Kreu Blog Faqe 1627

Merkel dhe Putin kanë arsye të jenë të kënaqur

0

Përdorimi i mjeteve ekonomike për të arritur qëllimet politike si: kontrolli i tregjeve, me theks atij energjetik (Nord Stream 2), investimet strategjike etj., janë pjesë e strategjisë për rishikim të gjeopolitikës në përputhje me interesat nacionale. Sidoqoftë, Gjermania, edhe pas epokës së Angela Merkel-it, pavarësisht kësaj marrëveshje, mbetet tutje njëri nga partnerët më serioz të SHBA-ve dhe pjesë e boshtit të strukturës së sigurisë euroatlantike (NATO-s)

Prishtinë, 22 korrik – Mediat gjermane njoftojnë se presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel patën dje një bisedë telefonike të gjatë. Objekt bisede ishin çështjet e energjisë, zgjidhja e konfliktit në Ukrainën lindore dhe marrëdhëniet dypalëshe gjermano-ruse.

Tashmë bëhet e qartë për të gjithë se arsyeja kryesore e kësaj bisede ishte trajtimi i rrugëve dhe mundësive që do t’ i hapnin udhë marrëveshjes së arritur tashmë mes SHBA-ve dhe Gjermanisë për tubacionin e diskutueshëm rus të gazit Nord Stream 2, nënshkruar dje nga Angela Merkel dhe Joe Biden, që de facto “dritën e gjelbër” për fillimin e tij.

Lajmi për bisedën Merkel-Putin u konfirmua mbrëmë edhe nga mediat ruse.

“Udhëheqësit janë të kënaqur me përfundimin e tubacionit Nord Stream 2. Presidenti rus vuri në dukje angazhimin gjerman për zbatimin e këtij projekti, i cili është thjesht i bazuar në treg dhe synon forcimin e sigurisë energjetike të Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian,” nënvizohet në një deklaratë të publikuar nga zyra e presidentit rus.

Të vetëdijshëm për pasojat në rrafshin gjeopolitik të këtij objekti me peshë të veçantë në rrafshin gjeoekonomik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë këmbëngulur ta arrijnë një marrëveshje paraprake me Gjeraninë, e cila do ta obligojë këtë të fundit për parandalimin e Rusisë që të përdorë tubacionin e gazit Nord Stream 2 si levë politike e shantazh ndaj Evropës.

Gazsjellësi me një gjatësi prej 1,230 km, që shtrihet nën Detin Baltik, tashmë është pothuajse i përfunduar dhe ai do të dyfishojë eksportet e gazit rus në Gjermani.

Zyrtarja amerikane Victoria Nuland me këtë rast u shpreh për këtë vepër, duke e cilësuar si “një tubacion të keq”, por shtoi se, marrëveshja parashikon sanksione kundër Moskës nëse do të përpiqet të shantazhojë në të ardhmen Ukrainën.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA-ve, Victoria Nuland, ka paraqitur detajet e Marrëveshjes “Nord Stream SHBA-Gjermane”, të nënshkruar dje në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan.

Kjo marrëveshje u arritë pavarësisht kundërshtimeve nga dy aleatët e Perendimit – Polonia (anëtare e NATO-s dhe BE-së), dhe Ukraina që tok e konsiderojnë projektin si kërcnim për sigurinë e Evropës Qendrore.

Sipas kushteve të marrëveshjes së arritur paraprakisht mes SHBA-ve dhe Gjermanisë, Ukraina do të marrë 50 milion dollarë kredi të teknologjisë së energjisë së gjelbër dhe një garanci të ripagimit për tarifat e tranzitit të gazit që do të humbasë, duke u anashkaluar nga tubacioni deri në vitin 2024, thuhet në njoftimin e Associated Press-it.

Le të kujtojmë se, në maj të këtij viti, administrata e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, hoqi dorë nga sanksionet mbi një kompani që ndërtonte tubacionin, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga ligjvënësit republikanë.
Shtëpia e Bardhë e Z. Biden në parim ishte kundër këtij tubacioni, por analistët e njohur të kësaj çështjeje pohojnë se, ai kishte ngurruar të rrezikojë raportet me

Gjermaninë në një kohë kur po promovon doktrinën e tij, që varet shumë edhe nga qëndrimi i aleatëve evropianë.
Tubacioni i ri, ashtu si ai pararendës tashmë funksional, Nord Stream, do të ketë kapacitetin prej 55 miliard metra kub gaz në vit dhe do të furnizojë gjithë Evropën perendimore.

Siç mirret vesh Rusia nuk ka asnjë hezitim që të zgjasë afatin e marrëveshjes së arritur me Kievin në dhjetor 2019, e që zgjatë atë – marrëveshjen për tranzitin e gazit rus në Evropë, meqë interesi i Rusisë është që gazi i saj të shitet në Europë. Por, siç thotë urtësia angleze, djalli fshihet në detaje: çështja kryesore është sasia e këtij gazi. Kontrata afatgjatë e lartpërmendur parashikonte tranzitin e gazit rus në një sasi totale prej një 180 miliardë m3 në vit, e cila i siguron Ukrainës përfitime të mëdha financiare.

Cila do të jetë kontrata e tretë në fund të vitit 2024, për të cilën flet Victoria Nuland, askush nuk mund ta dijë ende, sepse ndërkohë Nord Stream 2 do të jetë operacional (do të përfundojë në shtator të këtij viti dhe do të ketë një kapacitet vjetor prej 55 miliard m3 – po aq sa tranziti përmes Ukrainës sipas kontratës aktuale afatshkurtër), komenton portali Geopolitik News i Zagrebit.
Shih për këtë, pozicioni ukrainas, pavarësisht ngushëllimit të djeshëm të Kievit nga ana e Victoria Nuland, nuk duket aspak i mirë. Ndërkaq ata që kanë arsye të jenë të kënaqur janë kancelarja Merkel dhe presidenti Putii.

A është ky hapi më serioz në “përmbysjen” e gjeopolitikës postmoderne gjermane, rol të veçantë luan gjithësesi edhe pozicionimi i grupimit të shteteve të “Vishegradit” dhe i atyre të Ballkanit Perendimor, e që prekin kryesisht intencën për përafrim ekonomik të Gjermanisë me Rusinë. Në këtë rast, megjithatë, kemi të bëjmë më shumë me gjeoekonomi. Në këtë sferë duket se përafrohen shumë forcat politike, jo vetëm ato të spektrit të djathtë, si në Gjermani edhe në Rusi.

E djathta gjermane dhe jo vetëm ajo, gjithësesi pretendon t’i përdorë mjetet politike, emocionin politik që shkakton interpretimi i historisë dhe raporteve brenda BE-së, për të arritur qëllimet ekonomike. Por, edhe përdorimi i mjeteve ekonomike për të arritur qëllimet politike si: kontrolli i tregjeve, me theks atij energjetik (Nord Stream 2), investimet strategjike… janë pjesë e strategjisë për përmbysje, respektivisht rishikim të gjeopolitikës.

Sidoqoftë, Gjermania, edhe pas epokës së Angela Merkel-it, pavarësisht kësaj marrëveshje, mbetet tutje njëri nga partnerët më serioz të SHBA-ve dhe pjesë e boshtit të strukturës së sigurisë euroatlantike (NATO-s)

Vazhdon të pasurohet me analiza, komente, intervista e lajme të fushës, faqja e INSTITUTIT SHQIPTAR për GJEOPOLITIKË

0

Instituti shqiptar për gjeopolitikë

Instituti Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë (me tutje ISHGJ), me seli në Prishtinë, është një institucion joqeveritar, i themeluar në bazë të ligjit për organizatat jo qeveritare dhe shoqërisë civile. Është themeluar nga një grup intelektualësh shqiptarë dhe ka qëllim të zhvilloj veprimtari kërkimore-shkencore në fushën e studimeve gjeopolitike dhe historike, të integrimeve evropiane dhe euroatlantike, përfshirë këtu kërkimet shkencore e zhvillimore, si dhe publikimin e rezultateve të tyre. ISHGJ i themeluar në vitin 2021, përmes hulumtimeve dhe kërkimore ndërdisiplinore, do të nxjerr rezultatet nga rrethanat politiko historike të etnisë shqiptare ne Ballkan, ndërlidhur me rolin dhe ndikimin e shqiptarëve në tërësi, anë aspektin e sigurisë dhe procesit të integrimeve evropiane dhe euroatlantike .
Struktura e Anëtarësisë së ISHGJ-së Anëtarësia dhe Struktura e Institutit përbëhet nga një grup i ekspertëve të fushave të ndryshme si për shembull: – Shkencëtarë – Publicistë dhe – Gazetarë nga vende të ndryshme (Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria, Sllovenia, Zvicra, Gjermania, Austria, SHBA, …), të cilët bashkërisht ndjekin qëllimin e krijimit dhe funksionimit të Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë të përshkruar në këtë koncept.

Traktati i Paqes me Italinë si precedent i Traktatit të Paqes me Serbinë

0
Nga Korab Blakaj, Vjenë 
Në rezolutën drejtuar Presediumit të Konferencës së Paqes në Paris nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë, me 30 Korrik 1946, argumentohej kërkesa e drejtë e popullit shqiptar,për të marrë pjesë si palë e barabartë, për të thënë fjalën e vet në mbrojtjën e interesave kombtare.
Britania e priti me rezerva kërkesën e përseritur të Qeverisë Shqiptare.Z Roger Pinsent, referent për Shqipërinë pranë Foreign Offices-it shprehej se britanikët nuk e duan posaqërisht pjesmarrjen e Shqipërisë në Konferencë.Ata mbronin pikëpamjen se duhej t’i qëndronin konsekuent linjës që shteti shqiptar mos të pranohej, por të ftohej të shtronte çështjet që donte të arrinte.Në Konferencë u ftua me vonesë pa të drejtë vote.
Në seancën plenare të 21 Gushtit, kryetari i delegacionit shqiptar, Enver Hoxha, deklaroi se populli shqiptar, besnik i traditave luftarake për liri e pavarësi, dhe besnik i çështjes aleate, që prej 7 Prillit 1939 e deri në ditën e fitorës, e kishte fituar me luftë të drejtën e pjesmarrjës në Konferencë, me titull dhe me të drejta të plota me 21 kombet fitimtare.I vetëm në mbrojtje, populli ynë ishte viktima e parë e agresionit fashist.
Italia kishte paraqitur gjithmonë një rrezik për shtetin shqiptar, duke synuar ta shndërronte Adriatikun në det italian dhe Shqipërinë një kryeurë për zgjerimin e saj imperialist në Ballkan.
Okupimi i Vlorës me 1917, Akordi Tittoni- Venizellos i vitit 1919, vendimi i 9 Nëntorit 1921 me të cilin Konferenca e Ambasadorëve, nën presionin italian, i njihte kësaj të fundit pozitë të privilegjuar mbi Shqipërinë.Të gjitha akordet, ujditë, konventat dhe traktatet që iu imponuan Shqipërisë deri me 1939, tregonin synimet imperialiste të saj kunder shtetit shqiptar.Pas agresionit të armatosur Italia përdori çdo mjet për të likujduar çdo të drejtë dhe çdo liri, përfshirë edhe ekzistencën fizike të popullit shqiptar.
Kjo politikë kundrejt Shqipërisë përfundoi me nënshkrimin e TRAKTATIT TË PAQES me Italinë, me 10 Shkurt 1947.Ai u depozitua në Arkivin e Republikës Franceze.Neni 88 u jepte të drejtë të firmosnin traktatin vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.Këtë të drejtë e fitoi edhe Shqipëria ndonëse nuk ishte pjesë e OKB së.
Garantues dolën SHBA,Anglia, Brss dhe Franca, me të drejtë arbitri në mosmarrveshjet e mundshme.
Neni 27 i Traktatit të Paqes, obligonte Italinë të njihte dhe të merrte detyrim të respektonte sovranitetin dhe indioedencën e shtetit shqiptar.
Neni 28 i detyronte Italinë të hiqte dorë nga çdo rivendikim mbi ishullin e Sazanit.
Neni 29, shfuqizonte të gjitha traktatet ekonomike, financiare e tregtare të nënshkruara gjer atëherë.
Ajo që po përpiqet Kryeministri i Kosovës z Albin Kurti është e njejtë për Kosovën.
Serbia do të detyrohet të pranojë ofertën për paqe, sepse erërat e gjeopolitikës diktojnë këtë gjë.
Oferta për paqe do sillet rreth 3 neneve:
Nenin e njohjës se pavarësisë
Nenin e heqjës dorë nga Mitrovica
Nenin e shfuqizimit të marrveshjeve ekonomike.
Pas kësaj vjen ulësja në OKB !

Dhuratë nga miku im NAZMI LUKAJ!

0
Jo, rastësishtë takon miku mikun , por as rastësisht nuk harrohet.
Në diten e veçantë edhe dhimbjet edhe kujtimet të hijedhin në valë të ndryshme të jetës, deshe apo nuk deshe.
Ishin vite të veshtira për miqët e mi poet dhe krijues, kur nuk pushonin s’eshkruari për çeshtjen e Kosovës dhe të mbarë kombit.
Një fat i tillë e ndjeki dhe e percolli poetin,publicistin dhe gazetarin e njohur prof.Nazmi Lukaj.
Në takimin e parë posa kishte përfunduar lufta u takuam si miq të pënës edhe pse nuk ishim të ndarë asnjëhere dhe aq më pak të harruar.
Takim që i ngrohi ndjenjat tona mës shokesh dhe miqësh nuk kishte se si mos të nderohej .U ndije krenar më Smajl Hajdaraj, Skender Mulliqin, Naim Kelmendin dhe Gani Tershnjaku,ashtu siç u ndiem edhe ne më te.
Kishim lexuar shkrimet e tija që kishte bër gjatë kohës se luftës dhe njera nder to më benë qê të ndihem krenar me guximin e tij intelektual sa kishte qendrue në Shqiperi kur në njerin nga shkrimet e tija të botuara e thotë qartë dhe shkurt:
Se shpirti i një populli eshtë UÇK/ja kurse truri i tij eshtê Presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova, e që në atë kohë nuk kisha degjuar gazetar më të guximshem dhe largpamës se Nazmiu!
Jo rastesht e mora librin ” A ESHTË KOSOVA NJË RAST UNIKAT”.
Ku në faqen e parë të librit shkruan fjlë lavdëruese dhe nderuese:
Mikut tim dhe burrit të fjalës dhe pushkës z.Tahir Cukaj, më shumë respekt nga autori Nazmi Lukaj!
Unë nuk dua ti besoj vdekjes pse na ndau nga Nazmi Lukaj , por dua ti besoj vargut dhe vepres që eshtë në mua e në mesin e miqëve dhe që e bartim në mendje dhe në biblotekat tona!
Nazmi Lukaj vdekja e parakoshme ishte një tranditje për miq dhe shoket që i pate dhe të patën!
Prehu i qetë në shpirtin e kesaj toke , të cilës i kushtove vargje dhe poezi!
Të më falish për noj dobësi timen dhe t’më bejsh hallall në jetë!

Gjatë tri ditëve rreth 400 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

0

Prishtinë, më 23. 07. 2021

Komunikatë për media

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vazhduar edhe sot të mirëpres bashkatdhetarë, të cilët kanë shprehur interesimin të vizitojnë institucionin më të lartë përfaqësues në Kosovë.

Në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, gjatë ditës së sotme institucionin e kanë vizituar rreth 150 bashkatdhetarë, ndërsa gjatë tri ditëve të aktivitetit, Kuvendi është vizituar nga rreth 400 bashkatdhetarë gjithsej, të cilët janë pritur nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputetë të tjerë.

Ata po ashtu janë njohur me rolin dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, me punën dhe angazhimet ditore të ligjvënësve, si dhe me aspekte të tjera të procesit legjislativ e të jetës parlamentare në përgjithësi.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun

“Djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish“

0

Shkruan Fahri Xharra

“Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, nëse thonë  se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë. (Kronikat e Tursun Beut: )

“Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.” –

e shohim pra, që 400 vjet para Rudolf Vichow-it e kishin thënë edhe turqit . Turqit pra ,kishin mbetur të habitur me një race shembullore të paparë kurrë nga ata .(1466)

“Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq  kapacitetin kafkor më të madh në Europë. Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.( Rudolf Virchow 1878).

Mu desh të shkruaj edhe një herë për racën tonë shqiptare sa e lavdëruar pa aq edhe e urrejtur nga të huajt (disa) .Po shkruaj edhe për atë që disa “internacionalist” shqiptar reaguan shumë keq në publikimin e shkrimit të “Racës Shqiptare “(F.Xh 29.06.13).

Se sa kemi qenë to mohuar dhe të ” pa përshtatshëm” për botën e civilizuar po e japi një pjesë të vockël nga libri i  serb i Sveta Protiqit “ Albanski problem” (1913) : “ Edhe turqit që  kanë ardhur nga Azia e te cilët nuk i takojnë ndonjë raceje indogjermane ( mendon racës arijane), kanë treguar njëfarë kulture dhe pas tyre kanë lëne gjurmë të kulturës dhe ca monumente kulturore. Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njëjtën shkallë të prapambeturish në të cilën ishin edhe para një mijë vitesh“

“Raca, thotë Guenther-i përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe pajisjeve shpirtërore të veçanta .dallohen nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i ngjajnë njëri-tjetrit”  Edhe diçka më tepër na  jep dr. Rene Martial: ” Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës ,të fshehura ose të shfaqura ( posaçërisht gjuha) dhe vizat antropo-biologjike përbëjnë Brenda kohës ( historisë) një njësi të dalluar:(Race, Heredite. Mercure de France ,1938)

Tek e fundit ky shkrim nuk e ka qëllimin  e propagandimit të një racizmi , sepse nuk merret aspak me krahasimin dhe poshtërimin e racave tjera. Lexoni ; Sveta Protiq : “Albanski problem” ( Problemi shqiptar )

Nuk mund të  rri duarkryq dhe të heshti karshi shtrembërimeve të qëllimta dhe të pa baza që na i bënin serbet’  dikur dhe tani :“ Në Shqipërinë Veriore , Shqiptarët e kanë humbur shumë pastërtinë e racës së tyre. Ta ata është përzier gjaku serb. Të gjithë shqiptarët muhamedan në të vërtetë janë Serbë”( S.Protiq)

Në librin e tij shumë më vlerë :”Raca shqiptare “(1944,1997) , autori Jakov  Milaj thotë:” Në një pike që të gjithë autorët janë të një mendimi: në bukurinë plastike të shqiptarëve. Dhe kjo bukuri pranohet edhe nga antropologët e vërtetë.”

De Gobineau , origjinën tonë e gjënë  tek ilirët ” të denjë për emrin popull” . Individualizmi fizik i tyre thotë ai”: shqiptari , një pjesën e vërtetë  kombëtare të vijave të tij ,dallohet fare mirë prej popullsive që e rrethojnë. nuk i përngjanë as grekut e as sllavit e as turkut” “ Është e pamundur të ngatërrosh arnautët me turqit, me grekët , ose me boshnjakët “ Përfundimi i tij është i prerë “shqiptarët janë arianë me gjak e gjuhë dhe kanë shenja të veçanta që e dallojnë mirë prej të gjithë popujve tjerë të botës”

Sveta Protiq ( 1913) shkruan “ Që kur  çështja shqiptare ka filluar të ngritët e posaçërisht në kohën e fundit ( Koha e Konferencës së Londrës fxh) , ka hyrë në modë që shqiptarët të paraqiten me disa karakteristika të posaçme dhe karakteri i tyre shumë tërheqës dhe simpatik. Por Matej  Protiqi  shkruan duke e cituar Dr. Kurt Hassert-in”(1989: “ Shqiptarët janë në atë nivel të zhvillimit në të cilin ishin të parët e tyre para mijëra vjetësh.” kurse një farë Chopeni sipas Protiqit paska pas shkruar ’”Shqiptarët i kanë vetit dhe zakonet e njerëzve të egjër , dhe ata nuk kanë mundur të ndryshohen as edhe nga pushtuesit “( “Albanski problem, 1913”)

Edhe sot shqiptarët reagojmë kështu:  “Përralla t ‘kota. ky profesor (Rudolf Virchow-i fxh) duhet të ketë  qenë albanofil dhe t ‘ketë parë rrugën e vetme për t ‘shpëtuar shqiptarët dhe ka pretenduar se jemi më superior nga gjitha racat evropjane.
Para  se t ‘kundërshton , veni gishtin ne kafkën aq te bukur qe paske dhe mendo! “. Mohim ,mohim ,mohim!

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës ,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë ,letrarë, dijetarë, poetë e artiste të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar, që njihen si Shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

Por edhe Konica ankohet: “…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe të garantuar . Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

Miq te nderur, doja  të bëj një  krahasim në mes nesh dhe serbëve. Serbët thonë për veti qe janë ” popull hyjnor” (”Nebeski narod”). A ka ndonjë serb të ” çmendur” që kishte jo guxuar por as qe ti shkon mendja në mohimin e kësaj  gënjeshtreje të tyre nacionale.? (

Gjakovë, 2.07.2013

Qeveria e Kosovës e përkushtuar për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut

0

Prishtinë, 23 korrik 2021

U mbajt takimi i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës të organizuar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe të kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën hyrëse të tij, kryeministri Kurti shprehu zotimin e qeverisë që secili qytetar të përfitojë në mënyrë të drejtë e të barabartë nga politikat e nga programi qeverisës. Ai tha se kjo do të arrihet nëpërmjet fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri, ekonomi e trashëgimi, përmirësimit të cilësisë së mirëqenies të jetës së fëmijëve, garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, dhe përmirësimit të gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ndërsa theksoi se shteti ynë duhet të dëshmohet më së shumti aty ku nevojat janë më të madhe.

Në këtë takim u diskutua për domosdoshmërinë e koordinimit të mëtejmë mes institucioneve dhe organizatave, dhe angazhimin e përbashkët për të hequr paragjykimet, për të luftuar varfërinë, investuar në edukim, banim e punësim dhe për të rritur barazinë e mundësitë për jetë më të mirë.

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë, Naruhito

0

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTES

DEPARTAMENTI I INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME PUBLIKUN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, së bashku me liderë të tjerë botërorë është pritur nga Perandori i Japonisë, Naruhito.

Presidentja Osmani ka falënderuar Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe për organizimin e Lojërave Olimpike, duke i uruar popullit japonez prosperitet dhe shëndet.

Gjatë pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, Presidentja Osmani pati një bisedë të shkurtër edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden si dhe me përfaqësues të tjerë nga disa vende të botës.

Ecja drejt së djathtës, dëshmi morle dhe mençurie

0

Ballina e librit më të ri të autorit Thanas L. Gjika


Nga Frank Shkreli

Libri më i fundit i autorit të njohur me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Thanas L. Gjika, titullohet, “Ecja Drejtë së Djathtës – Dëshmi Morale dhe Mençurie”. Në këtë libër, autori përmbledh shkrime shkencore dhe publicistikë të viteve të fundit, që synojnë përballimin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare me të kaluarën e saj komuniste, pothuaj gjysëm shekullore të vendit, si dhe dënimin e krimeve të njërit prej regjimeve më të egra të diktaturës komuniste të shekullit të kaluar, ndërsa nenvijon edhe nevojën e ecjes drejt së djathtës politike në Shqipëri.

Në këtë libër, lexuesi mund të gjejë gjithashtu edhe vlerësime autorësh e veprash, portrete, kujtime dhe shkëmbime letrash të autorit me disa personalitete të diasporës shqiptare – kolegë e miq të tij — si Profesor Sami Repishti, Visar Zhiti, Jozef Radi, Lekë Përvizi, Luan Rama e disa të tjerë. Njohja e tij me Lasgush Poradecin e tregime të tjera interesante.

Edhe ky libër, në vazhdën e punimeve të vyera të mëparshme të Thanas Gjikës, përfshir studimet historike, analizat politike dhe shoqërore si dhe publistika e tij e pasur, në përgjithësi, ndihmon lexuesin e sotëm në trojet shqiptare dhe në diasporë që të kuptojë më mirë shtrembërimet e të vërtetave historike gjatë periudhës fatzezë të komunizmit. Këto shtrembërime, fatkeqsisht, mbrohen edhe sot nga një mori pseudo historianësh dhe nostalgjikësh enveristë në nivelet më të larta shtetërore dhe akademike të Shqipërisë socialiste.

Në këtë libër, ashtu si në publicistikën e mëparshme të Thanas Gjikës vihet re dëshira e tij për të venë në dukje shkrimet dhe mendimet e disa shkrimtarëve dhe publicistëve të diasporës shqiptare, të cilët fatkeqësisht, njihen pak ose aspak nga lexuesit shqiptarë dhe aq më pak promovohen në trojet shqiptare. Mund të jetë që shumica e këtyre shkrimtarëve dhe publicistëve të diasporës – konsiderohen si disi “ndryshe”, “të prekur” dhe “të përndjekur”, nga ish-regjimi komunist, por edhe sepse shumë prej tyre kanë jetuar dhe vepruar jashtë Atdheut për një kohë të gjatë dhe të cilët shpesh e ndjejnë veten si të huaj në vendin e vet. Por siç ve në dukje edhe Thanas Gjika në librin e botuar kohët e fundit, edhe këta kontribues, shumica shqiptaro-amerikanë – janë dhe duhej të ishin pjesë e historisë, e shoqërisë dhe kulturës shqiptare, pa argumentime, paragjykime, akuza e shpifje, pasi për derisa kanë shkruara e vazhdojnë të shkruajnë shqip edhe këta janë pjesë dhe kontribues të kësaj kulture. Por, deri tani, sipas Thanas Gjikës këta shqiptarë të diasporës, kryesisht, vazhdojnë të jenë të refuzuar dhe të përjashtuar prej kulturës dhe historisë kombëtare, pjesë e të cilës këta shqiptaro-amerikanë dhe nga të tjera diaspora e ndjejnë veten se janë – pjesë e pandarë e trupit kombëtar, të kulturës, gjuhës dhe historisë së shqiptarëve – e kësaj kulture mijëra vjeçare.

Siç ka shkruar Ernest Koliqi, “Kultura asht shpirti i kombësisë. Kush nuk njeh historinë e vendit të vet, nuk njeh vetveten. Kush nuk ka dijeni për fytyrat e jetës shqiptare që shfaqen në vjersha, në tregime, në përshkrime e përshtypje, në syzime e studime të të shkrimtarëve shqiptarë, nuk di me u dhanë zhvillim shkaseve që ndien në gjak të vet. Kush nuk etshohet nga nevoja të dijë çka bluajnë mendjet ma të ndritura të bashkgjakasve të vet, (edhe të atyre jashtë atdheut-shënim i autorit) si e shohin dhe si e paraqesin në pëlhurnat e tyre botën piktorët tonë, me çfarë tingujsh tregojnë valavitjet shpirtënore të veta muzikantët shqiptarë, d.m.th., ai që kurrë s’kapë në dorë nji libër shqip nuk soditë me andje nji piksim dalë nga nji dorë shqiptare, as nuk shuan mallet e veta në melodi ku shfrejnë mullajt e zemrës së madhe të Kombit…”, ka shkruar Ernest Koliqi në revistën Shejzat.

Në të parin çerek të shekullit XXI, Shqipëria, Kosova dhe autoritetet përkatëse në të dy shtete shqiptare duhet të promovojnë dhe të konsolidojnë një shoqëri gjithëpërfshirse, pa dallime politike, ideologjike, krahinore e të tjera, duke përfshir edhe forcimin tepër të nevojshëm të lidhjeve me diasporën e vjetër dhe të re shqiptare.

Fatkeqësisht, këto lidhje sot nuk ekzistojnë me shtetin amë, ashtu siç duhej të ekzistonin. Ky është, në përgjithsi, edhe një prej mesazheve kryesore i librit më të ri të autorit Thanas Gjika, titulluar: “Ecja Drejt së Djathtës – Dëshmi Morale dhe Mençurie” — një përmbledhje kjo shkrimesh dhe të publistikës së vet autorit dhe të disa kontribuesve të tjerë nga diaspora shqiptare, sidomos diaspora shqiptaro-amerikane. Me pikësynimin për dënimin, më në fund, të krimeve të komunizmit në Shqipëri, për përballimin me të kaluarën komuniste dhe për nevojën e ecjes drejt së djathtës.

Mjaft më me ndarje e përçarje, në baza ideologjike, midis shqiptarëve, brenda dhe jashtë atdheut! Shqiptarët, një grusht njerëz, brenda dhe jasht trojeve shqiptare, kanë nevojë për unitet — për një strategji mbarëkombëtare – duke përfshir edhe ata që megjithse larg vendlindjes, përpiqen të japin kontributin e tyre ndaj historisë dhe kulturës së përbashkët mbarëkombëtare, pa marrë parsysh se ku jetojn aktualisht, por të cilët, me gjithë zemër e shpirt, punojnë dhe shkruajnë për një letërsi të përbashkët kombëtare dhe veprojnë për një atdhe të vetëm!

Autori Thanas Gjika

Bashkëqeverisja me mohuesit e gjenocidit model aksidental në demokracinë pluraliste

0

Nail Draga, Ulqin

Rotacioni i pushtetit në Mal të Zi si rezultat i zgjedhjeve parlamentare me 30 gusht 2020, nga shumë analistë është vlerësuar si sfidë për shumicën e re parlamentare për funksionimin dhe qëndrueshmërinë në skenën politike. Një qasje e tillë bazohej në koalicionin e shumicës parlamentare që përbëhet nga shumë subjekte politike me programe dhe ide të ndryshme, që jep për të kuptuar se do të ketë mospajtime në marrjen e vendimeve të ndryshme, duke sjellë krizë parlamentare dhe qeverisëse, dukuri e cila është e pranishme muajt e fundit në këtë mjedis, me mundësi reale në ndryshime në qeveri apo zgjedhje të parakohshme parlamentare

Si dëshmi autentike të një konstatimi të tillë kemi të bëjmë me votimin e Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë në Kuvendin e Malit të Zi me 55 vota për, 19 kundër dhe 7 abstenime(17.6.2021), qe ka ndikuar në vazhdimin e ndarjëve politike në Mal të Zi.
Qendrimi i tillë mohues i deputetëve serb, dëshmon se në Mal të Zi vazhdon sindromi serb ndaj luftërave të zhvilluara në ish-Jugosllavi ku gjenocidi në Srebrenicë mbetën rast i veçantë për tërë Europën pas Luftës së Dytë Botërore.
Por, duke marrë parasysh se popullsia me përkatësi serbe në Mal të Zi përbën rreth 1/3 e popullsisë së përgjithshme kemi të bëjmë me çështje e cila mbetet shqetësuese, si për momentin aktual dhe në të ardhmën. Sepse vetëm politika serbe nuk ka pasur guxim të pranoj gjenocidin i cili ka ndodhur në vitin 1995 në Srebrencië, sepse qendron në ndërgjegjën kolektive të atyre që e kryen dhe të atyre që nuk e parandaluan. Pikërisht në lidhje më këtë çështje ditë më parë përfaqësuesi i Bashkimit Eurpoian(BE), Josep Borell, “ia ka bërë të qartë Serbisë, se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe se kush nuk e pranon atë nuk ka vend në familjen evropiane”.
Pikërisht një ndarje e tillë politike do të ndikojë në raportët në mes konstituentëve dhe të stabilitetit të qeverisjës aktuale në Mal të Zi. Nuk ka dilemë se do të jetë vështirë një bashkëqeverisje stabile me ata të cilët mohojnë gjenocidin, sepse kemi të bëjmë me një model të panjohur në pluralizëm.

