Kreu Blog Faqe 1390

Ministrja e Jashtme e Norvegjisë Anniken Huitfeldt mendon të udhëtoj në Ukrainë

0

Ministrja e Jashtme Anniken Huitfeldt po mendon të udhëtoj në Ukrainë. Foto: Stian Lysberg Solum / NTB

Ministrja e Jashtme Anniken Huitfeldt (AP) i tha TV2 se po konsideron udhëtimin në Ukrainë për të vizituar ministrin e jashtëm ukrainas.

Huitfeldt, e cila këtë javë ndjek Konferencën e Sigurisë të Munihut, tha se po shqyrtohet në mënyrë të vazhdueshme në se ajo do të udhëtojë tani në Kiev.

Kur u pyet nga TV 2 se si e vlerëson rrezikun e luftës, Ministrja e Jashtme u përgjigj se është e përgatitur për më të keqen.

“Ne shpresojmë gjatë gjithë kohës ta shpiejmë këtë në rrugën diplomatike, duke ftuar takime të Këshillit Rusi-NATO, duke kontribuar në bisedimet midis ministrave të jashtëm rus dhe të SHBA këtë javë,” thotë Huitfeldt, duke vënë në dukje se Norvegjia ka kontakt të mirë me autoritetet në Ukrainë. (Aftenposten)

Shuhet poeti Bardhyl Londo

0

Shuhet poeti i dy kohëve, miqtë rrëfejnë Bardhyl London, nga diktatura si kryetar i Lidhjes e përfshirja në politikë deri në vitet e fundit, që përjetoi dhimbjen e humbjes së bashkëshortes

Poet i dy kohëve, publicist, e një zë intelektual që tentoi të zbuste politikën me qytetari, zemra e  Bardhyl Londos reshti së rrahuri këtë të premte…  Poeti u shua në moshën 74-vjeçare. Mes mureve të spitalit Onkologjik, ku kaloi muajt e fundit të jetës, pranë i qëndruan familjarët. Ndërsa telefonatat e gjata me miqtë e bënin të shpërqendrohej nga dhimbja.

“Është një humbje e madhe jo vetëm për letërsinë, jo vetëm për shkrimtarët por edhe për botën intelektuale në tërësi. Bardhyl Londo nuk i përkiste vetëm letërsisë por edhe jetës qytetare. Ishte një zë i parë në letërsi. I takonte brezit pas Kadare që vendosi të refuzonte retorikën e mëparshme dhe të hynte në kërkim të një mënyre tjetër të vjershëruari. Duhet thënë që Bardhyl Londo i qëndroi besnik poezisë prej fillimeve deri në fund të jetës së tij. Nuk tentoi të kalonte në prozë përveç rasteve kur u mor me publicistikë”, thotë Shaban Sinani.

E folura e tij me ton të butë, sikur donte të përkëdhelte raportet njerëzore njësoj si poezinë, mbetet në kujtesën e miqve. Por qetësia e tij, është edhe e qytetarit përmetar, që e mbështillte vendlindjen me përjetësi letrare e vëmendje besnike.

“Ai e kultivonte fjalën shqipe me një dinjitet dhe me një origjinalitet të jashtëzakonshëm. Kjo ndoshta edhe pse ishte përmetar. Ku fjala ka një traditë qindra vjeçare që nga këngët e popullit deri tek vëllezërit Frashëri. pavarësisht se kishte ardhur në Tiranë diku mbas viteve ’80, ai e ndjente veten përmetar dhe të lidhur me atë komunitet. Dhe jo thjesht me komunitetin, sa i përket njerëzve por edhe me trashëgiminë e tyre”, thotë Tole.

Në të dy sistemet, poezia e tij qëndroi kryelartë në panteonin e letërsisë.

“Shkroi poezi në të dyja periudhat. Është ndër rastet e pakta të brezit të viteve ’70 që nuk e braktisën letërsinë edhe në vitet e mëvonshëm. Jo vetëm që nuk e braktisi poezinë Bardhu por në vëllime si “Shën Shiu” , krijoi një poezi me një frymë shumë më të gjerë dhe me një hapësirë shpirtërore poetike dhe estetike të pakrahasueshme me periudhën më përpara. Mund ta quajmë këtë një sfidë të vetvetes. Një sfidë të poezisë që kishte krijuar më përpara. Është poet i botës së brendshme”, vijon Sinani.

Në fillim të viteve ’90 tentoi që t’i sfumojë ngjyrimet e ashpra politike në vend, por rezistenca e monopolizimit të pushtetit binte ndesh me perspektivën e tij.

“Unë besoj që ajo pjesë e jetës së Bardhyl Londos që lidhet me politikën është më shumë një shërbim pozitiv i tij në politikë. Një përdorim pozitiv i gjithë çfarë përfaqësonte. Për ta bërë politikën më të butë më të balancuar se sa një gjë që ishte në vokacionin e Bardhyl Londos. Është pjesë periferike e tij, por për aq kohë sa qëndroi në politikë qëndroi për ta zbutur atë”, thotë Shaban Sinani.

“Ai në politikë hyri si personalitet i kulturës, sepse  ishin ca vite kur politika ishte më e ndërgjegjshme për rëndësinë që kishin personalitetet e kulturës dhe mendimi i tyre në politikë. Që po ta shikosh sot është trishtuese niveli përfaqësues i elitës intelektuale të vendit dhe në atë periudhë Bardhi më kultohet shumë mirë, që megjithëse skena politike ishte e nxehtë ai në krye të komisionit të edukimit   ka mbështetur  të gjitha nismat dhe propozimet që i krijonin mundësinë si artistëve me nismat që lidheshin me artin apo trashëgiminë kulturore”, deklaron Vaso Tole.

Kështu që edhe në atë qasje që pati me politikën ,ai ishte gjithmonë brenda vetes. Se në çdo rast, sado që ti shtosh tituj, më i rëndësishëm se sa deputet, kryetar komisioni etj, më i rëndësishëm se çdo gjë është emri i Bardhyl Londos.

Në retrospektivë, gjatë diktaturës, ka qenë një nga figurat kyçe të letërsisë e medias.

“E kam njohur kur drejtonte Lidhjen e Shkrimtarëve, gazetën Drita, gazetën Nëntori Ishte njeriu me të cilën ne komunikonim për të kërkuar një hapësirë në këto tribuna që kanë qenë më të lirat në atë periudhë”, thotë Shabani

“Dhe Bardhin e çmojnë shumë edhe gjatë kohës që ai ishte kryetar i Lidhjes se ai pati një karrierë të gjatë si kryeredaktor i “Dritës” dhe kryetar i Lidhjes . Pikërisht në ato momente kur metoda e realizmit socialist ishte bërë një hallkë shtrënguese sa i përket lirisë krijuese. Bardhi jo vetëm si autor që u përpoq të shpërthente me lirikat e tij dhe me poezinë e tij diku nga fundi i viteve ’80 deri në fillimvitet 90.

Krijoi një klimë mbështetëse për shumë nga poetët që sot janë autoritete të rëndësishme. SI kryetar i Lidhjes ka qenë drejtues liberal, dhe sot na vjen keq që ajo organizatë nuk është më pasi mund të ishte përshtatur. Bardhi në mënyrë të veçantë, Xhevahir Spahiu patën një kontribut të veçantë në atë periudhë”, thotë Tole.

Si poezia, dashuria për familjen ishte kolona e shpirtërore. Humbja e bashkëshortes Valentinës pak vite më parë, ishte një goditje, një dhimbje e madhe me të cilën poeti duhet të bashkëjetonte…

“Ne e dinim që ai kishte një dobësi për familjen. AI ka shkruar vargjet më të bukura për dashurinë sepse kishte ndërmend në të gjitha ato vargje bashkëshorten e vet, të ndjerën Vali e cila është ndarë para disa vitesh nga jeta dhe kjo ka qenë një nga brengat dhe trishtimet e mëdha të Bardhylit. Pasi edhe zonjën Vali e mori jeta në moshë shumë të re. Dhe vetëm ai mund ta shpjegonte se si ndihej për këtë humbje, pavarësisht se kishte mbështetjen  e plotë të familjarëve”.

Por ai arriti të ruajë profilin e një njeriu të ditur të një njeriu human, të një familjari të denjë. Dhe emri i Bardhyl Londos si krijues do të jetojë gjatë krahas emrave të mëdhenj të artit dhe kulturës shqiptare.

Homazhet për poetin do të mbahen nesër në Kuvendin e Shqipërisë nga ora 10.00 në orën 12.00. (Shqiptarja.com)

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti takuan kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis

0

Krerët e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) janë takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Në takim me kryeministrin Mitsotakis, krerët shtetërorë theksuan rëndësinë e avancimit të raporteve mes dy shteteve. Ata po ashtu kanë theksuar rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i rradhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve.

Më tej, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë kërkuar përkrahje nga Greqia në procesin e liberalizimit të vizave, duke theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën mbron kredibilitetin e BE-së dhe se ky proces nuk duhet ndërlidhur me procese të tjera.

Sipas krerëve shtetërorë, Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në këtë takim, është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë në fushën e sigurisë, tregtisë, kulturës, si dhe sfera të tjera të interesit reciprok.

Njoftim i KFOR: Ushtarët amerikanë afër fshatit Jarinje, vëzhgojnë zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

0

KFOR-i përmes faqes zyrtare në “facebook” ka njoftuar se ushtarët amerikanë të njësitit “Alfa”, kanë qëndruar sot në vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, afër fshatit Jarinje, shkruan Drini.

Siç thuhet në njoftimin e KFOR-it, gjatë kësaj vizite janë marrë informacione, mbi të cilat komandantët e Komandës Rajonale Lindore do të marrin vendimet dhe do t’i bëjnë planet e ardhshme.

“Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të Trupës Alfa, Skuadrilja e Parë 172 e Regjimentit Malor patrullojnë vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë afër fshatit Jarinje. Mbledhja e informacionit ndihmon komandantët e Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

SHBA: Deri 190.000 ushtarë përreth Ukrainës

0

Kjo foto e lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes të mërkurën pretendohet se tregon tanket që kthehen në bazë pas ushtrimeve. Foto: Shërbimi i Shtypit i Ministrisë ruse të Mbrojtjes nëpërmjet AP/NTB

sot në ora 13:25 , nga Vegard Venli

“Ne vlerësojmë se Rusia mund të ketë grumbulluar 169.000-190.000 ushtarë në dhe pranë Ukrainës krahasuar me rreth 100.000 që ishin me më 30 janar,” thotë Majkëll Carpenter. Ai është ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSSE).

Deklarata erdhi gjatë një takimi të OSSE rreth krizës se Ukrainës të premten, në të cilin Rusia nuk mori pjesë.

– Ky është ushtrimi më i rëndësishëm ushtarak në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, u shpreh Carpenter, sipas Reuters.

Biden paralajmërpo takim me krerët e shteteve evropiane të premten

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i SHBA Xho Biden do të ketë një takim telefonik me krerët e shteteve në Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Rumani, Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe NATO. Takimi do të mbahet sonte më vonë, të premten.

Në një deklaratë, administrata e presidentit tha se një zgjidhje diplomatike për krizën e Ukrainës është ende e mundur. Por që Uashingtoni dhe aleatët e tij të qëndrojnë të gatshëm me “ndëshkime të ashpra” nëse Moska zgjedh të pushtojë Ukrainën.

Putin: Situata në Ukrainën lindore është përkeqësuar

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko (majtas) u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin të premten. Foto: Mikhail Klimentyev / Sputnik / Kremlin Pool Photo via AP / NTB

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se situata në Ukrainën lindore është përkeqësuar, ndërsa Perëndimi e akuzon atë për planifikimin e një sulmi ndaj vendit.

“Pikërisht tani ne po shohim një përkeqësim të situatës,” tha Putin në një konferencë shtypi me homologun e tij bjellorus Aleksandr Lukashenko në Moskë të premten pasdite.

Të dy ata ishin takuar për të diskutuar politikën e sigurisë.

Në të njëjtën ditë, ministri rus i mbrojtjes Sergei Sjoigu foli me telefon me homologun e tij amerikan Lloyd Austin. Austin i kërkoi Sjoigu të ndihmojë në de-përshkallëzimin e situatës duke tërhequr ushtarët rusë nga kufiri dhe duke gjetur një zgjidhje diplomatike. Aftenposten

Kosovë-Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC)

0

Nga: Behlul Jashari

PRISHTINË, 18 Shkurt 2022 – DRINI

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC).

Në margjina të MSC-së, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me liderë të tjerë botërorë, si dhe me krerë të organizatave ndërkombëtare.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë poashtu edhe në panele diskutimi për çështjet e lidhura me sigurinë, duke përfshirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e paraqitura për kombet demokratike në mbarë botën.

Ndryshe, MSC është themeluar më 1963 dhe që nga atëherë është një forum i pavarur në të cilin promovohen zgjidhjet paqësore të konflikteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu, thekson njoftimi i dërguar nga Presidenca e Kosovës.

Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference). I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tre ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale, bën të ditur njoftimi i dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Tentimi për njollosje të historisë shqiptare gjatë Holocaustit vjen nga Serbia: Xhafer Deva në dritën e fakteve të të shpëtuarëve hebrej dhe vet shtetit izraelit

0
Faton Bislimi, New York
 
Propaganda serbe anti-shqiptare nuk lë guri pa lëvizur. Ata së fundi kanë tentuar të njollosin edhe storjen më unike të historisë kombëtare shqiptare, atë të shpëtimit të hebrejëve gjatë Holokaustit duke portretizuar Xhafer Deven si kolaboracionist të nazistëve. Qëllimi këtu nuk është veç Deva, por njollosja e komplet kësaj perle të historisë sonë që është unike në botë.
Fillet e kësaj fushate janë në letren e Dr. Efraim Zuroff nga Simon Wiesenthal Center në Jerusalem dërguar shefit të zyrës së BE-së ne Israel, Amb. Tzantchev, të datës 8 shkurt 2022. Kushdo që e lexon letren me vëmendje e sheh se në të, historiani Zuroff, më shumë merret me kinse “gjenocidin ndaj serbëve” sesa edhe me vet hebrejtë! Kjo dëshmon se letra e tij, nëse nuk është draftuar nga mekanizmat e propagandës anti-shqiptare të Beogradit, ajo gjithësesi është influencuar tejmase.
Si njeri që ka pasë fatin të punojë në stafin e Kongresistit Tom Lantos, që ka qenë hebre dhe i vetmi i mbijetuar i Holokaustit ndonjëherë i zgjedhur në Kongresin e SHBA-ve, dhe si autor i librit me titull “Shpëtimi Shqiptar i Hebrejëve Gjatë Holokaustit’ botuar në anglishte në origjinal në SHBA dhe promovuar pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në OKB më 2020, nuk munda të heshtja.
Thjeshtë, në letrën time që ia kam përcjellë Dr. Zuroff-it bashkë me një kopje të librit, ia paraqes atij të paktën katër fakte kredibile që mohojnë insinjuatën e tij dhe faktojnë të vërtetën historike mbi saktësinë e storjes së shpëtimit të hebrejëve nga shqiptarët dhe për Xhafer Deven si përkrahës të shpëtimtarëve e jo nazistëve! Këto katër fakte — te gjitha të dokumentuara në librin tim — përfshijnë:
— dy Rezoluta Kongresionale të Kongresit të SHBA-ve për shpëtimin e hebrejëve nga shqiptarët;
— një letër origjinale nga Avner Shalev, Kryetar i Yad Vashem, Autoritetit Israelit të Përkujtimit të Martirëve dhe Heronjëve të Holokaustit;
— një letër nga kryerabini i Shtetit të Israelit, Yona Matzger, ku vlerësohet lart roli i shpëtimtarëve shqiptarë të Kosovës;
— një artikull prestigjiozes New York Times ku citohen hebrejë të shpëtuar nga Holokausti duke treguar për takimin e tyre me Ministrin Xhafer Deva në Tiranë dhe faktin që ai ishte mbrojtës i tyre e jo vrasës assesi (shih letren time të plotë për detaje).
Prandaj, nuk do heshtim ndaj asnjë tentimi për baltosje të historisë sonë nga askush, e veçanërisht jo nga Serbia! Ka kaluar koha e portretizimit të shqiptarëve sipas dëshirës së të tjerëve. Jo më! Asnjëherë!
Këtu po ua paraqes edhe tekstin e plotë të letrës sime dërguar Zuroff të përkthyer në shqip:
I nderuar Dr. Zuroff,
Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur brengosjen time të sinqertë në lidhje me letrën tuaj drejtuar Ambasadorit Dimiter Tzantchev, Kryesues i Delegacionit të BE-së në Shtetin e Israelit, të datës 8 shkurt 2022.
Përgjerësa e vlerësoj punën tuaj prej historiani për të sjellë në dritë sa më shumë fakte për njollën e njerëzimit të njohur si Holokaust, është fatkeqësi që letra juaj në fjalë duket të jetë më shumë absorbuese ndaj propagandës historike serbe kundër shqiptarëve sesa ndaj të vërtetës dhe fakteve.
Ju lutem, keni parasysh se hebrejtë e zënë nga serbët u janë dorëzuar menjëherë nazistëve, gjerësa e kundërta është e vërtetë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Realisht, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pasë më shumë hebrejë pas luftës sesa para saj. Secili hebre që kishte arritur të futej në Shqipëri ishte shpëtuar, dhe ata kanë mundë të arrijnë në Shqipëri kryesisht përmes ndihmës së shqiptarëve të Kosovës të cilët kishin rrezikuar jetën e vetë vetëm e vetëm që të shpëtonin hebrejtë në nevojë. Kjo storje e jashtëzakonshme e orëve më të errëta të histories njerëzore buron nga tradita e vjetër shqiptare, besa.
Xhafer Deva
Më saktësisht, letra juaj pretendon se Ministri i Brendshëm i Shqipërisë së asaj kohe, një shqiptar etnik nga Mitrovica, Kosovë, Xhafer Deva, ishte një bashkëpunëtor i nazistëve dhe se i njejti ishte përgjegjës për “persekutimin dhe deportimin për në kampin e përqëndrimit në Sajmiste të qindra hebrejëve.” Për një shkollar historije sic jeni ju, të bëhen akuza të tilla pa dhënë asnjë dëshmi të verifikueshme e as edhe ndonjë referencë kredibile që do të përligjnin një akuzë të tillë është thjeshtë e papranueshme.
Kam shpenzuar një kohë të konsiderueshme në hulumtimin dhe përkrahjen e përpjekjeve të LQSHA-së të kryesuara nga Shirley Cloyes DioGuardi për të dokumentuar si duhet këtë storje unike të historisë shqiptare në lidhje me shpëtimin e hebrejëve, bashkë edhe me mikun tim të cmuar Lekë Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Israel, gjyshi i të cilit është nderuar me cmimin “Fisnik Ndër Kombe” për shpëtimin e qindra hebrejëve në Kosovë. Kam pasë nderin që të shërbej në stafin e Kongresistit Tom Lantos, i vetmi i shpëtuar i Holokaustit që ndonjëherë është zgjedhë në Kongresin e SHBA-ve, dhe së fundi jam autor i librit “Shpëtimi Shqiptar i Hebrejëve gjatë Holokaustit: Një storje unike e trimërisë, vet-sakrificës, dhe tolerances, e hedhur në pah nga Liga Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan,” e cila u promovua pikërisht më 27 janar 2020 në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në OKB (dhe kopjen e para kisha nderin t’ia dorëzoja personalisht Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Guterres). Andaj, me kompetencë të plotë, ju ftoj të keni parasysh disa fakte si në vijim:
– Ka dy Rezoluta Kongresionale jashtëzakonisht të rëndësishme që dokumentojnë shpëtimin e hebrejëve nga shqiptarët gjatë Holokaustit, H. Res. 812 e datës 15 nëntor 2021, e bashkëhartuar nga Kongresistët Rohrabacher (R-CA) dhe Nadler (D-NY), si dhe S. Res. 521 e datës 27 qershor 2006, e bashkëhartuar nga Senatorët Schumer (D-NY) dhe McCain (R-AZ). Teksti i plotë i këtyre rezolutave është i paraqitur në faqet 67-76 te librit tim.
– Letra nga Avner Shalev, Kryetar i Yad Vashem (Autoritetit Israelit Përkujtues të Martirëve dhe Heronjëve të Holokaustit), e datës 26 nëntor 2012, adresuar Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në të cilën vlerësohet lartë roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrejëve, dhe ku potencohet se me dhjetra shqiptarë janë nderuar më nderin më të lartë të shtetit të Israelit “Fisnik Ndër Kombe” për shkak të sakrifices së tyre të pashembulltë në shpëtimin e hebrejëve gjatë Holokaustit. Letra në formën e saj origjinale është e paraqitur në faqet 86-87 të librit tim.
– Është edhe një letër tjetër nga Kryerabini i Shtetit të Israelit, Rabin Yona Matzger, adresuar Kongresistit Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e datës 28 nëntor 2012, në të cilët Rabini shumë kjartë lartëson përpjekjet shqiptare për shpëtimin e hebrejëve duke rikujtuar “rolin instrumental që shqiptarët në Kosovë luajtën në mbrojtjen e shpëtimin e hebrejëve në Jugosllavinë e pushtuar nga nazistët.” Edhe kjo letër në version origjinal paraqitet në faqen 88 të librit tim.
– Fakti i fundit, e ndoshta edhe më i rëndësishmi, është artikulli nga Joseph Berger me titull “Dritësimi i Storjes Pak të Njohur të Shpëtimit të Hebrejëve nga Nazistët në Shqipëri,” i botuar në të përditshmen pretigjioze botërore, The New York Times, në Seksionin A, Faqen 9, të datës 19 nëntor 2013. Ja vetëm një citat i shkurtër nga ky artikull, i cili po ashtu është i paraqitur në librin tim në faqet 89-97:
“Rafael Jakoel and kunati i tij shkuan në Tiranë për të takuar Ministrin e Brendshëm Xhafer Deva… Ministri u tregoi atyre listen me emrat e hebrejëve që po kërkonin gjermanët. Por, ‘besa’ ishte aq e fuqishme sa që ai nuk ua kishte dorëzuar atyre këta njerzë në listë, ka treguar Jakoel. “Përderisa ne jemi këtu, ju s’keni nevojë të brengoseni,” u kishte thënë Deva atyre, sipas Jakoel… “Por, nësë na ndodhë dicka neve, atëherë, ruajeni vetën.”
Si rezultat i këtyre fakteve (unë po ju nisë një kopje të librit tim me postë), secili që nuk ka pikëpamje të një-anëshme në këtë cështje, mund të sheh shumë kjartë se Xhafer Deva nuk ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve. Ai ka qenë përkrahës i shpëtimtarëve!
Në fund, letra juaj duket të jetë më shumë e preokupuar me anën serbe të storjes (e cila po ashtu është e pasaktë). Por, si cdo historian i mirë, edhe ju besoj e dini se i vetmi shtet që ka kryer gjenocid të Ballkan është Serbia.
Përzemërsisht,
Faton Bislimi, PhD
* Ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Le Figaro (1950) / Intervista ekskluzive me mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë në Aleksandri : Nostalgjia për Shqipërinë, djali Leka, komunizmi dhe rreziku rus

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Shkurt 2022

“Le Figaro” ka botuar, të premten e 21 korrikut 1950, në faqen n°5, intervistën ekskluzive të korrespondentes së saj Dominique Auclères me mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë në Aleksandri (Egjipt), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një familje e lumtur

Mbreti Zog dhe gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Këtë herë, është pothuajse një pallat në të cilin hyj. Parku është i sheshuar, lulet me nuanca të ndritshme orientale formojnë grumbuj aromatike në një lëndinë të pastër të stilit anglez; dy kolona mbajnë një ballkon monumental, shtëpia e një harmonie të përsosur pret muret e saj ngjyrë kremi në horizont.

Shefi i Oborrit mbretëror (le grand chambellan) është atje për të më pritur, ne jemi “miq të vjetër” që prej takimit më parë, dy shërbëtorë sudanezë të veshur me xhelaba (një lloj kaftani mëndafshi i lehtë) hapin derën e një sallon të mobiluar me kolltuqe të mëdha Luigji XV. Mbreti dhe mbretëresha vijnë të më takojnë, të dashur dhe të buzëqeshur.

E shikoj Geraldinën : sytë e saj blu të qeshur, nën qerpikët e zinj, dhëmbët e saj verbues, buzëqeshja e saj që formon gropëza në faqet e saj, silueta e saj e gjatë elegante, duart e saj të vrazhda, këmbët e saj të holla; Unë dua t’i them asaj: “Ju shkëlqeni”, por me të vërtetë ai kompliment do të ishte shumë i pakëndshëm.

 Zonjë, kam shkuar në Hungari, i thashë, në vendin tuaj të lindjes.

I shkëlqejnë sytë, më bën të ulem dhe si nxënëse më nxit të flas. Por çfarë t’i them asaj për Budapestin, ku tani mbretëron terrori, çfarë lajmi t’i jap për familjet fisnike aleate me të sajën, që duhej të iknin nga regjimi i ri, apo që u bënë viktima të tij ?

— Zonjë, a keni ende të afërm në Budapest ?

 Jo, fatmirësisht, përgjigjet ajo. Motra ime u martua me një amerikan, vëllai im më i vogël – fytyra e saj u mbush me trishtim – vdiq nga një sëmundje e marrë në front (luftë).

Ajo bën një pauzë dhe rifillon me njëfarë krenarie :

— Ai luftoi me njerëzit tuaj në frontin e Francës.

— A e dini, zonjë, se Zonjat e Zemrës së Shenjtë të Vjenës u tmerruan kur mësuan se po martoheshit me një mysliman ?

Ajo nis të qeshë.

— Jo, thotë ajo dhe shton me një psherëtimë të lehtë : Unë nuk jam kthyer kurrë në Austri që kur u largova nga manastiri.

 Mbreti ndërhyn në bisedë.

 — Çështja fetare në Shqipëri nuk përbën asnjë problem. Femrat myslimane u liruan atje si të tjerat nga unë në vitin 1920, kur isha ministër i Brendshëm.

 — Kemi pasur, tha Geraldina, jetën më të mirë të të gjitha kohërave, e dua Shqipërinë. Nëse do të mund të kthehesha atje, nuk do të kërkoja më kurrë të largohesha.

— Mos e dëgjoni atë, më rekomandon Mbreti, sa më shpejt që ajo të jetë atje, do të dëshirojë sërish të shohë Parisin.

  Për fustanet e tij ? i them.

 — Jo, për Parisin, përgjigjet Mbretëresha.

 Çfarë ndryshimi mes intervistës së djeshme dhe asaj që vazhdon në këtë kala të vogël ku gjithçka është rehati, elegancë dhe optimizëm.

Komunizmi nuk ka rrënjë në Shqipëri

Pavarësisht gjithçkaje, Mbreti është i shqetësuar. Ndjej se ai dëshiron të më bëjë të kuptoj se sa e ndjeshme është për të kjo vizitë franceze në pallatin e tij të vogël në mërgim.

 Franca, më tha ai, ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Shqipërinë gjatë historisë. Për pjesën tjetër, qendrat katolike në veri të Shqipërisë, mirditorët, ishin disi nën mbrojtjen e Francës. Kishte një korrespondencë të gjatë rreth tyre midis Quai d’Orsay (Ministrisë së Jashtme franceze) dhe Portës së Lartë.

— Si akomodohet, i thashë, populli juaj i pavarur dhe krenar nën regjimin komunist ?

 Ai nuk akomodohet, përgjigjet Mbreti Zog, me sytë e tij blu që shkëlqejnë nga zemërimi. Komunistët ? Do të kishim ndërhyrë shumë orë (kohë) më parë nëse ora (koha) do të dukej e përshtatshme.

 Dhe kjo orë e mbarë, kur do të vijë ?

— Mendoni, thotë Mbretëresha, duke i evituar të shoqit të përgjigjet, që mijëra vajza të reja, të shqyera nga duart e prindërve tyre, janë trajnuar ushtarakisht për t’u bërë partizane. Para disa kohësh ata u demobilizuan dhe u dërguan në shtëpi. Megjithatë, asnjë familje nuk pranoi t’i merrte ato. Ata refuzohen nga vetë prindërit e tyre. A nuk është kjo tragjike?

 Në çdo rast, kjo dëshmon se komunizmi nuk ka rrënjë të thella në Shqipëri, tha Mbreti, duke mos dashur të qetësohet.

Intervista ndërpritet për një moment nga hyrja e papritur e një djali bjond të pashëm, një gjigant i vogël 11 vjeçar, i cili është më shtatlartë se unë. Ky djalë i ri ka grushta të fortë, sy blu të shkëlqyeshëm dhe flokë të zbehta bjonde.

Një gjigand i ri bjond – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sytë e Mbretit drejtohen me krenari te djali i tij i vetëm, Princi Leka.

 Ai quhet Aleksandër, tha ai. Aleksandër si të gjithë sundimtarët e mëdhenj të Shqipërisë që nga Aleksandri i Madh.

 Mos vallë është, – i thashë Mbretëreshës, – fëmija që lindi në prag të pushtimit italian ?

Mbretëresha e re tund kokën dhe ndërsa heroi i historisë së saj largohet, me tre hapa, për të gjetur shokët e tij të lojës në lulishten e oborrit, ajo më tregon për eksodin e saj.

— Ka lindur më 5 prill 1939; ai ishte tashmë një gjigant i vogël dhe profesori Weibel, i ardhur posaçërisht nga Vjena, bëri mrekulli. Gjatë natës italianët dhanë ultimatumin e tyre, mbreti Zog më njoftoi menjëherë.

 Menjëherë ? Vetëm pak orë pas lindjes ?

Njëzet herë i jemi afruar vdekjes!

 — Ai nuk mund të vepronte ndryshe, pasi para se të skadonte koha ne duhej të largoheshim. Ishte e Premtja e Shenjtë, 6 Prill, ishte ora 3 e mëngjesit. Ishte e pamundur të gjenim një ambulancë. U ngrita dhe hipa në makinën e mbretit. U nisëm për në Greqi. E mbajta fëmijën në krahë dhe u largova me Weibel-in. Në luginë kishte ardhur pranvera, por kur na u desh të kalonim qafën malore, në kufi, bora kishte bllokuar rrugët dhe kamufluar greminat. Njëzet herë, mendova se po shkonim drejt vdekjes. Ne ishim nisur në agim, por nuk arritëm në Greqi, në Follorinë, deri në orën 10 të mbrëmjes. Aty munda të pushoja tre ditë. Mbreti i Greqisë më dërgoi mjekët e tij. Më pas Weibel më la; i vinte keq të kthehej në Vjenë, i urrente nazistët !

 Ishte një largim i vërtetë për në Egjipt, ai i kësaj nëne të re dhe foshnjës së saj të porsalindur, i thashë duke iu drejtuar Mbretit, dhe si arritët të bashkoheshit me gruan tuaj?

 Fytyra e Zogut flet shumë për vështirësitë e rrugëtimit të tij, peripecitë e eksodit të katër motrave të tij, suitës së tij dhe valixhet e panumërta të mbushura me nxitim dhe për t’i shpëtuar nga fatkeqësia. Por ai bën një gjest si për të larguar mendimet e rënda.

 E gjeta, kjo është gjëja kryesore.

Dhe mbretëresha buzëqesh sërish, por sytë e saj mbushen me lot :

 Shqipëria ishte aq e bukur, shëtitjet në mal, shëtitjet në majat e maleve, vizitat në kalanë e vjetër të Matit, atë të paraardhësve të mbretit, mishin e dashit të pjekur në hell dhe në natyrë, buka e misrit, jeta e lirë dhe hapësira !

 Mbreti e ndërpret dhe më pyet :

 Çfarë mendoni për Ballkanin ?

 Po ju, Madhëri, i thashë, a mendoni se ata mund të çlirohen ndonjëherë nga kontrolli bolshevik dhe a mendoni se satelitët do të sulmojnë Titon ?

 Historia ka treguar, përgjigjet Zogu, se Franca ka mundur, nëpërmjet rolit të saj si ndërmjetëse, të shmangë luftërat; lufta do të ishte një fatkeqësi.

  Po, Madhëri, por pas perdes së hekurt, popujt e vuajtur janë aq të çmendur sa të besojnë se një luftë do t’u sillte shpëtimin !

 Është vërtet çmenduri, thotë Zogu. Kombet perëndimore duhet të bashkohen më në fund, sepse rusët po përfitojnë nga ndarja e popujve.

 Do të ishte interesante të dihet nëse rusët synojnë të ruajnë Shqipërinë duke fortifikuar ishullin e Sazanit, i thashë.

 Fortifikimet kanë mbetur të njëjta si në kohën e italianëve, përgjigjet ai pas një momenti reflektimi, por baza e nëndetëseve mund të bëhet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e rrezikshme. Ata sjellin vërtet materialin e tyre të çmontuar, qarkullimi vazhdon me autokolona detare.

 Dhe përfundimi i gjithë kësaj? Madhëri.

 Përfundimi ka anën e tij ngushëlluese nëse vërehet se komunizmi nuk mund të zërë rrënjë as në Evropën Qendrore dhe as në Ballkan, tha ai; për pjesën tjetër, e ardhmja është ende e papërcaktuar, por shpresa mbetet.

Dominique AUCLERES

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1950-intervista-ekskluzive-me-mbretin-zog-dhe-mbretereshen-geraldine-ne-aleksandri-nostalgjia-per-shqiperine-djali-leka-komunizmi-dhe-rreziku-rus/

Shqiptarët dhe organizimi kishtar bizantin në Pollog (2)

Shqiptarë ortodoksë përpara Manasirit të “Shën Bigurit” para njëqind vitesh.

Shkruan, Syrja Etemi, pedagog dhe shkrimtar nga Tetova

  • Vazhdon nga numri i kaluar.

Në gamën e shumë pyetjeve dhe “xiglimeve”  të mbarsura me kurreshtje të hazdisura, për shumë kohë – janë hamendjet prafulluese që kanë të bëjnë me çështjen e zhvillimeve, përcaktimeve dhe organizimeve të jetës  fetare në Pollog (ku ka gëluar edhe elementi arbëror), duke bërë një digresion nga paganizmi Ilirian – për të ezaurur shkrimet që kanë të bëjnë me krishtërimin, qoftë të ritit perëndimor, qoftë të ritit lindor.

Feja gjithnjë ka luajtur dhe po luan një rol parësor në mbijetesën e një kombi apo të një populli, sidomos të një populli të lashtë e autokton, si që është populli ynë shqiptar, i cili gjithnjë ka qenë në kacafytje me prapëtitë e shekujve. Këtu e kam poentën, sidomos për pjesën shqiptare të mbetur jashta kufinjve zyrtarë të Shqipërisë etnike, e në veçanti – të shqiptarëve indigjenë të  Maqedonisë së Veriut, ku organizimi i jetës fetare ndër shekuj është mveshur me tisin e një mjegullnaje të dendur që precipiton në shpjegime dhe interpretime me shumë të panjohura e të dyzuara, për të prërfunduar madje edhe në një  amallgamë të padeshifruar sa e si duhet. Pikërisht në këtë dimension do të mundohem që sado pak të hedh dritë në tërë këtë “skëterrë” të pllakosur, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët e Pollogut –  këtë mjedis ku kanë ndërvepruar e bashkëjetuar shumë bashkësi etnike e fetare, ku secili ka mëtuar e po pretendon të favorizojë “të vetin” e, secili të kundërshtojë e t’i dumatet  tjetrit. Për këtë “eklipsim” jo të beftë, fillimisht u përcaktova t’u referohem atyre pak dokumenteve të shkruara të kohës, por – në veçanti – disa shkrimeve të autorëve apo hartuesve të monografisë: “Tetovo i tetovsko niz istorijata” (Tetova me rrethinë nëpër histori), Tetovë, 1982, me pretendimin për t’ iu shmangur interpretimeve paushalle apo diletanteske. Meqë u përcaktova për monografinë që flet për Tetovën, me këtë rast do t’i referohem kreut IV që ka të bëjë me shënimet e radhës: Pronat feudale të zotërimeve kishtare.

***

Në gramotën e pronës (ktitorska gramota) janë të shënuar, përveç tjerash edhe objekte tjera ekonomike shoqëruese, si dhe të ardhura tjera që i kishte ekonomia kishtare. Pikërisht, manastiri ka poseduar edhe mullinj në Htetovë, Hrashtan, Mllaçicë (Mllaçice), Kërpenë (Krpena), Zhelinë (Zhelino) dhe në Vrutok, si dhe mullinin e Dhimitër Çalapisë ( Dimitar Çalapija), pronarin feudal të Melit (që me siguri duhet të jetë vendbanimi tani i braktisur: Mell (ovë), mbi fshatrat Tearcë – Otushishtë dhe Përshevcë-Gllogjë, në anën e majtë të  lumit Lumbardh (Bistrica), S. E.). Përveç këtyre të dhënave që përmendëm, ky manastir ka zotëruar edhe livadhe pranë Përroit (Potokot) të Htetovshticës, në megjet me f. Mllaçicë, si dhe në Sallarevë, Kërpenë, dhe Zhelinë; ka zotëruar madje edhe bjeshkën (Nanov Doll), bjeshkën e f. Garë, Malin e Thatë (Suva Gora); Zabelin Zheden (për dimërim të pelave e dhenve); madje, drurë “drxhvo” të Carit afër Stençes; terrenet për gjah (llovishte) në Brod; fushë afër f. Mllaçishtë dhe afër Stençes; lumin në megjet e f. Leskovjan – kishëzës: Shën Ilia (Sv. Ilija) (me siguri afër Stençes) – kishës Shën Jovani Gojarti (Sv. Jovan Zllatoust) në Gajre (Gari) – Shën Gjergji (Sv. Georgija) në Kërpenë dhe Zhelinë të Moçme, Shën Nikolla në Jeduarcë; madje “vënesht dhe dy … (çrnici)” dhe më së fundmi – të drejtën e “panairit (panagjur) dhe sheshit në Htetovë” si dhe të drejtën për të marrë çdo vjet 150 spuda (mera) krypë nga Shën Sërgji (Sv. Srgj).

Si është e cekur mëlartë, Manastiri Shën Hyjëlindësja e Tetovës (Sv.Bogorodica Htetovska) ka patur shumë tokë të mbledhur në forma të ndryshme. Ato, para së gjithash, ka që janë blera, të blera për 2,5,8,10,12,15,17,18,27,28 dhe 80 perperë (perperi, të holla për llogaritje). Me këtë, madhësia e disa arave është llogaritur edhe me njësi matëse të tokës, si p.sh.: me ditë të lavrës me pllug, me pogon (rreth gjysmë hektari) dhe zamet (aq sa mund të hudhet guri). Përveç kësaj, disa ara janë marrë për një kalë, pelë, buallicë dhe 5 perperë, bylmet dhe për një dash. Për një arë, të blerë në rast të pllakosjes së urisë, manastiri jipte 20 kobëlla drith dhe dhe disa traste djathë. Gjatë blerjes kishte abrogime dhe mospagesë të tërësishme të shumës së marrëveshjes. Marrëdhëniet e papastruara të pronës rregulloheshin me përdorimin e forcës, por edhe me procesuimin konteksteve gjyqësore. Një rast të këtillë udhëhiqte gjykatësi Dabizhiv pas paditjes të dragisë i biri i Strezit dhe dhëndër i Dragosllavit. Në proces ishte prona të cilën për një kohë Strezi ia shiti apo ia fali manastirit. Në rastin e dytë, ka qenë i paditur Progoni për “bashkimin e padrejtë të kodrinës Plesh”, i cili ishte stas (pronë) kishtare. Gjykimi, në prani të fisnikëve dhe pleqve filloi në kishën Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) me dhënien e betimit para peshkopit (episkop) Gjergj Markushi (Georgij Markush) dhe para kirit Kallinik. Pas kësaj dalin të gjithë në terren ku janë marrë në pyetje dy dëshmitarë: plaku Pribisllav, i besuari i Markushit dhe kiri Aleksa, vëllau i peshkopit (episkop) Vllaho. Në fund të procesit u ndërtua akti gjyqësor i cili ka qenë i shkruar dhe nënshkruar nga inomiku Nikollë.

Manastiri dispononte edhe me ara (toka) “përshpirtshmërie”, të dhuruara (falura) për shpirt (për vete personalisht, për gruan apo për nënën) madje edhe për varr ( për vete personalisht, për vëllaun, për popadinë apo për kirin Nikifor). Ndonjë arë është falur   për shpirt dhe për varr, ose për varr dhe për postrig, ose  për atë se dhuruesi nuk kishte pasardhës apo trashëgimtar.

Manastiri kishte eprorët e vet, igumenin. Një kohë ky përmendet edhe si arhimandrit. Igumeni zgjidhej apo caktohej thjesht nga radhët e anëtarëve të vëllazërisë dhe sipas dëshirës së qeverisësit apo ktitorit (themeluesi). Kujdesin për pronën e manastirit dhe rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta e kishte ikonomi. Në manastir ka patur edhe tituj tjerë. Kallugjerët ishin të angazhuar t’i dëgjojnë më të vjetrit me shërbim.

Manastiri Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) ka patur të drejta të caktuara që nga koha e carërve bizantinë (grekë), kurse më vonë të njëjtët kanë qenë të konfirmuar edhe nga ana e qeverisësve serbë. Me këtë në manastir i shtohen edhe disa kompetenca gjyqësore dhe finansiare. Pikërisht, ai i autorizuar ta mbledhë gjobën nga njerëzit e kishës, pa marrë parasysh vendin, si dhe personin i cili udhëheq procedurën. Në gramotën shënohen edhe gjobat sipas emrit: vjedhja, dora (taksa për garanci), dëshmi (taksa për dëshmitarë), otboj (refuzimipër të pranuar lajmëtarin e gjyqit), udava (mbyllje e vetautorizuar) dhe qëndrim ( dënim për të autorizuarin). Kishës Hyjëlindësja e Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) i takonte gjoba bile edhe për vepra që ishin në kopetenca të gjyqit të autorizuar si p.sh.: vrazhda (kompensim për dëmit për vrasje), grabitje (gjobë për grabitje e dhunim). Të dhënat ishin të larta. Për shembull, shfrytëzimin e padrejtë të bjeshkës apo malit Nanov Doll janë dhënë 300 perperë.

Në territoret kishtare ishte i kufzuar aktiviteti i zotëruesve dhe eprorëve fisnikë. Pikërisht, ata nuk mund t’i  angazhojnë njerëzit e kishës me “punë të mëdha dhe as të vogla”  si dhe me detyrime të zakonshme. Detyrimet për punët ekzistuese dhe tatimet përgjithësisht janë të caktuara në gramotën e manastirit  Shën Gjergji – Gjorgj, në lidhje me të drejtat e posedimit që i ushtronte apo që i kishte në f. Reçicë të Pollogut. Sipas gramotës, organeve klerikale të qeverisjes iu ndalohej t’i thirrnin njerëzit e kishës në çfarëdo lloj pune, në përfshirjen në ushtri, në ndërtimtari, në ruajtjen e qytetit, në qilizmë të vëneshtave, në suitë të bujarëve (shoqërim të zotëruesit apo të deleguarit deri në kufirin e zhupës) dhe në shoqërim të karvaneve. Përveç kësaj, eprorëve të zotërisë apo të bujarit i është ndaluar t’i detyrojnë njerëzit e kishës të ushqejnë qentë ose të kërkojnë të dhjetat e koshereve ( për bletë), dhen, drithë, verë, sanë,  (kompensim për qëndrim të bagëtisë në pronat e manastirit), mitat (pranim të ushtarëve në konak), tatim për “kokë”, buallica, priselica ( detyrim për tri herë gjatë vitit të pranojë në konak të zotëruesit dhe të ushqej atë dhe shoqëruesit e tij, si dhe udhëtarët e autorizuar), si dhe doganim për kal, gomar e buall.

Fshatrat e Hyjëlindëses së Tetovës (Sv. Bogorodica Htetovska) ishin të liruar  nga shërbimi ushtarak, nga lavrimi i tokës, por për këtë ishin të detyruar për meqe (dhënia e tagjisë kuajve të zotërisë) në sasi nga 1 krinë (24 kobëlla mbretërore), si dhe dhënia e vaktit psarit (darkë ose drekë), varësisht nga qëndrimi i tij në fshat.

Si që është përmendur më lartë, Peshkopata (Episkopija) e Prizrenit ka patur prona të konsiderueshme në Pollog. Kjo dëshmon për interesimin e madh për “vendet kishtare” të këtushme. Në këtë përfundim indicon diskursi i peshkopit Gjergj Markushi që ka shprehur para këshillit të bujarëve dhe popullit të Pollogut. Pikërisht ai publikisht do të shprehet se është “Zot zotëri” i kishës dhe se i tillë mund të merr toka kishtare kudo që të gjejë. Sido që të jetë, nga këto fjalë elokuente, nuk mund të kuptohet se çfarë autorizuesi ishte dhe çfarë ishin të drejtat e peshkopit të Prizrenit në Pollog. Por një gjë është e sigurt se, Pollogu deri në mesin e shek. XIV nuk ka patur peshkop.

