ARKIVI:
26 Prill 2026

Janet Reineck apo Xheneta, një amerikane në Kosovën e viteve 1981-1997

Shkrime relevante

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Shpërndaj

Arsim Canolli, Prishtinë
___
Janet Reineck : Një amerikane në Kosovë 1981-1997
Antropologia amerikane Janet Reineck, apo Xheneta, siç e kanë thirrë familjet shqiptare të Kosovës, ka jetuar rreth tetë vjet në Kosovë, midis periudhës 1981-1997. Ajo ka hulumtuar kulturën e sjelljen e shqiptarëve të Kosovës, në studimet e saj postdiplomike për master dhe doktoratë në antropologji kulturore në UCLA, Berkeley/USA. Terreni i saj ka qenë e gjithë Kosova, por me fokus në Opojë, Rugovë, Gollak e Has. Ka shkruar për dasmën e vallet e shqiptarëve, për migrimin dhe gjininë, për traditat e doket, për vazhdimësitë e ndryshimet e transformimet e shumta në fshat e qytet, për patriarkalitetin dhe feminitetin, për jetën e shqiptarëve të Kosovës nën ish-Jugosllavi.
Pas hyrjes së tankeve të Serbisë në Kosovë (1989) dhe uzurpimit të autonomisë, Xheneta kthehet në Kosovë si punonjëse humanitare e OXFAM-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe fillon projekte të shumta, kryesisht në komunën e Vitisë. Në vitin 1997, autoritetet serbe e dëbojnë nga Kosova, por ajo vazhdon punën e saj për ta njohur publikun amerikan me Kosovën, gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999, dhe njëkohësisht vazhdon edhe punën e saj si humaniste. Më vonë ajo nisë edhe organizatën e saj World Dance for Humanity për të ndihmuar familjet e varfra në Ruandë e tani edhe ato të prekura nga lufta në Ukrainë.
Por, Xheneta nuk e ka harruar kurrë Kosovën e saj! Ajo ka shkruar një libër për kujtimet e saj në Kosovë, një libër personal dhe tejet të rëndësishëm për njohjen e historisë së Kosovës së asaj periudhe. Literaturës së paktë antropologjike i shtohet edhe një libër i mrekullueshëm!
***
Libri jepet FALAS si PDF për të gjithë ata që duan ta lexojnë – shih uebfaqen www.janetreineck.com
Së shpejti edhe në librari!
Kjo është dëshira e Xhenetës: edhe një dhuratë për Kosovën!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu