Kreu Blog Faqe 1276

Një libër i merituar për një luftëtar të paepur të Shqipërisë Etnike

0
Ndjehem i privilegjuar nga Zoti dhe shumë krenar, që jam në rrugën historike të miqësisë dhe të bashkëpunimit me burrin e vyeshëm dhe shumë të merituar të Familjes Sokoli, pal Sokolin, autorin e këtij libri shumë të vlefshëm monografik, për Xhaxhain e Tij Zefin
Stubëll, verë 2022
​Këtë shkrim – recension të shkurtër, po e filloj me falënderime Zotit, që më hapi rrugën e miqësisë dhe të bashkëpunimit me Familjen Sokoli, që nga trungu i Paplekajve në Lekbibaj të Malësisë së Gjakovës së quajtur Tropojë, ishin shpërngulur në Radoniq të Gjakovës.
​Me birin e Familjes Sokoli, të njohur për trimëri dhe luftë për truallin Dardan e për Shqipërinë Etnike, deri në luftën tonë të fundit çlirimtare, ku kishin rënë martirët e fundit, në Mejë të Gjakovës – pra, me Palin, atdhetar dhe shkrimtar i dëshmuar në diasporë, duke qenë në udhëheqje të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë në Gjermani, kam pasur fatin dhe privilegjin nga Zoti, që të bashkëpunoj që nga vitet e para të lirisë së Kosovës. Duke qenë ai në Gjermani e unë në Itali, bashkëpunimi ishte virtual, në distancë.
​Kisha shkuar në Brazil, për të pestën herë me radhë. Në fund të shkurtit 2008, sapo arrita në Belo Horizonte, e themeluam asociacionin për bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës “BRAKOS”, bashkë me profesoreshën universitare, tashmë të ndjerë, Dr Vera Lucia Alves Neves dhe me miq të tjerë. Pal Sokoli, nga Europa po ndiqte veprimtaritë dhe takimet e mia atje. Një ditë më shkruan, duke më treguar historinë e Xhaxhait të tij Zef Sokolit, ballistit të dëshmuar, i cili pas luftës me partizanët komunistë, në mbrojtje të Shaban Polluzhës, kishte thyer burgun komunist e kishte ikur në Shqipëri e nga atje, bashkë me disa bashkëluftëtarë kishin ikur në Itali. Nga Italia, me traget kishte shkuar në Brazilin e largët, një hetë në Rio de Janeiro e pastaj në Belo Horizonte (kryeqytet i shtetit mjaft të zhvilluar e i prodhuesit të parë të kafesë në botë – Minas Gerais, ku edhe ishte martuar e kishte krijuar familjen. Pali më tha se kishin komunikuar dikur me letra, por pa hyrë në çështjen kombëtare, sepse policia komuniste i hapte i lexonte e nuk i dërgonte, as andej e as këndej. Kishin kaluar mbi 20 vjet që kishte humbur komunikimi, sipas të gjitha gjasave për shkak të pengesave të policisë pushtuese sllavo-komuniste. Nuk e dinin më, nëse është i gjallë apo jo Axha Zef, prandaj m’u lut të interesohem mos po gjej ndoj gjurmë të tij. Këtë kërkesë të Palit, unë e pranova si privilrgj të madh edhe si përgjegjësi tëjashtëzakonshme.
​Që të mos përsëriten gjërat, lexues të nderuar, tani po i them dy fjalë për librin monografik të Palit “Zef Sokoli shërbestari i Shqipërisë Etnike”, libër të cilin e konsideroj dhe e çmoj me vlera shumë të larta, historike dhe artistike, libër që ka vulën e pashlyeshme të Ballit Kombëtar, të cilit Axha Zef i ka shërbyer me pushkë e me penë, duke mos kursyer as jetën për çështjen kombëtare dhe për bashkim të të gjithë shqiptarëve në një shtet.
​Pal Sokoli, i privilegjuar, nipi i Axhës Zef e vëllai i 4 martirëve dhe i dëshmorit të kombit Gjergj Sokoli, i masakruar nga bandat pushtuese serbiane, në prill 1999, në Mejë të Gjakovës, këtë libër monografik, kushtuar Axhës Zef, të cilin shkoi e takoi në Brazil, mbas 64 vjetësh të ikur nga Kosova, atëherë kur Pali akoma nuk ishte i gjallë, e ka shkruar me shumë profesionalizëm, duke mbarështruar fakte të argumentuara me dëshmi të gjalla. Aq bukur e ka shkruar, sikur të kishte luftuar bashkë me Axhën Zef e të kishte rrugëtuar bashkë me Te, në jetën plot batica e zbatica që e kaloi, nga këtu e në kontinentin e largët të Amerikës Jugore.
​Është mirë që këtë libër ta ketë në dorë çdo shqiptar, që do ta njohë mirë veprimtarinë e Ballit tonë Kombëtar, të ballistëve tanë, gjithmonë në shërbim të Shqipërisë Etnike. Me këtë libër hidhet dritë historike në figurat kryesore dhe nismëtare të Ballit Kombëtar, në veprimtarinë e tyre atdhetare dhe në luftën e pakompromis për bashkimin kombëtar, në ribërjen e Shqipërisë Etnike. Janë të rralla penat që shkruajnë e qëndisin kaq bukur, si pena e Pal Sokolit, në këtë libër. Merreni të gjithë e kënaquni duke lexuar dhe duke mësuar mirë veprimtari e vlera të historisë sonë kombëtare, çfarë nuk i keni ditur deri më tani.
​Në fund, e falënderoj autorin, që më nderoi, duke më dhënë privilegjin të jem recensent i këtij libri kaq të çmueshëm, kaq të vlefshëm, për historinë dhe artin tonë krijues letrar.

Dardani, jo Kosovë !

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Dardani – vend i bekur nga Perëndia.
I thërrasë të gjithë ata shqiptarë që mendojnë, veprojnë dhe që flasin shqip. Ta fillojmë nga vetja që të mos përdorim në statuset në facebook emrin Kosovë, por DARDANI.
* * * *
“DARDANI DHE JO KOSOVË”!
Nga Dr. Elena KOCAQI
Tiranë, 19 shkurt 2018: Emri Kosovë është një emër sllav që u vendos krahinës shqiptare Dardane, nga Osmanët me insitimin rus në emër të pansllavizimit, në fillim të shekullti të XIX dhe nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët. Ky emër është sllav dhe në botën sllave ka mbi 20 emra vendesh Kosovë, të cilat listohen me poshtë.
Kosova, duhet të quhet Dardani sepse,
1 – Dardani është një emër historik shqiptar dhe tepër i vjetër që po ti referohemi mitit Dardani është djali i Pellazgut me princeshën Atlantidase Elektra.
2 – Emri Dardan dhe Dardanët dalin që në betejën e Kadeshit në 1272 para erës sonë. Pra është një emër i dokumentuar prej 3290 vjetësh, ndërsa Kosovë është një emër sllav pa asnjë lidhje me shqiptarët, i vendosur në shekullin e XIX, nga rusët për të ngritur pretendimet serbe mbi një territor që gjasmë ishte serb për shkak të emrit. Dardani është emri më i vjetër Ilir i dokumentuar.
3 – Dardani është quajtur Troja, nga ku Dardani nga Ballkani ka pas shkuar në Troj që njihet një nga qyterimet me të lavdishme të botës.
4 – Dardan ishte Ene Dardanidi që themeloi Romën
5 – Dardan ishte Briti që themeloi Londrën dhe Anglinë nga linja e Ene Dardanidit
6 – Dardan ishte Konstandini i Madh perandori i Romës, Justinian i Madh perandori i Bizantit e shumë të tjerë.
Të kesh një emër kaq të madh dhe kaq të lavdishëm dhe të mbash një emër sllav për emërtim shteti dhe tash me disa të çmendur e anti-shqiptare ti quash shqiptarët komb kosovar, është jo vetëm teori serbe dhe pan sllaviste që synon ngadal ngadal të largoi shqiptarët nga etnia e tyre, gjë që Serbi s’e bëri dot as me zjarr e hekur, por një teori që bie ndesh me të vërtetën historike. Nëse ky emër do vazhdoj të përdoret, Serbia do të pretendoj gjithmonë që ai vend edhe nga emri i përket asaj, paçka se ky emër është vendosur artificialisht nga ambasadori rus në Stamboll.
Ta fillojmë nga vetja që të mos përdorim në statuset në facebook emrin Kosovë por Dardani. Unë e kam filluar që para 9 vitesh kur i vura emrin djalit tim Dardan. Pastaj të imponohet ndryshimi politikë. Edhe nëse do ketë një bashkim të Dardanisë me Shqipërinë, krahina duhet ta ruaj emrin, ashtu si Maqedonia dhe Epiri shqiptar, pasi këto janë tre emrat më të lavdishëm në historinë botërore që ju përkasin vetëm shqiptarëve dhe ua kanë vjedhur të tjerët dhe më e keqja nga të gjitha po ja mohojme vetes.
1 – Vendbanime sllave me emrin Kosovë si më poshtë.
Belarus: ”Kosovo”
Bosnia and Herzegovina: “Kosova”
Bulgaria: “Kosov”, “Kosovo” = 3 vende
Croatia: “Kosovo”
Czech Republic: “Kosov” . “Kosova Hora”
Estonia: “Kosova”
Macedonia: “Dolno Kosovrasti” “Kosovo”
Poland: “Kosóë Lacki”
Russia: ka kater vende “Kosov”, “Kosovka” , “Kosovo”
Slovakia:”KoKošovce”
Slovenia: “Kosovo” (Ljubljana (Kosovo Polje))
Ukraine: “Kosov” “Kosovka” “Kosovscyna”
Ka ardhur koha që shqiptarët të mbajnë identitetin e tyre të vërtet.