Lugina e Pollogut, nën sundimin bizantin, gjatë kohë ka qenë zonë kufitare me shtetin serb. Për këtë kohë, në pikëpamje kishtare, ka qenë nën juridiksionin e Arqipeshkvisë (arhiepiskopija) e Ohrit. Qendrat më të afërta kishtare rreth Pollogut kanë qenë Prizreni, Lipjani, Shkupi dhe Dibra. Nga viti 1282, me siguri, diçka duhet të jetë ndryshuar në statutin kishtar të Pollogut, i cili, sipas kriteriumit të kancelarisë serbe, bie nën “tokën serbe”.

Manastiri i “Shën Bigurit”

Në mesin e shek. XIV u formuan mitropolitë dhe episkopitë e reja. Atëherë u themelua episkopia për Pollogun e Poshtëm. Episkopi i parë i episkopisë së re të formuar emërohet Joanikie, i cili deri atëherë ka qenë jeremonah dhe ktitor i kishës Shën Thanasi (Sv. Atanas) në Leshkë. Pjesa e dytë e Luginës së Pollogut, përkatësisht Pollogu i Epërm, ra nën juridiksionin e eparkisë fqinje, megjithatë, në mungesë të dëshmive, nuk mund të precizohet emri i episkopisë. Pavarësisht këtyre shënimeve për atë zonë, për këtë të parën, përkatësisht për eparkinë e re të Pollogut të Poshtëm që u formua, dihet se kjo u lidh për mitroloninë e Prizrenit, sepse sipas saj, Pollogu ka qenë pjesë përbërëse e eparkisë së vjetër të Prizrenit nga shek. XI.

Sa është i rëndësishëm lobimi modern?

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Politika nuk është arti i të mundshmes pasive që fillon dhe mbaron me oratorinë estetike ku çdo fjalë e renditur bukur përbëhet nga shkronjat e zeza që mbeten dhe vdesin në letër të bardhë.
Vetëm politikanët tanë amatorë, narcisoid, demagogjikë, populist, koprrac dhe pasivë e kuptojnë politikën në mënyrë kaq primitive.
Sepse për ta politika është një sport individual në të cilin duhet të shkëlqejnë individualisht para publikut, duke lënë nën hije bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë .
Në fakt, politika nuk është aspak sport, megjithëse ka karakter garues.
Politika është një art dinamik i të mundshmes, ashtu siç është dinamike edhe vetë jeta. Ndaj, një shtet që është miku juaj sot mund të bëhet armik nesër dhe anasjelltas, siç dëshmohet nga marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë.
Çfarë dua të them me këtë?
Në pesë vitet e fundit, Serbia ka qenë jashtëzakonisht e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së marrëdhënieve me SHBA-në në nivelin e ngritur nga Tito kur ishte President i RSFJ-së, madje edhe mbi atë nivel.
Sigurisht, kjo fushatë intensive lobimi filloi në kohën e Trumpit rusofil dhe të gjithë jemi dëshmitarë të humbjeve diplomatike që na ka shkaktuar.
Fushata lobuese e Serbisë për të tërhequr njohjet dhe për të rritur ndikimin në Departamentin Amerikan të Shtetit nuk ka qenë kurrë më e suksesshme sesa nën administratën Trump.
Sepse pa lejen e saj nuk do të kishte tërheqje të njohjeve dhe Axhenda për kinse shkëmbimin e territorit (lexo ndarjen e Kosovës) nuk do të përfundonte në Shtëpinë e Bardhë mbi tryezën e Trumpit prorus.
Serbia e ka arritur këtë qëllim me 5 milionë dollarë të investuara në lobim.
Me çfarë argumentesh loboi dhe argumentoi Serbia klerofashiste, diktatoriale dhe e korruptuar deri në palcë ?
Duke theksuar vazhdimisht faktin se Kosova ishte eksportuesja më e madhe e luftëtarëve të ISIS-it, si dhe duke përhapur gënjeshtrën më të ndyrë të mundur, se Kosova është djepi i qytetërimit serb, pra duke gënjyer vazhdimisht që serbët e dëbuar janë të dëmtuarit autoktonë, e jo shqiptarët që robëruan tokën e tyre të shenjtë.
Shqiptarët janë naivë dhe besojnë se të gjithë politikanët dhe diplomatët amerikanë na njohin si Joe Biden, Bill Clinton dhe George W. Bush.
Ky besim është naivë dhe qesharak deri në çmenduri.
Ju betohem se shumica e politikanëve dhe diplomatëve amerikanë nuk e dinë që ekziston Kosova dhe populli i saj.
Prandaj është qesharake të presësh prej tyre konsiderata, vlerësime dhe ndjenja miqësore, e lëre më konsiderata, vlerësime dhe ndjenja vëllazërore.
Sepse ne nuk jemi familja e tyre, kushërinjtë, dajallarët, miqtë e dashur, si dhe djemtë dhe nipërit për të cilët ata përmallohen çdo ditë.
Pra, çfarë duhet të ndryshojë në politikën tonë të jashtme për të pasur sukses.
Ne duhet të organizojmë lobim ekipor profesional dhe kreativ me metodat më efektive taktike, strategjike dhe dinamike, dhe jo lobim individual, të pjesshëm, ngadalshëm dhe pasiv si më parë. Dhe sigurisht që duhet ta financojmë me të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion, madje edhe më shumë se kaq. Sepse asgjë nuk kushton më lirë dhe nuk sjell më shumë rezultate të dobishme sesa lobimi i mirë.
Pse po e them këtë?
Sepse në SHBA, lobimi është metoda më efektive për rritjen e ndikimit në politikën amerikane.
Falë lobimit të intensifikuar, të mirëorganizuar dhe të mirë-financuar, Serbia ka arritur të bindë 14 kongresmenë amerikanë që t’i dërgojnë një letër Presidentit Biden dhe Departamentit për Politikë të Jashtme, duke u kërkuar atyre që të ndryshojnë në mënyrë drastike qasjen diplomatike amerikane ndaj shtetësisë së Kosovës.
Ndërsa pak muaj më parë mediat tona e trumpetonin vazhdimisht lajmin se pas dështimit të rusofilit Trump për t’u rizgjedhur shtatë kongresmenë amerikanë kishin kërkuar shprehimisht nga Presidenti Joe Biden që të rikthejë qëndrimin dhe qasjen e diplomacisë amerikane karshi Kosovës tek burimi i saj, respektivisht tek rrënjët cilësore të administratave Klinton dhe Bush.
Prandaj, për të neutralizuar dhe eliminuar rrezikun e lobimit intensiv dhe modern të diplomacisë serbe me gënjeshtra, intriga dhe shpifje, ne duhet të praktikojnë lobim dinamik, kreativ, intensiv dhe modern duke përdorur fakte të padiskutueshme, sepse e vërteta është në anën tonë.