Kreu Blog Faqe 1268

Kosovë-Çmim Ervina Halilit për angazhimet për Arkivin e Gazetës e Ndërmarrjes Rilindja

1

-Ervina Halili, laureate e Çmimit për Demokraci 2021 i ndarë nga  Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)/

-Rilindja uron Ervina Halilin me shumë falënderime e mirënjohje…/

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 4 Gusht 2022/ Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i ndau Çmimin për Demokraci 2021 aktivistes, shkrimtares dhe studiueses së letërsisë, Ervina Halili, për angazhimin e fuqishëm në ruajtjen dhe mbledhjen e arkivit të shpërndarë të ish ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”.Në komunikatën e dërguar theksohet se, për disa vite me radhë, në mënyrë krejtësisht vullnetare Ervina Halili, ka vazhduar përpjekjet për rilindjen e “Rilindjes”. Ajo ka mbledhur materiale që dokumentojnë një pjesë të rëndësishme të rezistencës intelektuale në Kosovë, ka shërbyer si ndërmjetësuese mes institucioneve për ruajtjen e arkivit, ka stopuar asgjësimin e shumë materialeve si dhe ka për synim të krijoj një hapësirë dinjitoze për ekspozimin dhe ruajtjen e arkivit të gazetës dhe shtëpisë së parë botuese në Kosovë “Rilindjes”.

RILINDJA – proteste 3 Maj-2005 – foto-Behlul JashariGjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i KCSF-së ka theksuar se Ervina ka punuar për ta ruajtur memorien intelektuale dhe kolektive të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”. “Harresa është e rrezikshme sidomos kur bëhet fjalë për identitetin kolektiv, sepse na zhduk themelin mbi të cilin jemi ndërtuar, i mirë apo i keq qoftë ai themel, e sidomos na e mjegullon të ardhmen tonë se në cilin drejtim duam të shkojmë ne si shoqëri. Kjo nismë e Ervinës ndihmon për të ç’mjegulluar bazamentin e shoqërisë sonë dhe për të treguar se jo gjithçka ka filluar në vitin 1999 apo 2008, por ka rrënjë shumë më të thella”, ka shtuar Hoxha.

Arkivi Rilindja …Dërgimi në Arkivin Shtetëror të KovovësCeremonia e ndarjes së çmimit u transmetua në rrjetet sociale të KCSF-së dhe në televizionin Kohavision, së bashku me një dokumentar të shkurtë të realizuar nga KCSF, i cili tregon rrugëtimin e Ervina Halilit drejt realizimit të kësaj kauze.

Ky çmim tashmë tradicional ka për qëllim të vlerësojë kontributet e individëve, nismave të paregjistruara dhe të organizatave jo-qeveritare në fusha të ndryshme, që janë rezultat i mobilizimit të komunitetit dhe angazhimit të qytetarëve, guximit intelektual ose arritjeve të theksuara, dhe që kanë kontribuar në demokratizimin e shoqërisë kosovare përmes punës dhe përkushtimit të tyre.

Ervina Halili e Behlul Jashari – 2 Dhjetor 2019 – Kino Armata PrishtineÇmimi për Demokraci është pjesë e programit EJA Kosovë, program ky i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut.

Behlul Jashari – Rilindja  -Protesta brenda pallatit – germadhe 3 maj 2005Për më shumë detaje rreth nismës së Ervinës, ndiqni mini-dokumentarin këtu

 ***

Kryeredaktori i fundit i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja dhe kryeredaktori i parë-themeluesi i gazetës së përditshme “Bujku” – gazetës së rezistencës, lëvizjes e luftës për liri e pavarësi me orientim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, që sfidonte ndalimin nga Serbia okupatore të gazetës së vetme të përditshme shqipe atëherë në Kosovë Rilinda, Behlul Jashari, uron Ervina Halilin me shumë falënderime e mirënjohje për punën e madhe që ka bërë për Arkivin e Gazetës Rilindja, edhe për digjitalizimin e bërë të gazetës “Bujku”, si dhe për digjitalizimin e gazetës Rilindja që do bëhet…

RILINDJA-proteste e 11 prillit 2005. Foto: Behlul Jashari

Arkiv – Gazeta Rilindja, 31 Dhjetor 2018: Edhe pjesë tjera të Arkivit të Gazetës Rilindja presin dërgimin në Arkivin Shtetëror të Kosovës

Pasditën e së enjtes së 22 shtatorit 2006 në Arkivin Shtetëror të Kosovës – Shtëpinë e madhe të dokumenteve, kryetari i këshillit Drejtues-kryeredaktori i gazetës Rilindja, Behlul Jashari, në takim me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj dhe drejtorët Hamit Shala e Ruzhdi Panxha  kanë biseduar edhe rreth kompletimit të Arkivit të Rilindjes të dër-guar në Arkivin Shtetëror të Kosovës edhe me pjesët tjera të arkivit të gazetës tradicionale që ndodhen ende në Kompleksin Rilindja, ku Pallati 18 katësh është shndërruar në ndërtesë qeveritare. 

Në 29 janar 2007, kryeredaktori i gazetës deri në numrin e fun-dit, me një vendim të veçantë të Kryeministrit ka nënshkruar mar-rëveshjen e hartuar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (tash Agjencia Kosovare e Privatizimit), e cila poashtu është nënshkruese, me Arkivin Shtetëror të Kosovës për dërgimin atje të gjithë Arkivit të Rilindjes, i cili edhe duhet të vlerësohet si edhe çdo pronë tjetër e Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare Rilindja për realizimin e të drej-tave të punëtorëve të saj.

Lidhur me këtë ka pasur edhe takime e komunikime tjera në vijimësi, edhe me institucione të tjera.

_____

Komunikatë për mediaErvina Halili, laureate e Çmimit për Demokraci 2021 i ndarë nga KCSF

Prishtinë, 4 gusht 2022Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i ndau Çmimin për Demokraci 2021 aktivistes, shkrimtares dhe studiueses së letërsisë, znj. Ervina Halili, për angazhimin e fuqishëm në ruajtjen dhe mbledhjen e arkivit të shpërndarë të ish ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”.Për disa vite me radhë, në mënyrë krejtësisht vullnetare Ervina Halili, ka vazhduar përpjekjet për rilindjen e “Rilindjes”. Ajo ka mbledhur materiale që dokumentojnë një pjesë të rëndësishme të rezistencës intelektuale në Kosovë, ka shërbyer si ndërmjetësuese mes institucioneve për ruajtjen e arkivit, ka stopuar asgjësimin e shumë materialeve si dhe ka për synim të krijoj një hapësirë dinjitoze për ekspozimin dhe ruajtjen e arkivit të gazetës dhe shtëpisë së parë botuese në Kosovë “Rilindjes”.Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i KCSF-së ka theksuar se Ervina ka punuar për ta ruajtur memorien intelektuale dhe kolektive të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”. “Harresa është e rrezikshme sidomos kur bëhet fjalë për identitetin kolektiv, sepse na zhduk themelin mbi të cilin jemi ndërtuar, i mirë apo i keq qoftë ai themel, e sidomos na e mjegullon të ardhmen tonë se në cilin drejtim duam të shkojmë ne si shoqëri. Kjo nismë e Ervinës ndihmon për të ç’mjegulluar bazamentin e shoqërisë sonë dhe për të treguar se jo gjithçka ka filluar në vitin 1999 apo 2008, por ka rrënjë shumë më të thella”, ka shtuar Hoxha.Ceremonia e ndarjes së çmimit u transmetua në rrjetet sociale të KCSF-së dhe në televizionin Kohavision, së bashku me një dokumentar të shkurtë të realizuar nga KCSF, i cili tregon rrugëtimin e Ervina Halilit drejt realizimit të kësaj kauze.Ky çmim tashmë tradicional ka për qëllim të vlerësojë kontributet e individëve, nismave të paregjistruara dhe të organizatave jo-qeveritare në fusha të ndryshme, që janë rezultat i mobilizimit të komunitetit dhe angazhimit të qytetarëve, guximit intelektual ose arritjeve të theksuara, dhe që kanë kontribuar në demokratizimin e shoqërisë kosovare përmes punës dhe përkushtimit të tyre.Çmimi për Demokraci është pjesë e programit EJA Kosovë, program ky i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut.Për më shumë detaje rreth nismës së Ervinës, ndiqni mini-dokumentarin këtu.

Një natë lufte në truallin tim në Qershor 1999

Shkruan: Ali R. Geci 

(Qershor 1999) 

Një natë lufte në Dukagjin, në heshtje vetmie, porsa mbërrina pranë trollit tim të boshatisur nga shtrignia. Çdo gjë e kishte pushtuar heshtja e vetmisë. Pasi hyra në truallin tim, u ngjita në katin e tretë, raftiet e odës i numëronin rrathët e kohës e kujtimet rrapin shekullor. 

Heshtjes memece vazhdimisht vërdallë i silleshin vaktitë që kishin ndodhur, që po ndodhnin edhe tani. 

U ngjita në katin e tretë pranë kullës së babait tim rreth oxhakut plak e pashë se vajguri në fund të llambës akoma e ruante besnikërinë në ato rrethana, sado pak për t’u shndërruar në dritë si feniksi i pashuar. Fuqishëm kumboi në dritaren e zemrës sime atë natë.  

Posa shikova në një kënd tjetër vështrimi, e pashë se kapakët e dollapëve ishin hapur nga boshllëku i vetmisë apo nga demolimet e djallit famëkeq, apo nga ndonjë natë e ordhive serbe që i ndërsenin kriminelët e që në shpirtin tonë lanë vrragë krimi. 

Raftet e tavanit i kishte kapardisur rrjeti i merimangave të vetmisë, tirqit me zhguna të bardhë dhe me fije gajtani të zinjë çarku, të varur në një baski që kishte filluar për t’i brejtur tenja dhe ca flluska me shtresë pluhuri, ma shtonin nostalgjinë. Këta ishin tirqit e një burri që kishte vdekur në vitet e nëntëdhjeta, akoma pa i mbushur të tetëdhjeta, ishin tirqit e një burri shumë të respektuar, i cili gjatë dallgëve të historisë nuk ishte gjunjëzuar asnjëherë gjatë gjithë kohës së gjeneratës së tij. Ai gjithnjë kishte luftuar kundër pushtuesit e regjimit të urryer sllavo-komunist. Kurse babai i tij ishte vrarë në Luftën e Parë Botërore duke mbrojtur Shqipërinë në tetor të vitit 1913 në Qafën e Morinës, si fëmijë bonjak kishte mbetur nëntë muajsh, kurse axha i tij ishte vrarë në Luftën e Dytë Botërore në gusht të vitit 1941, duke mbrojtur Plavën e Gucinë në betejën e Arzhanicës, në cilësinë e udhëheqësit operativ në një vijë të gjerë frontale që përfaqësonte Rrafshin e Dukagjinit. Gjatë kohës së regjimit të Aleksandër Rankoviqit, protagonistit i lartcekur i këtij rrëfimi, ishte dënuar me vdekje, kurse si familje, i përjashtuar 15 vite me radhë. 

Kjo vragë i përcolli katër gjenerata paraardhësit e gjurmëve të atyre tirqve që rrinin varur, ashtu edhe pasardhësit që lanë gjurmë të vështirë të jetës. Bie fjala, më 10 dhe 11 tetor 1983, djali i madh në Gjykatën e Çarkut në Prishtinë dënohet me 12 vite burg, si personalitet i rrezikshëm për Serbinë, kurse djali i dytë i protagonistit në fjalë, bie dëshmor në luftën e fundit të UÇK-së në betejën e Pozharit, në cilësinë e Ndihmës Komandantit për moral të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” më 28 Mars 1999. 

Pra, këta tirq ndryshe nuk mund të dukeshin, vetëm si një emblemë me një ndjenjë përgjegjësie. Shikimi drejtuar tirqve të babait tim pas shumë vuajtjesh e peripecish, në ato rrethana prapë mu duk se më thanë diçka, ma lanë një porosi. Mu shfaq një ndjenjë e bashkëfshatarit tim që e pat thënë para se të shpërthejë lufta, në një takim apo, më mirë të them, në një log burrash: “ kur të shkoj në kullë, dëshiroj aromën e atyre tirqve ta ndiej, aromë njeriu” , i cili jep një kuptim të thellë e domethënës mendimit dhe përgjegjësisë së mëtutjeshme. Në ballë të odës më erdhi një surprizë e një konture tjetër mbi plisin e bardhë dhe shaminë e zezë: ishin ngulur ca shigjeta armiku. Shoka e tirqve, që dikur shkëlqente si ylberi pas shirave që bien, kishte mbetur e stepur pranë murit zvarrë. Tani vinte erë shkrumbi, tani ishte demoluar dhe granatura edhe kjo kullë, e cila edhe gjatë tri periudhave të shkuara gjatë shekujve, ishte djegur dhe rrënuar, por tani jo si herëve tjera. U ula në një kënd të fundit, në fund, në shtratin e trapazanit, i mallëngjyer për një çast, duke qarë si fëmijë, u ula në fund të fundit, sepse edhe vetë kisha ardhur në fund. Nga molisja dhe mërzia u zgjova dhe fshatit tim pash më pash i rashë. Duke i numëruar thëngjijtë e zjarrit, e pashë se gjysma e fshatit tim ishte tërësisht i djegur. U ktheva në kullën e vendlindjes, u ula në fund të fundit mbi dërrasën e trapazanit, theva shpirtin tim për t’iu nënshtruar muzgut të natës dhe për të bërë në një vetmi të plotë gjumin. Porsa ra muzgu i asaj nate, paksa i lodhur, në krahun e majtë u mbështeta e me dorën e djathtë afrova armën skaj vetes, sepse çdo gjë ishte e vetmuar dhe para se të më rrëmbejë kllapa e gjumit, mendova se fshati dhe hapësira rreth e përqark ishte pa njerëz. I vetmuar, natës dhe gjumit nuk i zihej besë. Para se të mbështetesha, ndeza një qiri dhe ia kalla duhanit, duke shikuar mbi rafte kavallin e metaltë përplot me vrima që diku i mëshonte im vëlla Elezi e tani varri i tij s’ishte me larg se 200 metra në breg të lajthisë, akoma pa i dalë bari. Thash me vetën time se vetëm dëshmorët po i mbesin besnik këtij trualli e ne tjerët s’e di si po na vjen. Tani NATO-ja dhe UÇK-ja ishin duke ia përfunduar luftës. Prita mos po vijnë shokët e luftës për tu takuar para muzgut, kur e patëm lanë takimin, të para muzgut të Varri i Elezit, por kushëriri i parë, Jahë Geci, djemtë e hallës, Hyseni dhe Haxhi Memaj dhe dy djemtë e motrave, Demë Luli dhe Fadil Aliu, pastaj shokët Ilir Tahirsylaj, shok i pandarë i luftës e shokët e tjerë. Kisha disa shokë të tjerë, si Qaushi, Riza, Deliu, Muhameti, Brahimi, Burimi etj, që kishim mbetur për t’u takuar të nesërmen. E, thashë me vetën time, se pa lidhe u ndamë. Pakëz i zëmëruar, edhe pse vetë isha ndarë nga ata që ta shihnim kullën e vendlindjes përsëri, andaj pëshpërita në heshtje dhe thashë në vetën time: kështu e kemi të ndarë edhe atdheun, sikurse edhe ne jemi të ndarë. 

Shkunda cigaren e duhanit. Ashtu, të mbështetur, nisi të më zinte gjumi, kurse dera papritmas nisi të lëvizë me një krismë të lehtë. Mu shfaqën konturat e një mace të zezë, e cila hyri brenda…… 

Macja e zezë me faqe të bardhë 

Macja ishte shumë guximtare. Mu afrua sikur të ishte e mallëngjyer. Ma fërkonte trupin tim, edhe pse e kam siklet. Me njërën dorë nisa ta ledhatoj. Nuk mu kujtua se kjo mace a ka qenë e jona para luftës… 

Macja e zezë më shoqëronte gjithnjë. Mu largua prapë gjumi. Më shoqëronte hija e zbehtë e qiriut mes katër mureve të odës së moçme. Një parandjenjë më erdhi si në vërdallë, se tregimet e vjetra në mitologjinë e lashtë tregojnë se macja e zezë portretizon djallin e që për momentin,macja e zezë më doli shumë besnike: roja më besnike e truallit, edhe pse ishte macë, ajo më shoqëronte. Këtë macë të zezë e kishte ligështuar vetmia; e kishte molisje mërzia. U gëzova dhe ia nisa një bisedë me macen e zezë, që për momentin ishte me faqe të bardhë. Çela çantën, ku e mbaja municionin dhe hoqa ca gjëra ushqimore, edhe pse për vete me grat i kisha. Ia qita. Prapë thashë me vetën time: në tregimet e mitologjisë portretizon djallin, por gjërat që shtihohen dhe shtiren nëpër kohë lufte, ato bijnë pa vlerë. Vetëm njeriu prej njeriut ruhet dhe ka frikë. E pra, ekzistojnë ushtritë armike apo ushtritë që luftojnë dhe mbrojnë lirinë. 

  • Pjesë e shkëputur nga libri im “KU SKALITËN KUJTIMET”. 

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka ndarë çmimin “Guximi Intelektual 2021” për intelektualin Jusuf Buxhovi

0
Në 76 vjetorin e tij të lindjes, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka ndarë çmimin “Guximi Intelektual 2021” për intelektualin Jusuf Buxhovi
Gjatë ndarjes së këtij çmimi, kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Sefa, u shpreh se intelektuali Buxhovi e shpreh në vazhdimësi guximin e tij në shkencë, letërsi dhe zhvillime politike
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh i lumtur dhe mirënjohës për këtë çmim të ndarë nga kjo shoqatë, për njeriun më të merituar të mundshëm. “Ne mburremi me vlerat tuaja intelektuale Jusuf Buxhovi! Gjithçka keni arritur me forcat tuaja dhe shteti duhet t’i mbështesë personalitetet si ju” u shpreh ndër të tjera kryetari Gjini.
Pas marrjes së çmimit, intelektuali Jusuf Buxhovi ka prezantuar para të pranishmëve temën “A është zgjedhur rruga e duhur”.

Kur kryediplomati i EU-së dështon keq

0

Nga Sadri Ramabaja, Prishtinë

“Themelimi i Asociacionit-Bashkësisë së komunave me shumicë serbe është rënë dakord nga të 2-ja palët, Kosova dhe Serbia, në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Kosova duhet të përmbushë obligimin ligjor dhe ta zbatojë atë”. [4.08.2022)

Kjo është deklarata që dha Josep Borrell më 4 gusht.

Si e tillë ajo është në shpërputhje të plotë me logjikën juridike mbi të cilën është ngritur shteti i së drejtës, po aq sa edhe me frymën e filozofisë së BE, në emër të së cilës flet Josep Borrel-i.

Kjo deklaratë dëshmon këmbënguljen e një lagjeje të politikës europiane, që duke insistuar për integrimin me çdo kusht të Serbisë në BE, qoftë edhe pa ndarjen e qartë të saj nga Rusia, të dëmtojë Kosovën dhe interesin jetik të saj përmes krijimit të parakushteve për aneksimin e veriut.

Asociacioni, si i tillë, me prerogativat që u refuzuan nga Gjykata Kushtetuese, nëse do të shfrytëzohej si alibi imponuese, do të ishte thjeshtë një bombë me sahat. Natyrisht se, Asociacioni me kompetenca ekzekutive (i pa shembullt në nivel europian), si e tillë, nuk do të mund t’i imponohet kësaj qeverie që drejton sot Republikën, sidoqoftë deklarata të kësaj natyre do të krijonin prerogativa për trazira politike me pasoja të paparashikueshme dhe çrregullime të tërë sistemit tonë juridiko-politik.

Lexo më shumë  Kreu i NATO-s ia bën të qartë Vuçiçit: NATO e gatshme të ndërhyjë

Por, nëse dështon diplomacia e BE-së, alias Josep Borel-i, nuk do të thotë se ka dështuar diplomacia perndimore. Përkundrazi, diplomacia perendimore, ka kohë që e ka të qartë se, me këtë klasë politike që ka Serbia, integrimi i Serbisë në BE do të sillte veton e Putinit përmes Serbisë në BE. Ky veprim do të ishte vetë ferri dhe fundi i BE-së.

Duke lexuar këtë deklaratë të Burrelit, të krijohet përshtypja se ai nuk merakoset fort as për implikimet që sjell Asociacioni i Komunave me shumicë serbe për të ardhmen e Kosovës, e as për BE-në, në emër të të cilës flet!

Delarata e fundit e tij, se si në mendje më risolli vizitën e arkidukës Franz Ferdinand në Sarajevë në vitin 1914, tok me atë naivitetin e tij prej xhentëllmeni kalorsiak, që edhe pse i shpëtoi atentatit të parë, i dha mundësi “Dorës së Zezë” serbe ta kryej misionin e saj në atentatin e dytë.

Lexo më shumë  Kurti: 11 vjet ka pasur pritje për zbatimin e këtyre vendimeve, tani për një muaj ka nxitim

Zoti Borell, nëse nuk doni ta dini, është çështje tjetër, por “Dora e Zezë” edhe sot drejton qeverinë serbe. Asaj po ju afrua një mundësi e dytë për ta ripushtuar qoftë edhe një pjesë të vogël të Kosoëvs, do ta shfrytëzone pa humbur kohë, pa çka se me këtë akt do t’i vinte flakën sërish Ballkanit e ndoshta edhe Europës.

Për fatin e mirë të Ballkanit dhe Europës, sidoqoftë, atë që nuk e ka të qartë diplomacia europiane, duket se e kanë kuptuar me kohë ushtarakët e lartë të NATO-s. Kjo edhe ishte arsyeja përse Vuçiqi u paralajmrua ashpër, në rst se do të niste ushtrinë drejt Kosovës.

Deklarata të kësaj natyre, ka ardhur koha që t’i trajtoj Këshilli i Europës, nëse nuk duan të rrëshqasin tok me Borrelin në batakun e krimit të paralajmruar (Komplizenschaft).

Kambanat bie për ata që kanë vesh.

Kthehu Nënëloke, poezi nga Lule Alidema

0
Lule Alidema, psikologe dhe poete nga Prishtina
KTHEHU NËNËLOKE
Poezi
Nënëlokja ime shqipe
Kthehu shiko çfarë po ndodhë
Vuajtje, smurje, urrejtje, na rrethojnë
Me sy me pa njëri me tjetrin nuk dojmë.
Sikur toka po e ndjen e po plasarinë
Çfarë bëhet mos jemi në jetëçmendinë
Njerëzit çdo ditë më shumë të tronditur
Nga kjo lloj jetë e çoroditur.
Nënëloke, kjo tokë peshë po na çon
Nuk po sheh dritën me sy
Kthehu na beko sërish
Na kthe prore atë dashuri.
Atë djep që ti përkunde
Ai djep humbi traditën e hedhi për tokë
Vallë kush na mallkoi në këtë ditë
Ky popull i shkretë po vuan t’zijtë e ullijt.
Vuajtje, mashtrime, anë më anë
Jo-jo kjo nuk është traditë e jonë
Këtë të parët nuk na lanë
Mos të njihen vëllau me vëllanë.
Çfarë është kjo që po na ngulfat në fyt
Nuk po shohim ditë me dritë
Shiko moj nënëloke shqipe
U tret mëshira ku mbeti besa shqiptare.
Eja shiko se çfarë po ndodhë
Shiko mjerimi ka kaplu këtë vend
Armiqësi deri në fund
Duam të hajmë njeri tjetrin me dhëmbë.
Jemi bërë ujqër mes vete
Askush askënd nuk e don
Harrojmë se një ditë nuk do jemi
Po ç’na duhet t’a nxëmë krejt dynjanë.
Ngopu o njeri, duaj mos urrej
Mos lakmo gjitha për vete t’i kesh
Sepse ditët ikin qorrazi
Vjen një ditë gjitha do t’i lësh.
Askush nuk është i përjetshëm
Sikur unë as edhe ti
Të shijojmë çdo ditë me diell e dritë
Ashtu siç i ka hije qënies NJERI…!
___
Lule Alidema, psikologe klinike
Më 02.08.2020

Nuk zbutet Serbia nga premtimet dhe investimet

0
Pamje nga Kryengritja e Parë Serbe
Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë
Serbia, shtet i krijuar ne vitin 1840, me ndihmen e Rusisë dhe Austro Hungarise, ne fillim e nje vilajet, mandej me Kongresin e Berlinit u rrit edhe me shume dhe  Konferenca e Londres ia dhe edhe Kosovën. Apetitet e saja nuk ndaleshin se e donte edhe Durresin .
Pra, Rusia e do nje shtet ne Ballkan e ajo eshte Serbia.
Çdo tentim i cilitdo shtet qe mundohet me e binde Serbine qe te ndahet nga Rusia eshte e kotë.
Kur Austro Hungaria e pa qellimin final te Serbise dhe Rusise  dalja e saj ne det, atehere AH i pa te vetmen zgjidhje qe kjo te pengohet me anen e shqiptarëve.
Qe nga viti 1900 e dergoi dipllomatin Theodor Ippen te qendrojë ne Shqipëri per 10 vjet.
AustroHungaria e mundesoi Shpalljen e shtetit shqiptar ne vitin 1912.
Shpallja e pavaresise se Shqiperise e hidheroi ruset dhe serbet dhe ata me ane te organizates kriminale e cilda egziston edhe sot e vranë Franc Ferdinandin ne Sarajeve dhe kjo e  nxiti  fillimin e Luftes se Pare Boterore.
 Desha te them, Serbia e ka qellimin e saj perfunfimtar Durrresin
Nese Serbia nuk ishte falenderuese ndaj AH qe e beri shtet dhe i krijoi si komb ,  dhe ia vrau pa fije fytyre Perandorin , vrasje e cila e solli edhe renjen dh shperberjen  e Austrohungarise, mendon dikush qe me Open Ballkan , Serbia do te zbutet ?
Të kotë e kane te gjithe ata qe ashtu mendojne.

Çka duhet të bëjmë tani? Ta heqim Albin Kurtin, këtë po e kërkon Serbia dhe Rusia?!

0
Milazim Maraj, Vrellë – Istog
___
Tensionet në Veri të Kosovës dhe Ne!
Në veri të Kosovës janë akumuluar krimenelet e luftërave në ish Jugosllavi duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe aktoret e masakrave në Kosovë në luftën e fundit por edhe më herët. Ata janë të dirigjuar nga Serbia si gjithmonë, por tani më shumë se kurë në 50 vitet e fundit nga Rusia. Kriminelet rus, në forma të ndryshme herë si spiun, e herë si diplomat, herë si kriminel të maskuar herë si vizitor, gjëndën pranë barrikadave në veri të Kosovës. Kosova dhe shqiptaret kanë qenë historikisht në shënjetër të ruseve dhe nga i vogli i rusisë Serbia. Rusia dhe Serbia janë në ofenzivë të koordinuar për sërbizimin e Gadishullit Ilirik. Ky projekt nuk ka filluar tani por që nga shpërbërja e Jugosllavisë që ishte një shtet fatkeq për popujt jo serb e kryesisht për popullin shqiptar. Format e luftës kundër shqiptarëve po ndryshojnë por qellimi asnjë herë. Synimi i tyre është zhdukja e shqiptarëve si komb. Nga shqiptaret Rusia dhe Serbia shohin rrezik përmanent. Andaj kohë pas kohe krimineli Putin përmend Kosovën, për të u tërheq vërjtjen argatëve të vet. Ky popull fisnik, që nuk u asimilua për gjashtë shekuj nga Turqia dhe për një shekull e gjysëm nga Rusia e Serbia paraqet rrezik për projektet e tyre për serbizim-rusizim. Kishat serbe që janë qendra ruse të spiunazhit dhe paraqesin rrezik të madh për paqë, janë të kamufluar nën petkun e popit” njeriut të zotit”kryejn detyra kriminale,që janë pjesë të projektit për serbizimin e këtij Gadishulli. Në këtë situatë sjelljët e shqiptarëve nuk janë adekuate për të përballuar më sukses këto sfida para të cilave gjëndëmi. Në Shqipëri Kryeministri Edvin Rama merr për sipër të rehabilitoj kriminelet serb duke filluar nga Aleksander Vuçiq ish minister kriminel, i Kriminelit Sllobodan Millosheviq. Daçiq, Odalleviq( që publikisht u deklarua se do të ua pijë gjakun shqiptarëve në Kosovë) dhe kriminelit Petar Petkoviq që thotë së Aleksander Vuqiq e ka përmendur paqen 50 herë në një fjalim dhe kjo sipas ti mjafton të bindemi së qënka paqësor. Fjalimi i tij i kopjuar nga Sergej Llavrov” nuk duam luftë më Ukrainën; ata të i dorëzojnë armet dhe ja nuk do të ketë luftë”. Kryeministri Malazias Dritan Abaz-o viq nënshkruan marëveshje me kishën serbe për të legjitimuar këtë qendër spiunazhi dhe krimi në Mal të Zi. Duke i dëmtuar dokleanët. Në Maqedoni shqiptaret nënçmohen si më parë, ministrat edhe kur janë shqiptarë, mjaftohen më ngritjen e standardit te tyre familjar si ministra dhe nuk punojnë për të mbrojtur dinitetin kombëtar të shqiptarëve; duke avansuar sistemin e arsimit në shqip dhe përshkrimin origjinal të këtij populli fisnik. Atje vazhdon turqizimi dhe maqedonizimi i shqiptarëve. Vajzat shqiptare nga Shqipëria mohojnë gjuhën , e tyre, kulturën dhe maqedonizohen, femijët e tyre nuk flasin shqip. Në Kosovën lindore Serbia po zbaton planin e vet gjenocidal në heshtje për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet dhe pasurit e tyre ndërsa shqiptaret me shumë vështirësi arriten të zgjedhin përfaqësusesin e tyre në Kuvendin e Serbisë. Po të ishin unik do të kishin më shumë deputet në këtë kuvend. Në Kosovë: Opozita bashkë më listën serbe kërkojnë të ndërrojnë Qeverinë pikërisht tani kur kërkohet të jemi të gjithë më të orientuar në një objektiv. Kur duhet të funksionojnë, të gjitha digasteret shterore më përkushtim. Parashikimet për të rënë qeveria Kurti –II- rrezikon shtetin për pushtet. Ky plan bëhët pikërisht në shtator. Për fat të keq kjo opozitë më shumë i gëzohet deshtimit të qeverisë së tyre se sa sukseseve të tyre. Shprehjët e deputetëve në Kuvendin e Kosovës nuk kanë përmbajtje kombëtare, ato janë grindje, hakmarrje dhe inate. SBASHK, shoqata më famëkeqe për arsimin tonë pas lufte pretëndon greva masive më ndërprerje të mësimit. Kjo shoqatë kurrë nuk u thirrë në përgjegjësi për dëmët që i shkaktoj arsimit shqip më ndërprerje mësimi sa herë deri tani. MASHT kurrë nuk beri analizë për këto humbje që i sjell arsimit të në Koovë. Këshillat e prindërve sillen si të mos ishin femijët e tyre. Mediejet dhe disa pseudoanalista po ashtu në masë të madhe bëjnë efektin negativ më paraqitje dhe intervista në rrugë, që japin mesazhe shumë deshpruese. Hoxhallaret në një masë mjaftë të madhe propagandojnë projekte anti shqiptare, që vijnë nga Irani dhe Rusia. Kështu hoxha kërcënon më (haram dhe ferr)besimtaret e vet që vajzat shqiptare të mos martohen më shqiptarë të besimit, katolik, ortodoks apo më bektashi. Pak është numëri i tyre që kanë në zëmër Kombin e vet, gjuhën shqipe, kulturën tonë të lashtë. Rezultati i këtij projekti është përqarja e mëtutjeshëme e shqiptarëve në fe dhe sekte fetare. Tani edhe pse kemi organet tona shtetrore, kemi standarde të përcaktuara shterore heshtja mbretron si një ogur i zi. Ndërsa Gjenerali qeqen Kadirov ( klyshi i Putinit) i njohur për masakra në Ukrainë; kërcënon “ymetin” si që i quan ai shqiptaret e besimit musliman në Kosovë së do ta shohin tmerrin. Opozita që kërkon pushtetin në emër të patriotizmit, proamerikanizmit dhe rugovizmit ishin në pushtet, e keqpërdorën dhe e humbën besimin. Nuk kan harruar votuesit tuaj që ju qeveri e kaluar publikisht mbajtet heshtje me nderim të kriminelit serb, të akuzuar për vrasje të shqiptarëve, Oliver Ivanoviq. Pse organet kompetente nuk dalin me emra të atyre deputetëve që bashkëpunojnë ngusht me kriminelet serb në veri të Kosovës madje në biznese të pista. Në Kosovë për pushtet po zhvillohet luftë e pa dhimbëshme, që dy dekada. Madje shumë e ashpër, vrasje dhe deri në gazra në kuvend dhe dëmtime e lëndime të rënda nga opozita. Na tregoni njëherë ju të zgjedhurit tonë; si duket opozita patriote e Kosovës?. Shihni vetën nese jeni në vij të drejt me listën serbe e cila është pengesë për çdo sukses të Kosovës. Shihni një herë a jeni ju tani në hapa te asj opozite që e kretikonim bashkë. Në SHBA, Angli, Bundestagun Gjerman, Itali dhe shtete tjera demokratike analizohet mbrojtja e Kosovës. Ndërsa ju kemi hallin e pushtetit!?. Çfar do levizje e pa kontrolluar në këtë kohë nga shqiptaret tregon papjekurinë tonë për shtetformim. Të anlizojmë hubjet që i patëm pas protestave tuja të pa kuptimta për ne në vitit 2004. Ju ishit atëherë opozitë. Qe 19 vite nuk po arrijm reputacionin dhe pozicionin që e kishim në planin ndërkombëtar. Çka duhet të bejmë tani? Ta heqim Albin Kurtin, këtë po e kërkon Serbia dhe Rusia. Të harrojmë masakrat e familjeve tona për të vazhduar përpara më “Ballkanin e hapur”sipas kërkesës së Edi Ramës edhe kjo kërkesë e Vuçiqit. Të bëjmë ndryshimin e kufijve sipas kërkesës së Vuçiqit. Të japim Trepçën e dhe Ujmanin?.Jo, jo. Kosova ka përfunduar më kompromiset e veta në kohën e Dr. Ibrahim Rugovës.Kosova shtet sovran dhe i pavarur ishte kompromis. Kompromis mbi këtë Kompromisë është Paketa e Atisarit. Kërcënimet e Serbisë duhet të i presim të bashkuar më forcat tona dhe ndihmen e SHBA dhe NATO-s, që i kemi pranë dhe i tregojnë vendin Serbisë.
Vrellë, më 04.08.2022

Re të zeza kanë pllakosur vendin tim, e ajo më e zeza islami radikal!

0
Arberi Demaçi, poete nga Prishtina
___
Sot pas 23 vjet lufte vendi ime ende ballafaqohet me shume probleme. Eshte e kuptueshme se nje vend pas lufte trashegon shume probleme dhe lypet kohe per rindertim, mirepo eshte e pakuptueshme te perballemi me disa rryma fetare qe pas lufte na i sollen “ndihmacaret” te servuara e te mbeshtjellura mire e mire!
Pas luftes u hapen shume shoqata bamirese te cilat ne emer te “bamiresise” sidomos keto fetaret mbollen edhe faren e dreqit, konvertuan shqiptaret mysliman tradicional ne mysliman te “devotshem” te cilet karakterizohem me simbole te dukshme,me mjekrra te gjata e pantolla trefertaleshe dhe gra te veshura me te zeza fund e krye, kurse te gjithe ata qe shkruajn e flasin kunder ekstremizmit na qenka islamofobista( te cilin term e shpiken vet keta radikalista per ta pasur si alibi per mbrojtje).
Ne vendin tim te pasluftes ne emer te “ndihmes” u ndertuan me shume xhami se sa shkolla, me shume xhami se sa shtepi shendeti, me shume xhami se sa kopshte per femij etj etj.
Lavderim Muhaxheri e Ridvan Aqifi, para se të shkonin në luftë fetare për të ashtuquajturen “Toka e Shamit” dhe “Levanti”, ku e dhanë jetëkoten e tyre, ishin anëtar të së ashtuquajturës Rinia Muslimane e Kosovës dhe kërkonin “të drejta shtesë për Muslimanët e diskriminuar”, si dhe xhami të madhe, përball Katedrales Nëna Tereze, por jo përball Kishës Ortodokse të Milosheviqit!
Sot ky islam radikal se bashku me ndihmaqaret dhe sherbetoret e vet perdite e me shume po na i vjedhe femijet po i vesh me te zeza e po ua leshon mejekrrat, madje dje nje gup deputetes ne emer te respektimi te te “drejtave” te grave i kane dhene ultimatum ministris se arsimit per ndryshim te ligjit ne menyre qe vajzat ne shkolle fillore dhe te mesme t’iu lejohet te shkojne ne shkolle me mbules-ferexhe.
Interesante nuk me kujtohet se keta burra t’iu ken dale ne mbrojtje ose te kene bere protesta per grat dhe vajzat e vrara te perdhunuara e te dhunuara fizikisht dhe psicikisht.
Burra, grate tona nuk kane nevoje per mbulesa, kane nevoj per arsimim dhe pavaresi ekonomike, pastaj le te vendosin vet ato se cfare duan.
***
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava me Kryeministrin Albin Kurti
Pasi më parë i nxiti deputetët e vet islamik për kërkesën e tillë që e synon islamizimin e plotë të shoqërisë, BIK-u sot doli me deklaratën e vet që e forcon kërcënimin ndaj shtetit laik të Kosovës.
Ja deklarata e BIK-ut të udhëhequr nga naim Tërnava:

 

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet nga BIK-t.

Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë. Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”.

Kujtime për Nikollë Bojaxhiun, në ditëvdekjen e tij me 2 gusht 1919

  • Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë
  • Përkujtim për Nikollë Bojaxhiun, në ditëvdekjen e tij (2 gusht 1919) 

Kolë apo Nikollë Bojaxhiu ka lindur në Prizren në vitin 1873, tre vjet pas hapjes kremtore dhe bekimit të katedrales “Zoja Ndihmëtare” dhe pesë vjet para Lidhjes së Prizrenit. Ishte pagëzuar në të njëjtën katedrale. Prindërit e tij ishin Lazër Bojaxhiu, prizrenas, dhe Cecilia (Çilja) Bojaxhiu, me prejardhje shkodrane. 

“Sipas dokumenteve të gjetura në famullinë e Prizrenit e që kanë të bëjnë me organizimin dhe punën e kompanive kishtare, rezulton se Mark Bojaxhiu (Bojagia) i ka pasur dy djem. Njëri quhej Nrec (Nrekë), ndërsa tjetri quhej Lazër. Lazri pastaj ka pasur një djalë dhe ai ishte Kola (babai i Nënës Tereze) dhe një vajzë e cila quhej Marija Bojaxhiu, halla e Nënës Tereze, e që ishte gjyshja e monsinjor Nikollë Minit. Ndrekë Bojaxhiu e ka pasur po ashtu një djalë i cili quhej Tomë Bojaxhiu”[i]. 

Në arkivin e famullisë “Zoja Ndihmëtare” në Prizren është gjetur në vitin 2010 dokumenti dhe testamenti i Lazër Bojaxhiut, gjyshit të Nënës Tereze, birit të Mark Bojaxhiut, në të cilin ai në emër të familjes shkruante kështu: “Shtëpitë, tokën dhe fondet të vendosura në qytetin e Prizrenit si dhe jashtë, si të mirat e patundshme, po ashtu edhe ato të tundshme, të cilat në emër tim, si pronë e blerë apo pronë e imja, të shënuara në regjistër të zyret publike, ashtu edhe në marrëveshjet private… nuk janë më pronë e ime, por i përkasin Arqipeshkvit katolik, Kishës Katolike të Prizrenit, të cilët janë pronarët e vërtetë dhe real i të mirave të lartpërmendura…”.[ii] 

Kolë Bojaxhiu dallohej për shumë veprimtari kulturore, shoqërore, tregtare dhe politike, si p.sh. ndërtuesi i Teatrit të Shkupit, një ndër ndërtuesit dhe financuesit e hekurudhës që lidhte Shkupin me Kosovën, sidomos në grykën e Kaçanikut, i vetmi këshilltar komunal shqiptar dhe katolik i Shkupit, themeluesi dhe financuesi i orkestrës frymore “Zani i Maleve”, e cila defilonte nëpër rrugët e Shkupit me rastin e çlirimit nga perandoria turko-otomane duke kënduar, duke vallëzuar për fitoren e madhe dhe çmimin e lartë të lirisë. 

Ai po ashtu ishte përkrahës i flaktë i luftës për liri dhe pavarësi nga sundimi shekullor turko-otoman, njeri që përkrahte shkollimin, arsimimin dhe qytetërimit fëmijëve të vet dhe të tjerëve, bamirës i rrallë dhe shumë i dalluar për të varfër, sidomos për Kishën Katolike dhe veprimtaritë e saj bamirëse. 

Këto veprimtari, veçmas mbrojtja e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Mbretërinë Serbo-kroato-sllovene ose Jugosllavinë e parë apo të vjetër, i pagoi edhe me jetë. 

Për ta falënderuar për ndihmën dhe përkrahjen e luftës për çlirim nga sundimi turko-otoman shekullor, ia edhe kujtimi i Lazrit për këtë ngjarje: “Më 28 Nëntor 1912, krerët e fiseve të Berishës, Logorecit, Palucajt dhe Naracajt, bashkë me të tjerët, u tubuan për të kremtuar pavarësinë e Shqipërisë. Aty ishte edhe Bajram Curri, patriot i njohur që luftonte kundër turkut, Hasan Prishtina, Sabri Qytezi dhe shumë të tjerë… Baba Kolë i ndihmonte patriotët materialisht, bisedonte me ta dhe u jepte këshilla dhe mendime. Ne kishim shumë fotografi të këtyre burrave. Im atë merrej shumë me politikë…[iii] 

Këtë pjesëmarrje të Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Sabri Qytezit dhe të tjerëve në festën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në familjen e Kolë Bojaxhiut, përpos Lazër Bojaxhiut, Lorenc Antonit, e dëshmojnë dhe vërtetojnë edhe shumë burime tjera, kryesisht gojore, kujtime personale dhe familjare nga Shkupi dhe Tirana. 

Pyetja kryesore që shtrohet nuk është më vërtetësia e kësaj ngjarjeje, por lidhjet dhe ndërlidhjet mes personaliteteve të spikatura patriotike dhe luftarake dhe familjes së Kolë Bojaxhiut. 

Ja, pra, disa shqyrtime dhe sqarime që na ndihmojnë për ta kuptuar më mirë dhe më saktë këtë lidhje dhe bashkëpunim. Pika e parë pa dyshim është kjo: Kolë Bojaxhiu ishte një atdhetar i madh dhe i devotshëm shqiptar dhe katolik, kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kultivimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, të shkollës shqipe, që ai e kishte përkrahur me mish e shpirt dhe e kishte financuar, sidomos atë pranë famullisë së “Zemrës së Krishtit” në Shkup. 

Sipas rrëfimit të mësueses tiranase Myzajen Mero, fqinje dhe mike e Drane dhe Age Bojaxhiut, e cila e kujton mirë tregimin e Dranes për helmimin e burrit të saj, Kolë Bojaxhiut për shkaqe të angazhimit të tij patriotik për çështje të lirisë së popullit shqiptar, për shkollën shqipe pranë kishës së “Zemrës së Krishtit”, të cilën e kishte themeluar dhe financuar në bashkëpunim me etërit jezuitë, me mësuesin e parë Ndue Vorfin. 

Bashkim Zajmi, mik i familjes Bojaxhiu në Tiranë, sidomos AvniZajmi, tregon se Drane dhe Age Bojaxhiu kishin dy dhoma dhe një kuzhinë dhe jetonin mjaft thjesht, por ishin shumë të përshpirtshme, sidomos “Nëna Loke” – Dranja. Avni Zajmi me shumë nderim ende ruan disa kujtime, ndër të cilat dallohet vepra e përshpirtshme “Katër Ungjijë” në përkthim të Kostantin Kristoforidhit, të botuar në vitin 1872, që nëna Drane shpesh e kishte në dorë, e lexonte, edhe më shumë në zemër. 

Po ashtu me kujdes ruhen edhe orenditë shtëpiake të asaj kohe dhe që ishin përdorur nga Drane dhe Age Bojaxhiu dhe të cilat i kishte vizituar me shumë ndjenja dhe përjetime të thella emocionale Nëna Tereze gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri në gusht të vitit 1989. [iv] 

Kolë Bojaxhiu, siç dihet, ishte mik i madh dhe bamirës i dalluar i Kishës Katolike në Shkup dhe më gjerë, sidomos i arqipeshkvit Lazër Mjedës dhe i jezuitëve në kishën “Zemra e Krishtit” në Shkup dhe rrethinë. Mu për këtë, shpeshherë ai ishte mysafir në shtëpinë e Kolë Bojaxhiut, në shenjë të nderimit dhe të falënderimit. 

Lazër Bojaxhiu tregonte kështu: “Arqipeshkvi, bashkë me priftin e famullisë, i thoshte shpesh: ‘Zoti ta shpërbleftë!’… Kur ishte në shtëpi ai shkonte shpesh në kishë, sidomos të dielave dhe ditëve të kremteve ai rregullisht shkonte në meshë. Në familje të gjithë luteshim bashkë përnatë… Imzot Lazër Mjeda shpesh thoshte: “Kolë Zoti të shpërbleftë ty dhe familjen tënde, në këtë dhe në atë jetë, për të gjitha që ke bërë për mua, për Kishën dhe popullin shqiptar”[v] 

Po ashtu kishte punuar dhe bashkëpunuar vazhdimisht me shumë patriotë shqiptarë në luftë për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar, sidomos të Shqipërisë, gjë kjo që i kushtoi edhe me jetë, sepse qe helmuar nga shovinistët serbë (sllavë) në Beograd. 

Porosia e fundit e Kolë Bojaxhiut dhënë bashkëshortes Dranës ishte një dëshmi e madhe e fesë dhe një siguri për jetën e pasosur, si dhe lëshimi i plotë i tij dhe i familjes në dorën e Zotit: “Mos ke mërzi, çdo gjë do të jetë në rregull. Çdo gjë është në duart e Zotit… Drane, të lutem, përkujdesu për fëmijët… Që prej sotit ata janë në duart e tua … dhe të Zotit…”.[vi] 

Kolë Bojaxhiu si ta kishte pasur një parandjenjën se së shpejti do të vdiste, do të vritej, dhe sipas dëshmisë së fqinjëve ku kishin jetuar në Tiranë “Nëna Loke” Drane Bojaxhiu dhe bija e saj Age Bojaxhiu, sidomos familjes së Avni Zajmit. 

Mësuesja Myzajen Mero thotë se Drane Boajaxhiu i kishte treguar disa herë për helmimin e burrit, Kolë Bojaxhiut, i cili ishte tregtar, ndërtimtar, patriot i dalluar, njeri shumë i pasur dhe tejet bujar, bamirës për të gjithë. Shi për këtë shpesh i thoshte Dranës kështu: “Fëmijtë kurrsesi nuk do t’mi lashë pa shkollë… Djalin Lazrin do ta përcjellësh në liceun e Korçës, kështu jam marrë vesh me disa miq të mij… Sabri Qyrtezi, miku i familjes e përcolli Lazër Boajxhiun në Korçë, ku e kreu shkollën e mesme, pastaj vijoi akademinë ushtarake në Grac të Austrisë dhe në Torino të Italisë… Më vonë erdhi në Tiranë për shërbim ushtarak” Edhe dy vajzat Agia dhe Gonxhja kishin vijuar shkollimin…”[vii] 

Dëshmi të ngjashme gjejmë edhe tek autorët tjerë që kanë shkruar mbi Nënën Tereze dhe familjen e saj. Vlerë të posaçme ka dëshmia e jezuitit belg atë Celestin Van Exem-it, shpirtërorit dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Nënës Tereze në Kalkutë, sidomos gjatë viteve të formimit të bashkësisë së re rregulltare “Misionaret e Dashurisë”. 

“I ati, Kolë Bojaxhiu, ishte sipërmarrës ndërtimi. Firma e tij ishte shumë e njohur dhe kishte ndërtuar teatrin e parë në Shkup. Ai ishte anëtar i këshillit bashkiak dhe fliste disa gjuhë… Atë Celestin Van Exemi, udhëheqësi shpirtëror i Nënë Terezës në ditët e para do të thoshte se ajo e përshkruante babain e vet si njeri zemërbardhë, i cili gjithmonë i ndihmonte të varfrit…”[viii] 

Dy mësuesit e parë në shkollën fillore pranë famullisë së “Zemrës së Krishtit” ishin Engjëll Nocaj nga Shkodra dhe më vonë edhe Ndue Vorfi. Ata ishin po ashtu mësimdhënësit dhe edukatorët e Gonxhe Bojaxhiut, sidomos për atdhedashuri, për gjuhën shqipe, historinë, traditën dhe kulturën shekullore kombëtare shqiptare. 

Këtë e vërteton dhe dëshmon edhe fotografia dhe mbishkrimi në dërrasën e zezë nga viti 1922, në të cilën shihet Gonxhe Bojaxhiu, e vetmja me libër në dorë, në të majtën e drejtorit të shkollës Ndue Vorfi, së bashku me atë Gaspër Zadrima, dhe shkrimi në dërrasën e zezë: “Shkolla fillore shqiptare katolike e Shkupit. Viti shkolluer 1922-1923” [ix] 

Ndue Vorfit, që ishte mësues në shkollën katolike në Shkup, me prejardhje nga Gjakova, mësimdhënës edhe i Gonxhe Bojaxhiut, kishte banuar me tërë familjen e tij në një nga shtëpitë që ishin pronë e Kolë Bojaxhiut në Shkup, së bashku me tre fëmijët: Zefin, Kolën dhe Marinë. 

Kjo edhe një herë dëshmon bujarinë dhe bamirësinë e familjes Kolë Bojaxhiu, si dhe pasurinë e madhe që kishte në Shkup, por edhe përkrahjen e tij që ia jepte shkollës, gjuhës dhe kulturës shqiptare. 

Si është“drama” e jetës, mos të them tragjedia. Familja e mësuesit NdueVorfi, për shkak të përndjekjeve sllave ndaj shqiptarëve, veçmas ndaj shkollës, gjuhës dhe intelektualëve shqiptarë, qe detyruar të shpërngulej në Tiranë, ku rishtas ishin së bashku me Dranën dhe Agen, të cilat i kishin pranuar në banim dhe strehim tek ato. Ja si shpërblehet e mira me të mirë, apo si vepron Prvania e Zotit dhe bamirësia e krishterë. 

Dhurata Preza – Zajmi, tregon se për 18 vjet, Drana dhe Agia kishin jetuar në familjen dhe shtëpinë e tyre dhe ishin shoqëruar dhe mishëruar aq sa, Agia e quante atë “qika apo bija ime”, dhe vërtet e donte dhe trajtonte si bijë të saj. 

Dhurata Preza – Zajmi tregon po ashtu se Agia për një kohë kishte punuar në Ministrinë e Kulturës Popullore, pastaj në ambasadën jugosllave, sepse përpos shqipes dhe serbishtes, fliste edhe gjuhën italishte, dhe disa gjuhë tjera. Pas prishjes së marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Rusisë, pra, edhe Shqipërisë e cila mbeti besnike me Rusinë, ajo ishte larguar nga kjo punë dhe ishte punësuar si spikere e Radio Tiranës. “Mirëpo e pezulluan nga puna për shkak të Nënës Tereze, diku në vitin 1957… Pastaj ka jetuar nga rrobaqepësia, mjaft thjeshtë, mos të them në varfëri, aty-këtu edhe nga ndonjë ndihmë që e merrte prej vëllaut Lazrit nga Italia. Pas vitit 1967, kur filloi përndjekja fetare, ishte shumë vështirë… Për festa të mëdhaja shtrohej sofra me 4 gota dhe pjata, për ‘Nënën Loke’, Agen, për mua dhe për Gonxhen… Kurrë ‘Nëna Loke’ nuk e hante tërë ushqimin, thoshte, duhet të lëmë diçka për engjëj dhe për të varfër… Ishte grua shumë e mirë dhe tejet e përshpirtshme.. Age Bojaxhiu ishte shumë inteligjente, jipte dhe merrte shumë dashuri…, nune e shumë fëmijëve, ndërmjetëse për shumë fejesa dhe martesa, organizatore e shumë takimeve dhe festimeve tona… Ishte rrobaqepëse e mirë dhe e njohur. Pas vdekjes së Nënës Loke ishte shumë e vetmuar dhe ditën e fejesëssime, pësoi infarkt dhe së shpejti vdiq” rrëfen Dhuara Preza – Zajmi. [x] /drita.info 

Shkruar nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë 

[i]Pjetër Përgjoka, Nëna Tereze. Frymëzimi për jetën dhe veprën, Shpresa, 2003, f.97). 

[ii]Arkivi i famullisë “Zoja Ndihmëtare”, Prizren, 23 janar 1880. 

[iii]Don Lush Gjergji, Nëna e Dashurisë, DRITA, 2010, f.41. 

[iv]Krh. Historia e familjes së Nënë Terezës, Speciale abc news, 2012. 

[v]Don Lush Gjergji, v. e cit.f. 43; 58. 

[vi]Lexo: Don Lush Gjergji, v. e cit. f. 43 

[vii]Krh. Historia e familjes së Nënë Terezës, Po aty. 

[viii]Nevin Kaula, Nënë Tereza, Shtëpia botuese “OMISCA” – “Afërdita”, 1998, f. 21. 

[ix]Don Lush Gjergji, Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë, Drita, 2010, f. 38 

[x]Krh. Historia e familjes së Nënë Terezës, Po aty. 

Nga Shqipëria ime e kësaj vere (1)

0

Shkruan: Bajram Sefaj

Për herë “të parë” në Tiranë!

(Një zymbyle përshtypjesh gjithfarëshe nga qëndrimi dyditor në kryeqytet!)

Fotografia e profilit tënd

Përnjëmend, pse gjithmonë ndodh kështu: ndonëse në Shqipëri nuk shkoj kurrë, por gjithmonë vi, së paku tri, katër, pesë a më shumë herë, brenda një viti, ardhja në Tiranë, përherë, s’është gjë tjetër pos e para herë për mua. Kështu ishte edhe kësaj radhe. Qëndrova atje vetëm dy ditë e dy net, radhazi. Si ngaherë, qëndrimi, me ngjau i shkurtër, që mund të matej me njësi më të imëta të kohës.

Nga Tirana e ditëve të fundit (26 -28) të muajit qershor, ky vit, kthehem me plot zymbylen, (thesin pa fund) sisë të mbushur përshtypje e mbresa të thella, thua se në Tiranën tonë të dashur, isha për herë të parë, siç thash jo njëherë!.

Ja regjistri i disa nga temat e evidencuara (të skicuara) me të cilat pretendoj të mbush bardhësinë e kësaj faqeje gazete: për herë të “parë” në Tiranë, Tirana pa zemër, Teatri po, teatri jo, Përmendorja e Eqrem Çabej, Ekspozita e Liliana Hoxhës…

Takime: me zonjën Luljetë, me Krenarin, me Kelin, me Dhimitrin, me Benin, me zonjën Brikena (që s’e pashë!), dy takime të dështuara me Mujo Buçpapajn.

Aty nis, aty mbaron!

Z. Muharremi (Kajolli) është, me orgjinë të largët, kosovar. Nga një katund afër Vitisë. Tash tiran’s zemërgjerë e fisnik.

Në kafenenë e tij, jo gjithaq të madhe, përherë aty fillon dhe aty mbaron, çdo aktivitet dhe kontakt me njerëzit e mi të cilët dua t’i shoh e takoj, për aq kohë sa kam në dispozicion gjatë qëndrimit në Tiranë e, përgjithësisht, në Shqipëri.

Ma thirrni këtë, ma thirrni atë… Telefoni zhurmon e cingëron pa ia nda…

Bash sikurse ngjanë në shitoren e Kaçurreles se tjetrit Muharrem (Qenës), kur klientët pos me karamelja, nga dyqani i saj dalin edhe me gjana tjera!

Para se të bie lidhje me akëcilin njeri timin a mik tjetër, me të cilin me lidhë diçka e veçante dhe e përbashkët, profesionale, më shpeshti, sime ngut dal t’i “prek” pikat e mia “nevralgjike” dhe të pakapërcyeshme e, aq të zakonshme për çdo vizitë, sado të shkurtër, Tiranës: Sheshin Skënderbe, TOB-in, Galerinë Kombëtare të Arteve, Teatrin Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare, nëpër pedalore e të Mileniumin 2…, mos helbete ka ndonjë të re nga andejpari.

Nga andej, gjithnjë i ndjekur nga një shi kërleshkan (kadaréan), larg ngrohtësisë së melodisë së preferuar “Shi binte në Tiranë”, kthehem paksa i zhgënjyer. Asnjë koncert, asnjë shfaqje teatri, asnjë shfaqje filmi

Sheshi Skënderbe, nuk është më zemra e Tiranës. Tirana, tash e një kohë bajagi të gjatë, nuk ka zemër!

Sheshi Skënderbe, ai i miri, i dashuri, i moçmi, emblema e dikurshme, aq dalluese, me aq veçori, e kryeqytetit tonë mbarëshqiptar, nuk “banon” më aty. Ai ka tretur. Ka humbur diku në të panjohur. Oh, me ka marrë malli për atë Shesh, dhe rrugët e tjera të Tiranës, ku nuk kam bërë asnjë marrëzi, (si Kadareja në rini!).

“Tirana pa zemër”, moti kohë m’u është tekur, të titulloj një shkrim, plot nostalgji e gjëmë, kushtuar këtij Sheshi të vjedhur, të masakruar dhe të çoroditur, tashmë!

Me doli edhe me keq seç parandieja.

Sheshin Skënderbe e kishte marrë pusi krejt. Në kuptimin metaforik edhe në atë real, bazik e praktik të fjalës. Për pasojë të betonimit tij, katin përdheses të Bibliotekës Kombëtare e kishte vërshuar uji, duke i lagur e dëmtuar fort mbi 12 mijë libra botime të tjera të rëndësishme, të cilët, sipas deklaratave të autoritete gjegjëse të Bibliotekës, ja tek tereshin dhe thaheshin me Fen, aparat me të cilin femrat i thajnë flokët!

Dua të pyes, zëshëm e publikisht të shtroj pyetje: cilët janë sajuesit mëkatarë të këtij projekti të keq dhe për çfarë qëllimesh e bënë këtë vepër bizare e skandaloze, me shpenzime shumëmilionëshe! As që më bënë të marr merak e të trokas në portën e kryebashkiakut, as në dyert e ndonjë kryethati tjetër në Tiranë e t’ia bëj një pyetje të vetme: pse u derdhën e shkuan huq gjithë ata lekë, pse u bë gjithë ajo zhurmë e potere në mas-media tona për kurrgjë send. Të lëvizë e kërcej sa andej, sa këndej, përmendorja e Skënderbeut mbi kalë, ose, si përngjasim fantazme, krijohet përshtypja mashtruese ndoshta, pasi që nën patkonjtë e kalit dhe poshtë shpatës vezulluese të sertë të Skënderbeut, kishin mbirë rrasa gurësh të mermerit, të blera kush e di ku e kushedi sa të shtrenjta!

Me një fjalë, Sheshin (tonë) Skënderbe në Tiranë e kishte marrë pusi krejt ishte shndërruar në një panagjyr provincial me stola shumë dhe ekrane (të mëdhenj) në çdo anë. A thua, mor zot, sa lekë (pare) e mund duhet investuar që Sheshi të kthehet në gjendje të mëparshme autentike. “Të çohet dada në kamë e të bahet qysh a kanë”, siç ia thonë fjalës, këndej nga krahu ynë!

Teatri po, teatri jo! Bash sikurse në poemën “город да, город нет”, të poetit rus, tash të ndjerë, Evgenij Jevtusheko, edhe kjo puna e Teatrit Kombëtar në Tiranë u zvarrit tej mase, pa pikë arsyeje, në shikim të parë, sa që ndjellin brohoritjen në yrnek të poemës “Teatri po, teatri jo”. Ekspertët e thanë të tyren: ndërtesa e tanishme e këtij Teatri është plakë e rrëzbitur, praqet rrezik permanent, prandaj duhet rrënuar atë e, në vend të saj të ndërtohet një ndërtesë e re, e moderne Teatri çfarë Tirana e sotme e meriton, e ka hak. Këtu duhej të përfundonte çdo debat. Duhej që aktorëve të moçëm nostalgjikë tu mbyllej goja dhe të përfillej kërkesa e tyre e fundit dhe më këmbëngulëse që ndërtesa e re të ndërtohet pikërisht aty ku është ndërtesa e tashme, dhe e pat, puna. Ishte fare e panevojshme që ky “problem” të ngjitej deri në Kuvendin e Shqipërisë që, më në fund t’i jepej drita jeshile lejes që në vend të së vjetrës të ndërtohet ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar në Tiranë. U krye!

TOB-i – Teatri i Operës dhe i Baletit, sikur mos të ishte fare. Ia ka marrë pahinë dhe ia ka zënë frymën, rinovimi dhe modernizimi i Sheshit Skënderbe. Megjithatë e lumja Tirana që e ka TOB-in e saj. Mjerë Prishtina që nuk e ka fare. As që, në ketë çast dihet se kur do ta ketë. Për momentin projekti (a projektet) e këtij objekti të rëndësisë jetike kulturore flenë në sirtarët e kush e di kujt. Cilës Ministri në kalim.

Galeria Kombëtare e Arteve – Ec e bjeri në fije se ç’po ngjanë atje. Prandaj nuk sjell nga andej asnjë të re, pos së njohurës dhe të mirëpritjes risi se drejtori aktual i këtij institucioni është, një krijues i mirënjohur nga Kosova. Një kudër kompetent dhe të zotin, nga Shqipëria e duam edhe na në Prishtinë. Një drejtor të mirë e të vyeshëm për drejtor të Teatrit të përgjithshëm Kombëtar të Kosovës, bie fjala.

Pse jo!

(vijon)