Kreu Blog Faqe 1305

Nesër, me 11 qershor, në Katedralen “Zonja ndihmëtare” të Prizrenit, organizohet konferencë shkencore ndërkombëtare

0

Shkruan Fadil Bytyçi, Prizren 

  • Në Katedralen “Zonja ndihmëtare” në Prizren organizohet të shtunën 
  • Konferenca  Shkencore Ndërkombëtare për Hulumtimet Arkeologjike në kompleksin e saj. 

___

Të shtunën duke filluar nga ora 11, në Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren do të mbahet Konferenca Shkencore me temen “Katedralja e Prizrenit ndër shekuj nga Krishterimi i hershem e deri me sot”  me një fokus të veqant në rezultatet e hulumtimeve arkeologjike të realizuara brenda kompleksit të kësaj katedrale gjat viteve 2019-2021. 

Sipas organizatorëve, në këtë konferencë do të marrin pjesë me punimet e tyre një numër i konsiderueshem hulumtuesish shkencorë  të historisë dhe arkeologjisë për të vënë në pah më të rejat e gjetura që ndërlidhen më këtë katëdrale e cila dëshmon për një kontinuitet të ekzistimit të saj që nga periudha e paleokristianizmit e deri me sot. Krhas hulumtuesve shekncorë, në këtë konferencë pritet të marrin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani, Ministri i Kulture, z.Hajrullaj Çeku, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishinë, shkelqësia e Tij, Imzot Dodë Gjergji, Dr.Don Shan Zefi, Vikar  gjeneral i Dioqezes Prizren-Prishtinë, strukturat udhëheqëse të komunës së Prizrenit dhe udhëheqës të institucioneve shkencore të Republikës së Kosovës. 

Disa nga rezultatet shkencore të hulumtimeve arkeologjike dhe historiografike do ti prezentojnë një numër i konsiderueshem punonjës të shkencave përkatëse, duke e trajtuar problemin në gjërsi dhe thellësi të mendimit shkencor. 

Është paralajmruar se në këtë konferencë do marrin pjesë edhe shumë adhurues të historisë, relegjionit dhe arkeologjisë ku pritet të dalin në dritë të dhëna që flasin për vazhdimësinë tonë etnike nga Antika e vonë e deri me sot. 

Sokratët e kohës moderne, vrasin vlerat kombëtare

1
Afrim Caka, Gjakovë
____
Çfarë është filozofia e keyqëzimeve si doktrinë, e cila midis mbeturinave përbën nevojën për shkatërrim, që goditën dhe varfëruan edhe shtetin… Koha dridhet e përdridhet! Cila qe kjo e vërtetë? Cila qe bërthama e kësaj teorie kryqëzimesh? Cilatë qenë kryqëzimet nga ku buronin energjitë për të themeluar dhe shpërbërë vlerat kombëtare?
Politkanët e vlerave të vdekura, siç i pamë, u zhvilluan pas luftës kundër shtyllave të shoqërisë duke qenë në shërbim të oligarkëve. Zakonisht këtu hyjnë sidomos ata, kompetenca e të cilëve përfshin drejtimin e administratës së oligarkëve “të punëve të shtetit dhe të partisë” dhe komponenti politik këtu është para sëgjithash detyra për ruajtjen privilegjeve në vend, pra ruajtja e raporteve ekzistuese të sundimit duke krijuar “qeveri në mjegull dhe destabilitet”.
Kryqëzime mbeturinash politike fshijnë, cilësitë e mira kombëtare, qofshin ato edhe historike, për të ndryshar rrënjësisht etikë tonë tek i cili energjia fizike e shpirtërore është dobësuar shumë. Gjuha e tyre, gjuha e vepres së urrejtjes që prezentojnë dhe akoma mundohen të ringjallinë të shkuarat e tyre, është një kryqëzim e Mesjetës së vonë, me shumë ndikime provincializmash “mesjetar” në ndërtimin e mafisë ashtu edhe në vepra.
Ky është shteti i aprovuar nga disa politikanë primitivë nga një çasje kundër shqiptare. Ky mundë të jetë shteti që e keni ndërtuar vet. Ose njëfar shteti që i justifikojnë rrogat e juaja që i vjenë erë…. jo shteti që aspiroj unë dhe shokët e mi! Këtë lloj shteti që bënë sehirë para krimit i cili quhet korrupsioni i pangimë, që po na merrë frymën dhe varfëruan një popull të tërë. Sa krime korruptive duhet konsumuar në deceniet e fundit që gjithë ju të opozitës mundohen të lëvizin makinerin e tyre të ndryshkuar.
Në Dardani sundonte pasiguria. Për këtë pasiguri ish politikanët kanë moral të na flasin për çështjen kombëtare. Siç ndodhë rëndom në botë me politikanët “human dhe të mirë”. Por ka politikanë në Dardani që nuk e meritojnë të quhen të tillë. Vdekja e vlarave preku edhe kohën pasigurisë, si një kumt ogurzi kundër lirisë, kjo rrugë e shtruar nga shumë rimohues shqiptar, të kthyer në …… dhe tepër të afërt për çmitizuesit e djeshëm vendas.
Kamë deshirë që t’ju ndimojë që të mosë kenë shumë kritika. Shoqërinë shqiptare në Dardani, Shqipëri, Ilirid e kanë mbisunduar vlerat e rrejshme, profesorët e rrejshëm, hoxhallarët, imamët e rrejshëm, politikanë hajdutë dhe kjo shoqëri ka problem me vetëveten. Kjo është fyerja më e madhe që i bëhet kombit shqiptar. E ne përpiqemi sikur nuk i kuptojmë. Dardania ndodhet sot nivelin më të keq të ndotjes morale që ka njohur ndonjëherë kombi ynë…
Ka 20 vite që kombi shqiptar me shpres dhe me besim të madh, kërkoi që të ndërronte rrjedhën e historisë së vet duke u përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie moderne dhe sipas parimeve që ata besuan se do të ishin frytdhënës për ata dhe për brezat e ardhshëm. Mirpo, mbas dështimit të përplotë e të pakthyeshëm të ideologjisë korruptive, shqiptarët kanë dështuar edhe me përpjekjen e tyre për të ndërtuar një shoqëri të pakorruptuar, që sipas mashtruesve të parisë dhe anëtarëve të tyre, do të ishte demokratike me një kancer malinjë.
Dështimi i këtij projekti eksprimental ishte i garantuar sepse kjo nuk ka funksionuar kund. Ka vetëm një rrugë në kohën tonë e cila garanton lirinë, nderin dhe sigurinë. Kjo është rruga e ndërtimit të shtet-kombit të mbeshtetur e të ngritur mbi një familje të shëndoshë, me një komb me moral, vlerav dhe identitet të fortë, dhe me një shtet që mbron interesat kombëtare, krijon siguri e garanton të ardhmen e kombit. Vetëm këtë rrugë nuk e kemi ndjekur ne shqiptarët.
Ky frymëzim, në këtë gërmadhë politike zgjati shumë! Kështu pra, nuk është zor të kuptosh shkakun pse gjatë sundimit të filozofisë së tyre e cila e kishte rrugën e saj të shtruar, më shumë se çdo sundimtarë tjetër në Dardaninë tonë të plagosur. Është, dekompozim i llojeve psikologjike. Si mund të humbin shpejtë vlerat kombëtare të trashëguara të cilat duan shekuj për t’u formuar. Faktori kryesor i rënies së ndonjë vlere është dobësimi i karakterit. Simptomat e dekadencës që vëmë re te politikanët tanë është dobësimi i karakterit të tij. Zhvillimi i egoizmit. Dobësimi i iniciativës e vullnetit. Dobësimi i karakterit dhe moralitetit.
Antivlerat ishin më të mëdha… Këta ishin mbretëria e vdekjes së vlerave dhe deshrojnë të marrin çdo gjë!”. Populli ynë nuk mund t’i ndryshon idetë dhe dogmat e tyre po qe se nuk janë të detyruar që të ndryshojnë qytetërimin e tyre. Ne tashmë e dimë se ecuria e ndonjë vlere rrjedh kryesisht nga karakteri familjar d.m.th. shoqërorë. Ajo epokë frymëzimi ishte e vetmja epokë ku të bërit filozofi me vdekjen kur kundërshtimi i pikpamjeve të tyre nuk mund të durohet më… Dogmat qëndrojnë vetëm me kusht që të mungojë kritika.
Vrasja fantazëm shikon gjithçka dhe vretë çdo gjë… Ishin dhe do të mbetën të përkryer për vrasjet e vlerave kombëtare. Sjellin vlera të vjetra me bollëk dhe nuk largohen si një ëndërr e keqe nga politika. Sikur ky ekipë nuk do të kapitullonte nga sistemi i tyre politik i asaj kohe… Si pasojë e shoqërimit të ideve, vdekja e vlerave kombetare në këto dy decenietë e pas luftës nuk ka asnjë rezervë të caktuar të nocioneve filozofike nënmesatare e cila i bën ata shumë të ngjashëm në dogma, mendime e në veprime të ideve të vjetra të cilat akoma nuk e kanë humbur ndikimin e të bërit filozofi. Këta nuk pyesin më, i është rexhur lëkura.
Cilat janë mënyrat e shfaqjes absolute të pasigurisë? Njëra është e njohur për të gjithë dhe për shumë politikanë. Sepse atëherë për votuesin vlejnë fjalët:
“Mbani parasysh, djalli është i moçëm, prandaj rrituni për ta kuptuar vdekjen e vlerave kombëtare”.
Sigurisht, asgjë nga kjo nuk nënkupton që i gjithë të bërit filozofi “vrastare” mendësia e ngushtë e shqiptarit që sheh me dyshim atdheun dhe e trajtuan si të plaçkë tregu. Pjesa më e madhe e tyre janë fanatik, dogmatik dhe krejtësisht të gabuar. Nëse gjykimet e tyre për çështjet e vlerave reale shtrembërohen nga paragjykimet, ky paragjykim ka të ngjarë të deformojnë eksprimentet mendore gjithashtu. Dhe duke mos e pasur këtë vetëdije politike, sepse origjima e tyre nuk kanë lidhje me shqiptarët, por me perandoritë e ndryshme, mbeturinat të të cilave janë, këta luftojnë me çdo mënyrë e me çdo mjet për me ndotë historinë tonë.

Edi Rama, shqiptari i papjekur që do t’i pajtojë Shqiptarët me Serbët!

0
Ahmet Asani
Duke lexuar sot një artikull per angazhimin e Edi Rames rreth idesë së pajtimit të shqiptareve me serbët nepermjet projektit të Ballkanisë, mu kujtua një artikull i një reviste e emigracionit kroat e vitit 81, me titull: “AZEM VLLASI, NEZRELI ALBANAC KOJI HOÇE DA POMIRI SRBE I ALBANCE! (Azem Vllasi, ky shqiptar i papjekur i cili do t’i pajtojë serbët dhe shqiptarët)!
▪︎ Në brendi të shkrimit artikullshkruesi i drejtohej Azem Vllasit edhe me këto fjalë: “Azem Vllasi, kukala ti majka, ne možeš spasiti svoj narod, a želiš spasiti Jugoslaviju…” (Azem Vllasi të qajtë nana, nuk po mundesh me shpëtu popullin tand, e do me shpëtu Jugosllavinë…”)!
▪︎ Edhe Edi Rama, nuk eshte ne gjendje ta shpetoj Shqiperinë nga duhmat ekstremiste monisto-komuniste e ato islamisto-isiste, nga varferia e ikja e rinise ne emigracion dhe shih ti sikur një axhami, merret me punêt që nuk i di!

Reportazh i gazetarit Arif Ejupi me rastin e katër vjetorit të vdekjes së papritur të legjendës Fadil Vokrri

0

Fadil Vokrri ishte dhe mbetet emblemë Lavdi dhe Krenari e futbollit Shqiptar

Vdekja e parakohshme e Fadil Vokrrit, kryetar i Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës,është pritur kudo me dhembje dhe pikëllim të thellë.

Vokrri lindi më 23 qershor 1960 në Podujevë. Origjina e familjes së tij është nga fshati Sfeqël i kësaj komune. Rizahu, gjyshi i Fadilit njihej në gjithë Llapin si njeri i urtë e arsimdashës.

Në mënyrë që katër djemtë e tij Bejtullahu, Abdullahu, Selatini dhe Muhameti, të kenë një jetë më të lehtë dhe më të begatët ai me familjen e tij të ngushtë në fillim të viteve të 50-ta largohet nga Sfeqla dhe vendoset në qytezën e Podujevës.

Me gjithë vështirësitë e shumta të asaj periudhe djem dhe vajza të kësaj familje tregohen mjaft të suksesshëm si në edukim ashtu edhe në sport.

Abdullahu, babai i Fadil Vokrrit, është njëri nga pedagogët e parë në Llap. Ai së bashku me Nexhmi Sejdiun, Ramadan Salihun, Nazmi Rrahmanin, Murat Blakun, Kadrush Ramën dhe intelektualë të tjerë të kohës konsiderohen edhe si themelues të gjimnazit të përgjithshëm “8 Nëntori” të Podujevës.

Një kohë të gjatë ai punoi si redaktor dhe drejtor i Entit të Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës. Tani ky institucion i Arsimit dhe Shkencës,njihet si“Libri Shkollor i Republikës së Kosovës”

Pas dëbimit të Serbisë nga Kosova ,Abdullahu ndihmë të jashtëzakonshme dha edhe si ligjërues i lëndës së Pedagogjisë, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Kosovës.

Ai gjithashtu la pas vetes edhe dhjetëra vepra mbi Shkollat dhe Arsimin në Kosovë.

Krahas punës edukative Abdullah Vokrri shquhej edhe si futbollist, i cili mbi një dekadë luajti në Llapin e Podujevës,së bashku me humoristin e njohur Fitim Domi-Mixha Ramë.
Rrugën e tij e ndoqën edhe dy vëllezërit e tij më të rinj Selatin dhe Muhamet Vokrri.

Selatini në pozitën e qendërsulmuesit me lojën e tij të bukur gjatë e mbajti Llapin në grupin e skuadrave më të mira të Kosovës.

Në periudhën kur Vëllazërimi i Gjakovës, zhvillonte gara në Ligën e Dytë Futbollistike të ish-Jugosllavisë, grupi i Lindjes, Selatin Vokrri dhe Luan Vokshi, si lojtarë perspektivë të këtij ekipi lakmoheshin nga skuadra të njohura dhe me renome të futbollit jugosllav.

Arsyeja që Selatini refuzonte çdo ofertë të klubeve jashtë Kosovës, qëndronte në faktin se ai ishte dënuar nga regjimi i atëhershëm jugosllav për pjesëmarrje në demonstratat e 68-ës.

Në popull këto demonstrata njiheshin edhe si demonstrata për Flamur e Universitet në Gjuhën Shqipe. Prandaj me të drejtë ai druante edhe kurdisjen e ndonjë procesi të montuar politikë.

I pathyeshëm në mbrojtjen e Llapit u tregua edhe Muhamet Vokrri, i cili dydhjetvjeçarë të plotë u solli adhuruesve të këtij ekipi momente gëzime e hareje.

Ai për kohën pa mëdyshje ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Kosovës.

Vëllezërit Selatin dhe Muhamet Vokrri, po ashtu u dalluan me punën e tyre të mirë prej mësimdhënësi në shkollën ”Naim Frashëri” të Podujevës.

Famën e kësaj familje pedagogësh dhe futbollistësh të dalluar e ngriti në zenit Fadil Vokrri,i cili në moshën 17 vjeçare debutoi vrullshëm në njëmbëdhjetëshin e parë të KF“Llapi“atëbotë anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.

Vokrri së bashku me axhën e tij Selatinin, dhe dajën Emin Simnica, si dhe me mesfushorët Shukri Shabani e Basri Muçolli përbënin sulmin më efikas të kësaj lige.

Falë lojës së mrekullueshme të Fadilit ende fëmijë Llapi ua prishte llogarit edhe skuadrave si: KF“Liria”të Prizrenit, KF”Vëllazërimi” të Gjakovës, KF“Budiçnost”të Pejës, KF”Cervena Zvezda”të Gjilanit, KF”Ramiz Sadiku të Prishtinës, KF“Kek-u”të Kastriotit,ekipe këto në periudha të ndryshme kohore anëtare të Ligës së Dytë të ish-Jugosllavisë në futboll.

Pakkush mund të besojë edhe një të vërtetë tjetër që Fadil Vokrri, krahas suksesit në fushatë e futbollit ishte i suksesshëm edhe në mësime.

Ai në shtator të vitit 1974 u regjistrua në gjimnazin e atëhershëm“8 Nëntori”të Podujevës, të cilin e kreu në qershor të vitit1978 me sukses të shkëlqyeshëm.

Fadili posedonte si virtyt të rrallë modestinë që vështirë e gjeje tek të tjerët. Ai vazhdimisht kohën e lirë e ndante me shokët dhe shoqet e tij të fëmijërisë si: Xhevrije Shalën-Bajgorën, Nurije Toplicën, Minire Demirin, Lule Muçollin, Astrije Blakçorin, Besim Hotin, Nehat Gashin, Bajram Havollin, Behxhet Blakçorin, Muhamet Hoxhën, Ibrahim Gashin, Sami Xheladinin, Bislim Selmanin, Hizdri Demirin, Rifat Sylën, etj,

Paharruar për asnjë çast respektin dhe mirësjelljen edhe ndaj shokëve të tjerë të gjeneratës.

Katër vite aq sa edhe luajti në KF”Llapi”të Podujevës, të shtunat dhe të dilet e gjithë rinia e Llapit papërjashtuar edhe të moshuarit si: Sherif Hajdari, Xhafer Meta, Jetish Rekaliu, Halil dhe Ibrahim Demiri, Ejup e Alush Bekteshi, Sylejman Babatinca, Bejtullah Tahiri, vëllezërit Sylejman dhe Ajvaz Demiri etj, i duartrokitnin lojës së bukur e plotë aksione të Fadil Vokrrit.

Fadil Vokrri rrezik i përhershëm për portat kundërshtare

Tepër vështirë është që të përshkruhen lëvizjet e shpejta vetëtimë të Vokrrit, dhe shmangia me  aq mjeshtëri e mbrojtësve kundërshtarë. Këto paraqitje të shkëlqyera të tij në skuadrën e Llapit, joshën udhëheqësit e KF“Kek-u”(ish-Obiliqi i Kosovës)që në radhët e veta të angazhojnë Fadil Vokrrin, duke i siguruar edhe punë në Administratën e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Fadili këtu qëndron vetëm tre-katër muaj dhe rikthehet në Llapin e hapave të tij të parë,ngase kjo skuadër pas shumë viteve gara në Ligën e Parë të Kosovës, rrezikonte rënien në rangë më të ultë.

Rikthimi i Fadilit në Llap siguron mbetjen e skuadrës në mesin e më të mirëve të Kosovës.

Ai përveç golave të bukur krijonte edhe spektakël të vërtetë me driblimet e tij të papara, duke na dhuruar gëzim dhe kënaqësi të veçantë.

Në momentin kur KF”Llapi”zgjodhi problemin e qendërsulmuesit me Luan Salihun-Lulin, pa ndonjë brengë të madhe për të ardhmen e klubit të tij të fëmijërisë Fadili vendos të kalojë në KF“Prishtina, e cila ato vite me tërë potencialin që kishte synonte inkuadrimin në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllavisë.

Vokrri së bashku me bashkëlojtarët e tij gjatë viteve të 80-ta stadiumin e qytetit në Prishtinë e ktheu në vendin më të preferuar të rinisë shqiptare.

Në katër anët e stadiumit dëgjohej kënga“Besa-Besë”e përcjell me daulle e surle. Kjo atmosferë e paparë festive bartej edhe jashtë stadiumit.

Kremtja e fitoreve të Prishtinës, vazhdonte deri në orët e vona të natës. Fadilit kjo përkrahje e pakursyer e tifozërisë së zjarrtë të Prishtinës, sikur i jepte forcë e kurajë. Ai asnjëherë nuk ndiente lodhje. Në ndeshjet e radhës kthehej me energji të ripërtërira dhe tejet i disponuar për lojë.

Atij edhe pse i viheshin pas dy-tre mbrojtës kundërshtarë nuk e ndalnin dot. Bile herë-herë ata tejkalonin edhe rregullat e lojës, duke startuar ndaj tij brutalisht.

Mirëpo,Vokrri me energjitë e tij të pashtershme sa hap e mbyll sytë aftësohej për vazhdimin e lojës.

Të gjithë i kalonte me lehtësi të paimagjinuar. Ai ishte në gjendje të shënojë nga çdo pozitë.

Në periudhën kur Prishtina bënte gara në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë, në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë ai në 84 ndeshje aq edhe sa luajti i detyroi portierët kundërshtarë që nga rrjetat e tyre të nxjerrin topin hiç më pak se33herë.

Falë lojës së tij brilante Prishtina më 1983 pas një pritje prej 10 vjetësh inkuadrohet në elitën e futbollit jugosllav në të ashtuquajturën Ligë e Parë Federative e Jugosllavisë.

Kjo Ligë pa diskutim ishte nga më të fortat jo vetëm në ish-Jugosllavi por edhe në Evropë.

Vokrri edhe këtu tregohet i suksesshëm. Në asnjë mënyrë nuk mbetet nën hijen e sulmuesve me emër si: Dragan Xhaiq, Dushan Bajeviq, Vahid Halilhoxhiq, Zlatko Kranjçar, Safet Sushiq, Nenad Bjekoviq, Zlatko Vujoviq, Dejan Saviçeviq etj.

Ai në 88 paraqitje me fanellën e Prishtinës, shënoi 22 gola duke mposhtur portierë të kalibrit si: Stojiq, Omeroviq, Pudar, Kataliniq, Ivkoviq, Janjush, Panteliq etj.

Më 1984 selektori i atëhershëm i reprezentacionit të ish-Jugosllavisë, Milosh Milutinoviq, duke parë formën e shkëlqyer të Fadil Vokrrit e fton atë, dhe e aktivizon në 11-shin e parë të kësaj skuadre.

Përveç Fadilit kjo ftesë i gëzoi të gjithë,sepse ai ishte shqiptari i parë nga Kosova që luajti në një reprezentacion kaq të fortë,të futbollit,siç ishte ai i Jugosllavisë.

Me këtë përfaqësuese Fadil Vokrri zhvilloi 12 ndeshje dhe shënoi 6 gola. Po më 1984 Vokrri ishte bartës i flamurit në Lojërat Olimpike Dimërore të mbajtura në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Meqenëse ai vazhdonte me formën e tij të shkëlqyeshme Klube të mëdha si Dinamo e Zagrebit, Hajduku i Splitit, Partizani i Beogradit, madje edhe skuadra të njohura jashtë Jugosllavisë, si Juventus i Torinos u vunë në garë për ta sjellë në radhët e veta.

Sigurt që sikur të mos paraqiste problem shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Armatën e ish-Jugosllavisë, Vokrri do të shkonte tek gjiganti i njohur italian Juventus.

Pas shumë hamendjesh ai më 1986 kalon tek Partizani i Beogradit, kampion i disahershëm i
Jugosllavisë. Edhe pse i gjendur në një ambient dhe situatë të rëndë Vokrri manifeston në mënyrën
më të mirë aftësitë e tij prej futbolliti me emër.

Vokrri, në Partizan luajti 27 ndeshje dhe shënoi 13 gola. Ata që e jetuan këtë periudhë e dinë fare
mirë se në çfarë konkurrence shpallej futbollisti i vitit në ish-Jugosllavi.

Edhe pse në konkurrencë të denjë epiteti i më të mirit më 1987 iu dha legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri, qërdërsulmues i KFPartizan të Beogradit.

Fadili ishte mjaft intelegjent dhe me shumë vëmendje përcillte e analizonte rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë, dhe ish-Jugosllavi.

Ai duke hetuar përshkallëzimin e situatës pazhurmë më 1989 largohet nga Partizani dhe kalon në FC “NIMES OLYMPIQUE”të Francës.

Këtu qëndron një vit duke treguar formë të mirë dhe lojë të shkëlqyer. Fadili me natyrën e tij të butë e gjithnjë modest kudo bënte shokë e miq.

Disa mërgimtarë tanë në Gjenevë, duke rrëfyer dhembjen e tyre për vdekjen e hershme të Vokrrit, tregojnë se disaherë në mënyrë të organizuar kanë shkuar në Nimes të Francës, për ta përkrahur idhullin e tyre Fadil Vokrri.

Më 1990 Vokrri mbrrin kulmin e karrierës së tij duke kaluar tek Fenerbahçe e Turqisë, e cila përveç sukseseve në vendin e saj ka shënuar arritje edhe në arenën ndërkombëtare.

Pas përfundimit të Kampionatit të Turqisë në fund të vitit 1992 Vokrri rikthehet në Francë.

Meqë jetën e shihte të mangët pa futbollin nis të luajë në FC ”Bourges 18“ dhe më vonë në FC “Montluçon”të regjionit Auvergne—Rhone-Alpes të Francës, ku edhe e përfundon kerrierën e tij prej futbollisti ikonë e futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar.

Edhe pse e kishte të rregulluar qëndrimin në Francë, pas përfundimit të luftës ai kthehet së bashku me familjen e tij në Kosovë, me dëshirën e vetme që të kontribuojë në zhvillimin dhe masovisimin e futbollit shqiptar.

Fillimisht e kryen funksionin e Drejtorit ekzekutiv në ish-Klubin e tij KF”Prishtina”Kurse më 2008 persona që njihnin në thelb profesionalizmin e Fadil Vokrrit, këmbëngulin që ai të marrë timonin e Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës.

Fadili edhe pse i vetdijshëm që kjo pozitë kërkon punë dhe angazhim pranon drejtimin e kësaj Federate. Menjëherë nis rikonstruktimin e brendshëm të saj duke emëruar njerëz kompetentë në pozitat e lëna gjatë bosh. Pastaj pandërprerë lobon për anëtarësimin e Kosovës në instancat më të larta të Futbollit botëror dhe atij evropian.

Fadil Vokrri në cilësinë e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës, disaherë vizitoi Zvicrën, ku i shoqëruar nga Z.Naim Malaj, ish-Ambasador i vendit tonë në Bernë të Zvicrës, bëri takime  pune me Josef Sepp Blatter, president i FIFA-s.

Malaj plot nostalgji dhe emocin kujton këto takime, duke thënë që Vokrri,ishte njeri i dialogut dhe mirëkuptimit. Ai si i tillë gëzonte respekt të veçantë tek Blatter dhe Platini, i pari president i FIFA-s, kurse i dyti i UEFA-s.


Pamja nga takimi i ambasadorit Malaj  dhe z. Josef Sepp Blatter president i FIFA-s me legjendën e futbollit Fadil Vokrri

Malaj, shpjegon deri në detaje bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Fadil Vokrrin. Ndër të tjera kujton edhe takimin e vitit 2013, kur ai dhe Vokrri u pritën përzemërsisht në selin e FIFA-së në Cyrih të Zvicrës, nga Presidenti i atëhershëm i kësaj organizate Blatter.

Me këtë rast thotë Malaj, kryetari i Federatës së Futbollit tonë z.Vokrri ofroi argumente të bazuara në prova që Kosova, duhet të jetë pjestare e 211-të e këtij mekanizmi të rëndsishëm të futbollit botëror.

Në mënyrë që të zbuten reagimet e Serbisë dhe aleatve të saj fillimisht antarsimit të Kosovës në UEFA DHE FIFA, i parapriu e drejta e zhvillimit të ndeshjeve miqësore.

Kyfarë statusi as mish e as peshk nuk i pëlqeu gjithëaq Vokrrit. Ai nga frika që kjo e drejtë e kufizuar mund të vazhdojë në kohë të pacaktuar intensifikoi tekimet me krerët udhëheqës të këtyre dy institucioneve elitë në Evropë dhe Botë.

Ëndërra e kahëmotshme e Vokrrit u plotësua kur nga ky status i përkohshëm u kalua në atë të rregullt. Kështu Federata e Futbollit të Republikës së Kosovës, e drejtuar plot një dekadë nga Fadil Vokrri, përmbushi me sukses objektivat e saj.

Vdekja e fshehtë dhe tinzare e mori shumëherët Vokrrin, cili ishte në kryrje të mandatit të tretë si Kryetar i Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës.

Konstatim i të gjithëve është që prirjet për lojën dhunti nga Zoti, Fadil Vokrri i shfrytëzoi maksimalisht, duke vënë gjithçka në të mirën e futbollit të Kosovës.

Andaj, emërtimi i stadiumit të Prishtinës me emërin e tij as që duhet të diskutohet, por duhet të krijohet edhe ndonjë çmim prestigjioz dhe me vlerë me emrin e tij, me çfarë i bëhet nder i posaçëm Kosovës dhe sportit shqiptar në përgjithësi.

Kujtimi për Fadil Vokrrin do të jetojë prore! Fadil të qoftë i lehtë dhèu i Kosovës,të cilën e prezantove kudo në mënyrën më të mirë të mundshme!

Kryeministri Kurti priti me nderime të larta Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz

0

Me nderime të larta dhe ceremoni shtetërore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Fillimisht, dy liderët u takuan vetëm, pastaj vazhduan takimin me dy delegacionet.

Kryeministri Kurti e falënderoi dhe shprehu kënaqësinë që për herë të parë në 14 vitet e pavarësisë së Kosovës një kancelar gjerman vizitoi Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Përveçse vizitë historike, kryeministri Kurti tha se kancelari erdhi në Kosovë në një moment vendimtar për Evropën dhe për rajonin.

Ai rikujtoi 10 qershorin e para 23 vjetëve, kur mbështetja e fortë e Gjermanisë dhe 18 vendeve të tjera anëtare të NATO-s solli çlirimin e vendit tonë nga një regjim vrasës që kryente gjenocid. Për këtë solidaritet, kryeministri Kurti tha se ishim dhe mbetemi përjetë mirënjohës.

Biseduan për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve që janë të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë dhe me mërgatën e madhe të Kosovës që jeton në Gjermani.

Kryeministri Kurti e siguroi kancelarin se Kosova dhe qeveria janë një partner i besueshëm dhe konstruktiv, veçanërisht në çështjet e dialogut të vazhdueshëm me Beogradin. Përkundër pengesave që na paraqiten për progres në dialog ne me mirëbesim i çojmë përpara iniciativat që Serbia i bllokon shpesh, tha kryeministri Kurti.

Ai kërkoi nga Kancelari mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërkaq, duke vërë theksin te rëndësia dhe nevoja urgjente për anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, kryeministri tha se mirëpret rolin vendimtar të Gjermanisë në mbështetje të aplikimit.

Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri tha se Qeveria e Kosovës nuk mbështetë nisma rajonale ku nuk është i përfshirë Bashkimi Evropian. Ai ritheksoi mbështetjen për Procesin e Berlinit dhe u shpreh mirënjohës për përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re.

Kancelari Scholz nënvizoi përkrahjen e qartë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në bashkërendim të vazhdueshëm përgjatë procesit. Ai inkurajoi kryeministrin për progres në dialogun me Serbinë dhe theksoi përkrahjen dhe përkushtimin e Gjermanisë deri në arritjen e një marrëveshjeje që do ta rregullonte edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

Presidentja Osmani takoi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis: Kosova dhe Greqia intensifikojnë raportet bilaterale

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -Sadriu, është pritur sot në takim nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).

Në takim me nikoqirin e Samitit të SEECP-sw, kryeministrin Mitsotakis, Presidentja Osmani ka vlerësuar ngritjen e vazhdueshme të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe takimet e shtuara në mes liderëve të dy vendeve tona. “Ekonomia, tregtia e turizmi janë disa nga fushat më të rëndësishme në fokus të bashkëpunimit kosovaro-grek, për të cilat si krerë shtetëror po punojmë bashkërisht që t’i avancojmë, për t’i përafruar edhe më shumë dy popujt tanë dhe bizneset tona”, ka thënë Presidentja Osmani, duke përmendur gatishmërinë e Kosovës që t’i thellojë tutje marrëdhëniet me Greqinë.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Mitsotakis kanë biseduar edhe për luftën ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara karshi sfidimit të vlerave euro-atlantike. Presidentja Osmani ka nënvizuar nevojën për vëmendje të partnerëve euro-atlantik për rajonin tonë, sidomos ndaj veprimeve që kanë për qëllim të destabilizojnë stabilitetin dhe paqen e fituar me mund në rajonin tonë.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përmendur edhe bashkëpunimin në politikën e jashtme si vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, duke theksuar se mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe integrimi euro-atlantik, duhet të shihen edhe nga prizmi i sigurisë, sepse vetëm kështu mund të garantohet avancimi i demokracisë, të drejtave të njeriut, sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë.

“Open Ballkan” vazhdimësi e Ballkanisë!

0

Florim Zeqa 

Idea e Ballkanisë është ide e vjetër e Serbisë e cila për qëllim e ka bashkimin e serbëve ne një hapësirë gjeografike dhe shtrirjën e ndikimit të saj gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor. Ideja serbe e Ballkanisë u përhap në kohën e Dimitrie Tucoviqit dhe u vazhdua edhe në kohën e Jugosllavisë Titoiste të pasluftës së dytë botërore.

Ballkania ide e vjetër serbo-ruse

Mirëpo, për fatin e mirë të shqiptarëve të Kosovës, mospranimi i futjes nën ndikimin rus të ish lidershipit të shtetit jugosllav, tandemit Tito-Kardel, të cilët i refuzuan idetë staliniste për kooperativizimin e shtetit që drejtonin.

Kësisoji me largimin e ndikimit rus në Ballkan, në një mënyrë u neutralizua edhe ideja serbomadhe për Ballkaninë, gjë e cila shkoi në favorin e shqiptarëve në Ballkan, e në veçanti të shqiptarëve të Kosovës.

Pas refuzimit të ndikimit rus dhe hapjen e Jugosllavisë ndaj Perëndimit, Kosova dhe shqiptaret arritën prosperitetin më të madh në historinë e pushtimeve të gjata, duke u forcuar ekonomikisht dhe duke u avancuar juridiksht pas ndryshimeve Kushtetuese të vitit 1974, të cilat në masë të madhe e përafruan Kosovën me republikat tjera në ish federatën jugoosllave.

Dështimi i dytë i Ballkanisë

Aktualizimi i idesë serbe për Ballkaninë, ndodhi në periudhën e dytë të viteve të ’90-ta, saktësisht më 13.03.1997, përmes projektit të ‘simbollit të rezistencës’, Adem Demaçi i cili e hartoi planin 15 pikësh për Ballkaninë, si lidhje e tri shteteve: Kosovë, Mali të Zi dhe Serbisë.

Ishte kjo përpjekja e fundit e Serbisë në parandalimin e projektit të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi të plotë.

Mirëpo, për fatin e mirë të shqiptarëve të Kosovës, ky projekt jo vetëm që nuk u përkrah nga shumica e shqiptarëve, nuk u përkrahë as nga grupet e vogla të cilat ishin kundër projektit rugovian për pavarësinë e Kosovës.

Dështimi i projektit serb për krijesën e re të quajtur Ballkania, e përshpejtoi edhe fillimin e luftës në Kosovë.

Se sa serioz ishte asokohe plani i Serbisë për Ballkaninë, po e ilustroj me një shëmbull të thjeshtë dhe praktik. Në këtë periudhë kohore, ne shqiptarëve (mërgimtarëve) të Kosovës me pasaporta të ish Jugosllavisë, shteti italian na trajtonte si shtetas të Serbisë dhe Malit të Zi, duke na e vendosur në leje të qëndrimit (Permesso di Soggiorno), letërnjoftim dhe në kodin fiskal siglën “Serbia e Montenegro”!

Dështimi i tretë i Ballkansë, fitore e të gjithë shqiptarëve

Ideja e Ballkanit të Hapur (Ballkanisë), e filluar si “Mini-Shëngeni” i Ballkanit Perëndimorë në tetorin e vitit 2019, mes Aleksandër Vuçiqit, Zoran Zaevit dhe Edi Ramës, ësht pak më shumë sesa e ideja e Ballkanisë e inicuar nga Adem Demaçi në fillim të vitit 1997, pra, është më e zgjeruar në përmbajtje dhe më e sofistikuar si koncept politik politik.

“Open Ballkan” është nismë e Rusisë dhe Serbisë, e cila për qëllim fillestar ka shtrirjen e dominimit rus në Ballkan dhe gllabërimin e trojeve shqiptare nga Serbia si qëllim final.

“Open Ballkan” pa njohjen e Kosovës nga Serbia, pa u lëshuar në detaje të secilit aspekt veç e veç, do të jetë vdekjeprurës për pavarësinë e shtetit tonë.

Meqë është kështu, shtrohet pyetja logjike, pse ne shqiptarët duhet të nënshkruajmë aktin më shkatërrimtar të shtetit me dorën tonë?!

Përderisa ideatorët e Ballkanit të Hapur (Ballkanisë) bëjnë thirrje për anëtarësim të Kosovës dhe deklarohen për trajtimin e barabartë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, është pikërisht Kosova ajo që nuk është e barabartë në këtë nismë pa përmbylljen e shtetësisë së saj, përkatësisht pa njohjen nga Serbia, pa heqjen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe pa pranim si shtet sovran në OKB.

Përderisa të figurojë në Kushtetutën e Serbisë si pjesë integrale e saj dhe derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, Kosovës jo vetëm që nuk i bën mirë anëtarësimi në Ballkanin e Hapur (Ballkania), ajo do ta humbë kontrollin mbi territorin dhe do ta rrezikon seriozisht shtetësinë e saj. Ndryshe, dështimi i tretë i Ballkanisë (Open Ballkan) do të ishte fitore e të gjithë shqiptarëve.

Për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe dy kuislingët “shqiptarë”, të kohës sonë, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin

0

Sinan Kastrati, Suedi 

Pjesa e pestë (5) 

Nuk munda të vazhdoj për temat që i kisha paralajmërua por do të vazhdoj në numrat e ardshëm në Drini, për: 

*Përfundimin e vitit shkollor akademik në Malmö e pushimet verore e vjetore. 

*Po e mbyll edhe telefonin (celularin) me qepen 

*Nxënës e prindër, pushime të këndshme verore! 

*Suksese në mësime e shkollim! 

*Disa nga urimet e nxënësve dhe prindërve 

 

Sot është 10 qershori, dita kur u mblodhën burrat në Prizren, më 1878, me Abdullah bej Dume-Frashëri i njohur thjesht si Abdyl Frashëri (Frashër, 1839 – Stamboll, 23 tetor 1892). Abdyli ka qenë deputet shqiptar në Mexhlisin Osman (Mexhlis, Kuvend, Parlament), një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.  

Edhe për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit(1878) ka mendime të ndryshme rreth vendit (ndërtesës) ku është mbajtur Kuvendi. 

Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet se ka mendime se edhe në LSHP, kishte delegat ”murtat”, ”hafi”, njerëz të shitur, spiun të Turqisë, Greqisë e Sërbisë, të veshur me rroba hoxhallarësh e ”efendi”, si delegatë që mbronin interesat shqiptare. 

Këto dëshmi i gjejmë edhe në veprat letrare me temë historike të Sylejman Krasniqit nga Rahoveci ”Qielli i përflakur”)dhe një historian tjetër i cili përshkruan se si serbët nga Beogradi, krali i Sërbisë i dërgonte te familjet e njohura shqiptare (R. Abdyli, historian) nga shkaku që mos të hetohen. Ata natën vidhnin e vrisnin ndërsa përhapnin lajme se ushtarët e muhaxherët muhaxhirët 1*) po vjedhin e vrasin. E ata kishin ikur pikërisht nga dhuna serbe nga trojet e tyre, nga Nishi, Leskovci, Vranja. ”Muhaxhirët” kishin ikur, ata që kishin mundur me ndonjë boshqe (shami) me rroba të pakta e ndonjë copë bukë për fëmijë … 

Kënga “Të shtatë kralate rrehin telin”, këngë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Prizren, 10 qershor 1978

Unë mbaj mend tre përvjetor të mëdhenj të LSH të Prizrenit, të parin që u festua në Kosovë, më 1968, në 90 vjetorin e LSHP-së që u hap në Prizren med isa këngë të Lidhjes së Prizrenit, të kënduara nga Salih e Feriz Krasniqi dhe me një fjalë hyerëse të profesor Anton Çettës. 

Edhe më 1978, me rastin e 100 vjetorit që ishte ngjarja më e madhe që ishte mbajtur që ishte mbajtur ndonjëherë në Kosovë. Kjo, ishte hapi vendimtar që Kosova po ecën me vrap drejt Kosovës Republikë, Republikës së Pavarur. 

Edhe kësaj radhe, Manifestimi u hap në Prizren, para shtëpisë së Lidhjes me katër këngë për Lidhjen, të kënduara nga Salih e Feriz Krasniqi por tash, fjalën hyerëse do ta mbante Bahtir Sheholli. 

Natyrisht se unë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e shoh në dritën e Folklorit, Këngëve Popullorem, Poezive dhe përgjithësisht gjinive letrare. 

Dhe pas gjithë atyre ngjarjeve të mëdha historike që i paraprinë Çlirimit të Kosovës (12 Qershor 1999), ende nuk po mund të lirohem nga e kaluara, nga individë të cilët në emër të luftës e të çlirimit të Kosovës, punua kundër interesave ë Kosovës e të Shqipërisë natyrale. 

Të tillë janë Hashim Thaçi e Edi Rama. Të dytë pa ndërprerë kanë punua në shërbim të Serbisë e Rusisë. 

Hashim Thaçi me Vladimir Putinin . Ja si e dëgjon me vëmendje të madhe …?!

Fotografi e paparë e Edi Ramës, Baton Haxhiut dhe Lavrov në Moskë

Prandaj, është për keqardhje 2*) që edhe pas 23 vetëve çlirim (12 Qershori 1999, shtë dita e çlirimit të Kosovës) dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) ende një pjesë e partive të majta përkrahin Hashim Thaçin duke e krahasuar me Ismail Qemalin e Hasan Prishtinën, si dy nga figurat më të njohura atdhetare të gjysmës së parë të shekullit të kaluar. 

Sa është kjo e vërtetë dhe i përgjigjet realitetit tregon edhe puna e Hashimit, pasuria e Hashimit e mbi të gjitha …. Në dëm të Kosovës.  

Unë dua të tregoj një ngjarje se si një prind, ”babë”, u zunë me të birin, në Suedi. Baba e krahason Hashim Thaçin me Hasan Prishtinë e i biri ia kthen: Nëse Hashimi është si Hasani, kam me shkua te vorri (një përmendore e vogël në katundin Polac të Drenicës) e kam me e ujit (psh …). 

Pse e merr malli Edi Ramen kaq shumë për Hashim Thaçin?  

Sepse të dytë janë kuislingë 3*) 

Pakë nga të tjerët, për Edin e Hashimin 

” Dhe kur këta agjentë profesionistë me përvojë shumëvjeçare pune, e shohin se me çfarë viktimash të lehta kanë punë, atëherë u premtojnë atyre pasurim marramendës nga bashkëpunimi ekonomik, i cili gjoja do të lehtësohet totalisht nga heqja e pengesave burokratike kur të hyjë Kosova në Balkan Open. 

Më pas ata u ofrojnë agjentëve të rekrutuar nga Kosova që dëshmojnë më së shumti besnikëri, funksionet e drejtuesve të grupeve të ndryshme propagandistike, që punojnë për Sputnik-un rus me seli në Beograd dhe Shkup. 

Takime të shumta po zhvillohen këto ditë edhe në Maqedoninë e Veriut nën kujdesin e Ali Ahmetit. 

Edi Rama është … bashkëpunëtori më besnik i UDB-së, dëshmon edhe fakti se ai u organizon hashimistëve nga mbarë Kosova takime të panumërta me agjentët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, në të gjithë territorin e Shqipërisë. 

Natyrisht, agjentët serbë dhe rusë fillimisht u japin rekrutëve nga Kosova para xhepi për t’i mashtruar, e pastaj ua lajnë atyre trurin me sapun” marrë nga muri, faqja e facebookut të Lirim Gashit e të publikuara edhe në disa portale. 

“Lëvizje të dyshimta të Edi Ramës me agjentë sekretë serbë dhe rusë, ja si u zbulua tradhtari më i madh shqiptar”, Bota Sot 

Foto e vitit 1978/1979, si absovent fakulteti, në Prishtinë (E vetmja fotografi që ma ka ruajt nëna e ndjerë).

Por ajo që i dha vulën e mashtrimit e tradhëtisë, ishin protestat e veteranëv të rrejshëm e të paerkrahur nga PDK-ja e AAK-ja. 

“Pra, këta janë po të njëjtët njerëz, “veteranët” ndërh. imja) që menjëherë pas luftës, meritat e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga ushtria dhe policia gjenocidale serbe, fillimisht i kthyen në merita ekskluzive personale dhe menjëherë më pas në monopol personal mbi krimin e organizuar, korrupsionin dhe tregtinë me territore shteti”. 

Pse këta “veternanë” nuk protestojnë që Hashimit, Rexhepit, Kadriut e … Jakupit deri më tash iu paguan afro 10 milion euro? 

Dita e fundit e mësimit me nxënësit: Leona, Leoniti dhe Jusufin. Stenkulaskolan, Malmö, 8 qershor 2022

Me nxënësit: Ornela Tota, Elmira Berisha, Ergon Gashi, Rina Isaku, Ensar Berisha dhe Renis Lami Möllevonsskolan, Malmö, 9 qershor 2022

1*) MUHAXHIR m. bised. 

  1. Ai që largohet nga vendbanimi i tij, kur mbetet pa plëng e pa shtëpi (nga një fatkeqësi, nga përndjekjet etj.) dhe që vete në një vend tjetër për të kërkuar strehim e mbrojtje; refugjat. Turmat (karvanët) e muhaxhirëve. Iku si muhaxhir. U bënë muhaxhirë.
  2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Fshatarët muhaxhirë. Gratë muhaxhire.’                                                                                                                                                    Letër nga prindërit e Lejla dhe Lijana Thaçi-Familja Thaçi, Sorgenfriskolan.Malmö, 9 qershor 2022          

2*) KEQARDHJE f. 

Ndjenjë hidhërimi, dhembshurie e mëshire, që lind për dikë kur pëson një fatkeqësi ose kur ka një të metë trupore, mendore etj.; të ardhurit keq. Me keqardhje të thellë. Ndjenjë keqardhjeje. Shpreh keqardhjen. Ia tha me keqardhje. 

Me nxësit e vegjël të Möllevonsskolan: Viktor Oid, Liza Gjakova, Lejla e Lijana Thaçi, Malmö, 9 qershor 2022

3*) KUISLING m. 

  1. Ai që vihet në shërbim të pushtuesit dhe që bashkëpunon me të kundër lëvizjes nacional çlirimtare të popullit të vet, ai që tradhton popullin e vet dhe i shërben pushtuesit, tradhtar me damkë.
  2. Përd. mb. sipas kuptimit të emrit. Qeveri (ushtri) kuislinge.

Literatura ndihmëse: 

1) Lidhja e Prizrenit 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Lidhja_e_Prizrenit 

2) Kush ka qene kryetari i pare i Lidhjes se Prizrenit 

https://www.shqiperia.com/Kush-ka-qene-kryetari-i-pare-i-Lidhjes-se-Prizrenit.18467/ 

3) Lidhja shqiptare e Prizrenit (10 qershor 1878), Zejni S. Mazllami 

http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/lidhja-shqiptare-e-prizrenit-10-qershor-1878/#.YqLRzHZBw2w 

4) Abdyl Frashëri 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Abdyl_Frash%C3%ABri 

5) E VËRTETA E LIDHJESË SË PRIZRENIT – 1878 

http://shekulliagency.com/histori/e-verteta-e-lidhjese-se-prizrenit-1878/ 

6) “Ndreq e prish, prish e ndreq”, Drini.us, 8 Qershor 2022 

Ramadan Veliu 

https://drini.us/ndreq-e-prish-prish-e-ndreq/ 

7) “Lëvizje të dyshimta të Edi Ramës me agjentë sekretë serbë dhe rusë, ja si u zbulua tradhtari më i madh shqiptar” 

https://www.botasot.info/politika-lajme/1823141/levizje-te-dyshimta-te-edi-rames-me-agjente-sekrete-serbe-dhe-ruse-ja-si-u-zbulua-tradhtari-me-i-madh-shqiptar/ 

8) Rreth protestës së “veteranëve” që meritat e NATO-s për çlirimin e Kosovës nga ushtria dhe policia gjenocidale serbe, pas luftës ia lanë vetës! Drini.us, 7 Qershor 2022 

Ma autor Lirim Gashin 

https://drini.us/rreth-protestes-se-veteraneve-qe-meritat-e-nato-s-per-clirimin-e-kosoves-nga-ushtria-dhe-policia-gjenocidale-serbe-pas-luftes-ia-lane-vetes/ 

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi   

Malmö, 9 qershor 2022   

sinan.kastrati@hotmail.com  

Ish shefi i shtatmadhorisë serbe, gjenerali Dikoviq, thotë se ushtari serb herdokur do të kthehet në Kosovë!

0
Nga: Ramadan Veliu
PAJTIMI NË KAHJEN E GABUAR
Derisa gjenerali i Vuçiqit, ish shefi i shtatmadhorise serbe gjenerali Dikoviq, i akuzuar nga Natasha Kandiq po i pa procesuar nga “drejtesia” serbe, per vrasjen e mbi 1600 civilëve ne regjionin e Drenicës, ky kriminel monster, që mbrohet nga shteti serb, thotë me shumë bindje se ushtari serb herdokur do të kthehet ne Kosove dmth si pushtues, derisa në anën tjetër Vuçiqi betohet se me tërë qenien e tijë do të mundohet ta ruaj Kosovën si pjesë të Serbise, kurse shqiptarët si Ali Ahmeti shohin ëndrra për pajtim me serbët, kurse Edi Rama ju apelon shqiptarëve “t’i harrojnë rrëmujat e së ksluarës”
O tempora o mores!
Kur viktima kërkon pajtim, xhelati kërkon rikthim në ciklin e krimeve!…
Kur kryeministri shqiptar kërkon harrimin e krimit, presidenti serb betohet për rivendosjen e sundimit!…
Me një qasje të tillë të papërgjegjshme dhe mendjelehtë, duke demonstruar deshirë të papërmbajtshme për harrimin e së së kaluarës, procesin e pajtimit po e inicojmë në kahje të mbrapsht. Kërkesa për pajtim duhet të vijë nga fajtori, nga pala që ka bërë KRIME dhe JO nga pala e VIKTIMIZUAR!
Është ofendim për viktimat që ne t’u kërkojm shqiptarëve të harrojnë krimet, që ne të apelojmë për pajtim, kurse pala që mbanë autorësinë e krimeve më të tmerrshme, jo vetëm nuk pendohet por edhe na drejton kërcënime shumë serioze.
Kjo qasje senile shqiptare me amnezise të memories historike të shqiptarëve, gjeneralin serb dhe presidentin e tij i armatos me siguri për kthim të sërishëm në Kosove.
Çfarë të thuhet për këtë kontrast ekstrem qasjesh e pozicionimesh të dy taborreve shqiptaro serbe?!
Për këtë kakofoni deshirash e ëndrrash diametralisht të kundërta?!?
Do te thoja një naivitet EDIK ne vend të epik,
Jemi popull me amnezi totale, me kujtesë të fshirë, të lodhur nga “lashtësia” jonë pellazgjike…
Të mos ishte tragjike do të ishte shumë komike.
Kan være et bilde av 1 person og tekst

Dëshpërimi kosovar…

0

Arben Çokaj - gazetar Arben Çokaj

Heqja e kufijve mes shteteve të Ballkanit dhe liberalizimi i tregut në Ballkan, me 4 liritë themelore të lëvizjes (lëvizje e lirë e njerëzve – krahu i punës, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve), a i intereson Kosovës? Këtu konsiston edhe Ballkani i Hapur. 7 milion shqiptarëve në Ballkan, kjo u intereson padyshim, por Kosovës i intereson më shumë njohja nga Serbia se kjo. Me këtë, Kosova tregon dëshpërimin e saj. Nëse BE i thotë Serbisë “njih Kosovën, dhe eja e hyj në BE, se kushtet i ke plotësuar“, e ajo nuk pranon, presion më të madh se kaq, nuk besoj se mund t’i bësh Serbisë, vetëm me luftë.

Por kosovarët e dëshpëruar duan patjetër njohjen nga Serbia, sikur nuk mund të jetojnë pa të, dhe nuk lënë vend pa e përmendur këtë, edhe kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur. Kapen pas fijeve të barit, si i mbyturi. Aq sa i kërkojnë Ramës e Abazoviqit, ose “shpallni luftë Serbisë”, ose ne do u shpallim ju, non-grata e tradhëtarë.

Gabim i madh kosovar me e pa këtë çështje kështu, dhe mungesë e madhe e njohjes politike. Por i dëshpëruari e mendje-ngushti, synon të të marrë edhe ty me vete… siç po bëjnë kosovarët edhe në këtë rast. Po të ishte për Serbinë, Kosova nuk do bëhej shtet kurrë. Prandaj Kosova duhet të hapet me popujt e shtetet e tjera, që e njohin atë. Se po i rrinë me nofulla të ngrysura edhe Shqipërisë, që po ua tregon rrugën drejt lirisë.

Pra, nëse diskutojmë Ballkanin e Hapur, Kosova ka arsyet e saj pa arsye, që e kundërshton, jo është projekt rus e serb, jo është Jugosllavi e re, jo është Ballkaniadë etj. etj. Por kjo është vetëm një marrëveshje mes shteteve, që lehtëson mjaft mirë lëvizjen e lirë dhe liberalizon tregun, e nuk ka arsye të kundërshtohet, pasi prej saj përfitojnë popujt e Ballkanit, ndër ta edhe 7 million shqiptarë në Ballkan, ku hyjnë edhe kosovarët.

Por Kosova i ka disa lidera të paditur, që më parë e kam thënë mjaft banalisht, që mendojnë me lukth, me zhabë e me gushë, e jo me tru. Ashtu i ka edhe disa analista e banalista, se populli është i tillë, i trajtuar tepër keq për shekuj nga serbët e me arsye nuk ka besim te Serbia, vetëm se ushqehet me mallrat serbe, se sytë serbëve nuk don as me i pa. E ka zënë halli me Serbinë, se e ka aty në derë dhe i duhet të importojë mallra nga Serbia, me një Serbi që e ka pushtuar dhe është tallur keq me të për kohë të gjatë dhe frika e urrejtja kosovare janë ndjenjat më normale, që mund t’i ketë një popull në këto raste. Nuk ka dyshim për këtë.

Por si duhet të veprojnë politikanët e Kosovës, dhe shefi i shefave Albin Kurti e Prezidentja Osmani në këtë rast? Duhet të dalin përtej kësaj ndjenje, se e kanë për detyrë dhe të shohin interesin më të mirë të Kosovës. A u intereson atyre, popullit të Kosovës kjo lëvizje e lirë, si u intereson 5 shteteve të tjera të Ballkanit? Se janë mbyllë si miu në çark? Apo mos është kjo një lojë tjetër për “t’ia futur” Serbia Kosovës, siç ka bërë gjithmonë në histori?

Nëse Albini e Prezidentja mendojnë se Ballkasni i Hapur mund të mos i interesojë Kosovës, se nuk kanë besim te Serbia, dhe se populli i Kosovës në shumicë do ashtu, atëherë ashtu të veprojnë edhe nëse kjo është gabim. Mirë është të bëjnë sondazhe të sinqerta në popull, se me sa kam parë unë në diskutime me shokë e miq kosovarë, ata janë të bindur se Ballkani i Hapur është një gjë keqe për Kosovën e për Ballkanin. Por nuk është gjë e keqe se. Pra, nëse krijohet iluzioni se Ballkani i Hapur nuk bën, është i keq, atëherë edhe populli këtë perceptim do të ketë. Por nëse i tregohet popullit realiteti, ku konsiston Ballkani i Hapur realisht, ata do të kenë perceptim tjetër, padyshim.

E zëmë se Ballkani i Hapur është ide serbe, ok? Por jo çdo gjë serbe është e keqe, nuk hahet, se po ushqehet populli i Kosovës me ushqime serbe përditë, apo jo? A thua të këqia janë ushqimet serbe? Pse i hanë atëherë?

Merrni gjërat më lehtë, marrëveshja e Ballkanit të Hapur nuk është gogol, nuk është me të futme, janë 4 liri themelore, që synojnë liberalizimin e tregut në Ballkan dhe ato janë për mirë për popujt e Ballkanit. Po bëni zhurmë kot e pa kuptim, tallava!