



Nga Aurel Dasareti
Situata aktuale në lidhje me Ukrainën është jashtëzakonisht serioze dhe Rusia deri më tani nuk ka treguar gatishmëri për të marrë pjesë në negociata reale. Vëllai im – i cili është më i mençur se unë – më tha një herë: “Rusia e Putin-it është një kleptokraci siç është Shqipëria e Edvinit”.
***
Ish-agjenti i KGB-së, Vladimir Putin, është nën presion për të forcuar kontrollin e tij autoritar në Rusi. Një shkëndijë e vogël mund të ndezë një shpërthim, sipas një eksperti.
Zhvillimi i një regjimi autoritar nën Putinin është përshpejtuar gjatë vitit të kaluar. Ajo ka kontribuar gjithashtu në rritjen e tensioneve të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën.
Putin është shtyrë në një qoshe. Por është e rëndësishme të theksohet se nuk jemi ne, Perëndimi dhe NATO, që e kanë shtyrë atë atje. Jo, është natyra dhe struktura e regjimit që nuk u reformua në vitet 1990. Tani e shohim duke u shembur sepse shoqëria po zgjohet.
Brenda perandorisë së tij, ai qëndron i fortë, nuk ka asnjë sfidues të pushtetit sot. Ai ka bë një ndryshim në Kushtetutë që do të thotë se ai nuk është më i detyruar nga ndonjë afat i menjëhershëm kohor.
Putin sundon përmes oligarkëve të tij dhe ai duhet t’u japë atyre atë që u nevojitet në mënyrë që ata ta mbështesin atë në mënyrë që ai të ruajë pushtetin.
Kleptokraci – në të cilën presidenti (në Rusi) dhe një grup i vogël nga më të afërmit e tij i grabitën pjesën më të madhe të resurseve të vendit.
Rusia është një diktaturë e egër ku korrupsioni përshkon gjithçka. Ilustrim: Para Kupës së Botës, u vendos që të përmirësohen rrugët kryesore në Moskë. Ndër të tjera, të gjitha trotuaret duhej të rinovoheshin – asfalti nuk mjaftonte dhe trotuaret ishin bërë me gurë të shtrenjtë, të përcaktuar nga autoritetet lokale. Një kompani e re mori detyrën.
Nuk duhet të jetë çudi për askënd që pronarja e kompanisë ishte gruaja e kryetarit të bashkisë.
Çështja është se Rusia nuk është e motivuar nga motive racionale të politikës së jashtme. Qëllimi i car Putinit është të ruajë pushtetin dhe ai po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur atë. Nëse është në dobi të motiveve të tij egoiste dhe personale për të pushtuar Ukrainën, atëherë ai e bën. Nëse jo, atëherë ai nuk e bën.
Së dyti, do të thosha se meqenëse nuk ka argumente racionale për të sulmuar Ukrainën, bota paqedashëse do ta quante Putinin Hitlerin e sotëm nëse e bën këtë. Një sulm, i cili duhet të supozojmë se do të rezultojë në mijëra njerëz të vrarë, nuk ka qëllim tjetër veçse të ndihmojë vetë Putinin të mbetet në pushtet. Një sulm i tillë mund të filloj vetëm nga një person jashtëzakonisht i keq.
Kështu që shpresoj të heqim qafe ligësinë e politikës së fuqisë së madhe …
Ukrainasit dëshirojnë të jenë si evropianët. Rusët ende ëndërrojnë të jenë të MËDHENJË.
Ata janë vetëm 147 milionë, kundrejt Evropës duke përfshirë Ukrainën është rreth 800 milionë. Të gjitha vendet e ish-Evropës Lindore kanë pasur një rritje të prosperitetit që kur u kthyen drejtë perëndimit.
Mendësia sovjetike është ende e përhapur në Rusi. Ukrainasit thonë se pa trashëgiminë sovjetike nuk do të kishin korrupsion.
Ata po përpiqen të transformohen në një sistem ligjor perëndimor.
Rusët sundojnë si më parë. Vetëm.
Putini duhet të sigurojë marrëveshje tregtare si Kina me vendet e Evropës Perëndimore dhe të kalojë të gjithë personelin ushtarak në prodhimin konkurrues të mallrave dhe shërbimeve.
Atëherë, me kalimin e kohës, NATO gradualisht mund të shpërbëhet përfundimisht.
Lufta për grabitjen e territoreve të huaja është po aq e modës së vjetër sa sistemi sovjetik.
Ukraina nuk përbën asnjë rrezik ushtarak për Rusinë. Nuk ka arsye logjike pse Rusia duhet të mendojë se mund të vendosë në Ukrainë. Putini po vepron si një ngacmues i ligë kundër fqinjit të tij – duke përhapur e për të ngulitur idetë e parullat (propagandat) politike në pakicat ruse të Ukrainës për separatizëm dhe duke i mbështetur ata ushtarakisht.
Ukraina është një vend i pavarur – nuk duhet trajtuar si një pjesë në lojën e askujt, por duhet respektuar për atë që është. Unë shoh se pothuajse të gjitha mediat e shtetit amë (të komanduara nga i stërzgjaturi) dhe “analistët” shqipfolës, përfshirë shqiptarë të rëndomtë por dashamirë e nostalgjik të UDB-së jugosllave (serbo-sllave), rusofilët servil e bastard shqipfolës po mbrojnë veprimet e Rusisë. Është krejtësisht e pakuptueshme që dikush në një vend të vogël siç është shteti amë Shqipëria, nuk e kupton se sa vështirë i ka punët Ukraina, por konsiderojnë se Rusia ka të drejtë të eci përpara, të pushtoj, masakroj e kolonizoj të tjerët ashtu sipas dëshirës, siç ia do qejfi.
Vendet Lindore të NATO-s u pushtuan për dekada nga sovjetikët / Rusia dhe u shtypën nga një regjim brutal – përfshirë Ukrainën. Tani ish-pushtuesi shpreh zemërimin se po kërkojnë siguri nga të tjerët, konkretisht nga NATO. Perandoria Sovjetike ishte një regjim i rremë, i tmerrshëm dhe i kushtëzuar ushtarakisht – dhe të gjithë anëtarët e saj ishin aty kundër vullnetit të vet. Detyroheshin. Që këta tani duan të mbrohen kundër Rusisë është plotësisht e kuptueshme. Megjithatë, kjo nuk i jep Putin-it asnjë të drejtë të kërcënojë fqinjët e tij.
Çdo vend dhe popull duhet të vendosë se cilën rrugë duhet të ndjekë vendi përkatës. NJERËZIT në Ukrainë duan një orientim Perëndimor. Rusia nuk duhet të ketë kurrë fuqinë për të vendosur se çfarë mendojnë NJERËZIT në vendet e tjera. Nëse Putin pushton Ukrainën, atëherë Perëndimi duhet t’i kthejë shpinën Rusisë në çdo mënyrë dhe të mbështesë popullin ukrainas.
Rusia po mobilizon një forcë pushtuese prej 150,000 trupash rreth një vendi me kërcënimin e pushtimit. Përveç kësaj, ata duan të vendosin për të ardhmen e vendit, Ukrainës pra, pa pyetur njerëzit që jetojnë atje (popullin ukrainas) se çfarë duan vetë ata.
Mendoj se ka filluar të vrapohet shumë pas Putin-it. Ai thjesht dëshiron njërën pas tjetrës atë që është e huaj dhe nuk i takon. Dhe nëse ai në thelb ka vendosur për luftën, atëherë lufta do të vijë. I takon atij dhe vetëm atij të marrë pasojat. Atëherë ai do të jetë shumë i vetëm edhe për veten e tij. Asnjë vend perëndimor nuk do të ketë asnjë lidhje me të, asgjë. Mendoj se kemi qenë shumë të sjellshëm me nazistin pasi ai mori Krimenë. Sanksionet janë ndalur dhe ai nuk ka mësuar asgjë.
Ai mendon si Hitleri, që provoi dorën e tij në Poloni dhe rajonet e Sudetit dhe mendoi se ushtria e tij ishte më e mira në botë dhe veçanërisht kundër një Evrope të çarmatosur. Neville Chamberlain, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1937 deri në vitin 1940, pati një përpjekje të keqe për paqe me bisedimet që nuk çuan asgjë përpara. Macron ka folur me Putin-in, por 150,000 ushtarët janë ende në kufi.
Putin po bën të njëjtën gjë tani si Hitleri para vitit 1940. Dhe cila do të jetë gjëja e radhës (problemi radhës) që do të sjellë Putin-i dhe çfarë do t’i mbetet atëherë për të mos përdorur forcat e tij.
Po aq mirë për t’u përballur fort tani – nëse ai është i interesuar për luftë, ai mund ta arrijë atë tani. Nëse i dorëzohemi tani kërkesave të tij, herën tjetër do të ketë kërkesa më të mëdha.
Putini i vendos të gjithë kundër të gjithëve. Ditët e fundit është parë që Franca ka ndërmjetësuar, pastaj në Moskë ka udhëtuar edhe Olaf Scholz. Deklarata e Olaf Scholz nuk është e mirë, pasi ai beson se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s. Këtë nuk e vendos Gjermania. Është Ukraina ajo që do të vendosë se me kë duan të bëjnë aleancë.
Gjermania, sipas disa eksperteve të çështjes, po pikturon rastin e saj, dhe ky është gazi. Gazsjellësi ekzistues është mbytur sërish dhe Gjermania kërkon hapjen e një të riu përmes Detit Baltik.
Ne shohim se Gjermania nuk do të ndihmojë me armë. Gjermania punon për vete brenda BE-së dhe NATO-s. Këtë do ta shohim edhe më shumë nëse Rusia hyn në Ukrainë.
***
Dyshoj se rusët e zakonshëm duan luftë tani, shumica e tyre nuk kanë as bukë për të ngrënë. Ata kanë më shumë probleme tjera se sa duhet për të kaluar jetën e përditshme. Shumë familje prej tyre jetojnë bashkë, 2-3 familje në një apartament të shkatërruar, dhe shumë prej tyre nga varfëria detyrohen të kenë disa punë për të mbijetuar …
_____

Florim Zeqa
Në 14 vjetorin e pavarësisë
Një vit nuk është shumë, por edhe nuk është pak për një qeveri që të dëshmojë aftësitë qeverisëse, menaxhimin e mirë të parasë publike dhe përformancën në arenën ndërkombëtare. Edhe pse nuk është bërë një vit i plot i ‘Qeverisë Kurti 2”, ajo ende ndodhet në pikën zero sa i përket i përket mirëqenjes qytetare dhe politikës së jashtme, pa asnjë njohje ndërkombëtare!
“Qeveria Kurti 2” largë pritjeve të qytetarëve
Pra, “Qeveria Kurti 2” as për së afërmi nuk i plotësoj pritshmëritë e qytetarëve. Mosreformimi i sistemit të drejtësisë (Vetting-u), mosreformimi i sistemit shëndetësorë dhe atij arsimor, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe kriza energjetike e gjunjëzuan Albin Kurtin përballë kërkesave të qytetarëve!
Qytetarët rezultatet e para i kanë pritur në sistemin e drejtësisë, gjegjësisht të trajtimit të barabartë para ligjit, kanë pritur përmirësim të sistemit shëndetësor dhe atij arsimor, kanë pritur zhvillim ekonomik dhe rritje të mirëqenjes ekonomike, qytetarët kanë pritur avancim të politikës së jashtme, gjegjësisht konsolidim të shtetit në arenën ndërkombëtare, njohje të reja për shtetin e Kosovës dhe liberalizim të vizave brenda një viti.
Çdo tendencë e ikjes nga premtimet e qytetarëve dhe nga obligimet ndërkombëtare që ka marrë Kosova nga qeverisjet e kaluara do të jetë me rreziqe të paparashikuara për vendin, për shkak se bashkësia ndërkombëtare është e vendosur që sa më parë ta përmbyllë konflikitin qindra vjeçar shqiptaro-serb, gjegjësisht kapitullin e gjatë 11 vjeçar të bisedimeve dhe hapjen e një kapitulli të ri të normalizimit të marrëdhënjeve i cili duhet të rezultoj me njohje reciproke.
Çfarë po ndodhë me kryeministrin Kurti?!
Shkelja e parimeve dhe vënja në pazar e posteve politike (për president) për të ardhur në pushtet, e ka nivelizuar Albin Kurtin me liderët e tjerë partiak. Shkelja e parimeve dhe mosmbajtja e premtimeve elektorale paraqet rrëshqitjen skandaloze nga kursi politik opozitar.
Dikur, mosnjohës i simboleve shtetërore (himn dhe flamur) dhe as Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, sot në krye të ekzekutivit shtetëror i njehë dhe pranon të gjitha që i kishte mohuar në të kaluarën!
Nuk janë të largëta vitet kur kryeministri Albin Kurti, e injoronte flamurin “lara-lara” siq e quante flamurin e shtetit që e drejton, madje qëndronte ulur kur të gjithë ngriheshin në këmbë kur ekzekutohej himni (pa tekst) i Kosovës, ndërsa pas marrjes së postit të kryeministrit, jo vetëm që ngrihet në këmbë, i qëndron gatitu të njëjtit himn e flamur pa ndjenja kombëtare!
Vargu i premtimeve elektorale të Albin Kurtit është i gjatë dhe i pambarim, sikurse që është e gjatë dhe e pambarim mosmbajtja e fjalëve të dhëna!
As optimistët, por as pesimistët më të mëdhenjë nuk e kanë pritur një ndryshim kaq radikal të Albin Kurtit! Nga një kundërshtues i çdo gjëje, është kthyer në pranus të çdo gjëje, madje edhe të atyre që nuk i kërkohen nga ndërkombëtarët (fusnota*).
Nga konsistenca e qëndrimeve në liberalizim të veprimeve
Konsistenca në mbajtjen e qëndrimeve dhe mbrojtja e parimeve politike, e kishin bërë Albin Kurtin liderë opozitarë që veçohej dhe respektohej prej oponentëve politik. Mirëpo me ardhjen në pushtet është duke ndodhur një ndryshim i papritur dhe i paparë i tij si kryeministër i vendit!
Sikurse Hashim Thaçi, ish udhëheqës politik i UÇK-së, me ardhjen e tij në pushtet që i harroj vlerat e luftës çlirimtare duke ua sjellur “dhuratë” luftëtarëve të lirisë Gjykatën Speciale nga Brukseli, edhe Albin Kurti, nga një lider radikal, nga mbrojtës i të drejtave kombëtare, gradualisht është duke u shndërruar në një lider të moderuar i cili po e vazhdon dialogun me Serbinë pa njohje reciproke, me fusnotë* dhe pa emrin Republikë në takimet ndërkombëtare të nivelit të lartë në BE dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së!
Ndalja e huliganizmit dhe e rrënimit të institucioneve shtetërore
Askush nuk e ka imagjinuar një natyralizim kaq të shpejtë të Albin Kurtit. Qytetarët e Kosovës më shumë kanë besuar në liberalizimin e vizave sesa në natyralizimin e Albin Kurtit me shtetin e Kosovës, më shumë kanë besuar në evropianizimin e Kosovës sesa në moderimin e Albin Kurtit, më shumë kanë pritur uljën sesa në ngritjen e çmimit të rrymës, më shumë kanë pritur hapje sesa mbyllje të vendeve të punës!
Megjithatë, gjëja më pozitive që i ka ndodhur Kosovës me ardhjen e LVV-së në pushtet është ndalja e huliganizmit dhe e rrënimit të institucioneve shtetërore, ndalja e gasit lotësjellës dhe piromanisë brenda institucioneve të shtetit.
Albin Kurti nga një udhëheqës i organizatës që ka sulmuar çdo institucion, është kthyer në mbrojtës besnik i tyre. Më nuk e ka guximin askush të sulmojë Gjykatën Kushtetuese dhe Policinë, Kuvendin dhe Prokurorinë, as të kundërshtojë prezencën ndërkombëtare në Kosovë siq kishte ndodhur në të kaluarën jo shumë të largët, kur ambasadorja amerikane fyhej dhe sulmohej fizikisht nga aktivistët e LVV-së.
Më në fund po na gëzon fakti se po e dëgjojmë nga goja e Albin Kurtit se kemi shtet, se kemi institucione, se kemi sundim të ligjit dhe barazi qytetare, etj. Është pak më shumë se pozitive, do të thoja mrekulli pranimi 100 % i simboleve të shtetit, të cilat deri dje refuzoheshin nga Albin Kurti. Na mbetët të shpresojmë se ndryshimi substancial dhe çasja e Albin Kurtit ndaj shtetit të Kosovës vazhdojë edhe kur ai nuk do të jetë në pushtet!
Urime 14 vjetori i pavarësisë të gjithë qytetarëve të vendit tim, e paçim për jetë e mot Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur!
Lavdi të gjithë heronjëve, martirëve dhe dëshmorëve të lirisë!
Lavdi themeltarit të shtetit të Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova!
Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës!
Presidenti rus Vladimir Putin në bisedë me Shefin e Mbrojtjes Valerij Gerasimov. Sipër tyre ndodhet një hartë e madhe e Ukrainës. Fotografia: Mikhail Tereshchenko, Sputnik / Reuters /NTB
Sonte në ora 21:59 nga Lene Skogstrøm, Aftenposten
Rusia ende po lëviz forcat në kufirin e saj me Ukrainën dhe ka gjasa të planifikojë një sulm të kufizuar kundër vendit, ka pohuar kreu i shërbimit informativ të Estonisë.
“Inteligjenca estoneze është e ndërgjegjshme se rreth dhjetë grupe luftuese ruse po lëvizin tani drejt kufirit me Ukrainën, ku 100 grupe luftuese ruse apo rreth 170,000 ushtarë janë vendosur tashmë,” tha Mikk Marran, sipas Reuters ndërsa paraqiste raportin vjetor të shërbimit estonez të inteligjencës të mërkurën.
Ky numër përfshin edhe forca që zakonisht janë të vendosura në rajonet rreth Ukrainës, si dhe forca që tani marrin pjesë në një stërvitje ushtarake në Bjellorusi, shtoi ai.
Nato, për krahasim, vlerëson se Rusia ka rreth 130,000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, ndërsa presidenti amerikan tha të martën se Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa pranë Ukrainës.
Artisti Shyqri Nimani, figura që ka kaligrafuar në pergamenë “Deklaratën e Pavarësisë”, më 16 shkurt të vitit 2008, për 16 orë kishte pirë vetëm ujë.
Në një intervistë të realizuar më herët nga KultPlus , ai ka treguar se si nuk ka guxuar të lëshohet as në gëzimin e pavarësisë, por ta përfundonte dokumentin e kërkuar.
Ai tregon për ethet që i ka sjellë ky dokument, frikën që nuk do të arrinte ta përfundonte punën e kërkuar, sikurse që tregoi se po brenda atyre 16 orëve mori aritmi në zemër, pasoja që po i vuan tash e dhjetë vite.
“Me vete kam pas edhe Agonin, djalin tim. Për një moment më kujtohet që i jam drejtuar duke shpërfaqë frikën time se nuk do të mund t’ia dal. Mbaj mend se si më dha kurajo, duke më thënë se patjetër do t’ia dalim”, ka thënë ai.
Nimani kishte treguar se 15 minuta para orës 15:00, atëherë, kryeministri Thaçi ka ardhë dhe e ka marë dokumentin, duke mbetur artisti i dërmuar në Zyrën e Kryeministrit.
Ai përmend edhe dëshirën e djalit të tij që të shkonin edhe ata në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Por, Nimani tregon se si i dërmuar që ishte, ceremoninë e ka përcjellë nga televizori i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, duke kujtuar edhe atë, se nuk kishte vend për të gjithë në ceremoni.
Mes tjerash ai kishte kujtuar edhe një detaj tjetër, që për punën e tij, ai nuk është paguar nga Qeveria e Kosovës.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të Shyqri Nimanit:
Shyqri Nimani: Ishte 16 shkurti i vitit 2008, një ditë para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Atë kohë, më ftoi kryeministri i atëhershëm i Kosovës- Hashim Thaçi. Më kujtohet shumë mirë, ka qenë ora 21:00 kur ma dhanë tekstin e Deklaratës së Pavarësisë, ku kërkuan nga unë që ta kaligrafoja në pergamenë (lëkurë e viçit). Teksti që ma lëshuan në dorë ishte plot tri faqe të formatit A/4, secili që është artist e kupton shumë mirë stresin tim për ta rrumbullakuar atë punë për 16 orë.
Unë pata pasë një takim edhe më herët, ku ju pata shpjeguar që nëse do të ishte deklarata në formatin A/4, në vetëm një faqe, duhen gjashtë ditë pune që të përfundonte deklarata ashtu si duhej, kurse mua më dorëzuan këtë dokument me tri faqe të plota.
Në momentin e fundit e kuptova se sa shumë ka tekst, dhe u befasova shumë, pastaj teksti që ma dhanë kishte edhe gabime gjuhësore, sepse, teksti ishte përkthyer nga anglishtja, dhe mu desh që edhe me këtë problem të merrem, që tekstin fillimisht ta korigjoja. Sepse, kur fillon të shkruash në pergamenë, aty më nuk lejohet të gabosh.
Shyqri Nimani: Përpos që duhej ta përfundoja Deklaratën e Pavarësisë brenda 16 orëve, shefi i protokollit në atë kohë, Abedin Qupeva erdhi me propozimin se nëse mund të ishte edhe Qeveria e Kosovës bashkëautore e Deklaratës së Pavarësisë, sikurse që ma përmendi edhe kontratën.
Natyrisht në stresin e kohës që isha, ishte e pamundur të flisja për këso gjëra teknike. Unë duhej që të koncentrohesha në punë dhe ta përfundoja gjithë atë punë që kisha para vetës.
Edhe përkundër faktit se si popull shqiptar e kemi ëndrruar shumë atë ditë, shpalljen e pavarësisë, unë nuk kam pas kohë të mendoj se sa i lumtur do të jetë populli im, pikërisht kur do të lexohej ky dokumet që do t’ia kumtonte lajmin e shumë pritur, se vendi i tyre përfundimisht do të jetë i pavarur. Ne krejt e dijmë se sa shumë luftë politike, luftarake është dashur që të vijmë deri te ajo ditë e madhe.
Unë i kisha këto ndjenja të brendshme, por për ato 16 orë mu desh ti mbyllja, të mos mendoja, sepse më duhej të kompozoja krejt tekstin, krejt hapësirën, dhe për këtë fakt, fillimisht këtë tekst mu desh ta shkruaj në një letër të thjeshtë, që t’ia jepja kompozimin e më pas të filloja punën në pergamenë.

Shyqri Nimani: Do të më mbetet brengë për gjithë jetën, kam menduar që ta ilustroj mirë, sipas doktrinave mesjetare, të ketë inicialet, të ketë ilustrime, por e dija saktë që 16 orë nuk më lejonin këtë dëshirë. Më është dashur të shkruaj me një fond, me një stil, i cili është i bukur, subtil dhe që shkruhet më shpejt, dhe vendosa që ta shkruaja në stilin italik, të renesancës italiane, kur siç dihet, që me këtë fond është shkruar edhe “Formula e Pagëzimit”, dhe pikërisht për këtë fakt, desha ta bëja një ndërlidhje mes asaj periudhe dhe periudhës sonë.
Për 16 orë kam punuar në këmbë dhe me kurriz të lakuar, sepse ashtu ishin kushtet e punës, kam pirë vetëm ujë, dhe asgjë nuk kam menduar përpos që ta përfundoj. Për herë të parë në punën time artistike kam pas frikën që nuk do t’ia dal. Me vete kam pas edhe Agonin, djalin tim, i cili edhe ai është dizajner. Për një moment më kujtohet që i jam drejtuar duke shpërfaqë frikën time se nuk do të mund t’ia dal.
Mbaj mend se si më dha kurajo djali im, duke më thënë se patjetër do t’ia dalim. Kjo punë është shumë riskante, unë kam pas raste të shkruaj edhe më herët në pergamentë, por jo me kaq afat të shkurtër.
Shyqri Nimani: Deklaratën e Pavarësisë e kam përfunduar pesëmbëdhjetë minuta para orës 15:00. Mbaj mend që erdhi kryeministri Thaçi, e panë dhe e morën. Kurse unë mbeta i katandisur deri në fund, i rrënuar nga lodhja. Mbaj mend që djali im më pat kërkuar që të shkonim në sallën e Parlamentit të Kosovës, aty ku edhe do të shpallej pas pak Pavarësia e Kosovës.
I thashë që do ta përcjellë seancën nga kjo zyrë e kryeministrit, sepse edhe isha i lodhur, por edhe nuk isha veshur bukur, pastaj, edhe nuk kishte vend për të gjithë në atë seancë, kështu që e kam përcjellë këtë ceremoni sikurse krejt qytetarët e Kosovës, nëpërmjet televizorit.

Shyqri Nimani: Kanë kaluar dhjetë vjet, dhe deri më sot, unë asnjëherë nuk kam nënshkruar asnjë kontratë për punën që bëra. Nëse nuk gabohem, atëherë janë ndarë 600 mijë euro për atë ditë, mjete që janë ndarë për shpenzimet. Kam dëgjuar që shumë autorë kanë marë mjetet për punët që kanë kryer, por unë që shkrova Deklaratën e Pavarësisë nuk mora mjetet. Unë kam dëgjuar se mjetet kanë qenë të ndara për këtë punë, por unë nuk shkova ti kërkoja, por as ata nuk erdhën të më kërkonin. Unë nuk besoj që Hashim Thaçi është në dijeni se nuk jam paguar për punën e bërë, pasi që, ai ka pasë tjera ngarkesa, por të tjerët kanë qenë në dijeni, apo edhe ndoshta mendojnë se jam paguar.
Shyqri Nimani: Deklarata ka pasë mundësi që të shkruhej më herët, por ka qenë edhe problemi te teksti, sepse Pavarësia e Kosovës ishte e kushtëzuar, dhe deklarata, unë mendoj, që nuk është shkruar pa miratimin e ndërkombëtarëve, andaj ka ardhë në momentin e fundit.
Por prapë mendoj se është mëkat, sepse është dashur të më tregonin dy javë më herët. Sepse as Thaçi, por as të tjerët nuk e kanë ditur se mke çfarë përkushtimi duhet të shkruhet në pergamenë.
Shyqri Nimani: Artisti duhet me qenë i sinqertë, unë i shoh të tjerët se si reagojnë në lidhje me punën time në Deklaratën e Pavarësisë, e lavdojnë, kanë fjalë të mëdha. Por unë vazhdoj ta kem brengë, edhe pse kam bërë shumë, sepse nuk kam pasë kohë më shumë, e sikur të kisha kohë më shumë, jam i sigurtë që do jepja më shumë.
Kushdo tjetër të ishte në vendin tim do ti ndodhte e njëjta, sepse nuk ka pasë kohë të mjaftueshme me atë çfarë kanë kërkuar.
Por unë gjeta ngushëllimin me një shtet shumë më të fuqishëm se ne. E njëjta gjë u ka ndodhur edhe Amerikës, atëherë kur e kanë shpallë pavarësinë.Edhe Deklarata e Pavarësisë së Amerikës është me vetëm një ngjyrë, ngjyrë të zezë, pa ilustrime, kjo pak më ngushllon, ma bën më të lehtë.
Por unë, edhe me kërkesë të bashkëshortes sime, do të realizoj edhe njëherë Deklaratën e Pavarësisë në pergamenë, por natyrisht pa nënënshkrimin e deputetëve. Do ta bëj në mënyrë time dhe do ta dorëzoj që të jetë pjesë e Muzeut të Pavarësisë së Kosovës, këtë gjë do ta bëj që vetëm të mos e kem peng mos arritjen e realizimit të Deklaratës së Pavarësisë në mënyrën më të mirë të duhur. Do ti blej vet pergamenët dhe do të filloj të punoj ngadalë, ashtu si kam dëshirë.

Shyqri Nimani: Po, tash do të ekspozohet Deklarata e Pavarësisë dhe njerëzit do të kenë rastin ta shohin më afër këtë deklaratë, punë që më ka sjellë edhe aritmi në zemër, dhe këtë problem e barti tash e dhjetë vite.
Shyqri Nimani: Jo, nuk më ka ftuar askush.
Gjithë kjo punë, përpos që ta ka ‘dhuruar’ aritminë e zemrës, të ka lënë edhe ndonjë dhuratë tjetër, ke ndonjë gjë në shtëpinë tuaj që të kujton këto momente?
Shyqri Nimani: Të gjitha materialet që i kam përdorë atë ditë i kam në shtëpi, kaligrafet e ndryshme, ngjyrat dhe disa copa të pergamanëve, sikurse që i kam edhe tri faqet A/4. Një ditë do ti dhuroj edhe këto kujtime.

Shyqri Nimani: Po më vjen mirë për këtë pyetje, nuk ma bëri askush për këto dhjetë vite. Unë vitin e kaluar pata 75 vjetorin e lindjes dhe asnjë televizion nuk më ftoi që të bëj diçka rreth karrierës sime artistike. Kurse për këtë përvjetor, që dy javë jam duke dhënë intervista për medie të ndryshme, duke përfshirë edhe të huajat.
Për mua, asnjë rëndësi nuk paraqet fakti që kam shkuar Deklaratën e Pavarësisë, njëjtë do të mendoja edhe sikur mos ta shkruaja. Sepse, unë jam artist, jam pedagog universitar, me rëndësi janë monografitë e mia, karriera ime artistike. Por puna në Deklaratën e Pavarësisë është punë historikë, punë që lë gjurmë dhe punë që ka bërë jehonë më shumë.

Prishtinë, 16 shkurt 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl.
Në këtë takim, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Republikës së Kosovës.
U bisedua për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe reformë në drejtësi. Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin për ecurinë e reformave të nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë. U bisedua edhe për situatën në rajon dhe bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat me interes të përbashkët.
Kryeministri dhe ambasadori shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për t’i thelluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Foto: Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në 17 Shkurt 2008 pak para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me drejtorin e përgjithshëm të ATSH në atë kohë, Artur Kopani, dhe korrespondentin në Kosovë, Behlul Jashari
![]()
Shkruan: Behlul JASHARI
Kosova me Axhendë Shtetërore në 17 Shkurt 2022 feston Ditën e Pavarësisë së shpallur para 14 vitesh në 17 Shkurtin historik 2008, pas Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasuar me vendosjen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të Pavarur dhe Sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë, e cila hartës së botës ia shtoi një shtet, e lexuar nga atëherë Kryeministri Hashim Thaçi, të dielën e 17 Shkurtit 2008 – të para 14 viteve, në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme solemne, të nisur në orën 15:00.
Pak para kësaj ore, parase 109 deputetë të pranishëm në Kuvend të votonin në unanimitet shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i atëhershëm të Kosovës Fatmir Sejdiu në zyrën e tij, ku na priti në atmosferë feste e përzemërsie drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare Artur Kopani dhe mua korrespondentin në Kosovë të kësaj Agjencie Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, në intervistën ekskluzive deklaronte se “ne nuk kemi frikë nga e ardhmja” dhe se “nga kjo ditë do të jetë një Kosovë e bekuar”…
17 Shkurti 2008 i Pavarësisë së Kosovës, dita më e madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë, e vlerësuar kështu në faqen e parë të botimit të jashtëzakonshëm festiv të gazetës historike Rilindja, në festën e madhe të gjithë shqiptarëve u përmbyll me fishekzjarret më të shumta e më të shkëlqyera që janë parë ndonjëherë mbi Prishtinë, kryeqytetin e shtetit të ri evropian, të saposhpallur.
Kosova deri tani është njohur nga 117 shtete, ndërsa njohjet e para iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.

Dy ditë para se të mbusheshin katër muaj pas 17 Shkurtit të shpalljes së Pavarësisë, në 15 Qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila ishte miratuar në Kuvend në 9 Prill, dhe që në nenin 1 përcaktonte se,“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.
Flamuri shtetëror i Kosovës ishte shpalosur që në ditën e shpalljes së Pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit, i cili në një seancë të veçantë në 11 Qershor 2008 miratoi edhe Himnin Shtetëror të Kosovës.
Gjatë 14 viteve, Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me mëse 90 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur mëse 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete.
Vitet më të rëndësishme e më të suksesshme të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë ishin 2010-ta, 2012-ta, së bashku 2015-ta e 2016-ta dhe 2018-ta.
Në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: Legjitimimi i Pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 Korrik dhe Rezoluta e 9 Shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e veçantë të datës 23 Korrik 2010 ka miratuar solemnisht një deklaratë ku shprehte kënaqësinë dhe aprovimin për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin ndërkombëtar të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe zotohej për respektimin e tij.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte filluar të shqyrtojë legalitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kishte miratuar një kërkesë të Serbisë në Tetor të vitit 2008.
Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetjetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.
“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për Pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar më 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së – kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.
Në vitin 2012 Kosova përmbylli fazën e Pavarësisë me Mbikëqyrje Ndërkombëtare dhe hyri në një fazë te re të perspektivës euroatlantike. Në 7 Shtator Kuvendi kosovar miratoi amendamentet në Kushtetutë, të propozuara nga qeveria, që kishin të bëjnë me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës.
Në 10 Shtator Grupi Drejtues Ndërkombëtar deklaroi përfundimin e mbikëqyrjes së Kosovës. “Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.
Më herët, në 2 Korrik 2012 është mbajtur në Vjenë takimi i pesëmbëdhjetë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i cili “ka konstatuar se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është zbatuar në mënyrë substanciale dhe me këtë autorizohen hapat përfundimtarë për përmbyllje të Pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbyllje të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO)”.
Në vitin 2016, në 1 Prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian, e nënshkruar në 27 Tetor 2015 në Strasburg dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 Nëntor. Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë.
Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian është miratuar në 10 Mars 2016 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë për herë të parë është mbledhur në Prishtinë në 16-17 Maj 2016…
Në 2018-tën Kosova u bë me ushtri dhe kjo ishte edhe ngjarje viti dhe shumë e rëndëishme e shtetit të pavarur gjatë 14 viteve. Pakoja e tre projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ushtri është miratuar me unanimitet në shqyrtim të dytë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës 120 anëtarsh me 107 deputetë në sallë në seancën e 14 Dhjetorit 2018.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008, Forca e Sigurisë së Kosovës është aktivizuar nga Janari 2009, kur u deaktivizuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat lindën nga transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lujtën rolin e tyre shumë të rëndësishëm në nëntë vitet e pas luftës së përfunduar në Qershorin 1999.
Në 2022-tën festohet edhe 23 vjetori i Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999 kur nisi të hyjnë në Kosovë NATO – forca ushtarake më e madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Kosovë liria po vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. Lufta e përfunduar kishte bilanc tragjik të masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve: Mëse 12 mijë të vrarë, rreth 6 mijë të zhdukur, shumë prej tyre të groposur në varreza masive, edhe të fshehura në Serbi, e afër 1 milion të dëbuar – shumica drejt Shqipërisë…

Kosove-shpallja e pavaresise 17 shkurt 2008
Kosovës i vinte era tokë e djegur, forcat serbe ua kishin vënë flakën mëse 400 fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive të shqiptarëve…
Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës (qytet në Maqedoni i banuar edhe me shqiptarë), ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 Qershor e hyri në fuqi në 11 Qershor 1999.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 Qershor 1999 kishte lëshuar urdhërin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të forcës paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s – KFOR-it nga 36 shtete.
Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it Amerikan, Anglez, Francez, Gjerman dhe Italian. Gjenerali britanik Michael Jackson ishte komandanti i parë i forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR.
Viti 2022 i 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës për të gjithë shqiptarët kudo është edhe i festës së madhe kombëtare të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë … Si një dhuratë për festat për të gjithe fëmijtë shqiptarë do jetë Abetarja e përbashkët e botar nga Shqipëria e Kosova, për çka është nënshkruar marrëveshja mes dy qeverive.
Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës mbajtën mbledhjen e shtatë të përbashkët në Elbasan në 26 Nëntor 2021, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.
Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.

Deklarata e Pavaresisë
Në vitet e pavarësisë së Kosovës ngjarje viti në 2021-tën ishin dy palë zgjedhje – parlamentare në 14 Shtator e lokale në 17 Tetor, të dyjat të tetat në liri.
Një tjetër ngjarje e madhe ishte Kosova e artë me dy medalje të arta të kampioneve olimpike, xhudisteve Distria Krasniqi e Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio, ku në ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë për të artat historike në festën botërore të sportit…

Gazeta Rilindja – Pavaresia e Kosovës 2008 – foto: Behlul-Jashari
GAZETA RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI
Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.
Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.
Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.

Kremtimi i Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë, në natën e parë të shpalljes së saj. Foto: ATSH
Fotoja e ballinës së gazetës Rilindja e fishekzjarreve mbi Prishtinë në mbrëmjen e 17 Shurtit historik 2008 të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës u bë nga shtëpia e vëllait tim Demë Jashari në Laxhen Taslixhe 4 – Rruga Fatmir Gjata Nr. 9, ku po festonim bashkë me ekipin e Agjencisë Shtetërore – Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, fotoreporteri i saj Florian Abazaj është autori i fotografisë …

Newborn, Prishtinë – Kosovë … Foto: Behlul Jashari
Bernë, 16 shkurt -Shume te rinje shqiptar ne kohen e okupimit te Kosoves nga regjimi serb apo gjate luftes u debuan apo u detyruan te barktisin vendlindjen. Por, keta te rinje refugjate në Zvicer dhe vendet tjera evropiane edhe pse emigrant vendlindjen nuk e harruan dot. Ata paralel pe pune dhe angazhime në perendim ndihmuan edhe atdhun. Njeri nga ta është edhe veprimtari njohur i cështjes kombëtare Prof. Bajrush Shaqiri nga Terpeza e Vitise i cili qe 40 vite me familje jeton dhe vepron në Gjenevë.
Në maj të vitit 1999, ne kulminacionin e luftes në Kosovë, aktivisti i ceshtjes kombetare Bajrush Shaqiri, kishte pranuar lajme dhe ndihme nga kampi i rafugjateve Stankovec, atebote ne Maqedoni i cli bashke me bashkatdhetar dhe miqe zviceran u ndodhe ne vendin e ngjarjes.
Bajrush Shaqiri nga Gjeneva qe gjysmene jetes se tij ja perkushtoi arsimit dhe humanizmit, sot shembull integrimi dhe i suksesve nepe rkomunietin shiptare ne Zvicer
“Ne aeroportin e Gjenenevës u takuam me 4 anetaret e sindikatave zvicerane (SIT)..Dhe më 10 maj te vititi 199 ne baza vullentare pa hezitim shkova në Shkup per t’ju ndihmuar, per t’i terhequr nga kampi refugjatet shqiptare te debuar nga Kosova qe jetonin ne kushte tejet te veshtira, te cilen hjeknin edhe per buke..” rrefen fillimisht humanisti dhe veprimtar i cështjes kombetare Bajrush Shaqiri.
Aksioni i Bajrush Shaqiri bashk me sindikalistet zviceran ia arritën qellimit, dhe me 20 maj 1999 pasdite arriten ta mbushnin aeroplanin me 147 refugjate ne drejtim te Gjenevës. Per kete mision humanitar te Bajrush Shaqirit dhe perfaqesuesve te sindikates SIT kishte shkruar atebote edhe gazeta zvicerane Tribune de Geneve (17 maj 99) qe me pas u shkrua edhe një libër (“Le vol impossible: Saga d’un charter kosovar”) nga autroi Michel Buhrer.
Bajrush Shaqiri vjen nga fshati Terpez i komunes se Vitisë. I diplomuar ne faklltetion e Skencave Matemartiko-Natryre ne Universitetin e Prishtinës per disa vitze ju perkushtua arsimit edukmit te gjenratave te reja ne shkollat shqipe.
Por presioni vazhdueshem i regjimit sikur shume te rinje edhe Bajrush Sahqir ju desht te marr rrugne e kurbetit per te shpetuar fmolajen por edhe me emndeje qe nga Zvicra t’i kontribuoj me shume vendlindjes, vendit te tij Kosovës te cilin e la padashje. Ai ne vitin 1983 u suspendua nga puna per qellime politike nga regjimi serb dhe u detyrua ta braktis vendin per t’u verndosur ne Gjenevë. Edhe pse emigrant, ai ne vitet e para ne Zvicer u nagazhua menjehre ne arsim, si mesimdhenes ne shkollat shqipe te Gjeneves i cili njëkohesisht ishte edhe pjese e kryesise se LAPSH “Naim Frasheri” ne kantonin e Gjenevës.
Kryetari i Vitisë Sokol Haliti: Mergimtaret te ndjekin shembullin e profesor Bajrush Shaqirit!
Per ta ndihmuar familjen vendlindjen dhe Kosoven ai nuk ka zgjedhur pune, ka punuar vazhimisht ne Zvicer paralel duke kryer obligimet e shtetit te Zvicres, per cka kane shkruar edhe gazetat zvicerane për veprimtarin tone te njohur Bajrush Shaqiri duke e marerur si shembull integrimi dhe suksesve. Ai asnjëherë nuk është ndalur me kontribute për Kosoven, sidomos per nevojtaret duke ndihmuar arsimin, shkollat, nxensit, studeetet, puntoret, te sëmuri, njëkoheissht duke ju pergjigjur cdo aksioni apo misioni humanitar te kerkuar nga komuna apo nga Shteti i Kosoves si dhe shoqatat humanitare ne Gjeneve apo Zvicer. “Mergimtaret te ndjekin shembullin e profesor Bajrush Shaqirit! ” ka thëne Kryetari i Vitisë Sokol Haliti për veprimtarin nga GHjeneva i cli e preite ne zyra per t’ja dhuruar nje mirënjohje per veprimtarine tij kombetare dhe humanite ne diaspore dhe vendlindje.
Per te gjitha keto angazhime dhe kontribute te njëpasnjëshme ai eshte vleresuar larte me diploma e mirënjohje te shumta si nga shoqata kosovare po ashtu edhe nga ato zvicerane (OJQ) ne Gjeneve por edhe nga Komuna e Vitisë dhe nga autoritetet kosovare ne vendlindje.
Se fundmi Bajrush Shaqiri per te gjitah keto aktivite dhe angazhime humanitare eshte kurrorëzuar me cmimin e merituar me tritull: Misionar i Paqes nga prof.dr.Shefki Hysa, guvernator i Misionit Diplomatik Peace and Prosperity në Tiranë.
Dr. Shefki Hysa, Guvernator i DMPP, dhe Stafi i Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) nderojnë Misionarin e Paqes Profesor Bajrush Shaqiri, me titullin Misionar Paqeje dhe Këshilltar Nderi i DMPP dhe strukturave të veta! (Dr. Shefki Hysa, Governor of DMPP and staff of Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) honor Professor Bajrush Shaqiri with the title Peace Missionary and Honorary Advisor of DMPP and its structures!)
Në këtë aktivitet mernin pjesë personalitete të shquara të artit, kulturës, gazetarisë, politikës, shoqërisë civile e fusha të tjera ku përmendim Kryetarin e Komunës Viti, Kosovë, Dr. Sokol Haliti, Dr. Rabit Sadiku, Zëvendës President i WPC, Profesor Hekuran Rapaj, Misionari i Paqes Enver Ferizaj, Ambasador Nderi i DMPP, si dhe personalitete të tjera.