Kreu Blog Faqe 1308

Takimi i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) me ZV/presidentin e SHBA-ave, Richard Cheney, korrik, 2005

Autori i këtij shënimi, në atë kohë Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (i dyti nga e majta në foto), mori pjesë në takimin e ngushtë me Zëvendës- Presidentin Cheney, siç është shënuar në atë kohë nga disa portale, si më poshtë. Zyrtarët e tjerë të organizatës NAAC (Ilir Rusi, Kryetar, Martin N. Shkreli, zevendës Kryetar dhe Lou Fundos, menaxhues i fondeve) dhe të tjerë, u përshëndetën më vonë gjatë darkës me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë dhe me politikanë të tjerë vendas dhe federalë.

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

Me të drejtë flitet dhe është shkruar mjaft gjatë viteve për rolin që ka luajtur dhe që luan gjithnjë komuniteti shqiptaro-amerikan në ruajtjen si sytë e ballit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kombit shqiptar si dhe për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

Një nga takimet e shumta të poërfaqsuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan me udhëheqsit e lartë të Shteteve të Bashkuara gjatë dekadave të kaluara ishte edhe pjesëmarrja në një tryezë të rrumbullakët me Zëvëndës Presidentin Riçard Cheney.  Ishte Korriku i vitit 2005.  Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) ishte ftuar në një takim – tryezë të rrumbullakët të disa grupeve të caktuara etnike në Amerikë — me Zëvëndës Presidentin e SHBA-ave në atë kohë, Z. Riçard Cheney. Secilit përfaqsues të grupeve iu rezervuan 5-minuta për të folur mbi shqetësimet e mbrendshme dhe të jashtme të grupit që përfaqësonte dhe politikës amerikane ndaj atyre problemeve.   Ishte kjo një mundësi e rrallë për të shkëmbyer pikëpamjet tona mbi çeshtjet aktuale me interes për shqiptarët me numrin dy të Administratës së Presidentit George W. Bush.

Si Drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në atë takim me njeriun e dytë më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, theksova lidhjet e ngushta historike midis popullit amerikan dhe Kombit shqiptar.  Paraqitja ime vazhdoi mbi gjëndjen në Kosovë në atë kohë duke nënvijuar se nuk ka alternativë përveç pavarësisë dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës shtet i pavarur e sovran të deklarohet, botërisht, sa më parë që të jetë e mundur nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe aleatët perëndimorë, si e vetmja zgjidhje e pranueshme nga populli i Kosovës dhe si një zgjidhje afatgjatë për interesat amerikane në Ballkanin Perëndimor edhe për sigurinë dhe paqën në rajon dhe në Evropë. Fola, shkurtimisht, edhe mbi gjëndjen paszgjedhore politike (të 3 Korrikut, 20025) në Shqipëri.

Tryeza e rrumbullakët me Zëvëndës -Presidentin e Amerikës, Riçard Cheney u pasua nga një darkë për kongresistin e atëhershëm republikan të Nju Jorkut, Z. Vito Fossella, në të cilën morën qindra të ftuar.

Nga takimi i përfaqsuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) dhe Federatës paan-Shqiptare Vatra me Presidentin Bill Clinton dhe stafin e tij të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, 31 Mars, 1999

Takime si ky me Zëvëndës Presidentin Cheney, komuniteti shqiptaro-amerikan ka patur, gjatë dekadave, me dyzina të tilla, me përfaqësuesit më të lartë të politikës amerikane – republikanë e demokratë — të dy partive kryesore të Shteteve të Bashkuara – duke përfaqësuar me dinjitet dhe atdhedashuri komunitetitn shqiptaro-amerikan si dhe interesat e shqiptarëve në përgjithësi. Siç është shprehur me një rast, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në një takim të tijin me grupet e ndryshme etnike në Amerikë, përfaqsuesit e këtyre grupeve etnike, “janë ndër ambasadorët më të mirë që mund të kemi”.

Aktivisti i njohur shqiptaro-Amerikan, Ekrem Bardha, Avni Mustafaj, President i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Ilir Zherka, Drejtori Ekzekutiv i NAAC, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Clinton për të biseduar mbi krizën në Kosovë, 31 mars, 1999 — AFP PHOTO Paul J. RICHARDS (Photo credit should read PAUL J. RICHARDS/AFP via Getty Images)

Ashtu edhe komuniteti shqiptaro-amerikan me përfaqsuesit e tij, si gjithmonë, në të kaluarën ashtu edhe sot — në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane — me dinjitet, respekt dhe me dashuri për dy vendet tona, ka lujtur dhe vazhdon të ushtrojë rolin e “ambasadorit” të denjë të Kombit shqiptar në Washington dhe kudo në Amerikë ku jetojnë shqiptarët.

Roli i komunitetit shqiptaro-amerikan nuk ushtrohet vetëm në tryeza të rrumbullakëta me zyrtarët më të lartë të Amerikës por edhe me shfaqje si këto para Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit të SHBA-ave dhe në rrugët e qyteteve më të mëdha amerikane, ku shpaloset krenaria, kultura dhe identiteti kombëtar i shqiptarëve në këtë vend dhe më gjërë.
Roli i komunitetit shqiptaro-amerikan nuk ushtrohet vetëm në tryeza të rrumbullakëta me zyrtarët më të lartë të Amerikës por edhe me shfaqje si këto para Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit të SHBA-ave dhe në rrugët e qyteteve më të mëdha amerikane, ku shpaloset krenaria, kultura dhe identiteti kombëtar i shqiptarëve në këtë vend dhe më gjërë.
Roli i komunitetit shqiptaro-amerikan nuk ushtrohet vetëm në tryeza të rrumbullakëta me zyrtarët më të lartë të Amerikës por edhe me shfaqje si këto para Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit të SHBA-ave dhe në rrugët e qyteteve më të mëdha amerikane, ku shpaloset krenaria, kultura dhe identiteti kombëtar i shqiptarëve në këtë vend dhe më gjërë.

Kulti i individit i dëmshëm për shtetin, rrënues për demokracinë!

0

Florim Zeqa 

Diktati nga lartë-poshtë dhe mospërfillja e zërit të qytetarëve paraqet dhunim të demokracisë dhe instalim të diktaturës. Diktatura në demokraci është shumfish më e dëmshme për qytetarët dhe e rrezikshme për të ardhmen e vendit sesa ajo në sistemin njëpartiak.

Përgjumosja nga liria dhe pavarësia

Rënja e partive e politike nën ndikimin e autokratëve dhe karrieristëve është bërë pengesë  profilizimit të partive politike dhe reformave substanciale për të mirën e vendit dhe interesin e qytetareve.

Liria e munguar për rreth një shekull, pas largimit të “çizmës” së pushtetit serb, na bëri të ndjehemi tepër komod dhe të relaksuar, duke menduar u liruam nga të gjitha të këqijat qindra vjeqare.

Përgjumosja e thellë që na solli liria, e në veçanti ri-shpallja e pavarësisë së 17 shkurtit 2008 ka filluar të na kthehet si bumerang kërcënues për të ardhmen e shtetit.

Përderisa ne e harruam të kaluarën e pushtimit serb, vuajtjet dhe sakrificat shekullore, Serbia nuk e harroi Kosovën!

Nga momenti i shpalljes së pavarësisë së 17 shkutrit, Serbia e filloj agresionin e saj politik ndaj pavarësisë së shtetit tonë.

Pothuajse të gjitha njohjet që i erdhen Kosovës janë produkt i SHBA-ve dhe disa shteteve mike brenda Bashkimit Evropian.

Përderisa liderët shtetërorë dhe partiak bënin garë se cili i kanë sjellë më shumë njohje shtetit të Kosovës, Serbia e vazhdoi luftën diplomatike për ç’njohjen e shtetit të Kosovës nga shtete të vogla nën ndikimin ruso-sllav.

Për dallim prej qeverive të kaluara, madje edhe ndaj asaj paraprake që e solli vetëm një njohje (nga Izraeli në fund të vitit 2020) të aranzhuar nga ish presidenti SHBA-ve, Donalld Trump, qeveria aktuale deri më tani nuk e ka asnjë rezultat sa u përket njohjeve.

I kishim 117 shtete njohëse të pavarësisë, por si rezultat i avancimit të politikës së jashtme serbe kundrejt asaj kosovare kanë ndodhur disa ç’njohje!

Por, për habi asnjë liderë shtetërorë dhe partiak nuk është në gjendje t’i mohojë ç’njohjet dhe as ta thotë numrin e sakt të shteteve njohëse që aktualisht i ka Kosova!

Alternativa e re politike, e vetmja mundësi për ndryshim

Ne shqiptarët, si njëri ndër popujt më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, sikur të kishim afinitetin e bashkimit, dashurisë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit siq e kemi të zgjuar ndjenjen e urrejtjes, të ndarjes dhe përçarjes, sot do të ishim njëri ndër popujt më të fuqishëm të botës së civilizuar dhe faktori kyq i të gjitha zhvillimeve politike jo vetëm në Ballkan por në mbarë kontinentin Evropian.

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjën e atdhetarëve me gjak të pastër shqiptar, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe njëherë sikurse në fillimvitet e ’90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e uzurpatorëve dhe matrapazëve, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona kombëtare.

Ndryshimet substanciale në skenën politike dhe shoqërore të vendit tonë, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të qënjes sonë kombëtare, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.

Ngjizja dhe krijimi i një alternative të re politike nga elitat e pastra intelektuale është imperativ i ngutshëm kohor dhe i vetmi shpëtim për vendin, nga veprimtarët dhe atdhetarët e vërtetë konformë rrethanave kohore dhe zhvillimeve politike ndërkombëtare.

Alternativa e re politike nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues.

Secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë dëshmuar vetën dhe se pragmatizmi dhe patrioztizmi i tyre fillon dhe përfundon me marrjen e pushtetit.

Vetëm ardhja në pushtet e një klase të re dhe të përgjegjshme politike, me figura të reja e jo të ricikluara, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare si dhe do të përmirësonte imazhin e rrënuar të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Nuk më njeh Serbia, e unë nuk u njoh ju!”

Radio Evropa e Lirë: Bosnja shpreh dëshirë t’i bashkohet nismës

Arben Çokaj - gazetar Arben Çokaj

Pra, tani mbetet vetëm Kosova stoike në qëndrimin e saj, për të mos iu bashkuar nismës Ballkani i Hapur. Sepse Kosova ka një Prezidente, që kur flet duket se po han hekur me dhëmbë, dhe ka një kryeministër, që nuk e di veten ende se ku është. Shqiptarët nuk ka bir kurve që i bashkon, ata gjithmonë do e gjejnë një pretendim, për t’u ndarë e përçarë, e fajin ua kanë gjithmonë të tjerët… Shqiptarët janë e zeza e vetes!

Po të ishte edhe Kurti në takimin e Ohrit, shikoni foton më lart, do të ishin 3 kryeministra shqiptarë aty, që heqin pa luftë kufijtë për 7 milion shqiptarët në Ballkan. Si i thonë asaj thënies: “Për kë u fol më keq aty? Për atë që nuk ishte.” Por jo, 2 milion shqiptarë të Kosovës duan rolin dominant në Ballkan, duan loqe të drejtojnë mbi 20 milion banorë të Ballkanit perëndimor. Ata duan të vendosin, i gjithë Ballkani duhet të bindet, të bëjë siç duan ata, ndryshe nuk shkon bacë. Prandaj edhe ndodh kjo që po ndodhë, Kosova do të shmanget, do të mënjanohet nga të tjerët! Kosova realisht po vetë-shmanget, po përjashton veten!

U thua sa të duash kosovarëve, të del goja pas, sikur flet me murin, se duhet të tregojnë kujdes si shtet i ri, të mos bëhen peng i shijeve serbe mbi fatin e tyre. E pranon apo jo Serbia, Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të sillet si i tillë, të krijojë marrëdhënie e bashkëpunim me fqinjët, që e njohin atë, e jo t’i shajë e injorojë ato, kryesisht Shqipërinë e shqiptarët. Por Kosova ua rrasë të gjithëve për hir të Serbisë: “Nuk më njeh Serbia, e unë nuk u njoh ju!” Ngjashëm me Nasim Haradinaj, që e la nam, nuk e njihte Gjykatën Speciale, e për shkak se nuk e njihte, i hëngri 4,5 vjet burg nga ajo gjykatë, për marri.

Kosova e ka vështirë tani t’i përtypë fjalët, që ka nxjerrë kundër Ballkanit të Hapur, dhe unë e kam paramenduar këtë situatë që nga fillimi, mendoja, “të gjithë do të hyjnë në Ballkanin e Hapur, por Kosova jo!” Ky është problemi i Kosovës, që duhet ta ndreqin… Por do u marrë kohë, edhe nëse e bëjnë. Kosova kurrë në historinë e post-komunizmit nuk i ka pasë marrëdhëniet më keq me Shqipërinë se tani. E pse? Fajin gjithmonë ia kanë të tjerët kosovarëve, ata nuk kanë asnjë faj. Kosovari të bën agjent rus, nëse ti i shan idhullin e tyre Zelenskyn, e kujtojnë më pas se kjo kalon pa asnjë pasojë. Prishen me tjetrin si pa të keq, e pastaj habiten, thonë: çfarë pate? Ata nuk e kuptojnë, se kanë përgjegjësi edhe për ato që thonë!

Unë shkruaja shkrime dhe i trajtoja këto probleme, u thoja kosovarëve kujdes, por vetëm se rrita armiqësinë e ‘zhabës’ së tyre ndaj meje. Kush jam unë për t’i mësuar ata?! Apo për të treguar se Zelensky ka vepruar gabim?! Kosovarët që më shanin mua, nuk po mendonin me kokë, me tru, por me zhabë, me lukth, me gushë!

Kosova nuk ka politikanë sot, ka gushë, ka lukth, ka zhabë me shumicë. Dominon zhaba, egoja primitive për të dalë në dritë me marri, e jo me zgjuarsi. Zgjuarsia dhe instinkti politik, që e kishte Rugova dikur, mungon shumë në Kosovë sot. Furnizohet me produkte kryesisht nga Serbia, rreth 35 milion Euro në muaj importe serbe, dhe e urren Serbinë aq shumë, sa nuk bën asgjë, pa i thënë Serbia bëje, pa pyetur Serbinë.

Kosova duhet të jetojë me ose pa hirin e Serbisë, sepse po të ishte për Serbinë, ajo nuk do pavarësohej kurrë. Kosova la në baltë Shqipërinë, ndihmësen më të madhe të saj, pastaj vendet e tjera që e njohin, duke mos marrë pjesë në Ballkanin e Hapur. S’ia futi fare Kosova Edi Ramës, por shisnin pallavra patriotike me tepri, duke sharë e fyer dhe duke poshtëruar secilin, që i thirrte ata drejt arsyes. Rrin Rama me Vuçiqin, “Rama tradhëtar”, “Rama vëlla me Vuçën”, etj. etj. Rama nuk i dëgjon këto gjëra, Rama nuk ndikohet… Ata jashtëqitën mbi kryeministrin shqiptar, e të tjerë, pa pikën e vetë-përmbajtjes, dhe ja ku jemi tani, në prag të formalizimit, Ballkani i Hapur po bëhet një realitet, pa Kosovën brenda. Turp për Kosovën dhe mendjet konfliktuale atje!

E kush e ka fajin? Politikanët e Kosovës, askush tjetër! Ata duhet të rriten e të integrohen në iniciativat rajonale si çdo shtet tjetër, se Kosova e fati i saj është më shumë se disa politikanë të papjekur e kakareça dhe disa njerëz të tjerë të mllefosur, analista e banalista, që kujtojnë se politika e shteti drejtohet me zhabë e jo me kokë. Nuk janë mësuar kosovarët të ecin si shtet i pavarur dhe i barabartë me tjerët. Pretendime gjen sa të duash… Se nuk e njeh Serbia Kosovën, është problem, por Kosova nuk duhet ta ketë këtë si kompleks kaq të madh, sa të prishet me gjithë botën, për hir të kompleksit serb.

Duke marrë pjesë në nisma rajonale e më gjerë, Kosova vetëm forcohet, nuk rrezikohet nga Serbia. Hapja me vendet e rajonit, i ulë edhe tensionet me Serbinë. Prandaj më dukej miopi tepër e theksuar politike, deri në marri, reagimi që politika kosovare e më gjerë, bëri ndaj Ballkanit të hapur. Pasi nuk bëhet nami se Kosova nuk merr pjesë, askush nuk e ka më shumë problem këtë, se vetë Kosova!

Por ku duan të dalin kosovarët me këtë kundërshti? Është tepër e vështirë të kuptohet. Ata duan të thonë, ne nuk hyjmë në Ballkanin e Hapur pa na njohur Serbia. E Serbia e di këtë dhe nuk i njeh kurrë… Tallet keq me ta. Absurdi: Serbia nuk e çan menderën për ta, e këta prishen me gjithë tjerët, për hir të Serbisë. Pra, sipas kësaj logjike, Kosova nuk hyn kurrë në Ballkanin e Hapur, nuk e lë Serbia (ose kompleksi serb) të hyjë!

Kosova duhet të tregohet e kujdesshme dhe të mos jetojë me psikologjinë e luftës dhe të armikut të përjetshëm, duke e paraqitur veten si viktimë e përjetshme. I njohim vuajtjet e Kosovës dhe popullit të saj, por psikologjikisht, kosovarët duhet të punojnë shumë për ta tejkaluar këtë kompleks të madh, frikën e madhe nga serbi, se i ka sunduar për dekada me radhë dhe ua ka tjetërsuar botëkuptimin. Serbia nuk i vret e pret më, nuk i pushton më. Zgjohuni kosovarë e çlirohuni psikologjikisht edhe në mendësi! Jetoni si të pavarur, se u mbyti turku me xhamia, se u ka pushtuar dikur, e serbi me kiksa e plazma e mentalitetin e pjerdhur, se u ka sunduar dikur. Dini more me u nda prej tyre!

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Gjimnazit “Loyola” në Prizren dhe Universitetit Siegen në Gjermani

0

Shkruan: Prof. Fadil Bytyçi, Prizren

Asociation Loyola-Gymnasium,një institucion kredibil i arsimit parauniversitar në Kosovë,vazhdon të avancon në fushen përkatëse të dijes me një përspektiven për të rinjtë e Kosovës.Ky institucion që nga themelimi, përmes punës cilësore edukativo-arsimor, krijoi mundësi për të studjuar në hapsiren gjermanofolëse të një numri të nxënësve të Kosovës. Në këtë vazhdë, sot është nënshkruar një marrveshje bashkpunimi me Universitetin e Siegen-it nga Gjermania që mundëson përfshirjen e një numri të maturantëve të këtij gjimnazi për të vazhduar studimet në këtë universitet prestigjioz.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Gjimanzit “Loyola” në Prizren dhe Universitetit Siegen në Gjermani

“Pas përfundimit të maturës, nxënësit e Gjimnazit “Loyola” në Prizren do të kenë mundësi të ndjekin studimet e tyre edhe në Universitetin Siegen në Gjermani”, bëri të ditur drejtori i gjimnazit prof. Enver Sulaj. Kjo është bërë e mundur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi, në të cilën qartësohen procedurat dhe mundësitë që maturantët tanë do të kenë për të arritur formimin e tyre profesional në këtë universitet,shtoi ai.

Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i Universitetit të Siegen-it, dr. Holger Burckhart, kryetari i Bordit të ALG “Loyola-Gymnasium”, dr. Matias Czech dhe drejtorit ekzekutiv të ALG-së, z. Elias Koller. Detajet e marrëveshjes janë diskutuar gjatë një vizite në shkollën tonë, më 03.06.2022, të drejtuesve të departamentit të jashtëm të Universitetit të Siegenit, z. Christian Gerhus dhe z. Phillipp Schmidt. Kjo marrëveshje përfshin sigurimin e kuotave të caktuara të vendeve të studimit në lëndët me pranim të lirë dhe të kufizuar, si dhe ndihmë të mëtejshme për maturantët e „Loyola-Gymnasium“ për të filluar studimet në Siegen.

Aktualisht në këtë universitet studiojnë 11 nxënës të ALG-së, ndërsa një numër tjetër i madh i tyre vijojnë të studiojnë në universietet tjera në Gjermani, falë përgatitjes së lartë që kanë fituar këtu, njohurive të gjermanishtes, por edhe për shkak se diploma jonë njihet në shtetet gjermanishfolëse.

Në përkujtim të 84 vjetorit të vrasjes së Selman Kadrisë, heroit që e vrau zullumqarin e njohur Vojvodën Miliç Kërstiq

Qerim Rexhaj, Cerrcë, Istog
Me rastin e 84-vjetorit të vrasjes
SELMAN KADRIA – PUSHKA QE DRIDHI THEMELET E KRAJLEVE TE SERBISE
Në përkujtim të heroit Selman Kadria
Në varrezat e reja të fshatit Cerrcë, aty buzë rruge, në një varr që të bie në sy menjëherë, amshuar pushojnë eshtrat e Selman Kadrisë, trimit që shtriu për tokë vojvodën Miliç Kërstiq, bajlozin serb, kryekriminelin çetnik, shkaktarin e dhunës, vuajtjeve, dhembjeve e tragjedive të padurueshme familjare dhe kombëtare në fshatrat e Dukagjinit, të Drenicës dhe më gjerë. Nga bashllëku i këtij varri, të punuar bukur me gur mermeri, ngritur në vitin 1941, në kohën e Shqipërisë, me shkronja të mëdha shtypi, me fjalë guri, porosit dhe flet me brezat ky epitaf kuptimplotë:
Ju shtegtarë që kaloni
Pranë këtij trimi ndaloni
Veprën mos t’ia harroni
Bijve tuaj tua kujtoni
Mbi të gjitha, me evokimin për veprën e heroit dhe me amanetin lënë brezave, ky epitaf varri ta përkujton veprën heroike dhe muranën e kreshnikut Gjergj Elez Alia të ngritur në këngën popullore legjendare së bashku me epitafin e kënduar nga goja e zogut të verës:
Amanet, more shtegtari i malit!
N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkën me e pushue.
N’kofsh tu kajtë ksajt, gjamën për me e xanë!
Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë,
Kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
Kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
Kërkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!
Varri, i ngritur me kujdes në trevjetorin e rënies së Selman Kadrisë, si dhe një këngë popullore, baladë historike, dëshmojnë për rëndësinë shoqërore dhe historike të aktit heroik të trimit, ashtu siç dëshmojnë për respektin e thellë që me këtë akt guximi trimi fitoi ndër bashkëkohësit. Ndonëse ky varr, për një gjysmë shekulli, natë e ditë, do të bëhet cak sulmi vandal i hienave serbijane, shpirtera të ringjallur pashiqian të dehur nga alkooli dhe shovinizmi antishqiptar, ndonëse kënga për të, për shkaqe të një natyre tjetër, „morale dhe politike“, do të arratiset nga Podguri dhe do të zë vend në odat e Drenicës, të Rekës së Keqe e gjetiu në Kosovë, prapë se prapë, mu ky varr, së bashku me këngën popullore, deri vonë, do të mbesin të vetmet shenja, të vetmet gjurmë dhe i vetmi muze, që me përkushtim këmbëngulës, do ta ruajnë namin dhe emrin e Selman Kadrisë, do ta ruajnë vlerën dhe kujtimin e veprës së tij të lartë.
2.
Pas Luftërave Ballkanike, në veçanti pas Luftës së Parë Botërore, Kosova dhe trevat tjera shqiptare që mbeten jashtë kufijve të shtetit amë edhe një herë u vunë në sprovën e madhe të historisë. Me nxitjen, me bekimin dhe me përkrahjen e Rusisë cariste dhe të Fuqive të Mëdha, nën pretekstin e ndjekjes së ushtrisë austro-hungareze, Serbia angazhoi gjithë potencialin e mundshëm ushtarak dhe diplomatik për të gllabëruar Kosovën dhe trevat tjera shqiptare, madje duke rrezikuar edhe vet qenien e Shqipërisë Londineze.
Me ripushtimin e Kosovës autoritetet e Beogradit fillimisht u përpoqën të bëjnë getoizimin e saj dhe në esencë bënë përpjekje për ta mbytur çdo kundërshtim, çdo qëndresë, çdo revoltë dhe çdo përpjekje çlirimtare nga ana e forcave atdhetare shqiptare. Në anën tjetër, regjimi serb, shpejtoi që t’i jetësojë planet e mbetura pezull të rikolonizimit që kishin filluar që më 1912 e që kishin vazhduar deri te fillimi i Luftës së Parë Botërore. Pas themelimit të Mbretërisë të SKS-së me 1918, kolonizimi i Kosovës konsiderohet si njëra ndër detyrat më prioritare, më patriotike dhe më të ngutshme të kësaj Mbretërie. Kolonizimi i filluar në mënyrë stihike që në vitin e parë të okupimit të Kosovës në mënyrë më intensive u bë dy vitet e para të pas Luftës se Parë Botërore. Ky kolonizim, i njohur si Reforma Agrare, ishte drejtuar ekskluzivisht kundër shpronësimit të banorëve shqiptarë dhe në esencë barte planet më ogurzeza për popullin e Kosovës.
Ndonëse urdhëresa e qeverisë së Beogradit e datës 27.02.1919 jepte shenjën për një reformë agrare, në Kosovë, krahas kësaj, filloi kolonizimi për ta serbizuar Kosovën dhe trevat tjera etnike shqiptare. Mbështetur në program, familjeve kolonizatore u ndahej sipërfaqe e punueshme e tokës prej 5 deri në 15 hektarë. Sipas burimeve arkivore serbe del se qeveria e Serbisë përmes Reformës Agrare ka arritur të marr sipërfaqe toke për kolonizim gjithsej 189.463 hektarë, ndërsa deri me 31.12.1936 ka arritur t’ua shpërndajë subjekteve agrare 175.003 hektarë. Në këtë rast duhet përmendur së vetëm në regjionin e Burimit (Istogut) dhe të Pejës Reforma Agrare nga popullata vendëse mori 15.100,41 hektarë, përkatësisht 16.001 hektarë tokë. Në tokat e kolonizuara bënin pjesë edhe ato sipërfaqe tokësore që ishin prona të luftëtarëve të lëvizjes së rezistencës (kaçakëve), të cilët me armë në dorë e kishin kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia. Marrja e pronave luftëtarëve të lirisë do të vazhdojë deri më 6 prill1941 kur Mbretëria e SKS-së u pushtua nga Gjermania. Me këtë rast duhet theksuar se rrymat kolonizuese që vinin për t’u vendosur në Kosovë ishin kryesisht serbë nga Hercegovina, Kroacia (Lika, Banija, Malet e Dalmacisë), Mali i Zi, Bosnja, Serbia (Kopaoniku, Toplica) dhe vende të tjera të Mretërisë së SKS-së.
Të ndodhur përball këtij invasioni kaq monstruoz në mes shqiptarëve vendas dhe ardhësve kolonë gjithnjë e më shumë rritej fryma e mostolerancës. Në këtë periudhë kohore shqiptarët vriteshin, burgoseshin, internoheshin por edhe dëboheshin me dhunë nga toka dhe atdheu i tyre. Pushtuesi kishte filluar të digjte fshatra të tëra për të mbjellë të popullata frymën e defetizmit dhe të mospërspektivës për një jetë normale në Kosovë, me qëllim të fundit që të arrihej objektivi i pastrimit të Kosovës dhe trevave tjera shqiptare nga elementi shqiptar. Të kësaj kohe janë edhe shpërnguljet e mëdha shqiptare nëpër vende të ndryshme, kryesisht në Turqi, të cilat nuk do të kenë të ndalur për një periudhë të gjatë kohore. Shqiptarët, si popull shumicë, në çdo lëmë jetësore u vunë përballë një terrori të pa shembull. Mbi ta u vërsulën ushtarët, xhandarët, bandat kriminele e plaçkitëse duke bërë garë para pushtetit se kush po e terrorizonte këtë popull më shumë.
Përballë këtij terrori dhe gjenocidi të pashembullt, patriotët shqiptarë, të penës dhe pushkës, ata që, në kohëra të tjera, kishin ditur dhe kishin pasur guximin që armët t’ua kthejnë pushtuesve turq, malazez, serbë dhe bullgarë edhe këtë herë shpresën e fundit e kishin mbështetur te armët e lirisë, sepse vetëm përmes zjarrit të tyre, në truallin e Kosovës martire, ata do ta bënin pushtuesin t’i rrëshqiste toka nën këmbë. Një rëndësi të madhe në këtë periudhë kohore, në Podgur dhe në trevat tjera shqiptare, pati themelimi i Komitetit „Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i cili në përbërje të vet kishte rreshtuar atdhetarë, veprimtarë dhe intelektualë me nam nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo organizatë politike e ushtarake, përmes degëve dhe nëndegëve të saj, në Kosovë e gjetiu, për një periudhë kohore, me një vetëmohim të rrallë, ndezi flakadanin e lirisë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar te të gjitha trojeve shqiptare. Emrat e atdhetarëve Bajram Curri, Azem Galica, Sadik Rama, Beqir Rexha, Nak Berisha, Ramë Alia, Kamber Loshi, etj. ishin kthyer në simbol të shpresës, të trimërisë dhe të lirisë, në shembull frymëzimi se si duhej luftuar dhe sakrifikuar për lirinë e Kosovës.
3.
Në këto rrethana lindi, u rrit dhe u edukua edhe Selman Kadria, bir i familjes së njohur Hasanaj (Bekë Ferizët) nga fshati Cerrcë, familje që konsiderohet ndër më të vjetrat e këtij fshati. Pesha e rëndë e Reformës Agrare, si shumë familje tjera të Kosovës, do ta godas edhe familjen Hasanaj. Përmes Reformës Agrare, më 1919, kësaj familjeje pushteti ia konfiskoi gjithë pasurinë e patundur me pretekst se ajo ishte pronë e beglerëve. Kjo pasuri kaloi në pronësi të vojvodës Miliç Kërstiq. Që nga kjo kohë, e shpronësuar nga toka dhe e dëbuar nga shtëpia shekullore, familja Hasanaj detyrohet të punojë dhe të jetojë ashtu siç do të mundet për t’i përballuar vuajtjet e ekzistencës në robëri. Selman Kadria u lind më 1906 në fshatin Cerrcë të komunës së Burimit që shtrihet rrëzë brezit të vargmaleve të quajtura Bjeshkët e Thata. Lindja e tij përkon me rrethana shumë të vështira nëpër të cilat po kalonte fati i kombit shqiptar, në rrethana të vetëdijesimit e të luftës vetëmohuese për çlirimin e Shqipërisë dhe të bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Ai nuk shquhej dhe nuk kishte ndonjë fëmijëri të veçantë që ta dallonte nga moshatarët e tij sepse, thuaja, askush nga familjet shqiptare të asaj kohe nuk arrinte t’iu ofronte kushte minimale dhe pak lumturi këtyre fëmijëve që po lindnin dhe po rriteshin vetëm me shpresa për ardhmërinë e tyre. Megjithatë, ata që patën fatin ta njohin nga afër, thonë se Selmani ishte fëmijë i zgjuar, i shkathtë, guximtar, mahitar, por, mbi të gjitha, tregojnë se natyra ia kishte dhuruar dhuntinë e një zëri melodik, që më vonë, kur do të burrërohet, do ta bëjë rapsod të dëgjuar odash. Thonë se çiftelia dhe lahuta në duart e tij, në oda burrash, përcillte ngjarje nga e kaluara jonë e largët dhe e afërt, herë me pikëllim e herë me zemëratë e në të shumtën me krenari e mburrje. Tek e shihje Selmanin duke kënduar, tregojnë moshatarët e tij, të dukej sikur bashkëvepronte me heronjtë e këngëve popullore që luftonin dhe flijoheshin me vetëdije për lirinë e trojeve shqiptare.
Shkollat shqipe, të hapura në disa vende nga austrohungarezët, asokohe patën jehonë të fuqishme te populli shqiptar. Në një shkollë të tillë të hapur në Burim, Selmani pati fatin të mësojë shkrim e lexim shqip, të mësojë për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, për Shqipërinë, për Kosovën, për këngët e meloditë e bukura të folklorit tonë, etj. Dituria dhe edukata nga mësuesit shqiptarë do t’i nguliten përjetësisht në qenien e tij dhe do t’i shërbejnë si udhërrëfim për gjatë gjithë jetës. Një ndikim të veçantë në ngritjen dhe në përsosjen e personalitetit të tij pati oda dhe tradita e kultivuar brez pas brezi nga gjyshërit dhe baballarët tanë. Si djalosh, me interesim të madh kish përcjellë bisedat që bëheshin në odat e burrave për luftërat që po bënin çetat e Azem Galicës, Beqir Rexhës, Mehmet Konjuhit, Kamber Loshit, Nak Berishës, Binak Perkiqit, Ramë Alisë, Adem Sejdisë, etj. për represionin, vrasjet, djegiet, dëbimet dhe internimet që po bënte ushtria, xhandarmëria dhe bandat çetnike serbe mbi popullatën e pa armatosur shqiptare.
Për të siguruar ekzistencën dhe kafshatën e gojës për vete dhe për familjen Selmani ishte detyruar të punojë gjatë kohë në punën e rrogëtarit, herë në tokën e e vet të rrëmbyer nga Miliç Kërstiqi, herë në mullinjtë dhe në pronat e serbëve kolonë të Burimit. Gjatë punës së rëndë dhe të mundimshme ai me dhimbje në shpirt do të bëhet dëshmitar i dhunës dhe terrorit sistematik mbi fshatarët shqiptarë. Shumica e shqiptarëve që kishin qëndrim refuzues ndaj robërisë serbe përfundonin nën torturat më mizore, të cilat zakonisht bëheshin në lokalet e mullinjve të tyre. Gjatë torturave shqiptarëve u futeshin gozhda nën thonj të duarve dhe të këmbëve, ua prisnin me thikë veshët, hundën dhe organin seksual, i mbytnin me dru, i rjepshin për së gjalli, i gulshonin në ujët e mullinjve, në ndonjë rast, të lagur, i linin të vdisnin në temperatura të ulëta deri në minus 20 gradë, i shëmtonin barbarisht dhe të masakruar i hidhnin në moçalet e Llugës së Xhamisë. Këto orgji kanibaleske, të shoqëruara me këngët mbytëse çetnike, nën tingujt e tmerrshëm të harmonikës dhe nën dehjen dalldisëse të alkoolit, bëheshin në Lugun e Shkieve, mahallë kryesisht e banuar me kolonë serbianë. Duke i parë me sytë e vet dhe duke dëgjuar në biseda për krimet që i bënte ushtria, xhandarmëria dhe bandat çetnike të udhëhqura nga gjakpirësit Kostë Peçanci, Spiro Dellovci, Arsenije Qyrku, Gal Tërziqi, Pantë Hashanin, Miliç Kërstiqi, Jer Malisha, Savë Peroviqi, etj. në heshtje të thellë Selmani e hante vetëvetën, ndërsa në thellësi të shpirtit mbushej me pezëm dhe me urrejtje të pa përmbajtur.
Vojvoda Miliç Kërstiq, tek i cili Selmani kishte rastisur të punonte si rrogëtar, po e mbyste popullin shqiptar në gjak dhe në vuajtje të padurueshme. Në mendjen e Slemanit shpeshherë kalonin masakra e Rakoshit, ku Miliçi, sëbashku me çetën e tij, kishte prerë e vrarë meshkujt e asaj ane, masakra e Bollopojës së Ultë ku ai kishte urdhëruar që të vriteshin në çast 12 fëmijë nga mosha 6 deri në moshën 12 vjeçare, të cilët po laheshin në përroin e fshatit, djegia për së gjalli e 9 fshatarëve të Uçës të ngujuar në një kullë të Burimit të Poshtëm, hakmarrja e tij gjoja për një bari të vrarë të Kerstiqëve në bjeshkë me çrast vrau 61 shqiptarë duke filluar nga qendra e Burimit e duke vazhduar deri në Burim të Poshtëm, masakra te Zabeli i Tomocit me të cilin rast katër të burgosur i detyroi t’i hapin varret e veta, ku edhe i ekzekutoi… Këto ishin vetëm disa masakra që ishin kryer në rrethin e Burimit ndërsa masakrat në popull dhe ekzekutimet e personave të veçantë në vise të tjera të Kosovës kërkojnë elaborim të veçantë. Jehona e krimeve të këtij gjakpirësi kalonte çdo kufi dhe çdo arsye të shëndoshë njerëzore. Lajmet për vrasje të këtilla vinin nga Drenica, Runiku, Klina, Përdrini, Rugova, Lugu i Baranit, Reka e Keqe, Gjakova e vende të tjera ku ai e kishte zonën e përgjegjësisë si vojvodë.
Selman Kadria, sëbashku me dy shokët e tij, Brahim Ukë Kabashin nga Gurrakoci dhe Ali Kabashin nga Tomoci, që të tre rapsodë popullor odash e njëkohësisht shokë të mirë, lidhin besën për të vrarë tre gjakpirësit më të njohur të rrethit të Burimit. Selman Kadria merr përsipër për të vrarë vojvodën Miliç Kërstiq, Brahim Kabashi Arsa Peroviqin, ndërsa Ali Kabashi merr përsipër për të vrarë Maliç Malishiqin.
Në një nga ditët e qërshorit të vitit 1938, në livadhet e quajtura Lytece, në Lluga të Cerrcës, në breg të lumit Istog, Selmani me një të shtënë pushke vret xhelatin e popullit shqiptar dhe jetëson betimin e bërë para vetëvetës dhe para shokëve.
Dy shokët e tij, për shkaqe të panjohura, nuk arritën t’i kryejnë atentatet mbi kriminelët tjerë. Vrasja e vojvodës Miliç Kërstiqi në qarqet e larta të shtetit serbosllav shkaktoi termet të fuqishëm. Për kapjen e Selman Kadrisë shteti mobilizoi gjithë mekanizmat e mundshme, ushtrinë, xhandarmërinë, vullnetarët si dhe, dhunshëm, mbarë fshatarët e fshatrave të Podgurit. Objektivi i Selman Kadrisë pas atentatit ishte arratisja për në Shqipëri, meqë kishte kohë që çetat e lirisë nuk vepronin më nëpër malet e Kosovës. Edhe ato pak komitete që mbaheshin në Kosovë vepronin në ilegalitet të thellë. Vrasja e Miliçit bëri jehonë të madhe dhe gëzoi mbarë popullin shqiptar, ndërsa emri dhe nami i Selman Kadrisë rrufeshëm u bë i njohur derë më derë kudo në trojet shqiptare.
Si pasojë e dhunës shtetërore si dhe e gjurmimit hap pas hapi nga ana e pushtetit, pas kësaj ngjarje për Selman Kadrinë filluan ditët e vetmisë dhe të izolimit total. Askush nuk guxonte ta qaste në shtëpi, askush nuk guxonte ta ndihmonte ta realizojë synimin për të kaluar në Shqipëri. Në momentet kur i afrohet zonës kufitare për të kaluar në Shqipëri disa barinj e njoftojnë se kufiri ishte shtrënguar dhe se po ruhej nga forca të shumta të ushtrisë dhe të xhandarmërisë. Në këto rrethana pa rrugëdalje, i nxitur nga një shpresë e fundit, vendosë të kthehet përsëri në bjeshkët e Cerrcës, vendlindjes së tij. I pa ngrënë për ditë të tëra, i lodhur nga gjithë ajo rrugë nëpër male, por i lumtur që kishte kryer misionin që ia kishte ngarkuar vetes, priste që ta takonte ndonjë njeri të besuar nga bashkëfshatarët për t’u njoftuar me të rejat e ditëve të fundit. Përmes një djaloshi, bari dhish, i dërgon të fala dajës Ramë Vuthaj (daja i babës së Selmanit), nga i cili kërkon për t’i sjellë bukë te vendi i quajtur Kroni i Keq. Me ta kuptuar lajmin, Rama fillimisht shkon në Burim, te kryetari i komunës Rale Vuliq, ku e lajmëron vendndodhjen e Selman Kadrisë. Pas kërcënimit dhe premtimeve të pushtetit, Rama pranon që t’ua qet Selmanin në kurthë. Në takimin „e përzemërt“ te Kroi i Keq Rama e njofton Selmanin për bastisjet, rrahjet, maltretimet dhe burgosjet që pushteti serbosllav kishte ndërmarrë mbi fshatarë për ta gjetur apo hetuar vendstrehimin e Selmanit. Si shansë të vetme të shpëtimit Selmanit ai ia propozon rrugën për në Tutinë, pas bjeshke, e prej andej, pas do kohe, në Shqipëri. Të nesërmen, sipas marrëveshjes, në vendin e caktuar takohen Rama me Selmanin. Rama me vete kishte marrë kalin, një boshqe me havale e rroba grash dhe një sopatë, gjoja, pas kthimit, për të prerë thupra lajthie.
Pushteti kish marrë masa të jashtëzakonshme mobilizimi. Një numër i madh ushtarësh, xhandarësh dhe vullnetarësh çetnikë zunë pikat më strategjike në rrugën malore Cerrcë-Tutinë ku do të kalonte Selman Kadria me dajën e tij. Prita kryesore ishte zënë në Qarrishtë, te vendi i quajtur Ku zhgërryhen ujqtë, prita e dytë te Gurrat e Bardha, ndërsa prita e tretë te Maja e Re. Me kërkesën e dajës Selmani vishet në rroba grashë dhe detyrohet ta fshehë pushkën në një vend që të mos rrezikohet gjatë udhëtimit. Pas një cope të mirë udhëtimi rrugës malore, në vendin e quajtur Shkallë (tashti: Shkalla ku është vrarë Selman Kadria), pak para se të bie në pritën e parë, Selmani e ndalë kalin. Sjellja e pa natyrshme e dajës e kish futur në mendime të dyshimta. Një ndjenjë e ligë nuk e lë të bëj përpara. Më shumë se vdekjes i frikohej turpërimit në rroba grashë. Pas aktit heroik të treguar tashti ai ishte një Selman tjetër. Sëpari nis e i fërfëllon rrobat e grave nga trupi e pastaj i thotë dajës se do të kthehet për ta marrë pushkën. Në vend të pajtimit me të, nga ai merr qortimin. Në përpjekje për të zbritur nga kali, njëra këmbë i ngatërrohet në zënxhi, ndërsa daja me tërë forcën e godet me sopatë në shpinë, mes dy shpatullave. Selmani i plagosur rëndë lirohet nga kali dhe me dajën fillon duelin për jetë a vdekje. Selmani e kap një gur të madh për ta goditur dajën, por plagët ia dobësojnë duart dhe guri i bie të këmbët. Atëherë niset në drejtim të pushkës së fshehur.
Të njëjtën gjë e bën edhe daja i tij. Që të dy synojnë, si në garë, që njëri para tjetrit të arrijnë te pushka e fshehur. Por, Selmani, tash më i dërmuar, ndalet dhe e përcjell dajën në vrap shpatit të poshtë. Me të arritur te pushka, me anë të fishekëve të zbrazur në erë, daja lajmëron vendndodhjen e tyre. Për të mos rënë në duart e xhandarmërisë serbe, i bindur tashmë për kurthin që i ishte përgatitur, Selmani mbledh të gjitha forcat dhe niset për t’i dhënë fund jetës në një humnerë sipër Majës së Golakut. Plagët e rënda dhe humbja e sasisë së madhe të gjakut bëjnë që ai të mos mund t’i urdhërojë këmbët. Thuaja në gjendje kome rrethohet nga forca të shumta të xhandarmërisë, të cilat edhe në një gjendje të tillë nuk guxojnë t’i afrohen. Pas një kohe Selmanin e alivanosur e shtrijnë në vig dhe e lëshojnë në qendër të fshatit Cerrcë, ku po pritnin çetniket në krye me Rale Vuliqin. Pas torturave barbare, Selmanin, në agoni, e dërgojnë në oborrin e kishës, në qendër të Burimit, ku po e pritnin turma orgjish kanibaleske serbe. Qindra serbë, të ardhur edhe nga Beogradi, e rrethojnë dhe i sulen për ta coptuar si korbat prenë. Madje, disa gra serbe nuk hezitojnë t’ia fusin duart nëpër plagët e thella të trupit për t’ia nxjerrë zemrën nga kraharori. Ndonëse i rrahur me çizme në kokë dhe në kraharorë, pyetjeve për vendndodhjen e dokumenteve personale të Miliçit, ai, në vazhdimësi, me mospërfillje, me ironi dhe përbuzje, u përgjigjet: i kam shti në bythë. Torturat dhe sharjet serbe do të vazhdojnë deri në frymën e fundit të Selmanit.
Vrasja e Miliqit, si edhe e disa kriminelëve ordinerë në Kosovë, të cilët kishin bërë krime dhe masakra të pashembullta mbi popullatën shqiptare për vite të tëra, ishte një hallkë e pashkëputur qëndrese, një vazhdimësi e rezistencës së popullit shqiptar për mbrojtjen e nderit, dinjitetit, lirisë dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Aktin heroik të Selman Kadrisë, sidomos viteve të fundit, populli shqiptar e ka përjetësuar në disa këngë popullore duke e ngritur atë në një hero të dashur popullor.
***
KËNGË PËR SELMAN KADRINË
Hej, hej, me gojë hapun o ka mbetë Serbia
Thonë kush asht ai Selman Kadria
Deri sot jo s’e kem njoftë Cerrcën
Sot na e vranë o atë Miliq Kërrstën
Hej, hej, po Istogu me rrethinë
Gjithmonë keq e kanë pritë Serbinë
Po k’saj radhe o pushka e Selmanit
Dridhi eshtnat o të Car Dushanit
Hej, hej, se Selmani o e vrau njat shka
Thonë me shki ai në gjak ka ra
Besa e Zotit jo nuk ka ra n’gjak
Për Shqipni ai o po merr hak
Hej, hej, po merr hak o për djem të ri
Dorë e saj o që na i ka gri
Po merr hak o për nan’ e për motra
Po merr hak për krejt k’to votra
Hej, hej, ty t’lumtë dora o Selman Kadria
Kështu po t’thonë tybe krejt Shqipnia
Djem si ti ka Kosova prapë
O prapë ndër shki do të marrim hak
____
Elizabeta Marku, Kanga e Selman Kadrisë:

Buxhovi: Shumë nga historianët shqiptarë ende u besojnë falsifikimeve që vinë nga historiografia serbe dhe diskursi i saj

0

Historiani i njohur Jusuf Buxhovi në një intervistë për revistën “Milosao” të Tiranës sqaron fanatizmin antishkencor të shumë historianëve të Tiranës dhe Prishtinës që të ruhen kornizat ideologjike të së kaluarës si dhe sajesat e Beogradit rreth “shtetit mesjetar” serb në Kosovë, që asnjëherë nuk ka ekzistuar!

“Milosa”: Botimi i librit “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878” sjell dokumente, aktet dhe letra të ndryshme në formën komplete nga arkivi i Ministrisë së Jashtme Gjermane ku gjendet arkivi i Kongresit të Berlinit. Duhet të jetë kjo qasja juaj e parë, por serioze, në fushën e historiografisë?

J. Buxhovi: Libri “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878” i takon filleve të punës sime hulumtuese shkencore në historiografi nga fillimi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. Studimi mbështetet mbi temën e magjistraturës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane”, e mbrojtur në vitin 1979 në katedrën e Historisë së Universitetit të Kosovës. Botimi i vitit 2008, ishte një rast i mirë që tema e magjistraturës të plotësohet me një kundrim më të gjerë të problematikës, duke u parë në tërësinë e Kongresit të Berlinit, gjë që asaj i ka dhënë një dimension më të thellë. Ky thellim ka të bëjë edhe me plotësimin e dokumenteve paraprake me të tjera nga Arkivi i Ministrisë së Jashtme Gjermane, ku gjendet arkivi i Kongresit të Berlinit, të cilat, në formën autentike, nga origjinalet (frëngjisht dhe gjermanisht), për herë të parë paraqiten opinionit shqiptar të përkthyera edhe në gjuhën shqipe.

“Milosao”:Juve personalisht jeni i ndarë mes kërkimeve, publicistikës dhe sidomos krijimit letrar. Sa e ndihmojnë njëra-tjetrën përpjekjet individuale në disa fusha?

J. Buxhovi: Publicistikën e kam profesion të mirëfilltë jetësor. E kam filluar në vitin 1967 si gazetar i “Rilindjes” për ta vazhduar dhe përfunduar në vitin 2008 në Bon të Gjermanisë si korrespodent i përhershëm i kësaj të përditshme shqiptare në këtë vend. Pra, për dyzet vjet pune aktive, gazetaria më ka ndihmuar shumanshëm. Megjithatë, gazetaria mund të jetë e dëmshme në krijimtarinë letrare, po qe se nuk lirohesh nga sipërfaqësia e saj që ia imponon dinamika, dhe veçmas e papërshtatshme në fushën e hulumtimeve shkencore, po qe se faktografia mbetet në nivelin e trajtimit publicistik.

“Milosao”:Çfarë pasojash ka sjellë Kongresi i Berlinit prej vitit 1878, në ditët tona? A mendoni se ky ishte shkaku kryesor që mori trajtë Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe u përmirësua përpjekja për pavarësinë e vendit?

J. Buxhovi: Kongresi i Berlinit i vitit 1878 duhet parë në frymën e zhvillimeve të njohura që solli Kriza Lindore, me çka u bë e ditur se fundi i Perandorisë Osmane në pjesën evropiane do të përcillej me lëvizje të mëdha gjeostrategjike, të cilat, duhej të mbaheshin nën mbikëqyrje nga Fuqitë e Mëdha të kohës, veçmas pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1871 dhe shfaqjes së saj në skenën politike si faktor i rëndësishëm. Meqë pansllavizmi rus në këtë hapësirë ishte shumë aktiv dhe po përdorte lëvizjet nacionale të botës ortodokse (grekëve, serbëve, malaziasve, rumunëve dhe bullgarëve) për interesa të veta, atëherë ishte e natyrshme që edhe oponentët e saj, Austro-Hungaria dhe Italia të përdornin lëvizjet tjera nacionale, veçmas atë të shqiptarëve për qëllime të veta, pra që të mbrojnë interesat e tyre në hapësirën evropiane te Perandorisë Osmane.

Në këto rrethana, pas luftës serbo-turke të vitit 1877 dhe asaj ruse-turke të vitit 1878, pra pas Paqes së Shën Stefanit, e cila Serbisë i lejoi zgjerim në pjesët shqiptare (nga Nishi deri në Kurshumli) si dhe krijoi Bullgarinë e Madhe (ku u prekën edhe disa pjesë të etnisë shqiptare), ishte i pashmangshëm edhe reagimi shqiptar, që pasoi me thirrjen e Lidhjes Shqiptare në Prizren disa ditë para se Kongresi i Berlinit të fillonte punimet.

Natyrisht se për një reagim të tillë të shqiptarëve, që filloi me moton e “mbrojtjes së vatanit nga copëtimet sllave dhe greke” dhe përfundoi me një lëvizje politike ndër më të fuqishmet që i hapën rrugë zhvillimeve që, tridhjetë e katër vite më vonë do të çojnë te shpallja e shtetit të pavarur shqiptare, ishin të interesuar edhe fuqitë qendrore (Austro-Hungaria, Gjermani dhe Itali), siç ishte e interesuar edhe vetë Perandoria Osmane, e cila te reagimi i shqiptarëve për të mbrojtur tokat e tyre, shihte mundësinë për t’i shpëtuar trysnisë ruse, por pa dividentë politike (autonominë brenda Perandorisë), siç kërkonin shqiptare. Ka shumë dokumente mbi të cilat mbështeten këto qëndrime, vlerësimi analitik i të cilave, nxjerr në pah rezonin politik të elitës politike shqiptare të kohës që procesi i pashmangshëm i rënies së Perandorisë Osmane të shfrytëzohet në përputhje edhe me interesat e atyre fuqive të mëdha të cilat pansllavizmit mund t’i kundërvihen me futjen në lojë të kartës së faktorit shqiptar, që nuk mund të ishte tjetër pos me lindjen e një shteti shqiptar, pa marrë parasysh përmasat e tij etnike. Në këtë kombinatorikë politike, kërkesa për një vilajet të bashkuar shqiptar (nga katër sosh e ku ai i Kosovës ishte më i madhi dhe më sfiduari nga fqinjët e shqiptarëve që synonin ta copëtonin), ishte kërkesë e arsyeshme, meqë ruante tërësinë e etnisë shqiptare dhe njëherësh atë e faktorizonte në raport me Perandorinë Osmane, po edhe me Fuqitë e Mëdha të kohës, për t’u parë edhe si interes i tyre.

Shikuar nga këndvështrimi historik, Lidhja Shqiptarëve e Prizrenit e vitit 1878, në përmasat perandorake dhe veçmas në ato ndërkombëtare, e promovoi politikisht nacionalizmin shqiptar të mbështetur mbi faktorin gjuhë siç e vuri në binarët e pashmangshëm dhe të pandalshëm pavarësinë e Shqipërisë.

“Milosao”:Kush ju ka ndihmuar në këtë përpjekje të stërmadhe dhe a mendoni se keni pasur pengesa në punën tuaj?

J. Buxhovi: Puna ime hulumtuese dhe shkencore duhet parë në kuadër të zhvillimeve shoqërore dhe politike të kohës. Pra, ato të viteve të gjashtëdhjeta, shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta nëpër të cilat kaloi Kosova, që lidhen me emancipimin politik, kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve, të cilat , pas ndryshimeve kushtetuese të viteve 1968-1974, u hapën rrugë edhe krijimit të institucioneve kombëtare, siç ishte Universitetit i Prishtinës, Akademisë së Shkencave dhe Arteve si dhe instituteve të tjera hulumtuese shkencore, ku një rol të madh pati edhe veprimtaria botuese në gjuhën shqipe që drejtonte “Rilindja” e të tjera. Këtyre zhvillimeve duhet shtuar edhe bashkëpunimi kulturor dhe arsimor me Shqipërinë, i vendosur zyrtarisht në vitin 1968 në marrëveshjen e parë midis Tiranës dhe Prishtinës, me ç’rast, midis Tiranës dhe Prishtinës filloi këmbimi i teksteve shkollore, librave si dhe profesorëve në të dy universitetet, shkëmbim ky që i solli dobi të mëdha Kosovës. Tirana dhe Prishtina asokohe harmonizonin qëndrime edhe rreth disa projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe shkencore aty ku kishte mundësi. Meqë si gazetar isha i akredituar në Bon dhe po merresha me hulumtimin e dokumenteve të Kongresit të Berlinit, çarqet shkencore në Prishtinë dhe Tiranë (Dr. Ali Hadri, Aleks Buda dhe Arben Puto) kërkuan që këtë angazhim ta ktheja në vokacion të përhershëm hulumtues shkencor, gjë që edhe kështu ndodhi. Pra, në punën time hulumtuese, si mentor të parë, kam pasur akademik Ali Hadrin dhe profesor Aleks Budën, me të cilët kam bashkëpunuar deri në vitin 1981, kur do të ndërpritet dhunshëm nga ana jugosllave pas ngjarjeve të vitit 1981. Megjithatë, ndryshimin e njohur të rrethanave politike dhe shoqërore të atyre viteve, jam munduar që ta përballoj me punë individuale në Gjermani, duke iu përkushtuar hulumtimit nëpër arkivat gjermane, në mënyrë që të rrumbullakoj sa më shumë që të jetë e mundur punën e nisur në vitet e shtatëdhjeta.

“Milosao”:Në kërkimet tuaja të vazhdueshme, ju jeni përballur me dokumente autentike. A mund të na thoni, ka pasur përpjekje për manipulime nga fqinjët apo nga kancelaritë ndërkombëtare?

J. Buxhovi: Mund të thuhet pa hezitim se e gjithë problematika e studimit të dokumenteve të Kongresit të Berlinit dhe atyre që solli kjo ngjarje, për çdo studiues të mirëfilltë shqiptar, përcillet me anatemën e manipulimit dhe falsifikimit të tyre të qëllimshëm në njërën anë si dhe të stereotipeve ideologjike në tjetrën anë. Manipulimi dhe falsifikimi i këtyre dokumenteve gjithsesi se lidhet me historiografinë serbomadhe të Beogradit, po edhe të Moskës dhe Athinës për qëllime të njohura hegjemoniste që u shërbyen projekteve antishqiptare ( “Naçërtanja” e Garashaninit e vitit 1844 dhe ajo e “Megaloidhesë” greke e po të njëjtës kohë si dhe ato të historiografisë ruse). Kongresi i Berlinit si dhe vendimet e njohura të tij, kanë paraqitur referencën emblematike të manipulimit të këtyre qendrave në mënyrë permanente nga falsifikimi i tyre e deri te keqinterpretimet e qëllimshme, që për moto kishin fabrikimin e gënjeshtrës rreth “shqiptarëve ardhacakë dhe pa histori”, “shqiptarëve mbetje e mjegulluar osmane dhe fundamentalistë të rrezikshëm islamikë” e të ngjashme, me çka atyre duhej jo vetëm t’u mohohej shteti, por, për hir “të interesave të mëdha evropiane”, Beogradit, Athinës e të tjerëve, t’u lejohej qërimi i hesapeve me ta, deri te etnogjenocidi!

Kur shikohen mirë e mirë nga të gjitha këndet të gjitha dokumentet e Kongresit të Berlinit, një pjesë të të cilave kam sjellë në librin tim, veçmas letrat e dërguara nga të gjitha viset shqiptare (124 sosh), del se një pjesë të tyre mund të thuhet se janë shkruar edhe nga konsuj rusë e grekë, nga klerikë ortodoksë dhe agjentë të tjerë të Beogradit, Athinës dhe Moskës, po edhe nga ndonjë konsull austriak. Këtë të fundi, madje e pranon edhe Andrashi, ministër i jashtë i Austro-Hungarisë në memoaret e tij, me ç’rast zbulon se “Vjena ka punuar që nga disa qendra shqiptare të vinë letra dhe telegrame që na duheshin”. Këto “ndërhyrje” nuk ua humbin vlerën kërkesave autentike të shqiptarëve, veçse bëjnë të ditur se midis tyre ka pasur edhe të dirigjuara në përputhje me interesat tjera, gjë që historiografisë sonë i mbetet që ato t’i deshifrojë dhe t’i interpretojë mirë e mirë.

“Milosao”:A mendoni se Lidhja e Prizrenit ka trajtime të ndryshme në Shqipëri e Kosovë? Sikur duket se një pjesë e studiuesve nuk kanë parë dokumentet origjinale?

J. Buxhovi: Arsyet e njohura ideologjike dhe ato që shqiptarët nga 1912 i ndanë dhunshëm në realitetet shoqërore dhe politike të ndryshme kanë sjellë edhe qëndrime të ndryshme, ku në njërën anë, nga Tirana zyrtare është imponuar qëndrimi se nga Europa dhe Perëndimi shqiptarëve u kanë ardhur të gjitha të këqijat, se perëndimi nuk i ka dashtë shqiptarët e të ngjashme, gjë që kjo ka justifikuar izolimin dhe mbylljen komuniste, ndërsa në tjetrën anë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit është dashtë të shihet vetëm si përpjekje për autonomi, që si e tillë të “justifikojë” statusin politik të shqiptarëve në Jugosllavi e të ngjashme, sado që pjesa më e madhe e historianëve të Kosovës, konceptin e autonomisë e kanë parë si proces, që shkon tutje, e jo si gjendje statike, kundrim ky që ka qenë i ngjashëm edhe me qëndrimin politik të intelektualëve shqiptarë dhe të një pjese të klasës politike…

Krahas këtyre stereotipeve, që për fat të keq, ende gjithnjë mbahen te një pjesë e historianëve tanë (sidomos atyre në Tiranë) nga shkaku se kanë doktoruar dhe shkruar libra, siç kanë fituar edhe tituj “akademikë” e të tjera gjatë kohës së diktaturës komuniste, sot e gjithëditën mungon edhe vullneti i qëllimshëm për ballafaqimin me dokumentet origjinale! Them kështu, ngaqë ka dhjetë vite që kam sjellë dokumentet origjinale të Kongresit të Berlinit në frëngjisht dhe gjermanisht, të nxjerra nga Arkivi Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon (të autorizuara nga botuesi gjerman“Gisen”) e të përcjella edhe me përkthimin në gjuhën shqipe, ndërsa që historianë nga Tirana dhe Prishtina edhe në tutje citojnë versionin e cunguar dhe të filtruar të dokumenteve që sjell Haxhivasilevi, Gjorgjeviqi, Gopqeviqi dhe historianë të tjerë serbë! Ç’është më keq, disa pedagogë të kësaj mendësie, pengojnë studentët që marrin guximin të citojnë librin tim, meqë kjo ua rrënon “kredibilitetin” veprave të tyre!

“Milosao”: Historianët e Shqipërisë dhe Kosovës kanë pasur një lloj tutele të diktuar nga regjimet represive. A mendoni se ka ardhur koha që duhet të ketë një trajtim kombëtar shqiptaro-kosovar sa i përket rëndësisë së Kongresit të Berlinit?

J. Buxhovi: Tutela e regjimit represiv komunist është dashtë të marrë fund me rënien e komunizmit, siç ka ndodhur edhe në vendet tjera. Por, për fat të keq, ajo po vazhdon për arsyet që i ceka më sipër. Kujtoj se historiografia jonë duhet të ketë qëndrim shkencor jo vetëm sa i përket Kongresit të Berlinit, por të gjitha çështjeve të tjera, veçmas asaj që ka të bëjë me lidhjen pellazge dhe të tjera nga antikiteti, ku pjesëmarrja jonë në djepin e qytetërimit të lashtë dhe të vlerave të tij universale është thuajse vendimtare. Historiografia institucionale shqiptare duhet të rishqyrtojë pikëpamjet e veta rreth Bizantit, Mesjetës dhe veçmas ato që kana të bëjë me të ashtuquajturin shtet mesjetar serb me Rashën dhe Dinastinë Nemanjane – “themel i tij”, ndonëse nga autorët ndryshëm bizantinë dhe dokumentet tjera të kohës Nemanjajt shihen me origjinë tribale (fis ilir), siç duhet të rishqyrtojë edhe pikëpamjet rreth kishës ortodokse serbe, që del me autoqefali gjoja nga shekulli XIII, ndërkohë që ajo autoqefalin e ka tetë shekuj më vonë, në vitin 1923 pas krijimit të shtetit Serb-kroat-slloven. Në përputhje me këto fakte, historiografia shqiptare duhet të rivlerësojë rolin e feudeve arbërore në Bizant si dhe përpjekjet e tyre për autonomi dhe aleancave të ndryshme në përputhje me faktorët e kohës në përvijimet midis Bizantit dhe Perëndimit, siç kanë ndodhur mbas kryqëzatës së katër më 1204 e deri te shfaqja e osmanëve, ku Rasha Nemanjane, si pjesë e feudeve të kohës në hapësirën e Dardanisë dhe të Maqedonisë, që luftonin për të trashëguar fronin e Bizantit, del nga arbitri i përvetësimeve serbe.

“Milosao”:Sa i vështirë ka qenë për Ju hulumtimi në arkivat gjermane dhe sa kohë ju është dashur t’i grumbulloni këto materiale?

J. Buxhovi: Të qenit gazetar (korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” në Gjermani, i akredituar pranë qeverisë gjermane) më ka krijuar mundësi të mëdha edhe formale që t’u qasem dokumenteve pa ndonjë vështirësi. Meqë fokusimi im hulumtues ka qenë Kongresi i Berlinit, ishte e natyrshme përqendrimi te shqyrtimi dhe vjelja e dokumenteve të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bon. Aty kam punuar nga mesi i viteve të shtatëdhjeta e deri në vitin 2008, ku kam klasifikuar mbi pesë mijë dokumente që kanë të bëjnë me Krizën Lindore, Kongresin e Berlinit dhe çështjen shqiptare nga viti 1865 e deri në vitin 1912. Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve ruhet në arkivin tim personal, ngaqë nuk ia kam dalë t’u siguroj vend në Arkivin e Kosovës dhe atë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Sepse, këto institucione, për arsye “të pakuptueshme”, që u cekën, nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë as siguri e as trajtim shkencor!

“Milosao”: E mendoni se ishte e arsyeshme ajo që përcaktoi në konkluzionet e veta Lidhja e Prizrenit, sa i përket mbrojtjes nga copëtimi i trojeve shqiptare dhe autonomi nën Perandorinë Osmane?

J. Buxhovi: Qëndrimet dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit janë në përputhje me rrethanat si dhe zhvillimet historike të kohës, në të cilat u gjenden shqiptarët, kur ata në njërën anë rrezikoheshin nga hegjemonizmi i fqinjëve sllavë dhe grekë dhe në tjetrën anë rrezikoheshin nga shembja e shpejtë e Perandorisë Osmane. Mbrojtja e interesave kombëtare asokohe mund të sigurohej nëpërmes kërkesës për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare (krijimi i një Shqipërie osmane, që në të vërtetë doli nga kërkesat e katërmbëdhjetë pikëshit të Hasan Prishtinës në Shkup, në gusht të vitit 1912), që nënkuptonte lirimin nga koncepti i “miletit osman” ku gjendeshin dhe një formule kompromisi që do ta arrinte Perandoria Osmane me fuqitë evropiane të boshtit (Austro-Hungarinë dhe Italinë). Pa marrë parasysh si rrodhën ngjarjet deri në nëntor të vitit 1912 dhe nëpër ç’katrahurë kaluan shqiptarët, megjithatë epilogu i këtij zhvillimi ishte i përcaktuar nga programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si dhe platformës kombëtare që doli prej saj. Pa këtë ngjarje, nuk do të kishte as Shqipëri e as komb shqiptar.

“Milosao”:Keni mbaruar dhe një kolanë historike të Kosovës, cilat janë planet tuaja më të afërta?

J. Buxhovi: “Kosova” në pesë vëllime, e botuar midis viteve 2012-2015, këtë vit plotësohet edhe me tri vëllime të tjera (VI,VII dhe VIII), me çka përmbyllet koncepti im që ky libër në tetë vëllime të paraqesë një kontribut shkencor për historinë e Shqipërisë së natyrshme dhe të Shqiptarëve nga antikiteti e deri te koha jonë, ku Dardania është në qendër të vëmendjes, si një mbretëri ndër më të vjetrat e antikitetit, e lidhur me Trojën dhe zhvillimet tjera që ndodhën pas rënies së saj. Përqendrimi te Dardania si qendër e antikitetit ka rëndësi të dyfishtë: ngaqë në njërën anë lashtësisë sonë ia shton komponentin kryesor që atë e lidh me qytetërimin trojan dhe atë pellazg në përgjithësi (qëllimisht të harruar dhe të anashkaluar), dhe në tjetrën anë e zhvlerëson në tërësi gënjeshtrën serbe për gjoja “shtetin mesjetar serb” në Kosovë, që nuk ka ekzistuar kurrë, që për fat të keq, edhe sot e gjithditën mbrohet nga disa historianë të mendësisë ideologjike në Tiranë dhe Prishtinë, me të cilën Serbisë, siç e pasqyron edhe pakoja e Ahtisarit në Kushtetutën e Kosovës, vazhdon t’i njihet edhe “e drejta historike”, paçka se ajo frymëzoi gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve ( të viteve 1878, 1912, 1944 dhe 1999)!

“Kosova” në tetë vëllime, po ashtu, ka për qëllim të pasqyrojë edhe vazhdimësinë arbërore-shqiptare nga mesjeta e deri te shfaqja e parë e shtetit shqiptar (atij londinez më 1913), me ç’rast pranimi i shtetit të përgjysmuar shqiptar zhvendosi raportet e brendshme shoqërore, kulturore dhe politike të botës shqiptare, ku shteti mori rolin e qendrës, ndërsa pjesët e mbetura jashtë nën pushtimin serb,malazias dhe grek, ndonëse dikur trung historik u kthyen në periferi me fatin tragjik të asimilimit deri në zhdukje! Shteti i Kosovës i pranuar ndërkombëtarisht më 2008, korrigjoi këtë padrejtësi (kthimin e qendrës në periferi dhe të periferisë në qendër) dhe, me dy shtete shqiptare, vendosi balanset historike dhe shoqërore-politike të botës shqiptare. NË këtë aspekt “Kosova” shfaqet si histori e shtetit të Kosovës, po edhe histori e Shqipërisë së natyrshme. Si e tillë, kjo vepër, paradigmës që ka funksionuar nga viti 1913 e këndej se “Kosova është Shqipëri” ia shton atë se edhe “Shqipëria është Kosovë”.

Mënyrat e mbrojtjes nga rrufeja

0

Ja çfarë duhet të bëni për t’u mbrojtur nga rrufeja

Këto janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh gjatë stuhive natyrore:

Të gjitha stuhitë përmbajnë vetëtima.

Nëse jeni gjendur jashtë gjatë një stuhie, mos qëndroni pranë një pemë, një shtylle telefoni ose shtyllë flamuri. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit.

Nëse jeni duke luajtur golf dhe një stuhi afrohet, ulni shkopinjtë, largohuni nga karrocat metalike të golfit, hiqni këpucët e golfit dhe qëndroni larg pemëve. Hyni brenda sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse ju ngriten flokët, d.m..th. që do t’ju godasë rrufeja. Uluni në gjunjë dhe përkuluni përpara, por mos u shtrini në tokë. Toka e lagësht është një përcjellës i elektricitetit.

Kur rrufeja kërcënon, futuni brenda një shtëpie, ndërtese të madhe ose një automjeti tërësisht metalik.

Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë në një zonë pyjore, strehohuni nën pemë të vogla dhe qëndroni larg pemëve të larta.

Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë, mos u bëni cak i saj. Mund të jetë fatale. Mos qëndroni në majë të një kodre, në një fushë të hapur ose përgjatë një plazhi.

Nëse stuhia afrohet kur jeni duke notuar ose pranë ujit, dilni nga uji menjëherë dhe largohuni nga plazhi.

Gjatë një stuhie me vetëtima, hiqeni ombrellën, qëndroni larg gardheve me tela, pajisjeve me tela për tharrje të rrobave, tubacionet metalike, shinat metalike dhe objekte të tjera metalike.

Gjatë një stuhie me vetëtima, qëndroni larg pajisjeve elektrike, kanaleve të ngrohjes, radiatorëve dhe hidraulikës. Hiqni nga priza pajisjet kryesore elektrike.

Rrufeja është vdekjeprurëse. Gjatë një stuhie me rrufe mos përdorni pajisje elektrike si brisqe, mikserë, tharëse flokësh dhe pajisje lavanderie.

Rrufeja mund të jetë vdekjeprurëse, por një person i vrarë në dukje rrufeja shpesh mund të ringjallet nga metoda e ndihmës së shpejtë gojë më gojë, masazhi i zemrës ose frymëmarrja artificiale. Nëse disa njerëz goditen nga rrufeja, së pari trajtoni ata që duken të vdekur. Ata që tregojnë shenja jete ndoshta do të shërohen vetë.

Kosova ka një mërgatë të madhe dhe domethënëse në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

0

OKSFORD, 6 Qershor 2022/  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Britani të Madhe.

Gjatë qëndrimit atje, Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren Britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

 Në 6 Qershor 2022 Kryeministri Kurti mbajti një ligjëratë të hapur në Oxford Union,  e një ligjëratë  tjetër e mbanë të nesërmen në Universitetin e Cambridge.

 “Kosova ka një mërgatë të madhe dhe domethënëse në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara. Pa ndihmën e tyre, as rezistenca jonë paqësore dhe as lufta jonë e armatosur kundër regjimit të Millosheviqit nuk do të ishte e mundur. Që nga fundi i luftës, remitancat e tyre bujare kanë ndihmuar në lehtësimin e varfërisë”, theksoi mes tjerash Kryeministri Kurti.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Oksford Union:

 Të nderuar anëtarë të Oxford Union,

Të dashur anëtarë dhe mysafirë të komunitetit, të nderuar akademik të Oxfordit,

Zonja dhe zotërinj,

Është e vështirë të hysh në këtë dhomë debati dhe të mos e ndjesh peshën e historisë. Përgjatë viteve, Oxford Union është shfaqur si një ndër sheshet më të rëndësishme në botë. Duke marrë parasysh historinë e vjetër me shekuj dhe prestigjin e tij, kështu duhet të jetë. Në botën tonë të sferave të fragmentuara publike dhe eko dhomave virtuale, forumet globale publike si ky janë më të rëndësishëm se kurrë. Duke e mbrojtur dhe duke u përkujdesur për këtë institucion, ju po na bëni shërbim të gjithë neve. Prandaj, faleminderit që po mbani të gjallë traditën tuaj të respektuar, dhe faleminderit që më ftuat të jem sot këtu me ju. Jam shumë i nderuar me ftesën tuaj.

Jam ftuar t’ju flas këtu si politikan i së majtës demokratike dhe si kryeministër i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri në Evropë. Secili nga këto identitete, kur merret në konsideratë ndaras, sjellë shumë sfida të veta. Të jesh sot lider i majtë kudo në botë, qoftë edhe në vendet e mirë etabluara dhe të pasura është mjaftueshëm e vështirë. Për më tepër, të jesh Kryeministër kosovar, pa marrë parasysh bindjet etike politike të dikujt, nuk është as punë e lehtë. Dikush mund ta imagjinojë se çfarë ndodhë kur kombinohen këto dy identitete, siç ndodhin rëndom në personalitetin tim: vështirësitë shtohen mjaft shpejtë. Këtu dua të përqendrohem në dy sfida kyçe me të cilat përballet një agjendë socialdemokrate transformuese në një vend si Kosova – e para, ambient i armiqësuar gjeopolitik dhe e dyta, kapacitete të brishta shtetërore. Do t’i them disa fjalë mbi natyrën e këtyre dy sfidave dhe të diskutoj shkurt sesi partia jonë politike (Lëvizja Vetëvendosje) është marrë me to në të kaluarën, dhe se si qeveria ime po përpiqet t’i adresojë sot ato. Mund të jenë disa mësime më të përgjithshme për të majtën demokratike në përgjithësi, posaçërisht në këto kohë të trazuara të përhapjes së gjerë të prapakthimit demokratik  dhe që nga 24 shkurti i këtij viti, rikthimi i luftës në kontinentin tonë.

Ballkani është i njohur figurativisht si fuqi baruti e Evropës. Një thënie e njohur që shpesh i atribuohet një prej kryeministrave më emblematikë, Sir Winston Churchill, thotë që Ballkani prodhon më shumë histori se sa mund të konsumojë. Padyshim, një koment i tillë nuk është pa dozën e rëndë të supremacisë kulturore eurocentrike. Siç dihet mirë, Ballkani tradicionalisht ka shërbyer si Orient i brendshëm i Evropës – një gadishull në periferinë juglindore të kontinentit, i banuar nga popuj gjysmë barbarë, me tradita të çuditshme dhe të prapambetura, të prirë për konflikte të paarsyeshme etnike. Për më tepër, paraqitja e Ballkanit si fuqi baruti e Evropës, tenton të lë në hije një fakt tjetër kyç, që kjo lloj fuqie rrallëherë ishte vetëm për fajin tonë. Fuqitë e mëdha të Evropës rrallëherë kanë qenë soditës të pafajshëm në çështjet e Ballkanit.

Sido që të jetë, thelbi i së vërtetës që përmban thënia e Churchillit është se gjeopolitika priret të jetë brutale në pjesën tonë të botës. Për pjesën më të madhe të historisë së tij, Ballkani ka qenë në udhëkryqin e vijave të betejës gjeopolitike, një lloj kufiri ku perandoritë perëndimore dhe lindore janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën. Në historinë moderne, një brutalitet i tillë është ndjerë veçanërisht në kurrizin e shqiptarëve në përgjithësi dhe të shqiptarëve të Kosovës në veçanti. Për pjesën më të madhe të shekullit të njëzetë, fati që e priste një aktivist shqiptar të Kosovës që kërkonte të drejta civile dhe politike për popullin e tij ishte ose vrasja ose burgimi i përjetshëm. Megjithëse shqiptarët përbënin vetëm rreth 13 për qind të popullsisë së Jugosllavisë, ata përfaqësonin 80 për qind të të burgosurve politikë të saj – Adem Demaçi, një nga të burgosurit politikë më të famshëm në Evropë dhe më gjerë, kaloi 28 vjet në burg. Këto fakte do të duhej t’i bënin të mendojnë dy herë shumë anëtarë të shquar të së majtës ndërkombëtare, të cilët edhe sot e kësaj dite e shohin Jugosllavinë komuniste si një parajsë idilike socialiste, ose siç e shprehin disa prej tyre në një letër drejtuar Titos në 1974, “një anëtar i respektuar i familjes së kombeve progresive/përparimtare dhe paqedashëse.”

Një mjedis gjeopolitik armiqësor priret të shkaktojë një dëm të rëndë në imagjinatën politike progresive. Zërat e majtë (progresivë) serb që bëjnë thirrje për njohjen e së drejtës për vetëvendosje të popullit shqiptar kanë qenë tradicionalisht si zëra që nuk dëgjohen. Socialdemokrati i fillimit të shekullit të njëzetë, Dimitrije Tucović, dënoi politikat imperialiste të Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe i bëri thirrje Beogradit që të njohë të drejtën e tyre për vetëvendosje. Edhe pse mjaft margjinalë në politikën serbe, zërat social-demokratë si ai i Tucović-it, apo ato liberale progresive si ai i Milan Piroćanac-it të arsimuar nga perëndimi (shek. 19), kanë qenë vërtet shumë të çmuar. Fatkeqësisht, sot ata praktikisht nuk kanë trashëgimtarë politikë në skenën politike të Serbisë. Megjithatë, derisa politikanë të tillë të bëhen më të shumtë dhe me ndikim në jetën politike serbe, është e vështirë të shihet se si mund të ketë një paqe të drejtë dhe afatgjatë midis dy vendeve tona. Presidenti aktual i Serbisë refuzon të pranojë se masakra e Reçakut (15 janar 1999) ka ndodhur ndonjëherë, e lëre më të kërkojë falje për të. Për më tepër, ai nuk po pranon as të nënshkruajë një pakt mossulmimi midis dy vendeve tona, diçka që ia propozova një vit më parë si hap të parë drejt ndërtimit të mirëbesimit.

Ndërsa një ndryshim progresiv në politikën serbe është diçka që vetëm populli serb mund ta sjellë, ka mënyra se si mund ta ndihmojmë atë nga jashtë. Si kryeministër i Kosovës, unë mund ta ndihmoj një ndryshim të tillë duke dëshmuar se republika jonë mund të lulëzojë pavarësisht nga mosnjohja e pavarësisë sonë nga Serbia. Një Kosovë e fortë dhe prosperuese do ta ndihmojë popullin serb dhe elitën e tij politike të kuptojë se një politikë miqësie ndaj nesh u shërben interesave të tyre shumë më mirë. Kjo është arsyeja pse qeveria ime po fokusohet në zhvillimin e ekonomisë sonë, reformimin e sistemit tonë të drejtësisë dhe forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Për të qenë i sigurt, unë mbetem i përkushtuar ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja me lidershipin aktual të Serbisë. Njohja nga Serbia është gjithmonë e mirëseardhur dhe sa më shpejt të vijë aq më mirë për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor. Por, Republika e Kosovës sigurisht që mund të jetojë dhe të lulëzojë edhe pa të.

Në anën tjetër, vendet perëndimore duhet të bëjnë gjithashtu pjesën e tyre për të ndihmuar forcat social- dhe liberal-demokratike në politikën dhe shoqërinë civile serbe. Në këtë aspekt, më duket se në dekadat e fundit strategjia perëndimore ka qenë disi e gabuar. Megjithëse mbështetja perëndimore që ndihmoi në rrëzimin e Millosheviçit në tetor të vitit 2000, me të drejtë përshëndetet si një histori suksesi, nga këndvështrimi i strategjisë afatgjatë perëndimore, ajo ka qenë më shumë një mallkim sesa një bekim. Kjo për shkak se ka inkurajuar aleatët perëndimorë të forcave progresive serbe që të përqendrojnë ndihmën e tyre në nisma afatshkurtra dhe të bazuara në projekte. Unë besoj se kjo perspektivë afatshkurtër duhet të braktiset në favor të një qasjeje më të qëndrueshme dhe afatgjatë të përqendruar te vlerat dhe jo te projektet.

Kur themeluam “Lëvizjen VETËVENDOSJE!” në qershor të vitit 2005, Kosova ishte ende një territor gjoja i padefinuar i drejtuar në pjesën më të madhe nga një administratë ndërkombëtare jollogaridhënëse , i ashtuquajturi Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (i njohur ndryshe si UNMIK).  Them “në pjesën më të madhe” për një arsye të fortë : pjesa më veriore e territorit drejtohej ilegalisht nga strukturat paralele të Serbisë. Pas përfundimit të luftës, ato struktura kishin mbajtur kontrollin e tyre në skajin verior të vendit falë spastrimit brutal etnik të shqiptarëve dhe disa joserbëve të tjerë nga qyteti i Mitrovicës dhe rrethinat e tij. Në këtë kontekst, bashkësia ndërkombëtare po i thoshte popullit të Kosovës se për të fituar të drejtën e tyre për një zgjidhje përfundimtare të statusit të tyre politik, ata fillimisht duhej të përmbushin disa standarde. Ashtu si zotërinjtë kolonialë të dikurshëm, ata na thoshin se nuk ishim ende të pjekur për liri. Kjo qasje ndërkombëtare u shpreh formularisht si “standarde para statusit”. Përveç kësaj, ata do të na thoshin se statusi final politik i vendit tonë duhej të negociohej me Serbinë, një shtet me histori të dëshmuar të krimeve të tmerrshme kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe një shtet kundër të cilit së fundmi kishim bërë një luftë të drejtë çlirimtare.

Në këto rrethana mbizotëruese, themelimi i një lëvizjeje në bazë social-demokratike dhe anti-koloniale ishte, për të folur me Eqbal Ahmadin, “si mbjellja e farave gjatë një stuhie”; siç ka thënë ai, “herë pas here, ato japin rendiment; shpeshherë nuk japin.” Artikulimi i një kritike social-demokratike dhe antikoloniale të status quo-së kosovare të asaj kohe na vuri përballë tre aktorëve dhe interesave të fuqishëm njëherësh: para së gjithash, një imperializëm serb të papenduar me qendër në Beograd e që ende ushqen synime gjenocidale kundër nesh; së dyti, një administratë ndërkombëtare jollogaridhënëse që drejtonte Kosovën në një mënyrë neo-koloniale; dhe së treti, një klasë politike miope (dhe shpeshherë) të korruptuar kosovare në Prishtinë, qëllimi kryesor i së cilës ishte mbijetesa e saj politike përmes marrëveshjeve të dëmshme me këto dy qendra de facto të pushtetit. Pozicioni i Serbisë në negociatat për statusin final të Kosovës ishte i përmbledhur në formulën “diçka më shumë se autonomi por më pak se pavarësi”. Nga ana tjetër, formula e elitës politike kosovare për statusin final ishte “definitivisht më shumë se autonomi dhe asgjë më pak se pavarësi”. Përballë këtyre dy formulave kundërshtuese, zgjidhje kompromisi e bashkësisë ndërkombëtare po shkonte në drejtimin e “pavarësisë së mbikëqyrur me autonomi shumë të reduktuar”. Të tre formulave ne iu kundërvyem me frazën tonë, që ishte, “jo negociata, vetëvendosje!” Me fjalë të tjera, ne kërkuam që populli i Kosovës të vendosë për fatin e vet politik përmes mekanizmit demokratik të referendumit. Pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, të tre palët negociuese ishin të bashkuara në refuzimin e kësaj zgjidhjeje. Perspektiva politike e hapur nga ndërhyrja jonë kritike zbuloi mosmarrëveshjet e tyre për atë që ishin: të vogla në rastin më të mirë, të rreme në rastin më të keq.

Ndërhyrja jonë kritike në realitetin politik kosovar të asaj kohe mund të konsiderohet si populiste. Në të vërtetë, kjo etiketë na u vu shpesh në mënyrë pezhorative nga kundërshtarët politikë dhe komentuesit e medias. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se edhe tipari ynë populist ishte një tipar demokratik dhe gjithëpërfshirës, jo ekskluziv i bazuar në gjak dhe tokë. Që në fillim e kemi bërë të qartë se lufta jonë nuk ka qenë e drejtuar kundër serbëve të Kosovës apo ndaj ndonjë pakice tjetër për këtë çështje. Përkundrazi, ne kemi theksuar shpesh se Kosova është e të gjithë atyre që e konsiderojnë si vendlindjen e tyre, pavarësisht nga përkatësia etnike. Në dokumentet dhe shkrimet tona, ne mbrojtëm të drejtën e kthimit të serbëve të Kosovës – të gjithë atyre që nuk kishin kryer krime lufte ose që nuk kishin shërbyer dhe përfituar nga regjimi i Serbisë. Për më tepër, ne gjithmonë do të nënvizonim të përbashkëtat që ndajnë shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Kosovës. Për shembull, ne do të theksonim se si bashkëqytetarë ata përballen me probleme sociale shumë të ngjashme: varfëria, papunësia, mungesa e qasjes në kujdes shëndetësor dhe arsim cilësor e kështu me radhë. Probleme të tilla të përbashkëta sociale janë shumë më të rëndësishme se identitetet e tyre të ndryshme etnike. Serbët e Kosovës që duan të jetojnë në paqe dhe prosperitet me bashkëqytetarët shqiptarë e kanë vlerësuar gjithmonë këtë te lëvizja jonë politike. Ata e kuptuan herët se nacionalizmi i perceptuar i lëvizjes sonë ishte i drejtuar kundër projektit kolonialist të Serbisë, jo kundër serbëve të Kosovës. Prandaj sot më trajtojnë si kryeministër të tyre. Marr rregullisht letra dhe peticione prej tyre dhe ata takohen me mua për të diskutuar nevojat dhe interesat e tyre si anëtarë të shoqërisë sonë. Vlen të nënvizohet se ata e bëjnë këtë pavarësisht kërcënimeve shumë serioze që marrin nga Beogradi.

Mendoj se këtu ka një mësim më të gjerë për progresistët. Sot populizmi është kthyer në një term abuzimi, por duhet të kujtojmë se një lloj populizmi është i qenësishëm në vetë idenë e demokracisë. Parimi më themelor i demokracisë përfaqësuese moderne, domethënë, “një person, një votë”, ka karakter populist. Deklarata e famshme e Abraham Lincoln “Qeveria e popullit, nga populli, për popullin” është gjithashtu populiste. Në të njëjtin kuptim, fraza që të mbetet në mendje e lëvizjes sonë “jo negociata, vetëvendosje!” mund të shihej edhe si populiste. Por ky është lloji i populizmit që ne demokratët nuk duhet ta braktisim kurrë. Përndryshe, ne rrezikojmë të tjetërsojmë njerëzit dhe autoritarët e krahut të djathtë janë shumë të lumtur të ndërhyjnë si zëdhënësit e tyre. Me fjalë të tjera, në vend që të shkojmë në ekstrem, duhet të insistojmë në një dallim kritik midis populizmit progresiv, gjithëpërfshirës, nga njëra anë, dhe populizmit ekskluziv, të gjakut dhe tokës, nga ana tjetër. Populizmi ynë gjithëpërfshirës duhet të afirmojë të drejtën e popullit për vetëqeverisje duke hedhur poshtë konceptin e popullit si një totalitet organik i bashkuar nga lidhjet e gjakut. Tërësisë organike të populistëve të djathtë, ne duhet t’i kundërvëjmë analizën klasore. Vetëm analiza klasore mund të ekspozojë karakterin iluzor të të gjitha pretendimeve ndaj totalitetit organik. Për më tepër, vetëm analiza klasore mund të zbulojë se sa të përbashkëta kanë, le të themi, një nënë beqare e papunë serbe në komunën veriore të Mitrovicës dhe një nënë beqare shqiptare e papunë në komunën jugore të Mitrovicës apo kudo tjetër në Kosovë.

Kam kandiduar për këtë detyrë me dy premtime kryesore: punësim dhe drejtësi. Që nga marrja e pushtetit/detyrës mbi një vit më parë, këto dy fusha politike kanë qenë në qendër të vëmendjes sime si Kryeministër. Përveçse duhet të shkojë kundër thelbit të dogmës neoliberale, në kontekstin kosovar një agjendë reformash social-demokratike përballet me disa sfida shumë specifike. Ato kanë të bëjnë kryesisht me burimet e kufizuara të një ekonomie në zhvillim dhe kapacitetet e kufizuara të një shteti të ri. Ne jemi një nga vendet më të varfra në Evropë. Vitet e aparteidit, luftës dhe keqmenaxhimit të burimeve tona ekonomike të pasluftës kanë lënë gjurmët e tyre të pagabueshme në ekonominë e vendit. Si rezultat, një program ambicioz social-demokratik i zhvillimit ekonomik i bazuar në paradigmën e shtetit zhvillimor duhet të fillojë me burime mjaft të pakta. Përveç kësaj, burokracia jonë shtetërore është e re dhe për këtë arsye pa përvojë. Falë praktikave të dobëta të rekrutimit të qeverive të mëparshme, ka goxha shumë paaftësi edhe në burokracinë tone gjithashtu. Sidoqoftë, ka mënyra për t’i zgjidhur këto probleme. Qeveria ime ka ndjekur disa strategji të ndryshme për t’i trajtuar ato. Këtu dua të përmend shkurtimisht vetëm njërën prej tyre, përkatësisht përfshirjen e komunitetit tonë në mërgatë si partner në zhvillimin e vendit tonë.

Kosova ka një mërgatë të madhe dhe domethënëse në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara. Pa ndihmën e tyre, as rezistenca jonë paqësore dhe as lufta jonë e armatosur kundër regjimit të Millosheviqit nuk do të ishte e mundur. Që nga fundi i luftës, remitancat e tyre bujare kanë ndihmuar në lehtësimin e varfërisë. Duke vepruar kështu, ata na kanë ndihmuar të blejmë paqen e çmuar sociale. Megjithatë, remitancat janë një mjet mbijetese, jo një mjet zhvillimi ekonomik. Ajo që qeveria ime po përpiqet të bëjë është të mobilizojë komunitetin tonë në mërgatë si partner në zhvillimin e vendit tonë. Kjo do të thotë të përdorim burimet e tyre njerëzore si dhe kapitalin financiar. Ekspertiza e tyre mund të na ndihmojë të reformojmë burokracinë tonë, sistemet tona arsimore dhe të kujdesit shëndetësor dhe ekonominë tonë. Në vend që burimet e tyre financiare të shërbejnë thjesht si ndihmë humanitare, ne po përpiqemi të krijojmë mundësi për investimin e tyre në ndërmarrje fitimprurëse që do të krijonin vende pune për të rinjtë tanë. Ky partneritet për zhvillimin ekonomik po fillon dalëngadalë të formësohet. Për shembull, qeveria jonë tashmë ka filluar të shfrytëzojë ekspertizën e profesionistëve tanë të mërgatës për qëllime të hartimit të ligjeve dhe politikave themelore që na duhen për të filluar zbatimin e programit tonë ekonomik. Përveç kësaj, qeveria jonë tani është duke emetuar bono për diasporën tonë. Bono të tilla na ndihmojnë të mbledhim fonde shtesë, duke ofruar gjithashtu një mundësi të sigurt investimi për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit. Sipas mendimit tim, ky ndryshim paradigmatik në marrëdhëniet midis vendit të origjinës dhe mërgatës – domethënë, nga ndihma humanitare në partneritet për zhvillim – është një ndryshim i madh për vendet në zhvillim që përballen me rrethana të ngjashme.

Edhe pse është shumë herët për të gjykuar efektet neto afatgjata të reformave të brendshme të qeverisë sime, treguesit e hershëm flasin mjaftueshëm në favorin tonë. Pavarësisht ndikimeve negative të pandemisë globale COVID-19, vitin e kaluar ekonomia jonë gëzoi një rritje dyshifrore prej 10.53% të PBB-së. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje u ushqye nga besimi më i madh i njerëzve në qeverinë tonë. Një besim i tillë përkthehet në konsum më të madh, investime më të mëdha dhe të ardhura më të mëdha tatimore. Gjatë vitit të kaluar kemi pasur një rritje prej 22 për qind të investimeve të huaja direkte, ndërsa eksportet janë rritur 83 për qind. Pa bërë asnjë ndryshim në politikën fiskale, të ardhurat tona tatimore u rritën 34 për qind. Krahas performancës ekonomike, ka pasur edhe ndryshime pozitive në renditjen e vendit tonë në indekset me reputacion ndërkombëtar që ndjekin sundimin e ligjit, lirinë e shtypit dhe transparencën. Për shembull, vitin e kaluar Projekti Botëror i Drejtësisë na renditi të parët në Ballkan në Indeksin e tij të Sundimit të Ligjit. Ne kemi përmirësuar renditjen tonë me 17 vende si në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit (të lëshuar nga Reporterët pa Kufij) dhe në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Me fjalë të tjera, progresi ynë ekonomik po ecën paralelisht me një proces të thellimit demokratik, edhe pse historia na mëson se nuk ka asnjë lidhje të nevojshme midis të dyjave. Për më tepër, sot të gjithë jemi dëshmitarë sesi problemet ekonomike po çojnë në prapakthimin e demokracisë edhe në pjesë të Perëndimit të zhvilluar. Në këto rrethana, përvoja e fundit e Kosovës ofron një shembull pozitiv për të kundërtën dhe një fije shprese shumë të nevojshme.

Jetojmë në kohë të rrezikshme. Në vitin 2020, Buletini i Shkencëtarëve Atomikë përditësoi orën e tij të fundit të botës nga dy minuta në mesnatë në 100 sekonda në mesnatë – mesnata nënkupton një fatkeqësi përfundimtare për njerëzimin. Kjo është më afër mesnatës që ka qenë ndonjëherë që nga debutimi i saj në 1947. Në arsyetimin e tyre për përditësimin, grupi i shkencëtarëve dhe ekspertëve të njohur përmend mosbesimin në rritje dhe mungesën e bashkëpunimit në politikën ndërkombëtare si një faktor kyç që rrit rrezikun nga kërcënime ekzistenciale të tilla si ndryshimet klimatike dhe lufta bërthamore. Prapakthimi demokratik që po dëshmohet në mbarë botën po kontribuon shumë në një gjendje kaq të dhimbshme të politikës ndërkombëtare. Në këto rrethana kritike, mbrojtja e demokracisë merr një kuptim shumë më domethënës. Duke luftuar për ta mbrojtur atë, ne mbrojmë më shumë se një formë qeverisjeje: ne mbrojmë perspektivat për mbijetesë të denjë njerëzore. Prandaj, dëshpërimi nuk është diçka që mund ta përballojmë në këtë pikë. Udhëheqësit autoritarë të krahut të djathtë po bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin përtej kufijve ndërkombëtarë. Ne demokratët duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Baza morale është në anën tonë. Para se të bëhet tepër vonë, le të sigurohemi që ta kthejmë atë në një terren të lartë politik.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj dhe mezi pres diskutimin tonë.

Befasi për të mirë në Kuvendin e LAPSH në Kantonin e Gjenevës

0
Pamje nga Kuvendi

Abas Fejzullai

 

 

 

 

Shkruan Abas Fejzullahi

Në hapësirat e Salle des Fêtes d’Aïre Ch. Du Grand-Champ 11, 1219 Aïre në Gjenevë më, 4 qershor 2022, pikërisht në ora 14:00, nisi punimet Kuvendi i LAPSH, sipas FTESËS, e cila në përmbajtjen e saj përfshinte Rendin e ditës e që ishte bërë publike më parë, për pjesëmarrjen e anëtarëve të LAPSH për Kanotonin e Gjenevës dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë në nivel të LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër.

Pjesëmarrja në këtë kuvend ishte një befasi e këndëshme, që Kuvendi filloi dhe përfundoi punimet saksisht sipas kohës së paraparë, sipas programit e Rendit të ditës. Këtë mënyrë të organizimit ua kisha dëshiruar të gjitha kantoneve tjera në Zvicër me qenë të përpiktë në kohë lidhur me organizimet, që të fillojnë me kohë siç shkruajnë në Ftesa e lajmërime të shpërndara.

Liburn Mehmetaj, Kryetar i LAPSH për kantonin e Gjenevës dhe i LAPSH për Zvicër, paraqiti në Kuvend para të pranishmëve në mënyrë mjaft konkrete me fjalë e foto pamje dhe dëshmi punën e bërë në LAPSH në Gjenevë, ku mes tjerash shkurtimisht tregoi ballafaqimet me vështirësitë dhe sukseset e arritura, tue paraqitur edhe dëshirën për ndryshme dhe jetësimin e qëllimeve të caktuara për punë dhe organizim sa më të mirë në të ardhmen.

Paraqitja e një Produkti të ri (Aaplikacioni) me të dhëna e dëshmi për punën dhe dokumentacionin e LAPSH në Gjenevë, ku edhe institucionet tjera arsimore të bashkësive tjera nëse tregojn interesim për ta blerë dhe nëse ky Produkt (Aplikacion) do të Ju shitet të interesuarëve siç e theksoi gjatë shpjegimit që bëri kryetari Liburn Mehmetaj, do të ket edhe përfitime materiale në llogari të LAPSH.

Në vijim të dhënat për Produktin (Aplikacionin) marrur nga programi i paraqitur në Kuvend më 4, qershor 2022.

“Aplikacion mobil Kryetari i LAPSH-së në Gjenevë ka krijuar një aplikacion mobil i cili lehtëson shumë menaxhimin e studentëve. Kur prindërit regjistrojnë fëmijën e tyre në faqen e internetit www.lapshgeneve.com, të dhënat e regjistrimit gjenerohen automatikisht në aplikacionin mobil, dhe çdo mësues mund t’i shohë nxënësit në aplikacion një minutë pas regjistrimit. Aplikacioni i lejon mësimdhënësit që të kenë qasje në numrat e telefonit të secilit prind, në çdo kohë (për shembull në rast emergjence).

Mësimdhënësi regjistron ditarin dhe mungesat në aplikacion, por edhe notat në fund të vitit. Kjo ia mundëson Kryesisë të gjurmojë mungesat e përsëritura dhe gjithashtu të dërgojë notat që do të shënohen në librezën shkollore në një mënyrë të automatizuar dhe dixhitale. Mësuesit mund të çregjistrojnë një nxënës dhe të përditësojnë informatat si klasa dhe kontaktet e mësuesit në shkollën publike. Mësuesit mund të shënojnë edhe përshkrimin e mësimit për çdo orë shkollore.”

Foto Dëshmi:

Pas punimeve të Kuvendit që përfunduan brenda 35 minutave programi vazhdoi me festën e nxënësve për fund vitin shkollor 2021-2022.

Programi kulturor i përgatitur me nxënës kënaqen pjesëmarrësit me këngët e kënduara kushtuar, diturisë, atdheut, prindërve gjyshërve që si shenjë falënderimi morën shumë duartrokitje për programin e qfaqur me mjaft sukses.

Pas përfundimit të programit kulturor të nxënësve programi vazhdoi me përurimin e librit Monografikë “Shkolla Shqipe në Gjenevë” të z. Agim Paçarizit, ku z. Liburn Mehmetaj, kryetar i LAPSH mes tjerash falënderoi z. Agim Paçarizi për punën e bërë si udhëheqës i LAPSH në kantonin e Gjenevës për shumë vite, veteran i arsimit dhe anëtar nderi i LAPSH në Gjenevëpër me Monografinë si dhuratë me shumë vëlerë për LAPSH si dhe për faljen e një numër të caktuar të librave për t’i shitur LAPSH me çmimin që vet e përcakton dhe mjetet e grumbulluara nga shitja e librave shkojn në llogarinë e LAPSH si ndihmesë për institucionin arsimor ku edhe vet ka vepruar e ndihmon edhe pas pensionimit.

Z. Arif Ejupi, publicisti dhe gazetari me përvojë të gjatë profesionale, mësimdhënës vullnetar në fillimet e mësimit plotësues shqip në kantonin e Gjenevës dhe veprimtar i shquar për çështjen e pa zgjedhur kombëtare me veprimtarin e tij në vazhdimsi në shumë drejtime e tij në shumë drejtime, lexoi vështrimin mjaft përmbajtësor për Monografin e z. Agim Paçarizi.

Disa foto nga përurimi i librit Monografikë “Shkolla Shqipe në Gjenevë” të z. Agim Paçarizit

Lule për gjyshin dhe premtimi: Të premtojmë se do ta ruajmë gjuhën ton të bukur shqipe edhe ketu në kurbet!

Në vijim më shumë flasin fotot se sa fjalët.
Pamje nga programi festiv i nxënësve me këngë kushtuar gjuhës, atdheut, gjyshërve dhe lirisë…
Pamje nga përcjellja e programit nga salla
Pamje gjat këndimit të këmgëve kushtuar atdheut: Xhamadani vija vija …
Pamje nga programi festiv i fund vitit shkollor
Nxënësit me Dëftesat e tyre në fundvitin shkollor që kan kryer vijimin e MPSH.
Nxënësit përfundojnë programin e tyre tue marrur durtrokitje nga të pranishmit në sallë.
Autori i librit Shkolla Shqipe në Gjenevë në mesin e mësimdhënësve dhe kryetatin e Lapsh per Gjenevë (e tani edhe për Zvicër) dhe mësusen në pension Nexhmije Mehmetaj.
Nga e majta në të djathtë Hamzë Morina, Hoxha, Saim Tahiraj dhe Arif Ejupi pas përfundimit tue bashkëbiseduar.
Autori i Monografisë z. Agim Paçarizi në foto me prindër e nxënës që këtë manifestim ju dhuroi librin e tij ku dhe shumë prej tyre kërkonon nënshkrimin e tij në librin që ua dhuronte.
Pamje nga salla

Në vijim vështrimi nga Arif Ejupi dhe i lexuar nga vet autori:

Monografia mbi Veprimtarinë e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Gjenevë, libër që kujton përpjekjet dhe sakrificën e brezave në ruajtjen e Gjuhës dhe Kulturës Sonë
January 4, 2022

Shqiptarët edhe pse populli më i lashtë i Gadishullit Ballkanik, asnjëherë nuk janë ndjerë të qetë në trojet e veta të mileniumeve.

Ata mbi pesë shekuj kanë provuar shtypjen dhe mohimin e të drejtave të tyre elementare nga Perandoria Otomane.

Me gjithë pengesat dhe trysnitë e vazhdueshme të armiqve ata më 28 Nëntor të vitit1912, arrijnë që në Valonë (Vlora e sotme)të krijojnë shtetin e tyre.

Kur tamam nisi vënia e themeleve të këtij shteti njëfarë Mbretërie Serbe e degjeneruar dhe e udhëhequr nga kriminelë ordiner fillon pushtimin e tokave pellasgo-ilire.

Kjofarë Mbretërie detyrë vetes ia kishte dhënë shfarosjen e shqiptarëve dhe popullimin e trojeve të tyre me sllavë.

Gjatë dy Luftërave Ballkanike Serbia,ndaj shqiptarëve kryen gjenocid të paparë.

Politikë e ngjashme zbatohet edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm në vitin 1945,nga çetnikë e partizanë serbo-malazezë u vranë dhe masakruan mbi 55-mijë shqiptarë etnik.

Ata të pa status dhe të drejta në tokat e tyre, dhe të ekspozuar përpara një gjenocidi që nuk e njeh historia, detyrohen të migrojnë në të gjitha vendet e globit.

Shpresa dhe këmbëngulja e tyre që një ditë do ta ribëjnë Shqipërinë Natyrale, edhe pse në dhé të huaji i shtynë që me zellin më të madh të punojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre.
Nëse në një vend ishin edhe dhjetë shqiptarë të mërguar bënin përpjekje për hapjen e ndonjë shoqërie apo klubi kulturor.

Këtë e dëshmojnë edhe dhjetëra klube e shoqata të krijuara nga shqiptarët në Amerikë, Evropë, Azi, Afrikë e deri në Zelandë të Re, gjatë dy shekujve të kaluar.

Në prag të shekullit të njëzetenjë një fat si ky do t’u imponohet prapë shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës Lindore dhe atyre të Malit të Zi.

Ata nën dhunë dhe represion degdisën nëpër botë. Kurse shumica e atyre që Atdheun vendosin ta mbrojë edhe me kokë vriten dhe masakrohen nga regjimi kriminal i Serbisë.

Intelektualë dhe Atdhetarë të shpërndarë në të gjitha anët e botës sikur kujtojnë thënien emblematike të rilindësit tanë Papa Kristo Negovani, ”Shkronjat e bëjnë kombin të quhet komb, po të mos kemi shkronjat shqip, dituria e kombeve të tjera do të na mbysë, nuk do të dëgjohet më fjala shqiptar e shqip”

Shqiptarët të shpërndarë në Evropën Perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi e Zelandë të Re, kanë jetësuar porosinë e Negovanit, duke hapur Shkolla Shqipe të Mësimit Plotësues në të gjitha vendet, ku jetojnë dhe veprojnë.

Kuptohet që një punë e tillë kërkonte kohë e angazhim,por duhet të jemi të sinqertë që tani rrethanat për të vepruar ishin shumë më të lehta dhe më të favorshme, se ato në të cilat vepronin gjeneratat përpara nesh.

Të përndjekurit e viteve të 80-ta,përcilleshin çdo hapë nga UDB-ja jugosllave dhe zagarët e saj.
Më 17 janar të vitit 1982 në Unterguppenbach të Gjermanisë,me një atentat nga më të pistët UDB-ja jugosllave organizatë tipike terroriste vret tre ideologët e Lëvizjes sonë për çlirimin e viseve shqiptare Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe bashkëveprimtarin e tyre Kadri Zeka.

Kurse më 5 maj të vitit 1985 në krye të detyrës në burgun e Beogradit,mbytet me tortura shtazarake Zija Shemsiu, dhe burgoset bashkëveprimtari i tij Sami Kurteshi,i cili vuan vite të shumta burgimi në kazamatet jugosllave.

Përkundër dhunës dhe terrorit edhe pse në kushte tepër të rënda si në Zvicër, Gjermani, Belgjikë etj,u krijuan klube dhe shoqata të cilat fuqishëm kundërshtuan okupimin e Kosovës nga sllavo-komunistët.

Me çlirimin Kosovës dhe demokratizimin e shtetit tonë amë Shqipërisë,disa intelektualë e mësimdhënës të fushave të ndryshme kanë nisur punën në shkrimin e librave dhe monografive.

Nëpërmjet këtyre librave plotësohen arkivat e shtetit tonë, dhe brezat në ardhje mësojnë të vërtetën mbi sakrificën e atyre që vepruan jashtë atdheut, pa takuar prindër e fëmijë të tyre për vite e dekada.

Pas një pune gati dyvjeçare dritën e botimit e sheh edhe monografia “Shkolla Shqipe në Gjenevë” e autorit Agim Demir Paçarizi.

Libri është shtypur katër-pesë ditë para ndërrimit të moteve në Shtëpinë Botuese“Lena-Grafik”të Prishtinës.

Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit në Kosovë dhe Diasporë,duke e pasur në duar dorëshkrimin e këtij libri para se të botohet thotë ”Kjo monografi është hartuar ex-novo pa u kopjuar asgjë nga ato më të hershmet.

Sipas, z.Fejzullahu gjithçka në këtë monografi është pasqyruar në mënyrë të drejtë dhe reale.
Madje,ai përshtypjet e tij rreth këtij libri i shpreh edhe nëpërmjet një artikulli mjaft përmbajtjesor në gazeta e portale si: “Voice of Albanians” të krijuesve të njohur Skënder dhe Elida Buçpapaj, në “Bota Sot” “Shkodër.net”etj.

Vlerësim kritikë kësaj monografie i bën edhe Jusuf M.Bytyçi. Ai punën e Paçarizit e cilëson si një vlerë të veçantë për brezat si në Kosovë ashtu dhe Diasporë.

Po ashtu lexuesi me të marrë në duar librin do të bindet për punën serioze të pedagogut të shumë brezave Agim Demir Paçarizi.

Paçarizi si në Kosovë ashtu edhe në mërgim punën e mësimdhënësit e ka kryer me dashuri dhe përkushtim të madh, gati dyzetvjet.

Në këtë monografi me diku 15-të kapituj e nënkapituj përfshihen të gjithë ata që kontribuuan qoftë në organizim, mësimdhënie apo edhe dhënie donacionesh, në dobi të kësaj shkolle.

Iniciativa për çeljen e një shkolle të pavarur me mësim në gjuhën shqipe në Gjenevë, doli në pranverë të vitit 1987,nga mërgimtarët e hershëm si:Xhafer Shatri, Kadri Abdullahu, Shyqeri Ukshini, Adem Islami, Sami Tusha, Jakup Halimi, Selman Kllokoqi, Ejup Ahmeti, Elfi Agushi, Sami Dërmaku, Aqif Januzi, Ilaz Bajrami, Shabi Hajdini, Muharrem Zymeri, Gafurr Çalaj, Ymer Cacaj, Miftar Abdullahu, Muhabi Latifi, Avdi Veseli, Enver e Rabije Abdullahu etj.

Ky grup iniciues nën udhëheqjen e z.Xhafer Shatri, organizoi një mbledhje në banesën e veprimtarit të njohur të këtij kantoni Selman Kllokoqi.

Pas këtij takimiu caktua grupi punues prej 8 vetave,që detyrë kishte regjistrimin e saktë të fëmijëve tanë mërgimtarë dhe moshën e tyre, me të drejtë të përfshirjes në shkollën me mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Me të përfunduar regjistrimi si nevojë urgjente u shfaq gjetja e pikave ku mund të zhvillohej ky mësim.

Adresë e parë e përkrahjes rreth këtij problemi mjaft serioz do të jetë “Centre Social Protestant”në Gjenevë.

Në këtë qendër më tepër të karakterit bamirës mërgimtarët tanë do ta kenë edhe përkrahjen e parezervë të mikut tonë të madh Ueli Leuenberger.

Ai plot pesëdhjetë vjet ishte kryeprotagonist i organizimeve tona në Zvicër. Veç kësaj Leuenberger, u shqua si mbrojtës i çështjes shqiptare edhe në Parlamentin e Zvicrës.

Të gjithë i dimë reagimet e tij të fuqishme kundër grupeve ksenofobe. Ato me postim afishesh në vende publike i etiketonin dhe fyenin shqiptarët me lloj-lloj termash përçmues.

Qëllimi ishte që të pengohet vendosja e tyre në Zvicër. Dyshohet që këto grupe ekstremistësh ishin të manipuluara nga lobi serbë, që jepte shuma të majme të hollash për t’i diskredituar shqiptarët, e përndjekur me dhunë nga regjimi fashist i Serbisë.

Leuenberger luftëtar i pakompromis në mbrojtjen e të drejtavedhe lirive të popujve të shtypur jo që mbërrin me fitua këtë betejë, por më 14 maj të vitit 1996, në zemër të Gjenevës, hap Universitetin Popullor Shqiptar.

Prej këtij momenti mërgimtarët shqiptarë të të gjitha viseve tona janë me një qendër të rëndësishme kulturore, ku mund t’i zhvillojnë të gjitha aktivitetet e tyre.

Ambientet e kësaj qendre krijojnë mundësi për punë cilësore dhe hapje të pikave të tjera të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në të gjitha komunat e Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Pikërisht më 1996, edhe shkolla me mësim plotësues në Gjuhën shqipe do ta ketë kulmin e arritjeve të saj.

Nëpërmjet një konkursi të rregullt të shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, të datës 10 gusht 1996, të gjithë mësimdhënësit e shkollës me mësim plotësues në Gjuhën shqipe në Zvicër, përzgjidhen me kualifikime përkatëse.

Po ashtu në krye të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri” të Gjenevës do të jetë profesori i diplomuar i pedagogjisë z. Nehat Rexhepi.

Ndërkaq, arka e këtij Asociacioni Arsimor ku kohë pas kohe kontribuonin me mjete prindërit si: Nehat Fera, Halil Halili, Xhafer Shatri, Muharrem Lutfiu, Zijadin Abdullahu, Shaban Limani, Sami Arifi, Miftar Abdullahu, Hevzi Kryeziu, Kadri Abdullahu, Qamil Aliti, Avdi Veseli, Azem Azemi, Ali Hetemi, Dalip Hajdini, Kadri Ajeti, Islam Demiri, Ismet Kadriu, Muhabi Latifi, Muhamet Ajeti, Nazmi Jashari, Nebih Bllaca, etj menaxhohet në mënyrë të përpiktë dhe profesionale nga atdhetari i njohur Jakup Halimi.

Bashkëpunimi i Shkollës së Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe,edhe gjatë kësaj periudhe me Departamentin e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Gjenevës, ishte në nivel të duhur.

Këtë e dëshmon edhe ky vërtetim i nxënëses Shqipe Agushi, ku shihet bartja e notës nga Mësimi Plotësues i Gjuhës shqipe,në atë të rregullt në Gjuhën frënge.

Edhe pse puna zhvillohej në baza vullnetare bartës të aktivitetit në shumë fusha janë mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle.

Sidomos një grup nxënësish prej dhjetë vetave të prirë nga koreografi ynë i mirënjohur Xhemali Berisha, me paraqitet e tyre të shkëlqyera do ta begatojnë shumëllojshmërinë kulturore jo vetëm brenda komunitetit tonë, por në tërë Republikën dhe Kantonin e Gjenevës.
Punën e prezantueses së programeve dhe deklamimin e vargjeve më me vlera të autorëve tanë do ta bëjë vite me radhë nxënësja shembullore e kësaj shkolle Artë Hevzi Kryeziu.

I entuziazmuar nga suksesi i mësimdhënësve dhe fëmijëve tanë në Diasporë,Dr.Ibrahim Rugova, president i Republikës së Kosovës,në një nga mbledhjet e mbajtura në Prishtinë, publikisht e pati falënderuar ministrin e Arsimit në ekzil, prof.dr.Muhamet Bicaj.

Ai në bashkëpunim më kryetarët e LAPSH-it, në vendet e Perëndimit,pati arritur nivel të kënaqshëm të mbarëvajtjes së këtij mësimi.

Në anën tjetër aktivitetin jashtë shkollor të gjithë nxënësit e shkollës shqipe, me prirje në futboll e zhvillonin në Klubin Futbollistik F.C.”Kosova”të Gjenevës, krenari jona e përhershme.
Paçarizi duke qenë në rrjedhën e këtyre zhvillimeve arrin që me dokumente e shifra të regjistrojë çdo gjë, që ka të bëjë me shkollën e mësimit plotësues të Gjuhës shqipe në Gjenevë.
Libri me rreth 260 faqe përfshin edhe autobiografitë e pjesës dërmuese të mësimdhënësve.

Me kusht që të iket prej çdo censure dhe lëshimi të rastësishëm jetëshkrimet janëtë shkruara nga vetë mësuesit e shkollës së mësimit plotësues të Gjuhës shqipe,në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës.

Sipas z.Paçarizi kjo monografi do të ishte edhe më e vëllimshme sikur thirrjes për bashkëpunim t’i përgjigjeshin edhe disa nga ish-mësuesit e kësaj shkolle.

Ata edhe pse të kontaktuar nga ai pa dhënë asnjë sqarim kanë refuzuar bashkëpunimin.
Megjithatë, ai s’është dekurajuar në asnjë mënyrë, por ka vazhduar me projektin e veprës deri në realizimin e saj.

Kapitull në vete në këtë libër është edhe bashkëpunimi i kësaj shkolle me Departamentin për Arsim Shkencë e Kulturë të Gjenevës.

Paçarizi duke shprehur mirënjohje të lartë ndaj autoriteteve dhe institucioneve të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës,përmend emra të shumtë personalitetesh dhe individësh që janë krah i fuqishëm i shkollës shqipe.

Mirëpo,në një shkrim si ky është e pamundur të theksohen,sepse lista e tyre është shumë e gjatë.

Duhet potencuar që Shkolla me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe në Gjenevë, është nga të parat në Zvicër, që ndihmohet financiarisht nga Departamenti i Arsimit të kësaj Republike dhe Kantoni.

Gjatë rrugëtimit tridhjetëvjeçar kjo shkollë është ndeshur edhe me vështirësi të shumta.
Atëherë kur është menduar ngritja e nivelit të saj ka pasur rënie drastike të numrit të nxënësve, dhe dorëheqje nga puna të mësimdhënësve të kualifikuar.

Ata që për vite të tëra kanë punuar vullnetarisht tani për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë mundur ta vazhdojnë këtë mision të shenjtë. Disa edhe kanë pasur detyrime ndaj vendit të tyre të rregullt të punës.

Deri tek kjo mbase ka ardhur edhe si pasojë e mosinteresimit të qeverive tona në Kosovë e Shqipëri, të cilat përveç premtimeve pak kanë arritur të bëjnë në dobi të këtij mësimi.

Vendet e tjera si Italia, Spanja, Portugalia etj, këtë mësim e kanë dukshëm më të avancuar.
Komunitetet e këtyre vendeve me qëndrim në Zvicër,janë të mbështetura drejtpërsëdrejti si me kuadro ashtu edhe me mjete nga qeveritë e tyre.

Shkolla me Mësim Plotësues në Gjuhën shqipe në Gjenevë,pa u analizuar asnjëherë shkaqet ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet sidomos pas vitit 2000.

Në mënyrë që të mos vije deri te mbyllja e saj, angazhohen disa individë si:Agim Paçarizi, Faruk Osmani, Albanë Krasniqi-Malaj, Januz Salihu, Faruk Bllaca, Drita Veshi, Avdyl Hamza, Rasim Zeqiri, Hajrush Sadiku, Qemajl Neziri, Ali Mehmeti, Mirishahe Limani-Hiler, Idriz Zeqiraj, Jakup Emini, Rifat Haxhiaj, Fadil Avdiu, Ismet Kurteshi, Nexhmedin Ilazi, Nasuf Nuhiu,etj.

Kjo çetë e tërë arsimdashësish me të gjitha mjetet vihet në ruajtjen dhe vazhdimin e këtij mësimi.

Me të konsoliduar kryesia ata angazhojnë disa mësues e mësuese edhe pse jo të gjithë me përgatitje adekuate në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë.

Në këtë drejtim dallohen edhe ish-nxënësit e kësaj shkolle Gëzim Nexmedin Ilazi, Aulona Lila-Bislimi dhe Liburn Mehmetaj.

Ata në kohë krize nga më të rëndat udhëheqin Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë“Naim Frashëri”të Gjenevës.

Gjithashtu në kryesitë e më hershme të kësaj shoqate kanë kontribuar edhe ish-nxënëset e kësaj shkolle Artë Hevzi Kryeziu, Arjetë Adem Çerkini, Valdete Abdullahu-Sopi, Xhevrie Faruk Osmani, Vjosa Gërvalla etj.

Kurse ndihmë të rregullt në xhirollogaritë e kësaj shkolle kanë ndarë vëllezërit, Azem e Ajet Hyseni, pronarë të ndërmarrjes “Hyseni Constructions SA” me vendndodhje në Gjenevë.

Në rast festash e jubilesh të ndryshme kanë ndihmuar edhe mërgimtarët tanë si:Milazim Maliqi, Krist Veseli, Arsim Hyseni, Besnik Ajeti etj.

Të gjithë të interesuarve u sugjerojmë leximin e kësaj Monografie, sepse në te gjithçka është trajtuar objektivisht dhe me korrektësi.

Monografia përmban edhe parathënien në gjuhët:shqip, frëngjisht dhe gjermanisht.

Po ashtu lexuesi brenda kopertinave të librit do t’igjejë edhe disa rreshta mbi jetën dhe veprën e autorit Agim D.Paçarizi.

Krijuesit të kësaj monografie i dëshirojmë nxjerrjen në dritë edhe të ndonjë libri tjetër të kësaj natyre, sepse vetëm kështu plotësohen vakuumet në shumë disiplina të gjuhës dhe historisë sonë, sa të dhimbshme aq edhe krenare!

Histori familjare dhe kujtime për Kuvendin e Junikut

0

Vera Xerxa, Londër

Histori familjare

Murat Agë Vokshi i biri i Adem Agë Vokshit , vëllait të Sylejman Agë Vokshit, ishte gjyshi i nënës sime nga nëna e saj , Lejla Vokshi – Spahia.

Murat Agë Vokshi ishte njëri nga përfaqësuesit nga Gjakova në Kuvendin e Junikut, në maj të vitit 1912 , që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë po atë vit – nëntor 1912

Në Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912), në të cilin u miratua programi politik i Kryengritjës së Përgjithshme kundër sundimit osman, ku përfshihej edhe kërkesa për caktimin e gjuhës shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare në administratë dhe në shkolla, bashkë me përfaqësuesit e tjerë nga Gjakova , si Riza beu, Ahmet beu, Hysni Curri dhe Hasan aga i Isa Zekës, mori pjesë edhe myderrizi Hasan efendi Shllaku.63 Hasan efendiu bashkë me krerët e tjerë të kryengritjës hyri në Prishtinë më 22 korrik 1912.

Shënime historike

KUVENDI I JUNIKUT

Besëlidhja e Junikut

Pas disa disfatave të pësuara pas vitit 1910 nëpër anë të ndryshme të Kosovës, u pa e udhës që të bëhej një riorganizim i përgjithshëm për të forcuar rezistencën kundër pushtuesve.

I pari që mori iniciativën për këtë ishte Hasan Prishtina. Ai kishte njoftuar dhe organizuar parinë e të gjitha vilajeteve të Kosovës që nga Prishtina, Drenica, Mitrovica, Gjilani, Kaqaniku për të kaluar në Dukagjin ku do të mblidheshin edhe paria e kësaj ane për t’u drejtuar në kuvendin e Besëlidhjes së Junikut. Hasan Prishtina arriti në Junik i shoqëruar nga, Sadik Rama, Ramë Binaku, Sylejman Lokaj, Isuf Musa etj. Me të arritur në Junik, u takua me krerët në Odën e Junikut dhe me shumë burra të tjerë nga Juniku e Reka. Pra këtu do të mbahej kuvendi Besëlidhja e Junikut diku në Maj 1912 e cila mblodhi shumicën e krerëve që përfaqësonin popullin e Kosovës. Ishin mbledhur më së 250 përfaqësues nga të gjitha vilajetet e Kosovës, ku ndër të tjerë ishin: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Bajram Daklani, Ahmet Maxhuni, Xhemajl Berisha, Sadik R. Gjurgjeviku, Hasan Ferri, Qerim Begolli, Zenel Begu, pastaj Ramë Binaku, Haxhi Bajraktari, Hajdar Tafa, Nimon Bala, Sadri Azemi, Idriz Zeqa, Riza Kryeziu, Ahmet Begu, Sylejman Botusha, Zeqir Halili, Ibrahim Hoxha, Halil Ibrahimi, Rexhep Bajraktari, etj.