ARKIVI:
1 Gusht 2026

Në vitin 2015 pata shkruar: “Veriu i Kosovës po organizohet si shtet?”

Shkrime relevante

Pa struktura në terren, Serbia kërkon sy elektronikë në veri !

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, Prishtinë Sa herë që Serbia humb kapacitetin...

Pesë rreze drite të Senekës në shqip, falë shqipërimit të Gjon Mark Krasniqit

Lekë Mrijaj, Klinë Rreth një muaj më parë, shqipëruesi Gjon Mark Krasniqi...

Konsullata serbe në Shkodër dhe ajo shqiptare në Bujanoc

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Reciprocitet diplomatik apo interesa të ndryshme? –...

Shpërndaj

Prof Dr. Muhamet Kelmendi, Prishtinë
Punim i shkruar ne shkurt te vitit 2015.
Ne kete kohe z.Mustafa nenshkruajti Marreveshjen me shtetin serb per “Asociacionin e Komunave me Shumice Serbe ne Kosove”.
Titulli i punimit te botuar: Veriu i Kosoves po organizohet ne shtet?
Tash me nuk ka dileme!
Qeveria e Kosoves e udhehequr nga “turpi” i Kosoves (Isa Mustafa) ne takimin e fundit ne Bruxel filloje ndertimin e Kosoves Veriore ne subjekt juridik shteteror.
Sipas aktit te nenshkruar, ne Bruxel, ne Veri, do te kemi Asociacion me pushtet ekzekutiv dhe politiko- juridik.
Ne vazhdim u ndertua sistemi gjyqesor qe do te kontrollohet teresisht nga sustemi juridik serb.Madje, Beogradi paraqitet si pale, e cila do te cakton, nese nuk e cakton, atehere e jepe pelqimin edhe per gjyqetaret e prokuroret ne sistemin gjyqesor e prokurorial. Deri edhe Gjykata e Apelit eshte e vecante ne Veri nga ajo qe punon ne Prishtine.
E tere udheheqja e ketij sistemi te drejtesise do te jete nen kompetencat e krimineleve serbe te VERIUT.
Kete fakt nuk e zbehe fare thenja “ligjet” e Kosoves, apo vetem termi “ligje”, qe eshte ne dokumentin e nenshkruar. Perkundrazi, ky dualizem, tregon se atje do te zbatohen dy pare ligje.
Dhe metej!
Per te qene hipokrizia e mbulimit te sistemit juridik te vecante serb ne Veri, permendet teresia teritoriale. Ne ate hapesire gjoja qenka Skenderai, Mitrovica e Jugut dhe Vushterria. Po ne kuader te kompetencave te Gjykates Themelore te M. se Jugut. E Veriu del me Gjyjkate te vete edhe Themelore e edhe te Apelit.
Kete e verteton themelimi gjykatave dhe struktura e saj.
Pse, pra, kjo “marreveshje”?
Thjeshte per te mbuluar ndarjen pushtetit juridik ne Veri te vendit nga sistemi juridik i Kosoves.
Asgje tjeter!
Me nenshkrimin e kesaj “marreveshjeje” ne Bruxel, qe eshte ne vazhden e “marreveshjes” Thaqi – Dacic te vitit 2013, de-jure u “dakordua” qeveria e Kosoves per pavaresine gjyqesorit ne Veri, hape te rendesishem ne organizimin e ASOCIACIONIT TE KOMUNAVE SERBE, duke i dhene kompetenca politike e ekzekutive ketij territori te okupuar.
Madje, per te qene edhe me antishtetetor, te dy tandemat Mustafa – Thaqi pranuan qe zevendes i SHIK te caktohet nje person qe dergohet nga Serbia.
Ky takim dhe keto vendime tregojne se klani i tille eshte futur thelle ne shkaterrimin e shtetit te Kosoves. Ne te ardhmen pritet qe te shkohet kah pavaresia totale e pjeses veriore te Kosoves dhe te degjenerimit e shtetit tone.
Turpi i Mustafes-Thaqi nuk ka te beje me me faktin se u shkele Kushtetuta e Kosoves, por ai aktivitet i turpshem dhe antikombetar ndaj kombit e shtetit qone te t’ kurrja e territorit shqiptar, duke lejuar humbjen e vendit tone.
Nuk ka nevoj te themi apo te konstatojme poshtersine e ketyre dy njerezeve, te cilet si me qene Kosova “babovine” e tyre vazhduan aktivitetin,duke forcuar ndarjen e vendit me firme te re.
Kjo eshte hera e dyte qe vete shqiptaret i falin territore shtetit serb, territore historike shqiptare. Vete A.Zogu i pati dhene, ne vitin 1924, Mbreterise SKS, Shen Naumin e Pogradecit dhe Vermoshin e Kelmendit per “ndihmen” qe dha Beogradi me arme e ushtare kriminelit A.Zogu per te rrexuar qeverin e Nolit ne Tirane.
Po keshtu vepruan qe nga fillimi i bisedimeve me Beogradin. Ndersa, kjo e 09.shkurtit 2015, eshte vazhdim i ndarjes nga Thaqi-Mustafa, duke falur Mitrovicen e Veriut, tere Veriun e Kosoves, pushtuesve serb.
Tash nuk ka me rendesi se a diskutohet ceshtja ne Kuvendin e Kosoves; apo fakti se a pajtohet deputetet apo jo me qeverine Mustafa. Kjo me nuk diskutohet. Marreveshja e djeshme ne Bruxel eshte akt i rende antishqiptar. Ajo nuk arsyetohet.
Qytetaret shqiptar nuk duhet pranuar kurre ndarjen e Kosoves!
Qytetaret e Kosoves nuk kane me se cka humbin!
Populli po ike jashte vendit.
Papunesia eshte e madhe.
Varferia ka arritur kulmin dhe
Tash edhe territori i ruajtur me gjake gjate historise po u falet pushtuesve serb.
Keto nuk kane komente!
MK

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu