Kreu Blog Faqe 1275

Datë historike-22 Korrik 2010: Kosova e pavarur fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas ankesës së Serbisë

0

 -Para 12 viteve, në 22 Korrik 2010, Kosova shtet doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008/ 

-Në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në ditën e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni fliste në telefon nga Haga: Sigurt se do të ketë njohje të reja për Kosovën…/ 

 Nga Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 22 Korrik 2022/ Kosova fituese përballë Serbisë doli para 12 viteve, kur Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia i kishte dërguar kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 

Në 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”. 

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej. 

Atëherë, para 12 vitesh, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, e cilësonte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si “të qartë” dhe që “nuk lë vend për dyshime”, se pavarësia e Kosovës është bërë në përputhje me të drejtën ndrëkombëtare. 

“Gjykata konstatoi, me shumicë dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim”, thuhej në deklaratën e ministrit Hyseni, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës. 

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat”, vazhdonte më tej deklarata. 

“Tani presim njohje të mëtejme të Kosovës. U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për njohjen (e Kosovës)”, thuhej në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës. 

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje. 

Kosove-shpallja e pavaresise 17 shkurt 2008

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë. 

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari. 

 Në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në ditën e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, atëherë Ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni duke folur në telefon nga Haga shprehej sigurt se do të ketë njohje të reja për Kosovën dhe theksonte se Kosova dhe Serbia e kanë të ardhmen e tyre në BE dhe NATO, e për këtë arsye marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të domosdoshme. 

17 shkurt 2008-nata e pare e pavaresise prishtine fishekzjarre

ARKIV, 22 KORRIK 2010 - INTERVISTA QË KAM ZHVILLUAR NË DITËN E VENDIMIT TE GJND – MINISTRI HYSENI FLET NGA HAGA: ME BEOGRADIN NUK DO TË KETË BISEDIME PËR STATUSIN E KOSOVËS, NDARJE APO SHKËMBIM TERRITORESH 

 -Ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në ditën e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)  para 12 viteve: Marrëdhëniet e mira me Serbinë, interes i përbashkët për integrim në BE e NATO/ 

Gazeta Rilindja – pavaresi – Kosovë 2008 – foto: Behlul Jashari

Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) tregoi qartë se pavarësia e Kosovës nuk ka krijuar asnjë precedent dhe se është në interes të Ballkanit Perëndimor, deklaronte ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar para 12 vitesh për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë. “Opinioni këshilldhëns i GJND-së, tregoi qartë se pavarësia e Kosovës, nuk ka krijuar asnjë precedent dhe se është në interes të Ballkanit Perëndimor”, tha ministri Hyseni, në intervistë telefonike nga Haga. 

Ministri Hyseni në 22 Korrik 2010 ishte i pranishëm kur GJND dha mendimin këshillimor në lidhje me pavarësinë e Kosovës. 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u shpreh në favor të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së Hiasashio Ovada deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. 

Shefi i diplomacisë kosovare tha se, “ne e dimë që Kosova dhe Serbia e kanë të ardhmen e tyre në BE dhe NATO, e për këtë arsye marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të domosdoshme”. Ai nënvizoi se “këtë fakt, e kemi përcaktuar qartë prej kohësh, tani është në dorën e Serbisë që të tregohet në nivelin e përgjegjësive të duhura”. 

 Hyseni vuri në dukje se “nga vendimi i GJND-së, nuk ka asgjë që do të mund linte mundësi sado të vogla që të hidheshin dilema rreth shtetësisë së Republikës së Kosovës”. 

Ministri pohoi se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi varet ekskluzivisht nga Serbia. “Kemi shprehur vullnetin për raporte të mira fqinjësore me Serbinë, sikurse i kemi ndërtuar me të gjithë fqinjët e tjerë por ky rast është interes i përbashkët”, tha ai. 

Newborn -Kosovë-foto: Behlul Jashari

 Hyseni rithekson faktin se me Beogradin nuk do të ketë bisedime për statusin e Kosovës, ndarje apo shkëmbim territoresh, ide rreth të cilave është spekuluar muajt e fundit. “Kosova dhe Serbia janë fqinjë të përhershëm dhe si të tillë, sot apo nesër, pas një kohe apo pas shumë kohësh, do duhet të bisedojnë për çështje të natyrës praktike që i lidhin këto vende të pavarura dhe sovrane”, tha Hyseni. 

Ministri i Jashtëm kosovar, Skender Hyseni, u shpreh i sigurt se do të ketë njohje të reja për Kosovën pasi ka një numër vendesh që janë zotuar për këtë ndërsa u bëri thirrje shteteve që nuk e kanë njohur ende, e veçanërisht atyre vendeve që kanë pritur opinionin këshilldhënës të GJND-së, që ta bëjnë këtë sa më parë. 

Kosova shpalli pavarësinë në 17 Shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga 69 shtete, theksohej në fund të intervistës së 22 Korrikut 2010. 

Ndërsa, deri tani – 12 vjet pas Opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Kosova është njohur nga 117 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Newborn-Kosove-foto-Behlul-Jashari

GAZETA TRADICIONALE E KOSOVËS  RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008 

  Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha,  për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI. 

GJND

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË. 

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Dr. Aurora Dollenberg , e falënderon Kryetaren e Unionit Europian Zonjën Dr. Von der Leyen

0

Nga: Hajriz Mamaj, gazetar, Berlin

Me rastin e fillimit të negociatave me Unionin Evropian në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ,anëtarët e kësaj federate si dhe të gjitha degët e saj në shumë vende evropjane nëpërmjet kryetares  zonjës Dr. Aurora Dollenberg i dërguan një letër falënderimi Unionit Evropian me rastin e nisjes së këtyre negociatave. 

 Për lexuesit dhe opinionin e gjerë po shpalosim në tërësi përmbajtjen e kësaj letre ku  thuhet: 

 

E dashur Znj. Presidente Dr. von der Leyen, 

Që në fillim të kësaj letre duam t’ju falënderojmë përzemërsisht për fillimin e mbarë të negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është shumë inkurajuese për Federatën, që është edhe  dëshmitare e afërt dhe mbështetëse e këtij hapi historik që dy vendet tona të marshojnë drejt një të ardhme evropiane. 

 Negociatat konkrete për plotësimin e kritereve  evropiane përbëjnë vlera të vërteta progresive për popujt shqipfolës. Federata jonë që ka një shtrirje në shumë vende evropiane do vazhdoi t’ju mbështesë  vazhdimisht me punë në fushën e mjekësisë dhe do i bashkëngjitet përpjekjeve tuaja për t’i bërë shoqëritë tona shqipfolëse të re-definohen përmes solidaritetit të BE-së në tejkalimin e krizës së deritanishme financiare dhe krizave të përsëritura të  pandemive. Federata jonë shkruan në letrën e saj zonja Dollenberg e ka konkretizuar kontributin e saj vazhdimisht përmes punës sonë të vazhdueshme në Ofrimin e vaksinave për vendet shqiptare, ndihmë mjekësore falas nëpërmjet telemjekësisë dhe arsimimit të brezave të rinj, të profesionistëve shëndetësorë gjatë kulmit të pandemisë COVID-19 dhe në vazhdimësi e bënë edhe sot duke ofrua këshilla dhe forma tjera madje edhe me aplikime për sigurimin e vaksinave tek Unioni Evropian në prilli 2020, dhe këtë aktivitet vazhdon edhe më tej  në rritjen e standardeve evropiane të shërbimeve mjekësore tek vendet shqipfolëse. Vetëm në tri kongreset tona të fundit të mbajtura në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë me një organizim të një niveli të lartë evropian ”Post Pandemic  Emergences and Saving Lives” në qershor 2022, arritëm që 3000 profesionistë shqiptarë ti bëjmë bashkë dhe ti pajisim me më të rejat në fushën e mjekësisë nga ekspertët tanë në fusha të ndryshme mjekësore e në veçanti për Covid 19. të  Ne, anëtarët e Federatës bashkohemi në vendosmërinë  Tuaj për të zbatuar  vlerat evropiane në mbrojtjen e shëndetit në vendet  ku punojmë po edhe në vendet e origjinës prej nga vinë anëtarët e grupimit tonë shqipfolëse, duke i shndërruar ato në punë ,solidaritet ndaj të gjitha kombeve të tjera në Ballkanin perëndimor e më gjerë .  

Dr.Aurora Dollenberg,Kryetare Delegacioni i federatës në një takim në UE

Federata jonë do vazhdoj t’ju mbështesë në zhvillimin e edukimit mjekësor, në aplikimin e teknologjive të reja në shërbimet mjekësore shqiptare dhe implementimin e sigurimeve shëndetësore evropiane . Sfida jonë e përbashkët mbetet të vazhdojmë të mbështesim vendet shqipfolëse për ti përmbushur Kriteret e Anëtarësimet të kërkuara nga ana e  Komunitetit të BE-së, Kapitulli 25: Shkenca dhe kërkimi , Kapitulli 28:  Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit , fusha këto që përkojnë me profesionin tonë  të cilin ne e ushtrojmë në Evropë e më gjerë . Ne do jemi  përkrah jush në arritjet e përbashkët të 35 Kapitujve të nevojshëm për anëtarësimin e vendeve shqipfolëse në BE. Federata jonë mjekësore, filloi gati 16 vjet më parë në Shqipëri me misionin për të këshilluar mbi të gjitha aspektet e politikave shëndetësore dhe të legjislacionit mbi etikën, dhe të drejtat themelore të pacientit të ndërthurura me zhvillimin e shkencës dhe mjekësisë moderne. Mbetemi të motivuar për të dhënë edhe në vazhdim kontributin tonë vullnetar. Ndërkohë që Komisioni Evropian po përgatit negociatat e anëtarësimit në BE, të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe neve , përfaqësuesit e mjekëve dhe akademikëve që jetojnë në Evropë, jemi optimist se ky procesi i nisur do të arrihet me anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedoninë së Veriut dhe së shpejti edhe të Kosovës në Bashkimin Evropian. 

 Ju falënderojmë dhe ju përgëzojmë për udhëheqjen tuaj shembullore dhe qëndrojmë në anën dhe shërbimin tuaj, gjatë gjithë këtij kapitulli të ri në historinë e  kombeve tona. Nëpërmjet kësaj letre dua që tek ju të përcjellë edhe falënderimet e Këshillit Ndërkombëtar të Federatë në përbërje: Prof. Kita Sallabanda, Dr.Skender Brataj, Prof.Vedat Eljezi, Dr.Gazmend Berisha, Prof.Fadil Citaku ,përfundon letrën e saj zonja Dollenberg ,kryetare e Federatës. 

Me respekt të madh:

Dr. Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë. 

Titaniku dhe kujtimi i paharruar për të

Nga Bajram SEFAJ, shkrimtar 

Rilexime 

Lamtumirë, “Titanik”! 

Me jehonë e pompë të paparë, gjithandej në Francë, shënohet përvjetori i tragjedisë Titanic.. Në Belfast është hapur Muze përkujtimor kushtuar kësaj anije legjendare. 

Paris. –  Kanë kaluar njëqind vjet nga tragjedia Titanik. Këtij përvjetori, pamëdyshje, kujdes dhe vëmendje të veçantë i kushtoi mbarë opinioni botëror. Për lexuesit e gazetës sonë sjellim një pjesë të asaj çfarë mjetet e informacionit publik francez i kushtuan kësaj ngjarjeje të madhe dhe spektakulare, njësoj. 

Njëmend, ad literam, në tëra mjetet e informimit masiv, me televizion, me radio, me gazeta qendrore e lokale, me revista javore e mujore, me botime speciale, me libra përkujtimorë letrar, me monografi dokumentare e, me çka jo tjetër, më një fjalë, në tërë hapësirën ( e gjerë e të gjatë!), të fushës informative (masive) franceze, këtyre ditëve, ishte e pranishme anija zëmadhe “Titanik”. Ishte përvjetori jubilar i tragjedisë me të madhe detare në shekullin e kaluar, saktësisht në fillimin e tij, në vitin 1914. Shënohej, pra, me jehonë e glamur, përvjetori i katastrofës më të madhe dhe më spektakulare që ka ngjarë ndonjëherë në udhët, e shkurtra apo të gjata, detare. Me fundosjen e anijes më të madhe dhe më solemne të udhëtarëve të konstruktuar deri me tash (punimet ndërtuese u kryen më 31 maj 1911), , kur të gjithë mendonin se është e pafundosshme. në udhëtimin e saj të parë dhe të fundit, rreth orës 2 e 20 minuta të mëngjesit, të ditës se 14-të të muajt prill të vitit 1912, nuk përfundoi çdo gjë, sikundër mund të supozohej.  

Jo, përkundrazi. Me prekjen e shtratit të Atlantikut, në thellësi prej 3.821 metrash, fama e kësaj anije, kur me përcjellje aq solemne u nis nga porti Soutmpthon i Irandës Veriore me iteriner rruge për të arritur pas katër ditësh udhëtimi në Nju Jork, jo vetëm që nuk u shua por u rritë vazhdimisht e, vazhdon të rritët edhe pas 100 vjetësh. Këto ditë, ajo dhe ngjarjet rrotull saj, jo vetëm në Francë e, veçmas në Irlandë, vendlindjen e saj, ishin numër një në tërë top listat masmediave botërore. 

Në çastin kur anija famëmadhe Titanik, “me kind”, (sikur do të thoshte poeti ynë i madh Azem Shkreli), preku akullnajën bjeshkë në oqean, askush, as konstruktorët e saj, askush, nuk e besuan se udhëtimi e pat, se përfundoi aty, në ujërat e turbullta dhe të ftohta të Atlantikut të veriut, duke humbur jetën 1.517 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur ishin 900 veta! Duhet përkujtuar edhe njëherë lexuesit se, në mesin udhëtarëve që humbën jetën në këtë tragjedi, nuk është asnjë femër. Sikurse dëshmojnë dhe rrëfejnë dokumentet e gjallë. Është e vërtetë autentike historike.  

Elem, gjatë këtyre ditëve (e netëve), sikurse konstatova në kryeradhët e këtij shkrimi të shkurtër përmbyllës, sa i takon gazetës sonë (nga se, në fakt, as që mund të pretendohet të thuhet diçka e re dhe panjohur!), po them se, praktikisht nuk kishe ku të ikje nga breshëri informatash e skenash ndër më të ndryshmet kushtuar kësaj ngjarje mediatike spektaktolare. Printe, në këtë “front” të gjerë, kush tjetër pos televizionit shtetëror francez, sidomos kanali i dytë i tij, kur pos storjeve të emetuara në emisionet e përditshme informativeve, emetimit të filmave dokumentarë, ndjekur me debate e tjera, në programet e veta, kishte radhitë dokumentarin e gjatë me titull “Tetanik: Historia e vërtetë, të autorit Richard Dale. Filmi ishte bashkëprodhim i Francës dhe Britanisë se Madhe, në të cilin, në mënyrë më të mirë, me gjuhën më të pastër filmike, shpaloste, deri ne imtësi ngjarja e kobshme e tragjike, nga e cila shpëtuan vetëm 507 udhëtarë, aq sa mund të vendosin në 20 varkat më të cilat dispononte Titaniku. Po atë natë, po në valët e atij kanali televiziv, (më 10 prill, në orët e vona të natës) u emetuar një tjetër film dokumentar, por tash nuk ishte fjala për Titanikun, por që, aq mirë lidhej e mbështillej me të. Vetë regjisori i filmit artistik Titanik, i veshur me shumë shpërblime Oskar, James Cameron, kishte zgjedhur, kësaj radhe, të tjerrke një kallëzim dokumentar filmik,mbi anijen luftarake “Bismark” dhe historinë e saj të hidhur.   

Si qershiza mbi tortë (sikurse thonë francezët), erdhi pastaj, mbrëmja e 15-të të këtij muaji, kur po ashtu në kanalin televiziv France 2, u shfaq filmi artistik amerikan Titanik (1997, 190 minuta), i regjisorit J. Cameron. Pasi shikohet dokumentari i Richard Dale, mësohet shumë mirë se regjisor i filmit artistike mbi katastrofën Titanik, aq afër i ka qëndruar kur, aq besnikërisht kishte ndjekur “rrugën jetësore” të anijes fatkeqe, pa i ikur asnjë detaji, sa do vocërr, nga e ashtu quajtura e vërtetë historike, sa s’ka si bëhet më. Midis 190 minutash, sa zgjatë ky film,  peshën e buxhetit të të cilit nuk do ta barte as vetë Titaniku (sic!), fshihej, megjithatë, një skenë antologjike, primordiale (mos të shqiptoj ndonjë fjalë të madhe!). Cila është ajo skenë, nuk kallëzoj. E ruaj si gjetje time intimë, prandaj e ruaj me xhelozi, derisa të marr vesh se këtë skenë e kanë gjetur e përfolur shumë të tjerë para meje! 

 Fill pas kësaj skene të madhe, filmi lirisht mund të përfundojë, mund të soset, të thotë, s’ka më! 

Me rastin e këtij jubileu të madh, në Belfast (Irlandë e Veriut), më 31 mars (ky vit), u inaugurua Muzeu përkujtimor, me eksponate dhe gjetje nga trezori i shpëtuar i Titanikut. Tash njëqind vjet m vonë, për ndër të gjigantit detar sikurse ishte Titaniku i historisë, gjurmëve të tij, më 1.300 udhëtarë në bord,  një anije për aq më e vogël, emër tjetër, Balmoral,  “rrëshiqi”  mbi valët e Atlantiku, gjithnjë gjurmëve dhe shtigjeve të  Titanikut dhe, e patrazuar, më 19 të këtij muaji, shëndosh e mirë, arriti në Nju Jork. 

Me këtë iu tha lamtumira Titanikut dhe mistereve rreth tij. Tash në skenë është Balmoral-i, një histori e re, gjithnjë duke uruar që të këtë fat më të mirë se Titanicu. 

Anija legjendare “Titanic” e fundosur, por jo edhe e harruar!

A kishte betejë e luftë apo masakër e gjenocid në Rahovec? 

 Sinan Kastrati, Suedi

Nuk e shkruajta e as nuk e them me gojën time se ajo ishte “luftë”, “betejë”, “maskër” etj. pasiqë nuk e kuptoj dhe nuk e marrë guximin të them se në Rahovec kishte luftë 1*), betejë 2*) ose masakër 3*. Ish ” Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 22 vjetorin e betejës së Rahovecit. Thaçi këtë betejë e ka quajtur një ndër betejat më të mëdha të UÇK-së. “Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook., Dorentina Kastrati, kallxo.com, 19.7.2020 

Para dy ditëve, më 19 korrik 2022, ”Paparaci.com”, shkruante: 

24 vjet nga masakra e Rahovecit”, Paparaci.com, 19/07/2022 

“Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën. 

Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. …” 

Ngjashëm informonte edhe telegrafi.com: 

“Bëhen 24 vjet nga masakra e Rahovecit” 

telegrafi.com,19.07.2022 • 05:17 

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën. … ”. 

Ndërsa ish gazetari me përvojë i ”Rilindjes”, Behlul Jashari do të shkruante me të drejtë: 

Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica 

Korrik 1998: Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica 

Rahoveci 24, 19/07/2021 

”-Para 23 viteve, në Korrik 1998 raportoja: Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica…Presidenti Ibrahim Rugova kërkon mbrojtje ndërkombetare për Kosovën…/ 

-Gazeta kosovare e rezistencës “Bujku”, 22 e 25 Korrik 1998: Të dhëna dramatike për masakra në Rahovec – Bosnja po ndodh në Kosovë – Srebrenica në Rahovec.- Gjendje alarmante në Rahovec dhe rrethinë – Të masakruar, të vrarë dhe të djegur.- Pamjet e Rahovecit ngjajnë me ato të Vukovarit.- Rahoveci shembull i spastrimit të egër etnik të Kosovës.-Kongresisti John Olver i shkruan Bill Klintonit – Në emër të viktimave të Srebrenicës shpëtojeni Kosovën. Letrën drejtuar Presidentit të SHBA e nënshkruan 27 kongresistë amerikanë…/”. 

Siq dihet në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid 4*), atherë, a shkojnë bashkë ”masakra” e ”gjenocidi” me ”betejën” dhe ”luftën”? 

Edhe unë dua ti kujtoj ushtarët trima e udhëheqësit ushtarak të korrikut 1998 në Rahovec që u vranë ballë për ballë me armikun.  Lavdi të gjithë ushtarëve e oficerëve që ranë për atdhe për të mos vdekur kurrë! 

Meqë jemi në 24 vjetorin e betejës apo masakrës, quajeni si të doni, korrik 1998-korrik 2022, edhe unë mendova ti them disa fjalë jo fjalë të mëdha se ata që u vranë, ishin më të mëdhenj se fjalët e vargjet e çdo poeti, bejtet e monumentet e skalitura në beton e bronc.  

Ata ishin shumë e ndër ta, ishin edhe dy dëshmorët e rënë në Rahovec që unë i kisha të afërm me katundin tim., Turjakën e Zatriqit. U rritëm afër maleve e lumit Mirusha. Me Hamdiun na bashkonin malet,e na ndante vetëm një i vogël, mali i thatë, ”Çuka” kurse me Ramadanin, na ndanin livadhet dhe lumi ”Mirusha”,  hiq më larg se sa pihet një cigare duhani, Hamdi Berishën e Carravranës, ish shokun e studimeve dhe kolegun e punës në Gjimnazin ”17 Nëntori” të Malishevës dhe Ramadan Brahim Avdullahin e Qypevës, afër Bublit, Damanekit e Turjakës, dy djem të urtë, dy burra të pjekur e dy trima të me fletë. 

Me Hamdiun u njohëm qysh kur ishim nxënës në Malishevë e studentë Letërise e gjuhe në Prishtinë. Ai vinte shpesh te unë në Turjakë, bashkë me Musë Ahmet Kastratin dhe i jepja libra (për provime) dhe i këshilloja (Hamdiun e Musën). Me Hamdiun pata fat të punoja në vitin shkollor 1991/1992, në gjimnazin “17 Nëntori”, tash ”Hamdi Berisha”, emrin që me meritë e mban gjimnazi ku punoi Hamdiu. Por pushteti policor na largo inga shkolla dhe na ndau edhe me Hamdiun. Mua më dërguan të punoi në Vll. Drenofc e Hamdiun nuk e di, ka mundësi se ai ka punua me nxënës të gjimnazin në shkollën e vogël të Carravranës. 

Edhe Ramadanin e njihja qysh si fëmi, kur ishim të vegjël, si çoban. Ai ishte vëlla me Avdylin që gjithashtu ishte një gjeneratë me mua në shkollën fillore, gjimnaz dhe fakultet. 

Shkolla ku punoi Ramadani, mban emrin e mësuesit të palodhshëm, pra të Ramadanit, ”Ramadan Morina”, në fushën në mes të Damanekit dhe Qypevës, e Bublit, afër shtëpisë ku u lind Ramadani.  

Çka të them tjetër ? 

Në ”betejën”, ”luftën” apo ”masakrën” e Rahovecit në mesin e shumë të rënëve, i pesti në radhë, ishte edhe emri ish nxënësi im, Gani (Gjemë) Paqarizi, i njohur me nofkën ”Rreziku”. 

Unë kërkoj falje nga të gjithë që mos të hatrohemi e aq më pakë të mos keqkuptohemi për këto që po i them por Gani Paqarizi, që më vonë një aradhë partizanësh e merr emrin ”Brigada 124 “Gani Paçarrizi”, nuk është vrarë në front por është vrarë në limozinë, afër apo mu në Bella Cerrkë, fshat në mes të Rahovecit dhe Xërrxes. Me Ganiun ka qenë edhe Isuf Gashi i njohur si Baca . 

Nuk është marre me dal me thënë veç njëherë dhe vetëm të vërtetën Isuf Gashi, qysh u vra Ganiu dhe u plagos ai.? Është i vetmi dëshmitar i gjallë dhe shumë ”besnik” dhe me besnikëri duhët ta thotë se si u vra “Komandant Rreziku”? 

Nuk është turp o Isuf Gashi, dil e thuaje të vërtetën, ashtu qysh e the kur u ftove nga gjykata speciale, “E mbrojta luftën e pastër të UÇK-së”. “Luftën…“ e mbrojte por Ganiun jo, e ke lënë në lloq. 

E vërteta e vrasjes së Gani Paqarizit, ”Rrezikut”, as pas 24 vjetëve nuk u zbulua. 

Me Ganiun ishte ”Baca i Madh” dhe një serb i zënë rob. Dy të “gjallë” e një i “vdekur”, serbi. Serbi thuhet se e ka vra vra Ganiun dhe e ka plagosur ”Bacën e Madh” mu në makinë. 

Të vërtetën e din vetëm ”Baca… ”. 

”E mbrojta luftën e pastër të UÇK-së”. Isuf Gashi,  ”Baca i Madh” është nga fshati Drenoc i Zatriqit,  Komuna e Rahovecit. 

Po kush ishte Gani Paqarizi? 

Ganiun e pata nxënës në vitin shkollor 1977/1978 kur ai ishte në bankat e shkollës fillore ”Migjeni”, në Lubozhdë 

Isuf Gashi i njohur si Baca ftohet nga Specialja në Prishtinë 

https://ballkani.info/isuf-gashi-i-njohur-si-baca-ftohet-nga-specialja-ne-prishtine/ 

“Të mbajtur “sekret” deri më tani, ja kush ishte gjatë luftës Dhjetëshi, Njëmbëdhjetëshi, Ftyra, Korbi, Gjermani, Gazetari, Rreziku…“, Drenica Press, March 12, 2018 

https://www.drenicapress.info/te-mbajtur-sekret-deri-me-tani-ja-kush-ishte-gjate-luftes-dhjeteshi-njembedhjeteshi-ftyra-korbi-gjermani-gazetari-rreziku/ 

 

”Kush ishte Ftyra, Korbi, Gjermani, Gazetari…njihuni me nofkat e komandantëve gjatë luftës”, Podujeva PRESS -12/03/2018 

https://podujevapress.net/kush-ishte-ftyra-korbi-gjermani-gazetari-njihuni-me-nofkat-e-komandanteve-gjate-luftes/ 

Kujtohen masakrat e Rahovecit (VIDEO)”, 4 years më parë 

https://fax.al/news/15209323/kujtohen-masakrat-e-rahovecit 

 

”Rahoveci 19 vjet pas, kujton masakrat nga serbët” 

https://www.koha.net/video/83165/rahoveci-19-vjet-pas-kujton-masakrat-nga-serbet/ 

“Komandantëve”, iu kanë cofur morrat” 

 SINAN KASTRATI MË: 6 MAJ 2018 NË ORA: 23:25 

 https://www.botasot.info/opinione/884823/komandanteve-iu-kane-cofur-morrat/ 

Nga kush po sulmohet UÇK-ja dhe kush po e mbron?” 

Sinan Kastrati, 21 SHKURT 2019 NË ORA: 22:17 

https://www.botasot.info/opinione/1035681/nga-kush-po-sulmohet-uck-ja-dhe-kush-po-e-mbron/ 

”Beteja e Rahovecit” 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Beteja_e_Rahovecit 

Midis 17 dhe 20 korrikut 1998, pati një konflikt të armatosur në Rahovec midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Policisë Serbe (MUP) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA). UÇK-ja sulmoi qytetin e Rahovecit dhe fshatrat serbe përreth me qëllim që të siguronte autoritet për qeverinë e përkohshme shqiptare të Kosovës përmes marrjes së një qyteti dhe krijimit të një korridori midis vatrës së UÇK-së në Drenicë dhe kufirit shqiptar në rajon. Rreth 8 luftëtarë të UÇK-së dhe 20 policë serbë u vranë, si dhe 5 civilë serbë gjatë sulmit. …. 

OVL-Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së Komuna …https://ne-np.facebook.com › … › भिडियोहरू 

Populli trim e liridashës i Rahovecit, ku edhe u zhvillua lufta në qytet gjatë veres 1998. Nga korriku 1999 plotë 3 muaj i’u rezistoj rusëve … 

Facebook · OVL-Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së Komuna Rahovec · 27 feb 

. 2022 

”Korrik 1998: Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”, 19/07/2021 

https://rahoveci24.com/korrik-1998-ne-kosove-po-ndodh-bosnja-ne-rahovec-po-ndodh-srebrenica/ 

Shkruan: Behlul Jashari 

PRISHTINË, 18 Korrik 2021/ Në Rahovec prej 17 deri në 22 Korrik 2021 zhvillohen aktivitetet e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të Korrikut 1998”, organizuar nga Komuna… 

”Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”, kam raportuar para 23 vitesh, në korrik 1998, për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare si dhe për Radio Televizionin Shqiptar.  

”Thaçi: Beteja e Rahovecit ndër betejat më të mëdha të UÇK-së” 

Dorentina Kastrati, 19.7.2020 – 16:54 

https://kallxo.com/lajm/thaci-beteja-e-rahovecit-nder-betejat-me-te-medha-te-uck-se/ 

(ish)Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 22 vjetorin e betejës së Rahovecit.Thaçi këtë betejë e ka quajtur një ndër betejat më të mëdha të UÇK-së. “Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. 

Në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.Thaçi ka shkruar se në shenjë hakmarrjeje për humbjet në betejë, ushtria dhe policia serbe vrau shumë civilë të pafajshëm.“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri”, ka përfunduar presidenti Thaçi.Para dy ditëve presidenti Thaçi është kthyer nga Haga në Kosovë pas 4 ditëve intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. 

1*) LUFTË f. 

  1. Ndeshje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare, që zhvillohet zakonisht me një varg betejash; koha sa vazhdon kjo ndeshje dhe gjendja që krijohet ndërmjet palëve që ndeshen; përleshje e armatosur ndërmjet forcash ushtarake kundërshtare në një vend të caktuar, betejë, luftim. Luftë e drejtë (revolucionare, çlirimtare). Luftë popullore (partizane). Luftë mbrojtëse (sulmuese). Luftë e padrejtë (imperialiste, pushtuese, grabitqare, shkatërrimtare). Luftë civile (qytetare). Luftë bërthamore (bakteriologjike, kimike). Luftë e ashpër (e përgjakshme). Luftë tokësore (ajrore, detare). Lufta e Parë (e Dytë) Botërore. Lufta Nacional çlirimtare e popullit shqiptar. Ligjet e luftës. Anije lufte. Rob lufte. Plaçkë lufte. Gjurmët (dëmet) e luftës. Dëmshpërblimet e luftës. Sheshi i luftës. Në kohën e luftës. Që nga lufta e këtej. Përpara luftës. U bë luftë. Bëri luftë luftoi. U kthye nga lufta. Ra (u vra) në luftë. Ndodhen në gjendje lufte. Nisi (plasi, pushoi, mori fund) lufta. I shpalli luftë. Hyri në luftë. Ka marrë pjesë në luftë.
  2. Ndeshje e ashpër dhe e papajtueshme ndërmjet sistemesh, klasash, grupesh shoqërore a partish kundërshtare; veprimtari goditëse që organizohet e zhvillohet nga një klasë, nga një parti, nga një sistem shoqëror etj. për të mposhtur e për të asgjësuar palën kundërshtare, veprimtarinë e saj dhe gjithçka që i shërben asaj. Luftë politike (ideologjike, ekonomike, diplomatike). Luftë e nxehtë luftë me armë. Luftë e ftohtë luftë politike, ideologjike, ekonomike etj. (pa armë). Luftë parimore. Lufta e klasave. Lufta ndërmjet dy sistemesh. Lufta kundër imperializmit. Lufta kundër armiqve të revolucionit (kundër armiqve të klasës). Lufta ndërmjet punës e kapitalit (ndërmjet proletariatit e borgjezisë).
  3. Përpjekje këmbëngulëse për të mënjanuar a parandaluar, për të çrrënjosur a për të asgjësuar diçka të dëmshme ose për të kapërcyer pasojat e rënda të diçkaje. Lufta kundër fesë (kundër zakoneve prapanike). Lufta kundër ndikimeve të ideologjisë borgjeze (kundër shfaqjeve të huaja, kundër burokratizmit, individualizmit, indiferentizmit e liberalizmit). Lufta kundër dëmtuesve të bimëve. Lufta kundër sëmundjeve ngjitëse (kundër malaries). Lufta kundër vërshimeve të lumenjve (kundër gërryerjes së tokës, kundër thatësirës). Lufta kundër pasojave të tërmetit.
  4. Ballafaqim e ndeshje ndërmjet dy mendimesh, pikëpamjesh, ndjenjash, qëndrimesh, prirjesh, shfaqjesh etj. që janë të papajtueshme. Luftë e brendshme. Luftë mendimesh (ndjenjash). Lufta e të kundërtave. Lufta e së mirës me të keqen (me të ligën). Lufta e së resë me të vjetrën.
  5. Përpjekje e madhe, këmbëngulëse dhe e pandërprerë për t’ia arritur patjetër një qëllimi, duke kapërcyer me guxim vështirësitë e pengesat. Lufta për liri e pavarësi. Lufta për drejtësi shoqërore. Lufta për ndërtimin e socializmit. Lufta për fitoren e së resë. Lufta për shtimin e prodhimit (për sigurimin e bukës në vend). E arriti me luftë. Zhvilluan luftë të ashpër sportive. sport. Në luftë me…
  6. bised. Përleshje trup me trup ndërmjet dy a më shumë njerëzve ose kafshëve, luftim. Është i fortë në luftën trup me trup.

Në vijën e parë të luftës (të zjarrit) shih te VIJ/Ë,~A. 

 2*) Betejë f.sh. – 

Ndeshje e armatosur ndërmjet forcave të mëdha të ushtrive kundërshtare në një fushë lufte; ndeshje vendimtare ndërmjet forcave të ushtrive ndërluftuese. Betejë tokësore (ajrore, detare). Betejë e ashpër (e përgjakshme, vendimtare). Beteja për çlirimin e Tiranës. Beteja e Torviollit. Plani i betejës. Hyri në betejë. Nisi (filloi, fitoi, humbi) betejën. I dha betejë. Doli nga beteja. Ra në fushën e betejës. 

Ndeshje e ashpër ndërmjet forcave shoqërore kundërshtare për qëllimet dhe interesat e tyre. Betejat klasore. Betejë politike (elektorale). 

fig. Veprimtari e gjerë, përpjekje të mëdha e të përqendruara për të plotësuar një detyrë të rëndësishme, luftë. Beteja për bukën (për mbjelljet e pranverës, për korrjet, për plotësimin e planit, për kursimet). Filluan betejën. 

3*) MASAKËR f. 

Vrasje e therje e njerëzve të pambrojtur në masë dhe në mënyrë mizore; shfarosje në masë; kasaphanë, kërdi, mizori. Masakër e madhe (e shëmtuar). Masakrat e fashistëve. Bëri masakra. 

4*) GJENOCID m. libr. 

Shfarosja e plotë a e pjesshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare. Politika e gjenocidit. 

Për fund: Për personazhet e mia, për pleqtë, burrat, bujqit e barinjët si dhe për turjakasin e tiransen, do të vazhdoj aty ku e kam lënë, pas pushimeve verore (në gusht) 

Sinan Kastrati 

21 korrik 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com

Kush kullotë në arat tona?  

0

shkruan Fahri Xharra 

Nuk jam kundër marrëdhenjeve të mira ndërshtetrore me Turqine. Jo, aspak. !
Por një gjë duhent që ne shqiptarët ta dimë , po ashtu edhe Turqia e Greqia: Arat janë tonat dhe ne i punojmë ato, nuk na duhet ndihma e huaj. Me mijëra vjet kemi jetuar në këto toka  me arat dhe livadhet tona, ato i kemi punuar vet. Kanë kaluar mbi ne shumë pushtues, por ata si kanë ardhur ashu edhe kanë shkuar. Janë munduar të lënë gjurmët e tyre, edhe i kanë lënë: ato i ruajmë si relike të një kaluareje të hidhur. Jo, ne nuk i rrënojmë edhe pse ata na e kanë rrënuar të kaluaren tonë. Ishte Roma, ishte Bizaniti , ishin Osmanët , tani serbët por jo, ne nuk e kemi ndërmend t`iu këthehemi atyre si “ shpëtimtar”. Kami mjafy kulturë pellazgo –ilire-dardane-shqiptare,  e kemi gjuhën tonë e cila është më e vjetra në Europë. Kur është folur gjuha shqipe këndej pari nuk kishte as romak, as bizant e as osman e sllav. Ne e duam vetvetën dhe e ruajmë vetvetën.
Në Shqipëri vepron shoqata bëmirëse turke Alasar e shprnadar në të gjitah anët e Shqipërisë.
kryetari i saj është Mehdi Gurra. Ja se ç`shkruan me një rast:” 

“Jeta, historia, ngjarjet, i afrojnë shpesh popujt mes tyre, u imponojnë një rrugë të përbashkët, për t’i ndarë ndoshta pasi ndikimet e tyre të jenë zbehur apo zhvillime të reja t’ua kenë ftohur ndërveprimin. Shekuj të tërë i patën sjellë pranë turqit dhe shqiptarët, të ndarë fizikisht me fundin e entitetit të përbashkët shtetëror dhe të rivënë prej tridhjetë vitesh tashmë në kontakt të fortë.

( Pra: “Shekuj të tërë i patën sjellë pranë turqit dhe shqiptarët, të ndarë fizikisht me fundin e entitetit të përbashkët shtetëror dhe të rivënë prej tridhjetë vitesh tashmë në kontakt të fortë fortë. fxh)

( Entitei : Thelbi, esencë, qenie, tërësi karakteristikash themelore fxh)

“Marrëdhënia e tyre është paragjykuar, analizuar, kritikuar dhe qortuar, aq sa sot përbën një tërheqje tepër të madhe për këdo që mendon se mund të thotë diçka për të. Vështrimi ka qenë kulturor, politik, gjeopolitik, strategjik, në bazë të interesit momental, afatmesëm apo afatgjatë.” 

Krahas anglishtes e italishtes, dy gjuhët më të pëlqyera për shqiptarët për një kohë të gjatë, turqishtja po zë mirë vend, po dëgjohet e po kërkohet të mësohet. Dëgjimi i saj është i dendur në kanalet televizive shqiptare, nga transmetimi i një numri të madh serialesh turke, fenomenalë për mënyrën si i kanë pushtuar ekranet në mbarë globin, por dhe në rrugët e qyteteve tona, nga prania e shtuar e qytetarëve turq dhe e folësve vendas të kësaj gjuhe
( pra po i rikthemi entiteti , te përbashkëses fxh) ( pra : turqishtja po zë mirë vend, po dëgjohet e po kërkohet të mësohet. Dëgjimi i saj është i dendur në kanalet televizive shqiptare, nga transmetimi i një numri të madh serialesh turke, fenomenalë për mënyrën si i kanë pushtuar ekranet dhe në rrugët e qyteteve tona, nga prania e shtuar e qytetarëve turq dhe e folësve vendas të kësaj gjuhe. fxh)  (Mësimi gjuhëve te huaja është sot një një domosdoshmëri, por jo ajo gjuhë të ta humbë amtaren  fxh)

“Depërtimi i turqishtes te shqiptarët, mbetja e fjalëve të saj në të folurën e përditshme të tyre, përpilimi i fjalorëve për ta ndihmuar marrëdhënien midis dy popujve, kanë qenë pandërprerë temë studimi dhe veprimi për gjuhëtarët tanë. Mbi ata që i përkisnin një epoke tani të shkuar pati ushtruar ndikim dhe ideologjia me të cilën qenë brymosur, më të hershmit kishin ideale të tjera. Dhe të huaj kanë punuar në këtë fushë, me mangësinë në zotërimin e shqipes të shprehur në gabime të dukshme kuptimore. “

Fjalorët turqisht-shqip , osmanisht-shqip;; duhet të shërbejnë për pastrimin e gjuhës shqipe nga si i quajmë “ barbarizmat “ ashtu veprohet edhe për gjuhet tjera. Gjuha shqipe duhet të pastrohet perfundimisht .

Shqipëria duhet të mendojë mirë e mirë për prezencën dhe rolin e tyre të këtyre Fondacioneve . 

Gjakovë,21.07.22

Nexhmi Balaj, një jetë në shërbim të ruajtjes së trashëgimisë historike dhe etnokulturore të Llapit

1
Nga: Arif Ejupi

Nexhmi Adem Balaj u lind më 11 mars 1950 në Rimanishtë të Prishtinës. Prindërit e tij si adhurues të ndryshimeve pozitive qysh herët, shpërngulën nga ky fshat malor në qytezën e bukur të Podujevës.

Përveç kushteve më të volitshme për jetë ata këtë lëvizje e bëjnë edhe nga dëshira për t’ju bashkëngjitur trungut të tyre familjar në Konushevc dhe Llugë të Llapit.

Edhe kjo familje sikurse shumë familje të tjera si pasojë e një ekonomie të mbyllur e të shkatërruar nga ana e pushtetmbajtëseve jugosllavë detyrohet të orientohet në kultivimin e perimeve, frutave dhe bimëve të tjera me vlera ushqyese.

Me prodhimin e perimeve dhe kulturave të tjera të shumëllojshme plotësoheshin nevojat e familjes.

Kurse pjesa tjetër e produkteve nxirrej në treg në të gjitha periudhat e vitit.

Falë kësaj pune sigurohej buka e çdoditshme dhe plotësoheshin kërkesat tjera modeste të familjes.

Mirëpo,kjo nuk ishte e tëra për Nexhmiun e njomë. Ai pretendonte një jetë ndryshe nga ajo plot vuajtje e mjerim e të parëve të tij.

Krahas punës së mundimshme si kopshtar i rinj ai ndjek mësimet me mjaft seriozitet në shkollën tetëvjeçare të qytezës së Podujevës, të cilat i kryen me sukses të shkëlqyeshëm.
Më ritëm të shtuar në zënie dijesh Nexhmiu regjistrohet në Shkollën e Mesme të Bujqësisë në Prishtinë, me shpresën që në një të ardhme të afërt do të jetë një ekspert i mirë i kësaj fushe.

Edhe pse z. Balaj në të gjitha disiplinat zotonte njohuri të kënaqshme, dashuria për gjuhën, kombin dhe historinë e popullit shqiptar e shtyjnë që të studiojë Gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ku në vitet e shtatëdhjeta ai merr titullin profesional profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Diplomimi Nexhmiut i hap mundësi punësimi edhe në ndonjë nga shkollat brenda qytezës së Podujevës.

Por,pikësynim ai e kishte inkuadrimin në punë në fshatin Sveçël, ngase aty kishte shumë shokë e miq që ishin përkushtuar seriozisht në avancimin e çështjes shqiptare.

Këtë ëndërr Nexhmiu e sendërton në shtator të vitit 1972 ku nis punën si Arsimtar i Gjuhës Shqipe në shkollën tetëvjeçare të këtij fshati.

Balaj menjëherë rreshtohet përkrah Ajetajve, pjesëtaret e së cilës familjeje me qëndresën e tyre ndaj pushtuesve ishin dëshmuar në çdo periudhë kohe, duke manifestuar akte trimërie nga më të ndryshmet.

Ismail Hasan Ajeti i njohur në Llap si BUSHI,i pati mundësuar më 23 dhjetor 1945 në Kranj të Prespës arratisjen në Greqi ish-udhëheqësit të Ballit Kombëtar Muharrem Bajraktari, së bashku më katërqind luftëtarët e tij.

Pastaj më 7 shkurt 1950 po ky Ismail Ajeti, çdoherë trim dhe i vendosur në Mitrovicë ua pati hapur dyert e burgut të gjithë të burgosurve politikë.

Për këtë heroizëm Ismail Ajeti-BUSHI të dyja herët ka qenë i dënuar me vdekje. Ai shpëton nga ekzekutimi falë amnistive të imponuara nga trysnia ndërkombëtare mbi ish-Jugosllavinë.

Më 28 janar 1969 në skenë shfaqet edhe djaloshi 21vjeçar Hetem Ramadan Ajeti, po ashtu i dalë nga brumi i Ajetajve, ushtarë të përhershëm të Kosovës.

Ai,ia ndal turrin policit serb Apostol Llaziq, i cili si një antishqiptar i përbetuar dhe gjakpirës çdo ditë keqtrajtonte në trenin Podujevë-Fushë-Kosovë,dhe anasjelltas shqiptarët e pafajshëm, sidomos të rinjtë.

Durimit i vije fundi dhe këtë farë polici zullumqar Hetem Ajeti e zhdëp dajak, duke e lënë me pasoja të përjetshme.

Për këtë pason dënimi i Hetem Ajetit, me burgim të rëndë. Këto ishin arsyet që Nexhmi Balaj, dëshironte që me çdo kusht të punësohej në shkollën e Sfeqlës, në mënyrë që bashkërisht me këta Atdhetarë të verifikuar të organizonin gjithë aktivitetin ilegal, e që më vonë do ta shndërrojnë në vepër pa rënë në sy të pushtuesve serbo-sllavë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Asokohe në këtë shkollë punonte edhe Ismail Ajeti-Bushi, si shtëpiak. Ai me përvojën e tij të gjatë të burgjeve ishte udhërrëfyes për të gjithë.

Aty ishte edhe Zejnullah Zejnullahu-Zena, si sekretar shkolle, që në vitet e mëvonshme do të jetë njëri nga shtyllat kryesore të UÇK-së, në Zonën Operative të LLapit.

Kështu që edhe koha e dëshmoi se Nexhmiu me të drejtë e kishte konsideruar Sveçlën çerdhe të shqiptarizmës.

Nxënës e punëtorë të kësaj shkolle u flijuan për lirinë dhe sovranitetin e Kosovës, pothuajse në të gjitha kryengritjet e organizuara në Llap e më gjerë.

Nga kjo shkollë që sot mban emrin e kryetrimit „ALI AJETI“ dolën heronjtë e historisë më të re të Kosovës si: Ali Adem Ajeti, Hakif Sabit Zejnullahu, Hasan Halit Ramadani, Mehmet Sherif Visoka, Murat Mehmet Ajeti, Granit Xhevat Ajeti, Salih Zeqir Selmani, Xhevat Salih Jupolli, Dr. Shaqir Ismail Shaqiri, Ilir Nebih Maloku, Bajram Ismail Topanica, Rrahim Behram Vërshevci, Xhevdet Lah Jaha, Vehbi Isak Ajvazi, etj.

Shtesë e këtij zinxhiri me kontributin e tij dhënë çështjes shqiptare është edhe Nexhmi Adem Balaj, i akuzuar nga pushtetmbajtësit jugosllav, si krijues i bërthamave të para ilegale për shembjen e ish-Jugosllavisë.

Sipas kësaj aktakuze Z. Balaj u dënua më 6 tetor 1981 më njëmbëdhjetë vjet burgim të rëndë.

Prej të cilave tetë vjet i vuajti në burgun famëkeq të Lepogllavës. Pas lirimit nga burgu Z. Balaj kthehet në Kosovën e tij të dashur, dhe menjëherë nis veprimtarinë Atdhetare në shumë fusha së bashku me ish-shokë e nxënës të tij.

Më 1990 duke parë vrasjet, burgosjet, ndjekjet,keqtrajtimet dhe largimin masiv të rinisë shqiptare jashtë Kosovës, z.Balaj me një grup aktivistësh si; Behxhet Shala-Bajgora, Sylejman Blaku, Dr. Selman Hoxha, Arif Ejupi, inxh. Ramadan Dibrani, Fehmi Blakçori; Hilmi Ajeti dhe Naser Behrami, themelojnë KMDLNJ-dega në Podujevë.

Nëpërmjet këtij Këshilli këta veprimtarë mundohen që të sensibilizojnë qendrat vendimmarrëse në botë, duke shpalosur para tyre dhunën dhe gjenocidin që shkaktonte makineria e regjimit gjakatar të Milosheviqit.

Këtu patjetër duhet cekur edhe kontributi i jashtëzakonshëm e me rrezik serioz për jetën edhe i fotografëve Lulzim Blakçori dhe vëllezërve Sabit e Naim Kqiku, të cilët në çdo kohë tregonin gatishmëri për të bërë zhvillimin dhe shumëzimin e fotografive të të vrarëve dhe të keqtrajtuarve.

Krahas punës në Këshill, Nexhmiu veproi edhe në LDK-së-dega në Podujevë, duke qenë anëtar Kryesie në disa mandate.

Mirëpo,forcën krijuese z.Balaj krejtësisht e përqendroi në ruajtjen e librit shqip.

Ai më 1993 themeloi Qendrën për Kulturë të Podujevës, në kuadër të së cilës angazhoi një grup të rinjsh me ide përparimtare siç ishin; Afrim Ilaz Maliqi, gazetar i kulturës në të përditshmen “Rilindja” gjegjësisht “Bujku” (tani dëshmor i kombit) Bajram Kadriu, Agim Kikaj, Ahmet Gashi, Fadil Llugaliu, etj.

Puna plot përkushtim e këtij grupi në mbrojtje të vlerave kombëtare bëhej pa kurrfarë kompensimi material.

Po këtë vit Nexhmiu në cilësinë e koordinatorit të kësaj Qendre bëri riorganizimin e bibliotekës në qytetin e Podujevës, dhe në fshatrat e saj.

Duke njohur në thelb urrejtjen dhe barbarinë serbe ndaj librit shqip Balaj një pjesë të rëndësishme të literaturës, e cila konsiderohej si vlerë e pakompensueshme e sistemoi së bashku me z. Bajram Kadriu, në disa vende të sigurta, në mënyrë që këta ekzemplarë kryesisht të botuar në shqip para Luftës së Dytë Botërore, të mbrohen nga dora shkatërrimtare e vandalistëve serbë.

Çështje tjetër që e preokuponte Z. Balaj ishte dhe numri i madh i të rinjve krijues nga Llapi, të cilët në mungesë iniciativash rrezikonin prirjet e tyre në letërsi dhe art.

Në mënyrë që të ruhet afiniteti krijues i këtij brezi më 1993 fillon mbajtja e takimeve kulturore dhe letrare “Kadri Kadriu.”

Këto takime kanë nxjerrë në pah krijues të njohur llapjanë të zhanreve të ndryshme.të artit dhe letërsisë.

Kritiku dhe romancieri Fatmir Halimi nga Dumnica e Podujevës, vitin e kaluar, në një konkurrencë tejet të fortë me romanin e tij “DY VDEKJE TË NJË JETE ”fitoi çmimin“ Anton Pashku” të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

Halimi me plot të drejtë mund të quhet edhe si poet i brezit të tronditjeve nga luftërat dhe trysnitë ekonomike që i shkaktonte regjimi represiv dhe vrasës i Serbisë.

Vetë autori i romanit që mori shpërblimin për veprën më të mirë nga fusha e letërsisë pohon se ky roman është sajuar nga ngjarje të Luftës në Kosovë.

Ndërkohë me nismën e z.Balaj për krijuesit e vegjël llapjanë organizohet edhe çmimi letrar “Vehbi Kikaj”, i cili u nda nga jeta më 1986, duke lënë boshllëk të madh në letërsinë tonë për fëmijë.

Gjithashtu ide e z.Balaj ishte edhe “Java e Artit Pamor në Llap”.Në këtë ekspozitë artistët figurativ të Llapit, pikasën vepra që pasqyronin realitetin historik nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë.

Kurse për dashamirët e artit skenik më 1994 themelohet teatri alternativë i qytetit të Podujevës, i pagëzuar me emrin e aktorit të mirënjohur llapjan“AVDUSH HASANI.“

Në një kohë kur nga jeta dhe vdekja ndante vetëm një fije floku z.Balaj pas disa përgatitjesh në segmente të nevojshme së bashku me mbështetësit e Qendrës për Kulturë të Podujevës e iniciojnë botim e monografisë “TRASHEGIMIA ETNOKULTURORE DHE HISTORIKE E LLAPIT”, i cili libër në formë studimesh shkencore doli në dritë më 1995.

Përveç vëllezërve Feriz, Shefqet dhe Muhamet Ymeri, pronarë të ndërmarrjes “Galantaria” në Podujevë, botimin e kësaj vepre e kanë ndihmuar me mjete edhe disa mërgimtarë tanë në Zvicër, të organizuar nga veprimtari Shefqet Hajdar Cakiqi.

Kjo vepër për shumëçka e veçantë i theu kufijtë provincial duke përfshirë në të njerëzit më eminent të shkencës, kulturës dhe të artit nga mbarë Kosova.

Ndërkaq, më 1996 Qendra e Kulturës e Podujevës në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, botoi librin me vlerë të jashtëzakonshme të Dr. Bajram Krasniqi ”INTELIGJENCIA LETERSIA DHE REALITETI.”

Kritiku, studiuesi, eseisti dhe historiani i letërsisë sonë Dr. Bajram Krasniqi, pati vdekur më 9 nëntor 1990, në moshë tepër të re, në kohën kur synonte kulmin e dijes dhe të pjekurisë intelektuale.

Andaj, vepra e cituar e lënë në dorëshkrim është botuar pas vdekjes së tij Z. Balaj gjithnjë inventivë e i palodhshëm asnjëherë nuk i lë vend dëshpërimit. Ai më 1997 tubon krijuesit e vegjël në festivalin “BUKUREZAT“me çfarë e thyen përfundimisht heshtjen e tyre.

Kjo ngjarje kulturore dikur e mbajtur nënokupim tani është kthyer në festival tradicional.

Edhe pse Kosova ishte aneksuar nga forca policore dhe ushtarake të Serbisë, Qendra e Kulturës e Podujevës, e udhëhequr nga z. Nexhmi Balaj, botoi librin me ese, trajtesa dhe vështrime “Gramatika e Fshehtë e Motiveve” të autorit Kujtim Rrahmani.

Në vazhdën e këtyre përpjekjeve krijuese pas çlirimit të vendit, z. Balaj themeloi çmimin letrar “Afrim Maliqi.”

Në nderim të jetës dhe veprës së këtij gazetari, poeti dhe intelektuali të njohur më 2007, Qendra e Kulturës në komunën e Podujevës, e botoi të përmbledhur në recensione, ese dhe publicistikë veprën e plotë të Maliqit.

Kjo punë me vlerë u arrit falë bashkëpunimit shembullor të zotit Munish Hyseni me zonjën Sevdie Rexhepi Maliqi, bashkëshorte e dëshmorit, e cila shumicën e shkrimeve të Afrimit, kishte arritur t’i ruajë të paprekura nga dora e shovinistëve serbë.

Afrim Maliqi, vritet më 2 dhjetor të vitit 1998 në Prishtinë, në një pritë të organizuara nga policia sekrete e Serbisë, së bashku me Hyzri Hamdi Tallën dhe Ilir Hilmi Durmishin.

Ai dhe Bajram Kadriu konsiderohen ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të z. Nexhmi Balaj.

Si një ngjarje e veçantë kulturore nga fusha e sportit ku me merita është edhe Nexhmi Balaj,cilësohet edhe turniri tradicional në boks ”DITËT E ZAHIRIT”.

Këtij manifestimi sportiv, që i dedikohet veprës së lavdishme të heroit dhe themeluesit të UÇK-së, Zahir Qerim Pajaziti, pa kurrfarë hezitimi dritën e gjelbër ia pati dhënë z. Balaj.

Balaj i dashuruar në punën me të rinjtë më 2010, nga pozita e Drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport është mbështetësi kryesor i krijimit të Asamblesë Rinore të Komunës së Podujevës.

Kurse një vit më vonë saktësisht më 25 janar 2011 z.Balaj bënë çmos që të krijohen kushte të duhura dhe prani e kënaqshme e njerëzve në promovimin e librave ”Puset e Vdekjes në Kosovë” dhe “Çka ka ndodhur në Kosovë në vitet 1998-1999” të mikut tonë norvegjez Josef Martisen.

Ky autor fisnik me profesionalizëm dhe vërtetësi në këto dy libra përshkruan krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, pa shtuar dhe hequr as edhe një ashkël.

Një ngjarje të ngjashme Qendra Kulturore e Podujevës në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës e pati organizuar edhe mbi Luftën e Popullit Shqiptar në Kosovë, gjatë viteve 1944-1945, kundër pushtimit serbo-komunist.

Në këtë Luftë të përgjakshme patën humbur jetën mbi 50 mijë shqiptarë autoktonë të trevave tona.

Në mënyrë që të zbuten sadopak përjetimet dhe ankthet e luftës së fundit Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, e udhëhequr për dy dekada nga z.Nexhmi Balaj, çdo vit bën edhe zgjedhjen e sportistit më të mirë të vitit në komunën e Podujevës.

Përveç këtij solemniteti në këtë qytet që shtrihet në veri-lindje të Kosovës,mbahet edhe maratona e përvjetshme e atletikës, me fille në vitet e 90-ta.

Në këto gara të karakterit nacional marrinë pjesë përfaqësues të dyja gjinive, meshkuj dhe femra.

Garat zhvillohen në të gjitha disiplinat e atletikës, dhe zgjojnë kureshtjen e adhuruesve të këtij sporti jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj.

Atletika e cilësuar si mbretëresha e sporteve në vendin tonë ka arritur nivel të kënaqshëm, falë edhe sukseseve të njëpasnjëshme të atletëve dhe atleteve të Llapit, që në shumë disiplina kanë arritur rezultate të shkëlqyera.

Më 2009 këtë jubile sporti e pati bërë edhe më madhështor prania e grupit muzikor “Qunga Ornare”nga Suedia, në krye të së cilit ishte këngëtarja me famë botërore Johnny Sellmar.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme po ashtu iniciativë e z.Balaj është edhe Kampi veror “Murgulla”, i cili tubon të rinj e të reja nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Fëmijët me prirje në poezi, prozë apo edhe dramë kanë pasur mundësinë që punimet e tyre t’i prezantojnë në “Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë”. Me këtë rast puna e tyre është vlerësuar nga njerëz eminentë të kësaj fushe.

Nexhmi Balaj nga e djathta në këmbë

Në periudhën kur Nexhmi Balaj, ishte në krye të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të komunës së Podujevës, pati një bashkëpunim të ngushtë edhe me krijuesin në mërgim Shefqet Dibrani, i cili për nevojat e lexueseve llapjanë ia pati dhuruar bibliotekës qendrore të këtij qyteti disa ekzemplarë librash, në gjuhën shqipe dhe gjermane.

Në kuadër të kësaj Qendre Kulturore janë botuar edhe shumë libra dhe monografi të fushave të ndryshme të shkencës, kulturës, artit dhe sportit, që autorë kanë kryesisht krijuesit nga Llapi.

Nexhmiu si njeri i mishëruar me artin, kulturën dhe sportin edhe pas pensionimit të merituar jep kontributin e tij, duke ndihmuar vullnetarisht Shoqata Kulturore dhe Klube Sportive të Podujevës.

Prandaj, me të drejtë mund të thuhet se Balaj, së bashku me një grup të rinjsh llapjanë ishte ai që e mbajti ndezur pishën e dijes dhe të kulturës sonë kombëtare, në kohërat më të vështira të historisë sonë.

Kjo punë kaq e dinjitetshme dhe më shumë sakrifica e Z.Balaj, dhe e bashkëpunëtorëve të tij meriton nderim dhe respekt të përhershëm nga brezat e tashëm dhe ata të ardhshëm.

Kujt i shërbeu Televizioni Top Channel me një sugjestionim të teleshikuesve?! 

0

Eshref Ymeri 

Më 17 korrik, në youtube, në kanalin televiziv Top Channel, ndoqa emisionin “Lindje Perëndim. Rusia i shkatërron vendet e NATO-s brenda gjysmë ore, mit apo realitet?”.  

Çuditërisht, emisioni u hap me një video, ku transmetoheshin pamje nga Sheshi i Kuq i Moskës, në ditën e paradës ushtarake më 09 maj. Në ekran shfaqeshin skena nga rreshtimi i trupave, gati për parakalim, lëvizja e kamionëve të rëndë ushtarakë, ngarkuar me raketa balistike ndërkontinentale, fluturimi i helikopterëve dhe i avionëve luftarakë mbi Sheshin e Kuq, që lëshonin nga prapa varganë tymi të ngjyrosur, mandej parakalimi i trupave para udhëheqjes së lartë dhe veteranëve të luftës, me Putinin në krye, që mbajti fjalën e rastit. 

Paskëtaj, në ekran u shfaq fotografia e politikanit Dmitri Rogozin, dikur zëvendëskryeministër i Federatës Ruse dhe më pas Drejtor i Roskosmosit (Korporata ruse që drejton degën  kozmike të vendit). 

Gazetari lexoi deklaratën e tij që shfaqet edhe në ekran: 

“NATO-ja po nis një luftë kundër nesh. Nuk është se e kanë thënë hapur, por kjo nuk ndryshon asgjë. Sepse është mëse e qartë për të gjithë”. 

Pas gazetarit, vijon komenti i gazetares: 

“Si njëri prej besnikëve më të ngushtë të Vladimir Putinit, Rogozin-i nuk mund ta zhgënjente presidentin rus me mbështetjen e tij, e cila shkoi përtej deklaratave konvencionale të një fitoreje dërrmuese mbi këtë armik të madh, që, në sytë e Rusisë, vazhdon të mbetet kërcënimi kryesor për të. Deklarata që Rogozin-i do të bënte më pas ngjan sa qesharake, aq edhe arsye për të ulur e për të menduar. A mundet Moska ta bëjë vërtetë një gjë të tillë?”. 

Më tej gazetari lexon vazhdimin e deklaratës së Rogozin-it, të cilën teleshikuesit e ndjekin  edhe në ekran: 

“Nëse arrihet te lufta bërthamore, vendet e NATO-s do të shkatërrohen prej nesh brenda gjysmë ore. Do të jetë një rrënim i paparë. Po këtë ne nuk duhet ta lejojmë, pikërisht për shkak të pasojave që do të kishte mbi planetin tonë një shkëmbim sulmesh atomike. Kjo është arsyeja përse ne duhet që këtë armik tepër të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, ta mposhtim me armë konvencionale… Forcat e armatosura të Ukrainës janë mish për top i NATO-s. Janë thjesht operatorë, të trajnuar nga instruktorë të NATO-s që shtypin levat dhe  butonët e armëve të aleancës. Po e çlirojmë Ukrainën nga pushtimi i NATO-s dhe po e largojmë armikun më të keq nga kufijtë e tyre perëndimorë”. 

Në ekranin e televizionit shfaqeshin kohë pas kohe pamje pallatesh të shkatërruara në Ukrainë, pasoja këto të barbarisë së  ushtrisë fashiste ruse. 

Por, në vijim të atij emisioni, ajo që më la mbresa sa të fuqishme, aq edhe tronditëse, ishte përmbajtja e tekstit të mëposhtëm, që u shfaq në ekran dhe që u lexua nga gazetari: 

“Arma kontinentale, e cila peshon 49,6 tonë, mund të udhëtojë deri në 24 500 km në orë dhe është e aftë të godasë objektivat deri në 12 mijë km larg, që do të thotë se mund të godasë vërtet Londrën ose Nju Jorkun brenda disa minutave…”. 

Të gjitha pamjet nga Sheshi i Kuq, të transmetuara në ekran herë pas here, qëllimisht, shërbenin  për sugjestionimin e teleshikuesve, në mënyrë që ata të arsyetonin me vetveten për “madhështinë” e forcave ushtarake ruse dhe për armatimin e tyre, si “më të mirin” në botë. 

Veçanërisht informacioni për atë armën kontinentale, e cila, brenda disa minutave, mund të godasë Londrën dhe Nju Jorkun, ishte shumë më tepër sugjestionues për teleshikuesit. 

Diçka më bëri përshtypje jo të mirë në atë e mision. Aty u citua disa herë ish-zëvendëskryeministri Rogozin. Po si është e mundur që redaktori i atij emisioni nuk qenka interesuar për të siguruar shumë më tepër të dhëna për figurën e tij? Sot bota e internetit të krijon mundësi të jashtëzakonshme.  

Le të kthehemi disa vite prapa dhe të kujtojmë se çfarë deklarate pati bërë në vitin 2014 ky ish-zëvendëskryeministri rus Rogozin. Por, fillimisht, lexuesit e nderuar po i sqaroj se cila ishte arsyeja që e pati nxitur ta bënte atë deklaratë. 

Kryefashisti i tanishëm Putin, sapo u zgjodh president më 26 mars 2020, pati vendosur, që, me kalimin  e viteve, të merrte tiparet e një cari të ri, të një diktatori të etur për pushtet. Dhe dihet që çdo diktator, në synimin e përhershëm për përjetësimin e pushtetit, bën ç’është e mundur për të grumbulluar rreth vetes gazetarë servilë shembullorë, të cilët, përmes mjeteve të informimit masiv, bëjnë gjithçka për propagandimin, deri në hyjnizim, të kultit të tij. 

Zejen e kryeservilit të Putinit ka vite që e ushtron me një zell të jashtëzakonshëm gazetari Dmitri Kiselov, drejtues emisionesh televizive në Televizionin shtetëror të Moskës “Rusia 1”. 

Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatë zhvillimit të programit televiziv, ai pati përgatitur një koment, në të cilin u shpreh:  

“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i krahasueshëm vetëm më Stalinin”. 

Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitri Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtë herë vetëposhtëruese: 

“Vladimir Vladimiroviç, mua më keni besnik, çizmet do t’ju pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më keni besnik”. Faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013). 

 Në një emision televiziv përmbyllës të programit “Vjesti njedeli” (Lajmet e javës), asokohe Dmitri Kiselovi pati deklaruar se Rusia na qenkej i vetmi vend, i cili “ka aftësinë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në hi radioaktiv”.  (Citohet sipas: “Dmitri Kiselovi: “Rusia është e aftë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në hi radioaktiv”. Faqja e internetit “Delfi”. 17 mars 2014).  

Kërcënimi i gazetarit-puthador të Putinit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte pasojë e rrënjosjes së “universitetit” të servilizmit politik në Rusi, për të cilin vetë kreu i Kremlinit ka treguar dhe vazhdon të tregojë një kujdes të jashtëzakonshëm për lulëzimin e tij. Në “auditoret” e këtij “universiteti” të servilizmit janë edukuar dhe edukohen jo vetëm breza gazetarësh të shumtë servilë, por edhe politikanë.  

Ajo deklaratë e këtij puthadori të regjur të politikës së Kremlinit bëhej në një kohë kur Rusia pati kryer pushtimin e Krimesë nën maskën e një të ashtuquajturi referendum dhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenë pozicionuar prerë kundër atij pushtimi. 

Pas deklaratës së mësipërme kërcënuese të Dmitri Kiselovit (në të vërtetë, me gjuhën e Putinit) në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, erdhi menjëherë reagimi i zëvendëskryeministrit Dmitri Rogozin. Në një dalje publike ai tha: 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brenda disa orëve, mund të zhdukin deri në 90% të potencialit tonë bërthamor. Gjatë më shumë se dhjetë vjetëve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpunohet koncepti i një goditjeje globale të rrufeshme. Sipas atij koncepti, parashikohet dhënia e goditjes me armatim jobërthamor në çdo pikë të planetit brenda një ore. Në bazë të rezultateve të lojës luftarake që u zhvillua në Pentagon në fund të vitit të kaluar, me ndihmën e 3,5-4 njësive të armëve të precizionit të lartë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje që brenda gjashtë orëve të shfarosin objektet kryesore infrastrukturore të kundërshtarit dhe t’i heqin atij mundësinë për të rezistuar” (Citohet sipas: “Dmitri Rogozin përgënjeshtron Kiselovin: Rusia do ta humbasë luftën me Amerikën brenda gjashtë orëve”. Faqja e internetit “Livejournal”. 17 mars 2014). 

Pra, sikur drejtuesit e atij emisioni të ishin informuar për jetëshkrimin e Rogozin-it, do të ballafaqonin deklaratën e tij të vitit 2014 me deklaratën e tanishme dhe do të nxirrnin në pah mashtrimin e tij në këtë të fundit, me të vetmin qëllim që, ashtu si edhe krejt klika fashiste e Kremlinit, me Putinin në krye, të shpëlajë trurin e delepopullit rus me gënjeshtra të sajuara me shumë kujdes në arsenalin e mashrimeve të politikës ruse 

Më erdhi keq që redaktorit dhe dy gazetarëve të televizionit nuk u kishte bërë përshtypje absolutisht fjalia në vijim e Rogozin-it: 

“Kjo është arsyeja përse ne duhet që këtë armik tepër të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, ta mposhtim me armë konvencionale”.  

Së pari, vallë mos nuk duhej që ata të reflektonin dhe të shtronin pyetjen: 

“Po si është e mundur të mposhtet një armik tepër i  fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht?”. 

Po ta kishin shtruar këtë pyetje, redaktori dhe gazetarët duhej të rezervoheshin për transmetimin e atij emisioni dhe drejtorit ose edhe presidentes së televizionit duhej t’i ishin drejtuar me kërkesën për dërgimin  me shërbim në Rusi të një gazetari dhe të një kameramani, për të shkuar jo në Moskë, por diku në zonat e brendshme të Rusisë, me qëllim që ta shikonin me sytë e tyre se në ç’gjendje jeton  populli rus në ato zona, të shikonin pirgjet me mbeturina gjithandej, jetën e varfër të njerëzve të thjeshtë, të mësonin  se cili është niveli i pagave dhe i pensioneve, në mënyrë që të bindeshin për mashtrimin e ish-zëvendëskryeministrit Rogozin për të mposhtur 30 vendet e NATO-s “brenda gjysmë ore”. Sepse redaktori dhe gazetarët duhet të jenë të bindur se në shumicën dërrmuese të rasteve luftën  e bën ekonomia, jo arma. 

Së dyti, si është e mundur që redaktori dhe gazetarët nuk reaguan fare ndaj fjalëve të Rogozin-it për mposhtjen e vendeve të NATO-s me armë konvencionale? Pas këtyre fjalëve sa mashtruese, aq edhe absurde, ata a nuk duhej të ndaleshin dhe të analizonin “suksesin” e armëve konvencionale të ushtrisë gjakatare ruse në Ukrainë? Si është e mundur që në ekran të transmetoheshin pamje nga pallate të shkatërruara në Ukrainë nga barbarët e ushtrisë fashiste ruse dhe të mos thuhej asnjë fjalë për Ukrainën, ushtria heroike e së cilës, populli heroik i Ukrainës rreth saj dhe lëvizja partizane në mbarë vendin, e rrëzuan përdhe përfundimisht mitin e “madhështisë ushtarake” të Rusisë, të reklamuar çdo vit me aq pompozitet qesharak në Sheshin e Kuq, me paradat e 09 majit?  

Pra, drejtuesit e atij emisioni, po të kishin “gërmuar” në internet për jetëshkrimin e Rogozin-it, vetvetiu do t’u lindte pyetja: 

Si është e mundur që ky politikan me hundën në lis, para tetë vjetësh të deklaronte se Rusia do ta humbasë luftën me Amerikën brenda gjashtë orëve”, kurse tani, tetë vjet më vonë, deklaruaka se nëse arrihet te lufta bërthamore, vendet e NATO-s do të shkatërrohen prej Rusisë brenda gjysmë ore”! 

Pra, pas deklaratës së vitit 2014, Rogozin-i tani paska arritur në përfundimin se Rusia, pas tetë vjetësh, na qenka bërë fuqia më e madhe globale në botë, e cila do t’i shkatërruaka vendet e NATO-s “brenda gjysmë ore”! 

Çdo mashtrim dhe çdo mburracakëri e një politikani e ka njëfarë kufiri, por “ofiçina politike” e “kryeinxhinierit” Putin ka arritur të nxjerrë nga “repartet” e saj gënjeshtarë, mashtrues dhe mburravecë të një kalibri shumë të lartë, të pakrahasueshëm në mbarë botën, propagandën trushpëlarëse të të cilëve delepopulli rus e “gëlltit pa e përtypur”. 

Gazetarja bëri shumë mirë që deklaratën e Rogozinit e quajti qesharake, çka tingëlloi si demaskim i mashtrimit të kryefashistit Putin dhe të bandës rreth tij. Në fund të tekstit që lexoi, ajo shtroi edhe pyetjen:  

“A mundet Moska ta bëjë vërtetë një gjë të tillë?”. 

Gjatë emisionit, ajo, çuditërisht, nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje. 

 Por ai teksti në ekran që lexoi gazetari për atë armën kontinentale, e cila mund të godasë Londrën dhe Nju Jorkun brenda disa minutave, jo vetëm që, tërthorazi, shërbeu si përgjigje e asaj pyetjeje, por edhe e zhvlerësoi tërësisht togfjalëshin e saj “deklaratë qesharake”. 

Domosdo, se pavarësisht që në tekst nuk thuhej asgjë se nga mund të lëshohej ajo arma kontinentale, nënkuptohet fare qartë që një armë e përmasave të tilla gjigande mund të lëshohet nga Rusia. Ky ishte një sugjestionim i përsosur që u bëhej teleshikuesve, me të vetmin qëllim që ata të nxjerrin   përfundimin se “me Rusinë s’u bëka shaka”, se Rusia na qenka “tmerri” i Perëndimit dhe sidomos i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!  

Kjo ishte reklama më e shkëlqyer që Televizioni Top Channel i bënte politikës “superhegjemoniste” të Kremlinit. Kjo u dëshmua në atë emision me anashkalimin e qëllimshëm të arsenalit ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët, sipas Rogozin-it, qenit roje të Putinit, pas tetë vjetësh, paskan “mbetur shumë prapa” Rusisë përsa i përket fuqisë mbrojtëse. Ai anashkalim dëshmonte konkretisht për solidarizimin e plotë të redaktorit dhe të gazetarëve me deklaratën e Rogozin-it për potencialin “e jashtëzakonshëm” të Rusisë për “shkatërrimin” e vendeve të NATO-s “brenda gjysmë ore”. 

Vetë reklama që i bëhej paradës ushtarake në Sheshin e Kuq, transmetimi i skenave me pamje nga shkatërrimet e pallateve të banimit në Ukrainë, shmangia tërësore e skenave me varrosje të shumta të ushtarëve të vrarë rusë, të plagosur dhe të zënë robër, skena këto të transmetuara në internet kohë pas kohe, shmangia e informacionit nga interneti për kufomat e 1500 ushtarëve rusë, të cilat prehen në mortoret (morgët) e qyteteve të Ukrainës, kurse Moska nuk e çan kokën fare të shkojë e t’i tërheqë, për t’jua përcjellë familjeve të tyre, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se Televizioni Top Channel, si një mjet i fuqishëm i informimit masiv, në atë emision nuk pasqyroi të vërtetën. 

Me sa duket, në këtë kanal televiziv mbizotëruaka majtizmi, rreshtimi përkrah Ramës, mikut besnik të Vuçiçit e sigurisht që edhe të Putinit. Se nuk i thonë kot asaj shprehjes “miku i mikut tim është edhe miku im”.  

Në vijim të trashëgimisë politike të Enver Hoxhës, si kryeargat i serbosllavizmit, Rama, para do kohësh, në Bruksel, në kundërshtim me Perëndimin evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doli hapur në përkrahje të Serbisë lidhur me sanksionet kundër Rusisë. Në informacionin e mëposhtëm thuhet: 

“… presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në konferencën për shtyp para gazetarëve, kur kujtoi se në shtypin evropian janë bërë plot 2629 artikuj kundër qëndrimeve të Beogradit, e pohoi me gojën e tij se krerët e BE patën ushtruar trysni gjatë samitit. Por, ai falënderoi Edi Ramën që e kishte mbrojtur. Sepse kryeministri ynë ka një qëndrim krej tjetër nga udhëheqësit e 27-shes. Ai mendon se Serbia është një vend i veçantë, të cilit nuk i duhet bërë presion për t’i vendosur sanksione Moskës” (Citohet sipas: “Brenda samitit / Rama gjen kohë të mbrojë Serbinë para liderve të BE”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 23 qershor 2022). 

Jo vetëm kaq, por edhe në konferencën për shtyp Rama doli së bashku me Vuçiçin. Pse pikërisht me Vuçiçin? Se s’ndahet dot prej tij. Se që të dy janë bërë si vëllezërit siamezë. 

Televizioni Top Channel, në atë emision nuk e përmendi absolutisht luftën heroike të forcave të armatosura të Ukrainës kundër ushtrisë gjakatare fashiste ruse. Ajo ushtri i ka dhënë asaj dajak pas dajaku, çka, sipas lajmeve të transmetuara më 20 korrik në kanalin televiziv “Unian”, dëshmohet nga shifra prej 50 mijë të vrarë dhe të sakatuar. Drejtuesit e atij emisioni u mjaftuan vetëm me pamje nga parada “madhështore” në Sheshin e Kuq dhe nga pallate të shkatërruara në Ukrainë nga raketat ruse. Ata  do të bënin shumë mirë t’i propozonin drejtorit të televizionit që videon e atij emisioni t’ia dërgojnë Dmitri Kiselovit. Ky do ta transmetojë patjetër në televizionin shtetëror rus, të cilin Putini e ndjek rregullisht. Dhe gjasat janë që ai do ta falënderojë Televizionin Top Channel dhe me siguri që do ta nderojë me një medalje të posaçme. 

San Francisko, Kaliforni 

20 korrik 2022

Një fillim i mbarë me një hap të mbrapshtë, mungesa e opozitës në Bruksel nuk tregoi seriozitetin e Ramës ndaj BE

0
Nga

Nga: Frank Shkreli

Kjo klasë politike shqiptare është aq e pashpresë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar saqë edhe po të duam të gëzohemi për një rast të gëzueshëm, këta nuk të lenë as të gëzohemi si shqiptarë kudo që jemi. E kam fjalën për hapjen zyrtarisht, të bisedimeve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, megjithëse ky proces, sipas zyrtarëve të BE-së, është një rrugë shumë e gjatë. Megjithëkëtë, nuk na lenë të festojmë as për një ditë, të paktën derisa të ktheheshin në Tiranë, që të na bindnin se asgjë nuk ka ndryshuar.

Shqipëria dhe shqiptarët kudo, kishin nevojë të dëgjonin një lajm të mirë për Kombin tonë, përballë grindjeve dhe konflikteve, përballë korrupsionit, që është jashtë kontrollit në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të shoqërisë, përballë drogës dhe vrasjeve të përditëshme midis grupeve kriminale, çmimeve të larta, papunësisë dhe zbrasjes së vendit nga rinia. Të gjithë u gëzuam kur morëm lajmin se Bashkimi Europian ka vendosur të çelë, zyrtarisht, negociatat me Shqipërinë, pa marrë parasysh se kush sundon sot në Tiranë dhe megjithë rrugën e gjatë përpara.

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Z. Oliver Varhelyi gjatë fjalës së hapjes zyrtare të procesit të negociatave me Shqipërinë u shpreh gjatë një konference të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Shqipërisë Z. Rama se në këtë rrugë të gjatë nevojitet një “konsensus mbarë-ndërkombëtar” dhe se për të dalur me sukses na “duhen të gjithë në Shqipëri”. Pyetjes së një gazetari se pse në delegacionin e Shqipërsië nuk kishte asnjë përfaqësues të opozitës, Kryeministri i të gjithë shqiptarëve – të pakën në letër- u përgjigj me ironi: “Nuk dimë kush është opozita. Nuk e dimë se kush është në krye të partisë”.

  1. Varhelyi u shpreh se procesi kërkon dhe nevojitë gjithëpërfshirje, duke shtuar se, “Negociatat kanë natyrë shtrënguese. Do ketë një ndikim madhor, pozitiv te shoqëria dhe na duhet që gjithësecili të bëhet pjesë e kësaj rruge”, ka thënë ai. Duket se Z. Rama nuk është në të njëjtat valë me Bashkimin Europian sa i përket gjithëpërfshirjes në procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE, pozitë, opozitë, shoqëri civile, e tjera grupe të interesit.

Kjo dukuri në Bruksel dje më solli në kujtesë nënshkrimin e Memorandumit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara më 15 mars 1991. Kur për këtë qëllim në SHBA kishte ardhur delegacioni shqiptar me në krye Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të asaj kohe, Z. Muhamet Kapllani, komuniteti shqiptaro-amerikan vuri re se në atë delegacion nuk kishte anëtarë të opozitës së re të posa themeluar në Shqipëri. Si përfundim, komuniteti nguli këmbë që Memorandumi të mos nënshkruhej përderisa të mos ketë në atë ceremoni edhe përfaqësues të opozitës shqiptare, të posa formuar. Me fjalë të tjera, që ceremonia në Departamentin e Shtetit të ishte një akt mbarëkombëtar, gjithëpërfshirës shqiptar. Ashtu edhe ndodhi, kërkesa e komunitetit tonë këtu u pranua nga Departamenti i Shtetit dhe pak më vonë edhe Ministri Kapllani ra dakort se kërkesa e komunitetit shqiptaro-amerikan ishte e justifikuar. Ceremonia e nënshkrimit u vonua derisa në Ëashington arritën përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të posa themeluar, zotërinjtë Dr Sali Berisha dhe Gramoz Pashko.

Arsyetimi i komunitetit shqiptaro-amerikan ishte se Washingtoni nuk duhej të rivendoste marrëdhëniet me një regjim komunist, i cili për 50-vite vetëm urrejtje shprehte ndaj Amerikës, por duhej të përfshinte në delegacionin shqiptar edhe përfaqësues të segmenteve të tjera të shoqërisë shqiptare, që në atë kohë ishin të pakta ose jo-ekzistuese. Sepse – në prak të ndryshimeve të mëdha në Shqipëri me shembjen e Murit të Berlinit – këto nuk ishin marrëdhënie të Amerikës vetëm me një regjim diktatorial në Tiranë, por ishte një ceremoni për rivendosjen e marrëdhënieve historike, popull-me- popull, pa marrë parasysh se kush sundonte në Tiranë, në atë kohë.

Mungesa e opozitës shqiptare në Bruksel të martën nuk mund të bindi askënd dhe më pak vetë BE, se Kryeministri Rama është vërtet serioz për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sepse Bashkimi Europian nuk pranon vende mono-partiake, siç është Shqipëria. Për këtë arsye, rruga  e antarësimit të Shqipërisë në BE edhe nëqoftëse ndodh eventualisht do të jetë shumë më e gjatë se ç’pritet normalisht.

Fatkeqësisht, mos përfshirja qysh tani e opozitës shqiptare në këtë proces është një fillim i mbrapshtë i këtij procesi të gjatë. I para-destinuar të dështojë dhe i cili nuk premton shumë për antarësimin eventual të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është vështirë të thuhet nëse – çelja zyrtare e negociatave të BE-së me Shqipërinë pardje në Bruksel – është “fillimi i fundit apo fundi i fillimit”-, a nuk di se çkaje. Fatkeqësisht, të martën Zoti Rama ishte në Bruksel për propagandën e radhës, por sytë e mendjen i ka gjithnjë të drejtuar kah nisma “Ballkani i hapur”, ruso-serbe, e shpinën ia ka kthyer Bashkimit Europian me kohë! Mungesa e cilëve do përfaqësues të opozitës shqiptare në Bruksel, të martën që kaloi, nuk është një shenjë pozitive as nuk tregon vullnet të mirë nga autoritetet e Tiranës që negocitatat midis Shqipërisë dhe BE-së në të ardhmen, do të dalin me sukses. Mos ftesa e përfaqësuesve të opozitës politike shqiptare në Bruksel, ishte një hap tepër i gabuar, sido që ta shikosh. Një mentalitet ky i një republike bananesh, i padenjë për Kombin shqiptar! Si gjithmonë, edhe punët e mbara – siç është nënshkrimi i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian – politika shqiptare i fillon për mbrapshti.

L’Éclair (1919) / Letra e komandantit francez : “Grekët duhet të kuptojnë se edhe Shqipëria ka të drejtë të ekzistojë…”

0

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Korrik 2022

“L’Éclair” ka botuar, të hënën e 15 shtatorit 1919, në faqen n°2, letrën e Felix Holtz, ish-komandantit francez të Batalionit të Parë të kombësorëve shqiptarë në Korçë, në lidhje me mbrojtjen e interesave të Shqipërisë,  të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Çështja e Shqipërisë

Një popull që pretendon të drejtën e tij për të ekzistuar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne kemi marrë letrën e mëposhtme nga komandanti Felix Holtz, ish-komandant i Batalionit të Parë të kombësorëve së shqiptarëve. Ne nxitojmë ta botojmë atë :

Ndër çështjet që i interesojnë Gadishullit Ballkanik, është një që ende pak njihet, por që gjithsesi do të duhet të zgjidhet : bëhet fjalë për çështjen shqiptare.

Shqiptarët formojnë një grup etnik të përcaktuar në mënyrë perfekte dhe Konferenca e Londrës ka vendosur tashmë shumë qartë kufijtë e vendit : në veri, mirditorët dhe malsorët katolikë; në qendër, gegët myslimanë; në jug, toskët, që përbëjnë tre të katërtat e popullsisë ortodokse greke.

Por shqiptarët, qofshin katolikë, myslimanë apo ortodoksë, pretendojnë vetëm kombësinë shqiptare; gjuha e tyre është me origjinë latine; veshja dhe zakonet e tyre janë të veçanta.

Nëse deri më tani shqiptarët nuk janë dukur të kërkojnë energjikisht të drejtën e tyre për ekzistencë, kjo është sepse ata shpresojnë se pushtetet do të marrin parasysh të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe se ato do t’u lënë atyre autonominë e tyre.

Dikush mund të pyesë veten nëse shqiptarët janë të aftë të administrojnë veten; megjithatë, nën Princin Vidin, revolucioni shpërtheu pikërisht sepse në krye ishte vënë një i huaj, i cili nuk dinte të kuptonte mentalitetin e tyre. Por ata që kanë banuar në Shqipëri gjatë luftës e dinë se në të vetmen zonë të Korçës, të pushtuar nga trupat tona, shqiptarët, nën mbrojtjen tonë, kanë organizuar dhe administruar në mënyrë të përsosur punët e vendit të tyre, kanë krijuar shkolla kombëtare, kanë menaxhuar financat në në një mënyrë kaq të ndershme, saqë, të privuar nga 700.000 franga nga grekët të cilët u detyruan të largoheshin nga Korça, ata mundën, pas disa kohësh, të rimëkëmbnin kapitalin e tyre.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga pikëpamja ushtarake ata mundën, me ndihmën e disa oficerëve francezë, të organizonin një forcë policie dhe një batalion që kontribuoi në tërheqjen (largimin) e austriakëve dhe bullgarëve. Batalioni është cituar, për më tepër, në urdhërin e ushtrisë.

Ushtria trime shqiptare, duke përparuar në tokën shqiptare, përjetoi ndjenjat e alzasienit (banor në Alsace) që luftonte për Alsace-Lorraine; shumë të guximshëm, shumë luajalë, besnikë ndaj fjalës së tyre, ata e kanë vendosur besimin tek Franca. Ata e njohin atë si çliruesen e të gjitha kombeve të shtypura. Franca, duke u dhënë atyre ndihmën e forcës së saj morale, do t’u kthejë atyre ndihmën që i sollën trimërisë së oficerëve, dhe grekët, që në të kaluarën kishin nevojë për mbështetjen e Francës dhe aleatëve të saj për të patur të drejtën e tyre për të ekzistuar, duhet të kuptojnë, nëse udhëhiqen vetëm nga parimet e drejtësisë, se edhe Shqipëria ka të drejtë të jetojë.

Komandanti FELIX HOLTZ

* Aurenc Bebja, Francë. ) Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/l-eclair-1919-letra-e-komandantit-francez-greket-duhet-te-kuptojne-se-edhe-shqiperia-ka-te-drejte-te-ekzistoje/.

___

Në foto: Aurenc Bebja

Ftesë ish studentëve të profesorëve Prof. Dr. Ali Hadri, Prof. Dr. Shukri Rrahimi, Prof. Dr. Zef Mirdita dhe Prof. Dr. Skënder Rizaj që të ngrenë zërin kundër BIK-ut

0

Myftiu Naim Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash në vizitën e mëhershme në tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit.

Msc. Muhamet Shabani, historian
FTESË HISTORIANËVE ISH-STUDENTË TË KËTYRE PROFESORËVE TË NDERUAR!:
1.Prof.Dr.Ali Hadri,
2.Prof.Dr.Shukri Rahimi,
3.Prof.Dr.Zef Mirdita dhe
4.Prof.Dr.Skënder Rizaj.
Ftohen historianët ish studente të këtyre profesorëve të nderuar,por edhe historianet tjerë patriotë të ngrejnë zërin fuqishëm kundër DEKLARATES POLITIKE DHE ANTISHKENCORE të NEOOTOMANIT,Kryetar i Bashkesis Islame të Kosoves se:”Sulltan Murati i Parë është çlirues i tokave shqiptare !”
Kjo DEKLARATË është identike antishqiptare sikurse DEKLARATAT e Patrikëve Irinej dhe Teodosije,të KISHËS ORTODOKSE SEBE se Kosova ështe zemra dhe Jerusalemi i Serbisë!
Kur janë ne pyetje shqiptarët, e sidomos DARDANIA,NEOOTOMANIZMI DHE PANSLLAVIZMI kanë PLATFORMË dhe QËLLIM të perbashkët dhe të njëtë:ZHDUKJEN E DARDANEVE NGA FAQJA E DHEUT…!
Ali Hadri                                                 Shukri Rrahimi
Zef Mirdita
Skënder Rizaj
Mulla Idriz Bilalli nga Podujeva dhe Mulla Xhevat Kryeziu,nga Bubaveci,keni obligim kombëtar që të largoni NEOOTOMANIN ,FALSIFIKATORINË E HISTORISË SË POPULLIT SHQIPTAR,NAIM TERNAVA NGA BASHKESIA ISLAME E KOSOVËS!
Largone këte maskara,këtë matrapaz,dallkauk,kuisling e renegat,këtë antishqiptar të perbetuar!
Idriz Bilalli
Xhevat Kryeziu
Naim Tërnava
BESIMTARËT SHQIPFOLES ADHURUES TË KRIMINELIT SULLTAN MEHMETI I DYTE (PUSHTUESI!)
Sulltan Mehmeti i Dyte Pushtuesi,është KRIMINELI MË I MADH ANTISHQIPTAR!
Masakroi gra,fëmije e pleq të qyteteve Kidhna,Lezhë,Drishtë dhe Zhabjak.
Pas nje qendresa heroike të qytetareve shqiptar të Artanes ne krye me Llesh Spani,dorëzohen më 1 qershor 1455.
Edhe pse u dorezuan,të gjith u masakruan,perkunder premtimit të dhënë nga Mehmeti i Dytë, se do t’ju falte jetën.
Gratë dhe fëmijët i shiti si skllever ne tregjet e Azisë!
Këto fakte historike të sigurta 100/100,nëse nuk i marrin parasysh shqiptaret besimtarë mysliman dhe vazhdojne të luten dhe të falen në xhamin që mban emrin e këti KRYEKRIMINELI,KANIBALI ANTIZOT,ateher këta shqipfoles mund të luten njesoj edhe në KISHËN ORTODOKSE SERBE TË KRIMINELIT, SLLOBODAN MILLOSHEVIQ NE PRISHTINË…!
Xhamia me emrin e Sulltan Mehmet Fatihut, shqiptarvrasësit të madh
Slobodan Miloshviq