Krizë qeveritare dhe parlamentare

Pikërisht një votim i tillë ishte shkas për paraqitjen e turbulences politike kryesisht nga ana e Frontit Demokratik(DF), sepse ata janë deklaruar publikisht se qeveria aktuale nuk ka mbeshtetjen e tyre. Dhe jo vetëm kaq, sepse ata momentalisht janë duke bojkotuar edhe parlamentin deri sa të sqarohen disa çështje të raportëve në kuadër të shumicës parlamentare. Një qendrim i tillë paraqet një situatë të veçantë e panjohur deri më tash, që është kundër vullnetit të qytetarëve të cilët votuan ndryshimin në zgjedhjet e 30 gushtit 2020.
Në sajë të rrethanave aktuale politike në Mal të Zi, nuk ka dilemë se një veprim i tillë është në favor të DPS-it nga del se DF vepron kundër interesave të marrëveshjes së shumicës parlamentare aktuale, por të interesave të individëve të ndryshëm.
Ndryshime në qeveri apo zgjedhje të reja
Pavarësisht animoziteteve dhe turbulencave politike në mes individëve apo subjekteve politike
çështja e qeverisjes mbetet të trajtohet si përparësi në dialog dhe kompromis nga ana e shumicës parlamentare. Vetëm me qasje realiste në favor të parimeve demokratike duke dëshmuar vullnet politik mund të gjindet zgjidhje optimale për të qeverisur.
Në sajë të situates momentale del qartë se të gjithë përbërësit e koalicionit qeveritar del qartë se si zgjidhje mbetën ndryshimi në qeveri, qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por, pasi deri më tash janë mbajtur dy takime në kuadër të koalicionit të shumicës parlamentare, nuk ka dilemë se takimi i tretë që do të mbahet këto ditë së do të përcaktojë edhe fatin e kësaj qeverie dhe të shumicës parlamentare.

Përgjegjësia e opozitës për të kaluarën

Në sajë të praktikës politike në ato mjedise ku ka ndodhur rotacioni i pushtetit, roli i opozitës mbetën i veçantë, në sajë të qendrimit dhe të veprimit politik. Kryesisht kemi të bëjmë me qendrimin kritik ndaj pushtetit, duke vendosur në fokus veprimet e dëmshme në kuadër të qeverisjës.
Por, në këtë aspekt në Mal të Zi kemi rast të veçantë, sepse opozita aktuale, ka qenë në pushtet për tridhjetë vite, andaj e ka të vështirë të pajtohet me fatin e humbjës së pushtetit, andaj i mungon qasja opozitare në skenën politike në Mal të Zi. Duke marrë për bazë qeverisjën e tyre për tre dekada, ata mbajnë përgjegjësi për devijimet e zhvillimëve të përgjithshme në vend. Pikërisht, nga një konstatim i tillë, ata nuk kanë të drejtë morale të kritikojnë pushtetin aktual, sepse ata kanë trashëguar prej tyre privatizimin e dështuar, korrupcionin dhe devijimet e ndryshme me pasoja të mëdha shoqërore.
Përveç konfrontimeve verbale politike në mes pozitës dhe opozitës, një dukuri e tillë është e pranishme edhe në kuadër të shumicës parlamentare ne mes Froniti Demokratik(DF) dhe Demokratëve të Malit të Zi(DCG), që ka të bëjë me egoizmin dhe gjelozinë partiake për dominimin në skenën politike të elektorati votues kryesisht ortodoks në këtë mjedis.
Përvoja e deri tashme politike dëshmon se sindormi i liderizmit mbetën çështje për hulumtim, sepse egoizmi dhe atavizmi mbesin dukuri te autokracisë që janë të dëmshme për demokracinë parlamentare. Dhe në një situatë aktuale politike në Mal të Zi, nuk kemi qeveri të qëndrueshme sepse qeveria sulmohet si nga opozita dhe një pjesë e pozitës(DF), duke qenë rast i rrallë në demokracinë pluraliste.

Në mes konslodimit apo dekompozimit

Në një situatë të tillë konfuze dhe me animozitete në kuadër të shumicës parlamentare ka gjasa të përfitojë opozita aktuale e në veçanti DPS-i e cila vepron për t’u konsoliduar pas kalimit në opozitë, andaj do të përdorë të gjitha mekanizmtat dhe përvojën politike për të përfituar nga mungesa e unitetit të shumicës parlamentare.
Pavarësisht paknaqësisë në kuadër të shumicës parlamentare, analistë të ndryshëm vlerësojnë se duhet gjetur zgjidhje që do të ishte kompromis i pranueshëm për të gjithë. Një veprim i tillë do të dëshmojë se rotacioni politik i pushtetit nuk ishte rastësi por shprehje e vullnetit të qytetarëve për ndryshim.
Në të kundërtën në Mal të Zi do të kemi një vjeshtë të nxehtë politike që do të jetë test i veçantë për shumicën parlamentare, në mes konsolidimit apo të dekompozimit politik.
(Korrik 2021)