Kreu Blog Faqe 1626

Efekti humbës i sjelljes “diplomatikisht korrekt”

0

Gëzim Muçolli

I vetmi ekip i diplomacisë kosovare që seriozisht e ka marrë obligim lonimin për njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur sovranitetin e saj ndodhet dhe po vepron suksesshëm në Olimpiadën e Tokios.

Janë mjaft spjegues me forcën e argumentit e kush nuk e kupton perspektivën direkte ka mundësinë e bindjes kur ndërron dimensionin vertikal me atë në hundë e buzë për toke.
Model më i rëndë për tu aplikuar por mjaft nxitës dhe motivues për shumë diplomatë kosovarë që ta nxjerrin veprimtarinë e tyre nga fushata e selfie-ve në Fcb e të kalojnë në bulldozher-izëm të praktikave brenda “kanaleve” dhe diplomacisë internacionale!

Respekt për ata diplomatë që vërtetë në vazhdimisht punojnë në fushatën e njohjeve sepse ata përbëjnë diferencën kualitative.

Këta rreshta janë të bazuar në thënien e David Frost:

“ Diplomazia është artii për t’ia lejuar një tjetri të veprojë në mënyrën tënde”!
Dhe mos harroni edhe atë thënien se Ambasadori nuk bart asnjëherë laps me veti !

Serrik Liqenji nga Vlora ne Muzeun Shtëpiak ka një fre kali të vitit 1491!

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Serrik Liqenj, tash është 88 vjeçarë. Edhe pse në moshë të shtyer ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe është në gjendje të rrëfejë për të kaluarën, jetën, që nga fëmijëria e deri në ditët të sotme. Ai ka lindur në vitin 1934, në fshatin Gurrmujas të rrethit të Korçës. Edhe pse ishte 6 vjeçarë,thotë se mbanë mend kohën e Mbretit Zog, dhe fjalët e gjyshit të tij i cili iu kishte thënë se: “Mbreti Zog, ka hipur vlerën e letrës (lekut) sa për ta mbledhur arin nga popullata dhe ka për të ikkur”. Kjo që tha gjyshi , thotë, doli e vërtetë, sepse me rastin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, Zogu iku bashkë me arin nëpërmjet Greqisë dhe la vendin pa asnjë fije rrezistence.

Tetëdhjetëetetëvjeçari, gjatë kohës së tij ka ushtruar tre profesione. Ai ishte mjeshtër i gurit dhe si murator, në vitet ’57-’64, kishte ndërtuar shumë kulla guri në Shqipërinë e Jugut. Pos këtij zanati, në periudhën e kolektivizimit të vendit kishte ushtruar profesionin e samarxhiut dhe të nallbanit. Pas rënies së sistemit totalitar, serish ishte marrë me ndërtim. Por kësaj radhe e kishte lënë fshatin e tij malor për të zbritur në Vlorë, ku për tetë vite me radhë, duke mbledhur gurë gjithandej nëpër zona të Vlorës, ka ndërtuar një kullë guri, si më i miri akitekt, i ndihmuar nga bashkëshortja tash e ndjerë. Kulla e tij ka pamje lashtësie, dhe e stilizuar me gjithfarë punimesh prej guri. E veçanta e kësaj kulle është se në të gjendet një muze me gjësende të periudhave të ndyshme, të cilat Serriku i ka grumbulluar në mjedise të ndyshme të Shqipërisë.

Në hyrje të shtëpisë, bie në sy një kukull e veshur me kostum kombëtar të krahinës së Oparit, e vitit 1935, e cila pos që është e punuar mirë, ajo është e ruajtur mirë. Me këtë veshje kombëtare martoheshin vajzat e asaj ane thotë plaku 88 vjeçarë. Në këtë muze tejet të pasur, gjendet edhe një fre kali i periudhës së vitit 1491. Freni pos që është i punuar mirë, ai, është edhe në gjendje të mirë, i periudhës 23 vjetë pas vdekjes së Skënderbeut. Këtë muze plaku Serrik e ka bërë nga dëshira që ka pasur për artin, pa e ndihmuar askush.

Madje edhe autoritetet e kulturës së Vlorës, ku ka trokitur disa herë, nuk e kanë ndihmuar, madje edhe nuk kanë treguar interesim për këtë muze!

Pak minuta nga momenti i madh …, Distria Krasniqi për më pak se 20 sekonda kalon në gjysmëfinale

0

Kosovo Olympic Committee  日本武道館(Nippon Budokan).??Distria Krasniqi nuk është vetëm. Krahas presidentes së shtetit, Vjosa Osmani të pranishëm në sallë në përkrahje të xhudistes tonë, janë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, anëtari i BE, Avni Nuha, përfaqësuesit nga Ambasada e Kosovës në Japoni, si dhe ekipi i xhudos me në krye kryetarin, Agron Kuka.

Krasniqi prej orës 10:00 takohet në gjysmëfinale me Urantsetseg Munkhat të Mongolisë.
Fitorja i siguron medaljen olimpike. I urojmë shumë fat dhe suksese Disit tonë.
Luftërat mund t’i ndiqni direkt në RTK.

Distria Krasniqi është në formën më të mirë. Ajo i nisi Lojërat Olimpike si bartësja e parë në kategorinë – 48 kilogram.

Ajo fillimisht e demoloi me ippon brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa në rrethin e tretë kinezen Hao – Chen Lin.

Disria Krasniqi shkon në gjysëm finale

Xhudistja Distria Krasniqi iu kanë dashur vetëm disa sekonda për ta mundur kundërshtaren ka mundur edhe xhudisten nga Lin Chen Hao Tajpe Kinez.

Sfida e saj i zgjati vetëm 19 sekonda, duke arritur kështu ta mund kuundërshtaren me Ipoon.

Ajo tashmë do të ndeshet në gjysemfinale, pas disa ore.

Distria Krasniqi fiton lehtësisht ndaj braziljanës Gabriela Chibana

Disria Krasniqi është xhudistëja e parë e ekipit olimpik të Kosovës, e cila filloi garën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ajo ka fituar normën olimpike për të parfaqësuar Kosovën, bashkë me 4 xhudistët e tjerë dhe 11 sportisë gjithsejt.

Distria e nisi garën në disiplinën 48 kg, kundër Gabriela Chibana nga Brazili dhe iu deshën vetëm disa minuta për ta mundur lehtësisht kundërshtarën me Ippon.

Kalon sfidën e parë drejt misionit të saj për medaljen e artë. Ndërkohë, për ndeshjen e saj të radhës pritet të ketë njoftim pas pak.

Në mbështetje të Disrias ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Nesër, garen do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notistja Eda Zeqiri.

***

Ekipi olimpik i Kosovës parakalon në krye me kampionen olimpike, xhudsiten Majinda Kelmendi.

Emocione! Medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova, bartës të flamurit të Kosovës.

Kosova kërkon medalje në Olimpiadë. Në parakalim u pa edhe Driton Kuka, trajneri më i mirë shqiptar.

Parakalon edhe ekipi olimpik i Maqedonisë së Veriut, me xhudisten Arbëresha Rexhepi.

Shqipëria parakalon! Intonohet himnii Japonisë, stadiiumi i zbrazur.

ImageShqipëria

E gjithë bota nga Tokio. Kosova përfaqësohet me 11 sportistë në LOjërat Olimpike – “Tokyo 2020”, me 5 xhudiste Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78) dhe Akil Gjakova (-73), pastaj me mundësin Egzon Shala, boksieren Donjeta Sadiku, shenjëtari Drilon Ibrahimi, atleti Musa Hajdari dhe notarët Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” edhe zyrtarisht kanë nisur, me ceremoninë hapëse që po mbahet në stadiumin olimpik të Tokios.Emocione të mëdha në Tokio.

Image205 shtete nga e gjitha bota, në 33 sporte dhe 50 disiplina do të garojnë për të fituar medaljet e më të mirëve.

Pak minuta na ndajnë nga hapja zyrtare e Lojërave Olimpike – “Tokyo 2020”.

Kosova parakalon si shteti i 67-të, ndërsa përfaqësohet nga 11 garues në sporte dhe disiplina të ndryshme.

ImageVashat dhe djemtë tanë janë gati për sfidat e mëdha.

“Ekipi është gati për parakalimin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike – ‘Tokyo 2020’”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

O Milazim, sipas bullës së artë të mbretit Stefan Deçanit, banorët e pronave të manastirit të Deçanit ishin shqiptarët

N´emër të çkafit, ne duhet të harrojmë ? Serbia nuk guxon të na urdhëron

0

Fahri Xharra, Gjakovë

Sipas koncepteve të njohura gjithmonë, në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike, të fuqisë në pushtet, ekonomike, morale e shpirtërore e, në rastin konkret tonin, më shumë se kurrë interesat  duhen të jenë gjithëkombëtare.  Në raste të ndryshme normat morale po  përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste i  të vepruarit. Po shkruajmë , po këndojmë dhe po mundohemi të bindim vetën  dhe ta trashim mendimin tonë  se nuk mbajmë në mend asgjë nga kaluara . Me ane te këtyre mendimeve po e bëjmë që të tjerët të ndërrojnë mendjen për ne ; bota po mendon që ne s`e kemi mendjen të shkëputemi nga e kaluara, qe ne jemi po ata të shekullit  të 18 –të, po ata si të shekullit të 19-të, po ata si të fillim shekullit të 20-të .   Kur bota  e ndërron mendimin  për ne dhe i kthehet bindjes së vjetër që e kishte , për të cilën edhe ata menduan që e kishin gabim atëherë  Serbia  e merr krihë….dhe vepron…dhe i ka sukses.

 Historiani Gjokë Dabaj duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj shqiptareve, të serbo-sllavëve në veri dhe hellenëve në jug, shprehet: “Ky kalendari ynë, i martirëve, nuk do të përkujtonte vetëm 1 martir në një ditë të caktuar, por secila nga datat tona do të bartte mbi shpinë me dhjetëra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të pangushëllueshëm”. Më  veprimet tona “ jo nacionaliste” “pro evropiane”,dhe me shkrimet tona  më mirë të kisha thënë të porositura  jo vetëm që Serbia  po e ndien vetën mirë por po myket populli, po e harron vetveten ,po katandiset në mendje e në shpirt dhe po na lindin për ditë e më tepër adhuruesit e asaj që po  i shkon për shtati Serbisë.

Por , Serbia as që e ka ndërmend të ndalet. Sa më e pa bindur që të jetë aq më vështirë e kemi ne. Mirëpo lojërat e saja ,mashtrimet e saja ,edhe më i pa informuari i Europës i ka kuptuar, e ne ende jo.

 Popullit duhet t i bëhet e ditur  se kanë kaluar kohërat, kur Serbia bënte krime mbi ne ,e Europa heshtte. Por Serbia nuk e harron ” hujin” e vet.  Europa si zonjë e rëndë ,vetëm ka vrojtuar, dhe ka marr në shënime. Jo, nuk i harron ajo jo ,të bëmat e Serbisë. Ato shfaqen në një mënyrë apo tjetër. Ja se çka shkruante  The New Tork Times ,me 31 12.1912 duke raportuar nga Londra,: “Vrasjet dhe ekzekutimet-Sport ditor: “Gjenerali Zhivkoviq ,afër Sjenicës (Sanxhaku i Novi Pazarit) i vrau dhe i masakroi mbi 950 shqiptarë”

Tmerret  nuk kanë fund: “Në muajin Mars, neper Shqipëri e deri në det ,Serbët jo vetë të armatosurit që i mbytnin, por me një vrazhdësi shtazarake ne pabesi i zhduknin e dhe të pa mbrojturit ,pleq ,fëmijë ,gra dhe foshnjat në gjinj “… Midis Kumanovës dhe Uskubit( Shkupit). mbi 3 000 shqiptarë u mbytën. Afër Prishtinës , mbi 5000 të tjerë Arnaut(shqiptarë) ,ranë në duart e Serbeve, jo në një luftë të ndershme por në mbytje të pa arsye.”

Serbet ,kanë qenë gjithmonë si bishat “ Duke i vazhduar krimet e tyre të marra ,ushtarët serb përdornin metoda të ndryshme të kënaqin epshin e tyre prej vrasësi. Fshatarët duke ikur nga zjarri i shtëpive të tyre vriteshin si minjtë.”

“ Sekretari Tomiq i i Premierit Pashiq, thoshte se në një ditë nga Prizreni në Pejë, nuk shifje asgjë përveç fshatrave të djegura. Anash rrugëve, shiheshin shqiptarët e varur ,ne varëset speciale. Rruga për në Gjakovë ,quhej Aleja e Varjeve.”

“ Në Uskub( Shkup) ,shqiptarët e pa armatosu vriteshin thjeshtë pse ne shtëpinë e tyre gjindej ndonjë brisk” Një doktor i Kryqit të Kuq  raportonte: Edhe një shqiptar që hasej ,ai duhej patjetër të  vritej. Gra, fëmijë, pleq, nuk kurseheshin, Afër Kratovës (Fyrom) ,Generali  Stefanoviq , i kishte renditur shqiptarët në të dy anët e rrugës ,dhe ne rreshta ashtu i mitralonte”

Dëshmitë rrëqethëse mbi krimet e serbëve ndaj shqiptarëve na i pasqyron  edhe Leo Freundlich (1875-1953), një publicist Hebrej  e që rrjedhte nga një familje e shëndoshë hebreje, që jetonte në Vjenë. Kur në  Vjenë , bëhej jeta për hebrenjt e pa durueshme ,ai iku ne Zvicër ,dhe kryesonte misionin Shqiptar në Ligën e Kombeve në  Gjenevë. Pas luftës ,me kot e pa sukses i u kërkonte komunistëve të rimerr vendin e Konsullit të nderit në Vjenë.

Leo Frojndlih (Freundlich) ,kishte qëllim që me shkrimet dhe zërin e tij të ngjallte ndërgjegjen e Europës, dhe opinionit publik të saj ,ne vitet kur e “ Sëmura e Ballkanit” u largua, por  i la hijenat që të na gjakosin dhe të na bënin atë që nuk mundi e sëmura të na bëj për shekuj të tërë.  Kurse ne sot në frymën e komunizmit dëshirojmë të bëhemi internacionalist duke e bërë vetën qesharak karshi botës. Leo Freuendlich shkruante (Vjenë , E shtuna e Pashkëve ,1913) , Fuqitë e mëdha duhet që të iu thonë një herë e përgjithmonë ,bishave barbare : ‘Hands off!’ nga tokat dhe populli shqiptarë.  I bëj ë thirrje civilizimit ,në emër të popullit fatkeq shqiptarë që të pengojnë Greqinë , Serbinë dhe Malin e Zi ,në qëllimet e tyre zhdukë se të një race të tërë. Një popull i tërë me fatin e tij të keq bën thirrje për shpëtim.” Këtë nuk duhet harruar !

Një njeri tjetër ,profesori Schiemann në një arikull  në” Kreutzzeitung” shkruante:”… serbet dhe grekët janë duke e bërë një luftë të fëlliqur, ata janë duke e udhëhequr një luftë  çfarosëse ndaj shqiptarëve, dhe sikur të mundeshin do të çrrënjoseshin një popull të tërë”  Nuk heshtnin as gazetat britanike .” The Daily Chrinicle” me 12 Nëndor 1912 ,dëshmonte se me mijëra Arnaut ishin masakruar nga serbët. Mbi 2000 shqiptarë musliman ,janë vrarë afër Shkupit., e mbi 5000 të tjerë afër Prizrenit. Por as Messaggero i Romës nuk rrinte pa lajmëruar që hijenat serbe masakronin në Vilajetin e Kosovës. Pas rezistencës shqiptare ,qytetet si Ferizaji, Lipjani, Babushi dhe të tjera ishin rrafshuar me tokë.. Menjë herë pas këtyre masakrave,familjet serbe i zaptuan pasuritë e shqiptarëve. “L`Humanite “ e Parisit , në të njëjtën mënyrë e përshkruante tmerrin farosësh serb, grek dhe sllavomaqedonas.

Fritz Magnusse, gazetar i gazetës Daneze “Riget,”i përshkruante krimet e kohës ,si krime  që i tejkalojnë të gjitha normat e një luft eje,

Europa nuk ka heshtur asnjëherë. Neve na kanë keqinterpretuar  heshtjen e saj,.Europa ka qenë me ne . Popujt e civilizuar të Europës ,ishin ata që nuk e lane  të mbyllet dosja e krimit  të serbëve ndaj nesh.  Heshtja e qeverive europiane të viteve ,të fillim shekullit 20 ,ishte e pakuptimtë. Por, ne e kuptuam, se heshtja e tyre ishte e përkohshme, kur u bombardua Beogradi ne vitin 1999. Europa nuk na kishte harruar,

Viti 1912, gazeta Reichspost e kompletoi dosjen  dhe i publikoi krimet serbe te kohes mbi popullin shqiptarë në kosovë .Shqipëri ,Maqedoni : “ Qyteti i Shkupit dhe rrethina e tij,ishin dëshmitarë të krimeve jonjerëzore kundër shqiptarëve. Për tri ditë radhazi shihja vetë tymin nga fshatrat shqiptare. .. Pas Kështjellës  së Shkupit e shihja grumbullin e të vrarëve nga sulmi sllav. Sa shumë të vrarë  por edhe atyre qe ende nuk iu kishte dalë shpirti ishin hudhur në Vardar. Dhe serbet ankoheshin që janë shumë shqiptarë për t`u vrarë dhe se plumbat po harxhohen. Lumi  i Vardarit që kalon përmes Shkupit  i bënte çdo ditë së paku njëzet deri tridhjetë  trupat e shqiptarëve të vrarë…

Gazetari i kohës së” Reichsposts”  tregonte: “ me qenë se flisja serbisht ,ushtarët serb më mbanin për të vetin dhe më tregonin se si në rrethin e Kumanovës i mbysnin shqiptarët pa harxhuar plumba. Ata (shqiptarët) mëshifëshin ,dhe ne  me anën e tymit i qitnim jasht dhe ashtu pa kry nga frika që ishin , dilnin si minjtë duke kërkuar shpëtim ,ne vetëm me bajoneta i therrnim dhe kryenin punë me ta.”

E gjatë është historia e krimeve serbe mbi shqiptarët. Unë e përmenda vetëm një kohë të shkurtë, kur dëshmitë e Europës ishin dhe janë të gjalla.

Shkrimi e ka qëllimin e dukshëm që të ripërshkruhen krimet e serbëve të bëra  në një kohë jo aq të largët e të përsëritura në një kohë që ishim dëshmitarë edhe vetë. ,qëllimi tjetër është t`iu bëhet e ditur  serbëve që Europa asgjë nuk ka harruar nga e kaluara. Europa  është shumë e ndjeshme kur janë në pyetje shqiptarët.

Për deri sa themi se: “Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një dëshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia, siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb(Fatos Lubonja),” atëherë e vejmë në pikëpyetje  ndërgjegjen tonë kombëtare.

Dhe të gjitha këto t `i harrojmë , sepse po e kërkon Serbia ?

 (2014)

Sigurisht, është gjeli që këndon “kikirikuuuu”, por është pula që lëshon vezët

0

Nga Aurel Dasareti

Një katundar, ndryshe sllavi jugut me emrin e bukur Isa Mustafa (turpi qoftë me të) shet një gjel në treg. I afrohet blerësi:

• Gjel i mirë, pa dyshim! Dhe a ngjitet ai mbi pula?

• Po, po, ngjitet! Dhe jo vetëm mbi pulat, por edhe mbi patat, rosat, dhitë, … Disa ditë më parë ai u ngjit mbi një qen!

• Atëherë pse po e shesësh?!

• Nga dita e djeshme po më shikon diçka çuditshëm.                                                                                                                                                                         

Letër e hapur për kreyprokurorin Aleksandër Lumezin…, thirrnie në prokurori Nexhmedin Spahiun!

0
Nga Afrim Caka, Gjakovë
ÇFARË MUND TA NDALË DEGJENERIMIN E SHQIPTARËVE
“Gadishulli ilirik ka qenë i gjithi grekë e serbë”. Nexhmedin Spahiu, psudopublicist nga Mitrovica.
Letër e hapur për kreyprokurorin Aleksandër Lumezin Prishtinë
23 korrik 2021
Thirreni në prokurori.
Përse nuk e kuptojmë se shtëpia, shteti ynë po digjet? A mos vallë kjo ndodhë sepse ne jemi shumë të pandjeshëm ndajë kombit, gjuhës, historisë dhe flamurit. Mos jemi bërë të pashpirt, duke i shpenzuar energjitë, dhembshurinë dhe mirëkuptimin për gjëra fare të pavlera në emër të Serbisë, dhe tashmë jemi lodhur e të rraskapitur e mospërfillës ndajë çështjes kombëtare.
Para ca ditësh gjatë debatit në studio, analisti – albanofobi Nexhmedin Spahiu ka bërë një deklaratë provokuese, që ka ngjallur shumë reagime:
“Kombin shqiptar e krijoj Turqia, para saj ne ishim grek dhe serb, tha Nexhemdin Spahiu.
Më këtë deklaratë N. SPAHIU ka cënuar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar, po të kishte shtet ai duhej të ishte thirrur në Prokurori dhe të jepte llogari mbi këto deklarata.
“Bojkoti ndaj tij në rrjetet televizive është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë shumë vujatur barbaritë dhe gjenocidi i neoosmanizmit turkë, serbë e grekë!
Ulërinte qafiri i Dudumesë së Mitrovicës! Nexhmedin Turku Spahiu ishte ndoshta i pari syresh, por kurrsesi i fundit. Si i tillë ky Spahiu i kapërcen caqet e fatkeqësisë së një kombi. Dardania është një truall i madh ku prej dhjetëra vitesh është konservuar tradhëtia, spiunazha, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Një mësim që duhet ta kishim nxjerrë prej kohësh: për tradhtit në Dardani nuk duhët lodhur së kërkuari drëjtësi.
Ndryshe nga shtetet tjera, Dardania qe, e lodhur dhe e mpirë, po hyntë në dekaden e tretë të “çlirimit”, po e harronte gjunjëzimin dhe robërinë. Do të ishte dyfish e çmuar kjo dhurat për serbinë, ngaqë do të vinte në mbarim të dekadës së dytë, pas largimit të serbo-malazezve, si një dhurat për ta. Por do të ishte shumëfish e tillë, ngaqë vinte nga Dudumea e Mitrovicës, gati dy dekada pas lirisë, si një kumt ogurzi kundër saj, deklaruar nga rimohues shqiptar Nexhmedin Spahiu, i kthyer në turk dhe tepër i afërt për çmitizuesit e sotëm vendas albanofob.
Pesë shekujt e roberisë kishin përseritur këtë thirrje të katërtë të otomanonostallgjikut N. Spahiut. Burgjet, jataganët, daullet, lajkat, zërat e zvargur të tradhtarëve nga Mitrovica kishin punuar për robërinë.
Një dyndjë albanofobësh është lëshuar kundër Dardanisë, nga ushtria ë minjvë, më qëllim ndalimin e këtij populli shqiptar. Shqipja ishte e vetmja gjuhe dhe e vetmja histori e Evropës, shkrimi i së cilës u ndalua vijushmërisht për gjashtë shekuj rresht. Tmerri ishte i rrokshëm – shqiptarët që kapeshin nëpër shtëpi e rrugë, griheshin pa mëshirë prej xhandarëve turq e serb. Shqiptarëve, pavarësisht nga gjaku i prishur nga shfryrjet e herëpasherëshme kundër vetvetes, iu pëlqente vetja e, natyrisht, bashkë me të, historia e tyre dhe e gjakut të shpërndarë.

Kosova me flamur shtetëror në hapjen e Lojërave Olimpike në Japoni

0

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Japoni në hapje të Lojërave Olimpike: Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio/

Nga Behlul Jashari

PRISHTINË, 23 Korrik 2021- Kosova me flamur shtetëror, me ekipin e saj olimpik, ka parakaluar sot në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020. Pjesëmarrësit nga Kosova parakaluan me  flamurin shtetëror në duar duke e valëvituar e ngrituar lartë…Gjatë ceremonisë, kishte plot shkëlqim uniforma e ekipit olimpik të Kosovës, e cila krahas ngjyrave të Flamurit të Republikës së Kosovës përmbanë edhe simbole dardane dhe ilire – imazhe të Hyjneshës në Fron dhe të Vrapueses së Prizrenit.

Ekipi olimpik i Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” përbëhet nga 11 sportistë: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova Loriana Kuka (xhudo), Egzon Shala (mundje), Donjeta Sadiku (boks), Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), Musa Hajdari (atletikë), Olt Kondirolli dhe Eda Zeqiri (not).

Edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është në Japoni, ku krahas shumë liderëve të tjerë botërorë ishte prezente në hapjen e Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Presidentja Osmani  u shpreh:

Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Populli i Kosovës është krenar me ju, beson në përgatitjen tuaj, suksesin tuaj dhe triumfin tuaj.

Sportistët tanë që prej shumë kohësh po e ngrisin lart flamurin e shtetit të Kosovës, po na ngjallin shpresën dhe krenarinë se garat në sport nuk njohin shtete të mëdha e të vogla, por njohin sportistë të përgatitur, që me shpirtin garues thyejnë rekorde dhe bëjnë histori.

Në krye me të artën tonë Majlinda Kelmendi, sportistëve tanë ju uroj sukses! Ata do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës!

Ju priftë e mbara! Një popull i tërë është me ju.

Para nisjes drejt Tokios, në një ceremoni në Prishtinë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar Flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës – kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila në Lojërat Olimpike “Rio 2016” fitoi Medeljen e Artë.

Para ceremonisë së dorëzimit të Flamurit për Ekipin Olimpik, Presidentja Osmani ka pritur  drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye Presidentin Ismet Krasniqi, ku ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, anëtarët e Bordit Ekzekutiv Avni Nuha e Halil Sylejmani, këshilltari Besim Aliti dhe shefi i misionit, Jeton Rudari.

Gjatë qëndrimit në Tokio, Presidentja Osmani së bashku me liderë të tjerë botërorë do të pritet nga Perandori Naruhito. Teksa në kuadër të takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të realizojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare si dhe me përfaqësues të tjerë shtetërorë…

Kryeministri Kurti në përurimin e shtatores së Fadil Vokrrit: Le të bëhet kjo shtatore vendtakim i sportistëve vendorë dhe pikë vizituese për ata ndërkombëtarë

0

Në ditëlindjen e 61-të të Fadil Vokrrit u bë zbulimi i shtatores së tij, pranë stadiumit të kryeqytetit që me krenari bartë emrin e legjendës së futbollit kosovar.

Në ceremoninë përkujtimore për sportistin që u nda nga jeta tre vjet më parë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para familjarëve të Fadil Vokrrit dhe të pranishmëve të tjerë, e kujtoi karrierën e Vokrrit dhe veprimtarinë e tij sportive.

Kryeministri foli për arritjet individuale tē Vokrrit, në kohën kur çdo gjë ishte e vështirë, për emocionet që na jepte loja e tij. “Sa herë e merrte topin afër gjashtëmbëdhjetëmetërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë, e kur shënonte, të gjthë ishim në ajër”, rikujtoi ai. Kryeministri Kurti ritheksoi kontributin e pazëvendësueshëm të Fadil Vokrrit në pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Shtatorja e përuruar sot, që po ashtu shënon edhe sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar për të qenë këtu, le të bëhet vendtakim i sportistëve vendor dhe pikë vizituese për sportistët ndërkombëtarë, tha kryeministri në mbyllje të fjalës së tij.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

E nderuara familje e legjendës së futbollit tonë Fadil Vokrri,

E nderuara nënkryetare e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci,

I nderuari Kryetar i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti,

Kryetar i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi,

Të  nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,

Të nderuar përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, Kryetar Agim Ademi, dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit sportiv,

Përshëndetje të gjithëve,

Është kënaqësi e imja të jem sot këtu me ju, teksa së bashku po kujtojmë dhe shënojmë veprimtarinë e Fadil Vokrrit, njeriut i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin futbollit dhe sportit tonë. Qysh nga 9 qershori i vitit 2018, kur ai u nda nga jeta, është thënë shumë për Fadil Vokrrin. Dua të flas për legjendën e sportit, ashtu siç e njoh dhe mbaj në mend unë, një karrierë brilante në dy forma:

Fillimisht, Fadilin e njohim si futbollist të talentuar e të suksesshëm, i cili përgjatë viteve të ’80-ta preku majat e suksesit në sport. Në po atë periudhë, Fadili ishte krenaria e gjithë Kosovës. Atëherë, kur në Kosovë, në çdo fushë tjetër gjërat ishin shumë të vështira, Fadili u shpall futbollisti më i mirë në ish-Jugosllavi. E kam thënë edhe më herët, e them sa herë flitet për Fadilin: “Kur e merrte topin afër gjashtëmbëdhjetë metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E kur shënonte, të gjthë ishim në ajër.” Edhe kjo shtatore sot këtu, është ai momenti kur Fadil Vokrri e merr topin para vijës së gjashtëmbëdhjetë metërshit me shikimin tek këmbët e lojtarëve kundërshtarë që do t’i driblojë, dhe me shumë gjasa sa herë ia mësynte e hynte në gjashtëmbëdhjetë metërsh bëhej ose gol ose penallti


Përtej arritjeve në vend, ai arriti të luaj dhe të shënojë për klube të mëdha e të famshme të futbollit të asaj kohe. Përgjatë rrugëtimit të tij si sportist, Fadili së bashku me shokët e tij, u ndeshën dhe u sfiduan nga sistemi i regjimit serb të asaj kohe. Përkundër rreziqeve dhe vështirësive me të cilat u sfiduan, të gjithë së bashku i rezistuan vazhdimisht shtypjes së atëhershëm dhe arritën ta mbrojnë e ta mbajnë gjallë sportin e futbollit në Kosovë.

Është tejet e rëndësishme që rrëfimet e sportistëve të asaj kohe të dokumentohen dhe përcjellen te gjeneratat e reja. Futbolli dhe sportet e tjera që u zhvilluan gjatë viteve të 90-ta, zënë vend të madh në rrëfimin e popullit dhe shtetit tonë. Andaj, përkujtimet e tilla, më specifikisht shtatorja e Fadil Vokrrit, shënon jo vetëm veprimtarinë e tij, mirëpo edhe sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar për të qenë sot këtu.

Përveç rezultateve të Fadilit si sportist, të cilat ne i mbajmë mend e i kujtojmë, e gjeneratat e reja të cilat nuk e njohin Fadilin duke shënuar gola, e njohin atë porsi të gjithë ne tjerët si inicues dhe fitues të betejave të Federatës së Futbollit të Kosovës për pranim në UEFA dhe FIFA.

Sot, futbolli po përfaqëson shtetin tonë, Republikën e Kosovës, në mënyrën më të mirë të mundshme. Përkundër që ai nuk është këtu me ne fizikisht duke i festuar rezultatet e futbollit, kjo shtatore le të bëhet vendtakim i sportistëve vendor dhe pikë vizituese për sportistët ndërkombëtarë.

Veprat tona duhet të përkojnë me punën e tij. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të arrijmë edhe më lart në fushën e sportit.

Ju faleminderit shumë të gjithëve, e qoftë i përhershëm kujtimi për Fadilin.

Kryeministrit Kurti në përurimin e shtatorës së Fadil Vokrrit, veprat tona duhet të përkojnë me punën e tij

Gazeta Rilindja më 22 korrik 1969, numër i posaçëm per “Apolo 11” të SHBA në hënë

0

-“NJERIU PUSHTOI HËNËN”, ishte kryetitulli në ballinën e  gazetës “Rilindja” i raportimit nga “Hjuston, 21 korrik”, ndërsa në nëntituj, mes tjerash, theksohej se “Pas kryerjes së detyrës, kozmonautët u kthyen në modul”, ndërsa “Flamuri i SHBA ngeli të valojë mbi Hënë”/

PRISHTINË, 22 Korrik 2021- Behlul Jashari /

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për ngjarje të jashtëzakonshme,  ka dalë edhe me numra të posaçëm, ndër të cilët është edhe ai i 22 Korrikut 1969 për hapat e parë të njerëzimit në Hënë në misionin e sukseshëm të ekuipazhit të “Apolo 11” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“NJERIU PUSHTOI HËNËN”, ishte kryetitulli në ballinën e  gazetës “Rilindja” i raportimit nga “Hjuston, 21 korrik”, ndërsa në nëntituj, mes tjerash, theksohej se “Pas kryerjes së detyrës, kozmonautët u kthyen në modul”, ndërsa “Flamuri i SHBA ngeli të valojë mbi Hënë”.

Armstrong ne hene

Një nga titujt e ballinës ishte edhe “Plani për – “Apolo-12”…

Në atë numër të gazetës Rilindja kanë mbetur të shënuara FJALËT E PARA NGA HËNA, të astronautit Amerikan Neil Armstrong, që është njeriu i parë që shkeli në Hënë: “KËTU BAZA NË DETIN E QETËSISË, ‘SHQIPONJA’ ZBRITI”.

“ÇFARË SHKRETËTIRE MADHËSHTORE”, kishte thënë Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë.

Siç shihet në arkiva dhe në monografi, gazeta historike e Kosovës Rilindja ka botuar edhe informata të dhëna drejtpërdrejtë nga Hëna, të astronautëve Amerikanë.

Në fillim të raportit saktësohet vendngjarja e ndodhisë historike: Deti i Qetësisë, Hënë. Prej andej vinte zëri i njerëzve të parë që shkelën në Hënë në 20 Korrik të vitit 1969. Astronautët Amerikanë, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins në udhëtimin historik nga Toka drejt Hënës ishin nisur katër ditë më parë, në 16 Korrik të vitit 1969, nga Qendra e Hapësirës së Lartë të NASA-s Kennedy, në Florida…

 Është histori gazeta tradicionale shqiptare e Kosovës Rilindja, e cila ka nisë të dalë në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit – të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë, e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana. Si në filmin shqiptar “Udha e Shkronjave”…

Në monografinë “RILINDJA 60 VJET” kam shkruar se “SHKRONJA PËR RILINDJEN DËRGOI TIRANA” pasi në Shtypshkronjën e  Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe…