Kreu Blog Faqe 1273

E pabesueshme dhe shumë e çuditshme, Arben Çokaj, mirëmbajtësi i portalit Drini, më reagon pasi më keqkupton për një shënim në fb…?!

3

Gjergj – Bajram Kabashi

Arben Çokaj jo vetëm që paska reaguar ndaj një shënimi tim në fb, ku e komentoj një reagim mjaft pozitiv e të mbarë të llapjanit Rexhep Gjergji, ish anëtarit të LDK-së e këshilltarit të tashëm të Donika Gërvallës, Ministres e Jashte e Republikës së Kosovës, por pa më pyetur fare duke e shfrytëzuar mundësinë që ia krijojn fakti se e mirëmbanë portalin Drini, edhe e boton shkrimin e tij ku fund e krye flet për kotësinë e përpjekjeve të mija, sipas mendjes së tij.

Ja se si Arben Çokaj më bënë një pyetje të kotë dhe si jep përgjigje mjaft të palogjikshme ndaj pikëpamjeve të shprehura në shënimin tim në fb:

“Se pyetja është, si po e lufton Bajram Kabashi islamin? Sa rezultate ka? Islami luftohet në dy mërnyra, ose me ndërgjegjësim, ku besimtari merr dije dhe nuk beson më në fe, e kjo vlen për të gjitha fetë – por rrezikojmë të kalojmë te ateizmi, e komunizmi. Ose për llogari të një feje tjetër, krishtërimit. Kjo e dyta është propagandë fetare, për llogari të një feje tjetër, dhe rezultatet janë gjithmonë minimale, por ka edhe një rrezik, të konfliktit fetar.”

Do të thotë që sipas sipas Arbenit une po bëkam propagandë fetare “për llogari të një feje tjetër, krishtërimit.” Tash po i pyes të tjerët , e jo Arbenin, se kë u mundova ta bindja që t’i rikthehet krishterizmit. A e kupton apo nuk do ta kuptoj Arben Çokaj se une nuk merrem fare me atë se kush e praktikon këtë apo atë fe, por merrem me islamizimin e kombit shqiptar, këtë antishqiptarizëm që po ndodhë para syve e veshve të pushteteve tona “kombëtare” qoftë në Shqipëri apo sidomos në Kosovë.

Edhe në shënimin që i shërbeu Arben Çokajt si shkas për të reaguar pa e pasur asnjë arsye, une flas për krejt tjetërgjë dhe nuk flas fare për besimin fetar të askujt. Madje, Arbenido të duhej ta kishte kuptuar se une e marr në mbrojtje një imam (hoxhë) , pasi atë e rrahin tre vëllezër islamist. Pra, e mbështes Rexhep Gjergjin në mënyrën time dhe nga këndvështrimi im se si e shoh këtë problem të madh. Pak veta në Shqipëri (edhe më pak në Kosovë) janë kundër asaj që të shkruhet e mendohet për islamizimin antishqiptar, pavarësisht se vazhdimisht po mbytemi në të. Arben Çokaj është ndër ta. Madje ky është edhe kundër mënyrës sime se si e paraqes luftën ndërmjet mësymjeve të vazhdueshme pushtuese të Federatës Ruse ndaj Ukrainës e cila vazhdon t’i përgjigjet këtij pushtimi mizor. Arbeni vazhdimisht më drejtohet me pyetjet e tij “se a ke ndonjë rezultat…”?!

Ç’farë rezultatesh po kërkon prej meje Arben Çokaj dhe pse mu prej meje i kërkon rezultatet e tilla?

Une jam vetëm gazetar Arben Çokaj dhe nuk e kam asnjë mundësi të ndryshoj ndonjë gjendje, përpos që të mundohem me ndikuar që njerëzit ta kuptojnë të vërtetën për të cilën nuk po përpiqen shtetet tona kombëtare. Po të funksiononin e vepronin shtetet tona kombëtare ashtu qysh u takon, une nuk do ta kisha shkruar asnjë fjali për islamizimin e kombit shqiptar.

Ja pse preket e reagon çuditshëm Arben Çokaj ndaj shënimit tim në fb, që jo vetëm se e boton në portalin Fjala e Lirë, por pa më pyetur fare e boton edhe në www.drini.us . Megjithëse kjo është një mënyrë veprimi e palejueshme dhe profesionalisht joetike, une nuk do t’ia shlyej shkrimin e tij , në mënyrë që lexuesit ta shohin se kush ka të drejtë në këtë rast:

“Dikush mund ta merr si fyerje , por të vërtetën duhet ta themi ashtu sikurse që është ajo, pa e zbutë e ngjyrosë: Le të dihet se nuk ka popull më NAIV , se që u treguam ne Shqiptarët qe më shumë se 22 vite. Tregoni se cili popull tjetër që i ka sytë në ball, që është i ndërgjegjshëm dhe që nuk ka probleme me dëgjimin, e lejon krijimin e një mileti/umeti tjetër të bazuar në religjionin islamik… Që e lejon çarjen identitare prej trupit të vet, si “racë e pastër ariane” që digjet të shndërrohet në “racë” turke-arabe, se ashtu i paskësh lënë porosi “profeti!” që nga koha e filleve të pushtimit turk! Pra, krijimin e një populli tjetër që identifikohet me kulturën panturke, panarabe dhe panislamike, pra me një nacionalizëm tjetër bazuar në religjion. Mu ashtu siç ka dashur gjitmonë Serbia! Fqinjët tanë të zgjuar , duke e kuptuar se ne jemi “arnaut” të përgjumur , qe mbi njëqind vite vazhdojnë të bëhen kombe përmes shqiptarëve dhe me po ata shqiptarë të na vrasin, presin dhe shfarosin. Ndërsa Shqiptarët e kohës së sotshme në vend se të merrnin mësim nga historia, me heshtjen dhe paditurinë e paimagjinueshme për një komb modern nga vetja e vet e lejuan krijimin e njē populli tjetër, të stërvitur e mësuar ta urrej dhe luftoj vetën shqiptare për hirë të identifikimit xhihadist-panislamik!
Kur erdhi Liria Shqiptare (kryesisht me ndihmën e NATO-s), u ngritë kopili “arnaut” që i ka shërbyer gjithkujt në histori dhe Lirinë Shqiptare na e shndërroj në Liri Muslimane. Pothuaj krejt një popull ka heshtur, përderisa përgjumshëm fundoseshim në humnerën islamike.
Duroje tash, “arnaut”, krijesën e përgjumjes tënde! Duro , duro ore “popull” , që gjithmonë veprove ashtu siç të deshti armiku …!?”
Ky reagim imi spontan ishte si një lloj pajtimi me reagimin e Profesorit Rexhep Gjergji, ku ai kishte reaguar ndaj sulmit islamist të tre vëllezërve llapjan ndaj një imami të Lupqit të Poshtëm në Podujevë.
Ja reagimi i matematicientit Profesor Rexhep Gjergjit, porosinë e të cilit Arben Çokaj do të duhej ta kishte kuptuar mirë , para se të më reagonte mua:
https://drini.us/jane-deshperuese-reagimet-e-bik-ut-dhe-heshtja-e-faktorit-politik-pas-rrahjes-se-imamit-te-lupqit-te-podujeves-nga-tre-islamiste/
Arben Çokaj, kisha me të lutur të më sjellësh fakte ku une bëjë propagandë fetare për llogari të një feje tjetër, në mënyrë që lexuesit të informohen saktësisht për mendimet e mija. Përndryshe, ti do të duhej ta kishe kuptuar se shumica e atyre që e pëlqyen reagimin tim janë mjaft të shkolluar madje një pjesë edhe me tituj shkencor që pa fajin e tyre bartin emrat Muharrem, Bislim etj.
Une shqiptarët nuk i ndaj në bazë të përkatësisë fetare, ashtu si e kanë pasur dhe kanë detyrë armiqt e këtij kombi.
Arben, ti e ke vërejtur se gjithmonë të kam respektuar dhe kam pasur sjellje korrekte ndaj teje, madje edhe kur nuk ia qëlloje, por të më reagosh në portalin që e udhëheqi dhe atë pa më njoftuar fare, kjo është jashtë logjikës së shëndoshë dhe marrëdhënieve të mira në mes të njerëzve.
Ti Arben Çokaj vazhdo të jesh indiferent ndaj islamizimit të kombit shqiptar dhe ndaj politikave të huaja që po na asimilojnë me Islam dhe investime enorme religjioze si të ishte Shqiptaria një lëndinë e askujt apo “vilajet osman”, është puna jote, por e ritheksoj që une nuk dua të jem indiferent ndaj fatit të familjes dhe popullit që i përkas, prandaj të këshilloj që nëse s’do ta luftosh islamizimin antishqiptar, mos e harxho kohën tënde të shtrenjt duke më luftuar mua për pikëpamjet dhe qëndrimet e mija.
Ti nëse s’më përkrah …, në anën tjetër nuk e ke asnjë drejtë të më luftosh!
Madje, edhe nga portali që e udhëheqi une …?!

Pergamena e djegur dhe Palimpsesti i paprekur

0

Nue Oroshi

Në shkruarjen e historisë por edhe në qortimin për mosshkruarje të saj apo fallsifikim të historisë një rol të madh qoftë në aspektin e ndriçimit qoftë në aspektin e qortimit na japin edhe shkencat ndihmëse të historisë siç janë paleografia, diplomatika, sfragjistika,heraldika, arkivistika dhe shumë të tjera. Këto shkenca ndihmëse na ndimojnë që të plotësojmë mënyrën më të denjë të shkrimit të historisë.Shpeshherë gjatë zhvillimeve të epokave të ndryshme historike janë atakuar këto shkenca ndihmse që ka ardhur deri tek mosshkrimi i drejtë i historisë apo lenja në harresë.Në këtë shkrim do të flas për një periudhë të gjatë  kohore të pushtimit osman.Kjo periudhë kohore është gërshetuar më një qëndresë të paparë të popullit shqiptar duke filluar me Gjergj Kastriotin, e duke vazhduar me Pjetër Bogdanin, me Lidhjën Shqiptare të Prizrenit dhe me vonë luftën për Pavarsinë e Shqiperisë Etnike.Përveç qëndresës kombëtare që nuk u shua asnjëherë nëper periudha të ndryshme historike, dhe luftës për mbrojtjen e Alfabetit të gjuhës shqipe të orientimit Evropian, që u bë nga atdhetarët dhe studiuesit shqiptar, pushtuesit osman na dogjën pergamenën e historisë duke i mbyllur shkollat dhe universitetët mesjetare.Ata nuk na lanë fare që të bëjmë vazhdimin e shkrimeve në formë Palimpsesti për të gërryer dhe gjurmuar historinë tonë shqiptare duke i mohuar çdo gjë që është shqiptare.E vetmja që i shpëtoj mohimit ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit një kushtetut shqiptare e cila u ruajtë më një përkushtim të madh për trembëdhjetë Breza me radhë në Derën Princore të Kapidanëve të Mirditës Mark Gjon Markut, dhe që e mori pastaj At Shtjefën Gjeçovi, ku me një zell të madh dhe një përkushtim të pashoq e Kodifikoj dhe u botua në libër nga miqtë e At Shtjefën Gjeçovit, nga Kuvendi Françeskan që udhëhiqej nga At Gjergj Fishta ku e kishte përgaditur edhe parathënien e Kanunit se bashku me eurditin tjetër Faik Konica. U botua nga miqtë e Gjeçovit sepse kjo vepër dhe shumë vepra të tjera të gërryerjes së tokave shqiptare nga Arkeologu i parë shqiptar At Shtjefën Gjeçovi i kishte penguar Serbisë që të zbulohet palimpsesti i historisë shqiptare, ku edhe e vranë në Zym të Hasit.Ky palimpsest i shpëtuar  në shekuj ishte i vetmi dokument i shqiptarizmës që u ruajt për pesëqind vite të robërisë otomane, në qendrën e Shqiptarizmës në Mirdítë.Të tjerat u dogjën dhe u shkatërruan gjatë shekuj´ve ku filloj edhe asimilimi i popullit Arbëror.Për ata që nuk e dinë Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte një Kushtetutë Shqiptare që funksiononte si ligj i Shqiptarisë ku nuk njihte Kanunet turke, siç ishte sheriati.Këtu duhet përjashtuar dokumentet dhe shkrimet tjera për historinë e Arbërisë dhe që ruheshin në arkivat prestigjioze evropiane.Osmanët këtë e bënin me moton: “Arnaut Pis Milet pis milet dili”.Kurse marrëveshja në mes të Perandorisë Osmane dhe Kishës Ortodokse  pas rënies së Konstandinopojës në kthetrat e Perandorisë Osmane,për përhapjën lirshëm të Ortodoksizmit nëpër vendët ku i kishte pushtuar Perandoria Osmane, e dëmtoj në mënyrë te pashembullt Arbërinë etnike.Për faktin se Pergamenët e djegura të historisë tonë u falsifikuan nga Kisha Ortodokse serbe dhe çdo gjë shqiptare u përvetësua nga serbët me bekimin dhe aminin e turqve.Kjo periudhë historike jo vetëm që na i dogji biblotekat dhe universitetët që kishin shqiptarët më herët por edhe na i dogji dokumentët e ata që i shpëtuan djegies u falsifikuan nga serbët.

Bashkëpunimi në mes të turqeve dhe serbëve për masakrimin, dëbimin, shkatërrimin dhe asimilimin e popullit shqiptar vazhdoj edhe më vonë.Vlenë vetëm t´ia leshojmë një sy apo ti bëjmë një gërryerje në formë të Palimpsestit pesë marrveshjeve jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet arbërore ku shihet qartë se është një gjenocid i pandeshkuar i Serbisë dhe Turqisë mbi popullin shqiptar.Edhe sot e kësaj dite bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Turqisë për shkatërrimin e kombit shqiptar është në stadin më të lartë të bashkëpunimit.Ende nuk është shfuqizuar asnjë konventë jugosllave-turke për dëbimin e shqiptarëve.Çdo iniciativë që nisej për një Palimpsest të Historisë Shqiptare për të vëndosur gjërat në vendin e duhur, siç janë gjurmimet arkeologjike apo ndërtimi i kujtesës historike siç është Murana e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren pëngohen në mënyrë te pamëshirshme.

Më këtë shkrim do të njoftoj oponionin gjithshqiptar se Murana e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren nuk është asgjë tjetër përveq një Palimpsest apo gërryerje e Shkronjave të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe kalitje të këtyre shkronjave në gurë,për ta freskuar kujtesën e historisë Arbërore, ku për këtë një ndihmë na jep edhe Heraldika Shqiptare pa lënë anash edhe sfragjistikën dhe kronologjinë historike që do ta ndihmojnë diplomacinë për të argumentuar historinë tonë shqiptare.Për tu arritur kjo është një luftë e pandalshme në mes të forcave atdhetare shqiptare dhe atyre neo-otomane në trojet shqiptare.Lufta në mes të këtyre dy forcave kryqëzon edhe orientimin e shqiptarëve se kah dëshirojnë të shkojnë si komb drejt perëndimit apo drejt lindjës.Pergamena e djegur na obligon ne studiuesve shqiptar që mos ta lëmë Palimpsestin të paprekur por të gërryhet shumë thellë deri në zbulimin e plotë të historisë shqiptare.

Kosova dhe Shqiptarët sërish para thikave helmuese të Europës

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

 Një luftë çlirimtare, ana e së cilës për t` u anatemuar e denuar është kah tirret me racizëm serbiano rus. Lidhur me këtë Turqia vehabiste, dhe Evropa e brejtur në hipokrizi, janë kah ekzekutojnë të njejtës melodi kriminale ndaj mendimit, fjalës dhe veprimit lirë kudo. Ndërsa Kosovën e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit, vetëm Zoti, UÇK dhe SHBA (NATO) na kanë shpëtuar më 1999! 

Kombi im sot dhe ajka e tij, Uushtria Çlirimtare e Kosovës –UÇK është e AKUZUAR nga një tribunal që heton dhe akuzon vetëm shqiptarë. Ne, duhet të mbrohemi me argumente, por kush do t` i sherojë palgët njerëzore, familiare dhe kombëtare, vuejtjet do të bartim mbi kurrizin tonë, prap ne. Kundër kombi tim nuk është kësaj radhe vetëm Srerbia fashiste, por edhe BASHKIMI EVROPIAN dhe institucioni i tij më i lartë! E nëse nuk e zabrdhim të vërtetën e luftës sonë të drejtë, “njolla e zezë”, do të na qëndrojë mbi kokë me shekuj, sespe jemi akuzuar me trillime të masonerisë parafashiste, që e ka emerin “kryqzatë antishqiptare”. Nuk jam i nagrkuar me shovinizëm fetar fare, sepse edhe tejtri që nuk është si unë, duhet të ketë drejta të njejta. E bota sot e dinë detalishtë se kush është Dik Marti dhe Shtëpia e verdhë e “tij” diku në Shqipërinë Veriore. Sipas  Dik Matrit, drejtuesit e UÇK-ës, aty në Shtëpinë e Verdhë  “paskan bërë traspalntime me organet tjerëzore”, pranë torishtës së bagëtive. Dhe dikush kësaj rrene i besoi. O tempora, o mores! Nuk po ndalemi këtu sa muaj ka hargjuar Dik Marti për ta sajuar akuzën e tij, sepse atë e ka marrë gati në tërësi të shkruar në Beograd. Nuk po hyjmë as sa para i ka marrë ( e i ka marrë), sepse askush deri me sot nuk e ka hetuar këtë atentat ndaj një lufte të drejtë të shqiptarëve për liri që është zhvilluar nepër istikame. 

E, njeriu i dytë që u ngjit në vallen e krijimit tragjedive është një kolumbina i quajtur Frano Barambieri. Po kush është Frano Barajberi (Kolumbian) dhe nxitësi i tij ambasadori serb në Bern të Zvicrës Dr Millan S. Protiq,kush është Karlla Del Ponte, që shumë shpejtë u harruan, për veprimin e tyre, po provohet të mbështillet kurdisja e tyre kriminale, me rrietë me tela-xhemba. Dedri në një masë dihet se kush janë të gjithë. Por, PISTA e ngritjës së tyre, mbeti e përgjakur duke akuzuar një popullë të tërë shqiptare. Pra, për ta akuzuar UÇK-ën dhe drejtuesit e saj, nuk u zgjodhën mjete nga disa çarqe politike dhe pushtete që synojnë të “përfitojnë diçka”. E mu për ta mbajtur Kosovën në maje të thikës dhe në pazar të sërishëm, sikurse më 1910 turku dhe më 1913 serbiani, ende po kujdestaron Beogradi dhe nëntoka e tij e drogës  dhe krimit neofashist gati në tërë Ballkanin. Madje në kohën e fundit rrieti i torrorizmit serbian është zgjëruar dhe po hudhë kryp e helm nepër palgët tona, dhe jo vetëm në varrët tona!. 

 Ky shkrim ka për qëllim të zbardhë kush është viktima e kush është xhelati, gjatë dy shekujve të fundit në Ballkan. Pra shkrimi ka për qëllim të zbulojë në shkallë speciale kush është autor i krimeve dhe gjenocidit mbi shqiptar,sidomos, në fund të shekullit XX. 

Po mbushën nja njëzetë vjetë që treva e Kosovës nuk është më nën thundrën koloniale të  Serbisë. Gjithëashtu, po mbushën njëzet vjetë që LUFTA e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po sulmohet pamëshirshëm nga çdo anë, madje edhe nga disa shqipfolës që kanë pasë lidhje me okupatorin dhe të atillë që e kanë sabotuar luftën e drejtë çlirimtare. Lidhur me këtë, herë nga vendimet që dualën nga negociatat e Vjenës, pa pushim nga qarçet marionetë të UNMIK-ut, e në vijim nga makineria politike që quhet EULEX, fushata kundër UÇK-ës nuk ka pushuar kurrë.  Por, mbi të gjitha një shtresë tinzare politike e Kosovës, ku shquhen disa persona të dy tri partive që shumë shpejtë do të shfaqin simptome “invaliditeti”, kurrë nuk kanë pushuar së akuzuari UÇK-ën, jo individualisht por “an bllok”. Po, në detale janë të njohua edhe 64 DOSJE (botohën integral me këtë shkrim-hb), që i ka dërguar pushteti neofashist i Beogrdait në Tribunalin e Hagës, e që tash po përdorën për Gjykatën Speciale kundër UÇK-ës, gjithnjë në bashkëunim me disa mercenarë shqiptarë, të cilët sidomos janë shquar si hafije për dhuminin e afro 20 000 femarve shqiptare (rasti i Prizrenit në rrugën për kufi kah Shqipëria), tutje për ndihmën kolaterale në varsejet  në masë, nepër të gjitha viset e Kosovës. Ata mercenarë dhe hafije, me kohë janë strehuar nepër Evropë e gjetiu, dhe, sot janë persona të mbrojtur. Madje, vetëm duhet një hulumtim shumë i shkurtër dhe do të dihej se kush i ka nxitur mercenarët, ushtarët dhe milicinë serbe të vrasin femra –nëna me fëmi në krahoror, qoftë nepër shtëpia, qoftë duke u arratisë jashtë Kosovës. I gjatë do të ishte tregimi trishtues për t` i rrëfyer të gjitha vuajtjet nën një rregjim që ka programuar: SHPRONËSIM, SHPËRNGULJE, SHFAROSJESHQIPTARËVE, saktësisht planet serbiane kanë qenë të kurdisura që deri më 28 VI 1999, në Kosovë mos të mbetet shqiptarë as në viset më të izoluara. Dhe, ky programim është heshtur nga qarqet evropiane edhe pse faren  INFEKTIVE të krimeve mosntruoze e kishte krijaur dhe programuar Serbia në trupin e saj, por që ishte rrezik të metastazojë në Maqedoni dhe Shqipëri, po mos të bombardohej nga NATO. Madje, nga KS OKB deri më 10 VI 1999, për Kosovën janë aprovuar KATËR RREZOLUTA (kryesore-hb) që meritojnë kujdes, sidomos për ta kuptuar se Evropa (BE) e ka NDIHMUAR SERBINË FASHISTE me finansa,  edhe pse ishte me ekonomi, nën EMBARGO. Dihet saktësisht sa para i kanë dhuraur fashizmit Millosheviqit, krejtë me qëllim që krimet neofashite serbe t` i qesin nën hie krimet e Luftës Dytë Botërore dhe ta vëjnë nën hie Luftën e Ftoftë, prej së cilës në çdo sekondë sot bota është e rrezikuar (Lufta atomike, hidrogjenike dhe bilogjike, kibernetike). Frigën nga lufta berthamore e kanë sot, sidomos shtetet kryesore të Bashkimit Evropan, sespe ashtu porgarmonin ambasadat e këtyre shteteve që ishin duke MRIZUAR në Beograd. Autorit i janë të njohura detalet edhe për furnizim të Serbisë fashiste, me armatim nga Rusia dhe tri shtete evropiane, në shkallë ilegale, e të cilat na shtihen se janë në miqësi me luftën e drejtë të UÇK-ës. Nën rrogoz, çështja është 180 shkallë ndryshe, dhe ai qëndrim ndryshe ka baza rreligjioze, sa që mizoritë mbi shqiptarë mund të quhën edhe kryqzatë. E kur iliro-arbanasit-shqiptrët e prnuan KRISHTËRIZIM, popujt e Evropës ishin paganë dhe jetonin si bagëtia. 

Tani Kosova dhe shqiptarët në te, janë para një provimi shumë të komplikuar, edhe për faktin se jemi ushqyer në shkallë naïve se: “Evropa nuk është më ajo e vjetra”!. Madje, se EVROPA është demokratizuar, se nuk është ajo Evropa e kryqzatave, se nuk është ajo Evropa e likuidimit të 12 milion plakave në Mesjetë, se nuk është ajo Evropa e vitit 1690, e, ku ka pasë gisht edhe Anadolli e sidomos Wjena. E ne si popull, si komb jemi ndrydhë e shtrydhë, sikur të ishte gjaku jon një llaç për tiegulla. E vërteta, mos të keqkuptohem se jamë kah vuaj nga sindromi i inferioritetit. Jo, po vauj dhe nuk mund ta përmirësojë atë qëndrimin historik kur më 1939-1945 na thonin: “Luftoni ju kundër fashizmit, e bashkimi dhe themelimi i Shqipërisë Etnike, vjen pastaj”. E kur e luftuam fashizmin me armet tona po edhe neofashizmin serbian më 1945, na thonin: “Po luftoni për Hitlerin”!!! 

 Madje më 1991 kur provuam të ngritemi në Kryengritje, na thonin: “ lerëni armët,  po shkojmë në Evropë, dhe duhet të frymojmë si evropianë. E ne ishim para evropianëve Evropianë, në të gjitha nivelet. Doli krejtë ndryshe, sa që as në Konferencën e Londrës më 1992, na e caktoi vendin të qëndrojmë në korideor. E ai pozicion ishte i mbielluar më 1946, kur nuk u ftuam si duhet as në Paris, e vet i kishim çliruar trojet tona. Madje në Paris më 1946 u “nevoit” që Mosha Piade dhe Alosh Bebler të “na mbrojë” (shifni çfar hipokrizie), krejtë me qëllim që çështja e Kosovës dhe viseve tjera të okupuara shqiptare nga Jugosllavia mos të qitën në rend dite. E Shqiptarët, dihet se janë i vetmi popull në Evropë, që i ka mbrojtur HEBRENJËT dhe i vetmi komb që i ka ÇLIRUAR trojet  e veta, vetëm me forca vetanake. Madje, shqiptarët janë i vetmi popull që nuk përfitoi asgjë nga “Plani Marshal”, me fajin e Beogrdait. 

Po, po, nuk duhet harruar se shqiptarët e bërën politikën po edhe luftën kombëtare për çlirim, nga çdo robëri me adete dhe zakone që vështirë se mund të gjykohen për të keq. I bërëm 54 kryengritje kundër osmanlisë; i bërëm 11 kryengritje kundër Serbisë, dhe ndaj të gjithave Evropa na e ka zili dhe hapur u ndihmon okupatorëve. Por, kjo Evropë para KREMATORIUMIT që ndodhi në SANXHAKUN E NISHIT ekskluzivishtë më 1 -26 XII 1877. E pra  Evropa e Kongresit Berlinit (1878), jo që nuk shfaqi asnjë ankesë ndaj mizorive serbe dhe mercenarëve të tyre, kundër një populli duarthatë shqiptar, por e shpërbelu agresionin serbë, e që nominalishtë e ka nominimin se e shpërbleu GJRENOCIDIN, sepse në 714 katune dhe 6 qytete të Sanxhut Nishit, nuk mbeti  asnjë shqiptar i gjallë. E kur t` i shtohet fakti se populli autokton shqiptar në ato treva, atë pjesë e quante: SHIPNI I VJETËR, atëherë kuptohet tërë pesha krimnale edhe më e thellë e një politike koloniale që është ushtruar herë hapur, herë heshtur, deri në ditët e sotëme kundër shqiptarëve kryengritës. 

Po, kryegjenerali i ushtrisë serbe që qëndroi në Përpellac për 30 vjetë (1880-1912) si: “roje” kufitare shkrunate më 1897: se “lumenjët e Shqipërisë janë: Llapi, Sitnica, Ibri, Drini, Vardari, Shkumbimi, Vjosa Valbona.. Se malet e Shqipërisë janë….” E këta lumenjë Evropa më 1913 në Londër,  dhe më 1919 në Versaj, provoi t` i kthej në pronësi të sllavëve me organizimin e oficerëve fashistë freng, e të cilët e kishin kurdisë Aferen DRAJFUS  më 1895. Aty, në Versaj (1919) nuk ishte Rusia fare. Por mu aty gërshërët mbi tokat shqiptare, mbi trupin e shqiptarisë sharruan thellë e më thellë, edhe pse kishim qenë në luftë neutral. Madje, po ajo Rusi e para e publikoi Marrëveshjen sekrete të Londrës nga viti 1915, për coptimin edhe më të thellë të Shqipërisë Bregdetare. Po mos të harrojmë se nja 12 bellogardistë rusë u kolonizuan në trevat shqiptare 1918-1941. (Burimet i kemi botuar në detale). 

            Faktet dhe vetëm faktet pa forcë janë sikur të provohet një fluturim pa krah 

Për ta kuptuar se Kosovës dhe shqiptarëve në te sot (2022), po i përgatitet një njollë e zezë, po nga ajo politikë koloniale evropiane, po kthehemi paksa prapa në histori, duke plasuar vetëm fakte. Më 15 janar 1877 Austro-Hungraia dhe Rusia në Wjenë, lidhën marrëvesjje serete, për ndarjën e rroleve në luftë ndaj “Portës”, e që ajo luftë nuk kishte të bëjë fare me Portën e Stambollit, por me coptimin e toakve shqiptare. Në Budapeshtë më 15 janar 1877, pushteti austrohungarez u obligua që ta ndihmojë Principatën e Serbisë të zgjërohet kah jugu, me që rast me një kasaphane mbi shqiptarë do të shfarosën 714 katunde atoktoktone shqiptare të Saxhakut Ninshit. Emrat e atyre katundeve rrezatojnë shqip edhe sot. Rusia në anën tjetër, më 15 janar 1877 në Budapshtë u zotua që ta ndihojë Bullgarinë, krejtë me prapavi që të i afrohet Stambollit, për çka qëllimi u dëshmua në Shën Stefan në mars 1878. Edhe më konkretisht, më 28 qrshor 1881, Principata e Serbisë dhe Monrakia Austro Hungareze, mbështetur në paragrafet e Kongrsit Berlinit (1878)  lidhen Marrëveshje sekrete që: “Serbia mos të përzihet në Bosnje, ndërsa Wjena si shpërblim, do ta ndihmojë Serbinë që t` i okupojë: Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Manstiriut dhe një pjesë të Vilajetit Shkodrës, fakt ky që ndodhi në tetor të vitit 1912. Se Lufta Ballkanike (1912) nuk ishte luftë “antiturke”, por luftë antishqiptare, vërtetojnë dy argumente historike: Në Shkupin e ÇLIRUAR nga Ushtria e Hasan Prishtinës, më 26 gusht 1912, tre përfaqsues të Fuqive Evropiane (një francez, një austriak dhe një rus) i drejtohën Hasan Prishtinës: “Çfardo rezultati të ketë lufta juaj, NDRYSHIMI i  kufijëve të Perandorisë Osmane nuk është i pranueshëm”. (Posedohet dokumenti). E pse pati pas dy muajëve (nëntor 1912) në favor të fallangës sllavo ortodokse, është çështje që mban plagë të pasheruashme në trupin e Shqipërisë Etnike, edhe sot. Edhe më ARGUMENTUESHËM: më 20 tetor 1912, në tregjet e Vilajetit Kosovës me NJË (1) lIRË ARI JANË BLERË 82 FESA. NJË MUAJ MË VONË, në tregjet e Vilajetit Kosovës 82 lira arai ka kushtuar NJË FES. (Burimi nga Arkivi Ekonomik në librin “Nova Srbija” 1913). Çka do të thot ky realitet “eknomiko tregtar”? Do të thot se ushtria dhe mercenarët proserbian, kendë  e kanë hasë në Kosovë me PLIS, aty për aty  e kanë pushkatuar. E kenë e kanë hasë me FES, e kanë kursyer. Pra, Lufta e Parë Ballkanike ka qenë luftë antishqiptare, luftë kundër PLISIT,  e jo luftë antiturke, luftë kundër FESIT. E kulmi i kësaj tragjedie mbyllet jo sikurse u mbyll në Berlin (1878), por u korëzua në Londër (1913), sepse Rusia, Franca dhe Angalia ishin në një bllok- që quhej Antantë.       

Më 15 shkurt 1913 në Londër Rusia, Franca dhe Anglia në një anë,  Gjermania, Aystro Hungaria e Italia në anën tjetër, u pajtuan për 30 vjetë ta mbajnë sekret se: ”ia pranojnë Mbretërisë Serbisë dhe Mbretërisë Malit Zi, mbretërisë Greqisë dhe Mbretërisë Bullgarsië, rezultatet e luftës Ballkanike, me që rast në ankesin e marrëvesjës thuhet se këto dy shtete: “ Serbia dhe M e Malit Zi, kanë të drejtë ta SPASTROJNË çdo pllambë toke që e kanë përvetësuar, nga shqiptarët”. Madje, u pranohet se këto shtete kanë të drejtë edhe në KONVERTIM të rreligjioneve, me kusht që mos të preket popullsia nga ish trevat e Portës që quhej “MILETI ZËIMË”. E vërteta, Mali i Zi “nxitoi në hapa”, dhe konvdrtoi edhe shqiptarë katolik në ortodoks në Rrafshin e Dukagjinit, për çka Wjena u kërcnua edhe me luftë të pashpallur. Dhe konvertimi do ndalet, por plaget kombëtare shqiptare do të mbesin. Madje padrejtësitë do të rrahen dhe nuk do të nderpriten kurrë. 

Shkojmë me radhë. Më 10 shtator 1919 në Sen Zhermen (Paris) Zh.  Klemanso dhe Nikolla PASHIQI do të lidhin Marrëveshje që Mbrtëria SKS, nuk do t` ua pranoi asnjë të drejtë nacionale atyre popujve që Serbia i pati okupuar deri më 1 mars 1913. Në këtë kriter (Neni 9 dhe 10) hynin edhe Shqiptarët po edhe Maqedonët, të cilëve Mbretëria SKS (Jugosllave) nuk ua pranoi asnjë të drejtë nacionale. (Posedohen dokumenete sekrete). Ky realitet ndodhi duke i pasë Serbia para sysh dy qellime; Shqiptarët musliman  do të DEPORTOHEN NË ANDOLLI ( Konventa Jugosllavo Turke 1933/1938, e kam botuar si monografi burimore, që i ka rrënjët në Marrëvesjën e Llozanës më 1923, që ishte një “hyrje” në tragjedinë e Çamërisë ), ndërsa (gjithnjë më 10 shtator 1919 në Sen Zheren), Maqedonët do të konvertohën në fisin serbianë, për të u bërë të gjithë më 1929 “Jugosllavë’”, pa asnjë të drejtë nacionale. 

Më 1946 në Parisë, prapa shpinës së Delegacionit të Shqipërisë, do të lidhet një Marrëveshje sekrete: Jugsllavi, Bullgari, Greqi, që Turqia të mos ketë probleme nëse dëshiron ta “grumbullojë popullsinë islame që i kishte mbetë nepër Ballkan, pas debaklit në tetor-nëntor  1912”. Dihet se mbi këto parime neofashite më 1953, Titoi arrijti të lidhë Marrëveshje XHENTELMNE me Fuat KYPRILIN, për DEPORTIMIN e të gjithë Shqiptarëve të Jugosllavisë në Anadolli. (Edhe për këtë Marrëveshje fashisto komuniste kam botuar monografi të plotë, e cila është publike-hb). Me këtë do të fillojë tragjedia shqiptare të shfaqet sërish në tri pamje: SHPRONSIM, SHPËRNGULJE, SHFAROSJE, deri më 10 VI 1999. Kjo politikë do të drejtohet nga Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Crvenkofcit deri më 1966, për të ndryshuar vetëm fasada politike, por për të mbetë prap në brthamën e qëndrimeve të Evropës, për një Balkan të krishterë”. Dokuemnetet e kohës janë të pamëshirshme: Zbulojnë një fakt: Se Evropa të kupton vetëm kur i flet me gjuhën e pushkës!. (Dokumnegtet nga :KLUBI I LLOZANËS 1923-1933; 1949-1953, i kam të botuara në detale). Pasojat janë vetëm mbi trupin e moçëm por të përgjakur nga thikat e okupatorëve dhe politkat koloniale, ndaj trupit  Arbror-shqiptar. 

 Ato forca ushtarke dhe policore, politike dhe rreligjioze që u dërmuan në Plenumin e Brioneve )1966) (Jugosllavinë totalitare komunisto-çetnike serbe) për intersa të fotelës së Titos, do të kalojnë në OPOZITË deri më 1981. Shumica e atyre forcave politike ishin shumë të pushuara dhe më 1981, kur shqiptarët provuan të ngritën në KRYENGRITJE (për çka nuk kishim ende as popull, e as dituri më të thellë, për ta përballuar politikën pansllaviste), e në anën tjetër, deri më 1983, burgjet e RSF Jugosllavisë u mbushën me djemë dhe vasha shqiptare. Nuk kishte ditë, as javë që nuk mbaheshin procese gjyqsore, e prapa tyre mbetej gjaku nepër rrugë, mbetej gjaku nepër burgje, për ta ngjallë një pezmë, një urrejtëje mbi rregjimin kolonial gjakatar serbian. Ajo urrejtëje,nuk la rrugë tjetër, por t` i “flitet” okupatorit, vetëm me gjuhën e pushkës. Nuk kemi pasë rrugë tjetër, përpos rruga e UÇK-ës. E Si të kuptohet ndryshe fjalia e Fadil Hoxhës: “Kam luftuar nazifashizmin. Tash jam në luftë kundër neofashizmin serb më 1997. Ja ku jam. Adem Demaçi, nëse më pranon, unë jam ushtarë i UÇK-ës së Adem Jasharit e Zahir Pajazitit”.( Fjalë e shpërthyer shqiptarisht në Zyrën Politike të UÇK në Prishtinë më 1998, ku shef ishte ADEM DEMAÇI i  burgjeve 28 vjeqare). Po, po duhet të thuhet në këtë eksplikim shekncor se:  akuzat që i bëheshin rinisë dhe popullit shqiptar nga prijësit komunist, sidomos shqiptarfolës, do ta trimërojnë neofashizmin serbian, që pikërisht më 1983 t` i themelojë Brigadat dhe batalonet vrastare  të LKJ-ës nepër komuna, fakt ky që dëshmon se shteti (RSFJ) po kthehej në një kamp përqëdrimi për shqiptarë, sepse orët policore (shtetërrethimet) ishtin bërë një rutinë, prej së cilës jetonin politikisht  të gjitha republikat (1981-1989). Në këto rrethana, shqiptarët në Kosovë po i nënshtroheshin një politike fashite, sepse çdo pore e jetës po serbizohej. Shqiptarëve pra nuk u kishte mbetë rrugë tjetër, vetëm t` i marrin armët, ato që i kishin siguruar nepërmjet kanaleve ilegale, apo edhe duke i blerë nga liferantët tregtar serbianë. Në bazë të arguemneteve të kohës, nuk është shënruar (1981-1989) se është vrarë asnjë civilë serb, edhe pse çdo shtëpi apo banesë serbe, ishte kthyer në bunker armatimi. (Dokumnetet e mbetuara të SPB-LKJ, e vërtetojnë këtë katërciprisht.Ku jemi patriota të kafeneve dhe prrallave paqesore, botoni dokumentet e jueja dhe do ta vreni ku keni qenë. 

Me shkatërimin e LKJ-ës (1989) do të themelohën parti politke në tërë vendin, pra edhe në Kosovë, kur LKJ do të konvertohet në LDK, e cila u regjistrua legalisht në Zyrën e V. Kambovskit në Beograd. E vërteta, për ekspertët e politkës dhe filozofisë së historisë, edhe partitë tjera që u themeluan, pothuej se ishin të ngarkuara me kontra ideologji, pra me ideologji. E çlirimit të Kosovës nuk i nevitej ieologjia, por Republika, prej së cilës mendohej se do të vetëlindë “parajsa”. Këshu me këtë propogandë fluviale paqesore do të fillojë një etapë e re e të menduarit , që popullin e painformuar ta “trasferojë” në gjumë “dimror”, se me sistemin shumëpartiak dhe me deklarata, një ditë do të çlirohemi nga robëria serbe. Kjo amulli do të zgjatë dhjetë vejtë. Për fat, një pjesë e djalërisë shqiptare, lirimin dhe çlirimin nga sistemi totalitar politk neokomunisto çetnik serbian,  nuk do ta shohin si mundësi, që Kosova të avansohet në Republikë, për të cilën ishin bërë shumë përpiekje mbinjerëzore, medje duke u kalbur nepër brgje, vetëm pse shkruhen dy germa: KR (Kosova Republikë). Por, me themelimin e UÇK më 1993, dhe evolutivisht deri më 1 tetor 1997, përkatësisht deri më 28 nëntor te të njetit vit, UÇK do të lëshojë shtat dhe do të merr përmasa të ndritëshme dhe shpresëdhënse, për një pjesë të popullit që ishte lodhë nga robëria, thikat e së cilës nuk i duronte më. Në anën tjetër, kjo forcë ishte vënë para TRI  ZJARREVE: Para propogandës se do të çlirohemi  duke negociuar me okupatorin; se okupatori do të na shkatrrojë pa mëshirë sepse ka në disponim çdo gjë, medje edhe përkrahjen nderkombëtare, e cila faktkeqsisht nuk është në anën e drejtpsisë. Së treti, ishin zyrtarët e BE dhe jashtë saj ata (1993-1999), që nuk lëshoinin javë e muaj, e të e quanin UÇK “terroriste”. Madje, këtë tiradë na  e kanë përplasë edhe para hundve tona, e ne i dëgjonim me zemër të plasur. Pse e bënim këtë, sepse e dinim historinë dhe tretmanin që na ishte bërë në të kaluarën, si shqiptar që prap po progarmoheshim të jemi qytetar të redit tretë. 

Nuk dua të lëshohem në analiza shekncore, më të thella, por mednoi dhe moti e kam shkruar dhe kuptuar se Ushtrai Çlirimtare e Kosovës është PROJEKTI më i drejtë që është realizuar ndonjëherë në Evropë, pas Luftës Dytë Botërore. Prandaj, kur pikërisht më 4 korrik 1992, kur BADINTERI e shpalli Jugosllavinë të vdekur, kur mu në këtë kohë lindën shkendijat e para të UÇK-ës. E vërteta, pikërisht kur okupatori po përgatitej të largonte nja 56% të shqiptarëve nga trojet e veta, mu atëherë në Perendim porsi rrufeja lindi friga se Serbia e fashizuar do ta sulmoi një ditë edhe Maqedoninë, për çka Bullgaria nuk do të pushojë se alarmuari, se nuk do të qëndrojë anash Maqedonëve, si po “qëndron” hipotetikisht Shqipëria ndaj Kosovës. Mu për këtë, ndodhi tragjedia në Shqipërinë Bregdetare në mars prill 1997, me oragnizim perfekt të Beogradit dhe Moskës, në mënyrë që shteti i plagosur nuk do të ketë fuqi t` i ndihmojë bashkombasit e vet, jashtë kufijëve të 1913-ës. 

Sidomos ndaj UÇK-ës do të shquhen për akuza shumë qarqe në Paris, Vjenë, Berlin, Romë, Prag, Varshavë e Moskë, po edhe në Vahington dhe Athinë. Pse jo kur zëra dhe forca politike shqiptare e shfaqinin publikisht se: “Radhët e UÇK janë të mbushuar me njerëz të frustruar; pse jo kur burrshtetasi shqiptari i thot Milloshit në Kreta se: “Çështja e Kosovës, është çëshje e brendshme e Sebisë; pse jo kur tërë bota me embargo e luftonte Serbinë fashiste, neprëmjet Liqenit Shkodërs makienria vrastare serbe furnizohej me miliarda lirta  naftë nga bota arabe, pa pagesë!  Ja si na kanë respektuar edhe shtetet arabe”. Ndërsa në Athinë, Sofje e Ankara po shiqonin nga “bregu”, kurse bota arabe sidomos, pati filluar ta furnizoijë Milloashin edhe me finansa të pastra, me kesh dollarë. Dihet saktësisht sa para kanë shkaur në fabrikat e Jellcinit (Rusi), për ta armatosë makinerin fashite të Millosheviqit, me mercenarë dhe me municion, krejtë me qëllim për ta vrarë e shfarosë popullin shqiptar të Kosovës fatmurge, që po armatosej si dinte e mundej, duke bartur “armë me gomar dhe në krahror”. Po, shumë dejmë dhe vajza shqiptare, ende i kanë krahërorët e nzimë  nga pesha e bartjës së armatimit, për të luftuar të PAKTËN DY, E TRI DITË ME FYTYRË  TË PASTËR, duke u frigësuar edhe nga SABOTERËT shqiptarë. Po, po,  edhe një pjesë e establishmenit politkik shqiptar, jo vetëm që moralizonte, por edhe akuzonte djalërinë shqiptare, se ka dalë “jashtë kodeksit demokratik të Evropës!” kurvë, e cila është përgjegjëse për të gjitha mizoritë që kanë ndodhë gjatë shekullit XX-të, mbi shqiptarë, sepse Serbia ka qenë e adhuaruar prej saj. 

Nuk ka kaluar javë që pjesa legale poltike shqiptare në Kosovë të ketë pushuar, pa kërkuar REPUBLIKË, madje edhe shtet të pavaruar, pasiqë i thuhej se: “bashkimi kombëtar nuk ka shansë teorike të lejohet e të pranohet nga BE-ja”. Ja ky ishte fjalori i prerë i diplomatëve që vinin e shkonin me drafte, sikurse ato draftet e Abasadorit Kristofer Hill, që vinte nga Shkupi sa herë dëshironte. E vërteta, së pari shkonte në Beograd, e pastaj vinte në Prishtinë, për ta shprazë pazarin. E kur nuk i shitej asgjë në Zyrën Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi, atëherë pasonte edhe ndonjë kërcnim: “Ju ende jetoni në të kaluarën, UÇK është terroriste”! Me këto fjalë operonte edhe Jirzhi Dinsbir, përfaqsues i BE-s.  

Pse sot jemi para një rubikoni historik edhe tani. Tani, gati me fajin tonë, apo me skenarin e vejtër të Evropës dhe gëneshtrat serbiane, jemi pllakosur nepër foltore me fjalë e akuza pompoze, krejtë me prapavi për të krijuar pushtet ? Jo nuk ka qenë skenar i BE që në qershor 1998, që forca të tëra të FARK-ut të dezertojnë. Nuk ka qenë dëshirë e BE-s që në shtator 1998 të shkojë Delegacion shqiptar në Drenicë e t` u thot ÇLIRIMTARËVE: “DEMOBILIZONU, SE NA ÇLIROI “SHËN EXHIDIO, e fiksione tjera…..”!   

Sot nuk mund të flitet për asnjë drejtësi sa i takon krimeve që u janë shkaktuar shqiptarëve, edhe pse ky realitet është aq i palëkundur për faktin sepse ILEGALISHT gati të gjitha shtetet e BE e përkrahnin dhe e përkrahin Serbinë neofashiste. Ky konkludim vërtetohet katerciprisht, me faktin se Republika e Kosovës është i vetmi vend në Evropë, që nuk i lejohen vizat, dhe  është bërë vend më i izoluar në kontinet. 

  Disa mendime për Rrezolutën e Republikës Shqipërisë për Dik Matrin dhe trillimet etij 

Rrezoluta nëse shtrohet në reandin e ditës në Këshillin e Evropës, do të ketë një afket simbolik. Por, në aspektin Juridik pesha e saj është zero vlerë, sepse nuk është faktor vetëm Dik Marti, por edhe i tërë Parlamenti Evropian që i besoi me shumicë votash. Faktorë janë dy agjentë rus, prokurori i njohur Frano Brambieri, Karla Del Ponte, Dr Millan S Protiq dhe prokurori amerikan, i cili kur e vrejti se “transplantimi  i organeve njerzpre është bërë sipas Dik Matrit në një shtëpi afër torishtës bagëtive në Malësi të Shqipërisë”, atëherë Villiamson u largua me rrufe për mos me u përlyer emri i tij. Tani jemi ku jmei, disa drejtues të denjë të UÇK-ës po kalben në Hagë qe dy vite gati, pa asnjë akuzë të faktuar. Dhe e shtrojmë pyetjen ku është këtu KS OKB, ku është OSBE, ku janë organizatat që ishin në Kosovë 1998/99. Ato kanë paasë informata se çka po ndodhë në çdo cep të viseve shqiptare. 

                                               Terxhymenët e Shtëpisë së verdhë 

Rrezoluta e Kuvendit Republikës Shqipërisë lidhur me akuzën e Dik Martit është dashur t` i ketë disa pyetje. Kush ka qenë iniciator në qastet e para; kush janë me emër dhe mbiemër ata që kanë vu firma në akuza të rreme si: Karla Del Ponte, Frano Barambieri, Prokurori Viliamson, e mbi të gjitha cili është rroli i Dr Milan S Prtotiqit. Dhe jo vetëm kaq. Kush i ka siellë dokumentet në Kryesinë e OVL UÇK-ës janë dy pista: njera pistë është nga Beogradi, tjetra psitë është nga Selia e gjykatës në Hagë. Mbi të gjitha, kush i ka bartë kutiat me dokumente deri te dera e zyreve të OVL UÇK-ës. Dhe në fund të shtrohet një pyetje notore: Mos vallë siellja e atyre dokumenteve të rrejshme si të montuara nga Beogradi kanë pasë për qëllim zgjërimin e listave te të dyshuarëve, por edhe kur dihej se çdo gjë është falso, qëllimi ishte që sa më tepër të ngritet pluhur mediatik dhe publik, pale mos po bjen ndokush në kurthë me fjalë të veta e ranë: Nesim Haradini dhe Hysni Gucati, të cilët publikisht dihej se nuk e pranojnë Specialën. Madje reagimi udbesk i kompetentëve të EULX-it tregon se edhe ata janë me gishta në aferë. 

E Kuvendi i Shqipërisë është dashur të merr deklaratë nga Lulzim Basha me pyetjen se cili ka qenë rroli i tij në përkthim apo në tregim se ku gjindet “shtëpia e verdhë”. Madje ai duhet të tregoi se cilët hetues ishin me te. Nuk ka msheftësi kur: Presidenti i Republikës Kosovës, Kryeparlamentari i Republikës Kosovës, Kryelajmëtari dhe Kryezëdhënsi i UÇK-ës janë në burg me akuza të trilluara, gati q dy vite, pa asnjë akuzë valide. 

DOKUMENTIMI I faktit se kush ka dërguar dezinformata në Hagë 

Burgimet që ndodhën në Republikën e Kosovës në fillim të nëntorit 2020, janë të ngjajshme me ato bastisje dhe arrrstimeve që i organizonte makienria fashiste e Millosheviqit. Si duket, policia e EULX-it nuk brengoset fare kur nepër shtëpia dhe banesa hyjnë policë dhe prokurorë dhe në ato rrethana po shkaktojnë TRAUMA NJERËZORE PSIKIATRIKE, pa bërë asnjë rrezistencë të akuzuarit. Po, librat shekncor të Jakup Krasniqit mund të gjinden në çdo librari. E kush ka dërguar dokumente në Hagë do të kishte një ngjajshmëri: Sikurse Nazistët të dërgonin dokumnete në NYRENBEGR më 1946, kundër Hebrenjëve e atyre dokumenteve Gjykata e Nyrenbergut t` u besonte më tepëer se çdo infomatae tejtër. Tash në rastin konkret, dihet se fashizmi serb ka bërë krime, madje ka bartur KUFOMA të masakruara të shqiptarëve deri në Beograd me destinim për t` i trasferuar në Rusi. Por askush për këtë planifikim deri me sot nuk i ka hapur dosjet. Tani dihet se Prokuroria serbe ka dërguar dokumnete në Hagë dhe ato mbajnë shenja (vula dhe nënshkrime të themelateve shtetërore serbe, të cilat po luftojnë që xhelatin (pushtetin serbian) me qellim që situatën dhe veprimet serbe t` i konvertojnë në viktimë! O mores, o tempora!  

Akuzat ndaj ÇLIRIMTARËVE TË KOSOVËS në esencë janë aq të përgjithësuara dhe në asnjë pozicion nuk janë konkrete. Me këto akuza, që janë botuar të redaktuara sikur provohet të tregohet se diçka mshifet pas tyre, e nuk mshifet asgjë, sese nuk ka asgjë konkrete. Pra, në emër të mendimit, fjalës dhe veprimit të lirë, duhet të kërkohet nga Parlamenti i Kosovës, që mirret si “themelues” i Gjykatës Speciale, të përqëndrohet se kush janë: viktimat, a  kanë emër dhe mbiemër, a kanë familje, a janë nga Kosova, apo janë jashtë Kosovës, a janë serb, a janë shqiptar, a janë malazezë, a janë rusë mercenarë, apo nga pakicat që kanë jetuar si qytetarë në Kosovë. Nëse këto fakte mungojnë, e nuk vrehet se prokurori (prokurorët) e rastit (rasteve) nuk i dijnë, atëherë e tërë kjo “lojë” është një tragjedi e përgatitur për një qëllim polidiemnzional politik, për interesa të BE-s dhe Serbisë, për interesa të A. Vuëiqit dhe pushtetit tij neofashit, këshilltarëve të tij kushdo qofshin, për interesa të Sorrosit, krejtë me qëllim  për t` i mjegulluar mizoritë fashiste serbe, për ta barazuar viktimën me xhelatin. Madje është një tendencë që xhekatin ta komnetojnë për fillim si viktimë. Kjo piknisje, shpresohet se do t` ua lehtësojë pozitën serbëve dhe gjenerateve të tyre që vijnë, mos të trajtohen si nazist të rinjë. Nëse është kështu, e neve mendojmë dhe kemi fakte se është, atëherë Kuvendi i Kosovës, në bazë të KUSHTETUTËS, duhet ta shpallë Gjykatën Speciale INEKZISTNTE ( e nuk mundet!!!), sepse i ka kaluar afati PESËVJEÇAR?. Nëse edhe ky realitet i mundëshëm nuk ndodhë për shkak të oportunizmit politik, atëherë le te kuptptohet se HILEGJINJËTË janë ende në KUVEND të Republikës Kosovës, sespe disa prej tyre, janë po ata që e kanë votuar. E vërteta, nuk e kam hallin për individë, por me ketë po defaktorizohet lufta jonë e drejtë, po zbehet pavarësia e Kosovës dhe Serbia prap po kërcnohet, siç ndodhi natën e 17 korrikut 2022, kur në pikë të natës nga Aeroporti i Nishit aeroplani “ANTONOV” u ngrakua me 120 000 kilogram bomba, që e kanë rrezikuar seriozisht sigurinë në Ballkan. Ku jemi dhe deri kur Serbia do të tolerohet të prodhojë kriza.  E vërteta, Serbia po deklaron se nuk i vejmë sanksione Rusisë, ndërsa në anën tjetër e armatosë Ukrainën me granata dhe i merr paratë. Pra deri kur Serbia të “hanë me dy lugë”. Prandaj, më duket se hallkama e Edi Ramës në Prlamentin e Shqipërisë ka për qellim për ta mbuluar skenarit e Vuçiqit dhe këshilltarit tij aglofon, donatorit tij çifut i quajtur A. Sorros dhe ndënjë tjetër.  

Nëse është çmim që duhet ta paguajnë shqiptarët për ta joshë e pranuar Serbinë në BE, duke akuzuar, duke traumatizuar popullin shqiptar, duke burgosë ata që e kanë bartë barrën e drejtimit të UÇK-ës, policia e EULX-it me bastisje dhe mizori psikologjike që  i shkakatoi, u përngjanë hordhive bastisëse të Millosheviqit, prap është pyetje e pyetjeve, a po e kryen kjo polici “multinacionale” rrolin dupler të ish UDB-ës jugosllave. Përgjegja është jo lakonike, por e drejtë për drejtë se-PO. E çka të bëjmë ne shqiptarët në këto rrethana të konstruktuara me kujdes urrejtës nga: Karlla Del Ponte e Dik Marti me ideotaorë si Dr. Millan S. Protiqin e V Jeremiqin, e shumë të tjerë që maskohen pas tyre, e ku ka edhe shqiptarë të stërshitur, që kanë siguruar të janë “deshmitarë të mbrojtur”. Shtrohet pyetja, a ka pasë në Nyrenberg deshmitarë të mbrojtur. JO! 

Kush e ndihmoi pushtetin fashit serb përmes informatave “humanitare” 

Sipas hulumtimeve të Zyrës Politike të UÇK-ës që e drejtone ADEM DEMAÇI, në Kosovë vepronin porsi organizata “humanitare”,  23 firma të njohura. Ato në gjitha rastet e tragjedisë shqiptare nga dhuna serbe, kanë qenë mjaftë mirë të informuara, sepse kanë pasë leje veprimi dhe kanë bashkëpunuar me Sherbimin Sekret serbina. Ato organizata shkencatrët shqiptarë duhet t` i hulumtojnë se me çfarë veprimtarie janë marrë, sepse hapur janë parë duke koketuar me agjentët e spiunzhit që vet vranin serbë dhe ua mveshnin shqiptarëve, për të masakruar shqiptarë pastaj, ushtria dhe milicia me paramilitarë.  

Ato orgnaizata “humanitare” janë: 1. UNHCR me seli në Prishtinë;2. UNICEF me seli në Prishtinë; 3. WHO (Organizatë botërorre e shendetsisë) me seli në “Dragodan”; 4. ICRC në Rrugën “Mostari” nr. 10, Prishtinë; 5. IFRC ; 6. IRC (Komiteti ndërkombëtar i shpërtimit),me seli në Prishtinë rruga “Konzujtë e Serbisë” nr. 14; 7. DPW (Mjeket e botës) me seli në Prishtinë; 8. MSF (Mjekët pa kufij),atëherë Ruga “Patriarku Varnava”, Prishtinë ; 9.PSF (Farmaceutët pa kufijë) “Taslixhe” II nr. 77; 10. OXFAM në Dragodan; 11. SAD (Ndihma për fëmijë), Prishtinë; 12. NCA (Ndihma e kishës norvexheze) rruga “Beogradi” nr. 18, Prishtinë; 13. NPA (vinin në Prishtinë kohë pas kohe me instrukcione që i merrnin në Beogrda dhe duke u kthyer lenin infirmata në Nish); 14.HI (Hrendikep Internacional) me seli në “Dragodan”; 15. MCI ( Mery Corp International) me seli filialë në Prishtinë; 16. CRS ( Sherbimi katolik për ndihmë) me drejtues një shtetas i një shteti mik në të cilin nuk ‘dyshonim”; 17. SDR ( në kuadër të Kryqit Kuq të një shteti mik); 18. KARITAS ( që ka lëshuar informata shumë të fabrikuara duke u quajtur refuxhatët e targejdisë shqiptare “turisë”; 19. SPASIMO( Organizatë “humanitre” Zvizrane); 20. SPF ( Ndihma e popullin francez) me seli në Prishinë, por që e informonte UDB-ën serbe për çdo lëvizje; 21. JEN ( Organizatë japoneze) me seli në Beograd me detyra speciale të porositura. 22. GVC ( Grupi vullnetar i qytetarëve) me seli në Velani e që mbain lidhje me Kryqin e Kuq të Serbisë; 23. ICS (Konzorciumi italin i solidarsisë). Siq shihet në këtë informatë që është zbuluar në “bërllogun” (mbeturinat) e dokumenteve kur janë arratisë sherbimet kriminale serbe.  

        Informatat e shekullit kundër UÇK-ës  janë botuar dhe adresa e tyre dihet publikisht 

Për shembull, çka iu nevotej këtyre oragnizatave të japin shënime oficerëve serbe, se me çfarë armesh bënin roje ushtarët e UÇK dhe me çfar armesh ishin të paisur ata në vijat  e para të frontit. Mjafton vetëm kjo informatë. Mbi të gjitha këto organizata merrnin instrukcione edhe nga një parti politike shqiptare, e cila ka pas formuar “SHTAB për hulumtimin e krimeve sebe dhe të UÇK-s”, të cilin shab e drejtone Mr EQREM KRYEZIU ( arsimatr i gjuhës shqipe, me pseudonimin “Prizreni”, nga Prizreni! Dihen edhe bashkpuntorët e tij dhe shefi i tyre i përgjithshëm, i cili e nënshkruan dokumentin e themelimit.). NË bazë të informatave të këtyre mercenarëve dhe (të jashtëm dhe të brendshëm), plus informatat që i tubonin sherbimet informative dhe kontrainiofromative ushtarke dhe policore serbe, Centralla fashiste e Beogrdait ka dërguar në Hagë këo infrmata në 64 dosje, të cilat  UDBASHI kriminel Zoran Mijatoviq, ka botuar libër me titull: “OPELLO za DRZHNU TAJNU”, Beograd 2004. Ky publikim është shpërndarë edhe nepër Kosovë. Por është shitë edhe nepër libraritë publike në Serbi. Në publikimin  e tij,  Zoran Mijatoviq tregon edhe mënyrën se si është larguar Arkiva e krimeve serbe nga Kosova dhe është vëndosur në Nish. Shtrohet pyetja: pse  Klint Viliamsoni (Prokuror i Gjukatës Speciale raciste në fillim) ka konstruktuar dhe hulumtuar rrena në Tropojë me Dik Martin e maskuar, (Shtëpia e Verdhë” ku “trnspalntohen organet njerëzore” pranë torishtës bagëtive (!!!), akuzë kjo që ka shërbyer si PISTË për të filluar operacioni i htuesisë dhe gjykatës. E tash çdo gjë është e kotë për prapakthim, sepse ata gjyaktës dhe hetues e ndihmësa që janë të punësuar aty, ata kanë rroga të majme, dhe deri ta konsumojnë atë buxhet, do të mbetën shqiptarët duke u hetuar dhe akuzuar. Ja kjo është Evropa dhe Parlamenti i saj i “ditur” dhe kujt i besohet tash!!!). 

 Pse nuk ka bërë Villimason kurrë ndonjë vizitë në Nish dhe të mësojë për mizoritë e bartjës së kufomave nga Kosova deri në Beograd, të paktën, krejtë më qëllim që prej andej  të trasferohen me tre aeroplana ushtarak në Rusi; pse Villiamson nuk e ka hetuar mizorinë në MEJË apo në Rahovec, apo në Raçak  e që janë raste të papara në historinë e krimeve!!. Po, na thonin se Gjykatën Speciale do ta themelojë KS OKB. Kurrë as Kina e as Rusia nuk do të pajtoheshin që të themlojnë Gjykatë që gjykon viktimën. E nëse do të vihej në aprovim, ku ishin SHBA, Britania dhe Franca, që kanë të drejtë VETO-je. Madje, në KS OKB thuhej hapur: “ Një presion i vogël dhe Shqiptarët e Kosovës e hanë këtë çervish pa asnjë vitaminë”, ata do ta pranojnë themelimin e gjykatës në Parlamentin e tyre, dhe ne shiqojmë teatër nga bregu”!. Po, jo disa bajraktarë, sikur në rastin e kufiriit me Malin e Zi, ishin shumë “vizionarë”, se “ nuk humbim asgjë”(1989). Madje Albin KURTI në foltore të Parlamentit u pati thënë: “Unë nëse jam Kryetar i Qeverisë, nuk ju dorëzoi në Hagë”. Folni shqiptarë, pse heshtni, pse heshtin televizionet e këpurdhave dhe kurdisjes si disa intrigave. E tash, vendet e KUINTIT hapur bëjnë presion mbi Qeverinë Kurti që të lejojë VOTIM të serbëve nepër Territorin e Republikës Kosovës. Kjo mund të ndodhë, por OSBE e ka qendrën në Vjenë, dhe këtë e dijmë. E aty ka më shumë serbian se sa ka në Nish. Pra, objektivisht sebëve duhet t` u LEJOHET të votojnë, për REFERENDUMIN dhe zgjedhjet në Serbi, për të pasë Serbia fakt pastaj të kërkojë edhe diçka tjetër që defaktorizion Republikën e Kosovës siç është “Mini shengeni” etj. Këto intriga i thurë pushteti i neofashistit A. Vuçiq që kanë për qëllim konsumin të brendshëm, për të fituat vota nesër. Dhe e dinë fare mirë rezultatin e atij votimi pastaj. Pra serbët nëse kanë SHTETËSI të DYFISHTË të veprojnë sikurse qytetarët e vendeve sovarne. Serbët e Kosovës, duhet të votojnë në përfaqsitë e tyre diplomatike, ose me postë. Ky është realiteti që duhet përkrahur. Pse Kosova të bëjë përjashtim nga ligjësitë e botës civilizuar.      

Çka ka plasuar pushteti neofashist i Serbisë në Hagë më 2001/2 

Dokummneti është marrë nga publikimi: “VAJTIM për FSHEFTËSINË SHTETRORE” ( Zoran Mijatoviq, Opello za drzhavnu tajnu, svedoçenje iz vrha Drzhavne bezbednosti, Beograd 2004 f 374 +). Ja faktet me 64 dosje me titull: “Dokumnetacija o zlloçinima OVK koju je SDB predala istrazhiteljima Tribunalla” Hag. (Dokumantacioni për krimet e UÇK-ës të cilat Sherbimi i Sigurimit Shtetëror ia ka dërëzuar hetuesisë së Tribunalit në Hagë). Ta themi edhe këtë se një dokumentacion kudër UÇK është dorëzuar në UNMIK edhe nga Shtabi prej 11 zyrtarëve të një partie të Kosovës. Ky realitet duhet të dihet, edhe pse ata që janë arrestuar (disa) e dijnë fare mirë kush ka dërguar dokumente falso në Hagë, për ta siguruar pushtetin e tyre prej ‘institucionalistësh”, ose për të shërbyer si “dëshmitar i mbrojtur”. 

Edhe më tragjikisht tingllon kur një gazatar i në një televizion privat i quan dy ÇLIRIMTARËT (HYSNI GUCATIN DHE NESIM HARADININ) “shrallatana”!!!, dhe moderatoi shumë gjakëftofë heshti. Kjo do të thot se edhe moderatori është në një legen me akuzuasin. LEXONI ME KUJDES dhe  HULUMTONE REALITETIN, teksti pasues është dokuemt zyrtar serbian dedikuar Tribunalit  Hagës, ku mbështetet edhe Gjykata Speciale raciste e BEës. 

 Librin që shitetet nepër të gjitha libraritë e Serbisë janë prezantuar dosjet nominale: OPELO ZA DRZAVNU TAJNU, Beograd, me autor që ia përmend emri më lartë:  

Dosja nr 1. “SHTABI KRYESOR I UÇK-ës, Shtabi kryesor (struktura organizative). Matriali dëshmues. Deklaratat që janë lëshuar, në përputhje me Ligjin për procedurë penale. Njësitet speciale të UÇK-ës. Materiale dëshmuese për aktivitetet e ekstremistëve dhe terroristëve shqiptar në Kosovë. 

 Dosja nr. 2. Pikat 9-35. Pasqyrë e përgjithëshme e pikave 9-35 (që janë dhe dokuemtohen edhe në dosjet tjera). 

Dosja nr. 3. Pikat 1-7, Listat e DËSHMITARËVE POTENCIAL. Listat e kryesëve dhe mercenarëve emëror. Lista e përgjithëshme e pikave, lidhur me strukturën komanduese të UÇK-ës , që përmendën në dosjet përkatëse. 

 Dosja nr. 4.Pika 8. Aneksi 1-10. Personalitetet drejtuese të UÇK, me dokumente (THAÇI, HALITI, SYLA, KRASNIQI< BASHOTA, DOBRUNA- BUJA).  

Dosja nr. 5.Pika 8. Aneksi 11-15. Personat drejtues brenda UÇK –ës ( Shala, Selimi, Grabofci, Halitjaha, Selimi S). 

 Dosja nr. 6. Pika 8. Aneksi 16. Personat drejtues brenda UÇK-ës (Tahir Zemaj). Publikimet. Fotoset. Dosja nr. 7.Pika 8. Aneksi 17, 18, 20, 23, 24, 25, 26-45. Persona drejtues brenda UÇK-ës (Isufi, Shukri, Jashari, Mustafa, Lushtaku, Rama, Rama B, Krasniqi, Dervishaj, Gani Thaçi, Kodra, Lushtaku etj). 

Dosja nr. 8Pika 8. Aneski 19/1 dhe 19/2. Prsonat drejtues në UÇK (Ramush Haradinaj). 

 Dosja nr. 9. Pika 8. Aneksi 50-79. Personat drejtues brenda UÇK-ës (Zyrapi, Berisha, Krasniqi Gj, Kuçi, Bytyqi, Basha etj). 

 Dosja nr. 10. Pika 8. Aneski 81-99. Personat kryesor në UÇK ( Ramadani, Lahi, Haradinaj Daut etj). 

 Dosja nr. 11. Pika 8. Aneski 100-182. Personat kryesor brenda UÇK-ës ( Dervishaj, Mazrekaj, Shatri Naser, Kadri Kstrati etj). 

 Dosja nr. 12.Pika 8. Aneski 182-230. Drejtues brenda UÇK-ës (Shumë emra).  

Dosja nr. 13. ZONA EPERATIVE “PASHTRIK” I.  Pika 1-7. Struktura komanduese. Dokumnetet lidhur me Shtabin Kryesor. Deklaratat. Urdhëresat ( detyurat. 

 Dosja nr. 14. ZONA OPERATIVE “PASHTRIK” II, Pikat 9 dhe 10. Urdhresat ( detyrat. Deklaratat. Detyrat ushtrake dhe raportet ditore. 

  Dosja nr. 15. ZONA EPETATIVE “PASHTRIKU” III, Pika 11. Raporte. Organizimi, Listat emrore. Kudestaritë etj. 

 Dosja nr. 16. ZONA OPRATIVE “PASHTRIK” IV PIKAT 12-16 dhe 18-19. Urdhëresat /detyrat. Raporte ditore.Deklaratat. Planet. 

 Dosja nr. 17. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” V . PIKAT 20-24. Listat, Strategjia e UÇK-ës, Deklaratat. Struktura e UÇK-ës. Dosja e gjelbert. Fotografitë e armëve. 

 Dosja nr. 18. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU”- VI. Pikat 25. 31, 33. Njësietet speciale të UÇK-ës. Komandantët. Finasimi ( vërtetimet). Burgjet që i ka themluar UÇK. 

 Dosja nr. 19. ZONA OPERATIVE “DRENICA” I. Pikat 1, 3, 6, 8. 10. Struktura komanduese. Deklaratat. Raportet ditore.Fotogtrafitë. 

Dosja nr. 20. ZONA OPERATIVE “DRENICA” II. Pikat 12, 13, 16, 21-25, 31, 33. Mjetet e lidhjeve. Lista e armëve. Fotose (ushtarë të UÇK; Objektet për ushtrime në Tropojë, Shqipëri). Lista e pjesëtarëve të njësive speciale. Struktura komanduese. 

 Dosja nr. 21. ZONA OPERATIVE “SHALA” I. Pikat 1-4, 6, 8-9.  Struktura koamnduese. Deklaratat. Urdhërsta/ detyrat. Orari i raportreve ditore /kujdstaritë. Listat e personave që kanë hy në furnizimin e armatimit në Gllogjan. Raporte. 

 Dosja nr. 22. ZONA OPERATIVE “SHALA” II. Pikat 11, 12, 23, 24, 33. Listat. Urdhëresat lidhur me detyrat/kujdestaritë. Lista e armëve. Fotografi etj.  

Dosja nr. 23. ZONA OPERATIVE “LLAPI” I Pikat 1, 2, 4, 8-10. Struktura komanduese. Urdhëresat ditore/detyrat. Deklatartat. Të dhënagt përsonale për ushtarët. 

 Dosja nr. 24. ZONA OPERATIVE “LLAPI” II. Pika 11. Doracak. Rregullat e sherbimit. Rregullat e luftës. Kodeksi diciplinor i UÇK-ës etj. 

 Dosja nr. 25. ZONA OPERATIVE “LLAPI” III.Pikat 12, 15, 16, 18-21. Logjistika. Furnizimi. Kërkesat. Lista e ushtarëve në UÇK nën emrin “LUMI” . Atrukuj gazatash. 

 Dosja nr. 26. ZONA OPERATIVE “LLAPI” IV , Pikat 23-25, 31, 33. Lista e antarëve të UÇK-ës, me data të antarësimit. Specifikimi i armatimitit. Ushtrimet e njëseve guerile. Llogaritë në bankat jashtëme dhe vëretimet për nxierrjen e parave. Deklarat e përfaqsuesëve të Shtabit kryesor etj. 

 Dosja nr. 27. ZONA OPERATIVE “NERODIME” dhe “KARADAK” I. Pikat 1, 3, 5-6. Struktura komanduse. Deklaratat .Fshati RAÇAK. Trbelë shifrash që sherbehen në UÇK.  

Dosja nr. 28. ZONA OPERATIVE “ NERODIME” dhe “KARADAK” II. Pikat 9-11. Urdhëresa që u janë lëshuar njësive ushtarke. Deklarat. Raporte. 

 Dosja nr. 29. ZONA OPERATIVE “NERODIME” dhe “KARADAK” III. Pikat 12, 13. Struktura komanduse.Planet e sistemit të lidhjeve. Raprote ditore. Ditarë. Instrukcione lidhur me ushtrimet fizike. Planet e vrojtimit dhe koamdimit. Shifrat radio telegrafike. 

 Dosja nr. 30. ZONA OPERATIVE “NERODIME” dhe “KARADAK” IV. Pikat 14-16, 22, 24, 25, 31. Raportet ditore të Brigadës 161. Urdhëresa/ detyrime. Lista e armatimit. Ditari i Zavendës komandantit UÇKnë Kaçanik. Fotografi. Vërtretime për donacionet e Shqiptarëve nga Kosova dhe diaspora, për nevoija të UÇK-ës. 

 Dosja nr. 31. ZONA OPERATIVE  “ MERODIME” dhe “KARADAK” V. Pikat 23/1, 23/2. Ushtrimet ushtarke (llogaritur edhe parashikemet e Ekrem Rexhës, për ushtrime dhe këmbësori). Deklarata. 

 Dosja nr. 32.ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” I. Pikat 1-2. Struktura koamduese. Lëndet dytësore.  malltretime (Liqeni Radoniq, Ramush Haradinaj). Mbajtjet e paligjëshme. Shpërnguljet me dhunë. Shkatrrimi i pasurisë. Lokalitetet ku janë bërë likuidimet (Gllogjan, liqeni Radoniq). Sulmet në katunde. Kidnampimet ( ekzekutuesit siq është Anton Brunçeviq, nga Peja).  

Dosja nr. 33. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” II. Pikat 3-5. Shaiptarët nga disaspora që kanë qenë në UÇK ( Adem, Haradinaj Nasim e Agron, Shatri Naser, Niman Mustafaj, Grabofci Adem, Xhavit Halitaj, Sejdiu Naser, Bakalli, Shehu, Sejdiu, etj). Deklarata. UÇK në diaspori. Vendimet. 

 Dosja nr. 34. ZONE OPERATIVE “DUKAXHIN” III. Pika 6. Struktura koamnuese.  

Deklara. Dosja nr. 35. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” IV. Pikat 6/1, 6/2. Ditari i Rexhep Nikçit. Qendra koamnduese e zonës operative. Raporte. Lista e antarëve të UÇK-ës. 

 Dosja nr. 36. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” V. Pika 8. Formularët. Urdhëresa, të nënshkruara nga Ramush Haradini. Lista. 

 Dosja nr. 37. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” VI. Pikat 9-11. Autorizime. Formularë. Listat e të punësuarëve në UÇK. Vendimi për MOBLIZIM.Instrukcione për përdorimin e armëve. Urdhëresa ditore dhe orari. Kodeksi diciplinor. Faton Mehmetaj, komadnat informativ në luginën e Dukaxhinit. 

 Dosja nr. 38. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” VII. Pikat 12-16. Raporte ditore. Urëdhëresa. Ditarë. Deklarata. Shkrimtorja për aktivitetet  në ambulantën në Jabllanicë (komuna e Gjakovës). Transefrimi i brigadës 136, e cila quhej “RUGOVA”. Fotokopje të shumta, formularë dhe lista. 

 Dosja nr. 39. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” VIII. Pikat 17-21. Shënime nga mbledhja në fshatin Rugova. Deklarata. Ditari i Nazim Ibrahimit. Fotokopje fletoresh, formularë dhe lista. 

 Dosja nr. 40. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” IX. Pikat 22, 23.  Lista e aratimit dhe municionit. Logjistika dhe ditari i furnizimit. Spitali ushtark i Kosovës. Shifra emrash. Njësitë speciale “ Shqiponjat e Zeza”. Daklarata. Fletorja e Shkelzen Haradinit.  Disa ditarë nga pozitat e luftës. Caktimi i rojeve. 

 Dosja nr. 41. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” X. Pikat 24, 24/1. Armatimi. Fotokopje fletoresh.  Raporte për amrtimin. Deklarata. Fotografi të brigadës 136 të UÇK (gjithësejt 202 fotografi). 

 Dosja nr. 42. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” XI. Pikat 25, 25/1. Policia ushtrake e UÇK-ës. Sherbimi informativ i UÇK-ës. Ditarë. Listat e ushtarëve. Struktura dhe orari i aktiviteteve të brigadës 133 të UÇK-ës. 

  Dosja nr. 43. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” XII. Pikat 26, 28, 31, 31/1, 33. Njësitet speciale të UÇK-ës. Planet. Deklaratat.  Lista e kujdestarive dhe obligimet. Lista e hargjimeve. 

 Dosja nr. 44. ZONA OPERATIVE “PASHTRIK” I. Pikat 2, 4, 8. Deklarata të deshmitarëve. Njësitë e UÇK-ës. Sulmet.  Ngacmimet seksuale. Dhunimet.  Informata mbi parninë e muxhahidinëve në radhët e UÇK. Deklarata të mdieshme argumentuese lidhur me bashkpunimin me UÇK-ën. Policia ushtrake, plani dhe programi. Urëresat. Doracak për ushtrim të këmbësorisë. 

 Dosja nr. 45. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” II. Pika 12/ 1.  Notesi personal i Naser Lekut. Teksti i betimit.  Lejet për lëvizje. Shënime ushtarke. Listat e pjestëarëve të UÇK-ës dhe plani i oficerëve në detyrë. Lista e pjesëtarëve që janë pranuar nga koamandantët në UÇK në Rahovec.  

Pasqyra e kërkesave për kuzhinë të UÇK-ës në Poslishtë. Ditari i mirëmabjtjës së automjeteve të UÇK-ës.  Listat e antarëve të UÇK-ës.  Plani i patrullave të policisë ushtrake. Autrizimet e udhtimit. Raprte. Formularë blanko. Listat e mobilizimit të ushtarëve dhe komandantëve. 

 Dosja nr. 46. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” III. Pikat 12/2. Listat e antarëve të UÇK-ës dhe patrullat. Lista e njësisë K-6 komandantët. Ftesat. Proçesverbali nga mbledhja në Lezë. Raporte. Lista e terroristëve-vullnetarë të UÇK në Prizren, Malishevë, Rahovec dhe vende tejra.  Lista e personave të dyshuar për burgime. Urdhëresa udhtimi.  Ditarë i terroristëve nga Seranda. Emra të shifruar. Ditari i raportrve të njësisë “LUMI” nga Malisheva. 

 Dosja nr. 47. ZONA OPERTIVE “PASHTRIKU” IV. Pika 12/3.  Lista e antarëve të UÇK-ës nga Prizreni, Seranda, Malisheva, Peja dhe Burimi. Raport periodik në formë të ditarit. Doracak me strukturë ushtarke,armatim, dhe taktikë. Shënime nga mbledhjet. Raporte. Raporte informuese në lidhje me pozicionin e UJ-ës afër “Gurit Zi”.  Urëdhëresa/ leje udhtimi. Regjistër i udhtarëve që kanë kaluar nepër pikën “VLORA-3”. Indeksi i antarëve të UÇK-ës, Shtabit Kryesor dhe pjestarëve të rojës nga Rahoveci(me radhë alfabetik). 

 Dosja nr. 48. ZONA OPERTIVE “PASHTRUIKU” V. Pikat 13, 17, 19, 21-23. Leje për lëvizje. Raporte. Betimi i UÇK-ës. Urdhëresa. Vrejtje. Informta, Doracak për rregullat ushtrake.  Emrat e shifruar të njerzëve dhe vendeve . Kerkesa. DEKALRATE DESHMITARËSH. Struktura organizative e UÇK-ës në “PASHTIK” me emra të komandantëve. 

 Dosja nr. 49. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” VI. Pika 24. Udhëzime për shfrytëzimin e radio stacionit. Lista e antarëve të UÇK-ës nga Rahoveci, Prizreni etj. me armtim të autorizuar.  Instrukcione për mbikqyrëje, listat e të dyshuarëve. Raporte për posedimin e armëve. Inventar arnatimi. 

 Dosja nr. 50. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” VII. Pikat 25, 28, 31, 33. Ditari i Sali Kokajt, antar e rojës profesionale “Skenderbeu”.  Lista e njësive intervenuese nga Seranda. Raporte, struktura organizative. Informimi i Sigurisë Shtetërore. Lista e antarëve për veprime të shpejta me në krye Agim Shalën, me të dhëna të përgjithëshme. Listat e antarëve të UÇK-ës.  Inventari i armatimit. Plani detal për luftë dhe mbrojtjën e Ponorcit.  Vertetime për finasim dhe ndihmë tjetër. Kërkesë për sigurimin e veshës, gjsendeve për njësi të ndryshme.  

Fletorja e Selim Krasniqit. Lista e donatorëve. DEKLRATA TË DESHMITARËVE, informata për burgimin e Iliaz Rakajt. 

 Dosja nr. 51. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” i Pikat 2, 8, 9.  Fotografi nga ekzekutimet në liqenin Radoniq. Deklarata deshmitarësh, (para se gjithash nga obdukcionet). Inttervist me portparollin politik të UÇK –ës Sokol Bashota. Ditari i Lahi Braimit. Ditari i Brahimaj Nazmiut në lidhje me ngjerjet që lidhen me emrin e Ramsuh Haradinit.  Letërnjoftimet e antarëve të UÇK-ës të nënshkruara nga Ramush Haradinja dhe Fadil Nimanaj. FTOGRAFI të Ramush Haradinit me Adem Demaçin. Urdhëresa. Listat e antarëve të UÇK-ës dhe armatimi që u është ndarë. 

Dosja nr. 52. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” II. Pika 11. Regjistri i pacientëve që sherohen në spitalin fushor të UÇK  ku ka edhe fakte tjera. Programi arsimor për ushtrime të pjestarëve të UÇK-ës. Doracak për supervizor të njësive të luftës guerlie  partizane. Kërkesë për gjëra ushqimore dhe medikamente. Listat e të plagosurve të UÇK-ës. Listat e stafit medicinal dhe invntarit medicinar. Dosja nr. 53. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” III. Pika 12/1. Formular blanko i UÇK-ës për leje udhtimi.  Lista emrore e anatrëve femra të UÇK-ës, raporte ditore. Listat e personave që iu kanë shmangur MOBILKIZIMIT. STEMA DHE MEMORANDUMI I UÇK-ës.  Formular vakun për t` u pranuar në UÇK. Lista e stafit medicianl dhe inventari. Plani i rojeve. 

 Dosja nr. 54. ZONA OPERATIVE “ DUKAGJINI” IV. Pika 12/2. Lista e rojtarëve me orar të caktuar. Lista e antarëve të UÇK=ës,armatimi dhe furnizimi që u është dedikuar. Struktura organizative.  Lista e vullnetarëve dhe donatorëve të UÇK-ës. Raporte ditore. Municioni i fituar dhe paisja teknike. Notes me biografi të shkurtët të 7  antarëve të UÇK-ës. Doracak me rregulla për punë të shtabit kryersor për mbrojtëje të Krushefcit. Raport javor për punën. Urdhëresa. Proçesverbal nga mbledhjet. Leje çakullimi.  

Dosja nr. 55. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” V . Pikat 13, 16, 19, 21-23. Deklarata të dëshmitarëve. Shtrirja e forcave policore dhe planet e sulmit. Nomenklatura e gradave ushtarake. Doracak. Raporte ditore. LISTA E  ISH PJESTARËVE TË SPB të inkuadruar në aktivitete të UÇK-ës. Shënime nga mbledhjet.  Ditari i Milazim Gashit. Ditari i punës së Bekim Berishës. 

 Dosja nr. 56. ZONA OPERTIVE “DUKAXHINI” VI. Pika 24/2. Regjistri i antarëve të UÇK-ës,aramtimi që u është ndarë, armatimi i blerë për këmbësori etj. Fotografi të pjestarëve të UÇK, lista të ndryshme. Raporte. 

 Dosja nr. 57. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” VII. Pika 24/2. Raprti javor. Lista me emra, armatim dhe municion. Notesi. 

 Dosja nr. 58. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” VIII. Pikat 25, 28, 29, 31, 33. Shenim nga mbledhja. Raporti javor.  Fotografi të pjestarëve të njësisë speciale të UÇK-ës. Notes me emra të njësisë speciale. Shema dhe harta për planifikim dhe shtrirëja e forcave të UÇK. Shemat nga pozicioni i SPB—s *MUP it. Shifra blanko, vërtetime për vlera, listat e pagesave të UÇK-ës,lista të ndryshme dhe regjistra pagesash (oficerët me pagesë-X), Deklarata të dëshmitarëve. 

 Dosja nr. 59. SHTABI KRYESOR-KAPTINA 1. Kërkesa. UÇK broshurë, “LUFTA SPECIALE”. Raporte. Puna ditore në mbledhje. Udhëzim për shfrytëzim të mjeteve shpërthyese.  Doracak për ushtrime të këmbësorisë. 

 Dosja nr. 60. PIKAR-SHTESË -1, 2, 9, 10, 15, 16, 19/1, 51, 68, 70, 122. Shenime zyrtare për intervistën e Bislim Zyeapit, Hashim Thaçit, Agim Çekut, Azem Sylës.  Plani dhe programi i policisë ushtarake që e ka përëpiliar Sulejman Slimi. Librat  ebotuara të Naim Malokut, Tahir Zemës, Ramush Haradinit. Dokumnete të Xhevat Berishës, Agim Kuçit, Skender Hoxhës, Nazmi Brahimajt. 

  Dosja nr. 61. ZONA OPERATIVE “NEROFDIME” dhe ANEKSI ZONA OPERATIVE “KARADAK” I. Pikat 2, 23, 31, 33. DEKLARATA E DESHMITARVE TË NACIONALITTIT SERBË. 

 Dosja nr. 62.ZONA OPERATIVE “SHALA” I. Pikat 2, 4, 24, 25. Deklarata të dëshmitarëve. Infrmata rreth pjesëmarrjës së vullnetarëve nga Shqipëria në luftimet e aramtosura në trevën e Kosvës dhe Rrafshit Duakgjinit. 

 Dosja nr. 63.ZONA OPERATIVE “DRENICA” I. Pikat 8, 16, 21, 23-25, 29, 31. Profakturë, vërtetime. Ditar të pjestaërve të UÇK. Notese nga raportet. Instrukcione për ushtrime të ushtarëve. Struktura e UÇK-ës, plani për sulm në Drenas. 

 Dosja nr. 64.ZONA OPERATIVE “LLAPI” I. Pikat 2, 12, 13, 21-24, 31, 33. DEKLARATAT E DËSHMITARËVE, raporte shëndetësore. Struktura.Fotografi të pjestarëve të UÇK-ës. Lista të ndryshme. Rapote. Orari i angazhimeve. Formularë. Shënime zyrtare rë SPB-s Prishtinë*. *.Marrë nga libri i cituar më lartë f.342-358+) 

A KANË LËSHUAR INFORMATA ORGANIZATAT JOQEVERITARE QË KANË SHERBYER NË KOSOVË më  

                                                                   1998/99. 

 Tash, çdo pësim është për shkak të mungesësës së diturisë dhe prezencës së naivitetit politik, duke u bazuar se: “demokratizimi i Evropës është çështje e kryer”!. 

Në Kosovë më 1998 kanë sherbyer 23 organizata joqeveritare. Ato, në bazë të informatave nuk kanë qenë gjithëmonë “humanitare”, ashtu si nuk janë as sot. E natyrëshme(!). Drejtuesit e tyre në shumë raste janë vrejtur dhe vrehën nepër kafenet e serbizuara me udbashët serbianë. Po ato edhe sot mund t` i kanë filialat individiale në Përshtinë, kurse drejtoritë i kanë në Beogrda. Shtrohet pyetja: Si është e mundur që TRI HERË individë të caktuar të siellin DOSJE në Kryesinë e OVL UÇK dhe sot  e kësaj dite mos të dihet se kush i solli. Për të qenë tragjedia edhe më e përgjakshme, burgosen zyrtarët e OVL UÇK-ës pse keni lejuar me u siellë ato dosje në Kosovë nga “trezorët’ e Specialës.  Kjo është një hipokrizi e shekullit për Evropën. Por çka të bëjmë kur ne konsiderohemi si koloni i izoluar e BE-s, prandaj na duhet të kemi “qenë” besnik para çdo institucioni. 

Këto infrmata (Dosjet nominative që janë 64)  vërehet se janë siguruar edhe nga personat që  kanë pasë njohuri për së afermi për UÇK, edhe pse analizat hermeneutike zbulojnë se ka shumë çka në to, të konstruktuar. Publikimi i këtij shkrimi është vrejtëje edhe për sot, se në Kosovë vepronjë disa sherbime të huaja që nuk janë miqësore.  

Fati i dosjeve të siellura në Kryesinë OVL UÇK-ës dhe akuza: “Pse na keni lejuar t` ua siellim dosjet e armikut në zyret e jueja”, e ne ju burgosim, është spjegim i Gjyjatës Speciale, që po sillet me shqiptarë, po me ato metoda sikurse sillej Millosheviqi dhe nxënsit e tij sot në pushtetin e Beogradit. Për këtë skenar tragjik askush nga pushteti i Kosovës nuk flet, as nuk “dinë asgjë”?, të pakën publikisht, sepse “kulla po digjet e kurva po krehet”. Po, e di që çdo gjë nuk mund ta dinë populli i shkretë. Të paktën këshut duket atmosfera në Republikën e njomë të Kosovës. E kush paguhet për këtë, për të ditur çdo gjë-dihet?!!! Pse po heshtët, populli po pyet pushtetin. E kur populli do të shpërthej me urrejtëtje dhe revoltë, atëherë, nuk ka më riporvim, sepse më tutje ky popull nuk lejon të nepërkëmbet si në kohën e  psikologjisë kolonializmit titosto millosheviqist. E faktet disi po tregojnë se fryma e kohës robërisë nuk ka kaluar ende. Bje fjala, midis Beogradit botoheshin dikur dokumente të PKJ se: “Kosova duhet t` i bashkohet Shqipërisë” (1949); se “Kosova duhet të avansohet në të ardhmën në Republikë Sovjetike (1972); se “Shqiptarët e Jugosllavisë duhet një ditë të bashkohen me Shqipërinë amë (1957), se deri ku ka arritur idea e Kosovës Republikë (1967 pyet Tito në Polit Byro të Kq LKJ-ës). E këto fakte të shkruara janë nepër arkivat dhe librat e botuara në Beograd. E po t ` i botonte ndonjë historian shqiptar, fakt ky që janë botuar por të cituara striktivisht, ai do të kalbej nepër burgje, ashtu si janë rrënuar shumë patriotë shqiptar të sakrificës dhe përkushtimit, për liri dhe çlirim. Opinioni shqiptar sot nuk mundet ta merr me mendë sa jemi kritikuar pse Enver Hoxha nuk e nëshkruante kurrë Marrëveshjen e Helsinukut më 1975. Sepse kishte katerciprishtë të drejtë se kufijtë janë të padrejtë në mes Jugosllavisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Ndaj, ishte qendrim i Tiranës se kufijtë e shqiptarëve dhe duhet të korigjohën. E këtë qëndrim na e pati spejeguar detalisht Gjeneral Halil Katana më 1993 në Tiranë. E shtrohet pyetja: Çka ndodhi me BRSS, me Gjermaninë, Çekosllovakinë, RSF Jugosllavinë. U prishën kufijtë dhe Helsinku ma nuk ka moral politik të shpaloset si doktrinë strategjike para askujt, sepse ka shkuar në muzeun historik. Edhe 96 raste të reja janë në Evropë, që meritojnë korigjim kufijësh. Mu për këtë, Evropa e urren modelin e Kosovës dhe UÇK-ës.  

Edhe një fakt po e palsojmë. Për ta dytësuar kusarinë e Dosjeve dhe hajninë e 2 milionëve nga Trezori i shtetit (2020), me nxitim spektakular organizohet arrestimi i çlitrimtarëve në Kosovë. Këtë histeri evropiene dhe vendore, populli (shumica e popullit ), kështu po e spejgon, sepse qeveritë kukulla po kreheshin, e “kulla po digjej”. Ndërsa VETVENDOSJA AKUZOHEJ SE PO PENGON THEMELIMIN E SPECIALËS. Pra edhe në shpalljën e akuzës duke shkruar Presidenti i Kosovës në Vashington, edhe lidhur në kusarinë e dosjeve, në hajninë e trezorit, në dorëzimin e mësuesëve nga Turqia Erdoganit, dikush ka gisht, e ai gisht duhet të objektivizohet. Për ndryshe edhe pushteti do të konsiderohet hisedar në këtë katrahurë politike që po i ngulet por si thikë Republikës Kosovës, si zakonishtë, pas shpine. Populli më nuk do “vajtime”. Populli, donë liri të sigurtë, donë punë dhe dinitet njerëzor të njeriut aktiv dhe sovran, pa dallim gjinie, race, kombi e kulture. 

Po, një kohë të gjatë në Kosovë është folë për “bombardimet e NATO-s në në Mejë, në Urën e Lluzhanit (Llap), në burgun e Dubravës”. Tash gjërat kanë dalë në shesh me argumente se realiteti është që avionët NATO-s kurrë nuk kanë fluturuar në lartësi të ulta. Por fluturime të tilla ka bërë ushtria serbe me avion “MIG”. Madje, me botimin e librave të: Rade Radovanoviq, Smeh pod Veshalima- QESHJA NËN TREKËMBËSHIN E VARJES, Prishtinë 2021, është zbuluar piloti që ka bombaduar Mejën, Urën dhe burgun e Dubravës e që e kishte merin BOBAN. Këtë fakt e zbulojnë edhe botimet tjera si: Bardhyl Mahmuti, ESKADRONËT E VDEKJËS, Prishtinë 2022; Kudusi LAMA, UÇK PËRBALLË SHIFJEVE,  Prishtinë 2022. Lidhur me këtë, edhe me akuzat ndaj UÇK-ës një ditë do të zbardhen dokumentet dhe jam i sigurtë se fundi do të jetë: “Pafajësi për UÇK-ën”. Në lidhje me këtë opinoni sikur e ka harruar në plotëni veprën informative shkencore të Bardhyl Mahmutit, MASHTRIMI I MADH. Aty, Dik Marti dhe kompania e tij akuzohen se e kanë mashtruar opinionin me trillimet e tyre disa avanturisë, që janë paguar nga Beogradi. 

 Po shtrohet pyetja: kush do t` i kompenzojë vuajtjet dhe mizoritë gjenociale. Sikur është sot gjendja në botë, ka shansa që faji do të mbetet jetim. E Serbia gjakësore, pa i paguar të gjitha dëmet e luftës, pa e bërë populli serbian katarzën shpirtërore dhe pa e laguar nga truri mendjemadhësinë dhe ideologjinë rreligjioze vrastare, se është “popull i qiellit”, paqe në Ballkan nuk do të ketë. 

Unë popullit tim i besoj. Po ti shkenctarë serbian kujt i beson apo je nxitës i krimeve. Nëse e dëgjon porosinë e Dimitrije Tucoviqit, Radovan Zogoviqit etj, do të vetëdijësohesh. Nëse nuk vetëdijësohesh, thefsh çafën dhe të pret humnera, që vetë e ke krijuar. E në humnerë, thot populli, me të hudhë dikush, prap dikush mund të nxjerr, por nëse fytesh vet, mbetesh aty. 

Prishtinë, më 22 korrik 2022

Vendlindja ime Prapashtica, familja ime dhe “Përmendorja e Vëllazërim Bashkimit” në Prishtinë!

Qazim Namani, studjues, Prishtinë
____
Kam lindur në vitin 1960, në fshatin Prapashticë, komuna e Prishtinës! Në vitin kur në mes të Prishtinës mbi gjurmët mijëravjeçare të qytetërimit dardan, filloj të ndërtohet “Përmendorja e Vëllazërim Bashkimit”-Jorgani i UDB-ës për të mbuluar torturat ndaj popullatës autoktone dardane!
Sot vizitova truallin e lindjes time. Kujtime të shumta me silleshin nder mend. Kujtoja kohët e vështira kur kam lindur. Vështroja më kujdes rrënojat e themeleve të shtëpive tona. Pak metra larg themeleve të shtëpisë ende ishin copat e oxhaku me gurë të skalitur. Rrëfimet e familjarëve tani të vdekur më mundonin shumë. Më silleshin ndërmend vrasjet në luftërat ballkanike, pushtimi nga bullgarët. Rrahjet e fshatarëve në vitin 1918. Masakra e Prapashticës 1921, kur gjyshi kishte mbetur jetim. Lufta e Dytë Botërore dhe konflikti me gjermanet në vitin 1941, sipas planit serbë. Mu kujtua shtëpia ku ishte vendosur komanda e ushtrisë shqiptare në vitin 1944, dhe rrëfimet për kapiten Demirin, Shyqërinë nga Shqipëria, për Mulla Idrizin e Shefet Bylykbashin nga Kosova. Mu kujtua bunkeri ku është strehuar Mulla Idriz Gjilani pas masakrës së Gjilanit, po në të njëjtin bunker për 3 muaj ditë ishte shëruar Abazi i Islamit, pasi ishte plagosur në Keqekollë me ushtrinë serbe. Mu kujtua koha e aksionit të armëve 1956, dhe rrahja e fshatarëve, rrahja e axhës tim 16 vjeçar, rrahja e kushërinjve që kishin mbetur invalid deri në vdekje. Viti 1960, që përkon me vitin e lindjes time dhe burgosjen e familjarëve të mi. Burgosja e Gjyshit me vëlla, babës dhe axhës tim. Vuajtjet torturat tmerret që i kishte bërë UDB-ja nën dirigjimin e Bozha Sylës. UDBASHËT famë keq shqiptar që nga Dukagjini e Drenica i kishin sjellur enkas për të kryar torturat më barbare ndaj familjarëve tanë. UDB ashet që i kishin sjellë për të ushtruar dhunë ishin: Enver Hoxha, nga Gjakova, Raif Spahia nga Peja, Ramë Kabashi nga Gurrakoci dhe Rexhep Musa nga Drenica.
Këtij ekipi të UDB asheve ju kishin bashkuar plotë servile dhe bashkëpunëtor të UDBESË, nga fshati dhe fshatrat për rreth. Baba kishte qenë fare i ri kur e kishin burgosur, nga burgu kishte dalë 75% i dëmtuar. Nga torturat baba im sëmuret rëndë dhe shtrohet në spitalin e mushkërive në Prishtinë. Fillon shërimi nën përkujdesjen e mjekut të njohur Ali Sokoli. Ata që i kishin dhënë 500 banka të asaj kohe për ta burgosur, tani ja kishin dhënë 700 banka një mjeku serbë që ta operoj nga sinuset. Ali Sokoli e kishte kuptuar qëllimin e mjekut serbë dhe e kishte këshilluar babën që mos të pranoj as barna e as gjilpëra nga mjeku serbë. Për ta shpëtuar babën Ali Sokoli kishte vënë kontakte me një mjek shok të tij të studimeve, që kishte qenë duke punuar në Sokobanjë. Me propozim të Ali Sokolit baba vijon shërimin në Sokobanjë. Duke e përdorur elektroshokun dhe dajakun i kishin sjellë deri në 35 kg. Kur ishin burgosur të gjithë meshkujt e moshës madhore të familjes tonë, nëna ime Bahtija, kishte qenë shtatzënë në muajin e katër më mua.
“Përmendorja e Vëllazërim Bashkimit” në Prishtinë
Duke e parë se tokat mbetën pa punuar dhe askush nga rrethi nuk guxonte të jepte ndihmë, duke më bartur mua në bark e merr plugun dhe e mbjell arën për ta ushqyer familjen. UDB eja, por sa në arë del bima, organizon rrethin me dhjetëra palë kije me plugje, për ta prishur arën e mbjellë. Ky ishte rasti i vetëm që i ka ndodhur një familje në ish Jugosllavi. Përveç prishjes së arave UDB eja i kishte prishur edhe themelet me gurë të shtëpisë dhe objekteve tjera ndihmëse me pretekstin se do ti gjejnë armët e fshehura në mure. Disa të mjerë nga rrethi ju kishin prirë Udabashëve, duke ju thënë prishin muret se këtu i gjeni armët. Vuajtje e tortura më shumë se dy vite. Për vuajtjet e familjes kishte shkuar lajme deri në federatën jugosllave në Beograd. Ishin shqetësuar shumë figura politike të kohës. Me këtë rast fillon të merret Velko Kovacevici, vëllai i heroit jugosllav Sava Kovacevic i cili ishte vrarë në luftën e Spanjës, Avokati Filo Filota dhe shumë ekspert të federatës. Familjarët lirohen nga burgu. Në vitin 1963 për torturat që kishte kryer UDB eja në familjen tonë kishte shkruar edhe revista e ilustruar “Duga”.
Ky ishte një rrëfim i shkurtë për familjarët e mi, vitin e lindjes time 1960, dhe ndërtimit të “Përmendores së Vëllazërim Bashkimit në Prishtinë” në vitin 1960!

Zgjimi i ortodoksisë shqiptare në Maqedoni

0

Autoktonia shqiptare në Maqedoni gabimisht dhe djallëzisht është trajtuar nga studiuesit sllavë, si dhe nga qendrat politike në Moskë, Beograd e Shkup, vetëm si segment nacional i shqiptarëve myslimanë, pa dhënë asnjëherë sqarime se çfarë ndodhi me vazhdimësinë territoriale e etnike të ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni
Falsifikuesit sllavë të historisë së shqiptarëve kanë treguar zell të pakursyer për t’i paraqitur të gjithë shqiptarët e Maqedonisë si myslimanë, argument ky që, sipas tyre, e redukton edhe kohëzgjatjen e autoktonisë shqiptare në këto troje. Nëse shqiptarët e këtushëm janë vetëm myslimanë, atëherë ky argument, sipas tyre, është shumë i kollajshëm për të dëshmuar se gjoja ata (shqiptarët) kanë ardhur këtu bashkë me religjionin e tyre – mysliman, menjëherë pas invadimit otoman në Ballkan. Po del se, çdo ushtar osmanli nën sqetull paska sjellë me vete nga 2-3 shqiptarë dhe i kanë hedhur si farat e hithit nëpër shkurret e malet e këtushme. Prandaj, këtu ndodhi edhe lajthitja më e madhe e Evropës në fundshekullin e 19 dhe fillimshekullin e 20, e cila, e ndikuar nga ideologjia pansllaviste e Moskës dhe Beogradit, nuk arriti ta mbrojë kompaktësinë territoriale të shqiptarëve (në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës) në të ashtuquajturat harta të gjelbra të banuara me shqiptarë.
Përpjekjet e pasuksesshme sllave në Maqedoni për të denigruar dhe deformuar kompaktësinë etniko-fetare të shqiptarëve janë vërejtur në forma e variante të ndryshme, por kulminacioni ishte me Enciklopedinë Maqedonase, e cila pretendonte se po e thoshte të vërtetën për karakterin ardhacak të pranisë shqiptare në Maqedoni. Dhe jo vetëm kaq. Të gjithë ata që kanë njohuri nga historia fetare e 2-3 shekujve të fundit (të këtyre trojeve) nuk e kanë vështirë ta hetojnë lidhshmërinë e daljes në dritë të enciklopedisë problematike të ASHAM dhe djegies së manastirit të Shën Mbigurit, afër Mavrovës (versioni sllav: Sv. Jovan Bigorski), që ndodhi para pesë vjetëve.

Argumentet që na japin të drejtë ta ndërlidhim daljen e enciklopedisë maqedonase dhe djegien e manastirit të Shën Mbigurit janë të shumta, por ne do t’i radhisim vetëm disa:
E para, komuniteti ortodoks shqiptar në Maqedoni asnjëherë nuk ka dalë në dritën e vërtetë të identifikimit të interesave e nevojave që i ka falë politikës asimiluese të konjukturave shtetërore të Beogradit e Shkupit.
E dyta, autoktonia shqiptare në Maqedoni gabimisht është trajtuar nga studiuesit sllavë, dhe nga qendrat politike në Moskë, Beograd e Shkup, vetëm si segment nacional i shqiptarëve myslimanë, pa dhënë asnjëherë sqarime se çfarë ndodhi me vazhdimësinë territoriale e etnike të ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni.
E treta, nëse në Maqedoni ka ekzistuar dhe ekziston një komunitet ortodoks shqiptar, atëherë shtrohet pyetja, se ku i kanë kryer faljet, shërbesat dhe ritet e tyre fetare, pjesëtarët e këtij komuniteti.
E katërta, për autorët e enciklopedisë maqedonase, por edhe për të gjithë shpifësit e pafytyrë, që abuzojnë me të vërtetën shkencore, do të ishte vdekjeprurëse kundër-argumenti shqiptar përmes dokumenteve dhe freskave (tashmë të zhdukura) në manastirin e Shën Mbigurit, prandaj dikujt iu kujtua ta zhbëjë këtë kundër-argument, duke ia vënë zjarrin manastirit në fjalë.
Djegia e Manastirit të Shën Mbigurit është një krim i rëndë kulturor e fetar, që i është bërë trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve. Memoria historike e shqiptarëve të Rekës është ngushtë e lidhur me këtë manastir dhe të gjithë ata që nuk duan të dinë për vazhdimësinë etnike e fetare të këtyre njerëzve, të kësaj treve, punën e parë që do ta bënin do të ishte zhbërja e këtij manastiri. Lëndimi shpirtëror, që u bëhet shqiptarëve me këtë krim, tejkalon dhimbjen dhe vetëdijen e fjetur të atyre njerëzve, që me shekuj pëshpëritën ninulla dhe shuguruan fëmijë në gjuhën e tyre amtare-shqipe. Pleqtë ortodoksë të Rekës, të cilët shumë pak dinë të llafosin maqedonisht, e kanë të pamundur të mos pikëllohen, kur mbi manastirin e tyre, dora e një piromani zhduki një pjesë të kujtimeve të tyre, një pjesë të dëshmive të tyre dhe një pjesë të krenarisë së tyre.
Vetëm ata që i frikësohen së ardhmes mund të ngrenë dorë mbi të kaluarën. Prandaj, ky nuk është vetëm një rast observimi kriminalistik por, më tepër se kaq, është një alarm për politikën anemike shqiptare, por edhe për të përgjumurën – Kishën Autoqefale Shqiptare, tek të cilët, bie theksi i përgjegjësisë konkrete morale e institucionale për të problematizuar këtë krim.
Tashmë nuk ka kurrfarë dyshimi se me djegien e manastirit Shën Jovan Mbiguri (sllavët i thonë Sveti Jovan Bigorski) janë djegur edhe shumë dokumente të rëndësishme për historinë shqiptare ndër shekuj. Studiuesit shqiptarë kanë dhënë alarmin se me djegien e bibliotekës, që ishte në kuadër të këtij manastiri, është shuar një pasuri e madhe për të cilën dikush do të duhej të mbajë përgjegjësi. Kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni (SHHSHM), Nebi Dervishi, para gjashtë vjetëve e pat drejtuar gishtin drejt ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje të Objekteve Kulturore, Pasko Kuzman, i cili, sipas tij, është përgjegjës juridik i këtij objekti. “Ai, Kuzmani, duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dëm të shkaktuar”, pati thënë Dervishi.
Sipas historianit Dervishi, ky manastir i takon shekullit XI ose vitit 1020, ndërsa deri në fillim të shekullit IX mesha aty është mbajtur në gjuhën shqipe. “Në këtë bibliotekë janë mbajtur dokumente për hyrje-daljet e kishës, raporti vjetor, dorëshkrime historike për lëvizjet shqiptare etj. Aty ka pasur mjaft dokumente të rëndësishme shqiptare, të cilat mendojmë se janë djegur qëllimisht. Dikush ka vënë gisht mbi këtë bibliotekë”, pati sqaruar Dervishi.
Në anën tjetër, edhe ish-drejtori për Konservimin e Monumenteve Kulturore, Behixhudin Shehapi, i pat akuzuar vetë murgjit se kanë djegë bibliotekën e një prej manastireve më të lashta shqiptare. “15 banorë ka vetëm konaku, aty ku është ndezur zjarri. Murgjit pa pyetur askënd dhe pa marrë leje nga askush me të holla të donatorëve kanë ndërtuar furrë dhe objektin e kanë pajisur me rrymë elektrike. Zjarri që ka djegur bibliotekën është shkaktuar nga kjo furrë”, qe shprehur Shehapi. Sipas tij, përgjegjësinë për djegien e kësaj biblioteke duhet të bartin vetë murgjit dhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë, pasi kanë punuar pa pyetur institucionet kompetente. Ndërkaq, Qeveria e Maqedonisë, për t’i humbur gjurmët e krimit, pat filluar ndërtimin e konakut lindor në vlerë prej 175 mijë eurosh, që është në krahun tjetër nga konaku i djegur.
Lidhur me lidhshmërinë e këtij manastiri të djegur me elementin shqiptar ortodoks, atëbotë pat folur edhe myftiu atëhershëm i Myftinisë së Dibrës, Ruzhdi Lata (kryetar aktual i Dibrës), i cili personalisht kishte udhëtuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. “Brenda janë fshehur të gjitha dokumentet të cilat kanë qenë të rëndësishme për vetë kishën dhe historinë shqiptare. Ajo që kisha ka qenë shqiptare është shumë e sigurt, pasi shumë prej freskave janë nga autorë shqiptarë që vijnë nga Korça, Manastiri, Dibra etj. Mënyra se si është punuar dhe shumëçka tjetër tregon për këtë monument të rëndësishëm”, pati deklaruar Lata.
Një argument tjetër shumë i fuqishëm që flet për identitetin shqiptar të këtij manastiri është e dhëna se një nga dhuratat më të mëdha për mirëmbajtjen e këtij tempulli fetar, ose personi që më së shumti ka kontribuuar ishte babai i Skënderbeut, Gjon Kastrioti. Ai i dha çifligje, toka të mëdha këtij manastiri, me të cilat është mirëmbajtur deri më tani. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe teologu Ruzhdi Lata, i cili ka thënë se për këtë fakt ka siguruar edhe dokumentacion arkivor.
Prania shqiptare e manifestuar edhe nëpërmjet përkatësisë fetare-ortodokse në Maqedoni nuk ka mundur të zhvillohet pa një traditë të besimit dhe aplikimit të shërbesave fetare nëpër kisha dhe objekte të tjera sakrale. Historianët shqiptarë janë të sigurt në argumentet e tyre se jo vetëm manastiri Shën Jovan Bigorski (Mbiguri) është tempull fetar shqiptar që daton nga viti 1020, por edhe kishat e tjera si Shën Naumi në Ohër, Kisha në Kalishtë, në Nerez të Epërm etj. mbajnë vulën identitare shqiptare. Sipas historianit Nebi Dërvishi, të gjitha këto kanë qenë kisha arbërore, të cilat ortodoksët maqedonas sot i shfrytëzojnë dhe i përvetësojnë në mënyrë të paskrupullt si vlera të tyre fetare e etnike.
Prandaj, të gjitha argumentet flasin se pasardhësit e tanishëm të Josif Bagerit as s’kanë rënë nga qielli, as faljet e tyre nuk i kanë bërë në ndonjë xhami të fshatit. Pseudoargumenti sllav për gjoja ardhacakërinë e shqiptarëve në këto troje me përqafimin e islamit si fe dominuese, nxjerr në pah frikën nga hija e tyre për të pirë ujë në pusin e shkretëtirës. Vuajtja në shkretëtirën e mendjes së mbyllur shkakton fatamorganën e cila nuk ngeli edhe pa pasoja: djegien e Manastirit të Shën Mbigurit, aty ku edhe ka ngelur hiri dhe bloza e dokumenteve të djegura, që është vështirë të kompensohen për të retushuar një histori të shpifur për realitetin etnik të këtyre hapësirave. Megjithatë, ajo që nuk mund të retushohet është kujtesa e shqiptarëve ortodoksëve të Rekës së Epërme, të cilët, edhe pas djegies së manastirit të tyre, do ta mbajnë thellë në kujtesë historinë e tyre josllave. Do ta kujtojnë Josif Bagerin dhe aksiomën e tij se pa një bashkim shpirtëror nuk mund të arrihet edhe bashkimi fizik, ndonëse, ky proces, sipas tij, nuk është aspak mekanik, por kërkon sakrifica dhe, mbi të gjitha, harmoni brendakombëtare. I lindur dhe rritur në një gjeografi të vështirë kombëtare, Josif Bageri e ndiente më shumë se kushdo tjetër rrezikun e përçarjes, andaj ai me ngulm apelonte që “Njësia bon forcën, dhe bashkimi ka fuqinë! Cili komb kta i ka: Kurri s’vritet vllai me vlla…” (1908).
Josif Bageri tingëllon edhe sot aktual me porositë e tij. Nderimi më i madh që mund t’i bëhet atij aktualisht është rikthimi i identitetit të gjithë atyre që në periudhën e komunizmit harruan amanetin e bashkëkombësit të tij nga Nestrova dhe e gjithë Reka e Epërme, për ta ruajtur dhe kultivuar me xhelozi gjuhën dhe përkatësinë kombëtare shqiptare. Rikthimi tek identiteti i gjuhës dhe gjakut u jep ortodoksëve shqiptarë jo vetëm vendin që u takon brenda trungut etnik shqiptar, por edhe përgjegjësinë për ta prishur grafikonin e rrejshëm të strukturës etnike-demografike në Maqedoni.
Fatbardhësisht, shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë tashmë kanë komunitetin e tyre fetar të regjistruar dhe të barabartë me të gjitha bashkësitë e tjera fetare në Maqedoni dhe kjo u cilësua me të drejtë nga kreu i Bashkësisë së re të Shqiptarëve Ortodoksë, Branisllav Sinadinovski, si një arritje historike për shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë. “Kjo bashkësi është e barabartë me të gjitha kishat dhe grupet religjioze që ekzistojnë në Maqedoni. Kjo për ne shqiptarët ortodoksë paraqet një vepër historike, sepse tregon se të gjithë ata që na mohuan ne u treguam se ekzistojmë. Babai im ka bërë një studim që tregon se në Rekën e Epërme jetojnë 60-70 mijë shqiptarë ortodoksë. Ata u asimiluan e u mohuan nga të gjithë, po nuk hoqën dorë nga përkatësia e tyre fetare dhe etnike”, deklaroi profesori Branisllav Sinadinoski. Ai është cituar të ketë thënë se formimi i Kishës Ortodokse Shqiptare është kërkesë e besimtarëve që janë rreth 70 deri 75 mijë në Maqedoni. “Askush nuk ka nevojë të ketë frikë nga formimi i Kishës Ortodokse Shqiptare, aq më pak Kisha Ortodokse Maqedonase. Sepse formimi i saj veçse mund ta lehtësojë procesin e zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet sot kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase”, ka thënë Sinadinovski dhe, sipas tij, formimi i Kishës Ortodokse Maqedonase është ëndërr e rilindësit shqiptar, Josif Bagerit, përmendorja e të cilit pritet të vendoset së shpejti në zonën qendrore të Shkupit.

La Nuova Italia (1924) / Tre faktet që shpjegojnë gjendjen e tensionuar në Shqipëri – Intervista në Paris me ambasadorin Xhemil Dino

Xhemil Dino (1894 – 1972)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Korrik 2022

“La Nuova Italia” ka botuar, të dielën e 8 qershorit 1924, në ballinë, intervistën e Xhemil Dinos (ambasadorit shqiptar në Paris) në lidhje me gjendjen e tensionuar asokohe në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zanafilla e mosmarrveshjeve shqiptare

Deklarata të ministrit të Shqipërisë në Paris

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne e pamë me vend t’i kërkojmë Legatës Shqiptare në Paris një sqarim për situatën shumë të rëndë që është krijuar së fundmi në Shqipëri.

Ne u pritëm nga ministri (ambasadori) Xhemil Dino, i cili me mirësjelljen e zakonshme na dha deklarata të qarta dhe të sakta, të cilat kanë një vlerë të veçantë për Italinë.

Situata aktuale, na tha Xhemil Dino, krijohet nga tre fakte : zgjedhja e regjimit, skicimi i kufijve shqiptarë, lufta për zgjedhjen e kryeqytetit.

Përsa i përket regjimit, më duhet të deklaroj se kjo çështje daton që prej tërheqjes së Princ Vidit. Pas largimit të tij, Shqipërisë iu hoqën befas të gjitha të drejtat e saj, që i ishin dhënë, në koncertin ndërkombëtar, një kombi të formuar. Përballë kësaj, ne e konsideruam të domosdoshme gjetjen e një formule e cila do të shërbente për të qeverisur. Një formulë e cila i tregoi Evropës se, pavarësisht largimit të Princit, Kombi dhe Shteti shqiptar vazhdonin të ekzistonin.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne zgjodhëm Regjencën e përbërë nga katër personalitete që u përkisnin prirjeve të ndryshme politike ose fetare. Kështu, duke mos na dhënë një formë definitive të qeverisjes, ne po tregonim se një qeveri vazhdonte të ekzistonte.

Por Regjenca, e cila është një shprehje kalimtare, nuk mund të ekzistojë për një periudhë të gjatë, prandaj Asambleja Kushtetuese vendosi të zgjedhë regjimin që i duhet Shqipërisë.

Pikërisht rreth kësaj zgjedhje filluan mosmarrëveshjet e para midis partive, grupeve dhe fraksioneve.

Disa janë mbështetës të monarkisë, e të tjerë të Republikës. Merrni parasysh, për si fillim, formën monarkike.

Monarkia, nga pikëpamja etike ideale, do t’i jepte shtetit tonë të vogël një prestigj përfundimtar. Por në mënyrë të pashmangshme do të krijonte kontraste që mund të shfrytëzoheshin nga armiqtë tanë të mundshëm.

Shqipëria, siç e dini, është një vend që nuk ka fe shtetërore. Subjektet i përkasin katër feve kryesore : myslimanë; myslimanë protestantë, pra të shkëputur nga Kalifati: ortodoksë dhe katolikë. Një sovran që i përket njërës prej këtyre katër besimeve do të rrezikonte të provokonte – dhe me siguri do të provokonte – fanatizmin e partizanëve të tre besimeve të tjera. Lufta e prirjeve fetare është shumë e rrezikshme. Pra, nëse, nga pikëpamja e prestigjit jashtë vendit, monarkia është e dëshirueshme, nga pikëpamja e brendshme nuk është e tillë. Dhe pikërisht për të gjitha arsyet që po ju sqaroj, Kuvendi i Tiranës u tregua i gatshëm për shndërrimin e regjencës në Republikë. Në një qeveri republikane, mund të përfshihen lehtësisht anëtarët e të gjitha prirjeve fetare.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zgjedhja e regjimit dukej se po shkonte drejt zgjidhjes kur rivalitetet partiake u rishfaqën, të cilave iu bashkuan diskutimet mes Shkodrës dhe Tiranës, duke e ndarë Kuvendin Kombëtar në dy grupe.

Deputetët e Shkodrës, të besimit mysliman, u ngritën kundër deputetëve të qarkut të Tiranës që në pjesën më të madhe i përkasin fesë katolike (në fakt, këtu është e kundërta). Prej andej shpërtheu shkëndija që ringjalli gjithë urrejtjen e fraksioneve mbi të cilat dominon hija e Esad Pashës dhe vrasësit të tij, Avni Rustemit.

Të gjithë këtyre elementëve duhet t’u shtojmë edhe pakënaqësinë e krijuar nga vonesa e gjatë e pësuar në përcaktimin e kufirit drejt Liqenit të Ohrit. Si përmbledhje, populli shqiptar jetonte prej disa kohësh në një gjendje të madhe emocioni dhe shembulli i Kuvendit Kombëtar ishte shkëndija që ndezi barutin.

— Dhe a besoni — e pyetëm — se mund t’i kthehemi shpejt një gjendje normale ?

Le të shpresojmë! u përgjigj ministri (ambasadori) duke na përcjellë.

G.-A. CASTELLANI

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/la-nuova-italia-1924-tre-faktet-qe-shpjegojne-gjendjen-e-tensionuar-ne-shqiperi-intervista-ne-paris-me-ambasadorin-xhemil-dino/.

Arti si interpretim

0

Shkruan: Shefqet DIBRANI 

Prof. dr. Zejnullah Rrahmani, “MALËSORJA e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit“, studim letrar, botoi Sh. B. “Faik Konica“, Prishtinë 2002, faqe 238. ISBN 9951-06-002-1.  

Ndarja në Fushë të Kosovës 

 ”Më në fund edhe ai u përshëndet me fëmijët e vet, të nesërmen edhe me mua në stacion të trenit në Fushë të Kosovës. Kur u nis treni ai mbeti i vetmi njeri në peronin e stacionit që na shikonte se si po largoheshim. Ishte 29 prilli 1999 kur përfundimisht ai mbeti në stacionin e trenit në Fushë të Kosovës, i vetmi njeri që po përcillte dikend te treni që na largonte neve. Përfundimisht kishte vendosur të mos e braktiste shtëpinë e tij dhe Prishtinën!“1, ka shkruar i vëllai Zena, autor e studiues dhe profesor i teorive letrare në Universitetin e Prishtinës, pra kështu ka shkruar një vëlla e mik, e kjo nga aspekti psikologjik është me vlerë më të madhe jo vetëm letrare por edhe etnokulturore, vlera tashmë të pakta, të rralla dhe periferike. Ky fragment na jep për të besuar se shoqëria jonë, kombi ynë, do të gjejë forca për ta marrë veten dhe për t’i kthyer ato vlera që i ka marrë përpara ai Përroi i Keq, i veprave të këtij romansieri.  

Retrospektiva e një ndijimi 

Edhe pas kaq e kaq vitesh, kur lufta është harruar(?!) e kur pasojat e saj tashmë kanë dalë më në horizont, ky fragment ta ndalë frymën, t‘i stepë ndjenjat, të shokon, të kthen në atë kohë, t’i ndezë halucinacionet sa për një kohë nuk mund ta marrë njeriu veten. “Përmes teknikës së retrospektivës”2 autori e ka rikthyer ndijimin artistik për qasje të këtij lloji në një vepër letrare. 

Po çfarë kohe ishte, në cilat rrethana tragjike qenka mbushur me këtë frymëzim të hidhët shkrimtari e studiuesi. Vërtet një përshkrim elegjiak e aq dokumentar tragjik për tragjiken e madhe të cilën e kemi harruar në dalldisjet e pafundme pas epsheve3 morale dhe pas vlerave kapitale duke rrënuar koncepte sociale e kulturore kudo. 

Arti si fenomen dramatik 

E nëse këtë studim e shikojmë me llupën e atyre rrethanave të cilat kanë mundur të ndikojnë në vetëdijen e autorit, studimi si tërësi “Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit“ mbetet një dokument autentik i kohës, parë nga prizmi i teorive letrare, por një kronologjie që ka ndikuar në vetëdijen e autorit nuk mundemi t’i shmangemi. ”Arti i interpretimit“ është botuar në vitin 2002, d.m.th. vetëm dy vite pas përjetimit tragjik e të trishtueshëm, që lexohet edhe brenda atyre rreshtave të fragmentit që nxorëm më lart. Shtrohet pyetja nëse mund ta shkëpusim këtë studim mbi nocionet letrare dhe për “Artin e interpretimit“ nga ato ngjarje nga ato rrethana, pasi si duket ka gjetje, sidomos elementi tragjik, mbi tragjeditë që kanë ndodhur në ato rrethana, ka trishtim të skajshëm dhe ka interpretim figurativ që u shkon rrethanave të asaj kohe kur është ndikuar e frymëzuar studiuesi për t’i kapur ato vlera ato detaje të hollësishme e të befasishme për mendjen dhe syrin e secilit. Natyrisht, brenda trajtimit dhe hulumtimit letrar ka halucinacione dhe veprime të çmendura, frikë për zhbërje e zhbirje nga faqja e dheut. Por ka edhe shpresë për mëkim e tejkalim, për të dalë në dritë të ndritshme.  

 Hipotetizmi dhe qasja për një psikanalizë të tekstit  

Tash, nëse studimin e shohim nga aspekti i psikanalizës, kollaj mund të shtrohet një pyetje hipotetike, nëse studimi është rezultat i kërkimeve në fushën e teorive letrare, apo autori është ndikuar nga tragjika e ndarjes me të vëllain, të cilin e ka pasur edhe idol të romanit Malësorja? Që do të ishte interpretuar se hipotetizmi është dukuri që mund të hulumtohet edhe nga aspekti i psikanalizës së një studimi, madje edhe i një vepre letrare siç është romani Malësorja, i Nazmi Rrahmanit. 

Për të nxjerr një krahasim hipotetik në mes studimeve letrare dhe ndikimit të atyre rrethanave në konceptin e qasjeve, mund të kuptohet nga parathënia, por libri si tërësi tematike, nuk flet vetëm për ”Artin e interpretimit“ sado që gjithçka është parë nën prizmin e pedagogut, ligjëruesit të teorive letrare, studiuesit të zellshëm dhe njërit nga shkrimtarët më të mirë të brezit të tij, siç është Zena, por qasja dhe studimi mbi romanin Malësorja, është produkt i rrethanave, i ndikimeve prandaj studimi është bërë si qasje ndryshe në raport zhvillimeve e ndikimeve që ka kaluar kombi ynë dhe vetë autori, ose ndikimi i pashmangshëm i të vëllait që ka mbetur vetëm në Prishtinë, për t’i mbetur besnik veprës së tij dhe atdheut për të cilin ka bërë më shumë se kushdo tjetër shkrimtari Nazmi Rrahmani, i cili do të mbetet figura më e kompletuar e letërsisë dhe e brezit të tij, si qytetar, si intelektual, por edhe si Njeri.  

Pa dyshim ”Arti i interpretimit“ është dokument autentik i atij realiteti, është fryma e trishtimit të tij, e çmendisë dhe çmendurisë së pushtuesit, dhuna dhe marrëzia si proces i zhbërjes dhe rreziku nga shpërngulja, degdisja dherave të huaja e kontinenteve të largëta. Padyshim vepra është rezultat i rrethanave sociopolitike, halucionacione të cilat jo secili mund t’i kontrollonte e t’i emanciponte për t’i futur në shërbim të letërsisë, studimit, dokumentit origjinal që përshkruan si art trishtimin, dhe interpreton situata duke i trajtuar ato në dritën e teorive letrare, koncepteve psikologjike, që nuk mund të përshkruhen kollaj, e aq më pak nga secili, veçmas nëse lënda shikohet nën llupën e psikanalizës.  

Arti si interpretimi artistik e letrar 

Prof. dr. Zejnullah Rrahmani, më këtë studim për romanin Malësorja, ka nxjerrë në pah tërë opusin e tij pedagogjik, afinitetin e një profesori erudit dhe të intelektualit të përkushtuar. Tashmë studimi “Arti i interpretimit” nuk mund të kufizohet vetëm studim i ngushtë për romanin Malësorja, sepse aq sa është përmbledhur jeta e Kosovës, e banorëve të saj, veçmas e gruas shqiptare, brenda romanit, po aq sqarohet në këtë studim me komentime edhe realiteti i gjithmbarshëm i atyre rrethanave.  

Gjithsesi ky mendim kaq i stërholluar dhe i detajuar u përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, që kanë kaluar nëpër purgatorin komunist, i cili gati në çdo dhjetëvjetësh u tregua i ashpër, i pamëshirshëm dhe armiqësor kundër shqiptarëve dhe përgjithësisht kundër qytetarëve të Kosovës. 

 Jeta dhe shkrimi 

Shënimi “Jeta dhe shkrimet e Nazmi Rrahmanit” mbetet biografia më sublime për shkrimtarin Nazmi Rrahmani, për jetën, shkollimin, punën dhe shkrimet letrare të tij. Një tekst konciz, i shkurtër dhe përmbajtjesor në të cilin është përthekuar mirë, bukur e saktë fizionomia njerëzore, letrare e politike e shkrimtarit.  

Një dokument origjinal, ndër më të mirët që i ka letërsia shqipe, sidomos pjesa e programit arsimor, që u dedikohet nxënësve dhe studentëve në Kosovë, dhe më tej kudo në hapësirën shqiptare. 

Ne që jemi të interesuar për të mësuar rrethanat shoqërore e politike në të cilat u formësua shkrimtari e gjejmë në këtë parathënie të librit, aty zbulohet e tërë bota emocionale dhe mësohen rrethanat që ndikuan në formimin dhe botëkuptimin letrar të Nazmi Rrahmanit. 

Ndikimi sociopolitik në formimin e veprës dhe autorit 

Në vazhdim prof. dr. Zejnullah Rrahmani, “ka skicuar një numër çështjesh shumë të rëndësishme të jetës shqiptare në Kosovën prej Luftës së Dytë Botërore deri me hyrjen e forcave të Natos në Kosovë.”4, por për periudhën kur u shkollua dhe u formua autori i Malësores, autori ka theksuar se “partizanët (kur i) kishin vrarë armiqtë e socializmit, vendosën pushtetin më çnjerëzor të njohur ndonjëherë nga shqiptarët: socializmin jugosllav5 kjo sintagmë na i sqaron më mirë dilemat, ato rrethana politike, dhe sqaron edhe klimën në të cilën i ka shkruar romanet, Nazm Rrahmani, i cili guximshëm ka prekur temat e ndieshme, të përgjakshme nëpër të cilat kaloi populli ynë, prandaj studimi i tyre në prizmin e ndryshimeve të rrethanave shoqërore e politike është kërkesë imediate e kohës, dhe nevojë e pashmangshme e sistemit edukativ e arsimor në Kosovë, nëse duam të mësojmë se si u krijua Letërsia Bashkëkohore në Kosovë dhe në çfarë rrethanash u krijua edhe romani modern i Kosovës. 

 Tematika e studimit letrar 

Në tërë studimin e tij, prof. dr. Zejnullah Rrahmani, ka zbërthyer aspekte sociologjike, tematike e psikologjike të personazheve dhe karaktereve të tyre, duke i shpjeguar e krahasuar në kontestin e rrethanave e të atij niveli sociokulturor që kishte shoqëria e fshati shqiptar në përgjithësi. Edhe pse romani Malësorja, nuk është i ndarë në kapituj të veçantë, profesori dhe studiuesi i teorive letrare, arrin ta bëjë këtë, duke e ndarë romanin në 4 pjesë të mëdha dhe në një varg temash me tematikë për t’u analizuar e komentuar si duhet. Pastaj çdo detaj veç e veç është analizuar, trajtuar e komentuar, duke folur për rolin e secilit personazh dhe duke shkoqitur secilën ngjarje të zhvilluar brenda romanit. Një pasqyrim jo vetëm profesional e intelektual por profesori ka dhënë ndihmesë profesionale për t’u kuptuar romani saktë, më mirë edhe nga shtresa të tjera të lexuesit.  

Pra, siç thamë, romani ndahet në katër pjesë të mëdha. Pjesa I, ka 9 Kapituj të cilët shoqërohen me 9 Komente, në të cilat zbërthehet tematika dhe ngjarja, kurse në pasuset tematike edhe rastet e veçanta. Komentet, janë metodologji pedagogjike, andaj lexuesi do të kuptojë fare lehtë qëllimin e romanit, të individit dhe ndodhisë brenda atij fragmenti që merret për diskutim. Ngjashëm ka vepruar edhe në Pjesën II, ku janë përfshirë 2 Kapituj që shoqërohen po ashtu me 2 Komente për diskutim. Pjesa III, përbëhet nga 4 Kapituj të cilët po ashtu kanë 4 Komente, dhe Pjesa IV, përbëhet nga 2 Kapituj, të cilët gjithashtu shoqërohen me 2 Komente, por si tërësi, studimi kompletohet në mënyrë të shkëlqyeshme duke hapur horizonte të reja për interpretime letrare, psikologjike e aspekte të tjera. 

Gjithashtu, në vijim të këtij studimi janë shtjelluar disa nga karakteret kryesore të romanit, dhe është bërë një interpretim i lëndës si pikëshikime, analiza, strukturë organike, aspekte estetike, karakterizime të tjera letrare, sociologjike, etnografike, filozofike, e psikologjike, duke krijuar kështu një mozaik të tërë artistik, sa të mbushet mendja, se nuk ka lënë ngjarje a ndodhi pa prekur. Por si njohës i teorive letrare, dhe si pedagog që është, profesor Zejnullah Rrahmani, nuk e mbyll rrethin, prandaj ai ka shtruar nevojën për zgjerim të studimeve edhe në aspekte të tjera, qoftë të karakterit psikologjik ose tematik, pasi ka mundësi të shumta dhe të pashtershme. Ndoshta në këtë pikë përputhet edhe studimi ynë, i cili merret me disa aspekte të psikanalizës, jo për të plotësuar këtë kriter sa si vetëdije se fusha e studimeve letrare ka mundur t’i prek e shterojë dukuritë dhe tematikën e romanit Malësorja, më mirë e më saktë, qoftë si studime të veçanta, e qoftë si diskutime në kuadër të sistemit arsimor, ku jo pak romani Malësorja, dhe romanet e tjera të këtij autori kanë qenë pjesë e studimit dhe komentimit. “Megjithatë, një vepër si kjo, ka shumë kuptime të cilat edhe më tutje mbeten anash, jashta cilitdo studim, prandaj edhe jashta këtij” studimi ka shkruar në librin “Arti i interpretimit” profesori i teorive letrare Zejnullah Rrahmani, gjë që na motivon, për të pasur zemër në disa interpretime, parë në një prizëm tjetër.  

 Epilog ose pse duhet lexuar “Arti i interpretimit” 

E pasi segmente të këtij studimi janë përmendur brenda shkrimit nëpër pasuset e caktuar, vendosëm ta mbyllim këtë shënim me konstatimin se ata të cilët e kanë lexuar romanin Malësorja, veçmas ata të cilët mëtojnë për ta trajtuar, të mos e lëshojnë rastin pa e lexuar me ngadalë e me pasion, kujdesshëm e vëmendshëm studimin në fjalë. Vërtet nëse dëshirojnë për ta kuptuar më mirë efektin letrar, psikologjik dhe sociologjik të romanit dhe qasjet e tyre për të qenë më të sakta, qoftë në raport me ndodhinë brenda romanit, e qoftë si detyrim profesional në raport me teoritë dhe nocionet e shtjelluar për “Romanin e MadhMalësorja” të Nazmi Rrahmanit. 

*Marrë nga libri i Shefqet Dibranit, “KARAKTERI dhe ARKETIPI në romanin ‘Malësorja’ të Nazmi Rrahmanit”, studim letrar, Prishtinë 2021, faqe 331- 338. 

Fenomeni partiak i shqiptarëve, unikal në botë!

0

Florim Zeqa 

Historikisht shqiptarët nuk i kanë tejkaluarar dy gjëra, me i shajtë n’babë e n’nanë dhe me i prekë n’moral! Mirëpo në kohën e pakohë që po e jetojmë kanë ndryshuar gjërat, shqiptari ti ban hallall të gjitha veq mos ja shajë liderin dhe partinë!

Gjurmët e pushtimeve të gjata

Shqiptarët aq shumë janë të dhënë pas partive politike dhe liderëve partiakë, saqë nuk ta merr mendja. Përpos shqiptarëve, nuk ka popull tjetër në botën e civilizuar që është i mishëruar aq shumë me bindjet politike dhe fetare.

Janë disa faktor që kanë ndikuar në mentalitetin partiak dhe ideologjik të shqiptarëve, siq janë pushtimet e gjata, filluar nga ai romak, bizantin, turk dhe sllav, të cilat kanë lënë vrragë të pashlyera në trashëgimin kulturore dhe gjenetike. Kur jemi në këtë segment, pushtimi i gjatë komunist e ka tjetërsuar në masë të madhe qenjen kombëtare, duke i dhënë përparësi intenacionalizmit proletar në vend të integrimeve kombëtare.

Për të mos thënë fare, të rralla janë rastet kur shqiptarët betohen në komb dhe atdhe, por gjithmonë në fe e parti, në profet dhe lider partiak.

Mjafton që shqiptarin te mos e prekësh në dy gjëra; fe dhe parti, për të tjerat thuej e gënjeje për gjithçka, nuk i mbetet hatri. Madje, nëse je mjeshtër i gënjeshtrës dhe mashtrimit të besojnë edhe nëse ua shanë dhe fyen figurat më eminente kombëtare, siq është rasti i disa pseudo-historianëve të shitur tek Serbia, të cilët i kthyen Ismajl Qemajlin dhe Isa Boletinin nga heronjë në “tradhëtarë”!

Vetëdija shoqërore e ndikuar nga shkalla e zhvillimit ekonomik

Prapambeturia apo mungesa e zhvillimit ekonomik ka ndikuar në vetëdijen shoqërore, përkatësisht në mentalitetin e njerëzve, të cilët janë kënaqur me sigurimin e kafshatës së gojës, pa ju shkuar mendja të kërkojnë diçka tjetër nga pushtetarët.

Varësia dhe nënstrimi i plotë ndaj pushtetarëve, shqiptarët i ka bërë të dëgjueshëm ndaj pushtimeve të gjata qindra vjeçare!

Në disa raste ende po reflektohen pushtimet e gjata dhe pushtimi sllavokomunist në trojet shqiptare, ku këta të fundit me devotshmëri i shërbyen komunizmit për më tepër se gjysëm shekulli dhe po vazhdojnë ende t’iu thurin hymne mbeturinave komuniste në rrethanat e pluralizmit politik në stilin e vjetër; “Jemi të gatshëm të hamë edhe barë për hatër të partisë”!

Fenomeni partiak i shqiptarëve në ditët e sotme

Për fatin e keq, fenomeni partiak dhe ideologjik po vazhdon edhe në ditët e sotme para interesit kombëtar dhe shtetërorë. Shqiptarët janë të ndarë dhe përçarë si asnjëherë më pas pas partive politike. Partitë e bastarduara politike e kanë shkatërruar në embrion (familje) të ardhmen e shqiptarëve. Nuk ka si të jetë ndyshe, kur, “në një familje 4 anëtarëshe janë futur 5 parti politike”. E përdora këtë shprehje në mënyrë figurative për të dëshmuar katandisjen e familjes shqiptare në përgjithësi, ku nuk çmohet dhe as respektohet kryefamiljari (i zoti shpisë), por secili bëhet mbret nën të njëjtën çati!

Edhe në të kaluarën kemi pasur lider dhe parti politike, por asnjëherë në historinë e re të pluralizmit politik nuk ka ekzistuar gjuhë më e ulët dhe denigruese mes shqiptarëve.

Parti të caktuara politike e kanë instaluar gjuhën fyese të urrejtjes, kërcënimit dhe linçimit ndaj atyre që mendojnë ndryshe apo që e marrin guximin të kritikojnë lider të caktuar partiak dhe shtetërorë.

Këtë punë të pistë e bëjnë injorantët dhe lakmitarët që vrapojnë pas ndonjë “ashti të fëlliqur” të pushtetarëve apo të paguarit enkas për këtë punë, duke u vërsulur si bishat e ç’mendura ndaj atij që e merr guximin të kritikojë veprimet e shëmtuara të liderëve shtetërorë dhe partiak.

Gazetaria nuk guxon të jetë partiake dhe as në shërbim të grupeve të interesit

Gazetaria është sfidë në vete, nuk është në krizë vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, madje edhe në shtetet me traditë të gjatë demokratike dhe civilizuese. Pothuajse në të gjitha ndryshimet politike të vendeve europerëndimore, gazetarët janë edhe protagonistët të ngjarjeve. Gazetaria nuk e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit, përkundrazi nënkupton kërkimin e së vërtetës mbi të gjitha ato ngjarje që janë me interes për shoqërinë, për qytetarët, për njerëzit e thjeshtë.

Rrethanat politike shpeshherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër në Kosovë!

Pavarësisht kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale pas publikimit të shkrimit, nuk guxon të ndodhë tërheqja e shkrimit nga gazetari, përkundrazi duhet mbrojtur me fakte dhe argumente të fuqishme interpretimin (prezantimin) e së vërtetës, sado sfiduese të jetë ajo. Komunikimi me opinionin publik për gjëra të tilla përveçse reflekton mbështetje, krijon besueshmëri dhe ndershmëri reciproke, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt edhe në parandalimin e së keqes!

Prandaj, të gjithë gazetarët, pa dallime pikëpamjesh ideologjike, duhet të kërkojnë krijimin e një imazhi më pozitiv të gazetarisë. Mbi të gjitha duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i ndryshimeve të përgjithshme shoqërore, e jo të mbetem zë i pakicës, por të shndërrohen në zë plural, i respektuar nga opinioni i gjerë.

Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për t’i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!

Dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj, gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që me 2011 hyn në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who´s Who in the World”

0

Bisedoi: Hajriz Mamaj

Vajza nga Gjilani, Lumnie Kqiku, në listën e shkencëtarëve me të njohur në botë.
Punimet e saja shkencore në enciklopedinë më të njohur nga fusha e mjekësisë – “ Kush është Kush në Botë ” (Who’s Who in the World).
Punimet e saja gjenden edhe në Bibliotekën shkencore për mjekësi numër një në botë – BUBMED.

Bazuar në sukseset dhe arritjet në fushën e mjekësisë, për lexuesit shqiptar do ju sjellim një bisedë me Dr. Lumnije Kqikun, të zhvilluar nga gazetari Hajriz Mamaj.

Reportazh nga Bregdeti shqiptar.

Vapa e madhe që po mbretëron këto ditë ka bërë që shumë familje t’ia mësynë bregdetit sipas preferencave të tyre. Por, ka edhe nga ata që i mbeten besnik bukurive të bregdetit shqiptar dhe Shqipërisë.

Është bërë traditë që shumica e pushuesve mëngjeset e hershme i kalojnë në vrapim e pjesa tjetër freskinë e mëngjesit e marrin në ecje dhe si zakonisht kafja me miqtë që shpeshherë i bënë bashkë pushimi në det.
Krejt rastësisht duke pirë kafen e mëngjesit rrëzë plazhit e takoj doktoreshën Lume, të cilën e kisha takuar më parë në Konferencën e XIII të Federatës së Mjekëve Shqiptarë të mbajtur me 3 qershor në Tiranë .

Lumnije Kqiku me bashkëshortin Robert Biblekaj

Por kush është Dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj që me punën e saj të palodhshme dhe guximin bëri karrierë të bujshme?
Kqiku është nënë e tre fëmijëve, gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që me 2011 hyn në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who´s Who in the World” është ky libër që boton biografit e personave të cilët shquhen për të arriturat e tyre dhe karrierën e jashtëzakonshme.

Ajo është docente në Universitetin e Grazit/ Austri, zëvendës-udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare në Grac të Austrisë si dhe ligjëruese për studentet e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike!

Kqiku është poashtu Prodekane për studimet e doktoraturës në seksionin e stomatologjisë.

Koordinatore në CEEPUS (Central EuropeanExhange Program for University Studies) për kliniken dentale Universitare nëpërmjet te cilit trajnon shumë koleg dhe student nga vendet e ndryshme të botës!

Me prezantoi me bashkëshorti Robertin, që për fat të mirë edhe ky me profesion ishte mjek dhe si zakonisht ato përshëndetjet dhe bisedat që miqtë bëjnë mes vete. Nuk mund të presë shumë iu drejtova Robertit, bashkëshortit të Dr. Lumnijes me një pyetje ndoshta jo edhe aq profesionale. E kam përcjell me vëmendje ligjëratën e doktoreshës në kongrese ama kam qenë i fasionuar me tematikën që ajo solli para shumë pjesëmarrësve. Traumat e dhëmbëve. Nuk kisha dëgjuar asnjëherë për këtë temë. Në mbyllje të kongresit e morra një intervistë për televizion dhe i premtova se një ditë shumë të afërt do bëjmë një intervistë për lexuesit shqiptar që të njihen me arritjet dhe sukseset e doktoreshës. Mendoj që fati me buzëqeshi t’ju takoj në plazh dhe nëse pajtoheni unë me dëshirë do e kisha zhvilluar bisedën me doktoreshën, kuptohet nëse Roberti pajtohet . Me një të qeshur të theksuar të dy bashkëshortët ma japin pëlqimin dhe më tregojnë vendin se ku bëjnë plazh. Isha kureshtar të mësoj shumëçka nga ky qift simpatik jo vetëm që i kishte bashkuar bukuria dhe mençuria po kishin sjellë në jetë edhe tre fëmijë për të bërë edhe më të fuqishme jetën dhe familjen. Lumja me një krenari të pastër prej shqiptareje më thotë: “e shef, unë edhe shkencës i kam dalë zotë po edhe Robertit ia kam mbush shtëpinë”.

Fëmijët luajnë për rreth nesh me lodrat e tyre e unë me Robertin e nisim bisedën të shoqëruar me nga një Birrë Korça ndërsa Lumja morri një ujë të ftoftë Lajthize.

Një ajër i rëndë që vjen nga deti sikur mi përzien mendimet se nga t’ia filloj edhe pse kisha lexuar dhe isha përgatitur shumë për arritjet e Dr. Lumnije Kqikut.

E nisim nga gjeneza.

Jam nga Gjilani dhe jam shumë krenare për këtë. Mësimet e para i morra në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Stomatologjisë e kreva në Prishtinë në vitin 1998, ndërsa specializimin: “Sëmundjet e dhëmbit me Endodoncion” e mbarova në Kosovë. Me që bashkëshorti im studionte në Graz të Austrisë me tërhiqte më shumë ky qytet dhe me thënë të drejtën e kisha si ëndërr të bëjë magjistraturën dhe doktoratën në një shtet të huaj jashtë Kosovës .

Po me duket Roberti paska qen frymëzim për gjithë këto rezultate ia kthej si me shaka. Po me një respekt të veçantë për bashkëshortin Lumja me thotë: “pa dashuri dhe respekt nuk ka motiv në asnjë fushë”.

Ajo vazhdoi të më spjegonte se pa përkrahjen e Robertit nuk do ishte renditur në 20 % e shkencëtarëve që punimet e tyre botohen në revistave më të njohura botërore të cilat ruhen në Bibliotekën shkencore për mjekësi numër një në botë PUBMED.

“Ndoshta në këtë drejtim Roberti më ka dhënë pak më tepër përparësi mua si femër, sepse ne të dy jemi mjekë dhe bëjmë gara në profesionin tonë, këtu i falënderohem nga zemra për motivim dhe përkrahje” ishin këto fjalët falenderuese të Lumes për bashkëshortin e saj.

Lumnije Kqiku me pianisten Lule Elezi

Viti 2003 është viti që hapë rrugët e mia në dy fusha. Atë shkencore dhe familjare. Në këtë vit unë bëjë nostrifikimin e diplomës së Fakultetit në Universitetin Mjekësor të Gracit në Austri ku edhe mbroj magjistraturën. Ne këtë vit edhe martohem me Robertin. Këtu edhe nisin sukseset e mia thotë Dr. Lumnije Kqiku. Viti 2005 më gjen si asistente në Kliniken Dentare Universitare në Gracë, ku studimet e mia thellohen edhe më shumë në përgatitjen e punimit të doktoratës të cilën me sukses e mbroj në vitin 2006 dhe promovohem si specialiste e ENDODONCISË. Me mbrojtjen e doktoratës dhe marrjen e titullit që ua thashë më lartë, më hapen rrugë të reja për studime krahasimtare edhe në qendra tjera universitare siç janë ajo e në Fakultetin e Stomatologjisë në Zagrebit në vitin 2007 dhe e ajo në Universitetin Mjekësor në Tübingen të Gjermanisë në vitin 2010.

Viti 2012 Dr. Lumnije Kqikun e gjen në një detyrë me përgjegjësi edhe më të lartë. Vajza nga Gjilani që në Austri erdhi pa e njohur fare gjermanishten, në saje të ambicieve dhe punës së palodhur emërohet zëvendës udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodocionit dhe Traumatologjisë Dentare në Gracë të Austrisë. Bisedën na ndërprejnë fëmijët mu në kulmin e rrëfimit të arritjeve të doktoreshës Lumnije. Është vapë e madhe të gjithëve na duhet freskimi. Lorena, Jora dhe Leoni nuk presin më dhe me nënën përdore ia mësynë detit që sot është i qetë dhe i përshtatshëm për not. Po kush nuk e donë freskinë në këtë vapë. Hidhemi në ujë edhe unë e Roberti.

Një erë që vjen nga deti dhe noti që bëmë në detin e qetë na kthen aty ku e lamë bisedën me Dr. Lumnije Kqikun. Si me shaka i them doktoreshës keni akoma për të na rrëfyer për sukseset tua. Qeshet Lumja. Nuk di a ke letër të mjaftueshme për të shënuar se unë kam edhe shumë për të thënë. Tash se ke kemi nisë. Epo vazhdojmë i them unë.
Viti 2018 shënon një avisim të ri në karrierën time. Marr titullin: Univ .Doz. med. dent dhe emërohem prodekanë për studime post diplomike në seksionin e stomatologjisë dhe koordinatore në Programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore./CEEPUS/. Sa i përket studimeve në fushën e stomatologjisë e në veçanti tek sëmundjet e dhëmbit me endodoncion, kam bërë shumë studime personale si dhe me bashkautorë të cilat i kam botuar në shumë revista prestigjioze.

Dijen tim e kam shpërndarë edhe në konferenca të shumta shkencore dhe tek shumë shoqata dentare vendore dhe ndërkombëtare të cilat aktivitetin e tyre e kanë në shërbim të ruajtjes së dhëmbëve dhe higjienës së gojës. Po ajo çka më bënë të lumtur në këtë profesion është se si recensentë e shumë revistave dentare lexoj dhe takoj studime të llojllojshme nga fashat dentare të cilat më pas botohen e vihen në shërbim të studentëve në mbarë botën dhe ruhen në biblioteka më emër nga fusha e mjekësisë. Në të tilla biblioteka gjinden edhe punimet e mia që si grua shqiptare ndoshta jam e vetmja, me modesti thotë Dr. Lumnije Kqiku. Me gjithë këto rezultate që mi rrëfen Doktoresha Lumnije, më lind pyetja se sa vite jeton ajo në Austri. Me të qeshur më tregon. Nuk janë pak po jo edhe shumë. Kam 22 vjet që unë jetoj në Grac të Austrisë. Po të bëhesh një eksperte në një fushë siç po pretendoj të bëhem unë sepse shkenca nuk ka të ndalur janë pak. Traumatologjia dentare dhe sëmundjet e dhëmbit (endodoncionit) është fusha ku unë i kam thelluar studimet e mia dhe akoma punoj në këtë drejtim sepse shkenca nuk merr fund asnjëherë. Trauma dentare është një fushë shumë delikate dhe kërkon punë ekipore në të shumtën e rasteve. Qëllimi im kryesor është kthimi i dhëmbit të humbur në vendin e mëparshëm, që për dikë është e pakapshme po unë punoj që 10 vite në këtë drejtim. Tek truma dentare veprim kyç është dhënia e ndihmës së parë dhe ruajtja e dhëmbit në një lëng të posaçëm deri në klinikën më të afërt për tretman tek specialisti.

Zonja Kqiku nga buron gjithë ky pasion për traumën dentare. Jeni shumë e përkushtuar në këtë fushë. Po është e vërtetë se obligim vetës ia kam dhen të bëj edhe unë si shqiptare një studim që ndoshta do i shërbej një ditë njerëzimit por me dijen time ta ndihmoj edhe mjekësin e vendeve shqipfolëse ,për çka jam në gatishmëri ta bëj nëpërmjet kontakteve që kam me Universitetin e Prishtinës e në veçanti me katedrën e stomatologjisë ku edhe jam diplomuar. Mua më ka buzëqesh fati të bashkëpunoj me njerëz shumë të përgatitur në këtë fushë që ndoshta janë edhe mentorët më të mirë në këtë lëmi nga të cilët kam mësuar shumë dhe asnjëherë nuk i largoj nga mendja këshillat dhe porositë e tyre. Me këtë rast dua ti falënderoj nga zëmra për mundin dhe investimin e tyre tek unë që unë të jem këtu, ku pa ndihmën e tyre se besoj që do arrija këto rezultate. Faleminderit Prof. Dr. Veton Hoxha, Prof. Dr. Peter Städtler, dhe Prof. Dr. Kurt Ebelesder e shumë të tjerë.

Dhe për fund doktoreshë edhe një pyetje. Sa e ndihmon mjekësinë e vendeve shqipfolëse ndihma që ekspertet shqiptarë në vendet evropiane po e shpalosin nëpërmjet Kongreseve që po organizohen nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, anëtarë e së cilës jeni edhe ? T’ju them të drejtën neve shqiptarëve vonë na ka dalë gjumi në këtë drejtim. Për 20 vite çlirimi në Kosovë mjekësinë e kanë udhëhequr njerëz jo profesionistë. E për Shqipëri mos të flasim. Politika ka përcaktuar kujdesin mjekësor të popullatës. Ardhja e Prof. Dr. Rifat Latifit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë është një hapje dere për ekspertët shqiptarë të cilët dëshirojnë që dijen e fituar jashtë atdheut ta vejnë në shërbim pacientit shqiptarë i cili për fat të keq në Kosovë nuk ka akoma sigurim shëndetësor.

Lumnije Kqiku në një simpozium shkencor …

Këto do e përshëndesë veprimin e ministrit Latifi në ofrimin e trurit mjekësor të shkolluar jashtë si dhe emërimin e këshilltareve të jashtëm nga diaspora siç është Dr. Valon Baraliu një Neurokirurg i njohur në Gjermani si dhe prezencën e tij në Kongresin e XV të Federatës që u mbajt në Prishtinë e ku ishin prezent mëse 500 mantel bardhë. Fjala e tij në kongres ishte një apel për të gjithë pjesëmarrësit që të kthehen sa më parë për të kontribuar në atdhe. Kjo ftesë na hapë rrugët për bashkëpunim i cili na ka munguar për 20 vite. Me një ironi të butë vere thotë doktoresha: “neve diasporën nuk po na lënë të votojmë, e lëre të marrin njohuritë tona të fituara në Evropë e më gjerë në fushën e mjekësisë dhe fusha tjera”.

E ke dëgjuar si na thonë ”Gërrnaqa” Ha ha ha, më bëre të qeshë doktorësh në këtë temperaturë. Një popull zhduket vetëm atëherë kur shteti nuk kujdeset për shëndetin e tij, e në anën tjetër lulëzon betonimi i hapësirave të gjelbërua si i vetmi burim për të thithë oksigjen të pastër.

Me këtë përgjigje ia lëshova një sy detit dhe shikimin e orientova tek rrezet e kuqërremta të diellit të cilat mu dukeshin donin të përqafoheshin me diellin. Me siguri edhe ato donin të përshëndeteshin me detin për ti thënë lamtumirë edhe kësaj dite siç përgatitesha edhe unë për tu përshëndetur nga kjo familje me plotë optimizëm për jetë dhe atdheun. Po para se tua zgjasë dorën me rend për t’ju thënë mirë u pafshim, te tre fëmijët të parët më përqafuan dhe ma bënë me dije se edhe për ta do të shkruaj një ditë sepse Lorena si fëmijë ka lozur në film dhe teatër, Jora njihet si sportiste në tenis ndërsa Leoni më tha për mua do të shkruash kur ta nënshkruaj kontratën e parë si futbollist profesionist.

Feja dhe aktiviteti i saj irracional, si po merren shqiptarët me leshin e harapit…

Arben Çokaj - gazetar Arben Çokaj

Kjo puna e fesë është e ndërlikuar. Se pyetja është, si po e lufton Bajram Kabashi islamin? Sa rezultate ka? Islami luftohet në dy mërnyra, ose me ndërgjegjësim, ku besimtari merr dije dhe nuk beson më në fe, e kjo vlen për të gjitha fetë – por rrezikojmë të kalojmë te ateizmi, e komunizmi. Ose për llogari të një feje tjetër, krishtërimit. Kjo e dyta është propagandë fetare, për llogari të një feje tjetër, dhe rezultatet janë gjithmonë minimale, por ka edhe një rrezik, të konfliktit fetar. Te rasti i orientimit fetar në një fe tjetër, ne shqiptarët kemi vetëm katolicizmin, që e ndiejmë më afër interesave kombëtare, por edhe ai në botë ka abuzuar. Më e fundit, në Gjermani, në Münster, ka një hetim për 6000 fëmijë të abuzuar seksualisht në vitet 1945 – 2000 nga priftërinjtë katolikë në atë dioqezë. Atëherë, cila është alternativa në këtë rast? A e ka menduar Bajrami këtë, apo ai sulmon vetëm ekstremizmin fetar?!

6000 raste të abuzimit të fëmijëve në dioqezën e Münster – 4,5 për qind e priftërinjve në dioqezën e Münsterit abuzuan me fëmijët

Tani në demokraci feja ka pushtetin e vet, jo si dikur, por ka, se feja për budallën është Zot. Atëherë si largohet muslimani shqiptar nga feja e tij, nga Zoti i tij, All’ahu xhelushan? Duke i ofruar një fe tjetër si alternativë, apo mundësi tjera në jetë. Por feja nuk ndryshohet sot me dhunë, por vetëm me ndërgjegjësim. E sa e ndërgjegjëson Bajrami muslimani shqiptar, nëse e dëgjon kush, por vështirë se e dëgjon kush, se ata që besojnë, që janë edhe në objektivin e Bajramit, nuk lexojnë shumë. Sapo muslimani i mirë i Bajramit, ndërgjegjësohet, ai ndryshon edhe emrin në Gjergj, etj. dhe nuk merret më me fe. Ka raste që e mban edhe emrin musliman, se ashtu e njohin tjerët… Ky është fati tragji-komik i shqiptarëve, sa i përket fesë. Pra, nuk merret më as me katolicizëm, ku është edhe synimi në këtë rast. Kështu që i shkon puna Bajramit me shumë gjasa në një vrimë në ujë.

Këtu duhet synuar – se edhe unë jam marrë shumë me diskutime të tilla në kohën e ISIS-it, kur rreziku ishte më i madh, që shtetet shqiptare të ndikohen dhe politika të mos merret me fe, si në Europë, por ta kufizojë veprimtarinë fetare deri në atë masë, sa fetë nuk dalin kundër interesave tona kombëtare… Edhe kjo nuk është e lehtë të bëhet, se Turqia dhe Arabia Saudite, kanë para, fuqi e ndikim të madh, dhe ata duan të ndikojnë edhe përmes fesë islame, kulturës së tyre. Arabia Saudite mbrohet nga Amerika, kurse Turqia është vendi me ushtrinë më të fortë në NATO, pas Amerikës. E sigurtë është se Amerika ka me ta interesa më të forta se me ne shqiptarët, prandaj shanset që Bajrami, apo ne tjerët, të kemi sukses, janë shumë të vogla në këtë rast, sepse ata kanë blerë edhe politikën e politikanët tanë…

Por me integrimin drejt BE-së, e sigurtë është që gradualisht edhe feja të vijë tek ne si në BE, duke humbur kuptimin. Frojdi e ka parashikuar këtë në kohën e tij, kohë që po e shohim më shumë sot, që kur njeriu bëhet i ditur, ka dije e vetëdije, nuk merret shumë me fe dhe feja vjen duke humbur kuptimin, duke u shuar. Fenë e mban gjallë injoranca. Para një viti, një artikull gjerman tregonte se njerëzit po ikin nga kisha, protestante e katolike, mbi 700 mijë vetë kishin ikur vetëm në vitin e fundit, dhe të krishterët në Gjermani përbënin rreth 52% të shoqërisë. Nëse tendenca është e tillë, thuhej në artikull, Gjermania shumë shpejt bëhet me një popullsi dominante jo-të-krishterë. Kështu që edhe ideja e Arian Çanit se BE është klub i krishterë bie. Në fakt BE nuk është ashtu, por kështu e shohin disa shqiptarë, që nuk i plotësojnë standardet për anëtarësim.

Prandaj, me sa kam pa unë, orientimi shqiptar, nëse do zhvillim e përparim, duhet të jetë drejt shkollimit e dijes, e jo drejt fesë apo konkurrencës fetare, se po merremi me leshin e harapit, e nuk do të kemi sukses. Dhe fetarët kanë prirje irracionale, prandaj edhe nuk kanë produkt. Po ashtu si ata, kanë prirje iracionale edhe këta, që merren me fenë gjithë kohës, besojnë ose jo në një fe të caktuar… Prandaj, rekomandoj, të mos merreni shumë me fe, se bëheni irracionalë si fetarët… Dhe nëse mendoni se po reagoni, pasi i shihni punët keq… Është e kuptueshme, por prapër se prapë, nuk ndreqni gjë.

Xhamia e madhe në Prishtinë do të bëhet, me fonde turke, edhe më e madhe se në Tiranë, dhe nuk e ndalon dot Bajrami maninë e kësaj konkurrence fetare, derisa këta që sot besojnë në kotësi – besë-tytëni – besë në tytë, në zbrazëti – thoshte Mati Logoreci, ta kuptojnë se po xhirojnë në boshllëk (zbrazëti), se nuk ka për të xhiruar para gjithmonë ky lloj aktiviteti, nëse njerëzit në Shqipëri e Kosovë i kthehen punës dhe nuk kanë shumë nge për fe, e përralla hebraike – arabe.