Kreu Blog Faqe 1389

Manifestimi i „17 Shkurtit“-Pavarësisë së Kosovës, nga shkolla Shqipe në Bavari të Gjermanisë

0

Shkruan: Mustafë Krasniqi

simi dhe ruajtja e gjuhës shqipe në Diasporë është obligim për ne

Më 19 shkurt, në Republikën e Bavarisë në Gjermani, përmes platformës onilne u mbajt manifestimi për Pavarësinë e Kosovës- “17 Shkurti”, të përgatitur nga nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, nën përkujdesjen e mësimdhënësve, të cilët sollën një atmosferë të mrekullueshëm festive.

Manifestimi filloi me himnin Kombëtar dhe atë Kosovës, me urimin e nxënësve, “Urime Kosovë Republika”! Vazhdoi me falën përshëndetëse të kryetarit të LAPSh-it Milazim Ukaj, i cili përshëndeti përfaqësuesit institucional, nxënësit, mësimdhënëset dhe prindërit, si dhe i inkurajoi për punën dhe vullnetin e tyre për ruajtjen e gjuhës amtare dhe më pas foli për ditën e shenjtë, heroizmit e popullit që bëri për Pavarësinë e Kosovës, luftës së saj për liri, që ne sot e gëzojmë.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe sportit të Republikës së Shqipërisë, znj. Nina Guga

Zëvendësministrja e Arsimit dhe sportit të Republikës së Shqipërisë, znj. Nina Guga pos tjerash tha: Diaspora shqiptare, kudo që është, është një dhe e pandarë e cila është një pasuri e kombit tonë! Mbështetja jonë institucionale për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe të ndërgjegjësimit i prindërve shqiptarë, kanë rendësi në shërbim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe kombëtar. Ajo cilësoi angazhimin e mësimdhënëseve, që ua ofrojnë nxënësve në diasporë konsiston me ruajtjen e gjuhësh shqipe, po ashtu foli dhe për bashkëpunimin e ngushtë në mes dy qeverive; të Tiranës dhe të Prishtinës! Foli për komisionet dhe hartimin e teksteve të përbashkëta, ku më 2021 është hartuar teksti i përbashkët nga dy vendet tona, libri i nivelit të parë, për gjuhë, kulturë e histori, që përfshin grupmoshat nga klasa e parë deri në të tretën, si dhe më parë kemi hartuar Abetaren e përbashkët dhe korrikulen, ku ju njoftoj se nga viti i ardhshëm, për dy vendet tona do të kemi abetaren e përbashkët me moto “Një Komb një Gjuhë”, tha ajo.

Zëvendësministri i MASHT i Republikës së Kosovës z. Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i MASHT i Republikës së Kosovës z. Dukagjin Pupovci, pasi pasqyroi rëndësinë e shtetit të Pavarur të Kosovës dhe rrugëtimin e tj deri te Pavarësia, ndër të tjera tha: është mirë të kujtojmë se Kosova para 23 vitesh, ishte në prag të luftës së përgjakshme, që do të rezultonte me mijëra viktima, e ku jemi sot! Ajo që na ka munguar dje, sot është liria parakushti themelor, që të zhvillohemi si shtet. Ndër të tjera shtoi, se mërgata jonë ka pasë rol të rëndësishëm në rrugën për liri, si dhe ka edhe sot rëndësi duke i kontribuar zhvillimit të vendit. Përveç investimeve që sjellni në atdhe, ju jeni edhe ambasadorë në vendet ku jetoni! Përmes jush shtetet ku jetoni i njohin shqiptarët dhe i ndërtojnë lidhjet me shqiptarët. Prandaj, çdo sukses i juaj është edhe sukses i yni, për këtë ju inkurajoj që t’i shkolloni fëmijët tuaj, sepse kështu do t’ju hapen perspektivat për jetë dhe do të jetë mundësia për t’u avansuar edhe për çështjen kombëtare.

Në botën globale integrimi është i domosdoshmëri, por kultivimi i identitetit kombëtar, në veçanti të mësuarit e gjuhës amtare është një vlerë e shtuar dhe obligim. Duke njohur kontributin e LAPSh-it në Bavari, ju përgëzoj për punën e mirë që bëni, tha ai.

Ndërsa Konsulli i Republikës së Shqipërisë në Mynih, Dr. Dashnor Ibraj, pasi foli për luftën e parreshtur për liri të Kosovës dhe ndihmesën e miqve ndërkombëtarë, u ndal edhe te bashkëpunimi i ngushtë i dy konsullatave shqiptare në Mynih që kanë me LAPSh-in. Ai tha se kemi arritur që gjuhën shqipe ta fusim në listën e gjuhëve të huaja në Republikën Bavareze! Por ajo që është më kryesorja që kjo republikë gjuhën shqipe e ka njohur zyrtarisht ashtu si gjuhët tjera, që dhe na e ka sjellur një sfidë dhe angazhim më të madh, nga që kërkohet një angazhim i madh jo vetëm nga LAPSh-i, por edhe nga institucionet tona, e dy përfaqësitë tona konsullore. Por një sukses i kryesisë dhe mësimdhënësve është se gjatë dy viteve të fundit, përkundër pengesave, për shkak pandemisë, kanë qenë të angazhuar që përmes platformës onile kanë zhvilluar mësimin edhe pse tërë angazhimi dhe punës është vullnetare. Gjë që e them dhe e kam thënë disa herë se ata që janë patriotët e kohës moderne janë pikërisht mësimdhënëset, që janë ë angazhuar dhe duke hequr një pjesë të kohës së tyre, krejt në baza vullnetare, duke mbajtur gjallë gjuhën kulturën shqiptare dhe për t’i dhënë mundësi brezave të ardhshëm, që ta kultivojmë.

Të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e konsullatës së Republikës së Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, por për shkaqe të agjendës së tyre të ngjeshur nuk patën mundësi të jenë të pranishëm. Kurse përfaqësuesit i Fondacionit “Besa”, Rexhep Nikçi foli në emër të këtij fondacion, i cili që nga fillimi e ka ndihmuar dhe ka qenë sponsor i shkollës shqipe në Bavari. Ndërsa fjala iu dha edhe kryetarit të KKAD-së dhe Koordinator i shkollave shqipe në Zvicër Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili falënderoi dy institucionet tona dhe kërkoi që të bashkëpunojmë ngushtë për ta realizuar vizionin dhe misionin e mësimdhënësve për shkollën shqipe në mërgatën shqiptare, gjë që kërkesave tona, institucionet e dy shteteve tona na u kanë përgjigjur pozitivisht. Pra, misioni i gjeneratave të reja është që ta ruajnë gjuhën identitetin kombëtar, për të cilin janë sakrifikuar gjenerata, që ne sot e gëzojmë të lirë.

Programi filloi me Vallen “Kosovare”, të vallëzuar nga nxënësit e shkollës shqipe Freising, ndërsa me poezinë “Plis Kosovë” recitoi Telora Dakaj, për të vazhduar me recitalin “17 Shkurti”, të recituar nga nxënësit e shkollës shqipe në Bavari: Lorena Idrizi, Lajla Halilaj, Art Gjocaj, Florin Rexhepi, Aulona Qeriqi, Aleksandera Duka, Leotrim Jakupi, Leonis Zylfiu, Alejna Zylfiu, Benet Ukaj, Fijona Thaçi, Arnila Zogaj dhe Tiara Dakaj.

Nxënësja Ermira Rexhepi, me këngën “ Mora Fjalë”, dha emocione, kurse me poezinë “Pavarësia e Kosovës” recituan: Larisa e Alea Spahija, Fatime e Rajane Musliu dhe Ermira Rexhepi dhe, me poezinë “ Kosovë” recituan nxënësit Emanuel e Luisa Canaj të shkollës së Degendorfit. Me poezinë “Atdheu”, të recituar nga nxënësja Lena Gerbeshi nga Shkolla Starnberg, e me poezinë “Krahët e shqipes”, recitoi Ulpiana Brajshori nga shkolla Freising dhe, me poezinë “Ç’ka Kosova që po ushton”, recitoi Idri Ymeri nga shkolla e Kolbermorit.
Me poezinë “Flamuri” recitoi Jara Maliqi, kurse me poezinë “Kuq e Zi”, recituan Arti edhe Andi Mustafa, nga shkolla Holzkirchen. Nga shkolla shqipe e Nyrnbergut, me poezinë “Shqiponja” , recitoi Larto Tafa, kurse me poezinë “ Poemi Kosovar” recitoi nxënësja Gjeljana Idrizi nga Shkolla Stambergut. Me poezinë e Asdrenit “Shko Dallendyshe” recitoi Erblina Krasniqi nga Shkolla Garhing, e me poezinë për “Adem Jasharin” përformoi Ezana Hoxha nga shkolla e Abensbergut. Me këngën “Xhamadani vija-vija” dhe me vallen “Vallja e Hamzë Jasharit”, përformuan nxënësit e shkollës së Nyrnbergut dhe të Abensbergut.

Në përmbyllje të programit, Koordinatori i LAPSh-it Mustafë Krasniqi, pos tjerash tha se nga ky eveniment festues, u bëri thirrje institucioneve të dy shteteve shqiptare dhe prindërve mërgimtarë, që t`i bashkojmë forcat për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, te fëmijët tanë në Diasporë. Në emër të LAPSH-it të mësimdhënësve, nxënësve dhe të prindërve, iu drejtua gjithë bashkëkombësve, shoqatave, bizneseve dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, që së të bashkuar, të bëhen pjesë e ndikimit te prindërit, që t’i sjellin fëmijët në shkollën shqipe, me qëllim që ta realizojmë këtë detyrë kombëtare, nga fakti se Numri i atyre fëmijëve, që duhet ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën amtare, është tepër simbolike!
Për ne ,atdheu është larg, por zemrat dhe mendjet tona janë aty! Prandaj kërkojmë që të ndërgjegjësohemi dhe të kërkojmë nga institucionet tona, të mos e harrojnë Diasporën, në mënyrë që brezat e ardhshëm ta ruajnë gjuhën dhe identitetin e tyre.

Po ashtu i përgëzoi mësimdhënësit dhe nxënësit për angazhimin e tyre, që ky manifestim doli kaq i bukur ky manifestim, grupin punues dhe kryesisht nënkryetarin, Selim Hotit dhe Sekretarin e LAPSH-it Avdi Kolukaj, që pa punën e tyre dhe të Moderatores Drenusha Istogu dhe grupit teknik, të Elena Markja dhe Milazim Ukaj nuk do ta kishim realizuar me sukses këtë manifestim aq të mrekullueshëm, tha Krasniqi.

Diktatorët dhe maskat e tyre!

0
Nga: Ahmet Asani, Zvicër
▪︎ Në libra të ndryshëm që kam lexuar flitet per 12 tipe njerëzish, e në realitet mendoj qê në këtë botë janë vetëm dy lloje njerëzish: njerëz me Frymë ( gjerm. Geist, kroat. Duh) njerëzore dhe njerëz me Frymë jonjerëzore apo duhmë djallëzore! Njerëz me Frymë njerëzore janë ata të cilët tërë jetën e tyre e jetojnë ashtu si janë – pa maska, njerez qe nuk kanë çka të fshehin, kurse njerëzit me duhmë djallëzore mund t’na paraqiten me 12 lloje të maskave të ndryshme!
▪︎ E gjithë filozofia e jetës është si ta dallojmë njeriun me duhmë djallëzore , kur ai fshihet prapa ketyre 12 llojeve të maskave? Për ta sqaruar çështjen, duhet s’pari të pëgjigjemi në pyetjen se cfar w bene njeriun jinjerëzor – apo të keq siç e themi në gjuhën popullore, cilat janë ato veti të cilat na ndihmojnë ta zbulojmë djallin i cili fshihet prapa maskês së engjullit, para se të bëhemi pre e tij?
▪︎ Vetitë të cilat duhet t’ia shikojmë çdo njeriu, janë ato që vejne ne sprovë bashkëpunimin, falënderimin, tolerancën, respektimin e mirënjohjen, veti keto të cilat i kanë gjithë njerëzit me frymë njerëzore, dhe ato të imponimit të mendimit, deshires pêr diktat, per t’i shfrytëzuar, nëpërkëmbur pa mëshirë te afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtoret me te afert, per t’ia mohuar çdo meritë çdo kujt për s’gjalli dhe per s’vdekuri, veti keto që i kanë njerëzit pa frymë njerzore, apo njerezit me duhmë djallëzore!
▪︎ Nga që njerëzit me duhmë djallëzore janë të papërmirësueshëm, e vetmja zgjidhje është largimi sa më parë prej tyre, sepse qendrimi me ta mund t’ju sjell vetëm të këqija!
▪︎ Pavarësisht se si ju afrohet dikush ne jetë, qoftë si hero apo shpëtimtar, qoftë si princ apo si lypës, qoftë si prijës apo çlirimtar, qoftë si poliglot apo idiot, në momentin kur vëreni që ai ose ajo nuk janë bashkëpunues, por janë imponues që tentojnë në çdo formë t’ua imponojnë mendimet dhe vullnetin e tyre, që ju t’i nënshtroheni mendimeve dhe kërkesave të tyre, atëherë duhet ta keni të qartë se ajo apo ai eshte djalli vet!
▪︎ Per Stalinin thuhet se në biseda e takime me bashkepuntorët e tij eshte paraqitur si shumë njerëzor e i buzëqeshur, biles pas çdo bisede është ngritur ne kembe, ua ka çit dorën mbi shpatulla bashkepunetoreve te tij dhe i ka percjellur deri te dera, me “respekt” e fytyrë (maskë) engjullore! I njejtë me Stalininin ka qenê edhe Enver Hoxha, por dihet që gjithë bashkëpunëtorët më të afert të Stalinit e Enver Hoxhës në fund kanë përfunfuar me vrasje ose vetëvrasje!
▪︎ Tani nuk do të merrem ketu me karakteret narcisoide e diktatoriale të Jozef Stalinit e të Enver Hoxhës, sepse rrezik ështê qê edhe facebooku të ngulfatet e bllokohet, por qellimi im eshte qe lexuesit shqiptar t’ia bëjë me dije si të ruhet nga njerezit me veti e sjellje narcsoide e diktatoriale, sepse pavarësisht se si paraqiten, ata janë e keqja, janë djalli vet!
▪︎ Mjerisht shumë njerëz lehtë bien në kurthin e njerëzve me karakter diktatatori dhe pranë tyre sillen të hipnotizuar, sikur bretkosa para kafshimit të gjarpërit! Njerëzve dhe popujve që nuk arrijnë ta dallojnë të keqen nga e mira, ta dallojnë djallin nga engjulli, demagogun nga patrioti, diktatorin nga demokrati, duhmën moniste nga fryma demokratike , jo një herê por shpesh mund t’ju ndodh të përfundojnë të perdorur, të zhgënjyer, të tradhëtuar, të nëpërkëmbur e të mashtruar!

Thirrjet për zhdukjen e LDK-së janë shumë të hershme!

0
Nga: Ahmet Asani, Zvicër
▪︎ Thirrjet për zhdukjen e LDK-es, nuk janë te sotit, ato datojnë që nga dita e themelimit të LDK-es! Thirrjet per ta bere LDK-en bisht te LVV-es, siç është bërë Lista “Guxo“, nuk mund të kuptohen ndryshe pos si gërvallje monisto-komuniste, per zhdukjen e Pluralizmit Demokratik në Kosovë!
▪︎ Tri janë grupet e interesit qe e kanë dashur dhe e duan zhdukjen e LDK-es si subjekt:
▪︎ Grupi i parë dhe më i rrezikshēm, është grupi i disave të cilët e quajnë veten “themelues” të LDK-ës, disa që janë larguar nga LDK shkaku që Ibrahim Rugova nuk punonte sipas urdhërave te tyre – urdhera te cilat ata i mernin nga shefat e tyre në Beograd e Stamboll! Këtij grupi tanimë te njohur dhe te dalur hapur për ledine, i prijnë disa pseudointelektualë të cilët nuk janë pajtuar dhe nuk duan të pajtohen me ekzistimin e Rugovizmit si Frymë e si filozofi politike!
▪︎ Ne grupin e dytë bëjnë pjesë gjithë monistët e LPRK-ës, emër te cilin deshtën ta humbin, por ja që si per inat të tyre, ende është emër i regjistruar në regjistrin e subjekteve politike: LPRK – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës!
▪︎ Në grupin e tretë bëjnë pjesë narcisoidë, profiteristë e karieristë të s`muar të të gjitha llojeve, njerëz pa Frymë njerëzore, njerëz me duhmë djallëzore, njerëz që për interesa personale janë ne gjendje t`ia fusin flakën jo vetëm partisë por edhe shtetit!

Kom thonë Allahu Gjeleshan ka punë ma t’ meçme se mu marr me koflargtin e Hashimin tond!

0
Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
Sot n’park t’fmive ku e kom çu djalin me lujt, m’ka kqyr njona me omelsi dhe ma ka bo me sy. E mue boll ma ka kojt po m’ka ardh marre dhe kryet n’ anën tjetër e kom kthy. E tani jam largu dhe jam ulë me ni karrik disa metra ma poshtë, po Hashimi jem ka revoltu dhe përpak o kon kah prishet me mu.
A kom vepru mirë o Mulla Shefqet, apo u kon dasht m’ia çu komt perpjet ?
Mulla Shefqeti:
Paj shejtoni qeto punë i ka. M’i shti gratë me burra t’huj cullak n’shtrat me ra. Shumë mirë ki vepru, po nuk kishe hy n’gjyah edhe komt perpjet m’ia çu. Qeni kurrë nuk osht fajtor nëse kudra e çon bishtin, se koflargti ja ka ly mrena me mjaltë mishin.
Unë :
Mulla Shefqet e pse Hashimit tem i vjen gjeth lezet sa herë që ma bon naj grue me sy?
Mulla Shefqeti :
Se edhe atina koflargti n’strajca i ka hy.
Unë :
E qysh me nxjerr koflargtin pi strajcave pa e rreh Hashimin?
Mulla Shefqet:
Jo mos e rrih Hashimin po shtinja mrena çdo femre që ta bon me sy, për m’ia rreh koflargtin e vrimës me koflargtin që e ka Hashimi n’strajca, se kurrë s’ish majt mbledhja e dytë e AVNOJ-it mos t’ish kon Jajca.
Unë :
Mulla Shefqet, po a s’ki thonë që çdo insan duhet m’iu lut Allahut Gjeleshan për m’ia nxjerr koftlargin pi rradakes dhe trupit?
Mulla Shefqet :
Po kom thonë ama Allahu Gjeleshan ka punë ma t’ meçme se mu marr me koflargtin e Hashimin tond.
Unë :
Si për shembull?
Mulla Shefqeti :
Si për shembull mos me leju me kris lufta mes Rusijes dhe Ukrainës.
Unë :
E pse pra se nal kurrë Allahu Gjeleshan seksin mes Abu Rrahmanit dhe kusherines se tij Ebu Rahimes.
Mulla Shefqeti :
Se Kur’ani martesën n’ n’familje se ndalon.
Unë :
Domethonë pufin myslimonve pi qytetit n’shpi jav çon…Stekfurullah lahi, lahi inajljah. S’ka ma mirë se mu kon myslimon, burri e ka shul e vek n’cic mic kahdo që shkon.
Abu Ibrahim për ty shyqyr. Burra e gra qesin tym e flak hiq pa shti n’kaftorr dru e qymyr.

Nga Boni – Jusuf Buxhovi

1
Rexhep Shahu, Tiranë
(fragment nga libri im ne proces “Lufta ime per Kosoven”)
Keto dite shkrimtari Jusuf Buxhovi trazoi ujra te ndenjura te kenetes se ndotur enveriste e titiste. Duke mbrojte shqiptarizmin e Xhafer Deves, ai acaroi enveristet e titistet, acaroi idhtaret e Miladin Popovicit e Dushan Mugoshes dhe enveristet e titistet u hodhen kunder Jusufit, per arsye se ai eshte autoritet me ndikim dhe qe i shqeteson argatet e Serbise.
Ne kohen kur shume enveriste benin tregti armesh, gjuanin fonde ne emer te keshe patriotizmit e te luftes dhe pergatiteshin per lufte per t’ia marre pushtetin Ibrahim Rugoves, kur lufta kishte nise ne Kosove dhe enveristet pretendonin te ishin pronare te saj nderkohe qe luftetaret shpreheshin se jemi me Ibrahim Rugoven, pra ne keto kohe Jusuf Buxhovi ishte shume aktiv per te informuar opinionin publik per cfare po bente e vendoste politika e fuqive te medha.
Jusuf Buxhovi me intelektualet kryesore te Kosoves pati kurajon dhe fatin te jete ne krye te shume ngjarjeve madhore te Kosoves, ne krijimin e LDK, ne Kuvendin e Kacanikut, ne punet qe donin mend, ndersa enveristet dhe filialet e tyre klubeve anonime te Europes perpiqeshin te mbanin te pagrisur fotografine e Enver Hoxhes dhe rrinin me mindil duke e pastruar ate fotografi per ta perdore si kuran a bibel me kerkue fonde tek shqiptaret neper Europe.
Jusuf Buxhovi si per inat te enveristeve patriote tallavaje klubesh europiane ishte shkrimtar i njohur, i pranuar dhe i nderuar ndersa enveristet ishin anonime gjithsej, anonime e pseudonimsa qe mashtronin shqiptare ngado edhe ne emer te Ramiz Alise.
Ne kohen kur diplomacia boterore po negoconte per Kosoven, nje dite ne shenj, fola me Jusuf Buxhovin, i cili permbysi rrenat ne Tirane dhe ne gjithe qarqet enveriste…
Kur dikush i ikte luftës, frontit real të luftës, kur dikush luftonte në llogoren e tij pa ikë prej llogores së tij, kur dikush front lufte i quante kafenetë e restorantet në Kukës, Has, Tropojë, Rogner, Plazh Durrës, Dajt…, pra kur dikush flladitej në kohën e luftës e sot numëron me mend varret e ushtarëve armiq që pati ndërmend t’i vriste e don të shtojë varre shqiptarësh pasi s’bëri dot varre armiqsh, po ju përcjell një ditë të nxehtë “lufte”.
Kur kisha lexuar para shumë vitesh romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, nuk kisha guxuar as të ëndërroja se mund të njihesha apo mund të flisja me autorin e tij shkrimtarin e madh të letrave shqipe Jusuf Buxhovi.
Kur gazeta “Rilindja’ filloi të botohej në Tiranë, shkrimet e Jusuf Buxhovit ishin një shkak më tepër që ta lexoja çdo ditë atë gazetë e cila falë Skënder Zogajt, i vinte falas Radio Kukësit. Shkrimet e Jusuf Buxhovit, krahas Ali Podrimes, Mehmet Krajes, Ramush Tahirit, Xhemail Mustafes, Ibrahim Berishes, Rustem Rugovës, Veton Surroit, Shkelzen Maliqit, Sylejman Gashit, Sylejman Aliut, Milazim Krasniqit etj., ishin lëndë e parë për emisionet e mia. Shpesh shkrimet e tyre i përcillja të plota për dëgjuesit e radios.
Duke kërkuar që të mbaja lidhjet me zyrat e Lidhjes Demokratike në Gjermani, me Hafiz Gagicën e Sali Çekën, lidhje që i pati vendosur Izet Duraku, rasti e solli që të mësoj numrin e telefonit të Jusuf Buxhovit.
Dhe në ato ditë të vitit 1998, kur bota filloi të merrej me çeshtjen Kosovë, munda të lidhem me telefon me Jusuf Buxhovin. Nëpërmjet tij, doja që dëgjuesit e Radio Kukësit, që në atë kohë ishin të shumtë në Shqipëri e Kosovë, të informoheshin se çfarë po ndodhte në kancelaritë e perendimit me çeshtjen Kosovë, çfarë kulaçi po gatuhej për Kosovën dhe shqiptarët. (Them … në atë kohë ishin të shumtë dëgjuesit e Radio Kukësit… pasi sot kësaj Radioje ja kanë mbyllur gojën pamundësitë e shumta…).
Gjashtë biseda apo intervista telefonike kam realizuar me Jusuf Buxhovin nga Gjermania. Ai ishte në korent të çdo zhvillimi, ishte i mirëinformuar dhe i gatshëm në çdo kohë.
Ndërsa prisja ndonjë zë të rëndë e të vrazhdë, u befasova prej bisedave me Jusuf Buxhovin. Zë i ngrohtë, i ëmbël, i qartë. Njeri i gjendshëm, i shpejtë, i saktë. Dhe mbi të gjitha, njeri i qartë.
Ka patur raste që lidhjen me Jusufin e kam bërë drejtpërdrejt në edicionin qëndror të lajmeve në radio. Sidomos kur kishte ndonjë zhvillim me rëndësi për Kosovën. Dhe ai nuk harronte asnjëherë të përshendeste dëgjuesit e radios tonë, e sidomos të përshëndeste Gjakovën e njerëzit e saj.
Nuk dua të flas rreth gjithë bisedave që kam realizuar me Jusuf Buxhovin. Vetëm nuk më hiqet nga mendja biseda e realizuar ditën që në Bon të Gjermanisë u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit të Kontaktit për Kosovën, mbledhje e drejtuar nga sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright.
Kur i telefonova Jusufit, mu lut që ta merrja në telefon pas dhjetë minutash. Jam në konferencën e shtypit që po jep pas mbledhjes zonja Ollbrajt, mu përgjigj ai. Dhe e lamë ta merrja në telefon në mbrëmje.
Shtypi dhe medja në Shqipëri patën shkruar e folur se në mbledhjën e Grupit të Kontaktit në Bon, ishte ftuar të merrte pjesë edhe kryeminstri i Shqipërisë Fatos Nano. Kështu që unë në intervistën e drejtëpërdrejtë me Jusufin në edicionin e lajmeve të orës 19.30, veç të tjerave, e pyeta Jusufin edhe për këtë gjë, duke e çmuar se thirrja e kryeministrit të Shqipërisë në Mbledhjën e Grupit të Kontaktit për Kosovën ishte domethënëse.
Por Jusufi u përgjigj qartë e shkurt: Në mbledhjen e Grupit të Kontaktit që u zhvillua sot në Bon të Gjermanisë nuk ka marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë e as kryeministri i Kosovës.
Po shtypi në Shqipëri ka informuar…, ndërhyra unë.
Nuk më la të vazhdoj më tej.
Shtypi ka shkruar ç’ka dashur, vijoi Jusufi, por në mbledhje nuk ka marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë.
Po çfarë u vendos për Kosovën në këtë mbledhje, e pyeta Jusufin.
Asgjë nuk u vendos për Kosovën, u përgjigj me mllef Jusufi. U përkëdhel përsëri Serbia. Iu dha afat përsëri Serbisë që të bëjë vrasje e masakra në Kosovë…
Edhe në bisedat e tjera që kisha zhvilluar me Jusuf Buxhovin, ai gjithmonë këtë gjë ma thonte : Iu la afat përsëri Serbisë…
Kur e pyesja se si është opinioni gjerman e më gjërë për Kosovën, Buxhovi u shpreh në një bisedë, se kam droje se vuajtjet e Kosovës do të bëhën një përditshmëri në shtypin e medjat e këtushme dhe opinioni në perendim do të ambientohet me të e nuk do t’I bëje më përshtypje dhuna serbe në Kosovë…
Në shkrimet dhe analizat e shumta të Jusuf Buxhovit, pata mësuar të jem i qartë edhe vetë për shumëçka. Prej tij pata mësuar që të flasim për largim të Serbisë prej Kosove.
Respekti për këtë gazetar e shkrimtar të madh shqiptar, na bëri që bashkë me Izetin, të zgjidhnim një shkrim të Jusuf Buxhovit dhe ta botonim në numrin 4 të revistës tonë “Dy Drina”, numër special kushtuar Kosovës. Botimi më i parë i një libri me shkrime të gazetarëve me emër nga shumë vende të botës, kushtuar Kosovës, luftës për të dhe paqes së saj. Por që nuk mori jehonë pasi e zhurmuan ata që nuk u përfaqësuan në faqet e saj… Në këtë shkrim fill pas luftës për Kosovën, Buxhovi parashihte Mitrovicën e sotme dhe problemet e saj.
E kam vlerësuar si vlerë të veçantë që për Radio Kukësin ka informuar edhe Jusuf Buxhovi nga Gjermania. Dhe për vetën time privilegj. E ruaj zërin e Jusuf Buxhovit, të cilin ende nuk kam mundur ta takoj edhe pse e deshiroj shume një takim me këtë gazetar dhe shkrimtar të madh shqiptar.

Edhe Papa i Vatikanit e mbanë plisin shqiptar

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Pileolus (nga latinishtja pileus “kapuç” ) gjithashtu Zucchetto, Soli Deo , latinisht Subbirettum ose Submitrale , gjermanisht gjithashtu skullcap , calotte e lashtë , është pjesë e veshjeve kishtare në kishën katolike, veçanërisht të abative. , peshkopët , kardinalët dhe Papa . Brenda liturgjisë ajo bëhet veshja liturgjike .

Papa, kardinalët dhe nuncët apostolikë veshin një pileolus moiré, prej mëndafshi të thjeshtë. Pileolusit është i kuq për kardinalët, (Joseph Braun SJ: The Liturgical Vestments Past and Present. Ein Handbuch der Paramentik , 2nd, improved ed., Herder, Freiburg im Breisgau 1924, p. 182. Dieter Philippi: Philippi Collection – Headgear in Faith, Religion and Spirituality, . St. Benno Verlag, Leipzig 2009, ISBN 978-3-7462-2800-6 .)

Ky ishte varianti kishtar i spjegimit pa e thënë se nga rrjedh plisi dhe i kujt është plisi

Latinët për plisin e përdorën emrin pileus. Ata e dinin të vërtetën që fjala rrjedhë nga Ilirishtja Pi leshi ( prej leshi, edhe sot në Kosovë përdorët e njejta mënyrëe të spjeguarit “pi = prej “ Pra në fillim quhej pileshi, mandej qeleshja e së fundi Plisi që është deformim i fjalës latine Pileus=Plis . Më e drejta është Qeleshe., kurrsesi qylah apo qylaf – që janë fjalë turke në kuptimin : kapuç i katunarëve )
Krishterimi në Iliri së pari e pastaj në tërë Europën e përhap nga ilirët, 300 vitet e para me vrasje dhe gjymtime nga Perandoria Romake të besimtarëve .
Këshilli i Parë i Nikesë ishte një këshill peshkopësh të krishterë i mbledhur në qytetin e Nikesë ( Bithynia ) (tani İznik, Turqi) nga perandori romak Konstandini I në vitin 325 pas Krishtit. Ky këshill ekumenik ishte përpjekja e parë për të arritur konsensusin në kishë nëpërmjet një asambleje që përfaqësonte të gjithë të ashtuquajturin krishterim. deliberations
Edikti i Milanos (lat. Edictum Mediolanense) qe marrëveshja e qershorit të 313 që në Perandorinë Romake të krishterët të trajtoheshin dashamirësisht .Perandori romak i perëndimit Kostandini I dhe Likiniusi, që kontrollonin Ilirinë dhe Azinë e Vogël dhe meë shumë, u takuan në Milano dhe ndër të tjera gjëra, venduan që të ndërrohej qëndrimi politik ndaj të krishterëveduke pasuar Ediktin e Tolerimit të Galerit, lëshuar dy vite më parë në Serdikë. Edikti i Milanos i dha Krishterimit një status ligjor, por nuk e bëri Krishterimin fenë zyrtare të Perandorisë Romake, kjo ndodhi nën Teodosin I më 380 PK.
Pra rrjedhat e krishterimit fillojnë nga Perendorët Romak të Lindjes Konstatini dhe Likiniusi, që të dytë nga Dardania.
Kur u caktuan rrobat fetare të udhëheqësve fetar, ishte edhe Piluesi ( qeleshja ).

 

Historia e plisit është e lashtë e kemi edhe nga Kultuar e Vinçes

Edhe në kohën e Egjypti të lashtë bartej qeleshja

Qeleshen e kishin edhe Hebrenjt
Jacques Joseph Tissot (15 tetor 1836 – 8 gusht 1902), ishte një piktor dhe ilustrues francez. Ai ishte një piktor i suksesshëm i shoqërisë së Parisit përpara se të shpërngulej në Londër në 1871. Ai u bë i famshëm si një piktor i zhanrit të grave të veshura në modë të shfaqura në skena të ndryshme të jetës së përditshme. Ai gjithashtu pikturoi skena dhe figura nga Bibla.

Plisi ditëve tona

Pra qeleshja(plisi) është një faktor i madh i lashtësisë sonë mijëra vjeçare. Duhet ruajtur si sytë e ballit

Më 19.02. 2022

A është Kosova shtet i lirë apo ende është vasal i Turqisë?

2
Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre katër të mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë, të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi portali KOHA)
Në çfarëdo shteti me rend demokratik, pas ndodhisë së tillë do të binte Qeveria ose së paku do të jipte dorëheqje Ministri i Punëve të Brendshme. Por, siç në mënyrë transparente, kjo nuk ndodhë në Kosovë, në shtetin e pavarur që paraqitet para Botes se është shtet me vlera demokratike dhe liri që i respekton liritë qytetare. E tash çka dhe si interpretohet liria që u takon qytetarëve të Kosovës.
Të riikujtojmë se kryeministri i Kosoves Albin Kurti haptas para disa vitesh nuk e pranonte flamurin zyrtar të shtetit Kosovës. Atij i pengonte flamuri i Kosoves! Ai flamur nuk ishte autentik për kryeministrin Kurti. Dhe i pengoi. I pengoi flamuri zyrtar i Kosoves. Por, nuk i pengon flamuri i Turqisë, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës?!
Le që nuk i pengon por Qeveria e tij i arreston ata të cilëve u pengon në vend zyrtar dhe publik flamuri i shtetit tjetër, Turqisë?! Që janë varë në vende zyrtare, shtylla zyrtare midis Prizrenit, qytetit historik të Kosovës?! Midis Kosovës flamuri shtetëror i Turqisë! Dhe arrestohen persona që e heqin nga shtylla flamurin zyrtar të shtetit tjetër, Turqisë, mu në Ditën e Pavarësisë së Kosoves!
Nuk i pengon Albin Kurtit flamuri i Turqisë, por deri para një kohe i ka pengu flamuri shtetëror i Kosovës. Ndërsa atyne qe u ka penguar në Ditën e Pavarësisë së Kosovës flamuri shtetëror i Turqisë ata janë arrestuar dhe mbajtë në polici. Të arrestuar!? AD ABSURDUM! Arrestohen në Kosovën e lirë e me rend demokratik persona që e heqin flamurin e shtetit tjetër, Turqisë, shtet i cili për mbi 5 (pesë) shekuj me shpatë dhe me atë flamur turk ne dorë e mbante Kosovën e Shqiptarinë të pushtuar, të djegur, dhunonte stërstërgjyshet dhe stërgjyshet tona, merrte djemtë jeniqer, vrante shqiptarët si miza, dhe e solli kombin autokton shqiptar, e pruni në situatë që të jenë popull i munguar ë Histori kur shumica e kombeve dhe shteteve formohen në periudhe me kohë të shtetformimeve të kombeve, në shekullin 19., ajo Turqi i çëfaros shqipetarët i asimilon, e bën që shqiptarët të jenë popull tërësisht i munguar në periudhë të shtetformimit të kombeve, e në fund e njëjta ajo Turqi, AJO TURQI, pas 5 (pesë) shekujve të pushtimit të pamëshirshëm të trojeve shqiptare AJO TURQI ia dorëzon Kosovën Serbisë më 1912! Pra, Turqia ia dorëzon Kosovën Serbisë si dhuratë!
Flamuri i shtetit të Turqisë, vendoset në Prizren edhe në Ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt … Athua pse?
Dhe tash, në kohe recente, në Kosovë e lirë, e në Ditën dhe datën e shtetësisë së saj, vendosen zyrtaisht dhe flamuj te Turqisë midis Prizrenit por dhe arestohen e mbahen në burg persona, ne mes cilëve edhe të mitur, pse e hoqën nga aty ku se kishte vendin atë ditë flamurin e shtetit të dikurshëm pushtues, Turqise?!!
ARROGANCE DHE MARRZI EPOKALE E QEVERISE LEGALE DHE LEGJITIME TE ALBIN KURTIT!
Albin Kurti dhe Qeveria e Tij ose le të kërkojnë falje publike për këtë akt arrogant me përmasa edhe të tradhëtisë kombëtare dhe shtetërore, ja le të dorëhiqet Albin Kurti dhe Qeveria e tij, Pa Asnjë Kusht!
Tash dhe menjëherë!

Albin Kurti në vitin 2008: Flamuri i Kosovës s’ka të kaluar, nuk do ta valvisja kurrë.

Ndryshuan kohërat: Me 17 Shkurt 2022, në 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti me liderët e tjerë shtetëror marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të shtetit të Kosovës.

Në vitin 2008 kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti , pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kishte komentuar flamurin shtetëror të Kosovës, duke e quajtur si flamur që s’ka kurfar të kaluare dhe të njëjtin nuk do ta valviste kurrë.

