
Ata që e inkurajojnë ikjen nga identiteti kombëtar në atë fetar, ata punojnë për interesat e serbëve, rusëve, turqve dhe arabëve!

Inteligjenca britanike: Nuk ka asnjë shenjë që sulmi rus goditi objektivat ushtarake në Odesa
Zjarrfikësit ukrainas punuan për të shuar flakët pas një sulmi me raketa ruse në portin e Odesa të shtunën. Foto: Ushtria ukrainase/Reuters/NTB
Rusia pretendon se ka sulmuar një anije detare dhe depo raketash në Odesa. Mbrojtja britanike shkruan të martën se nuk ka shenja se objektiva të tilla janë goditur.
NTB
Lufta në Ukrainë
Sulmi në qytet ndodhi të shtunën, një ditë pasi përfaqësuesit rusë dhe ukrainas nënshkruan një marrëveshje me OKB-në dhe Turqinë. Odesa është një port i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës.
– Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se kishte goditur një anije të marinës ukrainase dhe një depo të raketave detare. Nuk ka shenja se ka pasur objektiva të tilla në vendin ku goditën raketat, shkruan mbrojtja britanike në një përditësim të inteligjencës në Twitter.
Ata shkruajnë më tej se Rusia pothuajse me siguri i sheh raketat detare si një kërcënim qendror që kufizon efektivitetin e flotës së saj të Detit të Zi.
– Kjo ka dëmtuar seriozisht planin e përgjithshëm të pushtimit, pasi Rusia nuk mund të tentojë realisht një zbarkim për të pushtuar Odesën, thuhet në mesazhin në Twitter.
Forcat e Mbrojtjes Britanike besojnë se Rusia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të shkatërruar raketat detare të Ukrainës.
– Megjithatë, procesi rus për gjetjen e objektivave sipas të gjitha gjasave është minuar në mënyrë rutinore nga inteligjenca e vjetër, planifikimi i dobët dhe një qasje nga lart-poshtë ndaj operacioneve, vazhdojnë ata. Aftenposten
Nuk jam nga tufa e deleve që i shkojnë pas një karrieristje të krisur!
Florim Zeqa
Kështu e nisa reagimin tim ndaj një miku të çmuar, i cili nga unë kërkojë sqarime rreth shkrimit “Sa herë që ndërron moti, Vjosa Osmani e ndërron gzofin”, për të vazhduar rrëfimin tim: “Jam nga ata që e kam mbështetur zonjen Vjosa Osmani në reformat e brendshme në LDK (dëshmi janë shkrimet e botuara në mediat e shkruara dhe elektronike), por zonja në fjalë i ka edhe në privat letrat që i kam dërguar, duke i kërkuar asaj që të mos e bëjë gabimin historik për interesa personale.
Dje kundër Vjoses, sot mbështetës morbid të saj
Thënja e moçme “Sa herë ndërron moti, ndërron gzofi” është thënje që iu shkon për shtati “guximtarëve” që sot po i dalin zot Vjosa Osmanit, të cilët deri dje ishin kundër saj. Logjika e shëndoshë e jepë sqarimin e thjeshtë, këta ju kanë vardisur për interesa meskine personale vetëm pse ajo është pushtet.
Kur Vjosa Osmani i hudhej në perqafim Isa Mustafës dhe të tjerëve, unë i quaja perqafime plot hipokrizi, ngase vet Vjosa e dëshmoj se ishte e tillë! Këta “rugovistët” me kartela të kuqe në xhep, asokohe kur unë e kritikoja Isa Mustafën, të njëjtit i thurnin lavde atij dhe klanit të tij, ndërsa sot mundohet të na shesin moral politik!
Kështu janë shqiptarët e zi e zuzar që edhe të madhit Gjergj Fishta ia plasen kapakun e kokës, derisa e detyruan të shprehet publikisht: “Le ta dinë bota mbarë se nga sot Gjergj Fishta nuk është shqiptar”!
Prandaj unë në shkrimin paraprak nuk thash gje tjetër pos të vërtetës duke ua bërë me dije se Florim Zeqa nuk bëhet me tradhtar, qofshin ata të cilitdo krah politik apo ideologjik!
Pragmatizëm është kuptimi i gjërave që nuk shihen
Vjosa Osmani vetëm para opinionit publik është paraqitur si kundërshtare e Thaçit sa për t’i mashtruar dhe për t’ua rrëmbyer votat e elektoratit të LDK-së, ndërsa e vërteta është krejt ndryshe. Për familjen e zonjes Vjosa Osmani, ish presidenti Hashim Thaçi ka qenë dhe mbetët miku më i madh i tyre. Këtë që e themë dëshiroj ta argumentoj me tri fakte të pakontestueshme nga askush; e para), prej ardhjes së Thaçit në pushtet, burri i Vjoses, Prindon Sadriu ka qënë i emëruar njeriu kyq në Ministrinë e Punëve të Jashtme, së fundmi edhe i dekretuar në cilësinë e ambasadorit në Maqedoni nga Hashim Thaçi. E dyta), sikur mos të ishte mik i madh i familjes së tyre, Hashim Thaçi nuk do ta kursente Vjosen me përgjigje ndaj akuzave të saj siq ju kishte përgjgjur disa ish zyrtarëve të lartë të LDK-së në Parlamentin e Kosovës, të cilët i kishte lënë me kokën ulur kur ju tha “ju ini plagjiat”!
Dhe e treta), sikur Vjosa Osmani të kishte vetëm pak drejtësi dhe njerëzi si juriste që është dhe si “kundërshtare” e perbetuar e Hashim Thaçit, personi i parë që do duhej larguar nga diplomacia e jashtme është burri i saj, zyrtari më besnik i Hashim Thaçit në Ministrinë e Punëve të Jashtme!
E përbashkëta e Hashim Thaçit dhe Vjosa Osmanit është rruga e ardhjes në pushtet. Përderisa Hashim Thaçi u ngrit në majat e pushtetit duke e sharë dhe akuzuar Rugovën, Vjosa Osmani erdhi në pushtet duke e bërë të njëjtën gjë ndaj Hashim Thaçit!
Dallimi është në vërtetësi. Përderisa Hashimi e kishte me gjithë mendje, Vjosa e bëri me Hipokrizi!
Mjerisht një pjesë e elektoratit të mashtruar të LDK-së nuk e kuptojnë një gjë të tillë!
Në fund më duhet të theksojë se Vjosa Osmani nuk është Kurban dhe as viktimë e LDK-së siq po mundohen ta arsyetojnë mbështetësit e saj morbid, por është përfituesja më e madhe në emër të diçkaje që nuk është (rugoviste). Sikur të ishte e brumosur me filozofi politike rugoviane, për asnjë çmim nuk do të kalonte në taborrin antirugovian.
Kombi shqiptar përballë gjeopolitikës rajonale e globale
Albini e Vjosa nuk e gëzojnë në Washington dhe Bruksel imazhin që meritojnë

Në Tiranë, Qendra Shqiptare për Studime Amerikane e Britanike (ACABS), ka promovuar librin “Ambasadorët amerikan për shqiptarët”, të autorit Ramiz Lushaj
Adem Lushaj
* SHBA-të i shohin shqiptarët si popullin më amerikandashës
Në hapësirat e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, është promovuar libri AMBASADORËT AMERIKAN PËR SHQIPTARËT të autorit Ramiz Lushaj, libër i botuar nga Qendra Shqiptare për Studime Britanike e Amerikane (ACABS). Libri përmban rreth 60 dokumente të shkruara të llojit diplomatik, analizës, dokumentit informues, hulumtimit historik dhe ndonjë zhanri tjetër që nga viti 1913 të ish Ambasadorit Uiliams, e deri në prill të 2022 të Karen Donfried, ndihmës-sekretare e Shtetit. Recensentë, ish diplomat, deputet dhe ish deputet, personalitete të shquara të shkencës dhe artit, të Shqipërisë dhe Kosovës, e kanë vlerësuar lart vlerën e këtij libri që tregon për raportet e lashta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarëve.

Më në detaje rreth përmbajtjes së librit ka fol veprimtari i shquar, drejtori i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” me seli në Houston-Texax, shqiptaro-amerikani Ramiz Tafilaj, duke e quajtur si njërin nga librat më të rëndësishëm për historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe.
Sipas Tafilaj, “Ambasadorët amerikanë për shqiptarët”, i përgatitur për shtyp nga publicisti dhe studiuesi i njohur Ramiz Lushaj, është i rëndësishëm për kombin shqiptar, Shqipërinë dhe historinë e tyre, ngase pasqyron vlerat diplomatike, humane, raportet fundamentale që SHBA-të kanë vendosur historikisht me popujt dhe me vendet të cilëve iu është kërcënuar ekzistenca, liria dhe historia e tyre.

“SHBA-të janë shteti më referues në botë dhe në historinë njerëzore, që nuk e anashkalojnë kurrë historinë e popujve si një fundament i rëndësishëm i lirisë, si një koncept universal. Autori Lushaj, me këtë libër ka sjellë në vëmendjen e lexuesit, historianit apo studiuesit, një lëndë të larmishme dhe komunikuese, e cila fillon që në vitin 1913, e në vazhdim. Rreth gjashtëdhjetë dokumente të rëndësishme, të llojit diplomatik, analizës, dokumentit informues, hulumtimit historik dhe ndonjë zhanri tjetër, që fillon me këndvështrimin e gjerësishëm të ambasadorit Uilliams (ambasador i SHBA-ve në Greqi dhe Malin e Zi gjatë viteve 1913-1914), e deri tek dokumenti i fundit i titulluar “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta shohin Kosovën, duke e marrë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euro- atlantike”, dokument i Ndihmës-Sekretares së Shtetit, dr. Karen Donfried, në prill të vitit 2022, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti, është shprehje e qartë e përkrahjes amerikane për shqiptarët”, -ka thënë Tafilaj duke shtuar se “tek ne shqiptarët, sa herë që përmendet Amerika, zgjohet instinkti i lidhjes së fort që historikisht Amerika e ka me kombin shqiptar”.

Po ashtu Tafilaj në fjalën e tij ka thënë se Amerika historikisht e ka marrë informacionin mbi popuj dhe vende të ndryshme, përmes ambasadorëve të saj, gjë që e kishte bërë edhe për shqiptarët. “Ambasadori Uilliams ishte një personalitet i mendimit politik, diplomatik dhe shoqërorë të kohës në Amerikë, kështu që librat e tij përbënin një dokument të rëndësishëm të qëndrimeve të qeverisë amerikane. Në vitin 1915, botoi librin “Shqiptarët”, në të cilën flitet për gjëra fundamentale të shqiptarëve, që nga historia e tyre, vendi që ata zënë në Ballkan, karakterin e tyre, lidhjen e fortë të tyre me lirinë, mjedisin, territoret tokësore ku jetojnë shqiptarët, kontekstin politiko-diplomatik ku ndodheshin shqiptarët gjatë viteve 1913-1914, lidhjet e padiskutueshme të tyre me antikitetin e lashtë, flet për njerëzit dhe tiparet e tyre, zakonet, trimërinë dhe fisnikërinë,…Dëshmia e këtij diplomati amerikan, i ka shërbyer presidentit Uilson, në Konferencën e Paqes në Paris, i cili iu kundërvu qëndrimeve të Fuqive Evropiane, të cilat po përgatisnin zvogëlimin e Shqipërisë, apo edhe zhdukjen e saj nga harta politike e Evropës.
![]()
Në jo pak raste, ambasadorët amerikanë kanë zgjedhur qasje të ndryshme për të krijuar një raport të mirë me Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ata kanë parë tek shqiptarët, popullin më amerikandashës. Është kaq domethënëse poezia “Skanderbeg”, e ambasadorit Ericson, po aq sa është interesant dhe botimi i kujtimeve me Mbretin Zog nga Herman Bernstain, i cili ishte Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri gjatë viteve 1930-1935, titulluar “Mbreti Zog kallxon historinë e tij”. Nuk ka shqiptar që të mos e ketë dëgjuar për Harry Fulzin, për atë çfarë ka bërë në Shqipëri. Fultzi në Shqipëri krijoi modelin amerikan të zhvillimit, të shkollës dhe praktikës, të vizionit për kohën dhe të ardhmen. Fultzi ka shërbyer si Ambasadori i Amerikës në Shqipëri gjatë viteve 1945-1946, i cili rezultoi shumë i lidhur me Shqipërinë, aq sa ka shkruar dhe poezi për Shqipërinë.
![]()
Poezia “Mali i Dajtit”, është një poezi e ëmbël ku përshkruhet natyra dhe jeta bujqësore, blegtorale e shqiptarëve, parë me syrin e një njeriu të dijes dhe të praktikës”,-ka nënvizuar Tafilaj, duke mos e anashkaluar edhe kontributin amerikan në ngjarjet e viteve 90-ta në Shqipëri, kontributin e ambasadorëve që nga Kristofor Hill, Rajerson, e deri tek ambasadorja Kim. Sipas tij, ndërhyrja e trupave të NATO-s në Kosovë dhe bombardimet 78 ditësh në caqet ushtarake serbe, ishin mishërimi më i mirë i lidhjeve amerikano-shqiptare, gjë që studiuesi Ramiz Lushaj, e ka sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme në librin e tij AMBASADORËT AMERIKAN PËR SHQIPTARËT.
Rreth librit dhe raporteve historike shqiptaro-amerikane, kanë fol edhe diplomatët Islam Lauka dhe Aldo Bumçi.
![]()
- S.
Bordi i ACABS, për kontributet e dhëna në fushat përkatëse, kanë ndarë tri çmime, njëra që mban emrin e diplomates dhe mikes së shqiptarëve MADELINE OLBRAJT (MADELEINE ALBRIGHT)https://en.wikipedia.org/wiki/Madeleine_Albright për Besa Tafilaj Pinchoti-drejtoresh e Shoqatës së Familjeve të Ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dy çmime me emrin FAIK KONICA, për Llesh Kola-ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Adem Lushaj, autor i librit “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”.
![]()
Sa hijerëndë është shkronja Ë !
shkruan Fahri Xharra
Në kohën e Kongresit të Alfabetit me 1998 këndohej kënga:
“ Armiqtë e Shqipërisë po përpiqen e
Shkronja turke e greqishte të na fusin e”
Kurse sot duhet të të këndojmë me lot në sy :” Armiqtë e shqiptarisë , po mundohen të na e prishin gjuhën e Perëndisë “
E dini se si Ë –ja e rritë mendjen në shkrimet tona; e ka një arsye se e bën Shqipen të lazdrohet në mesin e të gjitha gjuhëve tjera. Sa lakmi na kanë gjuhët sllave, sa shumë e ndiejnë vetën të përulur gati të gjitha gjuhët europiane që nuk iu dha zoti këtë mrekulli të ë-s dhe i la ato të cunguara pa të . Sa e rris edhe unë mendjen që e flas dhe e kam për gjuhë të nënës një gjuhë me 36 shkronja dhe me këtë dhunti të natyrës pa vështirësi mund ti flasim gati të gjitha gjuhët e shkruara të botës. Jemi krenar!
“Një matrapaz , pa fije fytyre shkruan që shkronja e të e Alfabetit të gjuhës shqipe ua ka nxirë jetën krejt shqipfolësve kosovarë. Fjala është për shkronjën Ë – që duhet ta heqim.” (Jetlir Buja)
Së pari këtij “ njeriu “ ia nxiftë zoti jetën se qenka armik i kombit. Së dyti ne nuk jemi “shqipfolës kosovar “ por jemi shqiptar të Kosovës, or kryetul !
„Gjuha shqipe është një, sepse veçoritë dialektet s’janë gjë tjetër veçse shfaqje e jashtme e një strukture te brendshme që ka qenë dhe është gjithmonë e përbashkët dhe në një.“ thoshte Ilia Dilo Sheperi. Krenari dhe mburrje !
Kur serbët donin të na paraqisnin para botës e këtë e bëjnë edhe sot thonë:” Arnautët janë një konglomerat primitivësh që i flasin 100 dialekte e nuk merren vesh njëri me tjetrin. Janë popull pa kulturë,pa trashëgimi as kulturore e as gjuhësore. Nuk kanë asgjë nga e kaluara se eshtrat e tyre kanë mbetur nëpër male ku aty jetonin ,dhe shenjat e tyre të së kaluarës janë si ato të arinjve dhe ujqërve”.(Jovan Deretiq, akademik serb). A jemi ne të tillë ?
Sa jemi të vet dijshëm se gjuha e jonë është një… PO, gjuhës së lartë shqipe!
Shkronja “ ë” që më bën t`a dalloj plakun prej plakës, Lezhën prej Lezhit, Gjakovin prej Gjakovës, Tiranën prej Tiranit. . Kur e flas fjalë me “ë” e di se për kënd dhe çka e kam fjalën. Kur e flas pa “ë” s`e dalloj se me çka kam të bëj. Shqiptimin e ë-s na e la trashëgim Ilirishtja dhe na e përjetësoi At Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit.
Luigj Gurakuqi në Kongresin e alfabetit i ka pas thënë këto fjalë:” E kemi porosi nga Jeronim De Rada, që herë do kur do të bëjmë alfabetin tonë :” ta hyejnojmë shkronjën “ë”.
Kjo nuk është e hundore, por është “ë “ .
Ruana zot mendjen e kthjellët e mos të biejmë pre e ndonjë plani të llahtarshëm!
“Ndryshimet e propozuara nga Këshilli Ndërakademik për Gjuhën në Akademinë e Shkencave nuk do të prekim themelet e gjuhës shqipe. Ky është shpjegimi i profesor Kolec Topalli i cili vjen menjëherë pas një zhurmë të madhe që u bë në lidhje me mundësitë e ndërhyrjes në gjuhën shqipe.” Jo, i ndjeri profesor Topalli! Vetëm me pjesëmarrjen gjithë kombëtare mund të behën ndryshimet në gjuhën tonë.
.” O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. A jemi edhe sot në këtë gjendje?
Kush e kish menduar të gjithë këtë antishqiptarizëm që do na e sjellë paslufta ?
Gjakovë, 25.07.2022
Rrahja e hoxhës nga kuadri i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, nga viti 1993!


Christoph Kersting: Shqiptarët dhe Serbët në Kamenicë të Kosovës, rrezet e dritës përtej politikës së madhe
Turhan Pasha, gazetarit të Corriere d’Italia (1919) : “Ja ku gabon Greqia me shqiptarët…”
Turhan Pasha (Turhan Përmeti) (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Korrik 2022
“Le Temps” ka botuar, të dielën e 2 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratat e Turhan Pashës për Corriere d’Italia me qëllim mbrojtjen e interesave shqiptare asokohe në Konferencën e Paqes në Paris ndaj orekseve greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka pëcjellë për publikun shqiptar :
Pretendimet shqiptare
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Kreu i qeverisë së përkohshme shqiptare, Turhan Pasha, në lidhje me kërkesat e paraqitura nga Shqipëria në Konferencën e Paqes, i bëri këto deklarata para një bashkëpunëtori të Corriere d’Italia :
“Greqia, duke i bazuar të drejtat e saj mbi dendësinë e popullsisë greke në Epirin e Epërm, përjetëson gabimin që bën të konsiderohen si grekë – për shkak se katolikë të ritit grek – 150.000 shqiptarë, të cilët popullojnë luginën e Gjirokastrës dhe fushën e Delvinës.
Nga ana tjetër, nuk është çudi që kultura greke ka mbizotëruar në Shqipërinë e Jugut, pasi qeveria turke i lejoi grekët të hapnin shkolla atje, ndërsa i ndaloi shkollat kombëtare (dmth shqiptare). Prandaj, komisioni shqiptar, nëpërmjet argumenteve të pakundërshtueshme, do të mbështesë mbrojtjen e të drejtave të kombit në Konferencën e Parisit.”
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/turhan-pasha-gazetarit-te-corriere-d-italia-1919-ja-ku-gabon-greqia-me-shqiptaret/.


