Kreu Blog Faqe 1270

Buzëqeshja e heshtur dhe panteoni qiellor me pamje magjike

0

Nue Oroshi

Nisja e ecjakëve pranë një bulevardi që i ka mbuluar rrezët e diellit sillet porsi një gjamë e cila e ka kapluar njerëzimin nëpër kriza të ndryshme në botë. Bota asnjëherë nuk ka mundur

 të mbijetoj pa kriza për faktin se njerëzimi gjithmonë e kanë ngrënë njëri- tjetrin qoftë kjo ngrënie fizike apo ngrenie psiqike.Shpeshherë heshtja e buzëqeshjes e ka sjellur njerëzimin në koordinatat e padegjushmërisë që sillën e pshtillën me njëra-tjetrën përmes një lamshi magjik që asnjëherë nuk ju është parë fundi.

Mosgjetja e fundit ka të bëj me pshtjellimin e lamshit dhe mosmundësisë së gjetjes së fijes e cila e kishte bërë zgjidhjen.Problemi qëndron edhe në faktin së sot në botë kemi ma shumë politikanë burreca se sa burra të fjalës që janë të lidhur për panteonin qiellor me pamje fisnike.Fisnikëria sot është një parim jetësor që zbatohet shumë pak dhe ka mbetur dikund i mbyllur në një hapësirë të errët pa derë e pa dritare duke shikuar dikund një dritë në fund të tunelit për të depërtuar tek njerzia e cila e ka ndërprerë fisnikërinë. Nderpreja e fisnikërisë në të shumtën e rasteve ka të bëj edhe në nderprerjen e dhënies së fjalës apo mbajtjes së asaj fjale siç është e njohur në traditën e shqiptarisë dhënie e besës.

Por ti japish besën dikujt do të thotë se të dy palët që japin besën njëri – tjetrit duhet të jenë besatar e jo besëprerë. Besëprerja na ka shkaktuar probleme historike në shqiptarëve.Besëpreret në të shumtën e rasteve nuk e kanë mbajtur fjalën e dhenë dhe e kanë tradhtuar idealin kombëtar. Ata besëprerët idealin kombëtar e kanë zëvënsuar me pasurinë që kanë krijuar duke mosshikuar se ku po i fusin hundët apo sikurse thuhej një fjalë popullore se dallëndyshja duhet pasur kujdes se ku e vendos sqepin gjatë kullosjes, sepse ajo gjatë kullosjes munde ta vendos sqepin edhe në ndonjë bagel të mbetur në ndonjë kullosë. E fatkeqësisht disa politikanë tanë duke mos shikuar se ku po i fusin hundët apo fytyrën e tyre gjatë kullosjes ata kanë ardhur deri aty që e kanë shitur idealin kombëtar për pasuri. Shitja e idealit kombëtar për të krijuarë pasuri apo siç përdoret në zhargonin intelektuale për të krijuar mure dhe beton dhe për ti kënaqur sytë me hotele e toka të ndryshme.

Ky gllabërim apo kjo humbje e ndjenjës kombëtare ku hynë dy parimet kryesore besa dhe fisnikëria kanë shkaktuar një traumë psikologjike tek politikanët tanë dhe një pjesë e popullsisë që janë vegla të këtyre politikaneve duke u përjargur pas pasurisë dhe duke i shkaktuar dëme që vështirë do të përmirësohen shqiptarisë.Shembull konkret janë edhe spiunët që i kanë futur nëpër organizata të ndryshme politike në Evropë dhe Amerikë për ta minuar atdhetarizmen shqiptare.Këta besëprerë janë paraqitur fillimisht si besatar dhe puntor të zellshëm, deri sa i kanë fituar zemrën idealistit.Më pas e kanë filluar rrugën e besëprerjes apo tradhtisë duke e bojkotuar punën nga mbrenda dhe duke i njoftuar punëdhënësit e tyre komunist në ish-Jugosllavi dhe në Shqipërinë komuniste.

Të tillët dhe bijtë e bijat e tyre, i ke sot fatkeqësisht kudo dhe janë pjesë e politikës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ku edhe sot e kësaj dite po e kryen misionin e tyre antikombëtar dhe kanë kapur çdo pore të jetës shqiptare si në Shqiperi , Kosovë, si në Maqedonin shqiptare.

Nuk është e rastësishme që një besëprerë kishte depërtuar në një organizatë kombëtare dhe e kishte zhdukur edhe një pjesë të dokumentacionit të asaj organizate, apo ndonjë besëprerë tjetër në Amerikë që i kishte marrë dhe dërguar sigurimit shtetëror komunist në Tiranë edhe predikimet e një prifti atdhetar. Besëpreret i ke kudo por fatkeqësisht ata ende nuk e kanë marrë ndëshkimin. Është mirë që të bëhet një listë qoftë edhe e gjatë dhe të shënohen emrat dhe mbiemrat e këtyre besëprereve.Këta besëprerë kishin marrë pjesë edhe direkt në vrasjet e atdhetarëve shqiptar në Evropë e Amerikë duke e luajtur rolin e informatoreve apo duke qenë pjesë e logjistikes në organizimin e atentateve ku kanë mbetur të vrarë atdhetarët shqiptar.

Nuk kanë funksionuar burgjet dhe internimet në ish Jugosllavinë pushtuse, dhe në Shqipërinë komuniste pa përkrahjen e besëprereve që kanë qenë në mbështetje të këtyre dy regjimeve diktatoriale. Nuk ju është kthyer Kosova pas Luftës së Dytë Botërore ish Jugosllavinë pa besëprerje të shqiptarëve.Dhe deri sa forcat atdhetare dhe nacionaliste durojnë këta besëprerje që nuk njohin fisnikëri dhe atdhetari, shqiptaria nuk do të ecë mbarë.Dhe në intervistat e fundit nëpër mediume të ndryshme po dalin edhe fakte të tjera se këta besëprerë apo spiuna shqiptar që kanë punuar për Serbinë paskan qenë thellë të futur edhe nëpër disa organizata tjera pas luftës në Kosovë. Dhe krejt në fund shtrohet një pyetje që don përgjigje.

Ata që i kanë pranuar këta spiun jugosllav dhe e kanë ditur se janë të tillë a duhet të japin përgjigje edhe ata se pse i kanë pranuar duke e ditur qe po i shkaktojnë deme shqiptarisë apo edhe ata dikur kanë qenë bashkëpuntor të tyre.Kjo përzierje e lëmshit don ende kohë për ta gjetur fijen e cila ka për ta bërë një zgjidhje të duhur.Dhe deri sa buzëqeshja hesht panteoni i qiellit shqiptar më një pamje magjike është duke pritur dorën e mjeshtrit atdhetar për ta zgjidhur këtë lëmsh që e kanë krijuar besëprerët bashkëpuntor të pansllavizmit komunist në trojët shqiptare.

Serbët, mjeshtër thurjesh së intrigave antishqiptare

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

1.Fillimi i  intrigave ishte vendor duke provuar të dukemi para të huajëve demokrat 

Vet ia kemi  hapur derën Serbisë me qënrimet oprtuniste dhe nxitëse me qëndrimet:  “Serbisë duhet me i dhanë diçka” (Lutfi Haziri i LDK-ës); “Duhet të këmbejmë territore” (një depuyet i PDK-ës në një ambasadë meritore!); “E themelojmë Specialën dhe e pastrojmë veprën e UÇK-ës” (Anonimusi në portalet ditore dhe në një gazetë që nuk la gjë të zezë pa trilluar kundër Luftës Çlirimatre të Kosovës); “Themelimi i Ballkanit hapur ka për qëllim shkatrrimin e Kosovës”.( Kryetari i Malit Zi Milo Gjukanoviq!).  

Shqiptarët në Jugosllavi ishin qytetarë të rendit të dytë nga 1945 e deri më 1999. Me çlirimi  e Kosovës nga UÇK dhe NATO, shqiptarët u promovuan në qytetarë të rendit tretë, pasi që në rendin e parë janë zyrtarët ndërkombëtar, në rendi e dytë janë serbët vendas, që nuk paguajnë kurrfar takse: as rrymë, as ujë as tatim në pronë, as taksë për mbeturina e as taksë për ujë. Në këtë rreshtim hyjnë edhe ca zyrtarë të pushtetit, të cilët rroga marrin nga taskat e popullit, kurse zejtarinë e korrupcionit e ushtrojnë në bashkupinim të trekëndshit: UNMIK+EULEX, Mafi e drogës dhe tregtarët me shumicë. Në rendin e tretë janë shqiptarët që janë populli më i izoluar në Evropë, plus popull që duhet serbianëve t` ua paguajnë të gjitha taskat. Në këso rrethnash të krijuara në Kosovë, del hapur se Evropa i ka rënë pishman pse NATO e ka bombarduar një Serbi (Jugosllavi) neofashiste. Duke e hetuar këtë pozicion të dymendësisë(pishmanllëkut) në Evropë, agjenturat serbo- ruse në Paralamentin e Evropës e filluan ta plasojnë intrigën e shekullit, kinse pjestarët e UÇK-ës “paskan bërë trafikim të organeve të serbianëve”. Në këtë mënyrë, xhelati i vërtetë, përmes Dik Matrit (që duhet të burgoset sa më parë), u kthye në viktimë. Ndërsa viktima në xhelat të supozuar. Po nuk kishte rëndësi supozimi, me rëndësi ishte të dyshohet, ndonjë prej drejtuesëve të UÇK-ës. Dhe shumë shpejtë, në bazë të dosjeve që i posedonte Serbia, u ngritë raporti i Dik Martit.  Në Parlamentin e Evropës askush nuk pyeti: çka, si dhe pse ka ndodhë trasplantimi i organve njerzore. Tani kur raporti i Dik Matritit është treguar i rremë, Kuvendi i Kosovës, që e ndryshoi edhe Kushtetutën, duhet ta fillojë hetimin, dhe rezultatin t` i a prezantojë Prokurorisë, se akuza qenka ngritë për ta kompromituar luftën e drejtë shqiptare për liri dhe çlirim nga robëria.

Dick Marty

E vërteta, duke e njohur realitetin, Bardhyl Mahmuti e botoi librin: “MASHTRIMI I MADHË”, por askush nuk e mori për bazë, madje as deputetët e Kuvendit Kosovës, kryesisht përfaqsuesit e LDK-ës dhe PDK-ës me Listën Serbe. 

Lidhur me këtë se serbët e kanë zanat thurjën e intrigave, do t` i prezantojmë disa  intriga të shekullit, që kanë provuar (serbët), përmes  humbjës së kontrollit logjik mendor dhe civilizues, të bërën mjeshtër të thurjës së rrenave dhe trillimit të krimeve, dhe nga gremina e humnerave ku janë plasuar vetë,  të provojnë ta kthejnë xhelatin e qenjës së tyre në viktëmë, gjithnjë në favor të politikës tyre kriminale. Serbët mjerisht, këtë politikë po e ushtrojnë përmes rusëve dhe disa ngjarjeve tjera që kanë ndryshuar rriedhat historike. Lidhur me këtë, serbët janë treguar  mjeshtër të verbimit të kundershtarëve, qofshin ata të jashtëm apo të brendshëm, në mënyrë që ta sajojnë rrezultate mbi atë derivat intrigash që i kultivojnë. Ai derivat tregon një fakt, që e shënon vetëm areali instiktiv, realitet ai (ky)  që tregon  se serbët një kohë të gjatë kanë jetuar me egersirat e pyllit, prandaj kanë prirëje për shpifje dhe  fabrikime instiktive  të realiteteve, deri në ekstrem,por që nuk janë të bindur se njeriu që nuk është serbian, me logjikën  e shëndoshë, nuk i përthekon e as që i pranon si realitet. 

2. ntrigat serbe kanë realitet recidivist sepse janë përseritë disa herë 

Kur mbaroi Lufta Ballkanike dhe filloi Konferenca e paqës në Londër, Nikolla Pashiqi nga Londra do t` i porositë oficerët serbian që: nga Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra t` u shkruajn abmasadorëve në Londër se: “Në këtë moment, dhe sa më shpejt përpiquni, qysh nesër (më 18 dhjetor 1912) në emër të shqiptarëve më të njohur nga: Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra të dërgoni telegrame  dhe t` i lutëni ambasadorët e Francës, Rusisë, Italisë, Gjermanisë, Austro Hungarsië dhe Greit -( MPJ )i Anglisë, që banorët e viseve të reja  duan t` i bashkohen Serbisë dhe jo Shqipërisë Bregdetare. Në lutje duhet të figurojë se shumica flasim në familje serbisht, ndërsa pakica tjetër e kupton serbishtën, se nga e mbajnë në mend jetojnë së bashku me serbë dhe dëshirojnë edhe mëtej për të jetuar me ta”. (shiqo: AVIIB. P. 4. K. 48/9/1/27/1912, janë katër telegramet e shkruara me dorë dhe kanë shenja të portokollimit). Ky konstruktim i intrigës ka shkuar në Londër si “kërkesë shqiptare” dhe plotësisht është përputhë me pozicionin e gjashtë fuqive që shqiptarët të mos kezistojnë si komb, për “faktin se janë të islamizuar”. PO edhe okupatori osamnli i kishte pozicionet e veta dhe çështja shqiptare mbeti e plagosur shumë rëndë, plagë kjo që është realitet edhe sot. 

Intriga serbe e radhës ka të bëjë me vrasjen e Nazim Gafurrit më 1928. Me këtë vrsje provuan të shkaktojnë vllavrasje duke e burgosë Hasan Merkojën, i cili pas disa ditëve kinse e ka varë vetëm me bombë dore. Në realitet, Nazimin e vranë sepse reagoi në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë kundër shpërnguljës së shqiptarëve me dhunë në Turqi, si dhe kundër kolonizimit me dhunë të sllavëve në pronat e shqiptarëve. 

 Intriga e radhës në mesnin e shumë të tjerave është vrasja e pabesë e Vasil Shantos, prapa së cilës qëndrojnë: Millovan Gjillas, Bllazha Jovanoviq, Pavle Joviçevq dhe Dushan Mugosha. Vasil Shanton serbët e ftuan për të marrë pjesë në Konfrencën e AVNOJ-it në Jajcë, dhe me dokumentet që u aprovuan aty për Kosovën, e kurdisën palnin dhe e kryen detyrën e shekullit, për të mbetur Kosova koloni e Malit Zi. Vrasja duhej të ndodhëte në Ivangrad, por e ndryshuan mendimin, që atentati  kryhet në tokën shqiptare, me tre plumba pas shpine. Atentati iu adresua një shqiptari, dhe një bullgari si përcjellës të tij. I tërë ky konstruksion ka mbetur në arkivin serbian si mësim se: “si duhet realizuar synimet e mëdha” (A KQ LKJ DOSJA MILLOVAN GJILLAS dhe Sllobodn Peneziq-Kërcun, i njohur si vrasës i Drazha Mihajloviqt me automat, pasi që ky i fundit e kishte pshty në fytyrë!). 

Fakti se Kosova nuk duhej për t` i takuar Malit Zi, u ndryshuan pas vrasjës së Miladin Popoviqit, më 13 mars 1945. Kosova pas 13 marsit 1945, nuk ndahej si Sanxhaku në mes Serbisë dhe Malit Zi, por iu dhurua  e tëra Serbisë federale. Ngjashëm serbianët kanë verpruar me Mosha Puadën, pas fjalimit tij për tretmnainin e Kosovës më 1954 në Polit Byro të KQ LKJ-ës.  Po, do të provojnë të sillen në të njejtën mënyrë me Eduard Kardelin pas diskutimit tij në Polit Byro të KQ LKJ-ës më 1957, lidhur me të drejtën e shqiptarëve që t` i bashkohën Shqipërisë. Atentatin ndaj E. Kardelit serbianët e shtynë për një etapë tjetër, pasi që më 1957 në Jugosllavi u arratisë Panajot Plaku, si agjent i Dushan Mugoshës. Është i ruajtur kujtimi i Dushan Mugoshës dhe Panjot Plakut që kishin kaluar së bashku në Krahinën e Vlorës gjatë okupacionit nazifashist. (AKQ LKJ, Dosja “DUSHAN MUGOSHA”). 

Në vargun e atenateve serbët më 1965 do të provojnë për ta likuaduar Adem Demaçin, duke e “tarsferuar nga burgu i Nishit në burgun Qendror në Beograd”. Për të qenë përgjegjësia me e sakt trasferues do të caktohen dy udbashë shqiptarë : Nazmi Kursani dhe J. Kelmendi. Ky i fundit do ta lajmërojë miqësisht në cilsinë e “shkrimtarit”  Esat Mekulin për detyrën që u ishte besuar, lidhur me trasferimin e Adem Demaçit, atëherë i njohur si shkrimtar (autor i romanit “GJRAPIJTË E GJAKUT”). Adem Demaçi duhej të likuodohej gjatë rrugës, kinse provoi të arratiset. Me këtë provohe të burgosen edhe dy udbashët shqiptarë, pse “lejuan të vetvritët Demaçi”. Ndërsa,  Esat Mekuli posa e kuptoi  qëllimin e trasferimit të Demaçit, po atë natë do ta njohtojë Fadil Hoxhën. E Fadili pa u hamendur do ta njohtojë Vlladimir Bakariqin, i cili tërë çështjën e stopoi dhe Demaçi mbeti gjallë. Ndaj  Adem Demaçit do të organizohet atentat nga serbët edhe më 1990, me kërkesë të Borisav Joviqit, përfaqsuesit serbian në Kryesinë e Jugosllavisë. Por Stipe Mesiq nuk do të pajtohet që të ndodhë trasferimi, dhe Demaçi mbetet i burgosur në burgun kroat ( Stara Gradishka). 

Intriga e shekullit e radhës, mund të quhet edhe Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman më 1991,që kishte të bejë me  sielljen e 450 000 serbëve nga Kraina dhe Sremi në Kosovë. Marrëveshja kishte të bëjë  edhe me ndarjën e Bosnjës Hercegovinës në mes Serbisë dhe Kroacisë. Rrezultati i kësaj intige ishte që 1 milionë shqiptarë duhej të largoheshin nga Kosova ,dhe u larguan me dhunë më 1998/99). 

Intriga e radhës është fati i Ivan Stambolliqit, i cili dihet se është hudhë në një gropë të gelqerës, me urdhër të Millosheviqit. E verteta edhe shumë personalitete tjera serbiane kanë përfunduar jetën në të njetën mënyrë, do të më thot Vllada Dapçeviq, një vit para se Badinteri ta shpallë Jugosllavinë të shkatrraur (4 korrik 1992).     

Më 1988, serbianët ishin në përgatitje e sipër të intrigave të reja antishqiptare. Politika serbiane pra duhej të duket superiore ndaj demonstratave shqiptare, prandaj hapur dukej se është kah përgatitët për ta okupuar kupolen e pushtetit në Jugosllavi më 1989 me grusht- shtet ushtrak, në mënyrë që çështja e Kosovës të mbyllet dhe rrebelimi i popujve tjerë të diciplinohet, me forcë. Lidhur me këtë, në stilin “krejtë ose asgjë”, serbët në luftën totale, deri në vrasjen e fëmijëve të kundershtarit, si “populli i qiellit dhe hyjnive” fatamorganë, do të rreshtohen për luftë totale. Në atë luftë speciale 1992-1999, serbët dihej se janë në luftë me shqiptarë, në rend të parë. Madje, porvonin të hapin front ofenziv kundër tyre, sepse burgjet i kishin plotë me shqiptarë dhe kështu me akuza se: “shqiptarët janë kriminelë”, mendonin se në Perendim do të trasmetojnë rrena dhe ato “tregu demokratik do t` i hanë, si një “lloj supe”. Ndërsa, vet orkestronin ngjarje që bota e qytetruar ishte vënë në dilemë: “A është e mundur që shqiptari, shishen e kristaltë me ia injekktuar një viktime në zorrën e trashë; a është e mundur që varrezat të masakrohën; a është e mundur që murgeshat të sulmohen  dhe dhunohën,kur askush nuk ishte cilsuar se mund të ngjaj diç e tillë. Madje, “keqbërsit shqiptarë”, për të qenë më bindës para Evropës së hipnozave politike, rinia shqiptare  cilsohej si Enveriste dhe iridnetiste”, dhe kjo ndodhi  kur dihej qëdrimi i urrejtëjes evropiane që shpërtheu me tërë fuqinë më 1985, në një simpozium ndërkombëtar në Beograd. Në lidhje me këto akuza të konstruktuara, serbët  taktizojnë që të hapet front më i gjerë, në fillim me popujt tjerë të Fedratës, sepse nuk e dinin se si do të reagojnë miqët e tyre jashtë Jugosllavisë. Pra, duhej të krijohet atmosfera se të gjithë sllavët në Jugosllavi po frigoheshin prej  shqiptarëve, sipas serbianëve, sepse po ua prishtinin qetësinë dhe sigurinë. Ky konstruksion po përhapej nepër Evropë, sidomos. Kështu komunikohej rrebelimi i shqiptarëve nepër qendrat adiminstrative të Republikave jugoslalve dhe nepër tërë globin. Madje, serbianët do të kërkojnë ndihmë nga policitë e republikave për ta hetuar “iridentën shqiptare”. Dhe përgjegja ishte përtej pritjeve-vllazërore sllave, kuptohet kundër shqiptarëve kryengritës. Ndërsa, shqiptarët më tutje,  serbët do të provojnë t` i nënshtrojnë me fuqinë e ushtrisë unike dhe policisë federauar, të cilat ishin një servis i tyre, fillim e mbarim. 

Dhe sot (2022) e shtroj pyetjën: kur me serbët nuk mundën të jetojnë në një shtet:  sllovenët, kroatët, maqedonët dhe malazezët, që janë sllavë, si  mundën të jetojnë shqiptarë që nuk kanë asnjë lidhje prejardhje dhe gjaku me ta (serbinët). 

Por gjithnjë lidhur me këtë, me shqiptarë serbët i kishin TRI probleme në Jugosllavi, përmes padrejtësive ndaj shqiptarëve ishin të organizuar që t` ua mbanin një thikë në kurriz të gjithë joserbianëve sllavë, për t` u treguar se ja nëse e do nevoja çka mund të u bëjmë edhe juve. Kështu thika e parë serbe, që dronin prej saj edhe pse e kishin në duar tërë fuqinë e apartit represial, ishte se: Se shqiptarët e kishin pranuar krishtërizmin në shekullin e parë të Erës së Re, prandaj kisha dhe pushteti  nuk kishin asnjë shansë ta diskutojnë ndryshe nepër Evropë. Por, kjo aksiomë nuk duhej t` u pranohej shqiptarëve me asnjë variantë, sipas kishës dhe politikës paranoide serbe, prandaj trilluan teorinë se: “Arabasit –shqiptarët nuk kanë prejardhe Ilire, se janë ardahacak” dhe këtë qëndrim provuan pa pushim t` ua imponojnë sidomos sllovenëve dhe kroatëve, sepse me malazezë de maqedonë nuk kishin asnjë problem, kur ishin në pyrtje shqiptarët. Për “prejardhjën jo ilire të shqiptarëve”, serbët i botuan dy libra dhe i përhapën nepër botë, së bashku me publikimin kishtar: “Zaduzhbine Kosova”- Pronat në Kosovë, botim i KOS dhe i shpërmdarë edhe në OKB dhe Parlamentin e Evropës. Publikimi “Pronat e kishës në Kosovë”, është shpërdar edhe në disa kryaqendra arabe me shumë sukses, dhe ajo shoqëri atje u besoi, pa dyshim. 

dyti, për politikën serbiane ishte problem ndryshimi i karakterit të Luftës Ballkanike më 1912, për faktin se historianët  shqiptarë kishin qëndrim faktik dokumentar se: “ Lufta Ballaknike më 1912 ishte luftë koloniale”. Ndërsa, për serbët, Lufta Ballkanike më 1912, “ishte luftë çlirimtare”. Medje në favor të serbianëve  Lufta Ballkanike më 1912 e kishte pajtimin se si rrezultat i saj pasoi largimi i Osmanlisë nga Evropa (Ballkani). Dhe në këtë drejtim, serbët gëzonin mbështetjen e tërë Evropës, fakt ai që ishte realizuar dhe “faktuar” në: Konferencën e ambasadorëve në Londër më 1913. Kështu, serbëve u mbetej vetëm si çështje e hapur  që ta “vërtetojnë” me shkrime falso se: “shqiptarët kanë ardhur Kosovëshekullin XVII, konkretisht pas luftërave Osmanoaustriake16891690”. 

Lidhur me pozicionin e shqiptarëve ishte krijuar në fund të shekullit XX një rrethanë realiste se hulumtuesit  shqiptar kishin ardhur te dokumentet relevante dhe më nuk pinte ujë rrena serbiane, që kishte qenë pa konkurencë një kohë të gjatë, për “shqiptarët ardhacak në Kosovë”. Prandaj, këtë pozicion gënjeshtar serbët e kanë fituar në dy mënyra: me fuqinë e armëve, sepse mjegulloheshin se po e luftojnë turkun e në realitet e luftonin shqiptarinë kryengritëse. Kështu serbët përfituan edhe  me pozicionet e Fuqive evropiane, të cilat kishin disponim të pakufishpëm largimit e Osmanlisë nga Evropa. E okupimi i tokave shqiptare pasonte me këto dy kute politiko ushtrake dhe diplomatiko propoganduese.  

Se serbët janë mjeshtër të intrigave majfton të plasojmë edhe këtë fakt: nga Konferenca e Paqës Parisit më 1856, me iniciativë të pushtetit serbian gati në tërë hapsirën etnike shqiptare, e posaqërisht në  Vilajetin e Kosovës, do të regrutohën popat rus për imam të xhamive. Ndërsa,  pas vitit 1912, rrolin e tyre do ta marrin të ashtuquajturit “dërzhavni imamët”, të cilët po t` u përmendej se duhet hapën shkolla shqip, kërcnoheshin se: “nuk e lejon feja një mundëasi të tillë. Neve na mjafton Libri i Shenjët në arabisht” . (shiqo në AJ. Dosie drzavnih imama 1918-1966). Pas kësaj kohe, për shqiptarë, pushteti serbian e kishte një qëndrim origjinal: “Shqiptarët në Jugosllavi duhet ta kanë vetëm një aleat, e ai është PASIGURIA  e fjalës dhe jetës”. 

3.Serbët e thurin intrigën recidiviste më 1988 se “shqiptarët kanë ardhur në shekullin XVII-të” 

Pas demonstratatve rrevolucioanre shqiptare më 1981, serbët kishin hapur fushatë ushtrako policore kundër çdo realiteti shqiptar nën Jugosllavi, e sidomos në Kosovë dhe Maqedoni,  në veçanti. Për ta forcuar pozitën  e tyre politike në luftë me shqiptarë, nga viti 1985 e deri më 1988, serbët e kishin kuptuar se nuk kanë më mundësi ta ushtrojnë zejtarinë e RRENAVE nepër Evropë dhe botë, sepse nga shkolla kishin dalur sheknctarë shqiptarë, që nuk duronin ta pranojnë asnjë intrigë serbiane, sespe burimet tregonin katerciprisht ndryshe. Pra, me libra dhe studime falso, nuk ia vlente që serbët më të shkruajnë për kurrfar “seobash”, sepse askush nuk u besonte. E mu këtu zë fill një intrigë e tyre, se duhej mbuluar DEFICITIN shekncor me fuqinë e politikës, që ka efekt koelateral në masën e painfirmuar e cila në Evropë, nuk merrej fortë me histori, por që objekt veprimi  e kishte se si të shuhen blloqet ushtrake, dhe se si të rrënohet Muri i Berlinit. Madje, në mjegullin e re diçka deoërtoi ndryshe dhe nepër shumë vende të Evropës, korrupsioni enormë pati filluar të quhet lobim! 

Për ta forcuar disi rrenën e vjetër rreth “Shpërnguljës masive të serbëve nga Kosova dhe ardhja e shqiptarëve më 1690”, në Akademinë serbiane do të shkruhet një “stydim” perfid, me qëllime të reja dhe prralla të vjetra. “Studimin” për një kohë të shkurtër do ta gjejë botuesin. E ai botues ishte revista (gazata) “IZVESTIA” e Moskës. Pas gjetjës së botuesit serbët, “studumin për prejardhjën e shqiptarëve”  e kishin përkthyer rusisht. Dhe pas botimit në “IZVESTIJA”, do të përpiqën që ta shpërndajnë nepër ambasada dhe përfaqësi diplomatike, kudo nepër botë. Po, do të provojnë që ta botojnë edhe në aglishte në “NJU JORK Tajms”, në “INDIPENDENT” , në gjermanisht  në “ZIDOJÇE CAJTUNG”, që për çdo  eventualitet të kanë si peshojë edhe këto botime në gjuhët botërore.  E vërteta, askush në Kosovë nuk e ka pasë të ditur se çka kanë botuar serbët në “IZVESTIJA”, për shqiptarë, një kohë të gjatë. Jo, politika shqiptare në Kosovë sidomos, mirrej me punë patriotike jugosllave, mirrej me iridentizmin shqiptar. Për propogandë  pushtetarët serbianë në anën tjetër e përdoret Ministrinë P.Jashtëme, që me intriga të sajojnë histori intrigash. Në intrigën e radhës me pak mund  do ta  antarësojnë , Minstrin e PJ  Buidimir Llonçarin. Ndërsa në msheftësi e përgatitin skenarin që ta thot ministri se: “shqiptarët kanë ardhur në Kosovë në shekullin XVII”, dhe pastaj çdo gjë dihej se forcohej pozita serbiane, në arealin frankofon (francez), ku ende shitej rrena serbe si hallva e salepxhisë. Dhe për dy ditë punë e siguruan botimin e pamfletit në gazetën “Le Matin”. 

Studimin në rusishte për: “Prejardhjën e shqiptarëve”, me një kopje nga origjianli serbisht do t` ia vejnë Ministrit Punëve të Jashtëne të RSFJ-ës Budimir Llonçarit në tavolinë, për “ informatë” ditore, me obligim që ta lexojë si fakt “shkencor”. Budimir Llonçar do ta lexojë sipas tij dy herë: së pari rusisht e së dyti në shkrimin primar në serbishte, dhe do të “krijojë bindjen se në  atë shkrim po “thuhet e vprteta”. (Nga biseda me  B. Llonçarin, në fund të vitit 1988-HB). 

Si u përgatit gazatari i gazetës “LE MATIN” që ta intervistojë Budimir Llonçarin dhe cila ishte pyetja e parë që i shtrohej ishte kurdisje që “rrenës t` i ngjitën këmbët”? Kështu,  gazetari francez ishte përgatitë në nivel “profesional” (!), me disa shkrime të njohura tendencioze. Ndër  to atij serbianët i servojnë planin e Millutin Garashaninit, Zgjërimi i SerbisëKosovë dhe Maqedoni  nga viti 1886; i plasojnë  një shkrim të  Illarion Ruarcit ku flitej se nadaj  “botimit të dokumenteve duhet pasur qëndrim kritik”; i plasojnë  një shkrim të Jovan Deretiqit me këtë pjesë përshkruese se: “Shqiptarët janë një konglomarat  prapambeturie njerzore, që flasin në 100 dielekte, e nuk kuptohen fare në mes veti. Janë popull pa kulturë, pa trashëgimi civilizuese e gjuhësore. Nuk kanë asgjë nga e kaluara, ndërsa kockat e tyre kanë mbetë nepër male ku jetonin  dhe shenjat e tyre të së kaluarës janë si ato të arijëve dhe ujqëve”. 

Gazetari francez, nga një gazetë me traditë kishte rënë në grackën serbiane sikurse me rënë në qerdhën e tigrave. Por duhet ta themi shkoçur se gazetari francez ishte i paguar shumë mirë, bile me dollarë, nga redaksia e “TANJUGUT”. Dhe pyetjen e parë që ia bëri MPJ Budimir Llonçarit ishte: “Kur kanë ardhur shqiptarët në Kosovë”. Budimir Llonaçar do të japi përgjegje striktive nga teksti që e kishte lexuar në “IZVESTIJA”, dhe do të thot: “ Më 1690 pjesa dërmuese e serbëve janë shpërngulur nga Kosova. Në vendbanimet e tyre janë ardhur shqiptarët nga Shqipëria”.  Kjo fjali ishte poenta serbiane, madje e shprehur nga Ministri i Punëve të Jashtëme, që do të thot se e kishte efektin diplomatik, politik dhe “historik”. Dhuratë me peshë ishte ajo për bandat serbiane  në përgjithësi. 

Shkrimin e botuar në “LE MATIN”, do ta botojë gazata “RILINDJA”, jo në tërësi por esencën ku sigamtizohej viti 1690 dhe dy çështje bosht: U shpërngulën serbët nga Kosova dhe vendin e tyre e nxunë shqiptarët e ardhur nga Shqipëria veriore!”.     

  1. Reagimi i dy historianëve shqiptar të nesermën në gazatën “RILINDJA”  

Reagimi do të përgatitët me përkujdesje të lartë,  që mos të lëshojmë asnjë gabim shkencor dhe faktografik. Reagimin e botoi “Rilindja” dhe Radio Televizioni i Prishtinë në ditarin qëndror. Lidhur me këtë, shkrimin e patëm dërguar personalisht në të dy redaksitë: Prof Dr Hakif Bajrami dhe Prof Dr Tahir Abdyli .  Botimi i reagimit Ishte lajm i disa muajëve. E vërteta, ne e dinim se burimet historike flasin ndryshe, nga ai që ishte plasuar në “Le Matain”. Madje, Jovan Tomiq (historian serb i shkollës Illarion Ruarcit) shkruante në librin e tij “O Arnautiima, Beograd 1913 f. 49  se: “Nuk ka pasë fare shpërngulje MASIVE të serbëve nga  Kosova. Se Arsenije III Cernojeviq nuk është larguar nga Kosova me popullin por me disa kalluxherë  të maskuar. Ndërsa, në asnjë shekull, pra as në shekullin e XVII-të nuk ka pasë kurrfar ardhëje të shqiptarëve në Kosovë pas vitit 1690. Kjo, është një rrenë e trilluar nga popat serbian” (shih: Jovan Tomiq, O Arnautima, Beograd 1913, f. 49).E vërteta, në revistën serbe “Oblezhje”, Hasan Kaleshit, serbët do t` ia botojnë post mortum, një shkrim të gjatë se: “Pas vitit 1690 ka pasë shpërngulje masive të serbëve nga Kosova dhe në pronat e tyre paskan ardhur shqiptarët”, nga Shqipëria Veriore”.Por Hasan Kaleshi dihet qëndrimi i tij edhe në librin “KOSOVO-KOSOVA, BEOGRAD 1974. Shtrohet pyetja si është e mundur që nga 812 katunde të Shqipërisë veriore (ku seicili katund i kishte atëbotë nga 6 e deri në 12 shtëpi) të koloniozhet një popullsi  në shkallë të dendur në 2016 katunde me nga 17 deri në 73 shtëpi në Kosovë e deri përtej Nishit në Paraçin.Madje dihet se dy katunde shqiptare:Hërtka dhe Nikaj janë shpërngulur në perendim të lumit Drina dhe jug të lumit Sava. Rrena serbiane kështu pasonte  se i ka këmbët e shkurtëra dhe nëse ajo rrenë “ulet në fotele kur këmbët  nuk i shkelin tokë”. Pas botimit të reagimit të historianëve shqiptar ndaj deklaratës  B. Llonçarit, serbët do të na e ndërsejnë prokurorinë dhe policinë e tyre, sa që për dy muaj ishim të ftuar edhe në polici, ndërsa hetimi në prokurori zgjati 9 muaj. 

  1. Por çka pasoi pas botimit të reagimit kundër deklaratës B.Llonçarit më 1988 

 Në të tri zyret e larta në Kosovë pas botimit të reagimit në “RILINDJE”, cingrruan telefonat e kërcnimeve nga Beogradi. Adersat e kërcnimeve ishin në: UDB; Komitet të LKK-ës dhe në Kryesi të Kosovës. Së pari  hetimet do t` i filloi partia si që ishte zakon shumë i ulët. Lidhur me këtë tri ditë pas botimit të reagimit, aty kah ora 14-të, Dr Hakif Bajrami dhe Dr Tahir Abdyli ftohen në Prokurori, te Njazi Burgideva-prokuror. Duhej të lajmëroheshim brenda dy orëve, nga çasti që kishim nënshkruar dokumentin se e kishim pranuar ftesën e prokurorit. Rrugës filluam të lëshojmë barcoleta se: në UDB hyhet lehtë por dilet vështirë; në Komitet hyhet vështirë por dilet lehtë. Po në prokurori, nuk e dinim përgjegjën. E vërteta, prokurori na priti shumë mirë dhe na u duk shumë xhentelmen. Na tha se marrja  e juej në pyetje është një detyrë formale. Asgjë nuk ka të bëjë se me shkrimin e juej keni bërë vepër penale”. Nuk i besonim, mësa UDB-ës e as partisë, por e kuptonim se është manovër e tij. Pas, nja 20 minutave na liroi, me një theksim se duhet të lajmërohemi edhe ndo një herë tjetër. E ftesat zgjatën deri në prill të vitit 1989 (për disa muaj rresht). 

Të përfundojmë se serbët kishin vëndosë që aty ku nuk  e shprethen intriga dhe propoganda mediatike, të përdorët plumbi dhe burgu i pafund, për çdo shqiptar që u reagon. Por, vite më vonë, i njejti prokuror do të na rrëfehet se në ato rrethana ka kontaktuar me Fadil Hoxhën (që nuk kishte pushtet atëherë!) dhe kishte marrë porosi që: “Këtyre djemëve nuk guxon t` u ndodhë asgjë e keqe. Ata kanë reaguar me fakte, dhe kaq”. 

6.Intriga e dytë  serbiane e shekullit XXI që e ka tronditë çështjen shqiptare   

Me shkatrrimin e Jugosllavisë (1992), në Beograd ishte krijuar një shtab që punonte në TRI drejtime për kriminalizmin e shqiptarëve si entitet kombëtar. Drejtimi i parë ishte i dirgjuar nga Akademia serbiane; drejtimi i dytë ishte i drejtuar nga MPJ e RFJ-ës dhe drejtimi i tretë ishte nga nëntoka me detyra që të “vritën serbian dhe të akuzohen shqiptarët”. Këto tri drejtime i kordinonte Partia Sicialiste  e Serbisë, si pasardhëse e LKJ-ës.E ndaj politikës serbiane që t` i mbajë burgjet e mbushura me shqiptarë me një anë dhe të rrahë e fyej shqiptarë në vende publike, një pjesë e shqiparëve filloi të shfaqë shenja se duhet ndryshuar kursi politik dhe duhet zavendsuar atë me kursin e luftës së armatosur. Nga ky rreshtin do të lindë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 

  1. Si u gjetë Dik Marti për ta “përpiluar” akuzën ndaj UÇK-ës 

Në Beograd do të punojnë për dy muaj Dr Millan S Protiq dhe një oficer i lartë rus me emrin Afanasijev. Adresa e parë e kontaktit tyre ishte  që t` i drejtohen prokurores Karla Del Ponte, me shtetësi  Zvicrane. Kjo zonjë pas dy ditë bisedimesh do ta u propozojë Dik Martin, që të dali me autorsi si akuzues nga funksioni i Evurodeputetit në KE me qendër në Strasbjurg. 

Akuza më e rëndë ishte se: “UÇK kishte bërë tregti  me organe njerëzore. Se serbëve ua nxirrte organet trupore dhe ato i shiste nepër Evropë (1998)”. Madje, trasplantimi (nxierrja  e organeve njerzore) ishte bërë në një shtëpi që u quajt “Shtëpia e Verdhë”, në Malësinë veriore shqiptare. Shtëpia ishte afer shtallës bagëtive dhe aty sipas serbianëve bëhehin “nxierrjet e organeve njerzore nga serbët”.  Mendi m  monstruoz që i tejkalon të gjitha kornizat e fantazisë dhe trillimeve njerzore. 

E nëse lexohet me kujdes Raporti i Dik Martit, në te vrehen dy çështje fundamentale: 1. Krimeve  serbe Dik Marti u bën ADVOKATURË (lexo pikën 6). Ku thekson se: “çështja e krimeve serbe është e mbylluar”. Dhe 2. viktimave shqiptare Dik Marti u bënë PROKURORI (lexo pikën 13) ku thekson se: “shumë viktima shqiptare janë shpallur të vrarë pas 12 qershorit 1999, me motiv se familjet e tyre  shqiptare janë frigësuar dhe nuk i kanë lajmërur sepse druanin se populli do t` i shpallë tradhtarë”!. Me këtë akuzë në interaktiv Dik Marti, synon dy efekte kriminale: akuzon administratën e OKB-ës (UNMIK-un) në Kosovë. Madje, pushtetin në Republikën e Kosovës që doli pas vendimit të GJND-ën (2010), dihet se çfarë verdikti lëshoi, e quan “pushtet lokal”, që do të thot se Dik Marti nuk e pranoni shtetin e Republikës Kosovës, që do të thot se Dik Marti ështëi në anën agresorit serbian. Në anën tjetër, Dik Matri synon të NXITË luftë qytetare në mes shqiptarëve, synon vllavrasje dhe shfajsim të nazifashizmit serbian. Madje, Dik Marti thekson se : “me rastin e hulumtimit të krimeve shqiptare nuk ka mundur të gjejë dëshmitrë”. E sakt, dhe i GARANTOJ, që prap nëse e rifilloni punën që e ka nisë, nuk do të gjejë deshmitarë të rrejshëm, sepse shqiptarët kurrë gjatë historisë nuk e kanë përkrahë rrenën dhe hipokrizinë. E vërteta, nëse e kërkoni realitetin, prapa do ta keni tërë kombin shqiptar dëshmitar  edhe nëse ajo e vërtetë është kundër tij. Dik Marti provon të trillojë diçka nga tradita. Por ia them, se shqiptari (lexoni Kodeksin e Kryengritjës shqiptare  për liri më  1881, më 1910; më 1919; më 1945; më 1998/99, kodeks ai  që ka pasë vlerë deri më 10 qershor 1999, tekstualisht thuhet: “Të vrarët nepër beteja, nuk guxohet t` u preket kufoma deri sa të vijë ndonjë Komision Nderkombëtar dhe ta hetojë gjendjen. Nëse kufoma preket, qoftë edhe në përmasa interne, atëherë prishësi i kodeksit kryengritës kombëtar ka për t` i paguar DY GJAÇE për një”. Ja ku jemi, Dik Marti. Ke hy në një botë që e urren,  por ke me mbetë edhe humbës edhe i koritur. Kjo për faktin se shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë 1993-1999, por kurrë nuk kanë pasë forcë adekuate për ta mbrojtur të drejtën e tyre. Tash, kur në anën e drejtësisë është SHBA-Amerika, shqiptarët ishin dhe do të janë në çdo kohë në anën e asaj Amerike, që i ka siellë civilizimit demokraci të grantuar, që i ka siguruar luftës së drejtë grancion. Pra, Dik Mari si mashtrues mos ia msy kurrë te shqiptarët, se ndër shqiptar nuk do të gjeish kurrë.  Madje, në raportin e tij, Diku e përmed Nazim Bllacën. E unë po ia shtoj edhe ca të tjerë që i ka strehuar nepër Evropë, ndersa rrenë se janë “dëshmitarë të mbrojtur”. E vërtetë  se nga 15 milionë shqiptarë nepër botë, është e mundur që të  prodhoni  dëshmitarë të rrejshëm, duke i lubrifikuar me ELEKTROSHOK, metodë kjo nazifashiste dhe komuniste. Po, do ta gjeni  edhe ndonjë melez nga shkolla e Panta Sreçkoviqit që e trilloi termin “Strara Srbija” në vend të termit “SHIPNI E VJETËR”, më 1853. Panta Sreçkoviq ka qenë shef i Katedrës historisë në Beograd dhe për disa dekada e ka përsosë zejtarinë e rrenave. 

8.Kompromitimi moral dhe porfesional i Dik Martit për para të pista serbiane 

 Ti Dik  Marti, kur të studiohet Raporti yt del hapur se nuk je autor por pasi që i ke marrë paratë, hajrin dhe sherrin do ta ia bashkoish emrit tëndë, as më shumë e as më pak. Harku i rrenave të jueja  Dik Marti është në krizë të thellë morale dhe faktografike, por të siguroi se kompromitimi për ty,do të jetë në krizë edhe më të thellë. Harku i rrenave serbiane pra, është në krizë morale dhe civilizuese. Edhe Drajfusiët shqiptarë që akuzohen në Hagë, do të mëshirohën me vuajtjet që po pësojnë. Por durim shqiptarët thon: Ngadal beg se ka hendek.   

Tani, kur  katër drejtues të UÇK-ës janë në burgun hetues qe dy vite, pa u ngritë akuza për gjykim fare, çështja e “trasplantimit të organeve njerëzore”,  sikur është HARRUAR, sepse nuk figuron fare në aktakuzë, sepse asnjë prokuror (janë ndrruar disa) nuk e pranon një marri të tillë, nga fantazia krimianle serbiane me një anë dhe nga autorësia e Dik Matrit në anën tjetër. Lidhur me këtë, një fakt e di, se serbët nuk do të ndryshojnë kurrë sepse për dy shekuj i kanë përpiluar 36 programe për shfarosjen e shqiptarëve, fakt ky që lirishtë mund t` ua shtojmë atyre porgrameve edhe këtë Raportin e Dik Martit. Pra, serbët po e shtojnë “begatinë” e programeve në 37-të, për asgjasim të shqiptarëve si racë njerëzore.Raritet për “popullin hyjnor” dhe për mafiozët me vlerë të afatit “merre ose lere”, këtë  dyfytyrësi . 

Në bazë të tërë saj që u tha më lartë, më së vështiri do të jetë në të ardhmën për ta bindur Dick Marty  vetën e vet, se ka RREJTË. Kjo për faktin se askush më nuk i beson më. Megjithë atë diçka ka filluar të shkrihet nga rrena e cila prap don të mbetet rrenë sepse është prodhim serbian. Së këndejmi Dik Marti, shihet se do të fillojë së pari të dyshojë në hiejën e vet, e pastaj do të kërkojë prej të tjerëve t` i besojnë, s e ka rrejtë, kuptohet. Por, pendimin mëtej prap nuk do ta pranojë edhe pse ka dëshirë, sepse paratë që i ka marrë, e ato  janë më të shtrenjëta se sa: “helikopteri i mjekut të UÇK-ës, me të cilin paskan bartur organe njerzore, ose njerëz”, (trillim serbian)  për t` i dërguar t` i njerëzit  te kasapi. E Dik Marti tregon për “tuxharin”, por nuk tregon fare për kasapin dhe blerësit e mishit”!!! E vërteta, Dik Marti ka dëshirë të fetishizohet për të mbetur rrenc  profesional. Madje beson dhe ka marrë premtime se serbët do t` ia ndertojnë tri  busta: një në Kishën e Sveti Savës, një në Frushka Gorë dhe një në Atos (Hallkidik) të Greqisë. Pse tri busta e jo katra, sepse Dik i kishte pazarin që busta e tij të ngritet në Lozanë, me kamatën që do të profitohet, nga paratë e pista që i ka marrë dhe përvetësuar . 

9.Para Dik Matrit serbët e kanë shfrytëzuar Arçibad Rajsin dhe në fund e kanë helmuar 

Po lexues të nderuar, nuk është Dik Marti i pari që ngritë turpe të tilla, por për historianët e mirëfillët Dik Marty  është vijues i profesionit tëi Arçibad Rajsit (zvicran me profesion kriminlaist dhe gazetar i luftës), i cili ishte korespodent i luftës, dhe opservator i krimeve serbe për vitet 1912-1924 që i përshkruante krimet  si akte humane, “si akte të një kryqzate të suksesëshme”, sepse  paguhej, sepse “serbët po e pastronin Ballkanin nga raca muamedane, që ishte një lehtësim për Evropën”. Prandaj, mafia politike  Evropiane gjithëmonë do t` i shperblej serbët për misionin dhe vizionin kryqzatë që po e kryenin”, shkruan A. Rajs më 1921, kur u shkrumuan 181 fshatra shqiptare në Kosovë. Madje, Arçibad Rajs, shkruan se: “serbët janë shumë mjeshtrorë, i kanë krijuar TRI kampe të përqëndrimit për shqiptar në: Nish, Leskofc dhe Nikshiq, ndërsa bota nuk dinë fare për to. Te ky popull i Siberisë, plumbi vlen  nëntë herë më tepër se çdo plumb evropian, shkruan A. Rajs tutje , sepse plumbi evropian e vretë një kundërshtar. Por, te serbët është  zanat që të rendisen nga 10 shqiptarë njëri pas tjetrit dhe bejnë eksperimente se sa po i çpon plumbi”. Edhe më kjartë, Arçibad Rajs është zvicran sikurse Dik Marti dhe ai e shkruan edhe këtë se: “Serbët më 28 VI 1913 në Gazimestan i tubuan 500 burra shqiptarë. Dy ditë kuvenduan se si të vritën për një herë. Dhe e gjetën patentin e vrasjës se të gjithëve. I grumbulluan të gjithë në një gropë  nja 50 metra me 50-të. Në qendër e kurdisën nja sasi eksplozivi, duke e mbështuellë me copa të telave dhe grimca të plumbit. Bomba shpërtheu, po edhe baroti për rreth u ndez për një herë. Çudi se si ai shprthim e shëndritti  tërë atë hapësirë natën e 28 VI 1913, duke aluduar se ishte vringllimë e shpatave të luftës së rrejshme të Kosovës nga viti 1389, që nuk ka ngjarë kurrë”. Përshkrim besnik i ngajrjës makabër nga një profesionist zvicran që quhet Arçibad Rajs. Pra, nuk është hebrenjë sikurse Lav Trocki, apo Leo Fraindlling, për të cilët dihet se patën shkruar vetëm të vërtetën se çka, si dhe pse ka ndodhë tragjedia shqiptare në tetor 1912. 

“Po, ky popull (serbian-HB), shkruan A. Rajs, ka në mesin e vet tregtarë që miellin ua shesin ushtarëve të vet e kriposin me dhe, për të ardhur më rëndë. Nuk çajnë kokën tregtarët serbian a do të smuren ushtarët e tyre, sepse mbi gjysma janë mercanrë, prandaj te serbi  fitimi momental është një fatamorganë, gjithëmonë, sespse ky popull nuk dinë asgjë për perspektivë”. 

 Edhe fitimi momanetal te Dik Mari është një fatamorganë, por ujin Dikut do ta ia gjej vetëm ajo grimca e plumbit që e përshkruan Arçibad Rajs, si dhëndërrr i serbianëve në testamentin e tij më 1928. Dik Matrin, serbianët e kanë kompromituar skajshmërisht duke e futur në një vanturë krimianle, sespse edhe me rrejtë është krim, por bustin e premtuar, serbët tani në kushtet e reja, nuk do t` ia ndertojnë as në Lozanë. 

Më 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s serbianët i thurën edhe tri intriga. Ato kanë të bëjnë me gjoja se NATO e ka bombarduar mbi shqiptarë : Mejën, Urën e Lluzhnanit (Llap) dhe Burgun e Dubravës. Në fakt, piloti serbiani quajtur Boban, vet ka deklaruar se “me një mig duke FLUTURUAR NË HAPSIRË TË ULËT I ka bombarduar: Mejën, Urën e Lluzhanit dhe Burgun e Dubravës”.  

  1. Çështja e Rrezolutës së Parlamentit të Shqipërisë për Raportin e Dik Martit 

Nuk duakëtu të hyjmë se kush e ka votuar në Parlametin e Evropës raportin e Dik Martit, sepse me presion të paparë hapja e Gjykatës Speciale është votuar nga Parlamenti i Republikës Kosovës, me shumicë votash, madje duke e ndryshuar edhe Kushtetutën. Themelimin e Specialës, dihet se unanimisht nuk e ka votuar Vetvendosja dhe disa deputet të AAK-ës. Prandaj, çdo përfundim ndryshe i fatit të raportit Dik Martit, përpos me lirimin e atyre që janë në Hagë dhe burgosjen e Dik Martit dhe Karla del Pontes me të gjithë ndihmësit ku ka edhe rus dhe francez, do të ishte një katarzë për civilizimin, do të ishte një premtim se drejtësia po shkon në rreshtimin e duhur civilizues. E kjo, jam i sigurtë se nuk do të ndodhë, sepse kompromitimi pastaj është edhe më i thellë, për të gjithë ata që ishin shumë të sigurt se: “Specialja po themelohet për ta pastruar luftën e UÇK-ës”. E vërteta, deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, sigurisht se e kanë lexuar (shumica) Raportin e Dik Matrit. Në 174 pikat e tij mund të nxirret një emrues i përbashkët. Në ato 174 pika, rrena e gjenë profesionin e vet të përkryer dhe ka firmë “Made in Serbia”. Po për ata që e kanë lexuar Komedin Hyjnore të Dante Aligierit, ua përkujtojë, se kur të shkon Dik Matri në Purgator, do ta gjejë një mbret serbian që: “falsifikonte monedha  në kohën e tij për banorët e tij”. Pra, rrena e Dik Martit si prodhim “made in Serbia” i ka rrënjët në mesjetën serbiane. Edhe më kuptueshëm, hallakama e Edi Ramës dhe Sali Berishë në Prlament  duhet të gjurmohet pak më në fund, pra përtej purgatorit të Dante Aligierit, sespe rezonimi logjik po mungonte gjatë tërë shprehjes së urrejtjës për njeri tjetrin. E vërteta, asnjeri nuk e kishte hallin te Rrezoluta, por përëqndrimi ishte te pushteti mafioz në Tiranë. E vërteta, Edi Rama ka deklaruar publikist se: “Shqipëria në kohën e trazicionit ka përprauar shumë”. Po i them hapur se ka ndryshuar shumë sespse: Ka legalizuar drogën, mbi gjysma e popullit është arratisë, ata që ngajnë vetura, benzinin e blejnë nga rafineitë e huaja, e Shqipëria dukur i kishte tri rafineri e kështu me radhë.  

Rezoluta e Prlametiti të Shqipërisë nga korriku 2022 është një lojë e trilerit nga arsenali i politikës anti Kosovë me Open Ballkan” (Ballkani i hapur), që ka për qëllim shkatrrimin ekonimik dhe politik të Republikës Kosovës. Në këtë politikë Edi Rama është advokat i A. Vuçiqit, dhe shumë mirë po ia lehtëson punën për ta terrorizuar Republikën e Kosovës me të gjitha mjetet. Por, mos të harojë askush se populli i Kosovës është i grantuar për të ndertuar demokraci, qoftë edhe me të meta të përkohëshme, sespse fuqishëm është i përkrahur nga SHBA. Unë popullit i besoj! 

 Prishtinë, më 31 korrik 2022  

Në Bashkimin Evropian dhe NATO apo në Ligën Arabe?

0
Lirim Gashi, Prishtinë
KU PO NA COJNË PARTITË TONA PARLAMENTARE, ME POLITIKËN E TYRE POPULISTE, KONFUZE , DILETANTE DHE SHKOMBËTARIZUESE ?
Imagjinoni sa thellë është zhytur anija e ish-socialdemokratit dhe nacionalistit Albin Kurti në kënetën politike dhe ekstremiste islamike, kur deputetët ekstremistë islamikë që e quajnë veten “Home Kosova” bëjnë propagandë islamike në emër të Vetëvendosjes së tij, në çdo postim të tyre.
Mjafton të analizosh profilin e këtyre ekstremistëve të thekur islamikë për vetëm 5 minuta për të pyetur veten:
A ka ndryshuar motoja apo kauza e Vetëvendosjes nga bashkimi kombëtar me vëllezërit tanë shqiptarë nga Shqipëria në bashkim fetar me turqet dhe arabët nga mbarë bota?
A është shndërruar e ashtuquajtura Partia Socialdemokrate “Vetëvendosje” në Partinë Baf të Sadamit, apo edhe më keq, në “Partinë e Mashtrimit dhe Vetëmashtrimit”?
Ose unë nuk e kuptoj më botën, ose e ashtuquajtura “Vetëvendosje” është kthyer në “Parti të Mashtrimit dhe Vetëmashtrimit”, sepse ajo që po ndodh brenda saj në këtë kohë jashtëzakonisht të rrezikshme, nuk mund të shpjegohet me logjikë dhe sens të shëndoshë edhe nëse këtij fenomeni të rrezikshëm i qasemi me dashamirësinë më të madhe.
Deputetët e fshehur pas adresës “Home Kosova” kërcënojnë çdo patriot shqiptar të shqetësuar, që guxon të kritikojë islamin politik dhe shkombtarizues.
Kërcënimet e tyre janë po aq të qarta sa edhe qëllimet e tyre.
“Duam Baben”, thoshte Haxhi Qamili e haxhiqamilistët e tjerë në vitet e para të formimit të shtetit shqiptar me 1912. Nuk pajtohej me “sorren e zezë” (shqiponjën dykrenare) dhe e vajtonte pushtimin turk-osman, derisa e vranë atdhetarët shqiptarë…
Ndër të tjera ata thonë:
“Kushdo që ankohet se Turqia po ndërton vetëm xhami në Kosovë dhe vetëm fabrika në Serbi, do të bllokohet nga ne!
Çfarë duhet të ndodhë tjetër në këtë shoqëri të kërcënuar nga antivlerat dhe shkombëtarizimi, për t’ua bërë të qartë pushtetarëve dhe opozitarëve tanë të çoroditur, se jemi të kërcënuar nga një virus shkatërrues që po përhapet me një ritëm të paparë dhe që përfundimisht do të përshkallëzohet në një pandemi me pasoja të paparashikueshme ?
Ajo që e vërteton dyshimin tim për sabotim të përgjithshëm të shtetësisë kosovare nga të gjitha partitë politike parlamentare, është heshtja e opozitës, e cila kritikon Albin Kurtin aty ku nuk duhet, pra aty ku reputacioni dhe mbështetja e tij popullore rritet për disa për qind, por asnjëherë për bashkëpunim me islamistët politikë, ekstremistë dhe shkombëtarizues.
Pse?
Sepse kur ishte në pushtet ajo bashkëpunonte gjatë gjithë kohës me të njëjtën rrymë fetare ekstremiste dhe këtë bashkëpunim e vazhdon në të njëjtën masë edhe tani kur është në opozitë.
Ky argumentim, i dukshëm edhe nga avioni, e bën të qartë se sa shumë interesohen pushteti dhe opozita jonë për reputacionin dhe mirëqenien e popullit, për uljen e migracionit dhe për zhvillimin e vendit të tyre.
Përgjigja e saktë është:
Aspak!
Politika aktuale kosovare padyshim i meriton këto epitete:
E mjerë, e pabesë, e padrejtë, djallëzor, e neveritshme, analfabete, shkombëtarizuese, primitive, konspirative, dekadente, poshtëruese, shkatërruese, amatore, tinzare, kriminale, kuislinge, antivizionare, regresive dhe tradhtare.
___
* Autori është kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë.

