Kreu Blog Faqe 1625

Serbia, shteti i politikave sistematike asimiluese

0

Fehmi Ajvazi

SHTETI I POLITIKAVE SISTEMATIKE ASIMILUESE

Minoriteti rumun në veri-lindje të Serbisë (Vojvodinë dhe Timok ), ka një histori permanente “kujdesi” të shtetit serb: historinë e përpjekjeve sistematike të Beogradit për ta asimiluar.

Larg syve të opinionit dhe larg çdo aktiviteti, Beogradi vazhdon të adoptojë dhe të zbatojë praktikat e njohura qysh prej fillimit të dekadave të para të shekullit XIX-të: nxitjen dhe detyrimin e asimilimit të atyre që nuk janë serb! Në kontekst, bëhet fjalë për pakica të ndryshme që, as nuk kanë qenë në të kaluarën dhe as nuk janë edhe sot, të pakëta! Bie fjala, në territorin e Serbisë, sot jetojnë shqiptarë, boshnjak, kroat, mysliman, rom, malazias, bullgar, hungarezë, rumunë etj. Në përqindje, ky fakt duhet të përbëjë një shkallë të lartë të popullsisë, s’i tërësi, kur krahasohet me numrin real të popullsisë serbe. Por, çfarë ndodh në Serbi me pakicat dhe me komunitetet e ndryshme ? A ka hequr dorë Serbia nga e kaluara e saj krimogjene dhe nga metodat e organizuara për t’i asimiluar bashkësitë dhe komunitetet jo serbe ?
Teoritë dhe praktikat serbe, njësoj s’i edhe në të kaluarën, të agrivuara dhe të standardizuara mbi politika historike thellësisht nacionaliste, në mënyrë sistematike ndjekin kursin e organizimit dhe të zbatimit të presionit propagandistik, të politikave administrative – shtetërore dhe të dhunës fizike kundrejt asimilimit të atyre që nuk janë serb. Saktësisht, kjo nuk është një gjë e re, një praktikë e re serbe: ka me dhjetëra e me qindra ide, plane dhe projekte të hartuara dhe të zbatuara në këtë drejtim. Ndonëse, është e pamundur që t’i numërojmë të gjitha, unë po e përmend këtu njërin prej projekteve më morbide me natyrë të këtillë të hartuar në kulm të zhvillimit të luftës së dytë botërore nga serbi, Dr. Vasa Qubrilloviq: “Problemi i pakicave në Jugosllavi” (3 nëntor, 1944). Prandaj, kushdo që e lexon këtë projekt, e që s’i bosht kryesorë ka shpërbërjen e shqiptarëve dhe shndërrimin e pakicave të ndryshme nacionale në pakica fetare, nuk e ka të vështirë që t’i kuptojë format, mënyrat, metodologjitë dhe mjetet që Beogradi i ka përdorur, hapur dhe fshehur për shpopullimin-asimilimin e jo serbëve!

“Rumunët” e Serbisë

Sot, njësoj si edhe në të kaluarën, Serbia nuk u ndahet politikave shtypëse dhe asimiluese kundër atyre që nuk janë serb. Në një gjendje të këtillë, ndodhet pakica rumune që jeton brenda territorit të Serbisë. Dhe, duhet të theksojmë se pak kush e di se në Vojvodinë dhe sidomos në Serbinë lindore, jetojnë qysh prej moti qindra e mijëra rumunë. Ata, nuk kanë qenë asnjëherë në gjendje të qetë, dhe as nuk janë trajtuar mbi konceptin politiko-juridik që i krijon standardet e trajtimit pozitiv – të mirëqenë. Në fakt, as Jugosllavia komuniste dhe as Serbia e sotme demokratike, nuk e kanë trajtuar këtë komunitet ( numerikisht të theksueshëm) sipas kritereve dhe kushteve favorizuese – prosperuese. Përkundrazi ! Në kontekst, justifikimi kryesorë i Serbisë sot, kundrejt kësaj pakice që jeton në Luginën e Timokut është një “teori” kamufluese serbe sipas së cilës, shumica e rumunëve i përkasin një grupi etnik të ndryshëm: grupit Vlleh (Vlach). Por, ky është veç justifikim – kundrejt qëllimeve të djeshme dhe të sotme serbe. Pse?
Teoria e këtillë serbe, rrëzohet apriori me faktin se në përiudhen mesjetare, fjala “Vlach”, me të gjitha variantet e saj, ka qenë e përdorur për komunitetet që flisnin neo-latinisht në Evropën Qendrore dhe në Evropën Jug-Lindore. Më vonë, kjo fjalë u bë rrënja e emrit “Vlahia” (Ëallachia – anglisht), historikisht krahina e jugut të Rumanisë bashkëkohore. Prandaj, nga pikëpamja e studimeve teorike dhe shkencore, “vlach” është një fjalë arkaike për rumunët e tanishëm!
Teoria e sotme serbe mbi “vllehët e saj”, rrëzohet edhe më tepër nga faktet jo vetëm historike, por edhe ato administrative-statistikore. Kështu, regjistrimi zyrtar i vitit 1890, tregon se në Serbinë lindore kishte 143.684 rumunë. Pra, kjo shifër i referohet për komunitetin rumunë. Në regjistrimin e vitit 1921, rezultati ishte kulminant: 231.068 rumunë. Kurse, në regjistrimin e vitit 1948 (regjistrimi i parë i popullsisë në Jugosllavinë e re komuniste), përdoret për herë të parë termi vlleh. Padyshim, kjo përkon me politikat e ardhshme të këtij shteti që, përgjatë ekzistimit të tij, e perfeksionon politikën e formimit të pakicave dhe kombeve të reja ( Kombi maqedon, kombi mysliman, kombi jugosllav; Pakicat turke, boshnjake, myslimane, gorane, trobeshe – në Kosovë dhe në Maqedoni, kryesisht s’i “substrate” të krijuara nga kombi shqiptar).
Ekuivalent me politikat e këtilla, sipas regjistrimit të vitit 1948, evidentohen 93.440 vlleh, dhe vetëm 3.489 rumunë! Askush nuk e mohon faktin se vllehët janë grup etnik, por historikisht, ata konsiderohen s’i pjesë e kombit rumun. Ata, s’i në pikëpamje kulturore, fetare, gjuhësore etj., janë pjesë e pandashme e identitetit rumun. Flasin, një dialekt të gjuhës rumune por “ky dialekt i tyre”, nuk përdoret në shkolla, administratë, media, në objektet e kultit etj. Mungesa e çdo të drejte themelore, në fakt legjitimimi i tyre nuk i pasqyron përpjekjet e Beogradit për ta njohur dhe zhvilluar një përkatësi s’i kjo, veçse, përbën taktikën e heshtur dhe përçarëse për asimilimin e tyre. Krijimi i një Këshilli të Pakicës Vllehe (2007), s’ka qenë asgjë tjetër, veçse një përpjekje serbe për ta shkëputur këtë “pakicë” nga identiteti rumun.

“Vllehët” e Serbisë

Pakica rumune në Serbi, nuk është e trajtuar qysh duhet, dhe as nuk është e përfaqësuar në mënyrë të denjë: as nga Këshilli Kombëtar Rumun, dhe as nga Këshilli Kombëtar Vlleh. Qarqet politike dhe shtetërore, synojnë krijimin e një “humnere” që do t’i mbajë sa më shumë të ndara këto dy pakica të të njëjtit komunitet, dhe mbi të gjitha, t’i përçajë dhe në shtigje afatgjata t’i asimilojë tërësisht. Ja shembulli: deri sa rumunëve u njihet gjuha amtare, ata që pushteti i krijoi s’i “vlleh”, natyrisht që nuk mund ta regjistrojnë zyrtarisht të njëjtën gjuhë! Mirëpo, në Beograd janë në përpjekje për gjetjen e një gjuhe tjetër për vllehët. Kështu, më 2010, Këshillimi Kombëtar vlleh, ka identifikuar një gjuhë zyrtare të identifikuar dhe të përcaktuar s’i, “Gjuha amtare”! Në kontekst, kryesia e Këshillit Kombëtar Vlleh, krye bashkiaket, anëtarët e bashkive, politikanët e rëndësishëm vlleh etj., në bashkëpunim me qarët politike dhe shtetërore serbe, kanë arritur standardizimin/kodifikimin e një gjuhe të re të zyrtarizuar s’i “Gjuha Vllehe” ( 2012).
Në fakt, gjuha vllehe nuk ekziston dhe as nuk njihet askund: as nga ndonjë shtet ballkanik, dhe as nga shkenca ndërkombëtare e studimeve të gjuhëve. E për çudi, gramatika dhe fjalori i ashtuquajtur i gjuhës vllehe në Serbi, është thjeshtë rumunë – variant lokal i rumanishtet në Rumaninë Jugore, por që s’mund të kuptohet meqë, është një kalk i përzier apo, i papërdorshëm sot! Në anën tjetër, për ta shtyrë përpara këtë metodologji të dyzimit – ndarjes së pakicës rumune në Serbi, në shkolla është pranuar “gjuha vllehe”, e prezantuar s’i një alternativë për gjuhën rumune! Kështu, në gusht të vitit 2013, disa javë pra fillimit të vitit të ri shkollorë, qeveria serbe miratoi “Rregullat për gjuhën vllehe”. Prandaj, ndryshe nga gjuha rumune, disa manuale “vlehe” u miratuan dhe u botuan shpejt e shpejt, ndërsa mësuesit u trajnuan dy (2 ) ditë. Kurse, manualet në gjuhën rumune, akreditimi i programeve mësimore, trajnimet e mësuesve etj., iu nënshtruan kushteve dhe procedurave të ndërlikuara, me një fjalë iu nënshtruan diktatit dhe sabotimit.
Në vazhdim të politikave ndarëse – asimiluese, në zgjedhjet e organizuara lokale serbe të vitit 2014, disa kandidatë të Këshillit Kombëtar Vlleh, u ndihmuan nga qarqet politike dhe shtetërore serbe, nga autoritetit lokale, nga partitë serbe etj. Listat tjera që kërkuan debat publik në lidhje me identitetin rumun/vlleh, nuk u ndihmuan aspekt. Përkundrazi, u injoruan!
Edhe në fushat e tjera, sidomos në atë kulturo-fetare, Beogradi ndjek linjat e diskriminimit dhe asimilimit. Për shumë vite e dekada, nuk është pranuar organizimi i shërbimeve fetare ortodokse në gjuhën rumune. Vetë kisha ortodokse rumune u detyrua që të themelojë në Serbinë Lindore me përpjekjet e veta, Protopopiatin Ortodoks Rumun të Dacias Ripensi-sit, me seli në Negotin. Sot, ky protopoiat, ka 22 famulli.
Ky realitet politik që ndiqet ndaj pakicës rumune në Serbi, është gjithnjë në linjë të pakësimit dhe asimilimit të kësaj pakice. S’i edhe ndaj shqiptarëve dhe pakicave të tjera që, historikisht janë ndjekur politika të këtilla, Beogradi nuk le gur pa lëvizur në mënyrë që, t’i diskriminojë, t’i ndajë e përçajë, t’i dëbojë por edhe t’i asimiloj të gjithë ata që nuk janë serb në territorin e Serbisë. Ja edhe ky shembull konkret që ndiqet ndaj pakicës rumune, mbi kondita të këtilla: Në regjistrimin e vitit 2011, u regjistruan s’i vlleh 35.330 persona dhe 29.332 si rumun.
Megjithatë, gjendja besohet të jetë krejt tjetër. Sipas informacioneve jo zyrtare, në Serbi dhe në Vojvodinë jetojnë rreth 300. 000 mijë rumunë! Kjo shifër, nuk është aspak befasuese nëse, i referohemi vitit 1890 kur në Serbi, kishte një pakicë të madhe rumune. Sido qoftë, ajo që s’do shumë koment, është fakti se minoriteti rumun në veri-lindje të Serbisë (Vojvodinë dhe Timok ), ka një histori permanente “kujdesi” nga shteti serb: një histori sistematike për ta asimiluar këtë minoritet.

Kush po na bllokon në mediumet sociale ?

0

Fahri Xharra
Shkruan Fahri Xharra

Që po na bllokojnë të gjithë jemi dëshmitar. Që nuk guxojmë të shkruajmë asgjë nga historia në lidhje me serbët, grekët dhe turqit edhe kjo dihet. Të gjithë ata që shkruajnë e dinë, sepse të gjithë bllokohen pa mëshirë.
Se na bllokon firma Acromax Media GMBH në Gjermani edhe këte e dimë.
Por këte që e lexova mbeta shumë i habitur që Qeveria shqiptare e ka hisen e vet në bllokimin tonë.


Pse nuk guxojmë të shkruajmë atë që e dimë? Kujt nga shqiptarët po i pengon e vërteta që po shfaqet.
Sa vështirë e kam ti besoj këtij shkrimi të autorit Johannes Estrada !
Acromax Media është një vegël qeveritare shqiptare , shkruan autori.

Gjëja më idiote që di është se njerëzit diskutojnë nëse Kryeministri joligjor i Shqipërisë ka tru

0

Nga Aurel Dasareti

Serbia u rikthye në një “pëshpëritje ruse në Ballkan”, me seli në Shqipëri. Kush shqetësohet që Serbia nuk ka det? “Burrështetasi” shqipfolës më i lig i të gjitha kohërave, kuislingu Edvin Kristaq Rama që nuk mund të marrë një goditje në tru. Pse? Sepse ai do të merrte goditje në boshllëk.
***
Kuisling: i shërben pushtuesit, bashkëpunon me armikun e popullit të vet kundër popullit të vet, tradhtarë. Patetik. I dobët Pa kurriz. I paturpshëm. I mjerueshëm. Sillet si kloun i droguar. Jo parimor. Mendjemadh. Tradhtar e antikombëtar i neveritshëm. E vetmja gjë që është e sigurt është se gjithçka është e pasigurt në trurin e tij. Fatkeqësisht, e gjithë përvoja e dështimeve, nuk e ka bërë atë më të mençur, por ai është padyshim i hutuar në një nivel më të lartë. Të gjitha neurozat dhe histeritë e tij vijnë nga gënjeshtra.
Është e panevojshme të besosh në një burim të mbinatyrshëm të ligësisë. Edhe vetë Rama është i aftë të kryejë çdo mizori kundër vendit dhe kombit të vet. Ligësia tij mund të vrasë shumë qenie njerëzore, por kurrë nuk mund të mposhtë një popull të tërë. E gjitha varet nga vullneti dhe vetëdija e shqiptarëve të cilët fatkeqësisht akoma nuk zgjohen. Është shumë i rrezikshëm për vendin dhe kombin, synon të shkatërroj Kosovën dhe të mbushë Shqipërinë sidomos me serbë dhe rusë. Shqiptari mësohet me çdo erë të keqe që kundërmon qelbësirë.
***
Disa vjet më parë, unë zyrtarisht fola me një Serb të sinqertë për situatën në Ballkan, veçanërisht për marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë. Ai nuk e dinte që unë isha me origjinë shqiptare, më tha:
“Shqiptarët janë si derrat në rrugën e tyre për kasap. Ata mendojnë se kjo do të jetë një udhëtim i këndshëm, dhe vullnetarisht hyjnë në portën e therjes”.
***
Mallkimet mund të shfaqen në një familje ose komb si një model fatkeq veprimi i trashëguar për breza të tërë. I mallkuari që trashëgoi tradhtinë ndaj vendit nga babai i tij, duhet të arrestohet menjëherë dhe të dënohet me burgim të përjetshëm.
“Toleranca bëhet krim kur shfrytëzohet përkundrejt ligësisë”, – Thomas Mann.
Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.
Me lumturinë dhe lirinë është si me kafshët e egra në pyll: I forcohet vetëbesimi dhe i afrohet kampingut tuaj kur më nuk je duke e përndjekur atë.
Për sa kohë që jeni i shëndetshëm dhe i rritur, duhet të jeni motori i jetës tuaj.
***
Në Shqipëri, Kosovë dhe FYROM gjithçka është bërë më e shtrenjtë, vetëm shpirtrat e shitur janë akoma të lirë.
Ne duhet ta ndajmë dritën nga errësira dhe të krijojmë rregull dhe kuptim atje ku ka ekzistuar dhe akoma ekziston kaos. Por kështu nuk përjetohet aspak kur mjegulla vendoset.
Mendja e njeriut është e mrekullueshme. Deri më tani shumë shqiptarë mund ta njohin përvojën e një ekzistence të pajetë. Ata mbajnë një të brendshme të mjegullt ku duhet të ketë rregull dhe kuptim. Për ata që janë me fat dhe nuk e ndjejnë në këtë mënyrë, mund të jetë e dobishme të përpiqen të kuptojnë vështrimet e prangave të shpirtit.
Atje ku drita nuk ndahet nga errësira, ku nuk vendosen kufij, mbretëron kaosi. Ku gjithçka shkon në një parregullsi.
Nga ana tjetër, unë shpesh pyes veten nëse shqiptarët indiferentë ndaj tradhtarëve meritojnë shtet. Sepse, shteti nuk është një formë abstrakte, është një qenie e përhershme që, si çdo qenie tjetër, kërkon mbrojtje, siguri dhe qëndrueshmëri. Dhe çfarë kanë bërë deri tani shqiptarët e shtetit amë, FYROM-it, deri përpara 3 muajsh edhe të Kosovës – për qenien e shtetit të tyre? Asgjë. E kalojnë jetën e tyre duke u arsyetuar për të kaluarën, ankohen për të tashmen dhe dridhen për të ardhmen.
Kur dëshira tejkalon frikën, fëmija fillon të ecë.
**
Ramës i ka hyrë vetja në qejf. Provokon shqiptarët kudo, brenda dhe jashtë kufirit të imponuar, përfshirë diasporën. Kjo do të zgjasë derisa të bjerë në ndonjë hundëlesh. Të shpresojmë se është vetëm çështje kohe para se të pendohet (nëse ai do të pendohet fare), por mund të jetë tepër vonë. Në një farë mënyre, më kujton veten time, por fëmijërinë.
Që prej fëmijërisë së hershme, i inspiruar nga gjyshi (oficer dhe pjesëmarrës në shumë luftëra) dëshiroja të bëhem ushtarak dhe mjeshtër i madh në aftësitë luftarake. Fillova të ushtrohem suksesshëm prej moshës 6 vjeçare. Me kalimin e kohës filloi të më hy vetja në qejf sepse i fitoja duelet me ata bashkëmoshatarë që më “provokonin” në palestër, por edhe në rrugë. Por në moshën 11 vjeçare, rrugës për në shtëpi, u ngatërrova me 2 persona hundëlesh pak më të vjetër se unë që më “provokuan” njëkohësisht. Nuk kalova ashtu siç mendoja.
Të nesërmen, kur shkova në ushtrime, trajneri më paralajmëroi: “Dëgjo “mjeshtër”, nuk ka dyshim se në planin afatgjatë është e dëmshme të rrëzohesh pa ndjenja”.
***
Agresioni ndaj vendit dhe dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ajo kreshnikja e trashëguar nga të parët tanë pellazg-ilir, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshërve tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.

Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Dy kryeministra bastard shqipfolës: Enver Hoxha dhe Edi Rama!

0
Msc Muhamet Shabani
Nëse i besohet thënies se:”Historia përsëritet nga të papërgjegjshmit”,atëher kjo ndodhi pikërisht me shqiptarët!
Sipas gazetës “Bashkimi”të datës 25 qershor 1946,kryeministri Enver Hoxha qëndroi në Beograd më 23 qershor-2 korrik 1946.
Në Beograd Enver Hoxha do të merr titullin “Hero i popullit” nga vet Marshalli Josip Broz Tito.
Vlen të theksohet se gjatë qëndrimit në Beograd,Enver Hoxha nuk foli “Asnjë fjalë për Kosovën,asnjë fjalë për shqiptarët”.
Enver Hoxha nuk kërkoi të vizitoi Kosovën,por kërkoi që ta takoi të ëmën e Milladin Popoviqit. Kjo kërkesë dhe dëshirë iu plotësua! E ëma e Milladinit u dërgua në Beograd!
Në Beograd,Tito dhe Enveri biseduan për konkretizimin e idesë për “Federatën Ballkanike”
E veçanta e këtij takimi ishte se Kryeministri bastard shqipfolës Enver Hoxha dekoroi me Urdhërin Ylli Partizan i Klasit të Parë,kryevrastarin e 86.000 shqiptarëve Aleksander Rankoviq për meritat e tij të jashtëzakonshme në thyerjen e kryengritjes së Kosovës!
Më 29 korrik 2021,pas 76 viteve kryeministri shqipfolës i edukuar në frymën pansllaviste, në Shkup nënshkruan me Kryekriminelin Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zajev, formimin e Serbisë së madhe çetnike!
Kjo maskaradë do të përjetoi fatin e “Federatës Ballkanike” të Marshallit Tito dhe Gjeneralkolonelit Enver Hoxha…!

In Memoriam: Hysen Gega

2
Ibrahim Kelmendi, aktivist i çështjes kombëtare, Gjermani
Mbrëmë mora lajmin e kobshëm për vdekjen e Bashkëveprimtarit veteran Hysen Gega (nga Sallagrazhda e Suharekës).
Në verën e vitit 1978 rastisi ta njoh Hysen Gegën.
Si student në universitetin RUHR në Bochum (Gjermani), gjatë vere kisha të drejtë pune (meqë atëherë lejen e qëndrimit në Gjermani e kisha për „qëllime të studimeve“). Shkova për të punuar të dhëndrri Ramush Kastrati (Dobordol i Pejës), i cili ishte i punësuar në një kantier për përpunim të mermerit, në qytetin Plochingen. Aty erdh në vizitë Hyseni, meqë jetonte në afërsi (Esslingen). Ai praktikonte vizitimin e bashkatdhetarëtve, emigrantë ekonomikë, të cilët i furnizonte me material propagandist nga Shqipëria dhe u fliste për nevoja të angazhimit patriotik.
Në ndërkohë Hyseni u angazhua në Grupi Komunist „Zëri i Kosovës“, të cilin e pat formuar Riza Salihu (me epiqëndër në Shtutgart). Kjo nuk e pat penguar Hysenin të bashkangazhohej që ta shpërndanim fletushkën „Bashkimi“, të cilën e quanim organi i Frontit të Kuq Popullor (themeluar bashkë me Xhevat Ramabajen, Idriz Bajren, Besim Rexhën, në Buchum në korrik 1978). Pothuajse në secilën fundjavë, me auto e shpënzime të Hysenit, e shpërndanim „Bashkimin“ dhe ca trakte e materiale të tjera propagandistike. Ai i dinte ku janë konviktet dhe barakat e firmave gjermane, ku banonin edhe punëtorët nga Kosova.
Në një fundjavë nga fundi i viti 1978 shkuam në Zvicër, që ta shpërndanim atë material propagandistik. Në Bahnhof (stacion treni) në Cyrih, gjatë asaj veprimtarie, rastisi t’i njohim, aty e tutje Bashkëveprimtarët Rexhep Halimi (i anës së Shterpcës), Hasan Kadriu (i Preshëvës) dhe të tjerë.
Në fund të dhjetorit 1979, Hyseni, Maksut Saramati, unë, kemi vizituar Jusuf Gërvallën e sapoardhur në Gjermani. Vizita ndodhi në zyrën e Arbeiterwohlfahrt’it në Ludwigsburg, ku ishte i angazhuar Bardhosh Gërvalla, si punëtor social.
Në fund të dhjetorit 1980 Sadik Blaka ia mbush mendjen Hysen Gegës që të rrugëtojnë bashkë në Kosovë – për të bërë aksione çlirimtare. Pollogasi Ramadan Ramadani (Babai i Basshkëveprimtarit Nami), i vozit me kombi të tij, pa qenë i informuar për rrezikun që mund t’i ndodhte, nëse do të hetohej nga policia jugosllave. Ai gjithashtu nuk dinte për materialin propagandistik që Hyseni dhe Namiu e kishin fshehur në kombi. Deri në Kosovë rrugëtojnë pa telashe…
Fatkeqësisht në Natën e Vitit të Ri 1981 policia e KSA të Kosovës e burgosin në shtëpinë e tij në Sallagrazhdë. Për veprimtarinë e deriatëhershme çlirimtare e denojnë 12 vite burg.
Sërish, edhe në vitet e „pluralizmit rugovist“, Hysenin e burgosin dhe e dënojnë (për këto shihni bashkëbisedimin e përgatitur dhe emetuar nga RTK, më 12.02.201).
Edhe pse goxha në moshë të thell, qysh në aksionet e para guerile të UÇK-së në Rrethin e Suharekës, Hyseni shquhet për guxim dhe taktikë guerile.
– Ngushëllime familjarëve, bashkëveprimtarëve e bashkëluftetarëve!
– I përjetshëm kujtimi dhe respekti për Hysen Gegën!
***
Njoftim për ceremoninë e vorrimit, 29.07.2021:
– Në ora 15:00, mbledhje komomerative në shtëpinë e kultures në
Suharekë
– Në ora 16:00, homazhe tek Sheshi i Lirisë në Sallagrazhdë dhe
– Në ora 17:00, ceremonia e vorrimit tek varrezat e fshatit
Sallagrazhdë.
***
Ata që duan të njihen me modestinë dhe virtytët fisnike, humanitare, patriotike, çlirimtare, të Veprimtarit veteran Hysen Gega, i këshilloj ta përcjellin bashkëbisedimin 19-minutësh, të përgatitur e emetuar nga RTK:
“VETERANI I RREJSHËM”
Rrëfim ekskluziv Hysen Gega, pesë dekada kontribut për Kosovën!

Fjala e Bajram Kosumit në komemoracionin për Hysen Gegën (1950-28 korrik 2021)

0
Suharekë, 29 korrik 2021
Fjala e Bajram Kosumit,
Sot jemi mbledhur këtu për të përcjellë për herë të fundit njërin prej veteranëve të lëvizjes çlirimtare të Kosovës, shokun tonë Hysen Gegën. Jemi mbledhur për të ndarë bashkë dhembjen por edhe krenarinë që vepruam bashkë për një qëllim të lartë dhe patëm një shok si Gega.
Gega na ka bërë për vete gjatë gjithë kohës sa ka qenë gjallë: edhe gjatë burgut, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës. Se është njeri i pazakonshëm e kuptova qysh nga tregimet e para për sprovat dhe ëndrrat e fëmijërisë si bari fshati. Më tregonte në ditët e burgut të Nishit dhe tregonte aq bukur sa më lindte pa mend. Ai ka qenë rrëfimtar i lindur, epik, por nuk e zhvilloi atë prirje të vet. E pata nxitur mjaft shumë të shkruajë tregime, por nuk e bëri. Lexonte më shumë se një lexues mesatar, por nuk shkruante. Në vend të kësaj tregonte rrëfime të gjalla, me një stil të bukur, dhe, e pranoj, nganjëherë lakmoja që tregimi i tij të ishte imi.
Disa nga këto rrëfime i kam rrëfyer edhe unë vetë para të tjerëve. U tregoja se si Gega, si e kam thirrur gjithmonë, punonte në Gjermani dhe merrte një rrogë të madhe, po mezi ia sillte babës së vet plak pak marka kur vinte në pushime. Më tha: kur vija në pushim ia sillja 800-1000 marka, por kur vinte dita të kthehem në Gjermani ia lypja 3-400 se s’më mbetej asnjë për rrugë. Po ku i leje gjithë ato para, e pyeta? Të gjitha për lëvizjen çlirimtare.
Të dashur vëllezër e motra, edhe sot po e tregoj këtë rrëfim, sepse nuk është fjala për një, dy a tri rroga! Kjo ka zgjatë dhjetë vjet. Dhjetë vjet Gega investoi në lëvizjen çlirimtare gjithçka që fitonte me krahët e tij. Unë e kam treguar shpesh këtë episod dhe e bëja për t’i inspiruar të tjerët, për të pasur shembullin se si punohet për atdhe.
Ai ka qenë i dhënë pas lirisë dhe atdheut tërësisht, pa asnjë rezervë, deri në therori.
Një herë tjetër më tregoi pse iu hidhërua Jusuf Gërvalla. Kur udhëtonim me makinë, më thoshte, unë e ndezja makinën disa minuta më herët, në mënyrë që nëse armiqtë na kishin vënë eksploziv, le të shpërthente me mua në të. Një ditë Jusufi e pikasi këtë dhe më pyeti pse e bëja? U hamenda, por dikur i tregova. Ai aq shumë u hidhërua dhe më kërkoi që më kurrë mos ta përsëris atë veprim. Ne jemi shokë të barabartë, më tha.
Çfarë histori të bukura tregonte për leximin e librave në Burgun e Nishit, për Ana Kareninën e Tolstoit dhe përvojat e të burgosurit politik, profesorit Hasan Ukëhaxha, i cili me autoritetin prej profesori i nxiste të burgosurit politik të lexonin libra. Gega kishte një respekt prej rilindësi për librat. Është epike shkuarja e tij në Tiranë për të blerë libra, në ditët e para pas çlirimit: atëherë kur të gjithë mundoheshin të bënin një vend për të fjetur e për të ngrënë, Gega e merr një kombi dhe shkon në Tiranë për të blerë libra.
Në kohën sa ishim bashkë në Burgun e Nishit unë shkruaja shumë poezi dhe ia lexoja me zë. Ai u dashurua në poezitë e mia. Po në burg çdo gjashtë muaj na merrnin shkrimet dhe na i zhduknin.
Një ditë më tha se do të mi shpëtojë poezitë. Mori një sapun për rroba, firma Adria, i kaltër e i zgjatur, e shpoi në mes më një bisht luge të mprehur dhe i bëri një shpellë të vogël. Pastaj e gjeti një letër të hollë e të gjatë, si letër cigareje, dhe unë i shkrova poezitë e mia në atë letër. Ai e bëri fysht dhe e futi në shpellën e sapunit, e mbylli vrimën me copat e gërryera të sapunit, e mbështolli në mbështjellësin e vet dhe atë sapun e mbajta pesë vjet me vete, kudo që më degdisnin nëpër burgje. Disa nga poezitë e mia të botuara të Fjalori Barbar janë nga sapuni i Gegës.
Kur u takuam pas luftës ai vazhdonte të më tregonte rrëfime të reja të bukura për luftën. Ai luftoi që nga ditët e para dhe kjo është pjesa më krenare e tij: kjo luftë qe Roma e tij, Jerusalemi i tij, Meka e tij.
Pas luftës më tregonte për planin e tij që bjeshkët e Mushitishtit t’i shndërrojë në park rekreativ. Kur shkova ta vizitoj në bjeshkë më tregoi gjërat që zbulonte për atraksion: shtëpizën e dërrasave të ndërtuar në lis, gurrën e ujit që kalon nëpër grykën e mitralozit-trofe e luftës; rranga-dungën për të trembur bishat, fluturimin e lirë me vela, një markë të rakisë me mjaltë dhe me rrënjë bimësh e të tjera. Sa herë më tregonte këto besoja se natyra dhe historia e ka dënuar të merret me burgjet, me luftën, me ndjekjet…, se përndryshe, po të kishte një jetë normale ai do të bëhej zbulues apo shkrimtar i mirë.
Por jo, nuk është më pak i famshëm në rrugën e lirisë. Përkundrazi, si i burgosur politik, si luftëtar i lirisë, si patriot dhe si njeri që beson pafundësisht te atdheu e te liria, ai është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Ai bëri një jetë të bujshme, të rrëmbyeshme dhe të vrullshme… dhe lumi i jetës së tij derdhej vetëm në detin e atdheut e të lirisë. Unë e lakmoja jetën e tij të bujshme. Kam takuar plotë shokë të tjerë që e lakmonin jetën e bujshme të Gegës. Mbi dyzet vjet të jetës së tij ia kushtoi lirisë, duke sakrifikuar të gjitha ato që janë më sublimet në jetë. Sa herë takohesha me të, ai më inspironte. Ai bënte veprime të pazakonshme. Shpesh ishte i patundur dhe kokëfortë në këto veprime. I pata thënë mos u merr me fluturimet me vela, se për moshën tënde është e rrezikshme. Ai le që nuk më dëgjoi, përkundrazi, provoi të ma mësojë edhe mua fluturimin. U gëzova shumë kur i mori paratë e dëmshpërblimit të burgut dhe i thashë: realizoje një pjesë të projektit në bjeshkën tënde. Ai tha: do t’ia jap FSK. I thashë jo, mos ia jep, sepse FSK e financon qeveria. Por nuk e binda dot.
Të dashur vëllezër e motra,
Zonja dhe zotërinj,
Sot po e përcjellim njërin prej atyre herakëve të lirisë mbi punën e të cilit është ndërtuar shteti i Kosovës dhe dashuria jonë e pafundme për lirinë. Ai i pati dy aftësi në këtë drejtim:
– një, vepronte. Ai ishte njeri i aksionit. Ai ishte uji që lëvizë rrëmbyeshëm. Dy herë u dënua me burg dhe qe pjesë e UCK që nga fillimi. Aty ku ndizej një flakë e vogël e lirisë, Gega gjendej aty.
– dhe dy, ai rrëfente bukur dhe çdo rrëfim të tij e lidhte me lirinë, me Shqipërinë, me Kosovën, me atdheun dhe e krijonte përshtypjen se ai njeri jetonte vetëm për këto gjëra. Ai të bënte të mendoje se gjërat tjera të kësaj jete, si ushqimi, pija, paraja, pozita sociale, lindja e vdekja etj. janë të dorës së dytë dhe kalimtare, se vetëm liria e atdheu janë të përhershme.
Dhe, Gega nuk bënte zhurmë në këtë rrugë. Veprimet e mëdha, por pa zhurmë. Madje, pas luftës ai u tërhoq në bjeshkën e tij, të cilën e donte aq shumë. Besoj e ka kuptuar që e ka kryer misionin e vet, prandaj u tërhoq pjesërisht në bjeshkë, dhe bëri mirë, për ta ruajtur te vetja idealin e luftëtarit të lirisë, ashtu si ishim në burgje dhe në luftë. Ai e arriti këtë: pas luftës ai dëshmoi se liria është aq e shtrenjtë sa nuk ka asnjë çmim përbaltja e saj. Ai e ruajti figurën e patriotit idealist e të pastër, ashtu si thotë Mitrush Kuteli “Atdheu është atdhe, bile edhe atëherë kur të vret.”
Gega po shkon e ne po mbetemi edhe një kohë që ta lakmojmë për jetën që e bëri.
Lutem dhe shpresoj që fëmijët e tij ta kuptojnë çfarë babe kanë pasur! Lutem dhe shpresoj që të tjerët të kuptojnë çfarë gra e burra pati ky gjysmë shekull i Kosovës dhe të motivohen nga ta për bëmat e tyre.
Pushofsh i qetë i dashur Gegë!

Krushq n’derë t’hasmit!

0

Nga Mevi Rafuna, Mitrovicë

Mos të futem thellë në histori në raportin me shqiptarëve dhe sllavëve në veçanti serbëve. Vetëm të ndalemi në dekadën e fundit, luftën e Kosovës. Këtu u bë qa s’duhej t’bëhej. Qenia njerëzore nuk do i bënte ato krime. Por në një poezi timen për eksodin e 99′ shkruaj “ata dukeshin si njerëz por nuk ishin njerëz”. Dhe kështu ata vranë, prenë e masakruan deri edhe foshnjat në barkun e nanës. Vranë fëmijet në djep, dhunan seksualisht në sy të familjes, fëmijë,gra e burra. Vranë pacientë shqiptarë nëpër spitale, invalidë e pleqë që nuk donin apo nuk mundnin t’i lenin shtëpitë. Vranë edhe bagëtitë,kafshët shtëpiake, vrarë e shkatërruan çdo gjë që ju dilte përballë, banë shkrumb e hi gjithë shtëpitë, e pronat shqiptare sepse donin ta zhduknin përfundimisht nga faqja e dheut Qenien Shqiptare.

Për fat të keq politikanët tanë pas lufte; ishin të zënë në luftën e egër për pushtet dhe harruan ta pregadisin një padi për Gjenocidin Serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Sot para botës Kosova shihet fajtore sepse ashtu është krijuar perceptimi, sepse diplomacia serbe ka punuar dhe punon së bashku me akademinë serbe, që shqiptarët para botës t’i paraqesin si shpellarë e terroristë,e si fajtor për krisjen e luftës në Ballkan. E që në realitet është e kundërta por realitetin dhe të vërtetën askush se Njeh. Madje më ka ndodhur shumë shpesh në faqe ndërkombëtare, që jam grindur me serbët virtualisht sepse assesi nuk e pranojnë atë çfarë aparati i tyre shtetëror ka bërë në Ballkan.

Duke u munduar që krimet e tyre t’i prezantoj me argumente, Facebook-u më ka bllokuar më shumë se pesë herë radhazi. Të ndalemi pak sot te ajo çfarë ndodhi në Shkup.Open Balkan marrëveshje e nënshkruar nga tre udhëheqësit shtetëror të Shqipërisë,Serbisë dhe Maqedonisë.

Të ngazëllyer deri në ekstazë tre autokratët Rama,Vuçiç dhe Gruevski na e shpalosën idenë e tyre ‘progresive’ e cila si me magji do i zgjedh gjithë problemet ekonomike, politike dhe ndërshtetërore. Dështimin e tyre me keqqeverisje, korrupsion, krim,drogë etj, për mospranim në BE, tani na e japin në një version ndryshe, një ‘shpikje shekullore’ e tyre që që quhet Open Balkan. Tani më s’do të ketë as keqqeverisje, as korrupsion,as krim, as drogë, tani na pret Parajsa Ballkanike e cila për ideator ka këto tri personazhe. Çështë më e keqja kryeministri i shtetit shqiptar,i cili duhej të ishte garancë për shqiptarët kudo që janë, as që i bie në mend njëherë në jetën e tij, t’i kërkoj llogari Vuçiçit, për Gjenocidin ndaj Shqiptarëve në Kosovë. E as që i kujtohet t’ia thotë Gruevskit se shqiptarët e Maqedonisë trajtohen si sende e jo si njerëz; se akademia sllavo maqedone në librat e saj i paraqet shqiptarët me prejardhje shimpanze. Vetëm këto dy çështje; nëse Rama do kishte pak ndjenjë patriotike s’do e lejonin sot të qaraveshej nëpër Shkupin e lashtë dardan, por jo as që i kujtohet as që i bie ndërmend.

Ai për Kosovën bëhet ‘patriot’ vetëm kur do t’i prish asaj punë në arenën ndërkombëtare. Kështu, me vendimin e sotëm ja mundësoi Serbisë andrrën shekullore daljen në det, e kjo nga do i bie, nga Kosova??

Kosova ende pikon gjak dhe lotët e nanave ende janë të freskët. Mbi njëmijë shqiptarë ende nuk dihet ku janë. Vuçiç me aleatët e tij bënë ç’mos që bllokoj Kosovën, deri në paralizimin e saj dhe mosfunksionimin e saj si shtet. Dhe kjo për Ramën është krejt normale sepse si mund të prishet miqësisa sllavo-komuniste nga kasta politike e Tiranës. Mjerisht kjo frymë jo vetëm në rrethin e kësaj kaste politike është prezente, madje kjo frymë dominon edhe tek shumë qytetar nga shteti shqiptar.. Kishte nga ata që i ishin gëzuar aq shumë këtij bashkëpunimi me Serbinë, kishte nga ata që thonin se e kaluara duhet të harrohet; se nacionalizmi i tepruar i kosovarëve, qenka një dëm për interesat e Shqipërisë. Madje kishte nga ata që e kërkonin Ballkanikën sepse dashuria e ngulur në qenien e tyre për sllavët, është diçka që nuk përshkruhet.

Dhe çfarë të them me këtë të fundit nuk dua të bëj ndasi, por më vjen keq që në shtetin shqiptar ka aq pak shqiptarë, më vjen keq që kasta politike e Tiranës çdoherë i ka bërë kurban shqiptarët jashta Shqipërisë,më vjen keq që shteti shqiptar asniherë nuk i trajtoi shqiptarët jashta saj me dashuri dhe kujdes, por me bastardizëm, tradhëti e neglizhencë.

Lufta që u shmang për një fije

0
Në foto: anëtarë të bandës së Tako Arvanitasit të zanun nga ushtria e policia greke.
Agim Morina, Londër
Kaçakët, të udhëhequn nga Tako Arvanitasi dhe vëllai i tij Kristoja, kishin përvojë me rrëmbimin e njerëzve dhe kishin përdorë atë si burim fitimprumës financiar për shumë vite. Megjithatë, kapja e Lordit Muncasteri, e grues së tij, e Frederick Vynerit (nip i Kontit de Greyi), diplomatit Edward Herberti dhe e avokatit Ned Lloydi, grues dhe bijës së tij, dhe një diplomati italian, Alberto de Boyli dhe sekretarit të tij, u tregu me qenë ma e vështira për me u realizu, nga krejt ajo që kishin parashiku ata. Me turistët ishte edhe ciceroni suliot, Aleksandër Anemojani (Alexandros Anemoyiannis) dhe katër policë. Në sulm dy policë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën.
Arvanitasi dhe banda e tij kërkuen në fillim 32 mijë stërlina, e masandej e rritën në 50.000 stërlina për lirimin e pengjeve dhe amnisti për ta. Si gjest të vullnetit të mirë kaçakët i lanë të lirë femrat dhe dy policët e plagosun. Lord Muncasteri u zgjodh që të shkonte në Athinë për të sjellë paratë dhe amnistinë për kaçakët. Qeveria britanike kërkoi nga qeveria greke që t’i pranojë kushtet e kaçakëve, por ministri i Mbrojtjes, Skarlatos Soutsosi, nuk pranoi dhe në vend të kësaj dërgoi ushtrinë e policinë që të ndiqnin kaçakët.
Banda e Tako Arvanitasit iku nga mali Penteli, në malin Oropos, e masandej u ndalën afër katundit Dilesi. Në ballafaqimin e armatosun që ndoqi, në mes të kaçakëve dhe trupave greke, mbaroi me vdekjen e 10 ushtarëve, tue përfshi pengjet. Shtatë kaçakë u vranë, përfshi vëllain e Takos, Kriston. Ndërsa vetë Tako Arvanitasi me të 14 kaçakë arritën me ikë prej beteje.
Ky incident u ba ashkak që Britania kërcënoi me luftë Greqinë, por ndërhyni Rusia tue dalë në anën e Greqisë. Kriza u shmang pasi Greqia nisi një fushatë të madhe kundër kaçakëve. Edhe pse disa prej njerëzve që i arrestuen, në fakt, nuk kishin lujtë ndonjë rol në rrëmbim, kjo zbuti tensionet ndërkombtare dhe në masë të madhe reduktoi numrin e rrëmbimeve të mapastajme në vend.
Tako Arvanitasi u gjet dhe u vra tek dy vjet ma vonë. Ministri i Mbrendshëm dhe ministri i Mbrojtjes dhanë dorëheqje, me 9 qershor 1870. Dhe në fund, Greqia u detyru me i kompensu familjet e viktimave me 22 mijë stërlina. Kryeministri, Thrasivoulos Zaimis, dha dorëheqje me 22 qershor.

Identiteti politik, dëshmi e parimeve shoqërore

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Në gamën e gjerë të identitetëve bën pjesë edhe identiteti politik dukuri e njohur edhe më parë por në pluralizëm ka dimension të veçantë nga fakti se në mjediset multinacionale në pluralizëm çdo entitet përfaqësohet më subjetkin e vet politik që si mision ka avancimin e pozitës dhe statusit të popullit përkatës. Në këtë aspekt identiteti politik për shqiptarët në Mal të Zi paraqet sfidë të veçantë, në raport me pushtetin si pasojë e pabarazisë qytetare e nacionale në monizëm dhe të modifikuar tash në pluralizëm.

Trajtimi i identitetit politik paraqet çështje me interes jo vetëm sociologjik për çdo mjedis, andaj ka peshë të veçantë në diferencimin e individëve apo grupëve të ndryshme sociale. Nëse në kohën e monizmit trajtimi i tillë ishte i ndaluar, sepse partia-shtet ishte mbi të gjitha, në pluralizëm qytetarët përjetuan frymarrje tjetër, sepse iu ofroua mundësia të zgjedhin subjektin politik sipas preferencës së tyre. Dhe nga ajo kohë kemi të bëjmë me binomin pozitë-opozitë në skenën politike, ku identiteti politik ka të bëjë enkas me mbeshtetjen e një subjekti politik në zgjedhje me qellim për të qeverisur në mjedisin përkatës.

Shqiptarët pjesë e skenës politike

Duke ndjekur rrjedhat politike të kohës edhe shqiptarët në Mal të Zi me miratimin e pluralizmit arriten të organizohen politikisht, duke formuar subjektin e parë nacional në këtë mjedis. Ndonëse këshilli inicues i subjektit politik mbajti mbledhjen e vet në Ulqin me 26 gusht 1990, kuvendi themelues u mbajt me 9 shtator 1990 në Tuz, duke e emërtuar subjektin politik me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi(LDMZ).
Një veprim dhe organizim i tillë nga shqiptarët u prit me entuziazëm, ndërsa e kundërta ishte nga qarqet hegjemoniste në Mal të Zi, sepse ata mendonin së shqiptarët duhet të mbesin ende nën ombrrelën e tyre politike si në kohën e monizmit. Pikërisht nga një qasje e tillë nuk kanë munguar reagimet negative në media, duke harruar se monizmi kishte marrë fund dhe së pluralizmi politik ishte një realitet i ri edhe në Mal të Zi, përkatësisht në Jugosllavi, e cila numëronte muajt e fundit të ekzistimit. Në zgjedhjet e para pluraliste me 9.12.1990, në mënyrë plebishitare shqiptarët votuan për LDMZ, duke dëshmuar vetëdije politike dhe identitet kombëtar, ku në koalicion me partinë e boshnjakëve(SDA), fituan katër deputet, nga 12 sa kishte gjithsej ky koalicion. Ishte ky një fillim i mbarë dhe shpresëdhënës se do të angazhohen për përmirësimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në këtë mjedis. Por, nuk shkoj shumë sepse në sajë të egoizimit e ambicieve lideriste me pas u formuan edhe parti tjera(UDSH,PPD,FORCA,ASH,PD etj.), duke qenë numër i lartë për një mjedis dhe popullsi të vogël në numër, që nuk ishte në interes së popullsisë shqiptare.

Interesi mbi parimet

Në politikë si veprimtari shoqërore kur në rend të parë janë interesat e individëve, apo klanëve të ndryshme që janë pjesë e partive politike, edhe koalicionet e ndryshme jo parimore nuk paraqesin befasi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse nuk kemi të bëjmë me parimet por me interesat e ndryshme.
Kujtojmë me këtë rast vitin 1996, kur në nivel lokal në Ulqin LDMZ arriti të bëjë koalicion me Lidhjen Liberale të Malit të Zi, në vend që të bënte me UDSH-në. Ishte ky sinjali i parë destruktiv, duke eliminuar vlerat dhe parimet kombëtare. Dhe nga ky rast në Ulqin më vonë kemi pasur edhe koalicione tjera jo parimore, si në vitin 2006, koalicioni UDSH-DPS, nga del se në rënd të parë kanë ardhur në shprehje interesat personale e klanore e jo parimet politike apo kombëtare.
Se votat e elektoratit votues mund të komandohën në drejtimin e duhur për të përcaktuar votuesin dëshmon rasti i votimit të përseritur në dy vendvotime në zgjedhjet lokale në Ulqin(18 shkurt 2018). Kemi të bëjmë me dy vendvotime(Darzë dhe Komunale) që përcaktuan parti të parë DPS-in, në nivelin lokal, përmes votave të votuesve të UDSH-së. Dhe jo vetëm kaq por UDSH dhe PD me pas kanë mbeshtetur kandidatin e DPS-it për kryetar të komunës duke ia mundësuar këtë pozitë për të parën herë pas 28 viteve në pluralizëm. Ndërsa, po të ishte vullneti politik nga ana e tyre, tri partitë politike nacionale(FORCA, PD dhe UDSH) pasi së bashku fituan 18 këshilltarë, kanë pasur mundësi për të propozuar dhe zgjedhur kryetarin e komunës nga ana e tyre. Por, kur egoizmi e gjelozia është mbi arsyen, nuk mund të ekzistojë qasja parimore, sepse kanë dominuar interesat e ngushta individuale në nivel lokal në raport me pushtetin qendror(DPS), duke dëshmuar se interesi politik është mbi ate kombëtar.
Nuk ka dilemë së ky rast do të mbesë i shënuar si paradoks i llojit të vet në skenën politike në Ulqin, dhe mesazh për brezat në të ardhmën se si nuk duhet të veprohet, sepse Ulqini nuk është pronë e disa individëve apo klanëve me interesa ekskluzive por i të gjithë atyre qe kanë mbeshtetur partitë nacionale.

Relativiteti i përkatësisë politike

Ka vite që sintagma “përfaqësimi autentik” është bërë pjesë e ligjit zgjedhor në Mal të Zi, që ka të bëjë enkas për popujt e ndarë, apo siç quhen këtu popujt pakicë. Dhe është pikërisht kjo sintagmë e cila bën edhe diferncimin politik, pikërisht me përfaqësimin politik i cili është i rezervuar vetëm për partitë politike nacionale. Nuk ka dilemë se janë votat ata të cilat përcaktojnë peshën e çdo subjekti politik, por, pavarësisht sa do të jetë pesha e tyre politike përfaqësues autentik mbesin subjektet nacionale si në nivel lokal dhe ate qendror.
Në krahasim me përkatësinë kombëtare, përkatësia politike është relative, ajo është në varshmëri të rrethanave shoqërore, sipas dëshirës dhe interesave të individit. Në këtë aspekt koha e pluralizmit është dëshmi e një konstatimi të tillë, ku as shqiptarët në Malt të Zi nuk janë përjashtim.
Përvoja e deritashme dëshmon se në sajë të interesave të ndryshme subjektet politike kanë kriuar koalicione jo parimore, që ka ndikuar në luhatje të elektorati votues i shqiptarëve në mbeshtetje të partive nacionale të shqiptarëve. Kemi të bëjmë me dukurinë e kohezionit brenda shqiptarëve, që është rezultat i veprimit të pushtetit për dobësimin e subjektëve politike shqiptare, duke ulur rolin dhe peshën e tyre politike. Por, në lidhje me këtë çështje duhet theksuar dobësinë e subjektëve politike shqiptare, që janë veçuar me sjellje autokrate dhe të interesave personale e klanëve të ndryshme. Pikërisht një sjellje e tillë ka ndikuar qe individë të ndryshëm të ndërrojnë partitë politike, dukuri e cila është e pranishme edhe te elektorati votues shqiptar.
Nuk ka dilemë se nëse do të vazhdojë ky kohezion brenda elektoratit votues shqiptar, do të rrezikohet identiteti politik i shqiptarëve, e më këtë edhe pjesëmarrja e përfaqësimi në strukturat qeveritare në nivelin lokal e ate qendror. Fjala është për përfaqësuesit autentik të zgjedhur dhe ata të emëruar, që duhet të jenë profesionist të dëshmuar, por edhe persona me autoritet shoqëror.

Forumi shqiptar në Tuz , model i suksesit
Kur ekziton dëshira për bashkëpunim nuk ka dilemë se suksesi nuk do të mungojë, ku si model duhet të na shërbejë Tuzi. Fjala është për zgjedhjet lokale të mbajtura me 3 mars 2019, për të parën herë për komunën e pavarur të Tuzit, për Malësinë. Të vetdijshëm se vetëm të bashkuar mund të arrijnë rezultatin e dëshiruar, duke sfiduar kundërshtarët politikë, pjesëmarrës në këto zgjedhje, u formua FORUMI SHQIPTAR në kuadër të cilit ishin subjektët politike shqiptare që veprojnë në Malësi(Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve).Ky bashkim ishte i qelluar dhe arriti fitore në zgjedhjet lokale, ku u mbeshtet nga një këshilltar i Demokratëve, duke formuar pushtetin lokal dhe zgjedhur kryetarin.
Përfundimisht zgjedhjet lokale në Tuz me 3 mars 2019 dhe fitorja e Forumit Shqiptar, duhet të jetë një sinjal i mjaftueshëm për të gjithë ata qe skenën politike e shohin si mundësi avancimi të çështjës shqiptare në Mal të Zi, e jo të interesave dhe të përfitimeve personale.

Moskoordinimi, pengesë për unitet

Ndonëse kanë ekzistuar zëra së para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, shqiptarët do të koordinohen me mundësi reale për të dalë me një listë të përbashkët zgjedhore, ndonëse në këtë aspekt ka pasur angazhime si nga Tirana e Prishtina e sidomos nga diaspora jonë në SHBA, koalicioni nuk u realizu. Dhe shkaku qendronte në ambiciet lideriste për të qenë bartës i listës, duke mos respektuar realitetin politik brenda vet skenës politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Nëse këtij konstatimi i shtojmë edhe animozitetin e dëshmuar në mes udhëheqësve të partive politike, nuk ka pasur mundësi të realizohet një koalicion i dëshiruar, që do të eliminonte ndarjët edhe të elektorati votues shqiptar. Mëgjithatë dy listat e shqiptarëve fituan nga një deputet; Lista Shqiptare 6.488 vota apo 1.58% dhe Koalicioni shqiptar 4.675 vota apo 1.14%, që gjithsej janë 11.163 vota, duke dëshmuar se elektorati votues shqiptar mbeshtet ende partitë politike shqiptare, pavarësisht divergjencave ekzituese.

Mision, avancimi i statusit, e jo i interesave!

Në të ardhmën për të eliminuar këto deformime duhet gjetur mundësi për bashkëpunim ne mes subjektëve politike shqiptare, ku një platformë platformë politike për shqiptarët duhet të jetë e obligueshme për zgjedhjet lokale e ato qendrore. Vetëm një veprim i tillë do të dëshmonte seriozitet para elektoratit votues shqiptar, me mision avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Malit të Zi, e jo të interesave personale e klanëve të tyre.
Mos koordinimi i subjektëve politike të shqiptarëve në sajë të sindromit të liderizmit e animozitetit të udhëheqësit e subjektëve politike, ka ndikuar në kohezionin të elektorati votues shqiptar. Pikërisht, nga një situatë e tillë kanë përfituar subjektët politike qytetare(malazeze) që është dëshmuar në zgjedhjet lokale e parlamentare, ku Ulqini paraqet rast për hulumtim.
Përfundimisht identiteti politik varët në sajë të rrethanave shoqërore duke mbetur çështje e hapur dhe si e tillë është relative, ndërsa identiteti kombëtar mbetet vetëdije dhe ndërgjegje mbarëkombëtare tash dhe në të ardhmën.
27.7.2021

Masakrat serbe në Ferizaj me rrethinë dhe rezistenca Shqiptare e viteve 1912 deri më 1999

3
Msc Muhamet Shabani
MASAKRAT SERBE NË FERIZAJ ME RRETHINË DHE REZISTENCA SHQIPTARE (1912-1999)
Të flasësh për të kaluarën historike të Kosovës,d.m.th. të flasësh edhe për Ferizaj,njërin nga qytetet më të reja të Republikës së Kosovës,të themeluar më 1873. Në këtë qytet me rrethinë ndodhën ngjarje të rëndësishme historike gjatë sundimit osman dhe sundimit serb deri më 12 qershor 1999.
Serbia pasi bëri përgaditjet e shpejta për luftë,forcat ushtarake i koncentroi në kufij me tokat shqiptare. Motoja serbe ishte:”Shqiptarët të zhduken nga faqja e dheut”
Divizioni i Moravës i Thirrjes II dhe Kalorsia e Armatës (katër eskadrone kanë pasur për detyrë të depërtojnë në drejtimin Lipjan,Ferizaj-Kaçanik.
Ushtria serbe në qytetin e Ferizajt dhe në fshatrat Varosh,Nikadim,Komogavë,Sazli,Papaz,Jezerc etj,iu bë rezistencë e fortë ushtrisë serbe!
Në luftimet e zhvilluara në Ferizaj dhe në rrethinë njësit e ushtrisë serbe patën humbje të konsiderueshme:U vra nëntogeri Amara dhe 32 ushtar serbë.
Ushtria serbe pas pushtimit të Ferizajt bëri masakra të papara.
Sipas të dhënave të Socialdemokracisë serbe,gjatë pushtimit të Ferizajit më 1912,ushtria serbe kishte vrarë 3.500 shqiptarë.
Për masskrat serbe ka shkruar “Messagero”,”Daily Telegraph”,”New York Times” “Kiewskaja Misll”.
“Politika” më 21 tetor 1912, shkruante:” Në mëngjes kur agoi dita në vendin ku ishte qyteti i Ferizajt,kishte mbetur shkrumbaja.Ferizaj s’ishte më. Ai ekziston vetëm në hartë”.
Gazeta gjermane “Reichpost” në artikullin e titulluar “Kasaphanja serbe në Shqipëri’,jep këtë të dhënë:”12.000 shqiptar janë masakruar në Ferizaj, Fatkeqët u grinë pavarësisht moshës apo gjinisë”.
Për serbizimin e fshatrave të pastra shqiptare,Serbia filloi ndertimin e kishave ortodokse.
Më 1913,filloi ndërtimin e kishës në Jezerc. Malsorët e Jezercit nuk mund ta pranonin këtë ofendim kombëtar.
Destan Nuhaj 16 vjeçar,çoban i deleve e vret arkitektin Kita dhe tre mjeshtër tjerë serb. Ky malsor i ri masakrohet në burgun e Nishit,mirëpo kisha ortodokse kurrë nuk u ndërtue në Jezerc!
Më 5 tetor 1918,me ndihmën e ushtris franceze,Serbia instaloi pushtetin në Ferizaj. Gjatë muajve janar-shkurt të vitit 1919 në Ferizaj me rrethinë ishin vrarë 1.694 shqiptarë dhe ishin shkarërruar 724 shtëpi,janë burgosur 3.400 dhe janë rrahur për vdekje 190 shqiptar dhe janë plaçkitur 960 shtëpi.
Një nga format e terrorit serb ndaj shqiptarëve ishte çarmatimi. Nga torturat shumë shqiptarë mbyten dhe shumë të tjerë mbetën të gjymtë. Formë tjetër e presionit serb ishte kolonizimi dhe reforma agrare.
Të gjitha metodat barbare të represionit serb vazhduan edhe në Jugosllavinë socialiste!
Të gjitha ato forca dhe elemente që nuk u pajtuan me vijën e ndjekur nga Partia Komuniste e Jugosllavisë për trajtimin e problemit kombëtarë,me politikën antishqiptare u quajtën kundërrevolucionar e ballistë. Në çdo skutë u bënë arrestime dhe vrasje pa vendim gjyqi.
Ferizaj,është qyteti i parë shqiptar dhe qyteti i parë në Europë që iu kundërvu pushtetit komunist me armë në dorë më 2 dhjetor 1944.
Forcat çetniko-partizane patën 300 të vrarë,ndersa forcat çlirimtare humbën 100 veta.
Në bodrumin e ndërtesës së rrethit u gjendën më shumë se 100 kufoma të shqiptarëve të masakruar. Deri më 10 korrik 1945,pushteti çetniko-partizan ekzekutoi në Ferizaj mbi 1.300 shqiptarë.
Ferizaj me rrethinë i bëri rezistencë regjimit të egër të Millosheviqit. Që nga koha kur UÇK doli publikisht më 28 nëntor 1997,në Llaushë të Drenicës,me rastin e varrimit të mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe,formacionet e UÇK-së u formuan edhe në Jezerc.Dëshmor i parë bie Nazmi Ukësmajli më 16 korrik 1998.
Kjo datë shenon fillimin e luftës në komunën e Ferizajt.
Në Ferizaj me rrethinë nga janari 1998 e deri më 12 qershor 1999,janë vrarë 115 banorë civil, në altarin e lirisë kanë rënë 49 dëshmorë,ndërsa të pa gjetur 23 qytetarë, të zhdukur katërë.
Auditor i nderuar!
Lufta e drejtë dhe e pastër e UÇK-së,si dhe intervenimi i NATO-së,u kurorëzua me sukses më 12 qershor 1999,Kosova u çlirua nga Serbia çetniko-fashiste.
Fraza e famshme e Presidentit amerikan Bill Clinton”Luftën e fituam,por mos të dështojmë në paqë” u tha pikërisht për Kosovën
Për fat të keq,ndodhi një përmbytje e plotë e të vërtetës! Krimet e lemerishme serbe u mbështjellën me perde hekuri.
Heshtën institucionet shtetërore dhe shkencore të Republikës së Kosovës Heshtën intelektualët e pavarur,publicist,artist dhe historian. Heshtën pikërisht ata që kishin për detyrë të ngrinin zërin deri në kup të qiellit.Ishte detyr mbi detyrat,ishte obligim moral dhe mbi të gjitha obligim shtetërorë të akuzonin Serbinë për gjenocidin e bërë ndaj qytetarëve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1998/1999.
Opinioni publik botëror,ai që kishte nxitur avionët për të bombarduar Serbinë,pas mbarimit të luftës e pritën me padurim dëshmin shqiptare.
Dëshmia shqiptare u vra qëllimisht dhe kjo ishte dramatike.
Stinë pas stine e vit pas viti,e inkurajuar nga heshtja shqiptare,mësyemja mediatike serbe do të kapërcente çdo kufi. Do të flitej prapë për masakra,mësyemje,shtëpi të djegura,por këto nuk do të ishin shtëpi shqiptare,por serbe.
U krijua një tjetër skenë teatri,u ndryshua gjithçka që që nga thelbi i dramës e gjer te kombësia e personazheve. Tani viktimat ishin serbe dhe xhelatët shqiptarë. Ishte shfaqja më makabre që kishte ndodhur në Europë. I bëhej thirrje Europes dhe SHBA-ve që të pranonin gabimet e tyre që kishin bërë dhe që Kosova të kthehej në robëri,aty ku ishte para 12 qershorit 1999.
Është nënçmim,përbuzje,injorim i asaj që ka ndodhur në Kosovë,mosakuzimi i qëllimshëm i Serbisë për gjenocidin serbë në Kosovë.
Për të ekzistuar shtet i pavarur,shkenca shqiptare duhet të rrënojë mitin serb mbi Kosovën. Për të arritur këtë,Kosovës i nevojiten institucione kredibile,apolitike kombëtare Në institucionet shkencore të Republikës së Kosovës,nuk kanë vend akademikët dhe punëtorët tjerë të ashtuquajtur shkencor të cilët mbrojnë kauzën serbe.
Ju faleminderit!
MSc.Muhamet Shabani