Mendimi im për Gjykatën Speciale

Shkrime relevante

Mendimi im për Gjykatën Speciale

Reshat Sahitaj, Durrës ____ GJYKATA SPECIALE DHE QENDRIMI YNË Më 13.09.2026 ____ Mendimi im përfundimtar...

Intelektuali përballë joshjes së pushtetit

Naim J. Krasniqi, Gjermani Problemi i marrëdhënies së intelektualit me pushtetin nuk...

Nga Lufta e Armatosur te Lobimi Global

Prapaskenat e demonstratës së grupit terrorist Mojahedin-e Khalq (MEK) përballë Kombeve...

Reagim i Organizatës “Shqiptaria” ndaj publikimit të Milazim Krasniqit, për , qysh thekson, “armiqët e fesë sonë”

Organizata Shqiptaria ____ REAGIM ZYRTAR I ORGANIZATËS SHQIPTARIA ____ JO “KËSHILLË FETARE”, POR NJË MESAZH...

Pse ky libër, pse tani ?

Gjergj Kabashi, Prishtinë PARATHËNIE - Pse ky libër, pse tani ? Ky libër...

Shpërndaj

GJYKATA SPECIALE DHE QENDRIMI YNË
Më 13.09.2026
____
Mendimi im përfundimtar lidhur më GJS
Më 2015, kuvendi i Kosovës me deputetë të gjithë shqiptarë, e miratoi dhe vendosi që arrestimin dhe denimin e kriminelëve të luftësshqiptarë. Vëmndje! Pas këtij vendimi absurd, kam shkruar gjërësisht , në të përditshmën prestigjioze kosovare të asaj kohe “Kosova Sot”, lidhur më ketë. Votimi për formimin e kësaj Gjykate ishte e domosdoshme, duke e pasur parasysh presionet nga Serbia dhe Ruisa që ia bënin SHBA-së dhe B. Europiane që në të kundërtën Rusia ne Këshillin e Sigurimit në Nju Jork, do të ndikonte formimin e saj. Formimi i Gjykatës nga Rusia, do të rrezikonte Pavarësinë e Kosovës, andaj SHBA dhe B.E. e këshilluan Hashim Thaçin dhe personalitetet tona poltike, që ta pranonin që t’i tregohet botës së Kosova nuk drejtohej nga kriminelet por nga politikanët e denjë. Më këtë Serbisë do t’i mbyllej zëri në OKB që te kuzonte shqiptarët.
B. Europiane e indinjuar në kuvendin dhe qeverinê e Kosovës që kërkuan ndjejkjen vetêm të kriminelëve shqiptarë të dyshuar për krime lufte, Këshilli Europian më 18 qershor 2019, vendosi që të kërkonte nga Kuvendi i Kosovës të kerkonin edhe burgojen e kriminelëve serbë të dyshuar për krime lufte. Poashtu nê të njejten pikë nr 50, K.E. kërkoi nga Jack Smithe, të jepte sqarime , pse nuk merrej edhe me ngritijen e akuzave kundër kriminelëve serbë. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ,këtë vendim e heshtën dhe kurrë më nuk e kërkuan ndjekjen e kriminelëve serbë.
Ishte krejt normale që vetë Hashim Thaçi e Kadri Veseli , të lobonin për ta votuar në kuvend GJS, ngase nuk ndjeheshin fajtorë dhe ishin të bindur së Gjykata Speciale do i arrestonte disa figura të luftës e jo kryetarin e Kosovës e as kryeparlamentarin. Kishin bindjen së GJS, nuk do merrej më figura te njohura politike. Gjatë asaj periudhe kur Dick Marti kishte ngritur akuzat për Shtëpinë e Verdhë, një shok e veprimtar i njohur në NATO dhe P.E. kishte drekuar me Kadri Veselin, kishte biseduar më Hashim Thaçin dhe me Ramush Haradinaj të ndermirnin masa kundër akuzave të D.Martit dhe te korigjohej vendimi i kuvendit te Kosoves se 2015-tës. Ishte Ramush Haradinaj që mori hapa konkret duke i thënë Pal Lekaj që ketë ta ngriste në kuvendin e Kosovës. (fjalimin e Pal Lekaj e gjeni ne yooutube 2019) . Në te njejten kohê,unê mesenatoren Anne Marie Lizin kerkuam të formonim një ekip nderkombëtar për te lobuar kunder Dick Martit dhe kunder akuzave te Serbisë, mirëpo askush nuk na mori me seriozitet inisiativen tonê, duke menduar se Haga do merrte disa komandantê te vegjel e jo shefat.
Pas miratimit nga kuvendi i Kosovës, Serbia i aktualizoi dosjet që i kishte pëgatitur kundër disa personaliteteve te luftës dhe kishte angazhuar figura te njohura në institucionet poltike europiane dhe botërore në përkrahje të dosjeve te tyre antishqiptarëve.
Gjykata Internacionale e Hagës (TPI) , nuk është krijuar kundër Kosovës, por atyre që vrajnê popullsinë e pafajshme civile. Psh nëse një grup nënash kanë fakte se filan gjenerali serb apo ushtari serb ua ka vra femijet , këto nena e paguajnë njê avokat ne cilindo shtet te B.E. dhe nese dosja e tyre eshte me fakte konkrete, i akuzuari do arrestohet qoftê ai serb, rus, shqiptar apo i cilitdo shtet perveç amerikan jo.
PS/ Nëse dosjet e ngritura nga Serbia kundër 4 çlirimtarëve tanë janë të fabrikuara e te rrejshme, ata do të shpalen ete pafajshëm, gjë që unê jam i bindur ne pafajsinë e tyre. Disa trima milionera, mos të më shesin mend mue për patriotizmin e tyre, se nuk më aforhen as te thembrat e mia.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu