Lufta me Serbinë sot është diplomatike, jo e karakterit ushtarak
Siktërr në Arabi dhe Turqi, kushdo që nuk ndihet mirë në lëkurën shqiptare!
Roli i BIK-ut në shuarjen e kombit
Shkruan: Trojan Tumana
Kërcënimet në rrjetet sociale nga persona të mbështetur nga BIK-u, deri në fyrje, sharje dhe çka jo tjetër, janë një shenjë shumë e keqe dhe tregon se BIK-u po shkel tolerancën fetare të kombit shqiptar si shembull në boten njerëzore, për këtë dhe po i frynë zjarrit të vëllavrasjes në trojet e shqipeve. Kjo rrjedh ngase hajnat e pulave dhe përdoruesit e drogave, kriminelët ordiner i rehabiliton BIK-u, duke i infiltruar edhe në politikëbërje të shtetit. BIK-u po merr rolin e Zotit duke ju premtuar falje të gjithë këtyre që i ceka më lart, dhe duke i futur në kriminel të paguar edhe duke i bë kriminel edhe më të keq, kriminel fetar, që janë bë kërcënues serioz për kombin dhe të ardhmen e këtij vendi të shenjt. BIK-u dhe argatët e tij edhe politikë duhet ta dinë se ata nuk kanë Zotin tonë por atë e kanë shndërruar në All’ah dhe e kanë sjellë te ne në këto troje me gjuhen e tij importuese, gjuhen arabe. BIK-u dhe argatët e tij nuk e dinë se Zoti i këtyre trojeve, është Zot i shqiptarëve, Zot që kupton më bukur se cilëndo gjuhë tjetër, gjuhen shqipe dhe e ka bë të bekuar për neve shqiptarëve. Secilin njeri që e përpunon BIK-u me fenë e vet e bënë kriminel të rrezikshme dhe mbërrin deri në shndërrimin e tyre në terrorist politik fetar. Dikush duhet t’ju thotë stop këtyre punëve, këtij poshtërimi që po ia bënë BIK-u me krerët e vet kombit dhe atdheut. Se atdheu jonë ka Zot, dhe nuk e ka Zot Terrnaven me kupolën kriminale të tij, BIK-un. Andaj është më se i nevojshëm një zgjim i shpejt i intelektualeve të mirëfilltë dhe atdhetarëve të vërtet të kombit, që më shumë mendojnë për kombi sesa për fenë. Mos na e prishëni kombin dhe mos na i ndyeni atdheun, ju argatët e orientit.
Prishtinë, 2017
France-soir (1949) / “Një plebishit duhet të vendosë për fatin e Shqipërisë…”— Deklarata e Mbretit Zog në Kajro
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Gusht 2022
“France-soir” ka botuar, të enjten e 1 shtatorit 1949, në faqen n°5, deklaratën e mbretit Zog në Kajro në lidhje asokohe me të ardhmen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Një plebishit duhet të vendosë për fatin e Shqipërisë…” thotë ish-Mbreti Zog

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Kajro, 31 gusht (A.F.P.). — Në deklaratën për shtyp të publikuar sot në Kajro nga “Legata Mbretërore e Shqipërisë”, ish-Mbreti Zog deklaron në veçanti :
“Pas kaq shumë sakrificash të përgjakshme dhe përpjekjesh të mjerueshme vëllavrasëse që na janë imponuar në dhjetë vitet e fundit të historisë sonë, detyra e çdo shqiptari është t’i shërbejë me besnikëri çështjes së atdheut dhe të ketë besim në të ardhmen e tij.
Ditën kur kjo do të jetë e mundur, mbreti do të kërkojë që të organizohet në atdhe një plebishit legal dhe i paanshëm nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara dhe qeveria kombëtare që do të formohet më pas do të arrijë vëllazërimin dhe garantimin e lirisë.”
*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),https://www.darsiani.com/la-gazette/france-soir-1949-nje-plebishit-duhet-te-vendose-per-fatin-e-shqiperise-deklarata-e-mbretit-zog-ne-kajro/.
Sot një muaj para shtatores së Gjergj Kastriotit u bë promovimi i librit tim”Rilindja,përkushtim e trishtim”, që u bojkotua edhe një herë…!








Kosova para 32 viteve: Serbia ua ndaloi shqiptarëve edhe gazetën e vetme të përditshme Rilindja
Ne Arkivin Shteteror të Kosovës – Gazeta Rilindja – 3 Korrik 1990 – foto: Behlul-Jashari
-Mëngjesi i 8 Gushtit 1990 Kosovën e gjeti pa gazetën e vet tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqiptare në atë kohë që botohej në Prishtinë, në terrin e natës së gjatë të okupimit forcat serbe e kishin ndaluar në Shtypshkronjë. Por, gazeta historike Rilindja edhe kur u ndalua nuk u ndal…/
Nga: Behlul Jashari, Prishtinë
PRISHTINË, 7 Gusht 2022/ Në Kosovë para 32 viteve edhe helikopterët e forcave okupatore të Serbisë me fluturime mbi Pallatin Rilindja në Prishtinë – shtëpinë e gazetës tradicionale shqiptare Rilindja ishin pjesë e shtetrrethimt. Në 8 Gusht 1990, gazeta Rilindja – në atë kohë e vetmja e përditshme në gjuhën shqipe e Kosovës nuk doli, natën ishte ndaluar dhunëshëm në shtypshkronjë, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënin shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën, e edhe pas ndalimit nuk u ndal…
As nuk ishte ndalur, gazeta Rilindja kishte dalur më shumë se një muaj përkundër masave të dhunëshme të Serbisë, që e përfshinin edhe ate në ditën e 5 Korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës. “Okupim klasik”, ishte reagimi dhe kundërshtimi i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 Korrikut. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunëshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë punëtor i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë. Kryeredaktor i gazetës Rilindja vazhdonte të jetë Nazmi Misini, i mbështetur nga punëtorët e ndërmarrjes, që nuk pranuan dhe kundërshtuan fuqishëm masat e dhunëshme të Serbisë.
Masat e dhunëshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte Pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës.
Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese…
“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës.
“Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit”, theksonte komenti që u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”…
Raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite këkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Republikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti.
Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990.
Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e fotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 Korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota”…
Në ditën kur Serbia ia ndaloi Kosovës gazetën e vetme të përditshme në gjuhën shqipe Rilindja bëja edhe një shkrim rezistence e proteste. “Rilindja e popullit jeton edhe e pashkruar”, me këtë titull shkruaja reportazhin herët në mengjesin 8 Gushtit 1990 duke ecur rrugëve e shesheve të Prishtinës dhe duke përshkruar reagimin e popullit në nisjen e ditës pa gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja.
Me reportazhin e shkruar rrugëve më shumë në mendje e në fragmente me laps në një copë letre, përkundër ndalimit shkova në Pallatin Rilindja dhe pasi e daktilografova me makinë shkrimi nga redaksia e gazetës ngjita shkallëve të kateve më lart për te kryeredaktori i revistës për kulturë Fjala, Milazim Krasniqi.
I tregova reportazhin dhe idenë që bashkë me lajmet kryesore që do i merrnim nga terreni nga korrespondentët e gazetës Rilindja (në atë kohë isha redaktor-shef i korrespondentëve) t’i botonte në Fjala. Revistën Fjala, për herë të parë edhe si gazetë, e nxori që të nesërmen, pa pritur dyjavëshin kur dilte.
Në katër faqet e mesme me reportazhin dhe lajmet e ngjarjeve të ditës ishte “Rilindja e fshehur brenda Fjalës”, siç thonin shumë njerëz që e mbanin në duar e lexonin revistën që u botua e shtyp në tirazh rekord.
Botimi i shkrimeve-informacioneve të gazetarëve të gazetës së ndaluar Rilindja që e nisi së pari revista Fjala me shpeshtime daljesh edhe si gazetë vazhdoi edhe te revistat tjera – Shkëndija, Kosovarja, Zëri i Rinisë…dhe për të pasur informacione edhe në ndonjë ditë më shumë gjatë javës doli edhe ideja që të nisë të ridalë edhe revista Bujku, e cila ishte e përdymuajshme për fshatin e bujqësinë dhe kishte vite që nuk kishte dalë fare. Fjala, Shkëndija, Kosovarja, Bujku e të tjera revista ishin të Ndërmarrjes së Revistave, që ishte një nga gjashtë ndërmarrjet sa kishte Ndërmarrja Shoqërore e Përbërë Rilindja, pjesë e së cilës dhe më e madhja ishte Gazeta Rilindja…
Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës Bujku dolën disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor të revistës, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës Rilindja…
Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrë Bujkun, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditshme “përkohësisht”.
Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen që filloi të tronditë botën – fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.
Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd – kryeqytetin e federatës së atëherëshme, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës Bujku shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen e ndaluar.
E nxjerrë pikërisht nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, Bujku ishte gazetë e rezistencës, e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik.
Gazeta e përditshme Bujku doli deri në prag të vitit 1999, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.
Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme Rilindja në Prishtinë, duke punar nëpër shtëpitë e tyre, dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli nga 22 Shkurti derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova. Kryeredaktor i gazetës Rilindja që dilte në Prishtinë në kohë lufte në Kosovë ishte Binak Kelmendi, e para tij kryeredaktorë të gazetës Bujku, pas të parit – meje, ishin edhe Xhemajl Rexhepi, Ruzhdi Demiri, Hydajet Hyseni e Avni Spahiu.
Ekipi Rilindjes, ku ishim bashkë me korrespondentin në Maqedoni Bedri Sadiku, hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup, të cilën e solli prej atje korrespondenti i Zërit të Amerikës, Isak Ramadani bashkë me gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri.
Në faqen e parë, ku shkruhej se “Dje në orën 5.17 Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”, editoriali i Blerim Rekës kishte titullin “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”.
Në Kosovën e lirë, gazeta Rilindja u rikthye në Prishtinë dhe vazhdoi të dalë përditë, kryeredaktor fillimisht ishte Berat Luzha, pastaj Ramush Tahiri dhe i fundit isha unë.
Gazeta Rilindja nuk u ndal, vazhduam të punojmë e ta nxjerrim edhe kur administratori i UNMIK për të na bërë presion të largohemi na e ndali ujin në Pallat disa muaj dhe na jepte afate ultimative për vetëlargim, që nuk i pranuam. Edhe në ato kushte, gazeta Rilindja doli përditë deri në 21 Shkurt 2002, kur na ndalën edhe rrymën elektrike dhe pastaj na i mbyllën me grila hekuri të gjitha hyrjet në Pallatin e Rilindjes.
Gazetën Rilindja e dëbuan e mbyllën kundërligjshëm e padrejtësisht pak ditë pasi festoi 57 vjetorin, ditën e saj – 12 Shkurtin.
Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë”, ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis, Shef i Misionit, Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”.
“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z. Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis…
Viti 1990 – Rrethimi i Pallatit Rilindja Foto Ilaz Bylykbashi
Edhe pas dëbimit, përsëri Rilindja nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa.
Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së Pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e afër 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe të ardhëmes: Kosova shtet në OKB. Dhe me paralajmërimin: Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë.
Pas 10 vitesh nga botimi i fundit i printuar në letër, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit 2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin…
Gazeta shqiptare tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para më shumë se 75 viteve, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.
“Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kam shkruar në monografinë “Rilindja 60 vjet”, botuar shtojcë speciale e gazetës në 12 Shkurt 2005.
Në monografi theksohet se, “numri i parë i gazetës Rilindja, që kishte katër faqe, u radhit me dorë për rreth 72 orë dhe për këtë u deshtën katër arka shkronja shqipe të derdhura në plumb, që u sollën nga Tirana”.
“T’i përvishemi punës…”, ishte kryeartikulli në ballinë i numrit të parë të gazetës Rilindja, që mbanë datën 12 Fruer (Shkurt) 1945 e që kishte çmimin edhe 1 Lek, e që sipas shkrimeve Kosovën e përcaktonte si një vend të veçantë.
“Jehona e vendit” ishte rubrika, ku janë të botuara 6 lajme e informata nga Kosova, e të 4 lajmet e tjera janë të jashtë vendit nga fronte të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, që ende vazhdonte (Froni i Lindjes, i Perëndimit, i Jugosllavisë dhe ai i Italisë)…
Edhe pse pati dëbime e mbyllje të dhunëshme, gazeta tradicionale e historike Rilindja arriti të jetë histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për të ardhme të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit e deri në Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e në njohjet ndërkombëtare.

Rilindja 1990 -okupimi serb
Edhe sot, si në raste tjera pas ridëbimit e rimbylljes së gazetës Rilindja, e shohim të nevojshëm një sqarim për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar” emrin, po edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cila mund të ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi, ku të gjithë punëtorët e saj realizojnë të drejtat e tyre, ashtu si është kërkuar edhe në shkresat drejtuar institucioneve të Kosovës.
Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga UNMIK – Misioni i OKB i pas luftës në Kosovë.
Në arsyetimin e kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.
![]()
Presidenti Ibrahim Rugova e Behlul Jashari-shkurt 2005-ne 60 vjeotrin e gazetes Rilindja
“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014.
Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja në vitin 2017 ka hyrë në procesin e likuidimit, gjatë të cilit punëtorët e saj kanë bërë kërkesat e tyre bazuar në ligje në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, e edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës…

Rilindja, pllakati i 60 – vjetorit-foto: Behlul Jashari
NGA ARKIVI I GAZETËS TRADICIONALE TË KOSOVËS RILINDJA:
VLERËSIMI DHE PËRKRAHJA E PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA PËR RILINDJEN EDHE NË INTERVISTA EKSKLUZIVE
“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger. Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë…

Rilindja – pavaresi – Kosovë, 22 shkurt 2008. Foto: Behlul Jashari
“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 Shkurt 2002.
Pjesa përmbyllëse e intervistës së gjatë botuar në gazetën Rilindja në 31 Dhjetor 2002 ishte kjo:
RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin special të gazetës “Rilindja” për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që “Rilindja” të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës “Rilindja”.
PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë.
![]()
DRITARE NE HISTORI-foto- Behlul Jashari-Faqe arkivi te gazetes tradicionale te Kosoves Rilindja-30 tetor 2017-pamje
Pastaj, me emrin “Bujku”, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë.
Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta “Rilindja”, t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të “Rilindjes”. Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona.
Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt.
RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të madhe për “Rilindjen”. Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe gjithë Kosovën.
PRESIDENTI RUGOVA: Urime, poashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit.
Gazeta Rilindja e ditës së 60 vjetorit të saj – 12 Shkurtit 2005 botonte edhe një intervistë tjetër ekskluzive me Presidentin Ibrahim Rugova me titulliun në ballnë “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.
Me rastin e pritjes që më bëri në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues – Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.
Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja gjashtë dekada në jetën dhe në familjet e kosovarëve, duke u shprehur, mes tjerash:
“Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60 vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejtë të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmediumeve të Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin.
Pra, Urime edhe një herë dhe Gëzuar!”
RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.
Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.
Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: Rilindja ju uron shpalljen dhe njohjen e Kosovës Shtet i Pavarur.
Presidenti Ibrahim Rugova e Behlul Jashari – Intervistë Rilindja-dhjetor 2002
LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE:
1. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja – 3 Korrik 1990, foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari
2.Viti 1990-Pallati Rilindja në Prishtinë okupohet nga Serbia edhe me helikopter – Foto Ilaz Bylykbashi –
3.Viti 1990-Forcat serbe në hyrje të Pallatit Rilindja në Prishtinë – Foto Arkivi Rilindja
4. Në prag të 12 Shkurtit 2005: Behlul Jashari, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues – Kryeredaktorit, Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i dhuroi Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës në 12 Shkurt 1945
- 5. Pllakati i Jubileut të 60-vjetorit të gazetës Rilindja
- 6. DRITARE NE HISTORI-Faqe arkivi të gazetës tradicionale të Kosovës RILINDJA – foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari
7. Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe kryeredaktori i Rilindjes Behlul Jashari – Dhjetor 2002
- Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja për 17 Shkurtin historik 2008 të shpalljes së pavarësisë – botim festiv – foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari
Shënim për autorin
(Behlul Jashari - në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja nga Shtatori 1973 – gazetar, reporter i lirë, komentator, redaktor, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditëshme të rezistencës Bujku që nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe kryeredaktor nga Janari 2002 i gazetës Rilindja, e cila me numrin e fundit të shtypur ka dalë në 30 Dhjetor 2008, ndërsa pas 10 viteve kishte edhe një ridalje simbolike protestuese, botim digjital, në 31 Dhjetor 2018)
Marrëveshja Abazoviç-Porfirije, një krim ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve jo vetëm në Mal të Zi
Dritan Abazoviç nënshkroi marrëveshjen me Patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse të Serbisë

Nga Frank Shkreli
Javën që kaloi qeveria e Malit të Zi njoftoi se Kryeministri i vendit (me origjinë shqiptare) Dritan Abazoviç nënshkroi me Patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse të Serbisë atë, që ata quajnë “Marrëveshje Bazë” për rregullimin e marrëdhënieve midis dy palëve. “Marrëveshja Bazë”, më duket se është më shumë një marrveshje e sherreve. Mediat vendase dhe ndërkombëtare njoftojnë se marrveshja midis dy palëve u nënshkrua nën masa të forta sigurie dhe pa praninë e medias. Madje nënshkrimi as nuk ishte njoftuar, paraprakisht, siç nuk ishte njoftuar as arritja e patriarkut serb në Mal të Zi, për këtë qëllim. Krye-kleriku serb erdhi si hajni natën, nënshkroi marrveshjen për plaçkitje “legjitime” të identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në trojet e veta nën Malin e Zi dhe u këthye në Beograd me “prenë”, të cilës kjo kishë ia kishte “venë” syrin, si skifteri zogut, shumë, shumë kohë më parë.
Gjatë viteve, jam munduar të tërheq vëmendjen e publikut dhe të institucioneve përkatëse shqiptare në Mal të Zi, por edhe në Tiranë dhe në Prishtinë, ndaj sjelljeve armiqësore të Kishës Ortodokse serbe me qëllim përvetësimit të objekteve historike, sidomos, monumenteve të vjetra fetare të krishtëra (katolike shqiptare), siç janë Kishat e Shasit, me pretendimin se, historikisht, ato kanë qenë kisha serbe.
Kisha Ortodokse Serbe — për arsye të rolit shkatërrues që ka luajtur në luftërat dhe terrorin serb në Ballkanin e 1990-ave, përfshir spastrimin etnik dhe krimet serbe në Kosovë – është konsideruar, botërisht, si një organizatë kleriko-fashiste, më afër ideve në mbështetje të gjenocidit e shfarojses së popujve jo-serb, se sa për mësimet e Jezu-Krishtit, për të dashur të afërmin si vetveten, që si kishë e krishterë do duhej të predikonte.
Duke parë gjatë viteve lëvizjet e klerikëve serbë në ato anë, nga vij edhe unë, kam paralajmëruar disa herë se Kisha Ortodokse serbe – për realizimin e objektivave të saj djallëzore që nuk i realizoi me luftë — do përpiqej t’i arrinte në paqë. Se, heret ose vonë, ajo do të rrëmbente, me hajdutllëkun e saj siç e kanë zakon e traditë serbët, për të vjedhur identitetin dhe historinë e shqiptarëve në trojet e tyre shekullore – sidomos, Kishat e Shasit dhe të përvetësojë historinë e tyre të lashtë iliro-arbërore-shqiptare.
Fatkeqësisht, parashikimet e mia të para disa viteve u realizuan javën që kaloi me të ashtuquajturën “Marrëveshje bazë”, nënshkruar nga Kryeministri malazez, me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç dhe Kreu i Kishës famëkeqe Ortodokse Serbe. Kjo marrëveshje, për fat të keq, shkon përtej çdo imagjinate. Marrëveshja Abazoviç-Porfirije është aq e favorshme për Kishën Ortodokse serbe në territorin e Malit të Zi, sa që as në Serbi kjo kishë nuk gëzon privilegje të tilla. Marrëveshja e javës së kaluar i jep të drejtë Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – ndër të tjera, privilegje me rëndësi — që të gëzojë jurisdiksion të plotë mbi pronat dhe kishat që ajo pretendon se janë të saj, anë e mbanë Malit të Zi, duke shkuar 6 shekuj pas në histori. Kjo është edhe arsyeja që Kisha Ortodokse Serbe, me vizita të përfaqsuesve të saj atje ka zhvilluar ceremoni fetare – për disa vite tani – duke pretenduar si prona të saja edhe Kishat e Shasit – nënkuptohet edhe territorin rreth e përqark tyre.
Por Kisha serbe nuk është ndalur këtu. Ajo pretendon si të sajat edhe të tjera monumente të vjetra kishtare në trojet shqiptare, si në Plav-Guci e të tjera. Madje edhe atje ku nuk ka pasur kurrë ndonjë prezencë kishtare serbe – siç është Kraja, në rrethin e Ulqinit. Edhe atje kisha serbe ka pretendime, bazuar në gnjeshtra dhe trillime të historisë në ato anë. A u kujtohet “kisha teneqe” serbe që është vendosur me helikopter në maje të malit të Rumisë, 10-15 vjet më parë? Planet e Kishës serbe në Mal të Zi kanë qenë afatgjata dhe mirë të planifikuara dhe të bashkenduara me politikanë vendas dhe të huaj, përfshir rusët. Pasi humbën luftën, Beogradi zyrtar dhe Kisha ortodokse serbe kanë vzahduar planet me mjete të tjera për arritjen e qëllimeve të tyre në Ballkan. Të durueshëm, duke i peshuar mirë punët dhe afat-gjatë në planet e tyre, kanë pritur momentin e volitshëm për të bërë lëvizjen e duhur, duke shfrytëzuar rolin e një kryeministri të vendit me origjinë shqiptare. Të gjithë pyesnin në atë kohë, si mund të bëhet kryeministër dikush që nuk ka më shumë se katër deputet në parlament?
Pikërisht, me durim, në pritje të kësaj dite për një marrveshje të tillë nga Kisha serbe për të pretenduar se trojet shqiptare nën Malin e Zi janë historikisht, serbe me identitet, kulturë e fe. Sipas logjikës së tyre edhe “kisha teneqe”, në maje të malit të Rumisë “provon” një gjë të tillë. Marrëveshja e Dritan Abazoviçit me Kishën Ortodokse serbe pro-ruse, javën që kaloi, legjitimon tani një pretendim të tillë, jo vetëm ndaj një objekti teneqe, të vendosur në Rumi, vite më parë, por për të gjitha objektet historike kishtare shqiptare, duke shkuar 6 shekuj mbrapa në historinë e atyre trojeve. Kjo marrëveshje i jep Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi jurisdikcion për të gjitha pretendimet e saja mbi të gjitha objektet fetare, në çfarëdo gjendje qofshin, përfshir gërmadhat. Qëllimi është për të uzurpuar historinë e atyre trojeve dhe për të zhdukur identitetin fetar dhe kombëtar të shqiptarëve në atë rajon. Atë që Beogradi zyrtar dhe Kisha ortodokse serbe nuk e benë dot me forcë në luftërat 1990-ave në Ballkan, fatkeqsisht, po realizojnë objektivat e tyre me dredhi dhe duke përdorur shqiptarët si mashë. Mos mendoni për asnjë minutë se ideja e “Ballkanit të hapur”, nuk është pjesë e kësaj politike!
Besoj se askush që di diçka për atë vend, nuk pret që një kryeministër me origjinë shqiptare siç është Dritan Abazoviçi në Mal të Zi, të punojë në interes të shqiptarëve ose në mbrojtje të identitetit kombëtar dhe të drejtave të barbarta aktuale dhe historike të shqiptarëve në trojet e veta shekullore. Por, ama në minimum, do prisnim prej një kryeministri që ka sadopak gjak shqiptari në venat e tij, që të mos përdori karrigën e tij me influencë, si numër një i qeverisë së atij vendi të jetë indiferent ndaj abuzimit zyrtar të identitetit kombëtar të shqiptarëve ose cilitdo grup etnik në vendin e tij në favor të një armiku shekullor që nuk ka pushuar kurrë së luftuari interesat dhe të drejtat themelore të shqiptarëve në ato anë.
Kryeministri Abazoviç kërkoi ndjesë se kjo marrveshje nuk ishte nënshkruar më heret, duke shtuar se me nënshkrimin e saj tani, “dërgohet një mesazh i paqës dhe tolerancës” dhe se ky është një fillim i ri, sipas tij. Ndoshta Kryeministri Abazoviç di diçka më shumë se bota tjetër për “paqën dhe tolerancën” e Kishës ortodokse serbe. Mbetet për tu parë se çfarë fillimi të ri ka ndër mend Kryeministri i Malit të Zi në marrëdhëniet e tija me Kishën Ortodokse serbe në atë vend dhe pasojat katastrofike për Malin e Zi dhe për rajonin.
Shpresojmë që “fillimi i ri”, sipas Abazoviçit, të mos jetë në kurriz të drejtave të shqiptarëve dhe identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore, përfshir Kishat e Shasit – me 365 kishë që ka pasur dikur e që përkon me numrin e ditëve të një viti, sipas disa të dhënave të historianëve vendas dhe të huaj. Atij Shasi të pushtuar nga Stefan Nemanja rreth vitit 1183. Shasit të shkatërrruar terësisht rreth 1242 nga Mongolët. Shasit të rindërtuar nga Mbretëresha Helena Anzhuine. Shasit, krejtësisht të shkretuar nga pushtimi Osman në vitin 1571, dhe Shasit të vendlindjes time, pranë gërmadhave të të cilit kalonim çdo ditë për të shkuar në shkollën fillore në Katërkollë, pa ditur asgjë për rëndësinë historike të atyre gërmadhave. Sepse e vërteta e tyre historike ishte e ndaluar të mësohej në shkolla, nga një regjim tjetër — komunizmi i asaj kohe — që predikonte “paqë, tolerancë” e madje edhe “bashkim-vëllazërim” e solidaritet midis popujve të ish-Jugosllavisë. Ai Shasi, historikisht, pjesë e identitetit tonë kombëtar si shqiptarë, që sot pretendohet nga Kisha Ortodokse serbe në Mal të Zi si pronë e saj e që siç duket marrëveshja legjitimon pretendimet serbe. Sido që ta shikosh, kjo marrëveshje e Dritan Abazoviçit me Kishën Ortodokse serbe është një marrëveshje me aleatët më të ngushtë të Vladimir Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe kundër interesave kombëtare e kulturoe shqiptare. Kjo në, vetëvete, i shpjegon të gjitha!
Sot, Kombi shqiptar nuk dëshiron as nuk ka dëshiruar kurrë në historinë e tij, territorin e të tjerëve, as uzurpimin e pronave dhe as monumentet historiko-fetare, legjitime të fqinjëve, por as “bashkim-vëllazërimin” e imponuar sllavo-aziatik komunist të shekullit të kaluar, as “Ballkan të Hapur”, sot. Shqiptarët duan vetëm të vërtetën mbi historinë dhe mbrojtjen e identitetit të tij, bazuar në këtë histori. Mbi të gjitha Kombi shqiptar dëshiron të jetojë i lirë dhe i pavarur në shtëpinë e vet, në paqë dhe siguri me të gjithë në rajon, përfshir sllavët e jugut!
Kishat e Shasit nuk janë një çështje e izoluar që i përket vetëm shqiptarëve nën Malin e Zi, por është një çështje që nevojitë vullnetin dhe aftësinë e gjithë shqiptarëve kudo për ta parë çeshtjen e mbrojtjes së identitetit kombëtar e kulturor në trojet shqiptare, në terësi dhe si diçka të pacenueshme — si një çështje e sigurimit kombëtar. Ndërkaq, entet zyrtare shqiptare në Mal të Zi, si dhe Tirana e Prishtina zyrtare heshtin përball kërcënimeve dhe mos kujdesjes ndaj objekteve historike të identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve, jo vetëm në Mal të Zi por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare.
Për fat të keq, influenca majtiste ateiste, sllavo komuniste, bolshevike në radhët e elitës politike shqiptare, sidomos në Shqipëri por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, po shkatërron identitetin, traditën dhe kulturën kombëtare të shqiptarëve – në favor të një fryme të re globaliste, anti-kombëtare. Nëqoftse Perëndimi i mbyll derën “Ballkanit të Hapur”, atëherë prite se po hynë për penxhere me mënyra të tjera, siç është marrëveshja e kryeministrit malazez me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç me Kishën ortodokse serbe — aleatën më të ngushtë të Rusisë së Putinit në Ballkan — nënshkruar javën që kaloi. Si rrjedhim dhe për fat të keq, ky brez i politikanëve shqiptarë nuk po bëjnë shtetin për të mbrojtur kombin dhe as nuk po zhvillojnë shoqërinë civile që të mbrojë shtetin, historinë dhe identitetin kombëtar nga pretendimet dhe përvetësimi ilegjitim i identitetit dhe historisë kombëtare të shqiptarëve, nga fqinjët dashakeqës. Në fund të fundit, siç thotë populli, livadhi është i deleve që e kullosin.
Liria për shqiptarët do të thotë liri për të zgjedhur ata të cilëve duan t’u bëhen skllevër
Nga Aurel Dasareti
Tendenca mes shqiptarëve është që të përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin sa më mirë. I gjithë populli duhet të qëndrojë bashkë sikur të kishte të njëjtin baba dhe nënë. Në të kaluarën ne ishim të ndarë për shkak të politikës së armikut të jashtëm, përça dhe sundo. Tani jemi të ndarë për shkak të tradhtarëve të brendshëm që bashkëpunojnë me armikun e jashtëm.
***
Duhet të jemi aq të ndërlidhur sa askush të mos punojë vetëm për veten e tij. Çdo goditje që i japim keqbërësit mafioz ndihmon në formësimin e universit. Regjimi kuisling (regjim banditësh) është duke vjedhur, shitur tek të huajt dhe shkatërruar gjithçka shqiptare, me qëllim djallëzor: që ne të mos ishim. Në këto çaste dramatike, kur bëhet fjalë për të jetuar apo vdekur, qytetarët e Shqipërisë, pavarësisht dallimeve (që nuk janë aspak të rëndësishme) duhet të qëndrojnë së bashku kundër regjimit kriminal, dhe jo të urrejnë njëri-tjetrin. Urrejtja është si të djegësh shtëpinë tënde për të hequr qafe një mi të bezdisshëm që i vinë erë kundërmuese Dhe, miu i kanalizimeve është shumë më i rrezikshëm për shëndetin apo mbijetesën e të gjithë juve dhe pasardhësve të juaj sa që mund ta paramendoni. Shqipëria shpopullohet me një shpejtësi të frikshme. Nëse vazhdoni të kapeni pas urrejtjes, atëherë brenda një kohe të shkurtër (3-4 vjet) do të detyroheni të përballeni me një dhimbje të pashërueshme.
E mistershme është ekzistenca e të pakuptueshmes në të arritshmen. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një shoqëri e fjetur (gjumashe) që nuk zgjohet për të vepruar kundër kalbësirave keqbërëse edhe kur kërcënohet me shkatërrim dhe vdekje të sigurt.
***
PS: Më poshtë janë disa fragmente të thjeshta nga një letër imja drejtuar (privatisht) një figure të rëndësishme perëndimore gjatë luftës së Kosovës, 1999. Në fakt, unë iu përgjigja pyetjeve kryesore, ishte në interes të atdheut të gjyshërve të mi:
“…Kemi pasur probleme me përforcimin e një ndërgjegjeje kombëtare te shqiptarët. Por është vetë lufta ajo që konsolidon ndërgjegjen kombëtare. I gjithë populli, pavarësisht nga fetë dhe vendbanimet e ndryshme, në masë të madhe e ka pasur të lehtë të pranojë idenë (faktin) se ne jemi një popull, i një kulture, i një gjuhe, i një gjaku. Një komb i lashtë pellazg-ilir-shqiptar që duhet të luftojë për t’i dhënë fund terrorit, gjenocideve, shtypjes së rëndë, shfrytëzimit dhe dominimit serb. Kjo sepse ne nuk kthehemi pas klisheve apo thjesht përtypim terma teorikë për nazizmin, fashizmin dhe kolonializmin, përkundrazi, trajtojmë çështje konkrete. Veprojmë. Ta çlirojmë mëmëdheun nga pushtimi. Kemi marrë një sërë provash (shumë dëshmi) për faktin se ndjenja kombëtare është gjallëruar gradualisht në popull. Bashkimi (uniteti) kombëtar në luftën kundër okupatorëve, shtypësve, ishte një shprehje që do ta dëgjonim vazhdimisht. Në të kaluarën (prej vitit 1918), pas copëtimit të shtetit amë Shqipërisë, kemi qenë pothuajse skllevër nën serbët, ata na kanë vrarë baballarët dhe nënat, vëllezërit dhe motrat, fëmijët. Kjo është arsyeja pse ne morëm armët për të fituar lirinë tonë. Jo të gjithë mund të përdorin armë, disa duhet të punojnë edhe në fusha. Fermerët shkojnë në kufirin Shqipëri-Shqipëri të imponuar nga Fuqitë e Mëdha të Evropës (në Kongresin e Berlinit 1878, dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912-1913) – për të transportuar armë dhe municione për ushtarët-çlirimtarët tanë. Kjo pavarësisht se barbarët serbë po bombardojnë me avionë dhe helikopterë. Në propagandën e egërsirave çetnike, mbrojtësit tanë paraqiten si banditë, por ata kurrë nuk i kanë parë udhëheqësit tanë përgjegjës të vrasin civilët e tyre, sepse kjo nuk ka ndodhur. Serbët, nga ana tjetër, vrasin, i helmojnë nxënësit në shkolla dhe i djegin për së gjalli shqiptarët e pafajshëm çdo ditë. Ne jemi të vendosur të luftojmë deri në njeriun e fundit për të fituar lirinë tonë. Të shpëtojmë popullin nga barbarizmi…”.
***
Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.
Nëse do të ndjeni veten tërësisht pasiv, një objekt i thjeshtë, do të privoheni prej vetëdijes se keni një vullnet, një histori të lashtë dhe një identitet legjendar pellazg/ilir/shqiptar.
Shqiptarët jetojnë vetëm për të vdekur. Çdo burrë që lejon një kloun të droguar grabitqar të shkelë mbi të është një turp për natyrën. Shpëtojeni Shqipërinë nga ajo krijesë magjepsëse por me shumë defekte. Mjerisht për Vendin dhe Kombin, shumica e shqiptarëve nuk besojnë në të vërtetën, por në atë që duan të jetë e vërtetë. Dhe nuk ndihmon që njerëz të tillë, sado fortë të mbyllin sytë, prapë nuk shohin asgjë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin…
____
- Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Kur ish-spiunët për 32 vite rresht pengojnë Shqipërinë të normalizohet

Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Historia e kësaj maskarade ka filluar që kur ushëheqësi i fundit komunist Ramiz Alia, duke parë rënien e murit të Berlinit me 9 nëntor 1989 dhe pushkatimin e Çausheskut në22 dhjetor 1989, seriozisht dhe me frikë në zemër kuptoj se diktatura komuniste ën Shqipëri praktikisht kishte marë fund. insistimi i OSBE për të demokratizuar Shqipërinë dhe për të ndërruar sistemin në Shqipëri nga një diktaturë në një vënd me sistem të demokracisë perëndimore.
Masat që ai mori për të përballuar një revoltë popullore dhe një hakmarrje me gjakderdhje të madhe ishin në përputhje me deklaratën e Katovicës. Këto u zbuluan nga Prof. Servet Pëllumbi ish Kryetar i PS disa vite më vonë për strategjinë që ndoqi Ramiz Alia për të bërë kalimin e butë nga Diktatura në Demokracinë perëndimore. “Ramiz Alia ka qenë në dijeni edhe për strategjinë e Katovicës së ‘87. Madje, në një pritje, në prezencë të ish-presidentit Moisiu e kam pyetur: “Të ka dërguar Gorbaçovi një material për Katovicën?”, sepse Ramiz Alia ka qenë në një periudhë me Gorbaçovin në shkollën e partisë. Më tha se erdhën disa materiale në atë kohë, por asgjë konkrete. Ai e mohonte të ketë pasur informacione për Katovicën dhe për materialin përkatës. Por, në të vërtetë ai ka qenë në dijeni të plotë dhe ka vepruar në përputhje me atë strategji. Dokumenti që po ju tregoj është një faksimile e një skeleti të fjalës së Ramiz Alisë në Byronë Politike.
Deklaratat e profesor Pëllumbit për një skenar të Katovicës të aplikuar në Shqipëri nga Ramiz Alia, u kundërshtuan nga Fatos Nano i cili tha se:“ janë vetëm një përpjekje për të zënë një vend në histori. Në emisionin “Debat”, profesor Pëllumbi, përmes dokumentit që zbuloi, tregoi se ishin Sali Berisha dhe Fatos Nano që u vendosën në krye të dy partive kryesore politike e që drejtuan historinë politike të pas viteve ‘90 në Shqipëri. “Kujdestarët që do zbatonin këtë strategji i ka zgjedhur Ramiz Alia. Ka 23 vjet dhe çështja e të përndjekurve politikë nuk është zgjidhur, çështja e pronës po ashtu. Kush ka qenë në krye të vendit? 15 vjet Sali Berisha dhe 8 vjet Fatos Nano”, u shpreh Servet Pëllumbi (Nano: “Katovica” një broçkull e Servet Pëllumbit (forumishqiptar.com).
E ashtuquajtura Platforma Katovica- për ndryshimin e sistemit komunist dhe për mbajtjen e pushtetit post-komunist me ish drejtuesit e administratës komuniste, nuk ka patur pika të caktuara përveç krijimit të partive të reja jo komuniste për shkak të dështmit të komunizmit, krijimit të glasnost-it, perestroika-s dhe uskorenie-s, dhe kalimit të butë nga komunizmi në kapitalizëm nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, dhe respektimit të sovranitetit të të tjerëve pa asnjë ndërhyrje ushtarake.
Pavarësisht se këtë Platformë Nano dhe Bersha e mohuan kjo tregon se Platforma e Katovicës për ndryshimin ebutë të sistemit ishte reale dhe ngjashme më glasnost dhe perestroika të Gorbaçovit
Këtë Platformë Ramiza Alia e zbatoi duke inkuadruar ish sigurimsat dhe ish spiunët të cilët ishin rreth 120.000 individë, të gjithë me dosje të cilët i shërbenin PPSH me vetmohim për 44 vite rresht. Për fat të keq këto dosjë një pjesë kanë humbur ose asgjësuar për persona të veçantë dhe nga këto kanë mbetur 12 mijë të tilla, ku 6 mijë prej tyre janë të ruajtura në mikrofilma. Në dosjet sekrete të ìsh-Sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri. Ndërkohë, gazeta “SOT” po risjell sot për lexuesin listën e pseudonimeve, prej të cilave disa janë zbardhur: Medicina; Penicilina; Qukapiku; inxhinieri; Çiftelia; Çorapja; Qepa; Kodrina; Dizenjatorja; Financieri; Drita; Stilografi; i Vogli; Korani i Myzeqesë; Alfons Ballshi; Raketa; Profesori; Shkrimtari; Dragoi; Cigarja; Livadhi; Snajperi; Proletari; intelektuali; Sqepi; Doku; Bozhuri; Plepi; Parafabrikati; Kitara; Ushtari; Gjeli; Grepi; Shishja e qumështit; Serbi; Çiklisti; Fryma; Vesa e mëngjesit; Greku; Malësori; Tigri; Vinçi; Sapuni; Diplomati; Poeti; Urithi; Pëllumbi; Stuhia; iriqi; Komshiu; Komandanti; Vigjilenti; Magazinieri; Nata; Dallga; Kominoshja; Piktori; Xhuxhi; Masoviku; Shkrepësja; Llulla; Fyelli; Arkitekti; Kaçavida; Shkodrani; Kosovari; Agronomi; Zootekniku; Memeci; Doktori; Qershia; Daja; Fryti; Demoni; Bërthama; Bjeshka; Sandalja; Lisi; Fonogrami; Kronometri; Valltarja; Dirigjenti; Pashtriku; Snajperi; Sykuqi; Përparësja; Pela Egër…(I mbajtën në gji për 32 vjet dhe sot u kujtuan për spiunët e sigurimit…lojëra të fëlliqura për emra të përveçëm! – NeësIn).
Kjo armatë ish-spiunësh u shpërnda në katër partitë e para si fillim i pluralizmit në Shqipëri: PS, PD,PR, PPDNJ. Të gjith kryetarët e Partive ishin drejtues komunistë dhe spiunë ose ish sigurimsa. Dikush mund të thotë se ka patur një ligj që komunisti me kartë nuk mundtë bëhej spiun. Po ashtu është, por kur ai kumnist martohej ose kishte ndonjë `kleçkë` në bigrafi ai mund të bëhej spiun Me këtë Kontigjent Ramiz Alia shpëtoi veten dhe PPSH duke e copëtuar në katër parti dhe më vonë pas 30 vitesh janë 114 parti në Shqipëri. Çfarë ndodhi që nga 199i deri më sot/ Këta ish spiunë e ish sigurimsa drejtuan Shqipërinë në të tre pushtetet e shtetit shqiptar: në Drejtësi (që duhet të ishte e pavarur), në Parlament (Shqipëria ështe Republikë Parlamentare) dhe Pushteti egzekutiv (Këshilli i Ministrave). Gjithashtu këta ish spiunë dhe shërbëtorët e tyre të shumtë të ashtuquajturit `Intelektualët katundarë` . sidomos ata nga rrethet e vogla. kapën Pushtetin e Katërt- Mediat: tv, Media e shkruara, portalet e internetit që dolën pas viteve 2000.
Këta individë dhe pasuesit e tyre siç spjegova më lart e mbajtën Shqipërinë dhe po përpiqen ta mbajnë edhe sot kur SHBA po përkrah fuqimisht nëj Shqipëri pa korrupsion dhe pa `non gratta` -një vënd anarkik, plot shpifje, duke nxirë faqen Shqipërisë, duke përdorur çdo mjet të mundshëm madje duke politizuar çdo vdekje për të kriuar një destabilizim të saj me qëllim që të shpëtojnë veten e tyre. Këto aspekte, kushdo që ka pak inteleigjencë mund të shohë sesi një mori tv, portalesh të drejtuar nga ish spiunët dhe miqtw e tyre, përpiqen të nxijnë jetën shoqërinë shqiptare, nxisin mllefe urrejtje, e plot djallëzi për të destabilizuar vëndin.
Rasti i fundit i ish Presidentit Meta, është flagrant. Fshehja e tij nga të qënit spiun më në fund u zbulua dhe u zbuluan edhe marëdhëniet e tij të fshehta me non-gratta Berisha. Vonesa për të nxjerrë ligjin e dekomunistizmit dhe lustracionit e kanë shkaktuar këtë problem në Shqipëri, populli dhe jeta sociale si dhe ekonomike e politike është ngërthyer në konflikte të vazhduehsme nga këta njerëz të cilët vazhdimisht përpiqen të shkaktojnë ato 5 anarkitë të cilat i përmëndi Fan Noli dikur.
Nëse deri në 1997 me rrëzimin e Berishës nga pushteti ky kontigjent ish spiunësh dhe ish sigurimsash u përpoqën të tregonin se kapitalizmi nuk është më i mirë se komunizmi (sipas Platformës Katovica), pas `97 me ardhjen e socialistëve në pushtet të cilët edhe ata kishin në parti drejtues ish spiunë dhe ish sigurimsa, strategjia e tyre se bashku me ish spiunët dhe ish sigurimsat e partive opozitare u përpoqën që të vononin ligjin e lustracionit dhe të dekomunistizimit (të cilin Berisha nuk e miratoi as në `93 dhe as më vonë), por edhe për tu pasuruar vetë dhe për të mbrojtur vten nga forcimi i ligjit.
Largimi i Berishës (pavarësisht nga meritat dhe të metat) i dha fund formalisht hegjemonisë së Platformës Katovica në Shqpëri por duke e mbajtur peng Shqipërinë për 22 vite me rradhë dhe duke i shkaktuar këtij vendi disa pasoja negative:
– Largim masiv të popullatës jashtë shtetit 1990-2013, rreth 1.4 milion shqiptarë,
– Korrupsion masiv dhe përvehtësim të pronës kombëtare nga ish drejtuesit komunistë, dhe njerëzit e tyre përfshi dhe shitjet e materialeve ushtarake, të rezervave të shtetit, vjedhjen e thesarit të shtetit, në një vlerë totale prej 18-22 miliard dollarë (të vlerës së viteve 1999)
– Tranzicion i zgjatur dhe papunësi massive,
– Vonim dhe tjetërsim i pronave të individëve dhe të komuniteteve fetare në favor të pushtetarëve dhe miqve të tyre,
– Mos zbatim i ligjeve dhe mos pasje frike nga ligji duke krijuar një paradox të cuditshëm anti-ligjor kryesisht nga drejtuesit por edhe nga vetë popullata,
– Cvendosje massive dhe të çregullt popullatave të veriut dhe të jugut për në qytetet kryesor Tiranë, Durrës, due zënë pronat e të tjerëve e duke krijuar konflikte të rënda pronësie aktualisht të pazgjidhshme,
– Krijimi i piramidave monetare të cilat shkaktuan një luftë civile në vitet 1997-1998,
– Konflikte të rënda politike ndërpartiake të cilat ende nuk kanë përfunduar për shkak se dy grupimet kryesore politike and nuk janë pastruar nga militantizmi dhe nostalgjikët e ish-komunizmit,
– Vonesën në integrimin e Shqipërisë në BE me qëllim të vazhdimit të rrëmbimit të pronave dhe të pasurive shtetërore nga një grusht njerëzish të lidhur me ish rregjimin komunist (art 2022).
Marrja e pushtetit nga Rama, ashpërsoi përplasjen sepse Rama ishte me kulturë qytetare, dhe nuk kishte dosje . Kjo shkaktoi frikeë dhe pështjellim, dhe të gjithë mbeturinat e ish spiunëve dhe ish sigurimsave me miqtë e tyre, u vunë kundër tij -të majtë e të djathë.
Sidoqoftë përkrahja e SHBA dhe BE pengoj krijimin e një `97 të dytë, por gjëndja mbetet e rrezikshme sepse akoma opozita drejtohet nga dy ish spiunë. Dhe ka njerëz që u shkojnë pas (borxhlinjtë dhe injorantët), por edhe se shumë nga mediat tv dhe e shkruar. drejtohen apo paguhen nga këta njerëz të pasuar padrejtësisht.
Këtë gjëndje e rëndon fakti se edhe në Maxhorancën e sotme ka plot të korruptuar, hileqarë dhe ish- sigurimsa apo ish spiunë me miqtë e tyre që po përpiqen të ruajnë statuquo-në e tyre si njerëz të `ndershëm` dhe se pasurinë e fituar padrejtësisht e kanë marrë me `djersën e ballit`. Këta janë bërë bashkë ish piunë dh eish sigurimsa me miqtë e tyre janë bërë bashkë kundër Shqipërisë për të shpëtuar vehten e tyre nga ndëshkimi.
Sot ka shumë punë për tu bërë dhe pa ndihmën e SHBA dhe BE, Shqipëria mund të bjerë në kaos, anarki, dhe destabilitet, pikërisht nga presioni i medias dhe i pseudo shoqërive civile të cilat janë kryekëput të financuara po nga këta njerëz. Shpresojmë që Shqipëria do ti bëjë ballë edhe këtij sulmi diabolik ish-spiunësh.
Për shkak të marrëveshjes së Abazoviçit me autoritetet e KOS, Kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në Ostros të Madh të Krajës, më 1001, kalon nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe!
Potpisan Temeljni ugovor sa Srpskom pravoslavnom crkvom. (U nënshkrua marrëveshja themeltare me Kishën Ortodokse Serbe)