Kryeministri Kurti viziton kazermat FSK-së, “Adem Jashari” dhe “Evropianët e Rinj”

0

Prishtinë, 20 korrik 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi sot dy kazerma të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari” në Prishtinë dhe “Evropianët e Rinj” në Pomazatin.  Përgjatë vizitës ai ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Në kazermën “Ademi Jashari” ai u prit nga zëvendës Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor, Enver Cikaqi, Inspektorja Gjenerale e FSK-së, Gjeneralmajor, Irfete Spahiu dhe Gjeneral brigade, Naim Haziri.

Duke iu drejtuar ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së, kryeministri Kurti tha se populli ynë pret nga ata që të mbajnë lart moralin dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit. “Njerëzit jashtë këtyre rrethojave të kazermave shohin te ju trimat, të mençurit dhe guximtarët që janë të gatshëm dhe të përgatitur për t’i mbrojtur ata dhe vendin tonë nga çdo rrezik e kërcënim”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Ndërkaq në kazermën “Evropianët e Rinj”, përveç zëvendës Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor, Enver Cikaqi, kryeministri Kurti u prit edhe nga koloneli i FSK-së, Shaip Haziri. Para ushtarakëve të pranishëm, kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të zhvillohet, modernizohet dhe të ndërveprojë me partnerët e saj.

“FSK vitin e kaluar zbarkoi në Lindjen e Mesme për misionin e saj të parë paqeruajtës, krah aleatëve tanë, kurse këtë vit është në përgatitje për të zbarkuar njësitë e saj në Poloni dhe Ishujt Falkland për operacione të mbështetjes së paqes. Pjesëmarrja e FSK-së në këto operacione ndërkombëtare tregon më së miri për punën dhe përkushtimin tuaj, për profesionalizmin dhe vullnetin tuaj, për moralin e lartë dhe dëshirën tuaj të zjarrtë për t’i shërbyer vendit”, u shpreh kryeministri Kurti.

Gjatë vizitës në kazermën “Evropianët e Rinj”, ndër të tjera ai tha se ne jemi evropian të rinj sepse jemi shtet i ri në Evropë, mirëpo jemi populli i lashtë i Evropës që Bashkimin Evropian e konsideron vlerë dhe qëllim.

“Historinë e kemi të lavdishme, të ardhmen do ta kemi të ndritshme”, përfundoi fjalën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kulti i individit dhe historia e miteve

0

Nue Oroshi

Shpesh në botë e veçanarisht në vendet diktatoriale krijohet kulti i individit. Ky kult është ngritur fuqimisht në vendet diktatoriale kur Kryetarët dhe Kryeminsitrat komunist e kanë shpallur vehtën të pazëvëndësushëm kurse popullin dele që i shkon mbrapa pa e futur fare në funksion trurin. Ata që nuk e kanë luajtur rolin e deleve kanë qenë nëpër burgje,janë rrahur vrarë e sakatosur. Në këtë mënyrë është krijuar dhe ngritur kulti i individit nëpër ish vendët komuniste. Fatkeqësia qëndron edhe sot  e kësaj dite se këto dele të komunizmit ende edhe sot e asaj dite e kanë të ngulitur në kokën e tyre një levozhgë të trashë të kultit të udhëheqësve të tyre saqë edhe spitalet psikiatrike më të mëdha në Evropë dhe Amerikë nuk kanë mundësi ti sherojnë. Disa nga ata kanë vdekur e disa janë në prag të vdekjës por shkojnë në botën e amshuar me mendjën e ngurt për kultin që ju kanë ngritur diktatorëve komunist që kanë qenë dhe mbetën e keqja më e madhe e njerëzimit.Fatkeqësisht ky kult i individit ishte shumë i fortë edhe në trojet shqiptare. Diktatorët komunist në Kosovë dhe Shqipëri Enver Hoxhaj e Fadil Hoxhaj në mënyra të ndryshme kishin ngritur kultin diktatorial nëper faza të ndryshme kohore.Në Shqipëri ky kult mori hov pas shuarjes së kryengritjes antikomunsite në Mirditë në vitin 1953 ku me ndihmën e Rusisë dhe Serbisë komunistët e Shqiperisë arritën ta shuajnë rezistencën antikomunsite në Shqiperinë e Veriut. Edhe në Kosovë diktatorët komunistë kishin dhënë kontribut në rikthimin e Kosovës në Jugosllavi ku kishin dërguar tri brigada komuniste dy në Kosovë dhe një në Maqedoni për të shuar kryengritjet shqiptare që udhëhiqeshin nga Mehmet Gradica, Ndue Përlleshi, Shaban Polluzha, Xhemë Gostivari, Mifailat e Zajazit dhe shumë të tjerë. Fatkeqësia ndodhi. Për tu krijuar ky kult i individit dhe për tu ngritur shteti diktatorial komunist në Shqiperi dhe ish Jugosllavi shqiptarët humbën 47.300 atdhetar , ku 95% të tyre nuk ju dihen varret se ku janë gjuajtur.Më pas se çka ndodhi për 45 vite e dimë të gjithë ku u krijua njeriu i ri pa komb e pa atdhe duke humbur vyrtytet morale të besës, nderit dhe trimerisë.Pasojat e krijimit të këtij njeriu të ri me mentalitet diktatorial po ia shohim pikën e sherrit edhe sot e kësaj dite ku shumica e politikanëve shqiptar nuk kanë mentalitet demokratik por kanë trasheguar një mentalitet diktatorial. Dallimi në mes të sistemeve politike diktatoriale dhe atyre demokratike është shumë i madh.Është i madh për faktin se i tërë shteti në diktaturë punon vetëm për mirëqenien e diktatorit dhe familjes së ti kurse në demokraci qytetari punon për të krijuar mirëqenien personale e familjare ku duke krijuar këtë mirëqenie shteti demokratik i jep mundësinë qytetarit që me  kontributet e ti përmes taksave që paguan për shtetin ta zhvilloj dhe pasuroj edhe shtetin që jeton e punon. Duke trasheguar një mentalitet komunist një pjesë e madhe e partive në politkën shqiptare e kanë trasheguar kultin e individit edhe përmes partive politike ku ndaj kryetarit të partisë politike përkrahesit dhe anëtaret e partisë që i rrinë afër e krijojnë një formë servilizimi dhe gjunjëzimi ndaj liderit te tyre, dhe asnjëherë nuk e kritikojnë atë kur nuk e ka mirë. Kjo krijohet si pasojë e mentalitetit diktatorial në politikë.Kurse sa i përket historisë së miteve kemi një pjesë të ashtuqujturve studiues ku nuk dinë ta dallojnë historinë e vërtet nga mitet dhe mitologjia.Ata mendojnë se historia shqiptare është e krijuar nga mitet dhe futën kryq e terthorë historisë shqiptare pa qenë të aftë të punojnë dhe specifikojnë asnjë periudhë historike.Apo me keq futën në të gjitha periudhat historike pa qenë fare ekspert të fushës së historisë.Mendojnë të gjorët se historia shqiptare është një mit dhe ajo duhet të shkruhet sipas ëndrrave të tyre që shohin me sy hapur. Këtyre bashibozukve duhet kujtuar se dallimi në mes të mitologjisë dhe historisë së vërtetë është shumë i madh dhe janë dy botra dhe një mur i madh që i ndanë në mes tyre.Historia shkruhet me fakte shkencore ku historiani në bazë të burimeve arikvore si dhe burimeve tjera ansore siç janë dëshmitë, kronikat ,memoriet, shënimet e personave që kanë bërë historinë, dëshmitë e bashkëkohësve, si dhe shumë dokumente të tjera mblidhën, analizohen, sistemohen dhe përpunohen ku krejt në fund historiani i mirëfilltë e nxjerr përfundimin për një ngjarje historike apo për një personalitet historik të një periudhe të ndryshme  kohore.Fatkeqësia qëndron në faktin se tekstshkruesit e miteve dhe mitologjisë shkruajnë me halucionacione duke devijuar nga shkenca dhe çdo gjë e marrin në aspektin që ata vetë deshirojnë të ketë ndodhur e jo ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë.Te tillët në të shumten e rasteve janë të ndikuar nga historiografia serbe e cila në mungesë të materialeve shkencore, dokumenteve historike, memorieve te ndryshme ka dy shekuj që punon në dy drejtime.Drejtimi i parë është falsifikimi i kronikave,dokumenteve dhe dëshmive tjera në Mesjetë dhe krijimi i figurave jo ekzistuese serbe por mitizimi i tyre se kanë ekzistuar, apo edhe përvetësimi i figurave historike shqiptare.Për këtë historia serbe në 95% te saj është histori e miteve,  gënjeshtrave dhe falsifikimeve te dokumenteve të ndryshme sidomos në Mesjetë. Përmes këtyre falsifikimeve ata kanë arritur që ti marrin dhe përvetësojne edhe kishat katolike shqiptare në Kosovë. E dhimshme është se sot përmes këtyre kishave tona që na i kanë marrur dhe përvetsuar me dhunë sot po e bëjnë historinë e tyre.Kjo bëhet për faktin se shumica e shqiptarëve e bëjnë gjumin e ariut dhe nuk i dalin zot objekteve te tyre historike.Kështu që nuk do ti kushtonte asgjë Ipeshkvisë së Kosovës që në bashkëpunim me Institucionët e Kosovës ta bëjnë një projekt të rikthimit të Kishave Mesjetare Katolike Shqiptare Ipeshkvisë së Kosovës, dhe njëherë e përgjithmonë të nderpritet loja e politikës serbe me kishat tona që na i kanë marrë me dhunë.Është koha që dalngadalë shqiptarët të demokratizohen dhe kultin e individit ta lënë në sirtarët e historisë, kurse historinë ta shkruajnë historianët e mirfilltë e jo para historianeët që nuk dinë ta bëjnë dallimin në mes të historisë mitike dhe asaj reale.

Raportime të Korrikut 1998: Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica

Gazeta Bujku – 22 Korrik 1998-fq 1 – foto – Behlul Jashari

Nga Behlul Jashari

 

PRISHTINË, 19 Korrik 2022/ “Në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”, kam raportuar para 24 viteve, në Korrik 1998, për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare si dhe për Radio Televizionin Shqiptar.

“Të dhëna dramatike për masakra në Rahovec – Bosnja po ndodh në Kosovë – Srebrenica në Rahovec”, citoheshin raportimet edhe në mbititullin e kryetitullin e gazetës kosovare të rezistencës “Bujku”, të 22 Korrikut 1998, në ballinën e së cilës  ishte edhe mbititulli “Gjendje alarmante në Rahovec dhe rrethinë”  dhe titulli   “Të masakruar, të vrarë dhe të djegur”.

Ndërsa, në botimin e 25 Korrikut 1998 gazeta “Bujku” në ballinë kishte kryetitullin “Pamjet e Rahovecit ngjajnë me ato të Vukovarit”. Me titullin  “Rahoveci shembull i spastrimit të egër etnik të Kosovës” citohej Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga konferenca për shtyp. “Shumë të vrarë, të humbur pa gjurmë e të arrestur”, ishte titulli nga informata për ngjarjet në Rahovec e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

“Kongresisti John Olver i shkruan Bill Klintonit – Në emër të viktimave të Srebrenicës shpëtojeni Kosovën”, ishte mbititull e titull tjetër në ballinen e gazetës, e cila theksonte edhe se letrën drejtuar Presidentit të SHBA e nënshkruan 27 kongresistë amerikanë…

Gazeta e rezistencës  “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, atëherë të vetmes të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë…

 Në Kosovë, si në shumë fshatra e qytete, edhe në qytetin e Rahovecit ndodhën masakra të forcave serbe kundër civilëve shqiptarë. Në 19 Korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë të vrarë e të plagosur.

Raportoja se edhe në Tehqen e Sheh Myhedinit janë masakruar shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, identiteti i të cilëve nuk u mësua. Gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi kanë treguar se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u rrëmbyen e u zhdukën shumë shqiptarë, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Organet e pushtetit okupues serb në Prizren, më 22 Korrik 1998, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe groposën shumë shqiptarë të vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Për situatën në Rahovec para 24 viteve, në 23 Korrik 1998 në raportin me titull “Shqiptarët e vrarë janë varrosur në dy varreza masive” raportoja se, “forcat serbe kanë hapur, të mërkuren, me eskavator dy varre të perbashketa dhe kanë groposur kufomat e mbledhura nëpër rrugët e qytetit të Rahovecit, afro një orë para ardhjes në qytet të gazetarëve dhe diplomatëve të huaj.

Sipas KMLDNJ (Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut) forcat serbe kanë vrarë mbi 50 shqiptarë, ndërkohë që nuk janë identifikuar ende shumë të vrarë e të masakruar, që kanë mbetur nëpër rrugë, shtëpi, bodrume dhe fusha.

Burime të LDK-së (Lidhjes Demokratike të Kosovës) në Rahovec besojnë se janë qindra civilë të vrarë, të masakruar, të djegur dhe të plagosur. Shtypi i Kosovës dhe burime të tjera, masakren e kryer nga forcat serbe në Rahovec, e krahasojnë me Srebrenicën.”

Ndërsa, në 24 Korrik 1998, po para 24 viteve, raportoja që në titull se “Rugova kërkon mbrojtje ndërkombetare për Kosovën”.

“‘Në Kosovë gjendja vazhdon të jetë e rrezikshme, çdo ditë ka sulme të policisë dhe ushtrisë serbe. Ky është një spastrim i egër etnik, që ka filluar në Kosovë’, tha të premten para gazetarëve në Prishtinë, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Kerkojmë ‘mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën dhe popullin e saj dhe të ndalohet përhapja e konfliktit në rajon’, theksoi Rugova.

‘Policia serbe nuk po lejon varrosjen e të vrarëve pas masakrave në Rahovec dhe as ardhjen e organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare në Kosovë. Me mijëra shqiptarë janë larguar nga qyteti i Rahovecit dhe rrethinat e tij’, tha Rugova, duke shtuar se, edhe në rajone të tjera të Kosovës ka patur bombardime dhe të vrarë, ndërkohë që vazhdon represioni i policisë serbe.

‘Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe Bashkimi Evropian, po ndërmarrin të gjitha hapat diplomatikë, por edhe ata ushtarakë, që të mos ndodhë Bosnja në Kosovë’, u shpreh Rugova, në pergjigje të pyetjes së gazetareve.Rugova përseriti qendrimin se ‘zgjidhja më e mirë për Kosovën është Kosova e pavarur me të gjitha garancitë për serbët lokalë dhe një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimatare’”.

Sias citimit të gazetës “Bujku”, pyetja ime drejtuar Presidentit Rugova në atë konferencë shtypi ishte kjo: “A po vonohet bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, kur dihen vlerësimet gjithnjë e më të shpeshta se këtu po ndodh Bosnja?”…

 Në raportimet nëpër vite kam theksuar se, në Kosovë, në vitet 1998-‘99 forcat serbe në sulmet gjenocidale dëbuan mëse 1 milion shqiptarë, shumicën “përtej Bjeshkëve të Nemuna” në Shqipëri, vranë e masakruan rreth 12 mijë, e mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur.

Sipas të dhënave të bashkësive të familjarëve të të zhdukurve, të të pagjeturve, numri i tërësishëm i të zhdukurve të Kosovës pas luftës së përfunduar para 23 viteve mbërrinte afër 6.000 veta, mbi 90 për qind prej tyre ishin civilë shqiptarë, të cilët u rrëmbyen, u morën të gjallë në mënyra të ndryshme nga formacionet policore-ushtarake dhe paramilitare të pushtetit okupues serb. Menjëherë pas luftës  në Kosovë edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur. Një numër i tyre, rreth 600 janë gjetur të gjallë nëpër burgjet në Serbi.

“Në Kosovë kanë ndodhur krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe akte gjenocide të forcave serbe kundër shqiptarëve”, ka deklaruar eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Prof. Dr. Zejnullah Gruda, në një bisedë që kam zhvilluar.

Ai ka folur mes mijëra e mijëra dëshmive të mbledhura gjatë viteve të okupimit e të luftës, të cilat i shpalosnim nga arkivat e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë.  “Janë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare në përgjithësi, të drejtës ndërkombëtare të luftës, të drejtës humanitare…”,  ka thënë Gruda…

Përshpirtëria e Nënës Tereze, përkujtim në 25 vjetorin e vdekjes 

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Përshpirtëria e Nënës Tereze 

(25 – vjetori i vdekjes) 

KRYQI I KRISHTIT – UDHA JONË 

“Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen mbas meje, nuk është i denjë për mua. Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkak tim, do ta rifitojë”. (Mt 10, 38-39; khs. Lk 9, 23; Gjn 16, 33) 

Nuk mund ta ndjekim Krishtin pa e pranuar kryqin e tij. Krishti është i pandashëm nga kryqi dhe Kalvari… Ata që e ndjekin Krishtin me besnikëri, bota i urren, sepse ata janë sfidë për mentalitetin e sotëm, ashtu siç e urrenin Krishtin. Bota e sotme është një “Kalvar i hapur” . (Nëna Tereze) 

Jezusi e dëshmoi dashurinë e tij për ne në mënyra dhe raste të ndryshme, por kulmori ishte pa dyshim vuajtja, Udha e Kryqit, vdekja dhe ngjallja e tij për ne, dhe për shëlbimin tonë. Prandaj, Ai thotë: “Ky është urdhri im: doni njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju! Dashuria më e madhe që ndokush mund të tregojë është: të japë jetën e vet për miqtë e vet. Ju jeni miqtë e mi nëse bëni çka ju urdhëroj unë.” (Gjn 15, 12-14) 

Duke medituar për kuptimin dhe domethënien e kryqit, Nëna Tereze thotë: 

“Të gjithë ne duhet ta marrim kryqin tonë, të gjithë ne duhet ta shoqërojmë Jezusin  në ngritjen e tij në Kalvar, nëse dëshirojmë të mbërrijmë së bashku me Të në maje të kodrës…, te ngjallja. Në “udhën e kryqit” tonë shohim Jezusit e varfër dhe të uritur, që rrëzohet. Jemi aty për t’i ndihmuar? Jemi aty me flijimet tona, me copë e bukës, të bukës së vërtetë? …Kjo është një të ndalur të udhës së kryqit: Jezusi i pranishëm në ata që kanë uri dhe pësojnë nën barrën e kryqit. Në të ndalurit e katër të udhës së kryqit Jezusi takohet më Nënën e vet. A jemi nëna për ata që vuajnë? … A jemi Simon Cirineu i cili e mori kryqin e Jezusit duke e përkrah dhe ndihmuar? …Veronika…A jermi si Veronika në lidhje me të varfër? … Jezsusi prapë rrëzohet. Sa herë kemi mbledhur nëpër rrugë qenie njerëzore, që kanë jetuar si kafshë e që dëshironin të vdisnin si engjëj!… Është Jezusi që ka nevojë që dora jonë ta fshijë fytyrën e tij… 

Ishte i zhveshur. Sot, krijesat e vogla janë pa dashuri ende pa lindur. Duhet të vdesin, sepse nuk duan një fëmijë më tepër… 

Jezusi është i kryqëzuar. Sa qenie njerëzore me të meta, vonesa mentale, edhe në fëmijëri, mbushin spitalet! Sa ka të tillë edhe në familje tona!… 

Ta fillojmë Udhën e Kryqit, me guxim dhe gëzim, sepse nëpërmjet Kungimit të Shenjt, Jezusi është me ne… Shikoni e do të shihni: kudo ka qenie njerëzore që vuajnë urinë dhe e drejtojnë shikimin e tyre kah ne. Mos ua ktheni shpinën të varfërve, sepse të varfrit janë Krishti. Duhet ta duam Krishtin deri në dhembje.”   

Shumë njerëz, duke vuajtur mendojnë se janë të dënuar, të braktisur prej Zotit dhe njeriut, dhe shi për këtë, vuajnë edhe më shumë dhe keq, kot. Nëna Tereze, ka pasur një përvojë tjetër të vuajtjes, nën ndriçimin e fesë dhe të dashurisë. Ajo, thoshte kështu: “Dhembja nuk është një ndëshkim. Jezusi nuk ndëshkon. Dhembja është një shenjë – shenjë që jemi afruar kah Jezusi në kryq, kështu që Ai mund të na puthë, mund të na tregojë dashurinë e tij, duke na mundësuar pjesëmarrje në misionin e tij.”  

Duke pranuar që të vdesë për të gjithë mëkatarët, ai na mëson me shembullin e vet se është e nevojshme të bartim atë kryq që prej mishit dhe prej botës vihet mbi shpatullat e atyre që kërkojnë paqen e drejtësisë.” (GS 38) 

Mundimi i Jezu Krishtit ndriçon çdo dhembje njerëzore, jep kuptim, fuqi, burim vuajtjeve tona: të vogla apo të mëdha. Vetëm nga drita e kryqit të Krishtit na vjen përgjigja, pse duhet të pësojmë kaq shumë, ta bartim kryqin dhe në fund, edhe të vdesim. 

Në vuajtjen e tij, Zotëria Jezu thotë: U bëftë vullneti yt. Bëj me mua çka dëshiron. Gjithë kjo ishte tejet e rëndë për Zotërinë tonë Jezusin… Ai pranoi në heshtje dhe nga kryqi na dhuroi Nënën e vet. Pastaj tha: “Kam etje” dhe “Gjithçka u krye.” (Nëna Tereze)   

Nga vuajtja e Krishtit na vjen edhe mësimi për falje. 

“Jezusi, na ka mësuar në mundimin si të falim për dashuri, si të harrojmë për përvujtëri.” (Nëna Tereze) 

Kryqi, është kulmi i dashurisë dhe faljes, i vetmi mjet për ta mposhtur të keqen, urrejtjen, hakmarrjen. 

Fatkeqësisht shumë njerëz të kohës tonë, edhe shumë të krishterë, pranojnë vetëm pjesërisht Krishtin, kur dhe ku pëlqen: mësimi shoqëror, për shembull, dashuria filantropike për njeriun, drejtësia shoqërore, lufta kundër diskriminimit kombëtar, fetar, racor. Mirëpo, nuk pranojnë Jezusin e vuajtur, të vdekur dhe të ngjallur, edhe më pak ftesën e tij për ta ndjekur deri në fund. Ky copëtim ose seleksionim i personit dhe porosisë së Krishtit, e zbrazë kuptimin, përmbajtjen dhe kështu e dobëson planin e shëlbimit. 

“Të pranosh gjithçka për Jezusin. Pranimi i Jezusit të vuajtur dhe të plagosur…Mos harroni që mundimi i Krishtit ka përfunduar gjithmonë me ngjalljen e tij të gëzueshme. Mos lejoni që asnjë vuajtje ta errësoi aq shumë jetën tuaj, sa që të harroni gëzimin e ngjalljes… Unë kam menduar dhe medituar shumë për kryqin. Vetvetiu vuajtja s’është asgjë, dhe vetëm vuajtja e bashkë-nadarë me Krishtin, është një dhuratë e mrekullueshme. Zoti na do shi nëpërmjet kryqit…. Ati e dërgoi Birin e vet, Jezu Krishtin, për ta shëlbuar botën, që të vdiste për ne dhe t’i shpërblente mëkatet tona, të ngjallej për shëlbimin tonë. Kështu Ai na do gjithmonë.” (Nëna Tereze) 

Nga Udha e Kryqit të Krishtit mund dhe duhet të mësojmë shumë: 

  • Jezusi lirish dhe me dashuri pranoi kryqin si vegël dhe mjet për ta plotësuar vullnetin e Atit, kryerjen e veprës së shëlbimit; 
  • Udha e Kryqit të tij, është edhe  rruga jonë: ndonjë herë e tradhtojmë, si Juda, me mëkat, herët tjera ikim nga drita, për oportunizëm, për interes, si Pjetri dhe apostujt tjerë. Aty-këtu ecim pas tij me besnikëri, siç bërën gratë së bashku me Virgjërën Mari, duke e ndihmuar në bartjen e kryqit, siç bëri Simon Cirenasi.  
  • Jezusi, ka vdekur për ne dhe për shëlbimin tonë, apo siç thotë Shën Pali: “Se Krishti vdiq për mëkatet tona sikurse e paralajmëroi Shkrimi shenjt. Qe varrosur e të tretën ditë u ngjall së vdekuri si u tha në Shkrimin shenjt. Iu duk Kefës e pastaj të Dymbëdhjetëve.” (1 Kor 15, 3-5) 
  • Ai i ka plotësuar të gjitha flijimet e Besëlidhjes së Vjetër, prej Abelit të drejtë, deri në ditët tona, flijimet e të drejtëve. 
  • Pa e pranuar, jetuar dhe dashur Jezusin, prandaj edhe kryqin e tij, nuk jemi fare të krishterë, nxënësit e tij, nuk mund ta mposhtim të keqen, mëkatin, djallin, vdekjen, dhe të arrijmë shëlbimin. 

Prandaj, për të vuajtur më pak dhe më mirë, kemi vetëm një zgjidhje: JEZUSIN! 

Për ta mposhtur të keqen, mëkatin, robërinë e djallit, vdekjen, është vetëm një Person-Dashuri: JEZUSI!  

Për t’u pjekur në vuajtje dhe në dashuri, është vetëm një rrugë – Udha e Kryqit: JEZUSI!  

Për t’i lehtësuar vuajtje e të tjerëve, për të qenë të lumtur dhe për t’i bërë të lumtur edhe tjerët, është vetëm një mundësi: JEZUSI! 

Për të jetuar, dashur dhe dëshmuar dashurinë në vuajtje, është vetëm një fuqi: JEZUSI! 

“Jezusi im, Zotëri, Zotëri i vuajtjes, 

Më dhuro që sot 

Dhe çdo ditë unë të mund të shohë 

Ne persona të të sëmurëve të tu,  

Bëj që në kërkimin e tyre 

Unë të njohë Ty! 

Ma dhuro që të njohë në trajtën  

E njerëzve të paarsyeshëm, që të mund të them rishtas: 

Jezusi im i vuajtur, 

Sa ëmbë është të shërbej Ty… 

Kur e shikojmë kryqin, 

Atëherë kuptojmë dashurinë e tij, 

Kokën e tij të ulur për të na puthur; 

Duart e tija të hapura për të na përqafuar; 

Zemrën e ti të shporuar për të na pranuar.” (Nëna Tereze) 

Pshtinë, 20 korrik 2022   –    Radio Maria – Kosovë

Pse u  mashtruam ndërsa GjND e mori vendimin madhështor për Kosovën?

0
Fahri Xharra, Gjakovë
Pse u  mashtruam  ndërsa GjND  e mori vendimin madhështor për Kosovën.
Ç’na u deshën bisedimet me Serbinë?
Edhe  nëse dikush i kërkoi, pse ne i pranuam.?
Ne luftuam, e shpallëm pavarësinë, GJND-ja e pranoi, çka dreqin kërkonim më shumë?
Gjykata nuk na kushtëzoi me bisedime. Kufinjt e Kosovës ishin të Kushtutës se vitit
1974
Ja vendimi:
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Hisashi Owada tha mes tjerash se:
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
— Hisashi Owada (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë)
Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat del se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe as Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut.
Referime
Redakto
^ Tanner, Adam; Stevenson, Reed (22 korrik 2010). “Kosovo independence declaration deemed legal” (në anglisht). Reuters. Marrë më 2010-08-03.
^ “Accordance with international law of the unilateral declaration of independence in respect of Kosovo (Request for Advisory Opinion), p. 3” (në anglisht).
^ “World | Europe | Kosovo MPs proclaim independence” (në anglisht). BBC News. 2008-02-17. Marrë më 2009-04-24.
^ Howard Clark, Civil Resistance in Kosovo, p. 73. Pluto Press, 2000. ISBN 0-7453-1569-0
^ “Sixteenth and final meeting of the International Steering Group for Kosovo” (PDF) (në anglisht). International Civilian Office. 10 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 tetor 2013. Marrë më 6 janar 2013.

Hipokritët u kundërvihen kriminelëve vetëm kur u përshtatet atyre

0

Nga Aurel Dasareti

O shqiptarë! Mos harroni se ju në mënyrë të pavetëdijshme dhe të pavullnetshme ndikoni në të gjithë ata me të cilët vini në kontakt, përmes fjalëve, sjelljes, buzëqeshjes tuaj, po edhe me heshtjen tuaj, me gjithë personalitetin tuaj. 

*** 

Një Ministër i nderuar Drejtësie nga një vend i Evropës Perëndimore, i cili ka qenë miku im që në rini, (ndryshe, ish bashkëluftëtar nga “Vëllezërit e fushëbetejës”) në një konferencë shtypi i ka përshkruar abuzuesit seksualë si “përbindësha”. Por është kritikuar nga një gazetar politikisht korrekt me arsyetimin: “Unë pajtohem me ata që thonë se nëse dikush duhet ta quajë një lopatë për një lopatë, atëherë duhet ta quaj dhunuesin dhunues, kriminelin kriminel etj. Por ti nuk bëhesh më i mirë në luftimin e krimit duke folur se sa i neveritshëm e i pistë është krimineli.” 

Disa muaj më vënë, vajza e tij 14-vjeçare (vajza e të njëjtit gazetar) është dhunuar seksualisht nga një kriminel 32-vjeçar. E në këtë rast, në sallën e gjyqit, gjatë procesit ndaj kriminelit, i njëjti gazetar (tashmë në rolin e babait të viktimës) i ka kërkuar kryegjyqtarit që autori të dënohet me dënimin më të rëndë, me burgim të përjetshëm, me shprehjen: “Ky është një kriminel shumë i fëlliqtë që nuk meriton të jetojë. Ai është fëmija kopil i një ish-prostitute që ka…”. 

Pra, kur i digjej prapanica, kur i erdhi e keqja në shtëpinë e tij, ai ndryshoi retorikën e tij, nga e butë në të rreptë. 

Kriminelët e rëndë, shkelësit e ligjit nuk kanë të drejtë të respektohen. Pyetni viktimat e tyre nëse mendoni ndryshe.  

*** 

Ne duhet të krijojmë kushtet për një bisedë të hapur dhe të informuar. Dhe kush është më i përshtatshëm për të siguruar që biseda të jetë e informuar sesa thjesht profesionistët- psikologët e sjelljes? 

Politikanët e pushtetit duhet të durojnë kritika, „ofendime“ dhe vëmendjen e publikut, opinionit. Nëse jo, le të largohen nga pozitat dhe thejnë qafën. 

Shtypi e ka obligim të informojë banorët në mënyrën e duhur (pa pallavra) për atë që po ndodh në shoqëri dhe do të zbulojë çështje të denja për kritikë. Do të tregojë për procese që ndikojnë në jetën e shqiptarëve që nuk sillen në korridoret e Kuvendit, Komunës  ose Bashkisë. 

 

Çfarë është sjellja psikologjike? 

Ka shumë teori të ndryshme që përpiqen të shpjegojnë pse njerëzit sillen ashtu siç bëjnë dhe pse njerëzit janë të ndryshëm në llojet e sjelljeve që shfaqin. Sjellja psikologjike është grupi i teorive që shikojnë sjelljen nga një këndvështrim psikologjik. E quajtur edhe „Psikologji e sjelljes“, kjo metodologji fokusohet jo vetëm në mënyrën se si mendja luan një rol në sjellje, por edhe në rolet që kanë aspektet edukative-familjare, sociale, mjedisore dhe fiziologjike në ndikimin e mendjes. 

 

Çfarë është sjellja kolektive? 

Sjellja kolektive i referohet një veprimi, procesi ose ngjarjeje që ndodh spontanisht midis një grupi të çorganizuar. Këtij lloji të sjelljes i mungon struktura ose treguesit e hapur për të shpjeguar shfaqjen ose ekzistencën në një kohë të caktuar. Edhe pse zakonisht kalimtare, sjellja kolektive mund të prodhojë në mënyrë efektive ndryshime shoqërore ose të ketë efekte të tjera të rëndësishme. Shembuj të këtij fenomeni përfshijnë histerinë masive, trazirat dhe modën. Profesionistët vazhdojnë të hetojnë këtë çështje, por ende nuk dihet shumë për këtë aspekt të sjelljes njerëzore. 

Për shkak të çështjeve të pazgjidhura, përkufizimet, vëzhgimet dhe shpjegimet e sjelljes kolektive ndonjëherë ndryshojnë, por ka disa aspekte të këtij lloji të pjesëmarrjes në grup për të cilat priren të bien dakord përgjithësisht. Për shembull, shumica e ekspertve e përshkruajnë këtë sjellje si jokonvencionale. Një arsye për këtë është sepse pjesëmarrësit priren të shkojnë së bashku me idenë, por ata nuk njihen si anëtarë të një grupi të strukturuar. Në disa raste, ata mund të mos kenë ndërvepruar kurrë me pjesëmarrësit e tjerë dhe mund të mos jenë as në afërsi të tyre. 

Merrni, për shembull, sjelljen kolektive që mund të dëshmohet gjatë një kryengritjeje. Ky lloj veprimi i dhunshëm, i drejtë apo padrejtë, mund të përhapet në një qytet ose një komb. Individët mund të shohin të tjerët të përfshihen në këtë lloj sjelljeje dhe të bëhen pjesë e valës së dhunës. Nëse ata merren në pyetje më pas, ka shumë të ngjarë që pjesëmarrësit të përmendin arsye të ndryshme për përfshirjen, edhe pse një tipar i përbashkët, si zemërimi ose zhgënjimi, mund të përmendet mes tyre. Pjesëmarrësit mund të mos e dinë saktësisht se si, kur dhe ku filloi kryengritja. 

Një person mund të supozojë se që një grup i madh njerëzish të pashoqëruar të përfshihen në një veprim të përbashkët, ajo sjellje duhet të plotësojë disa nivele dinjiteti, drejtësie dhe përgjegjësie. Sjellja kolektive vetëm zbulon se sa i pasaktë është një supozim i tillë. Një tjetër nga karakteristikat më të pranuara për këtë është se nuk pasqyron strukturën shoqërore që ekziston në atë kohë. Kjo nuk do të thotë se një sjellje e tillë është gjithmonë negative ose gjithmonë rezulton me dhunë. Një modë është një shembull i sjelljes kolektive që zakonisht nuk shkakton dëm. 

Moda janë gjithashtu ilustrime ideale të sjelljes kolektive, priren të jenë kalimtare. Zakonisht nuk ka një shkak specifik për përfundimin e saj dhe momenti që një sjellje e tillë përfundon mund të jetë e vështirë të përcaktohet.  

Edhe pse kjo lloj sjellje tenton të gjenerojë veprime ose ngjarje që fillojnë në mënyrë spontane dhe përfundojnë pa ndërhyrje, ka një interes të konsiderueshëm për këtë temë brenda komunitetit të shkencave përkatëse sociale. Ekspertët që studiojnë rastin shpesh kërkojnë përgjigje se si zhvillohet kjo lloj sjelljeje ose mekanizma që mund të përdoren për ta kontrolluar atë. Ky informacion ka potencialin t’i shërbejë shumë qëllimeve të dobishme, të tilla si parandalimi i vdekjes dhe ofrimi i mundësisë për të udhëhequr popullsinë në rast të fatkeqësive natyrore. 

 

  • Pjesëmarrësit që angazhohen në sjellje kolektive nuk janë anëtarë të një grupi të strukturuar.
  • Policia mund të thirret për të shuar trazirat, që është një formë e sjelljes kolektive.
  • Instinkti i “tufës” i referohet prirjes së njerëzve për të adoptuar idetë dhe sjelljet e njëri-tjetrit.
  • Sjellja kolektive mund të ushqejë demonstratat.

Ai që nuk mund të përdorë arsyen është budalla. Ai që nuk dëshiron është hipokrit. Ai që nuk guxon është skllav”, – gjyshi im. 

*** 

PS: Unë i shkreti jam nga ata që qysh në vitin 2114, kur Evropa Perëndimore zgërdhihet dhe ngre gota me pije alkoolike ruse Vodka duke festuar Vëllazërim-Bashkimin me Rusinë dhe Putinin,  me shkrimin e mëposhtëm (opinionin-komentin që shprehë qëndrimin e shkruesit – timin) i kam ndjerë e “paralajmëruar” qëllimit e Putinit:  

https://gazetadielli.com/vellezerit-e-fushebetejes/ 

____

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Personazhet e mia

Sinan Kastrati, Suedi

Një nga vështirësitë e mia si autor është gjetja e personazhit për tregimin për ngarjen e tregimit tim. Autori të shumtën e rasteve, personazhin e gjen dhe e merr nga një njeri ose njerëz të njohur dhe atij njeriu ia mvesh të gjitha tiparet që duhët ti ketë një personazh që autori e dëshiron. Ai e gdhend mirë si një mjeshtër druri kur e punon një hamar gruni, kosh kallamoqi, dyer me thupra thane, tërfurk, grabuj etj.  

Autori e personazhi bëhen miq por shpesh autori nuk është i kënqur me sjelljet e personazhit dhe prandaj e qorton dhe për një kohë nuk shkruan për te derisa personazhi të përmirëohet e ta dëgjoj autorin. 

Personazhet shpesh janë popullorë, dmth shumë autorë shkruajnë për të njëjtin personazh, psh personazhin historik ose këngëtrët i këndojnë këngë, të ndryshme.  

Kjo mënyrë e gjetjes së personazheve dhe mveshja e të bëmave nga të tjerët, është e vjetër. Për herë të parë e gjejmë në Letërsinë Gojore, (Letërsinë Popullore) kur një trim siq ishte Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Oso Kuka, Ali Pashë Gucia, Ahmet Delia i Prekazit etj. që këngëtari popullor iu kishte thur vargje ”Tek len dilli e peron hâna, djalë si Osa, nuk bân nâna”, po ato vargje, ia mvesh edhe heroit tjetër. 

Kjo ngjashmëri ndodh edhe në këngët e në letërsitië faqinje ballkanase. Të tilla janë këngët për Marshal Titon, ish udhëheqësin jugosllav (1944-1980) ku këngëtari shqiptar i këndon Titos dhe e paraqet si prijës të drejtë e trim me fletë. 

Por unë zakonisht personazhet e mia i gjej në Turjakë, te katundarët e mi, pleqtë e mençur, Avdullah Agën, Gjemajlinë e Brahim Agës, Metën e Gjemajlisë, Sahit Mstafën, Reshit e Ukë Imerin, Din e Sefer Haxhinë, Asman e Nezir Cufën, Shaqë Tushën, Imer Mullamuqës, Fetah e Ali Nurqin, komitën Hasan Zatrqiqi, Rexhep Asllanin, Smajl Zenelin, Bajram Ramadanin, Islam Maliqin, Nebi Cufën, Ramadan Zeqirin, Ukë e Sejdi Topin etj. 

Pasi zgjedhi temën, subjektin (syzheun, fabulën), idenë e … tipin e karakterin, tiparet e personazhit, ia përshtati edhe gjuhën që do të flas ai. 

Bajram Ramadani, një plakë i urtë i Turjakës, si çoban, në moshën e thyer, kur vinte me dele afër Mahallës së Aliagëve, deleve iu grahte, nuk iu printe. Unë e pyesja: 

_Pse mixha Bajrë po iu shkon përmas dhenëve (deleve) e nuk po iu prin? 

-He bre Sinan, po kur vi kah mahalla juaj, duhet me i ruet delt sema ma marrin naju aliagët.  

Ai e thonte si në shaka por këtu gjejmë përveç humorit të lehtë, sepse ai nuk dinte të therë me fjalë edhe shumë të vërteta. Aliagët, kishin pasur shumë pasuri, që nga Zatriqi (Rahovecit) e deri në Halilaq (te Sllatina, tash aeropori ndërkombëtrar ”Adem Jashari”) dhe krejt Turjakën por nuk punonin fare. Ishin zotni e dembelë. Gjithë dimrin uleshin nga 7 me një pastaqi (lëkurë dashi, ogiçi) dhe këndonin këngë trimërie, arrsiki, ilahi e mahiteshin duke tregua mesele e ngjrje të vërteta që kishin ndodhur me të vërtetë që lexuesi e ka të vështirë sot me i besua, për të gjalllë etë vdekur, për dragoj kulshedra, lugetër, diva … e dreqër. Nëse dikush në katund (Turjakë) krysisht të familjes së Ramadin Nezirit e Smajl Zeneli, me fis Zogaj, kishte një mzat të mirë, ata i falnin një arë dhe mëzatin e merrnin dhe e prenin. Aliagët ishin në zë edhe si pleçnarë e trima.Sai përket shahirave, thuhet se Zatriqi, Gjakova e Shkodra ishin të parër për këngë të zgjedhura e për shumë çka tjetër, Kastratët. 

Njherë tjetër, kur një ”puntor” i aliagëve i ndihmon fqinit kur kishte ardhur maqina (Dresh) me fshi grunin, tërfurkun me dujin e grunit ia merr maqina dhe ndalet, prishet. Pronari i maqinës pyet:  

Çka ndodhi? 

Haki Alia (thonë por unë nuk e besoj se baca Haki ka qenë puntor i mairë) i tregon se tërfurkin ia përpiu maqina. 

-Ju e keni hânger deri në Halilaq e ju ma prishni edhe maqinën time. 

Ukë Topi ishte një tjetër personazh, jo nga Turjaka por që kishte qenë rrogtar e i kishte ruajt gjâen (lopët) në Turjakë, Damanek e deri në Bellenicë. Ai ishte një njeri i veçantë. Sa lopë i ruante në malë, po aq shtaga mbante në krah. Çdo lopë e kishte shtagën e vetë dhe vjetat, kishin thupra. Nëse donte të ia hijë një viqit që ndalej, varësisht se cili ishte ai, Uka e gjente thuprën e viqit që e mbante në krahun tjetër dhe ia m`shonte lehtë viqit. 

Ukë Topi, nuk i mathte apangat verës e as dimrit. Kur dikush e pyeste Ukën  kur ishte verë (stina e verës, në Turjakë numrohej 6 muaj- Shen Gjergj- Shën Mitër) , Uka i përgjigjej: 

-Pse, a mos po më narthin (mërdinë) këmbët a? 

E në dimër, kur kishte borë e ishte ftohtë i madh, në Turjakë, Uka prap shkonte dath. Këpucët me pej e virrte në qafë.  

-Ukë, e pse dath pa ec nëpër bore? 

Pse, a ma pum han gjarpit-a (gjarpërinj. Gjerpërinj ka shumë në malet e Turjakës. Më i njohuri është gjarpëri i Brenezhit, sipas emrit të një mlai. Ai kur ec, gjysmën e trupit dhe kokën i mban në ajr. 

Hajrullah Rexhepi 

Hajrullah Rexhepin, e kemi pasur mik shtëpie (babën e Sylë, Maghun e Qerim Hajrullahit nga Rudi, vjehrri i dadës Badë, gruaj e Qerimit), e kam përshkrua dhe tregoi të bëmat e tij, si bujk me shumë qejf. 

Ai ishte puntor që s`kishte shoq në Rud, Panorc e më larg. Hajrullah Rexhepi duke punua arat, shkonte dath dhe shputat e këmbëve i kishte si këmbët e breshkave, të forta si bujashka e rrasa guri. 

Njehërë një gjarpër e sulmon dhe don me e hëngër Hajrullahin. Hajrullah plaku ia afron këmbën që e kishte të forte si rrasë guri. Gjarpëri e kafshon por e sheh se është e kockë e fortë dhe e largon kryet e Hajrullahi apet (përsëri) ia afron këmbën tjetër por gjarpëri tashme kishte ikur. 

Pajzit Goci, ishte një tjetër personazh imi, nga Turjaka, mahalla e Goqëve. Ai e ruante fushën, arat dhe livadhet e Turjakës. Nëse hynte ndonjë lopë e hante grun ose kallamoq në ara të tjetërkujt, Pajaziti në mbrëmje i shkonte të zotit të shtëpisë së lopës dhe ia kërkonte hakun, dënimin në drith që nuk ishte i lartë (ose më vonë, në dinarë). 

Pajaziti edhe si rojtar fushash kishte blerë një radio, tranzitor dore “Rema”. Çudi e madhe sepse radio nuk kishin as shtëpitë e mëdha si ajo Cufë e Xhemajli, djemtë e Brahim Agës apo Smajl Zeneli. 

Dhe Pajzazit kur shkonte afër argatëve që prashitnin kallamoqin ose korrnin grunin me drapër pasi i përshëndeste me një Punë e mbarë, a jeni lodhur, a pa muni … etj iu thonte edhe këte: 

Qysh pa muni me “nejt” pa i ngu lajmet mara burra? 

Kadri Cufa, ishte një tjetër fukara, nga Zatriq. Ishte shumë i varfër dhe jetonte më shumë në Turjakë e në Gjakovë. Flente nëpër hajate të xhamive në Gjakovë, por thonë se Kadri Cufën, haxhinjët kur kanë shkua në Mekë, në Qabe, e kanë parë (hijën) Kadri Cufën duke u falur. Sipas pleqëve, Kadriu ishte njeri i mrrrin dhe duhej pasur kujdes kur flet me Kadriun.. Ai nuk kishte familje por në Turjakë verës (Shën Gjergj deri në Shën Mitër, 6 maj deri në 8 nëntor) i ruante kuajt e katundit Turjakë. 

Ndodhte që dy vëllezër që jetonin ndaras, njëri nga ta nuk kishte kalë, kur Kadri Cufa kur kalonte afër tyre, ai që kishte kali (ia ruante kalin Kadri Cufa) i folte:  

-Puna e marë o Asman (Asman Cufa)! 

-Mar paq Kadri! …. 

Kur Salihi që e kishte arën afër me Asmanin i thonte Kadriut: 

-Pse Kadri nuk më thae edhe mu puna marë? 

-Ti, Salih nuk ki kali. Kush ka kual (kuaj), unë i thâm puna marë. 

Sejdi Topi i Damanekit, duhet të ket qenë nga Grabifci i Fushë Kosovës. Sejdiu jetonte në Damanek por nuk ishte nga Damaneki, i ruante kuajt e katundit Damanek. Kur dikush e pyeste: 

-O Sejdi, kah do me i qu kualt? 

Ai e qonte përpjetë një shtagë të forte thane apo shkoze, që te ne i themi guxhum: 

-Kah don qiky guxhum. 

Ai kishte edhe një vëlla komit në mal. Ishte shumë i rrezikshëm komita që luftonin Topi, Rrakaqi, Karadaki, Qorri der isa vjen Ali Aga nga Zatriqi në Turjakë më 1870 – 1880 me djemt:  Avdullahi, Brahimin, Hamzën dhe Bajramin të cilët me autoritetin që kishin por edhe forcën, u ndalën luftërat e komitëve. Prandaj shumë katundarë ishin të kujdeshëm dhe duhej ruajt ndja njerëzve të malit, edhe ndaj Sejdiut. Sejdi për me tregua forcën,  shpesj e përsëriste: 

-Rrnoft uki n`mal që dtth nëse dikush e nguc, ai uki (komiti) merr hak . 

Fetah Nurqi, ishte një nga (personat) pleqtë e Turjakës që unë me dashuri e dhëmshuri të madhe flas. 

Baca Tah (shk. nga Fetah), ishte ndër bujqit më të mirë të kohës por edhe ky ishte i varfër. 

Njëherë kur e kishte renin me prashit kallamoq e që në Turjakë prashitshin bashkë, nga 10 e deri në 30 e më shumë argat, baca Tah shkon me i kqyrë (parë) argatët se si po ia mihin (prashitin) kallamoqin. Kur e sheh Muratin (djalin e vëllait, Miftarit) dhe Din Haxhinë, dy burra të mire por jo bujq e puntorë të mire që prashitnin math me apânga (opinga), e kap kryet e ik për në shtëpi: 

-Ku ke o baca Tah,? 

-Në Grabulishtë po muni (të fikët) ke tuj m`ra kur e pash Miftarin tem e Din Haxhinë qysh mihnin. 

Baca Tah kur korrte grun, nga qefi, drapërin e mbante me dy gishta. 

Njëherë tjetër kur Sahit Mstafa, një burrë shumë i hollë nga mendja, i lante peshqit në lumin Mirusha që i kishin zënë Ilazi (djali i vëllait të Sahitit, Imerit) dhe Syla, djali i bacës Sahit, aty pari, te Jazi i Mullinit të Brahim Agës, kapërcen baca Tah dhe kur e sheh me shumë peshq, e vet (pyet) Sahitin: 

-Ku i gjete gjithë këta peshq?  

-Qe Vallahi, Fetah: unë rrishna ungj (ulur) e ata vinin e unë e unë duq të cigaës i digjsha dhe i zisha t`gjallë. 

Ali Nurqi, vëllai më i vogël, i Beqës, Miftarit dhe Fetahitt është një nga njerëzit e dashur që unë kam zgjedhur ta kem si personazh. Ai edhe pse ishte më i vogli vëlla, ishte Zot shtëpie dhe të gjithë vëllezërit e donin, e nderonin dhe e dëgjonin. 

Kur ai kishte ruajt lopët e veta dhe të disa fqinjëve, kur baca Ali thirrte te kojshia që ia ruante lopët, nëse e zonja e shtëpisë vonihej derisa i zgjidhte, sepse lopët i lidhin afër grazhdit në ahur, baca Ali bërtiste: 

-Hajde, gutu, a t`kan ra koqet n`tokë-a? 

Beqa, Miftari, Fetahi dhe Alia aq shumë e donin njëri tjetrit sa nuk mund të rrinin pa njëri tjetrin asnjë dakik (minut).  

Kur Alia shkonte të shtunave në Pazar, në Rahavec (Rahovec), në mbrëmje, Beqa, Miftari dhe Fetahi dilnin deri te Gërrjaqa, mal, afër 1 orë larg katundit dhe i pyesnin pazargjitë që k`theheshin nga pazari: 

-A e ki pa Alinë tone? 

Në oden që e kishin 4 vëllezërit Nurqi, në katin e dytë, në katin e pare (përdhesë) I kishin kitë (tareq të forte, që shtëpinë ta rrxonin) sepse bac Tah e kishte për detyrë me I kqyrë kiet e loptë, me marr dru në mal e me blu në mullia. Eh qysh i kqrte baca Tah, kimja ju viszllonte. Një natë kur vëllezërit luanin cicimic e kapuqa, kiet ishin zgidh dhe ishin rrokë e shkallët e odës, për me e u ngjit në katin e dytë, i kishin thye. Kur njëri nga vëllezërit del e dritë nuk kishte, kur shkon te shkallët rrëxoeht e bjen në ahur te kiet. Por ai nuk tregon se kiet i kanë thye shkallët dhe kështu, pasi vonohet (Fetahi ?), del vëllai tjetër me marrë vesh pse u vonua… edhe ky kur shkon te shkallët, rrexohet. Fetahi i thot: 

-Mas kallxo e ne`t vinë edhe ata dy. Edhe i treti del, kurse i katërti, thonë se paska qenë Miftari, kur del, e kupton se shkallët nuk janë atherë ata i thonë: 

-Miftar, patëm qef edhe ti me ardh te na… 

Për bacën Tah i kam tregua shumë tregime.  

Baca Cufë (Cufë, shkurt nga Isuf, ishte djali i vogël i Brahim Agës. I madhi djalë e ka pas emrin Gjemajli), ishte plak i urtë e puntor i madh. Edhe bacën Cufë e kam zgjedhur si një nga personazhet e mia.  

Njëherë baca Cufë, i kishte qitë (iu ka thënë grave. Kishte dy gra): 

– Voet (vetë e shotave, pulës kur kish qit, kur ka ra klluq pula e nuk kanë pasur ve të pulës) 

Kur qelin zogjtë e pula dilte me zogj (zogj shote) afër ndonjë grope me ujë, zogjët e shotës hynin në ujë e pula nuk guxonte me hy por vetëm i sillej rreth e rreh ujit duke kakaris e thirrë zogjët … 

Baba Imer i thonte bacës Cufë: 

-Cufë, edhe ty qishtu kanë me t` lân djemt. (me të dy gratë, Baca Cufë kishte nga 3 djem e shumë qika: Asmanin, Ramadanin e Sylymanin i kishte me Bahtishahin e cila ishte bijë e Mllanaviqit dhe 3 të tjerë i kishte me tezen Nurë: Nezirin, Alinë dhe Muslinë. Tezja Nurë ishte qika e dajës Gjyledin nga Dragabili). 

Edhe dajën Gjyledin e kam një nga personazhet e mia shumë të dashur e simpatik. 

Ai kur vinte të tezja Nurë, sepse nuk kishte djalë, tezja Nurë i ankohej dajës Gjyledin në artakën, Bahtishahi si qika babës që i ankohet babës. Daja Gjyledin bëhej krah me qikën dhe nuk durohej e fliste fjalët e tezës Nurë në odë, n`besim si te nipat. I themi dajë sepse baba Imer, ishte nip Dtagabili. 

-Qyre bre nipat e mi, a e keni pa Asmanin ? Ai i ka turit sï të dhelpnes ”fuk këtu e del atje…. ”. 

Baca Asman ishte qos e baca Shit (axha im, Reshiti), qel. Ata rrinin shumë bashkë, Asmani, Reshiti, Salihi, Neziri, Idrizi e Sylyman Elezi, Din Haxhia etj. 

Njëherë duke ndejtur baca Shit e Asman, para dyerve të oborrit, daja Gjyeledin sa ishte qu dhe kur i pa në vend se me i përshëndet iu thot: 

Qeli e Qosi pa rrikan bashkë.  

Bacës Asman aq shumë i erdh inat sa edhe veshët iu kuqën e baca Shit, filloj me kesh (qesh): 

-Asman, po na nuk jemi me këto behane. 

Njëherë tjetër, kur kishim shumë mysafirë në oden tone (të gjyshit, Imer Seferit), kur vjen koha me ra me fjet, dikush nga 5 djemt e babës Imer, iu shtron vendet me nga pastaj ugiqi mysafirëve sepse në oda nuk kishte krevata dhe ishte vështirë edhe nëse kishte 15 e 20 kerveta, nuk kishte vend. 

Daja Gjyledin, aty ku i ka thëneë baba Imer me ra, nuk po bjen por e kish marrë lëkurën e vetë (pastajën) e jorganin dhe po shkon te dera e pe shtron. 

-Daja Gjyledin, shka pa bun, pse s`po bjen atu ku ta kami shtru venin? 

-Vallahi bre dajë, ja pash menen e keqe njanit qï ish ngat meje. 

Asman Cufa 

Baca Asman, ishte ndër burrat më të mirë. Lindur (me 1917-1918) e rritur në Turjakë. Kishte edhe dy vëllezër, më të vegjël, Ramadanin e Sylymanin por ata ishin larg … nga Baca Asman (Sylymani ende ështe¨gjellë dhe i fortë. Jeton në Prizren). 

Njehërë argatët duke prashit arën e kallamoqit ne Ura, arë nër vadë, Smajli, djali i bacës Asman i kishte thënë nënës (Tezës Xhevë, bijë bajraktarëve të Astrazubit): 

-Nanë, për drekë men a pre nji quran (afro 20 kg. mish) dhe me na qit pit e hallëv se kemi shumë argatë.  

Ramadani, vëllai më i vogël i Asmanit, i thotë kunatës (Xhevës), mos me pre as pulë e as qur e quran … 

Ajo e ngata ngushtohet sepse Ramadani e Smajli nuk kalonin kurrqysh por më në fund vendos me e ngu djalin. E pret quranin dhe iu thot grave me t`hallu pite e me qit edhe hallvë. 

Kur vjen koha e drekës, argatët pa kqyrin kah pu ju vvjen dreka, a ka quran a jo ? 

Kur e shen Ramadani që quranin e paska pre, me shati e then gërqakin (enë balte për ujë). Baca Asman, i thot: 

-Ramadan, mire bane që e theve gërakin (ibrikin) se e nxejke ujin shpejtë e nuk e mbante të ftohtë. 

Kur bacën Asman, djemtë: Smajli, Jahiri e Tahiri u shpërngulën në Ferizaj (te Mullini i Kukës), baca Asman në Turjakë vinte më rrallë, vetëm kur kishte dasma e deka (kur vdiste dikush). 

Në Turjakë, dasmat po edhe të pamet mbaheshin disa javë dhe vinin shumë njerëz me pa. Shumë që ishin larg, hanin bukë e më pleqtë edhe flinin. 

Kishte disa djem që bënin hyzmet. Qitnin, kafe, qaj, shkepnin cigare por edhe iu qitnin me i la duart me legen e me gjygym. Një tjetër e mbante një ose 2 peshkirë. 

Edhe kur dikush dilte në ”yzerhane”, në wc, një hyzmeqar ia afronte diçka me math dhe një gjygym (gjyle) me ujë. 

Baca Asman, kur dilte yzer, thonte: 

-Ja, tash jemi kulturu, veq me letra se ujë nuk përdorim për tahret. 

Edhe tironsja ishte një personazh imi që nuk arrita ta njoh asnjëherë dhe prandaj e pata të vëshirë ta përshkruaj si duhet, ta portretizoj karakterin e saj dhe nuk po mund të ndahem dhe nuk po mund ta përfundoj. 

Dhe atherë kur lodhem, i këthem Turjakës e bisedoj me pleqtë e mi të urtë e të mençur, me bujqit e mi të vyeshëm e çobanët (barinjët) turjakas. 

Nga vapa e madhe dhe rruga e gjatë që kam bërë këto ditë, ishte e pamundshme që kudo ta marr me vete kompjuterin tim plak por besnik prandaj edhe për personazhet e mia nga Turjaka e Tirana, do ti lë për më vonë. 

Edhe unë e kam ndërmend me iu ndërrua emrat përsonazheve por ato (e ata) e luajnë të njëjtin rol, sikurse në filmat e gjatë serik ku për shkak se aktori vdes ose lodhet, regjisori e gjen një tjetër aktor për të njëjtin personazh. 

Në mungesë të literaturës së domosdoshme për terminologjinë e në mungesë të fjalorit me terma nga letërsia, tektstet nga Mtrika etj. u shërbeva me du doracakë për shkolla të mesme, ”Njohuri nga Teoria e Letërsisë dhe Stilistika Gjuhësore”. Me autorë Enver Muhametaj dhe Dr. Xhevat Lloshi dhe nga Zejnullaj Rrahmani ”Njohuri nga Teoria e Letërsisë”. 

Vështirë për mua paraqesin se shumë fjalë nga e folmja e Turjakës që kanë ende janë në përdorim edhe në të folmen më të gjerë të dialektit gegë, nuk mund të gjinden në fjalor prandaj edhe unë nuk e kam të lehtë që lexuesit të ia shpjegoj si duhët. 

 Vazhdon 

 Sinan Kastrati 

20 korrik 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Në hirin e betejave identitare, gjithmonë mbesin thëngjij të pashuar

0

Nga: Skender Asani, Shkup

___

Jemi me fat që jetojmë në epokën e Nënës Tereze, sepe ajo nuk e shikoi botën nga prizmi i egoizmave dhe shpirtngushtësive. Destinacioni që duam të arrijmë është e përbashkëta e virtyteve që kanë kombet për të luftuar të keqen në mesin e vet dhe për të sakrifikuar nganjëherë lakminë personale për të mirën e përgjithshme.
Shkruan Prof.dr. Skender ASANI
Në hirin e betejave identitare, gjithmonë mbesin thëngjij të pashuar. Kështu ndodhi edhe me bredhin e shkatërruar të Nënës Terezë, e cila atëherë kur e kishte mbjellur me dorë të vetë, gjatë vizitës së saj të fundit në Shkup. 1980, as që i kishte shkuar ndër mend se kjo trashëgimi e saj do të përfundojë në ndonjë kontejner të Bashkisë së Qytetit të Shkupit. Por, nga bredhi i shkatërruar kishin mbetur boçat me fara, të cilat do të rilindin si feniksi.
Në mitologjinë e lashtë, simbolika i zogut madhështor Feniks, që lidhet më së shpeshti me Diellin, vdes dhe ringjallet nëpër kultura të ndryshme, dhe gjatë gjithë kohës. Legjenda e lashtë, përshkruan pamjen e një zogu magjik të ndritshëm dhe vezullues, që jeton qindra vjet para se të vdesë, duke shpërthyer në flakë. Pastaj rilind nga hiri, për të nisur një jetë të re dhe të gjatë. Kaq e fuqishme është kjo simbolikë, sa që është një motiv dhe imazh, që sot përdoret shpesh në kulturën dhe folklorin popullor. Feniksi legjendar është një zog i madh, shumë i ngjashëm me një shqiponjë që fluturon pa ndërprerë dhe monitoron hapësirën.
Një ditë atij do t’i kapë syri edhe një park i dendur në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Shkup, sepse edhe historia e një pylli  ka filluar nga një dru i vetëm. Kështu do të ndodhë edhe me një park që do të lind mu në zemër të Tiranës.
Ditë më parë nga Shkupi në Tiranë udhëtuan 25 boça nga bredhi i shkatërruar i Nënës Tereze. Me këtë rast  drejtoresha  e  Agjensisë Kombëtare të Parqeve dhe Rekreacionit të Shqipërisë, Erinda Fino,  shprehu faleminderimin e saj të sinqertë për këtë nismë fisnike që pritet të finalizohet më 18 tetor, ditën e Lumturimit të Nënës Tereze. Bëhet fjalë për mbjelljen e 25 fidaneve nga farat që mbetën nga bredhi i shkatërruar të Nënës Terezë në Shkup.
Ngjashëm, do të veprohet edhe në Prishtinë, ku gjithashtu do të mbillen 25 bredha, në shenjë të ripërtërirjes së trashëgimisë së Nënës Tereze.
Jo vetëm si simbolikë që lidhet me 25 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, por edhe si ide që përtërinë trashëgiminë e nobelistes shqiptare përmes një parku që do të lind mu në zemër të Tiranës, ky aksion i përbashkët i ITSHKSH dhe AKPR do të shënojë fillimin e një bashkëpunimi brendakombëtar për të përtëri farat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Ballkan.
Thellimi i bashkëpunimit me Tiranën po zhvillohet në prag të mbajtjes së manifestimit tradicional kulturor e shkencor “Drita e Gonxhes” që mbahet nga 26 gushtë-5 shtator, me ç’rast edhe Agjensia Kombëtare e Parqeve dhe Rekreacionit e Shqipërisë do të përfshihet në aktivitetet e përbashkëta të këtij manifestimi.
Ky bashkëpunim po ndodhë edhe në një kontekst të volitshëm evropian në të cilin po përfshihen vendet tona, sidomos pas marrjes së datave për fillim të negociatave me BE-në. Duke e kthyer këtë kontekst në favor të urave bahkëpunuese që do të ngrihen, ITSHKSH dhe intitucionet partnere do të shpiejnë përpara axhendat dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen.
Feniksi i rilindur ndjek misionin e Nënës Tereze e cila na mëson që pas çdo fatkeqësie të dalim më të fortë, pa çdo dëshpërimi të bëhemi më të motivuar. Edhe bota shqiptare, e ndodhur në rubikonin e dridhjeve tektonike gjeopolitike, po mundohet të ruaj statusin e kombit përparimtar, me vlera perendimore që integrimin e brendshëm kulturor e shpirtëror po e bën duke përtëri farat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Ballkan.
Aksioni për të mbjellur 25 fidane nga farat e bredhit të shkatërruar të Nënës Tereze në Shkup, përmbledhe në vete fuqinë e simbolikës së një Feniksi i cili përfaqëson idenë se fundi është vetëm fillimi. Ashtu si ky mit i fuqishëm që do të rilindë pa pushim në legjendën dhe imagjinatën njerëzore, edhe bredhat e Nënës Tereze do të injektojnë në zemrat e njerëzve dashurinë dhe paqen. Sepse më mirë se në një park të mbjellë nga farat e bredhit të shkatërruar të Nënë Tereze, askund tjetër nuk do të ketë fresk për të gjithë ata që kanë nevojë të qetësojnë shpirtin dhe mendjen pas një dite të lodhhme e të zhurmshme.
Të mos kesh frikë nga dështimi, don të thotë të shmangni zhgënjimin. Kjo është përafërsisht filozofia jetësore e Nënës Tereze, të cilën po mundohemi ta shndërrojmë në aksiomë veprimi , kurse kauzat tona civilizuese të mundohemi t’i bëjmë sa më gjithpërfshirëse, pa konturat e ndarjeve etnike, gjuhësor, religjioze…
Sikur një diell që ngroh gjithë njerëzit, ashtu është edhe fuqia e ideve fisnike, të cilat hapin rrugë e shtigje edhe aty ku mendja e njeriut nganjëherë dorëzohet para misterit që sjell e panjohura. Por, kur para vetes ke një shtegtare si Nënë Tereza, atëherë çdo situatë e komplikuar shndërrohet në një udhë të çelur që të shpie në destinaconin  e dëshiruar.

Jemi me fat që jetojmë në epokën e Nënës Tereze, sepe ajo nuk e shikoi botën nga prizmi i egoizmave dhe shpirtngushtësive.
Destinacioni që duam të arrijmë është e përbashkëta e virtyteve që kanë kombet për të luftuar të keqen në mesin e vet dhe për të sakrifikuar nganjëherë lakminë personale për të mirën e përgjithshme.

Shkup, 19 korrik 2022