Kreu Blog Faqe 1391

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

0

Prishtinë, 17 shkurt 2022

Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, pritën në vizitë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit: z.Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, znj. Naide Beqiri e z. Argjend Bajrami, këshilltari komunal i Medvegjës, z.Fehmi Beha, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Ragmi Mustafa dhe Arben Ferati, përfaqësues i Medvegjës në KKSh.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave i uruan Kryeministrit Kurti, përvjetorin e pavarësisë, duke i uruar suksese të mëtejme në qeverisje. Dita e Pavarësisë së Kosovës është festë e veçantë jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, u shprehën ata.

U diskutua gjendja e të drejtave të njeriut në tri komunat dhe nevoja për më shumë angazhim dhe unitet të politikanëve dhe të subjekteve politike. Theks të veçantë në bisedë pati pasivizimi i vazhdueshëm i adresave të banorëve shqiptarë të Medvegjës, duke i lënë kështu qindra shqiptarë pa dokumentacion as të Serbisë e as të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Libur Aliu dhe ministri i Financave, Punës e Transfereve, z. Hekuran Murati.

Me qëllim të ruajtjes së marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, kryeministri Kurti dhe kabineti qeveritar kanë komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Furtuna Sheremeti: Si ta kuptojmë më mirë “Gjykatën Speciale të Kosovës”?!

0
Përktheu në gjermanisht dhe kroatisht: Lirim Gashi, Prishtinë
Nga: Furtuna Sheremeti
Çka janë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar?
Burimi i informacionit: Kosovo 2.0
(Shqip, gjermanisht dhe kroatisht)
Fjalët ‘gjykata speciale’ janë bërë mizë mbas veshi në Kosovë për dy vitet e kaluara.  Edhe para se të formohej Institucioni i Specializuar Gjyqësor  i Zhvendosur i Kosovës – sipas emrit të tij ligjor – ai kishte nisur të shkaktonte debate të nxehta si në media ashtu edhe në Kuvendin e Kosovës.
Ishin pikërisht mosmarrëveshjet e shumta në Kuvend ato të cilat bënë që përpjekja e parë për themelimin e ‘Dhomave të Specializuara’ dhe ‘Zyrës së Prokurorit të Specializuar’ në qershor të vitit 2015 të dështojë, sepse nuk kishte vota të mjaftueshme deputetësh në favor të themelimit të tyre. Pasi kaluan pak më shumë se dy muaj, me pak debat përmbajtësor, Kuvendi e miratoi formimin e mekanizmit gjyqësor i cili ka shkaktuar shumë polemika.
POR AJO QË KA HUMBUR NË GJITHË KËTË PROCES PËRPARA DHE MBRAPA KANË QENË DETAJET.
Duke u nisur nga nevoja për të pasur dy tentime, si dhe presion të madh ndërkombëtar për t’i miratuar amendamentet e nevojshme kushtetuese në Kuvend, nuk kanë munguar as deklaratat emotive rreth asaj se çka nënkupton kjo strukturë e re për shtetësinë rishtazi të formuar të Kosovës.
Por ajo që ka humbur në gjithë këtë proces përpara dhe mbrapa kanë qenë detajet. Çfarë, në të vërtetë, është përbërja e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar? Si funksionojnë ato? Dhe çka duhet të ndodhë para se ato të nisin veprimtarinë në plot kuptimin e fjalës?
K2.0 i adreson këto pyetje thelbësore për të gjetur përgjigje rreth asaj se çka mund të presim në pesë vitet e ardhshme.
Çfarë ka të bëjë ligji me këtë çështje?
Gjithçka filloi me raportin e dhjetorit të vitit 2010: “Trajtimi çnjerëzor dhe trafikimi me organe në Kosovë”. I përgatitur për Komitetin për Çështje Juridike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, raporti — i cili rëndom njihet sipas emrit të autorit të tij, Dik Marti, u miratua në Asamblenë Parlamentare në janar të vitit 2011 në bazë të pretendimeve se krimet e rënda ishin kryer gjatë luftës në Kosovë. Menjëherë pas miratimit të raportit, Misioni i Sundimit të Ligjit i BE-së në Kosovë themeloi Task Forcën Speciale Hetuese, e cila menjëherë do të fillonte të hetonte çështjet e ngritura në raport.
Në prill të vitit 2014 pati një shkëmbim letrash ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës asokohe, Atifete Jahjaga dhe Përfaqësueses së Lartë për Punë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, dhe një muaj më pas marrëveshja u ratifikua në Kuvendin e Kosovës. Shkëmbimi i letrave u trajtua si marrëveshje ndërkombëtare dhe përmbante zotimin e Republikës së Kosovës për të themeluar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Sistemit Gjyqësor të Kosovës.
Nuk vonoi shumë dhe, si rezultat i viteve të hetimeve që ndodhën në prapaskenë, në korrik të vitit 2014 Taskë Forca e EULEX-it shpalli për herë të parë se hetimet e tyre gjetën prova të fuqishme të cilat do t’u mundësonin të ngritnin aktakuza kundër disa ish-zyrtarëve të lartë të të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në lidhje me pretendimet për krimet e përmendura në raportin e Këshillit të Europës.
Në këtë pikë, tashmë kishin filluar diskutimet serioze lidhur me miratimin e kornizës kushtetuese për të mundësuar një mekanizëm ligjor plotësisht të pavarur, të paanshëm e transparent i cili do t’u ofronte siguri dëshmitarëve të procedurave penale. Prandaj, në gusht të vitit 2015 u krijua Amendamenti Nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, për të krijuar hapësirë për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Po atë muaj, gjithashtu u miratua Ligji Nr. 05/L-053 për themelimin dhe rregullimin e organizimit, funksionimit dhe juridiksionit të këtij mekanizmi të ri.
Gati një vit më vonë, në shkurt të vitit 2016 Kosova dhe Holanda nënshkruan marrëveshjen e shtetit nikoqir. Kjo marrëveshje i autorizonte autoritetet holandeze të fillonin me përgatitjet për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që do të jenë me seli në Hagë. Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu thotë se këto funksione do të kenë seli në Kosovë dhe se ato mund të kenë seli edhe në ndonjë vend tjetër në rastet e jashtëzakonshme nëse ajo është në interes të administrit adekuat të drejtësisë.
Sipas amendamentit kushtetues të gushtit të vitit 2015 mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë pesë vjet, përveç nëse vjen deri te lajmërimi se misioni u përmbyll më herët.
DHOMAT E SPECIALIZUARA KANË SUPERIORITET MBI TË GJITHA GJYKATAT NË KOSOVË.
Dhomat e Specializuara — bazat:
Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka gjithsej nëntë Kapituj dhe përmban 65 nene, me dispozita dhe parime të ndryshme; kryesoret shpjegohen në vijim.
Së pari, dhomat do të jenë të përngjitura në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor në Kosovë, që do të thotë se Gjykatat Themelore, Gjykata e Apelit, dhe Gjykata Supreme do të kenë nga një dhomë speciale e cila do të merret vetëm me krimet e pretenduara të përmendura në ‘Raportin e Dik Martit’. Gjykata Kushtetuese gjithashtu do ta ketë një dhomë, të përbërë nga tre gjykatës. Të gjithë gjykatësit në këto dhoma do të jenë ndërkombëtarë dhe emërohen nga Shefi i Misionit i EULEX-it, dhe jo nga Presidenti i Kosovës siç ndodh rëndom sipas procedurave vendore.
Së dyti, jurisdiksioni i Dhomave të Specializuara është shumë i rëndësishëm, sidomos duke marrë parasysh spekulimet lidhur me atë se a do të jenë në gjendje këto dhoma të gjykojnë raste të vrasjeve politike të cilat ndodhën pas lufte. Në këtë aspekt, ligji është i qartë dhe preciz — ai parasheh se Dhomat Speciale do të kenë jurisdiksion vetëm mbi: krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës sipas ligjeve ndërkombëtare; si dhe krimet sipas ligjit të Kosovës që kanë lidhje me ‘Raportin e Dik Martit’ dhe pretendimet e tij të “krimeve të rënda ndërkufitare dhe krimet ndërkombëtare të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë”. Këto të fundit duhet të kishin qenë objekt i hetimeve penale të Task Forcës së EULEX-it.  Për më tepër, ligji thotë se jurisdiksioni kufizohet vetëm në krimet të cilat u kryen nga 1 janari i vitit 1998 deri në më 31 dhjetor të vitit 2000.
Këtu ka diçka shumë interesante: Ligji thotë se për t’u trajtuar nga Dhomat Speciale, krimet e pretenduara ose duhet të jenë nisur ose duhet të jenë kryer në Kosovë.   Ligjërisht, kjo mund të ketë implikime interesante, sepse kjo do të thotë se jurisdiksioni territorial nuk është vetëm përbrenda Kosovës; me fjalën ‘nisur’ mund të përfshihen edhe krimet që mund të kenë nisur në Kosovë dhe mund të kenë vazhduar/përfunduar në një shtet tjetër siç është, ta zëmë, Shqipëria.
Së treti, Dhomat e Specializuara kanë superioritet mbi të gjitha gjykatat në Kosovë. Kjo specifikohet qartë në Nenin 10 të Ligjit, sipas jurisdiksionit të harmonizuar. Kjo nënkupton se në çdo fazë të hetimit apo procedurave, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar mund të urdhërojnë bartjen e procedurave brenda jurisdiksionit të vet nga cilido prokuror apo gjykatë në territorin e Kosovës te Dhomat e Specializuara dhe te Zyra e Prokurorit të Specializuar. Prokurori i Shtetit apo Gjykata duhet t’u përcjellin Dhomave të Specializuara çfarëdo dosje që ka të bëjë me rastin e kërkuar, meqë urdhëri i Dhomave të Specializuara për bartje është përfundimtar dhe i detyrueshëm.
Zyra e Prokurorit të Specializuar — nuk është e njëjtë si Dhomat e Specializuara:
Zyra e Prokurorit të Specializuar është zyrë e pavarur për hetimin dhe ndjekjen e krimeve përbrenda jurisdiksionit të Dhomave të Specializuara. Ligji gjithashtu parasheh dispozita të rëndësishme për të.
Së pari, Zyra e Prokurorit të Specializuar e vetme është përgjegjëse për hetimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës për krime të cilat hynë brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara; pra, ajo është krejtësisht e ndarë nga të gjitha autoritetet e prokurorisë në Kosovë. Tutje, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka fuqinë të marrë përsipër mandatin dhe personelin e Task Forcës Speciale Hetuese, si dhe fuqinë të kërkojë ndihmë nga autoritetet shtetërore për nevojat e tyre për mbarëvajtjen e punës së tyre.
PERSONAT E DËNUAR NUK DO TA VUAJNË DËNIMIN ME BURG NË KOSOVË, POR NË SHTETET E CAKTUARA NGA KRYETARI I DHOMAVE TË SPECIALIZUARA.
Së dyti, dhe çka është më e rëndësishme, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka Policinë e vet, e cila ka autoritet dhe përgjegjësi të njëjta të ushtrojë kompetenca që i garantohen Policisë së Kosovës sipas legjislacionit të Kosovës. Policia e Kosovës, pra, mund të angazhohet vetëm për çështjet e asistencës, siç është zbatimi i urdhërave apo sigurimi i dokumenteve në emër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.
Së treti, qendra e paraburgimit për të paditurit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk do të jetë në Kosovë, por në Holandë. Do të ketë një Zyrtar, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e funksionit dhe hapësirave të paraburgimit për Dhomat e Specializuara, derisa zyrtarët e paraburgimit do të kenë autoritet dhe përgjegjësi për ushtrimin e kompetencave që u garantohen Zyrtarëve të Qendrave Korrektuese sipas legjislacionit të Kosovës. Kur të lirohen, personat e mbajtur në qendrat e paraburgimit nuk do të lirohen në Hagë, por do të transportohen si të paraburgosur derisa të arrijnë në vendin në të cilën fillimisht janë paraburgosur.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, personat e dënuar nuk do ta vuajnë dënimin me burg në Kosovë, por në shtetet e caktuara nga Kryetari i Dhomave të Specializuara, të cilat shfaqin gatishmërinë për të pranuar persona të dënuar nga ky mekanizëm.
Pare, pare, pare — jo bash lezet
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar financohen nga Bashkimi Europian dhe jo nga buxheti i Kosovës. Ato funksionojnë krejtësisht jashtë menaxhmentit dhe kontabilitetit financiar publik të Kosovës, dhe si të tilla nuk mund të jenë objekt i auditimit të kryer nga Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës. Për më tepër, ato nuk kanë nevojë t’i përmbahen legjislacionit të Kosovës që ka të bëjë me financat publike.
Por kur vjen puna te paret, fondet e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk janë krejt çka ka rëndësi. Këtu në lojë futen edhe shpenzimet e mbrojtjes së të akuzuarve, siç parashihet me Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të të Akuzuarve Potencialë pranë Dhomave të Specializuara. Sipas këtij Ligji, të gjithë personat e akuzuar kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe angazhimit të një avokati të pavarur, kompetent dhe me përvojë, i cili do të paguhet nga buxheti i Kosovës.
TËRËSISË SË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA DHE ZYRËS SË PROKURORIT TË SPECIALIZUAR — DUKE PËRFSHIRË EDHE PERSONELIN, DOKUMENTET DHE PRONËN — I GARANTOHEN IMUNITETET E NJËJTA SI ATO TË CILAT I GËZON EULEX-I SIPAS LIGJEVE TË KOSOVËS.
Ligji gjithashtu parasheh gjithë mbështetjen e nevojshme financiare, e cila duhet t’u ofrohet anëtarëve të ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krime të pretenduara në dëgjimet e Dhomave të Specializuara, duke përfshirë edhe shpenzimet që kanë të bëjnë me udhëtime kur dëgjimet zhvillohen jashtë Kosovës. Duke marrë parasysh se dëgjimet me gjasë do të zhvillohen ekskluzivisht në Hagë — përkundër dispozitave që parashohin se ato mund të mbahen në Kosovë apo gjetiu —  këto shpenzime të udhëtimit me siguri do të ndodhin në çdo rrethanë.
Nuk është ende e qartë se si do të rregullohet mbështetja financiare për anëtarët e familjes apo e drejta e kompenzimit për paraburgim të padrejtë. Sipas asaj që parashihet në Nenin 4 dhe 5, shanset janë të mëdha që këto shpenzime të paguhen nga buxheti i Kosovës.
Përjashtimet speciale
Përkundër faktit se Institucioni i Specializuar Gjyqësor i Zhvendosur i Kosovës ishte themeluar përbrenda kornizës legjislative të Kosovës, ai nuk është krejt i njëjtë sikur institucionet tjera përbrenda sistemit vendor. Për shembull, Dhomat e Specializuara do të kenë kapacitete të bëjnë marrëveshje dhe aranzhime me shtetet dhe instancat tjera në emër të Kosovës. Këto aranzhime që kanë për qëllim bashkëpunimin gjyqësor, nuk kanë nevojë të ratifikohen me dy të tretat e Kuvendit të Kosovës siç kërkohet për të gjitha marrëveshjet tjera ndërkombëtare; krejt çka nevojitet është që marrëveshja të ratifikohet nga Qeveria e Kosovës.
Jurisdiksioni i Dhomave të Specializuara nuk kufizohet nga ndonjë amnesti që dikujt mund t’i garantohet sipas Kushtetutës së Kosovës. Për më tepër, verdiktet e Dhomave të Specializuara nuk janë objekt i ndonjë forme të faljes e cila mund të garantohet sipas sistemit vendor të Kosovës.
Gjithashtu, tërësisë së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar — duke përfshirë edhe personelin, dokumentet dhe pronën — i garantohen imunitetet e njëjta si ato të cilat i gëzon EULEX-i sipas ligjeve të Kosovës. Kjo do të thotë se të gjitha asetet e tyre janë imune ndaj çdo forme të ndërhyrjes nga autoritetet kosovare, duke përfshirë edhe kërkimet e thjeshta. Arkivat trajtohen si pronë e veçantë dhe mbahen jashtë Kosovës. Dhe, më e rëndësishmja, asnjë prej këtyre shënimeve nuk konsiderohen dokumente publike për aryse të privatësisë dhe sigurisë dhe prandaj nuk ekziston e drejta për t’iu qasur atyre.
Çka tash?
Pas gjithë ndërmarrjeve të përmendura më lart, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar tash janë themeluar zyrtarisht. Marrëveshja e shtetit nikoqir ka hyrë në fuqi në janar, dhe janë emëruar 19 gjykatës, është emëruar Prokurori i Specializuar si dhe Kryetari i Dhomave të Specializuara.
Tani po presim miratimin e Rregullave të Procedurës dhe Dëshmive nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara si dokument thelbësor i gjykatës i cili rregullon në hollësi zhvillimin e seancave gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara; kjo do të përcillet me informata se ndaj kujt do të ngritet aktakuza dhe kur do të fillojnë dëgjimet. Nga ajo pikë, pritet të nisë një rrëfim krejt i ri procedural i cili tash për tash mbetet të shihet.K
Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.
PËR AUTORIN/EN
Furtuna Sheremeti ka përfunduar studimet e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo gjithashtu mban titullin ‘Magjistre Shkencas në kriminologji dhe drejtësi penale’ nga Universiteti i Oksfordit dhe momentalisht është duke ndjekur studimet e doktoratës për krimet e shtetit dhe dëmet e tyre në KU Leuven në Belgjikë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.
***
WIE KÖNNEN WIR DAS „SONDERGERICHT“ DES KOSOVO BESSER VERSTEHEN
Von Furtuna Sheremeti – 06.03.2017
Übersetzung : Lirim Gashi
Was sind Fachkammern und Fachstaatsanwaltschaften?
Das Wort „Sondergericht“ ist im Kosovo in den letzten zwei Jahren zu einem Floskel geworden. Schon vor der Gründung der Vertriebene Justizinstitution des Kosovo- so ihr rechtlicher Name – hatten sie begonnen, hitzige Debatten sowohl in den Medien als auch in der Kosovo-Versammlung zu provozieren.
Es waren die zahlreichen Meinungsverschiedenheiten in der Versammlung, die den ersten Versuch zur Einrichtung einer „Sonderkammer“ und einer „Sonderstaatsanwaltschaft“ im Juni 2015 scheitern ließen, weil es nicht genügend Stimmen für deren Einrichtung gab. Nach etwas mehr als zwei Monaten und mit wenig inhaltlicher Debatte billigte die Versammlung die Bildung des Justizmechanismus, der viele Kontroversen ausgelöst hat.
ABER WELCHE DETAILS WÜRDEN BEI DIESEM PROZESS NACH WIE VOR VERNACHLÄSSIGT? 
Angesichts der Notwendigkeit von zwei Anläufen sowie des großen internationalen Drucks, die notwendigen Verfassungsänderungen in der Versammlung zu genehmigen, gab es auch emotionale Äußerungen darüber, was diese neue Struktur für die neu gebildete Staatlichkeit des Kosovo bedeutet.
Aber was bei diesem Hin- und Her-Prozess verloren gegangen ist, waren die Details. Wie ist eigentlich die Zusammensetzung der Fachkammern und der Fachstaatsanwaltschaft? Wie arbeiten Sie? Und was muss passieren, bevor sie im wahrsten Sinne des Wortes in Betrieb gehen?
K2.0 befasst sich mit diesen wesentlichen Fragen, um Antworten darauf zu finden, was uns in den nächsten fünf Jahren erwarten kann.
Was hat das Gesetz mit diesem Problem zu tun?
Alles begann mit dem Bericht vom Dezember 2010: „Unmenschliche Behandlung und Organhandel im Kosovo“. Der für den Rechtsausschuss der Parlamentarischen Versammlung des Europarats erstellte Bericht – allgemein bekannt durch seinen Autor Dick Marty – wurde im Januar 2011 von der Parlamentarischen Versammlung mit der Begründung angenommen, dass während des Krieges im Kosovo schwere Verbrechen begangen wurden . Unmittelbar nach Genehmigung des Berichts richtete die EU-Rechtsstaatlichkeitsmission im Kosovo eine Sonderermittlungsgruppe ein, die unverzüglich mit der Untersuchung der im Bericht angesprochenen Probleme beginnen würde.
Im April 2014 kam es zu einem Briefwechsel zwischen der damaligen Präsidentin der Republik Kosovo, Atifete Jahjaga, und der Hohen Vertreterin für Außen- und Sicherheitsangelegenheiten, und einen Monat später wurde das Abkommen von der Versammlung des Kosovo ratifiziert. Der Briefwechsel wurde als internationales Abkommen behandelt und enthielt die Zusage der Republik Kosovo, innerhalb des Justizsystems des Kosovo spezialisierte Kammern und das Büro des spezialisierten Staatsanwalts einzurichten.
Es dauerte nicht lange, bis die EULEX Task Force als Ergebnis jahrelanger Ermittlungen hinter den Kulissen im Juli 2014 zum ersten Mal bekannt gab, dass ihre Ermittlungen starke Beweise gefunden haben, die es ihnen ermöglichen würden, Anklage gegen einige ehemalige hochrangige Beamte zu erheben der ehemaligen Kosovo-Befreiungsarmee im Zusammenhang mit den im Bericht des Europarates erwähnten Verbrechensvorwürfen.
Zu diesem Zeitpunkt hatten bereits ernsthafte Diskussionen über die Annahme des Verfassungsrahmens begonnen, um einen völlig unabhängigen, unparteiischen und transparenten Rechtsmechanismus zu ermöglichen, der Zeugen in Strafverfahren Sicherheit bieten würde. Daher wurde im August 2015 die Änderung Nr. 24 in der Verfassung der Republik Kosovo, um Platz für die Einrichtung von Sonderkammern und des Büros des Sonderstaatsanwalts zu schaffen. Im selben Monat wurde das Gesetz Nr. 05 / L-053 über die Einrichtung und Regulierung der Organisation, Funktionsweise und Zuständigkeit dieses neuen Mechanismus.
Knapp ein Jahr später, im Februar 2016, unterzeichneten das Kosovo und die Niederlande das Abkommen des Gastgeberlandes. Die Vereinbarung ermächtigte die niederländischen Behörden, mit den Vorbereitungen für die Sonderkammern und die Sonderstaatsanwaltschaft zu beginnen, die ihren Sitz in Den Haag haben werden. Das Gesetz über spezialisierte Kammern und das Büro des spezialisierten Staatsanwalts besagt auch, dass diese Funktionen im Kosovo angesiedelt sein werden und dass sie in Ausnahmefällen in einem anderen Land angesiedelt werden können, wenn dies im Interesse einer angemessenen Rechtspflege liegt.
Gemäß der Verfassungsänderung vom August 2015 dauert das Mandat der Fachkammern und der Spezialstaatsanwaltschaft fünf Jahre, sofern nicht bekannt gegeben wird, dass die Mission früher beendet wurde.
SPEZIALISIERTE KAMMER HABEN DIE AUFSICHT ÜBER ALLE GERICHTE IM KOSOVO.
Spezialisierte Räume – Grundlagen:
Das Gesetz über die Fachkammern und die Spezialstaatsanwaltschaft hat insgesamt neun Kapitel und enthält 65 Artikel mit unterschiedlichen Bestimmungen und Grundsätzen; die wichtigsten werden unten erklärt.
Erstens werden die Kammern allen Ebenen des Justizsystems im Kosovo angegliedert, was bedeutet, dass die Grundgerichte, das Berufungsgericht und der Oberste Gerichtshof eine spezielle Kammer haben werden, die sich nur mit den ” in der genannten “Dick-Marty-Bericht”. Straftaten befasst”. Das Verfassungsgericht wird auch eine Kammer haben, die aus drei Richtern besteht. Alle Richter in diesen Kammern werden international sein und vom EULEX-Missionsleiter ernannt werden und nicht vom Präsidenten des Kosovo, wie es bei lokalen Verfahren üblich ist.
Zweitens ist die Zuständigkeit der Fachkammern sehr wichtig, insbesondere angesichts der Spekulationen darüber, ob diese Kammern in der Lage sein werden, Fälle von politischen Morden zu entscheiden, die nach dem Krieg stattgefunden haben. In dieser Hinsicht ist das Gesetz klar und präzise – es sieht vor, dass die Sonderkammern nur zuständig sind für: Verbrechen gegen die Menschlichkeit und Kriegsverbrechen nach internationalem Recht; sowie Verbrechen nach kosovarischem Recht im Zusammenhang mit dem „Dick Marty-Bericht“ und seinen Behauptungen über „schwere grenzüberschreitende Verbrechen und internationale Verbrechen, die während und nach dem Kosovo-Konflikt begangen wurden“. Letzteres hätte Gegenstand strafrechtlicher Ermittlungen der EULEX Task Force sein sollen. Darüber hinaus sieht das Gesetz vor, dass die Gerichtsbarkeit auf Straftaten beschränkt ist, die zwischen dem 1. Januar 1998 und dem 31. Dezember 2000 begangen wurden.
Hier gibt es etwas sehr Interessantes: Das Gesetz besagt, dass die mutmaßlichen Verbrechen, um von den Sonderkammern behandelt zu werden, entweder im Kosovo begonnen oder begangen worden sein müssen. Rechtlich könnte dies interessante Auswirkungen haben, denn es bedeutet, dass die territoriale Zuständigkeit nicht nur innerhalb des Kosovo liegt; das Wort „begonnen“ kann auch Verbrechen umfassen, die möglicherweise im Kosovo begonnen und in einem anderen Land wie beispielsweise Albanien fortgesetzt / beendet wurden.
Drittens sind die Fachkammern allen Gerichten im Kosovo überlegen. Dies ist gemäß der harmonisierten Rechtsprechung in Artikel 10 des Gesetzes klar festgelegt. Dies bedeutet, dass die Spezialkammern und das Büro des Spezialstaatsanwalts in jedem Stadium der Ermittlungen oder des Verfahrens die Übertragung von Verfahren innerhalb ihrer Zuständigkeit von jedem Staatsanwalt oder Gericht im Hoheitsgebiet des Kosovo an die Spezialkammern und das Büro des Sonderstaatsanwalts anordnen können. Die Staatsanwaltschaft oder das Gericht sollten alle Akten im Zusammenhang mit dem beantragten Fall an die Fachkammern weiterleiten, da die Anordnung der Fachkammern zur Überstellung endgültig und bindend ist.
Spezialisierte Staatsanwaltschaft – ist nicht dasselbe wie spezialisierte Kammern:
Die Fachstaatsanwaltschaft ist eine unabhängige Stelle zur Ermittlung und Verfolgung von Straftaten im Zuständigkeitsbereich der Fachkammern. Auch dafür sieht das Gesetz wichtige Bestimmungen vor.
Erstens ist die Spezialisierte Staatsanwaltschaft allein zuständig für Ermittlungen und strafrechtliche Verfolgung von Personen, die für Straftaten verantwortlich sind, die in die Zuständigkeit der Spezialisierten Kammern fallen; damit ist sie von allen Strafverfolgungsbehörden im Kosovo völlig getrennt. Darüber hinaus hat das Büro des Sonderstaatsanwalts die Befugnis, das Mandat und die Mitarbeiter der Sonderermittlungs-Task Force zu übernehmen, sowie die Befugnis, staatliche Behörden um Unterstützung für ihre Bedürfnisse für den reibungslosen Ablauf ihrer Arbeit zu bitten.
VERURTEILTE PERSONEN WERDEN DAS GEFÄNGNIS NICHT IM KOSOVO-GEFÄNGNIS ERLEBEN, SONDERN IN DEN VOM PRÄSIDENTEN DER FACHKAMMER ERNANNTEN STAATEN.
Zweitens, und das ist am wichtigsten, hat die Sonderstaatsanwaltschaft ihre eigene Polizei, die die gleichen Befugnisse und Verantwortlichkeiten hat, um die Befugnisse auszuüben, die der Polizei des Kosovo nach kosovarischem Recht garantiert sind. Die kosovarische Polizei kann daher nur Hilfsangelegenheiten wie die Vollstreckung von Anordnungen oder die Sicherstellung von Dokumenten im Namen der Sonderstaatsanwaltschaft und der Sonderkammern durchführen.
Drittens wird das Haftzentrum für Angeklagte der Sonderstaatsanwaltschaft nicht im Kosovo, sondern in den Niederlanden sein. Es wird einen Beamten geben, der für die Leitung und Verwaltung der Funktion und der Hafteinrichtungen für die Spezialkammern verantwortlich ist, während die Haftbeamten die Befugnis und Verantwortung haben, die Befugnisse auszuüben, die den Beamten des Justizvollzugszentrums des Kosovo gemäß der Gesetzgebung zustehen. Nach ihrer Freilassung werden Personen, die in Haftanstalten festgehalten werden, nicht in Den Haag entlassen, sondern als Häftlinge transportiert, bis sie an dem Ort ankommen, an dem sie ursprünglich festgehalten wurden.
Nicht zuletzt werden verurteilte Personen ihre Haftstrafen nicht im Kosovo verbüßen, sondern in Ländern, die vom Präsidenten der Fachkammern benannt werden und die bereit sind, durch diesen Mechanismus verurteilte Personen aufzunehmen.
Geld, geld, geld – nicht sehr schön
Die Sonderkammern und die Sonderstaatsanwaltschaft werden von der Europäischen Union und nicht aus dem Haushalt des Kosovo finanziert. Sie sind vollständig außerhalb des öffentlichen Finanzmanagements und Rechnungswesens des Kosovo tätig und unterliegen als solche möglicherweise nicht der Prüfung durch das National Audit Office des Kosovo. Darüber hinaus müssen sie die Rechtsvorschriften des Kosovo in Bezug auf die öffentlichen Finanzen nicht einhalten.
Aber bei ersteren kommt es nicht nur auf die Mittel der Fachkammern und der Fachstaatsanwaltschaft an. Dazu gehören auch die Kosten der Verteidigung des Angeklagten, wie sie das Gesetz über den Rechtsschutz und die finanzielle Unterstützung potenzieller Angeklagter bei den Fachkammern vorsieht. Nach diesem Gesetz haben alle Angeklagten das Recht, Unterstützung zur Deckung der Verteidigungskosten und die Einschaltung eines unabhängigen, kompetenten und erfahrenen Anwalts zu beantragen, der aus dem Haushalt des Kosovo bezahlt wird.
ALLER FACHRÄUME UND DER FACHSTAATSANWALTSCHAFT – EINSCHLIESSLICH PERSONAL, DOKUMENTEN UND EIGENTUM – DIE SICHERHEIT IMMUNITÄTEN WERDEN GARANTIERT
Das Gesetz sieht auch alle notwendige finanzielle Unterstützung vor, die nahen Familienangehörigen von Personen, die mutmaßlicher Straftaten bei den Anhörungen der Sonderkammern beschuldigt werden, bereitgestellt werden muss, einschließlich Reisekosten, wenn die Anhörungen im Ausland stattfinden. Da die Anhörungen voraussichtlich ausschließlich in Den Haag stattfinden werden – trotz Bestimmungen, die vorsehen, dass sie im Kosovo oder anderswo abgehalten werden können – werden diese Reisekosten wahrscheinlich unter allen Umständen anfallen.
Noch ist unklar, wie die finanzielle Unterstützung von Familienangehörigen oder das Recht auf Entschädigung bei ungerechtfertigter Inhaftierung geregelt werden. Gemäß den Bestimmungen in den Artikeln 4 und 5 stehen die Chancen gut, dass diese Ausgaben aus dem Haushalt des Kosovo beglichen werden.
Besondere Ausnahmen
Trotz der Tatsache, dass die spezialisierte Justizinstitution für Vertriebene aus dem Kosovo innerhalb des kosovarischen Rechtsrahmens eingerichtet wurde, ist sie nicht ganz dasselbe wie andere Institutionen innerhalb des lokalen Systems. Beispielsweise werden die Fachkammern die Kapazität haben, Vereinbarungen und Abmachungen mit anderen Staaten und Körperschaften im Namen des Kosovo zu treffen. Diese Vereinbarungen zur justiziellen Zusammenarbeit müssen nicht von zwei Dritteln der Versammlung des Kosovo ratifiziert werden, wie es alle anderen internationalen Abkommen verlangen; es bedarf lediglich der Ratifizierung des Abkommens durch die Regierung des Kosovo.
Die Zuständigkeit der Fachkammern wird durch keine Amnestie eingeschränkt, die jemandem gemäß der Verfassung des Kosovo garantiert werden kann. Darüber hinaus unterliegen die Urteile der Sonderkammern keiner Form der Begnadigung, die nach dem lokalen System des Kosovo garantiert werden kann.
Außerdem werden der Gesamtheit der Sonderkammern und der Sonderstaatsanwaltschaft – einschließlich des Personals, der Dokumente und des Eigentums – die gleichen Immunitäten garantiert, die EULEX nach den Gesetzen des Kosovo genießt. Dies bedeutet, dass alle ihre Vermögenswerte immun gegen jede Form von Eingriffen der kosovarischen Behörden sind, einschließlich einfacher Durchsuchungen. Archive werden als separates Eigentum behandelt und außerhalb des Kosovo aufbewahrt. Und, was am wichtigsten ist, keine dieser Aufzeichnungen werden aus Datenschutz- und Sicherheitsgründen als öffentliche Dokumente angesehen und es besteht daher kein Recht auf Zugang zu ihnen.
Was jetzt?
Nach allen oben genannten Unternehmen wurden nun auch die Fachkammern und die Fachstaatsanwaltschaft formell eingerichtet. Das Gaststaatabkommen trat im Januar in Kraft, und 19 Richter wurden ernannt, der Sonderstaatsanwalt und der Präsident der Sonderkammern wurden ernannt.
Wir warten nun auf die Billigung der Verfahrens- und Beweisordnung durch die Richter der Fachkammern als wesentliches Dokument des Gerichts, das die Durchführung von Gerichtsverhandlungen vor den Fachkammern im Detail regelt; es folgen Informationen darüber, gegen wen die Anklage erhoben wird und wann die Anhörungen beginnen. Ab diesem Zeitpunkt wird voraussichtlich ein völlig neues Verfahrensnarrativ beginnen, das vorerst abzuwarten bleibt.
ÜBER DIE AUTORIN
Furtuna Sheremeti hat ihr Studium der Rechtswissenschaften an der Universität Prishtina abgeschlossen. Sie hat außerdem einen Master of Science in Kriminologie und Strafjustiz der Universität Oxford und promoviert derzeit im Bereich Staatskriminalität.
***
KAKO BOLJE SHVATITI KOSOVSKI “SPECIJALNI SUD”.
Autor Furtuna Sheremeti – 06.03.2017
Prijevod: Lirim Gashi
Što su specijalistička vijeća i specijalistička državna odvjetništva?
Riječ “poseban sud” postala je prazna fraza na Kosovu u posljednje dvije godine. Čak i prije osnivanja Raseljene Specijalizirane Pravosudne Institucije Kosova – da joj damo zakonski naziv – počeli su izazivati ​​burne rasprave kako u medijima tako i u kosovskoj skupštini.
Upravo su brojne nesuglasice u skupštini onemogućile su u lipnju 2015. prvi pokušaj osnivanja “posebnog vijeća” i “specijalnog tužiteljstva” jer nije bilo dovoljno glasova za njihovo osnivanje. Nakon nešto više od dva mjeseca i uz malo suštinske rasprave, skupština je odobrila formiranje pravosudnog mehanizma koji je izazvao mnogo kontroverzi.
NO KOJI SU DETALJI U OVOM PROCESU JOŠ BILI ZANEMARI?
S obzirom na potrebu za dva pokušaja i veliki međunarodni pritisak da se potrebne ustavne promjene odobre u Skupštini, bilo je i emotivnih izraza o tome što ova nova struktura znači za novonastalu državnost Kosova.
Ali ono što se izgubilo u ovom procesu naprijed-nazad bili su detalji. Kakav je sastav Specijalističkih Komora i Specijalističkog Državnog Odvjetništva? Kako rade ? I što se mora dogoditi prije nego što doslovno krenu u pogon?
K2.0 rješava ova bitna pitanja kako bismo pronašli odgovore na ono što nas može čekati u sljedećih pet godina.
Kakve veze ima zakon s ovim problemom?
Sve je počelo izvješćem iz prosinca 2010.: “Nečovječno postupanje i trgovina organima na Kosovu”. Izvješće pripremljeno za Odbor za pravna pitanja Parlamentarne skupštine Vijeća Europe – poznatog po svom autoru Dicku Martyju – usvojila je Parlamentarna skupština u siječnju 2011. uz obrazloženje da su tijekom rata na Kosovu počinjeni teški zločini. Neposredno nakon što je izvješće odobreno, Misija EU za vladavinu prava na Kosovu osnovala je poseban istražni tim koji bi odmah počeo istraživati ​​pitanja iznesena u izvješću.
U travnju 2014. tadašnja Predsjednica Republike Kosovo Atifete Jahjaga razmijenila je pisma s visokom predstavnicom za vanjske poslove i sigurnost, a mjesec dana kasnije sporazum je ratificirala Skupština Kosova. Razmjena pisama tretirana je kao međunarodni sporazum i uključivala je obvezu Republike Kosovo da uspostavi specijalizirana vijeća i Ured Specijaliziranog Tužitelja u okviru kosovskog pravosudnog sustava.
Nedugo prije nego što je EULEX-ova radna skupina, kao rezultat dugogodišnjih istraga iza scene, u srpnju 2014 prvi put objavila. da su njihove istrage otkrile snažne dokaze koji bi im omogućili da podignu optužbe protiv nekih bivših visokih dužnosnika bivše Oslobodilačke Vojske Kosova u vezi s optužbama za zločine spomenute u izvješću Vijeća Europe.
U to vrijeme već su započele ozbiljne rasprave o usvajanju ustavnog okvira koji bi omogućio potpuno neovisan, nepristran i transparentan pravosudni mehanizam koji bi pružao sigurnost svjedocima u kaznenom postupku. Stoga je u kolovozu 2015. u Ustav Republike Kosovo uveden amandman br. 24 kako bi se napravio prostor za osnivanje posebnih komora i Ureda specijalnog tužitelja. U istom mjesecu, Zakon br. 05 / L-053 kojim se uspostavlja i regulira organizacija, funkcioniranje i nadležnost ovog novog mehanizma.
Gotovo godinu dana kasnije, u veljači 2016., Kosovo i Nizozemska potpisali su sporazum sa zemljom domaćinom. Sporazum je ovlastio nizozemske vlasti da započnu pripreme za specijalne komore i Ured Posebnog Tužitelja, koji će imati sjedište u Haagu. Zakon o specijaliziranim vijećima i Uredu Specijaliziranog Tužitelja također navodi da će te funkcije biti locirane na Kosovu i da u iznimnim slučajevima mogu biti locirane u nekoj drugoj zemlji ako je to u interesu pravilnog provođenja pravde.
Prema ustavnoj izmjeni iz kolovoza 2015., mandat Specijalističkih Komora i Posebnog Tužiteljstva traje pet godina, osim ako se ne objavi da je misija ranije završila.
NADZOR NAD SUDOVIMA KOSOVA IMAJU SPECIJALIZIRANE KOMORE.
Specijalizirane Komore – osnove:
Zakon o Specijalističkim Vijećima i Posebnom Tužiteljstvu ima ukupno devet poglavlja i sadrži 65 članaka s različitim odredbama i načelima; glavni su objašnjeni u nastavku.
Prvo, vijeća će biti pripojena svim razinama pravosudnog sustava na Kosovu, što znači da će Osnovni Sudovi, Prizivni Sud i Vrhovni Sud imati posebno vijeće koje će se baviti samo kaznenim djelima spomenutim u “Izvješću Dicka Martyja”. “. Ustavni Sud će imati i vijeće sastavljeno od tri suca. Svi suci u ovim vijećima bit će međunarodni i imenovat će ih šef misije EULEX-a, a ne Predsjednik Kosova kao što je uobičajeno u lokalnim procedurama.
Drugo, nadležnost Specijaliziranih Vijeća je vrlo važna, posebno s obzirom na nagađanja hoće li ta vijeća moći odlučivati ​​o slučajevima političkih ubojstava koji su se dogodili nakon rata. S tim u vezi, zakon je jasan i precizan – predviđa da su Posebna Vijeća nadležna samo za: zločine protiv čovječnosti i ratne zločine prema međunarodnom pravu; i zločini prema kosovskom zakonu koji se odnose na “Izvješće Dicka Martyja” i njegove tvrdnje o “ozbiljnim transnacionalnim i međunarodnim zločinima počinjenim tijekom i nakon sukoba na Kosovu”. Potonji je trebao biti predmet kriminalističke istrage od strane EULEX-ove radne skupine. Osim toga, zakon predviđa da je nadležnost ograničena na kaznena djela počinjena između 1. siječnja 1998. i 31. prosinca 2000. godine.
Ima tu nešto vrlo zanimljivo: zakon kaže da navodni zločini moraju početi ili su počinjeni na Kosovu da bi se njima bavila posebna vijeća. Pravno, ovo bi moglo imati zanimljive implikacije, jer znači da teritorijalna nadležnost nije samo unutar Kosova; riječ ‘započeto’ također može uključivati ​​zločine koji su mogli započeti na Kosovu i nastavljeni/završeni u drugoj zemlji kao što je Albanija.
Treće, specijalizirana vijeća su nadređena svim sudovima na Kosovu. To je jasno navedeno u skladu s usklađenom sudskom praksom u članku 10. Zakona. To znači da posebna vijeća i Ured Specijalnog Tužitelja mogu narediti prijenos postupka iz svoje nadležnosti sa bilo kojeg tužioca ili suda na teritoriji Kosova na Posebna Vijeća i Ured Specijalnog Tužitelja u bilo kojoj fazi istrage ili postupka. Tužiteljstvo ili sud trebaju sve spise u vezi sa traženim predmetom proslijediti Specijaliziranim Vijećima, budući da je nalog Specijaliziranih Vijeća o ustupanju konačan i obvezujući.
Specijalizirano Tužiteljstvo – nije isto što i Specijalizirana Vijeća:
Specijalističko Državno Odvjetništvo je samostalna agencija za istraživanje i progon kaznenih djela iz djelokruga nadležnosti specijalističkih vijeća. Zakon također predviđa važne odredbe za to.
Prvo, Specijalizirano Tužiteljstvo ima isključivu nadležnost za istraživanje i procesuiranje osoba odgovornih za zločine iz nadležnosti Specijaliziranih Vijeća; potpuno je odvojen od svih agencija za provođenje zakona na Kosovu. Osim toga, Ured Posebnog Odvjetništva ima ovlasti preuzeti mandat i osoblje Radne skupine za posebne istrage, kao i ovlast tražiti pomoć od državnih agencija za svoje potrebe za nesmetano odvijanje njezina rada.
OSUĐENE OSOBE NEĆE DOŽIVJETI ZATVOR U KOSOVSKOM ZATVORU VEĆ U DRŽAVAMA KOJE JE IMENOVAO PREDSJEDNIK VJEŠTAČKE KOMORE.
Drugo, i što je najvažnije, Specijalno Tužiteljstvo ima vlastitu policiju, koja ima iste ovlasti i odgovornosti za izvršavanje ovlasti koje su zajamčene Policijskim Snagama Kosova kosovskim zakonom. Kosovska policija stoga može obavljati samo pomoćne poslove kao što su izvršenje naloga ili zapljena dokumenata u ime posebnog tužiteljstva i posebnih vijeća.
Treće, pritvorski centar za optužene Specijalnog Tužiteljstva neće biti na Kosovu, već u Nizozemskoj. Postojat će službenik koji je odgovoran za usmjeravanje i upravljanje funkcijom i pritvorskim objektima za Posebne Komore, dok će pritvorski službenici imati ovlasti i odgovornost za izvršavanje ovlasti koje su prema zakonu dodijeljene službenicima Kosovskog popravnog centra.
Nakon puštanja na slobodu, osobe koje se drže u pritvorskim centrima ne puštaju se u Haag, već se prevoze kao zarobljenici dok ne stignu na mjesto gdje su prvobitno držani.
Posljednje, ali ne i najmanje važno, osuđene osobe neće služiti kaznu na Kosovu, već u zemljama koje odredi predsjednik Specijaliziranih Komora koje su spremne primiti osuđene osobe kroz ovaj mehanizam.
Novac, novac, novac – nije baš lijepo
Posebna vijeća i Ured Posebnog Tužitelja financiraju se iz Europske unije, a ne iz proračuna Kosova. Djeluju u potpunosti izvan sustava upravljanja javnim financijama i računovodstva Kosova i kao takvi ne mogu biti podvrgnuti kontroli Državnog Ureda za Reviziju Kosova. Osim toga, ne moraju se pridržavati kosovskog zakonodavstva o javnim financijama.
No, u prvom slučaju nisu važni samo resursi Specijalističkih Komora i Specijalističkog Državnog Odvjetništva. U to su uključeni i troškovi obrane optuženika, predviđeni Zakonom o pravnoj zaštiti i novčana potpora potencijalnim optuženicima kod specijalističkih vijeća. Prema ovom zakonu, svi optuženici imaju pravo zatražiti pomoć za pokrivanje troškova obrane i uključivanje neovisnog, kompetentnog i iskusnog odvjetnika koji se plaća iz kosovskog proračuna.
OD SVIH SPECIJALISTIČKIH KOMORA I SPECIJALISTIČKOG TUŽITELJSTVA – UKLJUČUJUĆI OSOBLJE, DOKUMENTE I IMOVINU – ZAJAMČEN JE SIGURNOSNI IMUNITET
Zakonom je također predviđena sva potrebna financijska pomoć koja se pruža članovima uže obitelji osoba optuženih za navodna kaznena djela na raspravama Posebne Komore, uključujući i putne troškove kada se rasprave održavaju u inozemstvu. Budući da se očekuje da će se saslušanja održati isključivo u Haagu – unatoč odredbama koje dopuštaju njihovo održavanje na Kosovu ili drugdje – ovi će putni troškovi vjerojatno nastati u svim okolnostima.
Još uvijek je nejasno kako će se regulirati financijska potpora članovima obitelji ili pravo na naknadu štete u slučaju neopravdanog pritvora. Prema odredbama članaka 4. i 5., postoji velika šansa da će ti troškovi biti pokriveni iz proračuna Kosova.
Posebne iznimke
Unatoč činjenici da je Raseljena Specijalizirana Pravosudna Institucija Kosova uspostavljena unutar kosovskog pravnog okvira, ona nije sasvim ista kao druge institucije unutar lokalnog sustava. Na primjer, Specijalizirane Komore imat će kapacitet za sklapanje sporazuma i razumijevanja s drugim državama i entitetima u ime Kosova. Ove sporazume o pravosudnoj suradnji ne moraju ratificirati dvije trećine Skupštine Kosova, kao što to zahtijevaju svi drugi međunarodni sporazumi; zahtijeva samo ratifikaciju sporazuma od strane vlade Kosova.
Nadležnost Specijaliziranih Komora nije ograničena nikakvom amnestijom koja se može jamčiti bilo kome prema Ustavu Kosova. Nadalje, presude Posebnih Vijeća ne podliježu nikakvom obliku pomilovanja, koje se može jamčiti prema kosovskom lokalnom sustavu.
Osim toga, cijelim Posebnim Komorama i Uredom Posebnog Tužiteljstva – uključujući osoblje, dokumente i imovinu – zajamčeni su isti imuniteti koje EULEX uživa prema zakonima Kosova. To znači da je sva njihova imovina imuna na bilo kakav oblik uplitanja kosovskih vlasti, uključujući jednostavne pretrage. Arhivi se tretiraju kao posebna imovina i čuvaju se izvan Kosova. I, što je najvažnije, niti jedna od ovih snimki se ne smatra javnim dokumentima iz razloga privatnosti i sigurnosti i stoga nema prava pristupa njima.
Što sada?
Nakon svih navedenih tvrtki, sada su i formalno ustrojene Specijalističke Komore i Specijalističko Državno Odvjetništvo. Sporazum s državom domaćinom stupio je na snagu u siječnju i imenovano je 19 sudaca, imenovani su Posebni Tužitelj i Predsjednik Posebnih Vijeća.
Sada čekamo odobrenje Poslovnika o postupku i dokazima od strane sudaca Specijaliziranih Vijeća kao bitnog dokumenta suda koji detaljno uređuje vođenje sudskih rasprava pred Specijaliziranim Vijećima; slijede informacije tko će biti optužen i kada će ročišta početi. Od te točke nadalje vjerojatno će započeti potpuno novi proceduralni narativ, što za sada ostaje za vidjeti.
O AUTORU
Furtuna Sheremeti završila je studij prava na Sveučilištu u Prištini. Također je magistrirala kriminologiju i kazneno pravosuđe na Sveučilištu Oxford, a trenutno je na doktorskom studiju državnog kriminala.
__________
Me 06.03.2017

Kosova ndërmjet përpjekjeve për shtetndërtim dhe tendencave kuislinge për shtetshkatërrim 

0
Nga: Gani Qarri

 

Sot mbushen plot 14 vjet rrugëtim të vështirë të Dardanisë ndërmjet përpjekjeve të paepura të saj, për shtetndërtim dhe tendencave të pareshtura kuislinge për shtetshkatërrim 

Republika e Kosovës, më 17 shkurt të këtij viti feston14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe ekzistencës së saj krenare, si shtet i lirë e sovran, e njohur tanimë nga mese 116 shtete anëtare të OKB-së, anë e mbanë botës.  

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, që në ditët e para të konfirmimit si shtet i ri, Kosova u njoh nga shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme evropiane e botërore dhe dhjetëra vende tjera nga të gjitha kontinentet e globit tokësor.

Vulosja e pavarësisë së Kosovës më 22 korrik të vitit 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, si organi më i lartë juridik i OKB-së dhe të gjitha njohjet dhe marrëdhëniet diplomatike me këto shtete, janë arritur në kuadër të kufijve ekzistues, në të cilët edhe janë vendosur themelet e shtetit të ri të Kosovës, si dhe është jetësuar realiteti i ri politik e gjeostrategjik në rajon dhe botë që nga 17 shkurti i vitit 2008-të e këndej.

Kosova, qysh nga çlirimi prej okupimit serb, ka ecur shumë përpara, por sukseseve të saj, papritur u doli në pritë eksponenca me disponim antishtetëror e antikombëtar, nga figura e parti të inkriminuara në krye me PDK-në, të mësuara të mbijetojnë dhe mbajnë pushtetin me vjedhje, zhvatje, korrupsion galopant e kriminalitet të pashembullt, të cilat pas pazareve me tokat tona autoktone, tentuan dhe po orvaten akoma edhe sot, që ta ndajnë e ri-copëtojnë përfundimisht edhe shtetin e ri të Kosovës.  

Madje përkundër gjithë ndihmës së pakursyer të SHBA-ve dhe vendeve tjera mike, për njohje të reja, shtet ndërtim dhe ruajtjen e paprekshmërisë territoriale të saj, Kosovën nisën ta rrezikojnë eksponentët e brendshëm partiak e shtetëror, me bazament nga PDK, si kuislingu Thaçi & Co, i cili në qershor të vitit 2011, i vendosi fusnotën statusit shtetëror të vendit, duke e zhvlerësuar pavarësinë e Kosovës dhe zbritur Kosovën në nivel krahine në bisedimet me Serbinë.

Më 19 prill të vitit 2013, Thaçi nënshkroi edhe marrëveshjen për asociacionin një etnik serb, ndërsa më 25 gusht 2015, Isa Mustafa sigloi në mënyrë të kundërligjshme e kundër kushtetuese edhe zgjerimin e kompetencave të këtij asociacioni duke rrezikuar bosnjëzimin e Kosovës dhe krijimin e një “republika srpska” edhe në Kosovë, si hapi i parë vendimtar për ndarjen e Kosovës. 

Por, për fat të mirë, në dhjetor të po atij viti, dokumentin mbi asociacionin, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjeti në kundërshtim të plotë, me 23 nene të Kushtetutës dhe e hodhi poshtë, si të pa pranueshëm, duke mos e cilësuar as si marrëveshje, por vetëm, dokument të ndërmjetmë, të pa ratifikuar as nga parlamenti i Serbisë.

Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, nisur nga interesa të ngushta personale, duke e vendosur veten mbi interesat e shtetit dhe të popullit të Kosovës, më 25 gusht të vitit 2018 në forumin e vendeve ballkanike në Alpbach të Austrisë, Thaçi doli para kamerave botërore televizive, prej nga u publikuan edhe fotografitë e Thaçit me Aleksandër Vuçiqin kokë më kokë, duke kërkuar publikisht edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndarjen e Kosovës.  

 Pak muaj më vonë, falë mbështetjes së pakursyer dhe të vazhdueshme të SHBA-ve, që tash e mbi 23 vite me radhë, kanë dhënë çdo gjë për çlirimin, pavarësimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës, me 14 dhjetor të vitit 2018, u miratua në Kuvend themelimi i ushtrisë shtetërore të Republikës së Kosovës, gjë që pa mbështetjen dhe përkrahjen e SHBA-ve, as që do të mund të formohej ushtria e Kosovës, pasi që edhe vet përfaqësuesit e NATO-s, deklaroheshin kundër.  

Me themelimin e ushtrisë, u forcuan edhe më tepër themelet e shtetësisë dhe nga ajo datë, Kosova po frymon edhe me një mekanizëm jetik më tepër si shtetit njëmendë i pavarur e sovran dhe bashkëkohor.  

Por siç po dëshmohet edhe nga dokumentet që dita, ditës, po zbulohen në vijimësi, eksponentëve të PDK-së të cilëve duket se nuk u intereson fare shteti e populli i Kosovës, si dhe ligjet as vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe para shtetit të Kosovës dhe vet SHBA-ve, zemra u rrah më tepër për Vuçiqin, njëkohësisht me kërkesat publike të kuislingut Thaçi, në fund korrik të vitit 2018 në Alpbach të Austrisë, Vlora Çitaku, kishte filluar nga Nju Jorku angazhimin e saj të fshehtë e tinëzar, për ndarjen e Kosovës, krahas pagesave prej mbi 168 mijë eurove të taksapaguesve të Kosovës, që këshilltarja e Thaçit dhe Kadri Veselit Dhurata Hoxha, i kishte paguar firmës franceze Majorelle PR & Events, si ministre në Qeverinë e PAN-it, që firma në fjalë, të lobonte edhe në botë për ndarjen e Kosovës.  

Madje siç dëshmoi para rreth tre muajsh përfaqësuesja e lartë e Bosnjë Hercegovinës në OKB, politikania e shquar, Sabina Çudiq, gjatë viteve 2018-2020, Vlora Çitaku kishte punuar me aq shumë zell, sa që madje, ishte arritur edhe marrëveshja me palën serbe, për ndarjen e Kosovës, gjë që diplomates së Bosnjës ia kishte konfirmuar edhe serbishte-folësi dhe dhëndëri i Beogradit Matthev Palmer, dhe vetëm pritej momenti më i përshtatshëm që ajo marrëveshje të nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë, për ta shitur pastaj, këtë tradhti të lart antishtetërore e antikombëtare, para shqiptarëve edhe si ngjarje historike?! 

Për aq më tepër, eksponentëve antishtetëror brenda PDK-së, duket se nuk u mjaftuan as me këto akte makabre renegate, ndaj pa fije turpi, së fundi, ata shfrytëzuan edhe vizitën e përfaqësuesit më të lartë të mikut më të madh të vendit tonë në botë-Amerikës, si vizita e z.Gabriel Eskobar në Kosovë, për t`iu kundërvënë pa fije turpi as respekti njerëzor e politik, edhe vet SHBA-ve, ndaj 3 nga ata, pikërisht në prag të vizitës së përfaqësuesit të lart amerikan z. Gabriel Eskobar në vendin tonë, shpalosën publikisht kërkesat e tyre tradhtare dhe më të çuditshme antikombëtare e antishtetërore, ashtu siç i kishin ndarë detyrat:  

Enver Hoxhaj, kërkoi formimin e asociacionit kundër kushtetues një etnik serb me kompetenca ekzekutive, duke harruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa “hirushja” e z. Thaçi, Vlora Çitaku dhe “bashkëluftëtari” e “çlirimtari” me nam, Ramë (grab)Buja, kërkuan ndarjen e Kosovës dhe këmbimin e territoreve, përderisa SHBA është deklaruar publikisht, kundër këtyre çmendurive të eksponentëve kuisling të PDK-së.   

Prandaj në sytë dhe shpirtin e lënduar të popullit të Kosovës, aktet e tilla të këtyre renegatëve, nuk mund të shihet ndryshe, përveçse si tradhti e lartë, pikësëpari ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, SHBA-ve, NATO-së dhe vendeve tjera mike, që gjatë gjithë kohës na përkrahën dhe ndihmuan në çlirimin, pavarësimin dhe shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës, e që fatmirësisht garantojnë edhe kufijtë e Republikës së Kosovës, përndryshe nga reaksionarë të këtij lloji, shteti ynë i ri, tanimë do të kishte dështuar dhe përmendur vetëm si histori e pikëlluar. 

Siç dihet tanimë botërisht, që nga shpallja e pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008 dhe vulosjes së saj më 22 korrik të vitit 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si organi më i lartë juridik i OKB-së, të gjitha njohjet dhe lidhja e marrëdhënieve diplomatike me këto shtete, janë arritur në kuadër të kufijve ekzistues, në të cilët edhe janë vendosur themelet e shtetit të ri të Kosovës si dhe është jetësuar realiteti i ri politik e gjeostrategjik në rajon dhe botë.Dhe përkundër të gjitha rreziqeve e përpjekjeve meskine për ta rrënuar shtetin tonë nga njerëz e grupe renegatësh, brenda dhe jashtë vendit, Kosova ka ecur shumë përpara dhe përveç arritjeve tjera ndryshimi më i madh pozitiv i cili medoemos duhet theksuar me këtë rast, është se14 vjetori i lindjes së saj, Republikën e Kosovës, e gjen tanimë të konsoliduar edhe me ushtri të vet. 

Vend i ri, me perspektivë, në të cilin, nga 14 shkurti i vitit të kaluar, si rrallë kund në rajon, të shiturit, tradhtarët, të shantazhuarit dhe të dështuarit politik, janë nxjerrë tërësisht jashtë loje dhe partitë e inkriminuara janë shkarkuar nga pushteti e hedhur krejt lehtësisht në opozitë, pa shqetësime qytetare e trazira politike, vetëm me votën e lirë të qytetarëve të vetëdijesuar të Republikës së Kosovës.

Prandaj Qeveria e re, përveç luftës së suksesshme për rivendosjen e rendit e të ligjit, duke zbuluar përditë e më tepër aferat korruptive e kriminale të partive të inkriminuara, me miratimin e ligjit për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme dhe procesin e VETTING-ut, krahas spastrimit të organeve shtetërore e publike nga të korruptuarit dhe kriminelët, si dhe kthimin e pasurisë së paligjshme shtetit dhe pronarëve legjitim, të gjithë atyre që kërkojnë ndarjen dhe bosnjëzimin e Kosovës, është momenti vendimtar, që tu thotë stop dhe vendos në bankën e të akuzuarve për tradhti ndaj vendit dhe tu jap dënimin maksimal për rrezikim të shtetësisë së Kosovës, në mënyrë që eksponentët e dyshimtë si Hoxhaj, Çitaku e Buja & Co, apo kushdo qofshin ata, përfundimisht ta marrin dënimin e merituar ligjor dhe aventurat e tyre kundër shtetit sovran e të pavarur të Republikës së Kosovës, të marrin fund njëherë e përgjithmonë.   

Dhe për fund, me rastin datës historike të 17 Shkurtit, ditës së shenjtëruar të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të gjithë shqiptarëve të Dardanisë, trojeve tjera etnike dhe kudo jetojnë bashkëkombësit tanë në diasporën gjithandej globit, ju urojë nga zemra ditën e pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar- Kosovës së pavarur, të lirë dhe sovrane!  

Kryemnistri Kurti në panik : Sulmon Opozitën dhe Mediat në ditën e Pavarësisë !

0

Fatmir Bajraj

Asgjë ma të shënjtë në Demokraci, nuk ka se sa respektimi i Opzitës si pushtet moral, dha ai i medias si një nga shtyllat që mbanë këtë sistem të vlerave, nga ana e pushtetit, përkatësisht të Qeverisë së vendit në një Republikë parlamentare siq është Republika e jonë, Republika e Kosovës !
Presidentja Osmani & Kryemnistri Albin Kurti “vlera” të së njejtës medalje !
Fjalimi i Presidentes së Republkes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani
Një fjalim dhe një një tekst brilant, parexselns, në realitet vlera reale autentike-nacionale, me të cilat Vjosa Osmani mashtoj opinionin dhe ngjiti shkallët e karieres politike deri n’pozitën e Presidentes.
Një fjalim, vlerat e të cilit, vet Vjosa Osmani, ma shumë se askush tjetër, i përbalti, i përdhosi dhe i shkeli me të dya këmbët, duke i braktisur ato, dhe duke u bashkuar me luftetarin dhe kundershtarin egër të këtyre vlerave, anti-Rugovistin, Kurti !
Fjalimi i Presidentes, me një fjali mundë të përkufizohet kështu :
I tha ato që duhet thënë e bërë, por i bënë ato që nuk i tha, e që nuk duhet bërë.
Kryemnistri i Kurti, i çorientuar, i debalansuar dhe i egër tmerrësisht!
Sikur nuk ishte në ditën e vet, sikur la të kuptohej se vetë pavarësimi i vendit ishte dhe mbeti armiku i Tij kreyesor.
Përpjekja tendencioze dhe përfide për të shmangë fjalinë kruciale të një Kryemnistri të përgjegjshëm :
“Ati i Pavarësisë së Kosovës, është arkitekti i saj, presidenti historik Ibrahim Rugova”, sikur e futi llugave duke shpërnda gjithandej “merita” me t’vetmin qellim : mohimin e rolit unik të Atit të shtetit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova !
Sulmi ndaj Opozites i pa precent dhe i pafalshëm !
Fajësimi dhe penalizimi i Opozitës për të gjitha deshtimet e Qeverisë së Tij, në huqjet kardinale të të gjithë Digasterëve të Qeverisë, përfshi ; izolimin e vendit, varfërimin e qytetarëve dhe ikjet e të rinjëve nga humbja e shprese dhe përespektives nga mashtrimet e Tij, sikur i’a humbë edhe arsyen Kryemnistrit dhe e vetmja armë i ka ngelë, prodhimi i armiqëve n’mesin e të cilëve, Opozita dhe Media !
Lufta dhe sulmi ndaj medias, shënon fillimin e fundit të këtij Kryemnistri autokrat dhe t’papërgjegjshëm skajshmërisht.
Ai, akuzoi mediat për dezinformim dhe propagandë të rrëjshme kundër të “vertetës” dhe fakteve reale në qeverisjen e Tij të “mirë”, për çfarë Kryemnistri në detyrë i mbanë përgjegjëse dhe me këtë fakt, kërcnoj mediat në ushtrimin e funksionit primar, informimin e opinionit për zhvillimet në vend.
Nga sot, Opzita, mediat dhe shoqëria cilvile, duhet t’bëhën bashkë në betejën demokratike për Kosovën dhe qytetarët e saj përballë një Kryemnistri të gjithëpushtetshëm dhe autokrat i cili nuk duron Opozitën, mediat dhe as zërin e arsyes qytetare.
Kush nuk e ka kuptuar këtë gjë sot, nuk do ta kuptoj kurr !

Makina e vrasjes së regjimit iranian në Lindjen e Mesme

0

Në vitin 2003, Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), paralajmëroi se kërcënimet terroriste të regjimit të Iranit janë njëqind herë më të rrezikshme se programi i tij bërthamor. Ky ishte një paralajmërim domethënës, veçanërisht pasi vinte nga kreu i lëvizjes që zbuloi për herë të parë programin e armëve bërthamore të Teheranit.

Megjithatë, shtetet perëndimore, të cilat në atë kohë ishin shumë të angazhuara në përpjekjet për të frenuar programin bërthamor të regjimit përmes ofrimit të lëshimeve, nuk ia vunë veshin këtij paralajmërimi. Afrimi dhe qetësimi, politika dominuese e Perëndimit ndaj regjimit të Iranit, rezultoi që politikanët dhe qeveritë të mbyllnin një sy ndaj morisë së kërcënimeve të regjimit iranian, veçanërisht ambicieve të tij terroriste dhe fondamentaliste. Çmimi i kësaj politike të dështuar u pagua nga populli i Iranit dhe i rajonit, jetët e të cilëve u fundosën në dhunë, grindje dhe varfëri pasi fuqitë botërore e lejuan Teheranin të shpërdoronte pasurinë dhe burimet e Iranit për të përhapur terrorizmin në të gjithë Lindjen e Mesme.

Gati dy dekada më vonë, është bërë një fakt i njohur dhe i pamohueshëm se terrorizmi është ndër kërcënimet kryesore që vijnë nga Teherani. Dhe ky realitet i zymtë po kalon me forcë në deklarata, politika dhe lëvizje shoqërore.

Në raportin e tij të fundit, Pentagoni konfirmoi se grupet e milicisë të mbështetur nga Irani përbëjnë kërcënimin më të madh për forcat amerikane në rajon. Në të njëjtën kohë, përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të 2015 me Teheranin po përballen me shtyrje nga shumë politikanë dhe ligjvënës, të cilët po theksojnë saktë se çdo marrëveshje me regjimin iranian duhet të marrë parasysh gjithashtu ambiciet e tij terroriste, programin e raketave balistike dhe të drejtat e njeriut. shkeljet.

Por më e rëndësishmja, njerëzit në Lindjen e Mesme, të cilët e kanë ndjerë terrorizmin e Teheranit me mish e eshtra në dekadat e fundit, po tregojnë se nuk do të tolerojnë më ndërhyrjen e regjimit iranian në vendet e tyre.

Në Irak, veçanërisht pas eliminimit të organizatorit të terrorit të Teheranit, Qassem Soleimani, regjimi është përballur me një valë rezistence në rritje kundër ndërhyrjes së tij të dhunshme dhe shkatërruese. Në vitet e fundit, emëruesi i përbashkët i protestave të mëdha sociale në të gjithë Irakun ka qenë djegia e posterave të Soleimani, liderit suprem të regjimit Ali Khamenei dhe themeluesit të regjimit Ruhollah Khomeini. Në protestat e tyre, populli i Irakut po bën thirrje për rrëzimin e regjimit të Iranit nga vendi i tyre. Urrejtja ndaj regjimit të Iranit u bë edhe më e dukshme në zgjedhjet e fundit në Irak, në të cilat aleatët dhe miqtë e regjimit ishin humbësit kryesorë. Përpjekjet e Esmail Qaanit, komandantit të ri të Forcës Quds të Gardës Revolucionare, për të detyruar besnikët e regjimit iranian të hyjnë në politikën e Irakut deri më tani kanë rezultuar të kota.

