Kreu Blog Faqe 1269

Lufta apo politika! Cila para tjetrës?!

0

Adem Breznica  

“Lufta është vazhdim i politikës me mjete të dhunës”, frazë kjo e njohur qysh prej kohërave të moçme. Ajo është një nga mjetet për realizimin e synimeve, ambicieve, politikave. E politikat janë të shumëllojshme, nga më të ndryshmet. Por dominon ajo ekonomike. Jo vetëm tash, por gjatë gjithë historisë njerëzore kështu ka qenë. Qysh kur filloi ndarja, uzurpimi i pronës, i rrjedhës së ujit në shoqëritë e para bujqësore. Madje edhe më përpara. Ndërkohë që ndiqej e qëllohej preja, qëlloheshin edhe gjahtarët nga një grup tjetër me më pak fat në gjah. Si në rastin e parë, si në të dytin, konflikti shpërthente pasi pala tjetër refuzohej në pronë dhe gjah. Pra, dështonte politika e fillonte lufta. Dhe ngadhënjyesit fitonin çdo gjë, e dështuesit humbnin çdo gjë, duke përshirë dhe lirinë, nëse shpëtonin nga vdekja e nuk arrinin të arratiseshin. Kështu filloi ndarja e shoqërisë në klasa: të nënshtruarit dhe nënshtruesit; skllevërit dhe skllavopronarët. Për pasoj lindi shteti. Duket se shteti lindi nga lufta. Por nuk është kështu. Sepse luftë kishte edhe në kohën e gjahut, pra bujqësisë, por shtet nuk kishte. Dhe shteti lindi në shoqëritë agrare, kur nevoja për të punuar dhe ujitur tokën, për të korrur e mbledhur të mbjellat i detyroi njerëzit në organizim kolektiv. Ky organizim ishte shteti i parë për njerëzit e barabartë. Ndërkaq ndarja e shoqërisë në klasa erdhi si pasojë e mosmarrëveshjes që shpërtheu për ndarjen e tokës më të mirë bujqësore dhe rrjedhës më të favorshme të lumit. Kjo degjeneroi në luftë e cila përfundonte me fitues e të humbur. Për t’ua falur jetën humbësve, fituesit u ofruan atyre paqen e nënshtrimit në skllevër. E për kujdesin ndaj skllevërve lindi nevoja që ish-bujqit fitues të merrnin rolin e rojeve dhe drejtuesve të skllevërve në punët e rënda bujqësore. Kështu lindi trupa e armatosur-ushtria, si një nga organizmat më të hershëm shtetëror, u përsosën armët, shteti u zgjerua dhe institucionet u shumuan. Ama ushtria nuk ishte institucioni i parë i shtetit, dhe nuk u krijua ekskluzivisht për të bërë luftëra. Në fakt ajo u krijua për të ruajtur paqën e kthyer në fund të një konflikti që lindi kalimthi nga mosmarrëveshja…
Mirë! T’i kthehemi thelbit të temës, ndërmjet luftës dhe politikës.
Ka shumë mjete për të ardhur deri tek qëllimi i kërkuar, por lufta është e fundit. E fundit si opsion. Jo si zgjidhje. Sepse zgjidhja çdo herë ka përfunduar me politikë. Është fjala për zgjidhjet e sukseshme, afatgjata. Jo ato të dështuarat.
Kur dështojnë fjalët, kur dështojnë bisedimet, kur dështojnë marrëveshjet, kur dështon diplomacia, atëherë përdoren armët, fillon dhuna. Pra, shpërthen lufta.
Në secilin rast, të drejtë apo të kamufluar, kërkohen arsyetime në përdorimin e dhunës, në fillimin e konfliktit. Dhe kështu lufta çdo herë mbetet opsioni i fundit. Por jo krejt i fundit.
Vërtetë disa pështjellime kërkojnë shpatën si opsion të vetëm zgjidhjeje, si rasti i Nyjës së Gordianit. Dhe hapen dyert e botës. Dhe festohet në shfrenim, vetëm në tryezë, pa e pasur të mundurin përballë. Ama përfundon i helmuar, fitoret marrin arratinë dhe trofetë bëhen pikë e pesë. Po! Edhe nëse bëhet fjalë për Aleksandrin; edhe nëse bëhet fjalë për mbretin; edhe nëse është në pyetje perandori.
Atëherë!
A mund të arrihen synimet pa luftë? Po, munden!
A mund të arrihen synimet (përfundimtare) pa diplomaci, pa politikë? Jo pra, nuk munden!
A mund të bëhet lufta e mos të arrihen qëllimet? Po, mundet!
A mund të bëhet politikë e të mos arrihen qëllimet? Po, sigurisht se mundet!
Duken të gjitha relative. Dhe në fakt ashtu janë. Sidomos në kohën moderne. Ama ndërthurjet nuk janë pa rol. Sidomos renditja ka shumë rëndësi.
Dhe opsioni i politikës del se është vija e parë më e qëlluara e një fronti për fitore, e një dronti për fron. E duhet t’i paraprijë në të gjitha rastet luftes. Qoftë edhe duke e shmangur këtë të fundit. Ndërsa lufta nuk guxon t’i paraprijë politikes. Të paktën si rregull, jo si përjashtim.
Sa luftëra janë bërë, të mëdha e të vogla, të shkurtra e të gjata, të grupeve të mëdha kundër atyre të vogla e të papërfillshme, por që kanë dështuar në rastet finale, pikërisht për mungesë të diplomacisë e politikës! Madje fitoret kanë ndërruar kah e rrjedhë, ashtu sikundër dhe humbjet!
Sigurisht se mund të arrihen qëllimet pa luftë. Mund të arrihen qëllimet edhe me luftë. Por s’mund të ketë luftë të sukseshme pa politikë.
Historia ka regjistruar pambarimisht luftëra të fituara që kanë përfunduar me humbje. Kjo përkthehet me “beteja të fituara e luftëra të humbura”. Siç shihet, lufta përkufizohet në një kuptim të ngushtë: “betejë”. Ndërkaq lufta e vërtetë merr konotacion të gjerë: “diplomaci”, “politikë”.
Beteja bëhen edhe në tavolinë. Sepse të gjitha luftërat, herdokur, përfundojnë në tavolinë. Madje beteja shumë të ashpra. Por të gjitha për të arritur në fundin e konfliktit, në përfundimin e luftës, në arritjen e marrëveshjes, në zgjidhjen diplomatike, në paqen politike.
Të gjitha luftërat përfundojnë në tavolinë, diplomaci, politikë, paqe. Edhe status quot kanë këtë renditje e përfundim. Pavarësisht se në to mund të ketë lëvizje e kthesa, para e prapa. Edhe ato fundin e kanë politik.
Dhe betejat, në terren e tavolinë, përdoren vetëm sa për të zënë vend më të mirë zigzaket politike. Fillon me politikë dhe mbyllet me politikë. Jo me luftë. Lufta nuk është opsioni i parë, por duket se nuk mbetet as i fundit. I ndërmjetmi po!
Pra, luftërat janë pauza politike për të arritur qëllime po ashtu politike. Dhe jo e kundërta. Politika kurrë nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë pushim e çlodhje ndërmjet luftërave.

Prandaj, në rastin e aktualitetit tonë, nuk është e drejtë të thuhet e pretendohet se “këta që e kapën pushkën e çliruam Kosovën”, ndërsa “ata që e kishin lapsin nuk bën gjë”. Pa sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar dhe pa diplomacinë e hollë, lufta do të dështonte dhe çlirimi, liria e pavarësia e Kosovës nuk do të vinin kurrë. Në të gjitha luftërat, para kësaj të fundit, përballë armikut jo edhe shumë të fuqishëm, kemi pasur ushtarë e dëshmorë më të shumtë. Madje, në proporcion me numrin e banorëve për kohën, shumë fish më të shumtë. Ndërkaq, në luftën e fundit, pavarësisht se kemi pasur një armik shumë fish më të fuqishëm, numri i ushtarëve dhe i dëshmorëve ka qenë më i vogël. Në rastin e parë, kemi arritu pak. Në rastin e dytë, kemi arritur konsiderueshëm. Madje shumë konsiderueshëm. Kjo, sepse në rastin e parë diplomacinë e kishim thuajse zero. Ndërkaq, në rastin e dytë diplomacinë e kishim në kulminacion, dhe pararoje të luftës. Madje, në nivel dukshëm më të lartë se sa tash kur po flasim e po shkruajmë për të.
Pra, fillimisht e përfundimisht politikë, dhe eventualisht luftë. Po! Edhe ndonjë pauzë të atykëtushme për rend, ligj, drejtësi, shtet e sovranitet, sa herë që ta ketë kërkuar nevoja për paqe.  

  • Autori është profesor i historisë .  

Durendal (1905) / Kritikë për librin “Ese për gjuhët natyrore dhe gjuhët artificiale” të Pyrrhus Bardylit (Faik Konicës)

Faik Konica (1875 – 1942)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Gusht 2022

Revista katolike e artit dhe letërsisë “Durendal” ka botuar, me 1 janar 1905, në faqen n°443, një kritikë asokohe për librin e Pyrrhus Bardylit (Faik Konicës), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ese për gjuhët natyrore dhe gjuhët artificiale, nga Pyrrhus Bardyli. — (Bruksel, Kiessling.)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Disa janë të përhumbur nga shpikja e një gjuhe artificiale dhe universale që do të shërbente si një mjet intelektual për të gjithë botën : volapuk, esperanto, gjuha blu.

Dr. Colombo tani na ofron latinishten komerciale. Ai jep faturat e  makinave dhe verërave të shampanjës në një gjuhë krejtësisht qesharake dhe ekstravagante. Unë nuk mendoj se ai do të ketë sukses.

 1. Bardyli në librin e tij interesant studion jetën e gjuhëve natyrore dhe, duke treguar varfërinë e gjuhëve artificiale, dëshmon se nëse lind nevoja për një gjuhë universale, ajo do të formohet dalëngadalë, duke u brumosur mbi jetën, në të gjitha aspektet e saj.

 1. N.

* Aurenc Bebja, Francë. ) Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/durendal-1905-kritike-per-librin-ese-per-gjuhet-natyrore-dhe-gjuhet-artificiale-te-pyrrhus-bardylit-faik-konices/.

Nisi lufta “arnaute” për “çështjen e shamisë”, simbolikën më të qartë të shovenizmit panislamik

0

Me këtë popull kanë zënë të tallen edhe ata që e theksojnë zëshëm që nuk kanë prejardhje etnike shqiptare … Me naivët dhe popullin që po e lënë të prapambetur kulturalisht, tallet gjithkush, se mendja e prapambetur e meriton talljen e përbuzjen!

Për fat të keq …!

Marin Sopi, Drenas

Ultimatumi prej 45 ditësh që i është dhënë MASHT-it për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për ndalimin e bartjes së shamisë për minorenet në shkolla tregon seriozitetin e situatës dhe dëshmon se si bëhet ligji në Kosovë. Kërcënimi se kjo kërkesë do realizohet edhe me mjete tjera është sinjali më i mirë për autoritetet shkollore dhe gjithë shoqërinë tonë se çfarë drejtimi kemi marrë.
Kushtetuta me kalimin e kohës do zëvendësohet me Sheriatin, sepse ajo përqindja absolute do “të drejtat” e veta.
Kan være et bilde av en eller flere personer

Teksti në vijim është i portalit www.drini.us

Shih videon:

Kërkohet anulimi i Udhëzuesit Administrativ që ndalon shaminë në shkolla – YouTube

Disa mendime të redaksisë së Drinit për të ashtuquajturen “çështja e shamisë”

Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.(Kushtetuta e Republikës së Kosovës , të cilën nuk e respektojnë “udhëheqësit tanë!”).

Po kush të pyet kur në krye të shtetit të Kosovës , të formuar kryesisht me ndihmën e ndërkombëtarëve (SHBA etj), që nga paslufta erdhën personat që pajtohen edhe me  shkatërrimin dhe asimilimin kombëtar, për hirë të votave të mjera elektorale.

Kjo pra është fatkeqësia e këtij populli që urrehet prej udhëheqësve të ashtuquajtur vendës, për hirë të agjendave armiqësore turko-serbe për kombzhbërjen shqiptare.

Kjo është fatkeqësia e popullit që e pati kryeministër e president edhe Hashim Thaçin, Isa Mustafën e të gjithë të tjerët me rend, deri tek Albin Kurti.

Shihne videon për të parë se si Albin Kurti iu premton e çka iu premton panislamistëve, këtyre armiqëve më të mëdhenj të popullit europian Shqiptar?! …

Gjithçka është e qartë për secilin Shqiptar e Shqiptare, me përjashtim të atyre që ende mendojnë se janë në ëndërr e nuk është duke ndodhur asgjë përrreth tyre.

“Kopili arnaut” është rritur e bërë burrë dhe ai tash po kërkon të drejta shtesë për tu identifikuar plotësisht me vëllezërit e tij turko-arabo-islamik.

Për hirë të identifikimit me miletin/umetin panislamik dhe për dëshirat serbo ruse, për zhbërjen e kombit shqiptar.

Shqiptar e Shqiptare: Zgjohuni sa më parë e mos prisni që t’ju zgjoj trimi i ndotur arabo-islamik, për ç’gjë po iu paralajmëron me ngulm e pandërpre “Këngëtari Arab”, ai “shahir” që e sollën për ti argëtuar “arnautët” e për t’ua plasur zemrën Shqiptarëve. Shqiptarët , për fat të keq, ende vazhdojnë të jetojnë në mëdyshje e të përgjumur duke mos e ditur ende se çka është duke iu ndodhur.

Shqiptarët nuk arrijnë ende ti kuptojnë dredhitë e islamistëve politikë, imamëve “modern” dhe islamistëve të futur dinakërisht e me ndihmën e “udhëheqësve tanë” në institucionet e kombit shqiptar, të cilët po i kërcënojnë themelet e shtetit të ri e të brishtë të Kosovës, duke u thirrur në “të drejtat e liritë njerëzore” dhe duke gënjyer për “shembullin e SHBA-ve” për të ashtuquajturën “çështjen e shamisë”.

Në fund duhet thënë qartë se mosreagimi i femrës shqiptare ndaj mësymjeve të demave Musliman nga radhët e BIK-ut, imamëve, islamistëve politik dhe deputetëve antishqiptar-islamik, të cilët tashmë ia nisën të luftojnë “për të drejtat” e fëmijëve dhe për “çështjen e shamisë” për vajzat nën moshën 18 vjeçare, eshtë për analizë të thellë, psiokologjike e të tjera.

Pse heshtë femra shqiptare…?

Pse Femra Shqiptare me heshtjen e saj i lejon “Burrat Musliman” që të hapin të ashtuquajturen “çështjen e shamisë”, simbolikën më të qartë identifikuese të islamit botëror, panislamizmit pra të këtij shevenizmi religjioz të pashembullt?

Pse i lejojnë tereqët (demat Musliman) që të flasin në emër të tyre e “për të drejtat e tyre”?

Pse nuk reagojnë shqiptarët në përgjithësi, në mënyrë që t’ua bëjnë hapur të qartë antishqiptarëve islamik se beteja e tyre është duke u zhvilluar në një vend të huaj dhe se ata po flasin “brenda” një populli që si përkasin…?

Pse nuk u thuhet se të jesh Shqiptar e Shqiptare (pavarësisht se cilin besim religjioz e praktikon, apo se praktikon asnjë) , është tjetërgjë, e të jesh Musliman me M të madhe, është Anti-Shqiptarizëm që duhet luftuar pamëshirshëm prej Shqiptarëve deri në zhbërjen e tij përfundimtare.

Pa mëshirë …Pa pardon!

Nuk është lehtë për ta kuptuar se çka janë duke pritur Shqiptarët e Shqiptaret?

A mos po presim që ne të zhbëhemi si komb sherri i poshtërsive antishqiptare të udhëheqësve “tanë” që bashkëpunojnë me agjendat antishqiptare panislamike e serbo-ruse të islamit botëror?

Që po u shërbejnë me aq përulje e përkushtim robi agjendave të islamit botëror, sidomos atyre që përputhen me qëllimet e synimet shqiptarzhbërëse turko-serbo-ruse?

***

Deklarohet edhe Bashkësia Islame e Kosovës, pasi e hapi paraprakisht “çështjen e shamisë” përmes imamëve dhe islamistëve të saj politik, të futur nëpër institucionet e shtetit laik të Kosovës!

  • Ajo kërkon nga Ministria e Arsimit dhe nga kryeministri Albin Kurti, që të lejohet bartja e shamisë në shkolla.

Përmes një postimi në Facebook, BIK-u, thekson se duhet lejuar bartja e shamisë sepse moslejimi i saj është diskriminues.

“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet nga BIK-t.

Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë. Mirëpo, kjo kërkesë e kamotshme e BIK-ut nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”.

ps!

  • Titulli është i portalit www.drini.us

Simboli i Al-Kaedës është thyer. Edhe një herë, një organizatë terroriste e fragmentuar qëndron pa një udhëheqës të qartë.

0

Bota. Vrasja e liderit të Al-Qaida-s

Ayman al-Zawahiri akuzohet se është truri i sulmeve të 11 shtatorit. Kjo është ajo që një ekspert i Al-Qaida-s mendon se është gabim.

Ayman al-Zawahiri (majtas) mori përsipër udhëheqjen e Al-Qaida-s kur Osama bin Laden (djathtas) u vra në vitin 2011. Tash edhe Zawahirit iu mor jeta. Foto është nga Afganistani në vitin 1998. Foto: Mazhar Ali Khan, AP/NTB

Arkitekti kryesor prapa 11 shtatorit. Dora e djathtë e Bin Ladenit. Krye-ideologu i Al-Kaedës.

Ajman al-Zawahiri ka fituar një reputacion famëkeq. Xho Bajden tha të hënën se kreu i Al-Kaedës për vite ishte “truri pas sulmeve ndaj amerikanëve.” Ai ishte “thellësisht i përfshirë” në planifikimin e sulmit terrorist të 11 shtatorit, sipas presidentit të SHBA.

Tani Bajden ishte më në fund në gjendje të njoftonte se Zavahiri ishte hequr nga fusha. Vdekja e tij ishte “një humbje shumë vendimtare” për Al-Kaedën.

Anne Likuski është një kërkuese e lartë në Institutin Norvegjez të Kërkimit të Mbrojtjes (FFI) dhe ka shkruar një libër mbi Al-Kaedën në Afganistan. Tani ajo po bën një libër për Zavahirin. Ajo beson se udhëheqësi i terrorit kishte një rol shumë më të vogël se sa pretendojnë shumë, duke përfshirë Bajden.

Ajo beson se Al-Kaeda nuk është gjithashtu një kërcënim i madh terrorist ndërkombëtar, veçanërisht tani që Zavahiri ka vdekur.

“Unë nuk shoh se kush do ta udhëheqë al-Kaedën më tej tani.

Roli më simbolik
Likiski ka studjuar dokumentet e brendshme të Al-Kaedës nga periudha pas 11 shtatorit. Midis tyre janë memot e 2002 të Osama bin Ladenit që trajtojnë planifikimin e sulmit terrorist. Këtu, ish-kreu i Al-Kaedës përmend tre vetë që thuhet se kanë qenë qendrorë në planifikim.

Zavahiri nuk përmendet, sipas Likuskit.

Ajo gjithashtu i referohet amerikanit Peter Bergen, një nga pak gazetarët perëndimorë që iu dha mundësia të intervistonte bin Ladenin. As ai nuk beson se Zavahiri luajti një rol të rëndësishëm në Al-Kaedën.

“Ai nuk doli të ishte një udhëheqës shumë kompetent i Al-Kaedës,” i tha Bergen CNN.

Megjithatë, ai beson se Zavahiri po bëhej më i shquar dhe kjo është arsyeja pse ai u vra tani.

Osama bin Laden (majtas) me këshilltarin e tij të atëhershëm Ajman al-Zavahiri gjatë një interviste me gazetarin pakistanez Hamid Mir në nëntor 2001. Intervista u krye pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Fotografi: Hamid Mir, Agimi i Përditshëm nëpërmjet Reuters/NTB

Zavahiri nuk u bashkua zyrtarisht me Al Kaedën deri më 2001, disa muaj përpara 11 shtatorit, tha Likiski. Para kësaj, ai udhëhoqi organizatën e tij, Xhihadi Islamik Egjiptian.

“Qëllimi i tij ishte së pari të luftonte për revolucion në atdheun e tij. Ky ishte një qëllim tek i cili ai besonte edhe pasi u bashkua me Al-Kaedën,” tha Likuski.

Roli i Zawahirit në organizatë ishte kryesisht simbolik, beson ajo.

“Kur ai u bashkua, ishte e rëndësishme për bin Ladenin që Al-Kaeda të shfaqej si një organizatë ndërkombëtare. Ai donte të lidhej me grupe të tjera, nën një ombrellë të përbashkët. Zavahiri ishte një nga ata që në të vërtetë ishte i gatshëm për të lidhur veten me të.

Pas vitit 2001, Zawahirit iu dha roli i propagandistit. Sipas Likuskit, ai u bë fytyra e Al-Kaedës, veçanërisht gjatë periudhës në të cilën bin Laden jetonte i fshehur.

Kur bin Laden u vra në vitin 2011, Zawahiri mori udhëheqjen.

“Ai ishte udhëheqësi zyrtar, por ai nuk ishte aq karizmatik dhe nuk kishte mbështetje aq të gjerë sa bin Ladeni,” thotë Likuski.

Anne Likuski është një studiuese e lartë në Institutin Norvegjez të Kërkimeve të Mbrojtjes. Ajo ka shkruar librin “Al-Kaeda në Afganistan” dhe tani po punon mbi një libër rreth Ajman al-Zavahiri. Foto: Christian Tandberg / FFI

Merr pasardhës të mundshëm
Zavahiri ja doli ta çojë Al-Kaedën përpara si një markë, vë në dukje Likuski. Por më së shumti në një nivel lokal e rajonal, thekson ajo.

“Ai nuk ishte në gjendje të organizonte një tjetër sulm të madh terrorist kundër Perëndimit,” thotë ajo.

Atje ku bin Ladeni donte një 11 shtator të ri, Zavahiri nuk kishte aq besim të fortë në nevojën për të sulmuar Shtetet e Bashkuara. Ai ishte më i shqetësuar me mbështetjen e revolucioneve në vendet muslimane, sipas Likuskit.

Çfarë është Al-Kaeda pa Zavahirin?

Jo shumë, sipas studjuesit të FFI. Ajo beson se ka pak trashëgimtarë të mundshëm për 71-vjeçaren. Të gjithë kandidatët janë vrarë. Një mundësi, thekson ajo, është Saif al-Adel. Ekziston gjithashtu një mundësi që Charles lister i Institutit të Lindjes së Mesme të theksojë.

Adel është një ish oficer në ushtrinë egjiptiane dhe një veteran i Al-Kaedës. Në vitet e fundit, ai thuhet se ka jetuar në Iran.

Kjo e bën atë një kandidat problematik, sipas Lister. Të paktën tre anëtarë të Al-Kaedës thuhet se kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e udhëzimeve që vijnë nga al-Adel, shkruan ai.

Ayman al-Zawahiri udhëhoqi organizatën e tij, Xhihadin Islamik Egjiptian, përpara se të lidhej me Al-Kaedën më 2001. Studjuesja e FFI-së Ane Liski beson se ai nuk luajti rol të madh në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Foto: AP Photo/NTB

Kërcënim i vogël terrorist ndërkombëtar
E ardhmja e al-Kaedës është tashmë kryesisht e paracaktuar, sipas Lister. Ai beson se grupet lokale të xhihadit kanë shumë më tepër gjasa të kenë sukses sesa ato globale.

Likuski voton brenda. Ajo beson se al-Kaeda në praktikë nuk ekziston më si një organizatë terroriste ndërkombëtare. Në sytë e saj, grupi nuk është një kërcënim i madh terrorist.

Nuk kanë qenë që kur u vra Bin Ladeni. Por në konfliktet rajonale, është përdorur emri i Al-Kaedës, një zhvillim që Zavahiri e ka kërkuar dhe nxitur.

Me vdekjen e Zavahirit, do të jetë edhe më e vështirë për Al-Kaedën të ndërtojë ndërkombëtarisht, beson Likuski.

“Kjo do të varet në se ka ndonjë fantazmë nga e kaluara,” thotë ajo.

Me këtë, ajo do të thotë udhëheqës të vjetër, njerëz me përvojë të gjatë në Al-Kaeda, shpesh me një marrëdhënie historike me bin Ladenin. Që tani, ajo nuk e sheh se kush do ta çojë grupin përpara.

Brynjar Lia, nga ana tjetër, beson se Al-Kaeda ka treguar një aftësi për t’u kthyer. Ai është profesor i studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin e Oslos dhe ka studjuar grupet militante islamiste për disa vjet.

“Është një organizatë shumë e ashpër dhe e vjetër për një grup terrorist. Ata priren të mbijetojnë vetëm disa vjet, por Al-Kaeda ka qenë rrotull që nga 1988,” tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se organizata i ka drejtuar përpjekjet e saj drejt një niveli më lokal.

“Strategjia e ndërtimit të departamenteve dhe mjediseve lokale nga simpatizantët ka qenë relativisht e suksesshme.

Grupi militant al-Shabaab është i lidhur me Al-Qaida-n dhe synon të ngrejë një shtet fondamentalist islamik në Somali. Ekspertët besojnë se Al-Qaida është dobësuar në një nivel ndërkombëtar, por ja ka dalë të ndërtojë ndarje lokale e rajonale. Foto: Feisal Omar, Reuters/NTB

A ka pasur sukses lufta kundër terrorit?
Si po, ashtu edhe jo, beson Likuski. Ajo beson se Al-Kaeda ka qenë e dobët që nga 2001, pas pushtimit të Afganistanit. Pastaj talibanët u përmbysën dhe kampet e stërvitjes së Al-Kaidës u shkatërruan.

“Që atëhere, ata nuk kanë qenë kurrë në gjendje të ngrihen si një organizatë terroriste ndërkombëtare,” thotë Likuski.

Në të njëjtën kohë, ajo beson se lufta kundër terrorit ka kontribuar që Al-Kaeda të ketë një jetë më të gjatë se ç’duhej të kishin. Ajo e përshkruan pushtimin e Irakut më 2003 si “një paketë dhuratash” për Osama bin Laden.

“Kjo shpuri në një rilindje të Al-Kaedës, e cila atëhere arriti të bëjë një emër në Irak. Al-Kaeda në Irak më vonë u bë IS.

Likuski thekson se ata që formuan ISIS kishin qenë në burgjet amerikane në Irak. Njëri prej tyre ishte Ebu Bekri el-Bagdadi, i cili në vitin 2014 deklaroi krijimin e kalifatit islam.

ISIS mori përsipër për Al-Kaedën si kërcënimin e madh terrorist. Brinjar Lia beson gjithashtu se Al-Kaeda është vetëm “një grup i vogël me pak ndikim.” Por kjo është në qoftë se sheh vetëm organizatën rreth udhëheqjes qendrore,” theksoi ai.

“Ka shumë pak veprime që mund t’i atribuohen asaj pjese të Al-Kaedës. Por në qoftë se përfshini të gjitha departamentet rajonale që kanë bërë një betim ndaj Al-Kaedës, kjo është një aleancë e madhe dhe ende e fuqishme e organizatave terroriste,” tha ai.

Aftenposten

Kur abstragimi teorik i vendoset përbri reales

0

Shkruan: ABD Grid S. Rroji

[Recension i librit “Rikthimi i Gjeopolitikës” nga Dr. Sadri Ramabaja]

Një ndër problemet më të rëndësishme të studimeve shqiptare është përshtatja e agjendës kombëtariste dhe avancimi i saj në kushte të caktuara të ndryshuara historike. Shpesh argumentet nuk mbajnë parasysh ndryshimet gjeopolitike dhe ndikimin që ato kanë mbi problemin shqiptar. Libri i fundit i Dr. Sadri Ramabaja “Rikthimi i Gjeopolitikës” është një analizë tejet e vlefshme, e cila kontribuon ndjeshëm për avancimin teorik të studimeve gjeostrategjike shqiptare në kushtet e ndryshuara të përplasjes midis fuqive të mëdha që janë shtrirë edhe në Ballkan. Kjo përmbledhje është e argumentuar me qartësi të thellë ideologjike dhe teorike, e dokumentuar bollshëm, dhe cek me cilësi të qartë profesionale problemet politike të të gjitha trevave ku shqiptarët janë të organizuar në bashkësi politike në kohën e tanishme.

Dr. Ramabaja përfaqëson ato grupime intelektualësh kombëtarë disa prej të cilëve “kanë lënë rininë e vet nëpër burgjet jugosllave, për një ideal të vetëm: Shqipërinë e bashkuar, sot krahas kësaj, kanë ideal funksionalizimin e Republikës së dytë dhe krijimin e shtetit të së drejtës, si parakushte për të kontirbuuar në krijimin e Republikës së Iliridës nesër dhe bashkimin e tyre në një Federatë Shqiptare në një të ardhme të afërt” (Ramabaja, 2022, fq.30). Ai renditet si një nga politologët më të arrirë të traditës së mendimit politik kombëtar shqiptar e cila ka nxjerrë mendimtarë dhe eseistë si Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Enis Sulstarova, Arbër Zaimi, Ambasador Shaban Murati dhe të tjerë. Kjo shkollë mendimi politik e sheh kombin si barazuesin e madh shoqëror dhe mëton të krijojë struktura institucionale të llojit social-demokrat të cilat i sheh si të domosdoshme për mbarëvajtjen e shoqërisë shqiptare.

Kjo përmbledhje studimore ku janë përmbledhur, risistematizuar dhe plotësuar disa shkrime të botuara në organe të medias dhe revista profesionale, është produkt i dhjetëra viteve eksperiencë në fushën e studimeve kombëtare shqiptare dhe përfaqëson një analizë autoritative të çështjeve dhe problematikës që përshkojnë hapësirën politike shqiptare aktualisht.

Argumenti qendror i librit është se shqiptarët duhet ta drejtojnë veprimin e tyre politik në të gjitha shtetet ku sot ka komunitete politike të shqiptarëve, përfshirë këtu edhe diasporën, për të mbërritur objektivin madhor të bashkimit kombëtar nëpërmjet krijimit të kushteve për një federatë shqiptare. Kjo federatë duhet të bazohet në nji ideologji kombëtariste duke pranuar kushtëzimet ideologjike liberal-progresive që imponon Evropa e bashkuar. Kjo sintezë, thotë autori arrihet nëse “Federata Shqiptare duhet shikuar si faktor koheziv në procesin e rikthimit të plotë të kombit në shtratin e tij autokton të selitjes së ndërgjegjes nacionale në frymën e qytetërimit perendimor.” (Ramabaja, 2022, fq.30).

Si duhet të vihet në jetë kjo sintezë? Politologjia na mëson se teorizimi është një proçes mendor më tepër se sa një akt fizik apo eveniment kohor, e megjithatë mbetet i lidhur ngushtësisht me praktikën e politikës. Siç thotë Prof. Stefani Lloson e Universitetit të Mekuejri në Kanada “abstragimi teorik i duhet vendosur përbri reales dhe jo të pozicioniohet në kontradiktë të saj”1. Interesat e një kombi pra duhen parë nga këndvështrimi i të mundshmes, përveçse nga pikëvështrimi i ideales.

Siç shprehet vetë autori “shqiptarët përderisa kanë pjesë të Atdheut nën pushtim klasik, përderisa me Serbinë vazhdojnë të jenë në gjendje lufte të pa deklaruar … pozicioni prej vasali u është imponuar, ndërkaq pretendimet dhe gjakimet e ligjshme që ta ngrejnë këtë nivel raportesh në pozitat e partneritetit varen shumë nga qeveritë e dy Republikave tona, nga gadishmëria e këtyre qeverive që këtë partneritet ta shohin në dritën e interesave tona nacionale, gjithnjë duke marrë në konsideratë edhe interesat gjeopolitike të SHBA-ve.” (Ramabaja, 2022, fq.8). Federata shqiptare sipas këtij argumenti do të ishte zgjidhja e duhur për shqiptarët për shkak se bashkon aspiratat shekullore për bashkim kombëtar me ato më të rishta të integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas Ramabajës këto aspirata pasqyrohen edhe nga përparësitë që kanë përzgjedhur paritë përkatëse të shteteve shqiptare: “Elita jonë, ajo kulturore e politike e krijuar kryesisht në Perendim (fillimisht në Itali, Austri, Francë e gjetkë) dhe së fundmi në Gjermani, në Angli, në SHBA etj., në përputhje me sistemin e vlerave autentike, ishte gjithashtu në harmoni të plotë me vetëdijen dhe formimin e brendshëm familjar e nacional, të selitura mbi tabanin autokton.” (Ramabaja, 2022, fq.33).

Dhe këtu hyn nevoja e kuptimit të duhur të ndryshimeve të rëndësishme gjeopolitike që po kalon bota. Dr. Ramabaja argumenton se ndryshimi i situatës gjeostrategjike përbën një mundësi për shqiptarët në rajonin e Ballkanit Perëndimor e më gjerë. Kjo është një mundësi që duhet t’a përqafojnë paritë kombëtare për të realizuar një projekt afatgjatë politik në kuadrin e BE-së, por me mbështetjen e SHBA-ve. Konflikti gjeostrategjik ka krijuar nevojën për t’ju “përgjigjur qartë dhe pa ekuivoke, me vendime konkrete që përshpejtojnë integrimin e dy Republikave tona…ashtu si edhe me masa të reja, e në koordinim të plotë me Tiranën dhe Prishtinën do të duhet të reagonte edhe blloku politik shqiptar në Maqedoni.” (Ramabaja, 2022, fq.17). Autori paraqet disa masa konkrete të politikave të shteteve shqiptare si: heqjen e doganave, krijimin e një tregu të përbashkët shqiptar, integrimin e sistemeve arsimore dhe shëndetësore, përbashkimin valutor dhe hartimin e një strategjie mbrojtëse të përbashkët. Këto politika autori i parasheh në afatin e gjatë edhe si përmbushëse të detyrimeve të shqiptarëve, (ku nënkupton jo vetëm shtetin shqiptar si anëtar i Aleancës, por edhe Kosovën si shtet de facto nën ombrellën e NATO-s) ndaj aleancës së Atlantikut tek e cila, sipas tij, bazohet sot strategjia e mbrojtjes dhe siguria e territoreve shqiptare.

Libri ju referohet realiteteve me të cilat përballemi. Autori evidenton me shumë qartësi, problemet dhe zgjidhjet alternative, si për shembull vullnetin panevropian për një zgjidhje pro-jugosllave në Ballkan vis-à-vis zgjidhjeve që do të pranoheshin nga bashkësitë politike shqiptare. Bie në sy se njëra nga arritjet më të thukëta të këtij libri studimor është pa dyshim cilësia e hollë e vëzhgimit, njohja teorike e rrethanave historike të shqiptarëve dhe kurajoja që tregon autori për të dhënë rrugëzgjidhje të vështira kombëtare në një terren gjeostrategjik sa vjen e më të pasigurtë e të pavolitshëm për shqiptarët. Autori e lidh këtë me pasigurinë që buron nga konflikti në Ukrainë, dhe roli i metëjshëm i Rusisë në Ballkan. Ramabaja nuk druhet të vejë gishtin mbi plagë duke evidentuar edhe dobësitë strukturore të shteteve të shqiptarëve, veçanërisht ndër paritë përkatëse të cilat duhet të përqafonin projektin e federatës, që edhe pse nuk dukej i realizueshëm deri pak më parë, në kushtet aktuale duket më i pranueshëm. Po ashtu, ky projekt kërkon një thellim më të madh në situatat e brendshme dhe një punë më të madhe sqaruese me strukturat brenda parive shqiptare të cilat do të ishin kundër një bashkimi të tillë. Megjithatë, përcjellja e argumentit, përveçse e shtron problemin në kontekstin e duhur për ne shqiptarët, kontribuon thelbësisht dhe qartësisht në vazhdimin e debatit mbi zgjidhjen e çështjes shqiptare e cila sot e kësaj dite mbetet e pazgjidhur në Evropën Jugperëndimore.

Libri ka një strukturë të qartë argumentative dhe është i ndërtuar në mënyrë që secili kapitull i jep përgjigje një problemi të përveçëm dhe shumë kompleks për shqiptarët. Të shtatë kapitujt ndjekin një linjë të qartë ideologjike, logjike dhe strukturore. Ndërsa ideja e Federatës Shqiptare nuk është risi, duke qenë se se Dr. Ramabaja ka botuar më herët librin përkatës dhe më tutje ka vazhduar të shkruajë analiza gjeo-strategjike në kuadër të Institutit Gjeopolitik Shqiptar (ISHGJ) me seli në Prishtinë, trajtimi që paraqitet në këtë libër paraqet interes të veçante për shkak se është më i plotësuar teorikisht dhe i përditësuar, duke analizuar edhe zhvillimet e fundit në Evropën Lindore e më gjerë.

Ndër çështjet themelore që paraqiten nga autori në këtë studim për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Ballkan, do veçoja tri syresh: 1) raportin e arealit shqiptar përballë politikave Serbe në veçanti, si për shembull projekti i “botës Serbe”, por edhe atyre të fuqive rajonale si Greqia dhe Turqia, i cili ceket në mënyra të ndryshme në kapitujt e parë, të dytë, dhe të tretë;
2) problemi i këndvështrimit Evropian për rajonin dhe zgjidhjet e preferuara nga fuqitë evropiane, në veçanti për sa i përket raporteve serbo-shqiptare, i cili shtjellohet në kapitullin e tretë, dhe pjesërisht në atë të pestë dhe të shtatë; dhe 3) konteksti dinamik gjeo-strategjik që përshkon të gjitha zgjidhjet e mundshme për shqiptarët në këtë fillim shekulli të XXI-të, i cili trajtohet në kapitujt e pestë, gjashtë dhe shtatë.

Për sa i përket çështjes së politikave të fqinjëve përkundrejt interesave shqiptare, njëri nga argumentat më të qarta të autorit është shtjellimi i projektit serb të sabotimit të çdo lloj mundësie në rrafshin diplomatik, politik dhe rajonal që Kosova të ketë një shtet funksional. Këto politika ravijëzohen nëpërmjet këmbënguljes së Serbisë për kushtëzime të bisedimeve dypalëshe dhe projektet paralele për integrim rajonal të diplomacisë Serbe. Ramabaja shpjegon shumë qartë pse Asosacioni i Komunave Serbe (Zajednica) dhe mungesa e vullnetit nga ana e Serbisë për një dialog midis të barabartësh, tregon se Serbia ka adoptuar një doktrinë afatgjatë të ngjashme me atë të adoptuar në Bosnjë dhe e cila çon në përfundimin logjik se, Serbia kërkon së paku të aneksojë Veriun e Kosovës dhe në afatin e gjatë, të minojë shtetin në Kosovë. Sipas Ramabajës “asociacioni rrjedhimisht mbetet si vetë nocioni “bota serbe” — një lloj fjalëkalimi strategjik i Beogradit drejt aneksimit të veriut të Kosovës dhe krijimit të të ashtuquajturës “Botë Serbe”. (Ramabaja, 2022, fq.25). Po ashtu, autori e trajton çështjen e Ballkanit të Hapur si një zgjatojcë e ideve serbe për supremaci në Ballkan, e cila gjen mbështetje në qarqet e Parisë së Tiranës, si alternativë ndaj politikave antikorrupsion të mbështetura nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe një ide e mbështetur nga interesa anti-shqiptare në rajon, përfshi këtu ato greke.

Duke shpjeguar situatën e shqiptarëve në Maqedoni, Ramabaja argumenton se në asnjë rast nuk mund të anashkalohet elementi etnik në zhvillimet politike të Maqedonisë dhe roli i shqiptarëve në atë shtet duhet të jetë pjesë e strategjisë kombëtare shqiptare të hartuar nga qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës.

Një vend të veçantë në këtë studim ze trajtimi i qasjeve të vendeve Evropiane, dhe ai i institucioneve të BE-së përkarshi interesave shqiptare dhe fuqive të mëdha, veçanërisht interesave amerikane. Dr. Ramabaja argumenton se institucionet e BE-se kanë paqartësi të mëdha në lidhje me Kosovën, ndërsa pasqyrojnë interesat e ndërthurura të shteteve anëtare të BE-së, të cilat nuk përputhen detyrimisht as ndërmjet vedi e as me agjendën amerikane në rajon. Sipas autorit, “këmbëngulja e vazhdueshme për terminologjinë që asocion “unitet” mes aleatëve euroatlantikë rreth epilogut të këtij dialogu, tregon qartë kompleksitetin dhe mosmarrëveshjet për të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve në BE, që mund të jenë, pas rastit të Ukrainës, fatale për të ardhmen e vetë Evropës. Këtë fakt, duket tashmë e ka të qartë sidomos Uashingtoni.” (Ramabaja, 2022, fq.26).

Duke ju referuar BE-së autori argumenton bindshëm se “mungesa e strategjisë së Brukselit për ta përfshirë më shpejt Evropën Juglindore (Ballkanin Perendimor, si e ka pagëzuar ndërkohë këtë dimension të gjerë gjeopolitikë), brenda BE-së, i ka lëshuar terren veprimi Moskës”. (Ramabaja, 2022, fq.28). Më tej, Ramabaja thekson se agjenda anti-korrupsion e SHBA-ve në Ballkan, lidhet drejtpërdrejt me interesat e Uashingtonit për të ruajtur sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe për të mos lejuar ndërhyrjen e zbatimin e agjendave alternative ruse apo turke në rajon.

Njëri nga aspektet më interesante të librit është trajtimi i situatës gjeostrategjike duke përfshirë rirreshtimin për shkak të luftës që nisi në Ukrainë, interesat e fuqive evropiane si Gjermania, Franca dhe Britania, por edhe ndikimin e këtyre interesave në qasjet e veçanta të këtyre shteteve dhe si pasojë edhe të BE-së për Ballkanin. Autori shpreh qartë qëndrimin e vet se, Ballkani është “sferë e interesit Perëndimor” dhe nxjerr në pah vendin kyç që ze rajoni në rirreshtimin gjeopolitik që po ndodh në dekadën e fundit. Njëherazi, Ramabaja denoncon ato që i quan “taktika të dështuara” të BE-së dhe dështimin e diplomacisë evropiano-perëndimore për t’ju avitur me qartësi veprimi situatave në Ballkan. Veçanërisht politika e integrimit europian, që po bëhet e zhbëhet si pëlhurë e Penelopës e shqetëson autorin : “Nëse krahas këtyre problemeve konceptuale e strukturore, shtojmë faktin se sistemi i dobët juridik, në masë i kapur nga oligokratët krejt ngjashëm me atë ekonomik e social tek vendet e Ballkanit Perendimor, që janë të papajtueshme me standardin e BE-së, perspektiva e Ballkanit Perendimor drejt BE-së duket më shumë si një përrallë e mirë.” (Ramabaja, 2022, fq.70).

Më tej, Ramabaja evidenton mungesën e vendosmërisë së politikave të BE-së në Ukrainë dhe duke e krahasuar me Ballkanin, vëren se “mungesa e agjendës evropiane” përbën një mangësi substanciale e cila nuk mund të tejkalohet me deklarata diplomatike standarte. Kësisoj, autori ngre alarmin se nëse lufta në Ukrainë ka rindezur tek disa shtete evropiane ato që ai i quan aleanca të vjetra, “natyrisht agjenda të kësaj natyre janë të destinuar të dështojnë, meqë ato, jo vetëm që nuk do të gjejnë mirëkuptimin e Berlinit zyrtar, por para së gjithash as të popujve, interesat e të cilëve vihen sërish në rrezik.” (Ramabaja, 2022, fq.90). Njëherazi, argumenti i Ramabajës evidenton qartë se “rikthimi tek Tuqididi” e risjell vëmendjen e Perëndimit drejt Ballkanit dhe ky është zhvillim pozitiv për shqiptarët.

Përplasja midis interesave të Perëndimit dhe aksit Ruso-Kinez ze vend të veçantë në trajtesën gjeostrategjike të Ramabajës. Autori e sheh këtë transformim të sistemit ndërkombëtar si një përplasje midis qytetërimeve me qasje demokratike të Perëndimit dhe atyre me prirje fashiste të Lindjes. Ky është një argument i cili meriton të trajtohet edhe më gjerësisht dhe autori me të drejtë ngre problemin se “në dy Republikat tona, fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite, pak kush çanë kokën lidhur me këto pyetje esenciale.” (Ramabaja, 2022, fq.216).

Duke përfunduar, “Rikthimi i Gjeostrategjisë” është një libër i cili ka vlera të pakundërshtueshme dhe besoj fort se do të zerë një vend të spikatur ndër studimet gjeostrategjike shqiptare. Si një studim që përmbledh një argument të dallueshëm dhe me tipare të qarta kombëtare, projekti i Federatës Shqiptare që paraqet Dr. Sadri Ramabaja është një kontribut i qartë dhe fort i vyeshëm për politologjinë shqiptare, çështjen kombëtare dhe për brezat e ardhshëm. Ky libër e shtjellon me shumë autoritet rrugën që duhet të ndiqet për të avancuar këtë projekt në kushtet aktuale të një përplasje gjeostrategjike që me siguri do të krijojë si probleme ashtu edhe mundësi për shqiptarët. Kjo është një mëritë e madhe që sugieron se ky libër duhet të merret në konsideratë nga vendimmarrësit në kryeqytetet e shteteve ku jetojnë shqiptarët.

_____________________

1 Theories of International Relations: Contending Approaches to World Politics by Stephanie Lawson. Cambridge: Polity, 2015, faqja 1.

Société des nations (1923) / Fjalimi i plotë i Mit’hat Frashërit në Lidhjen e Kombeve (Dokumenti)

Portret i Mit’hat Frashërit në Paris (1920). – © Auguste Léon – Albert Kahn Collection

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Gusht 2022

“Société des nations” ka botuar, me 1 janar 1923, në faqet n°46 – 47, fjalimin e mbajtur asokohe nga atdhetari, shkrimtari, diplomati dhe politikani i shquar shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, në selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zoti President. — Fjalën e ka z. Frashëri, Delegat i Parë i Shqipërisë.

  1. Midhat Frashëri (Shqipëri). – Zoti President, zonja dhe zotërinj, po ngjitem në foltore për të përmbushur një detyrë. Unë vij t’i jap llogari Shoqërisë së madhe për mirënjohjen e vendit të vogël që kam nderin ta përfaqësoj dhe që në fakt e konsideroj të lidhur me Lidhjen e Kombeve nëpërmjet lidhjeve të njohjes.

Shqipëria, zotërinj, mund të quhet ndrikull e Lidhjes së Kombeve. Ishte Lidhja e Kombeve që e ndihmoi në rilindjen e saj, e pranoi në mesin e saj dhe i mundësoi të vendoste marrëdhënie diplomatike me shtetet e tjera. Rruga që i kishte hapur Lidhja e Kombeve ishte më e lehtë më vonë, pasi ky kumbar, ose më mirë kjo kumbarë, nuk pushoi së interesuari për shtetin e vogël.

Që atëherë – mund ta pohoj këtë pa frikë se të përgënjeshtrohet – Shqipëria ka bërë çdo përpjekje për të merituar përkushtimin e Lidhjes së Kombeve. Gjendja e brendshme e saj është përmirësuar gjithnjë e më shumë, marrëdhëniet me fqinjët kanë hyrë në një fazë normale; Marrëdhëniet diplomatike janë vendosur dhe rruga që ajo duhet të kalojë i është lehtësuar kështu.

Edhe pse një nga kombet më të rinj që ka hyrë në Lidhjen e Kombeve, Shqipëria është një nga vendet më demokratike për nga kushtetuta dhe administrata e saj. Këtu mund të dëshmoj se idetë e përfaqësuara nga Lidhja e Kombeve gjejnë te shqiptarët partizanët më të bindur. Nuk janë vetëm parimet, por është pikërisht ideali që përfaqëson kjo Shoqëri, është kjo vëllazëri, ky solidaritet midis popujve që ne vijmë të konfirmojmë çdo vit këtu përsëri, të cilët gjejnë ndër shqiptarët më të bindurit.

Unë i përkas një rajoni të Evropës që ka vuajtur shumë, ndoshta ai që ka vuajtur më shumë gjatë dy dekadave të fundit.

Është ky rajon i Evropës që kishte më shumë nevojë për paqe, pajtim dhe harmoni midis elementëve të ndryshëm të tij. Popujt ballkanikë kanë filluar të kuptojnë se ka vetëm një mënyrë për të arritur prosperitetin, vetëm një mënyrë për të shkëputur zakonet e këqija të së kaluarës, sipas të cilave çdo popull përtej kufirit konsiderohej armik. Ata tashmë e kuptojnë se një solidaritet interesash të përbashkëta, materiale dhe ekonomike, madje edhe morale e intelektuale, duhet t’i bashkojë popujt dhe jo t’i ndajë ata.

Kjo ide e popujve ballkanikë mbështetet fuqishëm nga ndikimi i qeverive të tyre përkatëse. Besoj se jam interpretuesi besnik i kësaj ndjenje kur them se perspektiva e një lufte, natyrisht mjaft të largët, tmerron popujt e Ballkanit, që aspirojnë paqen. Megjithatë, të gjitha përpjekjet e tyre nuk mundën të çonin në një rezultat të shpejtë dhe të menjëhershëm.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ata përhapin një energji të madhe për këtë qëllim dhe atmosfera e Gjenevës, jo vetëm e këtij qyteti ku njerëzit vijnë për të shijuar lirinë fetare dhe politike, por edhe atmosferën e kësaj Shoqërie të madhe ku ne vijmë çdo vit për të rizhytur veten në idetë e vëllazërisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit, kontribuon shumë në këtë. Kjo atmosferë e dobishme kontribuon në masë të madhe në përmirësimin e marrëdhënieve që theksohet dita-ditës.

Mirëpo, a mjafton të kufizohemi vetëm në ardhjen këtu për t’u mbushur me frymë në atmosferën e Lidhjes së Kombeve, apo nuk është ende e nevojshme të mbështesim përpjekjet e lindura nga nevojat imperative të vendeve të Ballkanit ? Dje, delegati i shquar i Greqisë foli për punën e mirë të një delegati të Lidhjes së Kombeve, i cili aktualisht kryeson zgjidhjen e vështirësive të vogla, të cilat, për fat të keq, ende ekzistojnë midis disa elementeve ballkanike.

Ky është një shembull i mirë që ilustron qartë punën e dobishme që Lidhja e Kombeve po kryen dhe do të vazhdojë të kryejë në të ardhmen. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e një delegati të caktuar nga Lidhja e Kombeve mund të arrijë më shumë në dy javë sesa tre vjet përpjekje të vetë popujve. Nëse shtetet ballkanike do t’i drejtoheshin Lidhjes së Kombeve, përfaqësuesit e së cilës shfaqin një frymë të madhe pavarësie dhe paanshmërie, çdo herë që do të lindte një vështirësi e vogël, për të kërkuar mbështetjen morale dhe ofiqet e mira mjaft të paanshme, ato do t’i bënin një shërbim çështjes së paqes.

Sigurisht, zona e rajonit të Ballkanit nuk është shumë e madhe, por idetë që mbretërojnë brenda Lidhjes së Kombeve janë të frymëzuara nga solidariteti i ngushtë që ekziston midis të gjitha vendeve, midis të gjitha rajoneve, të mëdha e të vogla. Kështu, të gjitha shtetet formojnë një tërësi, një trup harmonik. Sëmundja më e vogël, lëndimi më i padukshëm mund të prekë të gjithë trupin; po kështu vështirësitë e vogla, mosmarrëveshjet e vogla ndërmjet elementëve përbërës të një vendi apo rajoni mund të prekin të gjitha kombet.

Nëse hyj në këto konsiderata, është sepse duhet t’i jap llogari Lidhjes së Kombeve, si një shoqëri aksionerësh. Lidhja e Kombeve na ka investuar me kapital moral të destinuar të japë fryte. Ky kapital moral, në fakt, shpërblehet çdo vit e më shumë.

Progresi i arritur në një vend të vogël vetëm sa mund të rrisë numrin e mbështetësve të Shoqërisë sonë të madhe dhe të konsolidojë besimin që duhet të kemi në të ardhmen e saj dhe në shërbimet që ajo është thirrur të bëjë.

Të nderuar delegatë, Lidhja e Kombeve nuk lindi vetëm nga vullneti i pak njerëzve; nuk lindi vetëm nga një Pakt; përfaqëson, në sytë e popujve të vegjël që kanë filluar të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre, manifestimin e një ideali të ri, atë të vëllazërisë dhe mbi të gjitha të solidaritetit midis vendeve të ndryshme. (Duartrokitje.)

*Aurenc Bebja, Francë. ) Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/societe-des-nations-1923-fjalimi-i-plote-i-mit-hat-frasherit-ne-lidhjen-e-kombeve-dokumenti/.

Mesazh atyre që duan kufirin në Mitrovicë

Gazeta DIELLI / portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 2 Gusht 2022/ Mesazhi për ata që duan kufirin në Mitrovicë, i Gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në botimin e 30 Dhjetorit të Vitit 2008 të Pavarësisë e ndjohjeve ndërkombëtare të Kosovës, është aktual edhe tani pas 14 viteve, kur në veri të Kosovës nga grupe të organizuara serbe  – strukturat ilegale të Serbisë që janë bërë banda kriminale e agresive vendosen e zhvendosen barrikada dhe shkruhen e dëgjohen parulla “Këtu është Serbi”…

Ky ishte shkrimi i atëherë kryeredaktorit të Gazetës Rilindja, tani korrespondent në Kosovë i Gazëtës Dielli – organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra:

MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË

Behlul Jashari, Prishtinë

Në përfundim të Vitit Historik 2008 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe njohjes nga 53 shtete, dhe më të fuqishmet në botë, po presim gëzuar Vitin e Ri 2009 të pritjesë së anëtarësimit të shtetit tonë të ri në OKB dhe  të jubileut të 10-vjetorit të paqes e lirisë në Kosovë – të hyrjes së NATO-s, forcës më të madhe planetare.
Në Ditën e Lirisë e të Paqes, më 12 qershor 1999, kur NATO-ja hyri e nisi marshin fitimtar e çlirimtar në tokën e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve të tmerrshme e gjenocidit, nga kolona e tankeve të para, ku isha me ushtrinë e Aleancës Veriatlantike e gazetarë nga gjithë bota, atë mëngjes të gëzimit të madh shqiptar kemi qeshur me një grafit çmendie të shkruar nga forcat që po dëboheshin pas humbjes së luftës kundër lirisë, në një shpatull mali në Grykën e Kaçanikut: “Serbija do Tokio”.
Shkarravina, që përkthyer shqip thoshte “Serbija deri në Tokio” më rikujtoi grafitet “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna” dhe britmat “ikni përtej…” të atyre që me dhunën më të egër dëbuan më se një milion shqiptarë nga Kosova.
Ata me operacionin “patkoi” kishin dashur ta zhbënin Kosovën, që duke vrarë e dëbuar shqiptarët, duke ua djegur e rrënuar shtëpitë, qytetet e fshatrat, të zhvendosnin kufirin shqiptaro-serb edhe përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç e kishin zhvendosur para më shumë se një shekulli përgjakshëm nga Molla e Kuqe e kujtesës sonë historike.
Ata edhe më tej duan t’ua vënë flakën kufijve të Kosovës si në 19 shkurtin e 2008-tës në veri, duan të copëtojnë hartën e vendit që deshën ta zhbëjnë me gjenocid dhe tokëdjegie.

Ata edhe më tej shohin ëndrra të pamundshme, tash më 9 dhjetor 2008, kur në ditën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën, në veri të urës mbi limin Ibër në Mitrovicë pashë grafitin që përkthyer shqip thoshte “këtu është Serbi”.
Por, edhe ata të gjithë do ta kuptojnë, shumë prej tyre e kanë kuptuar, se ka ikur përgjithmonë koha e pretendimeve dhe e ëndrrave të këqija kundër Kosovës, se Kosova është shtet.
Le të jetë 2009-ta edhe viti i vetëdijësimit e besimit edhe të asaj pjese të vogël të shtetasve të Kosovës që janë kundër këtij shteti, se Kosova është edhe shtëpia e atdheu i tyre, i lirisë, paqes, mirëqenies, prosperitetit e garancive për të gjithë, i demokracisë, standardeve dhe ecjes drejt integrimeve euroatlantike.
Le të jetë 2009-ta viti i vetëdijësimit përfundimtar edhe të fqinjit tonë verior që ka mbetur i vetmi fqinj kundër shtetit të Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të vendosur e të garantuar edhe ndërkombëtarisht dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik.
Shtet që rrezaton paqe, stabilitet  e demokraci dhe që i ofron fqinjësi të mirë e bashkëpunim edhe shtetit nga i cili pret edhe kërkimfaljen për krimet e gjenocidin.

Grafitet, pretendimet e ëndrrat e këqija “Serbia deri në Tokio”, “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, “Kufiri në mes të Mitrovicës” e të tjera si këto e të kohëve që shkaktuan edhe tragjedi njerëzore le të mbesin përmendore të marrëzisë e të shkuarës, apo më mirë sikur të ishte e mundur le t’i fshijë përgjithmonë e bardha dëborë e dimrit që do të shkrijë derisa shkojmë drejt Vitit të Ri 2009 e pranverës së re, drejt kohëve të mira që vijnë për të gjithë.

Gëzuar!

(RILINDJA, 30 Dhjetor 2008)

Dialogu Kosovë-Serbi në rrezik, minishengeni ballkanik sjell konflikt rajonal, bashkëpunimi ekonomik mes shteteve shqiptare, në ngërç 

0

Shkruan: Eneida Jaçaj 

Dialogu Kosovë-Serbi, marrëveshje e cila u dakordësua në Uashington, më 4 shtator të vitit 2020, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, duket se është kthyer 23 vite mbrapa në kohë. Sulmet në Veri të Kosovës tregojnë edhe një herë se Serbia nuk është e gatshme të përmbushë pikat e marrëveshjes, e cila do të sillte siguri dhe stabilitet në rajon, dhe, gjithashtu, nuk do të pengonte as integrimin e dy shteteve në Bashkimin Europian, OKB dhe NATO. Siç është bërë e ditur, serbët në Veri të Kosovës, më 31 korrik, vendosën në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës, që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. SHBA dhe BE, dy garantet e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ndërmjetësuan dialogun me shumë pika, për të çuar në bashkëpunim ekonomik dy shtetet, duke hedhur pas konfliktet dhe mosmarrëveshjet e kohëve të vjetra, e më pas, dialogu të konkretizohej edhe me njohjen e Kosovës, nga Serbia.  

Por, dialogu Kosovë-Serbi, në këto dy vite, ka kaluar nëpër sulme dhe akuza të dyanshme, se asnjëra nga palët nuk është e gatshme që të shkohet në një kompromis të përbashkët. E gjitha kjo është një lojë dhe farsë e Serbisë, e cila, jo vetëm që nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjen bilaterale, që do të sillte një përfitim të madh për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, por nuk ka ndërmend ta njohë juridikisht as Pavarësinë e Kosovës. Për Pavarësinë e Kosovës dhanë jetën dhe gjakun djem të rinj, që u shuan në lule të rinisë për liri, ndërsa Serbia duhet të japë llogari për të gjitha ato masakra mbi popullsinë e pafajshme të Kosovës. Për të gjitha krimet serbe ndaj popullsisë kosovare, duhet të mbahet një gjyq si ai i Nurembergut, për krimet e nazizmit, ku të gjithë ata që janë fajtorë për genocidin ndaj popullit të Kosovës, të japin llogari. Sulmet e Serbisë ndaj Veriut të Kosovës marrin spunto edhe nga lufta e Carit të Kremlinit ndaj Ukrainës, ku Rusia është deklaruar gjithmonë në krah të Serbisë. Pas sulmit në Kosovë, Rusia ka deklaruar mbështetjen e saj të plotë për Serbinë, duke këmbëngulur se të drejtat e serbëve duhet të respektohen. Megjithatë, Serbia e ka të qartë mësimin se NATO do të ndërhyjë brenda 24 orësh nëse i shpall sërish luftë Kosovës, ashtu siç veproi 23 vite më parë 

Minishengeni ballkanik 

“Ballkani i Hapur” apo i ashtuquajturi minishengeni ballkanik, është një tjetër çështje që i shton akoma më shumë shkëndija zjarrit, duke mbajtur të ndezur konfliktin në Ballkan. Kryeministri Edi Rama është shumë i ftohtë ndaj mosmarrëveshjeve apo sulmeve që vinë nga Serbia në drejtim të Qeverisë së Kosovës, pasi nuk dëshiron të cënojë marrëveshjen me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiç, për Ballkanin e Hapur. Në këto kushte ku gjendet Ballkani, minishengeni nuk do të mund të realizohet, projekt i cili favorizon Serbinë, por edhe Rusinë, aleaten e saj shpirtërore, por edhe vendet e tjera fqinje. Dua të rikujtoj për fakte se, kryeministri Edi Rama së bashku me kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë së Veriut arritën në Ohër, në vitin 2019, një marrëveshje për projektin e minishengenit ballkanik, i cili konsiston në lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Projekti ka për qëllim bashkëpunimin rajonal meqenëse Bashkimi Europian po vonon integrimin. Kosova nuk u përfshi në këtë marrëveshje mes vendeve të rajonit, u la në hije, pasi Serbia por edhe Bosnja-Hervegovina nuk e njohin Kosovën, dhe nuk mund të ketë projekt kur shtetet janë në konflikt me njëri-tjetrin.  

Kështu, Serbisë nuk i intereson njohja e Kosovës, ndërsa Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë të gatshme të realizohet ky projekt. Por bashkëpunim ekonomik rajonal pa Kosovën, nuk mund të ketë. Një projekt i tillë, me Serbinë në mes, duhet të rishikohet nga ekspertë të ekonomisë botërore, pasi, me shumë gjasa, më shumë do të shtojë konfliktin në Ballkanin Perëndimor sesa do të rregullojë punë. Si mund të bëhet pjesë e një marrëveshje të tillë Serbia, e cila është përgjegjëse për disa masakra e genocide ndaj popullit të Kosovës dhe ende nuk e njeh si shtet të pavarur?! Si mund të bëhet pjesë e një marrëveshje të tillë Serbia, e cila është aleate me simotrën e saj Rusinë, e cila po kryhen të njëjta krime ndaj Ukrainës?! Dihet që Serbia me anë të këtij projekti synon të dalë në det; ky është një pretendim i saj që në kohën kur Austro-Hungaria ia prishi planet. Nga kjo do të përfitonte edhe Rusia, e cila prej kohësh e ka dëshiruar zgjerimin dhe ndikimin e saj në Ballkan, për arsye të përfitimit ekonomik, gjë që do të sillte edhe reagimin e SHBA, e cila është faktori dhe shteti me superfuqinë më të madhe në botë. 

Bashkëpunimi ekonomik me Kosovën 

Shqipërisë dhe Kosovës do t’u interesonte më shumë një bashkëpunim ekonomik rajonal me njëra-tjetrën, sesa projekti i minishengenit ballkanik. Nga Ballkani i Hapur do të përfitonin vetëm vendet fqinje, pasi Shqipëria eksporton vetëm lëndën e parë, pra është një shtet që nuk prodhon, i cili do të bëhej treg mallrash në favor të shteteve të tjera. Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, duhet të zotohen dhe ta marrin seriozisht bashkëpunimin ekonomik, për t’u fuqizuar mes vetes, dhe jo të fuqizojnë të tjerët. Që kur u investua në Rrugën e Kombit, u pa se kjo do të ndikonte në progresin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Që nga viti 2014, kur Shqipëria dhe Kosova zhvilluan mbledhjen e parë të përbashkët, ku u nënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi ekonomik, Shqipëria dhe Kosova janë përballur me konflikte dhe barriera tregtare.  

Paradoksi është se kemi të bëjmë me dy shtete shqiptare. Në vend që të thellohet bashkëpunimi ekonomik, në mënyrë që të mos përfitojnë fqinjët nga mosmarrëveshjet, por të zhvillohemi aq sa mundemi në aspektin ekonomik me njëri-tjetrin, tregojmë edhe njëherë se nuk jemi të aftë të shkojmë mirë mes vetes. Këtu më vinë në mendje fjalët e të madhit Faik Konica: Heshtni, shtrohuni, bashkohuni! Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit”.

Shpresojmë që dy shtetet shqiptare të reflektojnë, dhe të bashkëpunojnë mes vetes! 

Bikaj përgëzon Rezolutën për gjenocid në Pivë dhe Velikë, fton Nimanbegun të propozoj një Rezolutë për njohjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Plavë e Guci dhe Tivar

0

Në foto: Albert Bikaj

Dje Parlamenti i Malit të Zi miratoi Rezolutën për njohjën e gjenocidit në Pivë dhe Velikë – krim ky i kryer nga divizionet naziste SS përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rezolutën në fjalë e propozoi Aleksa Becic i Demokratëve të Malit të Zi.

Në lidhje me këtë në rrjetet sociale ka reaguar politologu Albert Bikaj, anëtarë i Alternativës Shqiptare, i cili ka përgëzuar votimin e Rezolutës për dënimin e gjenocidit ndaj civilëve malazias dhe serb.

Bikaj ka shprehur se krimet duhet dënuar, ‘pavarësisht bazave etnike, religjioze, apo racore’, pasi që ato janë shkelje e rëndë e dinjitetit të njeriut. Më tej ai ka theksuar se: ‘krimet dhe gjenocidet nuk guxojnë të instrumentalizohën politikisht, të dënohën në mënyrë selektive për të ushqyer narrativat e ndryshme nacionaliste’, dhe se ‘tashmë është koha që të dënohën edhe krimet ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe myslimanëve në Plavë dhe Guci (1913), po ashtu edhe gjenocidi në Tivarë (1945).’

Për këtë Bikaj ka ftuar përfaqësuesit e popujve pakica në parlamentin e Malit të Zi, veçanërisht përfaqësuesin shqiptarë Genci Nimanbegu të propozojë një Rezolutë për njohjën e masakrës dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe myslimanëve në Mal të Zi.

Bikaj u shreh se qytetarët e Malit të Zi, sidoms brezat e rinjë, duhët të mesojnë më shumë mbi të kaluarën e errët dhe krimet e kryera pa dallim, kjo si mënyra më e mirë për luftimin e ideologjive totalitare (si shovinizmi nacionalist, nazizmi, fashizmi dhe komunizmi) të cilat janë shkaktare dhe nxitëse të krimeve të rënda kundër njerëzimit.

Ai ka përfunduar se pa ballafaqim me të kaluarën, pa dënimin e krimeve dhe ideologjive totalitare,  nuk mund të ketë të ardhme të ndritur, paqe as harmoni.

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të Albert Bikaj:

“Më vjen mirë që u votua Rezoluta për gjenocidin në Piva dhe Velicë. Krimet, pavarësisht bazave etnike, fetare, racore, duhet të dënohen publikisht nga të gjithë ne! Jeta dhe dinjiteti i njeriut, pa dallim, është e shenjtë dhe e pacënueshme! Krimet dhe gjenocidet nuk guxojnë të instrumentalizohën politikisht, të dënohë në mënyrë selektive për të ushqyer narrativat e ndryshme nacionaliste. Prandaj mendoj se është koha që parlamenti malazias të votojë Rezolutat për masakrën në Plavë e Guci (1913), si dhe për gjenocidin në Tivarë (1945). Ftoj përfaqësuesit e pakicave, veçanërisht përfaqësuesin shqiptarë në parlamentin malazias, z.Genci Nimanbegu, të propozojë një rezolutë për të dënuar krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe myslimanëve.

Fqinjët tanë, veçanërisht brezi i ri, duhet të njohin të vërtetën: të kaluarën e errët dhe krimet – të cilat janë pasojë e ideologjive totalitare si shovinizmi, nazizmi, fashizmi dhe komunizmi. Kjo, natyrisht, pavarësisht prejardhjes etnike apo fetare të viktimave. Dënimi i totalitarizmit dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzorë është detyrë morale për secilin prej nesh. Vetëm me ballafaqim me të kaluarën dhe dënimin e krimeve mund të krijohet një e ardhme e sigurtë, me paqe dhe harmoni.” 

/MALESIA.ORG/

Dënim për vrasje që nuk egziston

Shkruan  Nafi  Çegrani  

Dromca  jete  

 (Dënimi në Gjykatën e Qarkut të Zenicës i vitit 1981, një padrejtësi e tmershme dhe e shëmtuar që vazhdon prej vitesh dhe me pasoja tejet të rënda për mua dhe familjen time…!) 

…Ky tekst është i shkruar  në gjuhën angleze. maqedone, boshnjake dhe kroate, ( i përkthyer edhe në gjuhën shqipe) për ta njohur opinionin  më të gjërë me të vërtetën, sepse në shkrimet e mia, ankesat dhe kërkesat në gjykatë etj. autoritetet gjyqësore të BeH-së dhe Maqedonisë, përmenden emra të personave  sipas veprimeve të tyre antinjerëzore dhe shkelje të ligjit, në varësi të qëndrimit dhe sjelljes së tyre jo të drejtë ose në mënyrë rigoroze dhe hakmarrëse, që janë pjestarë të nacionalitetit maqedonas, serbë, kroatë, boshnjakë dhe disa shqiptarë që kanë shërbyer si vegla të ndryshkura në ato Shërbime dhe organe të drejtësisë apo gjyqësorit, si të ishin njerëz të djallit me forcat e errësirës në  kohën e viteve të shembura të komunizmit, kur mua më akuzuan me shpifje e dallavere, duke më dënuar për krim që unë nuk e kam bërë. Natyrisht, këta nga Maqedonia ishin në bashkëpunim të ngushtë dhe si bashkëmendimtarë me homologët e tyre nga Bugojno dhe Zenica, si njerëz që keqpërdorën autorizimet e tyre dhe krijonin taborin e nëntokës kriminale dhe keqbërës në vitin 1981. si Ante Bernada, Fikret Bradariq, Bodul Nikica, disa nga OJO si Xhumaludin Mutapqiq, Mensur Hoxhiq, gjyqtari Tihomir Baboviq, Suleiman Kapetanoviq, pastaj gjyqtari Ante Varunek nga Gjykata e Lartë e BiH, një njeri pa rrënjë dhe një copë ndërgjegje, i pa shpirt si gjykatës, montuan një “çështje” me urdhër dhe plan sekret të UDB-së dhe Sigurimeve të tjera ushtarake e civile të Jugosllavisë në atë kohë kur për mua po ngrihej shumë zhurmë e pluhur! Sepse ata ishin me funksione të larta në poste shtetërore si Branko Mikuliqi, Raif Dizdareviqi, Stane Dolanc, Jovica Stanishiq, Mirko Bunevski, nga SSUP Beograd, pastaj disa si Varoshlia si sekretar republikan i RSVR – SRM, Nikola Ilievski, Dushko Trajkovski, Sllobodan Stankobiq, Hitsen Musliu, Sejdali Saliu, Haki Fejzulai ( këta tre të fundit si minj më të vegjël të UDB-së, por që bënin sherr), Evzi Memeti si komandant i Milicisë së Maqedonisë dhe njeriu që firmosi deportimin tim në birucat e Bosnjës, me qëllime primitive, si të çmendurit e këqij, më rrëmbyen. dhe më çuan në kazamatën famkeqe të  Zenicës, më akuzuan me akuza e deklarata të rreme, më dënuan me vdekje- pushkatim , që të mos kthehesha i gjallë! 

Shteti (nëse është SHTET LIGJOR) është i detyruar të mbrojë të drejtat, integritetin dhe lirinë e njeriut, qytetarit që ai të jetojë me dinjitet…! 

 ( Ëshë e kuptueshme se një person i cili punon në Shërbimet sekrete të një vendi dhe ka shumë sekrete prej tij në kokë (si unë që në vitet e para të rinisë sime kam punuar në SDB), është e natyrshme edhe përplasja ime në konflikt me personalitete të caktuara të ndonjë klani apo persona të nëntokës, për të cilët operativ i mirë – shqiptar do të ishte vetëm ai që është antishqiptar dhe që di vetëm të persekutojë popullin e tij, sipas shembullit të Evzi Memetit nga Likova, Bexhet Bexhetit nga fshati Zajas, Saqip Kolari nga Dibra, Haki Faizuli dhe Hisen Musliu të dy nga fshati. Dobridol, Nazmi Musliu nga fshati. Pirok, Refet Baftiari nga fshati. Nerashte i Tetovës, Rauf Qazimi nga fshati Mateqe Kumanovë e kështu me radhë.  

… Për vite të tëra më ndoqi një furtunë dhe përndjekje politike në vitet e mia të reja dhe unë, thellësisht i ofenduar nga një trajtim i tillë i padrejtë, u ndoqa dhe u persekutova në mënyrë sistematike dhe të fshehtë, si një person i rrezikshëm që jepte të fuqishmit, të cilët ishin SHTETI  mbi shtetin, ose në ndonjë mënyrë tjetër ua kam turbulluar ujin!  

Pas kthimit tim në Jugosllavi, i arrestuar në vjeshtën e vitit 1981, i torturuar nëpër burgje të ndryshme dhe i dënuar pa asnjë faj, as nuk kam qenë autor i ndonjë kr. vepër. 

Epo, është një URDHËR sekret, një plan dhe konspiracion  i UDB-së dhe KOS-it të Jugosllavisë së atëhershme komuniste të cilët me vite kishin përgatit ndaj meje dhe për njollosjen time, sepse ( me daljen në shesh të një korespondence që kam pas me kryetarin e organizatësLidhja e VardaritAlinafi Hoxhën në Marsej të Francës) paskshëm qenë person i papërshtatshëm në rradhët e Shërbimit inteligjent e quajtur UDB…) 

*** 

Dimçe Belovski ishte ambasador i RSFJ-së në Uashington, ai dinte për emigrimin tim në SHBA, ndërsa Mito Lambevski, i cili në atë kohë ishte konsull i gjeneral në Nju Jork, kur i thashë se po kthehesha në Shkup, ai u vrenjos dhe si po të donte të më thoshte: “Mos u kthe!” Burri ndoshta e dinte tashmë se çfarë më priste dhe çfarë po më përgatitej. Në një situatë ai më paralajmëroi të mos kthehesha në Jugosllavi nëse nuk kisha ndonjë nevojë urgjentetë domosdoshme. As që mund ta imagjinoja se çfarë fatkeqësie mund të më ndodhte nga mbrapa dhe në fakt ishte rezultat i një gabimi të madh dhe naivitetit tim që besoja në atë sistem të Titos dhe si i tillë komunist, ose as vetë Tito nuk dinte gjithçka për veprimet dhe çfarë ndodhëte mes krerëve të KQ SKJ ose nga klani i Branko Mamulës, Stane Dolancit, Zdravko Mustaqit, Jovica Stanishiqit apo Mirko Bunevskit, Nikolla Ilievskit etj. në radhët e SDB ose SJB. Vetëm në burg m’u kujtua pse më kishte paralajmëruar Mito Lambevski që të mos kthehesha në Jugosllavinë komuniste ku më priste azhdaja e UDBsë me planet tinzare që kishibn përgatit ndaj meje. Më tha me sinqeritet në konfidencë, por pa i shpjeguar arsyet. Ai ndoshta dinte diçka, por ishte nën një betim zyrtar, supozoi se do të më vinin në një gjyq të inskenuar dhe do të gjykohesha me dënimin më të rëndë që ekzistonte në Jugosllavi, siç më ndodhi në vitin 1981…  

Më kujtuan fjalët e tij si paralajmërim! 

Pasi u ktheva, agjentët e zbulimit të shërbimeve sekrete të UDB-së dhe KOS-it më ndiqnin dhe më përgjonin gjithandej. Vura re se sa herë dilja nga shtëpia për të shkuar në redaksinë e “Flakës” apo Radios, apo në Fakultetin e Gazetarisë ku studioja si student me korespondencë, më ndiqnin fshehurazi, por munda t’i zbuloja sepse i dija dhe i njihja mirë metodat në  Shërbimin e ndjekjes dhe përcjelljes, që nga vitet kur punova për herë të parë në atë shërbim, kështu që gjithçka ishte e qartë për mua. Për çdo hap që bëja, ishin të angazhuar  një numër i madh informatorësh, spiunësh dhe bashkëpunëtorësh të ndryshëm, sidomos operativë të SDB-së, të cilët bashkë me rrjetin e tyre sekret djallëzor u përfshinë në rrugët e jetës dhe të fatit tim, duke më trajtuar si njeri të rrezikshëm për shtetin  jugosllav. Unë ( ndoshta) kam qenë agjent i CIA-s ose në një mënyrë tjetër “i lidhur” me drejtuesit e disa organizatave të emigracionit shqiptar në perëndim, ndaj UDBa e kishte kmenduar mire një gjë të tillë, që me një plan të fshehtë të më ngrihej një kurth me çdo kusht dhe në çdo mënyrë  të akuzohesha për gjëra qofshin edhe të imagjinuara si krim që nuk egfzistonte dhe të më arrestonin. Kështu vazhdoi në mënyrë konspirative deri në arrestimin tim më 01 tetor 1981, menjëherë pas demonstratave në Kosovë, më kidnapuan nga banesa ime në Shkup ku jetoja me gruan dhe fëmijët, më vunë në pranga, më morën me një avion Inex Adria për në Sarajevë dhe më pas më shoqëruan në një furgon të blinduar drent në zyrat e SUP Bugojno. Sa për mua, as nuk e dija se cilat ishin arsyet dhe çfarë më priste, as nuk më shkonte ndërmend sepse nuk isha fajtor  për diçka dhe as i detyruar të kaloja vite e vite në errësirën e burgut. 

Ishte po aq misterioz një arrestim sikur të isha një terrorist i rangut më të lartë në botë dhe mënyra e arrestimit më ngjante sikur të isha CarlosiVenecuelës ose Spanjës. E dija që dikur vetë Karlosi ishte në duart e UDB-së së Beogradit, pastaj UDB-a dhe KOS-i e mbanin në një vilë sekrete edhe Bin Ladenin për një kohë, por nuk mund ta imagjinoja se do të aplikonin metoda mizore, keqpërdorime dhe tmerr, sikur të kisha qenë një nga ata të dy. Në fillim nuk e kisha idenë se çfarë po më ndodhte dhe përse më arrstonin. Nuk e dija as që për vite me radhë bylykbashët e nëntokës shoviniste antishqiptare nga rradhët e Shërbimeve të sigurimit jugosllav kishin përgatit ndaj fati im me thika të gjata pas shpine, me  një skenar absurd që u shpalos si në një film me regji të mirë të Agatha Christie, në stilin e James Bondit, dhe…  për muaj të tërë nuk e dija se cili ishte faji im. Gjatë hetuesisë dëgjoja mori gënjeshtrash nga më të çuditshmet, gjëra të sajuara, dhe kjo ishte ajo që u tërbova ashpër sy më sy me shovinistët e tipit Ante Bernada, Stipe Grabovac, Fikret Bradariђ, Bodul Nikica, Tihomir Baboviq e kështu me radhë, të cilëve ua përplasja në sy me pranga lidhur se me sjelljet keqbërësi ishin kriminel gjakatar. 

– Ju ishit në Amerikë, atje u rekrutuat nga CIA dhe emigracioni shqiptar! Kush të pranoi në SDB, nënën shqiptare?! Tani ju duhet të paguani për gjithçka me kokën tuaj. Sekretet zyrtare që keni në kokë tani duhet të shkojnë me të! – foli paturpësisht dhe u soll në mënyrë armiqësore inspektori, të cilin unë nuk e njihja, dhe më vonë mora vesh se quhej Ante Bernada dhe ishte një kriminel i përhershëm dhe shovinist antishqiptar. 

Në birucat e policisë, pas arrestimit, më torrturuan ditë e net, më keqtrajtuan psikologjikisht, më morën në pyetje, më provokuan dhe më mbajtën në pranga  pa gjumë, pa bukë e ujë që nga dita e enjte e 01 tetorit dhe deri të martën në mbrëmje ( 6 ditë të plota) të tetorit të vitit 1981. Nuk arrija ta kuptoja se cili ishte qëllimi i tyre, nuk e dija se çfarë po më ndodhte përveç se më arrestuan dhe më çuan diku larg familjes time… ku frika, tmerri dhe torrturimi ishin si vdekja. 

– Pse më deportuan në Bosnje, çfarë po bëjnë me familjen time? Pse po ma bëjnë këtë? Çfarë duan nga unë? – Vazhdova të pyesja veten dhe prangat e çelikut m’u shtrënguan thellë në kocka. Duart e mia ishin blu, të ënjtura… Ndjeva dhimbje të forta për një kohë të gjatë në etapa të çuditshme të hetueisë dhe kohës kur bëheshin shkelje flagrante të ligjit nga ata që ishin të thirrur ta mbroni ligjin. 

Në mendjen time, përfytyroja dhe shikoja sytë e përlotur të fëmijëve të mi dhe gruas sime. I shikoja ata duke qarë dhe të friksuar, të nënçmuar dhe pa kurfarë mbrojtjeje. Prindërit ishin të pikëlluar dhe nëna ime, me sy të trishtuar, ishte si e çmendur, sikur donte t’i plaste zemra nga dhimbja e djalit të saj që e kishin marrë aq larg shtëpisë hajnat e natës dhe skëterës!  

… Tanimë nuk dija se çfarë kohe ishte jashtë mureve të betonit, në binte shi apo dëborë. Çdo gjë akull e ftohtë, ngrica…Kishin filluar episode të një drame të tmerrshme e ndërthurur me vuajtjet e mia brenda mureve, ose siç e quanin ata qelinë nr 29, “Qeli e vdekjes” në burgun hetimor në Zenicë. Kalova nëpër labirinthet e errësirës si nëpër ferrin e Dante Aligerit. Edhe sot pyes veten: 

– Pse është kështu? A është e mundur, a është e vërtetë që kjo i ndodh një personi në ditët e sotme, të nxirret njeriu i pafajshëm para kordonot për pushkatim me një plan sekret djallëzor sipas qejfit të dikujt për të cilin askush nuk u lejua të thoshte asgjë, apo ishte e gjitha nën velon e sekreteve që ende qëndron si mister i kohës dhe trishtimit, zhgënjimit dhe dreqit…! Punë djajsh me brirë, e djajtë çfarë nuk bëjnë. Nuk e di se cili ishte ndërmjetësimi, – mendime të çuditshme më rridhnin në kokë. Edhe babai im u çudit kështu dhe kërkoi nga shefat e UDB-së që t’i  sqaronin dhe tregonin të vërtetën, arsyen përse jam arrestuar!?!. 

“Nuk ke pse shqetësohesh Tekia. Ka gjykatë, një gjykatë e tillë duhet t’i shohë gjërat, nëse djali juaj nuk është fajtor, ka drejtësi, ai do të lirohet. Ne jemi Shërbim dhe meqenëse ka ligj dhe gjykatë, nuk duhet të ndërhyjmë!,,- ishin orvatur që ta bindnin dhe  siguronin babain tim. Ai u kthye në fshat me kokën ulur, por dyshoi diçka, që ato Shërbime nuk e thonë kurrë të vërtetën, nëse është çështja dhe plani i tyre, vështirë t’i vijë fundi. 

Isha i sigurt se ndaj meje po bëhej një lloj gjuetie dhe se gjithçka ishte rregulluar nga nëntoka në Shërbimet e Sigurimit për të më dëmtuar, por nuk mund të kisha informacion të saktë. . Edhe vëllezërit dhe babai im nuk arrinin dot  të zbulonin ndonjë gjë. 

… Të gjitha dosjet dhe arkivat sekrete të UDB-së dhe KOS-it i kam ditur sepse kam punuar në Sektorin e analitikës dhe përpunimit të  raporteve operative etj. të SDB-së së Maqedonisë, si dhe nga arkivat e mbyllura hermetikisht të UDB-së së Jugosllavisë në Beograd, sepse ato i kisha në dorë kur isha atje për arsim të specializuar në Qendrën “13 maj” të SSUP-it Federativ në Batajnicë. Po pse të më  “merrej koka” për këtë, – siç dinin të thoshin shpesh inspektorët me sy të ënjur nga alkooli, të cilët dukeshin më shumë si kriminelë, si oficerët e Gestapos, kryenin  terror të paparë ndaj meje (dhe ndaj të tjerëve për të cilët më vonë mora vesh se pesë shqiptarë të tjerë dhe një boshnjak ishin burgosur para meje, të transferuar në një hetim të gjatë dhe të dhimbshëm, në një lufta mes jetës dhe vdekjes), duke i tërhequr zvarrë nëpër bodrumet e përgjakshme të SVR Bugojno si dhe në qelitë e Burgut Hetues në Zenicë), në bodrumet e errëta ku m’u grisën rrobat, të njomur me gjakun tim, lidhur me zinxhirë nëpër disa dhoma dhe zyra sikur të isha i vdekur  apo ndonjë terrorist i tipit të Karlosit. 

Në një rast tjetër, edhe pasi kishinkaluar tepër se tre muaj që më kishin  dorëzuar te gjyqtari hetues, pa respektuar ligjin, rendin dhe normat juridike, sërish më kanë çuar në SVR Bugojno lidhur në pranga, sërish në tortura dhe keqtrajtime të çuditshme, edhe sot nuk mund ta besoj nëse vërtet kështu u sollën dhe nuk e di nëse kështu kanë vepruar  oficerët e Gestapos…  

Mbi tavolinë ishte një bokall qelqi me ujë, njëri prej tyre po mbushte një gotë kristali me ujë të pastër ndërsa më shikonteme bisht të syrit si një dhelpër dinake, dhe tjetri më pyeste nëse kisha etje dhe a do të më pëlqente një gotë? 

– Për të tretën ditë nuk më keni dhënë asnjë pikë ujë, veç një copë bukë me djathë të kripur! – u thashë atyre. 

Inspektori me nofulla të hapura, emrin e të cilit mësuar më herët se quhej ANTE BERNADA, që dukej më shumë si një vrasës sesa një njeri normal, filloi të qeshte me cinizëm dhe shtoi: 

– Ja, do të të jap një pije nga uji i ftohtë për të shuar etjen, vetëm nëse firmos këtu dhe nëse pranon gjithçka që të themi se ndryshe nuk bëhet!  

Kur dëgjova ato fjalë të inspektorëve mafioz, u drodha dhe thashë me vete: 

“Fatkeqësisht, kush i pranoi këta kriminelë dhe të çmendur gjakatarë në shërbim? Këta janë padyshim gjakpirës të vërtetë që kryejnë abuzime të rënda në emër të Shërbimit, veprojnë në mënyrë të arogante dhe përdorin mjete dhe metoda të paligjshme torture. Kjo është e dënueshme!”-mendova me vete. 

I pashë në sy, ishin si bisha. Pse duhet të firmos diçka që nuk e kam lexuar, apo për krim që nuk e kam bërë? Nuk është as ligjore dhe as njerëzore. 

–  Ooo Nënën  shqiptare! – bërtiti si i gjindosur. Ti i di të gjitha, ne do të të thyejmë dhe do të vdesësh me këste, do ta marrim jetën dhe askush nuk do ta marrë vesh! Gazetat do të shkruajnë se keni bërë vetëvrasje, u hodhët nga dritarja ose u përpoqët të ikni, për atë shkak të kemi likuiduar! 

Është e vështirë të kuptosh dhe të sqarosh në detaje fatin njerëzor në kohë dhe hapësirë, të shprehësh përvojat reale të të dënuarve me vdekje, pa gjyq dhe para gjyqit, dhe të gjitha ato vara të përgjakshme i durroja në labirintet e errëta të burgut, ishin si më poshtë se ferri.  E gjithë kjo nuk mund të tregohet si një histori për fatin njerëzor në një libër, në një farë mënyre të ndërthurur me akuzat që u krijuan dhe u shpikën në gjyqin e inskenuar  famkeq në Zenicë. Në fakt, kjo nuk i afrohet as shprehjes së të gjitha ngjarjeve dhe të gjithë kalvarit që më ndodhi gjatë sprovave dhe poshtërimeve  në hetimin afatgjatë të thikave të gjata, dhe veçanërisht ngjarjet gjatë viteve të kaluara ( 972 ditë në “qelinë” e tmerrshme të vdekjes). Mendoj se as shkrimtari rus Solzhenicin nuk mund ta përshkruajë në “Arkipelagun” tij, ku  përshkruan jetën e të internuarve  nëpër kampe anembanë Siberisë. Është e rëndësishme që lexuesit ta dinë se nëpër të gjitha ato ngjarje në errësirën brenda mureve të trasha ku nuk duket drita e diellit, ku dominojnë vetëm mallkimet dhe persekutimet, po shkruaj të vërtetën e zhveshur për vuajtjet njerëzore, për gjithçka që kam përjetuar në lëkurën time si i pafajshëm: i dënuar me vdekje! Do të vijë koha kur të tjerët do të tregojnë dhe e gjithë kjo do të fitojë jo vetëm rëndësi historike, si një vepër e rëndësishme në historinë dhe analet e autoriteteve gjyqësore dhe drejtësisë në BeH dhe Maqedoni, por do të jetë gjithashtu e dobishme si një ind për analizë dhe studim me rëndësi të duhur për kriminologjinë, sociologjinë, shkencat politike, drejtësinë dhe të ngjashme.    

Dhe sigurisht, mendoj se kjo e vërtetë e imja do të frymëzojë shkrimtarët, do të ngjall interes tek lexuesit dhe masat e gjera të publikut, sepse mendoj se kjo është vetëm një fije e fatit të hidhur njerëzor në sagën globale ballkanike, si ajo historia e jeta dhe tragjedia si në ishullin Ahiti ose Spinalongës, si pikëllimi i Drejfusit dhe afera e tij për të cilën shkrimtari dhe njeriu i drejtë francez Emile Zola mbrojti dhe zbuloi të vërtetën, duke vërtetuar pafajësinë e oficerit, i dënuar për vepër që nuk e kishte kryer. Historia e tij mbeti një shembull domethënës në analet e drejtësisë dhe gjyqeve në shkallë botërore në të gjithë Francën. 

Prandaj u bëj thirrje institucioneve të ndryshme ndërkombëtare dhe gjykatave të drejtësisë, si Komiteti i Drejtësisë OBN në Nju Jork, pastaj Komiteteve të Drejtësisë në Bruksel dhe Gjenevë… me shumë besim dhe shpresë që e vërteta dhe pafajësia ime të dalë në shesh, në dritë të diellit. 

Paralelisht dhe pa ndërprerje po i shkruaj edhe Gjykatës Kantonale në Zenicë! Kështu bëj tani dhe sot… 

Vitet kalojnë, rrjedhin si një lumë, dhe unë prej vitesh nuk mund ta marr me mend përfundimisht, e gjithë kjo mbetet ende një hallakamë e fshehtë,  e madhe, një mister dhe një gjëegjëzë.  

A thua vallë, ende dikush e mban si sekret shtetëror? Pse ka ende një mister të tillë për atë TANGO apo vals në gjyqin famëkeq të Zenicës, i cili nga fillimi deri në fund ishte montuar mbi mashtrime  dhe dredhira, me deklarata e proqesverbale të sajuara.Dhe ende nuk dihet, që nga fillimet e para e deri në ditët e sotme. pas një procesi të tillë të inskenuar gjyqësor-policor që nga viti 1981, kush dhe çfarë force qëndroi pas. Megjithatë, kam bindje të plotë se kurdo si do, koha do te tregojë, do të vertetohet e vërteta hyjnore, deshi apo s’deshte dikush  … Zotin kam dëshmitar ! Zot me mbrojti dhe me shpetoi se nuk kam asgjë të keqe në shpirtin tim të pastër dhe me ndërgjegje si loti. 

… Fakti ishte se unë, me familjen time, kisha emigruar dhe arratisur  në Nju Jork nëpërmjet Romës. Kjo, e di, ishte një goditje e rëndë për të gjithë Shërbimin e DB-së, jo vetëm në nivelin republikan të Maqedonisë, por edhe në nivelin Federal të gjithë RSFJ-së. Beogradi ishte tronditur fare… I kishte kap njëfarë paniku dhe tmerri, sepse ata e dinin se sa fshehtësi të karakterit operativ relevant dija! Kjo ishte arsyeja e vetme që për vite me radhë u ndjeva i kërcënuar dhe i pambrojtur nga nënshtrimet e mundshme politike si ish-punonjës i SDB-së dhe si shqiptar. Kurrë, as në ëndrrat e mia më të çmendura, nuk kam menduar se mund të më fusin në ndonjë skenar prej mashtrimi të pamundur, siç më kanë përgatitur në mënyrë kriminale përmes buljukbashëve të SJB-së dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të atyre Shërbimeve. të relacionit OVR – Gostivar (është e mundur edhe me “udhëzime” të dhëna nga Shkupi apo Beogradi që unë të jem viktimë). Gjithçka më tregonte se ndaj meje po bëhej një gjueti e fshehtë dhe lojëra të tjera të ndryshme të karakterit të inteligjencës, si një rol vendimtar në dëm tim, gjithçka më çoi në sakrificën time për “interesat e Shërbimit” ose për “nevojat e SDB-së”. “, se është detyrë “e rëndësishme” etj. siç i kishin thënë gjatë hetuesisë, deklaron  Vahedin Ramadanit, apo identik ishin edhe thëniet e Hajrullah Huseinit gjatë  dhënies së deklarat5ave të tija (edhepse mjaft kontradiktore), me prirje të veçantë specialistët udbash e kanë montuar rastin të shtrirë si “kombinim operativ” nga Maqedonia deri në Zenicë të Bosnjës, ku, jam thellësisht i bindur se çdo gjë ishte përgatitur prej kohësh si një projekt dhe skenar konfidencial për një “rast”, nga fillimi në fund, me motive politike me sfond të plotë antishqiptar…  

Pas vite e vitesh në biseda të ndryshme, operativi i SDB-së nga Shkupi Kiro Fuzev , në kabinetin e BFI në Shkup dhe në prezencë të myftiut të atëhershëm ef. Sulejman Rexhepit, i thotë hoxhës Qani ef. Baki Lokut Baftijari se për këtë çështje delikate në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë  vetëm 5-7 persona nga zyrtarët e atyre Shërbimeve kanë ditur për këtë plan sekret të UDB-së lidhur me arrestimin e Nafi Çegranit. Ajo përbënte, në fakt, një lojë të fshehtë, anatominë dhe rrënjët e një drame kaq keqdashëse në lidhje me mua, në një mënyrë për të më futur në kurth dhe për t’u hakmarrë ndaj meje, duke përdorur deklarata të rreme dhe duke më akuzuar si viktimë për gjoja vepra gjaku. Unë jam i bindur pa mëdyshje se ata gjejnë prova në arkivat sekrete të Shërbimeve për Siguri të Maqedonisë në Shkup dhe të RSFJ-së në Beograd. Për një “vrasje” që nuk ekziston, nuk kam absolutisht asnjë lidhje me të dhe as nuk kam dijeni. Dënimi nga Gjykata e atëhershme komuniste e Zenicës është DËNIM PA KRIM !  

 

Ky është i gjithë thelbi i pafajësisë dhe mosfajësisë sime. Prandaj dyshoj se dikush me një qëllim të caktuar më ka vënë chivii dhe ka bërë akuza të rreme dhe me shpifje  perfide. Pas gjithë asaj loje të montuar të primitivizmit është një klan i caktuar i nëntokës kriminale të SDB-së dhe mafias së milicisë, të kryesuar nga Slobodan Stankoviђ si shef i departamentit të krimeve të gjakut në SJB të RSVR-së, pastaj Ante Bernada, Fikret Bradariђ, Mensur. Hoxhiq nga Bosnja në bashkëpunim dhe me Temelko Boshkovskin, Despotin Aleksovski, Zhivko Mitevskin, komandantin Zdravko… dhe të tjerë nga OVR e Gostivarit, se gjoja “vrasja” ka ndodhur diku në Gostivar në një vend dhe kohë të pacaktuar, pa kufomë apo trupi i pa jetë, pa asnjë rekonstruksion të ngjarjes së pretenduar, pa asnjë AUTOPSI apo ekspertizë mjeko-ligjore, etj. Ja, ja, sikur të ishte pulë, ose përndryshe, “asgjë nuk ka rëndësi”, që po gjykohen një grup shqiptarësh, “si kriminelë të zakontë”! Ky është roli dhe loja e tyre, me një ndërmjetësim apo një  urdhri i të fuqishmëve që vepronin si “shtet brenda shtetit” me një synim dhe qëllim të caktuar për të mbjellë frikë e drithërimë te shqiptarët. A ka mundësi që edhe disa funksionarë të lartë të KQ të SKM-së (Angel Çemerski, Krste Markovski etj.) të kenë ndërhyrë me gishtat e fuqishëm të tyre, qoftë edhe në nivel të KQ të RSFJ-së, prej nga kanë vepruar kundër përmes gjykatës në Zenicë, Branko Mikuliq, Raif Dizdareviqi, Stane Dolanc, Zdravko Musta, Mirko Bunevski, Borce Naumov e të tjerë, këto të fundit nga SDB-ja e RSFJ-së, si dhe nga Gjyqësori dhe Drejtësia e Jugosllavisë (ku Sekretar Republikan i Drejtësisë i SR Maqedonisë ishte Gjorgji Caca, ndërsa sekretar federal për drejtësi në Beograd në atë kohë ishte Dr. Vlado. Kambovski)! 

Prokuroria dhe organet e tjera gjyqësore të Republikës së Maqedonisë, si dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës, fatkeqësisht edhe sot heshtin, edhe pse RSFJ nuk ekziston më… Thjesht, misteret dhe enigmat për kinse  vrasje, (ose jo-çfarë tjetër) mbeten ENDE të panjohura për mua dhe masën e gjërë në këtë cep të Ballkanit.  

( Apo, ndoshta, nga ana tjetër, e kanë mbajtur të AKSION TË FSHEHTË DHE TË QËLLIMSHËM, sipas së cilës gjithçka të përfundon duke pritur i dënuari, apo disa nga “dëshmitarët”. të vdesin dhe ikin nga kjo botë, dhe e vërteta e vërtetë të mbetet e pazbuluar, ose e gjithë puna për procesin e Zenicës të mbetet si  një “sekret shtetëror” për vite me radhë. Pse? 

 Andaj apeloj për drejtësi dhe zbardhje të ligjshme të rastit, sepse, ndryshe, është për të ardhur keq që sot, në një shoqëri demokratike, kur mund të kryhet lehtësisht një shqyrtim i thjeshtë gjyqësor dhe  krejtësisht normal i çështjes, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut, ku mund të vërtetohet se jam i dënuar i pafajshëm. me vdekje, e cila më vonë u shndërrua në 20 vjet burg të rreptë, dhe nuk jam unë autori i ndonjë krimi, nuk kam asnjë pjesë në “krimin” për të cilin jam akuzuar. Unë pretendoj se nga një pozicion real, këtu dhe kudo, tani dhe gjithmonë, nga fillimi e deri më sot, jam vetëm një viktimë e pafajshme, kjo është e vetmja e vërtetë për të cilën po shkruaj, se e gjithë kjo dramë është lojë apo plan i dikujt. i botës së krimit që ishte shteti mbi një shtet. 

Turma e “inspektorëve” që silleshin si kriminelë dhe psikopatë në banesën time nuk ishin njerëz që i interesonte e vërteta. As edhe më vonë gjatë hetuesisë dhe gjykimit nga gjykatësa të pandërgjegjshëm. Ata nuk u interesuan për pretendimin tim se nuk isha i përditësuar me atë që dëgjova prej tyre gjatë arrestimit dhe hetimit më vonë. Këta ishin njerëz pa rrënjë e ndërgjegje, sadistë të thjeshtë dhe gjakpirës. Roli i tyre ishte thjesht kriminal. Unë, ende jam tejet i ofenduar dhe i poshtëruar nga fjalët e tyre të shëmtuara dhe sharrjet në baza nacionale. 

Nuk mund ta kuptoja dhe nuk isha në dijeni që gjykimi im ishte në duart e një grupi profesionistësh të torturës dhe terrorizmit dhe se do të më rrëmbenin dhe do të më çonin në drejtim të panjohur, në errësirën e ferrit, as fajtor e as përgjegjës dhe se familja ime me vitet do të vuanin aq shume nga kurthe të tilla, të rrymave dhe mekanizmave kriminale te atij “pushtet brenda pushtetit”. 

Vahedin Ramadani nga fshati Çajlë i Gostivarit, Hajrulah  Huseini nga Llakavica, apo më vonë nga dëshmitari i rremë Arif Zekiri, i biri i Valiut nga Tërnova, ose siç dëshmuan gjatë hetuesisë dhe gjykimit të dënuarit tjerë: Nijazi dhe Zudi Hasabi nga fshati Forinë, Mensur Asani nga Çegrani apo edhe Abdurrahman Sheshiqi , boshnjak, të gjithë kanë qenë kategorik se mbi to është ushtruar DHUNË E PAPARË, nga të cilët janë marrë deklarata, duke i mashtruar dhe keqpërdorur, madje në saje të ARGUMENTUM BACILIMUM, duke modifikuara  deklaratat e dhëna apo procesverbalet e nënshkruara nga të akuzuarit, të cilët gjatë gjithë kohës i janë nënshtruar torturave dhe abuzimeve të rënda psikofizike, duke i përballur me njëri-tjetrin, kanë shpikur fakte dhe prova, të cilat janë përdorur në procedurë paraprake, e më vonë me mënyra të palejueshme, janë manipuluar në një procedurë të gjatë dhe pasi të akuzuarit janë dorëzuar në gjykatën hetimore, janë marrë. të lidhur deri  në pranga në bodrumet e SVR Bugojno, siç pretendojnë Ramadani dhe Huseini, janë ekspozuar në gjak, për t’u therur si në thertore.  

Ky është një fakt që ata e konfirmuan kategorikisht gjatë hetimeve, para gjykatës gjatë gjykimit, si dhe gjatë kohës para dhe pas përsëritjes së procedurës, pasi Gjykata e Lartë z. Vlajsavlevitђ Mirko e anuloi vendimin origjinal K.133- 83 dhe e ktheu çështjen për rigjykim, se gjykata NUK KISHTE PROVË SE KISHTE NDONJË “Vrasje” çfarëdo qoftë, por gjithçka u gjykua në mënyrë të paligjshme, të motivuar politikisht. 

Gjatë gjithë kohës në kundërshtime gjatë procedurës së rigjykimit, unë dhe të 9 avokatët e përfshirë në këtë rast, si dhe të dënuarit tjerë si Asani Nijaz, Asani Zudi, Asani Mensur, Ramadani Vahedin, Huseini Hajrulah dhe Unë, kërkuam në mënyrë të prerë që të rishqyrtohen faktet dhe provat e përdorura në procedurën gjyqësore dhe më pas, gjatë përsëritjes së procedurës. Por gjyqtarët tendenciozë si Suleiman Kapetanovi, Tihomir Babovi etj. në asnjë rrethanë nuk kanë dashur të marrin parasysh asnjë kërkesë, ankesë apo kundërshtim, por kanë gjykuar në mënyrën: KADIA JU PADITË, KADIA JU GJYKON!  

***  

Të gjithë duhet të respektojmë ligjet! 

… Në 40 vitet e kaluara rregullisht shkruaj ankesa, lutje dhe kërkesa kundër PADREJTËSISË që më është bërë në drejtësinë e Zenicës dhe të tjerëve, organet e drejtësisë në Shkup, të cilat gjatë gjithë kohës janë disi pasive, në realitet nuk reagojnë (përveç dikujt që është përgjigjur), rasti ka mbetur si ÇËSHTJE ende  pazgjidhur.  

 … Unë çdo krim e dënoj me bindje. Por, në Procesin gjyqësor të Zenicës ku dënohem me një grup shqiptarësh dhe një boshnjak: për vrasje që nuk ekziston, është gjykim i papresedan dhe i turpshëm ! 

Tango e Zenicës u zhvillua sipas diktatit të kriminelëve që vepronin në emër të ligjit dhe shtetit, si një tabor i çmendur pa ndërgjegje dhe fytyrë, edhe sot e sot mbeten të turpëruar nga rrënjët e tyre… 

Zoti  është dëshmitari im! 

12.07.2022, Çegran                                              Nafi  Çegrani