Kreu Blog Faqe 1267

Vallja e kobrës , marrë nga libri i Tibor Sekelj “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” 

0

Tibor Sekelj, shkrimtar 

  • Vallja e kobrës . Marrë nga libri “Përjetime nga udhëtimi nëpër botë” 

Shfaqja më e shpeshtë dhe njëkohësisht më popullore në rrugët e Hindisë dhe vendet e saj fqinjë është vallzimi i kobrës. Njerëzit e quajnë atë zbutja e kobrës, por fakti është që kobra është zbutur për derisa vjen në këtë shfaqje. “Magjistari” i saj e mban atë në një shportë. Sa herë ai luan me fyell meloditë e caktuara kobra nxjerr kokën nga shporta me kapak të hequr. Në qafë ajo ka një gjendër me helm dhe rreth kokës i rri një membranë e zgjatur në dy anët me një vizatim si syze në shpinë të saj. Sa herë e shihja, ndjeja shumë emocion dhe dridhje. Habitesha me ata njerëz që, që pa frikë dhe emocion, i binin fyellit me bark kur drejtonin vallzimin e kobrës. Kjo më nxiste që këtë ta bëja edhe unë 

Rasti ma solli në Ceilon (Sri Lanka). Po qendroja në mesin e spektatorëve në një trotuar pranë qendrës së Kolombos duke ndjerë simpati për “magjistarin”. 

Pasi mbaroi shfaqja dhe mjeshtri mbeti vetëm me gjarprin, të mbyllur mirë në shportën e rrumbullakët, unë iu afrova dhe i dhashë një bakshish të mirë.. Sjelljes sime ai iu përgjigj me një buzëqeshje të vogël. 

I thashë pastaj se dua ta mësoj këtë mjeshtëri të tij. Më mati mirë nga koka te këmbët dhe nga këmbët te koka dhe as nuk buzëqeshi, as tregoi ndonjë humor të mirë. 

  • Jo, këtë gjë nuk e bëjnë dot të bardhët, më tha. Është profesion vetëm për hindianët.- theksoi me vendosmëri Sharma, “magjistari”, që kish ardhur në Ceilon para shumë vitesh. 
  • U përpoqa t’i sqaroja se kam parë shumë mjeshtër si ai, por ky stil më duket tepër i veçantë, prandaj i kërkoj të ma mësojë. 

Për ca kohë Sharma eci bashkë me mua pa folur. Edhe pse i premtova se do ta paguaja mirë, ai nuk tregoi interes. Por pastaj befas ndali dhe më tha: 

  • Kur dëshiron të fillojmë? 
  • Që nesër, mundësisht, ia prita unë. 
  • Atëhere eja nesër ora 16, tha Sharma, në oborrin që do të tregoj unë. 

Pastaj më shoqëroi vetë deri te oborri në fjalë, një oborr i madh në periferi të qytetit. 

Të nesërmen u takuam në atë orë. Për habinë time, ai solli me vete vetëm fyellin, jo edhe shportën me kobrën, sikurse prisja unë. 

Më sqaroi se unë duhet të mësoja mirë të paktën një melodi që pëlqente gjarpri. Vetëm atëhere mund të përballesha me të. Ndryshe do ishte rrezik për jetën time. 

Mjeshtri u ul këmbëkryq, po ashtu edhe unë. Pastaj ai luajti me fyellin e vet barktrashë një melodi të thjeshtë, dhe pas kësaj ma kaloi veglën mua. Në fillim nuk dija as si ta kapja fyellin e bërë nga kalaba me disa vrima që do mbylleshin alternativisht gjatë lojës. 

Sharma më mësoi me durim, në çdo ton të veçantë. Pas një ore më tha: 

  • Ju, europianët nuk keni dhunti për gjëra të tilla. Sidoqoftë diçka do arrijmë.. Eja nesër në të njëjtën orë. 

Tërë javën u takuam për një ose dy orë. Ndonëse  duhet të pranoj se Sharma kish të drejtë që ne, europianët, nuk kemi dhunti për këto gjëra,- dhe unë vetë më pak se mesatarja europiane, muzikimi im ia mbërriti pak e nga pak një melodie. Tingujt dhe ndërlidhja e tyre  ngjanin me ato të vetë hindianit. Po vallë mjafton për ta mashtruar kobrën? 

Ditën e tetë, kur Sharma doli në oborr, bartte me vetë shportën ku kish mbyllur kobrën. Nuk mëdyshova aspak, kishte ardhë momenti që të ushtrohesha me kobrën. Por mjeshtri qendronte në këmbë dhe, pa buzëqeshur, më pyeti: 

  • A dëshiron që të dalim në rrugë? 
  • Në rrugë?.. Si ta mendoni ju..Para publikut? 
  • Kuptohet, para publikut. Ti nuk je ndonjë talent i madh, por pjesën më të rëndësihme e ke mësuar. Epo mirë, ecim, mos u tut! 

Ndërsa ne ecnim drejt qendrës së Kolombos, Sharma më dha udhëzimet e fundit. Diçka e mbajta, tjetrën e harrova kur dola në podium. Ndalëm te një rrugë në afërsi të tregut. Mjeshtri më tha ku të ulesha këmbëkryq dhe e vuri kobrën gjysëm metri pranë meje. Ma bëri me shenjë që t’i bija fyellit. 

Sapo nisa t’i bija fyellit, njerëzit nisën të vinë. Disa syresh pëshpërisnin duke buzëqeshur, të tjerët i njoftonin miqtë e vet për këtë ngjarje të çuditshme, një europian po i bën hijeshi kobrës. 

Lajmi ishte provokues….më tepër se i paskrupull! Një sulm i vërtetë kundër profesionit të dëfryesit të gjarpërit… Epo, këtë duhet ta shohin patjetër! 

U mblodh një masë e madhe, jo si zakonisht, ndërsa unë përsërisja pa u ndaluar melodinë që kisha mësuar, duke ia lejuar vetes ta bëja herë – herë të larmishme. 

Sharma vështronte përreth i kënaqur. Në fytyrën e tij dukej qartë një ndjenjë krenarie: ithtari i vet kish mbledhë kaq shumë spektatorë! 

Në një enë kalabaje ai mblidhte monedhat. Më mirë tani se më pas. Se kush e di çfarë ndodh më pas! Monedhat binin edhe jashtë enës dhe ai i mblidhte. 

Në fund Sharma u ul këmbëkryq përballë meje dhe dalngadalë, me kujdes, e hoqi kapakun e shportës. 

Pas një çasti, u shfaq koka e gjarprit e kthyer kah mua. Ajo ngrihej dalëngadalë dhe ndalte tridhjetë centimetra lart sipër shportës. Pastaj nisi të lëkundet, fillimisht butësisht dhe pastaj me lëvizje  më të mëdha djathtas e majtas, njësoj sikurse unë e bëja me kokën time, duke shoqëruar melodinë. 

Isha i eksituar. Gjarpri lëvizte sipas melodisë simë. Ndonjë thotë se kobra nuk dëgjon. Ja një provë për të kundërtën. Apo mos vallë ai thjesht ndjek lëvizjet e kokës sime? 

Ҫfarë ndjenjë e këndëshme është kur provon se zotëron  njërën nga kafshët më të rrezikshme të botës. Në se ajo, qoftë për një cast, dilte jashtë kontrollit tim, për një fraksion të sekondës do më kafshonte dhe pas tri minutash unë do vdisja. 

Po përse më vinë këta mendime kur unë po e zotëroj gjarprin njësoj sikur këtë gjë ta bëja për çdo ditë? Sikur e kisha hipnotizuar, ai ndiqte melodinë dhe lëvizjen e kokës time. 

Në një çast, e hodha vështrimin te kobra. Dy margaritarë të vegjël të zinj me një shkëlqim  të mbuluar.  Ai nuk i lëvizte qepallat, por vështronte drejt e te sytë e mij, madje nuk ka qepalla që do  t’i fshihnin ato edhe për një çast. Nuk i shoh pupilat, por reflektimi i diellit të pasdites krijon dy vatra ta zjarrta, dy pishtarë me një flakë të zezë. 

Nuk mund ta shmangia vështrimin e syve të kobrës. E pabesueshme.  Nuk më kish ndodhur kurrë diçka e tillë. Provoj të vështroj pak më sipër ose më poshtë, por nuk bën punë. Dy margaritarët e zinj u rritën aq shumë sa e mbushën tërë fushën time të pamjes. Por…çfarë po ndodh? Margaritarët e zinj lëkunden dhe unë ndjek lëvizjen e tyre. Fyelli im luan sipas ritmit të lëvizjeve të dy margaritarëve të zinj dhe të shkëlqimit të tyre. 

Deri para një çasti, unë mendova se kobra ndodhet e hipnotizuar nga unë, por tani jam i vetëdijshëm se jam unë plotësisht nën ndikimin e fuqisë së saj.. Kam ndijimin sikur valëvitem  në ajër. Nuk ekziston asgjë rreth meje përveç atyre margaritarëve të zinj, dy zotërueve të mij. 

Një banjë me djersë më mbulon. Do të pëlqeja ta ndërprisja këtë lojë makabre. Por qysh? Nuk kam guxim ta pushoj muzikimin, sepse kobra mund të egërsohej. Mbase unë do bija përdhe.. Bota mund të nisë të ndalojë.. Përpiqem të mendoj, por truri nuk më punon. 

Befas, prapa syve gjigandë të kobrës,, ose mbase përmes tyre, pashë figurën e mjegullt të mësuesit tim. Ai rrinte këmbëkryq prapa gjarprit, sy për sy me mua dhe dorën e tij të ngritur e lëvizte lart e poshtë. 

Në fillim nuk e kuptova këtë manovër. Por, disa sekonda më pas, unë kujtova udhëzimet e mjeshtrit se si duhet ta mbyllim shfaqjen. 

Dhe truri e shikimi befas u qartësuan. Gjithçka u bë e kthjelltë për mua. Nis të ndjek udhëzimet e mjeshtrit. 

 Pa pushuar muzikimin, nisa ta ul kokën pak e nga pak, në përkundje të vazhdueshme djathtas e majtas.. Ashtu sikurse zbriste koka ime dhe fyelli, kështu kobra bënte të njëjtën lëvizje. Pak e nga pak ajo hyri brenda në shportë. 

Sharma i vuri kapakun shportës dhe e hodhi shportën mbi sup, gati për t’u larguar. 

Publiku u shpërnda i kënaqur nga shfaqja. 

Dhe unë, i zbehtë si coha e tylit, ndenja ende gjatë në cep të trotuarit me vështrimin e humbur në boshllëk. 

Përktheu: Bardhyl Selimi, 6 gusht 2022 

Janet Reineck apo Xheneta, një amerikane në Kosovën e viteve 1981-1997

0
Arsim Canolli, Prishtinë
___
Janet Reineck : Një amerikane në Kosovë 1981-1997
Antropologia amerikane Janet Reineck, apo Xheneta, siç e kanë thirrë familjet shqiptare të Kosovës, ka jetuar rreth tetë vjet në Kosovë, midis periudhës 1981-1997. Ajo ka hulumtuar kulturën e sjelljen e shqiptarëve të Kosovës, në studimet e saj postdiplomike për master dhe doktoratë në antropologji kulturore në UCLA, Berkeley/USA. Terreni i saj ka qenë e gjithë Kosova, por me fokus në Opojë, Rugovë, Gollak e Has. Ka shkruar për dasmën e vallet e shqiptarëve, për migrimin dhe gjininë, për traditat e doket, për vazhdimësitë e ndryshimet e transformimet e shumta në fshat e qytet, për patriarkalitetin dhe feminitetin, për jetën e shqiptarëve të Kosovës nën ish-Jugosllavi.
Pas hyrjes së tankeve të Serbisë në Kosovë (1989) dhe uzurpimit të autonomisë, Xheneta kthehet në Kosovë si punonjëse humanitare e OXFAM-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe fillon projekte të shumta, kryesisht në komunën e Vitisë. Në vitin 1997, autoritetet serbe e dëbojnë nga Kosova, por ajo vazhdon punën e saj për ta njohur publikun amerikan me Kosovën, gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999, dhe njëkohësisht vazhdon edhe punën e saj si humaniste. Më vonë ajo nisë edhe organizatën e saj World Dance for Humanity për të ndihmuar familjet e varfra në Ruandë e tani edhe ato të prekura nga lufta në Ukrainë.
Por, Xheneta nuk e ka harruar kurrë Kosovën e saj! Ajo ka shkruar një libër për kujtimet e saj në Kosovë, një libër personal dhe tejet të rëndësishëm për njohjen e historisë së Kosovës së asaj periudhe. Literaturës së paktë antropologjike i shtohet edhe një libër i mrekullueshëm!
***
Libri jepet FALAS si PDF për të gjithë ata që duan ta lexojnë – shih uebfaqen www.janetreineck.com
Së shpejti edhe në librari!
Kjo është dëshira e Xhenetës: edhe një dhuratë për Kosovën!

KFOR-Militäeinheiten sollten jederzeit nicht nur respektiert, sondern auch gerehrt werden

0
Verfasser : Lirim Gashi, Prishtinë
(auf Deutsch und Albanisch) 

 _____

Der Eroberer verliert das eroberte Gebiet in dem Moment, in dem er beginnt, die Menschenwürde fast jedes einzelnen der eroberten Völker zu verletzen.
Der erste Schritt zur Verletzung der Menschenwürde besteht jedoch darin, die geistige und körperliche Stärke, sowie die erzieherische, kulturelle und wissenschaftliche Qualität versklavter Menschen zu unterschätzen.
Ein Jahr am Militärgymnasium in Belgrad, im Alter von fünfzehn Jahren, war genug für mich, um die intellektuelle, spirituelle, kulturelle, erzieherische, religiöse, wissenschaftliche, militärische, polizeiliche und politische Landkarte des serbischen Volkes zu studieren, vielleicht besser als jede andere albanische Kadett und Offizier während ihres Studiums und ihrer Arbeit in der sogenannten jugoslawischen Volksarmee.
Und glauben Sie mir, ich bin keineswegs arrogant, wenn ich das sage, denn die bloße Tatsache, dass ich diese Schule nach nur einem Jahr verlassen habe, beweist, dass ich in drei Monaten verstanden habe, wie wir von anderen Völkern des ehemaligen Jugoslawiens unterschätzt und gedemütigt werden.
Zweifellos haben uns damals alle anderen jugoslawischen Völker genauso gedemütigt und unterschätzt wie damals und heute die Serben und besonders ihre politische, religiöse und intellektuelle Elite.
Unendliche Ehre und Respekt für die weisen und friedlichen Menschen aus Serbien, die uns damals wie heute als Menschen behandelt haben. Sie waren jedoch eine so kleine Minderheit, dass sie das Gewicht eines kleinen Fisches in einem riesigen Ozean von arroganten, primitiven, chauvinistischen und clerofaschistischen Individuen waren.
Andererseits war ihre für unsere Menschen- und Volkswürde unerträgliche Unterschätzung der erste Schritt in Richtung unserer Freiheit, denn die Verletzer unserer Grundrechte glaubten, sie könnten ewig mit uns machen, was sie wollten.
Wir wissen jedoch aus der Erfahrung anderer unterdrückter Nationen, dass am Ende nicht immer Recht und Gerechtigkeit siegen, sondern nur die Weisheit.
Wir hatten zweifellos das Glück, einen weisen und weitsichtigen Strategen namens Ibrahim Rugova zu haben, der Serbiens zwei Füße in einen Schuh steckte und auf die rationalste und effektivste Weise menschliche, nationale und universelle Werte auswählte, mit denen er unseren friedlichen Widerstand kleidete .
Denn genau diese Werte haben uns zu verlässlichen Partnern für die größten wirtschaftlichen, politischen, demokratischen und militärischen Mächte der Welt gemacht.
Warum habe ich mir die Kurden zum Vorbild genommen, denen ich das Beste wünsche?
Weil sie ihren gerechten Widerstand mit der marxistischen, leninistischen und stalinistischen Ideologie bekleideten, die damals wie heute von den demokratischen Weltmächten nicht akzeptiert wurde weshalb keine Früchte trug.
Andererseits war unser friedlicher und Guerilla-Widerstand fruchtbar, nicht nur wegen des unbestreitbaren Heldentums unserer Märtyrer und Kriegshelden, sondern vor allem wegen des Wahnsinns von Milosevic, dessen Soldaten in jeder Hinsicht mit Terror, Gewalt, Deportationen, Massaker, Vergewaltigungen und Völkermorde übertrieben, wo immer sie ihre Füße hinsetzen.
Andererseits waren wir Albaner damals erfolgreich, weil Russland schwach war, während Serbien durch den heldenhaften Widerstand der Kroaten und Bosniaken geschwächt wurde.
Warum sollten wir diese günstige Situation nicht jetzt nutzen, auch wenn wir nach dem Krieg das Vertrauen unserer Verbündeten immer wieder herausgefordert und missbraucht haben?
Denn ein erheblicher Teil unseres Volkes geriet unter den katastrophalen Einfluss klerikalfaschistischer, terroristischer, dennationalisierender, zivilisatorischer, antidemokratischer, antiwestlicher und proöstlicher Strömungen und Ideologien.
Als Führer der “Diasporas Kraft von Kosovo” fordere ich Albin Kurti und Vjosa Osmani aufrichtig auf, alle notwendigen Maßnahmen zu ihrem eigenen Wohl und zum Wohl des Volkes und des Staates, den sie führen, zu ergreifen, um Führer, Inspiratoren, Geldgeber und Organisatoren dieser extremistischen, terroristischen, religiösen und politischen Strömungen und Ideologien zu kappen.
Es ist der wohlwollendste und warnendste Appell, den sie je erhalten haben, denn wenn sie ihn ernst nehmen, werden sie sich in der internationalen politischen und diplomatischen Arena zehnfach stärken, zu ihrem eigenen Wohl und zum Wohl des Volkes und des Landes, das sie führen.
Und vertraut mir:
Ich bin nicht arrogant, wenn ich sage, dass ich etwas weiß, was sie nicht wissen.
Andererseits sollten die Militäreinheiten der KFOR von unserer Gesellschaft und Politik nicht nur respektiert werden, sondern wir alle sollten mit ihrer Hilfe klar sehen wie von Blindheit geheilte Augen.
Leider gibt es immer wieder Politiker und Parteien, die sich weigern, mit den KFOR-Truppen zusammenzuarbeiten.
Ich frage mich immer wieder, wie krank, egoistisch und undankbar einige populistische und machiavellistische Politiker sein müssen, die ihren gemeinsamen Unterschlupf mit extremistischen antinationalen und antistaatlichen Strömungen als Patriotismus verkaufen?
Glücklicherweise werden sie die Menschen nicht mehr lange mit ihrer demagogischen Propaganda vergiften können, weil ihre westlichen Beobachter nicht dumm sind, ihr dummes Spiel mitzuspielen, geschweige denn es in Zukunft zu tolerieren.
Diejenigen, die die Retter dieses Volkes und des Staates ignorieren, verdienen es nicht einmal, die Gemeinde Mamusha zu führen, geschweige denn den Staat.
***
NJËSITË USHTARAKE TË KFOR-it JO VETËM QË DUHET TË RESPEKTOHEN POR EDHE TË NDEROHEN
___
Pushtuesi e humb territorin e pushtuar në momentin kur fillon të cenojë dinjitetin njerëzor të pothuajse secilit prej njerëzve të pushtuar.
Megjithatë, hapi i parë në cenimin e dinjitetit njerëzor është nënvlerësimi i forcës mendore dhe fizike, si dhe i cilësisë arsimore, kulturore dhe shkencore të njerëzve të robëruar.
Një vit në Gjimnazin e Përgjithshëm Ushtarak në Beograd, në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, më mjaftoi për të studiuar hartën mendore, shpirtërore, kulturore, arsimore, fetare, shkencore, ushtarake, policore dhe politike të popullit serb, ndoshta më mirë se të gjithë kadetët dhe oficerët shqiptarë gjatë gjithë studimit dhe punës së tyre në të ashtuquajturën Ushtri Popullore Jugosllave.
Dhe më besoni, nuk jam kurrsesi arrogant kur e them këtë, sepse vetë fakti që e lashë këtë shkollë pas vetëm një viti dëshmon se për tre muaj kuptova se si nënvlerësohemi dhe poshtërohemi nga popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë.
Asokohe na nënvlerësonin të gjithë popujt e tjerë jugosllavë, njëlloj si serbët atëherë dhe tani.
Nderim dhe respekt i pafund për njerëzit e urtë dhe paqësor nga Serbia që na trajtuan si njerëz atëherë dhe tani. Megjithatë, ata ishin një pakicë aq e vogël saqë kishin peshën e një peshku të vogël në një oqean të gjerë individësh dhe popujsh arrogantë, primitivë, shovinistë dhe klerofashistë.
Nga ana tjetër, nënvlerësimi i tyre, i padurueshëm për dinjitetin tonë njerëzor dhe kombëtar, ishte hapi i parë drejt lirisë sonë, sepse shkelësit e të drejtave tona themelore besonin se mund të bënin ç’të donin me ne përgjithmonë.
Megjithatë, ne e dimë nga përvoja e kombeve të tjera të shtypura se në fund e drejta dhe drejtësia nuk triumfojnë gjithmonë, por vetëm mençuria.
Padyshim që patëm fatin që kishim një strateg të urtë dhe largpamës të quajtur Ibrahim Rugova, i cili i vuri Serbisë dy këmbët në një këpucë, duke zgjedhur vlerat njerëzore, kombëtare dhe universale në mënyrë më racionale dhe efektive të mundshme, me të cilat e veshi rezistencën tonë paqësore.
Sepse janë pikërisht këto vlera që na kanë bërë partnerë të besueshëm për fuqitë më të mëdha ekonomike, politike, demokratike dhe ushtarake të botës.
Pse mora si model kurdët, të cilëve u uroj më të mirën?
Sepse ata qëndresën e tyre të drejtë e veshën me ideologjinë marksiste, leniniste dhe staliniste, e cila nuk u pranua nga fuqitë botërore as atëherë dhe as tani, pra nuk dha fryt.
Nga ana tjetër, rezistenca jonë paqësore dhe guerile ishte e frytshme, jo vetëm për shkak të heroizmit të pamohueshëm të dëshmorëve dhe heronjve tanë të luftës, por mbi të gjitha për shkak të çmendurisë së Millosheviçit, ushtarët e të cilit në çdo mënyrë e tepronin me terror, dhunë, dëbime, masakra, përdhunime dhe gjenocide, kudo që shkilte këmba e tyre.
Nga ana tjetër, ne shqiptarët atëherë ishim të suksesshëm sepse Rusia ishte e dobët, ndërsa Serbia u dobësua nga rezistenca heroike e kroatëve dhe boshnjakëve.
Pse të mos përfitojmë nga kjo situatë e favorshme tani, edhe pse besimin e aleatëve tanë e kemi sfiduar dhe zhgënjyer vazhdimisht si atëherë ashtu edhe tani.
Sepse një pjesë e konsiderueshme e popullit tonë ra nën ndikimin katastrofik të rrymave dhe ideologjive kleriko-fashiste, terroriste, shkombëtarizuese. antiqytetëruese, antidemokratike, antiperëndimore dhe prolindore?
Si udhëheqës i Forcës së Diasporës për Kosovën, sinqerisht i bëj thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për të mirën e tyre dhe të popullit e shtetit që ata udhëheqin, të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i prerë rrënjët liderëve, frymëzuesve, financuesve dhe organizatorëve të këtyre rrymave dhe ideologjive ekstremiste dhe terroriste, fetare e politike.
Është apeli më dashamirës dhe më paralajmërues që kanë marrë ndonjëherë, sepse nëse e marrin seriozisht do të forcohen dhjetëfish më shumë në arenën ndërkombëtare politike dhe diplomatike për të mirën e tyre dhe për të mirën e popullit dhe vendit që drejtojnë.
Dhe më besoni:
Nuk po tregohem arrogant kur them se di diçka që ata nuk dinë.
Në anën tjetër, njësitë ushtarake të KFOR-it jo vetëm që duhet të respektohen nga shoqëria dhe politika jonë, por me ndihmën e tyre duhet të shohin qartë si sytë e shëruar nga verbëria.
Fatkeqësisht, gjithmonë ka politikanë dhe parti që refuzojnë të bashkëpunojnë me trupat e KFOR-it.
Vazhdoj të pyes veten se sa të sëmurë, egoistë dhe mosmirënjohës duhet të jenë disa politikanë populistë dhe makiavelianë që strehën e tyre të përbashkët me rrymat ekstremiste antikombëtare dhe antishtetërore e shesin si patriotizëm?
Për fat të mirë, ata nuk do të jenë në gjendje të helmojnë njerëzit me propagandën e tyre demagogjike për një kohë të gjatë, sepse vëzhguesit e tyre perëndimorë nuk janë budallenj që të luajnë lojën e tyre budallaqe, e lëre më ta tolerojnë atë në të ardhmen.
Ata që shpërfillin shpëtimtarët e këtij populli dhe shteti nuk e meritojnë as ta udhëheqin komunitetin e Mamushës, e lëre më shtetin.
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.

Paralajmërimi dhe vërejtja ime për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin: Ndalojeni urgjentisht islamizimin antishqiptar të vendit!

1
Në foto: “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, një projekt antishqiptar që gjithsesi duhet stopuar.
Lirim Gashi, Prishtinë
____
Pushtuesi humbë territorin e pushtuar në momentin kur fillon të cenojë dinjitetin njerëzor të pothuajse çdo individi të popullit të pushtuar.
Megjithatë, hapi i parë në cenimin e dinjitetit njerëzor është nënvlerësimi i forcës mendore dhe fizike, si dhe i cilësisë arsimore, edukative, kulturore dhe shkencore të popullit të okupuar.
Një vit në gjimnazin e përgjithshëm ushtarak në Beograd, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, më mjaftoi të studioja hartën mendore, kulturore, arsimore, fetare, shkencore, ushtarake, policore dhe politike të popullit serb, ndoshta më mirë se të gjithë kadetët dhe oficerët shqiptarë, gjatë gjithë kohës së shkollimit dhe punës së tyre në të ashtuquajturën Armatë Popullore Jugosllave.
Dhe më besoni, nuk jam aspak arrogant kur e them këtë, sepse vetë fakti që e lashë atë shkollë pas vetëm një viti, është dëshmi se për tre muaj e kuptova se si na shihnin dhe nënvlerësonin në atë kohë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë.
Na shihnin dhe nënvlerësonin ashtu si serbët atëherë dhe sot, nderim dhe respekt të pafund për individët e mençur dhe paqësorë që na trajtuan si njerëz atëherë dhe tani.
Megjithatë, ata ishin një pakicë aq e vogël sa kishin peshën e një peshku të vogël në një oqean të gjerë individësh dhe popujsh arrogantë, primitivë, shovinistë dhe klerofashistë.
Nga ana tjetër, nënvlerësimi i tyre, sado i padurueshëm për dinjitetin tonë njerëzor dhe kombëtar, ishte hapi i parë drejt lirisë sonë, sepse shkelësit e të drejtave tona elementare besonin se mund të bënin çfarë të donin me ne përgjithmonë.
Megjithatë, ne e dimë nga përvoja e kombeve të tjera të shtypura, se në fund nuk fiton gjithmonë e drejta dhe drejtësia, por vetëm mençuria.
Ne ishim padyshim me fat që patëm një strateg të urtë dhe largpamës të quajtur Ibrahim Rugova, i cili i vuri Serbisë dy këmbët në një këpucë, përmes zgjedhjes më racionale dhe më efektive të mundshme të vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale me të cilat e veshi rezistencën tonë paqësore.
Sepse janë pikërisht këto vlera që na bënë partnerë të besueshëm të fuqive më të mëdha ekonomike, politike, demokratike dhe ushtarake në botë.
Pse mora si shembull kurdët, të cilëve u uroj më të mirat?
Sepse ata rezistencën e tyre të drejtë e veshën me ideologjinë marksiste, leniniste dhe staliniste, e cila nuk ishte e pranueshme nga fuqitë botërore as atëherë, as tani, kështu që nuk dha fryte.
Nga ana tjetër, rezistenca jonë paqësore dhe guerile ishte e frytshme, jo vetëm për shkak të heroizmit të padiskutueshëm të dëshmorëve dhe heronjve tanë të luftës, por mbi të gjitha për shkak të çmendurisë së Millosheviqit, ushtarët e të cilit e tepronin në çdo mënyrë me përdorimin e terrorit, forcës, dhunës, dëbimeve, masakrave, përdhunimeve dhe gjenocideve, kudo që shkilte këmba e tyre.
Nga ana tjetër, ne shqiptarët kemi pasur sukses atëherë, sepse Rusia ishte e dobët dhe Serbia e dobësuar nga rezistenca heroike e kroatëve dhe boshnjakëve.
Pse të mos e shfrytëzojmë këtë situatë të favorshme edhe tani, edhe pse ndërkohë ne vazhdimisht sfiduam dhe zhgënjyem besimin e aleatëve tanë të atëhershëm dhe aktual, sepse një pjesë e konsiderueshme e popullit tonë ra nën ndikimin fatal të rrymave dhe idoligjive klerofashiste, terroriste, shkombtarizuese, antiqytetëruese, antidemokratike, antiperëndimore dhe prolindore?
Si kryetar i Forcës së Diasporës për Kosovë, kërkoj sinqerisht nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, që për të mirën e tyre dhe për të mirën e popullit dhe shtetit që drejtojnë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i prerë rrënjët liderëve, frymëzuesve, financuesve dhe organizatorëve të këtyre rrymave dhe ideologjive ekstremiste dhe terroriste, fetare e politike.
Është apeli më dashamirës dhe më paralajmërues që kanë marrë ndonjëherë, sepse nëse e marrin seriozisht, do t’i forcojë ata dhjetëfish më shumë në arenën politike dhe diplomatike ndërkombëtare për të mirën e tyre personale dhe për të mirën e popullit dhe vendit që drejtojnë.
Dhe më besoni:
Unë nuk jam arrogant nëse them, se di diçka që ata nuk dinë.
***
 Autori është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.

Kredoja e Guximit Intelektual të Jusuf Buxhovit, në tri pamje

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
Arsyetimi i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” për ndarje e çmimit “Guximi intelektual” për vitin 2021 Jusuf Buxhovit
KREDOJA E GUXIMIT INTELEKTUAL NË TRI PAMJE
-Intelektuali Jusuf Buxhovi, prej kohësh manifeston guxim të madh në shkencë (historiografi), në letërsi – me romanët e tij që me përkthime në disa gjuhë kanë arritur edhe përmasat e afirmimit ndërkombëtar, si dhe në politikë – me qëndrimin kritik ndaj dukurive që pushteti të shfrytëzohet për përfitime private dhe jo për trajtimin e shtetit si një institucion që u shërben interesave madhore të qytetarëve dhe kauzave të lirisë dhe të demokracisë…
Opusi letrar, shkencor dhe publicistik i Jusuf Buxhovi, në një hark kohor prej më shumë se gjysmë shekulli veprimtarie aktive deri tani me pesëdhjetë vepra (36 në fushën e letërsisë – kryesisht në prozë, po edhe në dramaturgji dhe kritikë letrare dhe, 14 në historiografi), në gjithë spektrin e saj hulumtues dhe krijues njëherësh pasqyron kredon e guximit intelektual, tepër të veçantë, që me të drejtë i japin epitetin e krijuesit të rëndësishëm. Me veprat e tij, në krijimtarinë letrare, në kuadër të dimensionit historik, ka ngritë çështjet e raporteve morale në rrethanat e caktuara shoqërore duke ua zbërthyer dimensionin kujtesës shpirtërore. Ndërsa në shkencë, historiografisë ia ka hequr diskursin ideologjik që për mbi gjysmë shekulli e ka ngulfatur, siç ia ka hequr dhe kurthin e historiografisë hegjemoniste.
Këto dy aspekte u pasqyruan edhe gjatë vitit të kaluar. Madje, mund të thuhet se në fushën e historiografisë, me botimin e veprës sintezë “Kosova – histori e shkurtër”, që përmbyllë projektin e “Kosovës” në tetë vëllime të filluar në vitin 2012, Buxhovi ia doli që këto qasje t’i thellojë nëpërmes faktimit me dokumente nga autorët antikë dhe burime të tjera të rëndësishme, ku mohohen gënjeshtrat e historiografisë serbe rreth të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb”, të identifikuar me Rashën Nemanjane, ku, gjithnjë sipas autorëve antikë (perandorit Kantakuzin dhe të tjerëve), Rasha dhe Nemanjajt pasqyrohen Tribalë (fis ilir-dardan), Rasha- si Tribali, ndërsa Nemanja – zhupan tribal. Ngulmimi i Buxhovit në këtë plan bashkë me kërkesën që historiografia institucionale shqiptare të rishqyrtojë rolin e Rashës mesjetare dhe të dinastisë Nemanjane në përputhje me këto të dhëna dhe jo nga ato të falsifikuara nga historiografia serbe, paraqesin një guxim shkencor, që si po shihet, me përkthimin e “Kosovës” në anglisht në SHBA, po arrin që në përmasa botërore të nxjerrë në pah dimensionin e njëmend historik të etnisë ilire nga antikiteti dhe të vazhdimësisë së saj shqiptare nga mesjeta e deri te koha jonë në përputhje me rolin kulturor, shoqëror dhe politik.
E kësaj natyre është edhe vepra “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, që vitin e kaluar u botua e përkthyer në anglisht në SHBA. Pati dy promovime në universitetet me renome amerikane: në Teksas dhe Harvard.
Kjo vepër, vitin e kaluar, u promovua edhe në Shkup nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore Shqiptare. Tezat për Maqedoninë ilire dhe për vazhdimësinë etnike, kulturore dhe politike të shqiptarëve në Maqedoni nga antikiteti e deri te koha jonë, u vlerësuan si fundament që duhet t’u shërbejnë shqiptarëve në Maqedoni që shteti maqedonas ta pranojë faktorin shqiptar si të barabartë, pra shtetndërtues, ndërsa gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare. Në një intervistë për “Zhurnal mk”, autori ritheksoi rëndësinë e fakteve që sjell në këtë vepër, veçmas ato që kanë të bëjë me raportet politike midis shqiptarëve dhe maqedonasve rreth shtetit të përbashkët por si të barabartë për stabilitetin e rajonit. Me këtë rast, autori ishte kritik edhe ndaj Marrëveshjeve të Ohrit, që nuk e pasqyruan dimensionin real të kërkesave të shqiptarëve për shtet të përbashkët si të barabartë për ç’gjë edhe u luftua në fillim të vitit 2001. Dhe, po ashtu, fjalë kritike u thanë edhe për qëndrimin e klasës politike shqiptare në Maqedoni për pasivitetin e saj gjatë marrëveshjes së Prespës, ku nuk ia dolën që t’i përmirësojnë gabimet e marrëveshjeve të Ohrit, por që të vihen në bisht të interesave maqedonase në raport me atë bullgare në rajon. Buxhovi, shtoi se klasa politike shqiptare në Maqedoni nuk po sillet në përputhje me interesat kombëtare atje, por me ato personale, gjë që, me mashtrime siç është ai për barazinë ligjore të gjuhës shqipe (në bazë të numrave) në vend se të kërkohet barazia kushtetues e gjuhës shqipe, është kthyer në një vasale të politikës maqedonase.
Guximin prej historiani, në raport me historiografinë institucionale në Tiranë, Buxhovi e shfaqi edhe gjatë promovimit të “Kosovës – histori e shkurtër” në Lezhë dhe Tiranë në tetor të vitit të kaluar, ku theksoi dogmën ideologjike nga e cila nuk po mund të lirohet ajo dhe nevojën për rishqyrtime deri te ato që duhet të përfundojnë edhe me rishkrimin e historisë, sidomos asaj nga mesjeta, rilindja kombëtare dhe veçmas, të kohës së komunizmit, që me doktrinën e internacionalizmit proletar dhe nënshtrimit të diktatit të saj në raport me Jugosllavinë e Titos, i ka bërë dëme të mëdha çështjes shqiptare dhe sidomos asaj të Kosovës, kur edhe vullneti i shprehur në Bunjaj për bashkim me Shqipërinë me të drejtën e vetëvendosjes, është shkelur me pajtimin që ajo t’i bashkohet Serbisë, si “obllast”. Historiografia shqiptare ka për detyrë që ta pasqyrojë dimensionin e vërtetë të marrëveshjes internacionaliste midis Enverit dhe Titos në gusht të vitit 1944 për pjesëmarrjen e aradheve partizane shqiptare dhe jugosllave në “çlirimin” e Kosovës nga nazi-fashishtet dhe “kuislingët”, me ç’rast është bërë një luftë nga patriotët shqiptarë që Kosovën e kanë mbrojtur nga pushtimi sllavo komunist, që për pasojë pati vrasjen e mbi 50 mijë shqiptarëve në frontin e Drenicës, atë të Gjilanit, po edhe masakrën e Tivarit dhe të Sremit. Buxhovi, në librin “Kosova – histori e shkurtër”, për herë të parë paraqet dimensionin e kësaj tragjedie të krijuar nga aleancat komuniste si dhe të vërtetën e atyre që për 50 vjet nga historiografia komuniste në Tiranë dhe Prishtinë u cilësuan “kuislingë”, “kolaboracionistë”. Fjala është për rishikimin e rolit të ngjarjeve dhe personaliteteve që u shfaqen në skenë pas shkatërrimit të Jugosllavisë në vitin 1941 si dhe përpjekjeve të tyre për ruajtjen e bashkimit kombëtar (Xhafer Deva) dhe të tjerë, të cilët vepruan në përputhje me interesat kombëtare në rrethanat e caktuara, që shqiptarët i çliruan nga pushtimi serbo-jugosllav. Sipas, Buxhovit, Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, vëllezërit Kryeziu dhe të tjerë, ishin pjesë e elitës politike patriotike dhe assesi tradhtarë. Çështja e humbjes së Fuqive të Boshtit dhe fitorja e Aleancës Antifashiste, që solli edhe të raportet e reja shtetërore dhe politike, nuk do të thotë që akterët e historisë, të anatemohen në përputhje me raportin e forcave: fitimtarë – humbës, por mbi atë si dhe sa vepruan ata për interesat kombëtare. Po shihet se, pas rrënimit të komunizmit si ideologji totalitare që i solli dëme të mëdha gjithë botës, nacionalistët ishin ata që luftonin për interesa kombëtare, ndërsa komunistët luftonin kundër tyre.
Ky aspekt, pra i diskursit historik midis “fitimtarit” dhe “humbësit” dhe vlerësimit të tij në raport me rrethanat e kohës dhe interesat kombëtare shqiptare, u pranua edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë pritjes që ia bëri historianit në presidencën e shtetit shqiptar, kur presidenti shqiptar lavdëroi guximin shkencor të Buxhovit që historiografinë shqiptare ta lirojë nga kthetrat e dogmës së ideologjisë komuniste dhe të klisheve të historiografisë serbe.
II. Edhe në planin letrar, autori Buxhovi, me romanet “Mona” dhe ribotimin e romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, të rishkruar dhe të përkthyer tashmë në disa gjuhë botërore (frëngjisht, italisht, rumanisht, sllovenisht, serbisht dhe anglisht), vitin që lamë, vazhdoi elaborimin e aspekteve kyçe që lidhen me individualitetin shpirtëror, kulturor dhe shoqëror-politik të shqiptarëve në rrethana historike: gjatë pushtimeve shekullore, në raport me projektet e gjenocideve nga pushtues si dhe të sjelljes antihistorike në raport me çlirimin dhe lirinë, siç shfaqen te romani “Mona”, ku kjo e para, nuk ia del të kthehet në liri, por përkundrazi, çlirimi shfrytëzohet për interesa të caktuara të grupeve politike që keqpërdorin edhe kauzën luftës dhe të gjakut për të cilën u luftua në luftën e fundit.
Në këtë aspekt janë domethënëse edhe intervistat e autorit me mediume, veçmas ajo e tetorit të vitit të kaluar me Blendi Fevziun, me ç’rast ai iu referua tezës se një pjesë e mirë e politikanëve shqiptarë, nga akti i themelimit të saj e në vazhdimësi, pavarësinë nuk e kanë shfrytëzuar për konstituimin e tij, por për ta luftuar. Duket absurde, thotë Buxhovi në këtë intervistë, por është më se e vërtetë se shteti nga shumë shqiptarë (nga Haxhi Qamili e deri te Enver Hoxha) është shikuar si një mallkim, që duhet luftuar me çdo kusht kundër tij! Sindromi i shtetit si mallkim u shfaq edhe në Kosovë, menjëherë mbas pavarësisë dhe njohjes së tij ndërkombëtarisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Hagës më 2010, kur politikanët e Kosovës, fillimisht me nënshkrimet për Asociacionin më 2013 dhe 2015 prekën fudnamentin e shtetit, ndërsa, para tri vitesh, filloi edhe i ashtuquajturi Pazar për “shkëmbimin e territoreve”, që për fat u ndërpre nga ndërhyrja amerikane.
III. Guximi intelektual i Jusuf Buxhovi vazhdoi edhe gjatë vitit të kaluar edhe në fushën e politikës, ku ai vazhdimisht ka pasur raporte kritike me të nga pozicioni i intelektualit të pavarur. Krahas qëndrimit të tij të njohur rreth Pakos së Ahtisarit, që nuk është deshtë të pranohet në formën e tillë, meqë me dorëzimin e manastireve të krishterimit ortodoks në Kosovës në pronësi të Kishës Ortodokse Serbe, Serbisë ia janë dhënë edhe “tapitë historike”, gjë që nuk i ka pasë asnjëherë, Buxhovi ka vazhduar të jetë kritik ndaj bisedimeve politike me Serbinë, të cilat është dashtë që për preokupim të kenë integrimin e pakicës serbe në Kosovës dhe assesi ndikimin politik të Beogradit në Kosovë nëpërmes “Listës serbe”, si instrument të drejtpërdrejt të shtetit serb në Kosovë! Buxhovi ka kërkuar riformatizimin e këtyre bisedimeve nga ato e marrëveshjeve të dëmshme politike, siç është asociacioni me marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 te pozicioni i njohjes së ndërsjellë, me ç’ka u hapet rruga marrëveshjeve për normalizim midis dy shteteve si të barabarta.
Mbi këtë diskurs, Buxhovi ka qenë kritik edhe ndaj nismës për Minishengënin të Ballkanit midis Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, duke e vlerësuar atë si një mashtrim që, në emër të gjoja integrimeve rajonale europiane, Serbinë do ta kthente në një fuqi rajonale. Në disa prononcimeve publike dhe emisione televizive është kritikuar si tepër e dëmshme kjo nismë, duke u thënë se mund të bisedohet për të po qe se Kosova trajtohet si shtet i barabartë, pra pasi të pranohet nga Serbia dhe, po qe se në at nismë marrinë pjesë edhe shtetet tjera: Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia.
Nga Buxhovi, është kritikuar roli i kryeministrit Rama që Serbinë ta trajtojë si partnere edhe në rrethanat kur ajo në kushtetutën e saj Kosovën e trajton “krahinë serbe” dhe kur vepron haptas kundër pranimit të saj ndërkombëtarisht. Ky qëndrim vlerësohet “sindrom i nënshtrimit serb” i parë të Esad Pasha, Ahet Zogu dhe te Enver Hoxha, ku Kosova dhe interesat e saj sakrifikohen thuajse qëllimisht.
Që ky sindrom të marrë fund njëherë e përgjithmonë, Buxhovi disa herë gjatë këtij viti deklaroi se Shteti i Kosovës si e arritura më e madhe e shqiptarizmit në këtë shekull, duhet të trajtohet i tillë edhe nga shteti shqiptar, që duhet të ketë për kredo politike kosovocentrizmin nga politika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Me këtë paradigmë, Buxhovi, formulën ideologjike të bashkimit kombëtar nga shekulli i kaluar, e zëvendëson me atë të unionit të shteteve shqiptare në rrugë demokratike (referendumet) që ato të jenë edhe në përputhje me qëndrimet e aleatëve perëndimorë dhe assesi kryenvete!
Ajo që në planin e ideve politike, Buxhovin e dallon për guxim, ka të bëjë me ndryshimet në skenën politike që u shfaqen në mars të vitit të kaluar, kur VV fitoi shumicën absolute, ndërkohë që partitë tjera pësuan fiasko, veçmas LDK, e cila, nuk ishte në gjendje që të arrijë një pajtim të brendshëm për ndryshimin. Buxhovi, ishte ndër të parët, që në takim me kryetarin e LDK-së, Abdixhikun, kërkoi të mbështetet Vjosa Osmani për presidente dhe po ashtu të mbështetet edhe qeveria e re, në përputhje me vullnetin e shumicës së elektoratit. Janë domethënëse qëndrimet e Buxhovit rreth ndryshimit si proces i domosdoshëm për t’u heqë nga skena politike partitë që i kanë bërë dëme të mëdha vendit gjatë qeverisjes së tyre, me ç’rast, me anë të korrupsionit, nepotizmit dhe të formave të tjera, janë rrënuar shtyllat kryesore të sistemit të vlerave: arsimi, kultura, shëndetësia dhe shteti i ligjit. Buxhovi ka kërkuar që pozita të marrë përgjegjësinë historike duke e parë atë si çështje të një kauze afatgjate dhe assesi të një vrapi prej 100 metrash me kapje – shkapie, ku garniturat e caktuara politike do të zëvendësohet nga militantët politikë.
Dhe, në fund fare, ajo që guximin intelektual të Buxhovit në planin politik e bën tepër kredibil, ka të bëjë me përpjekjet e vazhdueshme që të demistifikohen figurat e rëndësishme politike, meritore për shtetin e Kosovës, në mënyrë të ato të mos shfrytëzohen nga militantët politikë dhe të tjerët, që kanë për qëllim kapjen e shtetit dhe assesi interesin e tij madhor. Fjala është për Ibrahim Rugovën – president historik dhe, figurën e Adem Jasharit – bartës të luftës çlirimtare. Edhe Rugova, edhe Adem Jashari janë shfrytëzuar dhe keqpërdorur nga militantët e LDK-së dhe nga veteranët e rremë të UÇK-së. Mitizimi i tyre i ka shërbyer këtyre klaneve për pushtet dhe përfitime të tjera, gjë që edhe vetë shoqërinë e ka konfrontuar pa nevojë në “krahë” të ndryshëm, paçka se edhe njëri edhe tjetri janë pjesë e historisë së lavdishme të shtetndërtimit të Kosovës. Këto qëndrime emblematike lidhen me dy esetë, që u shfaqen gjatë vitit të kaluar: “Rugova midis mitit dhe realiteti” dhe “Adem Jashari në Kosovën e pasluftës”.
Këto ese, ruajnë aktualitetin e tyre përderisa të vazhdojnë diskurset e tilla në shoqërinë tonë, e cila edhe më tutje nuk ia ka dalë që çlirimin ta kthejë në liri të plotë, në përputhje me idealet e atyre që punuan për të me pendë dhe pushkë përgjatë një shekulli të tërë…
Gjakovë, më 4 gusht 2022.

Ekstremizmi fetar, litar në këmbët e kombit!

0
Prend Ndoja 
Është fakt që ekstremizmi fetar është bërë i dëmshëm në çështjen kombëtare, Si shkas,apo mungesë e një qeverisje korrekte,atyre ju mbetet hapësira e mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.
Ata nëpërmes të armiqve tonë shekullor dhe aleancave të tyre po uzurpojnë çdo pjesë që e kanë të mundur të kulturës dhe vlerave tona kombëtare,disa nga ata që “studiojnë” me vite të tëra në vendet arabe pas kthimit te tyre në vendlindje e luftojnë çdo gjë që nuk është islame, njëherit shkelin dhe përmbysin kulturën dhe vlerat e Atdheut.
Ata frymëzohen me tërë qenien e tyre në një kulturë tjetër,me tërë qenien e tyre pretendojnë të duken ndryshe,veç se mos të duken
shqiptar…me nje veshje tjetër,mjekrra të stilit arabik ,ka raste edhe me flamur tjetër,femrat të mbulohen dhe trajtohen në një kulturë tjetër… Pra,aty asgjë më nuk mbeti me pamjen dhe rrenjët e kulturës tonë kombëtare?
Nëse ne kultivojmë kulturë dhe tipare të huaja në tokën tonë,askush nuk do ta paguan çmimin me shumë se sa ne,sepse ne vet po e sulmojmë dhe demtojme vetën tonë.
Na sulmuan dhe dëmtuan mjaftë,humbem mjeft,dhe tani na sulmojnë me të njëjtat metoda vetëm duke ua ndryshuar ngjyrën.Sot ata nuk po kursejnë as miliona e miliona euro vetëm për ta realizuar një pjesë nga ajo që e humbën në luftën e fundit. Mendoj që çdo njeri me ndërdije të shëndoshë kombëtare është mirë që ta ndajë ekstremizmin nga besimi fetar,ekstremizmin nga njeriu i vërtetë i çdo besimi fetar.
Një ndikim në stimulimin e ekstremizmit në vendin tonë e bëjnë edhe mediat,ato nëpërmjet intervistave i nxisin prijësit fetar që janë të transferuar në kulturën Arabe që të shpërndajnë ekstremizmin. Te predikojnë kundër vëllait të tyre nga kombi,si dhe kundër vlerave më të çmuara të kombit tonë,për të cilat vëllezërit tonë për t’i mbrojtuar ato e dhanë edhe jetën e tyre.
Një tjetër veçori që e përqafon ekstremizmin edhe pa dashje është varfëria. Varfëria për pak gjëra i gjunjëzon njerëzit e pakarakter dhe i vënë në sherbim të armikut.Disa nga politikanët tonë,si besimtarë jo të denjë “shiten” për një votë,dhe pa miratimin e ndonje Imami të “zeshëm” nuk mund të fitojnë votat.Pra përmes votave në një aspekt ekstremizmi e ka ozurpuar edhe një pjesë të shtetit. Për atë arsye në vend që të ecim drejt progreseve,ecim drejt rremujave apo zhurmave të kota.
Në një shtet të brisht vuajtjet janë të përbashkëta,në këtë lëmi nuk ka fitues. Aty në finalizimin e suksesit dështojnë të gjithë.Me në fund ekstremizmi është i dëmshëm për të gjithë njësoj.
Nëse duam të kontribojmë në vlerat dhe në të mirë të vendit tonë,duhet të ndalojm gjdo “furnizimim”antikombëtar; Turk,Rus,Serb,Arabik. Atdheu sot është e lirë, Kombi i yne nuk është një leckë që ta uzorpojnë të mjerët.
Kosovën patjetër do ta kenë në dorë njerëzit e mirë,njerëzit që kultivojnë dashuri dhe harmoni ndërvëllazërore  që ekspozojnë edukatë dhe kulturë para botës në të gjitha lëmitë.
Jeta e shqiptarëve është e thurur dhe e gërshetuar bashkë nëpër shekuj,si e tillë i mbijetoi shtrëngatave nëpër shekuj,përndryshe e shpërndarë sipas planeve ekstremiste do ta pëson fatin me të keq në Evropë.
Çdo filizë të urrejtjes, se bashku duhet ta shuajmë që nga rrënjët, që nga fillimi që mos të gjendet në mendje të papergatitura që të lëvizin më të.
Njerëzit dhe familjet që janë nën ndikimin e ekstremizmit janë kundër vetes së tyre,kundër shoqërisë,kundër Kosovës,me një fjalë janë shndërruar verbalisht në përqafim të armikut.
Njerëzit që i takojnë rrymave extreme dëshirojnë që Kosovën ta arabizojnë…Të cili shqiptar është i pranueshëm një akt i tillë?! Rrymat ekstreme i kanë dhënë vendit një pamje që qartasi tregon se çka dhe kujt i takon Kosova me pamjen e saj. Sa të mjerë dhe të pashpirt janë këta antikombëtar që sjellin tiparet e kulturave tjera mbi kulturën tonë autoktone.
Sa të mjerë dhe pashpirt janë këta që shkelin mbi gjakun,mundin dhe djersën e atyre që e sollën lirinë.Një shtet i varfër,i nderton 100 xhami në një qytet të vogël.
Në anën tjetër me miliona euro shkojnë për Mekë,ndërsa në mungesë të mjeteve dhe teknologjisë kohore në mjekësi të sëmuarit i dërgojmë për shërim jasht shtetit.
Shkollat, në mungesë të standarteve dhe plotësimin e kushteve të
mësimdhënësve, nxënësit dalin të pa pajisur mirë me dituri, mediat raportojnë që nga varfëria shtohen vetvrasjet.
I dashuri populli im; duani besimin tuaj cilido qoftë,por në mendje,zemër dhe shpirt…Besimi nuk ka nevojë për investim material as reklamë, besimi ka nevojë për investim shpirtëror në
vetveten tuaj.
Ta kuptojmë,nëse i qëndrojmë besnik arabizimit të Kosovës,nuk i qëndrojmë besnik religjionit,ne po ndërtojmë objekte “kulti” që  të marrim simpatinë e aleancës Ruso-Tuko-Arabe.
Por ndërkohë po e tradhëtojmë Kosovën,po e tradhëtojmë kombin dhe rininë tone, Vellezerit dhe motrat tona po ja falim botës së krishtëre,andej po emigrojnë çdo ditë drejt Evropës dhe Amerikës. Ekstrimistet me aktet e tyre te pa matura,nder te madhe po i bejne botes krishtere duke i ja dhuruare femit tane.
Te jemi mendjehapur, të ngrisim arsimimin,ekonominë,vlerat tona autoktone,mos t’i ndërrojmë rininë tonë me objekte kulti.Në këtë mënyrë po e këmbejmë diamantin me gurë të Arabisë.

Gjer sa nuk lirohemi nga ndikimet e armiqeve tane, gjer sa ne nuk jemi korekt me vet-vetev tone,Kurr nuk do te jemi te pa mvarur.

Letër nga Meja Kryeministrit Kurti

0
Varrezat e viktimave të masakrës në Meje .
Nga: Eduard Frrokaj, Mejë-Gjakovë
***
Kryeministër para një ore erdha nga Meja në drejtim të Gjakovës . Është krejtë rutinore kur kalon nëpër Meje e kthen kokën nga varrezat e masakrës brutale . Një krim i paparë dhe sipas raporteve ndërkombëtare njëri prej më të organizuarve në tërë hapësirën e ish Jugosllavisë ka ndodhur në këtë fshat të vogël të Gjakovës me 27 prill 1999 .
Derisa forcat serbe këtë mëngjes prilli po shkonin në drejtim të Mejes dhe po i rrethonin 15 fshatra të Gjakovës ishte dhënë edhe një urdhër të arrestohet dhe të burgoset Albin Kurti . Gjeneratën tonë Kryeministër të lindur me 1975 kishin filluar ta vrasin në fushë të Mejes dhe ta burgosin në Prishtinë .
Ditën që kryen vrasjen e 15 fshatrave të Gjakovës burgosen Albin Kurtin .Koinçidencë që shqiptarët ti vrasin fizikisht dhe intelektualisht .
Por Kryeministër sot je në krye të shtetit dhe vrasësit kanë emër . Viktimat të ardhura nga Batajnica kanë varre pafund sa të lodhen sytë .I ke parë edhe ti dhe je përkul para tyre .
Vrasësit e Mejes po dekorohen në Serbi . Njëri ndër ta Miomir Stojanoviç shef i sigurimit ushtarak në Korpus të Prishtinës sipas shumë raporteve ishte truri dhe prapavija e masakrës, kurrë nuk është hetuar seriozisht .Miomiri ka lindur në Gjakovë dhe flet gjuhën shqipe rrjedhshëm . Ai ka urdhëruar sipas dëshmive të Ushtrisë Jugosllave që të vriten 500 shqiptarë në Rekë dhe Luginë ,ka orkestruar njësitë dhe urdhërat gjatë operacionit “Reka ” me epiqendër masakrën brutale në Meje .
Stojanoviç ka qenë deputet në Parlamentin e Serbisë dhe këshilltar politik .
Vladimir Lazareviç Komandanti i Korpusit të Prishtinës pasi ka mbajtur 14 vite burg i dënuar nga Tribunali në Hagë po ligjëron në Akademinë Ushtarake Serbe për ” heronjët ” serb . Në bazë të dëshmive relevante nga Ushtria Jugosllave Lazareviç ka udhëhequr sulmin në Rekë dhe Luginë të Çarragojës që nënkupton grumbullimin dhe ekzekutimin në Meje të 376 shqiptarëve prej tyre 38 fëmijë .Sipas raporteve Lazareviç ka urdhëruar dhe kordinuar operacionin nga një lokacion në qendër të Gjakovës .
Lazareviç ka udhëhequr edhe operacionet luftarake në Koshare .
Dragan Zhivanoviç ishte zëvendëskomandant i operacioneve luftarake në Koshare vartës i Lazareviçit . Në një dokument ushtarak me 25 prill 1999 Zhivanoviç njofton shtabin në Beograd se ” kemi identifikuar ” 200 terroristë në rajonin e fshatrave Rracaj ,Pacaj ,Sheremetaj ,Dobrosh . Ata po sulmojnë dhe po fshehen në fshatra .Nuk do mend se ishte një raport i sajuar . Mbi 200 civilë vetëm nga rajoni i këtyre fshatrave u ekzekutuan në Meje me 27 prill 1999 .Zhivanoviç kurrë nuk u hetua seriozisht .
Bozhidar Deliç dje është emëruar Nënkryetar i Parlamentit të Serbisë .Deliç ka lindur në Lugbunar të Gjakovës me 1956 . Sipas një dëshmitari të Ushtrisë Jugosllave të nacionalitetit boshnjak Deliç në gusht të vitit 1998 urdhëroj vrasjen e familjeve Mërturi dhe Krasniqi në Meqe të Gjakovës . Nga këto dy familje u vranë 6 civilë .Ishte hakmarrje për vrasjen e një pjestari të familjes Deliç në vitet 80 .
Gjatë operacioneve në Meje dhe fshatrave përreth në bazë të hartave edhe të Ushtrisë Jugosllave brigada 549 e motorizuar e Ushtrisë Jugosllave ishte e vendosur në dy pika në Korenicë 2 kilometra nga Meja ,68 të vrarë nga 376 gjatë kasaphanes në Rekë u ekzekutuan në oborre të shtëpive në Korenicë .
Deliç në paraqitjet e shpeshta publike në Serbi ka mbrojtur krimet serbe dhe ka akuzuar disa herë Naton për agresion dhe se e ka sëmurë atë personalisht nga kanceri .
Bozhidar Deliç nga dje është nënkryetar Parlamenti ndërkohë fushat e Dukagjinit janë të mbushura varre nga urdhërat e tij . Kryeministër është detyrë e juaja të reagoni dhe të veproni që një kriminel lufte që ka vrarë edhe fëmijë të jetë para gjykatës dhe jo në krye të shtetit fqinj.
Në këtë operacion gjysmën e viktimave i vranë nga fshatrat Korenicë ,Guskë ,Dobrosh dhe Rracaj gjithsejt 180 .Në këto katër fshatra nuk lanë njeri të gjallë nga mosha 15 vjeçare .Të vrarët i përkisnin dy religjioneve katolik dhe mysliman.Kishin dy fe dhe vetëm një atdhe.
Raporti i Fondit për të drejtën ndërkombëtare ku flet për pozicionet e Brigadës 549 të Ushtrisë Jugosllave të komanduara nga Bozhidar Deliç .
Ju Kryeministër shpesh keni debatuar për aneminë tonë politike dhe publike prandaj tani është koha dhe ora juaj .Vepro dhe reago .Varret në Meje nuk flasin sepse Stojanoviç ,Lazareviç,Zhivanoviç dhe Deliç kanë urdhëruar vrasjen e 376 shqiptarëve në mesin e tyre 38 fëmijë . Në bazë të çerrifikatave të vdekjes post mortum 95 përqind e viktimave në Meje kanë plumba në kokë . Edhe fëmijët i vranë me plumba në kokë .Që të mos ketë të mbijetuar ,të vritet dëshmia .
Harta me vendosjen e njësive në Meje dhe përreth Mejes ,shihen pozicionet e Brigadës 549 të motorizuar të komanduara nga Bozhidar Deliç në dy pika në Korenicë afër Mejes .
Albin Kurti
Kryeministër është detyrë institucionale dhe patriotike të reagoni dhe veproni ,është koha dhe ora juaj .
Meje 5 gusht 2022 .

„Kape babin, kape babin, se une di not“!

0
Nga: Niq Krasniqi
____
PRANE VALEVE TE DETIT T’JONE
Në një plazhë pa shpëtimtarë
Zakonisht nuk e preferoj te qendroje ne mesdite ne plazhe, ashtu qe per ti ikur te nxehtit te larte ne mesdite nga plazhi largohem rreth ores 11-te e se voni per dreke, per te qendruar ne shtepi apo hotel ne freski deri pasditen e hershme, dikur rreth ores 16-te.
Mirepo dje, diten e Marte, nuk ishte ashtu, sec e kisha nje ndjenje te mbrendshme e si kerkese qe te qendroje ne plazhe me gjate, ne njeren prej plazheve tona te bukura (C. B.), si ka dashur natyra, apo krijuar Zoti. Edhe femijeve Arianit e Nites iu thash se ‘sot do te qendrojme me gjate e mund te lahemi me shpesh’, ndersa Visares, perkunder qe kerkoi disa here qe te ikin nga te nxehtit e madh ne mesdite, dikund rreth 37’C, i kerkova qe te kete durim pasiqe ‘po dua te qendrojme ne plazhe se paku deri ne oren 13-te, pastaj te shohim, ose vazhdojme ne restaurant, ose kthehemi ne shtepi”.
Femijet kerkuan menjehere te hyjme ne uje, mirepo nuk e kisha ate disponim, prandaj Arianin e terhjeka te shtrihet ne shtratin e plazhit dhe te ndegjojme muzike relaksuese, derisa Nita, pasiqe kerkonte qe te marrim nje barke me qera, i thash qe te kerkoje se a kishte ndonje te lire.
Mua dhe Arianit na u bashkangjit edhe Visarja, duke shijuar diellin, detin e bregdetin me ritmin e valeve mbi te cilat lodronin notat e muzikes relaksuese nga nje kitare akustike.
Pas nje kohe i thash Arianit, qe e kisha prane meje te shtrire ne nje kanape, se ‘a mund te koncetrohet ashtu qe te ndegjoje vetem valet e detit, qe i kishim 2-3 metra larg’. Pas nje prove te shkurter Ariani me thote se ‘me shume e ndegjon muziken se sa valet’, keshtu qe e ula pak zerin e muzikes qe vinte nga telefoni dhe u thellova ne shushurimen e valeve dhe ritmin e tyre.
Keshtu per disa dhjetra minuta derisa Visarja nuk pyeti se ‘pse nuk ishte kthyer ende Nita’. Pasiqe shikova per disa minuta rreth vendit ku barkat jepeshin me qera, aso qe levizen me kembe si bicikletat, pash qe Nita nuk ishte atje dhe u ngrita ta kerkoje. Pas disa minutave e gjej ne plazhen fqinje e pasiqe as atje nuk kishte gjetur barka te lira u kthyem duke mbledhur guaca perskaj fundit te valeve, duke gjetur disa ekzemplare shume te bukur.
Kur u kthyem te shelzonat dhe shtreterit tone Nita me kerkoj qe ta shoqeroje per notim, keshtu qe hynem ne ujin prane duke ecur e bere not deri tek kufiri i shenjuar i plazhit, i cili ishte permbi nje kilometer larg bregut. Te kufiri u afruam me not dhe pasiqe kishte nje thellesi dhe vale te konsiderueshme u ndalem per te pushuar te litari i kufirit. Duke biseduar e lozur e Niten shoh ne largesi nje flamingo prej gome dhe nje njeri te hypur mbi te. Fillimisht ia tregoj Nites, me qellim qe ti tregoj se sa te cuditshem mund te jene njerezit, po pastaj e shoh se aty pran ishte edhe nje person tjeter, te cilin, pasiqe ishte ne uje, fillimisht nuk e dalloja se cfare moshe mund te kishte. Nita me thote se duket sikur nje femije ishte ne uje ndersa i rrituri ishe hipur ne gome. Ne nje moment me vone kete munda ta vereje edhe une dhe kjo ishte indikacion i mjaftueshem se ata nuk ishin shkuar aq larg prej deshires, por se atje i kishte shtyer era dhe kishin probleme per ty kthyer.
Shikova rreth e perqark dhe askund nuk pash dikend me ndonje gome, apo shtrat prej gome, qe te mund ta merrja me vete, per tiu shkuar ne ndihme, u ngrita pak per te mund te kam pershtypjen e largesise e pastaj u nisa me not qe t’iu dal ne ndihme. Niten e porosita qe ne asnje menyre mos te largohet nga litari. Kisha bindjen se ata ishin larg se paku sa dy here largesia e bregut me litarin e kufizimit per notim.
Posa bera disa dhjetra metra me not e pash se si nje vale e rrezoi te rriturin prej gomes si flamingo dhe ai per disa sekonda nuk doli ne siperfaqe, qe me beri me te bindur se i rrituri nuk dinte notin, derisa i vogli (femija) mbahej ende per gome. Pas pak pash se edhe i rrituri po kapej per gome, por vala e rradhes i rrotulloi prap, ashtu qe humben qe te dy, andaj e sforcova notin e ne nderkohe pash se edhe dy persona ishin nisur pas meje per ndihme. Kjo me beri edhe me te sigurte dhe me te pakursyer per notim – pasiqe fillimisht mendova ta kursej kohen sepse forca me e madhe do te me duhej pikerisht kur te arrije afer personave qe po mbyteshin.
Nuk e di sa kohe me mori, po ndjenja qe po garoja me kohen me linte pershtypjen se po zgjaste pafund, aq me shume pasiqe per 3-4 hapa te notit e mbaja koken ne uje dhe here pas here ndegjoja thirrjet „ndihme, ndihme…“, dikur e pash se isha afruar ne distancen e duhur dhe se duhet te mendoja veprimin e duhur. Kur me pa femija se isha afer filloi te therriste „kendej, kendej“, une e pash se ishte fare i ri dhe natyrisht qe nisa ta kapi ate se pari, po ai, ne ate drame e siper, me thote: „kape babin, kape babin, se une di not“!
E babi i tij kishte filluar te sharronte ne uje, saqe as nuk perpelitej me … derisa po kerkoja se si ta kapi e shoh se edhe nje nga notaret ishte afruar aty por po frigohej ta kap te mbyturin – se mos po e terhjek edhe ate. Atehere i hjedha gomet atij notarit dhe i them te mbahet per te, ndersa mua te me mbaje per kembe derisa une u zhyta pas te mbyturit, te cilit ende ia dalloja duarte. Pas nja dy hovesh te zhytjes arrita ta kapi per krahu e ta terhjeku kah siperfaqja, ku me terhjekte edhe notari qe erdh ne ndihme.
Pas nje kohe te shkurte dolem ne siperfaqe!
Fytyren e te rriturit qe po mbytej nuk do ta harroje kurr, ishte pikerisht ajo fytyra qe shpreh takimin me vdekjen, me sy te zgurdulluar e goje te shtremberuar, qe ne vend se te frymonte shkumonte, e qe nga paniku e fundosja nuk kishte fryme. Dikur i erdh frymarrja se bashku me panikun dhe instiktin per te hypur prap ne gome dhe per ta rrotulluar prap gomen e djalin e vogel aty.
„Ndalo njehere, ndalo. Qe une po te mbaje. Mbaju dhe ti ketu per gome“ i thoja, duke i perseritur „Nuk je me ne rrezik, shikom ne sy, shikom ne sy, nuk je me ne rrezik!“ – deri sa u qetesua, per te filluar pastaj te gjithe se bashku te kthehemi kah bregu.
Ishim bere 4 notare vullnetare, qe i dolem ne ndihme nje femije 12-13 vjecar dhe babait te tije, qe po mbyteshin ne thellesi te (breg)detit ne nje plazhe ku nuk kishte shpetimtare kujdestare. Plazhe e jona e vizituar kryesisht nga shqiptaret.
Nga notaret kuptova se njeri ishte nga Shkupi e tjetri nga Prishtina, une nga Peja, ndersa i katerti nuk e di se nga ishte, porse te litari i kufirit e sidomos te bregu i plazhit ishin mbkedh te gjithe familjaret dhe te tjere, duke shikuar e perjetuar dramen e nje familje e me shume. Nita me kishte ndegjuar me saktesi e me kishte pritur aty ku i thash, ne perqafimin e saj ndjeja shqetesimin e e perzier me krenari. Pastaj u kthyem se bashku te shelzonet tone.
Ne nje dite gushti, kur nje flamingo prej gome gadi u be shkaku i nje tragjedie familjare, por nga nje doze fati u be mjeti i shpetimit, ne nje plazhe tonin, ku mungojne barkat e shpetimtareve kujdestare.
Pos fytyres se babait qe fundosej, qe do ta mbaje gjate ne mend, me siguri te madhe do ta mbaje mend edhe djalin 12-13 vjecar, i cili ne ate moshe te re kishte ‘shpatulla’ aq te medha sa te mbante edhe babain, e mbi te tjera, ne asnje moment nuk e zu paniku.
Perkundrazi, ishte ne cdo moment mbi 100% ne ngjarje e pos guximit mbi te gjitha ishte falemnderues.
Mendoj se ajo familje e shoqeri qe e ka eshte me fat, qofte me jete e shendet.
PS.
Nuk jam dikush qe orientohem ne baze te parandjenjave, aq me pak rezonoj ne baze te tyre, por me daten 2 Gusht kisha nje ndjenje qe me bente te kerkoje qetesine prane detit dhe ti ndegjoje valet e tija.
* Marrë nga profili në fb i Niq Krasniqit .

Mathieu Aref: Zgjohuni Shqiptarë! Beni revolucion, lëvizni, bëni diçka para se të bëhet shumë vonë!

0
Prof. Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
___
Ja një foto që morra në faqën FB të mikut tim Jakup Reka.
Desha me ditur në cilin krahinë të trojave shqiptare është bërë kjo foto ?! Aq më shqetëson kjo foto që po e ndaj me ju.
Sa keq, sa keq, sa keq ! Medet ! Zgjohuni Shqiptarë ! Beni revolucion, lëvizni, bëni diçka para se të bëhet shumë vonë ! Jeni tu hyer në gojën e ujkut ! Na erdhi tmerri tek dera…Nesër do të jemi në A L B A N I S T A N ! Nuk është hera e parë që ju paralajmëroj !
Nëse nuk reagoni, nëse nuk bëni asgjë, do të me konfirmoni atë që mendoj për disa illyro-shqiptarë që i lanë të gjithë pushtuesit të bëjnë çfarë deshin në trojat tona për 2055 (2080-25) vjet nga pushtimi i Ilirisë nga romakët deri në -168 para erës sonë : janë logaritur 25 vitet (2080-25) e pavarësisë të heroin tynë të vetëm kombëtar “Gjergj Kastrioti” që rezistoi si luan në këtë periudhë kundër osmanlijve.

SHBA: “Asociacioni nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, e ju kokëshkretë nisni ultimatume me i mbulu çikat si në Afganistan!

0
  • Profesori universitar i Filozofisë në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Blerim Latifi, ka thënë se Amerika i dha përgjigje barrikadave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në veri të Kosovës.

Ai këto komente i bëri duke komentuar zotimin e SHBA-së se Asociacioni nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit të Kosovës”.

“SHBA: Asociacioni nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti.

Kjo është përgjigjja amerikane ndaj barrikadave të Vuçiqit në veri.

E ju shqiptarë kokëshkretë vraponi dilni në fotografi me Ramzan Kadirovin dhe nisni ultimatume me i mbulu (qorru) çikat e gratë e Kosovës, si në Afganistan. Se kështu e keni pas gjithë zakon: me i ra murit me kokë”, ka shkruar Blerim Latifi, në një postim në Facebook.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet