, i kapluar tmerrësisht nga paranoja e frikës. 

Sipas një legjende, Ivani i Tmerrshëm qenkej shenjtëruar nga Hyjnia për fronin e carit pikërisht për shkak të egërsisë së tij të jashtëzakonshme. 

Pra, kjo egërsi e sundimtarëve rusë, të cilën sot po e shikojmë të mishëruar në krimet e përbindshme që ushtria e tyre fashiste po kryen në Ukrainë, ka pasur një traditë mongole shumëshekullore dhe kulmin e arriti me vendosjen e  totalitarizmit sovjetik, i cili s’ishte gjë tjetër, veçse një përzierje skëterrore e Rusisë turaniko-bizantine me ideologjinë marksiste.  

Pikërisht krimet e përbindshme të egërsirave ruse në Ukrainë, më sollën në kujtesë historianin dhe publicistin e njohur rus Sergej Melgunov (1880-1956), pjesëmarrës në luftën antibolshevike pas revolucionit të tetorit, i përndjekur dhe i burgosur nga banda kriminale bolshevike, i larguar familjarisht nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1922. Ai është autor i librit me titull “Terrori i kuq në Rusi”, i cili u botua në Gjermani në vitin 1924 dhe pati shumë jehonë pas përkthimit në disa gjuhë të huaja. Në atë libër ai zbulon lakuriq natyrën prej egërsirash të paimagjinueshme të komunistëve rusë. Ai shkruan: 

“Çdo zonë, në periudhën e luftës civile, kishte tiparet e veta specifike në sferën e shfaqjes së egërsisë njerëzore. Në Voronezh, njerëzit e torturuar i futnin lakuriq nëpër voza, të mbushura me gozhdë të ngulura nga jashtë, paskëtaj vozat i rrokullisnin. Në ballë u damkosnin me hekur të nxehtë një yll me pesë cepa. Priftërinjve u vinin në kokë kurora me tela me gjemba. Në Caricin dhe në Kamishin njerëzve u sharronin eshtrat. Në Poltavë dhe në Kremençugë të gjithë priftërinjtë i ngulnin mbi hunj. Në Ekaterinosllav parapëlqenin edhe kryqëzimin e viktimave, edhe vrasjet me gurë. Në Odesë oficerët i torturonin, i lidhnin me zinxhirë pas dërrasave dhe i futnin nëpër furra, duke i pjekur ngadalë, të tjerët i shqyenin në dy copa me anë të rrotave metalike të vinçave, të tretët i zbrisnin, me radhë, herë në një kazan me ujë të valuar, herë në det, mandej i flaknin në furrë”. 

Përveç këtyre krimeve të përbindshme, një tjetër faqe të turpshme, deri në neveri, në historinë e Rusisë, e përbën enciklopedia e përdhunimeve shtazarake të femrave në vendet ku ka shkelur këmba e ushtarit së saj. 

Shkrimtarja bjelloruse Svjetllana Aleksijeviç (1948), fituese e Çmimit Nobel në letërsi për vitin 2015, është bërë e shquar me novelën me titull “Lufta nuk ka fytyrë femre”. E pati shkruar në vitin 1983. Kjo novelë dokumentare është bazuar në regjistrimin e rrëfenjave të grave ruse, pjesëmarrëse në luftën kundër agresionit hitlerian më 22 qershor 1941. Një pjesë të atyre rrëfenja-kujtimeve censura i pati flakur nga libri, sepse autoren e akuzuan për pacifizëm dhe për natyralizëm. Në botimet e mëvonshme, pjesët e hequra u rivendosën në libër. Në vitin 1985 libri doli nga shtypi si botim më vete, njëhohësisht në disa shtëpi botuese, me një tirazh të përgjithshëm që arriti në dy milionë kopje në fund të viteve ’80. Për krijimin e kësaj vepre, autorja ka pyetur më shumë se 800 gra që patën marrë pjesë në frontet e luftës. Pikërisht mbresat e tyre janë përfshirë në këtë libër. Pas botimit të librit, autores filluan t’i vinin letra edhe nga meshkuj që kishin qenë në vijën e parë të fronteve të luftës. Një fragment të njërës nga ato letra autorja e ka përfshirë në libër. Ia pati dërguar një ish-ushtar, pjesëmarrës në luftë. Në këtë fragment zbulohet lakuriq natyra shtazarake e ushtarëve rusë, të cilët, si bisha të tërbuara, me radhë, përdhunonin me aq egërsi femrat gjermane. Jo vetëm kaq, por edhe gajaseshin gjatë skenave të përdhunimit. Ja fragmenti: 

“Po vazhdojmë sulmin… U dukën fshatrat e para gjermane. Ne, të rinj hesapi. Të fuqishëm. Katër vjet pa rënë në femra. Nëpër bodrume ka fuçi me verë. Ka meze. Kapim vajza gjermane dhe i… Dhjetë nga ne përdhunuan njërën… Femrat nuk na mjaftonin, popullsia kishte marrë arratinë nga sulmi i ushtrisë sovjetike. Mbërthenim vajza të reja. Njomëzake… Dymbëdhjetë-trembëdhjetë vjeçe… Nëse ndonjëra qante, e zhdëpnim në dru, i rrasnim diçka në gojë. Ajo kishte dhimbje, kurse ne shkriheshim gazit”. 

Natalia Gese (1914-1998), mikesha e ngushtë e shkencëtarit Andrea Saharov (1921-1989), gjatë luftës, punonte si korrespondente ushtarake. Më vonë ajo kujton: 

“Ushtarët rusë i përdhunonin të gjitha femrat gjermane, nga mosha 8 deri në moshën 80 vjeçe. Ajo ishte një ushtri përdhunuesish” (Citohet sipas: Nikollaj Ivanov. “Për heroizmat e ushtarit sovjetik, të ushtarit përdhunues… I kushtohet 23 shkurtit të turpshëm. Faqja e internetit “FakeOff”. 23 shkurt 2015). 

Në mbyllje, analisti polak zbulon lakuriq egërsinë e Rusisë putiniane: 

“Dhe tani, pas periudhës së shkurtër të lojërave me Perëndimin dhe liberalizmit të kohës së Gorbaçovit dhe të Jelcinit, po vëmë re rikthimin në traditat ruse. Historia nuk ka përfunduar dhe ne jemi bërë dëshmitarë të përplasjes hantingtoniane të qytetërimeve [është fjala për Samuel Hantingtonin  (Samuel Phillips Huntington1927-2008), sociolog dhe politolog amerikan, autor i konceptit të ndarjes etnokulturore të qytetërimeve, të shprehur në artikullin e tij me titull “Përplasja e qytetërimeve?” (The Clash of Civilizations?), të botuar në vitin 1993 në revistën Foreign Affairs” dhe mandej në vitin 1996, në librin “Përplasja e qytetërimeve” E.Y.].  Rusia, me kultin e vet të pushtetit, me trajtimin pragmatik të fesë dhe nënshtrimin e saj politikës, me forcimin e despotizmit dhe shtypjen e lirive të individit, gjithmonë e më shumë po e zbulon pamjen e saj turanike” (Citohet sipas: “Mos i besoni Putinit, ai është aziatik”. Faqja e internetit “Polonia Christiana”. 29 gusht 2014). 

Putini, që në vitin 2005, ka pasë shprehur këndvështrimin e vet për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Duke iu drejtuar parlamentit rus, atë shpërbërje ai e pati vlerësuar si “katastrofën më të madhe të shek. XX” (Citohet sipas: “Rënien e Bashkimit Sovjetik Putini e quajti tragjedi dhe shpërbërje të Rusisë historike”. Faqja e internetit “rbc.ru”. 12 dhjetor 2021). 

Në vitin  2019, gjatë zhvillimit të mbledhjes së forumit “Rusia thërret”, si shkak për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Putini pati vlerësuar politikën ekonomike jo efektive që pati ndjekur udhëheqja e vendit. Ai ishte i mendimit se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk lidhej me shtimin e tendencave nacionaliste në republikat e Priballtikut. Por ish-presidenti Mihail Gorbaçov (1931), në përgjigje të pikëpamjes së tij, pati deklaruar se në themel të shpërbërjes ishin raportet mes republikave, jo arsyet ekonomike. 

Përmes kryeideologut të Kremlinit Aleksandër Dugin, mësojmë se Putini kërkuaka të rikrijojë Bashkimin Sovjetik, por, siç u përmend më lart, me një tjetër emër – Bashkimi Euroaziatik, duke përfshirë brenda tij ish-republikat sovjetike. Por ky ideolog shovinist nuk na thotë asgjë se ç’mendojnë vetë ish-republikat sovjetike për projektin e krijimit të Bashkimit Euroaziatik. Sigurisht që s’mund të na thotë dot asgjë, se, në heshtje, ai është i bindur plotësisht se ato ish-republikat sovjetike as që e mendojnë kurrë rikthimin në vathën e shovinizmit rusomadh, i cili, gjatë tërë kohës së sundimit të perandorisë sovjetike, pati bërë çmos për ndryshimin e ekuilibrave demografikë përmes rusifikimit të tyre.  

Me sa duket, ringritjen e kësaj gërmadhe të re, Putini e filloi me sulmin fashist për pushtimin e Ukrainës, si ish-republika më e madhe dhe me më autoritet politik dhe ekonomik e ish-Bashkimit Sovjetik, duke planifikuar që, me mposhtjen e saj, nuk do ta kishte problem pushtimin dhe mposhtjen përfundimtare të republikave më të vogla ish-sovjetike. Por, si politikan dritëshkurtër që është, për shkak të testit të intelektit poshtë mesatares, çka bën që ta brejë keq kompleksi i inferioritetit, nuk e parashikoi dot që, në zbatim të projektit të tij idiot, në Ukrainë do t’i ngecte sharra në gozhdë. Prandaj, për shkak të dështimit të projektit, Putini zbuloi faqe botës natyrën mongole të barbarisë dhe të egërsisë fashiste ruse, të mishëruar në Ukrainë me krime barbare të tmerrshme, të cilat ua kalojnë shumëfish krimeve nazifashiste të luftës së dytë botërore.  

Kryekrimineli Putin, si frymëzuesi kryesor i bandave të tij ushtarake, të edukuara me psikologji shtazarake, ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë një makrokatastrofë të tmerrshme në Ukrainë, duke përhapur në këtë vend një epidemi terrori, që të kujton epideminë e terrorit të Çinghiskanit, i cili, gjatë marshimeve të tij pushtuese, pati shfarosur një të dhjetën e popullsisë euroaziatike. 

Para fillimit të agresionit kundër Ukrainës, Putini dhe kori i servilëve të tij në televizionin shtetëror “Rusia 1”, çirreshin në të gjitha udhëkryqet se operacioni special i ushtrisë ruse paskej për qëllim mbrojtjen e qytetarëve rusishtfolës nga nacizmi dhe racizmi ukrainas. Ky ishte një mashtrim skandaloz. Zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme vërtetoi konkretisht se, me atë agresion, klika fashiste e Putinit paska pasur ndër mend të arrijë një objektiv krejt tjetër – zhdukjen e Ukrainës nga harta e Evropës, çka dëshmon më së miri se Rusia është një shtet banditesk, terrorist.  

Drejtuesi i një emisioni, me titull  “Gagarini – gënjeshtra kozmike (një mit 60-vjeçar për “kozmonautin e parë”)”, të transmetuar në kanalin televiziv “Sotnik Tv” (një mjet i pavarur ky i informimit masiv), të cilin e ndoqa në youtube më 09 gusht, ndër të tjera, deklaroi: 

“Propaganda sovjetike asnjëherë nuk është dalluar për vërtetësi. Sovjetët gjithmonë kanë mashtruar, kurse sot, këtë traditë, e vazhdon me sukses edhe Rusia. Ky është një realitet objektiv. Tërë historiografia ruse, që nga lashtësia deri në ditët tona, është karakterizuar fund e krye nga gënjeshtra. Po mbi një gënjeshtër totale vazhdon të mbështetet edhe politika e sotme e Moskës”.  

Fakti që ushtria fashiste e Putinit gjuan me raketa pallatet e banimit në Ukrainë, dëshmon fare qartë se synimi  tij i fshehtë është shpopullimi i saj, duke i detyruar njerëzit të shpërngulen në masë drejt vendeve perëndimore, kurse ata që do të mbeten, t’i degdisë në Siberi. Pikërisht ashtu siç vepronin edhe pjellat e tyre kriminale, egërsirat serbe në Dardani në fundin e viteve ’90.  

Gazetari i talentuar dardan, Bajram Kabashi, në librin me titull “Rilindja, përkushtim dhe trishtim”, përmend hakërrimin e një polic-banditi serb në prill të vitit 1999, i cili e pati kërcënuar: 

“Kuptoje mirë ti…, kur të bëhen dy javë, nuk do të ketë më shqiptarë në këtë vend”.  

Sipas informacionit në vijim, synimi i fshehtë i rusobanditizmit të Putinit, u bë i njohur publikisht disa ditë më parë. 

Dmitri Medvedjevi (1965), ish-president dhe ish-kryeministër, tani zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, para pak ditësh, botoi dy variante të hartës së Evropës së ardhshme. Në variantin e parë, pjesa më e madhe e territorit të Ukrainës i aneksohet Rusisë, Polonisë dhe Rumanisë. Në variantin e dytë, territori i Ukrainës reduktohet vetëm brenda qarkut të Kievit. Trevat e tjera u aneksohen Rusisë, Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Madje Medvedjevi deklaroi: 

“Analistët perëndimorë janë të mendimit se, në të vërtetë, kështu ka për të ndodhur” (Citohet sipas: “Medvedjevi botoi një hartë me territore të Ukrainës në përbërje të Rusisë, të Polonisë dhe të Rumanisë”. Faqja e internetit “Izvestija iz”. 27 korrik 2022).   

Interesante! Sipas Medvedjevit, këtij ogiç-kryeservili të Putinit, me të cilin janë bërë si Coli e Loli në krye të bandës kriminale  ruse në pushtet prej më shumë se 20 vjetësh, Rusia gëzuaka edhe përkrahjen e opinionit publik perëndimor për zhdukjen e Ukrainës nga harta e Evropës! Sepse analistët perëndimorë, të cilët jetojnë dhe krijojnë në vende me demokraci të konsoliduar, gjatë daljeve të tyre në publik përmes mjeteve të informimit masiv, reflektojnë domosdo pulsin e opinionit publik. Domethënë, sipas trumykurit mashtrues Medvedjev, opinioni publik i vendeve perëndimore “qenka në një mendje” me kastën kriminale të Putinit për “zhdukjen e Ukrainës nga harta e Evropës”! Po pse Medvedjevi nuk citon konkretisht ndonjë analist perëndimor? Sepse, në pëputhje me traditën e kahershme, enciklopedia e mashtrimit të politikës ruse ka qenë, është dhe do të vazhdojë të mbetet në themelin e propagandës së saj. Duke kërkuar në shek. XXI zhdukjen nga harta të një shteti të pavarur dhe sovran, Medvedjevi dëshmon se ka degraduar mendërisht deri në atë shkallë, saqë është bërë objekt hulumtimesh në gerontologji – shkencën që studion aspektet biologjike, sociale dhe psikologjike të lajthitjes së trurit, me pasoja plakjen e parakohshme. 

         Në një intervistë për kanalin televiziv ukrainas “Unian”, të transmetuar në youtube në emisionin e mbrëmjes të datës 05 gusht, Igor Strellkovi (1970), figurë e njohur ushtarake dhe politike, publicist dhe shkrimtar rus, e etiketoi Medvedjevin si hero kryesor të filmave të animuar për fëmijë, duke e quajtur budalla, ashtu si edhe ministrin e mbrojtjes të Rusisë, Sergej Shojgu, të cilin Putini, nga çoban drerësh, e pati ngritur deri në atë post të lartë.                            

Ndarja e Ukrainës dhe zhdukja e saj nga harta e Evropës që kërkon të realizojnë Putini dhe Medvedjevi në krye të një perandorie të përbindshme, më kujton kërkesën këmbëngulëse të përfaqësuesve të diplomacisë ruse për copëtimin e trojeve tona etnike në Kongresin famëkeq të Berlinit (1878), në Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës (1913) dhe në Traktatin e fshehtë të Londrës (1915). Ato vendime kriminale kanë ndikuar së tepërmi në shtresën e intelektualëve shqiptarë të krahut nacionalist, me vetëdije të lartë kombëtare, që Rusinë ta konsiderojnë me shumë të drejtë si një armike të betuar të kombit shqiptar. 

Me sulmin gjakatar që ndërmori kundër Ukrainës, klika fashiste e Kremlinit, pa e kuptuar as vetë, për shkak të intelektit gjysmak të Putinit, i vuri minat Federatës Ruse, e cila, sipas të gjitha gjasave, do të shpërbëhet në disa shtete. Kam parasysh një fjalë të urtë të gjuhës ruse: 

“Po mbolle luftën, do të korrësh revolucionin. 

Ish-deputeti rus i Dumës Shtetërore (parlamentit) Ilia Ponomarjov ka deklaruar:  

“… pas gjysmë viti do të jetë më e rrezikshme të ndodhesh pranë kreut të Kremlinit sesa të jesh kundër tij” (Citohet sipas: “Po rritet çdo ditë”: ish-deputeti i Dumës Shtetërore u shpreh për mundësinë e një rebelimi në Federatën Ruse dhe për rrezikun që e pret Putinin”. Faqja e internetit “TCH”. 19 maj 2022). 

Po ky ish-deputet, në emisionin e lajmeve të kanalit televiziv UA/TV të   datës 07 korrik 2022, ora 15:12, duke parashikuar shpërbërjen e Federatës Ruse në disa shtete, pas dështimit të agresionit fashist kundër Ukrainës, ka dalë me një tjetër deklaratë: 

 “Rënia e Rusisë është paravendosur. Problemi është për kohën se kur do të ndodhë një gjë e tillë”.  

 Si edhe shumë analistë të tjerë rusë, ai është i mendimit se pas gjysmë viti mund të kryhet një grusht shteti. Ka shumë mundësi që një problem të tillë, – theksoi ai, – është duke e shtruar vetë elita ruse. 

Në atë emision u tha se Rusia ka për t’u ndarë në 15-20 shtete. Madje në ekranin  e televizorit u paraqit edhe një hartë me kufijtë e atyre shteteve, duke filluar që nga Republika e Kamçatkës në skajin e largët verilindor të Rusisë aziatike, deri në Republikën e Arkhangelskut në skajin veriperëndimor të Rusisë evropiane.  

Ushtaraku i lartë rus në pension, gjeneral-kolonel Leonid Ivashov (1943), dhjetë ditë para sulmit fashist kundër Ukrainës, pati deklaruar: 

“Sot të gjithë po largohen me vrap nga Rusia, si djalli nga temjani” (Citohet sipas: “Rusia do të pushojë së ekzistuari: Leonid Ivashovi për luftën që është në përgatitje e sipër”. Faqja e internetit “Biznesonline”. 13 shkurt 2022). 

Dy qytetarë rusë, njëri sociolog, tjetri ushtarak i lartë, kanë shprehur këndvështrimin e tyre se cilat do të jenë pasojat për Rusinë, pas agresionit që ndërmori kundër Ukrainës. 

Sociologu opozitar, Igor Ejdman (1968), shkruan: 

“Kremlini hapi kutinë e Pandorës, duke filluar një luftë të përmasave të gjera kundër Ukrainës. Disfata e ushtrisë sovjetike në luftën kundër Finlandës (30 nëntor 1939 13 mars 1940 E.Y.), dikur pati shërbyer për Hitlerin si një argument i rëndësishëm për të filluar sulmin kundër Bashkimit Sovjetik. Tani historia po përsëritet. Ushtria e Putinit u mbulua edhe më shumë me turp në Ukrainë, çka shokët kinezë po e ndjekin me shumë interes. Para luftës së dytë botërore, udhëheqja sovjetike mundohej të miqësohej me Hitlerin, por, siç dihet, nuk doli gjë. Udhëheqja e tanishme e Federatës Ruse po përsërit të njëjtin gabim, duke i varur shpresat te Kina. Kinezët, psikologjikisht, vazhdojnë t’i konsiderojnë të tyret tokat që u pati marrë Rusia në bazë të një marrëveshjeje skllavëruese të shek. XIX: Primorjen, Zabaikalin etj. Në një moment të caktuar, ata mund të vendosin se ka ardhur koha për t’i kthyer tokat e humbura, aq më tepër që nga pikëpamja ushtarake kjo nuk përbën ndonjë vështirësi për t’u realizuar. Forcat ushtarake shumëmilionëshe kineze në çast mund ta fshijnë ushtrinë vjedhacake ruse, që ushqehet me konserva në kavanoza teneqeje të ndryshkur, sepse, siç tregoi lufta në Ukrainë, ajo është e aftë të luftojë vetëm kundër një popullsie paqësore. Kjo mund të arrihet më lehtë sesa pushtimi i Taivanit. Opinioni ndërkombëtar, në një skenar të tillë, nuk do të rreshtohet në anën e Rusisë, e cila u stërpik keq me gjakun e ukrainasve paqësorë. Rusët nuk duhet t’i varin shpresat as te arma bërthamore, sepse ka shumë mundësi që ajo të rezultojë po aq “tigër prej letre”, sa edhe fuqia e ushtrisë ruse” ​(Citohet sipas: Igor Ejdman.Ushria e Putiniut u mbulua me turp në Ukrainë, shoku Xi Jinping  po përgatitet të kthejë në “gjirin e vetPrimorjen dhe Zabaikalin”, Faqja e internetit Dialog.ua”. 12 mars 2022).  

Ushtaraku i lartë, Oleg Korotkjeviç, me detyrë komandant i përkohshëm i armatës 41, sipas përgjimit të një bisede telefonike nga shërbimi sekret ukrainas, ka thënë në intimitet: 

“A mundet presidenti ynë, ta themi midis nesh, të thotë nesër në televizion që mori vendim ta ndërpresë operacionin special? A është në gjendje? Është. Se ai është komandant suprem i forcave të armatosura. Sigurisht që mundet. Por ama ç’do të na rezultojë? Gjithçka që është bërë deri tani, ka shkuar kot. Kjo e para. Dhe ja, gjithë ky nacionalizëm, i cili ka mbetur i paeliminuar, prite kur të na shfaqet këtu pas një viti. Do të shfaqet këtu, në Alejsk, në Novosibirsk, në Tomsk, në Tymenj (që të gjithë qytete në Rusinë aziatike E.Y.), në Moskë, do ta kemi kudo. Sepse shtetit tonë, si një qeni të rrahur, do t’i duhet të largohet prej andej, më kuptoni..?”. (Citohet sipas: “Komandanti rus rrëfen për gjendjen reale të ushtrisë ruse”. Radio “Svoboda” në youtube. 12 korrik 2022). 

Parashikimet për shpërbërjen  e Federatës Ruse në disa shtete të pavarura, dëshmohen edhe në materialin në vijim.  

Në muajin maj, në Varshavë, u mblodh forumi  i popujve të lirë të Rusisë. Më 23 korrik ky forum u mblodh në Pragë. Disa intervista të pjesëmarrësve në atë forum i transmetoi kanali televiz i Ukrainës “FreeDom”. Të gjithë pjesëmarrësit e popujve të ndryshëm të Rusisë, si nga Çeçenia, Burjatia, Tartarstani, Bashkiria etj. deklaruan se Perandorisë shumëshekullore ruse i ka ardhur fundi, ajo do të shpërbëhet në disa shtete kombëtare. Madje një gazetar nga Çeçenia deklaroi se pikërisht nga studioja ku ai ndodhej do të shpallej dita e pavarësisë së Çeçenisë. Në punimet e forumit mori pjesë edhe ish-deputeti i parlamentit rus Ilia Ponomarjov, i cili deklaroi: 

“Të gjithë ata që janë kundër politikës së Kremlinit, duhet të hidhen në veprime të guximshme për ndërmarrjen e hapave vendimtarë”. 

Në mbyllje të punimeve të forumit më 24 korrik, u aprovua një deklaratë e përbashkët, në të cilën theksohej: 

“Në Pragë përfundoi forumi dyditor i popujve të lirë të Rusisë. Sipas mendimit të pjesëmarrësve, popujt e Rusisë gëzojnë plotësisht të drejtën e tyre për vetëvendosje. Është e domosdoshme që ky proces të kryhet shpejt dhe jo me dhunë për çlirimin  sa më parë të popujve dhe të rajoneve autoktonë nga zgjedha e Moskës imperiale” (Citohet sipas emisionit të lajmeve të kanalit televiziv “FreeDom”, 24 korrik 2022). 

Në lidhje të drejtpërdrejtë me studion televizive, prej andej ku ndodhet në mërgim, u mor në intervistë pjesëmarrësi në forum, Ahmet Zakajevi, kryetar i kabinetit të ministrave të Republikës së Çeçenisë, së cilës Moska ia ka mohuar pavarësinë. Forumin ai e vlerësoi si një ngjarje historike, duke theksuar se në deklaratën e aprovuar u shtrua problemi i çmontimit të Rusisë, të shtetit rus, të dekolonizimit të Rusisë, e cila mban nën zgjedhë popujt autoktonë. Ai nënvizoi posaçërisht: 

“Rusia që kemi njohur deri më 24 shkurt, nuk do të ekzistojë më”. 

Po në këtë kanal televiziv, në emisionin  e lajmeve të mbrëmjes të së njëjtës datë (24 korrik), u dhanë dy njoftime befasuese, në të cilat zbulohet poshtërimi i paimagjinueshëm që Rusia i ka bërë vetvetes në sytë e opinionit ndërkombëtar. 

Lajmi i parë: “E shesin jetën për 200 mijë rubla: në Rusi mobilizojnë të burgosurit për t’i dërguar në luftë në Ukrainë. Kushtet janë: gjashtë muaj me këtë pagesë dhe mandej amnistia”. 

Po të kemi parasysh gjendjen, ku e ka katandisur Rusinë kryefashisti Putin, nënkuptohet që ai do të mundohet të mobilizojë llojlloj mbeturinash të shoqërisë ruse, për t’i dërguar në Ukrainë, duke i përdorur si mish për top në vijat e para të luftimit.  

Lajmi i dytë: Një rus i moshuar i është bashkuar ushtrisë agresive të Putinit për punë parash. Ai ra rob në Ukrainë. Në vijim jepet intervista e tij me një gazetar ukrainas. Para se të zhvillohej dialogu midis tyre, gazetari theksoi: 

“Ky është shek. XXI. Njeriu shkoi në Ukrainë për të vrarë njerëz, me të vetmin qëllim për të fituar para, në mënyrë që të paguante dentistin për të vënë proteza se i kanë rënë dhëndët”. Ja dialogu: 

Domethënë, ju jeni vullnetar?Juve iu shtyu halli për para? 

Po, pra, për të vënë proteza, derisa s’kam asgjë, s’gjej dot punë, për 15 rubla askund nuk i vë dot protezat. 

Çfarë do të dëshironit t’u thoshnit bashkëkombasve tuaj në të ashtuquajturën Republika Demokratike e Luganskut? 

Çfarë t’u them? Mos shkoni, or djema, në ushtri, mos t’ju  bjerë ndër mend të merreni me një të tillë punë të pistë. Ja, kështu do t’u them. Sepse kjo është një idiotësi me brirë. Sepse po na dërgojnë si mish për top”. 

Një qytetar ukrainas, me post të rëndësishëm në qytetin e Odesës, në një bisedë në skajp me disa ushtarë rusë, të transmetuar më 06 gusht në kanalin televiziv “News for you”, deklaroi:  

“Në Ukrainë ndodhen nëpër frigoriferë kufomat e 17 mijë ushtarëve rusë, të cilat Moska nuk i tërheq për t’ua përcjellë familjeve të tyre, sepse, për çdo ushtar të vrarë, duhet të paguajë një kompensim prej miliona rublash”. 

Kryekrimineli mburravec Putin kishte parashikuar që t’i lante hesapet me Ukrainën brenda 2-3 ditëve. Në një kronikë, kushtuar ecurisë së ngjarjeve në frontin e luftës, të transmetuar më 15 korrik në kanalin televiziv “FreeDom”, u dha, me zë dhe figurë, edhe një deklaratë e tij, sa qesharake, aq edhe vetëposhtëruese: 

“Ne, duke u nisur nga kriteret më të rrepta, hëpërhë, nuk kemi filluar asgjë seriozisht”.  

Pra, Putini, megjithëse numri i ushtarëve, i nënoficerëve dhe i oficerëve  të vrarë, të plagosur dhe të sakatuar, gjatë gati pesë muajve, ka arritur në dhjetra mijë, vazhdon të tallet me delepopullin e vet dhe të mburret para opinionit ndërkombëtar se deri tani ky s’paska parë gjë, se gjëma që dashka t’ bëjë Ukrainës s’paska filluar ende! 

Para disa muajsh, ky vrasës faktik i ushtarëve rusë në Ukrainë, dha njoftimin në vijim: 

“Të gjithë anëtarëve të familjeve të ushtarëve, të vrarë gjatë zhvillimit të operacionit special në Ukrainë, do t’u paguhet një shumë prej 7 milionë e 421 mijë rubla” (Citohet sipas: “Putini tregoi se sa rubla kushton jeta e një ushtari rus”. Faqja e internetit “Pravda e Ukrainës”. 03 mars 2022). 

Po të marrim parasysh kursin e dollarit në rubla më 07 gusht, kur një dollar këmbehej me 60,38 rubla, na rezulton: shuma e mësipërme prej 7 milionë e 421 mijë rubla është e barabartë me 122 984, 935 dollarë. E llogaritur kjo për 17 mijë ushtarë të vrarë, do të thotë që Banka Kombëtare e Rusisë duhet të paguajë një shumë prej më tepër se 91 miliardë dollarë. Me sa duket, ajo bankë nuk i ka “këllqet” të paguajë një shumë kaq kolosale, prandaj edhe kufomat e atyre ushtarëve vazhdojnë të dergjen nëpër frigoriferët e Ukrainës.  

Çdo lexues gjakftohtë, që udhëhiqet në jetë nga gjykimi objektiv, kur njihet me këto fakte vetëposhtëruese për Rusinë neocariste, bie në mendime dhe përsiat: 

Ja deri ku e ka katandisur Rusinë kryekrimineli i shekullit, Putini – në  një gërmadhë plot me mbeturina, gërmadhë që mundohet ta maskojë me paradat qesharake të 9 majit, të cilave Televizioni Topchannel, në një emision  të 17 korrikut, në një mënyrë të pahijshme, për të mos thënë të turpshme, u bënte reklamë në youtube me tekstin prezantues sa provokativ, aq edhe tmerrues për teleshikuesit: “Lindje Perëndim. Rusia i shkatërron vendet e NATO-s brenda gjysmë ore, mit apo realitet?”.  

Gazetari i shquar ukrainas Dmitri Gordon (1967), drejtues i perandorisë mediatike në internet “Gordon”, më 07 gusht,  në një intervistë në youtube me ekspertin ushtarak Oleg Zhdanov (1966), deklaroi: 

“Rusia është një vend i prapambetur dhe i fjetur, i cili mburret me “madhështinë” e tij, ndërkohë që “madhështia” rezultoi imagjinare, sepse, në krahasim me vendet e qytetëruara të Perëndimit, ka mbetur prapa njëqind apo më shumë vjet dhe sidomos në sferën e armatimit”.  

Mirë do të ishte që Televizioni Top Channel të heqë dorë një herë e mirë nga servilizmi ndaj rusoshovinizmit dhe të mos u bëjë reklamë paradave sa “madhështore”, aq edhe qesharake në Sheshin e kuq të Moskës, me të cilat klika fashiste e Kremlinit mashtron si opinionin e brendshëm, ashtu edhe opinionin ndërkombëtar. Televizioni Top Channel le të mjaftohet vetëm me servilizmin ndaj Ramës dhe ndaj Rilind(Rivdek)jes socialiste. Me sulmin fashist kundër Ukrainës, Rusia ia çori maskën vetes përfundimisht. Këtë fakt Televizioni  Top Channel gjithmonë ta ketë parasysh. 

Tërë atë mjerim ekonomik, të shkaktuar prej kastës sunduese të Putinit, shumica dërrmuese e popullit rus e heq mbi kurriz pa u ndier, sepse nuk është çliruar kurrë nga psikologjia e bujkrobërve, të cilët, gjatë shekujve, me ligj, deri në vitin 1861, kanë qenë në pronësi të  çifligarëve, të cilët mund t’ia shisnin dhe t’ia blenin njëri-tjetrit. Kësisoj, ai popull nuk e njeh absolutisht institucionin e respektit ndaj vetvetes, por respekton dhe mbështet fuqimisht Putinin dhe krimet e tij shtazarake në Ukrainë. Një institucion të tillë nuk e njohin madje edhe intelektualë rusë të sferës së artit e të kulturës, të cilët i servilosen Putinit në një mënyrë vetëposhtëruese. Më 02 gusht, në kanalin televiziv të Ukrainës “Gllavnoje”, në emisionin e mbrëmjes, u dha njoftimi në vijim:  

“Aktorja ruse Maria Shukshina iu drejtua me një thirrje bashkatdhetarëve të vet të bëjnë denoncime në organet e punëve të brendshme për të gjithë ata qytetarë që dëgjojnë muzikë ukrainase”. 

Kjo aktore, pa dinjitet personal për shkak të servilizmit të saj të neveritshëm ndaj Putinit, le të ketë parasysh edhe ndonjë kolegun e vet, që dallohet për një qëndrim krejtësisht të kundërt në raport me kastën kriminale të Kremlinit. 

Mihail Policejmako (1976), aktor rus i teatrit dhe i kinematografisë, këngëtar dhe drejtues emisionesh televizive, në një emision në youtube, të titulluar: “Ja si duhet biseduar me deputetët dhe zyrtarët e Putinit!”, më 25 mars 2020, në një sallë, ku ishin të pranishëm deputetë dhe zyrtarë të lartë, iu drejtua atyre me fjalë të tilla, me të cilat zbulon lakuriq falsitetin e “madhështisë” së paradave ushtarake çdo 09 maj në Sheshin e Kuq. Ai deklaroi: 

“Gjatë 20 vjetëve, Putini e katandisi Rusinë në një kosh plehrash. Rusia e Putinit është thjesht një turp. Të gjithë ne jetojmë në mes të fekaleve”. 

Kërkesa e asaj aktoreje trulajthitur më kujtoi kohën e diktaturës së kryekriminelit Enver Hoxha, kur qytetarët shqiptarë përndiqeshin nëse dëgjonin muzikë të huaj.  

Mungesa e theksuar respekti ndaj vetvetes, i pati bërë përshtypje të keqe një analisti rus, i cili para disa vjetësh ka shkruar: 

“Respekti ndaj vetvetes vjen e zhduket më shpejt dhe më me siguri jo nga sharjet e personazheve në teleefir ose në hapësirat e internetit. Respekti ndaj vetvetes shembet atëherë kur me njeriun sillen si me askushin dhe ai nuk e ka mundësinë ta kapërcejë një qëndrim të tillë poshtërues, kur nuk interesohen të dinë se cili është mendimi i tij, kur problemet e tij injorohen, kur përpjekjet e tij për të hyrë në kontakt dhe për të vepruar në atë mënyrë që atij t’ia dëgjojnë fjalën nuk merren absolutisht parasysh, pa e çarë kokën fare për të mësuar se cili është këndvështrimi i tij. Që t’i biem shkurt, respekti ndaj vetvetes merr fund atëherë kur shpërfillja sistematike ndaj dinjitetit të njeriut buron nga ai që ka pushtet dhe e sundon” (Citohet sipas: Vladimir Brehin. “Kur do të fillojmë ta respektojmë vetveten?”. Marrë nga faqja e internetit “pravmir.ru”. 22 nëntor 2013). 

Fjalët e këtij analisti të kujtojnë një figurë të shquar të kulturës ruse – Nikollaj Çernishevskin (1828-1889), i cili ka thënë: 

“Një komb i mjerë, një komb skllevërish, nga lart deri poshtë – të gjithë janë skllevër”. 

Mungesa e respektit të theksuar ndaj vetvetes, ka sjellë si pasojë që, në gjuhën ruse, të përdoret gjerësisht shprehja vetëposhtëruese: “Shefat janë më të zgjuar se ne”. 

Cila është arsyeja që kasta kriminale e Kremlinit e urren kaq shumë Ukrainën?  

Në këndvështrimin tim, dy janë arsyet kryesore: 

Së pari, Kremlinin e gërryen smira vazhdimisht, për arsye se jo Moska, por Kievi ka qenë dhe mbetet kryeqendra e kulturës sllavianolindore. Kievi është themeluar në vitin 584, kurse Moska 563 vjet më vonë, më 1147. Madje edhe Moskën një princ ukrainas e pati themeluar, Juri Dollgoruki (1090-1157), princi i madh i Kievit. Përballë ndërtesës së Bashkisë së Moskës, ngrihet shtatorja e tij madhështore. Prandaj kriminelët e Kremlinit, me Putinin në krye, kanë si pikësynim ta zhdukin Ukrainën nga harta, në mënyrë që një kryeqendër e tillë të jetë Moska. 

Së dyti, standardi i jetesës të popullit ukrainas është më i lartë se ai i popullit rus. Kjo ra në sy të bishave fashiste gjatë agresionit. Ushtarët e ndërkryer rusë, futeshin nëpër apartamentet e pallateve të braktisura të qytetarëve ukrainas, të bombarduara me raketa, dhe linin mendjen me komoditetin e tyre. Shërbimi sekret ukrainas ka regjistruar biseda telefonike të ushtarëve rusë me familjarë të tyre në Rusi. Ata u rrëfenin për ato komoditete. Nga ana tjetër e telefonit vinin porositë e atyre familjarëve për të grabitur gjithçka dhe për t’ua dërguar. Dhe ushtarët e tërbuar kanë grabitur gjithçka, deri edhe të brendshme grash.  

Nënkuptohet që standardi më i lartë i jetesës së popullit ukrainas është infektues për fqinjët rusë, të cilët, një ditë të bukur, mund të zgjohen nga gjumi letargjik prej skllavi dhe të pyesin se pse ukrainasit jetojnë më mirë sesa rusët. Kjo mund të sjellë si rezultat rebelimin  e popullit, me pasoja përmbysjen e pushtetit të kastës sunduese në Kremlin. 

Habitesh kur mendon se si është e mundur që Rusia shoviniste të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara? 

Si është e mundur që Rusia, si shtet fashist, terrorist, vazhdon të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që ajo duhej përjashtuar menjëherë nga radhët e saj pas krimeve gjakatare që ka kryer dhe vazhdon  të kryejë në Ukrainë? Krerët kryesorë të këtij forumi më të lartë botëror, nuk e dinë vallë që Bashkimi Sovjetik, pas agresionit që pati nisur kundër Finlandës më 30 nëntor 1939, u përjashtua nga Lidhja e Kombeve?  

Nuk mund ta them dot me siguri se sa të bindur dhe sa të vendosur janë vendet evropianoperëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i vënë fre përfundimisht egërsisë mongole të fashizmit gjakatar rus, i cili, me hekurishtet e armatimit të vet, nëse nuk arrihet të realizohet shpërbërja në disa shtete e Federatës Ruse, përbën një rrezik të përhershëm për gjakosjen e vendeve të tjera.  

Kaliforni, 10 gusht 2022 

Kërkesa për lejimin e shamisë në shkolla, ka të bëjë me të drejtat e njeriut, apo me futjen e islamit politik në institucionet shtetërore?

0
Lulzim Peci, diplomat nga Prishtina 
___
Disa fjale per kerkesen per lejimin e uniformes fetare – apo shamise ne shkolla.
Shpresoj se Qeveria e Kosoves nuk do te beje nje gabim madhor duke e ndryshuar udhezimin administrativ qe ndalon bartjen e uniformes fetare – shamise ne shkolla, pasi me kete karakteri sekular i vendit tone do te goditet ne themel, e me kete edhe shtylla mbajtese e identitetit shqiptar ne vendin tone.
Se pari duhet te shtrohet pyetja se cfare agjende jane duke shtyer ata qe po e kerkojne kete gje? A kemi ketu te bejme me te drejtat e njeriut, apo me ate qe e ka emrin e vertete – futjen e islamit politik permes deres se vogel ne institucionet shteterore? Une jam i bindur qe ka te beje me te dyten, qe ne thelb ka te beje me ndryshimin e karakterit sekular te Kosoves qe do ta shkaterroj kohezionin shoqeror te popullit tone.
Keto cfare po them, nuk jane hamendje, por eshte nje bindje e ndertuar nga hulumtimet ne terren te zhvilluara ne vitet e fundit ne shume pjese te Kosoves.
Kjo agjende e shami-kerkuesve eshte afatgjate, dhe per cak ka gjeneratat e ardhshme, permes transformimit te se cilave metohet te nderohet karakteri shoqeror dhe politik i vendit dhe popullit tone.
Nje agjende e tille, ne thelb ka per qellim trasimin e nje agjende anti-perendimore qe eshte ne kundershtim me vete bazamentin e civilizimit evropian te popullit shqiptar, dhe ate qe permes premisave te “vellazerise muslimane” ta metastazoj ideologjine e “umase muslimane” qe tani ka marre permasat e nje “kombi global”, qe nuk i njeh identitetet nacionale te kombeve te ndryshme qe kane besimtare islam.
“Umaja muslimane” tanime eshte duke zene rrenje tek gjeneratat e reja. Nje numer i konsiderueshem i te rinjeve i konsideron me te afert muslimanet e nje vendi te larget islam, si p.sh. Indonezise, qe kur nuk i kane takuar ne jeten e tyre, se sa nje shqiptar te konfesionit tjeter, apo ateist.
Me kete agjende, do i plotesohen te gjitha deshirat Serbise dhe armiqeve te tjere te Kosoves, ashtu si ju jane plotesuar deshirat e Rusise ndaj Cecenise, qe nga nje popull me nacionalizem sekular, kur ishin nen udheheqjen e gjeneralit Dudajev, dhe pothuajse e kishin pavaresine ne dore, u shnderruan ne vasal te ndyte te Rusise nen udheheqjen e radikalit islamik Kadyrovit, qe bashkjeton me ortodoksine ruse, dhe lufton kunder Ukraines pro-perendimore.
Edhe nje gje qe duhet ta kemi te qarte, eshte fakti qe pothuajse asnje nga vendet islame, nuk e konsideron armik Rusine e Putinit, ndersa ata e respektojne mbrojtjen amerikane, kryesisht prej frikes qe e kane nga Irani.
Prandaj, duhet ta vejme gishtin ne koke, dhe te mos e shkaterrojme te ardhmen e vendit dhe te popullit tone, qe e ka arritur lirine dhe pavaresine me shume sakrifica dhe me ndihmen kyce te perendimit, aty ku e kemi edhe vendin si popull me civilizim evropian.

Masakra e Manastirit e 9 gushtit 1830, dita kur u vrane mbi njëmije krerë të Toskërisë!

Ndoc Bushgjoka, Tropojë
___
MASAKRA E MANASTIRIT
(9 gusht 1830)
 Ngjarje që nuk duhet harruar.
” Une Mahmudi II, sulltan e kalif, nip sternip mbreterish, i nentembedhjeti perandor i dinastise osmane, sovran i botes, pushtetit shteteror e kalifnor i te cilit do te qendroje ne kembe gjer ne te sosur te dheut,nxjerr kete ferman te larte nga kryeqytetit i lumtur, Stambolli :
Une i zgjat doren e paqes Shqiperise d.m.th. te kater vilajeteve te saj.
Dje, me urdherin tim mbreteror, formula e vjeter osmane:
” Shqiperine e kam xhan “, u vu prape ne krye te defterit te puneve te qeverise.
Shpall kete ferman te larte qe po e firmoj sot, ne te cilin urdheroj:
Nje:
Te shpallet falje e pergjithshme per te gjithe kreret e Shqiperise.
Dy:
Per te rivendosur mardhenjet e vjetra te organizohet nje mbledhje e madhe me te gjithe kreret, prijesat, flamurmbajtesit etj.
Nenshkruar:
Mahmudi i II, sulltan, kalif dhe imam i madherishem, mbret i botes.
(Atë ferman e shperndane ne te gjithe shehrat dhe udhekryqet e perandorise tellalet duke e perseritur disa here qe nga fillimi i gushtit i vitit 1830.)
Pajtimi do te behej ne Manastir, ku ishte shtruar dreka e lajmeruar me buje. Parësia shqiptare u prit me nderime e paradë ushtarake.
Por… !
Kronisti turk qe e pa masakren me sy shkruante:
…Ata rrezoheshin njeri pas tjetrit, dhe vertitja e atyre qe kishin mbetur i ngjante nje gjumi te lig. Shumica ishin shtrire pertoke ne nje pellg gjaku. Erdhi nje cast dhe u shtrine te gjithe dhe mbeti vetem njeri qe vazhdonte te sillej mbi kale. Gjashte here e rrezuan plumbat dhe gjashte here u ngrit duke vazhduar vertitjen e tij ogurzeze. Atehere trupat turke moren urdher dhe u sulen mbi te me bajoneta.
Muhardar Pasha njoftonte:
– Ne fund te ketij raporti po shenoj fjalet e tyre kur po vdisnin:- Kush qellon. Kush po qellon keshtu. Tradheti ! Ah ti qen turk. Ah ç’gjeme ! Ç’kurth. Iku Shqiperia ! Uje. -S’vdes Shqiperia, jo !
Une Mahmudi i dyte, sulltan dhe kalif, mbret etj….
urdheroj:
– Shqiperia zhbehet. Emri i saj shuhet nga defteri i shtetit dhe zevendsohet kendej e tutje me emertimin e ri:
-Zona e Trete e Krahut te Majte te Perandorise. Çdo gje qe ka lidhje me te, te fshihet nga historia e shtetit !
Masakra e Manastirit u tregoi edhe nje here shqiptareve se kush ishin turqit. Se cila ishte “besa” e tyre.
Ate dite u vrane mbi njëmije krerë të Toskërisë. Burra te zgjedhur e të permendur. Mbi pesqind të tjere të plagosur e të kapur u lidhën me vargonj e u hodhen ne burgjet e Anadollit te denuar me burgim te perjetshem.
Shpetoi vetem Zylyftar (Iljaz) Poda, ish silahdari i Ali Pashës, që nuk e pranoi ftesen e turkut dhe u tha edhe te tjereve te mos binin ne gracken e pabesise turke.
Ishte ai Zylyfatr qe e permend kenga :
Zylyftar mustaqe-verdhë,
Prit nizamët se t‘u derdhë,
Të vinë, mirë, se të vinë,
Te pusi e kam Mersinë.
Masakra e Manastirit, do dhe duhet te qëndroje sa te jete jeta ne memorien e shqiptareve. Gjithnje sipas urtesise popullore:
UJI FLE , HASMI S’FLE !

Ekspozita “Trashëgimia arkeologjike e trevës së Suharekës” e Prof. Fadil Bytyçit

Shkruan: Drenojeta Berisha, Prizren

  • Thesari i Therandës

Qytetarët e Therandës jetojnë mbi një pasuri të madhe arkeologjike dhe historike. Ne jemi shumë me fat që jemi trashëgimtarë të këtyre vlerave, mirëpo më me fat jemi që n’mesin tonë kemi njerëz si Prof. Fadil Bytyçi, i cili me dekada dha mundin dhe punën e tij në hulumtimin dhe ruajtjen e tyre. I diplomuar për Histori Antike (Koha e vjetër), i specializuar në Universitetin “Sapienca” të Romës, përkatësisht në Institutin “Istoria Romana” në Itali dhe si njohës i gjuhës latine, për Prof. Fadilin ishte shumë e lehtë të kontribonte në leximin dhe studimin e gjetjeve arkeologjike në territorin e Therandës. Dashuria për vendin e tij, historinë dhe arkeologjinë, e shtyu që të hulumtonte në këtë drejtim dhe të botonte me dhjetëra shkrime të karakterit hulumtues. 

Profesori ynë, e pasuroi edhe Muzeun e Kosovës me disa nga gjetjet e fshatit ku edhe e kishte prejardhjen. Në Therandë kemi tri lloje të lokaliteteve: ato të hulumtuara, gjysmë të hulumtuara dhe të pahulumtuara, ku sipas profesorit supozohet të kemi një thesar arkeologjik që e vërteton lashtësinë e paraardhësve tanë. Disa nga gjetjet në këto lokalitete i përkasin kulturës materiale ilire, gjë që tregon se në këto treva kanë jetuar dhe vepruar fiset e lashta shqiptare.

Profesori në fjalë, nuk u mjaftua me kaq dhe solli ekspozitën “Trashëgimia arkeologjike e trevës së Suharekës”, me ç’rast patën mundësi  të gjithë të njihen me këtë pasuri të trevës sonë. 

Ekspozita hapi dyert për shumë qytetarë, familjarë, miq e shoqëri, artistë, profesorë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, dashamir të cilët mbështetën këtë ekspozitë dhe njerëzit tanë të dashur nga diaspora. Të rrethuar me fotografi të artefakteve dhe të botimeve në fushën e historiografisë e arkeologjisë, musafirët panë nga afër faktet të cilat e dëshmojnë lashtësinë dhe kulturën tonë. Në pjesën e koktejit, ushqimet tradicionale dhe vera e kultivuar në vendin tonë, shijuan edhe më shumë nën shoqërimin e videos në projektor, që na sillte pamjet më të bukura të Hisarit, Suharekë.

Kjo ekspozitë u mirëprit shumë dhe është një pikënisje për profesorin Fadil, në rrugëtimin e tij për të sjellë projekte tjera më të mëdha. 

E rëndësishmja është, që sidomos gjeneratat e reja ta njohin historinë tonë dhe të kenë në arkivat e tyre dokumente si katalogu i ekspozitës me këto dëshmi. 

E kam cituar në fjalim të hapjes së ekspozitës që:

Çdo iniciativë e cila e rikujton ose e ruan historinë, është vetë HISTORIA. Të gjitha monumentet historike e arkeologjike, janë gurthemel i zhvillimit të një vendi në aspektin historik, kulturor dhe artistik, prandaj doemos duhet ti ruajmë dhe ti tregojmë botës për këto vlera!

Organizatorja e ekspozitës dhe autore e shkrimit, Drenojeta Berisha (Drenueta) – udhëheqësja e grupit të artistëve “The-Art” në Suharekë.

1910 / “Konflikti për pagimin e taksave, kontributi i shqiptarëve në Perandorinë Osmane, alfabeti latin…”— Intervista ekskluzive e Dervish Himës

Dervish Hima (1872 – 1928)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Gusht 2022

“La Turquie” ka botuar, të hënën e 18 prillit 1910, në ballinë, intervistën ekskluzive me patriotin dhe publicistin e njohur shqiptar Dervish Himën në lidhje me tensionet e brendshme asokohe në Shqipëri, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Çështjet e Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dje patëm fatin të bisedonim gjatë me Dervish Bej Himën. Ai është një shqiptar me kulturë të lartë, të cilin regjimi i vjetër e kishte ndaluar dhe që jetoi për një kohë të gjatë në Francë dhe Belgjikë në shoqërinë e figurave më të shquara politike. Ai gëzon konsideratën më të lartë në mesin e bashkatdhetarëve të tij. Ai ka pikëpamje shumë të gjera; biseda e tij është sa interesante aq edhe mësimore (udhëzuese).

Ai kthehet nga Shqipëria ku mori pjesë si delegat i klubit “Bashkimi” të Kostandinopojës në kongresin shqiptar të Manastirit. Ai ka vizituar krahinat ku gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur ngjarjet që ka ndjekur e gjithë Evropa, jo pa një farë shqetësimi.

Ndërsa e pyetëm se cilat janë shkaqet e trazirave aktuale në Shqipëri :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkaqet ? u përgjigj ai. Thoni më mirë shkaku. Sepse ka vetëm një. Qeveria — ose më mirë të themi Guvernatori i Përgjithshëm Mazhar Beu — bëri gabimin shumë të madh duke dashur t’u impononte shqiptarëve pagesën e detyrimeve të importit dhe taksave të tjera që materialisht është e pamundur t’i paguash. Në lokalitetet ku është zhvilluar kryengritja kundër këtij pretendimi të pushtetit qendror, banorët fatkeq, mbajeni mirë shënim, banojnë në kasolle. Ata udhëtojnë dyzet apo pesëdhjetë kilometra pranë qytetit më të afërt për të blerë objektet dhe mallrat më të nevojshme. Dhe ne duam që ata t’i nënshtrohen menjëherë taksave, të cilat për ta janë një risi e pakuptueshme, ngacmuese dhe e padrejtë ? Malësorët e Shqipërisë së Epërme e patën paguar gjithmonë taksën në një formë tjetër. Ata nuk e kuptojnë sistemin e sotëm. Le të udhëzohen së pari, le t’u sqarohet se është e nevojshme që secili anëtar i komunitetit politik të paguajë pjesën e tij të shpenzimeve të përbashkëta. Kjo pjesë, për më tepër, duhet të jetë në raport me aftësitë e supozuara të tatimpaguesve. Megjithatë, aftësia e taksapaguesit shqiptar në rajonet ku shpërtheu kryengritja është pothuajse e parëndësishme. Pushka e Xhavit Pashës e zvogëloi atë (kryengritjen) në minimum dhe madje e asgjësoi. Nëse shqiptarët nuk pranuan të paguanin, kjo ndodh sepse ata ishin vërtet të paaftë për të dhënë atë që u kërkohej.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pikërisht ky është shkaku i vetëm i lëvizjes aktuale në rajonet e Pejës, Prizrenit etj. Megjithatë, është pohuar se ishte për shkak të ngacmimeve të huaja. Është thjesht qesharake. Për shekuj, Shqipëria në tërësi, Shqipëria e Veriut si dhe Shqipëria e Jugut, ka qenë mburoja më e fortë e Perandorisë Osmane kundër pushtimit të huaj, kundër depërtimit sllav, austriak, italian etj. Shqiptarët e derdhën gjakun e tyre bujarisht në të gjitha fushat e betejës ku sinjalizohej guximi i osmanëve. A është e nevojshme të kujtojmë, që të mos kthehemi më tej e të flasim për shërbimet dhe lavdinë e Qyprillinjve, për shembull, pesë anëtarë të të cilëve ishin, nga viti 1656 deri në 1710, zotër të politikës osmane; A është e nevojshme të kujtojmë, them unë, se shqiptarët ishin mbrojtësit më trima të atdheut osman gjatë Luftës së Krimesë, Luftës Ruso-Turke, Luftës Greko-Turke? Me gjakun e tyre ata gjurmuan emrin e tyre në shkëlqimin e historisë së Turqisë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Thuhet edhe sot, për të shpjeguar kryengritjen aktuale dhe veçanërisht ekspeditën e parashikuar, se shqiptari ëndërron të shpallë pavarësinë e tij. Kjo është një tjetër shpikje groteske. Shqiptarët e dinë shumë mirë se interesi i tyre jetik është të jenë pjesë, ashtu si kombësitë e tjera, as më shumë e as më pak, në trupin e madh të Perandorisë Osmane. Ne jemi vetëm një popull i vogël i ekspozuar ndaj lakmisë së kombeve të mëdha. Ne jemi të vetëdijshëm se, të lënë në duart tona, do të ishte e vështirë për ne t’u rezistonim këtyre orekseve. Nga ana tjetër, nga pikëpamja ekonomike, ne kemi interesin më të madh për të qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Më në fund, ndjenjat tona na lidhin në mënyrë të pazgjidhshme me këtë atdhe osman, i cili është i yni për gati pesë shekuj. Për fat të keq qeveria nuk e kupton ose nuk dëshiron të kuptojë situatën në të cilën ndodhemi dhe çfarë jemi të aftë të bëjmë nëse na vënë lakun në fyt.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dëshira jonë e vetme është që përmes kulturës intelektuale të ngrihemi në nivelin e kombeve të tjera. Le të krijojmë shkolla në vendin tonë, të zhvillojmë, me anë të mësimit, inteligjencën e natyrshme, aq të gjallë e aq të shpejtë, që e kanë shqiptarët dhe do të jemi të kënaqur. Shqipëria dikur prodhoi burra emri i të cilëve ndriçon historinë. Ajo mund të përbëjë edhe sot një qendër të fuqishme intelektuale. Por le ta ndihmojmë atë të rigjenerohet. Veziri i Madh tha, me sa duket kohëve të fundit, se Shqipëria është një nga xhevahirët më të bukur të Kurorës Perandorake. Por këtë xhevahir të mrekullueshëm, po e lënë në baltë. Shqipëria dëshiron të shkëlqejë sërish në botë në vend që të lëngojë në terrin e injorancës dhe obskurantizmit. Kjo është ajo që ne duhet të kuptojmë këtu. Ekspeditat ushtarake ngjallin vetëm tensione : dhe mund të thuhet, për shembull, se operacionet e përgjakshme të Xhavit Pashës kanë shkaktuar pakënaqësi aq të fortë sa që do të jetë e vështirë të fshihet nga mendja e brezave të sotëm. Dhe pastaj, a nuk e kupton qeveria se të masakrosh shqiptarët do të thotë t’u hapësh rrugën fqinjëve sllavë dhe austriakë që do të nxitojnë të pushtojnë këtë rajon të shpopulluar ? Këtë, ndër të tjera, e presin serbët. Prandaj nuk duhet të përpiqemi të nënshtrojmë shqiptarët me forcë të armatosur; është nga bindja, nga lufta kundër injorancës, nga zhvillimi i mësimit (arsimit). Këtë nuk e kanë ndjerë qeveritarët dhe drejtuesit ushtarakë të dërguar deri tani në Shqipëri. Mbetet të shpresojmë që komandanti i ri Shefqet Turgut Pasha, i cili është një njeri me inteligjencë të lartë dhe pikëpamje shumë të gjera, do të heqë dorë nga procedurat e përdorura nga paraardhësit e tij dhe se do ta bëjë qeverinë e Kostandinopojës të dëgjojë zërin e urtësisë dhe modestisë. Është mjeti i vetëm i paqëtimit.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Por, shikoni, na lëndojnë në mënyrë të sikletshme ndjenjat dhe aspiratat tona, edhe në çështje që do të dukeshin më të mundshme për t’i shpëtuar ndërhyrjes së qeverisë. Kështu çështja e alfabetit u bë një çështje politike osmane.

Megjithatë, shumica dërrmuese e shqiptarëve, besnikë dhe të përkushtuar ndaj atdheut osman, janë të lidhur me karakteret latine që kanë marrë nga të parët e tyre, të cilat i gjejnë në shprehjen e shkruar të mendimeve të tyre. Është thënë, në këtë drejtim, se mbajtja e shkronjave latine do të favorizonte zhvillimin e ndikimit italian — apo edhe të ndikimit francez — në Shqipëri, diçka që duhej shmangur. Është thjesht qesharake. Shqiptarët, dhe e kam fjalën për shqiptarët e të gjitha besimeve, myslimanë, ortodoksë, katolikë, janë të gatshëm të zmbrapsin ndërhyrjen e huaj, në çfarëdo forme që të vijë. Ne nuk i kthejmë sytë as nga Roma, as nga Vjena, as nga Athina; i kthejmë drejt Kostandinopojës; prej andej presim shpëtimin dhe prosperitetin e vendit tonë. Por ne duam të ruajmë traditat tona, të gjithë duam, me përjashtim të disa klerikëve fanatikë, të ruajmë karakteret që paraardhësit tanë kanë përdorur për të marrë edukimin e tyre modest. Qeveria, në vend që të mbante anë kundër nesh në këtë çështje dhe të donte të na impononte karakteret arabe që, me pak fjalë, janë vetëm shenja të transmetimit të mendimit, jo më të shenjta se të tjerët, qeveria duhet të kishte respektuar ndjenjën tonë kombëtare dhe dëshirën tonë të shprehur qartë. Ajo nuk e bëri, ky ishte një gabim i madh.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Dhe është, po e përsëris, një gabim edhe më i rëndë sesa të duan të nënshtrojnë aspiratat tona kombëtare me dhunë. Ne jemi nënshtetas besnikë të Perandorisë; ne nuk do të jemi kurrë sllavë, italianë apo austriakë. Ne do të jemi gjithmonë shqiptarë, nënshtetas osmanë. Por të paktën të na trajtojnë si të tillë dhe jo të përbuzin. Le të merren parasysh vështirësitë në të cilat luftojmë, ekonomikisht, moralisht, intelektualisht; le të merren parasysh edhe shërbimet që kemi dhënë me shekuj dhe le të na vijnë në ndihmë…

Dervish Hima na tregon ende një mori gjërash të tjera interesante, të cilave u propozojmë t’u rikthehemi.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/1910-konflikti-per-pagimin-e-taksave-kontributi-i-shqiptareve-ne-perandorine-osmane-alfabeti-latin-intervista-ekskluzive-e-dervish-himes/.

Kryeministri i Kosovës: “Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini”

0

Intervista e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhënë për të përditshmen italiane “La Repubblica

Serbët kanë 48 baza përreth vendit tonë. Protestat nuk ishin spontane por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë.

Të dy liderët takohen nga dy herë në vit, e kjo nuk është normale. Herën e fundit Vuçiq i ka treguar veriun e Kosovës në hartë. 

Nga i dërguari i “La Repubblica” Fabio Tomacci.

Prishtinë – Rreziku që të shpërthejë një konflikt i ri midis Kosovës dhe Serbisë  është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, mbi të gjitha pasi bota pa se çfarë bëri Rusia me Ukrainën. Kryeministri kosovar Albin Kurti, 47 vjeç, lider i socialdemokratëve, e ka meritën që nuk fshihet pas stilit të diskutimit. Në tavolinën e studios së tij, në ndërtesën më të lartë në Prishtinë ka dosjen  që dokumenton dorën e zgjatur të Moskës në Beograd që do të thotë edhe tek serbët në veri të Kosovës.

Linja e vendosjes së reciprocitetit të trajtimit midis shqiptarëve dhe serbëve, duke ia nisur nga procedurat e kalimit të kufirit midis dy vendeve po i sjell frytet: në zgjedhjet e shkurtit VETËVENDOSJE! fitoi 50.2% të votave duke u bërë partia më e votuar në të historinë e Kosovës së pavarur. Sukses i justifikuar edhe nga indikatorët ekonomikë të vitit të fundit: BPV + 10.53 %, Eksportet + 83%, investimet e huaja + 22%.

Sa i lartë është rreziku për një konflikt të ri?

Nuk do të thoja shumë i lartë, ngase këtu kemi kontingjentin e NATO-s, por i lartë është sigurisht. Në fund të fundit jemi një demokraci që jemi në kufi me një autokraci.

Para pushtimit të Ukrainës gjasat kanë qenë të pakta, tani situata ka ndërruar. Episodi i parë, rrjedhojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini ishte Ukraina. Nëse do të ketë një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të ngjajë në Ballkanin perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë shumë të larta.

Çfarë elementësh keni kur thoni se Moska komandon Beogradin në raport me Kosovën?

Në 25 nëntorin e kaluar Presidenti Vuçiq ishte në Sochi, ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vite, mesatarisht takohen nga dy herë në vit. Nuk është normale për drejtues shtetesh. Në atë rast Vuçiqi pati thënë se: folëm për standardet e dyfishta dhe për hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putin është i vetëdijshëm. Unë ia tregova në hartë veriun e Kosovës.

Që Serbia është në orbitën ruse nuk është diçka e re. Çfarë ka ndryshuar?

Në shtator të vitit 2021 nën optikën e reciprocitetit mora vendim të vendoseshin targat e përkohshme për serbët që do të hynin në Kosovë, ata u përgjigjën duke ngritur në fluturim MIG29 në kufirin tonë, ku dhe shkoi ambasadori rus dhe Ministri i Mbrojtjes i Serbisë. Kujtoj se qendra humanitare Serbo-Ruse e ndërtuar në 2012 gjendet 160 km larg zyrës ku ju dhe unë jemi duke folur. Dhe 151 nga 250 deputetë të Kuvendit të Serbisë janë anëtarë të grupit të miqësisë Serbi – Rusi.

Nga pikëvështrimi ushtarak a keni vënë re lëvizje që ju shqetësojnë?

Vitin e kaluar patën planifikuar 91 ushtrime ushtarake të përbashkëta, e i realizuan 104 të tilla. Dy më të rëndësishmet quhen “Mburoja sllave” dhe  “Vëllazëria sllave”. Nga gusht të vitit 2001 Serbia ka vendosur përreth kufirit me Kosovën 48 baza të avancuara operacionale, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmërisë. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro rus. Si të thuash, rreziku është aty dhe po e paralajmërojmë.

Ju e shtytë zbatimin e masës për targat dhe dokumentet kosovare  për 1 shtator masa që provokuan protestat në veriun e Kosovës me shumicë të popullsisë serbe. Do t’i ndryshoni këto masa apo do t’i mbani të njëjtat?

Në javën e tretë të gushtit do të ketë një takim mes nesh dhe serbëve në Bruksel mbi marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Shpresoj të kontribuojë në uljen e tensioneve.

Gjykuar nga deklarimet e eksponentëve të Listës Serbe ata do të mbeten kundër. Por reforma do të hyjë megjithatë në fuqi? 

Ndërrimi i targave të vendosura nga Millosheviqi është vendim i qeverisë time. I kanë dy muaj kohë. E njëjta vlen për dokumentet, të dielën për ato pak orë që ishte në fuqi, në pikat kufitare ku qarkullohen lirshëm, u dhanë 2679 leje pa asnjë incident. Kjo është arsyeja pse ju është dashur të thërrasin dikë për barrikadat. Protesta nuk u bë spontanisht nga poshtë, por u organizua nga Beogradi dhe u mbështet nga Rusia.

Të dielën pati persona të maskuar nëpër rrugë. A e keni një ide më të saktë tani?

Prokuroria është duke shqyrtuar filmimet e publikuara në rrjetet sociale aktualisht. Ishin njerëz në listën e pagave të Beogradit, të cilët punojnë në strukturat ilegale në veriun e Kosovës. Disa prej tyre janë kriminelë, të vendosur vitin që shkoi në listën e zezë të Departamentit të thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po i referohem Radojçiqit dhe Veselinoviqit. Ishte një deja vu, metodë e përdorur nga serbët në fillim të viteve ’90 gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Por Kosova sot është një vend demokratik dhe ata mund të bëjnë fare pak. Janë të frustruar ngase edhe pse nuk na njohin si shtet, ekonomia jonë po lulëzon.

A nuk mendoni se hyrja në NATO si objektivi juaj i deklaruar ka për të shkaktuar tensione të tjera me Serbinë?

E kundërta është e vërtetë. Partneriteti ynë me Programin e Paqes dhe hyrja në NATO do të kontribuojë në ruajtjen e paqes afatgjatë. Dhe është e bazuar në vlerat euroatlantike.

Curraj i Epërm, me trashëgiminë e besimit në Zot, Vatikani dhe Shën Pjetri i Alpeve Shqiptare

Më 6 gusht, 2022, në Curraj të Epërm, u bë promovimi i restaurimit të Kishës 125 vjeçare, e cila u rezistoi rrebesheve të kohës deri më sot.
***
Kjo ditë, e bekuar për këtë komunitet, u realizua përmes nismës dhe lobimit të bijve të kësaj treve, kryesuar nga zoti Skënder Përpepaj, të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë Atdheut, duke qenë edhe organizatorët kryesorë të organizimit dhe strukturimit të aktivitetit. Është një mirënjohje ndaj tyre që do të jetojë gjatë në memorien e banorëve të kësaj famullie.
Përveç banorëve të famullisë, tashmë të shpërndarë brenda e jashtë Shqipërisë, në Evropë dhe Amerikë, ishin të pranishëm edhe besimtarë nga treva nikajmërturase, Dukagjin e Kosovë, por edhe përfaqësues zyrtarë nga Malësia e Gjakovës, Dibra, Puka, Kosova, kryeqyteti shqiptar, Vlora, Mali i Zi dhe Diaspora.
Veprimtaria, e motivuar në emër të këtij objekti kulti, simbol besimi dhe kulture i katundit tonë, mori pagëzim dhe bekim nga përfaqësuesi i dioqezës së Sapës, monsinjor Simon Kulli, bashkë me meshtarë të tjerë, që kremtoi dhe meshën e shenjtë, në objektin e restauruar dhe me fytyrë të re, mbushur përplot me besimtarë, brenda e jashtë saj.
Përmes fjalëve të zotit, monsinjor Simon Kulli, falënderoi banorët e famullisë dhe sponsorët, listuar emër për emër (Skënder Përpepaj, Gaspër Prebibaj, Nikolin Vatnikaj, Fran Vukaj, Mhill Prebibaj, Skënder Qokaj, Prelë Përpepaj, Besnik Vatnikaj, Gegë Prebibaj dhe Agron Përpepaj), që bënë të mundur rinovimin e objektit. Gjithashtu përcolli dhe mesazhe të dobishme ndaj besimtarëve për ruajtjen e Kishës, për lutje dhe pastrim shpirtëror të tyre, pasurim dhe mirëmbajtje të objektit, por edhe zhvillim të zonës, duke ruajtur identitetin e gjithçkaje që posedon kjo zonë, sidomos pronësinë mbi tokën, duke kujtuar edhe përbetimin e të parëve të këtij katundi.
Aktiviteti promovues, me banorët e fshatit, të ftuar zyrtarë, artistë të fjalës, këngës dhe muzikës të këtij katundi, trevës nikajmërturase dhe Malësi e Gjakovës, u zhvillua në Logjet e Mrishajve, strukturuar dhe kompozuar nga ciceronët Ndue Vatnikaj dhe Alma Mehmeti, të cilët me zërin kumbues dhe elegant njëkohësisht, elektrizuan mbarë të pranishmit, me këngëtarë, vallëtarë dhe instrumentistë virtuozë, të ardhur enkas për këtë rast gëzimi dhe bashkimi.
Fjala përshëndetëse e zotit Skënder Përpepaj, si nismëtar i restaurimit, bashkë me stafin e sponsorëve dhe mjeshtërve të objektit, i bëri rezyme të gjatë historisë së kishës, banorëve qëndrestarë në rrjedhë të viteve dhe kthimit në identitet që nga 1897-ta deri më sot. Gjithashtu, me rëndësi ishin fjalët përshëndetëse të përfaqësuesve zyrtarë, si treshe bashkëpunuese dhe firmëtare e zhvillimit turistik të zonës mes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, me ministre zonjën Rozeta Hajdari, bijë nikajmërturase, kryetarit të bashkisë Tropojë, zotit Rexhë Byberi dhe zotit Skënder Thaçi, kryetar i shoqatës për promovimin e turizmit malor të Kosovës, si dhe shpalosja vizive e Kreut të bashkisë Tropojë, për përfshirjen në 115 fshatrat turistike, edhe të Currajve të Epërm, që u duartrokitën nga të pranishmit, me shpresën se, edhe fytyra zyrtare do i kthejë sytë prej kësaj ane, e braktisur tash 110 vjet shtet.
Mesazhet e folësve Lavdrim Krrashi, deputet i parlamentit shqiptar, Abdulla Domi, kryetar i Këshillit të Qarkut, Kukës, kryetarit të bashkisë, Pukë, zotit Gjon Gjonaj, përveç konstatimeve për bukurinë natyrore dhe njerëzore të kësaj treve, i mëshuan nxitjes së investime konkrete zyrtare në zonë dhe reklamimit të kësaj treve turistike etj.
Kreu i shoqatës “Nikaj-Mërtur”, zoti Gjin Progni, i mëshoi faktit që të trokitet më shumë në institucionet zyrtare që fjalët e bukura të mos ngelen në kuadrin e konstatimeve romantike, por të ketë projekte konkrete zhvillimore për turizmin në Curraj të Epërm. Zoti Mëhill Gecaj, si veprimar aktiv dje dhe sot për zhvillimin e kësaj perle natyrore, pasi përshëndeti gjithë të pranishmit, theksoi investimin dhe zhvillimin serioz që duhet të marrë kjo bukuri natyrore, që të konkurohet me treva të tjera turistike.
Ish Ambasadori Mal Berisha në Mbretërinë e Bashkuar që erdhi apostafat me avion për të vizituar dhe promovuar këtë trevë, edhe pse me heshtjen e Tij, shfaqi shumë dashamirësi dhe obligim ndaj këtij katundi, me potencialet dhe frymën e Tij, si njeri i ditur i punëve konkrete, Britani, Amerikë, Kosovë, Shqipëri, por edhe si nostalgjik i Currajve të Epërm, pasi babai i Tij, Bajram Zeqir Berisha, kishte shërbyer si mësues në shkollën e këtij fshati në vitet 1949-1950, i cili privatisht u shpreh: “Banorët e Currajt të Epërm janë nga njerëzit më inteligjentë, më të shkolluar, patriotë dhe të talentuar të Malësisë së Gjakovës”.
Po ashtu edhe zoti Flamur Gashi, si ish ambasador dhe Këshilltar i Presidentit për Rajonin nderoi me pjesëmarrjen e Tij, duke qenë një dashamirës i kësaj treve përmes lidhjes gjenuine me Malësinë e Gjakovës.
Kryetari i shoqatës “Unioni për vendlindjen Curraj i Epërm”, zoti Lekë Hysenaj, si përfaqësuesi real juridik i tërë mëhallëve të katundit Curraj i Epërm, pasi bëri përshëndetjen ndaj tërë të pranishmëve në këtë ditë shprese dhe besimi për ditë më të mira në këtë Katund, u ndal në disa pika kyçe që janë sintezë e mendimit unanim të të gjithë të pranishmëve dashamirës, që në këtë fshat turistik të mbizotërojë besimi në Zot, paqja, dashuria, bashkimi dhe zhvillimi real turistik, miratuar kjo edhe në kryesinë e shoqatës, të cilën si Union po e japim në ligjëratë të drejtë.
“M’lejoni që, si njâni prej banorëve t’këtij fshati simbol, por edhe si përfaqësues juridik i krejt mahallve të kësaj treve, t’u thom përzemërsisht: Mirë se u bashkuem e mirë se u pruni Zoti e kjo ditë!
S’pari, urimi ynë shpirtnor, bashkë me gzimin e ksaj dite, shkon për te tânë banorët e ktij katundi, emën për emën, por, veçantë, për bijtë tanë, që jau dha zëmra e xhepi me restaurue ket’ objekti kulti, me nismatar dhe organizator zotin Skënder Përpepaj dhe grupin dashamirës që ju ngjit nismës s’Tij, tuj bâ që kjo ditë e bekueme të marrë ma shumë dritë n’ket Sukë kishe e n’shpinë e Zotit. Bekoj Zot tanë ndihmaqart’ e ksaj Kishe!
Patjetër sot duhet me jau përcjellë një mirënjohje, due me thanë, bash speciale, në emnin tonë si katund, por edhe nga përfaqësues baritorë të kishs, si kanë ardhë me na bekue Ne e kishën se, familja e Grimc Demës (Prebibaj), e meriton nji miradije tonën, se ruejtën të mshefun, në kohën e errët të diktaturës, për rreth 25 vjet, truporen e Shnandout dhe kumbonën e kësaj kishe e, falë atyne, n’fillimet e Demokracisë, ju kthyen ksaj shpie hyjnore për shërbesat tona fetare.
Nji falnderim t’madh, edhe nji herë, e kena për nismatart e realizuesit e rrugës s’makins në tetor, 2018, ku banorët e këtij katundi, mrenda e jashta atdheut, banë mrekullinë tuj grishë xhepin e tyne e, falë ksaj rruge, jena sot në kto Logje e n’ket Sukë kishe, me te tana ngjyrat tona njerëzore e religjioze.
Mirënjohje të përhershme për Ne meritojnë edhe fiset Nikaj-Mërtur, Shalë e Shosh, Gash e Krasniqe e deri n’Kosovë që ju bashkuen piskamës sonë, si dikur ndër mote, që boria e makinës të kumbonte edhe n’Curraj t’Epër. Zoti i bekoftë këto fise legjendare që kanë ba e bajnë historinë, së bashku me Ne!
S’dyti, eksistenca e ksaj shpie Zoti, tash e restaurueme n’mënyrën tonë modeste, (ndërtue me 1897) ka mbet’ n’kambë, falë burrave qindrestarë e t’ditun të ktij katundi, të cillt, përmes fjalëve të Kukel Ndout, banë që ky objekt të mbetet i gjallë deri tash, tuj kanë ndër t’rrallat objekte fetare që i bâni ballë regjimit famëmkeq t’komunizmit.
Prandaj, ky objekt besimi, âshtë simboli dhe Vatikani ynë i shenjtë, Suka e kishës âshtë Shën Pjetri ynë, ndërsa Kisha jonë e Shnandout, si t’lumt Na për tâ, ashtë jo vetëm pastrimi ynë shpirtnor dhe forcimi i besimit në Zot, por mban në gjinin e ktij katundi dhe krejt pozicionit t’vet gjeografik, historinë, kulturën tonë materiale dhe shpirtnore, qindresën, mbijetesën dhe të drejtën tonë zakonore, si një komunitet njerzor që, rrallë kund, e gjen në trevat Veriore të Shqipërisë, sikur na i ka falë Ai, si p’e thom prapë, t’Lum’t Na për Tâ, si po i rreshtoj si ma poshtë:
– Një mjedis gjeografik me peizazh, ekosistem dhe monumente natyrore të një lloji të veçantë që konkurrojnë me shumë treva të shpalluna turistike, parqe kombëtare apo zona të mbrojtuna etj, pra, mjedis aristokrat, por që, paradoksalisht, regjimet e lanë popull të varfën, por sot, po të ketë infrastukturën e duhune dhe zhvillimin ndërtues tonin, çdo turist, vendas apo i huaj, mund të përmbushë një guidë të plotë turistike vetëm në fshatin tonë alpin, plus Qiresh-Kuç e Mulaj.
– Llojshmëni t’papame herbariumesh, bjeshkë e vërri, sa me ngjallë edhe t’dekunin.
– Nji kulturë tonën shpirtnore, të pasqyrueme në “Visaret e Kombit”, që mbahet si krenaria e folklorit shqiptar. Aedët e kësaj treve me Mirash Gjonin, Lulash Zefin, Mhill Prekën, Dedë e Shan Zefin, me rapsoditë e tyne, konkurrojnë Homerin e grekëve, kangët e Rolandit të francezëve, të Sidit të spanjollëve apo të Nibelungëve të eposit gjerman, bile përshkrimi si i ashtë ba Tanushës së Krajlit (marrë nga Mirash Gjoni) konkurron Laurën e Petrarkës të italianëve. Janë, këto, pohime studiuesish kompetentë dhe jo prodhime fantazie.
– Një etnografi të foluni, si gjuhësi e folësve, që pasqyron larminë tonë komunikuese, të lashtë e të re, me leksik, frazeologji dhe onomastikë shumë të pasune, me të cillën mund të mbrohen disa grada shkencore.
– Toka, bjeshkë e vërri, me kufij pronësorë të padiskutueshëm dhe të patjetërsueshëm, posedue pa ndërpremje dhe e fiksueme saktë, gati qe 300 vjet e kndej, simbas t’drejtës zakonore, bile, mu në ket’ Sukë kishe, burrat e te tana mahallve tona, mbytën “gurët e besë”, në vendin e quajtun “Pusi i Kishës”, simbas formulës së betimit se, toka e tyne dhe e katundit, s’do të shitej, falej a tjetërsohej kurrë jashta katundit.
S’treti, si përfaqësues zyrtar juridik i shoqatës “Unioni për vendlindjen Curraj i Epërm”, me tanë zanat e fortë të krejt vllaznive të këtij katundi, japim fjalën tonë të nderit, besës e ligjit, me aq sa kena mundësinë se, me përkushtimin tonë maksimal dhe frymën Tuej të sinqertë mbështetëse, do të jena vetëm të dobishim e jo t’randsishim, do t’bajmë maksimumin te institucionet zyrtare të shtetit shqiptar, organizmat joqeveritarë, mrenda e jashta Atdheut, që t’jau kthejmë sytë drejt zhvillimit konkret të kësaj perle natyrore dhe njerëzore, si e lakojmë kaq shpesh edhe n’rrjetet tona sociale, falë teknollogjisë, duke shmangë me zakon e ligj çdo ndërhymje individash apo grupi individash që janë ka kacavjerren me ba për veti ndonjë kashatë të vogël a t’madhe, për interesa vetjake, se, si e thotë Pashko Vasa “ …asht tokë e jona e t’part na e kanë lanë…”. Mos me na mashtrue kush n’pronën tânë,se, zhvilluesit e saj jena veç Na!
S’fundi, po u baj një apel njerëzor dhe vllaznor, që ta ruajmë me fanatizëm ket’ objekt besimi, ta hyjnizojmë atâ, me figura religjioze n’vite, dhe ky restaurim me na shërbye edhe si shtysë e fortë për rregullimin edhe t’shpive tona, tuj ruejt ftyrën dhe stilin tonë alpin, qysh e kena trashgue prej t’parve, tuj i përshtat edhe t’renë, edhe t’vjetrën.
Zoti i bekoftë tanë banorët e Currajve t’Epërm, fshatin dhe dashamirët tanë, si na nderuen me pjesmarrjen e tyne, e falë Zotit edhe bashkimi prej ksaj Kishe dhe dashtnija jonë besimtare na shoqnoftë gjithmonë! Falemnderit te tanve, n’ket ditë t’lumnueme!”