Kreu Blog Faqe 1271

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe vlerat e përbashkëta

Nga Frank Shkreli*     

Përshëndetje dhe urime! Gëzuar VATRËS 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.  Vatrës, si organizatës më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan, e cila siç dihet, historikisht, ka luajtur, për më shumë se një shekull, rolin kryesor në vendosjen dhe promovimin e këtyre marrëdhënieve, ç’prej themelimit të saj në fillim të shekullit të kaluar e deri më sot.  

Midis dy kombeve tona – Shqiptarëve, njërit prej popujve më të vjetër në botë, me një histori mija vjeçare dhe Amerikanëve, njërit prej kombeve më të reja me një histori, relativisht, të re prej 200-300-vjetësh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Me Amerikën e Demokracisë më të vjetër në botë dhe me qeverisjen amerikane më të gjatë konstitucionale në historinë e njerëzimit.  

Tema e fjalës time modeste sonte është: Komuniteti shqiptaro-amerikan në 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare nga këndveshtrimi i zyrtarëve më të lartë amerikanë, gjatë 30-viteve të tranzicionit, por edhe më heret — dhe vlerat e përbashkëta që kanë pasqyruar këto lidhje. Dihet se marrëdhëniet midis dy vendeve tona ishin të ndërprera nga regjimi terrorist komunist i Enver Hoxhës për pothuaj një gjysëm shekulli. 

Regjimi komunist i Shqipërisë, jo vetëm që nuk njihte ndonjë rol të diasporës shqiptare në Amerikë në lidhjet historike midis dy popujve tanë, por ai regjim e cilësonte një pjesë të madhe të këtij komunitetit, sidomos, atyre që ishin arratisur nga komunizmi në këtë vend të bekuar, si të “shitur” dhe “tradhëtarë” të Atdheut.  

Jo, jo të shitur nuk ishim – sepse Amerika nuk kërkonte as nuk na kërkon, as të shitemi as të blehemi, por ishim të përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë amerikane për të ndihmuar në vendosjen e lirisë dhe demokracisë në trojet shqiptare. Edhe sot të njëjtën gjë dëshirojmë për Kombin shqiptar: liri, demokraci dhe drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët dhe pa dallim.  Ishim dhe jemi në dashuri me këtë vend, me Amerikën tonë të dashur, e cila iu gjënd gjithmonë shumë afër kombit shqiptar, sidomos në kohë të vështira.  Komuniteti shqiptar në Amerikë kishte zgjedhur që të mbronte dhe të promovonte këto marrëdhënie – që nga koha e Nolit dhe Konicës e deri në ditët e sotëme. 

Kur Enver Hoxha dhe regjimi i tij kriminal thërrisnin “Poshtë imperializmi Amerikan”, komuniteti shqiptaro-amerikan punonte dhe vepronte për forcimin e miqësisë dhe për rivendosjen eventuale të marrëdhënieve midis dy kombeve tona.  Ata, “të shiturit” — diaspora anti-komuniste e pas Luftës së II Botërore — siç i quante propaganda komuniste, kurrë nuk hoqën dorë as nuk humbën shpresë se do vinte dita kur dy kombet tona do të rivendosnin përsëri marrëdhëniet midis tyre.   

Ajo ditë erdhi me 15 mars të vitit 1991, kur u nënshkrua dokumenti për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve midis dy popujve tanë.  Duke pasur parsysh qendrimin anti-amerikan prej pothuaj 50-vitesh të regjimit komunist të Enver Hoxhës, komuniteti shqiptaro-amerikan në atë kohë këmbënguli që në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të ishin të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës të posa themeluar në atë kohë, në Shqipëri. Sepse këto marrëdhënie midis dy kombeve tona nuk po rivendoseshin, domosdoshmërisht, midis dy qeverive dhe as me një regjim komunist diktatorial në Tiranë, i cili deri atë ditë, ishte i mbushur me urrejtje ndaj lirisë dhe demokracisë amerikane. Komuniteti ynë donte që rivendosja e marrëdhënieve të Amerikës me Shqipërinë të pasqyronte lidhjet popull-me-popull dhe jo, domosdoshmërisht, qeveri-me qeveri.  Si rrjedhim, komuniteti bindi Departmentin e Shtetit që në ceremoninë e nënshkrimit të ftoheshin edhe përfaqsuesit e opozits së re shqiptare të posa formuar – Partisë Demokratike të Shqipërisë, Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko. Ashtu dhe ndodhi. 

Shqiptaro-amerikanët si komunitet dhe si individë kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë rolin kryesor në çimentimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat diaspora shqiptare në Amerikë pa dallime politike, i ka konsideruar gjithmonë si të pa zevëndësueshme për mbijetesën dhe për interesat afatshkurtëra dhe afatgjata të Kombit shqiptar, anë e mbanë trojeve të veta autoktone në Ballkanin Perëndimor. 

Këtë rol të diasporës shqiptare në Amerikë e kanë njohur dhe e kanë deklaruar shumë zyrtarë të lartë të politikës amerikane gjatë këtyre tre dekadave të tranzicionit. E vërteta është se edhe shumica e zyrtarëve të lartë shqiptarë të tranzicionit kanë bërë një gjë të tillë por më me pak sinqeritet e mirënjohje dhe më shumë për interesa personale ose partiake të momentit.  Ishte pikërisht në ditën historike të nënshkrimit të marrveshjes për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve Shqipëri-SHBA me 15 mars, 1991 që Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çeshtjet Evropiane dhe Kanadeze, Z. Raymond Seitz, ai i cili, në prani të një grupi të madh shqiptaro-amerikanësh, theksoi rolin historik të komunitetit shqiptaro-amerikan: “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona nuk u harruan kurrë nga mijëra Amerikanë me origjinë Shqiptare…të cilët ruajtën kontaktet me Atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve…”, është shprehur diplomati i lartë amerikan. 

Të shumtë janë përfaqësuesit më të lartë të politikës amerikane të niveleve vendore, shtetërore dhe federale – shumë prej tyre gjigantë politikë të këtij vendi, që kanë vlerësuar shumë dhe shpesh rolin e shqiptaro-amerikanëve, si aktorët e parë që iu përgjigjën nevojës për forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Amerikën.   Në të vërtetë, angazhimi i komunitetit shqiptaro-amerikan, në mbështetje të interesave të shqiptarëve kudo, gjatë 100-viteve të shkuara — ndonëse i vogël në numër — mund të jetë shembulli më i mirë i kontributit të një komuniteti etnik në Amerikë, në marrëdhëniet dy-palëshe — për të cilat ka folur disa vite më parë, ish-Kryediplomati amerikan, John Kerry, në një konferencë mbajtur në Washington, kushtuar rolit të diasporave në Amerikë — në përpilimin e politikës së jashtme amerikane me vende të ndryshme të botës. 

Ndërsa, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në fjalimin e saj në Kuvendin shqiptar, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Nëntor të vitit 2012, ka vlerësuar kështu rolin e shqiptaro-amerikanëve në zhvillimet historike miqësore 100-vjeçare midis dy kombeve tona: “Jam shumë mirënjohse për këtë partneritet dhe për miqësinë tonë historike, ashtu siç jam mirënjohse edhe për kontributet që kanë dhënë mijëra shqiptarë për vendin tim. E dini shumë mirë që aq shumë shqiptaro-amerikanë shërbejnë në qeverinë tonë dhe në forcat tona të armatosura. Janë sipërmarrës e mësues, inxhinierë dhe artistë, udhëheqës fetarë, si dhe drejtojnë disa prej restoranteve më të mira në botë. Kultura shqiptare është një përbërës i pasur i jetës amerikane. Arrita ta njoh këtë mirë si senatore nga Nju Jorku, për 8 vite”, është shprehur me atë rast Hillary Clinton. 

Njihet mirë edhe roli i Zërit të Amerikës — i cili megjith sulmet e pandërprera kundër Amerikës që vinin nga regjimi komunist i Tiranës — për 80-vjet ka mbrojtur dhe promovuar miqësinë tradicionale dhe të hershme midis dy kombeve tona.  Mesazhet e Washingtonit zyrtar për miqësinë midis dy popujve tanë përsëriteshin shpesh dhe në forma të ndryshme gjatë dekadave, nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, kryesisht, nga zyrtarë të lartë amerikanë, si dhe nga personalitete të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan.   Frank Shkreli: Zëri i Amerikës, një faqe e lavdishme në marrëdhëniet amerikano-shqiptare | Gazeta Telegraf 

(Një ilustrim i shkurtër i mesazheve që transmetonte Zëri i Amerikës: Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson, mbështetës i zjarrt i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, 13 Maj, 1951: “Është një kënaqësi e madhe për mua që me këtë rast t’i dërgoj një mesazh popullit shqiptar në emër të Qeverisë dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara. Me rihapjen e programeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan edhe njëherë shprehin interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar. Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e hershme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re. Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Gjatë viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kanë konsideruar këto përpjekje me simpati dhe mbështetje, duke ditur se ato pasqyrojnë aspiratat e juaja të verveta”, ishte meszahi i ish-Sekretarit të Shtetit Dean Acheson, drejtuar shqiptarëve nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës. 

Sot, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve të ngushta amerikano-shqiptare, duhet të jemi krenarë pra për rolin që ka luajtur ky komunitet dhe individët — pjesëtar të komunitetit shqiptaro-amerikan.  Se pas një gjysëm shekulli komunizëm – rivendosja e marrëdhënieve midis dy kombeve tona me 15 mars, 1991 ishte — ashtu siç kishte parashikuar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Dean Acheson në vitin 1951 — një pohim i miqësisë tonë të hershme duke shpresuar se kjo miqësi do të marrë fuqi dhe rëndësi të re në vitet dhe dekadat në vijim, si rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me vlerat e përbashkëta dhe me përpjekjet e Kombit shqiptar për pavarësi, liri dhe demokraci. Kam venë re se të dy palët, sidomos, Tirana zyrtare por edhe Ambasada amerikane atje, preferojnë shumë që në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve midis dy popujve tanë, të flasin me çdo rast, për ato që ata cilësojnë si, “vlerat e përbashkëta”, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.  Madje edhe slogani i përzgjedhur për të shënuar këtë vit jubilar në një mënyrë pasqyron besimin e tyre – ndoshta jo të sinqert — se të dy palët ndajnë, “vlerat të përbashkëta”: 100-vjet Together – Krah për Krah”, siç le të kuptohet edhe slogani.  

Unë si një shqiptaro-amerikan i vjetër, ashtu si edhe shumë prej jush, nuk do të dëshiroja asgjë me shumë që i dashuri Atdheu ynë i origjinës – sidomos Shqipëria, por edhe Kosova dhe shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare – të ndanin “vlerat e përbashkëta” me Shtetet e Bashkuara – vendi ku vërtetë ne shqiptaro-amerikanët, gëzojmë të drejtat e barabarta dhe ku në përditëshmëri ushqehemi me vlerat amerikane, në këtë përvjetor dhe gjithmonë.  Jo se Amerika është një vend i përsosur, por ama gjithmonë këtu bëhet përpjekje – ligjërisht dhe shoqërisht – për krijimin e një shoqërie me vlera, sa më të drejtë, të lirë e demokratike, sa më të përsosur pra për të gjithë dhe pa dallim, pa marrë parasysh nga vijmë –por bazuar në besimin në të Vërtetën e madhe, siç përcaktohet edhe në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara se, “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” nga Perëndia.  

Për më shumë se 200 vjet, Shtetet e Bashkuara kanë luftuar për veten dhe për të tjerët, në mbrojtje të parimeve dhe të vlerave të Lirisë, Demokracisë dhe Tolerancës. Në kohë lufte dhe paqeje dhe në periudha kritike të mbrendshme të këtij vendi planet, fryma dhe vlerat amerikane kanë mbijetuar, në mbrojtje të drejtave për të gjithë njerëzit pa dallim – përfshir edhe të drejtat themelore dhe sovranitetin e popullit shqiptar.  Edhe ne si shqiptaro-amerikanë, në këtë vend gëzojmë bekimet e Zotit të lirisë dhe të sigurisë.  Si të tillë, edhe ne kemi përgjegjësitë tona që na takojnë si qytetarë të lirë, të mbrojmë dhe t’i jetojmë vlerat e këtij shteti planet — të këtij eksperimenti të madh që quhet Demokracia Amerikane dhe të ndihmojmë, njëkohësisht, që të mbjellim farën e vlerave, vërtetë, amerikane, në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Që të  mund të deklarojmë pa mëdyshje se dy kombet tona, vërtetë, ndajnë vlera të përbashkëta. Sado që do të dëshironim që një gjë e tillë të jetë e vërtetë, sot për sot, nuk besoj se mund të themi me bindje, se dy vendet tona, “krah për krah”, ndajnë vlerat e përbashkëta, sidomos nëse konsiderojmë mungesën e demokracisë së plotë në Shqipëri, si një nga këto vlera të përbashkëta, këto 30-vjetë tranzicion. Këtë nuk e them vetëm unë. Mungesa e demokracisë së vërtetë në Shqipëri, pasqyrohet vit pas viti, në pothuaj të gjitha raportet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, lirisë dhe demokracisë. Gjithnjë një “vend pjesësrisht i lirë”! 

Në këtë 100-vjetor – unë besoj se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë të forta – ato popull-me-popull, dua të them — ashtu siç ishin edhe në kohën e komunizmit – ndërkohë që regjimi komunist ishte ndër më anti-amerikanët në botë.  Unë do dëshiroja që fjalën time ta mbyllja me një mesazh pak më optimist, por më duhet të jem i sinqert me vete dhe me të tjerët. Për gjendjen aktuale në Shqipëri, që le shumë për tu dëshiruar, klasa politike shqiptare i ka fajet e veta dhe bartë barrën e rëndë për aktualëitetin politik, ekonomik e tjera. Por, fatkeqsisht, kam bindjen se mbështetja pa kushte, heshtja publike dhe indiferenca e demokracive perëndimore përball shkeljes flagrante të parimeve të lirisë dhe demokracisë së vërtetë në Shqipëri këto 30-vite tranzicion — një “vend gjysëm i lirë” ende — vetëm po minon çdo ditë e më keq vlerat tona të përbashkëta dhe parimet bazë demokratike në Shqipëri.  Mungesa e përballjes me krimet e komunizmit dhe prirjet anti-demokratike për të cilat, modestësisht, kam shfaqur shqetësimet e mia për vite me radhë, kanë çuar në një krizë reale të demokracisë së vërtetë në Shqipëri. Sot, kemi në Shqipëri një garë të tmershme midis autoritarizmit dhe demokracisë. Demokracia, fatkeqësisht, po e humb davanë.  Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve, pa dallim.  Por, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, gjëndja aktuale politike në Shqipëri dhe në rajon, duhet të shqetësojë edhe politikëbërsit amerikanë, të cilët ia duan të mirën Kombit shqiptar. Kam drojë se, heret ose vonë, kërcënimet ndaj Evropës dhe Bashkimit Evropian nga Tirana zyrtare, flirtimet e autoriteteve shqiptare me autoritarët anti-amerikanë dhe anti-shqiptarë në Ballkan, siç është nisma “Ballkani i hapur” dhe zbehja e demokracisë në Shqipëri, mund të çojnë edhe në zbehjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Kam drojë se, heret ose vonë, zbehja e demokracisë në Shqipëri, Uroj që kjo të mos ndodh.  Zgjohu shqiptar, para se të jetë tepër vonë. Demokracia nuk pret! Rroftë për jetë të jetës miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Kombit Shqiptar, bazuar në vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë së vërtet dhe në të drejtat bazë të njeriut për të gjithë dhe pa dallim!  

*Fjalim në Qendrën e Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork, kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikano, 28 Korrik, 2022

Autori duke mbajtur fjalën me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në qendër të Vatrës në Nju Jork, 28, Korrik, 2022

 

109 vjetori i Konferencës së Londrës, njohja ndërkombëtare e Shqipërisë dhe lindja e çështjes së Kosovës

Jusuf Buxhovi, Prishtinë
___
Konferenca e Ambasadorëve në Londër, u hap më 17 dhjetor të vitit 1912, pak ditë pasi që në Vlorë të jetë shpallur pavarësia e Shqipërisë. Aty duhej të vendosej për fatin e saj, pa marrë parasysh se vendi qe pushtuar nga të gjitha anët: në Veri nga ushtritë malaziase, në Verilindje nga ato serbe dhe në Jug nga Grekët. Përjashtim këtu bënin dy qytete shqiptare: Shkodra në Veri dhe Janina në Jug ku forcat osmane dhe ato shqiptare të rrethuara bënin rezistencë.
Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ndonëse pa ndonjë përgatitje paraprake dhe ujdi që është e natyrshme në raste të tilla, filloi me dy qëndrime të ndërtuara që më parë, që mund të thuhet se ishin të imponuara nga diplomacia austro-hungareze dhe politika e saj, të cilat po ashtu ishin në përputhje me interesat e Lidhjes Trepalëshe. Dhe ato ishin:
a) rreth njohjes së ekzistencës së Shqipërisë, pa marrë parasysh statusi që duhej t’i caktohej, dhe
b) me pajtimin që vendet ballkanike fituese të luftës me Perandorinë Osmane, duhej të shpërbleheshin me territore, por jo në përmasa me kërkesat e tyre të plota, meqë kjo ngatërronte dhe madje rrënonte interesat e fuqive të mëdha europiane, ato të Lidhjes Trepalëshe, sidomos të Vjenës dhe Romës, të cilat nuk ishin të interesuara që ngopja e shteteve sllave të Ballkanit të shkonte në dëm të interesave të tyre, meqë ashtu forcohej edhe ndikimi rus në këtë pjesë të rëndësishme. Po ashtu, bërjen e Shqipërisë shtet e shihnin në (mos) përmbushjen e apetiteve të ndërsjella për shtrirje sa më të thellë në Ballkan, të cilat Shqipëria i pengonte.
Kundër forcimit të ndikimit rus në Ballkan ishte edhe Britania e Madhe po edhe Franca, që ndonëse luftonin çfarëdo përfitimi të Austro-Hungarisë në këto zhvillime, nuk mund të lejonin që ajo të përfitonte nga gjendja e re. Në këtë drejtim, Britania e Madhe, e cila mori përsipër rolin e “shpëtimtarit të paqes” që duhej të arrihej nëpërmes balancimit të interesave të Fuqive të Mëdha, u vu në mbrojtje të një Shqipërie, e cila ishte e vetmja në gjendje që t’i ndihmonte këtij qëllimi, që për politikën e Londrës kishte rëndësi të madhe.
Këtu në të vërtetë ndodheshin edhe gjasat e mbijetesës së saj.
Për Shqipërinë, megjithatë, kishte rëndësi njohja e ekzistencës së saj qysh në fillim, pa marrë parasysh si do të bëhej kjo, meqë aty ndodhej edhe çelësi i zgjidhjeve të shumë çështjeve të tjera, që lidheshin drejtpërdrejt me fillimet e normalitetit, i cili nuk mund të rikthehej pa largimin e ushtrive të vendeve pushtuese, të cilat mbanin peng pjesën më të madhe të vendit nën rrethanat e gjendjes ushtarake. E rëndësishme, po ashtu ishte, që të shkëputeshin që të gjitha lidhjet me Perandorinë Osmane, në mënyrë që hipoteka e saj të mos e ngarkonte të gjente vendin midis shteteve europiane. Si u pa në fillim, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, po nisi edhe t’ia rëndojë kapërcimin nga Lindja në Perëndim. Rusia, madje, kishte deklaruar se “ishte edhe në interes të vendeve europiane e edhe të vetë Shqiptarëve që të ruanin lidhjet me Perandorinë Osmane nga shkaku i pranimit të tyre në masë të islamit, i cili kishte ndikuar dhe ndryshuar edhe mentalitetin e tyre si popull”!
Edhe Franca, nuk ishte gjithaq larg këtij mendimi, sado që arsyetimet e saj nuk ishin të natyrës “së civilizimeve”, por thjeshtë praktike, meqë sipas disa vlerësimeve që kishte nga diplomatët e saj në Stamboll “organizimi shtetëror i Shqipërisë dhe administrata e saj gjithsesi duhej ruajtur diçka të traditës së gjatë shtetërore osmane, meqë ata në të kishin luajtur një rol të rëndësishëm”.
Kështu, në seancën e parë, Konferenca e Ambasadorëve, më 17 dhjetor 1912, nën kryesinë e Sër Eduard Grej (Edward Grey), vendosi që Shqipëria të ishte autonome nën sovranitetin ose suzerenitetin e Sulltanit dhe nën garancinë e kontrollin ekskluziv të gjashtë fuqive të mëdha. Konferenca ngarkoi Austro-Hungarinë dhe Italinë të studionin dhe t’u propozonin fuqive të mëdha projektin mbi organizimin e shtetit autonom shqiptar.
Në lidhje me kufijtë Konferenca vendosi në parim që Shqipëria autonome të kufizohej në Veri me Malin e Zi e në Jug me Greqinë. Me këtë vendim, duke caktuar si fqinj të veriut Malin e Zi, Fuqitë e Mëdha ia mbyllnin rrugën Serbisë për të dalë në Adriatik me anën e aneksimit të territoreve në Veri të Shqipërisë. Roli i Austro-Hungarisë këtu do të jetë vendimtar, meqë kështu përjashtohej mundësia që Serbia të dilte në det, dhe kjo mund të bëhej me anën e aneksimit të pjesës veriore, siç kishte ndodhur në të vërtetë, kur ushtritë e saj kishin depërtuar nga Shëngjini e deri në Durrës që ushtarakisht të paraprinin këtë pretendim. Nga ana tjetër, Serbisë iu njoh e drejta të kishte një dalje tregtare në det nëpër një skele shqiptare të lirë dhe asnjanëse. Ajo do të përdorej me anën e një hekurudhe ndërkombëtare, nën kontrollin europian dhe nën mbikëqyrjen e një force të posaçme ndërkombëtare, me liri transiti për gjithë mallrat, duke përfshirë këtu edhe municionet e luftës. Të nesërmen, më 18 dhjetor, këtij vendimi iu nënshtrua edhe qeveria serbe.
Kur jemi te formulimi nismëtar i Konferencës së Ambasadorëve në Londër i 18 dhjetorit 1912, pra kur Shqipëria do të shpallej autonomi nën sovranitetin ose suzerenitetin e Sulltanit, me interes për atë fazë për Shqipërinë ishte theksimi i garancive dhe i kontrollit ekskluziv të gjashtë Fuqive të Mëdha ndaj saj, gjë që kishte rëndësi dhe Qeverisë së Vlorës do t’i shkojë përshtati. Sepse, Fuqitë e Mëdha i ngarkonte me përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të mbikëqyrjes së gjendjes në gjithë vendin, të cilën qeveria e Vlorës nuk mund ta bënte edhe po t’i jepej mandati i qeverisjes, siç do t’i ngarkojë edhe me përgjegjësinë e largimit të ushtrive pushtuese jashtë vijave që Konferenca do t’i caktojë si kufi të Shqipërisë pa marrë parasysh sa dhe si ata ishin të natyrshëm.
Me këtë, do të fillojë koha e mbajtjes së Shqipërisë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, me disa faza, e cila vendin nuk do ta nxjerrë nga terapia e krizës në të cilën do të gjendet, por njëherësh do t’ia heqë rrezikun e zhbërjes si shtet, siç dëshironin dhe vepronin fqinjët e saj.
Edhe duke u anashkaluar çështja e sovranitetit ose suzerenitetit të Sulltanit, përderisa do të hiqet fare me vendimin e 29 korrikut 1913 kur Konferenca e Londrës, më në fund, do të pranojë projektin për organizimin e shtetit shqiptar, sipas të cilit Shqipëria shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgimore, me ç’rast i hiqej çdo lidhje suzereniteti me Perandorinë Osmane, megjithatë ky vendim la jashtë shtetit shqiptar dy qendra të rëndësishme të saj: Kosovën dhe pjesët e Maqedonisë nën Serbi dhe Janinën me rrethinë nën Greqi. Humbja e këtyre pjesëve, nga diplomacia evropiane, veçmas ajo austro-hungareze që mbronte interesat shqiptare, u pa e zhdëmtuar nga mbrojtja e Shkodrës, pasi që ajo të jetë pushtuar nga Mali i Zi, të cilën ia dorëzoi Esad Pashë Toptani, në kohën kur Konferenca e Londrës ndodhej në një fazë delikate të caktimit të kufijve të shtetit të ri shqiptar.
Vendimet e Konferencës së Londrës legjitimuan ndërkombëtarisht shtetin shqiptar, ndonëse të përgjysmuar, por njëherësh promovuan edhe “Çështjen e Kosovës”, që si e tillë do të mbetet problem i hapur ndërkombëtar për afër një shekulli.
(Shkëputur nga libri “Kosova – histori e shkurtër”, Prishtinë, 2021)

Çlirimtari nga Permeti, Fatos Mehmeti dhe detyrimi nga gjyshi për të luftuar për lirinë e Kosovës

0
Nga: Begzad Gashi
Tre vigajt e UÇKse ne betejen e Koshares
Ali Fejzullahi(Baruti) Deshmore i Kombit.
Refki Raçi(Breshkani)
Fatos Mehmeti(Tirana)
17 Shkurti do te ishte enderr pa trimat e UÇKse..
Me Fatosin kam nje histori te veçante,erdhe vullnetare,dy here me vullnetaret qe shkonin ne Front.
Qe te dyja heret udheheqes i grupeve isha une.
Me vone me spjegoi se:e kishte detyrim nga Gjyshi,qe kishte luftuar ne luftrat per pamvarsine e Shqiperise, e qe Kosova mbeti jashte kufijve.
Te jeshe Krenar Fatos. Ti permbushe deshiren e Gjyshit, Dhe kontributin tende ,me pjesemarrje ne Lufte,ne dyja Frontet,ne Nerodimje dhe ne Koshare.Une jam shume i nderuar qe tani kam nje mik si ty, Çlirimtari yne nga Permeti.

Diktatori mafioz po bën spastrim etnik të shqiptarëve

1

Nga Aurel Dasareti

Periudha e turbullirave. Mbisundon prirja për teposhtë, drejtë shpërbërjes dhe shkatërrimit. Është shumë e rrezikshme kur kryeministri mafioz përdor “sharmin” në politikë. I pengon të shtypurit të përdorin arsyen. Dhe, ai duhet ta dijë se është e rrezikshme të prishësh një kullë të vjetër, shkatërruesi mund të mbulohet vetë nga gërmadhat. 

*** 

Kur dikujt i është dhënë besim dhe pushtet në atë mënyrë ku lindin mundësitë dhe joshjet, ndërsa rreziku i llogaridhënies zvogëlohet, atëherë rritet gjithashtu rreziku i shpërdorimit të detyrës. 

Diktatori arrogant nuk bën dhunë të hapur por të kamufluar. Nuk respekton aspak ligjin, asnjë parim përveç dëshirave të tij mafioze antikombëtare. Ka instaluar mafien në pushtet. Ka kapur të gjitha pushtetet. Shqipëria gjendet shumë afër zhdukjes së gjithanshme. Papërgjegjësia e këtij tradhtari, ndryshe, nudistit pervers, nuk ka fund. Në bashkëpunim me të gjithë armiqtë e Kombit Shqiptar, punon palodhshëm për shpopullimin e Shqipërisë, zhbërjen (shkatërrimin) e kombit shqiptar, dhe mbushjen e vendit me “punëtorë” dhe “refugjatë” nga i gjithë rruzulli tokësor. 

*** 

Liderët që gënjejnë 

Përgjithësisht (me përjashtime nderi), liderët shqiptarë gënjejnë, për njëri-tjetrin dhe për mjedisin e tyre. A është e arsyeshme të pritet ndonjë gjë tjetër? 

