Kreu Blog Faqe 1304

Kristina Kashari, një “yll” në ngjitje, koreografja shqiptare që po shkëlqen në Boston, fituese e kampionatit botëror të Dancit 

0

 

Intervistoi: Eneida Jaçaj Lamçe 

Një “yll” në ngjitje, me pritshmëri të larta, për të mbizotëruar skenën botërore, në Amerikën e largët! Një artiste profesioniste e kompletuar, një “diell i artë”, me rrezet e saj ndriçon veten dhe kombin, duke na përfaqësuar nga përtej oqeanit! Pas suksesit në Shqipëri, ëndrra e madhe si balerinë dhe koreografe po shpërthen me një energji të papërmbajtshme dhe çdo ditë po njeh arritje e profesionalizëm, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur “ëndrra e madhe” që mbartim në zemër, me shumë dashuri dhe pasion, shoqërohet me punë këmbëngulëse, vetëbesim dhe vetëvlerësim, do të sfidojë çdo pengesë dhe me shpejtësinë e erës do të bëhet realitet. E pamundura do të kthehet në të mundur! “Ëndrra e madhe”, si thembra e “Akilit”, nuk është më një ëndërr, por një realitet i prekshëm! Suksesi është triumfi dhe “shpata e Demokleut” për shqiptarët kudo që ndodhen, i cili vjen përmes punës dhe pasionit. Kristina Kashari, vetëm 23 vjeç, e re, e bukur, energjike, po triumfon me sukseset e saj si balerinë dhe koreografe në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse në moshe të re, Kristina ishte mjaft e suksesshme dhe profesionale edhe në Shqipëri, por t’i mbizotërosh skenës dhe tregut amerikan, është një arritje e madhe. Kristina u katapultua nga Shqipëria drejt Amerikës, atje ku konkurrenca dhe profesionalizmi është më i madh, si balerinë dhe koreografe, por puna këmbëngulëse, dashuria për artin, pasioni ka bërë që ajo të arrijë shumë në pak kohë, duke treguar se pritshmëritë do të jenë akoma më të mëdha në një të ardhme të afërt. Kristina është fituese e kampionatit më të madh botëror të dancit për dy vite rresht, 2019 dhe 2020. Në Shqipëri ishte balerinë profesioniste, ka kërcyer në videoklipe, koncerte, televiozione me këngëtarë, ku në disa prej tyre ka qenë dhe koreografe. Prej dy vitesh jeton në Boston, ku punon si menaxhere në një nga kompanitë më të mëdha të vendit “Boston Vip List”. Gjatë periudhës së pandemisë, ajo hapi kursin “Kristina online dance” dhe është bashkëpronare me një nga koreografët më të famshëm të Bostonit. Gjithashtu, Kristina bën modeling në Neë York dhe aktrim.  

-Përshëndetje Kristina! Më vjen vërtet mirë kur dëgjoj që të rinj shqiptarë gdhëndin në zemër ëndrra të mëdha, të cilat i realizojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej oqeanit, atje ku konkurrenca është akoma më e madhe. Në Shqipëri, ju keni qenë balerinë profesioniste, madje edhe koreografe, çfarë ju bëri të largoheni drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Boston? 

Përshëndetje! Është kënaqësi të intervistohem nga profesionistë si ju! Ju falenderoj! 

 Unë, në shtator, bëj 2 vite që kam ardhur në Amerikë. Arsyeja më e madhe që lashë Shqipërinë ishte “Të ndjek ëndrrën time”. Unë, në Shqipëri, isha shumë e realizuar profesionalisht, por ëndrra ime ndodhet këtu në USA, ndaj dhe unë e mora guximin e madh dhe sfidova veten. 

-Të uroj vërtet suksese në vazhdim! Sa e vështirë ka qenë për ju si balerinë apo koreografe, të katapultoheni nga Shqipëria drejt Bostonit, për t’u përshtatur me disiplinën, kushtet e punës, stilin profesional por edhe jetësor, në një vend të madh dhe me një treg konkurrues?  

Fillimisht kisha shumë vështirësi, sepse çdo gjë ishte ndryshe nga ajo që unë kisha mësuar ndër vite në Shqipëri. Duke filluar që nga disiplina e punës, bazat kryesore që më duheshin për të qenë koreografe profesioniste, mësimdhënia e shumë detaje të tjera. Por nuk u dorëzova! U aktivizova në klasa profesionale me koreografët më të mirë këtu në USA, për 2 muaj e kapa ritmin e tyre dhe tashmë jam një ndër ta. 

  -Cili është stili i punës i një koreografi në Amerikë, krahasuar me Shqipërinë? Ju gjeni ndonjë ndryshim të ri te jeta juaj profesionale aktuale, si koreografe në shtetin ku jetoni?  

Ndryshimi është shumë i madh, si nata me ditën do të thoja, por nëse punon fort dhe ke besim te vetja, asgjë nuk është e pamundur. Në krahasim me jetën artistike që unë bëja në Shqipëri, me këtë që bëj në USA, ndryshimi është shumë i madh. Nëse në Shqipëri do të punoja 5 orë ekstra që të mbaja nivelin profesional, këtu në Amerikë më duhet trefishi, pasi, siç e thatë edhe ju, këtu konkurrenca është shumë e madhe; ka shumë talente dhe duhet të punosh shumë fort për të pasur nivelin e lartë kompetitiv. 

-Sa mundësi ju ka dhënë Bostoni, shteti ku ju jetoni, për t’u realizuar artistikisht dhe për të qenë sa më shumë profesionale në punën tuaj, krahasuar me Shqipërinë? 

Krahasuar me Shqipërinë, nga ana profesionale, më ka dhënë shumë, pasi, siç e thashë dhe meë lart, këtu vinë koreografët më të mirë të botës, për të na trajnuar që të jemi profesionistë si ta. Kurse për mundësi është shumë e vështirë, sepse ka shumë të talentuar, plus kanë vite të tëra që janë pjesë e tregut, dhe është shumë e vështirë për të fituar mundësinë. Unë jam ende duke punuar fort, për mundësinë e madhe, dhe nuk do të heq dorë kurrë derisa ta arrij dhe të tregoj talentin dhe profesionalizmin tim. 

-Cilat janë projektet tuaja aktuale dhe ato në një të ardhme të afërt, dhe cila është arritja juaj më e madhe në këto dy vite në Amerikë? 

Tashmë, sapo jam duke bërë disa xhirime për video profesionale me dance solo dhe me grup kërcimi. Gjithashtu, unë merrem dhe me modeling në Neë York, jam duke bërë disa shootings me fotografë të famshëm shqiptarë dhe të huaj. Gjithashtu jam pjesë e All Casting dhe Boston Casting, ku jam ende në hapat e parë për t’u bërë aktore dhe për të marrë pjesë në filma dhe seriale. Arritja ime më e madhe në USA është “Kristina Online Dance”, kursi online që hapa gjatë periudhës së pamdemisë, ku, që në ditën e parë pata një pjesëmarrje të jashtëzakonshme me 78 studentë live me mua vetëm nga Amerika dhe 50 nga Europa. Gjithashtu, theksoj që jam mësuesja e parë e dancit dhe koreografja e parë në botë që zhvillova mësimin oline live me studentët në zoom. Madje bënim dhe xhirime nga shtëpia, ku i montoja dhe bëja videon sikur të ishim bashkë dhe jo larg njëri-tjetrit. Ishte shumë eksperiencë e bukur, sepse shumë fëmijë ishin të mbyllur gjatë asaj periudhe dhe mezi e prisnin orën e mësimit. Sapo mbaronim mësimin, i ruaja 30 minuta shtes enkas që ata të flisnin me njëri-tjetrin, dhe të tregonin krijimtaritë e tyre që bënin kur praktikoheshin në shtëpi, si dhe ushtrimet e ndryshme gjimnastikore që i mësonin gjatë orës së mësimit. 

-A janë të interesuara nënat e reja shqiptare të sjellin fëmijët e tyre të marrin mësime si balerinë? Cili është zhanri artistik që ju jeni më e profesionalizuar në fushën tuaj si koreografe? 

Kur nisa për herë të parë mësimdhënien në USA, studentët e mi të parë ishin shqiptarë. Të gjitha nënat, kur e morën vesh që unë isha shqiptare dhe që edhe pse në moshë shumë të vogël isha shumë e arritur profesionalisht dhe koreografe e kompletuar në zhanrin tim, ato ishin të gatshme që t’i angazhonin fëmijët e tyre duke më mbështetur dhe duke pasur besimin e plotë te unë. As dy javë nuk zgjati dhe puna ime ishte mbresëlënëse saqë shumica filluan të më kërkonin orë private për fëmijet e tyre. Zhanri im është Hip Hop Neë Style Dance dhe sporti i gjimnastikës, pasi që në moshën 3 vjeçare kam qenë gjimnaste. Në orët e mësimit përveçse u mësoja hapat e dance, u bëja dhe ushtrime akrobatike dhe gjimanastikë artistike. Gjithashtu, duke qenë se jemi dhe shqiptarë dhe padyshim na mungon ajo fryma e atdheut, u mësoja fëmijëve dhe disa nga vallet e trevave tona. Prindërit ishin shumë të lumtur, sepse disa prej fëmijëve të tyre kanë lindur në USA, disa s’kishin qenë kurrë në Shqipëri, dhe sa herë që bënim mësim u dukej sikur ishim në Shqipëri, sepse mësimin e zhvilloja në gjuhën shqipe dhe anglisht. 

-Kur zgjoheni në mëngjes, ndodh t’i thoni vetes “bëra mirë apo bëra keq”, që u largova nga Shqipëria? 

Kjo është një pyetje shumë e bukur! Çdo mëngjes kur zgjohem dhe çdo darkë që vë kokën në jastëk, falenderoj zotin për këtë mundësi të artë që më dha në jetë! Jam shumë e lumtur që ndodhem në USA, sepse këtu është vendi i duhur për të bërë ëndrrat realitet dhe për të realizuar të gjitha dëshirat. E dua shumë Shqipërinë, por mundësitë për të rinjtë janë të limituara. Ndërsa këtu ka shumë mundësi, është e vështirë t’i fitosh, por e ardhmja është e sigurt! 

-Kur ëndrrat janë shumë të mëdha dhe kur i dëshirojmë pa masë, ato bëhen vërtet të realizueshme. Por kur ndiejmë edhe mbështetjen e të tjerëve, marrim një emocion, energji pozitive, që na shtyn të ndriçojmë akoma edhe më shumë. Ju e keni ndierë mbështetjen e komunitetit shqiptar në Boston?  

Është shumë e vërtetë! Unë ndihem shumë e privilegjuar, pasi e pata fatin ku kisha shumë mbështetës, dhe i kam ende në rrugëtimin tim. Komuniteti shqiptar ishte i pari që më dha dorë që unë të bëj arritjen time të parë në USA. Çdo ditë më mbështesin dhe më thonë do ia dalësh, “ti je talent, je krenaria jonë”. I falenderoj me zemër për çdo fjalë të ngrohtë dhe për mbështetjen që më japin çdo ditë! 

-Ju kanë mbështetur më shumë emocionalisht shqiptarët e Shqipërisë, apo të Amerikës? 

Nuk do të veçoja asnjë pasi të dyja palët, si shqiptarët e Amerikës dhe ata të Shqipërisë, më kanë mbështetur dhe më kanë ndjekur në çdo hap timin deri më sot. Dua të them që ndihem shumë me fat për këta njerëz të mrekullueshëm, popullin tonë të dashur shqiptar, që janë kaq njerëz të mrekullueshëm, zemërmirë, mbështetës dhe që besojnë në talentin dhe punën time. Ata janë forca ime më e madhe! 

  • A mund të na i shpjegoni me pak fjalë, si është një ditë e zakonshme për ju? 

Unë kam një ditë shumë të ngarkuar. Zgjohem në 5:30 AM, shkoj në palestër ku bëj gjimnastik dhe fitness, deri në orën 8:00 AM. Pastj nisem për punë nga ora 9:00-5:00 PM. Punoj në një kompani si menaxhere e Boston Vip List. Pasi mbaroj punën, iki në shtëpi të ndërrohem dhe të përgatitem për klasat e dancit, të cilat i nis nga ora 6:30 PM – 10:30 PM. Pasi mbaroj klasat shkoj te puna e dytë 11:00 PM -1:00 AM, ku bëj xhirimin dhe montazhin në studio të videove të punës dhe të eventeve të kompanisë. Më 1:00 AM nisem direkt për shtëpi, fatmirësisht e kam 22 minuta larg, dhe kështu e përfundoj ditën.  

-Në përfundim të kësaj interviste, do doja të jepnit një mesazh, duke u nisur nga eksperienca juaj, për ata të rinj që kanë ëndrra shumë të mëdha, të cilët jetojnë qoftë në Shqipëri, apo në një vend tjetër të botës. 

Në bazë të eksperiences time ndër vite, unë do të këshilloja për çdo të ri ose te re, qoftë dhe për fëmijët dhe bashkëmoshatarët e mi që kanë ëndrra të medha, të mos ndalen kurrë së shpresuari dhe së punuari fort, për t’i bërë ato realitet. Nëse do ketë një moment dobësie apo demoralizimi, kthjellohuni dhe mendoni synimin tuaj të jetës! Dijeni se jeni shumë të fortë dhe që një ditë do t’ia dilni sado larg të duket ajo ditë, nëse ju keni besim te vetja do të vijë shumë shpejt. Gjithashtu, nga eksperienca ime që askush s’më ndihmoi, nëse ndodh dhe me ju, dijeni se nuk keni nevojë për askënd, vetëm besoni te vetja juaj dhe te ëndrra juaj; punoni pafund dhe nëse lodheni vazhdoni të punoni, sepse një ditë do t’ia dilni mbanë! Ëndrrën tuaj mos ia tregoni askujt, ajo është gjëja më e çmuar e juaja, ruajeni dhe kur ta arrini atëherë tregojani të gjithë botës! Mos u dorëzoni kurrë dhe mos u ndalni për asnjë arsye ose pengesë që mund të hasni rrugës. Është në dorën tuaj sa shumë e doni ta arrini dhe ta realizoni ëndrrën tuaj! Provoni çdo mundësi, nëse mundësia nuk vjen, krijojani vetë vetes mundësinë, dhe gjithçka do të realizohet. Ju jeni gjithçka, duajeni veten tuaj dhe besoni fort në aftësitë dhe dhuntitë tuaja! 

Kujtime të moçme si nxënës, student dhe si mësues  

0

Sinan Kastrati, Suedi

  • Prej Turjake, shkova në Prishtinë e Vushttri dhe e lash Turjakën e erdha  në Suedi, si mërgimtar në dhe dhe të huaj  

Pjesa gjashtë (6) 

Nuk isha i kënaqur me fotografitë ”burrështetasve” që i kam publikua ndërsa atom ë fëmijë dhe nxënës më kënaqin. 

Me i vjerr në huj të gardhit apo në mes të arës për me ”i tut sorrat shtazët e egra që mos ta han bastanin”.  

Jeta në arsim si mësues është më shumë se se tri të katërtat e jetës. Si fëmi fillon të mendoj kur hapen dyert e fillon shkolla. Ditën e parë të shkollës e fillon afërsisht në moshën gjashtë vjeçare dhe vazhdon deri në moshën 23 vjeçare kur fëmiu bëhet burrë, bëhet për martesë e kryen ushtrinë e ndoshta ndonjë fakultet.  

Unë që zgjodha profesionin e arsimit, si mësues Letërsie Shqipe, me ndërprerje e vazhdova e nuk u ndala deri sa të plakem.  

Ishte një vndim të cilin e kisha marrë qysh herët, kur e kreva gjimnazin, me copa. Thash me copa-copa pasi më përjashtuan nga gjimnazi dhe, pasi diplomova me shokët e klasës, më 1975 kisha vendosur të regjistrohem në Fakultetin Filozofik, në Letësi Shqipe. 

Në vitin e parë të gjimnazit, si nxënës mendoja të vazhdoj studimet për filozofi, logjikë e psikologji sepse, filozofia, ishte mbretëreshë e shkencave dhe unë dëshiroja të behem mbret, që s`u bëra kurrë. 

Lexoja libra filozofike e më vonë letrare, poema, poezi, romane e kujtime nga jeta e njerëzve të mëdhenj. 

Lindja e diellit në Malmö, maj 2022

Bibliotekë kishte vetëm në Malishevë dhe njeherë në dy javë shkoja e merrja nga 2, 3 e 4 librra dhe sapo i lexoja, shkoja përsëri. Fetah Mazreku, një burrë i mirë i cili dinte të shkruante, mbante shënime dhe kishte hapur një karton e kartotekë me emrin tim. Aty shkruante cilin libër e kam marrë dhe kohën kur duhet ta k`thej libri. Fetahi më priste mirë e unë si katundar, sillesha edhe mirë. Biblioteka ishte e pasur me libra në gjuhën serbo-kroate e përktime në gjuhën shqipe nga letërsia, kultura e historia jugosllave, ruse e frënge, më shumë. Gati të gjithë shkrimtarët rusë të kohës së Revolucionit të Tetorit, që nga Maksim Gorki me romanin ”Nana”, Shollohovi, ”Doni i qetë”, Tolstoi, ”Lufta e paqja” dhe ”Ana Karenina”, Dostojevski, Furmanovi pastaj ”Si u kalit qeliku”, ”Idioti”, Revizori” etj. I lexoja brenda kohës nga friga se nëse i vonoj librat, më çregjistron Fetahu e nuk mund të marr më libra.  

Me profesor Emil Lafe, Malmö, 29 maj 2022

Këto libra sigurisht kanë ndikua në formimin tim ”proletar” e patriotik. Nga letërsia shqipe kishte shumë pakë vepra origjinale, me autorë shqiptarë dhe ato që ishin në bibliotekë, ishin të gjysmmuara. Mbaj mend se emri ”Shqipëri” ishte hjekur nga poema e Naimit. Sa më kujtohet ishin librat ”Sikur të isha djalë”, ”Lulja e Kujtimit”, një libër i Rexhai Suroit.   

Por unë fillova të lexoj letërsi italiane, frënge, spanjolle, gjermane, angleze e amerikane. Vetëm atherë kuptova çka është jeta, arti e letërsia. 

Në bibliotekë kishte disa libra të një letërsi të përkthyer në vitet 1930-ta, letërsi në mes të luftrave që më vonë, kjo letërsi u kritikua nga historinanë, studjuesit e kritikë të ”Realizmit Socialist; në Shqipëri, si një letërsi që kishte qëllim që të rinjët ti largoj nga lufta e revolucioni socialist. 

Mbledhje me prindër, Malmö, maj 2022

Ende pa e kryer shkollimin fillor, nuk kshte libër në gjuhën shqipe që kishte biblioteka e Malishevës që nuk e kisha lexua. 

Ndodhte që mësuesëve të gjuhës shqipe, nuk iu pëlqente kur tregoja se çka kam lexua gjatë pushimeve verore, që aso kohe kishim për detyrë të lexonim nga sëpakut 10 libra, lektyrë shkollore. Më pengonte e nuk ndihesha mirë kur dëshiroja të flas para nxënëse për ato libra që kisha lexua por mësuesi mua nuk ma jepte fjalën. Unë e mbaja dorën lartë por radha nuk më vinte mua. Kishte edhe të tjerë që lexonin e ata nuk ishin më shumë se katër: Fatmir Hamit Krasniqi nga Damaneku, Xhevat Murat Kastrati, Sanije Asmon Zogaj dhe Jakup Bali Kastrati nga Turjaka. Mbaj mend se Jakupi kishte lexua ”Liza në botën e qudive” që mua ma shpjegoi rrugës nga Turjaka deri në shkollë, në Lubizhdë  e unë nuk e lexova librin fare. 

Me nxënes. Laura Shaqiri dh Ali Skënderi, Riberbergskolan, Malmö, 30 maj 2022

Në vitin 1968, 1969, Ndërmarrja Botuese e Rilindjes erdhi me një Minibus në shkollën tonë, në Lubizhdë me libra, një akcion shumë i qëlluar që të shprëndahet e lexohet libri. Ademi, vëllai im bleu afro 100 libra me kredit. Ato ishin librat e parë të ribotuara nga Shqipëria. Ishte kompleti i S. Spasses, 8 libra, Shuteriqi, Kolë Jakova, 2 drama, ”Toka jonë dhe Halili e Hajrija”, ”Cuca e Maleve”, ”Nora”, ”Shtatë shaljanët”, “Trimi i mire me shokë shumë”, “Pësrëri në këmbë”, e Dh. Xhuvanit, “Këneta” e F. Gjatës, “Para Agimi” pjesa e pare dhe e dytë, “Me valet e jetës”, V. Kokona”, dy pjesë etj. 

Në vendin e punës, Malmö, maj, 2022

Të gjithat i lexova, si fillorisht, gjenerata e parë si nxënës gjimnazi, nuk kisha çka të lexoj. 

Dhe fati deshi e u hapën paralelet e para të Gjimnazit ”Ramiz Sadiku” të Rahovecit në Malishevë, më 1971. 

Mësuesi i gjuhës shqipe, Fahredin Cena, ishte njohës i mire por as ai nuk më priti mire. Si duket nuk ishte i diplomuar por ne të gjthë mësimëdhënësit që punonin në klasët e pesta deri në të tetat në shkollat fillore tetë klasëshe, iu thonim “shoku arsimtar” e tyre që punoni në gjimnaz, patjetër se duhët thënë e thirr “shoku professor”. Kishte nga ata që kishin të kryer vetëm gjimnazin e në gjep mbanin “indeksin” dhe ndodhteqë në orë të mësimit e nxirrnin nga gjepi INDEXIN dhe ia fshinin “pluhurin”, sa për ta pare ne nxënësit që ishte “student”. 

Kleitia Vaso me Ismail Kadarenë, Kleitia ështe emër i ri që premton në letrat shqipe. Tiranë, 7 qershor 2022

Nuk besoj se as “profesorët” që vinin nga Rahoveci të më kenë dhënë mua notën më të madhe se një “tresh” (3) ose “katër” (4). Nota më e mire ishte “pesa ose pesëshe” (5) ndersa note e dobët ishte “njësh” (1). Edhe nota “dysh” (2) nuk ishte e “magbullshme”. Ai që e merrte notën “dysh” (2), askush nuk i besonte se nuk ia ka falur notën ”profesori”. ”Njëshit”, i thonim me ”krrabë”, “ngelëc” e ”dyshit”, me ”shtylla”. 

Drekë pune me kolegë e mysafirë, Malmö, 28 maj 2022

Gjimnazin e Malishëvës na mbyllën ish organet komunale të Rahovecit, pas tri viteve (1974) që edhe fëmi po të ishte, nuk do të mund të rrinte “në kâm”, e unë klasën e katërt (4), të gjimnazit e vazhdova në Kijevë, një ish qendër e lokalitetit me shqiptarë e serbë. Aty isha gjenerata e dytë, por ishte shumë më mire se sa në Malishevë. Nê Malishevë, profesorët vinin nga Rahoveci me një gazikë, makinë ushtarake për terente malore që e voziste Qazim Saharku, kusheri i afërt i Hasan Sharkut, drejtor i cili kishte pushtet absolut e pranonte kënd donte ndërsa në Kijevë, kishte më shumë liri fjale. Profesorët e gjimnazit në Kijevë vinin nga Klina, që ishte edhe drejtoria (me drejtor Frrok Gojanin), Peja e Prishtina. Kijeva ishte në mes të rrugës Prishtinë- Pejë, rruga më e mirë që ishte ndërtua deri atherë në Kosovë, pas asaj Prishtinë-Mitrovicë. 

Me nxënëset: Elizë Kuqi, Ema Januzi, Nea Gurmani, Ema Sallova dhe Viola Hoxha, Bäckagårdsskolan, Malmö, 31 maj 2022

Në Kijevë kishte shumë ”profesorë” te katundeve përreth si Emin Kabashi, Tafil Kelmendi etj. Të cilët kishin sjellje më të mira e ishin më të sjellshëm dhe kishin pregatitje të larta akademike. Tafili ishte pranua në fakultet si asisten i sintaksë, mua më jipte gjuhë shqipe në Kijevë. Në gjimnazin e Kijevës pata mundësi të flas lirshëm për ato që kisha lexua, në Letërsi e nga lënda e Historisë dhe u vlerësova shumë mirë  nga Tafil Kelmendi me notën pesë (5). 

Nipi im, Leo Ari gjatë push. verore në Kosovë. Mihaliq, korrik 2021

Por edhe këtu, sa fillova të njihem me nxënës, me mësimdhënës e me rrethin, më përjashtuan për shkak se isha ”i papërshtatshëm”, kisha rënë ndesh me ligjin dhe ma ndaluan që as në oborr të shkollës mos të shkel me këmbë. Kështu më tha ish përgjegjësi i gjimnazitm, Ismail Gashi nga Kijeva. Edhe ai ishte profesor i gjuhës shqipe. Ismailit i kishin thënë Komiteti Komunal i LK-së që Sekretar i Komitetit Komunal të Lidhjes së Komunisteve, ishte Qerim Gashi nga Vermica, katund afër Kijevës.  

Në manifestimin për 7, 8, 11 e 26 Marsin. Malmö, 12 mars 2022

Edhe gjimnazin e përfundova dhe tashmë kisha vendosur që të regjistrohem në degën e Letërsisë. Një të diele shkova në Gremnik, katund afër Drinit të Bardhë, komuna e Klinës. Aty kishim mikun e shtëpisë Adem Sejdi Godancin. Të hënen në mëngjes shkuam në Prishtinë me me Sadriun, djalin e madh të Ademit, jurist i diplomuar dhe Latif Kryeziun e Bubavecit. Sadriu sa ishte këthyer nga shërbimi ushtarak dhe kishte fillua punën si zëvendës prokuror në Prokurinë Komunale në Prishtinë, ndërsa Latifi, si ekonomist më duket se punonte në Agro- Kosova. 

Me prindër e fëmi, Beijers Park, Malmö, 4 qershor 2022

Sinan Kastrati me nxënëset e tij …

Sadriu kishte një Fiat-1300, prodhim i Zastavës së Kragujevcit. Eh, në vitin 1975 me pasur makinë ishte privilegj e lux.  

Ademi, babai i Sadriut u mundua të ma “mush menen” e të regjistrohem në fakultetin teknik por Sadriu thonte ”Më mirë regjistrohu aty ku ti dëshiron Sinan”. 

Para Radio Prishtinës zbrita dhe trup e trup nëpër oborr të fakultetit hyra brenda e drejt te referentët. Referentë pasi i shikuan dëftesat dhe diplomën mënjëherë më thane se “ti je pranua”. 

2 pëllumbat që i kisha deri vjet para ballkonit tim, Malmö, 2021

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi   

Malmö, 11 qershor 2022   

sinan.kastrati@hotmail.com  

Fuqitë botërore dhe europiane e njohën Kosovën në kufinjt e saj të njohur, por “udhëheqësit tanë” e zvogëluan territorin e shtetit të tyre!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
_____
THUANI NJË HERË E PËRGJITHMONË STOP, MARRËZISË POLITIKE DHE MEDIATIKE
***
Me sa di unë, fuqitë e mëdha botërore dhe evropiane, si dhe të gjitha ato shtete që iu bashkuan atyre në njohjen e të drejtës sonë për pavarësi nga Serbia, e njohën shtetësinë tonë brenda kufijve të atëhershëm, të cilët për fat të keq pushtetet tona të pasluftës i ndryshuam vetë, duke e zvogëluar pa ndërgjegje të keqe sociale dhe patriotike territorin e shtetit të tyre.
Shtrohet pyetja pse e bënë këtë?
Për shkak të injorancës, kompleksit të pavlefshmërisë dhe Sindromës së Stokholmit, apo për shkak të interesave të ngushta të krerëve të pafytyrë të partive tona politike, që përdhosen duart e tyre ose me gjakun e bashkatdhetarëve të tyre të pafajshëm që i vranë mizorisht në luftë dhe paqe, ose përmes vjedhjes dhe grabitjes së paskrupullt të pasurisë publike dhe shtetërore, ose duke i dhënë ndihmë logjistike Udbes gjatë organizimit dhe zhvillimit të djegies së kishave tona, të cilat Serbia i uzurpoi dhe përvetësoi me dhunë nga ne, sepse gjithmonë kishte shumë shqiptarë që shitën kombin dhe besimin e tyre për një darkë.
Disa nga të ashtuquajturit gazetarë, analistë, intelektualë, shkrimtarë, artistë dhe krijues tanë të marrëzive të pafundme, sërish nga interesat personale materialiste dhe karrieriste i marrin marrëdhëniet franko-gjermane si model për marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.
Dua t’jua kujtoj këtyre njerëzve pa tru, ndërgjegje, vetrespekt, respekt dhe dinjitet, marrëzia e të cilëve kundërmon deri në Beograd dhe Moskë, se Gjermania jo vetëm që pranoi çdo mëkat të ushtrisë gjenocidale të Hitlerit ndaj çdo individi dhe kombi të botës, por edhe sot shtatëdhjetë e shtatë vjet pas luftës së dytë botërore, u paguan dëmshpërblim.
Dhe jo vetëm kaq, por nuk kalojnë asnjëherë dy ditë pa u transmetuar të paktën një dokumentar në televizionin shtetëror apo privat gjerman, që tregon mëkatet e ushtrisë gjenocidale të Hitlerit nga të gjitha këndvështrimet e mundshme.
Ne shqiptarët ishim viktima të shtetit klerikal-fashist, shovinist dhe hegjemonist serb, për më shumë se njëqind e pesëdhjetë vjet rresht dhe ajo që na ndodhi nga ushtria gjenocidale e Millosheviqit në vitet 1998-99 ishte vetëm kulmi i egërsisë barbare dhe kriminale serbe mbi të pafajshmit tanë të të gjitha moshave, shtresave dhe gjinive, që nuk i patën borxh askujt.
Në fakt ne shqiptarët i kemi borxh të madh vetëm vetvetes, sepse shumë individë që flasin shqip dhe mendojnë serbisht kanë mëkatuar pafundësisht dhe tmerrësisht përgjatë gjithë historisë kundër kombit të tyre.
Pyetja është :
Çfarë do të ndodhte me hebrenjtë pas Luftës së Dytë Botërore, nëse ata nuk do ta kuptonin se vetëm themelimi i një shteti të fortë në çdo aspekt, mund ta parandalon përsëritjen e historisë së tyre të përgjakshme ?
Çfarë bëmë ne ?
Pothuajse e shkatërruam me duart tona shtetin që na themeluan më në fund Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre në NATO.
Si?
Përmes fushatave plaçkitëse të pushtetarëve tanë, si të atyre nga filmi “Ali Baba dhe dyzet cubat e tij”.
Pavarësisht gjithçkaje të përjetuar dhe parë, ka shqiptarë që besojnë në Edi Ramën dhe Dritan Abazoviçin, të cilët nuk e ndjenë dhe përjetuan kurrë në lëkurën e tyre nga shteti serb, atë që e ndjenë dhe përjetuan në lëkurën e tyre shqiptarët e Kosovës.
Madje as fakti që vetë Ministri i Jashtëm rus Lavrov deklaron publikisht se Rusia është për një Ballkan të Hapur, ndërsa evropianët dhe amerikanët për një Ballkan të Mbyllur nuk i zgjon ata nga gjumi i ariut.
E madje nuk i zgjon ata nga gjumi i ariut, as fakti se Ivica Daçiq po tallet vazhdimisht me delegacionet tona në negociatat e Brukselit, duke i cilësuar ato si përgjegjëse për pengimin e realizimit të shtetësisë së plotë të Kosovës.
Pra, kush na ka faj, kur jemi armiq të vetvetea, lexues të mi të dashur ?
Të kesh kaq shumë armiq të brendshëm do të thotë ta bësh të panevojshme nevojën për të pasur armiq të jashtëm.
Ndaj nuk është çudi që Serbia po i shet gënjeshtrat e saj të neveritshme në tregun ndërkombëtar diplomatik dhe mediatik, larg më shtrenjtë dhe më mirë, sesa Kosova të vërtetat e saj të padiskutueshme.
Sepse politikanët, analistët dhe gazetarët tanë të shitur, po i ndihmojnë asaj me gjithë zemër për t’i shitur sa më shtrenjtë dhe sa më mirë gënjeshrtat, sajimet, shtrembërimet dhe intrigat e saj të paskrupullta dhe njëkohësisht po i mbushin xhepat e tyre.
Pyetni ata mundësisht, sa herë në javë apo në muaj shkojnë në Tiranë dhe Shkup për të takuar agjentë serbë dhe rusë, që flasin anglisht me theks sllav dhe që paraqiten si agjentë gjoja amerikanë.
Pyetni mundësisht ata, cili është qëllimi i tyre përveç mbushjes se xhepave?
Qëllimi i tyre është natyrisht t’i shpëtojmë idhujt e tyre kriminel dhe kuislinge nga përgjegjësia dhe llogaridhënia edhe me çmimin e hyrjes në listën e pagave të Sputnikut rus.
Dhe njëkohësisht të bëjnë propagandë për “Balkan të Hapur” dhe “Bruksel të Mbyllur”.
Shtrohet pyetja :
Pse nuk po bëjnë propagandë për iniciativën e Berlinit nën kulmin e aleatit tonë të dëshmuar Gjermanisë, por për “Ballkanin e Hapur” nën kulmin e Rusisë dhe Serbisë?
Dhe kush ua organizon ato takime ?
Kush tjetër pos Edi Ramës dhe Ali Ahmetit?
_____
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.

Presidentja e BE në Ukrainë për ta diskutuar anëtarësimin në BE

0

NTB

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkoi në Kiev të shtunën për të diskutuar anëtarësimin në BE për Ukrainën. Foto: Mihal Dyxhuk / AP / NTB

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkoi në Kiev të shtunën për të diskutuar aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në bashkim me Presidentin Volodymyr Zelenskyj.

“Së bashku me Presidentin Zelensky, dua të kem një pasqyrë të punës që mbetet në rindërtimin dhe hapat që Ukraina ka ndërmarrë në rrugën e tyre për në Evropë,” shkroi von der Leyen në Twitter të shtunën në mëngjes.

The New York Herald (1919) / Rezoluta e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau

0

Kolë Tromara (1882 – 1945)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2022

“The New York Herald” ka botuar, të martën e 1 prillit 1919, në ballinë, rezolutën e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar asokohe presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët ortodoksë duan t’i bashkohen shtetit të restauruar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkresa mëposhtme u transmetua nga Bostoni nga komunitetet ortodokse shqiptare anembanë Shteteve të Bashkuara. Ajo formulon aspiratën e të gjithë të krishterëve shqiptarë për t’u lidhur politikisht me Shtetin Shqiptar :

Për Mehmet Konicën, Grand Hotel, Paris :

Boston, e shtunë. — Ju lutemi komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau rezolutën e mëposhtme të miratuar njëzëri më 16 mars nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe të nënshkruar nga Kryepeshkopi rus Alexander Bew, klerikët shqiptarë dhe 121 delegatë të krishterë ortodoksë, vendas të Shqipërisë së Jugut që tani banojnë në të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë :

Klerikët dhe laikët e poshtëshënuar, delegatë që përfaqësojnë pesëdhjetë e dy kishat dhe komunitetet ortodokse shqiptare të Shteteve të Bashkuara : Boston, Lynn, Peabody, Quincy, Brockton, Taunton, Worcester, Southbridge, Springfield, Fitchburg, Hudson, Marlboro, Framingham, Natick, Woonsocket, Lonsdale, Central Falls, Biddeford, Saco, Lewiston, Bath, New Bedford, Albany, Rochester, Syracuse, Buffalo, New York, Manchester, Concord, Laconia, Tilton, Chicago, St. Louis, Milwaukee, Seattle, Detroit , Philadelphia, Braddock, Pittsburg, New Firence, Portsmouth, Atlantic City, Akron, Youngstown, Niles, Barberton, Waterbury, Bridgeport, Grosvenordale, Jamestown, Lowell, Cleveland, Rochdale dhe përfaqësues të Kishës Rumune, të gjithë vendasit e Shqipërisë së Jugut, të mbledhur në kuvend nën kryesinë e Hirësisë së tij Kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut Aleksandër, me qëllim zgjedhjen e një peshkopi ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pretendimit absurd të Z. Venizelos se shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut janë në favor të bashkimit me Greqinë.

Ne shqiptarët e krishterë ortodoksë, besimtarë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje përmes Shkëlqesisë suaj Konferencës së Paqes për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për bashkimin e të gjithë shqiptarëve, ortodoksë, myslimanë e katolikë, nën një flamur, flamurin e shquar të ushtarit të Krishtit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe një qeveri kombëtare dhe me kufij etnikë të Shqipërisë, duke përfshirë rrethet e Çamërisë dhe të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare. Nënshkrimet e 120 delegatëve laikë pasojnë me postë.

(Nënshkruar) Kol Tromara.

 * Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-new-york-herald-1919-rezoluta-e-keshillit-te-shenjte-te-kishes-ortodokse-shqiptare-te-amerikes-drejtuar-presidentit-wilson-baronit-sonnino-dhe-kryeministrave-lloyd-george-dhe-clemenceau/

 

Reshat Sahitaj: Ndërtimi i xhamive është vdekja e ngadalshme e Kosovës!

1
Reshat Sahitaj, shkrimtar
____
* 44 MILIONË EURO KUSHTON NDERTIMI I KESAJ XHAMIE NGJITË MË POSTËN NË PRISHTINË.
____
Më 44 milionë euro do te ndertoheshin 10 fabrika e do punësoheshin mbi 5mijë shqiptarë.
KUJT I DUHEN KËTO XHAMIA QË PAS LUFTES PO DALIN SI KËPURDHAT PAS SHIUT? Në keto xhamia mesohet me adhurue Turqinê dhe arabët por jo atdheun tonë, jo historinê e lavdishme tonë! Kemi arritur ne një fazë katastrofike per fatin e Kosovës ku te vdekurit tanë i percjellim me flamurin arabë.
Ky eshte fundi i poshtersisë sonë. Ndertimi i xhamive nuk êshte çeshtje tolerance por çeshtje tradhetie.
Njê ditë ndoshta jo te larget mos u ankoni se SHBA E EVROPA i ka fajet kur te futet ne fuqi ZAJEDNICA e kur më vonê kjo zajednica kerkon te ndahet per t’i mbrojtur kishat e veta. E keshtu perseri coptohemi pak nga pak per t’u zhdukur krejtësisht.

Ukrainë: – Dy gjeneralë rusë të vrarë

0

Një ushtar ukrainas fotografon kishën e shkatërruar pas sulmit artilerik të rusëve në Mariupol, para se qyteti të pushtohej plotësisht nga rusët. 

Foto: Evgeniy Maloletka / AP

sot në ora 07:16 nga NTB (Aftenposten)

Dhjetra ushtarë rusë, duke përfshirë dy gjeneralë, u vranë gjatë sulmit në Stara Zburivka, një fshat në lumin Dnipro.

Kjo është ajo që tha zëdhënësi Oleksej Arestoviç në intervistën e tij të rregullt të së premtes. Ai më tej pretendon se dy baza ruse në zonën e pushtuar Kherson u “shkatërruan” si rezultat i një sulmi artilerie ukrainase.

Ukraina pretendon të ketë vrarë mbi një duzinë gjeneralësh gjatë luftës, por vetëm disa nga rastet janë konfirmuar. As të dy në sulmin e fundit nuk janë konfirmuar.

Arestovich tha se të paktën 200 okupues, duke përfshirë disa arabë, ndoshta nga Siria, u vranë në një sulm të ngjashëm ndaj një baze ruse në Chekalove këtë javë. Ai tha se ishte hera e parë që ata regjistrojnë arabët që luftojnë me rusët në Ukrainë.

Bujkrobi-servil i Ramës me emrin Pirro Prifti 

1

Eshref Ymeri 

Tek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, fare rastësisht hasa në një artikull të Pirro Priftit, në të cilin, midis të tjerash, shkruante 

“Lobi i politikanëve shqiptarë të kryesuar nga Berisha, së bashku me disa analistë të konsumuar që paguhen prej tij,  duan të përdorin kundërshtimin e Kryeministrit dhe Presidentes së Kosovës ndaj Nismës Ballkan i Hapur,  për të luftuar Kryeministrin Edi Rama i cili ka fituar tre mandate  katërvjeçare nga populli shqiptar,  por edhe për të krijuar destabilitet në Shqipëri që ti shpëtojnë përgjegjësive ligjore të së kaluarës… Apollogjetët e Berishës që nxijnë nëpër emisone në  tv  me anti-amerikanizmin e tyre duke e justifikuar me nacionalizmin politik  për të fituar elektorat, vazhdojnë të minojnë çdo përpjekje të qeverisë shqiptare në drejtim të integrimit europian, por u ka dalë boja dhe populli po i sheh me përçmim dhe zemërim (Citohet sipas: Pirro Prifti.“Përse Kosova kundërshton  Projektin “Ballkan i Hapur””? Faqja e internetit e gazetës “Sot”. 10 qershor 2022). 

Së pari, Pirro Prifti, në shprehjen “… që ti shpëtojnë përgjegjësive ligjore…” duhej që, në vend të trajtës së shkurtër të përemrit vetor  të vetës së tretë në rasën dhanore të numrit njëjës i, të përdorte trajtën e shkurtër të përemrave vetorë në rasën dhanore të numrit shumës u. Kështu, shprehja duhej shkruar “që t’u shpëtojnë përgjegjësive ligjore…”. Veç kësaj, edhe trajtës së shkurtër të përemrit vetor në numrin njëjës, të përdorur gabim, nuk i ka vënë apostrof t’i. Pra, Pirro Prifti, para se t’u drejtohet lexuesve me shkrimet e veta, t’i studiojë mirë rregullat gramatikore të drejtshkrimit gjatë përdorimit të trajtave të shkurtra të përemrave vetorë në numrin njëjës dhe shumës, në mënyrë që të shmangë gjysmakësinë e vet në kulturën e të shkruarit. 

Së dyti, në artikullin e lartpërmendur, Pirro Prifti del në mbrojtje të Ballkanit të Hapur, duke u rreshtuar në krah të kryetradhtarit Rama, i cili është turpi i mbarë kombit shqiptar, si armiku i tij me damkë. Rama, duke u puthur dhe përputhur me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, ndjek hullinë e kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha, i cili, duke mos pasur kurrfarë besimi në aftësitë dhe në energjitë krijuese të popullit shqiptar, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit të vitit 1947, pati kërkuar që Shqipëria të bëhej, faktikisht, koloni e Jugosllavisë, por nën maskën e republikës së shtatë. Në atë mbledhje ai pati deklaruar: 

“Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejt bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin pa u bashkuar me Jugosllavinë…”. 

Një deklaratë e turpshme kjo që ia ulte keq dinjitetin kombëtar dhe ia nxinte faqen vendit tonë para opinionit ndërkombëtar dhe sidomos atij evropian. Me kësisoj xhevahiresh pati vazhduar Enver Hoxha edhe në vitin 1951, kur pati deklaruar se, demek,  Bashkimi Sovjetik na qenkej dielli, uji dhe ajri për vendin tonë. 

Pirro Prifti, duke veshur lëkurën e bujkrobit-servil shembullor para Ramës, deklaron me paturpësinë më të madhe se Rama “ka fituar tre mandate katërvjeçare nga populli shqiptar”. 

Se si i ka fituar ato mandate kryehajduti i votës Rama, dihet mirë nga të gjithë shqiptarët me vetëdije kombëtare. Por të deklarosh se populli shqiptar i paska dhënë votat Ramës për tre mandate, do të thotë të mashtrosh ditën në drekë, duke u zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj dinjiteti personal. Por Pirro Prifti s’e ka për gjë të zhvishet nga një dinjitet i tillë, sepse psikologjinë e bujkrob-servilit e ka të rrënjosur me kohë dhe me vakt në qenien e vet, si lepitkë dhe paçavure e Janullatosit. 

Në artikullin e vet, Pirro Prifti sulmon Profesor Berishën dhe mbështetësit e tij. Sipas këtij mendjelliut trulajthitur Pirro Prifti, ata “populli po i sheh me përçmim dhe zemërim”. Për cilin  popull e ka fjalën Pirro Prifti? Me sa duket, sipas trurit të tij të mykur, populli shqiptar na qenka krejtësisht “pronë” e kryetradhtarit Rama. Të sulmosh Profesor Berishën, i cili po mbron  fuqimisht Dardaninë, duke i  nxjerrë bojën jo vetëm kriminelit Vuçiç dhe bandës së tij fashiste, si edhe Ramës e bujkrobërve të tij socialistë, por edhe kryetradhtarit të Dardanisë Thaçi, do të thotë të radhitesh në krahun e armiqve të kombit shqiptar, të veshësh petkun e tradhtarit. 

Pirro Prifti shkon aq larg me paturpësinë e vet, saqë sulmon Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kujrti, duke deklaruar se “këta politikanë të Kosovës kanë kufizime ideore dhe  paragjykime të së kaluarës…”. 

Me sa duket, Pirro Priftit i  vjen  keq për Hashim Thaçin dhe bandën e tij dikur në pushtet, të cilët, e kishin nxjerrë Dardaninë në bregun e pazarit të serbosllavizmit me marrëveshjet tradhtare që kishin nënshkruar në Bruksel. Pra, Pirro Prifti sulmon qëndrimin dinjitoz të Presidentes Osmani dhe të Kryeministrit Kurti para Beogradit dhe Brukselit, i cili, me dy “kujdestarët” që ka caktuar për dialogun me Serbinë, njërin nga Sllovakia dhe tjetrin nga Spanja, qëllimisht nga dy shtete që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Dardanisë, gjithmonë është rreshtuar në anën e Serbisë. 

Sipas Pirro Priftit, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, duhet të pranojnë Ballkanin e Hapur të Vuçit dhe të Ramës, të cilët, në fshehtësi, në takimin që patën zhvilluar në Nish,  bënë  plane për ndarjen e Kosovës. Pirro Prifti nuk mund të mos ketë qenë i  painformuar për lajmin  në vijim:  

  “Në 2016, në Nish, Vuçiç filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës…”. (Citohet sipas: Sonja Biserko: “Jo Bolton as Grenell, ja kush filloi bisedimet më 2016 për ndarjen e Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 06 korrik 2020). 

Pirro Prifti nuk mund të mos ketë qenë i informuar për betimin e Vuçiçit, i cili, më 19 dhjetor 2020, më Tv “Borba” të Beogradit, pati deklaruar: 

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën sa të jem unë president”. 

Pra, Pirro Prifti, si një bujrob zvarranik para Ramës, armikut të Dardanisë, kërkon që Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti të pranojnë Ballkanin e Hapur, paçka se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Dardanisë dhe, për pasojë, nuk ka kurrë ndër mend të kërkojë ndjesë publike për krimet, për masakrat shtazarake dhe për gjitha ato shtatërrime që u pati shkaktuar ekonomisë dhe banesave të Dardanisë. Domethënë, sipas mendjendryshkurit Pirro Prifti, Dardania të pranojë Ballkanin e Hapur që të vetëposhtërohet dhe të shndërrohet në një koloni të Serbisë, siç kërkon kryetradhtari Rama ta shndërrojë atdheun amë në koloni të saj. 

Pirro Prifti, si një njeri pa shtyllë kurrizore, deklaron se Rama ka marrë votat e popullit në tre mandate. Po në qoftë se popullit i qenka djegur barku për Ramën, si shpjegohet që, gjatë qeverisjes së tij, që prej shtatorit të vitit 2013, vendin  e kanë braktisur qindra mijëra qytetarë? 

Para më shumë se tre vjetësh, në fund të shkurtit 2019, Rama ishte i ftuar në programin televiziv TG2 të RaiDue në Itali, në studion e analistit Alberto Negri. Ai i tha Ramës se “nga vendi janë larguar 500 mijë njerëz”, një shifër kjo, e cila pas një viti, sipas të dhënave të Instatit, u ngrit në 610 vetëm prej shtatorit të vitit 2013, kur socialistët morën  pushtetin, deri në shtator të vitit 2020. Dhe Alberto Negri shtoi: 

“Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë” (Citohet sipas: “Gazetari italian “gozhdon” Ramën: Ju jeni establishment, ish-ministri në trafik droge”. Faqja e internetit “Syri.net”. 28 shkurt 2019). 

Pirro Prifti ka pasë qenë dekan dhe pedagog i Shkollës së Lartë të Infermierisë. A thua që ai të mos ketë dijeni fare për deklaratën e një infermieri, ish-student i asaj Shkolle, të cilin vetë mund ta ketë pasur student në auditor? Ja çfarë ka deklaruar ai student për arsyhet e  braktisjes së vendit nga shqiptarët, çka Pirro Priftit, si bujrob-servil i regjur, të cilit i është bërë lëkura shollë para çifligarit të tij Rama, nuk i bën përshypje absolutisht: 

“Vitet e fundit numri i shqiptarëve që janë larguar nga vendi është shtuar në masë, aq sa shifrat janë të frikshme. Një nga shkaktarët kryesorë që renditet për largimin e shqiptarëve nga vendi janë pagat e ulëta dhe kostoja shumë e lartë e jetesës. Një i ri që ka mbaruar studimet e larta për infermieri tregon se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri me një rrogë prej treqind mijë lekësh të vjetra. I riu thotë se nuk mund të qëndrojë as edhe një sekondë më shumë në Shqipëri dhe se i bëhet mishi kokërr, kur mendon se si mund të qëndrojë në Shqipëri kur e pret një e ardhme e ndritur në Gjermani. Ai thotë se i kanë ofruar një kontratë pune 2800 mijë euro në muaj dhe se muajin e ardhshëm do largohet. I riu thotë se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë dhe se e gjitha është kundër sistemit, i cili po i largon të rinjtë nga Shqipëria” (Citohet sipas: ““Patriot jam në gjak edhe në zemër!”. Infermieri i ri që do të largohet nga Shqipëria jep mesazhin e madh”. Faqja e  internetit “lajme”. 26 qershor 2019). 

Mirë do të ishte që Pirro Prifti të bëhet vetvetja, të zhvishet nga ndjenjat e bujkrobit zvarranik para Ramës, të respektojë shumë më tepër dinjitetin personal, të vetëdijësohet për gjëmat që i ka shkaktuar majtizmi kombit shqiptar, me përfaqësues të tillë kryetradhtarë në pushtet, si Rama në Tiranë, Thaçi në Prishtinë dhe Ali Ahmeti në Shkup. Mirë do të ishte që Pirro Prifti të ketë parasysh ca fjalë të arta të kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ka thënë: 

“Kur të majtët janë në pushtet, historia përfundon në varfëri dhe kriza”. 

Mirë do të ishte që Pirro Prifti t’i ketë parasysh këto fjalë të kryeministrit hungarez, sepse me servilizmin e tij të pështirë para një njeriu të neveritshëm, si Rama, më kujton ca qytetarë rusë, të intervistuar nga gazetarë të ndryshëm nëpër këmbësoret e Moskës se ç’mendim kanë për luftën në Ukrainë. Përgjigjet e atyre qytetarëve janë përgjigje prej bujrobërish të kohës së carizmit: të gjithë shprehin ngazëllimin e tyre për kryekriminelin e shekullit Putin për masakrat fashiste që ushtria e tij agresore po kryen në Ukrainë. Më vjen shumë ndot kur i ndjek ato intervista në youtube, të cilat dëshmojnë se deri ku ka degjeneruar natyra shoviniste e shumicës dërrmuese të popullit rus, i cili ka qenë dhe ka vazhduar të mbetet skllav brezi pas brezi, duke mos marrë parasysh absolutisht këshillën e shkrimtarit të madh Anton Çehov (1860-1904), i cili thoshte: 

“Duhet të mundohemi që skllavin ta nxjerrim nga vetja me zor pikë e nga një pikë”. 

Nuk do të ishte keq që edhe Pirro Prifti, pikë e nga një pike, t’i nxirrte nga vetja me zor ndjenjat e bujkrobit dhe të skllavit para agait të tij Rama. 

Feniks, Arizona, më 10 qershor 2022 

Pipidaku i Pilifuncit

0
Lirim Patrioti, Prishtinë
(Lirim Gashi)
___
Ishte mesnatë.
Isha aq i mërzitur nga monotonia sa vendosa spontanisht të bëja një shëtitje nëpër qytet derisa të më lëshonin këmbët nga lodhja.
Parku i qytetit ishte plot me fenerë që shkëlqenin rreth e qark me drita shumëngjyrëshe, të cilat e bënin të vështirë për të rinjtë dhe të rejat të kënaqëshin me njëri-tjetrin, sepse i bënin të dukshëm për sytë e padëshiruar.
Duke bërë hapa të vegjël përpara, hasa në dy sy magjikë që as piktori më i madh i të gjitha kohërave nuk do të mund t’i vizatonte.
Papritur truri im u magjeps aq shumë nga sasia e bukurisë në sytë e saj, saqë më udhëroi ta njoftoi urgjentisht vajzën, fytyrën e së cilës e kishin zbukuruar si asgjë tjetër në këtë botë.
Megjithatë, ndërsa doja të thoja diçka për të tërhequr vëmendjen e saj, asnjë fjalë nuk më doli nga goja, aq shumë që u mahnita nga bukuria e saj.
Dhe kur asgjë nuk ju del nga goja, nga ju del ?
Sigurisht nga Pipidaku i Pilifuncit.
Përralla n’shkallë dukat n’ballë.
____
* Autori është kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë

Marrëveshja e Kumanovës, bajraktarizmi dhe historia

0
Nga: Dritan Goxhaj, ushtarak, Tiranë

____

Muaji qershor ka dy data të rëndësishme të cilat në shqiptarët i përkujtojmë vazhdimisht, por ama nuk ju japim atyre rëndësinë që ato kanë secila.

Data e parë është data 10 Qershor, në këtë datë u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit në vitin 1878, ndërsa data e dytë, që ne e përkujtojmë më shumë se të parën, është data 12 qershor e vitit 1999, që njihet si Marrëveshja e Kumanovës.

Datën e parë, ne shqiptarët jemi vetë aktorë të kësaj ngjarjeje madhore në historinë tonë kombëtare, ndërsa në të dytën ne jemi spektatorë të kësaj ngjarjeje, pasi bajraktarizmi i brumosur ndër ne nuk na la të bëheshim aktorë, e të merrnim pjesë edhe në këtë ngjarje të historisë moderne të kombit tonë.

Më datë 9 qershor të 1999 filluan në Kumanovë bisedimet midis Shtabit të NATO-s dhe Shtabit të Ushtrisë Jugosllave. Gjatë këtyre bisedimeve në këtë ditë forcat serbe kërkuan siguri dhe garanci nga NATO se focat e tyre në tërheqje nga Kosova nuk do të gjendeshin nën sulmin e forcave të UҪK-së. Me këtë kërkesë ata i ndërprenë bisedimet derisa të merrnin garancinë që kërkuan.

Po këtë ditë në drekë, menjëherë forcat amerikane kërkuan një takim me UҪK për të diskutuar për këtë problem. Takimi u mbajt në Tiranë dhe në të morën pjesë nga ana jonë Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Azem Syla dhe Kolonel Bislim Zyrapi, i cili kish qënë Shef i Shtabit të Përgjithëshëm të UҪK-së nga qershori 1998 deri në Prill të 1999, kur ishte zëvendësuar  në këtë detyrë me vendim të Qeverisë së Përkohshme dhe i ishte caktuar detyra e drejtuesit të Operacionit Shigjeta, që u zhvillua në kufirin verior të shqipërisë me Kosovën, në malin e Pashtrikut dhe në Koshare.

Në këtë takim pala amerikane bëri ofertën që në bisedimet e Kumanovës të merrte pjesë edhe Bislim Zyrapi si përfaqësues i UҪK-së dhe ish-Shef i Shtabit të saj. Ky propozim i amerikanëve u refuzua nga Azem Syla, i cili shtronte pretendimin që të merrte pjesë qeveria në ato bisedime.

Sërish amerikanët ngulnin këmbë duke sqaruar që kjo ishte një takim në nivel teknik dhe që do të rezultonte me një marëveshje tekniko-ushtarake, ndaj në të duhej që patjetër të merrte pjesë ushtria, që ishte UҪK-ja  dhe përfaqësues i shtabit të saj dhe ata ngulnin këmbë që ky të ishte Bislim Zyrapi.

Duke parë këmbënguljen e amerikanëve, atëhere Azem Syla kërkoi leje që të bënte një telefonatë Kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme Hashim Thaçit. Pasi foli disa minuta me të jashtë lokalit ku u mbajt takimi, u kthye duke thënë që edhe kryeministri është i mendimit që ata, d.m.th. qeveria, duhet të marrin pjesë në këto bisedime.

Amerikanët u irrituan nga ky lloj bajraktarizmi dhe thanë që jo, asnjë nuk do marrë pjesë në këto bisedime dhe u larguan nga takimi. Kështu bajraktarizmi i shqiptarëve na pengoi të merrnim pjesë në këtë kapitullim të Serbisë. Bajraktarizmi dhe injoranca na pamundësoi që të ishim pjesë e historisë. Dhe ky bajraktarizëm i hapi rrugë më pas edhe themelimit të një gjykate diskriminuese ndaj UҪK-së.

Un jam i bindur, që nëse ne shqiptarët do të ishim pjesë e asaj marëveshje tekniko-ushtarake në Kumanovë, të përfaqësuar nga UҪK-ja, ku ajo do të vinte firmën dhe siglën e saj në datë 12 qershor, në të njëjtën letër me atë të NATO-s, sot nuk do të ekzistonte kjo gjykatë. Ndaj edhe i kthehem këtij shkrimi në fillim, ku them që ne nuk i festojmë këto data sipas rëndësisë së tyre. Më shumë festojmë e përkujtojmë datën 12 qershor, në të cilën bajaraktarizmi dhe injoranca na mohuan shansin e të qënit protagonist të historisë sonë, sesa datën 10 qershor, në të cilën dituria dhe patriotizmi na bënë protagonistë të historisë sonë.

Me datë 12 qershor 1999, nuk fituam ne, por NATO. Me datë 10 qershor 1878 fituam ne, u vetëdijësuam dhe hymë në radhën e kombeve që dinë të mbrojnë vetveten.

Më datë 18 qershor 1999 në fshatin Berishë të Kosovës në shtëpinë e Zogajve, aty ku qe instaluar Qeveria e përkohshme, filluan bisedimet midis shtabit të KFOR-it dhe shtabit të UҪK-së për çmobilizimin dhe demilitarizimin e UҪK-së. Më datë 20 u nënshkrua demilitarizimi dhe shpërbërja e UҪK-së.

A mendoni se po të kishim pranuar të ishim pjesë e bisedimeve në Kumanovë do ishte çmilitarizuar dhe shuar UҪK-ja?

Historia është e pamëshirmshme ndaj atyre që nuk dinë ta lexojnë atë.

P.S. Beato ignoranza.

©Dritan Goxhaj

_____