____
Pas dënimit të krerëvë të Uçk-së nga Gjykata e Hagës,ka filluar një ofensivë e ashpër e Bia Serbe dhe Bikut kundër vlerave të luftës.
Sëpari duke vendosur flamujt me emblemë të Uçk-së nëpër xhamitë e financuara nga Bia Serbe dhe tani portalet islamike dhe islamik të ndryshëm duke postuar foto në rrjetet sociale të hoxhollarëve me uniformë të Uçk-së.
Ne si Ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dënojmë ashpër këtë denigrim të luftës së pastër të Uçk-së dhe kërkojmë nga shoqatat e dalura nga lufta dhe institucionet e drejtësisë që të marrin masa kundër këtij denigrimi poshtërues ndaj Uçk-së,sepse ne luftuam për lirin e Kosovës dhe nuk luftuam as për islamizëm as për krishterizëm,por lufta jonë ishte e pastër për Shqiptari.
Kërkoj nga shoqatat e dalura nga lufta që t’i tërheqin verejtjen Bikut se Uçk-ja nuk ishte Ushtri islamike,por ishte Ushtri puro Shqiptare. Nuk duhët lejuar që të shfrytëzohet dhimbja e Kosovës pas ngjarjeve të 16 shtatorit në Hagë dhe të keqpërdoret lufta e Uçk-së që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të paraqitet si Ushtri Islamike .
Vendimi i Gjykatës së Hagës do ankimohet dhe krerët e Uçk-së do lirohen,por njolla e zezë që Bia Serbe po i bënë Uçk-së përmes Bikut do mbetet,sepse Serbia pastaj do i përdorë për qëllime të vetat veprimet e Bikut karshi Uçk-së.