Politikani shqipfolës udhëhiqet gjithnjë nga pasioni që është i dobishëm për veten: i pabesë, i lig dhe gënjeshtar i regjur. Pasiguria e tyre e hershme, mungesa e aftësisë, ndjenja e pafuqisë dhe paburrëria ndikuan në lindjen e kompensimeve të tyre sadiste në kohën e rrëmujave. Pasi është një tip me inteligjencë mesatare, pa ndjenja kombëtare dhe i pamoralshëm por me diploma false, ka mjaftë mundësi të sistemohet në ndonjë aparat burokratik, si ndonjë nëpunës i vogël ose si vartës në ndonjë ndërmarrje të madhe tregtare. Dhe pasi është lajkatar dhe puthador nga natyra, sidomos kur shefi tij është i kombësisë sllavo-ortodokse apo greke, komploton kundër kolegëve për të mundur të arrin ndonjë pozitë të dukshme por jo në sferat e larta, pasi nuk posedon asnjë imagjinatë konstruktive e as mprehtësi. Në këtë mënyrë mund të bëhet një favorit i ndonjë eprori të fortë që do ta përdorte si agjent të përkryer të Shërbimeve të huaja, prandaj edhe i mundëson hyrjen e tij në politikë, ku do të kishte shansin të spiunon, manipulon dhe mashtron opinionin shqiptar. Në funeralin e tij, shefi apo prifti-hoxha do ta kishin lavdëruar si një patriot, model burrëror pozitiv për të gjithë, por ne nuk kemi më kohë të presim derisa të krijohen rrethanat që ta nxjerrim përbindëshin në dritë. 

*** 

Bekimi i pabesë? 

Koha kur aleancat politike dhe besnikëritë partiake kalonin në trashëgim nga ati te i biri përfundimisht ka mbaruar. Qytetarët Perëndimor janë më të pabesë se kurrë ndaj partive politike. 

Çka me shqiptarët? Ata të trojeve i lidh konflikti i interesit prandaj u qëndrojnë besnik “partive të veta”. Diaspora ka formuar nëndegët e kësaj apo asaj partie që me dekada qelbësojnë në tokat arbërore në vend që të formojë një Kongres gjithë-shqiptar! 

Pabesia politike e përhapur: 

Lojaliteti është një ushtrim i vështirë, veçanërisht në politikë. Për të ndryshuar mendimin nuk është turp, dhe nuk ka asgjë të keqe të votohet për partitë e tjera për të cilat nuk kemi votuar më parë. Votuesit e pabesë janë bërë problemi më i madh i partive politike në botën e civilizuar. Gjithnjë e më shumë votues i ndërrojnë partitë, dhe ata e bëjnë këtë më shpesh se më parë. Lidhjet e besnikërisë (lojalitetit) midis partisë dhe votuesve janë shumë më të dobëta se më parë. Pjesa më e madhe e ngjitësit që ka mbajtur të lidhur votuesin dhe partinë, është zhdukur. 

*** 

Tradhtia, mashtrimi dhe pandershmëria e politikanëve shqipfolës: 

Pse është ky emërtim që u përshtatet partive politike? Sidomos të shumicës prej tyre. Pse një premtim politik, që shpesh paraqitet si dhjam i zgjedhjeve në kohën e betejave kur ekzistenca është e varur në telat e hollë, është i besueshëm dhe i vërtetë vetëm aq kohë sa është politikisht i përshtatshëm? 

Pse të mos dënohet partia kur premtimet politike janë thyer dhe është zbuluar se në të vërtetë premtimi u bë vetëm për të arritur një fitim privat? Pse i pranojmë sjelljet e tyre të pista si metodat e kësaj bote në jetën politike?! Përse nuk i marrim në përgjegjësi për lojën e fëlliqtë që e praktikojnë në raport me të vërtetën?! 

Gënjeshtrat dhe mbulimi i tyre gjithmonë do të helmojnë një mjedis, dhe një shoqëri nuk ka një zonë tjetër më të rëndësishme prej së cilës duhet të mbrohet se sa prej pabesisë së qeveritarëve, politikanëve dhe zyrtarëve të vetë. 

Ne i zgjedhin politikanët tanë që ata të zgjidhin çështje të rëndësishme sociale-shoqërore në të mirë të të gjithëve, jo për të keqpërdorur detyrën në avantazhin e tyre. Është mjaft e qartë se ata përdorin besnikërinë partiake dhe naivitetin e popullatës për përfitime private. 

*** 

Mbrojtja dhe përforcimi: 

Të gënjyerit mund të jetë një mjet për të mbrojtur dhe për të forcuar pozicionin personal. 

Çka nëse strukturat ku njerëzit e rëndomtë punojnë përcaktojnë se ata duhet të gënjejnë në mënyrë që të mbijetojnë në punë? 

Liderët e ndonjë institucioni ose sipërmarrje të cilët duan të heqin qafe punonjësit problematik, i lavdërojnë ata kur ndonjë punëdhënës tjetër i pyetën si referenca. 

Gënjeshtra është përdorur dhe përdoret si një mjet për përfitime personale. 

Arsyet për të gënjyer: 

Një gënjeshtër është një pohim i rremë që përcaktohet si një e vërtetë. Gënjeshtari e di se ajo që thotë ai është e rreme, por përpiqet për të bindur ndokënd për të besuar se është e vërtetë. Në disa raste, ne kemi arsye të mira morale të rrejmë. 

Mund të jetë e gabuar të këmbëngulim në ndershmëri të menjëhershme, brutale dhe të pazbukuruar në të gjitha situatat, sidomos për rastet kur Jeta dhe Interesat e Atdheut janë në pyetje. Kuptohet se armiqve të Shqipërisë asnjëherë nuk duhet t`ua themi të vërtetën në dëmin tonë. Problemi me politikanët shqiptarë qëndron në faktin se ata na gënjejnë neve në favor të armikut. Normalisht ndershmëria është diçka që vlerësohet në marrëdhëniet midis njerëzve. Të gënjyerit konsiderohet si një peshë morale. Miqtë e mirë edhe kacafytjet i kanë të ndershme. 

*** 

Para një zgjedhje të gjitha partitë e lëmojnë retorikën, sidomos ato të opozitës, misioni është që të bëhet më tërheqëse për votuesit. Megjithatë, politikani i opozitës, me të hyrit në qeveri pajtohet me gjithçka që më përpara e kundërshtonte. 

Çdo sistem shoqëror ka mangësi, dhe kur zbulojmë të metat e një sistemi nuk bën t`i shfrytëzojmë për të përligjur sistemin e kundërt. Po të veprojmë kështu, kemi bërë një gabim trashanik. Interesi i ngushtë personal nuk jep ndonjë sistem vlerash të mjaftueshme e të kënaqshme për të përballuar sot çështjet e politikës që duhet ndjekur. Kemi nevojë të thërresim në ndihmë vlera më të gjëra, që të lidhen me mbijetesën e sistemit e jo thjesht me begatinë e individit pjesëmarrës. 

Dallimi midis interesit personal e atij publik shtron çështjen shqetësuese se çfarë përfaqëson në realitet interesi publik. Interesi i përbashkët duhet përcaktuar, interpretuar dhe po të jetë nevoja, imponuar mbi interesat personale. Kjo detyrë kryhet më së miri nga një sundimtar i gjallë, sepse ai mund t`ia përshtat politikën e vet rrethanave. Nëse kjo detyrë i besohet një institucioni, ka gjasa që të kryhet në një mënyrë shumë të ngathët, jo të frytshme ose mos të kryhet fare.   

Megjithatë, interesi i përbashkët ka gjasa të pasqyrojë interesin e sundimtarëve. Janë këta që ua imponojnë vullnetin e vet individëve të pabindur. Përveç rasteve kur mendohet se janë krejtësisht të sakrificës, janë pikërisht ata vetë që përfitojnë prej interesit të përbashkët. Nuk do të thotë se sundimtarët doemos shpien qëllimet e tyre egoiste deri në fund si individë; ata përfitojnë nga sistemi ekzistues si klasë: ata janë klasa që sundon. Kjo sepse në realitet nuk janë demokrat. 

*** 

Shqiptarët doemos të braktisin imagjinatën dhe të merren me realitetin. Realiteti është një shkreptimë që fërgëllon brenda çdo guri. Nëse ti nuk e nxit, guri s`është veçse një gur, fshati fshat, mali mal, deti det, bukuria e bukur, mërzia e mërzitshme, kështu gjithçka mbetet e përgjumur në iluzionin e gjërave, deri atëherë kur ti me mënyrën tënde me tension të lartë e përplas me “realitetin” vezullues. 

*** 

Unë nuk shpik, rizbuloj. Ne duhet t’i bëjmë shqiptarët të kujdesen për njëri-tjetrin, të ngrihen bashkarish kundër mafies. Ju vetëm duhet të njihni kryekriminelin me emrin e tij të duhur që ai të humbasë magjinë e tij të rrezikshme. 

PS: Sa herë që një person arrin të bëjë një hap më afër dritës, diçka e padëgjuar ndodh në botë. Dhe shumë yje ndizen. Yjet ndihmëse. Ata e bëjnë hapin tjetër më të lehtë. 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.

A është feja doktrinë që i shërbeu ekspanzionizmit?!

0

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë 

Shpeshherë më ka rënë të shoh komente të nxehta në rrjetin social “facebook”, kur temë diskutimi ishte feja. Madje, nganjëherë kam parë edhe ngritje tensionesh me tone kërcënimi, sidomos atëherë kur në ato rrahje mendimesh merrte pjesë ndonjë nga besimtarët fanatikë, i cili u kundërvihej të gjitha gjykimeve të parashtruara që nuk përputheshin me mendimin e tij në atë debat. 

  Duke marrë parasysh aktualitetin e çështjes së cekur, mora ta lëvroj këtë temë, nga këndvështrimi i të qenit të saj si një fenomen e doktrinë që në mënyrë permanente gjatë historisë së njerëzimit ishte shfrytëzuar nga sundimtarët. 

  Sipas njohurive që kemi, mund të themi pa mëdyshje se, feja është shumë e vjetër si dukuri shoqërore. Gjenezën e ka që nga koha kur mashtruesi i parë takoi njeriun e marrë. Lidhur me këtë çështje ka dhënë mendim edhe gjeniu francez, Zhan Mari Arue (1694-1778), të cilin bota e njeh si filozof iluminist me emrin Volter. Ai thotë: “Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë”. 

  Nga shkrimet e shumta që janë në dispozicion, dimë që bota ka kaluar nëpër disa etapa të besimit gjatë historisë së njerëzimit. 

  Para shfaqjes së politeizmit si besim, ekzistonte totemizmi, fetishizmi dhe animizmi. Totemizmi kishte te bëjë me adhurimin e ndonjë kafshe, bime etj., fetishizmi me hyjnizimin e shtatoreve dhe animizmi me besimin te shpirti, se të gjitha sendet kanë shpirt.  

  Pas periudhës kohore të politeizmit, apo thënë ndryshe, të besimit në ekzistencën e shumë perëndive, kemi lindjen e monoteizmit, apo të besimit në një Zot të vetëm, që edhe sot si dogmë e mbizotëron tërë njerëzimin e botës. 

  Pas tranzicionit të periudhës së cekur, respektivisht pas kalimit nga paganizmi në monoteizëm, besimet fetare nisën pas një kohe të zgjerohen në lloje bashkësish, sipas mendimeve dhe mësimeve nga shkrimet e shenjta (krishtere, islame, hinduiste, budiste etj.) dhe sekte, sipas pikëpamjes. Por, në parim të gjitha kishin dhe kanë një qëllim themelor. Andaj, nga ky këndvështrim s’duhet ngatërruar besimin në Zot, me besimin në fe. 

  Për ekzistencën e një fuqie absolute mbinatyrore, na shton bindjen fenomeni i pashpjegueshëm nga mendja e njeriut, lidhur me funksionimin e përsosur e preciz të galaktikave në hapësirën e universit. Megjithëkëtë, esenca e këtij shkrimi nuk është shqyrtimi i kësaj çështjeje, andaj me këtë rast i kthehemi temës së parashtruar. 

  Nëse feja si dogmë është në shërbim të kombit dhe paqes, atëherë qëllimi i saj është i karakterit fisnik e njerëzor. Mirëpo, nëse ajo i shërben vetëm kombit e jo paqes, atëherë një fe e tillë është e dëmshme për njerëzimin. Në këtë rast vjen në shprehje mendimi se “feja është krijuar nga njeriu për ta kontrolluar individin mendje-dobët, sepse në kohë mizorish dhe dëshpërimi këta e marrin fuqinë në numër”. Nga kjo pikëpamje mund të nxirret edhe konkluzioni logjik, se feja më së shumti u shërben sundimtarëve. 

  Kryqëzatat janë shembulli më eklatant i shfrytëzimit të fesë për qëllime të ekspansionizmit, pa harruar se edhe pasuesit e profetit Muhamed e kanë shfrytëzuar atë si frymëzim, që i ka inkurajuar për fitore në betejat e luftës. 

  Në këtë kontekst mund të themi se edhe konvertimi në besimin islam i popujve nën Perandorinë Osmane, kishte për qëllim neutralizimin e rezistencës ndaj sundimit pushtues Otoman. 

  Pas Luftërave Ballkanike dhe pushtimit të Kosovës me 1912, kemi nisjen projekteve serbe për konvertimin e shqiptarëve nga myslimanizmi e katolicizmi në fenë pravosllave.  

  Në atë kohë, për shkak se famullitari i kishës katolike i Gllogjanit të Pejës, At Luigj Pali kundërshtonte të konvertohej në pravosllav, xhandarët e krajlit ia këpusin dy gishtat e dorës së djathtë, me preferencë të krye-murgut të Patrikanës së Pejës, me qëllim që kur të bënte kryq, ta bënte atë me tre gishta si serbët e malazezët. Po ashtu, ata i detyruan hoxhallarët shqiptarë që ta përqafojnë stufën e skuqur nga zjarri, si ndëshkim për mosbindje për konvertim në fenë pravosllave. 

  Edhe sot është aktuale çështja e diskriminimit të ujgurëve myslimanë në Kinë, për shkak të fesë, andaj ky shtet paraqet pasqyrën më të keqe, lidhur me sundimin jonjerëzor të kësaj popullate prej 8.569.000 frymësh. 

  Me përfundimin luftës së fundit në Kosovë, respektivisht në qershorin e vitit 1999, më ka rënë në dorë dokumenti, të cilin pas lufte ia kam dorëzuar akademikut Pajazit Nushi (tashmë të ndjerë), për ta evidentuar në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me seli në Prishtinë, me të cilin tekst paramilitarët serbë të Pejës e kishin dhënë betimin në Patrikanën e Pejës për vrasjen e shqiptarëve. 

  Sa mbaj mend, në atë dokument (po e parafrazoj) shkruante: “Kunem se u ovu svetu crkvu da ču ubiti šiptare …”. Pra, emërtimi “shiptare” kishte konotacion përbuzës, e që kjo fjali në shqip përkthehet: “Betohem në këtë kishë të shenjtë se do t’i vras shqiptarët …”. 

  Nga dokumenti i cekur dhe praktika konkrete e zhvillimeve të deritashme nëpër periudhat e kaluara historike të serbëve, mund të vërehet se feja dhe shteti te ta, ishin dhe janë në shërbim të njëra-tjetrës, edhe pse me kushtetutën e këtij vendi, feja është e ndarë nga shteti. 

  Kur bëhet fjalë për fenë myslimane, apo besimin islam te shqiptarët, s’duhet harruar faktin se në kohën e Perandorisë Osmane, në një numër xhamish të vilajeteve shqiptare, e sidomos në atë të Kosovës, predikuesit e fesë ishin të kombësisë ruse që shtireshin si myslimanë, andaj edhe predikimet fetare ata i orientonin në drejtim të ekspansionizmit pan-sllavist, pa u diktuar nga pushteti turk dhe besimtarët shqiptarë të asaj kohe.  

  Sipas rrëfimeve të pleqve shqiptarë, një shembull i tillë kishte ndodhur në vitin 1912, atëherë kur forcat e armatosura serbe, malazeze dhe ruse ishin futur në Prizren me rastin e pushtimit të Kosovës. Me atë rast, hoxha i xhamisë së Sinan Pashës kishte deklaruar para ushtrive pushtuese që ndodheshin aty, me fjalët: Nga kjo ditë, shërbimi im në këtë xhami ka përfunduar përgjithmonë. Misionin që e kisha, e kreva me sukses. Tani e tutje do t’i kthehem punëve tjera që do t’i kontribuojnë atdheun tim, Rusisë. 

  Lidhur me këtë ngjarje, flet edhe romani me titull “Misioni rus” i shkrimtarit Ibrahim Kadriu, përmes të cilit autori i zhvesh në tërësi synimet e misionarëve të shtetit rus. 

  Një shpalosje të ngjashme, na sjell edhe autori çam, Sejdi Kondi në romanin “Djaj në veladon”, përmes të cilit e pasqyron misionin pushtues të tokave çame nga grekët dhe asimilimin e arvanitasve, përmes murgjve të kishës ortodokse greke. 

  Pas pushtimit të Kosovës dhe përcaktimit të kufijve të shteteve ballkanike nga fuqitë e mëdha të kohës me 1913, Serbia dhe Mali i Zi e konsoliduan pushtetin edhe në Kosovë. Imamët e xhamive morën titullin “državni imam” që në shqip përkthehet “imam shtetërorë”, të cilët i paguante pushteti i ri. Pra, qëllimi dihej ! Imamët e asaj kohë u bënë varësit e pushtetit, pa dëshirën e tyre.  

  Me qëllim që feja mos të përzihet në punët e shtetit, vendet e civilizuara dhe ato demokratike, qysh herët e kanë bërë ndarjen e fesë nga shteti në mënyrë institucionale, jo vetëm përmes kushtetutës dhe ligjeve, por edhe në praktikë. Andaj në këto shtete, feja i shërben humanizmit njerëzor, e jo sundimtarëve. 

Venediku një histori e gjallë

2

Nga: Tom PergjokaNdërsa unë bashkë me dy vajzat e mia po qëndrojmë për pak ditë pushimi në Itali, më saktësisht në afërsi të Venedikut, vendosëm dje ta vizitojmë këtë qytet historik dhe me emër. Venediku është një qytet ndryshe nga të tjerët ku transporti i çfarëdo lloji dhe të gjitha shërbimet e tjera nuk kryhen përmes rrugëve tokësore por përmes ujit. Kanalet e Venedikut janë ato që e përcaktojnë peisazhin e ketij qyteti. Venediku ka një hijeshi të veçantë dhe është mjaft piktoresk me kanale e kisha të shumta që janë të vjetra qysh nga mesjeta. Në të vërtetë, ky qytet është një histori e gjallë dhe kur je aty brenda të duket si një pikturë e madhe. Tregje të bukura, dyqane të vogla të llollojshme, restorante të mira saqë e ke vështirë të vendosësh se në cilin do të hysh më parë. Çdo do cep rruge të shpien në një rrugicë tjetër interesante.

Gjithandej kishte turma njerëzish; rrugët ishin të stërmbushura me turistë, por njerëzit ishin të sjellshëm dhe me mjaft durim. Turistët kanë një rëndësi financiare të madhe për këtë qytet se përndryshe çka do të ishte Venediku pa turistë.Ecëm, pa pasë ndonji plan ose qëllim të caktuar, nëpër rrugica të ngushta dhe ura të panumërta të Venedikut. Aty këtu ndaleshim për t’u kënaqur me atmosferën gjallëruese të mrekullueshme që mbretnonte shesheve të vogla të Venedikut dhe t’i shihnim shtëpitë shumë të bukura veneciane.

Kështu, na kaluan pesë orë shumë shpejt me humor të mirë dhe mbetëm pa e bërë një gjiro me taxi ujor nëpër kanalet e Venedikut. Mirëpo, këtë dhe shumë gjëra të tjera që na mbetën pa i parë si për shembull Katedrala e Shën Markut nga brenda, etj., do t’i realizojmë në ditën e fundit të qëndrimit tonë këtu.

“Bashkësi Fetare Shqiptare”, një nevojë e Kosovës dhe Shqiptarisë!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Kosova ka nevojë për një “Bashkësi Fetare Shqiptare” të njerëzve për të cilët “shqiptaria është feja e vetme e vërtetë e shqiptarëve”.
Shqiptarët nga të gjitha trojet etnike, kanë nevojë për “Bashkësinë e Parë Fetare Shqiptare” në historinë e tyre kombëtare, udhëheqës shpirtëror i së cilës duhet të jetë At Gjergj Fishta.
Hebrenjtë nuk kanë as naftë dhe as gaz natyror, por ata dominojnë politikën, ekonominë, shkencën dhe kulturën botërore.
Pse?
Sepse ata kanë besimin e tyre hebre që i mbron nga shkombëtarizimi dhe investojnë në arsim 35% më shumë se gjermanët, që janë në vendin e dytë.
Feja hebraike i mbron ata nga shkombëtarizimi, ndërsa investimi i paparë në arsim, shkencë dhe kulturë i bënë ata liderë botërorë pothuajse në çdo fushë.
Përveç kësaj, shteti hebre ka një nga ushtritë më të forta në botë, e cila i mbron ata nga çdo armik, masakër dhe gjenocid i mundshëm.
Nga ana tjetër, “Bashkësia Fetare Shqiptare” duhet të ketë Biblokuranin e saj Iliro-Pellazgo-Dardan dhe të jetë e hapur për të gjithë besimtarët dhe jobesimtarët e Zotit.
Ju që ndjeheni shqiptarë të vërtetë, a pajtoheni me këtë nismë?
Mos thuani nesër-pasnesër, nuk kemi pasur kurrë nisma të mira dhe të mbara.
Nëse nuk i bashkangjiteni nismave të tilla, dëshmoni që jeni hipokritë të paparë, me shumë fjalë dhe asapak vepra.
Unë pa përkrahjen tuaj, nuk mund të bëjë asgjë.
Nëse ne nuk bëjmë diçka për vetveten, tashmë, kur çdo njeri normal e ka të qartë se si ka ndryshuar negativisht, raporti i kaq shumë shqiptarëve me kombin dhe shtetin e tyre, atëherë vetë jemi fajtorë.
***
Autori është Kryetar i Forca e Diasporës së Kosovës, me seli në Prishtinë. 

Dashuria midis dënimit dhe besnikërisë?…

0
Jusuf Buxhovi, Prishtinë
-Besnik Mustafaj: “Vera pa kthim”, roman. Botoi “Ora”, Tiranë 2002.
Nëse “alibia” e ngjashmërive “të rastësishme” letërsinë e mbronë nga anatema e identifikimit të personazheve me realitet që atë mund ta kthejnë në një akuzë publike, megjithatë paradigma e “përsëritjes së ngjarjeve”, në romanin e Besnik Mustafajt “Vera pa kthim”, koherencën e kthen në një realitet jetësor thuajse të gjithëkohshëm që përthekon dramat e brendshme të ndikuara nga faktorët e shoqërorë-politik (në rastin konkret diktatura naziste, por që më tepër mund të jetë edhe ajo komuniste) ku dashuria kthehet në një stigmë “të pamundur” një në si ndëshkim makabër, ndërsa besnikëria “e panevojshme”, meqë “vetëm shkatërron njeriun”.
Romani, ndonëse duket se krijon stigmën e dashurisë dhe të besnikërisë në një raport “shkatërrues për njeriun” në rrethanat e pamundësimit të saj nga ndërhyrjet nga jashtë (përfundmi i Gorit në kampin nazist, që përkon fund e krye me kampin e diktaturës komuniste në Shqipëri), siç shfaqet ajo e rikthyer në një kujtesë e Sanës ndaj Gorit, që lehtë mund të cilësohen edhe për të kundërtën (varësisht nga këndvështrimi i leximit të tyre), megjithatë tragjicitetin e saj si reminishencë shpirtërore mbi të cilin mbështetet i gjithë prosedeu i rrëfimit romanesk, e ndërton mbi paralelizmat midis të shkuarës, që thuajse e përjashton të sotmen, ku edhe përjashtohet fare e nesërmja, paralelizëm ky i një obsesioni apoliptik të jetës pa dashuri ose me dashuri të mbikëqyrur? Në këtë trekëndësh kohor: të së djeshmes ( gjuhë e Gorit), të sotmes së Sanës (kujtesës), dhe të nesërmes, që përjashtohet fare nga ballafaqimi i të parës me të dytën, ku e djeshmja, thuajse në tërësi e mbizotëron të sotmen dhe e heq fare të nesërmen, pra ardhmërinë, mbindërtohet aspekti i përsëritjes së të njëjtës, si një filozofi, që sikur krijimtaria (në rastin tonë letërsia) i jep legjitimitet të plotë dhe të përhershëm vetëm aspektit të mbizotërimit të së keqes mbi të mirën, të urrejtjes mbi dashurinë si çështje që kanë preokupuar krijimtarinë nga antikiteti e deri te koha jonë . Në këtë aspekt, dy personazhet e këtij romani të Mustafajt, Sana, që nëpërmes kujtesës dhe “rikthimit të saj” imagjinar pas dekadash i referohet një dashurie “si mburojë shpirti” kur asaj “do t’i kalojë edhe koha”, gjëqë flet për një tragjicitet të skajshëm dhe, Gori, i cili “flet në të kaluarën”, jo vetëm që e demitizojnë besnikërinë, (ngaqë ajo kthehet në një kujtesë që venitet nga koha), por nxjerrin në pah faktorët real që atë e rrënojnë në tërësi (diktaturën fashiste) dhe e kthejnë në një viktimë të realitetit të trishtë jetësor, siç ishte edhe ai i jetës së Gulagut në diktaturën evneriste-staliniste në Shqipëri. Madje, për lexuesin që sado pak është i ngarkuar me këtë realitet të përjetuar apo të dëgjuar, epilogu (përfundimi i Gorit në kampin gjerman) disa ditë para se ai të çlirohej nga antifashistët, përjetohet si një realitet i komunizmit shqiptar dhe i kampeve të tij famkeqe ku kanë përfunduar tragjikisht ëndrrat, dija si dhe dashuria njerëzore, për t’ia lëshuar vendin dehumanizimit si një sindrom rrënues që edhe sot e gjithëditën me të madhe po e përcjell botën shqiptare në planin socio-kulturor dhe politik madje. Ndaj, vlerësimet, që romanit mund t’i vinë nga jashtë, ku nuk mungojnë edhe ato “te një Penelope shqiptare”, që pret dashurinë e të ngjashme, tretën kundruall realitetit shqiptar, ku edhe dashuria si çdo gjë tjetër e vlershme vritet nga diktatura dhe përmasat e saj çnjerëzore, pa gjasa që ajo të rikuperohet në rrethanat e ndryshimeve të mundshme…
Megjithqë, ky “epilog” që edhe është i pritshëm aty ku fatet e dashurisë dhe ato të përgjithshme njerëzore deri te përmasat e tragjikes më absurde përcaktohen nga faktorët politikë dhe ata të vetëdijes totalitare që ngritën në piramidat e pushtetit, është pasqyrimi brilant i kësaj ndjenjeje, që te Sana fiton një dimension ndër më të fuqishmit në letërsinë tonë të kësaj natyre. Autori, me filigranizëm, nxjerr në pah atë tragjikë që dashurinë e kthen në vuajtje të thellë gjithëkohore dhe gjithnënjerëzore, ndërsa dashurisë, tragjikja i atribuohet si një fatum i madhështisë së saj, si një zhdëmtim për besnikërinë ndaj saj?…

Në këtë ditë të lutemi për viktimat e komunizmit në Shqipëri!

 

Nga Frank Shkreli 

(Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane)

Sot me 28 Korrik shënohet dita kur janë vendosur marrëdhëniet diplomatike (28 Korrik, 1922) midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.  Gjatë gjithë vitit është kujtuar ky vit jubilar i marrëdhënieve midis dy popujve tanë. Edhe unë në atë mundësinë time, jam munduar që gjatë këtij viti por edhe më përpara, të kujtoj data dhe personalitete, sidomos të botës politike dhe diplomatike amerikane të cilët, gjatë shekullit të kaluar dhe më vonë, kanë luajtur role kryesore në promovimin e këtyre lidhjeve.  Burra dhe gra që, vërtetë, kanë kontribuar gjatë 100-viteve të kaluara dhe që kanë merita të mëdha që këto marrëdhënie të ruheshin në mendjet dhe në zemrat e shqiptarëve dhe amerikanëve. Madje edhe gjatë periudhës së errët të komunizmit, të regjimit kriminal të Enver Hoxhës – kur nuk kishte asnjë kontakt midis dy kombeve tona.  Jam përpjekur që përveç këtyre mbështetësve të këtyre marrëdhënieve, shpesh të përmendi edhe viktimat e komunizmit të atij regjimi, atij regjimi i cili vrau, burgosi, pushkatoi për pothuaj 50-vjet – me gjygj dhe pa gjygj – dërgoi në kampe pune dhe kampe përqëndrimi dhe ndëshkime të tjera çnjerzore, me dhjetëra mijëra shqiptarë anti-komunistë.  

 

 Shumë prej tyre janë dënuar, se besonin në vlerat amerikane të lirisë e të demokracisë, shpeshherë, vetëm e vetëm, se përmendin emrin: Amerikë. E pësonin keq, vetëm e vetëm — se po të ishin me fat që të kishin ndonjë tranzistor (radio) të vogël — do të ishin kapur nga Sigurimi i Shtetit duke dëgjuar Zërin e Amerikës.  Zot na ruaj, për këta të mjerë që i kishin sytë nga Amerika, regjimi komunist i Enver Hoxhës rezervonte dënimet më të rënda. Këto viktima të pafajshme i priste dënimi me vdekje, për një fjalë goje: Amerikë ose Zëri i Amerikës. Vetëm e vetëm se ëndërronin një Shqipëri  të lirë e demokratike të vlerave amerikane dhe perëndimore – duke kundërshtuar, me gjithë fuqinë e tyre fizike dhe shpirtërore diktaturën komuniste të Enver Hoxhës.  Duke dhënë shpirt nga vuatjet dhe abuzimet shtazarake në duart e agjentëve kriminelë të Sigurimit të Shtetit enverist, shumë prej tyre kanë shkuar në atë jetë duke deklaruar fjalët e fundit: Rroftë Demokracia, rroftë Amerika, rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar! 

 

Jam i bindur se sot në Tiranë, në këtë ditë të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare, disa tipa të politikës shqiptare që sundon sot atë vend, por edhe përfaqsues të diplomacisë perëndimore – do të përpiqen të tregojnë vetën si apostuj të këtyre marrëdhënieve të shënjta midis dy popujve tanë. E vërteta është se këta nuk kanë të bëjnë asgjë me këto marrëdhënie – përveç ndonjë përfitimi personal e partiak të rastit — dhe as me vlerat e vërteta amerikane të lirisë, demokracisë dhe të drejtësisë.  Sepse po të kishte drejtësi të vërtetë në Shqipëri, viktimat e komunizmit, të gjallë e të vdekur, do të trajtoheshin ndryshe. Mos përballja e klasës politike të Tiranës për 30-vjet tani me të kaluarën e komunizimit në atë vend, si dhe mos-vullneti moral dhe politik i klasës politike shqiptare 30-e sa vjeçare tranzitore, për të dënuar krimet kundër njerëzimit dhe barbarizmat ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist të Enver Hoxhës – shumë prej të cilëve ishin të njohur si pro-amerikanë – është, siç e kam thenë shpesh, diçka e pafalshme moralisht dhe politikisht, për një vend anëtar të NATO-s, në çerek shekullin e parë të shekullit XXI.   Frank Shkreli: Dita Shqiptare e Lirisë në Uestçester të Nju Jorkut dhe krimet e komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf 

 

Thirrjet e shumë prej viktimave të komunizmit që ende jetojnë, mbrenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe thirrjet nga organizata ndërkombëtare të drejtave të njeriut, që edhe Shqipëria t’i trajtojë viktimat e regjimit komunist enverist dhe periudhën komuniste sllavo-aziatike, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-komuniste të Evropës — kanë renë në veshë të shurdhër gjatë viteve e dekadave — jo vetëm të klasës politike “post-komuniste” shqiptare, por edhe përfaqsuesit diplomatikë perëndimorë kanë heshtur dhe vazhdojnë të heshtin për krimet e regjimit të Enver Hoxhës.  

 

Ndryshe nga propaganda e regjimit në Tiranë dhe ndryshe nga prononcimet dhe festimet e diplomatëve aktualë përendimorë sot, të cilët jam i sigurt do të marrin kredi – drejt për drejt ose tërthorazi — për të gjitha të mirat që vijnë nga marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, unë do të kujtoj sot në këtë përvjetor jubilar të 10-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dhjetëra mijëra viktima të komunizmit, shqiptarë e shqiptare. Jo më me fjalë, se kemi parë gjatë viteve se fjalët bien në veshë të shurdhër të këtyre tipave që kanë gjetur jo vetëm një gjuhë të përbashkët ndaj kësaj çështjeje, por me heshtjen e tyre ndaj krimeve të regjimit enverist, mund të thuhet se edhe të huajt kanë adaptuar të njëjtin qëndrim moral ndaj viktimave të tij të pafajshme të regjimit komunist në Shqipëri.  

 

Kështuqë, kur njerëzit me pushtet të kësaj bote — politikanë e diplomatë – i kanë harruar viktimat e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës, shumë prej të cilëve janë dënuar dhe kanë dhenë jetën për hir të besimit të tyre në Zotin, në vlerat amerikane, të drejtat e njeriut dhe në rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.  Për këto viktima të krimeve ç’njerzore të regjimit komunist, të cilat me qëndrimet e tyre në mbështetje të lirisë e demokracisë, besimit në Zotin dhe në vlerat amerikane – me besimin se të gjithë njerzit janë krijuar të barabartë nga Perëndia – në këtë ditë të 100-vjetorit jubilar të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të lutemi. Të lutemi, në mungesë të kujtimit të tyre nga pushtetarët e kësaj bote në këtë ditë – t’i lutemi të Madhit Zot – me një uratë që Papa Françesku ka shpërndarë sot gjatë vizitës së tij në Kanada për të kërkuar falje dhe “hetime serioze” por edhe për të shpehur “dhimbje, indinjatë dhe turp” për veprimet e shumë anëtarëve të Kishës Katolike në Kanada, të cilët kanë drejtuar shumicën e shkollave rezidenciale indigjene në Kanada,  Papa është në Kanada për të kërkuar falje për rolin e kishës në shkollat ​​që synonin asimilimin e fëmijëve indigjenë.  Vizita e Papës konsiderohet si hap i parë për një hetim serioz të shkeljeve dhe abuzimeve dhe si një përpjekje për të nxitur shërimin shoqëror në atë vend.  

Ja lutja e tij për rastin e dhimbshëm të viktimave indigjene në Kanada, por që i përshtatet edhe thirrjes për kujtimin e viktimave të harruara të komunizmit në Shqipëri – në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane – viktima të cilat u dënuan dhe vdiqën pikërisht sepse besonin dhe promovonin këto marrëdhënie, përvjetorin e të cilave festojmë sot:   

E Mërkurë, 27 Korrik, 2022 

“Unë jam sot këtu me ju për të kujtuar të kaluarën, për të vajtuar me ju, për të ulur kokat tona së bashku në heshtje dhe për t’u lutur përpara varreve. Le t’i lejojmë këto momente heshtjeje të na ndihmojnë të përjetojmë dhimbjen. Në heshtje dhe me lutje. 

Duke u përballur me të keqen, ne i lutemi Zotit të së mirës, përballë vdekjes, i lutemi Zotit të jetës… Përpjekjet tona nuk mjaftojnë për të arritur shërimin dhe pajtimin: kemi nevojë për hirin e Perëndisë. Na duhet mençuria e qetë dhe e fuqishme e Shpirtit, dashuria e butë e Ngushëlluesit. Ai le të plotësojë shpresat më të thella të zemrës sonë! Le të na marrë për dore dhe të na japë mundësi të përparojmë së bashku në udhëtimin tonë.” (Papa Françesku) 

Pa kujtimin, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve amerikano-shqiptare — të viktimave të komunizmit — heronjve të vërtetë të lirisë, të demokracisë dhe të vlerave amerikano-perëndimore — është sikur të festosh çlirimin e vendit, pa përmendur të renët në luftë.  Qoftë me lutje, qoftë me ndonjë shkrim modest, përpjekjet kundër komunizmit dhe nostalgjikëve të tij modernë në Shqipëri dhe kudo tjetër, do të vazhdojnë të jenë, siç është shprehur shkrimtari çek, Milan Kundera, “Një luftë e kujtesës kundër harresës”, megjithëse kanë kaluar 30-vjet nga shembja e Murit të Berlinit.  Kjo, për derisa nostalgjikët e atij regjimi barbar dhe mbështetsit e tyre perëndimorë në Tiranë dhe gjetiu, të mos ndjejnë dhimbje, “në heshtje dhe në lutje”, siç u shpreh Papa Françesku në Kanada dhe për derisa nuk ka një përballim të drejt për drejt me të keqen e komunizmit sllavo-aziatik në Shqipëri, seriozisht dhe zyrtarisht! Më mirë vonë se kurrë! 

Pa një dënim zyrtar të krimeve të komunizmit enverist, ajo shoqëri nuk do të ketë as paqë as pajtim dhe as marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nuk do të jenë në nivelin moral e politik të vlerave amerikano-perëndimore që pretendohet sot — as në këtë përvjetor jubilar, as 100-vjet si sot. 

Teoria se “Gjuha e Zotit është gjuha arabe”, është apsurde dhe në kundërshtim me vet besimin në Zotin Krijues

0
Në foto është Xhamia Turke-Arabe e Gurrakocit, e ngritur mbi Tregun e Gjelbër nga koha e Autonomisë së Kosovës
___
Don Lush Sopi, Pejë
__
QUO VADIS KOSOVË E DASHUR?
Kosova, vend i vlerave dhe virtyteve, vend i flijimeve dhe sakrificave, vend i persekutimeve dhe martirizimeve të shumta, është në një krizë të thellë, ndoshta si asnjëherë më parë, sidomos në aspektin e identitetit të vet kombëtar dhe fetar. Duke parë këto kriza të thella të identitetit tonë, i shtyrë nga ndërgjegjja dhe dashuria e madhe për popullin tim, vendosa të jap një mendim rrethë disa çështjeve të rëndësishme, të cilat po shkaktojnë polemika dhe debate të ndryshme, duke e vënë në rrezik të madh çështjen e identitetit tonë kombëtar dhe fetar. Është për tu shqetësuar, si marrin guxim disa individ, qoftë klerik apo laik, të cilët e quajnë veten shqiptar, të dezinformojnë opinionin me shumë të pavërteta, jo vetëm sa i përket historisë, kulturës dhe traditës sonë shqiptare, por edhe vet besimit-fesë së popullit tonë, duke e hutuar dhe dezinformuar besimtarin mbi rëndësinë e binomit Atme e Fe, që ishte rruga e vetme për popullin tonë Shqiptarë, për të realizuar aspiratat shekullore, apo me konkret për ta parë dhe përjetuar Kosovën tonë të dashur si një Shtet të Pavarur dhe Sovran karshi botës së emancipuar evroatlantike.
Tendenca e cilit do besim (pavarsisht) që nëpërmjet tij t’i orjenton besimtarët drejtë një gjuhe, kulture apo tradite tjetër, është në kundërshtim me vet besimin e tij. Besimi nuk duhet të imponohet as të gjykohet, sepse Zoti na ka krijuar të lirë dhe Ai e respekton lirinë tonë të plotë, për tu përcaktuar për besimin dhe mënyrën e shprehjes së përkushtimit tonë ndaj Tij. “Vërtet, vëllezër, ju juni të grishur në liri! Por, kini kujdes që kjo liri të mos bëhet shkak të jetoni si do trupi, por – me dashuri shërbejini njëri-tjetrit. Nëse njëri-tjetrin nuk e lini në paqe me fjalë dhe ia breni njëri-tjetrit jetën me ngatërresa, hapni sytë: po e qitni fare njëri-tjetrin.” (Gal 5,13,15). Pra secili popull e ka historinë e vet, gjuhën, kulturën, traditat e veta, si ato fetare, gjithashtu edhe ato kombëtare. Për fat të mirë, populli ynë Shqiptar. nëpërmjet gjuhës, besimit, kulturës dhe traditave të shëndosha familjare, ka arritur t’i përvetsoj dhe t’i kultivoj vlerat dhe virtytet kombëtare, fetare, morale, humane… duke e ngritur popullin tonë në pijedestalin më të lartë të civilizimit dhe humanizmit njerëzor.
Secili besimtarë, pavarësisht besimit që i takon, ka për obligim ti ruaj dhe kultivon këto vlera dhe virtyte, të cilat na mundësojnë dhe garantojnë një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë. Teoria se “Gjuha e Zotit është gjuha arabe”, është apsurde dhe në kundërshtim me vet besimin në Zotin Krijues. Zoti Krijues dhe i Gjithëpushtetshëm bashkëpunon dhe komunikon me njerëzit e të gjitha besimeve (të shëndosha) pa dallim, sepse të gjithë njerëzit janë bij dhe bija të Tij. Gjuha e Zotit është gjuha e Paqes, Mirësisë, Urtisë dhe Dashurisë, sepse Zoti është Dashuri.
Prandaj, nga dashuria për të gjithë popujt, pa dallim besimi, Zoti secilit popull i flet në gjuhën e vet, për t’i mundësuar njeriut që të jeton në paqe, dhe dashuri ndaj Tij dhe ndaj vëllaut njeri.
Gjuha të cilën Zoti e ka zgjedhë për të komunikuar me popullin shqiptar, është gjuha Shqipe.
“Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare…
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore…
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini”. ( At Gjergj Fishta)
Shqetësim tjetër edhe më i madh për shoqërinë dhe për kombin tonë Shqiptarë, është çështja e familjes, e cila dita-ditës po fundoset në ujëra të turbullta dhe në humnera të mëdha të shkatërrimit dhe të asgjësimit. Familja është thelbi, themeli dhe burimi i jetës fetare dhe kombëtare. Prandaj, rrënimi i familjes është rrënim i një populli, rrënim i shoqërisë. Familja shqiptare është në krizë të madhe për të humbur identitetin e vet, vlerat dhe virtytet, që e kanë karkterizuar në të kaluarën. Problemet dhe krizat janë të natyrave të ndryshme, në shumë segmente të jetës.
Një ndër shqetësimet e mëdha është përzierja e gjakut nëpërmjet martesave. Kjo e vë në rrezik të madh të ardhmën tonë, identitetin tonë kombëtar, traditën, nderin dhe moralin familjar, që janë bazë dhe themel i një shoqërie të shëndosh dhe një shteti normal.
Nuk kemi periudhë historike të popullit tonë shqiptar, pavarësisht besimit, që prijësit fetar apo kushdo tjetër, të ken lejuar apo të kenë dhënë pëlqimin e martesave në (fare)fis apo në gjakun familjar, siç po ndodhë sot! Shën Gjoni Pagëzues, duke e parë jetën e pamoralshme në pallatin mbretëror të Herodit, e qorton mbretin duke i thene: “Nuk guxon ta mbash për grua Herodiadën, gruan e vëllait tënd.” E dinte se do t’i kushtonte me jetë, por nuk kishte frikë. Ashtu edhe ndodhi. Me kërkesë të Herodiadës, Herodi dha urdhër t’i prehej koka Gjon Pagëzuesit. Prandaj, pavarësisht rrethanave dhe situatuatave në të cilat gjindemi, të gjithë së bashku , pavarësisht besimit që i takojmë, duhet ta ngrisim zërin për ta ruajtur moralin dhe nderin familjar, për ta shpëtuar shoqërinë dhe identitetin-kombin tonë, nga ky degjenerim dhe shkatërrim moral dhe njerëzor. Rreziku tjeter që i kanoset popullit tonë është tendenca e ndryshimit të raportit të brendshëm shpirtëror të njeriut me Zotin, me imponim të një besimi, interpretimi dhe komunikimi ndryshe me Zotin. Një veprim i tillë, është nënçmim dhe ofendim për popullin tonë, sepse i bie, sikur populli shqiptar, pavarësisht besimit, deri më tani nuk paska ditur dhe ende nuk dinë si të Besoj dhe si të Lutet. Dëshmi e këtij realiteti është rrahja e hoxhës që ndodhi këto ditë në Lupç të Podujevës. Ndjejmë keqardhje për këtë aktë të shëmtuar dhe lusim Zotin për shëndetin e tij. Sikur nuk mjafton tendenca e ndryshimit të brendshëm shpirtëror, prandaj disa po mundohen ta transformojnë njeriun edhe në pamjen e jashtme, për ta paraqitur si besimtar më të mirë dhe më të devotshëm se të tjerët! “Njeriu sheh çka duket përjashta, kurse Zoti vëren zemrën”(1 Sam).
Kohëve të fundit flitet dhe diskutohet shumë për Parajsën (apo Xhenetin). Ka aq shumë spekulime dhe interpretime të ndryshme, që nuk mund të kuptohen ndryshe, pos keq interpretim dhe manipulim me besimtarët. Parajsa (Xheneti,) sipas disa interpretimeve, paraqitet si vend i ndërtuar me tjegulla të arit dhe të argjendit, me vendbanime të bukura, vend me enë ari, me rroba të bukura, me të gjitha llojet e ushqimeve, vend ku burrat i presin shtatëdhjetë hyritë virgjëresha, të bukura, të bardha, me sy të zi, vend i knaqësisë me hyritë… Nëse në Parajsë (Xhenet) jeta qenka kështu, çfarë qenka dallimi me jetën e njeriut në tokë? Sepse, në tokë ka pallate të tilla në të gjithë botën, ku dominon pamorali, degjenerimi total i njeriut, shfrytëzimi dhe keq përdorimi i dinjitetit të njeriut, si dhe shkatërrimi i vlerave dhe virtyteve morale, humane dhe njerëzore. “Bijtë e kësaj bote marrin gra ose burra. Kurse, ata që u gjetën të denjë të kenë pjesë në atë botë e në ringjallje të të vdekurve, as s’marrim gra as s’marrin burra. Ata janë porsi engjëjt e, per arsye se e refituan jetën me ringjallje, janë bijtë e Hyjit.” (Lk 20, 34-36)
Prandaj, ne besojmë dhe shpresojmë, që në prani të Zotit, gjithçka të jet ndryshe, nga jeta e njeriut në tokë. Këtë e dhëshmonë Shkrimi Shenjt: “Çka syri nuk pa e veshi nuk dëgjoi dhe në zemër të njeriut nuk hyri, atë ua bëri Hyji gati atyre që e duan.”
Këto vlerësime mbështeten në faktin, se të gjithë shqiptarët, pa dallim besimi, besojmë në një Zot, Zotin Krijues dhe Shelbues. Mbështeten në faktin, se të parët tanë ishin Shqiptar , besuan si Shqiptar dhe jetuan si Shqiptar. Prandaj, edhe ne , pavarësisht besimit, si pasardhës të popullit Ilir duhet të mburremi dhe të ndihemi krenar, që jemi dhe që do të mbetemi përgjithmonë Shqiptar. Ky fakt na obligon, që ti pëgadisim dhe frymëzojmë gjeneratat e reja, për të qëndruar SHQIPTAR, për të jetuar si SHQIPTAR dhe për të vdekur si SHQIPTAR.
Kan være et bilde av 3 personer, folk som står og innendørs