Kreu Blog Faqe 1277

Shqipëria është më e madhe se Shqipëria

0

Nga: Atdhe Geci

Republika e Çamërisë është një lindje e vështirë e dhimbjes shqiptare. Ajo s´është bimë gjaku qindra vjeçare, por bimë gjaku mija vjeçare.

Republika e Çamërisë, e lindur më 30 tetor 2016, ka urtësinë e Zeusit, Thotit, Pirros, Platonit, Aristotelit, urtësinë e Eskilit të Pandarit, të papa Eleuterit, e Dora D´Istrias, të Hasan Tahsinit e të Musa Demit dhe, urtësinë e tre shenjtorëve të kombit; Samiut, Naimit dhe Abdyl Frashërit.

Republika e Çamërisë në Kushtetutën e vet ka urtësinë e Gjergj Kastriotit, urtësinë e Rilindjes Kombëtare, si dhe urtësinë e gjithë të rënëve çamë dhe arvanitë, që me gjakun e tyre ruajtën bimën e gjakut të vet.

Diellit në Greqi mund t´i ikën dritat, por Republikës së Çamërisë kurrë jo.

Me shpalljen e Republikës së Çamërisë, më 30 tetor 2016, -më thotë Kristoferi, një burrë rreth të 50-tave, Republika e Çamërisë u fut në histori me tërë identitetin e saj shqiptar. Anëtarësimi i Republikës së Çamërisë në Organizatë e Kombeve të Papërfaqësuara, në kuadër të BE-së dhe OKB-së është një shtysë

historike për popullin çam dhe arvanit, për Çamërinë e pushtuar nga Greqia. Shkrimtari Albert Kotini në librin e tij „Çamëria denoncon“ shkruan: „Greqia pa gjakun shqiptar mbetet pa heronj kombëtar“.

Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë në çastin e duhur, do të dalë me ca kërkesa të thjeshta për të organizuar protesta për ndërkombëtarizmin e Çamërisë, Çamëria Republikë. Protestat do të organizohen në tërë Evropën e më gjerë. Ajo ditë nuk është larg.

Arta më thotë: „Çamëria s´lypet, Çamëria merret“!

Republika e Greqisë duhet ta njoh Republikën e Çamërisë. Atdheu ynë nuk kërkon tokë të Greqisë, por, tokën denbabaden shqiptare, Epirin pellazg-shqiptar, Çamërinë.

Shqipëria është më e madhe se vetja saj. Tërësia tokësore e Shqipërisë me tri Republikat shqiptare: Republikën e Kosovës, Republikën e Iliridës dhe Republikën e Çamërisë shtrihen në një sipërfaqe prej 104 mijë kilometra katrorë, tokë, ujëra dhe det, duke krijuar bashkështetin shqiptar në madhësinë e vet natyrore.

Atdhe Geci- Onhezmë (Sarandë )

16.07.2022

Ukraina paralajmëron sulm ndaj caqeve të Gadishullit Krimea

0

Ukraina po përgatit një sulm ndaj flotës ruse të Detit të Zi në gadishullin e Krimesë, sipas një përfaqësuesi të qeverisë ukrainase. Rusia aneksoi gadishullin ukrainas në vitin 2014. Që atëherë, portet në Krime janë bërë baza për marinën ruse.

– Jemi në proces të marrjes së kapaciteteve për të sulmuar anijet. Herët a vonë, marina do të sulmohet, tha zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes Volodymyr Havrylov për The Times gjatë një vizite në Londër.

– Rusia duhet të largohet nga Krimea nëse duan të mbijetojnë si vend, vazhdon ai. Zëvendësministri i Mbrojtjes thotë se rimarrja e Slangeøya, e cila u mor nga Rusia në fillim të pushtimit në shkurt, ishte hapi i parë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se deklaratat e Havrylovit tregojnë se pse është i nevojshëm “operacioni special” rus në Ukrainë. NTB/Aftenposten

Pse islamizimi nuk i asimiloi shqiptarët në turq, sipas profesorit të historisë Adem Breznica?!  

1

Adem Breznica

Janë dy arsye thelbësore pse arbërit-shqiptarët nuk u asimiluan në turq, pas konvertimit të tyre në myslimanë:  

  1. Turqishtja ishte gjuha zyrtare e Perandorisë (por jo e fesë);
    2. Arabishtja ishte gjuha zyrtare e fesë (por jo e Perandorisë). 

Mos-harmonizimi i gjuhës zyrtare të fesë (arabishtes semitike) me gjuhën zyrtare të shtetit pushtues (turqishten altaike) qe faktori kryesor i krijimit të një vakumi perfekt për mbijetesën dhe shpëtimin e shqipes indoevropiane.  

Madje, konvertimi i shqiptarëve në myslimanë bëri që paralelisht, duke marrë si shembull turqishten dhe persishten, edhe gjuha shqipe të shkruhej me alfabetin arab, në atë që quhet Letërsia e Bejtexhinjve.  

Natyra e kësaj letërsie, e cila ndryshe quhet edhe Letërsia Laike Shqipe, jep për të kuptuar se nuk ka pasur një plan zyrtarë osman, shtetëror e fetar, i llojit “de Propaganda Fide”, për të përhapur fenë islame ndër shqiptarë.   

Veç kësaj, edhe gjuha turke edhe gjuha arabe ishin dy gjuhë shumë të largëta me trungun indoevropian të shqipes. Si të tilla këto gjuhë, përveç zyrtarëve shtetërorë e fetarë, popullata e thjeshtë shqiptare myslimane nuk arriti t’i mësoj dot. Në fund të shekullit XIX është e vërtetë se në qytetet e mëdha është folur edhe turqishtja (si gjuhë paralele me shqipen), porse kjo ndodhi vetëm pas nacionalizmit-turqizimit të shkollave. Dmth politika shtetërore (para)xhonturke, e cila kërkonte të krijonte një komb turk, duke u dhënë shkolla ekskluzivisht turke popujve myslimanë, përgatiste terrenin për formimin e një shtet-kombi turk, gjë e cila u arrit përfundimisht më 1923. Pra, në këtë kohë (shek. XIX) dhe në një frymë nacionalizmi që kishte depërtuar pas Revolucionit Borgjez Francez, filloi shndërrimi edhe i Perandorisë Osmane në perandori nacionale, respektivisht në Perandori Turke…  

Nga ana tjetër, në periudhën para-osmane, gjuhë zyrtare të fesë, të administratës, të diplomacisë qenë latinishtja, greqishtja dhe sllavishtja. Shqipja qe vetëm gjuhë e popullit. Dhe, shqiptari arbëror i krishter i periudhës para-osmane sa më fetarë që ishte, ishte më pak kombëtar, respektivisht më pak arbëror. Kjo për faktin se ndjekja e liturgjive dhe mësimeve zyrtare të kishave të kohës do të thoshte zhytje në latinizim (romanizim, vllahizim), greqizim e sllavizim.  

Prandaj, asimilimi i madh i shqiptarëve u bë nga këto gjuhë në këta popuj “respektiv”. Dhe ky proces asimilimi ishte shumë më i lehtë për faktin se gjuhët indoevropiane latine, greke dhe sllave qenë shumë më të thjeshta për t’u mësuar e përvetësuar nga arbërorët që flisnin gjuhën shqipe, po ashtu indoevropiane…  

Dëshmi të pakontestueshme të cilat tregojnë për ndikimin sllav mbi shqiptarët e krishterë (jo vetëm ortodoksë) janë edhe një seri letrash, raportesh e korrespondencash të disa priftërinjve më të njohur shqiptarë katolikë të shek. XVII, përmes të cilave ata ankoheshin se Vatikani dhe Papa po dërgonte në Shqipëri priftërinj sllavë (kroatë) ndërkohë që popullata ishte tërësisht shqiptare. Këtu është edhe shpjegimi i historikut të “kroatëve” në Kosovë.  

Pra, përveç misionarëve rusë, të dërguar nga Katerina e Pjetri i Madh për t’i asimiluar shqiptarët ortodoksë në sllavë (serbë, malazezë, bullgarë e maqedonas), nuk qëndronte shumë mbrapa as Papati në asimilimin e shqiptarëve katolikë.  

Ndryshe si mund të shpjegohen “nj”-të karakteristike sllave aq shumë të shprehura tek shqiptarët malësorë katolikë (“NJaj” në vend të “qaj”, “ai”; “NJashtu” për “qashtu”, “ashtu”; “NJiky” për “qyky”, “ky”; NJitash” për “qitash”, “tanshi”, “tash”; “NJikëtu” për “qetu”, “këtu”…) nëse nuk ka të bëjë me ndikimin e misionarëve sllavë! (Ky fjalorë, i ndikuar nga “nj”-të, është trashëguar edhe te një pjesë e shqiptarëve malësorë myslimanë që janë konvertuar në një periudhë më të vonë në fenë e re).   

/Adem Breznica, profesor i historisë/

Dekreti i Koncilit të Dytë të Vatikanit për Kishat Katolike Lindore “Orientalium Ecclesiarum”

0

Don Lush Gjargji, Prishtinë

KONCILI I DYTË I VATIKANIT (1962-1965) 

DEKRETI MBI KISHAT KATOLIKE LINDORE “Orientalium Ecclesiarum” – Kishat Lindore 

Ky dekret i KDV është aprovuar nga papa Pali VI më 21 nëntor 1964 me 2110 për dhe 39 kundër. 

Struktura dhe përmbajtja është kjo: 

Parathënia, nr. 1; 

Kisha të veçanta apo rite, nr. 2-4; 

Trashëgimia shpirtërore e Kishave Lindore që duhet ruajtur, nr. 5-6; 

Patrikët lindorë, nr. 7-11; 

Disiplina e sakramenteve, nr. 12-18; 

Kulti hyjnor, nr. 19-23; 

Marrëdhëniet me vëllezërit e Kishave të ndara, nr. 24-29; 

Përfundim, nr. 30. 

Pikënisja e këtij dekreti është kjo: nderimi, pranimi, përkrahja dhe bashkimi i plotë i Kishës Katolike me Kishat Katolike Lindore, të cilat dallohen kryesisht vetëm sa i përket ritit si dhe organizimit kishtar. Patriku, te Kishat Katolike Lindore, është kreu dhe përgjegjësi i kishave vendore, udhëheqës dhe përgjegjës i saj, kuptohet, gjithnjë në bashkëpunim me Papën. Ata thirrin Sinodin, vendosin për gjëra të rëndësishme të jetës kishtare, zgjedhin apo emërojnë eparkët apo ipeshkvinjtë…. 

OE jep edhe disa udhëzime dhe shpjegime për jetën liturgjike: çdo meshtar katolik, lindor apo perëndimor, mund t’i rrëfejë besimtarët pa dallim riti. Martesat e përziera sa i përket ritit duhet të rregullohen me norma kanonike. 

Qëndrimi bazë është ky: urata, shpresa dhe veprimi i Shpirtit Shenjt, i cili është udhëheqësi dhe frymëzuesi i papashëm i Kishës. 

Për ne shqiptarët rëndësi të veçantë ka prania e Kishës Katolike Bizantine – Lindore ndër Arbëreshët tanë, të cilët gjithmonë janë katolikë, pra, me Selinë Apostolike të Romës, si dhe gjithmonë lindorë, me Kishën Ortodokse. Ata kanë ruajtur begatinë dhe pasurinë e liturgjisë dhe përshpirtërisë lindore, si dhe besnikërinë me Kishën e Romës. Një rast i vetëm dhe shumë specifik, ku dëshmohet bashkimi në dallime. Kjo prani dhe dëshmi është fryt i Provanisë dhe historisë, dëshmia më e mirë e asaj çka do të duhet të ndodhte në bashkimin e plotë mes Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Prania dhe dëshmia e tillë do të duhej të vlerësohej më shumë si model i mundshëm i bashkimit të ardhshëm mes  Kishës Katolike dhe Ortodokse. 

Dekreti “CHRISTUS DOMINUS”  KRISHTI ZOT mbi misionin baritor të ipeshkvijve në Kishë 

Ky dekret i KDV e përpunon dhe trajton në hollësi ekleziologjike dhe juridike mësimin e Kishës Katolike rreth rolit, misionit, dërgimit të ipeshkvinjve në Kishë (khs. LG 18). Pa misionin dhe udhëzimin e LG s’mund të kuptohet as misioni, dërgimi, shërbimi dhe detyre e ipeshkvit në Kishën Katolike. 

Ipeshkvi sot në Kishë, si dhe roli i tyre kolegjial nëpërmjet Sinodit Ipeshkvor, të cilin e ka caktuar Papa Pali VI, pastaj Konferencat Ipeshkvore, metropolitë me sufraganët e tyre, selitë ipeshkvore, janë disa struktura që zbatohen sipas CD dhe KDV në Kishë 

Ipeshkvi dioqezan apo i ipeshkvisë, së pari është bari, shërbëtor i Ungjilllit dhe Eukaristisë (krh. CD 8), si mësues i fesë, udhëheqës i liturgjisë, dëshmitar i shërbimit dhe dashurisë ungjillore, bamirësisë. 

Ky Dekret është aprovuar më 2322 vota për, 2 kundër dhe 1 votë ishte e pavlefshme, më 26 tetor 1968. 

Veçoritë e dekretit Christus Domunus janë: 

  • Ipeshkvi në Kishë, intra  apo brenda saj, në frymën dhe mësimin e fesë së krishterë; 
  • Kisha është misteri i shëlbimit, bashkësi e Popullit të Zotit, në krye me Papën, kryeapostull, dhe ipeshkvinjtë, apostujt e sotshëm; 
  • Papa ka “pushtetin suprem të zakonshëm mbi të gjitha Kishat” (CD 2), ndërsa ipeshkvintë kanë rolin e pasardhësve të apostujve, dhe së bashku me Papën, “kanë misionin për të përjetësuar veprën e Krishtit, bari i amshueshëm” (CD 2); 
  • Ipeshkvinët, së bashku me Papën, nëpërmjet shugurimit ipeshkvor, formojnë “kolegjin ipeshkvor”, si autoritetin më të lartë të Kishës Katolike (Khs. CD 4); 
  • Pasojë dhe lidhje e ngushtë me mësimet dhe udhëzimet e Kushtetutës LG, sidomos kreu III. 
  • Ipeshkvi dhe Kisha e përgjithshme, por edhe si përgjegjës i Kishës vendore:  cum et sub Petro – me dhe nën Pjetrin. 
  • Ipeshkvi dhe Kisha vendore ose e veçantë, si dhe roli i tij i trefishtë: mësues dhe shpallës i Ungjillit, prijës i Eukaristisë dhe dëshmitar i jetës dhe virtyteve të krishtera. 
  • Ipeshkvi e bën të gjallë dhe të pranishëm vetë Jezu Krishtin, si dhe Kishën, një, shenjte, katolike dhe apostolike (khs. CD 11). 
  • Bashkëpunimi ndër-ipeshkvor, si shumë i dobishëm në forma të Konferencave Ipeshkvore, Sindodit Ipeshkvor… 
  • Mësues i së vërtetës dhe rojes autentik të fesë, barinj dhe meshtar nën autoritetin e Papës. 
  • “Dëshmitarë të Krishtit para të gjithëve”, në kujdes edhe për jo të pagëzuarit, si dhe shenjtërues të Popullit të Zotit (khs. CD 15). 
  • Formues dhe prijës i këshillit prebiterial dhe baritor dhe të strukturave të tjera në ipeshkvi. 

Struktura e Dekretit CD: 

Parathënia 

Kreu I Ipeshkvi dhe Kisha e përgjithshme (1 – 10); 

Kreu II Ipeshkvi dhe kishat e veçanta apo dioqezat (11-24). Bashkëpunëtorët e ipeshkvit dioqezan në mbarështrimin baritor (25-35). 

Kreu III  Bashkëveprimi i ipeshkvinjve për të mirën e përbashkët të disa famullive (36-43). 

Mandati i përgjithshëm (44). 

Siç mund të hetohet Dekreti Chrisus Dominus është paraqitje sistematike teologjike, juridike dhe baritore e figurës ipeshkvore që mund ta përmbledhim në këto tri pika: 

  1. ungjillëzimi, shenjtërimi dhe udhëheqja e Popullit të Zotit (nr. 12-16); 
  1. përgjegjës për Kishën e përgjithshme dhe të veçantë nëpërmjet Konferencave Ipeshkvore, Sinodit Ipeshkvor dhe metropolive. 
  1. bashkëpunëtorët e ipshkvit janë: ipeshkvinjt ndihmës, vikari gjeneral, këshilli ipeshkvor, baritor, konferencat ipeshkvore. 

Risia më e madhe  teologjike është pa dyshim kjo: ipeshkvi është sakramenti i plotë i meshtarisë, apostull, me fuqinë e shugurimit ipeshkvor. 

Në nr. 4 ndër të tjera thuhet kështu: “në fuqi të shugurimit sakramentor dhe në bashkësi hirearkike me kryet dhe gjymtyrët e kolegjit, janë bërë antarët të trupit ipeshkvor” (khs. LG 20), ku flitet për episkopatin si trashëgimi apostolike dhe ipeshkvi si sakramenti i plotë i meshtarisë ( khs. LG 27). 

Prishtinë, 19 korrik 2022  –   Radio Maria – Kosovë

Tradhtarët shqipfolës, organe gjenitale të armiqve të cilët duan që ne të pushojmë së ekzistuari  

0

Nga Aurel Dasareti

Drejtësia nuk ndëshkon asgjë më mizorisht sa tradhtia. Tradhtari që i shërbeu armikut, vdes nga dora që e pagoi për tradhtinë e tij. Mjerë tradhtarët, sepse ata janë më të shëmtuarit, dëmtuesit më të mallkuar në tokë. Më të fëlliqurit nga të gjithë krimbat e zorrëve, shiritat, rriqrat… 

*** 

Unë besoj se detyra më e rëndësishme e jetës që na është dhënë të gjithëve është të bëhemi më të mirët e vetes – pa marrë parasysh sa e vështirë mund të jetë jeta. Gjithçka tjetër – marrëdhënia jonë me njerëzit e tjerë dhe shoqërinë përreth nesh – buron nga kjo bërthamë. Varet nga ne që të zgjedhim se cila forcë do të kontrollojë veprimet tona. I takon secilit prej nesh të bëhemi ata që kemi lindur të jemi. 

*** 

Në trojet shqiptare, disa tradhëtarë janë të dashur, e disa të tjerë janë tradhtarë të urryer. Asgjë më e lehtë për t’u kuptuar, sepse për Zotin, ne e dimë që bota është një film bardh e zi, me role dhe heronj të ndarë bardh e zi, ku drejtësia fiton gjithmonë në fund. Dhe nëse jo në tokë, atëherë sigurisht – në ferr! 

Vetëm “Vëzhgimi nga afër” i kriminalitetit gjithëpërfshirës së politikë-bërësve dhe regjimit ekstrem antikombëtar, mbështetësve të tyre dhe mediave të pista, nuk ka zgjidhur kurrë dhe nuk do të zgjidhë asnjë gjë të kësaj bote!  

Veprimi, nga ana tjetër, diçka për të cilën ky popull (me mentalitet e sjellje të komplikuar vetë-shkatërrues) nuk është në gjendje ta praktikoj, ka zgjidhur shumë probleme!  

Është funksioni i popullit, të kapin dhe hetojnë menjëherë policët që me shkopinj, gaz helmues dhe plumba masakrojnë protestuesit legal paqësor të vendit (shqiptarët autokton), por të urdhëruar nga Soroshët, përmes këlyshit të tij Ramboviç, nuk i ruajnë fare kufijtë e shtetit për qëllime djallëzore: Ndryshimin demografik të Shqipërisë, në të cilën shqiptarët autokton në një kohë shumë të shkurtër 4-5 vjeçare do bëhen minoritet, ndërsa në të njëjtën kohë Shqipëria do të mbushet me shumë milion “refugjatë” nga Afrika dhe Azia të cilët BE nuk do më t`i pranojë. Prandaj kriminelët e regjimit kuisling të Ramoviçit, deri tani kanë lejuar të mbushin vendin me dhjetëra mijëra “gjahtarë lumturie” të vetëshpallur “refugjatë” nga i gjithë rruzulli tokësor që i mësyjnë kufirit të arbrit pa droje se i zoti shtëpisë do t`i dëbojë.  

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në ditën botërore të refugjatëve, thotë: “Në Shqipëri, gjatë vitit të shkuar 2021 kanë hyrë mbi 10 mijë refugjatë, një shifër shumë herë më e lartë se 5 vite më parë”. 

Sipas llogaritjeve të OKB-së, popullsia e botës i tejkaloi 7 miliardë (7000 milion) në vitin 2011. Pak ditë më parë numri i njerëzve në botë i tejkaloi 8 miliardë.  

Cunami që është duke u krijuar nga tërmeti i “refugjatëve” të huaj që papengueshëm hyjnë ilegalisht në Shqipërinë tonë të sunduar nga kriminelët e regjimit mafioz (Kriminelë Ekonomik dhe Tradhtarë ndaj Vendit), ndërsa shqiptarët autokton ikin prej andej, do çoj në shkatërrimin përfundimtar të saj.  

*** 

Fokusi nuk ka të bëjë me shtirjen. Fokusi është të zbuloni atë që dëshironi me të vërtetë, që është më e rëndësishme për ju, dhe më pas bëni gjithçka për të. Ndaj, në këtë situatë kritike që ndodhet vendi amë, prioritet i jepet pastrimit të vendit nga plehrat. Sa më shumë mbeturina në oborrin tënd, aq më pak lule. 

Flamur Noka: “Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, betonizimi i kryeqytetit dhe i bregdetit, zbatimi i përpiktë i Axhendës Soros për Shqipërinë, ku në qendër janë shpopullimi dhe shndërrimi i vendit në një fole nevojtarësh të huaj, janë ndjekur me besnikëri prej tij. Axhenda famëkeqe e do Shqipërinë pa opozitë, pa shtresë të mesme, pa bosht familjar, pa sovranitet dhe identitet kombëtar, ku pasuritë natyrore dhe burimet ujore e nëntokësore janë haraç për mbështetjen politike ndaj Edi Ramës”. 

*** 

Edhe trupi i tij prej gjirafe është krijuar për të tërhequr vëmendjen nga karakteri tij i fëlliqtë.  

Ajo që na intereson rritet dhe jemi ne që zgjedhim se me cilat “syze” duam ta shohim botën. Pavarësisht se në çfarë situate jeni tani, është e mundur të krijoni ndryshime pozitive. 

Cila është situata juaj? Si gjithmonë kur shkojmë në një udhëtim, duhet të dimë se ku jemi tani. Shumë shpesh kur duam ndryshim, fillojmë me synimet dhe veprimet. Është e dobishme të dimë se ku po shkojmë, por është po aq e rëndësishme të dimë se ku jemi tani. 

Si është gjendja me ty në jetën tënde? A shikosh brenda në derën e lumturisë, apo thjesht kalosh aty pranë me nxitim? 

Krijimi i ndryshimit pozitiv në jetë nuk do të thotë të bëhesh një person tjetër, por të bëhesh më shumë nga vetvetja. Të jep liri më të madhe dhe paqe të brendshme të zbulosh se nuk ka të bëjë aq shumë me atë që përjetojmë, por që ne vetë mund të zgjedhim se si do të reagojmë ndaj asaj që po ndodh në shoqëri, të solidarizohemi me ata që vuajnë nga varfëria dhe t`u kundërvihemi atyre djajve që janë shkaku për të krijuar atë mjerim e çrregullim. Mos lejoni që kriminelët të bëjnë shaka me ju dhe të dashurit tuaj sepse mendojnë se jeni budallenj kokëtulë dhe sahanlëpirës që shkatërroni veten për të mbrojtur ata – minjtë e kanalizimeve, që nuk janë gjë tjetër përveç organe gjenitale të armiqve të vendit dhe kombit tonë. Shërbëtorë të atyre barbarëve pushtues që me ndihmën e aleatëve të tyre nga Karpatet dhe jo vetëm, punojnë që ne përfundimisht të zhdukemi nga faqja e dheut, për t`i trashëguar edhe ato pak kilometra katror toke të copëtuar që na kanë mbetur.  

Kryeministri joligjor antikombëtar i përdorë për kënaqësinë e tij të gjithë burrecët që e mbështesin, madje edhe të gjithë shtetin. Nuk duhet të jesh i çmendur për të zgjedhur anën e gabuar. Ka pak gjëra në botë që janë aq të rrezikshme sa një shoqëri e fjetur që nuk zgjohet kurrë. Mua më intereson vetëm ikja e dezertorit të komanduar nga shkatërruesi i shteteve kombëtare, sidomos i Shqipërisë (Soroshët). Le të vendosin shqiptarët e lirë se kush do të vijë pas tij. Për të mbijetuar, duhet të silleni ashpër. Dhe çështja është mbijetesa e vendit dhe kombit. 

Çohu! Atdheu thërret! Shkruaje përsëri historinë tënde! Nëse vazhdoni të flini, mallkimi i pasardhësve tuaj do të bjerë mbi ju!  

PS: Pas shqetësimeve qëndron shpëtimi i shpresës. 

“Motra bëhet nuse vëllai bëhet dhëndër. 

Jeta çel si lule e kalon si ëndërr.” 

___

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Lekë Pervizi i flet botës anglisht për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës

Frank Shkreli

Me Lek Pervizin – ish-të përndjekurin e regjimit komunist të Enver Hoxhës — kam zhvilluar, gjatë viteve, një komunikim dhe bashkpunim shumë të frytshëm. Njihemi nga larg sepse, fatkeqësisht, nuk kam pasur rastin ta takoj ndonjëherë, këtë burrë fisnik e patriot, dëshmitar i krimeve më barbare në Evropë, i cili edhe në moshë të shkuar, po vazhdon t’i dëshmojë, jo vetëm botës shqiptare, por edhe botës më të gjërë, krimet e Enver Hoxhës, prej pothuaj një gjysëm shekulli, në Shqipërinë komuniste. Një dedikim ky tepër njerzor, për të dëshmuar në emër të të gjithë atyre që nuk mbijetuan vuajtjet dhe krimet e komunizmit.

Kam qenë në kontakt me Z. Pervizi pasi ai ka patur mirësinë që të pranonte dhe botonte në revistën e tij “Kuq e Zi” në Bruksel, shumë shkrime të mia modeste, në të cilat jam munduar të pasqyroj, nga larg, vuajtjet e qindra mijëra shqiptarëve, kundërshtarë të pafajshëm të regjimit të Enver Hoxhës dhe krimet çnjerzore të atij regjimi anti-njerëzor, ndër më barbarët e ish-botës komuniste. Në disa shkrime modeste jam përpjekur të pasqyroj edhe vuajtjet e Lekës, autorit, piktorit, shkrimtarit, publicistit, poetit, ish i përndjekur politik – mbi të gjitha, Dëshmitar i gjallë i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunisto-fashist. Frank Shkreli: Piktori i Kampeve të vdekjes të regjimit të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf

Lexuesit e interesuar shqiptarë janë të njohur tanimë me shkrimet e autorit, me skicat dhe me librat, poezitë dhe dëshmi të tjera, përfshir kumtesa dhe intervista të Lekë Pervizit, në këto 30-vite “tranzicion”, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri. Dëshmi të gjalla ato, mbi jetën e tij në burgjet dhe kampet e përqëndrimit. Ai ka përshkruar me fjalë dhe me skica vuajtjet, por edhe jetën e vdekjen e mijëra bashkatdhetarëve të tij të pafajshëm, përfshirë gra, pleq e fëmij, në kampet e ferrit komunist enverist për pothuaj 50-vjet – një gulag i vërtetë, në mes të Evropës. Të cilëve autori ua kushton librat: “Të gjithë atyre viktimave të pafajshme që sakrifikuan jetën e tyre, të cilët sakrifikuan çdo gjë për idealet e larta të njerëzimit– heronjë dhe martirë të vërtetë të lirisë dhe demokracisë.”

Para disa ditësh, me mirësinë e tij, Z. Pervizi më njoftoi (me anë të një letre elektronike) për botimin e 5 librave të tij gjuhën anglisht – gjuhën më të përhapur në botë. Veprat gjënden nën emrin e autorit, Lek Pervizi, në “Amazon” dhe site të tjera. Jam i bindur se jo vetëm lexuesit anglisht folës të huaj, anë e mbanë botës, por siç me shkruan Leka edhe “Shqiptaret e amerikanizuem, dhe fare naivë, mund te njihen me realitetin tragjik qe kaloi Shqipnia e populli shqiptar”, duke lexuar versionin anglisht të këtyre veprave.

Lexuesit botërorë anglisht-folës dhe brezi i shqiptarëve të lindur jashtë trojeve shqiptare, përfshir komunitetin shqiptaro-amerikan, duke lexuar këto 5 vëllime do të mësojnë se kush është Lek Pervizi, piktori, poeti e shkrimtari, por edhe periudhën e vuajtjeve, dënimeve dhe krimeve kundër njerëzimit ndaj bashkatdhetarëve të tij anti-regjimit, gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Siç dihet, ajo diktaturë, megjithëse në një vend të vogël, si Shqipëria, ishte ndër më të egrat dhe një ndër regjimet më kriminale, në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste të Evropës lindore dhe qendrore. Kampet dhe burgjet e Shqipërisë komuniste, të cilat i përshkruan me fjalë dhe skica Z. Pervizi, nuk besoj të ekzistonin në ndonjë nga ish-vendet komuniste të Evropës. Por, përveç lexuesit të rëndomt, veprat e Lekë Pervizit do i shërbejnë edhe historianëve, kërkuesve e akademikëve, si dokumentacion që provon se sa të tmershme ishin krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Nuk ka dyshim se kur lexuesit anglisht-folës të lexojnë librat dhe të shikojnë skicat e autorit dhe piktorit Lekë Pervizit — e të cilët jetojnë në botën e lirë – do të shokohen kur të mësojnë se në Shqipërinë e vogël, mu në mes të Evropës kanë ndodhur krime të tilla kundër njerëzimit – në një periudhë, kryesisht, paqësore në Evropë. Të njihet e keqja dhe pasojat e tmershme të saj, do të thotë që, nepërmjet librave si këto të Lekë Pervizit, do të mësojmë se si të vlerësojmë me korrektësi të kaluarën e vërtetë të krimeve të komunizmit të regjimit të Enver hoxhës dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë vlerëson ndër të tjera, shtëpia botuese e librave të autorit, Lek Pervizi.

Librat e Z. Pervizi janë një monument dëshmishë për atë periudhë të zezë të historisë së Kombit Shqiptar që autori ua kushton – si një detyrim moral e njerzor, nga ana e tij – të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, të gjallë e të vdekur: “Të gjitha viktimave që vuajtën në burgjet dhe në kampet e vdekjes të diktaturës komuniste; u dedikohet të gjithë fëmijve të vegjël — simboleve të pafajësisë — të cilët humbën jetët e tyre në kampin famëkeq të Tepelenës, një hollokaust i vërtetë i komunizmit gjakatar.”

Frank Shkreli

Autori Lek Pervizi,piktor shkrimtar, publicist, poet, ish i përndjekur politik – mbi të gjitha, Dëshmitar i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës — ndër më çnjerëzoret në Evropë e në botë, ç’prej Luftës së II Botërore – dëshmi që tashti autori po ndan me lexuesit anglisht-folës, jo vetëm në Amerikë dhe në Evropë, por edhe anë e mbanë botës.

Letra dërguar me 9 Qershor, 2022, me të cilën Lek Pervizi më njoftoi për botimin e 5-vëllimeve në anglisht:

I nderur Frank Shkreli,

Faleminderit per mesazhet e shkrimet e jueja. Kemi pasë ne shkeputje nga mbullja e Reviste Kuq e Zi, per shkaqe shendetsore. Jam permiresue, por jo ne gjendjen qe te vazhdoj perseri me revisten.

I ndjek shkrimet e jueja, dhe ju përgezoj për vijen kombëtare që mbani. Dhe njëkohësisht për mbështetjen e të perndjekurve politikë nga dikatura komuniste. Ju falënderoj se keni kontribue ne njohjen e kampeve të internimit nepërmjet vizatimeve të mia. Që mbeten dokumente themelore të asaj kohe mizore, ku në ato kampe ishin mbyllë veç familje të tana, pleq, gra, nana me fëmijë e tjerë qenje të pafajshme.

Për këte gjë dje unë kam botue anglisht pesë libra kushtue gjendjes se burgjeve e kampeve që kam përjetue. Verat i gjen ne emrin tim në Amazon e tjerë site. Kete e kam ba qe te mbeten si dokumente faktike te terrorit bolshevik që përfshiu me mija viktima të pafajshme.

Nga ana tjetër shkrimet e jueja, kanë ba efektin e tyne, në kete drejtim, ndër shoqërinë shqiptare, jo vetem të përdnjekurve, por dhe shoqërisë së lirë. Per këte punë fisnike tuej, ju jam shumë mirenjohës. Miqësia jonë, ndonse e largët, do të vazhdojë. Falëndrojmë internetin që na e lehtëson ketë punë.

Gjithe të mirat,

Përzmërsisht,

Lek Pervizi

KUSH ËSHTË LEK PERVIZI:Piktor, përkthyes, publicist, botues, i biri i gjeneral Prenk Pervizit. Lindi më 26 qershor të vitit 1929, në fshatin Skuraj të Kurbinit. Shkollën fillore dhe një të mesme trë vjeçare i kreu në Institutin «Santa Maria», në Romë. U kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».

Veprat: Në vorbullën e Skëterrës, «Dorian», Bruksel 2014; Në rrathët e Ferrit (album), ISKK, Tiranë 2014; Tingllime të vona, «Dorian», Bruksel 2016; Lek Pervizi, Odiseja e pafajsisë, «Dorian», Bruksel 2017; Gjenerali, «Gjergj Fishta», Lezhë 2017. Përkthime: Dhimitër Frangu, Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, «Arbëria», Tiranë 2005.kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».

ImageBurimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 260.

Deklaratë e përbashkët e LHK “Ali Hadri” dhe shoqatës së intelektualëve të pavarur në Deçan

0

Deçan, me 18 korrik 2022 

DEKLARATË E PËRBASHKËT E LIDHJES SË HISTORIANËVE TË KOSOVËS “ALI HADRI” DEGA NË DEÇAN DHE SHOQATËS SË INTELEKTUALËVE TË PAVARUR NË DEÇAN  

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan (LHK “Ali Hadri” dega në Deçan) dhe Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan (SHIP), shprehën të shqetësuar me raportin e datës 13 korrik 2022, të lëshuar nga ana e Organizatës jo-qeveritare “Europa Nostra”, kjo pas vizitës që përfaqësuesit e kësaj organizate bën në Kosovë.  

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, shprehën të shqetësuar me politikën anti shqiptare të OJQ “Europa Nostra”, e cila me rastin e Manastirit të Deçanit, është vënë në krahë të shtetit serb.  

Për ne, edhe me shqetësuese është se përfaqësuesit e kësaj organizate, gjatë qëndrimit disa ditorë në Kosovë, gjithnjë dhe në vazhdimësi janë shoqëruar nga një prift serb dhe kanë lëvizur me një automjet pronë e Kishës Ortodoksë Serbe, të vozitur po nga një prift serb.  

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, dënojnë fuqishëm tentimin e OJQ “Europa Nostra”, që Manastirin e Deçanit t’a paraqesin si monumente të rrezikuar.  

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, theksojnë fuqishëm se Manastiri i Deçanit është vendi dhe objekti më i sigurti në Kosovë e Evropë, kur dihet si sigurinë e tij që nga vitit 1999, e bëjnë trupat paqeruajtëse të KFOR-it, trupa ushtarake të Aleancës veri-atlantike- NATO-s.  

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, i bëjnë thirrje KFOR-it që sa më parë të dal me qëndrim zyrtar rreth sigurisë së Manastirit të Deçanit dhe me ketë rast duhet të përgënjeshtrohet OJQ “Europa Nostra”.  

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan dhe SHIP në Deçan, konsiderojnë së organizata “Europa Nostra”, me insistimin e saj që Manastiri i Deçanit është vendin i rrezikshëm, ka kryer veprim penal, anti realitet dhe si e tillë, ajo e ka humbur kredibilitetin e saj dhe me veprimet e saja ajo meriton të shpallët organizatë non-grata në Kosovë, sepse me vendosjen e Manastirit të Deçanit në vitin 2021, në top 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë, e ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës.  

Organizata “Europa Nostra”, nuk është asgjë më shumë e asgjë më pak, se sa një zëdhënëse e shtetit serb, politikës anti shqiptare të kreut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili është elementi më destabilizues në Kosovë. 

Kryetari i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan                Drejtori i SHIP në Deçan 

               Dr. Shkodran Imeraj                                          MSc., Adem Lushaj 

 I dërgohet: 

  • Opinioni publik, 
  • Shtëpive mediale, 
  • Arkivit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan1, dhe 
  • Arkivit të SHIP në Deçan. 

Metodat që përdori kulti i individit për rrafshimin e kishave dhe xhamive, feja u shpall dogmë e pushtuesve të huaj, Shqipëria në ‘67, vendi i parë ateist në botë 

Kisha e Vaut të Dejes, ku mendohet se është kurorëzuar Gjergj Kastrioti me Donika Kastriotin

 

Shkruan: Eneida Jaçaj 

Kulti i individit, një term i lindur kryesisht nga regjimet autoritare apo totalitare, personifikon njeriun e vetëshpallur Zot, udhëheqës të shpirtit dhe të mirave materialeve, përmes gënjeshtrës dhe propagandës, ku askush tjetër nuk ka të drejtë të dalë mbi të. Një udhëheqës i tillë, i cili vesh kostumin e pushtetit të pakufijshëm, mban nën thundërr dhe errësirë popullin e tij, duke e detyruar të besojë verbërisht se ai është Zot i tyre dhe i Natyrës. Përmes propagandës, gënjeshtrës së madhe, spektaklit, tubimeve në “gjirin e popullit”, individi-udhëheqës, i detyron qytetarët e tij të adhurojnë vetëm një Zot, i cili ka zbritur në Tokë për t’i “shpëtuar” nga çdo e keqe. Partia-shtet dhe kulti i individit mban të burgosur nën pranga njeriun, i heq shumë të drejta dhe liri themelore, e mbyll në guackën e injorancës, duke ia bllokuar shtigjet e shikimit dhe shkatërruar kujtesën, e bën të besojë se udhëheqësi i tyre është i pazëvendësueshëm. Kulti i individit përdor çdo metodë barbare mbi qenien njerëzore, si skllavërimin, punën e rëndë, dogmat partiake, shtypjen, ndrydhjen, servilizmin, spiunazhin, lëvdatat, heqjen e shumë të drejtave dhe lirive, vrasjet, torturat, errësirën, bllokadën ndaj çdo informacioni të jashtëm, për të mbuluar dështimet e pushtetit, ndërsa njeriu ta ndiejë veten të paaftë dhe të pafuqishëm ndaj përrallave të udhëheqësit të vetëshpallur Zot. Metodat barbare janë përdorur si një formë mbijetese, për të siguruar pushtet absolut dhe të gjithëjetshëm.  

                    Kulti i individit, termi i cili u bë i njohur në fjalimin sekret të Nikita Hrushovit mbi Kultin e Personalitetit dhe Pasojat e tij, në vitin 1956, ka lënë pasoja të rënda edhe në demokracinë e sotme. Është një nga arsyet përse vendet ish-komuniste kanë një demokraci të brishtë dhe të pakonsoliduar, pasi kulti i individit nuk është çrrënjosur totalisht si mendësi te liderët e rinj post komunist. Madje, studiuesi Daniel Ursprung ka dhënë një këshillë shumë të qartë, se media dhe shoqëria civile në ish vendet komuniste nuk duhet të lejojnë një lider që të bëhet shumë i fuqishëm. Kulti i individit modern shpërfaqet edhe te liderët e sotëm, por media, shoqëria civile dhe vetë populli, përmes protestave, nuk duhet të lejojnë kurrsesi që lideri të tejkalojë shumë kompetenca, duke abuzuar me pushtetin.  

                      Pas rënies së perdes së hekurt në vitin 1945, në morinë e metodave të shtypjes, heqjes së lirisë së mendimit dhe veprimit, Shqipëria do të përballej edhe me censurën e lirisë fetare. Feja u shpall dogmë e pushtuesve të huaj, ndërsa më 1967, Shqipëria u shpall vendi i parë ateist në botë. Regjimi komunist e cilësonte fenë ideologji reaksionare, mbetje e pushtuesve të huaj, që sillte vetëm prapambetje në shoqëri. Ndonëse shumë zakone fetare janë vërtet prapanike dhe shumë të fryra, njeriu ka të drejtë morale të praktikojë çdo rit fetar, ku mendon se ai ndihet mirë, por kulti i individit qëllimin e kishte diku tjetër; njeriu të besonte dhe të adhuronte vetëm individin-udhëheqës. Me moton se feja myslimane ka qenë ideologji e pushtuesve turq, feja ortodokse ideologji e shovinistëve grekë dhe feja katolike, me qendër Vatikanin, ka qenë ideologji e pushtuesve italianë, regjimi nisi rrafshimin e kishave, xhamive, teqeve, ndërsa shumë klerikë që nuk iu bindën u masakruan. Fushata kundër fesë dhe institucioneve fetare u shtri në të gjithë Shqipërinë, ndërsa udhëheqësi mbante fjalime propagandistike, duke e bindur popullin ta largonte fenë edhe nga ndërgjegja e tyre.  

                     Në vitin 1945, në gjithë territorin shqiptar kishte 1127 xhami e 17 shkolla-medrese, por më 1967 u rrafshuan pothuajse të gjitha. Mbi 60 klerikë myslimanë u persekutuan, ndër ta Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Kraja, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Sabri Koçi, etj. Në vitin 1967, Shqipëria ishte i pari vend ateist në botë, ku dëshmohej edhe në Nenin 37 të Kushtetutës: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor”. Ndërkohë, Neni 55 i Kodit Penal të vitit 1977, shkruante: “Agjitacioni e propaganda fashiste, antidemokratike, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si edhe përgatitja, përhapja ose ruajtja për përhapje e literaturës me përmbajtje të tillë për të dobësuar ose minuar shtetin e diktaturës së proletariatit, dënohet me heqje të lirisë nga tre gjer në dhjetë vjet. Kleri i qëndroi stoik ideologjisë dhe praktikave fetare, duke u përballur me metodat çnjerëzore të njerëzimit. Shumë prej tyre janë shpallur martirë, pasi nuk iu përulën regjimit, por sakrifikuan derisa dhanë edhe jetën.  

                       Shumë priftërinj e praktikuan besimin fetar në shtypjen e regjimit. Ndër ta ishte Atë Josif Papamihali, i dënuar me burg në Maliq, ku edhe humbi jetën, i përpirë nga balta. Dom Gjergj Simoni u dënua pas 9 muajve hetuesi për agjitacion e propagandë, me 10 vjet burg, të cilat i vuajti në Ballsh, Spaç e Qafë-Bari. Dom Gjergji u dënua për poezitë e tij, të cilësuara “armiqësore”. Pas vuajtjes së dënimit me burg e punë të detyruar, më 21 prill 1991, Dom Gjergji u shugurua meshtar. Vinçenc Prenushi, lindur në Shkodër më 4 shtator 1885, më 8 maj 1993 në Durrës, u shpall “Martir i Demokracisë” dhe më 5 nëntor 2016, martir i Kishës Katolike nga Papa Françesku. Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. Në 1911 botoi në Sarajevë vëllimin e parë të “Visaret e kombit”, me titull “Kangë popullore gegnishte”. Përktheu gjithashtu vepra nga Dante, Ëisseman, Slenklevicz, etj.  

                        Në 1947, Vinçenc Prenushi u dënua me 20 vjet burg, nga të cilat kreu dy vjet, pasi vdiq më 19 mars 1949. Regjimet totalitare përdorin çdo formë për të mbajtur njeriun të shtypur dhe nën guackën e injorancës, pavarëisht se njeriu ka të drejtë të besojë në çdo gjë që e bën të ndihet mirë. Kulti i individit nuk duhet të lejohet kurrsesi të praktikohet në kohët moderne, pasi marrja e shumë kompetencave, e bën liderin të ndihet i superfuqishëm, ndërsa pasojat do të jenë sërish të rënda dhe të pariparueshme, ashtu siç Shqipëria e pati fatin gjatë 45 viteve të errëta të regjimit komunist. 

Kisha e Vaut të Dejes

Si u hodh në erë kisha e parë shqiptare – YouTube

Kufijtë drastikë të alkoolit për moshën nën 40 vjeç: Një maksimum prej dy lugë gjelle verë në ditë, sipas studimit

Nga: Juliane Gutmann, 18.07.2022FNP.dePërktheu Arben Çokaj

Më shumë se një birrë e vogël në ditë i dëmton njerëzit nën 40 vjeç

Alkooli dëmton trurin dhe mëlçinë. Prandaj, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë kundër konsumit të tepërt. Sipas një studimi, personat nën moshën 40 vjeç nuk duhet të pinë fare alkool.

Të ulesh rehat me miqtë, kolegët ose familjen: Kështu duket fundi i ditës për shumë njerëz. Alkooli shpesh derdhet në gota në formën e përzierjeve të verës, birrës, xhinit ose rumit në bare, kopshte birre ose në oborrin e shtëpisë. Alkooli është një përbërës kimik i quajtur etanol. Kjo ka një efekt euforik dhe klasifikohet si ilaç. Konsumimi i tepërt ka pasoja fatale: cirrozë të mëlçisë, varësia ndaj alkoolit, dëmtime nervore në tru dhe madje edhe kancer. Sasitë maksimale të rekomanduara të alkoolit sipas Qendrës Gjermane për Pyetjet e Varësisë:

Të paktën dy ditë pa alkool në javë
Për gratë: jo më shumë se dymbëdhjetë gram alkool në ditë, pra jo më shumë se një gotë e vogël verë (0,125 litra)
Për meshkujt: jo më shumë se 24 gram alkool në ditë, pra dy gota të vogla birrë (0,6 litra)

Gota plastike të mbushura me birrë
Qoftë në kopshtin e birrës apo në festival: shumë njerëz pinë birrë çdo ditë.
© Imago

Më shumë se dy lugë verë në ditë tashmë janë të lidhura me rrezik më të lartë të sëmundjes për gratë e reja, që pinë më shumë. Ju nuk jeni vetëm në këtë. Alkooli nuk konsiderohet vetëm një drogë e pranuar shoqërisht në Gjermani. Shumë mjekë dhe shoqata shëndetësore paralajmërojnë rregullisht, se ky pranim ka pasoja të rënda për sistemin shëndetësor. Sepse trajtimi i varësive dhe pasojave të tyre është shpesh i gjatë dhe i shtrenjtë.

Studimet e reja po tregojnë efektet që mund të ketë alkooli në trup. Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka arritur tani në përfundimin se njerëzit nën moshën 40 vjeç duhet të shmangin verën, birrën dhe pijet e tjera alkoolike krejtësisht. Gratë më të reja duhet të pinë jo më shumë se dy lugë gjelle verë ose 100 mililitra birrë në ditë, citon Agjencia Gjermane e Shtypit studiuesit që botuan studimin e tyre në revistën The Lancet.

Rekomandimi për meshkujt e rinj është edhe më drastik: maksimumi një gotë (40 ml) plot birrë ose dy lugë çaji verë në ditë nuk do të kishte pasoja negative, thonë ata.

Këto zakone mund të shkatërrojnë mëlçinë tuaj
Shikoni galerinë e fotove
Alkooli rrit rrezikun e kancerit

Gratë hanë shalqi

Studimi i sapopublikuar bazohet në të dhënat nga Studimi i Barrës Globale të Sëmundjeve 2020. Bazuar në këtë studim në shkallë të gjerë, ishte e mundur të analizohej se sa shpesh ndodhin goditjet e lidhura me alkoolin, sëmundjet e zemrës, fibrilacioni atrial dhe dridhjet, buzët dhe zgavrën me gojë, kanceri, kanceri i fytit, kanceri i laringut, kanceri i zorrës së trashë – dhe kanceri i rektumit, kanceri i gjirit, kanceri i mëlçisë, diabeti i tipit 2, cirroza e mëlçisë, aksidentet e trafikut, vetëdëmtimi dhe dhuna ndërpersonale.

Vlerat maksimale të përmendura më sipër (për gratë deri në moshën 40 vjeç: maksimumi dy lugë verë ose 100 mililitra birrë në ditë; për burrat deri në moshën 40 vjeç: maksimumi një gotë e shtënë (40 ml) plot birrë ose dy lugë çaji verë në ditë) nuk pati asnjë ndikim negativ në këtë seri rreziqesh për shëndetin.

Si ta dallojmë intelektualin e vërtetë nga pseudointelektuali?

0
Ahmet Asani, Zvicër
▪︎ Dallimi mes intelektualit të vërtetë dhe atij të rrejshëm- pseudointelektualit, është se i pari është i ditur e i vendosur dhe nuk ndalet se lexuari e studjuari, kurse i dyti është mediokër që ka marr njê diplomë, por që është i padije dhe nuk lexon e studjon fare!
▪︎ Intelektuali i vërtetë si besimtar shkencor që është, besimin e bazon ne dije e shkencë dhe në logjikën e Frymës Krijuese Njerezore, kurse pseudointelektuali nuk ka mendim te vetin, por shkon kah të fryej era!
▪︎ Pseudointelektuali i cili deri dje i ka shërbyer ideologjisë monisto- komuniste, sot ose është në sherbim te ndonje organizimi kriptokomunist-monist, ose në shërbim të ndonje sitemi monist – fetar!
▪︎ Intelektuali i vertetë është vizionar, jeton me popullin i ndien hallet e tij, vepron në kohen dhe vendin e duhur, i parasheh gjërat që mund të ndodhin dhe e ka guximin t’i paralajmroj njerëzit për t’kqijat që mund të ndodhin!
▪︎ Pseudointelektualit, si mediokër që është, nuk i bëhet vonë për asgjë, ai flet e shkruan pasi të ndodhin gjërat, dhe këtë e bënë për interes të vetin e jo për interes të popullit!