Kreu Blog Faqe 1278

Çka po ndodhë me kryeministrin e “tretë” shqiptar?

0

Në foto: Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me Kryemnistrin Dritan Abazoviq 

Ali Mehmeti

Edhe njëherë, ditëve të fundit, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është bërë objekt i përgojimeve (ose të vërtetave?) në shtypin malazez dhe atij serb. Kësaj here duke thënë se vëllai i tij, dr. Xhihan Abazoviq në partneritet me partneren e Kryeministres serbe Ana Bërnabiq, dr. Milica Gjurgjiq do hapin një spital të ri në Beograd, pasi që, tanimë kanë të hapur një spital në Beograd me emrin BioCell Hospital. Hapja e këtij spitali nuk do ishte e diskutueshme sikur nuk do thuhej se ajo do bëhet me ndikimin direkt të vet presidentit serb.

Në pyetjen e gazetarëve a është i vërtet ky lajm, kryeministrja serbe ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se nuk përzihet në jetën profesionale të partneres së saj, mjekës Milica Gjurgjiq. Kurse vet Xhihan Abazoviq ka demantuar lajmin.

Këto akuzat e fundit mund të janë vetëm përgojime, nga kundërshtarët e kryeministrit malazez në Mal të Zi, për shkak të arritjes së Marrëveshjes themelore me kishën ortodokse serbe dhe me presidentit serb Vuçiq, apo nga opozita e Vuçiqit në Serbi. Por nuk janë as për t’u hedhur poshtë, duke pas parasysh rrethanat sesi dhe kur u hap spitali BioCell dhe disa veprime dhe deklarime skandaloze të kryeministrit malazez në të kaluarën e afërt.

Faktet e njohura dhe të verifikueshme, disa në bazë të Regjistrit të ndërmarrjeve në Serbi janë se:

– I vëllai i Kryeministrit të Malit të Zi, Xhihan Abazoviq është mjek i specializuar në mjekësi urgjente dhe mjekësi regjenerative;

– Dr. Xhihan Abazoviqi është drejtor menaxhues dhe i vetmi përfaqësues ligjor i spitalit të përgjithshëm BioCell Hospital, që operon me emrin afarist Vicula Biotech Group, me seli në Beograd;

– Vicula Biotech Group është regjistruar me 29 tetor 2021, sikur pasuese e firmës Forever Young, e regjistruar në vitin 2017 me veprimtari primare “këshillim në lëmin e menaxhimit” dhe me kapital 100 dinarë serb (më pak se një euro);

– Vetëm 10 ditë para se të regjistrohet Vicula Biotech Group, me 19 tetor 2021, 75% të aksioneve të firmës Forever Young blihen nga firma e regjistruar në Qipro Ensifolia Limited me vlerë 1,5 milion euro kurse 15% të aksioneve nga një biznesmen serb, Milija Baboviq, me vlerë 0,5 milion euro. Mbetja prej 10% të aksioneve blihet nga aksionarët e vegjël, ku njëri ndër ta është edhe i vëllai i kryeministrit malazez, dr. Xhihan Abazoviq.

– Pa kaluar as një muaj pas regjistrimit, me 22 nëntor 2021, dr. Xhihan Abazoviq bëhet drejtor menaxhues dhe përfaqësues i vetëm ligjor i firmës Vicula Biotech Group;

– Kolege të punës dhe shefe të repartit të radiologjisë në të njëjtin spital ka partneren e Kryeministres serbe Ana Bërnabiq, specialisten e radiologjisë, Milica Gjurgjiq;

– Të dhënat mbi pronarët e firmës qipriote janë të panjohura, respektivisht sekrete, dhe këtë firmë as “gugli” nuk po e gjen, edhe pse në dokumente serbe ka edhe adresë në qytetin Nikozia të Qipros.

Pra, akuzat se po përgatitet hapja e një spitali të ri me ndikim direkt nga qeveria serbe, lidhen pikërisht edhe me dyshimin paraprak se hapja e spitalit BioCell ishte bërë me ndikim direkt të Vuçiqit dhe me mahinacione të ndryshme, ku përfitues ishte edhe i vëllai i kryeministrit malazez. Në një intervistë për televizionin publik kroat, Dritan Abazoviq deklaron:

“Kur bëhet fjalë për vëllain tim dhe klinikën në Beograd, ta demistifikojmë. Jam shumë krenar për vëllain tim dhe më vjen keq që po e fus në lojë politike. Vëllai im është, që mund të verifikohet me një klik, ekspert kulmor i gjenetikës”

“Aq i mirë saqë kryetari serb t’ia fal klinikën” – ndërhynë gazetarja Elizabeta Gojan.

“Aq i mirë që ai t’ia fal klinikën. Ata janë tre mjek që po hapin një klinikë të jashtëzakonshme, të paparë në këto treva. Ata përndryshe punojnë edhe në Kroaci, në Maltë, Spanjë, operojnë në Stamboll, ushtrohen në Japoni” – vazhdon Abazoviq.

Këtyre fakteve duhet shtuar edhe deklaratat skandaloze të Dritan Abazoviqit se

– “Skënderbeu kishte prindër serb” (!);

– “Nuk ka ndodhur gjenocidi mbi boshnjak në Srebrenicë por mbi njerëz”;

– “Jam i nderuar dhe i kënaqur që më keni ftuar dhe, që vizitën time të parë zyrtare në regjion po e bëj në Serbi” (të jesh shqiptar dhe të jesh i nderuar dhe i kënaqur për vizitën në Serbi, ku kryetari i saj është ish ministër i Millosheviqit nuk do koment, pavarësisht që atje nuk ka shkuar sikur shqiptar por sikur kryeministër i MZ);

Nga ana tjetër ta shkelësh marrëveshjen me Gjukanoviqin duke pranuar Marrëveshjen themelore me kishën ortodokse serbe, ta shkelësh edhe marrëveshjen e dytë me Gjukanoviqin, duke shprehur përkrahjen për Ballkanin e hapur dhe duke venë kështu në pikëpyetje vazhdimin e qeverisjes, duhet të kesh arsye, mjaftueshëm të fortë.

Apo Gjukanoviqi, si “mjeshtër” që është, ia ka lënë në duar “punët e pista” Abazoviqit (me marrëveshje ose pa të), kundër të cilave është një pjesë e madhe e opinionit malazez. Kështu do i lante duart e veta dhe sipas nevojës do i akuzonte, jo vetëm Abazoviqin, por edhe shqiptarët në përgjithësi. Nëse kjo qeveri mbijeton, atëherë ky dyshim mund të jetë i arsyeshëm. Të gjithë do mbeten të kënaqur. Gjukanoviqi para opinionit të vet sa ai mbeti konsekuent qëndrimeve të tij të mëparshme, kisha serbe për shkak të arritjes së qëllimeve të veta, Vuçiqi për shkak të Ballkanit të hapur, Dritan Abazoviqi për shkak të mbetjes në pushtet dhe përfitimeve eventuale familjare.

Të humbur mund të janë shqiptarët në MZ sepse do e kthejnë opinionin malazez kundër vetës, sepse i “tradhtuan”?!

Mirë se të gjejmë vendlindja jonë e dashur!

0

Florim Zeqa 

Secili nga mërgimtarët që ia mësyen Kosovës për pushime, kanë mundësi që në vende të tjera t’i kalojë pushimet vjetore (verore), por është dashuria për vendlindjen dhe familjarët, është dëshira që të ç’mallemi dhe kënaqemi me njëri-tjetrin dhe me ngrohtësinë e aromes së vendlindjes!

Mirë se ju gjejmë bashkatdhetar

Neve mërgimtarëve, nuk na bëjnë më përshtypje pankartat e pushtetarëve në hyrje të Kosovës, as në hyrje të supermerkateve “Mirë se vini bashkadhetar”, por përshtypje na bëjnë njerëzit, të afërmit tonë, që, edhe përkundër situatës së vështirë socio-ekonomike kanë vendosur të qendrojnë stoik në trojet e tyre stërgjyshore.

Ne që jetojmë dhe punojmë në botën e jashtme, më e ëmbël na duket balta e vendit tonë sesa buka në dhe të huaj, prandaj vijmë në Kosovë për të kënaqur shpritin dhe për t’u relaksuar nga stresi i përditshmërisë në vend të huaj.

Me mundësitë tona mundohemi me e nderue dhe respektue secilin njeri që e takojmë, pa llogaritur në asgjë dhe në asnjë kompensim. Satisfaksioni më i madh shpirtërorë i çdo mërgimtari është që ditën kur largohet nga Kosova, të largohet i plotësuar në të gjitha aspektet, duke filluar nga dashuria vëllazërore, respekti i ndërsjellë fqinjësorë dhe shoqëror…, ushqime shpirtërore këto, me të cilat i kalojmë muaj të tërë duke i kujtuar takimet e ngrohta vëllazërore dhe ndejat e bukura shoqërore në vendlindje.

Mos vraponi pas politikanëve, por takoni dhe ofroni zgjidhje për qytetarët

Të dashur vëllëzër dhe motra mërgimtare, të gjithë ju që merrni rrugën për vendlindje ju dëshirojë rrugë të mbarë dhe pushime të këndshme në vendlindje. Shfrytëzojeni kohën, dhuratën më të çmuar nga i madhi zot për vizita familjare, farefisnore dhe shoqërore. Nga do që shkoni silluni me modesti, duke reflektuar shpresë dhe dashuri ndaj secilit njeri që takoni.

I rekomadoj secilit bashkatdhetar që shkon në vendlindje, në vend të kohës dhe parave që shpenzoni për takime me politikanët që ua bënë jetën ferr qytetarëve, shfrytëzoni për takime dhe biseda me qytetar, me njerëz të zakonshëm në rrugë dhe trotuare, në supermarkete dhe lokale.

Edhe pse nuk është aspak i lehtë takimi me të varfërit dhe të pashpresët, nëse nuk mund t’i ndihmoni, të paktën një fjalë të mirë t’ua thoni; “Të lumtë na për ju që ju kemi dhe që po na i mbani gjallë shpresat neve mërgimtarëve për kthim në vendlindje…”.

Pa ju ardhur turp tregoni secilit njeri që takoni në vendlindje për peripecitë e jetës në mërgim, për mungesën e aromës së atdheut, për djersën që derdhim për kafshatën e gojës, për stresin dhe sfidat me të cilat përballemi çdo ditë, tregojuni edhe për mallin dhe dashurinë që na vlon në shpirtë si vullkan i pashuar për vendlindjen dhe familjarët.

Të nderuar mërgimtarë, tregonju bashkatdhetarëve në vendlindje se paraja nuk ta sjellë kënaqësinë shpirtërore dhe as lumturinë jetësore, përkundrazi, në disa raste e bënë të kundërtën…, tregonju edhe për efektet negative që sjellë jeta në mërgim, gjegjësisht për rrezikun e tretjes së qenjes sonë kombëtare deri në asimilim!

Duhet ta ndalim trendin e zbrazjes!

Të nderuar bashkatdhetar në Kosovë dhe Diasporë, vendi ynë i dashur, Kosova çdo ditë po zbrazet. Ikja e fuqisë punëtore dhe asaj intelektuale, ikja e kuadrove të specializuara, në veçanti e mjekëve dhe infermierëve është duke krijuar panik në mesin e popullatës.

Kush do të kujdeset nesër për prindërit dhe gjyshërit tonë?!

Përgjigja është, askush perpos nesh!

Kemi kaluar nëpër kohë më të vështira përgjatë pushtimit barbar serb, por asnjëherë nuk ka ndodhur një largim kaq masiv i popullatës nga Kosova!

Nëse edhe për disa vite vazhdon ky trend i ikjes së të rinjëve, kush do t’i dali zot ketij vendi dhe kush do ta zhvillojë Kosovën?!

Të moshuarit!?

Jo assesi, të rinjët janë shpresa dhe jeta e Kosovës, pa ta Kosova do të mbetët e pashpresë dhe e pa jetë!

Andaj secili nga ne, filluar nga unë që po i shkruaj këta rreshta duhet të mendojmë si ta ndalim trendin e ikjes dhe kthimin e shpresës për jetë në Kosovë!

Duhet të mobilizohemi si asnjëherë më parë në histori që ta shpëtojmë vendin nga zhbërja fizike.

Kjo nuk arrihet me fjalë por me veprime konkrete. Secili nga ne mërgimtarët duhet ta dëshmojmë veten për të ardhmen e vendit tonë. Dikush me para e dikush tjetër me prezencë fizike në vendlindje, përkatësisht me kthim në vatrat stërgjyshore.

Me padurim presim me ardhë!

Mirë se të gjejmë vendlindja jonë e dashur!

Mirë se ju gjejmë bashkathetar!

Qasje e re biografisë së Nënës Tereze 

0

Lush GJERGJI, Madre della carità, VELAR, Bergamo, 1990, f. 217 

 Zonja dhe zotëri, miq të dashur! 

  1. Hyrje 

Kam kënaqësi dhe nder të posaçme që pikërisht sot, kur presim themelimin e Shoqatës Bamirëse Humanitare të Kosovës me emër të dashurës sonë Nëna Tereze, të flas në Zagreb për librin më të ri të autorit dhe mikut, dr. Don Lush Gjergjit. Nuk ka dyshim se ai tek ne, por edhe në botë, është autori më i njohur, ndoshta edhe më i pranishëm dhe dëshmi e gjallë, do të thosha edhe më tepër se biograf mbi Nënën Tereze. Me dëshirë që të zbulohet fshehtësia e kësaj madhështie, Lush Gjergji ka pasur gjithnjë parasysh, në një anë fjalët e Ungjillit dhe shembujt e ndritshëm të shenjtërve të Kishës, dhe në anën tjetër traditën bujare të familjes shqiptare, që  e ka karakterizuar udhën jetësore të një shpirti të shenjt.  

Qysh në fillim, po ashtu duhet të themi, që me meritën e tij figura e kësaj gruaje bujare është bërë më e njohur në periudhën para vitit 1955. Ndriçimi i kësaj periudhe, domethënë i fëmijërisë, prindërve dhe rrethanave tjera jetësore, si dhe zgjidhja e  thirrjes rregulltare, murgeshës misionare, Lush Gjergji e ka arritur me librin e parë “Nëna jonë Tereze”, botuar në vitin 1980 në gjuhën shqipe, pastaj të përkthyer dhe botuar në gjuhën kroate, Nëna Tereze, fytyra dhe vepra, prej vogëlushes deri te nobelistja. Ky libër është përkthyer edhe në gjuhën sllovene, italiane, anglishte, frëngjishte, spanjolle, hungarishte. 

Vepra e dytë e Autorit nuk është biografi, por siç mund të kuptohet edhe nga titulli “Lule për Nënën” (1985), është ontologjike, letrare dhe artistike, të poetëve shqiptarë dhe autorëve tjerë kushtuar Nënës Tereze. Edhe ky libër është përthyer dhe botuar në gjuhën italishte, që në këtë mënyrë është arritur paraqitja e letërsisë shqipe në botë. 

Kur flasim për botimet e tija në botë, duhet të thuhet që vetëm në Itali libri “Nëna e Dashurisë”  ka arritur te botimi i katërt, ndërsa në disa përkthime dhe botime nuk ka të dhëna, por tirazhet janë të mëdha, pasi interesimi për Nënën Tereze rritet gjithnjë në botë. Me një fjalë, pra, është një shkrimtar me përvojë të madhe, që me cilësinë e librave, botimeve  dhe shkrimeve tjera i “imponohet” opinionit të gjerë. 

Pse mos të thuhet edhe kjo, që ai si kryeredaktor i revistës fetare kulturore “DRITA”, gati në çdo numër të revistës sjell ndonjë shkrim mbi Nënën Tereze. Ky është padyshim kontributi dhe pasurimi i fytyrës së saj me të dhëna të reja, me përkujtime të përsosura për barazinë njerëzore. 

Mirëpo libri i tretë i radhës, të cilin ne do ta paraqesim në mënyrë të thjeshtë, siç e kemi bërë në Prishtinë më 15 qershor të këtij viti, është i konceptuar pak ndryshe prej botimeve tjera. Botimi në fjalë i përshtatet rrethit italian, për lexues të huaj, mirëpo zgjon vëmendje edhe te lexuesit tanë. Vepra është shkruar në gjuhën italishte, nuk është përkthim, sepse autori ynë këtë gjuhë e përdor si në shkrim, ashtu edhe në të folur, duke dëshmuar kështu nivelin e lartë të vetëdijes dhe mundësinë e madhe të komunikimit dhe informimit mbi Nënën Tereze. Këtë vepër  do ta paraqes në mënyrë përfshirëse, mund të themi qysh tash se autori që nga fillimi i ka kuptuar në mënyrë të drejtë dy momente të rëndësishme në jetën e Nënës Tereze, udhëtimin e saj jetësor me të gjitha elementet biografike të koloritit shqiptar dhe jugosllav,  si dhe motivin bazë në këtë udhëtim, që padyshim mbështet në fjalën e Nënës Tereze që e ka thënë me rastin e marrjes së Shpërblimit Nobel për Paqe (10 dhjetor 1979): “Pranoj Shpërblimin Nobel për Paqe në emër të të varfërve”. Duke shërbye të varfrit unë e shërbej Atë. Ajo, pra, është përcaktuar të shërbejë “Atë”, domethënë Jezu Krishtin, të munduar dhe të kryqëzuar për shëlbimin e njerëzimit. Shembulli i Tij është fuqia më e madhe në bamirësinë e fenomenit Nëna Tereze. Me një fjalë kjo është filozofia e jetës së çdo të krishteri, që Nëna Tereze e ka zbatuar në mënyrën më të përsosur, duke mbuluar kështu një zbrazëti të madhe të kohës sonë në luftë kundër të keqes më të madhe, e kjo e keqe është egoizmi. Lush Gjergji  këto dy momente i ka kuptuar dhe trajtuar në mënyrë të drejtë, si meshtar dhe njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar, sidomos asaj kishtare. Kjo qasje kësaj tematike gjithsesi depërton në shtresa të ndryshme njerëzore për të gjithë ata që dëshirojnë ta njohin bukurinë e shpirtit për Zotin dhe për njeriun. 

  1. Konceptimi i librit 

Nëntitulli i këtij botimi është: Nëna e ëndrrave të mia, Lush Gjergji ka dëshmuar, dhe në këtë ka pasur sukses, në paraqitjen gjithëpërfshirëse biografike në pikëpamje të rinisë së saj, shkollimit dhe punës në Indi dhe gjetiu, vizitat e saja në Jugosllavi dhe lidhjen e sa të vazhdueshme me vendlindje, por edhe kuptimi ideologjik i një Fenomeni botëror që quhet Nëna Tereze. Kështu ai e bënë një ndarje të pranueshme të librit në tri pjesë, për ta konceptuar me të dhëna të mjaftueshme mbi Gonxhe Bojaxhiun, motrën Tereze, dhe pjesa e tretë, Nënën Tereze, me titull “një jetë për jetë”. Natyrisht, ky botim luksoz dhe teknikisht i bukur, begatohet edhe me ilustrime, që autori ynë me shumë mund i ka zbuluar. 

Lidhur me librin e parë, të botuar në gjuhën shqipe, ky konceptim ndihmon që në të ardhmen më tepër të ndriçohet në mënyrë tematike fenomeni i Nënës Tereze në të gjitha dimensionet, nga pikëpamja pedagogjike, didaktike dhe veprimtare, duke i përpunuar temat e ndryshme sistematikisht, për fëmijëri, shkollimin dhe veprimtarinë e saj në Indi. Ky libër, në përpunimin e temave specifike, do të ndihmojë jo vetëm aktualizimin e disa gjërave, por edhe zgjidhjen e drejtë të pyetjeve të shtruara. 

Disa nga momentet e tilla i ka theksuar në parathënie të shkëlqyeshme edhe kardinali Lurdusamy, Prefekti i Kongregatës për Kisha Lindore,  që e pasuron këtë monografi dhe ia rritë vlerën e saj. 

  1. Lidhja me popullin e saj  

Qysh në fillim autori jep një paraqitje të shkurtë historike të popullit shqiptar, me figurat më të njohura, si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pal Engjëlli, Pjetër Budi, Fan Stilian Noli, patriku ekumenik Atenagora dhe shumë të tjerë.. 

Thënë të vërtetën, krishterimi në hapësirat tona është qysh nga koha apostolike, gjë kjo që dëshmon Shën Pali në letrën Romakëve (15,19). Në Koncilin e Nicesë (325), që e ka ftuar Kostantini i Madh, ishin të pranishëm edhe Daku i Dardanisë, si dhe tjetri nga Stobi, me emër Budi, që domethënë se hierarkia në Dardani, Kosovën e sotme, dhe më gjerë, ka një traditë të gjatë. Aq më tepër, prej antikës janë të njohur martirët Shën Flori dhe Lauri.  Me ardhjen e sllavëve  ilirët, banorët autoktonë të këtyre viseve, humbin disa vlera etno-gjuhësore, por jo edhe fetare, si do të ndodhin në kohët e vështira me Shqiptarët, tashmë popullit të formuar bashkëkohor, kur ishim të sulmuar në mënyra më të egra nga Turqit, të cilët me represion të vazhdueshëm  kanë thye dhe tjetërsuar popujt e nënshtruar. 

Gjatë sundimit të tyre, shkruan Lush Gjergji, kleri katolik shqiptarë, duke predikuar Ungjillin e Krishtit, por edhe duke kultivuar gjuhën dhe letërsinë, e kanë ruajtur popullin, aq sa ishte e mundshme, nga ndikimi turko – islamik,  nga shthurja e tërësishme kombëtare dhe fetare. Këtë rol, që ata e kanë pasur nga e kaluara, sot e pranojnë të gjithë, bile edhe Shqipëria që është i vetmi shtet në botë  edhe zyrtarisht ateist, që me dekretin e datës 13. 11. 1967, atëherë kur janë mbyllur fatkeqësisht 2169 tempuj fetarë.  

Në rrethana tejet të vështira, në gjirin e këtij Populli, linden dy njerëz të mëdhenj të shekullit, Atenagora, profet i ekumenizmit, dhe Nëna Tereze, profetë e dashurisë së krishterë. 

Lush Gjergji në mënyrë spontane, reale, pa imponuar elemente apologjetike, informon lexuesit e huaj që vuajtjet shekullore dhe gjaku i derdhur i martirëve shqiptarë për fe dhe atdhe, nuk ishte e mundshme që mos të sillte fryte dhe mos të lulëzonte në Evropën e krishterë. Qytetërimi ynë gjithmonë ka qenë i mbrojtur nga bijtë dhe bijat e popullit shqiptar, që janë ruajtur në thjeshtësi, me punë dhe urti. 

Këto të dhëna historike mbi popullin shqiptar ndërlidhen edhe me kontributin e madh të këtij populli të vogël për ruajtjen dhe përparimin e humanizmit dhe qytetërimit evropian, ndërsa Nëna Tereze është apoteoza e gjallë që vetvetiu flet më së shumti në dobi të popullit të saj. Kështu ajo në letrën e 10 dhjetorit 1979, ditën e Shpërblimit Nobel për Paqe, shkruan në gjuhën shqipe kështu: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shum luti Zotin qi pagja e tij të vjen në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën”. 

  1. Familja dhe fëmijëria  

Gonxhja, bija e Kolës dhe Dranes Bojaxhiu, ka lindur në Shkup më 26 gusht 1910, ku ishin vendosur prindërit e saj nga Prizreni. Autori përmend shumë ngjarje të treguara nga vetë Nëna Tereze, si dhe nga vëllai i saj, Lazri, për të kaluarën e hershme dhe aktuale të kësaj familjeje tregtare, për lidhjet që i kishin me Katedralen dhe mbi krenarinë për prejardhjen e tyre nga Prizreni. Në këtë botim janë fotografitë nga Shkupi, Prizreni, Lidhja e Prizrenit (1878), shtëpia e kësaj ngjarjeje, portreti i Avdyl Frashrit, katedralja etj. 

Familja Bojaxhiu ishte marrë me tregti, sepse edhe prindërit e Kolës, Lazri dhe Çilja, kanë qenë tregtarë të mëdhenj. Pikërisht Çilja, gjyshja e Nënës Tereze, kishte blerë shtëpi në Shkup, për të krijuar një rreth të madh të miqve pa dallim feje dhe gjuhe, sipas traditës tonë të bukur: bukë, kripë dhe zemër. Kola, biri i saj, kishte vazhduar rrugën e saj dhe kishte arritur sukses të madh si ndërtimtar, tregtar. Ndoshta është e tepërt të thuhet se ai ishte katolik i bindur dhe praktik, që edhe sot është veçori e shqiptarëve katolikë në Jugosllavi pothuaj pa ndonjë përjashtim. Ai ishte njeri i nderuar, çmuar dhe i mirë, me kulturë të lartë, kështu që përpos gjuhës shqipe, fliste edhe turqisht dhe serbo-kroatisht, mjaft mirë edhe italisht dhe frëngjisht. Si aktivist kishte themeluar orkestrën “Zani i Maleve” dhe teatrin e parë në Shkup. Më 25 mars 1912 kishte organizuar një manifestim madhor kulturor me rastin e çlirimit nga Turqia. Nga kjo familje kanë lindur fëmijët: Lazri (905), Agëja (1908( dhe Gonxhja (1910), që nga viti 1019 do të mbesin në duar  të nënës, pas vdekjes së babai Kolë. 

Për nënën Drane autori jep edhe më shumë të dhëna, ilustrime, tregime të njerëzve të asaj kohe, që e kishin njohur mirë dhe për së afërmi. Ajo para Luftës së Dytë Botërore kishte kaluar në Shqipëri, së bashku me Agen, për t’u bashkuar me Lazrin, kështu që ka vdekur në Tiranë. Lidhjet e Gonxhes me familjen në Tiranë janë vetëm nëpërmjet shkrimeve, ndërsa me Lazrin ishte takuar në Itali. Megjithatë autori ka arritur t’i plotësojë kureshtjet e lexuesve me fjalë dhe me fotografi, me shumë letra, për t’i kuptuar të gjitha rrethanat e rëndësishme të fëmijërisë dhe rinisë, atje ku ishte rritur Gonxhja e talentuar dhe e përshpirtshme.  

  1. Thirrja e shenjtë prej Letnicës 

Siç dihet, edhe në kohën e rinisë së Nënës Tereze, Zoja mblidhte  për çdo vit në Letnicë shumë shtegtarë. Në vitin 1927 dhe 1928 Gonxhja kishte qëndruar në këtë Shenjërore pak më gjatë, afro dy muaj. Aty i kishte pasur edhe Ushtrimet Shpirtërore së bashku me rininë. 

Ja kujtimet e saja nga këto rrethana fatlume, sipas përshkrimit të autorit tonë: “Isha ende shumë e re. Sa i kisha mbushur dymbëdhjetë vire, kur në rrethin familjar kam dëgjuar zërin e thirrjes, dëshirën që t’i kushtohem krejtësisht Zotit. Për këtë kam menduar dhe jam lutur gjashtë vite. Së fundi pata një frymëzim prej Zotit dhe në këtë më ka ndihmuar Zoja Cërnagore”. 

Ky çast i rëndësishëm frymëzimi në jetën e Nënës Tereze është aktualizuar me ilustrime dhe dëshmi tjera, të cilat vetëm autori që e njeh rëndësinë e madhe të kësaj Shenjtërore mrekullibërëse të Zojës Cërngore, e cila për nga popullariteti krahasohet me Zojën e Këshillit të Mirë në Shkodër, pajtore dhe mbrojtëse e gjithë shqiptarëve në botë. Mu për këtë është krejtësisht e kuptueshme që Nënën Tereze e kishte thirrë Nëna e Hyjit për vepra të mëshirshme.  

  1. Gonxhja murgeshë 

Sipas mendimit të Lush Gjergjit, gjendja shpirtërore e Gonxhes së re në bashkësinë rregulltarë nuk kishte ndryshime të mëdha me atë të rrethit familjar: ajo njëjtë ishte e lidhur me jetën ungjillore të bamirësisë, kështu që udhëtimi Shkup Zagreb, pastaj me 13 shtator 1928 vazhdimi i udhëtimit për Dublin (Irlandë), ku do t’i ketë njohuritë dhe përgatitjet e para për jetën rregulltarë dhe misionare. Ajo tashmë qysh moti kishte vendosur t’ua sjelltë të gjithëve  Ungjilli, Lajmin e gëzueshëm, Zotin, nëpërmjet jetës së kushtuar, duke e shërbye njeriun ta donte Zotin. 

Njerëzit që vuanin më së shumti, kishin nevojë për një jetë, dëshmi dhe dashuri të tillë. Vendimi ishte konkret. Vendi do të jetë Kalkuta, qyteti i shenjt i lumit Ganges, ndërsa profesioni motër medicinale. Sa njerëz këtu lindin, jetojnë dhe vdesin në rrugë. Me të ishte një sllovene dhe tri angleze. Atje ajo përjetoi “thirrjen e dytë”, për ta dëshmuar dhe dhuruar Jezu Krishtin të varfërve ndër më të varfër. ”Isha plotësisht e lumtur me thirrjen rregulltarë, me bashkësinë time të “Motrave të Loretos”, me jetën time të re”. 

Më 24 maj 1929 pranoi veshjen rregulltare dhe i dha kushtet e para, ndërsa ato të përjetshme në vitin 1937. Tashmë kishte mësuar gjuhën anglishte dhe bengalishte, që të mund të jetë profesoreshë, më vonë edhe drejtoreshë e shkollës: tani ajo ishte  e aftë t’i shprehte të gjitha aftësitë e saja, tërë dashurinë ndaj fëmijëve, të varfërve. 

Ja si i shkruante “Nënës Loke”: “Gonxhja jote e vogël është e lumtur. Kjo është një jetë e re. Qendra jonë është shumë e bukur. Unë jam profesoreshë dhe drejtoreshë e shkollës. Të gjithë më duan shumë”. 

Përcaktimi i saj për bamirësi çdo ditë e më shumë zbatohej: ajo nuk është më motra e vogël e Krishtit Fëmijë, siç  quhej te Motrat e Loretos, por bëhet Nëna Tereze, siç e thirreshin fëmijët “Ma”, domethënë nënë, ndërsa bota e thërret Mother, Mere, Mutter, Madre, Mati… 

Punën zyrtare të kancelarisë ajo e kryente natën, atëherë kur motrat tjera pushonin, ndërsa gjatë ditë, pas uratës dhe meshës së mëngjesit, ajo punonte sipas parimit: jeta jote është dashuri, dëshmia e dashurisë së Zotit në të afërmin tënd. 

  1. Themelimi i ri i Misionareve të Dashurisë 

 Pas 20 viteve të kaluara te Motrat e Loretos, si dhe përvojës që kishte fituar në shoqëri me të sëmurë dhe të varfër, ajo pati frymëzimin dhe thirrjen që t’i shërbente për së afërmi të varfrit ndër më të varfër. Me 15 gusht 1949 India fitoi pavarësinë kombëtare, ndërsa në zemrën e saj gjatë udhëtimit me tren Kalkutë – Darjeeling, duke medituar dhe lutur, shkruan Lush Gjergji, brenda thirrjes së parë lindi “thirrja e dytë”, apo thirrja në thirrje, për ta arritur përsosmërinë më të madhe ndër vdekatarët. “Kam vendosur ta themeloj Rendin që lirisht t’i shërbejmë të varfrit ndër më të varfër” shkruante ajo. Kështu fillon procedura dhe kërkesa, së pari arqipeshkvit të Kalkutës, pastaj Papës, që ta lironin nga kushtet e përjetshme, për të qenë kudo  me ata, në rrugë, në sheshe, në shtëpi, me të sëmurë, të gërbulur, pleq, të braktisur, për t’iu sjellë pak ngushëllim. 

Në vitin 1949 në shoqërinë e saj ishin dhjetë murgesha, e para ndër to ishte motra Agneze, e cila tash është në detyrën e sekretares së Rendit, Më 7 tetor 1950 Nëna Tereze zyrtarisht themeloi Rendi e Misionareve të Dashurisë. Me kënaqësi të të gjithëve çdo gjë shkonte si është më së miri, ndërsa ajo mendon vetëm në të varfër. Ajo ndër të tjera thotë: “Te varfrit janë njerëz të mirë: ata kanë ndjenja të thella të falënderimit”.  Duke vrojtuar jetën  dhe veprimtarinë e Nënës Tereze  dhe të Misionareve të Dashurisë, shenjtëria  është  shumë e afërte, diçka e prekshme, sepse ajo është shembull konkret i përshpirtërisë së përsosur të krishterë. Vërtet, Rendi i saj është një shkollë, ku mësohet si të shpëtohen më të rrezikuarit. Rendi i saj përhapet çdo ditë në botë, prej qytetit në qytet, prej shtetit në shtet. Në letrën që ma ka dërguar më 12 maj 1963, të cilën e boton Lush Gjergji, ajo shkruan: “Ne tash jemi 181 motër dhe tani kemi filluar edhe për meshkuj”. Natyrisht sot të dhënat janë krejt ndryshe, shumë më tepër.   

  1. Përfundim 

Autori ynë i ka kushtuar mjaft hapësirë rritjes dhe zhvillimit të Rendit të saj në Indi dhe në botë, ndërsa sa i përket popullaritetit, me Shpërblimin Nobel dhe dhjetëra shpërblime tjera, mund të themi që nuk janë lëndë hulumtimi për këtë monografi. Ky është qëndrim i drejtë. Sepse autori nuk pretendon formimin e kultit të saj me ndonjë formalitet apo reklamë, por në bazë të vlerave humaniste edukuese dhe morale, që ndikojnë në përafrimin e njerëzve dhe popujve. Librin nuk e karakterizojnë shumë lëvdata, por paraqitja reale e një shpirti të frymëzuar për ta ndërruar botën me shembullin e dashurisë ndaj të varfërve, dhe kjo ka ndikuar që libri të ketë këtë titull “Nëna e Dashurisë”. Kur përmendet çmimet dhe shpërblimet, në pyetje të gazetarit, çka domethënë për motrat e saja Shpërblimi Nobel, ajo thotë: “Për motrat e mija s’do me thënë asgjë, sepse nuk ndryshon asgjë në Kongregatën tonë. Ky Shpërblim, si dhe të gjitha shpërblimet tjera, janë të rëndësishme vetëm për të varfrit tanë”.  

Kjo është biografia e shkurtë e saj, në të cilën çdo lexues e njeh fuqinë lëvizëse, e cila atë e bënë mrekulli mirësie dhe dashurie, virtyte këto që shumë njerëz duan t’i kenë. 

Pa e marrë para sysh që mund të gjendet ndonjë vërejtje, si për shembull mënyra e   trajtimit publicisti,  përsëritja e disa elementeve,  rëndësia  shkencore e këtij botimi është e madhe. Ndoshta porosia më bindëse e Nënës Tereze është kjo: “shenjtëria nuk është luks apo thirrje vetëm për disa, por detyrë për të gjithë. Puna që në bëjmë është vetëm mjet për ta realizuar thirrjen tonë në shenjtëri, në dashuri ndaj Zotit dhe të afërmit”.   

Në fund duhet të themi që në këtë libër në mënyrë të argumentua, me ilustrime dhe dëshmi të drejtpërdrejta apo tërthorazi, janë paraqitur momentet e madhërisë së fenomenit botëror të Nënës Tereze.  Kjo është qasje dhe synim në shkrimin e kësaj biografie të një shenjtëreshe të gjallë, ndoshta të shenjtëreshës së gjallë të vetme në historinë e Kishës, si dhe të vetmes shenjtëreshë shqiptare.  

                                                                                   

Prof. Dr. Engjëll SEDAJ, tashmë i ndjerë  

Zagreb, 30 qershor 1990                   

  • Përktheu nga kroatishtja: Don Lush GJERGJI.

Metodologjia misionare e Nënës Tereze nga Kalkuta 

 Don Lush Gjergji, Prishtinë

Pasi e përfundova leximin e këtij vëllimi ( Lush GJERGJI, Madre della carità, prima edizione italiana, VELAR 1990), në mënyrë spontane përsëritet ajo çka kishin thënë për Nënën Tereze etërve jezuitë, të cilët e njihnin  thellësisht shpirtin e saj: “Këtu është gishti i Zotit” (f. 142). Vëllimi është mjaft bindës për atë që shkruhet me fjalë dhe me ilustrime, përshkruan mirë rrugëtimin e “thirrjes së parë”. Përgatitjet hyjnore kanë prejardhje qysh nga rinia e hershme, në përshpirtërinë familjare, në shembullin e fesë dhe të dashurisë ndaj të varfërve, nga babai bujar dhe nga nëna. 

Për “thirrjen e dytë” Zoti ndërhyri nëpërmjet një letre nga nëna e saj. Letra  i kishte arritur Motrës Tereze pas afro 20 viteve të jetës së kushtuar në degën irlandeze të “Motrave të Loretos”. Ajo kishte krye studimet  universitare, ishte mësimdhënëse në një shkollë të bukur të Kalkutës, e lumtur që po i formonte kaq të reja, edhe pse e njihte mirë varfërinë dhe mjerimin e Kalkutës. Ishte tejet e lumtur që kishte zbatuar idealin, i shkruante nënës Drane. 

“Qendra jonë është shumë e bukur. Jam mësimdhënëse dhe kjo më pëlqen. Jam edhe drejtoreshë e tërë shkollës dhe këtu të gjithë më duan…” 

Nëna e saj, frikësohet  mos  suksesi e ka dëmtuar, dhe e inkurajuar nga ajo që thoshte bashkëshorti i saj: “Armiku më i madh për një  të ri është suksesi i lehtë, sipërfaqësor, papritmas, që mund të shkaktojë krenarinë, dhe me këtë atëherë çdo gjë përfundon shpejt dhe keq” (f. 113). 

Nëna ishte e lumtur për suksesin e bijës, por e qortonte kështu: “E dashura Gonxhe Gjyli, mos harro se ke shkuar atje për të varfër!” dhe sjellte shembujt e të varfërve në rrethin e Shkupit, që Gonxhja e ndihmonte nënën në shërbime të tilla. 

Kjo letër kaq e vendosur dhe e “thatë”, e kishte tronditur, ia kishte rrëmbye paqen dhe qetësinë e zemrës. Ajo e kishte realizuar thirrjen: ishte motër misionare  në Indi. Çka donte ende Zoti prej saj? 

Edhe një herë ishte zëri i Zotit i cili e thërret. Ky zë bëhej gjithnjë më i qartë, sigurt, si te këmbët e Zojës në Letnicë. Ju kujtuan kushtet e përjetshme që ajo i kishte dhënë në ditën e Zojës Ndihmëtare. 

Kërkoi këshill prej udhëheqësve shpirtëror. Nuk pati kurrë dyshim për thirrjen e saj. Mirëpo  kishte filluar ta dëgjonte se Zoti po e thërret për një rrugë tjetër. Mund të kuptohet vuajtja e saj shpirtërore pas 20 viteve përkushtimi dhe shërbimi ndaj Zotit. 

Një thirrje e re? Të tjerëve, në rend të parë bashkëmotrave, mund t’iu dukej diçka e çuditshme, një marrëzi, një tradhti. Dalja prej kuvendit të Motrave të Loretos, ku ishte aq mirë, me plot kënaqësi personale dhe të eproreve. Dalja, zhveshja prej petkave rregulltarë, ku kishte qëndruar dhe shërbye Zotin me vite… 

Lutej për qëndresë, kërkonte këshille nga udhëheqësit e saj shpirtëror, të cilët e kishin vërtetuar ndërhyrjen e Zotit në thirrjen e re. Sa dhembje do të ketë pasur në zemrën e saj! 

Kur iu paraqiti eproreve këtë thirrje të domosdoshme, kishte pasur një jo të vendosur nga autoritetet vendore kishtare, por ehe nga Roma. Mirëpo kur Zoti thërret, insiston si di vetëm Ai. “Duhet të dalësh nga kuvendi i motrave të Loretos për t’i shërbye të varfrit”. Ishte tashmë e sigurt se ishte zëri i Zotit që po thërret. 

Kishte vendosur që këtë zë hyjnor t’ia paraqiste Eprores Gjenerale. Kur Zoti thërret, do diçka, atëherë nuk mungon hiri i tij. Thirrja e re na përkujton thirrjen e Abrahamit: “dil nga vendi yt dhe nga njerëzit e tu dhe shko në një vendo ku unë do të tregoj”. 

Dhe, ja, papritmas erdhi përgjigjja e Qiellit, që vinte nga personi që e përfaqësonte Zotin në Kongregatë: Eprorja Gjenerale: “Nëse Zoti Ju thërret, me tërë zemrën time ju jap leje”. 

Ajo së shpejti bëri këtë, mori sarin, veshje e thjeshtë e grave indiane, dhe niset në takim me të varfër, me një shtrëngim dore, buzëqeshje, këshillë, ndonjë bari. Nuk dinte as ku ta pushonte  kryet duke e kaluar natën nën qiellin e hapur së bashku me të varfër, deri sa nuk ishte lodhur. Kishte filluar me më të dobët: fëmijët. I mësonte, lante, vishte, ushqente, bënte të gjitha. Si një nënë e vërtetë. Ata filluan ta thërrasin me dashuri Ma që domethënë Nënë.   

Para se të vazhdoj paraqitjen time, dua t’i theksoj dy gjëra. Së pari ndërhyrja e Virgjërës Mari në thirrjen e parë dhe të dytë. Në vepra të mëdha gjithmonë është dora amësore  e Asaj që na ka dhuruar Jezu Krishti për Nënë, dhe që i do të gjithë bijtë e saj pa ndonjë përjashtim kohe, hapësire, prejardhjeje apo feje. 

Ta dëgjojmë cila është fshehtësia e suksesit kaq të madh. “Para së gjithash synojmë që me jetën dhe punën tonë, me uratë, ta shpallim Jezu Krishtin atyre për të cilët kujdesemi. Dëshmojmë Jezu Krishtin me mënyrën e jetës, me vepra tona të vogla të dashurisë, dhe kur na jepet rasti, edhe me fjalë… Pasi që Zoti është Dashuri, edhe Misionaret e Dashurisë duhet të jenë të formuara në këtë dashuri, ta dëshmojnë dashurinë e Zotit të gjithëve, të krishterëve dhe jo të krishterëve, besimtarëve dhe jobesimtarëve, sidomos të varfërve ndër më të varfër. Ne duhet t’i kërkojmë në qytet apo në fshat, në lagje të varfra, në mbarë botën, ne mese të të braktisurve dhe të sëmurëve, të gërbulurve, atyre që janë në buzë të vdekjes, të dëbuarve, të dëshpëruarve. Ne kujdesemi për ata, i ushqejmë, veshim, gjithmonë të formuara nga dashuria e Krishtit” (krh. 145 – 146).   

Që në veprën e Nënës Tereze është gishti i Zotit e dinë të gjithë. Mbi të gjitha rritja e mrekullueshme për një kohë të shkurtë. Në vitin 1950 ishin tashmë 12; në vitin 1965, ishin 300, sot,  në nivel të Rendit Papnor, mbi 3000, duke u shtuar gjithnjë, vazhdimisht të kërkuara dhe të nderuara nga të gjithë. Të udhëhequra nga dashuria e Krishtit, duke bashkuar natyrën njerëzore me atë hyjnore, Nëna Tereze  i ka vëllazëruar të gjithë njerëzit dhe të gjithë i përkasin Atij, dhe Ai i ka shëlbuar të gjithë. Nëpërmjet veprës së Misionareve të Dashurisë i përngjajnë Krishtit të varfër, identifikohen me Të nëpërmjet Eukaristisë. Pasi ta kenë prekur Jezu Krishtin në trajtën e Eukaristisë, e prekin edhe në të varfër ndër më të varfër. 

Nëna Tereze e ka përuruar një metodologji të re të ungjillëzimit dhe ri-ungjillëzimit në botën e krishterë e cila është nën ndikimin e konsumizmit dhe ideologjive të rrejshme. Mirëpo a është vërtet një metodologji e re? Apo kthim në metodologjinë e Krishtit, të cilën e kanë përvetësuar apostujt, sidomos Shën Pali. 

Nëna Tereze dhe Misionaret e Dashurisë, që i ka themeluar ajo, janë misionare: duan ta shpallin dhe zbatojnë urdhrin  e tij. “Ju do të bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari, madje dhe gjer në skajin e botës” (Vap 1, 8). Kjo është detyra e çdo të krishteri, që sipas Koncilit të Dytë të Vatikanit: “Thirrja e krishterë është, për kah natyra, edhe thirrje në apostullim” (Dekreti mbi Apostulatin e Laikëve, I, 1). Apostullati i Misionareve të Dashurisë ka themelet e njëjta të apostullatit të Shën Palit i cili thotë që Zoti dëshiron që të gjithë njerëzit ta njohin të vërtetën dhe të shëlbohen. 

Shën Pali prapë thotë: “Kush nuk e do Jezu Krishtin, qoftë mallkuar” (1 Kor 16, 22). 

Kush vërtet e do Jezu Krishtin, dëshiron që ta njohin dhe duan të gjithë njerëzit, me çdo çmim. Këtu edhe është fuqia e lëvizjes së apostollatit misionar të Nënës Tereze. Ajo e ka zgjedhur një rrugë dhe metodologji që është shkruar në natyrën e zbulimit të krishterë, që është dashuria e përgjithshme, sepse të gjithë njerëzit janë të krijuar në përngjasimin e Zotit, edhe më tepër, sepse falë Mishërimit, të gjithë njerëzit janë vëllazëruar në Krishtin, prej të cilit kanë qenë dhe janë virtualisht të shëlbuar. 

Dashuria e krishterë është njëkohësisht dëshmi dhe fjalë, porosi, gjuhë. Ajo është një dëshmi që flet. Është zjarr dhe dritë së bashku. Është ngrohje  dashurie dhe dritë e së vërtetës. Një dashuri e pajisur me të vërtetën e Zbulimit të krishterë. “Me nxehtësinë e dashurisë komunikohet drita e së vërtetës” (In Jo. Ev. C. 5 w, 34, 35).  

Kështu në komentimin e ungjillit të Shën Gjonit në të cilin shtrohet pyetja që a vazhdon Shpirti Shenjt ta shenjtërojë Kishën, dhe nëse besimtarëve që e përbëjnë atë, pasi që askush sot nuk i flet, nuk është i aftë t’i flasë të gjitha gjuhët, si atëherë? Doktori ungjillor, duke u thirre në Shën Augustinin, përgjigjet kështu: Sot më  kjo nuk është e nevojshme. 

Arsyeja? Kisha e përgjithshme i flet gjuhët e mbarë njerëzimit, sepse nëpërmjet Shpirtit Shenjt na dhurohet dashuria… dhe ajo duke i mbledhur të gjithë njerëzit, ua mundëson që të merren vesh në mënyrë të ndërsjellët (fecit quelibet cuilibet loqui, In Ev. Jo. C 7, Ed. Marietti. N. 1094). 

Ja si ky Dijetar i Kishës e shpjegon fjalorin e misionit  të dashurisë, të drejtuar gjithë botës, mbi çdo dallim gjuhësor. Dashuria është gjuha universale e Kishës, që Nëna Tereze dhe motrat e saja e kanë vërtetuar, dhe mu për këtë të gjithë e kuptojnë, pa dallim vendi, kohe, race, gjuhe, edhe pse kanë një mori të madhe dallimesh gjuhësore, që ka hyrë në botë nga Kulla e Babelit. 

 Shën Toma i mëson veçoritë e dashurisë: 

  • Duke u thirre në Shën Gregorin e Madh, ai thotë se dashuria e Zotit nuk është përtace. Ajo është e pranishme  dhe në zemrën e njeriut bënë vepra të mëdha: “amor Dei non est otiusus. Operatur enim magna si est”. (In Ep. Ad Heb. c. 1o, lect. 2). 
  • Qëllimi i jetës shpirtërore është bashkimi i njeriut me Zotin, dhe kjo ngjan nëpërmjet dashurisë (II – II, q. 44. a. 1 ). 
  • Dashuria është thirrja universale  “in quolibet desiderato obiecto Ipse desideratur;  nihil enim est desideratum nisi quantum habet aliquam participationem Summ Boni” (De Din. Nom. c. 1, Ed. Marietti. N. 95). 
  • Dashuria e Zotit është burim i gëzimit të përjetshëm “Kush ka dashuri, e do Zotin dhe e ka atë që e do, gëzohet. “Quem habet caritatem, amat Deum et habet ipsum, et quia habet quod amat, gaudet” In Psalm. L. Lect. 6). 
  • Dashuria e Zotit ka rrënjë të thella në çdo njeri, edhe pse njeriu nuk është i vetëdijshëm (“naturali dilectatione etiam angelus et homo plus diligunt Deum quam seipsum” (Sum. Theol. I, q. 60, a. 5). 

Këto shqyrtime te shkurta na japin çelësin e karakteristikave të metodologjisë misionare  të Nënës Tereze dhe të Misionareve të Dashurisë, që zbulojnë shpirtin e tyre, heroizmin e tyre, na dhurojnë thelbësoren e krishterimit, na mundësojnë të përfundojmë me parimin e Koncili të Dytë të Vatikanit, të cili e ka përsëritë shumë herë Papa Gjon Pali II: “Vetëm Jezu Krishti ia shpjegon njeriut njeriun”. 

Jemi në kulmin e krishterimit, që është edhe kulmi i humanizmit burimor. 

 

Prof. Luigi BOGLIOLO, në promovimin e librit: Lush GJERGJI, “Madre della carità”, VELAR, 1990. 

Città del Vaticano, 22. XI. 1990. 

Përktheu nga italishta: Don Lush GJERGJI 

(Prof. Don Luigi BOGLIOLO, prift salezian, i lindur në vitin 1910, viti i lindjes së Nënës Tereze, kaloi në amshim në vitin 1999,  studjues i njohur i filozofisë së krishterë, veçanarisht asaj tomistike, autorë i shumë veprave të njohura në Itali dhe në botë. Ai  ishte  profesor i rregulltë në Romë në Universitetin Papnor Urbanian, si dhe ate Salezian, rektor i Universitetit Urbanian gjatë viteve 1974 – 1977. Gjatë studimeve të mia filozofike në këtë Universitet  (1969-1970) ishte dy vite profesor i metafizikës dhe filozofisë së krishterë. Janë të njohura tri aksioma të tija: homo adorans – njeriu adhurues; adoro, ergo sum, adhuroj, prandaj jam; amo, ergo sum, dashuroj, prandaj jam). 

Në këtë promovim në Vatikan kanë marrë pjesë: kardinal Pietro Palazzini, kardinal Pericle Felice  kardinal Jozef Tomko. Ligjëruesi kryesor ishte Prof. Luigi Bogliolo dhe Chiara Lubich, e cila ishte e penguar, nuk mori pjesë. Kumtesën e saj e ka lexuar bashkëpunëtorja e saj. Prej nesh morëm pjesë: Don Ndue Gjergji, Don Zef Gashi, Don Shan Zefi, Don Prenkë Lazri dhe arbëreshi i njohur Imzot Eleuterio Fortino. Fjalën e falënderimit e pata unë. Ishte një promovim dhe përkujtim i mrekullueshëm, tejet i rrallë dhe shumë karakteristik. 

Kryeministri Kurti priti policët që morën pjesë në aksionin kundër kontrabandës në Leposaviq

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot policët, pjesëmarrës në aksionin e mbrëmshëm kundër kontrabandës në Leposaviq, përfshirë ata që u lënduan, dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Policia jonë çdo ditë demonstron vendosmëri dhe shkathtësi për të siguruar ligjshmërinë në tërë territorin e Republikës. Përderisa puna profesionale e policëve ka arritur të sjell personat e dyshuar para drejtësisë, kjo e fundit, në këtë rast Prokuroria, liron njërin të dyshuar në procedurë të rregullt, sipas pohimeve të policëve.

Kryeministri Kurti shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për trimërinë dhe profesionalizimin e tyre për të qenë në krye të detyrës, teksa u uroj shërim të plotë sa më të shpejtë.

Ai theksoi që shteti ligjor dëshmohet me punën e zellshme të prokurorisë dhe efikase të gjyqësorit. Në mungesë të këtyre të fundit, aksionet e Policisë e me këto sigurimi i rendit publik, mbeten të papërfunduara. E për të dëshmuar përkushtimin dhe aftësinë në vendosjen e sundimit të ligjit, duhet pritur veprimet e mëtutjeshme të prokurorisë, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti shtoi se luftimi i krimit të organizuar dhe vendosja e rendit dhe ligjshmërisë mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë dhe se për këtë Policia e Kosovës gjithmonë do ta ketë mbështetjen e plotë.

Shqiptarët dhe Manastiri i Deçanit

Agim Morina, Londër
SHQIPTARËT DHE MANASTIRI I DEÇANIT
– sipas një libri të arkimandritit të Manastirit të Deçanit Serafim Ristići, ku jepen dëshmi të pamohueshme se shqiptarët ndihmuan në rithemelimin, e furnizuan me ushqim dhe e mbrojtën gjatë gjithë kohës Manastirin e Deçanit
Duket gati e pabesueshme gërshetimi i fatit të një familjeje shqiptare dhe fati i një manastiri ortodoks, por historia shpesh din me thurë rrëfime të tilla, gati të pabesueshme. Nëse dëshmitar i kësaj historie nuk do të kishte qenë një klerik i naltë ortodoks serb, kjo histori do të dukej gati e pabesueshme. Për fat të mirë, këto dëshmi janë shkru pak para fillimit të propagandës së egër shoviniste antishqiptare të organizuar e të bashkërenduar nga ana e shtetit serb dhe e kishës ortodokse serbe, – që vazhdon edhe sot, – kështu që nga penda e arkimandirit Ristići jepen disa të dhëna shum interesante.
Historia nis me botimin e këtij librinë Beograd në vitin 1864 me titull “Дечahсkи споменици: сkупio и издао Архіmahдpиtъ Дечahсkи Серафимъ Ристићъ, (Përmendoret deçanase: i përmblodhi dhe i botoi arkimandriti deçanas Serafim Ristići), i shkruar në sllavishten e vjetër kishtare. Libri hapet me një përkushtim që arkimandriti i Deçanit ia bën mbretit të Serbisë dhe ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë paraqet një lloj kalendari historik, ku jepet një përshkrim i shkurtë i ngjarjeve të ndryshme me vite hebraike dhe juliane nga libra të vjetër që gjenden në manastir. Pjesa e dytë bën një listim të këtyre librave të vjetër, duke i dhënë titujt dhe ndonjë përshkrim të shkurtë të tyre dhe pjesa e tretë, pjesa që ne na intereson më shum kësaj radhe, titullohet “Përshkrim i shkurtë i Manastirit të Deçanit.”
Autori e nis këtë kapitull duke tregu që përshkrimin arkitektonik të Manastirit të Deçanit e kishte bë edhe Gedeon Josif Jurišići në librin e tij „Dečanski prvenac” (1852), por nga ana e jashtme e kishte përshkru edhe gjuhëtari dhe folkloristi rus, Aleksander Gilferdingu në librin e tij udhëpërshkrues të vitit 1852. Por, thekson autori, asnjëri nga këta nuk e kishte kthy vëmendjen te vëllazëria e manastirit dhe administrimi i tij prej tyre. Prandaj, thotë aj, qëllimi i tij ka me qenë me kallxu se sa ka ndihmu kjo vëllazëri që të ruhet ky manastir.
Gjendja e Manastirit të Deçanit kishte qenë në gjendje të mjerë, pohon autori, ngaqë kishte pësu disa herë nga sulmet e armiqve, prandaj deri kah mesi i shekullit XVIII kishte qenë vend i shkretë, i lënë mbas dore dhe i pabanueshëm deri me ardhjen e njëfarë Danilos, i cili, mbasi u bë iguman, u kujdes m’ia kthy shkëlqimin e vjetër Manastirit të Deçanit, për ç’gjë popullsia e asaj ane me të drejtë e konsiderojnë si themelues të dytë.
“Kur ka ardhë Haxhi Daniloja në manastir nuk e ka gjetë askënd pos një prifti me origjinë vllehe.” – shkrun Ristići. Por brenga e parë e tij ishte se si me themelu vëllazërinë, që kishin me e rregullu gjendjen e manastirit. Kurrkush nga manastiret tjera nuk donte me ardhë, kështu aj mblodhi gjashtë dishepuj të parë që kishin me i ndihmu. Me Zaharien, më të vyeshmin prej tyre, shkoi në Hercegovinë, ku mblodhi ndihma dhe ia doli me furnizu manastirin me krejt çka i duhej.
PRIJËSI SHQIPTAR RAMOSAJ DHE DINAKËRIA E HAXHI DANILOS
Por, pjesa më interesante nis kur Ristići fillon me kallxu bashkëpunimin e Danilos me popullsinë vendase, dmth. me shqiptarët. Aj shkrun se “(p)rijësit turq (dmth. shqiptarë myslimanë) në Arnautlluk e thërrisnin shpesh me ua pre flokët fëmijëve dhe për këtë arsye e thërrisnin kumbarë. E kishte thirrë edhe prijësi më i famshëm dhe më i pasur i arnautëve, Ramosaj (në origj. Ramosić), kështu që ua kishte pre flokët të gjithë fëmijëve dhe e nderonte ashtu qysh ne të krishterët e nderojmë kumbarën tonë.”
Në këtë kohë Daniloja merr një letër të fshehtë nga vlladika i Mali të Zi, Petar Petrović Njegoši, në të cilën e informon se malazezët dhe serbët po përgatiteshin për kryengritje. Aty aj e këshillonte që të përgatitej për mbrojtje prej sulmeve që do të mund t’i bëheshin dhe të fshihte gjësendet me vlerë të manastitit që do të mund të plaçkiteshin në kohë trazirash. Për këtë arsye Daniloja e sendërgjon një plan dinak dhe fton në manastir njerëz me emër “si nga ana e të krishterëve ashtu edhe e turqve (shqiptarëve myslimanëve)”.
“Kur këta njerëz u mblodhën,” – vazhdon me shkru Ristići – “atëherë Haxhi Daniloja nxori disa kryqe të shtrejta, ndër të cilat edhe kryqin e Dušanit dhe po ashtu gjësende të tjera të çmueshme të Manastirit dhe u tha: “Ju kam ftu për këtë, me ua dhënë peng këto gjësende të çmueshme, e ju me më dhënë hua të holla për me ble drithë, sepse nuk kam me çka m’e ushqy vëllazërinë.” Prijësi arnaut, Ramosaj, ia ktheu: “Unë, o kumbarë, kam me të dhënë të holla si hua edhe pa këto pengje, veç me ma dhënë një fletëdëshmi.” “Jo,” – ia kthen Haxhi Daniloja, – “kanë kohë të çuditshme, e njerëzit e këqij munden me i plaçkitë, atëherë kurrkujt nuk i bjen mirë.”
Ndër ta kishte ndodhë me qenë edhe një tregtar nga Nishi, i cili e mori kryqin e Dušanit si peng dhe ia dha 10 qese me pare; edhe të tjerët morën gjasende dhe aj i mblodhi 40 qese. Kur i mori këto pare Haxhi Daniloja menjëherë me gjysën e këtyre pareve bleu drithë po prej këtyre shqiptarëve. Menjëherë pas kësaj shpërtheu kryengritja në Serbi kundër turqve dhe pasha i Pejës erdhi me ushtrinë e tij në Manastirin e Deçanit, ia nisi me e pyetë igumanin nëse ka ardhë ndonjë letër prej Serbisë dhe nisi me kërku pare, por pasha donte me gjobitë Manastirin. Atëherë Ramosaj dhe prijësit e tjerë shqiptarë e bindën pashën që Manastiri ishte i varfër dhe se igumani para disa ditësh u kishte marrë pare hua prej tyre për me ble drithë dhe se për këtë kishte dhënë peng gjësendet e manastirit. Kur e dëgjoi këtë pasha u largu prej manastirit duke mos kërku as m’i shtru as drekë e lëre më diçka tjetër.”
Nga krejt kjo shihet se shqiptarët e paskan ndihmu Haxhi Danilon dhe Manastirin e Deçanit çiltërisht e në të gjitha mënyrat, megjithëse Daniloja të gjitha veprimet i paska bë me dinakëri, duke ua shfrytëzu edhe paret, edhe besimin.
“Pas kalon ky rrezik dhe pasha i Pejës largohet, – vazhdon me kallxu Ristići – Haxhi Daniloja i fton prijësit shqiptarë, të cilët e mbrojtën Manastirin dhe kallogjerët nga pasha dhe ushtria e tij, i qërasi dhe u tha: “Po ua lë amanet vëllazërinë e këtij manastiri, me m’i prujtë prej çfarëdo zullumi, ndërsa unë po shkoj deri në Bullgari, mos po mbledh pak ndihma për Manastirin atje.” Ramosaj ia ktheu: “Do ta prujmë, për besë, o kumbarë dhe sa ta kemi kryet mbi supe kurrë asgjë nuk ka me i ndodhë asnjë kallogjeri tënd.”
Pas kësaj Haxhi Daniloja e merr Zaharien dhe shkon në Bullgari. Duke udhëtu arrin në Stamboll. E prej atje shkon në Jerusalem. Atje takon edhe shum murgj rusë, të cilët i japin ndihma dhe libra. Kur u kthy, Daniloja kishte mbledhë aq shum ndihma sa vendosi me e rregullu e m’ia shtu edhe disa godina manastirit. E ndërtoi një shtëpi për me i pritë e me i përcjellë mysafirët e manastirit.
“Kur prijëst shqiptarë e morën vesh se Haxhi Daniloja kishte ardhë,” – shënon Ristići në librin e tij, – ata erdhën m’ia uru mirëseardhjen. Aj i priti mirë dhe secilit ia dhuroi nga një tespihe (rruzare), që i kishte pru prej atyre vendeve të shejta e ata ia dhanë atij nga një bohçallëk dhe për manastirin nga 10 masa drithë. Ramosaj e luti Haxhi Danilon që bashkë me Haxhi Zaharien me i shku në shtëpi për zijafet. Dy ditë nuk donte me i lëshu. Ditën e dytë, heret në mëngjes, u tha: “Hajde kumbarë me e pa se qysh po e ruj amanetin tuaj” dhe i çoi te një ndërtesë, ku e kishte vendosë për bukuri kryqin e shejtë dhe mbi të e kishte dhezë një qiri, që po digjej. Kur e pa këtë Haxhi Daniloja, e falënderoi që e paska rujtë me aq nderim atë shejtni dhe i tha që qysh tash ishte në gjendje m’ia kthy paret, e ky m’ia kthy kryqin. Atëherë Ramosaj ia ktheu: “Mos, kumbarë, të lutem, lëre te unë edhe një vjet, e unë kam me e rujtë kështu dhe kam me i dhezë qiri, sepse qysh se e kam marrë prej teje këtë kryq bereqeti m’u ka shtu në votër: gruaja më ka lindë dy djem dhe me gjithçka kam përparu.” Haxhi Daniloja ia plotësoi dëshirën dhe e mori kryqin prej tij vetëm pas dy vjetësh.”
Ristići tregon se Haxhi Daniloja, me prejardhje, ishte prej Pashtroviqi dhe kur kishte ardhë në Manastirin e Deçanit kishte qenë 56 vjeç. Kishte jetu gjatë duke i shërby manastirit dhe kishte vdekë në pleqëri të thellë si 112 vjeç, në vitin 1820. Duhet me thënë që Pashtroviqi ësht një krahinë e fisit arbëror të Pashtrajve në Arbërinë Venedike (bregdet i sotëm në Mal të Zi nga Kortorri e në Spiç), të sllavizuar më vonë nën ndikimin e kishës ortodokse pravosllave). Pas vdekjes së tij udhëheqjen e Manastirit e kishte marrë në dorë Haxhi Zaharie, i lindur në katundin Vince të Kumanovës.
Duke vazhdu me tregu historinë e vëllazërisë së Manastirit të Deçanit Ristići shkrun se “(k)y manastir edhe në të ardhshmen ka me i shërby lavdisë së Serbisë dhe të Rusisë pravosllave”, gjë që ujdiset plotësisht me vijën e shovinizmit sllav që nga ajo kohë e deri sot.
LETRA E ARKIMANDRITIT RISTIĆI PERANDORIT RUS
Në fund të këtij libri gjendet një letër e shkruar prej vetë Ristićit, drejtu perandorit të Rusisë, Aleksandarit II, ku del përfushe gjithë dyfytrësia dhe ligësia e pafund e vëllazërisë ortodokse të Manastirit të Deçanit. Megjithëse prijësit e fiseve shqiptare dhe popullsia shqiptare e asaj ane kishin qenë faktori kryesor i rithemelimit, i furnizimit me ushqime dhe i rujtjes së manastirit, – të cilat i shënon dhe i dëshmon me dorë vetë Ristići – në këtë letër drejtu perandorit, që në paragrafin e parë, aj thotë:
“Të gjendur në taksiratin e madh të tyre vëllezërit e Manastirit të Deçanit ju drejtohen përulësisht madhërisë së carit pravoslav të Rusisë dhe të përlotur luten për prujtje të fuqishme prej arnautëve të egër e mizorë, të cilët Zotit nuk i tuten, e pushtetit perandorak turk nuk i binden.”
[“У тешкой невольн своіой браћа монастира Дечаискогъ обраћаю се молбeно заступленію Православногъ цара рускогъ и са сузама се моле за снажну заштиту одъ дивльн и свирѣпи Арнаута, кои се Бога небоє, а царске турске заповѣсти неслушаю.”]
Pra, tash shqiptarët ishin kthy në “të egër” e “mizorë”, megjithëse, prap, në vazhdim të letrës e pranon se për me mujtë me e prujtë manastirin çdo vit duhet me e pagu fisin më të fuqishëm shqiptar. Ajo që ësht më interesante në këtë letër dhe që lidhet me të sotmen ësht fakti që Ristići shkrun se Manastiri i Deçanit nuk posedon kurrfarë pasurie të patundshme, pos një pylli gështenjash.
“Manastiri nuk ka gati kurrfarë të ardhurash të tjera. Deri vonë ka pasë një pyll gështenjash dhe pak fushë…”
[“Други прихода монастырь нема готово ннкакви. До скора е нмао одну кестенову шуму и нешто поли…”]
MANASTIRI I DEÇANIT GJENDET NË VISET E DARDANISË
Në fund të analizës së këtij libri ësht mirë të përmendet edhe një fakt shum interesant që del nga librat e vjetër, që gjenden në Mastirin e Deçanit dhe që arkimandriti Ristići i përshkrun, emri i Kosovës shfaqet tri herë si “Dardani”. Për më tepër, në dy raste ky emërtim gjendet në librat e vjetër, ndërsa në njërin rast shfaqet, si duket, te një këngë popullore.
1. “а вѣнчани краль пeрви, сазида сей велики и частни храмъ Вазнесенів Господне архнепископію жутчу послежде и храмъ па Вознесеніе Господне втори архіепископію пренесе століцу у ДАРДАНСКЕ пределе ва ждрело хвостансное пећь збогъ много пећнна названа градъ садашня патріяршіа Сербска.” (fq. 3)
“…ndërsa krajli i parkurorëzuemi e ndërtoi tempullin e madh e të përndershëm Ringjallja e Tinzot në Arqipeshkvinë e Zhuçës e masandej edhe tempullin e dytë të Ringjalljes së Tinëzot e barti fronin në viset e Dardanisë në Vrellën e Hvosnos së Pejës, për shkak të shpellave të shumta i qujtur kështu ky qyteti i sotëm, tash patrikanë serbe.”
2. “Урошъ втори , пренесе столѣ у ДАРДАНІЮ подъ шаръ планину зовомн Призренъ” (fq. 5)
“…Uroši i Dytë e barti fronin në Dardani, nën malin e Sharrit, të qujtun Prizren…”
3. “Друга песма патріаршіе Србско Пећске:
О патріаршіе) лавро славна,
У ДАРДАНСКЕ предѣле еси одавна:
Искићена са светительима,
Яко небо светлимъ звездама” (fq. 66)
“Kënga e dytë e Patrikanës serbe të Pejës:
O Patrikanë, vëllazëri namëmadhe,
Në viset Dardane je që nga lashtësia:
E stolisur me shenjtorë,
Qiell i fortë me yje të ndritshme.”
NJË SHEKULL E GJYSË MË VONË: NJË TJETËR RAMOSAJ
Pas luftës së gjatë shekullore të shqiptarëve kundër pushtuesve otomanë e serbë, Kosova u çliru në vitin 1999 dhe u shpall e pavarur në vitin 2008. Mirëpo, Kisha Ortodokse Serbe nuk u kënaq me pronësinë mbi kishat ortodokse nëpër gjithë Kosovën, edhe nëpërmjet mashtrimesh e marrëveshjesh me qarqe ndërkombëtare, – që nuk e njohin as për së afërmi historinë e vërtetë të kishave të krishtera në trojet e Kosovës në përgjithësi e as historinë e Manastirit të Deçanit në veçanti, – që e paraqet jo vetëm arkimandriti Ristići në këtë libër, por edhe shum autorë të tjerë.
Në të kaluarën e largët, shumica e popullsisë shqiptare të Kosovës ka qenë me fe ortodokse dhe tempujt kishtarë i kanë shërby kësaj popullsie. Cilësimi “serb” në shekujt e kaluar në këto troje nuk kishte të bënte me përshkrimin e përkatësisë kombëtare të dikujt, por me përshkrimin e përkatësisë fetare. Cilësimi “serb” ka nënkuptu personin e religjionit ortodoks pravosllav, ashty qysh më vonë ndodh me cilësimin “turk”, që ka nënkuptu, por, ndër brezat e vjetër, nënkupton edhe sot personin me përkatësi religjioze myslimane. Pra, ashtu qysh në shekujt para pushtimit otoman shumica e popullsisë në Kosovë kanë qenë ortodoksë pravosllavë dhe i janë lutur Zotit në gjuhën kishtare sllave, ashtu edhe pas pushtimit otoman shumica e popullsisë të kthyer në myslimanë i janë drejtu Zotit në arabisht. Duke qenë religjione të pushtuesve, me ta erdhën edhe ritet, edhe gjuha e religjionit të tyre. Një fakt se ka qenë kështu tregon popullsia ortodokse shqiptare në Rekë të Keqe të Maqedonisë, ku gjendet edhe Manastiri i famshëm Bigorski, që i ka shërby kësaj popullsie ortodokse shqiptare. Në lashtësi, shqiptarët ortodoksë quheshin ‘tribalë’, dhe dihet nga faktet historike që në shekullin XV ky manastir dhe ky territor ishte nën sundimin e Kastriotëve. Kjo ësht arsyeja që dy katunde afër këtij manastiri, Radostushë e Trebishtë, i ati i Skënbderbeut, Gjon Kastrioti, ia dhuroi Manastirit të Hilandarit, ku edhe gjendet varri i tij sot e kësaj dite.
Prifti Sava Janjiq të Manastirit të Deçanit
Sidoqoftë, sot gjendemi para një fakti të kryer, që Kisha Ortodokse Serbe e ka nën administrim Manastirin e Deçanit, por ajo po shkon larg dhe po kërkon ekstraterritorialitet për “kishat serbe”.
Bile nuk po mjaftohet as me kaq. Në një marrëveshje të nënshkruar gjatë pushtetit të kriminelit klerofashist serb, Slobodan Miloseviqit, kësaj kishe iu falën dhjeta hektarë tokë, prona shoqërore dhe private të shqiptarëve, rreth Manastirit të Deçanit.
Prifti Sava Janjiq që ende Kosovën e quan me termin jokushtetues “Kosmet”, gjatë luftës në foto me ushtarë, policë dhe paramilitarë serbë që bënin masakra në rrethinat e Deçanit e më gjerë
__
Por, Manastiri asnjëherë nuk arrijti të bëhet pronar i ligjshëm, sepse një vendim i tillë ishte i paligjshëm, dhe këtë e dinte edhe vetë regjimi milosheviqian. Por, atë që nuk mundi ta miratonte as regjimi klerofashist serb, për habinë e të gjithëve dhe kundër çfarëdo të drejte ligjore, e miratoi një grup gjykatësish ndërkombëtarë e gjykatës të Kosovës të Gjykatës Kushtetuese.
Dhe, ja, në mënyrën më të çuditshme, ku pikëtohet historia: stërnipi i prijësit të Ramosajve të dikurshëm, që kishte ndihmu me aq dashamirësi e çiltëri Manastirin e Deçanit dhe qe mashtru nga ligësia e një grupi banditësh të pabesë kishtarë, qëllon me qenë tash kryetar i Komunës së Deçanit dhe kallogjerëve të Manastirit të Deçanit, trashëgimtarëve të banditëve të dikurshëm, prap u duhet nënshkrimi i stërnipit të atij Ramosajt, për me e ligjësu një akt pronësie të paligjshme.
Por, kryetari i tashëm, Bashkim Ramosaj, i ndërgjegjshëm për detyrën e tij, deri sot nuk ka pranu jo vetëm që të mos mashtrohet nga dinakëria e kallogjerëve, por as të mos i nënshtrohet asnjë presioni e asnjë kërcënimi të qarqeve ndërkombëtare, që nuk po zgjedhin mjete me e detyru kryetarin e Deçanit me nënshkru diçka, që vetë ata nuk do ta kishin bë kurrë në shtetet e tyre gjegjëse.
Nga aktet e fundit të dinakërisë së pandalshme të klerikëve ortodoksë serbë ësht edhe vendosja e Manastirit të Deçanit në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara të Organizatës Europiane të Trashëgimisë Kulturore, “Europa Nostra”. Për nga sjelljet skandaloze të kësaj organizate deri sot më hije do t’i kishte të quhej “Cosa Nostra”. Bile, edhe më saktë se kaq: “Cosa Nostra Christiana”, për me u plotëkuptimësu sjelljet dhe qëndrimet joparimore ndaj qeverisë së Kosovës e në veçanti ndaj shqiptarëve.
Historia përveç tragjedive dhe komedive din me bë edhe tragjikomedi.
Krejt kjo tregon se shqiptarët duhet të themelojnë doemos një institut për studime sllave, sepse kjo do të ndihmonte shum në njohjen dhe ndriçimin e një periudhe, jo vetëm të errët të historisë sonë, por edhe ndër më shpërdorurat e kësaj historie, edhe kulturalisht, edhe politikisht.
VËREJTJE: Ky shkrim lejohet vetëm me u shpërnda, por nuk lejohet, në asnjë mënyrë dhe në çfarëdo forme marrja e botimi i tij!

Pushtimi turk nuk ishte thjesht pushtimm territori, por njekohesisht dhe nje vendosje e dhunshme e ideollogjise se tyre fetare

Ndoc Bushgjoka, Tropojë
***
Besimi i shqiptareve.
“Se ngushtë janë punët e Shqipnisë” -At Gjergj Fishta.
Shen Pali ne letren derguar romakeve, ne vargjet 19 te kreut 15 thote:- ” E kam predikuar ungjillin e Krishtit qe nga Jeruzalemi perqark deri ne Ilirik “, dhe ne letren per Titonë ” … shpejto te vish te une e te me takosh ne Nikopoli ” ne kreun e 3 vargjet 12.
Shen Jeronimi, perkthyesi i pare i Bibles, thote se Shen Pali e vizitoi Ilirine dhe ishte i pari qe predikoi ungjillin mes shqiptareve ne shekullin e pare pas Krishtit. Po keshtu dihet se qe nga ajo kohe shqiptaret e perqafuan besimin e krishtere dhe ngriten po te paret edhe kishat. Sic dihet se Shen Pali pas arrestimit udhetoi permes rruges Egnatia.
Historia na rrefen se perandoret e Romes, qe ishin ne fakt shqiptare te paster i luftuan ne disa raste pa meshire te krishteret. I tille qe Deci ( 249 -251 ) qe ndermori fushaten e pergjithshme per zhdukjen e te krishtereve. I dyti ishte perandori i shkelqyer i Romes, ndoshta me i ndrituri, Diokletiani ( 284 – 305 ), por qe disa i ngarkojne pergjegjesine e perndjekjes se te krishtereve deri ne shfarosje.
Kjo mund te mos jete aq e vertete, perderisa te aferm te tij ishin te krishtere te palekundur.
Ka shume mundesi qe Diokletiani ishte i Shaljane.
Perandorit te madh ne nuk i dijme emrin, por vetem titullin Diokletiani ose I Dituni ( shqip ).
Duhej te vinte Kostandini i Madh ( 306 – 337 ) i cili legalizoi krishterimin dhe ngriti kishat anembane Perandorise. Dhe Kostandini ishte shqiptar i kulluar nga rraca e gjaku.
Ishte nga Nishi. Por pas vdekjes se Shen Kostandinit perseri filloi perndjekja e te krishtereve dhe pikerisht nga nipi i Kostandinit Juliani ( 361 – 363 ) qe deshi te restauronte perendite e eterve te tij pellazge. Julianit ju vu nofka ” rrenegati “, pikerisht per perndjekjen e te krishtereve.
Duhet theksuar se edhe pas shtrirjes kudo te krishterimit, shqiptaret nuk e braktisen dhe nuk e harruan besimin e tyre te vjeter pellazg te Perendise Diell. Festat e reja te krishtera i nderthuren me festat e vjetra.
Kujtojme Buzmin, Verat apo edhe berjen kryq jo me fytyre nga Betlehemi, por me fytyre nga Dielli. Edhe emri i Birit te Perendise, Jezusit eshte shqip, spjegohet me shqipen aq bukur dhe me llogjiken e gjerave dhe verteton se shqipja flitej kudo rreth pellgut te Mesdheut.
Iliria pas shume lufterave u perfshi ne Perandorine e Romes, por perandoret Ilire dhe Garda Pretoriane e perbere nga shqiptare, ne nje fare mase bene qe jo Iliria te ishte e pushtuar, por ata u bene pushtues te Romes. Dhe sa e rende ishte shkaterrimi i Romes nga barbaret, e si eshte perjetuar ajo ngjarje katastrofike, e tregon ajo fjala qe eshte ruajtur e ardhur deri ne ditet e sotme vetem nga shqiptaret:
– Hajt more, se nuk asht shembe Roma, e variante te ndryshme te saj, per te treguar shkaterrimin me te madh qe pesoi Bota. Asgje s’ka mbetur ne kujtesen e popullit nga pushtimi dhe shkaterrimi i Kostandinopojes. Sepse ajo ne fakt ishte katandisur ne nje armike te arberve. E tille ishte dhe te tille e treguan veten sunduesit e Kostandinopojes.
Pushtimi turk nuk ishte thjesht pushtimm territori, por njekohesisht dhe nje vendosje e dhunshme e ideollogjise se tyre fetare. Me gjak, shperngulje dhe shfarosje.
Dhe kjo zezone per shqiptaret, u be me nje program te veçante. Njekohesisht per te shlyer kujtesen historike, fene dhe kujtimin e Gjergj Kastriotit, u vendosen ne zona te caktuara edhe kolone nga lindja. Edhe kjo mund te perballohej nga shqiptaret qe kishin nje vule te pashlyeshme identiteti dhe kujtese historike te pashoqe, por pushtuesi turk ( sulltanet ), thirren ne ndihme dy kishat ortodokse, Kishen Greke te fanarit dhe kishen sllave. E nderkohe asnje lidhje, asnje bashkepunim nuk lejonte te shqiptareve me Kishen Romane. Fretnit denoheshin me vdekje te llahtarshme, deri duke u pjekur ne hell sic ka qene rasti i fratit ne Juban. E shqiptaret te ndodhur ne keto kushte, perballe pushtuesit dhe dy kishave armike Greke dhe Serbe, filluan shnderrimin ne mase ne muhamedane. Kjo ju jepte dhe perfitime te shumta si mbajtja e armeve, kuajve, mospagimit te taksave dhe privacioneve te tjera qe kishin si te krishtere.
Por prapeseprape, shqiptaret nuk u katandisen ne fanatike. Faktet qe na kane lene, shkrimatert tane dhe udhetaret e huaj jane cudi e çudive.
Fan Noli tregon per ate fshatarin qe per nje vit ndezi cdo nate qirinj dhe u falej shenjtoreve, qe te sillnin mbaresi, por kur pa se nuk kishin ndonje efekt, vendosi ti ndizte qiriun e fundit djallit. Ose At Gjergj Fishta qe thoshte me shaka:- Kur ti ndizni qirin shenjtit, ndizeni nje dhe per shejtanin, se kushedi u duhet.
Martesat mes feve te ndryshme ishin nje çudi tjeter. Ose byreku i bere gjysma me mish dashi e gjysma me mish derri. Sepse ne te njejten shtepi kishte edhe muslimane edhe te krishtere.
Apo ajo thenja:
– Beson ne allah gega im ?
– Po per Krishtin !
Nje mrekulli e psikollogjise shqiptare jane kenget, doket zakonet, ku nuk kuptohet ku mbaron nje besim e ku fillon tjetri.
Ne Eposin e veriut, ndoshta kanga me e bukur eshte ajo e Gjergj Elez Alise.
Shiheni kete emer, gjysma i krishtere e gjysma musliman, si per te vertetuar, cdo argument qe thame me lart.
Festat fetare ishin gjithmone nje rast per mos harresen e vellazerise se gjakut. Nder anet tona ishte zakon qe ndezja e qirit ne festat t’i lihej kumbares ose probatimit musliman. Per ta nderue natyrisht.
Dhe ai e kishte per nder.
Mjerisht pas viteve ’90 -te, me arsimimin e gjymtuar, me lenjen e femijve ne duar te disa imameve te dyshimte dhe antikombetare, e sidomos me perdorimin masiv te internetit, nga kjo kategori e te arsimuarve mbrapsht, e per te qare hallin, gjerat po marrin nje drejtim qe s’mund te mendohej para disa viteve. E gjithe ngrehina e eterve te kombit duket se eshte ne rrezik te rrezohet me tersellime.
Kesaj i ndihmojne edhe bajraktaret e disa partive, per te marre vota, per pushtetin dhe qellim vjedhjen, natyrisht.
A do te lejojne shqiptaret qe ideali kombetar, identiteti, qellimi i perbashket te shlyhen nga programuesit e rritjes se fanatizmit, sic eshte ne radhe te pare dhe ne veprim programi i Vasa Cubrillovicit, apo doktrina neootomane e Davutoglluse e sulltanit Erdogan ?
Kjo mbetet per tu pare. Ilaçi eshte shkolla, mesimi i historise tone dhe dituria e perparimi. E kunderta e ketyre eshte fanatizmi dhe padituria mesjetare. Le te mos harrojme fjalet e profetit te kultures tone Naim Frasherit:
Pse te jesë Shqiperia,
Ta mbuloje babezia ?
Duke pasur burra trima,
Te humbet si vetetima ?
Ah ! mos ! Zoti mos e dhente,
Ejani, te mledhim mendte.
  • P.s.
    Me ç’habi dhe keqardhje, lexova sot një postim të gazetarit Basir Çollaku, që për të dhënë tablon e zymtë të Shqipërisë së sotme i referohet thënjes së Talaat Pashës, një turkoshaku mesjetar shovinist. Një antishqiptari, e krimineli turk që se bashku me Enver Pashën ( eh këta enverët), janë përgjegjës të genocidit armen. Dhe një nga figurat e dalluara të PD-së Edit Harxhi, paturpësisht, do të përfshijë edhe At Gjergj Fishtën si proturk e antishqiptar
    Ja postimi i plotë i Basir Çollakut”
    Ende aktualitet…siç thoshte Eqerem bej Vlora…
    Eqerem bej Vlora kujton përgjigjen e ministrit të brendshëm të Perandorisë turke Telat Pasha, kur kërkonin të merrnin pjesë në kongresin e Manastirit në 1908…
    .” Ose qëndroni nëpunës dhe bindjuni udhëzimeve të qeverisë, ose bëhuni politikan dhe përfaqesoni idetë tuaja si deputet në Parlament. Vetëm duhet të keni parasysh një gjë..Une i njoh Shqipërinē dhe shqiptarët më mirë sesa mendoni ju. Ju keni jetuar në Perandorinë Osmane jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kerkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni, dore për dore me ne për shpëtimin e saj. Ndoshta një ditë edhe do t’ia arrini asaj që kërkoni. Vetëm kujdes. Shqipëria është e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë, dhe ca me tepër kusarë të mirë. Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj Perandorie, ju do të hani njëri-tjetrin, në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër..” Ai nuk foli atëherë si ministër, por si një turk i thjeshtë. I bindur dhe i ndershëm. Dhe kishte pasur të drejtë…
    Fq 123…kujtimet e Eqerem Bej Vlores.

Iran: Rritje e pakënaqësisë publike, ikja e trurit dhe imigrimi

0

Sipas studimeve të kryera në vitin 2019, Irani renditet në vendin e dytë më të madh të ikjes së trurit në botë me migrimin e afro 180,000 profesionistëve të arsimuar. Natyrisht, me përkeqësimin e të gjitha aspekteve të jetës në Iran gjatë shumë viteve të fundit dhe rritjen e pakënaqësisë publike, kjo statistikë padyshim është rritur.


Kjo pakënaqësi vërehet edhe në statistikat ekonomike. Klasa e mesme pothuajse është zhdukur dhe artikujt ushqimorë thelbësorë si mishi dhe frutat janë jashtë tryezës për miliona. Lajmet për grevat e punëtorëve dhe punonjësve që nuk janë paguar prej disa muajsh janë një fakt i përditshëm i jetës në Iran. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë ka arritur një të tretën e popullsisë dhe tani ka një bollëk të diplomuarish universitarë që punojnë në punë krahu, si ngarje taksie. Situata është aq e keqe sa gati një e treta e popullsisë metropolitane, të cilët nuk mund të përballojnë më të paguajnë qiratë e rënda, janë përzënë në periferi të qyteteve dhe jetojnë në kushte shumë të këqija në kasolle që nuk kanë standarde minimale jetese, si uji i rrjedhshëm. , energji elektrike, banjo e duhur etj.

Sondazhe dhe statistika

Sipas hulumtimit të fundit nga agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me IRGC-në, me titull: “Observatori i Migracionit iranian”, 40 deri në 53 për qind e qytetarëve të katër grupeve sociale, duke përfshirë studentë dhe të diplomuar, profesorë, studiues, mjekë, infermierë dhe biznes fillestar. sipërmarrësit, deklaruan se dëshira e tyre për të emigruar nga Irani ishte “shumë e lartë”. Në këtë sondazh morën pjesë rreth tre mijë persona dhe rezultati supozohet të japë një pasqyrë të situatës së këtyre katër grupeve në lidhje me çështjen e emigracionit.

Profesorët dhe studiuesit janë në krye të atyre që kanë shprehur një dëshirë të madhe për të emigruar nga Irani me 53%. Renditja e radhës me 45% është e rezervuar për mjekët dhe infermierët. 73% e mjekëve dhe infermierëve dhe 59% e studentëve dhe të diplomuarve pjesëmarrës në këtë anketë e konsideruan shumë të lartë rolin e ndryshimeve ekonomike dhe rritjen e mprehtë të inflacionit në gatishmërinë e tyre për të migruar.
Emigrimi i mjekëve dhe infermierëve iranianë ka arritur nivele të paprecedentë në vitet e fundit dhe institucionet dhe autoritetet iraniane nuk po e fshehin më atë. Kufizimi i shkallës së pranimit dhe vendet e lira të paplotësuara në fushat e specializimit mjekësor në dy-tre vitet e fundit tregojnë migrimin e mjekëve dhe preferencën për të marrë ekspertizë në vende të tjera me shpresën për të gjetur punë në të njëjtat fusha. Kjo bëri që rreth 700 kapacitete të specializuara mjekësore të mbeten bosh vitin e kaluar, edhe në fusha si zemra dhe urologjia, dhe Irani përballet me një situatë edhe më të vështirë në fushën e mjekëve specialistë.

Çfarë rrugëdalje kemi?

0
Lirim Gashi, Prishtinë
***
Politikanët dhe biznesmenët tanë kriminelë e kuislingë që u pasuruan deri në përmasa të paturpshme nga paligjshmëria dhe parregullësia, e që sot janë në opozitë, nuk kanë as vullnet e as interes që Qeveria aktuale ta vendos rendin dhe ligjin, e aq më pak ta kalon në Kuvend ligjin për vettingun dhe lustrimin.
Në ndërkohë, emisarët, zyrtarët dhe udhëheqësit e UMNIK-ut dhe EULEX-it nuk kanë as vullnet e as interes për të monitoruar ecurinë e vendosjes së rendit dhe ligjit, sepse rrogat e tyre janë aq të larta, saqë gjendja e pafundme e paligjshmërisë dhe parregullsisë u konvenon atyre shumë herë më shumë.
Çfarë rrugëdalje kemi ?
Ose të ikim të gjithë jashtë, gjë që është e pamundur, ose të marrim fatin në duart tona duke i hedhur në plehra të gjithë politikanët dhe biznesmenët kriminelë e kuislingë, ose të ndërgjegjësohemi mjaftueshëm për t’i bërë presion të arsyeshëm qeverisë aktuale, që të bëhet më e mirë në çdo aspekt.
Sepse edhe Linda Morina është më e mirë dhe më e dobishme se opozita që kemi.
Duke marrë parasysh se si ishte opozita jonë kur ishte në pushtet, atëherë duhet të bëjmë gjithçka të mundur dhe të pamundur që ajo të zhduket edhe nga skena politike, e lëre më të kthehet në pushtet.
Sepse jo vetëm që nuk është distancuar kurrë seriozisht nga kriminelët dhe tradhtarët në radhët e saj, por asnjëherë nuk ka bërë reforma të vërteta.
Ajo thjesht i ka vendosur kriminelët dhe kuislingët në plan të dytë dhe i ka vendosur në plan të parë djemtë, vajzat, mbesat dhe nipërit e tyre.
Megjithatë, prindërit dhe gjyshërit kriminelë dhe kuislingë gjatë gjithë kohës i drejtojnë djemtë, vajzat, mbesat dhe nipërit e tyre me telekomandë nga prapaskena, sipas interesave të tyre mafioze dhe kuislinge.
Ndaj, reformat me të cilat mburret opozita, jo vetëm që nuk kanë ndodhur kurrë, por janë thjesht një mashtrim i paskrupullt optik për sytë e shqiptarëve naivë, që nuk dinë ta dallojnë as mjaltin prej m…!
___
Autori është Kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë

Nga monografia e prof Jusuf Osmanit për refugjatët apo Muhaxhiret e Nishit të dëbuar me luftë nga Serbia

Prof. Dr. Jusuf Osmani, Prishtinë

Pjesa e tretë

f.303

Sipas dr Sabit Ukës

Kemi vendbanime me strukturë etnike shqiptare- 410 gjithsej, në rrethinat e Prokuples, Kurshumlisë, Leskovcit, Vetërnicës, Vllasotincës, Pusta Rekës, Dobriqit dhe Jabllanicës

Kemi vendbanime me popullsi etnikisht të përzier (shqiptarë, serbë, çerkezë, turq etj)- 285 të tilla, në trevën e Leskovcit, të Vranjës, të Toplicës, të Masuricës, të Polanicës, në qarkun e Nishit, të Pirotit etj.

f.305

Sipas meje, në grupin e parë janë 436 vendbanime, në të dytin 280, ka një grup tjetër me zotërues të tokave shqiptarë e turq, 219 vendbanime

f.309

Në kazanë e Leskovcit u shkatërruan 1248 shtëpi me 88 fshatra dhe u shpërngulën 20667 banorë, në rrethin e Prokuples në 73 fshatra me 1771 shtëpi shqiptare u shpërngulën 12480 banorë.Në rajonin e Pusta Rekës mbetën të zbrazëta 2700 shtëpi shqiptare, në qytetin e Leskovcit 700 shtëpi ndërsa në rreth 1322, në Prokuple 750 shtëpi. Në rajonin e Bahinocit u dogjën të gjitha shtëpitë e Pllanës së Madhe, gjithsej 889 shtëpi.

f.321

Me Traktatin e Shën Stefanit, Serbia zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës nga 37.7 mijë km2 në 52.7 mijë. Mali i Zi nga 4.7 në 15.7 mijë km2.

f.340

Me 21 mars 1880, u formua Lidhja e Re në Gjakovë  dhe me 3 prill 1880 Lidhja Mbrojtëse në Shkodër  e cila me 17 prill shpalli autonominë e Shqipërisë.

f.341

Pjesa dërrmuese e popullsisë muhaxhire, e ikur nga vendbanimet e tyre nga Sanxhaku i Nishit (1877-1878), që ishte e aftë për luftë, u bashkua me Lidhjen Shqiptare.

f.343

Përgatitjen për kthim të muhaxhirëve dhe armatimin e tyre për sulme dhe kthim e kishte bërë Komiteti Ushtarak i Lidhjes së Prizerenit.

f.344

Prandaj Porta e Lartë u kujdes t’i largonte muhaxhirët nga Vilajeti i Kosovës.

f.357

Raport i St. John

Një vend që ndodhet mu në zemër të Europës, i pajisur me të gjitha llojet e pasurive natyrore, me një klimë të mrekullueshme dhe tokë pjellore dhe i populluar me një racë që njihet për fisnikëri, qendrim dhe shumë cilësi të tjera, ka rënë aq poshtë, sa që qeveriset nga një administratë e korruptuar.

f.373

Protestë e 6200 muhaxhirëve (nga kazatë e Nishit, Leskovcit, Urkupit)

Kemi humbur pronat, plaçkat me vlerë miliona. Gratë e më shumë se 1200 shtëpive, që i kishin burrat ushtarë dhe vejushat janë marrë robinja. Kryengritësit bullgarë kanë vrarë dy mijë burra dhe fëmijë, dy mijë të tjerë vdiqën nga uria e të ftohtit. Armiku veçoi disa gra nga 1300 familje, i përdhunoi në sytë e burrave të tyre dhe pastaj vrau 28 burra e fëmijë të tyre, që u sulën t’i mbronin.

f.375

Protestë e Sanxhakut të Prishtinës

Populli shqiptar thellësisht e ndjen se nuk është i lumtur dhe s’e ka të drejtën që të jetë i lumtur, ashtu si janë kombet e tjera. Zëri i shekujve e thërret prej së largu dhe i thotë të ecë përpara drejt qytetërimit. Po sa pengesa i dalin atij! Sa mjerim ka për rreth! Sa gremina duhet të kapërcejë për të dalë nga gjendja e shtangur ku është!

f.391

Pushteti në Kosovë zakonisht u jepte muhaxhirëve të Nishit toka të braktisura, tokat e popullatës çerkeze të shpërngulur. Ҫdo familje merrte 4 dynymë tokë.

f.397

Një prej kushteve të njohjës së pavarësisë së Serbisë, të vendimeve të Kongresit të Berlinit, ishte edhe çështja e rregullimit të marrëdhënieve pronësore juridike të trevave që u janë bashkuar Serbisë. Neni 39 i Traktatit:

Myslimanët që kanë prona në tokat që i janë dhënë Serbisë, por që kanë vendosur të jetojnë jashtë tyre, mund t’i mbajnë pronat, mund t’i japin me qesim ose t’ua lënë t’i menaxhojnë persona të tretë. Po kështu për objektet fetare.

f. 399

Një gjë e tillë nuk u bë kurrë! Madje popullata që mbeti nën Serbi vuante nga uria.

f.402

Disa banorë të ikur kanë shkuar në pronën e tyre që ta shesin atë. Shumë prej tyre nuk janë kthyer, edhe ata që arritën t’i shesin pronat, gjatë kthimit janë paditur apo plaçkitur apo janë vrarë.

f.424

Familja e Fehmi Eminit nga Vranja  ishte vendosur në fshatin Bushtran. Në Vranjë kish pasur 11 dyqane këpucarie, 30 ha tokë, shtëpi dhe vreshta. Në dyqanet punonin 53 punëtorë.

Në vitin 1921 Emini vendos të shkojë të interesohet për pronat në Vranjë. I ofron 300 lira uzurpatorit të shtëpisë. Serbi i thotë: po të japë 18.50 dinarë! Fqinji tjetër serb i thotë për 9 dinarë! Uzurpatori i jep 3 dinarë, të tjerat, thotë, eja merri pas dy muajsh! Kur shkon pas dy muajsh, ai e kërcënon me jetë.

f.436

Mehmet Xhakja, muhaxhir nga Kurshumlia, në prani të oficerëve të Vienës bisedon meë Dragutin Forsanoviqin, 28 qershor 1878

Këtu jam si i arratisur me dhunë nga ylqet e mia ku i kam pasë 5000 copë dhën, 320 bagëti të trasha, 36 kuaj bartës dhe për shalë. Të gjitha m’i keni grabitur! Ta zemë se çdo shtëpi shqiptare ka pas gjysmën e kësaj pasurie. Llogariteni sa shumë na keni grabitur! Ju, dëmet nuk mund t’i lani dot. Ato plagë, fëmijë dhe gra, pleq e plaka që janë ngri në dëborë, në pikë të dimrit, një komision do të shihte sa bukëpërmbysës jeni ju!

Ju nuk keni lënë asnjë xhami në këmbë. Sa shtëpi janë plaçkitur, sa odave të zotërinjëve shqiptarë ju a keni marrë gjithë takëmet!

f.437

Zeqir Ahmeti

Ju, serbët, nuk keni besë..As krajli juaj! Ai na ka dërguar proklamatën në kohën e luftës që ta prisnim ushtrinë e tij, dhe na premtoi që të jemi të qetë e të ndershëm, se kështu do të lejohet të jetojmë në trojet tona.. E ne e dëgjuam, e pritëm ushtrinë, iu nënshtruam. Por neve na shpërngulën pa mëshirë bashkë me fëmijët, për tri ditë, sikur të ishim kriminelët më të mëdhenj dhe haramxhinj, e tani t’iu besojmë?! Po të mos u besonim fjalëve të tij, nuk do ta kishit të lehtë të hynit me ushtri në Arnautllëkun tonë!

Në Stamboll

Mehmet Efendiu – Filip Ristiqit: Shqiptarëve duhet t’ua mundësoni rikthimin në tokat e veta!

Filipi: Arnautët ia kanë bërë vetes, e kanë luftuar ushtrinë tonë, prandaj kanë ikur!

Mehmeti: O Zot, a thua populli I Alazasës dhe Lorenës nuk luftoi kundër gjermanëve. Megjithatë Gjermania fituese nuk i shpërnuli këta popuj dhe ata sot e kësaj ditë jetojnë në vatrat e veta, në Alzasë e Lorenë!

f.450

Është interesante si Hasan Prishtina më 1916 organizoi rikthimin e shqiptarëve muhaxhirë

10 qershor në Prizren

Për trojet tona që janë rrudhë në këto dyqind vjetët e fundit, ne duhet t’i tregojmë botës se nuk jemi qiraxhi në tokat tona, ashtu si na ka trajtuar Serbia, Cerna Gorja dhe besa, me ndihmën e tyre, edhe Bullgaria dhe Greqia. Për fatin tonë tragjik, faje ka edhe Padishahu i Stambollit, që na ka ndrydhë e shtrydhë dhe në fund na ka lënë pa asnjë ndihmë. Madje me të gjitha fuqitë na i ka kthyer armët me na disiplinue. Dhe ju e dini si është vjerrë në Prishtinë Haxhi Sadria me shokë, prijës të luftës.

Ne jemi detyrue me i lëshue trojet tona nga Sanxhaku i Nishit si pasojë e luftës ndërmjet Padishahut dhe kralëve sllavë (serbë, rusë e bullgarë). Ka ardhë kohë dhe kemi shancin, në sajë të rrethanave që janë krijue, të organizohemi dhe t’i kthejmë muhaxhirët në pronat e tyre, që sllavi na i ka grabitë me forcën e grykës së topit, me djegie e mizori të çdo lloji.

(Më tej, Hasan Prishtina paraqet një sërë hapas organizativë që duhen ndërmarrë për këtë qëllim.)

f.452

Ramiz Maliq Fanda, ishte muhaxhir nga Masurica, rreth Vërllës. Një ditë të premte kishte shkuar atje dhe ishte lutur në arat e veta. Pastaj kishte hyrë në shtëpinë e gjyshit të vet, të zënë nga serbët. Serbët e rinj kishin dashur ta përzënë, por serbi plak e kish futur në shtëpi dhe i kish thënë të birit apo nipit: kjo shtëpi biri im, këto male e këto ara e livadhe, këto pemishte me kopshte të shumta, dikur para 100 vjetëve kanë qenë të tyre. Ne ua kemi zaptuar qysh kur ka ikur turku nga këto anë.

Maliqi shkon edhe te mulliri i tij, i zënë nga një serb, ulet te guri i mullirit dhe nuk dëgjon të largohet. Vinë disa serbë e rrahin keq sa i bie të fikët. E lëshojnë  buzë jazit dhe e braktisin. Kur kish ardhë në vete e kish parë veten të larë në gjak dhe me plot plagë e gërvishtje nga shufrat e gomës të policëve serbë.

f.464

Ardhja e muhaxhirëve në Kosovë e gjetiu, në trevat që ende ishin nën Perandorinë Osmane, ishte brengë e madhe për ata vetë, por edhe për popullatën tjetër shqiptare, problem i strehimit.

Me ardhjen e tyre, popullatës vendase  sikurse quheshin “jerli”, iu ngushtua hapësira jetësore, duke filluar nga tokat e punueshme, malet, livadhet, kullotat dhe ujërat e përbashkëta për bagëti. Kjo ka ndikuar që muhaxhirët të mos jenë të mirëseardhur për vendasit. Shpesh këta ndiheshin si në tokë të huaj. Vendasit i shihnin shumë herë si njerëz të nivelit më të ulët dhe uzurpatorë. Martesat e ndërsjella ishin të rralla. Muhaxhirët martoheshin në fshatra më të largëta edhe ato të banuara nga muhaxhirë. Psh ata të Sllatinës së Madhe martoheshin me ata të Bardhit të Madh, Lismirit, Dobrajës së Madhe, Miradinës, LLukagjisë së Lipjanit, Lajthishtes, Ribarit të V ogël, Godancit të Poshtëm të Shtimes etj.

Qytetarët e Prishtinës i quanin muhaxhirët me emrin përbuzës “jari çarëk” (gjysmë opinge). Qytetarët nuk flisnin as nuk martoheshin me ta, nuk thirreshin as në dekë as në drekë, edhe pse muhaxhirët, për shumë gjera ishin më të përparuar, më solidarë dhe më bamirës. Pas dhjetra vitesh, Xhelo Koftorxhiu (Slishani) muhaxhir u martua me një qytetare të Prishtinës… Familja e qytetarit Shyqyri Tërnaku merr për djalin vajzën e Dragidellëve nga Mahalla e Muhaxhirëve.

f. 473

Sefë Muhaxheri, i vendosur në Pejë, arriti të bëhej një ndër tregtarët më të suksesshëm në trevat shqiptare.

Muhaxhirët ndryshuan mënyrën e vjetër të tregtisë: e vjetra ishte bazuar në besimin e fjalën e dhënë, por muhaxhirët paraqitën kontrata, fatura të shkruara me interes, të cilat ishin risi dhe të çuditshme për vendasit.

Me ardhjen e muhaxhirëve, filloi të përdorej më tepër gjuha shqipe në vend të asaj serbe dhe turke.

Muhaxhirët kishin oda të rregulluara mirë, rrethoja të shtëpive, oxhak, ku ndizej zjarri, etj. Dhomat e banimit ishin të ndara për gra e për burra, për kafshët larg njerëzve, kishin oda për mysafirë, të ndara jashtë shtëpisë, nevojtore po ashtu larg shtëpisë dhe puseve të ujit, edhe stallat e bagëtive po ashtu.

Nga aspekti fetar, muhaxhirët ishin më fanatikë, femrat mbuloheshin, për një kohë të gjatë as dhanë as morën femra nga vendasit.

f. 477

Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit ishin kryesisht myslimanë, por ka pasur edhe të fesë katolike dhe aty-këtu të fesë ortodokse. Myslimanët dhe katolikët vështirë se asimiloheshin ndërsa ortodoksët po.

f.497

Tragjedia në familjen e Zejnulla Sefedinit

Zejnullahu kish mbetur në Masuricë dhe pas vitit 1883, kur familjet e mbetura ishin shpërngulur, ai martohet  me një serbe nga fshati Suvojnicë, jo larg Masuricës. I lind një djalë që e quajnë Ramadan Në vitin 1902 ai vendos  të shkojë dhe t’i vizitojë të afërmit e tij në Preshevë. Gjatë kthimit, rrëzohet nga atkina dhe lëndohet.. Por gjatë kthimit “miqtë” (krushqit) I zënë pritë, e vrasin, e masakrojnë dhe e hedhin në lumin Moravë. Shoqja, Stojanka, e priste bashkëshortin dhe ishte brengosur për të. Ndërkohë vinë vëllezërit e Stojankës, kinse ishin brengosur për Zejnullahun dhe interesoheshin për të. Nga Stojanka ata kërkojnë ushqime, ajo shkon ta përgatisë. Ata marrin një kaci me prush nga oxhaku dhe ia hedhin djalit dhe kështu e mbysin atë në mënyrë barbare. Kur kthehet Stojanka, e sheh atë skenë barbare, çmendet dhe vetëvritet duke u hedhur në bunar.

f. 512

Halla Maliqe e një fshati buzë kufirit. i kishte dhënë  komisionit të caktimit të kufirit 50 lira ari. Prandaj komisioni i kishte lënë 500-600 ha tokë deri në Orlishtë (jashtë vijës së ujit), kur kufiri do caktohej sipas vijës së ujit..

(Një veprim atdhetar ky!)

f.515

Shqiptarët muhaxhirë tërë kohën tentonin të ktheheshin në tokat e veta. Ata ndërmerrnin sulme të armatosura kundër postblloqeve serbe.

Sidomos në prill 1878 e deri në shtator 1879. Më rrallë deri 1912. Prandaj serbët me ndihmën e oficerëve rusë dhe francezë këtë kufi do ta shndërrojnë në zonën më të militarizuar të Europës.

f.523

Pushteti vendor osman, qysh në vitin 1880, me urdhër të Portës kishte marrë detyrimin që të deportojë në Anadoll 4000 shqiptarë që kishin ardhur nga trevat e Kurshumlisë, Leskovcit dhe Vranjes, sepse ishin burim i trazirave dhe i jostabilitetit.

Ndërkohë bandat çetnike serbe, të veshura me tesha shqiptare bënin sulme në territorin shqiptar nën osmanët ose në vetë atë nën Serbinë, që të ankoheshin për shqiptarët te Porta e Lartë.

f.557

Sipas urdhërave të komandës serbe, u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë, sidomos ata të moshës mbi 12 vjeç, të tjerë, fëmijë e gra, shpërnuleshin me forcë dhe detyroheshin të kalonin zhveshur dhe zbathur  prej tokavë të pushtuara nga serbët. Më pas, ish kryeministri serb Pashiq u thosh serbëve ”edhe nëse pula është shqiptarë, mbyteni!”.

Shumë fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë  gjatë acarit të dimrit, për shkak të mungesës së ushqimit, kanë vdekur rrugës.

Më vonë, në vitet 1912-1913 shumë muhaxhirë shqiptarë gjatë rrugës për në Turqi, nga uria, kushtet klimatike, mundimet nga udhëtimi, nuk i përballuan dot vuajtjet dhe vdiqën. Sidomos në aniet e transportit nga Selaniku për në Stamboll.

Konspektoi Bardhyl Selimi, Tiranë më 16 korrik 2022