Edhe në Liban, protestat publike shoqërohen vazhdimisht me thirrje që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani po bëhet më i përbuzur çdo ditë që kalon. Urrejtja ndaj regjimit të Iranit është gjithashtu e dukshme në rrugët e Rafahut, Palestinë, ku njerëzit dogjën fotografitë e Khomeinit dhe Soleimanit dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrollah në janar.

Ndërkohë, regjimi po përballet gjithashtu me një vendosmëri në rritje midis kombeve të rajonit, të cilët janë plotësisht të vetëdijshëm për kërcënimet e tij bërthamore dhe terroriste. Kjo qasje e unifikuar manifestohet në pengesat ushtarake që regjimi dhe aleatët e tij kanë pësuar në Siri dhe Jemen.

Të gjitha këto zhvillime po ndodhin në sfondin e ngjarjeve paralele brenda Iranit, ku regjimi po bëhet gjithnjë e më i dëshpëruar përballë zemërimit publik, thirrjeve në rritje për ndryshimin e regjimit dhe aktiviteteve të organizuara të Njësive të Rezistencës Iraniane, të cilat po mbajnë flakën e shpresës. dhe rebelimi kundër tiranisë rritet çdo ditë dhe në çdo qytet.

Lexo më shumë:

Ambasadori iranian ka qenë i përfshirë në operacione terroriste kundër MEK

Fjalimi i Kryeministri Kurti në seancën solemne të Kuvendit për 14 vjetorin e Pavarësisë

0

Prishtinë, 17 shkurt 2022

Fjala e plotë e Kryeministrit, Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

E nderuara Presidente e Republikës,

Kryetar i Kuvendit,

Deputetë të popullit,Kabinet i qeverisë,

Familje të dëshmorëve,

Veteranë të luftës,

Shkëlqesi ambasadorë,

Qytetarë të Kosovës,

Zonja dhe zotërinj,

Sot është ditë feste për të gjithë neve. Është ditë ku për disa çaste lëmë mënjanë dallimet tona të përditshme për ta shënuar këtë moment arritje që në shumë aspekte përbënë arritjen e gjeneratave të shqiptarëve ndër shekuj.

Shpallja e pavarësisë ishte padyshim rezultat i luftës tonë çlirimtare, kauzës tonë të drejtë për vetëvendosje dhe solidarizim i botës demokratike.

Historia na mëson se e kaluara jonë është ajo mes të drejtës dhe sakrificës së vazhdueshme për të jetuar të lirë në trojet tona dhe përballjes me synimet e të tjerëve për të na dëbuar e për të pushtuar këto troje. E përkundër gjithë atyre luftërave e padrejtësive, populli ynë asnjëherë nuk u shndërrua në popull sundues e pushtues. Në fakt, populli ynë është ndër popujt e rrallë paqedashës në botë, të cilët janë pushtuar shpesh, kanë luftuar vazhdimisht kundër okupatorëve, por kurrë nuk kemi pushtuar popuj tjerë. Andaj edhe nuk është çudi që përkundër që jemi shteti më i ri në Evropë, ne kontribuojmë shumë për paqen dhe demokracinë.

 

Sot, përveçse festojmë këtë datë historike, ne nderojmë e falënderojmë ata që kontribuuan për këtë ditë. E në radhë të parë janë dëshmorët tanë të cilët dhanë gjithçka për të ardhmen tonë; është Shqipëria dhe mbarë kombi ynë; janë figurat historike sikurse Hasan Prishtina e Isa Boletini, Azem Bejta e Shotë Galica, Shaban Polluzha e Tahir Meha, Adem Demaçi, Fehmi Agani e Ibrahim Rugova, dhe familja Jashari e kryekomandanti Adem Jashari. Janë edhe qindra gra dhe burra, ish aktivistë politikë, ish studentë e qytetarë, deri tek ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, secili në kapacitetet e role e tyre që dhanë maksimumin që sot të gëzojmë këtë ditë. Historia e Kosovës do të njeh vuajtjet, sakrificën dhe kontributin e secilit.

E pikërisht në këtë ditë, është e përshtatshme që të reflektojmë për rrugëtimin tonë, të bëjmë një bilanc se ku ndodhemi si shoqëri dhe si popull, sfidat që kemi përpara dhe e ardhmja që na pret.

Muajin që vjen bëhen plotë dy vite të përballjes me pandeminë COVID-19. Marrë nga çdo aspekt, kjo pandemi ka ndikuar në jetën e secilit nga ne. Në këtë betejë kemi humbur njerëz të dashur e të afërt, teksa shumë prej nesh jemi prekur nga virusi. Fëmijët kanë humbur kohën e çmueshme pranë bankave shkollore e prindërve u janë shtuar presionet mes punës e familjes. Punëtorët shëndetësor kanë vënë jetët në rrezik, bizneset kanë pësuar humbje, e ne së bashku kemi ndjerë peshën e kufizimeve larg të afërmve dhe të shoqërisë.

Përtej pasojave direkte në shëndetin tonë, pandemia solli edhe kriza të tjera në ekonominë tonë. Ajo që tashmë është bërë e ditur është se në një botë të ndërlidhur si kurrë më parë, krizat nuk janë më asnjëherë lokale. Pas një pauze relativisht të gjatë, hapja e menjëhershme e ekonomive bëri që kërkesat e hovshme për konsum global të tejkalonin aftësinë për prodhim e shpërndarje. Kjo shkaktoi rritjen e çmimeve në shumë sektorë, e sidomos në atë të energjisë, çka rëndoi edhe më shumë krizën fillestare. 

S’ka dyshim se krizat të cilat kanë përcjellë vendin tonë që nga fillimi, kanë testuar aftësitë dhe shkathtësinë tonë për të vepruar në ambient të paparashikuar me mjete e mundësi të kufizuara. Kriza me pandeminë pastaj edhe me energjinë kanë prekur secilin shtet duke dëmtuar rëndë strukturën e shoqërisë, por edhe nxorën në pah mungesën e planifikimit tonë afatgjatë e të investimeve strategjike. Prandaj është mëse e nevojshme që në tema kapitale që definojnë të ardhmen e gjeneratave që vijnë, të gjejmë konsensusin shoqërorë dhe gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin.

Krizat kanë prekur të gjithë qytetarët. Unë e ndjej peshën që ato kanë shtuar te secili qytetar sepse i di kushtet në të cilat jetojnë shumica e qytetarëve të Kosovës. I kam takuar e kam biseduar me ta, i njoh brengat e tyre. Shumica jetojnë nga muaji në muaj me paga të ulëta e pa kursime, e të shumtë nga ta jetojnë me dërgesa nga diaspora, me ushqim të dobët e me shëndet të rrezikuar. Në fakt ishte pikërisht kjo gjendje e rëndë e qytetarëve dhe humbja e besimit në drejtësi e barazi ajo që solli ndryshimin e madh një vit më parë. 

Ajo që mund të themi sot është se në këtë shumësi krizash të trashëguara e të papritura, kemi naviguar mirë në këto stuhi me politika të cilat kur krahasohen me rajonin tregojnë se ne kemi ruajtur me sukses edhe jetët e qytetarëve edhe shëndetin e ekonomisë. Krahasuar me rajonin, Kosova ka numrat më të ulët të vdekjeve, numrat më të lartë të vaksinimit dhe ka shënuar përmirësimin më të mirë të indikatorëve ekonomik. Tashmë kemi administruar mbi 1.8 milionë vaksina, ku janë vaksinuar me dy doza mbi 60% e popullsisë mbi moshën 16 vjeçare, kurse vitin 2021 e mbyllëm me një rritje ekonomike prej 9,9%, me rritje prej 2/3 e eksporteve, 1/3 të të hyrave buxhetore e mbi 50% rritje të investimeve të huaja, shifra këto që ishin më të lartat që nga shpallja e pavarësisë.

Për ta zbutur krizën me pandeminë, brenda 100 ditëshit tonë të parë, qeveria ndau mbi 20 milionë EURO për policinë, personelin shëndetësorë, pensionistët, personat në asistencë sociale, e për punëtorët dhe bizneset, kurse për të zbutur krizën me energjinë ndamë 20 milionë EURO me zotimin që deri në 100 milionë të tjera gjatë këtij viti, për të mbrojtur ata që janë më dobët ekonomikisht.

Në përputhje me zotimin për ndërtimin e shtetit social, vitin që shkoi filluam për herë të parë me ndarjen e shtesave për nënat lehona, me shtesat për fëmijë, si dhe bëmë edukimin falas në të gjitha nivelet.

Falë punës së mirë, të përbashkët, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, Kosova është renditur e para në rajon në indeksin e drejtësisë në botë, dhe u ngrit për 17 vende në luftimin e korrupsionit në indeksin e Transparency International.

Në rrafshin ndërkombëtar, kemi thelluar bashkëpunimin dhe bashkërendimin me partnerët, aleatët, dhe miqtë tanë, duke forcuar sigurinë për qytetarët, duke afirmuar sovranitetin shtetërorë, dhe duke mbrojtur integritetin territorial të Republikës sonë.

Po investojmë më shumë se kurrë në ushtrinë e Kosovës, dhe vitin që shkoi Kosova ishte pjesëmarrëse në mesin e 27 shteteve dhe nikoqire në mesin e 16 shteteve, me 330 ushtarë në ushtrime ushtarake të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Defender Europe 21”. E po ashtu ushtria jonë bashkë-zbarkoi në Kuvajt, krahas ushtrisë së ShBA-ve në misionin e saj të parë paqeruajtës në botë.

Kemi realizuar numër rekord vizitash jashtë dhe brenda vendit dhe kemi ridefinuar dialogun në Bruksel, si dialog mes dy shteteve të barabarta, të përqendruar në njohje reciproke. Së bashku me këtë kuvend miratuam një rezolutë për mos lejimin e shkeljes së sovranitetit nga ana e Serbisë ndaj synimit të saj për mbajtjen e referendumit kushtetues ku kemi ndryshuar praktikën e dëmshme të deritashme e cila ishte në shkelje të rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës. Politika jonë rajonale dhe e jashtme është ajo e fqinjësisë së mirë, bazuar në reciprocitet e në vlerat themelore të demokracisë. Kjo politikë është në harmoni të plotë me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian, për zhvillim të demokracisë dhe luftim të korrupsionit.

Pra, në vitin e 14-të po hyjmë me shifra të larta të rritjes ekonomike, shifra të luftimit të krimit e korrupsionit dhe me standarde të larta të qeverisjes demokratike që duhet ta bëjë krenar secilin prej nesh.

Këtë vit do të miratojmë strategjinë e re të energjisë 2022 – 2030, me të cilën së bashku do të zgjidhim për dekadat që vijnë problemin e energjisë. Me buxhetin e ri kemi ndarë 40 milionë euro për prodhuesit vendor; 40 milionë euro për ringritjen e ndërmarrjeve publike, e mbi 700 milionë euro për sigurinë, infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë e kulturën. Qytetarët e kuptojnë dhe ndjejnë se ndryshimi po ndodhë çdo ditë dhe ata janë të vetëdijshëm se dëmet e mëhershme nuk përmirësohen për një dit e as për një vit.

Të nderuar deputetë e të dashur qytetarë, derisa qeveria përmbushë përgjegjësitë e saj, ka diçka që qeveria e vetme nuk mund ta bëjë, e ajo është përsosmëria e demokracisë sonë. Ndërtimi i demokracisë kërkon qytetari aktive e të mirëinformuar dhe kërkon që secili qytetar e secili institucion të bëjë punën me qëllimet më të mira.

Qeveria duhet të bëjë punën e saj, por po kështu duhet edhe drejtësia, edhe shoqëria civile, edhe mediat e aktivistët. Secili duhet të kontribuojë në ndërtimin e shtetit që duam.

Është përgjegjësi e qeverisë të krijojë politika që parandalojnë dhe luftojnë krimin e korrupsionin, por kur ai ndodhë është përgjegjësi e drejtësisë që të dënojë kriminelët dhe të korruptuarit.

Është detyrë e qeverisë që punët t’i bëjë në dritën e diellit e të rrisë transparencën, por qeveria e vetme nuk mund të mbrojë demokracinë nga dezinformatat. Kjo është detyrë e secilit.Njëjtë siç korrupsioni në institucione publike rrënon besimin e qytetarëve në demokraci e në qeveri, dezinformatat rrënojnë besimin në media të lira e të pavarura, e një demokraci pa media të lira e të pavarura është çdoherë rrezik.Në fakt, dezinformatat janë kërcënim direkt ndaj demokracisë sepse ato keqinterpretojnë të vërtetën dhe shtrembërojnë realitetin.Shpeshherë këto dezinformata vijnë nga shërbime të huaja të jashtme, e aktorë dashakëqij të cilët synojnë destabilizimin e vendit dhe dobësimin e shtetit dhe demokracisë tonë, andaj duhet të jemi të vëmendshëm, shumë të vëmendshëm që të gjithë.

Ne jemi shtet demokratik. Kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes e fjalën e lirë, njëjtë siç mbron lirinë dhe të drejtën e tubimit e të protestës. Si Kryeministër i vendit e kuptoj dhe pranoj që njerëzit do të thonë lloj lloj gjërash çdo ditë për mua, dhe unë do të mbroj të drejtën e tyre për ta bërë këtë, sepse lufta jonë për liri nuk ishte luftë vetëm për t’u çliruar nga okupimi por për të jetuar të lirë. Pra, kemi luftuar që të mbrohet e drejta e secilit për të shpreh qëndrimet e saj e të tij edhe kur nuk pajtohemi me to, veçanërisht kur nuk pajtohemi.

E megjithatë, për të ecur përpara na duhet një mendim praktik – jo vetëm kritik. Duhet të pajtohemi e të gjejmë konsensus për gjërat më bazike. Pra, unitet i cili nuk e pamundëson kritikën dhe kritikë që nuk kalëron mbi unitetin. Jeta është praktike edhe në kushte kritike. Qeverisja po ashtu. Bashkë ja dalim sepse jemi bashkë për secilin që është.

Të dashur qytetarë,

në këtë vit të 14 të pavarësisë sonë, le të zotohemi se në veprimet tona do të udhëheqemi nga amaneti i dëshmorëve e nga ëndrrat e fëmijëve, se do të udhëheqemi nga arritjet e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit;  nga sukseset e kinematografisë e të sportistëve e të artistëve tanë. Se do të ruajmë e do të shtojmë kontributin e punëtorëve, të bujqve, mjekëve, arsimtarëve, policëve, e ushtarëve.

Gëzuar Dita e Pavarësisë të gjithëve.

Ju faleminderit.

Vjosa Osmani: Urime Dita e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës!

0

-Fjalimi i Presidentes Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës/

 I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca,

I nderuar Kryeministër z. Albin Kurti,

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues diplomatik,

Të nderuara familje të dëshmorëve, ish presidentë e ish-kryeministra dhe të gjithë ju të pranishëm,

Shumë të dashur qytetarë të vendit tonë:

Në këtë sallë, 14 vjet më parë, Kosova u shpallë shtet, duke jetësuar kështu vullnetin e qytetarëve tanë për të jetuar në një vend sovran e të pavarur. Aspirata shekullore e popullit të Kosovës u materializua me pavarësinë e Kosovës, e cila hapi një kapitull të ri jo vetëm për ne, por edhe për globin, duke regjistruar në historinë njerëzore të asaj kohe shtetin më të ri në botë.

Rruga deri te ky akt nuk ishte e lehtë. Populli i Kosovës ka përjetuar kalvarin nën regjimin gjenocidal të Serbisë. U dashtë shumë mund, shumë sakrifica dhe sfida për ta bërë lirinë, e po aq shumë për ta bërë shtetin.

Ishte rezistenca e popullit tonë që trasoi hapat e mëpasshëm të luftës sonë për liri e për shtet. Nën udhëheqjen e atit tonë themeltar, presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Kosova në atë kohë i bëri të ditur botës demokratike se synim i saj ishte pavarësia e vendit si një parakusht për paqe e për stabilitet në rajon.

Çlirimi nga robëria nuk ishte drama jonë kombëtare me një akt. Prandaj, për aq sa u rrit shtypja ndaj nesh, me të njëjtin ritëm nisi të transformohet rezistenca jonë paqësore në rezistencë të armatosur.

Vajza e djem të UÇK-së, u bënë gardian të atdheut, duke vendosur përmbushjen e idealit për lirinë e vendit si aktin më sipëror për Republikën tonë.

Secila luftë i ka heronjtë e vet. E liria jonë e njeh Komandantin Adem Jashari, komandantin tonë legjendar bashkë me familjen e tij si udhëheqës të kësaj lufte të cilët u bënë fli për këtë liri që e gëzojmë sot. Ne do ta nderojmë përjetësisht figurën e e komandantit Adem Jashari, por edhe të mijëra dëshmorë të luftës sonë çlirimtare, të cilët i dhanë hov përpjekjes sonë për çlirim deri në lirinë tonë përfundimtare. Sot i nderojmë edhe të gjithë ata invalidë të luftës, të cilët nuk hezituan të japin gjithçka për liri, secilin dëshmorë e secilin martir të vendit tonë. Sikurse do t`i kujtojmë përherë viktimat civile të luftës sonë, burra e gra e shumë fëmijë të cilët ranë për lirinë tonë. Të gjithë meritojnë respekt e nderim, sepse ky shtet është ndërtuar edhe mbi gjakun e 1133 fëmijëve të pafajshëm të vrarë gjatë luftës, të cilët u shndërruan në lule të lirisë.

Të nderuar të pranishëm

Jemi këtu sot, jo vetëm falë angazhimit e sakrificës sonë, por edhe sepse patëm ndihmën e miqve tanë. Bota demokratike nuk heshti asnjëherë para vuajtjeve të popullit tonë.

Sot këtu në mesin tonë kemi ambasadorë e përfaqësues diplomatik të vendeve, të cilat në vitin 1999 u vunë në anën e drejtë të historisë, duke na mbrojtur nga shfarosja e synuar nga regjimi i Millosheviqit. Këto shtete mike u vunë në anën e lirisë si një e drejtë themelore njerëzore. Prandaj liria jonë i dedikohet edhe shteteve mike që na u gjenden pranë në ditët më të rënda për popullin tonë.

Ishte NATO-ja që i dha vulë lirisë sonë. ShBA-të, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar e shumë shtete të tjera të botës së lirë që kontribuuan jo vetëm për lirinë, por edhe për paqen e shtetndërtimin tonë. Ne edhe sot e kësaj dite nuk jemi vetëm. Këto shtete edhe më tej janë në anën tonë. Prandaj, vazhdojnë të jenë në anën e së drejtës.  Faleminderit për atëherë, por faleminderit nga zemra edhe për sot!

Rrugën evropiane të Kosovës nuk mund ta bëjmë pa ndihmën e këtyre shteteve mike. Siç e kurorëzuam lirinë dikur me ndihmën e tyre, njësoj shpresojmë që me ndihmën e tyre ta përmbyllim edhe procesin e integrimit në strukturat euroatlantike, anëtarësimin në Kombe të Bashkuara dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Por, të nderuara zonja dhe zotërinj, të nderuar deputetë liria kërkon edhe mirëmbajtje. Gjithmonë ka forca destruktive që e cenojnë atë. Sot, Kosova, rajoni, por edhe i gjithë globi po përballet me rreziqe të shkaktuara nga kursi agresiv i Rusisë. Tendencat destabilizuese të saj, nëpërmjet përdorimit të aleatit të saj tradicional, Serbisë, synojnë të shkaktojnë destabilizim edhe në rajonin e Ballkanit.

Përpjekje të tilla i dënojmë fuqishëm, siç e dënojmë edhe kërcënimin e hapur dhe tendencën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kjo përplasje nuk është vetëm një luftë ndërmjet dy shteteve, por edhe përpjekje për krijimin e një rendi të ri botëror. Është një konflikt i ashpër ndërmjet demokracisë e lirisë së popujve në njërën anë kundër autokracisë në anën tjetër, që synon ta rrëmbejë të drejtën e popujve për të jetuar të lirë dhe siç duan ata. Për të gjithë ata që pyesin pse Kosova merret me Ukrainën sot, po u jap një përgjigje nëpërmjet deklaratës së përfaqësuesit të SHBA-ve në OSBE, i cili tha: “Kjo krizë është shumë më e madhe se sa thjeshtë një krizë në Ukrainë. Kjo ka të bëjë me llojin e botës në të cilën duam të jetojmë. Një botë në të cilën tanket dhe raketat e një fqinji të fuqishëm mund të vendosin fatinë një vendi fqinj APO një botë në të cilën qytetarët lirshëm zgjedhin të ardhmen e vendit të tyre për veten e tyre.”

Kosova ka vendosur se në cilën anë është.

Prandaj, Kosova fuqishëm edhe sot qëndron me aleatët e saj dhe qëndron në anën e demokracisë. E vlera e demokracisë më së shumti shihet në ditë si kjo, më 17 shkurt, në përvjetorin e pavarësisë sonë.

Të nderuar të pranishëm

Kosova sot nuk është as ajo e qershorit 1999, as ajo e 17 shkurtit 2008. Megjithatë, liria jonë ende nuk është përmbushur, sepse sot i kujtojmë edhe mbi 1600 të zhdukur me dhunë, zbardhjen e fatit të të cilëve po e mbanë peng Serbia. Por, një është e sigurt që nuk do të pushojmë asnjë çast derisa familjet e tyre ta gjejnë qetësinë. E vërteta mund të vonohet, porse jo edhe të shmanget përjetësisht. 

Procesi i dialogut me Serbinë natyrisht që do të përfundojë me njohjen reciproke, siç edhe e përsëriti prapë Presidenti Biden në urimin për 14 vjetorin e pavarësisë.

Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ky proces t`i shkaktojë kokëçarje shtetit tonë, e  rrjedhimisht nuk do të pranojmë asnjë opsion që synon defunksionalizimin e shtetit tonë. Tërësia territoriale e vendit tonë, sovraniteti e rendi ynë kushtetues janë të panegociueshme dhe të shenjta.

Shteti ynë ka sfida, por megjithatë 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë,  është shumë më i konsoliduar në shumë aspekte, edhepse ka ende shumë punë për t`u bërë.

Në këtë 14 vjetor, jemi krenar, porse jo edhe të vetëkënaqur.

Nuk do të mjaftohemi asnjëherë deri sa shtetin tonë ta bëjmë të tillë çfarë e dëshiruan ata që ranë për të, e çfarë e meriton secili qytetar i vendit.

Të ardhmen e kemi në duart tona. Mjafton të shpresojmë, të punojmë me zell ta duam dhe të mundohemi që Kosovën ta bëjmë më të mirë se dje. Ky shtet është i yni, është atdheu ynë i vetëm, ndaj duke e ndjerë përkatësinë ndaj tij, ta ngjallim shpresën dhe t`u themi edhe brezit të ri, se Kosova është shtëpia e tyre, ku ata e ndërtojnë perspektivën e tyre sot, por më shumë edhe nesër.

Urime dita e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës!

 Faleminderit!

AKI nuk është e dukshme në publik, është në mesin e publikut

0

Në përvjetorin e 14-të të pavarësisë së Republikës së Kosovës, KosovaPress ka arritur që ta realizojë një intervistë me një oficer të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Intervista është bërë me lejen e Drejtorit të AKI-së, Petrit Ajetit, me kushtin që mos të publikohet emri i oficerit.

Kosovapress: Si e gjen 14-vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë?

Oficeri i AKI-së: AKI, është themeluar gati një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Është bërë operative një vit më pas, kurse sot është një shërbim inteligjence konkurrues jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë.

Megjithëse lufta për çlirim në vendin tonë ka përfunduar në vitin 1999, dhe përkundër pranisë së forcave paqeruajtëse të NATO-s, Kosova ka qenë në vazhdimësi në shënjestër të shërbimeve armiqësore, duke kërcënuar qenien tonë si shtet dhe komb. Në këtë mënyrë dhe në këso ambienti është edhe rrita e AKI-së, përkrah sfidave nacionale e rajonale.

E dyta, si institucioni i ri i inteligjencës, AKI është përballë menjëherë me forma të reja të kërcënimeve, të cilat kanë qenë sfiduese edhe për shërbime të fuqishme e me përvojë në inteligjencë. AKI ka lindur në kohën e zhvillimit të hovshëm të teknologjisë informative, gjë që, aq sa ka qenë privilegj, ka qenë edhe kërcënim i jashtëzakonshëm.

E treta, AKI ka lindur në kohën kur paralelisht Perëndimi dhe rajoni ynë po i nënshtroheshin kërcënimeve terroriste dhe manipulimeve të shërbimeve armiqësore me pjesëtarë të organizatave terroriste, gjë që është evidentuar edhe tek ne.

Dhe, e katërta dhe më e rëndësishmja, AKI ka lindur në kohën kur po rritej ambicia e Putinit për ta destabilizuar rajonin dhe veçmas Kosovën; me fabrikime storiesh diplomatike e propagandistike, të cilat, sipas kalkulimeve ruse, do të shërbenin për të shpërqendruar fokusin e Perëndimit nga fqinjët e Federatës Ruse, ku në fakt operon edhe me luftë Kremlini. Sot, për të gjithë është e qartë se, Rusia nuk është ajo që prezencën e saj në rajon e ka bërë për zhvillim të çfarëdo lloji, ekonomik a kulturor, teknologjik a social. Prezenca ruse në rajon ka pasur dhe ka për qëllim destabilizimin, anarkinë dhe kaosin.

A është më shumë se ç’duhet e mbyllur AKI?

Gjithashtu, më lejoni t’ju them se kjo është intervista e parë e një punonjësi të AKI-së për medie. Shfrytëzoj rastin që, në këtë Ditë të Shenjtë, t’i përcjell urimet më të sinqerta edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve tanë.

AKI nuk është e mbyllur, madje është shumë e hapur. Megjithëse, dyert tona janë të hapura vetëm për punonjësit, ne jemi kudo që e kërkon siguria nacionale dhe interesi nacional. Ajo që është e mbyllur dhe e fshehtë është metodologjia e operimit tonë.

AKI nuk pasur nevojë që të dalë në opinion për të arsyetuar veprimtarinë e saj. Disa komunikata të rralla janë bërë në funksion të stabilitetit, si kundërvënie ndaj dezinformatave të qëllimshme, që kanë dashur të shkaktojnë panik. Por, edhe kjo është në shërbim të sigurisë nacionale.

AKI nuk ka synime që ta të jetë e dukshme publikisht, por të jetë në mesin e publikut.

Cili është rrjeti i bashkëpunëtorëve të AKI-së?

Oficeri i AKI-së: Aseti më i çmueshëm i AKI-së është rrjeti i bashkëpunëtorëve, prandaj përgjigjja e kësaj pyetjeje është e klasifikuar si sekreti më i madh. Por, mund të them se, bashkëpunëtori ynë është qytetari patriot, i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm; bashkëpunëtori i AKI-së është njeriu kredibil, profesional dhe me qasje të duhur, aty ku i duhet sigurisë nacionale të Kosovës; bashkëpunëtori ynë është ai që aq sa sigurinë dhe interesin nacional e vlerëson edhe demokracinë si sistem i vlerave. E them këtë sepse, sot, është sfidë të ruhet siguria dhe paralelisht me të edhe demokracia. Kjo është e përbashkëta e vendeve demokratike.

Në shikim të parë, vendet diktatoriale e autoritare, mund të duken më të fuqishme, por fuqia e tyre është e rrejshme dhe nuk i shërben as qytetarëve të tyre. Ajo iu shërben vetëm atyre që i udhëheqin këto vende – pushteteve të tyre autoritare e diktatoriale, në dëm të qytetarëve të tyre, por ndikon dukshëm edhe në vendin tonë dhe vende të tjera.

Sipas AKI-së, cilat janë kërcënimet më të mëdha?

Oficeri i AKI-së: Janë një varg i gjatë i kërcënimeve, por ne i ndajmë në fusha. Kërcënime që vijnë nga spiunazhi, terrorizmi dhe krimi i organizuar. Në fakt, AKI është tashmë më e fokusuar te spiunazhi, i cili paraqitet në forma të ndryshme. Si i tillë, spiunazhi është veprimtari e maskuar armiqësore e një vendi që synon ta dëmtojë një vend tjetër. Sfida e çdo shërbimi të inteligjencës është spiunazhi, dhe nga kjo vjen edhe emërtimi i vet shërbimeve të inteligjencës. Ne e kemi të strukturuar mirë veprimtarinë tonë kundër spiunazhit armiqësor. Natyrisht, që mbetet për t’u bërë gjithmonë më shumë. Çdo shërbim inteligjent synon të dijë edhe më shumë sesa di. Kjo i shërben sigurisë nacionale.

Në vitet e fundit, qarkullon edhe forma e përzier e kërcënimeve që tashmë quhet kërcënim hibrid. Kjo formë është shumë delikate dhe shfaqet e kombinuar, duke u nisur nga propaganda e përzier me diplomaci, e shoqëruar me aktet subversive fizike dhe kibernetike, ndonjëherë edhe me tendenca terrori e thirrje paniku dhe që zakonisht udhëhiqet nga një shërbim i inteligjencës. Kosova i është nënshtruar një veprimtarie të egër të kërcënimeve hibride, kryesisht nga Serbia dhe Rusia.

Qëllimi i këtyre fushatave nuk është vetëm dëmtimi i vendit tonë, por edhe i të gjithë atyre që na kanë ndihmuar neve dhe që përkrahin e kultivojnë vlerat demokratike. Lufta hibride e udhëhequr nga Rusia dhe që me vete ka edhe pushtetin e sotëm në Serbi, por edhe aktorë të tjerë joshtetërorë në shërbim të këtyre shteteve, është shembull i luftës së pushteteve autoritare të mbetjeve komuniste kundër sistemit demokratik. Ashtu si ata janë përreth Putinit në Kremlin, edhe ata që e rrethojnë liderin e Serbisë në Beograd, janë mbetje e së kaluarës së errët komuniste.

Prandaj, edhe ne, sikurse edhe shërbimet partnere jemi krenarë që, krahas sigurisë vlerësojmë demokracinë. Si në çdo fushë tjetër institucionale, edhe në inteligjencë Kosova radhitet si shtet demokratik, pa kuadro që janë mbetje e komunizmit.

Cilat janë storiet më të mëdha të suksesit që mund të përmenden?

Oficeri i AKI-së: Storiet më të mëdha të suksesit të AKI-së janë se në Kosovë nuk ka grupe kriminale të cilat i zhdukin njerëzit dhe rivalët politikë të pushtetit duke i bluar në makina mishi, ashtu siç ndodh në Serbi.

Storiet tona të suksesit nuk numërohen vetëm duke varguar emrat e atyre që përballen me ligjin në gjykata, apo me personat e shpallur non grata, por duke krijuar një ambient aq të sigurt sa të mos ketë as hapësira për pretendime të tilla kërcënuese.

Nuk do të ishte sukses sikurse t’i kapnim dhe identifikonim autorët e një provokimi me pasoja të përgjakshme, me numër të madh viktimash si në sulme terroriste, në stadiumin e Prishtinës në një ndeshje ndërkombëtare futbolli. Imagjinojeni një situatë të tillë!

Sukses është ndalimi i atyre njerëzve që të hyjnë në stadium dhe depërtimi i tyre jashtë vendit tonë. Natyrisht, edhe masa përcjellëse – ndalimi i hyrjes së tyre në vendin tonë për një periudhë të gjatë.

Misioni ynë është që në bazë të informacionit inteligjent të jetë prediktiv dhe preventiv! Prandaj mediet dhe publiku e kanë të vështirë që ta identifikojnë punën e inteligjencës.

AKI ka një varg suksesesh të tjera shumë të rëndësishme, por shumë prej tyre janë të klasifikuara dhe nuk do të dihen për një kohë të gjatë. Për ne, është e rëndësishme që sigurinë tonë nacionale ta përforcojmë edhe më shumë, pa pasur nevojë ta tregojmë autorësinë tonë aty ku kemi dorë, por të shoqëruar me institucionet më të larta shtetërore dhe institucionet e tjera të sigurisë ta bëjmë më të mirën për vendin tonë.

Këtë nivel e kemi arritur me partnerët më të fuqishëm, pa ndihmën e të cilëve vështirë se do të arrihej, as suksesi, as mendësia profesionale e AKI-së.

Ne, nga një shërbim i cili deri para disa vitesh ishte trajnuar nga shërbimet më të fuqishme mike në botë, sot jemi kthyer në partner të rëndësishëm të këtyre shërbimeve. Jo vetëm në luftimin e terrorizmit, por deri në atë që quhet maja e këtij profesioni – kundërspiunazh.

Si i shihni zhvillimet në Ukrainë dhe a kanë impakt në rajon?

Oficeri i AKI-së: Kur bëhet fjalë për sigurinë, atëherë mund të thuhet se çdo konflikt i armatosur mund të prodhojë efekte të padëshirueshme kudo në botë. Në rastin konkret, krah forcave separatiste ruse në Ukrainë ka pasur të rreshtuar shumë serbë, të cilët kanë qenë pjesë e strukturave kriminale luftarake në vitet e ’90-ta.

Serbë të grupeve paramilitare e militare që kanë kryer krime në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, i janë bashkëngjitur grupeve paramilitare e militare ruse e proruse në Ukrainë. Tashmë është botërisht i njohur grupi paramilitar rus “Uagner”, i cili është nën udhëheqjen e një miku të Putinit. Ky grup, dhe natyrisht edhe serbë brenda këtij grupi, përveç Ukrainës, janë përfshirë në krime monstruoze edhe në Siri, Libi e deri në Venezuelë. Disa nga serbët janë kthyer, një numër i madh ka mbetur në Rusi, dhe po ashtu, ka indikacione që një numër tjetër tashmë po shkon drejt Rusisë dhe po bashkëngjitet krah rusëve për një luftë eventuale të re.

Më shqetësuese se kaq janë marrëveshjet që i bënë Beogradi zyrtar me Moskën për ndjekjen e oponentëve të tyre politikë, që zakonisht në shumë raste prodhon burgosje të tyre dhe ndonjëherë përfundon edhe me vrasje.

Ka disa zëra serbë që e kundërshtojnë këtë formë veprimi, por ata po vijnë duke u zvogëluar, si rezultat i kërcënimit.

Si përmbledhje në këtë pyetje – po bashkëpunimi i strukturave militare e paramilitare ruso-serbe kërcënon seriozisht rajonin. Një nga njerëzit që planifikohej ta vriste presidentin malazez ishte serb ultranacionalist, i cili përveç se kishte qenë në front lufte në Ukrainë, udhëhiqej nga oficerët rusë të inteligjencës ushtarake. Ju e dini se AKI ka arritur të ndihmojë në zbulimin e këtij grushteti në Mal të Zi.

Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryekuvendari Glauk Konjufca urojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës

0

Presidentja Osmani merr urim për ditën e pavarësisë nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić:

Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës me prioritetet të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić.

“Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rëndësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona”, thuhet në telegramin e kryetarit Komšić.

Më tej, në telegram, Komšić thekson se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës i ndajnë prioritetet e tyre të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian. “Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerët që i ndajnë vlerat e njëjta mund ta arrijmë qëllimin tonë”, thuhet në fund të telegramit të kryetarit Komšić.

Bashkëngjitur gjeni telegramin e urimit.

Kryeministri Kurti: Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë

Në 14- vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit të Republikës së Kosovë nën intonimin e himnit shtetëror.

Pasi nderuan flamurin e Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, uroi të gjithë qytetarët e vendit për Ditën e Pavarësisë.

Në fjalën e tij para mediave, kryeministri Kurti tha se teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit.

“Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes të popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi Adem Jashari dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi”, tha kryeministri Kurti.

Teksa kujtoi të gjithë ata të cilët punuan dhe luftuan e që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë, kryeministri Kurti u shpreh falënderues ndaj të gjithëve dhe mirënjohës përjetë.

Kryeministri Kurti gjatë ditës do të merr pjesë edhe në vendosjen e kurorave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova, varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe në aktivitete të tjera në shënim të kësaj dite.

Deklarimi për medie i kryeministrit Kurti:

Urime të gjithë qytetarëve të Republikës Dita e Pavarësisë. Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e  urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe për pavarësinë e vendit. Andaj, nga kryeqyteti i Republikës këtu në oborrin e përbashkët të Presidencës, Kuvendit dhe të Qeverisë, ku bëmë nderime dhe ngritëm flamurin shtetëror do të vazhdojmë për kryeqendrën e kryengritjes së popullit tonë në Prekaz, pra tek Kompleksi “Adem Jashari” dhe më pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi.

Të gjithë ata të cilët punuan dhe luftuan kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të sotmen dhe të ardhmen tonë, andaj ne u jemi falënderues të gjithëve dhe mirënjohës përjetë.

Kryetari Glauk Konjufca: Shteti ynë do të qëndrojë lart dhe i paepur përgjithmonë

Me pjesëmarrjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konj’ufca dhe kryeministrit Albin Kurti, kanë filluar aktivitetet për shënimin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, me ngritjen solemne të flamurit të Republikës së Kosovës.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se sot është dita më e rëndësishme e Republikës sonë, Dita e Pavarësisë, e cila mishëron dhe sublimon përpjekjet dhe sakrificën e të gjitha gjeneratave, për lirinë tonë politike.

Kreu i Kuvendit tha se vet fakti që kjo ditë po fillon me ngritjen e flamurit të shtetit tonë, është një simbolikë që tregon se shteti ynë do të qëndrojë lart dhe i paepur përgjithmonë.

 “Sot këtë ditë të rëndësishme të shtetit tonë do të shënojmë me aktivitete të shumta, ashtu siç e meriton ajo, prandaj shfrytëzoj rastin që të gjithë qytetarëve të Kosovës t’ua uroj Ditën e Pavarësisë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

 Mediave iu adresuan edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Telegram urimi: Kosovë, Urime Pavarësia … E ndritur qoftë lufta për Liri e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

0

nga Marsela Koçi, Londër

Telegram urimi per festen e Pavaresise drejtuar : Parlamentit dhe Qeverise se Kosoves.

Gezuar kete dite lirie Kosove!

Qofshin te paharruar deshmoret e Lirise, j’u shtofte jeta atyre qe i mbijetuan torturave dhe tmerrit vetem se mbanin emrin Shqipetar dhe e Gezofshim Ribashkimin Kombetar sa me shpejte te gjith sebashku.

E ndritur qofte lufta per Liri e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Nje shkrim nga Profesor, Koco Danaj …

E perbashketa e gjithe hapsires shqiptare eshte se politikanet qe i kane perfaqesuar ata, asnjehere nuk kane kerkuar zgjidhjen teresore te problemit shqiptar ne menyre teresore, por pjesore. (Politikanet e huaj kane qene dhe jane me te zgjuar. Ne vitin 1913 ata e krijuan problemin shqiptar ne menyre teresore.

Me nje vendim te vetem , rreth nje “Tavoline Çaji” ne Londren Famekeqe; Kosova, Cameria, Pollogu, Ulqini etj, u lane jashte Shqiperise. Keshtu veprojne dhe sot. Jetojme ne nje realitet te ri. Pavarsia e Kosoves eshte pak, te drejtat e Shqiptareve ne MV jane pak, mohimi i te drejtave te Camerise eshte shume pak etj etj. Kush eshte pjestuar per pese, duhet te shumezohet me pese. Keshtu duhet te ndodhe dhe me Shqiptaret.

Shumezim me pese do te thote Shqiperi Natyrale.

Do te thote paqe dhe stabilitet ne rajon…

(Nga libri i përfunduar por akoma i pabotuar në 6 gjuhë “Shqipëria Natyrale” vëll.i katërt”)