ARKIVI:
29 Prill 2024

Sot një muaj para shtatores së Gjergj Kastriotit u bë promovimi i librit tim”Rilindja,përkushtim e trishtim”, që u bojkotua edhe një herë…!

Shkrime relevante

Dëmtohet pllaka memoriale e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Gjenevë të Zvicrës

Nga: Arif Ejupi ____ Individë të paidentifikuar ende nga policia kantonale e Gjenevës...

Një përkujtim ndryshe për Fadil Vatën

Nga: Ragip Shala a ) -  Fadil  Vata , gjatë vitit shkollor ...

Paska vdekur Ali Lajçi, udhëheqësi i kryengritjes studentore të vitit 1981 dhe aktivisti i njohur politik

Paska vdekur Ali Lajçi, udhëheqësi popullor i kryengritjes studentore të vitit...

Paradoksi i një strukture analistësh të rremë…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ Si të çlirohemi nga e njohura injorancë. Rapsod i orëve...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi
Për promovimin simbolik të librit e njohtoj qëllimisht me vonesë njëmujore opinionin publik !
____
Sot në Prishtinë (me u 8 korrik 2022) mbajt promovimi simbolik i librit “Rilindja, përkushtim e trishtim, para shtatores së Gjergj Kastriotit.
Mediat e përgjumura “arnaute” e bojkotuan promovimin, ashtu siç pritet sjellja e mediave që janë larg trendeve të gazetarisë bashkëkohore, qoftë në fqinjësi të vendit apo në botë. Fakti se në libër flitet për krimin e shumëllojshëm në gazetari, nuk i brengosë e shqetëson fare leshatukët në mediat e tilla.
Sidoqoftë, vlerësoj se promovimi i tillë e ka arritur synimin e dëshiruar, pas fjalimeve të shkrimtarit, poetit dhe kritikut letrar Prend Buzhala, Zeqir Bekollit, Lirim Gashit, Sabit Istogut, Xun Çettës, Dibran Gashit, Pal Idrizit, Lumturije Blakajt dhe disa mendimeve të mija , si autor i librit.
Në tubim është pritur të vinte edhe Emin Azemi, kritiku letrar dhe miku im nga Shkupi (me prejardhje nga Kumanova) , i cili nuk mundi të vinte për shkak të disa pengesave objektive në momentet e fundit.
Njëherit i falenderoj dhe u shprehi mirënjohje e respekt të thellë Dafina Kabashi – Berisha dhe Flora Metaj-Mejzinolli për buçetat me lule që mi kishin sjellë, lule që sëbashku me Lirim Gashin i vendosem pranë përmendores së Gjergj Kastriotit.
Askujt nuk duhet t’i vije keq për sjelljen e mediave që nuk e kuptojnë rolin e tyre ndaj opinionin publik në vend, por duhet të brengosemi të gjithë për padrejtësitë dhe njëanshmëritë e tallava mediave të tilla. Të brengosemi për mentalitetin e “mëhallës”, “klanit” dhe “udhëheqësit”, kur dihet mirë se dashamirët e kombit tonë, sikurse që ishte Edith Durham, qysh në vitin 1915 ka bërë vërejtje serioze se me këtë mendësi arkaike, joshtetndërtuese dhe fisnore, i shërbehet së keqës dhe shembjes kombëtare shqiptare.
Këto media vazhdojnë të “ushqejnë” opinionin publik edhe me persona që janë nën nivelin më të ulët intelektual, me retardime psiqike, apo që dihet botërisht se i kanë shërbyer armikut.
Sipas pseudomediave të tilla, është e rëndë dhe e papranueshme që të bëhen publike krimet e bandave udhëheqëse në gazetari, (si ato në gazetën Rilindja etj), prandaj me gjasë këto më shumë kujdesen të mos “ndoten” edhe më shumë fytyrat e tyre.
Në fund të gjithë pjesëmarrësve jo të pakët iu shpërndanë nga një libër i autorit.
Një falenderim i drejtohet edhe stafit të Shtëpisë Botuesr Lena Graphic, udhëheqësit Hajdar Fejzullahu dhe punëtorëve të tij që kishin sjellë pako me libra që iu shpërndanë në fund të pranishmëve.
Të gjithë ata që kanë etje për media të lira e krejtësisht të pakorruptuara, ku luftohet e demaskohet pandërprerë antishqiptarizmi, ja ku e keni portalin tuaj, www.drini.us
Dhe mos e harroni kurrë se të gjithë ne pa asnjë përjashtim e kemi një detyrë të madhe që për ne është të jesh a të mos jesh: Luftimi i Anti-Shqiptarizmit dhe mbrojtja e individit të pakorruptuar nga kriminelët e bashkuar.
Ne duhet të sillemi vetëm si Shqiptar e Shqiptare, e jo si “arnaut” që e mbronë kriminelin që e ka brenda “avlisë” dhe familjes, lagjes, “kusherinjve”, fshatit, rajonit, e “kolegëve”. Ne duhet ta kuptojmë përfundimisht se “arnauti” i përgjumur nuk e jep kriminelin e vet për zor të madh, ashtu qysh mundohet ta injoroj e poshtëroj viktimën e po atyre kriminelëve.
Shembulli i Kosovës, ku ata që s’na duan të mirën e nuk duan të na shohin të forcuar si komb dhe si shtet, na e mbollën të ashtuquajturën baraspeshë e të fëlliqurve e që nuk u treguam të zotët e të aftë që ta kishim, – sikurse secili shtet demokratik ku sundon rendi e ligji, baraspeshën e frikës , e tregon qartë se ku e mori teposhtëzen Kosova e re pas qershorit të vitit 1999.
Në këtë frymë të keqe, “ajka” e LDK , e mashtruar prej “ajkës” së PDK , nuk guxon të ndihet për së gjalli, pasi me të ashtuquajturat lojëra e intriga të shërbimeve sekrete partiake që mund t’u ketë grah kamgjik gjithkush, kanë bërë punë që s’duhet t’i bëjë njeriu.
Publicisti Xun Çetta …
Për këtë arsye me 8 korrik 2022, para shtatores së Gjergj Kastriotit në Prishtinë, i thash disa fjalë që s’do t’i përsërisë kurrë më:
“Ata që të nxitur nga njëfar policie prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor më provokonin “duke më marrë në pyetje prej Prishtinës”, është e udhës që të detyrohen nga Policia e Kosovës e vitit 2022, që edhe një herë “të më marrin në pyetje” , por tash në praninë e policëve të caktuar të Kosovës”.
Pasi në këtë mënyrë, sëbashku me policinë, do të kontribuoja për t’i intervistuar ata me pyetjet e duhura …!
Se duhet të dihet e kihet parasysh përgjithmonë që askush nuk ka qenë i obliguar të më respektoj e nderoj për punët e bëra, pasi ato nuk i kam bërë domosdo për shijet e githkujt, por askush, absolutisht askush, nuk ka pasur të drejtë dje, sot apo nesër, që ta nënvlerësoj apo nënçmoj angazhimin tim profesional, pasi asnjë punë se kam bërë se isha naiv, qysh kanë menduar ata mshefaqokër, porse e kam dashur profesionin dhe jam dhe mbetëm patriot deri në fund. 
Nënçmimi i shfrenuar që e bëtë ndaj meje kur më provokonit kot me metoda “policishë sekrete”, gjithnjë derisa ia morët jetën një njeriu më 23 nëntor 2000, nuk ka pasur si të ishte “metodë pune” e Kosovës së lirë , por ka qenë metodë mizore e punës së UDB-ës (BIA-s) së Serbisë.
Fakti që une po flas pandërpre pothuaj që nga koha kur përfundoj provokimi juaj UDB-ash ndaj meje (me 23 nëntor 2000), tregon qartë se sa i vendosur jam për ta luftuar të keqen që fshihet në secilin prej jush. Une jam luftëtar i pamposhtuar i baraspeshës së frikës e jo qyqar i baraspeshës së të fëlliqurve, qysh jeni ju, që edhe pa qenë të vetëdijshëm se çka keni bërë, ju i shërbeni armikut dhe interesave të tij armiqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. 
Ju nuk mund të bëni pafundësisht eksperimentim me mua për ta zënë njëri-tjetrin, sikurse që vepruat në atë kohë për të më përdorut si karrem për poshtërsitë tuaja, pasi jam une ai që nuk iu lëshoj duke e lutur deri në përgjërim shtetin e Kosovës së re njëzet e sa vite pas ardhjes së lirisë, që gjithsesi të më ballafaqoj me të gjithë juve.
Që të shihemi ballëpërball e jo të provokoni , shani, fyeni e flliqni të fshehur pas e-mailit të sajuar në atë kohë: bujarbukoshi@yahoo.com
Si është e mundur që në nëntor të vitit 2000 ta huazonit atë “metodë udbashe”, kur tashmë jetohej në rrethana Lirie …?
Këtë duhet ta sqaroni ju, sado që me vonesë, e jo une që s’ua pata turbulluar “ujin” prej këtu, kur paraqiteshit triumfues pas lirisë që na e solli NATO.
Me Flora Metaj-Mejzinollin … 
Po ta kishte Kosova e pasluftës gazetarinë e duhur, ata do t’i kishte zbuluar qyshkur dhe nuk do të vinte puna që të mos jenë të pranishëm as me 8 korrik 2022, pas aq shumë thirrjesh që me vite të tëra që ua kam bërë.
Atë ditë pata thënë se po të ishte në vendin tim “veteranja” N.N. , pra sikur ajo do tu kishte bërë thirrje të vinit përpara shtatores së Gjergj Kastriotit, sigurisht do të ishin dhjetëra gazetarë të pranishëm.
Në “Arnautistan” edhe pamundshmja është e mundshme …!
Prend Buzhala, Sabit Istogu dhe Zeqir Bekolli
Me Lirim Gashin i vendosim lulet tek shtatorja e Kryeheroit Gjergj Kastrioti
Autori i librit…, duke bërë foto, të cilat do të duhej t’i kishin bërë gazetarët e Kosovës së korrikut 2022…!
Lumturie Blakaj, ish-gazetare e Rilindjes, duke folur atë ditë në promovim 
Në foton kryesore është ish gazetari i Rilindjes, Zeqir Bekolli me autorin e librit, Bajram Kabashin.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu