Kreu Blog Faqe 1274

Medreseja Alaudin, prodhoi Lavdrim Muhaxhera

0
Gjergj – Skender Jashari
Medreseja Alaudin, prodhoi Lavdrim Muhaxhera, prandaj Serbia e hapi dhe e lejoi kur edhe UP-në dhe shkollat fillore na i ndalonte! Kjo medrese edhe sot i shërben Serbisë!

Medreseja Alaudin, është hapur me vendimin e Këshillit Ekzekutiv i Këshillit Krahinorë për Kosovën e Metohinë, me vendimin Nr.29503, të datës 26.6.1949, por e cila filloi punën më 1.11.1951. Gjatë kësaj periudhe kujtoni edhe shfarosjet që bënë kundër shqiptarëve në “aksionin e armëve”, gjykimet dhe vrasjet e nacionalistëve shqiptar etj. Kurse në vitin 1962/1963, me vendimin Nr. 759-65, të Kryesisë Supreme Islame të RSF të Jugosllavisë në Sarajeve, u hap “Medreseja e mesme Alaudin” në Prishtinë. Në këto dy medrese, u mësuan gjuhët serbe, turke, arabe dhe thuhet edhe gjuha shqipe. Numri i maturantëve në këtë medrese ishte 19 vetamë 1966-1967, kurse në vitet 1993-1994, ishin 43 veta.
Kurse sa i përket shkollave gjatë mesjetës, në Trojet tona, ato më së keqi pësuan nga Perandoria Osmane.
Duke qenë se shkollimi mesjetar ishte pothuajse plotësisht nën udhëheqjen e kishës katolike, e njejta ishte edhe në Trojet Arbërore. Universiteti teologjik i Durrësit, që ishte universiteti i parë mesjetar në Ballkan dhe ndër universitetet e para në Europë, ku edhe universiteti i parë gjerman u hap në Vjenë 1365, në Haidelberg me 1385, në Këln më 1388, në Erfurt më 1392 etj. Ky universitet kishte 100 studentë dhe u promovuan shumë doktor shkencash dhe shumë teologë-meshtarë për Trojet Arbërore dhe për Dalmaci, Itali etj. Më i njohuri personalitet që doli nga ky universitet ishte Gjon Durrsaku. Ky universitet u mbyll me rastin e pushtimit të Durrësit nga Perandoria Osmane më 1501, kështu u shkatërru shkollimi i lartë mesjetar. Madje në shekujt XIV-XV, kishte shkolla në Drisht, në Pult, Shkodër, Tivar, Ulqin, Durrës, Prizren, Ulpianë etj. Pastaj kishat katolike që shërbenin në atë periudhë edhe si shkolla, një ndër to ishte edhe Kisha e Shën Barbarës në Balldre, apo që At Donat Kurti tek Hylli i Dritës më 1935, përmend tre shkollat e para shqipe atë të Pllanës, Blinishtit dhe Shkodrës ose studiuesi amerikan Edëin Jacques në librin e tij e përmend shkollën e parë shqipe në Velë të Mirditës, Pllanë afër lumit Mat, në Troshan dhe Shkodër; apo shkollat ilegale shqipe në kishat katolike, si ajo e Stubllës etj.
Sipas librit të Serge Metais, të botuar më 2006, në Paris, të titulluar “Historia e Shqiptarëve”, thuhet se në 1887, në Shqipëri kishte 3.000 shkolla, prej tyre 1.200 shkolla publike turke, 1.200 shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, serbe dhe vllahe dhe 1 shkollë shqipe me drejtor Pandeli Sotirin. Edhe shkolla e Prizrenit, e 1889 e ipeshkvit Ndre Logoreci, e drejtuar nga nipi i tij Mate Logoreci, u ndesh në armiqësinë e Osmanëve dhe serbëve. Për të vazhduar pastaj me Mësojtoren e Korçës dhe përndjekjet e pushtetit Osman dhe të klerikëve ortodoks antishqiptar. Për të vazhduar pastaj deri në vitin 1911, françeskanët kishin hapur 47 shkolla shqipe, mes tyre edhe 10 për vajza, por të cilat u mbyllën me urdhërin e Zogut më 1933.
Kurse shkollat e para serbe, u hapën me lejen që e fituan nga Perandoria Osmane, në vitin 1836 në Prizren, më 1848, në Graçianë(Graçanicë), në Vushtri, Pejë. Në këtë periudhë, ishte vala e asimilimit të shqiptarëve nga Perandoria Osmane, derisa kjo perandori serbëve ia dha tokat shqiptare, u lejoi shkolla etj. Madje në organin zyrtar të Vilajetit të Kosovës, në gazetën “Prizren” botohej në osmanisht e serbisht që shkolla serbe do hapeshin në çdo fshat që kishte më shumë se 100 shtëpi. Por nuk lejohej asnjë shkollë shqipe. Kurse në vitet 1893/1894, në Sanxhakun e Prishtinës, funksiononin 27 shkolla serbe për meshkuj dhe 4 tjera për femra me gjithsej 1149 nxënës meshkuj dhe 207 nxënëse femra.

Kush është “Tariku Mystekim” (Rruga e Drejtë)?!  

0

 Adem Breznica, historian

Tariku më i përhapur ndër shqiptarët myslimanë është Tariku Mustekim, i cili në gjuhën shqipe vjen me kuptimin “Rruga e Drejtë”. Si e tillë, kjo rrugë (tarik) nuk është sekt, nuk është as rend-urdhër fetar, sepse nuk ka themelues dhe as “baba”, prandaj dhe nuk është në mesin e 12 tarikateve të tjera, por ka kuptimin përgjithësues të ndjekësve të besimit islam, respektivisht komunitetit të besimtarëve myslimanë.  

Është i vetmi tarik që nuk ka të TEKura, dhe faltore të shenjtë ka vetëm xhaminë e jo teqenë*.  

Është interesante dhe shumë e çuditshme se si tek shqiptarët myslimanë termi ekskluziv i persianëve kryesisht shiitë, “mullah”, përdoret për drejtuesit fetarë sunnitë; ndërkaq termi ekskluziv i arabëve kryesisht sunnitë, “shejh”, përdoret për drejtuesit fetarë shiitë.  

Cili është shpjegimi i kësaj “ngatërrese”?!  

Ç’është e vërteta tek ne shqiptarët nuk ka terme tradicionale “sunnij” dhe “shiij”, por thjesht “muslimanë”, ashtu sikurse dhe tek e kaluara jonë kristiane që nuk kishte ndarje në “katolik” e “ortodoks”, por përmblidheshin me termin e njëjtë “krishtenë”.  

Emërtimet “sunitë” e “shiitë” janë shfaqur në masë pas viteve ’90 të shek. të kaluar. Pra, etërit, gjyshërit e stërgjyshërit tanë nuk dinin në ishin myslimanë sunitë, shija apo sufij. Thjesht, shumica prej tyre e dinin veten vetëm për myslimanë…  

Referimi për përkatësinë religjioze ka qenë përgjithësisht “myslimanë”, ndërkaq sektet, rendet brenda këtij komuniteti kanë pasur prirje ta veçojnë vetën si pjesë e njërit prej 12 tarikateve (Bajrami, Bedevi, Bektashi, Desuki, Helveti, Jesevi, Kadiri, Mevlani, Nakshibendi, Rufai, Saadi, Shazeli). Por edhe pjesa tjetër si shumicë, e pa identifikuar me tarikatet konkrete, u janë referuar atyre me termin “tarikate”.  

Pra, rendet-urdhrat, e emërtuara kryesisht sipas emrit të themeluesit, janë të përmbledhura në 12 tarikate, që janë ndërmjet sunnizmit dhe shiizmit, me afërsi më të madhe nga kjo e dyta, ndërkaq pjesa tjetër identifikohen thjesht si myslimanë.  

Pjesa tjetër dërrmuese ideologjikisht dhe juridikisht qëndrojnë ndërmjet sunizmit e sufizmit, me afërsi dominante nga e para.  

Por edhe këta kanë një nënndarje dyshe më të vogël: Në grupin e parë bëjnë pjesë “Tariku Mustekim” dhe në grupin e dytë bëjnë pjesë “Tariku i Dervishëve”. Grupi i dytë ka më shumë elemente sufiste se sa i pari, por që të dy qëndrojnë brenda ombrellës sunite. Tariku Mustekin (Mustekim) janë pjesa dominuese e shqiptarëve myslimanë porse termi “tarik” tek këta, është lëçitur në masë të madhe (në një masë të konsiderueshme edhe tek Tariku i Dervishëve). Kjo për faktin se nuk kanë dashur të përngjasojnë me termin “tarikat” që kanë rite (të tekura) shumë jashtë kornizave të Islamit fillestar (të tekura, dalalete, te sunitët mund të konsiderohen “qelimet”, “mevludet”, “rrëzimi i hatreve për të vdekurit”, “ilahitë mortore”, “tyrbet”, etj.).  

Përndryshe, ashtu siç e thamë më lartë, termi “tariku mustekim” ka kuptimin “rruga e drejtë” dhe nuk i referohet asnjë themeluesi, “babe” si prijës rendi apo sekti, sepse këta e ndiejnë vetën pjesë e masës tradicionale myslimane, e jo pjesë e separatizmave. Prandaj, “Tariku Mustekim” (duke përfshirë këtu dhe atë të dervishëve) nuk bëjnë pjesë në grupin e tarikateve.  

Dhe sot, shumica absolute e atyre që dikur kanë qenë në tarik (jo në tarikat e as tarikate) e quajnë vetën thjesht muslimanë.  

Se pjesa më e madhe e myslimanëve shqiptarë dikur e ndjenin veten thjesht pjesë të tarikut (mustekim), për ta braktisur më vonë edhe këtë term specifik, është e kapshme ashtu siç është rasti krahasimtar me të drejtën zakonore. Shumica e shqiptarëve të Kosovës (sidomos Rrafshi i Kosovës dhe përtej) ligjit tradicional i referohen thjesht me termin “kanun”, pa e identifikuar apo specifikuar me atë të Lekës, Skënderbeut apo të Maleve…  

Imami (prijësi) tek myslimanët shqiptarë thirret kryesisht me emrin “hoxhë”, por dukshëm edhe “mulla”, kurse ai “dervish” është zhdukur thuajse fare, krahas shkrirjes së sufizmit mistik. Ndërkaq, autoriteti më i lartë fetar tek myslimanët shqiptarë është Myftiu, i cili së fundmi, pas separatizmit, nuk njihet nga 12 tarikatet.  

Pra, siç shihet termi “mulla(h)”, që rrjedh nga persishtja (e persianëve kryesisht shiitë), përdoret si titull tek imamët sunitë, ndërkaq termi “she(j)h”, që rrjedh nga arabishtja (e arabëve kryesisht sunnitë), përdoret tek imamët e tarikateve.  

Duket pak e çuditshme, por ky është një realitet që flet shumë për historikun e përhapjes së Islamit ndër ne. Pra, është e vërtetë se fillet e Islamit ndër ne janë përmes tarikateve, por jo të gjitha janë pjesë e 12 tarikateve…  

Është interesante se tek disa baballarë, shehlerë të 12 tarikateve hasim edhe emra sunij, si: Ymer, Imer (nga Omer, Umer), Osman (nga Othman, Uthman) e Beqir (nga Bekir, Ebu Bekr) e që janë ekskluziv sunitë dhe mjaftë të urrejtur tek shijat persianë. Kjo tregon se disa prej këtyre tarikateve kanë bazë nga tarikati sunitë mustekim, por për shkak të qasjes së “rreptë” ndaj disa gjërave fondamentale (braktisja e alkoolit, mishit të derrit, [kushtimisht] dylberizmit etj., nga njëra anë, si dhe obligueshmëria e agjërimit, namazit, haxhit etj.) nga mystekimët, kanë kaluar në anën tjetër të 12 tarikateve, ku, ndaj këtyre gjërave kanë një qasje përtej tolerancës, jo vetëm për besimtarët, por edhe për imamët.  

Siç e thamë, emrat e katër kalifëve të parë (duke e përfshirë edhe Aliun, përveç Ebu Bekrit, Omerit dhe Osmanit), janë pjesë e antroponimeve të përditshme të myslimanëve sunitë. Këtu përfshihen edhe bijtë e Aliut, Hasani dhe Hyse(j)ni që janë aq popullor ndër ne, veç asaj formulës krahasimtare të “Ali hoxha, hoxhë Alia”. Kjo është tregues i fuqishëm se mystekimët (si më sunitët) janë aq tolerantë me tarikatet sa që, përveç respektit të veçantë ndaj familjes së Aliut, ata i kanë refuzuar edhe emrat e Muaviut e Jezidit, duke mos u treguar provokues për asnjë moment.  

Nga ana tjetër, pavarësisht se në ritet e tarikateve hasen mallkimet e disa prej figurave e personaliteteve historike të përbashkëta të Islamit, brenda disa prej tyre gjejmë edhe krenarinë e respektin ndaj katër kalifëve të drejtë.  

_______________________________________  

* Fjala “teqe” rrjedh nga turqishtja “tek”. Kuptimi i saj në shqip është po ashtu “tek”, për numrin 1 (një). Me termin “teqe” fillimisht i është referuar vendit ku është bërë “ziqër” (përmendje e Perëndisë si Një Zot i vetëm, njësim i Zotit Një) përmes disa shprehjeve karakteristike, e sidomos fjalës “hu”. Ky term rrjedh nga arabishtja dhe është përemri vetor i vetës së tretë njëjës “hu” (huwe), që e ka kuptimin “Ai”. Pra, i referohet Zotit në vetën e tretë njëjës, duke e njësuar atë si të Vetëm dhe Absolut. Porse, si ritual jo-tradicional ndër shqiptarë, me një kulturë krejtësisht tjetër, kjo shprehje në shumicë u quajt “teke”, “e tekun”, “e tekur”, duke marrë kuptimin negativ të një vesi të keq. Ky ritual i ziqrit, me thirrje të forta “hu-hu” (Ai, Ai), i shoqëruar në shumë raste dhe me disa veprime të tjera “karakteristike” (kërcime, rrotullime, shpuarje me gjilpërë, rrokatje teneqesh etj.), qenë të papranueshme për shumicën dërrmuese të popullsisë, e cila, edhe pse në një periudhë paksa më të vonë, zgjodhi përgjithësisht Tarikun Mystekim, që nuk ka të tekura. Prandaj, edhe pse kishin fill më të hershëm (edhe para osman), tarikatet ndikuan pak në përhapjen e Islamit ndër shqiptarë. Madje, në shumë raste, qenë pengues domethënës të përhapjes së fesë së re ndër shqiptarë, e hera herës edhe të braktisjes së saj, sidomos në fillet e para të pushtimit osman.  

/Adem Breznica, profesor i historisë/.

Para 78 vitesh, më 22 korrik 1944, u shpërngul familja ime e të tjera me dhunën e shtetit grek nga fshati Rrëzanj i Gumenicës

Pamje e Gumenicës

Fahri Dahri, studjues

NJË DITË E ZEZË E DATË PËRKUJTIMORE.

Miq të nderuar! Me datë 22 /korrik/1944, ditën e premte, plot 78 vjet më parë, familja ime, bashkë me familjet e fshatit Rrëzanj të prefekturës Gumenicë, mbasi u errësua, të detyruar nga raprezaljet e kishës dhe shtetit ortodoks grek, u larguan nga shtëpitë e tyre. Janë 78 vite, pikërisht si sot që është ditë e premte e 22/korrikut/2022, miqtë e mi që jam larg vendlindjes time. E vërteta e gjenocidit grek ndaj nesh është: “Spastrimi etnik e fetar, dhe ankthi i shtetit, sidomos kishës ortodokse, se rajoni i Çamërisë është territor i vazhdimësisë së Shqipërisë etnike”. Si sot, ditën e premte, kur u larguam nga shtëpia, ishim 9 veta, tre prindërit (gjyshja, babai, nëna), 4 motrat, vëllai dhe unë. Koha ecën. Motra e vogël u largua nga jeta në Kllogjer (Delvinë), njeri-pas tjetrit, një e nga një u larguan nga kjo jetë dhe 7 të tjerët. Aktualisht nga ato frymë, vetëm unë jetoj. Sot, ky shkrim u dedikohet atyre banorëve, atyre njerëzve që sakrifikuan jetën dhe nuk i u nënështruan presionit kishtaro-ortodoks, që ai rajon të identifikohej territor grek. Ata banorë, treguan se mbi Atdheun nuk vendoset as ortodoksia, as ndonjë besim tjetër. Veprimi hyjnor i tyre ruan identitetin e Çamërisë që ka qenë dhe mbetet “Etnikisht Shqiptare”.

Duke u lutur për të gjithë ata, që të prehen të qetë; ndryshe nga sa qëndruan të marazosur, me mall dhe vuajtje në këtë jetë. Vështirësi që u a krijoi një kishë ortodokse dhe një shtet vrasës, për qëllime të shtrirjes së helenizmit. Sa padrejtësi ka në këtë jetë. Shpresojmë se një ditë antikrishti do të tretet. Paqja, drejtësia hyjnore dhe ligjore do mbizotërojë.

Akti sublim i martirëve të Çamërisë, në ruajtjen i identitetit të saj, do të kujtohet me respekt dhe nderim gjatë gjithë historisë.

Shpirtërat e tyre, dihet vërtiten sipër, në hapësirën qiellore të Çamërisë. Toka dhe shpirtërat nuk i ndan dot asnjë besim fetar apo egërsi shtetërore, sepse Shpirtërat dhe Toka janë produkt mbi Natyror. Respekte dhe nderime për gjithë prindërit tanë, viktima të masakrave ç’njerëzore.

I kam dëgjuar vetë, me veshët e mi, kur babai im me disa nga kryefamiljarët e fshatrave Dramës, Dhërmicë, Bedelen, Varfanj dhe Peshtan, bisedë mbas bisedash arritën në këtë përfundim: “Nëse ne do drrojmë fenë, të bënemi orthodhoksë grekë, ishtë njëhesap sikur t’u lëmë vendin tënë  grekëve, t’u a lëmë në dorë atire kombësinë, gluhën e zakonet tona, shkurt të helqim dorë kaha  ajo që ishtë më e shtrënjtë për ne.” Jo, thanë ata, kjo nuk bënet”.

Euro-antalantikët, duhet të ndalen për të vendosur me parime demokratike, drejtësinë që aq zellshëm deklarohet.

Fahri Dahri, e premte, më 22 korrik 2022

 

“Kosova” e Buxhovit, në Bibliotekën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

0
GJatë një aktiviteti kulturor dje në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, drejtori i shtëpisë botuese amerikane “Jalifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, i dhuroi bibliotekës së Akademisë së Shkencave disa vepra të historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi.
Ndër to: “Kosova” I-V, “Kosova” I,II,III në anglisht, “Kosova – histori e shkurtër”, “Dardania” dhe “Maqedonia” në anglisht si dhe romanet: “Dosja B” në anglisht, “Mona”dhe “Rrushja”.
Botuesi amerikan, së shpejti, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do t’ia dhurojë të gjitha botimet e kësaj shtëpie, me ç’rast, në Tiranë, pritet edhe promovimi i disa prej tyre (“Kosovës” në tetë vëllime), vepër kjo tashmë e pranishme në universitetet dhe institutet shkencore amerikane dhe gjetiu.

Journal des débats politiques et littéraires (1935) / Politika e ndërtimit të rrugëve në kohën e mbretit Zog

0

Ahmet Zogu – Mbreti i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Korrik 2022

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të martën e 2 korrikut 1935, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me politikën e ndërtimit të rrugëve në kohën e Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Politika e rrugëve në Shqipëri.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Zyra e shtypit shqiptar na komunikon shkresën në vijim :

E dimë që mungesa e rrugëve ka qenë prej kohësh një pengesë për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare që kalon nga Shqipëria.

Që tani e tutje, qeveria shqiptare, e frymëzuar nga dëshira e mbretit Zog I, ka vendosur t’i japë një zhvillim të konsiderueshëm ndërtimit të rrugëve të reja që depërtojnë në zemër të vendit përmes peizazheve piktoreske. Është e panevojshme të thuhet se këto rrugë komunikimi kanë interes strategjik të rendit të parë.

Kështu rruga e re kryesore do të çojë në qytetin (komunën) e Pulajt, i cili ndodhet mbi lumin e Bunës, në Shkodër. Jo vetëm që kjo rrugë do t’i lejojë vizitorët të admirojnë vendet e bukura të atdheut, por ideja e sovranit është t’u japë më shumë avantazhe fshatarëve për të shitur mallrat e tyre në Shkodër.

*  Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-des-debats-politiques-et-litteraires-1935-politika-e-ndertimit-te-rrugeve-ne-kohen-e-mbretit-zog/.

“Ngordhni sorra”, patën deklaruar dikur rrebelët Musliman, pasi që e kishin pushtuar Shijakun, Kavajën, Ishmin e Tiranën dhe iu vërsulën Elbasanit!

0
KËTA BASTARDË SHIPFOLËS JANË PARARËNDËSIT E ISLAMISTËVE TË TANISHËM – QË NA I FAKTORIZOJ Kryemnistri Albin KURTI, DUKE I FUT NË KUVEND TË KOSOVËS…, sikurse veproj
Mallkim!
Visar Korenica dhe Eman Rrahmani, dy nga disa deputetët islamist të Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu ma i ri i kuvendit, shnosh e mirë u kthye.(Visar Korenica, islamist nga Kuvendi i Kosovës që pati deklaruar se me dëshirë do ta shkatërronte Izraelin me një bombë atomike!!).
E përgatiti: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
***
„Talebanët“ shqipfolës 1914-16: „Duam Babën (Sulltanin) – Për Dinë, Davlet dhe Osmanlillëk“
«Forcat e rrebelëve pasi zunë Shijakun, Kavajën, Ishmin, e Tiranën j’u vërsulën Elbasanit. Sapo hynë në Elbasan, rrebelët dogjën flamurin kombëtar duke thirrur “ngordhi sorra” dhe ngritën në vend të tij bajrakun e Turqisë. Mbyllen shkollat shqipe, duke i zëvendësuar me medrese e mejtepe në gjuhën turke e arabe. Qeveria u kthye në hyqymet me gjuhë zyrtare turqishten. Rrebelët formuan një këshill administrativ “mexhlisi” që përbëhej nga paria fanatike [fetare-islamike] e antikombëtare e vendit. Ata ishin armiq të betuar të lirisë e të pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo ushtri u nis nga Elbasani për të nënshtruar Beratin, të cilin e plaçkitën dhe e grabitën në mënyrë barbare. Si rrjedhojë e asaj tradhëtie, pati me dhjetra katunde të djegura, qindra të vrarë e të vdekur. Ata që mbetën morën rrugën e mërgimit. U degdisën në Europë, Amerikë e gjetkë, për t’i shpëtuar vdekjes.
Vendin e kriminelëve e të tradhëtarëve nëpër burgjet tona, e zunë patriotët e atdhetarët që luftonin për liri e pavarësi. [Patriotët shqiptarë] ngarkoheshin me faj se kishin qenë nga të Rilindjes [kombëtare shqiptare] dhe se kishin mësuar shkrim e këndim në shqip para Hyrrjetit. Në burgosje e tortura rrebelët nuk kursyen as gratë.
Shtytësit dhe përkrahësit e rrebelizmit ishin veglat e okupatorit turk. Po ata u bënë veglat e Esad Toptanit e fqinjëve tanë shovinistë serbëve e grekëve. Disa duan t’i japin ngjyrën e revolucionit të fshatarësisë. Haxhi Qamili vetë ka qenë nga fisi i pasur. Tregohen injorantë dhe sharlatanë ata që na e paraqesin Haxhi Qamilin si shtresë e varfër. Haxhi Qamili vishej si karnaval. Nga brezi e lart vishej si gjeneral turk, ku mbante kollpakun dhe xhaketën me spaleta të Fadil Pashës, të cilit i’a kishte grabitë. Në brez e poshtë vishej me benevrekë.
Rrebelët nuk ishin kundër të pasurve e bejlerëve siç është trumbetuar dhe prej tyre nuk mund të prisje reforma në favor të vegjëlisë! Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, agjentët e Turqisë në Shqipëri morën udhëzime të tjera. Sipas Gjermanisë e Austro-Hungarisë, Turqia duhet të ndryshonte drejtim në Shqipëri, duke u kthyer në favor të indipendencës shqiptare e të mbretit Vid.» – nga kujtimet e Qamil Çelës nga Elbasani
Faik Konica rrëfen: „Kur vajta me 1913 ne Shqiperi per te shikuar per s’afermi punet, zbulova me hidherim se shumica e madhe e popullit jo vetem qe nuk i shihte me sy te mire idealet t’ona te nje Shteti te perparuar, po s’pelqente as ndihmen qe po na jipej nga rastet dhe nga bamiresit e fuqive te’Evropes. Eshte per çudi dhe gje fare e vertete, se shumica e madhe e popullit te Shqiperise e priti dhuraten e dhene [shtetin e pavarur] me moskenaqesi, me thartesira dhe me sy te zgurdulluara nga prapamejtime: qe u duk pak me vone nga kryengritjet [esadiste, haxhiqamiliste, etj.] qe u bene njera-pas tjatres.“ (Faik Konica, „Historia e ca ndryshimeve“, gazeta Dielli, 6 maj 1926).
Haxhi Qamili në regjimin e Enver Hoxhës u konsiderua hero revolucionar dhe u dekorua me «Dekoraten e Lirisë». I ati i Mehmet Shehut ishte pjesë e kryegritjes islamike përreth Haxhi Qamilit. Ndërsa hoxhët fanatikë në krye të lëvizjes haxhiqamiliste nderohen nga Bashkësia Islame dhe përfshihen në botime zyrtare si në “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”.
Sot, disa ende endërrojnë sundimin e Sulltanit, tashmë të ri me emrin Rexhep Erdogan, dhe sundimin e sheriatit në tokat shqiptare. (Rilindasit).

Eman, ti je krenaria e kombit arab, inshallah t’çoft Allahi te vllaznit e tu …!

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
____
Mirë se ke ardhë Haxhi Eman nga haxhillëku. Shyqyr qe t’kemi ty marak n’fshisë se na kish myt pisllëku.
Aman nisja sa ma shpejt punës n’firmën “Pastrimi”, se ka met pa punëtor t’mirë shefi Albini.
Pastroje mundësisht Vetëvendosjen nga kaurret, socialdemokratet dhe laiket, ndaq me financu hala ma shumë sheikët.
Edhe ma mirë ish kon me kthy në Bashkësi Islame dhe m’i ja ngjit emrin Hazreti Elhame.
Inshallah ta bon Zoti haxhillëkun Kabull e mu New York, ndërsa shkumje ardhjen në Mekë inshallah ta bon sport.
Se nuk ka ma mirë se me dasht Zotin, mullinjtë e erës, Sanço Pançon dhe Donki Shotin.
Albin Ajnshtajni mos t’kishte pas mardhënie vllaznore me halavula kurrë nuk ish mësu me zbulu dhe deshifru formula.
Se pa halavula Vetëvendosja kurrë nuk ish trashë dhe rritë sa Gjyste dhe Ledri Vula.
Se Albin Ajnshtajni e ka dit qe Zoti për hatër të halavulave e bon Vetëvendosjen t’ hijshme si kopshtin e lulave.
Sterpike mundësisht Vuvuzelen me ujë t’xhenetit se shumë i bohet qefi Imam Shefqetit.
Shko mundësisht vizitoje edhe Haxhi Milazim Krasniqin dhe djalin e tij Memlin, se kishin pa onderr që e ki mush me haxhi dhe hoxhallar stadionin legjendar të Londrës Wembley-n.
E qaq shumë ishin gëzu që ki ardh shnosh e mirë, saqë e kishin shti Teutën me ta qit ni pite me kungull misir.

Sa herë që ndërron moti, Vjosa Osmani e ndërron gzofin!

0

Florim Zeqa

Një dekadë e gjysmë më parë, një zonjë e re dhe ende e padjallëzuar, e cila nuk ishte as deputetete në Kuvendin e Kosovës, ushqehej me shkrimet e mia të botuara në gazetat dhe portalet e kohës, e cila të njëjtat i shpërndante në mediume të ndryshme dhe rrjete sociale, siq ishte rasti me shkrimin tim monumental më rastin e 67 vjetorin e lindjes së Presidentit historik me titull: “IBRAHIM RUGOVA Shpëtimtar i qenjes sonë kombëtare”, i pasuar me nëntitullin domethënës dhe përmbajtësorë, si në vijim: 2 dhjetor 1944-Në këtë ditë madhështore, Zoti na dhuroi shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare, liderin shpirtëror, Presidentin historik Ibrahim Rugova!

Nga fanse e shkrimeve të mia në presidente shteti

Ishte kjo koha kur zonja e kishte filluar karrierën politike si aktiviste e Forumit Rinor në LDK, e ngritur më pas në zyrtare dhe këshilltare në zyrën e presidentit Sejdiu! Askujt në atë kohë nuk i kishte shkuar mendja që një shërbyese e thjeshtë në zyrën e presidentit do të ngritet në postin më të lartë dhe më prestigjioz, atë të presidentit të shtetit!!!

Karieristët janë sikur “zhuga”, i ngjiten secilit deri në arritjen e qëllimit politik. Pas shkarkimit të presidentit Sejdiu padrejtësisht nga kushtetuesja dhe pas ndryshimeve politike në kreun e LDK-së, zonja në fjalë iu vardis menjëherë ish kryetarit pasues të LDK-së, z. Isa Mustafa, nga i cili nuk u shkoq derisa i dështojë zgjedhja si kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019, e cila për një fije floku mbeti pas Albin Kurtit.

Duke e parë pamundësinë e ringritjes së mëtutjeshme nga LDK-ja, zonja ju vardis Albin Kurtit dhe partisë rivale, LVV-së, për të arritur objektivin karrerist të saj në dëm të shtëpisë së madhe LDK, të cilës i dha goditjen më të madhe më 14 shkurt 2021.

E maskuar nën flamurin e presidentit, pa e ndjerë në shpirtë filozofinë politike Rugoviane, përmes kalimit nga ekstremi i djathtë në ekstremin e majtë e realizoi ëndërrën përrallore duke u bërë presidente e vendit, por jo edhe presidente e të gjithë qytetarëve!

Shpërblimi i tradhëtisë, turpi i partisë

Unë që nuk hoqa dorë asnjëherë nga qëllimi fisnik i të qenurit në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, mbeta një mërgimtar i tretur dhe harruar nga të gjithë pushtetarët! Unë që nuk u lëkunda për asnjë milimetër nga filozofia politike rugoviane mbeta i harruar nga bashkëpartiakët, kurse fansja ime që e tradhëtoi filozofinë politike rugoviane dhe iu bashkangjit bolshevizmit u ngrit në majat e shtetit me ndihmën e bashkëpartiakëve që e ndihmuan me votë dhe kuorum në Kuvend!

Si të quhet ndryshe shpërblimi i tradhëtisë, pos turp i partisë!

Zonja e parë, foton e presidentit dhe flamurin dardan i përdor si maskë për ta mbuluar aktin e tradhëtisë ndaj elektoratit rugovian.

Pushteti ia ç’jerri maskat Vjosa Osmanit

Pas ngritjes në karrierë (si deputete) disa herë i kam shkruar fanses time, por gjithnjë më kishte lënë pa përgjigje. Por kur i erdhi çasti për t’u ngritur në majat e shtetit, përmes tjetërkujt e kërkojë ndihmën time, por në vend të ndihmes i rikujtova injorimin që më kishte bërë gjersa ishte deputete!

Pas ardhjes së saj në krye të shtetit, mësova nga mbështetësit dhe votuesit e saj në zgjedhjet e fundit nacionale, se e njëjta, fansja ime e dikurshme i ka injoruar dhe injoron të gjithë fansat e saj, madje edhe mbështetësit më të flaktë të saj!

Siq shihet, tek zonja e parë e shtetit injoranca, mendjemadhësia dhe arroganca janë tipare të mishëruara në shpirtin e saj ashtu siq nuk është i skalitur rugovizmi në zemrën e saj.

Vjosa Osmani e ngritur në karrierë politike, e në veçanti në krye të shtetit si presidente, ka ardhur përmes lojës perfide me fotografitë e Hashim Thaçit në zyrat e presidencës gjersa ishte kryeparlamentare dhe ushtruese e detyrës së postit të presidentit!

Ajo që deri dje hidhte akuza ndaj UÇK-së dhe Hashim Thaçit, sot e “mbrojti” me plot hipokrizi Hashim Thaçin dhe UÇK-në duke e kundërshtuar raportin e Dick Martit, duke harruar se ishte njëra dër të parat në Kuvendin e Kosovës që e përkrahu dhe votoi Gjykatën Speciale!

Ajo që e ka sulmuar dhe quajtur UÇK-në kriminale për afro dy dekada, tani bëhet avokatja më e zëshme e saj.

Dikur akuzuese, sot mbrojtëse e pasinqertë dhe plot hipokrizi e UÇK-së!

Cilës Vjosë t’i besojmë tani, asaj që ishte zyrtare në LDK apo kësaj presidente e LVV-së!?

Përgjigja është, asnjërës, për shkak se kjo është Vjosa e 1001 fytyrave!

Sa herë që ndërron moti, Vjosa e ndërron gzofin!

Dhashtë Zoti të mos kthehet asnjëherë Serbia në Kosovë!

Arbërit dhe Ilirët nuk i kanë rrahur femrat! Maskilizmi i dhunshëm ka ardhë nga otomanizmi!

0

Nga: Mevi Rafuna, Mitrovicë

Pse e vetmja Shenjëtore në Botë është një femër shqiptare me emrin Tereza që gjithë bota e thirri Nanë?

Mas ikjes së otomanëve, mjerisht neve na e lanë mentalitetin e tyre e që u trashëgua 50% nga meshkujt.

Arbnit dhe Ilirët nuk i kanë rrahur femrat nuk i kanë poshtru e nuk i kanë vra,e vetmja Mbretëresh e kohës antike njihet Teuta Ilire që lenë të nënkuptohet se femrat në atë kohë kanë qenë të barabarta me meshkujt.

Kam pa shumë që e shajnë Europën për mjerimin tonë e tash edhe Amerikën.

Biden apo kushdo nuk mundet me hy në shtëpinë tane,me të tregu si me jetu,si me rrit fëmij.

Europa nuk harron se pas 97′ meshkujt shqiptarë i shiten motrat e gratë e tyre si prostituta rrugëve të Europës.

Në këtë shoqëri dhe në politikën e hapsirës shqiptare, vetëm femrat me mentalitet patriarkal dominojnë dhe kanë sukses.

Sepse këtu dominon,arroganca,dhuna,shtirja por assesi Njerëzorja.

Pse çdoherë kemi anuar kah lindja edhe pse na pëlqejnë të mirat materiale të perëndimit?

Pse sot në shoqërinë tonë të pasluftës shumë femra kur divorcohen ju mohohet e drejta t’i shohin e t’i takojnë apo edhe të jetojnë me fëmijët e tyre?

Pse vazhdojnë të vriten femrat shqiptare në mënyre mizore qoftë nga i dashuri,nga burri apo nga babai, nga vëllau etj?

Neve bota nuk na ka faj, as nuk na ka faj Europa faji është brenda që krijojmë jetë të paqendrueshme për rrethanat.

Kam parë shumë meshkuj patriot e nacionalist që me krenari ja u tregojë të tjerëve Zullumin që ja shtrojnë bashkëshorteve të tyre.

Partitokracia, virus i shoqërisë pluraliste

0

Nail  Draga, Ulqin

Tema e dilema

Ndonëse është pritur se do të kemi ndryshime cilësore në pluralizëm qytetarët janë të zhgënjyer sepse koncepti i depolitizimit të pushtetit edhe  në pluralizëm  mbetët mision i dëshiruar me pengesa nga partitë politike të cilat janë në qeverisjet lokale apo ate shtetërore, nga del se kemi të bëjmë me partitokracinë që  është në kundërshtim me vlerat e demokracisë pluraliste, duke  dëshmuar  se kemi të bëjmë me shoqëri të pakonsoliduar dhe kundër parimeve demokratike. 

Nëse në monizëm për kuadrat udhëheqëse vendoste partia ku si kriter bazë ishte përshtatshmëria politike e pastaj ajo profesionale, në pluralizëm me të drejtë është pritur që në këtë aspekt të bëhën ndryshime pozitive. Por, ndodhi e kundërta sepse edhe në pluralizëm fusha e punësimit mbeti iluzion, sepse infektimi i monizmit  është bartur me besnikëri  edhe në pluralizëm.  

Në vend që të respektohet sistemi i vlerave , ka ndodhur e kundërta ku parësore është përkatësia partiake, duke vendosur aty kuadra partiakë pa marrë parasysh përgatitjen  etyre partiake, meritokarcinë apo autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as subjektët politike të shqiptarëve në Mal të Zi, çështje e cila nuk është në favor të vlerave shoqërore dhe demokracisë pluraliste. 

Depolitizimi mision i parealizuar  

Kemi të bëjmë me ambiciet e partive politike për të vendosur në struktura të qeverisjës lokale apo shtetërore individët partiak të cilët kanë qenë të angazhuar në fushatën zgjedhore apo i kanë mbeshtetur në forma të ndryshme. Një veprim i tillë ka marrë përmasa shqetësuese sepse në këtë drejtim janë angazhuar të gjitha partitë politike të cilat janë pjesë e koalicionëve qeverisëse. 

Ndonëse në Mal të Zi, në sajë të rotacionit të pushtetit  në sajë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtuara me 30 gusht 2020, është pritur qe qeverisja e re te dallohej  nga ajo e shkuara, ndodhi pikërisht e kundërta, sepse partitë politike fituese të zgjedhjeve në strukturat  e pushtetit vendosën kuadrat partiake. I njëjti veprim është duke ndodhur  edhe pas dekompozimit të shumicës parlamentare dhe formimit të qeverisë së pakicës(28 prill 2022). Sepse, tradita e trashëguar në këtë aspekt  është vështirë të ndryshojë, pavarësisht deklaratave politike, nga del  se depolitizimi i sistemit mbetën mision i parealizuar, që nuk është në favor të parimeve demokratike. 

Përkatësia partiake e jo ajo shkollore 

Nuk është çështje e panjohur se përkatësia partiake është parësore në fushën e punësimit e jo të përgatitjes shkollore. Madje resor të ndryshëm qeveritar si arsimi, shëndetësia e administrata publike janë bërë veprimtaritë kryesore duke qenë bazat e elektortatit votues të partive politike. Kemi të bëjmë me dukurinë e politizimit  ku në veçanti dallohet fusha e arsimit. Madje disa shkolla partitë politike i trajtojnë si bastione të tyre, që dëshmohet përmes emërimit të drejtorëve sipas marrëveshjeve të pjesëtarëve të koalicionit  në nivel qeveritar.  

Duket paradoksale, por as në vendin e punëtorit sanitar nuk mund të punësohej nëse nuk i përket partisë politike, nga del se është politizuar çdo veprimtari publike shoqërore. Një veprim i tillë dëshmon se nuk vlerësohen vlerat profesionale apo shoqërore por përkatësia partiake,  dukuri  me pasoja shoqërore tash dhe në të ardhmën. 

Përfaqësimi dhe prezantimi 

Në vendet e ish kampit socialist ku ekzistonte kulti i individit pa kufizime të mandatit, në pluralizëm në sajë të zgjedhjeve  mandati  i pushtetit është i kufizuar  duke respektuar vullnetin e qytetarëve  që paraqet vlerë të demokracisë pluraliste. Në rrethana të reja kemi të bëjmë me mundësi që qytetarët përmes procesit të zgjedhjeve duke mbeshtetur subjektet politike sipas preferencës së tyre të ofrojnë ndryshime shoqërore. 

Nëse e trajtojmë në këtë aspekt Ulqinin, përkatësisht qeverisjën lokale me keqardhje themi ndonëse janë mbajtur zgjedhjet lokale me pjesëmarrje me parti të ndryshme është përshtypje e përgjithshme se qeverisja lokale ka pasur pengesa subjektive si nga kuadrat përgjegjëse, korrupsioni,, nepotizmi, shpërdorimi i pozitës zyrtare si dhe nga mos funksionimi i pushtetit ligjor. Dhe një situatë e tillë është mbeshtur nga pushteti qendror të cilët këtu kanë realizuar objektivat e tyre që dëshmohet me dështimin e privatizimit, papunësinë dhe emigrimin e popullsisë në botën e jashtme.Kemi të bëjmë me dështimin e përgjithshëm për tre dekada, që dëshmon dështimin e individëve në përfaqësim dhe prezantim në strukturat të qeverisjës lokale e asaj qendrore. 

Qytetarët e Ulqinit presin ndryshime  

Ulqini ka nevojë për ndryshime  me një pushtet lokal të përgjegjshëm e profesional që punon në favor të qytetarëve e jo të idividëve apo klanëve të ndryshme. Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura me 28 mars 2022 dhe formimit të shumicës parlamentare(Koalicioni “Fillimi i ri” dhe Forca) me 19 këshilltarë qytetarët presin  ndryshime në nivelin lokal sidomos kur nga Ulqini është edhe kryeministri i Qeverisë  së Malit të Zi(D.Abazoviqi). Është ky një moment që duhet të shfrytëzohet, sidomos në investimet e munguara vite me radhë në Ulqin nga pushteti qendror. Andaj, të gjithë qytetarët me kureshtje presin të fillojnë të realizohen në praktikë premtimet pazgjedhore. që do të jetë në favor të qytetarëve të këtij mjedisi. 

Duhen profesionist  të guximshëm  

Nuk ka dilemë se për ndryshime pozitive duhet angazhim konkret me individë të përgatitur dhe të guximshëm pa hipoteka për tu ballafaquar me realitetin i cili për tre dekada ka qenë degradues për Ulqinin. Por, duhet të jemi realistë se Ulqini vite me radhë ka pasur pushtet të pakonsoliduar  në sajë të raportëve jo parimore  me pushtetin qendror. Ndërsa tash egzitojnë gjasat të eliminohen këto divergjenca duke u konsoliduar jo vetëm  në aspektin financiar, sepse nuk mund të arsyetohet e dhëna se qyteti i Ulqinit është me i varfëri në regjionin bregdetar, kur dihet se këtu janë resurse të mëdha për zhvillim ekonomik.  

Andaj, ka ardhur koha për  një qasje tjetër me strategji zhvillimore dhe përgjegjësi personale e institucionale e kuadrave udhëheqëse, e jo si deri më tash që pushteti lokal është trajtuar sipas interesit të individëve lokal dhe oligarkëve  në nivel shtetëror.      

(Korrik 2022)