Dasma e minjëve, darka e maçokëve!

0

Nga: Florim Zeqa 

E ndërtuan shtëpinë mbi sipërfaqën e tokës, tek pasi i vunë çatinë ju ra ndërmend se i mungojnë themelet! Se a do t’i rezistojë kohës shtëpia e ndërtuar mbrapsht mbetët të shihet, por fakti se pjestarët e kësaj familje (deputetët) e bëjnë gjumin nën një tjetër çati (LVV) e dëshmon realitetin e hidhur të partisë së re GUXO!

Regjistrimi i vonuar, pasojë e mungesës së guximit

Sikurse që dorëheqja e Isa Mustafës që ishte e vonuar, e panderë dhe e pavlerë, edhe regjistrimi në KQZ i listës qytetare “Guxo” si parti politike është e vonuar pa përmbajtje, pa efekt, pa vizion dhe pa koncept të qartë politik!

Regjistrim i vonuar dhe i pa vlerë i GUXO në KQZ, më shumë i ngjet shiut pas të vjelave sesa efektit të dëshiruar politik.

Sikur lista “Guxo” të ishte formuar në kohën e duhur (koha optimale ishte para zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021), me votat e fituara nga qytetarët, sot partia e re GUXO nuk do t’i kishte 5, por së paku 15 deputet në Kuvendin e Kosovës dhe sot do të ishte partia e tretë parlamentare!

Arsyeja pse sot GUXO ka mbetur me vetëm 5 deputet me mbi 100 mijë vota të elektoratit të LDK-së dërguar në një subjekt tjetër (LVV) qëndron nga frika e moskalimit të pragut zgjedhor nga ana e zonjes Vjosa Osmani, e cila të gjitha energjitë (pozitive dhe negative) i kishte fokusuar tek posti i presidentit e jo tek interesi i përgjithshëm dhe tek interesi i grupimit politik në veçanti.

Kur jemi tek numri i mbi 100 mijë votave të elektoratit të LDK-së në Kosovë dhe nga Diaspora që i shkuan LVV-së, nuk e kam llogaritur totalin e votave të Vjosa Osmanit, pasi shumica (mbi 200 mijë) prej tyre ishin të LVV-së!

Sikurse zonja Vjosa Osmani të ishte treguar më e zgjuar dhe më e kujdesshme për të mbrojtur interesin e shoqëruesve të saj në veçanti dhe interesin e vendit dhe qytetarëve në përgjithësi, me fuqinë elektorale, Ajo do duhej t’i kërkonte Albin Kurtit hiq më pak se 5 ministri, plus 12-15 deputet.

Për fatin e keq të subjektit të ri politik GUXO, fajtore është vetë zonja Vjosa Osmani, e dalldisura pas pushtetit, e cila për të kënaqur egon personale për postin e presidentit, e harrojë më esencialen (numrat e nevojshëm në Kuvend), për çka e dëmtoj të ardhmen e subjektit të saj politik, shkaku i së cilës sot GUXO ka mbetur me vetëm 5 deputet pa të drejtë formimi të Grupit Parlamentar në Kuvend! Kur jemi në këtë segment duhet rikujtuar lexuesve se për të krijuar një grupim të ri politik në Parlament duhen më shumë se 5 deputet (6 plus).

Lista “Guxo” ia çoi “peshkun në pjatë” Albin Kurtit

Siq dihet, zonja Vjosa Osmani me marrjen e postit të Presidentes, nuk e ka më mundësinë e marrjes me partinë e saj, për çka zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare mund të jenë një sfidë e mundimshme për drejtuesen e subjektit GUXO, zonjen Donika Gërvalla, për shkak se është e pamundur të ndodhë përseritja e situatës emocionale të para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, në veçanti siq ishte ajo e ndarjes në LDK, ku vota e elektoratit, më shumë se votë pro Vjosa Osmanit, ishte votë hakmarrëse kundër Isa Mustafës dhe sejmenëve të tij, votë e cila shkoi në taborrin kundërshtar, duke e ngritur LVV-në nivelet e paparashikuara.

Kësisoji, mobilizimi i elektoratit të LDK-së për ta votuar Vjosa Osmanin me grupin e saj në listën e LVV-së, i ngjetë atij proverbit “Dasma e minjëve, darka e maçokëve”, të cilët nuk bënë gjë tjetër, veçse ia çuan Albin Kurtit “peshkun në pjatë”, për votat e të cilëve nuk u ishte mirënjohës dje, nuk është sot dhe nuk do t’u jetë asnjëherë.

Çuarja e votave të elektoratit të LDK-së në Vetëvendosje ishte e njëjtë sikurse me i marrë tjegullat nga çatia e shtëpisë sate për ta mbuluar shtëpinë e fqinjit përtej rruge!

Votat e elektoratit të LDK-së për kandidatët e krahut rugovian në listën e LVV-së ishte votë në adresën e gabuar, ajo ishte votë për ngritjen e LVV-së dhe fuqizimin e Albin Kurtit si lider majtist ne Kosovë.

Kthimi në LDK, e shpëton GUXO me faqe të bardhë

Edhe pse me hapa të vegjël, LDK është duke e marrë vetën dhe është duke u konsoliduar si parti e traditës demokratike, me struktura të organizuara në tërë territorin e vendit dhe në Diasporë.

Kjo e bën të pamundur ngritjen e partisë së re GUXO, e cila, për të mos thënë se e ka krejtësisht të pamundur, do ta ketë të vështirë ta kalojë pragun zgjedhor. Këtë që e themë e bazojë në ndarjen e parë të LDK-së, pas së cilës partia e Akademik Nexhat Dacit (LDD) nga 10, 4 % të votave në zgjedhjet e vitit 2007, në zgjedhjet e vitit 2010 nuk arriti ta kaloj as pragun zgjedhor, duke mbetur me vetëm 2,5 % të votave të qytetarëve.

Kur jemi tek kuotat, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ishte renditur partia e dytë (me një diferencë të ngushtë nga partia e parë) me 24,54% apo 206 mijë e 516 vota, kurse pas ndarjes së vitit 2020, në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021 LDK u përgjysmua në 12, 73 % apo 110 mijë e 958 vota të qytetarëve.

Përafrimin me LDK-në dhe gjetjën e rrugës më të shkurtër për t’u kthyer në LDK, do ta konsideroja veprim të mençur dhe pragmatik të zonjes Donika Gërvalla. Në të kundërtën, GUXO mund ta ketë fatin e LDD-së, për të mos thënë të nismave të tjera politike, siq ishte ajo e Bujar Bukoshit dhe e Edita Tahirit, të cilat dështuan në momentin që lindën!

Kthimi në shtëpinë e vjetër e shpëton GUXO me faqe të bardhë. “Guri rëndë peshon në vend të vet” e thotë maksima e vjetër popullore. Sa më parë, aq më mirë për të gjithë, e më së shumti për nismëtarët e slloganit “Guxo”, i kthyer në parti politike, logoja e së cilës më shumë ngjet ngjet në një frofilizim majtist sesa në vazhdimësi rugoviane në të cilen thirren drejtuesit e subjektit të ri politik.

Logoja e një subjekti politik nuk është gjë krejt e parendësishme, simbolika e logos së subjektit politik e shpërfaqë përmbajtjen dhe orientimin politik.

Meqë zonja Vjosa Osmani e ka arritur kulminacionin politik (presidente e vendit), edhe po të kishte mundësi, nuk do të merrej më me partinë e saj, ngase asaj asnjëherë nuk i ka interesuar partia (LDK), por vetëm interesi personal. Kështu, posti i Presidentit paraqet fundin e karrierës politike të Vjosa Osmanit, pasi me lartë se kaq nuk ka ku shkon dhe fundja ky është rregull i pashkruar i karrierës politike në të gjitha shtetet demokratike të botës.

Presidenti i Ukrainës merr pjesë në konferencën e Münchenit

0

Shtetet e Bashkuara po paralajmërojnë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyj kundër largimit nga vendi për të udhëtuar në Mynih, Gjermani, por Zelenskyj nuk i ka ndryshuar planet e tij, sipas autoriteteve ukrainase. Foto: Efrem Lukatsky / AP / NTB

Sot në ora 09:32 nga NTB

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj nuk ka ndryshuar planet e tij për të marrë pjesë në një konferencë sigurie në München, pavarësisht paralajmërimit të SHBA-së për të mos u larguar nga Ukraina.

Në konferencën gjermane të sigurisë, Zelenskyj ka planifikuar të takohet si me kryeministrin britanik Boris Johnson, kryeministrin e Gjermanisë Olaf Scholz, ashtu edhe me nënpresidentin e SHBA Kamala Harris, tha zëdhënësi i Zelenskyj.

“Volodymyr Zelenskyj pret marrëveshje konkrete lidhur me furnizimet në vendin tonë, si dhe mbështetje shtesë ushtarake dhe financiare,” thoshte deklarata, e cila theksoi gjithashtu se Zelenskyj do të kthehet në Ukrainë më vonë të shtunën.

Presidenti i SHBA Xho Bajden paralajmëroi të premten Zelenskyj kundër largimit nga Ukraina, ku situata po tensionohet gjithnjë e më shumë.

Aftenposten

Biden akuzon Rusinë për keqinformim dhe gënjeshtra

0

Presidenti i SHBA-ve në ditët e fundit ka paralajmëruar për një sulm rus ndaj Ukrainës.

NEW YORK (Aftenposten): Presidenti i SHBA-ve po e mbanë një fjalim për situatën shumë të tendosur në e rreth Ukrainës.

Nga: Øystein Kløvstad Langberg

Korrespondent në SHBA

“Nëse Rusia zbaton planet e saj, ajo do të jetë përgjegjëse për një luftë katastrofike dhe të panevojshme të vetëzgjedhur,” tha Jo Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë të premten pasdite me orën e SHBA.

Ai përsëriti atë që SHBA ka thënë prej ditësh: Ata besojnë se forcat ruse planifikojnë të sulmojnë Ukrainën brenda disa ditësh.

“Ne mendojmë se ata do të synojnë të marrin Kievin, një qytet me 2.8 milion njerëz të pafajshëm,” thotë Biden.

Para fjalimit, Biden pati një video-konferencë me një numër aleatish evropianë dhe shefin e NATO-s Jens Stoltenberg. Takimi zgjati pak më shumë se tre të katërtat.

“Ne konfirmuam se ne jemi gati të vendosim kosto masive ndaj Rusisë nëse ata vendosin për më shumë konflikt,” shkroi Biden në Twitter.

Deri në 190,000 ushtarë

Situata në Ukrainë dhe përreth saj po tensionohet gjithnjë e më shumë. Ndërsa rusët pretendojnë të tërheqin forcat e tyre, SHBA beson se ka prova se ka ndodhur kejt e kundërta.

Rusia ka tani midis 169,000 dhe 190,000 trupa të vendosura në zonat e saj kufitare, sipas ambasadorit të SHBA në Osse.

Përgjatë vijës së frontit midis Ukrainës dhe dy republikave të shkëputura të mbështetura nga Rusia, Donetsk dhe Luhansk, raportohen një numër shkeljesh të armëpushimit.

– Në kundërshtim me logjikën elementare

Në të njëjtën kohë, udhëheqësit e të dy zonave kanë urdhëruar evakuimin masiv të civilëve në Rusi. Ata pretendojnë se ushtria ukrainase po planifikon një sulm të madh ndaj republikave të shkëputura. Megjithatë, kjo kundërshtohet në mënyrë të prerë nga shefi i mbrojtjes i Ukrainës, i cili beson se pretendimi po përdoret për t’i dhënë Rusisë një pretekst për të sulmuar.

Në fjalimin e tij, Bajden akuzoi rusët për përhapjen e keqinformimeve dhe gënjeshtrave.

“Kjo shkel logjikën bazë për të besuar se ukrainasit do të kishin zgjedhur këtë herë, me mbi 150,000 ushtarë përgjatë kufirit të tyre, për të përshkallëzuar një konflikt prej vitesh,” tha presidenti.

I frikësohen terrorit imagjinar

Të enjten, Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së Antony Blinken rreshtoi një numër pretekstësh të mundshëm që Rusia mund t’i përdorte për një pushtim, të tilla si sulme fiktive terroriste apo gjetje të dyshuara të varreve masive.

Megjithatë, bisedimet midis SHBA dhe Rusisë duket se po vazhdojnë. Të premten pasdite, sipas kohës së SHBA, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Blinken do të takohet me homologun e tij rus Sergei Lavrov të mërkurën javën e ardhshme.