Vizitë njëditore objekteve të trashëgimisë kulturore në Bujanovc, e planifikuar dhe realizuar për mërgatën e Luginës së Preshevës

0

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë hartoi një projekt për vizitë një ditore disa objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit, për Fondin Humanitar për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë në Zvicër.
Realizimi i projektit u caktua të ndodh më 26 korrik 2022. Po edhe vitin 2021 ndodhi një vizitë një ditëshe objekteve të trashëgimisë kulturore në Preshevë. Fondi i kënaqur me këtë vizitë kërkoi që edhe sivjet, më 2022, të ndodhë një vizitë në objektet e trashëgimisë kulturore në Bujanovc.
Fondi Humanitar bëri një Njoftim/Ftesë, me të cilin i ftoi të gjithë dashamirët e objekteve të trashëgimisë kulturore, për ta njohur më mirë dhe për ta dashur trashëgiminë shqiptare me moton: “Bashkë ecim përpara”. Me këtë ftesë publike u ftuan anëtarët e Fondit Humanitar, anëtarët e Shoqatës për Trashëgimi kulturore, por edhe të tjerët, dashamirë të trashëgimisë kulturore në Bujanovc.


Vizita kishte për qëllim: njohjen sa më mirë të trashëgimisë kulturore, objekteve arkeologjike të saja, ndërtimore, fetare dhe trashëgimisë natyrore.
Andaj u vendos që të vizitohet: Teqja e Nasalcës, Ura e Çartme në Lluçan, Lisi i Vjetër në Turi, Gradina në Tërnovc, Shtëpia e Vjetër e haxhi Xhavit Ramadanit në Muhovc dhe objekti i Shkollës-Mejtepit në Zarbincë. Mirëpo, përshkak të vështirësive kufitare u anulua vizita në Muhovc dhe Zarbincë dhe u shtua vizita në Gradinë të Konçulit dhe Kërshevicës, në rrugën rajonale Bujanovc-Vranjë.
Më 25 korrik 2022, në një bisedë me Z. Adnan Ymerin, kryetar i Fondit, ku ishte edhe haxhi Avdija me kryetarin e SHTKK=së, Xhemaledin Salihu u vendos që takimi të ndodh në restorantin “Bici” në Bujanovc, në orën 8.

Ashtu edhe ndodhi, në restorant pinë kafën e mëngjesit anëtarët e Fondit, anëtarët e Shoqatës dhe dashamirë të tjerë, në mesin e të cilëve ishte edhe Qenan Haxhi Vlora Hamdiu me motoçikletën shumë kubikshe të tij nga Kumanova dhe Mustafë Ismaili, shkrimtar nga Samolica.
Në restorant ndodhi një takim i përzemërtë i vëllezërve shqiptarë, të etur që të njihen më mirë dhe ta njoftojmë edhe më mirë Luginën e tyre. Të gjithë të hareshëm, të gëzuar e të këndshëm për këtë vizitë vëllazërore objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Para se të nisemi për vizitë objektit të parë fetar, Teqesë së Nasalcës, krytari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore dhe kryetari i Fondit Humanitar i përshëndetën të pranishmitë më mirë se ardhje dhe i dëshiruan një ditë vizitore të këndshme, folën edhe për programin dhe qëllimin e vizitës, me moton: “Bashkë të ecim përpara”

Pastaj kryetari i Shoqatës për Trashëgimi kulturore i ndau nga një libër, botim i saj:”Trashëgimia kulturore material e paluajtshme në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare” Z. Adnan Ymerit, kryetar i Fondit Humanitar dhe donatorit të Konferencave shkencore të Shoqatës për Trashëgimi, humanistit, atdhetarit Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, nip Presheve, nga Bushtrani, jetoi dhe punoi në Zvicër, tashti në Kumanovë.
Ashtu sëbashku me makina private të Mërgimtarëve dhe me motoçikletën e tij Qenani, udhërrëfyes i rrugëve, me gëzim të madh u nisën për te Teqja e Nasalcës.

Në Teqenë e Nasalcës, me mikpritje na priti te dera e Teqesë, Plaku i Teqesë, Ragmi Xhemaili që na njoftoi me strukturën përbërëse të Teqesë dhe objekteve në te.
Së pari na njoftoi me Varret e Shehëve në oborrin e Teqesë dhe na dha një histroik të saj. Sipas tij ekzistimi i teqesë është dikund para 320 vjetëve dhe i takon Tarikatit Saadi. E përmendi edhe teqenë e Tërrnavës, për të cilën tha se është shumë e vjetër. Pastaj na njoftoi me Tyrbenë, në të cilën ishin Varret e Shehëve: që nga themeluesi, Sheh Hysen Prishtina, Hoxha Baba Hyseni, Sheh Ali Vranja, Sheh Hysen Nasalca, Sheh Lutfi Shabani, Dervish Alija, Sheh Hajrullahu dhe varri i një fëmije 7 vjeçar.
Vizituam edhe pjesën e Teqesë, Semihanën me Mirab, ku mbahen ritualet e Dervishëve, Mejdan Odën, ku qëndrojnë Dervishët dhe Oxhak Odën.
Nasalcën e lamë dhe vazhduam për Lluçan, ku vizituam Urën e Çartme, në Moravën e Binçës, e cila është urë antike, lidhte dy vendbanime të vjetra: Sejacën dhe Tasllakun në shek. IV, gjatë mbretërisë së Konstandinit dhe ishte ura e dytë në Serbi, si e tillë. Bile dashuria e madhe për ta parë këtë urë edhe rrezikoi vizitorët, sepse u ndalën në rrugën rajonale Bujanovc-Gjilan.
Më pastaj vazhduam për në Konçul, ku vizituam Gradinën e që dikush e quajti Shkalla e Konçulit.
Më pastaj vazhduam për Turi, te Lisi i vjetër më shumë se 1.000 vjet e që ishte mbuluar me bimë të tjera dhe i pa mbrojtur.

Pastaj morëm rrugën për Tërnovc, ku vizituam Gradinën e tij, të shek 2-7. Në afërsi të saj gjendej edhe Xeherorja me banesat e punëtorëve.
Në fund të vizitës shkuam në Kërshevicë, e cila gjendej në rrugën e Udhës së Vjetër Bujanovc-Vranjë, për të cilën lokalitet studiuesit serbë thonë dhe shkruan një libër, me titull: Kërshevica në ndikim të kulturës helene dhe kelte, në gjuhën serbe dhe angleze, ndërsa disa studiues shqiptarë ofrojnë fakte se ky lokalitet është Demastioni, qytet xeherore e Dardanisë. Aty u bënë disa foto me flamur shqiptar se ky vend është Dardani, ashtu e vertetojnë shumë studiues, në mesin e të cileve edhe e ndjera arkeologe e njohur botërore Fanulla Papazoglu.
Vizitorët u ndien shumë të rehatshëm për të gjitha objektet që i vizituan, por në Kërshevicë i mori nostalgjia dhe dashuria për Dardaninë shqiptare.

Ashtu të gëzuar, të hareshëm, edhepse ishte kohë e nxehtë, thuajse te të gjithë ndihej një freski burrërore dhe atdhetare qe edhe viteve të tjera të vizitojmë vendin tonë nëpërmjet këtyre vizitave me moton: “ Bashkë të ecim përpara” morëm udhën për në restorantin “Bizi” tashti në Samolicë, ku Fondi Humanitar na kishte përgatitur një drekë të mirë për të gjithë pjesëmarrësit e kësaj vizite.
Aty u bisedua për vizitat në vitin 2023, që të organizohet në Medvegjë, për ta rrumbullakësuar Luginën e Preshevës, u bisedua për zhvillimin ekonomik të Luginës, u bisedua për hallet e Shqiptarëve të Luginës dhe gjithçka që e mundonte shqiptarin e kësaj Lugine.
U ndamë përkohësisht secili në shtëpitë e veta, për të qenë edhe më të bashkuar në synimet tona kombëtare.

“Në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe” 

0

 Nga: Mustafë Krasniqi

Të enjten, me datën 28 korrik 2022 përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), Dr. Vaxhid Sejdiu (kryetar) dhe Mustafë Krasniqi (nënkryetar) zhvilluan një takim pune me drejtorin e Institutit Albanologjik në Prishtinë z. Hysen Matoshin.  

Një takim mbresëlënës, një takim brenda të cilit u prezantuan përpjekjet dhe angazhimet e mësuesve në Diasporë rreth organizimit të mësimit plotësues. Një mision që kërkon punë dhe përkushtim vullnetarë të të gjithë faktorëve relevantë me qëllim, që në orët mësimore të mësimit plotësues në gjuhën shqipe të përfshihen sa më shumë fëmijë shqiptarë, të cilët pa fajin e tyre lindin dhe rritën larg atdheut.  Një bashkëbisedim se si të veprojmë nën hijen e flamurit “Një komb – një gjuhë”, sepse kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, fëmijët e tyre kanë të drejtë ta mësojnë, ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën amtare, kanë nevojë për mbrojtjen e identitetit kombëtar ashtu siç kanë nevojë për integrimin e tyre në shoqëritë e vendeve pritëse. Sensibilizimi i prindërve shqiptarë në ruajtjen e gjuhës amtare është obligim i të gjithëve, në veçanti i institucioneve kombëtare. Faleminderit drejtor, prof. dr. Hysen Matoshi për mikpritjen. Faleminderit për durimin të dëgjoni shqetësimet tona, sfidat me të cilat përballet ky lloj mësimi, si dhe gatishmërinë që së bashku të punojmë dhe të veprojmë që fëmijët shqiptarë t`i kenë sa më afër pikat shkollore, me qëllim që ta mësojnë në mënyrë institucionale gjuhën e nënës.  

Përhapja e diturisë në gjuhën shqipe është sfidë e kohës sepse numri i fëmijëve shqiptarë që regjistrohen në shkollat e vendit në Evropën perëndimore dhe më gjerë në botë rritet dita – ditës. Për këtë qëllim duhet të veprojmë të gjitha bashkërisht në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare. Fakt është se numri i fëmijëve që ndjekin orët mësimore në gjuhën amtare është i vogël, në krahasim me fëmijët që janë të regjistruara në shkollat e vendit. Prandaj në këtë mënyrë duhet të veprojmë të gjithë bashkërisht me qëllim që të mos bëhet vonë.  

Institucionet tona të pavarura, arsimore dhe shkencore kanë një rol të pazëvendësueshëm në sensibilizimin e prindërve shqiptarë që fëmijët e tyre ta ruajnë gjuhën amtare. Së bashku mundemi! 

Prishtinë, 28 korrik 2022 

KKAD- sektori për informim  

Comœdia (1925) / Shkrimtari shqiptar Stavro Stavri dhe zonja e tij franceze Alice Brenot do të sjellin së shpejti librin “Përralla nga Orienti”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Korrik 2022

“Comœdia” ka botuar, tre shkrime gjatë muajve gusht, shtator dhe dhjetor të 1925 rreth veprës dhe jetës së shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit shqiptar Stavro Stavri, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Një shkrimtar shqiptar

Comœdia, e hënë, 3 gusht 1925, f.3

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  1. Stavro Stavri së shpejti do të botojë me bashkëpunimin e çmuar të zonjushës Alice Brenot një përmbledhje me “Përralla nga Orienti”. Z. Stavro Stavri pati botuar, në vitin 1922, një vëllim interesant “Studime mbi Shqipërinë”; ai përshkroi aty zakonet, historinë fetare e letrare, zakonet familjare të këtij vendi, ku ai është një nga përfaqësuesit më të shquar.

Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Shqipërisë, Deputet i i Tiranës, i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Beograd, ish-profesor i gjuhës shqipe në Shkollën tonë të Gjuhëve Orientale, z. Stavro Stavri, i cili ka përfunduar tek ne doktoraturën në degën e drejtësisë është një mik i madh i Francës dhe propagandon me zjarr kulturën e saj. Së shpejti, në Shqipëri do të ketë pesë shkolla të mesme franceze për djem dhe vajza (gratë atje janë pothuajse të gjitha të bukura dhe pjellore). Dhe le të theksojmë gjithashtu se nëse “Skypetarëve” (kështu e quajnë veten shqiptarët) nuk u mungojnë as automobilat dhe as avionët, ndërsa hekurudhat, si të thuash, nuk ekzistojnë akoma.

Shqipëria ka ruajtur pamjen e dikurshme, një pamje shumë e veçantë pavarësisht pushtimit turk që zgjati pesë shekuj. Do të gjejmë në botimin e radhës, i cili u mundësua sipas traditës gojore, të gjithë folklorin, ritet, dashuritë, skenat tragjike apo idilike të një populli të lashtë, të ashpër, besnik, për të cilin fjala e dhënë mbetet një gjë e shenjtë.

Dasma e Stavro Stavrit

Comœdia, e premte, 25 shator 1925, f.2

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  1. Stavro Stavri, Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd, është martuar në Paris me zonjushën Alice Brenot, Doktorante në degën e Letërsisë, e diplomuar në “Ecole des Hautes Etudes de Paris”.

 Folklori oriental

Comœdia, e enjte, 17 dhjetor 1925, f.4

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zonjusha Alice Brenot, e cila është bërë, siç kemi bërë të ditur, zonja Stavro Stavri, aktualisht ndodhet në Beograd ku autorët dhe artistët francezë gëzojnë një pritje të lumtur. Nuk mendojmë se po bëjmë një zbulim të madh duke thënë se të preferuarit janë z. Pierre Benoit dhe princesha e bukur Aurore de Kœnigsmark, luajtur nga zonja Huguette Duflos.

Për sa i përket zonjës Stavro Stavri, ajo po përfundon, me bashkëpunimin e të shoqit, një përmbledhje me “Përralla nga Orienti”, të titulluar kështu, sepse çdo vend i Orientit do të gjejë vendin e vet në të. Ne do të vlerësojmë veçanërisht në këtë libër legjendat shumë të vjetra vendase, nga të cilat folkloristët do të mund të përfitojnë.

* Aurenc Bebja, Francë.  https://www.darsiani.com/la-gazette/com%C5%93dia-1925-shkrimtari-shqiptar-stavro-stavri-dhe-zonja-e-tij-franceze-alice-brenot-do-te-sjellin-se-shpejti-librin-perralla-nga-orienti/.

Papa Benedikti XVI : “…një komb që e ndanë veten nga forcat e mëdha etike dhe fetare të vet historisë së vet bën vetëvrasje”

0
– Joseph Ratzinger (Papa Benedikti XVI)
Nga libri i tij “Vlerat në një kohë ndryshimesh rrënjësore”
_
“A culture and a nation that cuts itself off from the great ethical and religious forces of its own history commits suicide.”
—Joseph Ratzinger (Pope Benedict XVI)
From his book “Values in a Time of Upheaval”
(Citimi është i Viktor Sopit)

Rrapi i Perhondisë dhe zbritja nëpërmjet tij e Putinit nga Kali i Luftës me Ukrainën!

0
Petrit Belliu, Berat
* * *
Që thoni ju, nën hijen e rrapit shumëshekullor të Perhondisë, na paskësh qenë zakon i lashtë që mblidheshin dhe rrinin nën hijen e tij pleqtë e famshëm të Perhondisë. Të famshëm nga mençuria, urtia dhe aftësia për t’u dhënë fetfa pyetjeve dhe shqetësimeve të ndryshme e delikate të gjithkujt , që nuk besonte se mund t’ia zgjidhte myftari (kryeplaku lokal), apo as dhe kadi efendiu në Berat. Ata qenë zgjedhur nga të pesë lagjet e Perhondisë dhe, ndënjur mbi shiltera e posta, vendosur këto mbi rrogoza, pinin nargjile e kafe dhe tirrnin muhabete e hiqajete për shtatë palë qejfe..! Rrapi gjendej mu pranë urës së lashtë prej guri, mbi lumthin e Lapardhicës, dhe aty edhe dy hane – restorante (në ditët e fëmijërisë sime, ai Gjordenit dhe ai i Marinit, sikurse kujtojnë ende venda sit). Mbeti gjallê edhe kujtimi i kohëve kur qyteza antiko-esjetare e Pendarhonidsë kishte edhe panairin e saj, për gjithë ata që nuk dëshironin të shkonin për shitblerje deri në Berat. Ja këtu, nën rrapin historik të Perhondisë , u kënduan sa e sa këngë të moçme, u rrahën e morën zgjidhje sa e sa probleme delikate dhe lindën rrëfenja urtie, disa syresh të denja edhe për Gines, sikurse kjo që vijon etj.
Nejse, njëherë moti, një ditë të bukur vere, një burrë rreth të dyzetave, – duan të thonë diku nga Arrëza a nga Kozarja -, teksa donte të shkonte në Berat për ditë pazari, po përpiqej më kot të kapte pelën e tij, që i kishte hipur për kokë të mos bindej, duke ia shkelur me të katra nëpër çaire..! I zoti, në kulm të pezmit, i qenkësh betuar liksht : -”Dëgjove moj pelë, në të zënça e të hipsha, lënça gruan në të zbritça..!”. Një i moshuar, që ruante dhentë aty pari, i thërret : – ”Or çun, mos u mundo kot or bir, por shko në shtëpi, merr trastën e tagjisë, qoftë dhe bosh, dhe ndille dhe kape me terezi..! Se, thoshin pleqt’ e parë, t e r e z i a është më e fortë se fuqija..! Hë bir i xhait..!”- i paskësh thënë i moshuari. Nejse, e thënë dhe e bërë dhe funksionoi për mrekulli. Një e në shtëpi.
-”Grua !”
-”Lepe, aga..!”
-”Kovën me ujë pelës dhe mua një tas me përshesh, se ika për pazar. !”.
-”Ua..! Po zotrote zbrit njëherë dhe..!”.
– ”Bre jahu, nuk zbres dot, se ashtu është puna..! Po bëj ça të thash e mos e zgjat..!”. Nejse, passi ngarkoi dhe hejbetë, drejt e në pazar. Nuk e la pelën, sipas rregullit tê beledijes (bashkisê), në Hanin e Fëshfërimës (mu në perëndim të Urës së Goricës), por drejt e në pazar mbi kal. E kapi zaptija e kasabasë dhe për karshillëk ndaj rregullave fikse, passi u bindën për arsyen madhore të moszbritjes dot nga pela, nuk e arrestian, por i vunë një goxha xheza (gjobë). Nga maja e pelës dha e mori i biri i botës dhe një e drejt e në shtëpi. -”Grua..!”.
-”Lep, aga..!”. – ”Na kto hejbe me plaçka ! Mbushe koritën me ujë për pelën, vëri pastaj tagjinë dhe mua një çanak me përshesh e pastaj gunën, për të kaluar natën mbi pelê..!”.
– ”Ua, korba..! Po zotrote zbrit, o i uruar, se…!”. – Moj, mer vesh ti që nuk zbres dot? Se po zbrita unë, hipën ti, dhe shkon nga ke ardhur..! More vesh? Mora thuaj..!”. E gjora grua, e re, nënë e dy kalamaqërve, u bë një dorë, u zverdhe dyll dhe passi zbatoi urdhërat e mara, një e te xhaxhai i të shoqit, matan’ gardhit. Passi e përshëndeti merhaba dhe i puthi dorën, sipas zakonit, me lotë në sy, i tregoi ktu e ktu, sa kishte ndodhur..! Tata (siç e thërriste e gjithë familja e madhe e tipit klan, kishte tundur kokën, me ato mustaqet fshesë, vetullngrysur dhe me bastunin në dorë, ia kishte behur sakaq, para të nipit. -”Hair inshallah, evlat, ça ka bërë vaki që nuk i zbret pelës e ma ke bërë nusen një dorë..?”. I nipi ia tregoi ndodhinë fije për pe.
-”Hmm..! Be të rëndë paskë bër, mor teveqel..! Po nejse, shkelja, sa nuk është vonë, për te pleqtë e Perhondisë, dhe jepu selam e qelam edhe nga unë. Se vetëm ata mund t’i japin dum çështjes..!”.
I përbetuari ia shkeli, sa hante vrapi i pelës së fshikulluar pa mëshirë. Një e te pleqtë e Perhondisë. Qe iqindi (në të ngrysur) dhe fat që nuk qenë larguar për në shtëpitë e tyre. U afrua dhe, ashtu, që lart nga pela, i përshëndeti, sipas zakonit :
– ”Marhaba, o etër të nderçëm..!”.
– ”Mer ha bar..!”, ia priti me të parën njëri nga pleqtë, me ton zemrate..!
– ”Më falni që nuk i zbrita pelës dhe fola unjur mi të; po unë ashtu e kam nji hall. Nuk mund t’i zbres dhe prandaj kam ardhur te ju që nga filan fshat… ! Dhe keni selam e qelam edhe nga tata im , filani….!”.
Pleqtë kishin parë njëritjetrin në sy dhe, sipas një kodi komunikimi të heshtur midis tyre, njëri syresh iu drejtua : – ”Fol, si e ke hallin..?”. Ktu e ktu…, tregoi i përbetuari para Zotit..! Pleqtë u panë sërish ndër sy dhe i autorizuari heshturazi i tyre i tha : – ”Hmm..! Të rëndê e paske bërë betimin, evlat, por, me izëm të Zotit, do ta ndreqim..!”. Dhe, i njëjti, kish vijuar : – ”Dëgjo, evlat, ashtu siç je mbi pelë, afrohu nën atë degën e afërt të rrapit. Tani ngrihu mbi samar dhe kape degën e ngjitu mbi të . Ashtu..! Bukuri..! Tani drejtohu nga trungu i rrapit dhe bëj sikur zbret prej tij..! Ala..! Edhe pak, sa të zënë këmbët dhe..! Ala..! Tani kthehu ktej nga ne..! Hë, zbrite?”. – ”Po, si urdhron, zbrita !”, qê gjegjur fatziu. – ”Bukur..! Po nga zbrite, evlat, nga pela apo nga rrapi..?”.
-”Nga rrapi..!”, gjegji i përbetuari..
– ”Epo mirê, tani hipi pelës, shko në shtëpi dhe përqafo gruan dhe fëmijët i qetë..! Se edhe benë nuk e theve dhe me Zotin je në rregull. Dhe selam e qelam bëji edhe tatës tënd e mikut tonë të mirë..!”.
* * *
Morali i kësaj fabule gjeniale, të denjë për Giness, nuk ka nevojë për koment. Ai ka shërbyer e do të shërbejë aq shpesh, për zgjidhje të zgjuara e praktike, në raste ngërçesh delikate, nivelesh të ndryshme, nê marrdhêniet dypalêshe a shumêpalêshe, deri dhe tê llojit dhe pêrmasave si ai i sventurês sê Putinit..!
Se ky, mendjelehtësisht, pandehu se do ta pushtonte Ukrainën për 48 orë, ose, të paktën, do të mund të vendoste atje një qeveri kukull proruse. Mirëpo po afron gjysëm viti nga agresioni i tij barbar dhe tash, me bisht ndêr shalê nga sfida ukrainase dhe ajo e faktorit euroatlantik, para faktorit ndërkombëtar, për të shpëtuar sadopak cipën e të përbetuarit megalloman e tê rrêmbyerê, do të jetë i detyruar t’i zbresë kalit ë aventurës nëpërmjet rrapit të kompromisit, që do të vendoset mes tri palësh : Faktorit Euroatlantik, Ukrainës dhe të përbetuarit Putin..! – – – – – – – – – –
*Një sugjerim i mikut tim, Soll Mërtishit : Kur i thash se do të publikoja fabulën e Pleqve të Perhondisë, më sugjeroi t’ia çoja Presidentit Putin rusisht, – si rusishtfolës që jam, nëpërmjet Ambasadës së tij këtu. Por sigurisht që s’ishte nevoja, se kjo, po të dojë, ia çon vetë, duke e marë nga Fcb dhe pêrkthyerê..! Sa pêr gallatê, se, fundja, Ai nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të zbresë nga pela e aventurës nëpërmjet ”RRAPIT TË PERHONDISË”).
Petrit Belliu, 30.7.2022.

A po ndihmojnë mediat nënshtrimin e Kosovës

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Në kohën e luftës se dytë botërore, çetnikët kishin provue të pushtonin dhe torturonin shqiptarët përgjatë kufirit të Kosovës si dhe ata të Sanxhakut të Pazarit të ri.
Beteja të shumta ishin zhvilluar, në Kollashin, Qakor, Rozhajë, Zveçan e gjetiu. Kur thërriste komandanti, “përpara shqipe”, gjithë ushtarët ngriheshin me vrap, dhe zënin pozicione të reja për disa metra përpara. Çetnikët iknin sikur korba, duke lënë të vrarët nëpër fusha e shkurre!
Morali i shqiptarëve, ishte i lartë po vdekja mund të vinte në çdo çast!
Po, morali luftarak i ushtarëve mund të përtokej, edhe po të thërriste një ushtar në fund të kollonës,”Ikni burra se na ranë çetnikët”!
Në këtë rast vetem ndonjë ushtar i “çartur” nuk e lëshonte as frontin e as pushkën!
Në rrethanat aktuale në Kosovë, mediat po luajnë rolin e ushtarit në fund të kollones, ushtarit të molisur e pa moral.
Del Lutfi Haziri e thot, “Serbisë duhet mi dhanë diçka”!Del Xhavit Haliti e thotë,”asociacioni duhet të formohet”!
Dalin analistet e thonë,”Negociatat duhet të përshpejtohen”!
Del Thaqi e thot, “Kosova duhet të bosedojë me Serbinë për ndryshimin e kufirit”!
Për fat të keq kemi shumë, Halila, Nexhmedina, Dardana, Mirena, Kajtaza e Buzhala, qe nuk ia dojnë të mirën Kosovës ose donë të jenë princër të një Kosove nën Serbi, sikur, qe kishte ëndërruar Esat pasha, Shqipërinë nën patronatin e Serbisë. Si po verifikohet, me shembujt e përditshëm, mjetet informative janë të shitura politikanëve tradhltarë e në sherbim agjenturave të huaja, sidomos të atyre serbe e ruse.
Shteti, përmes AKI-së duhet të kontrollojë secilin cent qe hyn nga këto agjentura, ti denoncojë kriminelet mediatë e gjithë shërbëtorët e agjenturave të huaja!
Mediat duhet tu lejojnë hapësirë profesionale, hoxhollarëve, ekspertëve të fushave e politikanëve në fushën e tyre! Në Kosovë, hoxha na meson politikë, juristi drejtësi, polici zanat. Kështu Kosova, jeta e saj ekonomike e politike, shendërrohet në një mish mash, qe askush nuk di, kush është ekonomist, mjek, jurist, inzhinjer, prandaj Kosova i ka punët llugë. Punëtorët e sektorit civil, më shumë punojnë për padronët, qe i kanë punësuar se sa për të mirën e Kosovës. Mediat, duhet të qëndrojnë në brendi të kodit etik te informimit, mos të ndikojnë në nihilizëm, servilizëm e materializëm. Duhet të ngritet morali kombëtar përmes tryezave, konferencave, tubimeve.
Qellimi i kësaj atmosfere mediale
Urgjentisht duhet të bëhët një selekrim nga mediat,se kush mund të ftohet në emision, çfarë qellimi ka dhe njëkohësisht të ruaj integritetin e pavarësisë në funksion të forcimit të shtetit tonë! Trendi të krijuar është thikë për qeverinë, kuvendin e gjitha organizmat e shtetit.
Kryeministri e ka të vështirë të realizojë projektin final për shkak të këtyre pengesave. Në këtë situatë dhe mundë të dështojë qeveria, po faji dihet. Janë keqbërësit, politikanët e dështuar, tradhëtarët e analfabetët, qe kanë lëshuar altilerinë e rendë për ta rrexuar Albinin
Nese rrexohet Albini nuk është fundi i botës, po vazhdimi i një shkatërrimi qe kishte filluar shumë më heret, nga Hashimi, Isa, Fatmiri, Ramushi e dhjetra qindra argatë, qe i shërbyen dëmtimit dhe shkatërrimit të lirisë se Kosovës!

Lule Alidema, psikologe klinike: Magjia e zezë nuk ekziston

3
Lule Alidema, psikologe klinike, Prishtinë
___
Pa dashur ta kundërshtoj bindjen e askujt e as nuk preferoj ti imponoj dikujt bindjen time por duke qenë psikologe dhe studiuese në vazhdim e sipër e sjelljes së njeriut që drejtohet nga mendja, vendosa ta them mendimin tim personal apo konkluzionin që erdha në lidhje me egzistencën apo mosegzistencën e magjisë së zezë.
Ka kohë që e studioj këtë fenomen që prore qëndron brenda botkuptimit të shumëkujt, te një pjesë e shoqërisë si bindje e plotë, te një pjesë si e dyshimt e ka edhe nga ata si puna ime që e dijnë se fare nuk ekziston.
Po, diku mbi rreth 10 vite që i kam analizuar, vëzhguar personat që zakonisht bijnë prehë e kësaj bindje apo besimi se magjia e zezë egziston dhe se është reale.
Dhe unë duke njohur shkencëtarisht se si funksionon mendja e njeriut vijë në konkluzion se magjia e zezë nuk egziston në realitet por është çrregullim psikologjik te ata që binden dhe ju nënshtrohen kësaj bindje.
Thënë troç personat që ndikohen nga provokimet e ndryshme të llojeve të kësaj bindje janë personat që në bazën e tyre mendore ishte apo edhe ju është instaluar çrregullimi psikologjik.
Ky çrregullim që njeriun e bind të besoj në magji të zezë është burim i frikës, frikës së fshehur si pasojë e ndrydhjes emocionale apo edhe modelimi i bindjes nga tjerët (fryma botkuptuese ku është rritur e jeton).
Si erdha në këtë konkluzion, ku u bazova nga çfarë aspekte?!
Dmth vëzhgova personat që ata besuan se ishin të prekur nga magjia e zezë nga këto aspekte:
• Gjendja aktuale e përgjithme si ajo emocionale, raporte bashkëshortore, gjendja materiale mbi dhe nën nivel
• Biografinë e trajtimit nga fëmijëria
• Rrethanat e jetesës nga fëmijëria e deri sot
• Knaqësitë dhe paknaqësitë e tyre nga çdo aspekt sikur ai ndjenjore dhe i arritjeve të deritanishme
• Lloji i personalitetit, karakterit psh, stabiliteti emocional, aftësina manipuluese etj.
• Historinë gjenetike-trashëguese, lehtëmundësia për tu prekur nga çrregullimet psikologjike
• Prirja për vëmendje
• Mundësia për ta përdorur si mekanizëm mbrojtës i egos së vet
• Format, mjetet, objektet, gjërat që përdoren për magji etj…
Mbi gjitha këto aspekte apo këndvështrime arrita në përfundim se magjia e zezë nuk egziston, por është shpikje e njeriut për njeriun që ka predispozita për çrregullime psikologjike.
Zakonisht magjistarët apo ata që synojnë të bëjnë magji kuptohet që kanë zgjuarsi negative tejet të lartë dhe bindëse, sepse ata përdorin zakonisht mjete dyshuese dhe të frikshme për njeriun, dhe mirë e dijnë se te kush të drejtojnë magjitë e tyre (dmth te ata më të luhatshëm, ndjeshëm emocionalisht), meqë njohin karakterin e përgjithshëm njerëzorë se brenda njeriut qëndron frika gjithmonë për të keqen dhe ata (magjistarët) e përdorin këtë hapësirë e që fatkeqësisht ka shumë njerëz që binden dhe me’ç rast magjia e tyre funksionon.
Mjetet që ata përdorin janë zakonisht ato si psh: gjakun, flokët e thinjura, dheu, rrobe të prera apo të njollosura me materiale të ndryshme, nyje të lidhura, thonjë, ujin, bukën etj…., dmth zakonisht përdorin mjete që sa më shumë ndikojnë te njeriu dhe të munden ta manipulojnë mendjen e njeriut, kuptohet jo gjithëve por atyre që ceka tash e disa herë më lartë.
Asnjë parashikim i njeriut jashtë shkencës nuk është i qëndrueshëm në lidhje me të ardhmen.
Gjitha parashikimet (kam fjalën ato jashtë shkencore) janë shpikje nga njeriu për njeriun.
Njeriu parashikimet i shpiku për të vendosur një rregull jete (besimet, normat etj) ose jo rregull mbi jetën e njeriut (magjinë, bestytnitë etj).
Njeriu nuk ka fuqi as kurrë nuk do të ketë fuqi të ka njohuri për ditën nesër e aq më pak për të ardhmen e largët.
Vet bindja se magjia e zezë egziston te personi apo edhe ideja se jam i/e prekur nga magjia është vet çrregullimimi.
Pastaj, alternativat ndihmuese që përdoren si psh: uji i fryer për spërkatje apo pirë, ato të shkruarat ti bartin me vete “hajmalitë” etj, gjitha janë shpikje nga njeriu për bindje të njeriut.
Lule Alidema, psikologe klinike
30.07.2022