Çka më ndodhi pardje…?
Jam mbi bjeshkën nga e cila mund ta shoh me qartë jo vetëm malin e problemeve në të cilin ndodhet Albini, por edhe rrugëdaljen

* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës së Kosovës, me seli në Prishtinë.
“VATRA” – 110 vjet në shërbim të atdheut dhe kombit shqiptar, organizohet konferencë ndërkombëtare
Siç është njoftuar edhe më herët, Federata Pan-Shqiptare Vatra këtë vit shënon 110-vjetorin e themelimit të saj – gjithnjë në shërbim të Kombit. Ky përvjetor do të festohet me një konferencë shkencore dhe me një darkë gala, të dielën më 12 Qershor, 2022, në Nju Jork.
Po e ndaj këtë njoftim me ju për informacion dhe për shpërndarje, sipas mundësisë dhe dëshirës.
Ju falënderoj…
Frank Shkreli









E përgatiti : Frank Shkreli
Platforma mediatike “Rajonipress” , që udhëhiqet nga gazetari dhe profesori Musa Sabedini, është dritare e informimit të shpejtë të paanshëm dhe të saktë

Këto ditë platforma mediatike “Rajonipress” me bazë në komunën e Gjilanit, ka shënuar dhjetëvjetorin e ekzistimit të saj.
Kjo faqe informative me tema të nduarnduarta nga historia, kultura, sporti dhe zhvillimet politike në vend dhe botë, udhëhiqet nga gazetari dhe profesori me përvojë Musa Sabedini.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm që aplikimi i rrjeteve sociale e ka varfëruar dhe e ka sjellë buzë varrit profesionin e gazetarit të mirëfilltë.
Sot, lajmi i pa verifikuar dhe i pa grimë vlere bartet gjithandej, pa kuptuar asnjëherë dëmin kolosal që i bëhet vendit dhe lexuesit.
Sabedini duke e kuptuar me kohë “ndotjen e ambientit mediatik” me rrena e spekulime nga njerëz të papërgjegjshëm dhe sharlatan me të gjitha forcat është vënë në pengimin dhe ndaljen e kësaj dukurie të shëmtuar.
Ai mbi këtë temë degraduese dhe vrasëse të së vërtetës boton edhe dhjetëra shkrime.
Po ashtu edhe në Kolegjin UBT të Kosovës, ku e bën punën e mësimdhënësit të gazetarisë u sugjeron studentëve të tij gazetarë të ardhshëm që qetë e pa eufori t’i qesin gjërat në letër.
Mos të nxitohen në publikimin e lajmit pa u thirrur në burime dhe pa dalë në vendngjarje.
Një mendimtar i njohur thotë: “profesioni i gazetarit nuk bëhet nga frikacakët dhe injorantët, atë mund ta ushtrojnë vetëm njerëzit e guximshëm dhe me njohuri të përgjithshme”
Kuptohet që Sabedini këtë dritare informative e ka ruajtur duke i marrë nëpër duar të gjitha materialet dhe duke e bërë përzgjedhjen e temave, nga krijues të vërtetë dhe profesionistë.
Prandaj, platforma mediatike “Rajonipress” është nga më të preferuarat për krijuesin dhe lexuesin.
Në këtë dritare informative editohen lajme, studime, kumtesa dhe shkrime të të gjitha fushave që kanë përmbajtje dhe cilësi.
Kjo platformë mund ta vazhdojë rrugëtimin e saj të suksesshëm me ndihmën tonë duke kontribuar me punime dhe donacione.
Sidomos afaristët e komunave të Anamoravës i detyrohen kësaj dritareje të informimit, sepse saktë dhe në kohë nëpërmjet saj njoftohen me të gjitha ngjarjet dhe zhvillimet në rajon, vend dhe botë.
UÇK dhe NATO në gjeostrategjinë e luftës së drejtë

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
Përkujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-s dhe të NATO-s
(Studim i lexuar në tubimin “MIQËT E NATO-s më 8 maj 2022 Në Prishtinë)
UBIQUE LUCTUS, UBIQUE GENTIMUS ET PLURIMA MORTIS IMAGO
(Çdo kund dhëmbje, gjithëkund vaj, më së shumti realitet i vdekjës totale!).
Mbi këtë realitet kur Kosova ishte shndërruar në gërmadha, kur në Kosovë okupatori i kishte siellë mbi 160 000 trupa: ushtarë, policë, paramlilitarë dhe mercenarë të te gjitha niveleve, të gjithë vrasës të fëmijëve me cucull në gojë, vrasësë të civiliëve, dhunues të femrave, bartës dhe djegës të kufomave duke i shpërndarë nepër Serbi, për të humbur gjurmë –të gjithë shqiptarë, patën filluar bombardimet e NATO-s, që në luftën 78 ditëshe i investoi për çlirimin e Kosovës 81 miliardë dollarë. Është më se e vërtetë se Kosova sot është e izoluar nga BE-ja dhe një masë nga NATO që nuk po lejohet të armatoset FSK në nivel modern. Është më se e vërtetë që BE sot ende nuk e ka në agejndë LIBERALIZIMIN e vizave për Kosovën. Është mbi të gjitha e dhimbëshme që në Republikën e njomë të Kosovës miqët tanë Perendimor, po thuej se nuk INVESTOJNË asgjë. E ky realitet po i zhgënjen shqiptarët. Por, mbi këto plagët që i kishim, plus ato që po shtohen, ende nuk e kemi pyetur vetën se çka po bëjmë ne për vendin tonë. E vërteta, kur ishte koha për t` i rrokë ARMET për liri, mbi 70% e popullit ka pritë “diçka nga qielli”. Sikur është harruar sa pykat i janë bërë lyftës së UÇK nga saboterët e ndryshëm shqiptar, nga partitë “institucionaliste”, mbi të gjitha.
Shqiptarë, shikoni se si po lufton populli i Ukrainës dhe drejtuesi i saj sot, kundër një fuqie botërore. Rrënimet atje u përngjajnë rrënimeve në Kosovë. Por , lufat te ne (1998/99) dhe atje në Ukrainë sot (2022) , ka një dallim substancial se atje agreori nuk po bartë kufoma dhe fare pak civilë po vritën. Dhe të veni një fotografi me realitetin tonë, sidomos, ata që po kërcnohen nepër tubime se filani ishte figurë “historike” dhe nuk ka tjetër 1998/1999. Harrojnë këta “mercenarë të vegjël” se kush ia mbathi me helikopter deri në Beograd-Romë dhe Gjermani –Romë dhe prapa kërkohej: “Të ndalen bombardimet e NATO-s”, shih kur ishte i lirë.
E sot i drejtohemi Evropës, dilpomacisë saj, që mos të sillet si ajo e vjetra, që mos të na izolojë dhe trajtojë që të jemi prap një koloni serbiane, mos të provojë për të na i coptuar trojet si më parë. E them publikisht se kurrë më, populli i Gjergj Kastriotit, Adem Demaçit, Adem Jasharit (LEGJENDARIT që me familje i la civilizimt TESTAMENT se si duhet mbrojtur atdheu), Tahir Sinanit, Vllazërve Bytyçi dhe heronjëve të tjerë, se, nuk do të lejojnë asnjë lloj nënshtrimi.
E pse mos të thuhet se neve jemi popull kryengritës. Nuk thuhej kot nga populli: Se shqiptarët e kanë adet, nga një pashë me vra përvjet. Po, i kemi bërë 54 kryengritje kundër okupatorit osmanli deri më 1912. Po, i kemi organizuar 11 kryengritje (1913-1999) kundër okupatorit serbian. Po kryengritja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbetur në histori si ngjarje e admiruar, për tërë civilizimin botëror.
Në kohën kur filluan bombardimet e NATO-s (24 mars 1999) në Kosovë kudo mbretëronte vuajtja, vaji dhe trishtimi, por, më së shumti peshonte mbi popullin tragjedia njerëzore. Lidhur me këtë, lufta e UÇK-ës dhe NATO-s na bëri që të shohim sot më shumë se dje dhe më afër se nesër. Së këndejmi, nga lufta e UÇK-ës dhe NATO-s mund të nxierrim një aksiomë se kishim të bëjmë me një model të ri, i paparë deri atëherë në histori e që si aksiomë, mund të quhet NEO LUFTË.
Në emër të Zyrës Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi, në emër të popullit të Kosovës përshëndetje të gjithë atyre drejtuesëve dhe zbatuesëve të LUFTËS së drejtë të NATO-s për 78 ditë (24 mars -10 qershor 1999), për ta mbrojtur dhe shpëtuar një popull që ishte projektuar nga pushtuesi serbian të shfaroset, e që ishin shqiptarët në trojet e veta stërgjyshore.Përshëndetje të gjithë luftetarëve të UÇK-ës për luftën epokale të një populli të vogël me zemër të madhe.

Të pranishëm të nderuar
Në luftën 78 ditëshe NATO i përdori 1200 avionë. Prej tyre 731 ishin nën flamurin e SHBA, 14 me flamurin e Belgjikës, 18 me flamurin e Kandas, 33 me flamurin e Gjermanisë, 4 me flamurin e Hungarisë, 58 me flamurin e Italisë, 22 me flamurin e Holanës, 6 me flamurin e Norvegjisë, 3 me flamurin e Portugalisë, 8 me flamurin e Spanjës, 21 me flamurin e Turqisë, 39 me flamurin e Anglisë. Pilotët e NATO-s i bënë 35 000 fluturime, i hudhën 3000 raketa, i hudhën mbi objektet ushtarke të RFJ-ës 30 000 bomba. Në luftimet nga qielli nuk humbi jetën asnjë pilot, nuk u lëndua, sa kemi informata asnjë persona ndihmës, që do të thot se NATO është organizatë superprofesionale me teknologji admiruese për njerëzimin. Prandaj në emër të popullit shqiptar shprehim respekt dhe admirim për vendimin e drejtë dhe historik të burrshtetasëve si: Presidentit Bill Klinton, Sekretares Madllin Ollbrajt, Toni Bler, Zhak Shirak, Xhimi Shea, Havier Sollana, Veslli Kllark etj.
Të nderuar-Shumë tubime dhe takime nga nderkombëtarët janë mbajtur, për ta ndalur gjenocidin serbian mbi shqiptar, sidomos më 1998/1999. Në ato tubime që zakonishtë kanë përfunduar me moton e mistifikimit diplomatik: “Eja të bëjmë diçka, e të mos bëjmë asgjë”. Pra ka pasë edhe zhgënjime edhe humbje shprese, sepse në të shumtën e rasteve nuk kuptohej qëllimi i nazifashizmit serbian. Ky sllogan ka të bëjë me shumë diplomatë që vinin e shkonin në Kosovë, por që në shumë raste më shumë shpalosnin brenga se sa zgjidhje, për faktin sepse hapur në disa raste ia mbanin krahun frazave diplomatike. E ne ishim në pozitë mjaftë delikate që mos t` i lëndojmë dhe të kërkojmë prej tyre vetëm drejtësi efektive, pra jo të kërkojmë që të shndërrohen në zabotues dhe në shumë raste zhgënjys të realitetit. Më në fund mikëpritëja jonë dhe atyre përfaqsuesëve që i kishim nepër metropolet e Evropës, si burrat dhe fenrat më të ndritura të kombit në: Bruksel, Londër, Berlin, Bern, Romë, Parisë, Vjenë, Zagreb, Lublanë e SHBA për të ndeshmuar se shqiptarët janë të vëndosur për ta bërë luftën deri në çlirim, pa marrë parasysh çmimin, viktimat në njerëz dhe rrënimet e pronave që e bënte neonazizmi serbian.

Në anën tjetër, në këtë përkujtim FALENDERUES dhe përkujtimor, nuk i harrojmë edhe ata 148 oficerë që erdhën nga Shqipëria Bregdetare, nuk e harrojmë ndihmën e popullit, për t` u bërë pjesë e UÇK,kuptohet me logjistikë, që do të mbetën në histori jo vetëm si heroizëm, por edhe si humanizëm dhe patriotizëm shkollor, i shkollës Nëna Tereze dhe shumë organizave humanitare. Lavdi të gjithë heronjëve të rënë për liri, lavdi luftës tyre të drejtë, lavdi popullit të Shqipërisë, popullit të Maqedonisë, popullit shqiptar të Malit Zi.Lavdi atyre shteteve dhe popujve që i strehuan dhe shpëtuan rrefuxhatët shqiptar nga sulmi nazifashit serbian, nga Evropa e deri në Australi.

Nga historia e NATO-s 1949-1999, nuk mund të gjindet shembull më tipik human për t` i dalur krah një populli të okupuar duke e forcuar njëherit luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ngjarje do të shënoi HISTORI huamne, dhe do të mbetët shembulli se si një forcë që mund të quhet SUPERFUQI (NATO) i del për krah një populli të shtypur e të shfrytëzuar, i del krah një force ushtrake –UÇK-ës dhe popullit prej kah e kishte bimën, realitet ky që sot e përkrah çdo mendje e shkencës, humanizmit dhe filantropisë.
E vërteta, të përkujtoish bashkpunimin NATO+UÇK, që është një element i ri në historinë botërore, është çështje shumë me interes politik, human dhe edukativ, për ata popuj që kanë kauzë të drejtë të derdhin gjakun për liri, duke i dal për ball një maiknerie shtetërore, që fetishizohej dhe përshkruhej si fantazmë, se është i fortë, madje i pamposhtur në shumë beteja, që i dedikohen tradisët, sepse shfryzohej forca e Fuqive evropiane dhe fundi pastaj i atribuohej një populli ardhacak që quhen serbian (sllavë). Në realitet, në qarqet profesionale të NATO-s dihej se Shqiptarët janë popull autokton, janë popull që i ka marrë armet dhe lufton për t` u çliruar, sepse nuk don më të jetojë si koloni, në tokën e të cilit merret çdo gjë dhe nuk investohet asgjë.
Të ndruar të pranishëm
Në majet drejtuese të NATO-s dihej se Kosova ka pasë një autonimi substanciale dhe se ajo ishte përdhosë me vargojë gjaku nga 23 marsi 1989, prandaj kërkesa drejtuar shqiptarëve që ta pranojnë atë autonimi të zhdukur, nga ana e qarqeve Perendimore, është kuptuar shumë vështirë sepse okupatori kishte shfaqur opcione të reja, kuptohet taktike për të fituar në kohë, e me qëllim final për ta zhdukura popullin shqiptar: me planin taktik “PATKOI”,dhe me strategjinë klerofashiste: “Koridoret përplasëse”. Kundër këtyre planeve dhe programeve neofashiste në anën tjetër, ishte UÇK (organizatë ushtrake dhe politike shqiptare), që nuk pranonte kurrfa autonomie, kurrfar Z4, kurrfar republike federative, kurrfarë autonomie substanciale, por ishte i rreshtuar që Kosova të ndërtohet në institucion shtet i qytetarëve: shqiptarë dhe pakicave që jetojnë në te si të barabartë.

Në fund duke iu falenderuar të gjithë drejtuesëve shtetëror të shteteve të NATO-s, të gjithë komandantët dhe pilotët ushtrak dhe ndhmësit e tyre, populli i Kosovës do të u jetë gjithëmonë mirënjohës, sepse ajo luftë e drejtë, i dha forcë dhe moral shtesë UÇK që të vazhdoi luftën e drejtë dhe ta mbaroi atë me fitore të merituar, e cila ka hyrë në histori si epokë e re si NEO LUFTË, për faktin se NATO dhe UÇK nuk kanë dëmtuar civilë, por kanë bërë luftë profesioanle dhe me konventa të Gjenevës.
Respekt dhe përulja para veprës madhore të NATO-ës, UÇK-ës, respketë dhe përulje para dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, para të gjithë atyre popujve që na ndihmuan, që neonacizmi serbian mos ta realizojë programin e shfarosjës së një populli të tërë.
Ka sot një soj shqiptarësh që bredhin nepër kafene dhe përgojojnë se ‘na ka okupuar NATO. Se kjo organizatë është shndërruar në policë të botës”, e trillime tjera, sikur të ishin serbian. Po dihet publikisht se ky soj i mjerimit politik ishte prezent edhe dje, pra po gjallëron edhe sot i pguar nga agjenturat serbe, dhe ruse, siriane dhe lakej të ngjyrave anarkiste dhe klerofashsite. Megjithëkëtë, krenaria dhe respekti për UÇK dhe NATO-n është në rritje , sespe sërish bota është në sporva të ndërlikuara si rasti i Ukrainës. E duhet të gjithë gjithëmonë ta dijmë se NATO e pengoi KREMATORIJUMIN e planifikuar serbian mbi shqiptarë , më 1999. Prandaj, edhe sot bota e civilizuar e sheh NATO-n edhe si organizatë HUMANE , që lufton sipas konvenrave të Gjenevës.
Të mësojmë nga e kaluara, por më tepër të investohet në ardhëri në mënyrë që sot të shohim më larg se dje, dhe, më afër se nesër.
- Analiza i kushtohet Shaban Shalës nga Llapi, që më 1953 doli si trimat e shkollës Hasan Prishtinës për ta penguar shpërnguljën në Anadolli, për t` i luftuar të gjitha pazaret që ishin bërë dhe po bëheshin me tokat shqiptare!.
Prishtinë, më 7 maj 2022
Përparim Rama takon familjen e Aeronautistit të ndjerë Hizdri Gubetini

Nominimin e tij për këtë pozitë mjaft të rëndësishme e pati bërë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Rama me profesion arkitekt disa vite ka jetuar në Londër të Britanisë së Madhe.
Atje fillimisht ka bërë çdo punë që i është ofruar, vetëm e vetëm që mos të jetë barrë e prindërve dhe e shtetit.
Me mjetet e fituara nga puna ka studiuar në Institutin Mbretëror të Arkitekturës në Londër, ku edhe i ka përfunduar studimet e shkallës Master.
Pastaj ka filluar punën në cilësinë e mentorit në Universitetin Nottingham, ku ka mbikëqyrur punën e kandidatëve në nivelet Master e më vonë edhe të atyre Doktorantë në Arkitekturën gjeneruese.
Kontakti me njerëz nga fusha të ndryshme dhe edukatae fituar në familje japin përshtypjen që Rama është mjaft modest dhe i lehtë në komunikim me të gjithë, veçmasme ata që janë me halle që ua sjellë papritur jeta.
Ai këto ditë me vetiniciativë ka organizuar një takim me Nafije Gubetinin dhe dy djemtë e saj Almirin dhe Ensarin, të cilët kanë mbetur pa kryefamiljarin, bashkëshortin dhe prindin Hizdri Gubetini.
Hyzdriu ishte kampion i shumëfishtë i Aeronautikës në Kosovë e Shqipëri. Meqë këto dy Federata vepronin nën një çati ai i përfaqësonte në garat ndërkombëtare.
Më 24-tetor të vitit 2021 në Festivalin Ndërkombëtar të Aeronautikës të mbajtur në Oludeniz të Turqisë, Hizdriu pati zënë vendin e parë, duke lënë pas vetes aeronautistët më të njohur të 55 vendeve të botës, qëdikur kishin shënuar rezultate të jashtëzakonshme.
Gubetini është fitues edhe i shumë garave të tjera ndërkombëtare të zhvilluara në Itali, Turqi, Bullgari, Slloveni, Qipro, Serbi, Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.
Ai me akrobacionet e tij mjaft tërheqëse dhe lëshimet me precizitet milimetrik ka fituar medalje dhe çmime të shumta.
Rrugën drejt sukseseve të reja ia ndërpreu papritur vdekja e hershme. Miq e shokë Hizdriun e quanin “Dallëndyshe” ngase ai të shumtën e kohës e kalonte në lartësitë e qiellit.
Krahas fluturimeve Hizdriu merrej edhe me dekorimin e oxhaqeve të ndërtuara brenda shtëpive dhe kullave, traditë kjo shumë e hershme tek shqiptarët.
Ai duke bërë forma të ndryshme nga gurët e gdhendur bënte mozaikë të llojllojshëm që s’mund t’ua ndaje sytë.
Duke qenë mjeshtër i përkryer ishte i kërkuar kudo. Hizdriun vdekja e gjen duke punuar në Stanet e Dellofcit në Therandë, ish-Suharekë. Ai vdes më 5 dhjetor të vitit 2021 nga një infarkt në zemër në moshën 44 vjeçare.
Gubetini, këtë disiplinë sportive e ushtronte nga dashuria dhe vullneti i çeliktë, edhe pse nga ajo nuk fitonte asgjë. Të shumtën e herëve fluturaken e huazonte nga kolegët ose e merrte me qira, sepse një të tillë nuk e posedonte.
Me siguri zotit Rama i ka rrëfyer dikush përkushtimin e Hizdriut në këtë sport relativisht të rinj në Kosovë dhe Shqipëri.
Andaj, ai ka organizuar takim me bashkëshorten e Hizdriut dhe dy djemtë e tij, në mënyrë që sadopak t’ua lehtësoj dhembjen për humbjen e tij të hershme dhe krejt të papritur.
Shihet qartë që kryetari i Prishtinës z.Përparim Rama, është njeri që njeh vlera. Ai e ka çmuar drejt sakrificën dhe kontributin e pilotit dhe aeronautistit Hizdri Halit Gubetini, i cili që nga viti 2002 dha gjithçka nga vetja në të mirë të këtij sporti si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri.
Shpresojmë që zoti Rama, do t’i mbështesë me ndonjë bursë djemtë e Hizdriut, të cilët janë student gjegjësisht nxënës të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë.
Nga burime të sigurta mësojmë që Almiri është student i vitit të parë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Kosovës.
Kurse, Elsari brucosh në shkollën 9-të vjeçare “Ando Zako Çajupi” në Bardhosh të Prishtinës.
Njerëzit e vyeshëm dhe me kontribut në fusha të ndryshme kur përballen me të papritura dhe kanë gjendje jo të mirë ekonomike duhet t’i përkrahim dhe t’i ndihmojmë të gjithë.
Përse Kosova kundërshton Projektin Ballkan i Hapur ?
Prirro Prifti, Tiranë
Nuk është për tu habitur kur sheh Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, të vazhdojnw të kundërshtojnë nismën Ballkan i Hapur të përkrahur fuqimisht nga SHBA dhe BE.
Shkaqet dhe argumentet jane të shumta, por më kuptimplotet janë këto:
-Sepse Kryeministri dhe Presidentja të zgjedhur, pas futjes në burg të drejtuesve të UÇK, mendojnë se duhet bërë një politike ndryshe nga ajo që ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënëshkruan në SHBA në kohën e Presidentit Trump së bashku me Presidentin e Serbisë Vuçic. Dhe ndryshimi duke lënë mënjanë marëveshjet ekonomike, është se një nga opsionet për tu njohur Kosova nga Serbia ishte shkëmbimi i territoreve,
– Sepse Kryeministri I Kosovës dhe Presidentja e Kosovës mendojnë se me Serbinë janë akoma në luftë nisur nga Sindromi I Stressit Post Traumtik që ka lënë lufta dhe raprezaljet serbe në Kosovë 23 vite më parë- në një kohë që, askush nga këta nuk guxon të pranojë se lufta me Serbinë është fituar dhe se duhet parë përpara në të ardhmen.
-Sepse Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës janë të inflluencuar nga lobe politikanësh radikalistë në Kosove
-Sepse Lobi i politikanëve shqiptarë të kryesuar nga Berisha, së bashku me disa analistë të konsumuar që paguhen prej tij, duan të përdorin kundërshtimin e Kryeministrit dhe Presidentes së Kosovës ndaj Nismës `Ballkan i Hapur`, për të luftuar Kryeministirn Edi Rama i cili ka fituar tre mandate katër vjeçare nga populli shqiptar, por edhe për të krijuar destabilitet në Shqipëri që ti shpëtojnë përgjegjësive ligjore të së kaluarës.
– Sepse po këta politikanë të Kosovës kanë kufizime ideore dhe paragjykime të së kaluarës dhe mendojnë se Kosova është `çifliku` i tyre por se mund të bëjnë çtë duan, duke harruar ndihmën nga SHBA, BE, NATO, si dhe nga Shqipëria. Harrojnë gjithashtu se Kosova i është shkëputur Shqipërisë që nga viti 1913, por asnjëherë nuk kanë përmëndur ribashkimin me Shqipërinë.
-Harrojnë Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës se të kundërshtosh bamirësit është shumë e rëndë për Kosovën.
Përse Nisma Minishengen u transformua në Nismën `Ballkan i Hapur`. Në fakt nuk ka shumë ndryshime, sepse ka të bëjë vetëm lirën e lëvizjes së lirë të njerzve dhe mallrave, pra kryesisht një liri ekonomike pa u influencuar nga problemet dhe konfliktet politike.
Projekti Minishengen u fillua me bekimin e BE që më 10 tetor 2019, kur Serbia , Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut nënëshkruan marëveshjen e parë. Qëllimi i nismës ishte krijimi i një zone të përbashkët të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Në atë kohë, Kosova refuzoi ti bashkohej nismës sa kohë Serbia nuk e njeh si shtet dhe mohon krimet e luftës. Mali i Zi me Bosnje Hercegovinën nuk u bashkuan me nismën, pasi e shihnin si përsëritës të procesit të Berlinit.
Në vitin 2021, nisma u ripagëzua me emrin `Open Balkan` ose `Ballkani i Hapur`. Tre udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse, firmosën një Memorandum bashkëpunimi për lehtësimin e import/eksporteve dhe lëvizjes së mallrave. një memorandum bashkëpunimi për tregun e lirë të punës dhe një marrëveshje bashkëpunimi në rast të fatkeqësive natyrore.
Më 7 dhe 8 qershor 2022 në Ohër Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, u nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume. Në këtë takim morën pjesë për herë të parë Kryeministri I Malit të Zi Abazoviç, dhe Kryeministri I Bosnje Hercegovinës Zoran Tageltija, si dëgjues. Kosova nuk mori pjesë me justifikimet e zakonshme që nuk qëndrojnë.
Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal,
Marëveshja e dytë ka të bëjë me Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor,
Marëveshja e tretë ka të bëjë me Memorandumin për bashkëpunim kulturor promovon shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Marëveshja e katërt ka të bëjë me fushën e njohjes reciproke të diplomave, iniciativa mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu u theksua lufta e Nismës “Ballkani i Hapur”, bashkërisht kundër krizës energjetike dhe ushqimore, dhe bashkëpunimi për të minimizuar efektet e luftës në Ukrainë.
Kryeministri Rama spjegoi në komentin e tij në Ohër se: “Ballkani i Hapur“ nuk është i Serbisë siç dëgjojmë këtyre ditëve, por i të gjithë njerëzve që jetojnë këtu, është i fermerëve shqiptarë, sa më shumë të afrohemi aq më shumë zgjidhim problemet dhe armiqësitë, aq më shumë kemi mundësi të zgjidhim edhe problemin mes Kosovës dhe Serbisë”, kduke theksuar nevojën për më shumë afërsi dhe komunikim që “njerëzit ta kuptojnë se e ardhmja është më e rëndësishme se sa e shkuara”.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, theksoi se “shtetet e rajonit duhet t’i lënë pas politikat e konfrontimeve dhe të shohin drejt së ardhmes. Ai ka thënë se pjesëmarrja e tij në takimin e Ohrit është një akt simbolik në mbështetje të nismave rajonale që promovojnë bashkëpunimin ekonomik dhe pajtimin, pavarësisht se në vendin e tij, siç është shprehur, ka forca që nuk pajtohen apo kundërshtojnë nisma të tilla rajonale“.
Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija, deklaroi të martën në Ohër se pret që Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës së shpejti të marrë vendim për t’iu bashkuar kësaj nisme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit . E habitshme sepse Procesi I Berlinit nuk ka dalime esenciale me Nismën Ballkan I Hapur porse është një justifikim prej adoleshenti për të treguar se edhe ai Albin Kurti ashtu si dhe Rama “di të bëjë politikë“…….??!!
SHBA-ja e përkrah nismën ‘Ballkani i Hapur’ sikur edhe të gjitha nismat tjera që promovojnë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe nëse ka sukses duhet të mbështeten nga të gjithë, të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Escobar.
Edhe komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha se Brukseli e mbështet nismën, si mundësi, që sipas tij do t’i ndryshojë sfidat me të cilat është përballur rajoni, por edhe si mundësi për përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit.
https://ëëë.evropaelire.org/a/takimi-i-ballkanit-te-hapur-ne-oher-/31888635.html
Apolllogjetët e Berishës që nxijnë nëpër emisone në tv me anti-amerikanizmin e tyre duke e justifikuar me nacionalizmin politik për të fituar elektorat, vazhdojnë të minojnë çdo përpjekje të qeverisë shqiptare në drejtim të integrimit europian, por u ka dalë boja dhe populli po i sheh me përçmim dhe zemërim.
Në përkujtim të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit


Kryeministri Kurti shtroi darkë për ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar darkë për ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë darkës diskutuan për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve të cilat, siç tha kryeministri, po zhvillohen gjithnjë e më shumë. Kjo është dëshmi edhe e njohjes së vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe të demokracisë, shtoi ai.
Duke e vlerësuar rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës, kryeministri Kurti rikujtoi që 22 vende të Bashkimit Evropian dhe 26 vende të NATO-s, tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri rikonfirmoi përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe theksoi nevojën për mbështetje për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s.
Ministri i jashtëm grek, Dendias, tha se Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane dhe se Greqia është e përkushtuar në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes ndaj rajonit. Ai shtoi se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Theks të veçantë gjatë bisedës pati agresioni dhe invazioni rus në Ukrainë dhe ndikimi që mund të ketë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.


