Kreu Blog Faqe 1624

Gazetari shqiptar nga selia e UEFA-s: Hasan Kadriu nga Presheva ishte “arkitekt” i futbollit shqiptar ne organizatat botërore, që përgatiti anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA

0
(Me rastin e 24 vjetorit: Përjetësia e Hasan Kadriut nga Presheva, atdhetarit dhe menaxherit të parë shqiptar pranë FIFA-s)

Hasan Presheva-Kadriu ishte bashkëveprimtari më i afërt dhe njërin nga njerëzit më të dashur të Kadri Zekës dhe të gjithë martirëve që sakrifikuan çdo gjë për Shqipërinë. Hasan Kadriu-Presheva, shqiptari i parë që hapi dyert e Kosovës në UEFA dhe FIFA

Ai rradhitet në një nga personalitet më të përkushtuara të çështjes kombëtare. Në jetë ai e kishte vetëm një qëllim: çdo gjë për ATDHEUN!

Hasani Kadriu, i cili jetoi për disa vite në Zvicër, ishte një personaliet që sot i mungon jo vetëm Preshevës, Kosovës Lindore, por sidomos futbollit shqiptar. Ai humbi jetën në rrethana tragjike në moshën 39 vjeçare në një atentat të përgatitur në Bullgari, në një udhëtim të tij zyrtar para 22 vitesh, më 18 shkurt 1998.. Hasan Kadriu ngado që shkoi e nderoi Preshevën, Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët, shkruan gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”.

Hasan Kadriu nga Presheva ka qenë menaxheri i parë shqiptar pranë FIFA-s, që ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA

Hasan Kadriu – Presheva ngado që shkoi e nderoi Preshevën: “Bashkimi kombëtar është domosdoshmëri e kohës, s’ka ideal më të madh se liria dhe pavarësia kombëtare. Ç’kuptim ka jeta njerëzore kur s’i përket atdheut dhe lirisë.”, thuhet në fillim të librit ” Një zemër që rrahu për Shqipërinë” dedikuar jetës dhe veprës së patriotit dhe veprimtarit tonë të shquar Hasan Kadriu nga Presheva i cili njëherit ishte menaxher i parë shqiptarë i FIFA-s

“Ne takimin e fundit qe kisha me Presidenti e FIFA-s, Seep Blatter, kur u përmend emri i Hasan Kadriut, ai tha “Lum Kosova çfarë burra shqiptarë ka pasur. Hasani kur fliste me mua, kishet shumë dëshirë që Kosova të anëtarësohej në FIFA..dhe ja dëshira e tij gradulaisht po realizohet. Sa herë të shkon mendja për futbollin shqiptar, s’do mend se aty përmendet edhe emri i të madhit Hasan Kadriu, menaxherit të parë shqiptar të FIFA-s. E themi kete sepse ne bisede e sipër me kreun e UEFA-s, FIFA-s perfshire ketu edhe Gianni Infantino presidentin e FIFA-s. Sa here flasim për sportin, futbollin shqiptar eshte e pamndur qe t’mos permendet emri i Hasan Kadriut, menaxherit te pare zyrtare shqiptare te ketyre organizave boterore te futbollit..” ka thëne për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” Nefail Maliqi gazetari i vetem shiptar ne seline e FIFA-as dhe UEFA-s ne Gjenevë.

Hasan Kadriun-Presheva, ishte shqiptari i pare që lidhi Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n. E themi kete sepse ne bisede e sipër me kreun e UEFA-s, FIFA-s përfshirë këtu edhe Gianni Infantino presidentin e FIFA-s sa here flasim për sportin, futbollin shqiptar është e pamundur qe t’mos përmendet emri i Hasan Kadriut, menaxherit te pare zyrtare shqiptare te ketyre organizave boterore te futbollit..

Pa Hasan Kadriun-Presheva a do të ishte sot Kosova ne UEFA ? Hasani e nisi – Vokrri e bitisi!..

Nefail Maliqi nga UEFA: Vokrri Ishte dhe mbetet ambasador i vlerave të sportit kombëtar në nivel ndërkombëtar - Bota SotKosova nga 5 maj 2016 eshte anetare e UEFA-s. Po mund te fliet per sukseset lobimin e Kosves, shiptarve pa emrine  hsan Kdriut, menexherit te pare shiptare (zyrtar) ne UEFA dhe FIFA. A thua, pa Hasan Kadriun-Presheva te ndjerin a do të ishte sot Kosova ne UEFA ? sigurisht jo! Bile disa thone se sikur t ekishet qen gjallë Kosova akhere do te sihte anetare e UEFA-s dhe FIFA-s, ka shkruar agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” e cila ka shkruar se 18 vjet Hasan Kadriu, ishte shqiptari i pare që lidhi Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n cka u duken edhe rezulktat me 5 maj te ketij viti..

$Hasani e nisi – Vokrri e bitisi!.. Përjetësia e Hasan Kadriut nga Presheva, atdhetarit dhe menaxherit të parë shqiptar pranë FIFA-s) Hasan Kadriun-Presheva, ishte shqiptari i pare që lidhi Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n. E themi kete sepse ne bisede e sipër me kreun e UEFA-s, FIFA-s përfshirë këtu edhe Gianni Infantino presidentin e posazgjedhur të FIFA-s sa here flasim për sportin, futbollin shqiptar është e pamundur qe t’mos përmendet emri i Hasan Kadriut, menaxherit te pare zyrtare shqiptare te ketyre organizave boterore te futbollit.

Hasan Kadriu-Presheva e nisi-Vokrri e bitisi…18 vjet pa Hasan Kadriun, shqiptarin që lidhi Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n

Flamuri i Hasan Kadriut-Presheva edhe pas 18 vitesh ende valon në Alpet e Zvicrës tek rezidenca i tij në l'Ermitage | Presheva JonëE përkujtojmë sot Hasan Kadriun jo vetem Presheva, por e mbare Kosova Linmore dhe shiptaria. Hasan Presheva-Kadriu ishte bashkëveprimtari më i afërt dhe njërin nga njerëzit më të dashur të Kadri Zekës dhe të gjithë martirëve që sakrifikuan çdo gjë për Shqipërinë.

Ai rradhitet në një nga personalitet më të përkushtuara të çështjes kombëtare. Në jetë ai e kishte vetëm një qëllim : çdo gjë për ATDHEUN !

Ai ishte një personaliet që sot i mungon jo vetëm Preshevës, Kosovës Lindore, por sidomos futbollit shqiptar. Kadriu humbi jetën në rrethana tragjike në moshën 39 vjeçare në një atentat të përgatitur në Bullgari, në një udhëtim të tij zyrtar para 18 vitesh, më 18 shkurt 1998.. Hasan Kadriu ngado që shkoi e nderoi Preshevën, Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët.

Këtë e kishte trashëguar nga Presheva heroike, familja e tij, stërgjyshi i tij Kadri Kadriu bashkëluftar i Hasan Prishtinës dhe Idriz Seferit , gjyshi i tij Hasan Kadriu (Lleshi) bashkëluftetar i Çerçiz Topullit dhe Hito Labit, babai i tij mësuesi dhe komandanti Skender Kadriu Presheva, daja i tij Ali Aliu Presheva dhe Ibrahim Kelmendi Presheva .

Të vrarë dhe të persekutuar nga okupatorët dhe shërbëtorët e të gjitha ngjyrave, por krenar dhe të pamposhtur në rrugën e tyre të shenjtë. Hasan Presheva ishte trim, i mençur, i pasur dhe i bukur. Ia çjerrte maskat monstrave, fukarenjëve që e vjedhnin dhe e tradhëtonin Atdheun.

Ai shumë mirë i ka njohur disa nga “liderët” që sot i bejnë darsëm mendjes se janë “Baballaret e Kombit” dhe se me ta fillon historia që erdhën në pozita udhëheqëse dhe vendim-marrëse, kush me prapavijë, me harbutëri, me brryla apo me direktiva sekrete.

Ata as që e permendin e lëre më që të interesohen për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen. Përkundrazi i pengojnë shqiptarët e Shqipërisë Veri Lindore që t’i kërkojnë të drejtat e tyre me anë të disa shokëve të tyre kompleksiv dhe pa dinjitet me arsyetimin: “Duroni ju gjenocidin, spastrimin etnik, terrorin, vrasjet, burgosjet se e kemi problemin e Veriut te Mitrovicës, mos të hapim probleme të reja, se po na hidhërohet Daçiqi.”
Iliri, djali i Hasan Kadriut-Presheva, student dhe boksier (taekwondo) i njohur ne Zvicër
Hasani, kudo që shkoi, ne takime sportive apo samite e konferenca ne Zvcer apo ato nderkombëtare ne mbare boten, ai me krenari u prezentua shqiptar nga Presheva e Kosovës me origjini Ilire..i cili pasardhesi i tij, djali i tij sot mban po at emër Ilir.

Presheva lind vetëm yje !.. 24 vjet pa Hasan Kadriun, me dokument ihste manaxher i FIFA-s dhe UEFA, qe hapi dyer anetaresimin e Kosoves ne keto dy organizata boterore te futbollit dhe sportit

Ai ishte një personaliet që sot i mungon jo vetëm Preshevës, Kosovës Lindore, por sidomos futbollit shqiptar. Kadriu humbi jetën në rrethana tragjike në moshën 39 vjeçare në një atentat të përgatitur në Bullgari, në një udhëtim të tij zyrtar para 22 vitesh, më 18 shkurt 1998.. Hasan Kadriu ngado që shkoi e nderoi Preshevën, Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët.

Këtë e kishte trashëguar nga Presheva heroike, familja e tij, stërgjyshi i tij Kadri Kadriu bashkëluftar i Hasan Prishtinës dhe Idriz Seferit , gjyshi i tij Hasan Kadriu (Lleshi) bashkëluftetar i Çerçiz Topullit dhe Hito Labit, babai i tij mësuesi dhe komandanti Skender Kadriu Presheva, daja i tij Ali Aliu Presheva dhe Ibrahim Kelmendi Presheva .

Eusebio ishte mik i ish-menaxheritshqiptar të FIFA-s e UEFA-s - Shqiptarja.comNjë prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Eusebio, që ndërroi jetë mëngjesin e së dielës, ishte një mik i madh i Hasan Kadriut nga Presheva.

Legjenda e futbollit nga Portugalia, Eusebio u pengua nga regjimi autoritar i Antonio Salazar për t’u angazhuar me një klub të huaj. Si një ish-i kolonizuar dhe i diskriminuar, ai i kishte dobësi shqiptarët. Këtë e kishte shprehur gjithmonë në takimet me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Hasan Kadriun nga Presheva.

Njeriu që e bëri Igli Taren të madh, por edhe shumë “Tare” të tjerë. Ishte ky Hasan Kadriu, nga Presheva, i cili, si shumë të tjerë, u dëbua nga pushteti serb, për të marrë rrugën drejt Shqipërisë, që aq shumë e deshi.

Hasani ishte djalë i një familje të njohur patriotësh nga babai dhe nga nëna, familje të cilat në pikën me verilindore të Shqipërisë mbrojtën dhe vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri dhe shumë flijime dheun e shqiptarëve, të drejtat dhe krenarinë e tyre.

Iliri, djali i Hasan Kadriut-Presheva,  boksier (taekwondo) i njohur ne Zvicër

Ky është shqiptari nga Presheva që lidhi për hërë të parë Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n | Presheva JonëHasani, kudo që shkoi, ne takime sportive apo samite e konferenca ne Zvicer apo ato nderkombëtare ne mbare boten, ai me krenari u prezentua shqiptar nga Presheva e Kosovës me origjini Ilire..i cili pasardhesi i tij, djali i tij sot mban po at emër Ilir.

Pra Iliri i bir i Hasan Kardiut – Presheva ne foto aktualisht eshte student dhe boksier (taekwondo) i njohur ne Zvicër i cili padyshim si ne pamje, ashtu edhe pune, vepra e patriotizen eshte ne rrugen e babait të tij, ka shkruar sot gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch” duke perkujtuar me rastin e 22-vjetorit te vdekjes, mungesen e patriotit nga Presheva Hasan Kadriu-Presheva.

Preshevën e shikojnë dhe e trajtojnë si një mall për shitje për interesat e tyre të mjera. Këta tradhëtar primitiv e injorant, hajdut shpirterash e xhepash, Preshevarët dhe e gjithë Anamorava i njeh shumë mirë. Të ofendosh, të urrejsh, të tradhëtosh edhe vetëm një shqiptar e ke tradhëtuar gjithë Shqipërinë, se edhe ai është pjese e atdheut. Këtë e bëjnë vetëm këto këpurdha helmuese të dala pas shiut , fukarenjtë e dikurshëm të pangopur shpirtërisht dhe materialisht, me komplekse të skllavit . Për t’i ikur ndëshkimit për krimet , hajnitë, dhe mëkatet e tyre ata vazhdojnë që të jenë në shërbim të djajve me veprimet, deklaratat dhe nënshkrimet e tyre në dëm të trupit dhe shpirtit Ilir .

Është bir i një patrioti i cili punoi për Shipni Entike dhe deri në vdekje e ndoqi UDB-a. Djaloshi ne foto aktualisht eshte student dhe boksier (taekwondo) i njohur ne Zvicër.

Hasan Kadriu nga Presheva ka qenë menaxheri i parë shqiptar pranë FIFA-s, që ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në FIFA, njofton gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch”.

“Bashkimi kombëtar është domosdoshmëri e kohës, s’ka ideal më të madh se liria dhe pavarësia kombëtare. Ç’kuptim ka jeta njerëzore kur s’i përket atdheut dhe lirisë, thoshte i ndjeri Hasan Kadriu, njëherësh menxher i parë shqiptar i FIFA-s.

SHËRBESTAR I SHQIPTARISË SKENDER KADRI – PRESHEVA” – PRESHEVA.ALI ati i Hasanit, Skender Kadriu, i njohur si Skender Presheva, komandant i Brigadës së Parë Vullnetare Shqiptare, u dënua nga sllavo komunistat. U vetësakrifikua për të shpëtuar, vëllezërit, ushtarët e vet. Ai ishte një intelektual i kompletuar. Pas daljes nga burgu, e kishte shumëfishuar bibliotekën e shtëpisë. Kush fut dituri e libra në familje e ka zmadhuar edhe lirinë, edhe kuptimin për të. I ati zotëronte shumë gjuhë të huaja. Me diksionin aq melodioz të frëngjishtes, ai ua bëri të lehtë këtë gjuhë edhe bijve të vet Hasanit dhe Skyfterit, qysh në fëmijëri. Por ata s’mund ta harronin këshillën e tij të përhershme:”Gjuhën e nënës, atë mësojeni dhe ruajeni sa të jeni gjallë!”.

Me këto mendime të qarta, një djalë njëzet vjeçar, ndahet nga gjiri i familjes dhe emigron në Zvicër. Rropatet nëpër punë të ndryshme e të rënda,por nuk i ndahet diellit të diturisë. Regjistrohet në Universitetin e Friburgut,në degën e së drejtës ndërkombëtare publike. Atdheu çlirohet me armë dhe me dije. E kryen fakultetin me rezultate shumë të mira, por ndërkohë bëhet një nga epiqendrat e lëvizjes patriotike në emigracion.

Vihet në lidhje me vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën dhe më 1981 themelon në Byl te Friburgut klubin “Shote Galica”, që ishte një vatër e ndezur përpjekjesh për liri. Energjik dhe vital, me vullnet titanik dhe pasione intelektuale e sportive,që ia mbajnë edhe mendjen edhe trupin të zhdërvjelltë, ai është në krye të të gjitha veprimtarive , tubimeve e demonstratave në metropolet e Evropës. E ka të pamundur të kthehet në vendlindje dhe ashtu në rrethanat e mërgimit bën të gjitha përpjekjet që t’i ndodhet çështjes kombëtare në ballë.

Ja ku e keni njeriun intim dhe shoqëror, kombëtar dhe universal, Hasan Kadriun nga Presheva, burrin qe do të mbetet përherë i ri dhe burrëror, atdhetarin që deri në çastin e fundit mendoi dhe luftoi për Shqipërinë!

Flamuri i Hasan Kadriut-Presheva edhe pas 18 vitesh ende valon në alpet e zivicres

Kalojme rastesisht ne Valais te Zvicres, drejt Sierrit ne Crans Montana ata pare kalimthi nga alrg ne ra ne  sy nga nje flamur kuqezi i cili valonte, i bente balle stuhive te Alpeve te Zvicres. Mesuam se ai ishte flamuri i Hasan Kadriut-Presheva i cili valon sot e kasaj dite edhe pas 18 vitesh ne rezindencen e tij, restaurantin e quajtur  L’Ermitage, ne lokalet e te cilit ishim mbajtur qindra tubime te veprimtareve dhe nacionalisteve shqiptare. Ne këte vendtakim “konak nacionalist” kishin lakuar per kafe dhe bisedime sekrete Rugova, Berisha e shume diplomate e miqe tjere shqiptare e zvicerane duke bere plane se si ta shkëpusnin Kosoven 2 milioneshe nga Jugosllavia 21 milionëshe qe e mbante nen okupim…
“Takimi i fundit me Hasanin më kujtohet si sot ne samitin boteror ne Cans Montana, kur e mori pjese edhe ai. Hasan Kadriu aty mori fjalën, te gjithe syte i mbain kah, prezent aty ishte edhe  Ibrahim Rugova, Sali Berisha, fondatori i Forumit nderkombëtar zvicerni dhe miku i shqiptareve Jean-Paul Carteron, minsitar e mabasador nga mbare bota. Aty bëhej fjalë per pyetjet dhe diksutimin e Hasan Kadirut-Presheva kunder ambsadorit serbe dhe minisitrit te atëhreshme te Miloshevicit te Jugosllavise te cileve ju tha ne kater sy: Pse i mbanin te okupuar popullin tim te Kasoves dhe Presheves, kur ata nuk duan te jetojne nen regjimin e juaj diskrimunues, kur ata duan te jetojne ne trojet e tyre entike bashkarisht me vellezërit e tyre shqiptar, ne shtetin ame te Kosovës, me Shqiperinë… ” ka perkujtuar gazetari shqiptare ne SDelien e UEFA-s Nefail Maliqi.
Sipas Maliqit, Kadri Hasani, jo pse ishte nga Presheva, por vertete ishte nje djal zotni dhe patriot i pashoq, qe rralle e bën nana ne tokat shqiptare! As pas 22 vjeteve e as pas 220 vjeteve nuk do te harrohen bijte e shqipes qe sakrifikuan per atdheun, qe vetem Presheva mund ta lind..” ka thene ne fund për gazeten zvicerane, gazetari nderkombetar ne Gjenevë Nefail Maliqi, duke perkujtuar miku dhe bashkendasin e tij.

Serbët ende vajtojnë për 1913-tën

0

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Na thonë që të harrojmē të kaluaren  e cila nuk harrohet, serbët nuk e harrojnë dhe vajtojnë që e humbën rastin që në 1913 – tën , falë Europes Shqipëria u mëvetësua.

Kur Europa e mori në gryk` ( krahëror ) Shqiperinë, ajo shpëtoi. Ishte kjo një ninullë e ndërperë pas 500 vjetësh, dhe zhurma që u krijua për rreth e pengonte foshnjen e mjerë. Por ja, Europa i tha mos vër vesh dhe bëje si e bej unë , gjëja se nuk po e ndien . Tek e fundit Perëndimi kujdesej që të ishte një copëz toke shqiptare e ruajtur, si fara e bukës, se ndoshta ky popull një ditë do të mbushet mend dhe do ia bashkangjisnin copëzat tjera. Dhe mu ashtu doli, pas 100 vitesh lindi shteti i ri. Nuk jemi as të gëzuar e as felënderuas, jo se duam më shumë por nuk dimë ta ruajmë edhe këte; kështu hë për hë shpresat për një rritje pas disa dhjeta vitesh ia humbëm vetvetës.

Sjelljet tona të foshnjës që ka nevojë ende për ninulla tjera me melodi tjetër, po ia ndiejnë erën i madh e i vogël nga ata që ishin kundër 1912-tes dhe 1999-tes dhe po krijojnë situata të pa lakmuara për këtë “bebe” , të cilën e menduan të rritur mjaft.

Serbët këto ditë dolën me një shkrim :” СРБИ ОСВЕСТИТЕ СЕ! За оне Србе који желе у Европску унију, ова илустрација, која представља англосаксонску пропаганду, показује ко је „заљуљао” албанско дете на српској земљи. Наравно – ЕВРОПА! “

Eshtë një thirrje : “ O serbë ejani në veti! kjo që e shkruajmë është për ata serbë që e duan Bashkimin Europian, kurse ky ilustrim, i cili e paraqet propaganden anglosaksone, tregon se kush e “lëkundi djepin e foshnjes shqiptare në tokën serbe. Sigurisht, shkruajnë serbët- Europa !
E shihni pra , që Serbia i fajson anglezët dhe gjermanët që po e rrisin një popull të huaj në tokën serbe. E pra, edhe ne kemi “nisur të bindemi që jemi në tokë të “huaj” dhe që të mos na përzënë , të bashkohemi dhe të bëjmë një union me ta.”

Shkrimi serb mëtej i shkruan falsifikimet historike për Shqipërinë si tokë serbe , që nga shekulli i
12-të ( nuk desha t`i përkthej) (Ко је „заљуљао” албанско дете на српској земљи? Наравно – ЕВРОПА! , https://facebookreporter.org/2018/12/04/evropa-ljulja-albansko-dete-na-srpskoj-zemlji/

Në anën tonë ne shkojmë gjurmëve të fjalimeve të EH- “ shkruan Kastriot Dervishi : “Më 27 nëntor 1946 u nënshkrua në Beograd “Marrëveshja e madhe ekonomike” midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Marrëveshja u ratifikua nga Kuvendi Popullor në mbledhjen e tij të 57, me vendimin nr.388, datë 27.12.1946. Gjergj Fishta dhe Ahmet Zogu janë shovinistë,
Sipas marrëveshjes u hoqën doganat me Jugosllavinë dhe leku u zhvlerësua 12 herë. Në të dy vendet trajtohej në mënyrë të barabartë dinari dhe leku. Jugosllavët morën çfarë iu deshi qejfi në Shqipëri, tërhoqën gjithë rezervën ushqimore, mallrat industrialë, etj dhe në vitin 1948 e çuan vendin tonë në një katastrofë të paparë. “Tregtarët” shqiptarë nuk mund të blinin gjë në Jugosllavi sepse atje çdo gjë ishte e triskëtuar. Kjo është vjedhja më e paparë e historisë së Shqipërisë.
Për të mbrojtur këtë marrëveshje, Enver Hoxha mbajti një fjalim thellësisht antikombëtar më 18 dhjetor 1946, në të cilën i quajti shqiptarët e Kosovës “miq të mirë”, ndërsa deklaroi se nën regjimin e ri jugosllav ata kishin fituar të gjitha liritë që u mungonin më parë. Në këtë fjalim Hoxha i ka cilësuar Patër Gjergj Fishtën dhe Ahmet Zogun si “shovinistë” që kishin punuar kundër marrëdhënieve të mira me jugosllavët.
Flej bebe, flej ! Nuk të dihet e nesërmja .

Shaip Beqiri: Konturët e pakryer për një vepër të përkryer

0

Nga Shaip Beqiri, poet e kritik letrar

(Bajram Sefaj: “Përballë Kolosit”,  Faik Konica, 2021 –  Prishtinë)   

I ndodhur në prag të të tetëdhjetave, më se gjashtëdhjetë prej të cilëve i ka kaluar me penë e mikrofon në dorë, para letrës së bardhë e llambave të ndezura të kamerës, Bajram Sefaj mëton të vërë kulmin e tërë kësaj përvoje krijuese brenda kapakëve të një libri aspak të rëndomtë për Ismail Kadarenë dhe për veten e vet. E kujtoj shkrimin e parë të këtij autori “Shkruan Ymeri pa u ndalur…”, botuar në Prishtinë para plot gjashtëdhjetë vjetësh, një portret krejt i rëndomtë për një djalosh që kishte botuar vjershën, skicën dhe tregimin e parë, për të ndjekur një jetë të tërë njeriun që në tërë këtë kohë epokash të ndryshme nuk ka bërë asgjë tjetër përveç që ka mbajtur të gërshetuara deri në shkrirje të plotë gazetarinë dhe letërsinë. Janë shumë autorë gjithandej që kanë ndjekur një udhë të tillë në krijimtarinë e tyre, të tillë ka paksa tepër edhe ndër ne, por në këtë cak asnjëri nuk është si Bajram Sefaj. Në kapërcyell mileniumesh, koha kur Ismail Kadare zuri majat e afirmimit të veprës së tij letrare në përmasa botërore, siç nuk e kishte bërë askush tjetër nga shqiptarët e as nga harku i gjerë i Gadishullit Ilirik përpara tij, natyrisht që përafërsisht në atë përmasë u bënë edhe botime librash nga më të ndryshëm për të dhe sidomos për veprën e tij me vlerë sipërane artistike. Pikërisht në këtë periudhë kohe tridhjetëvjeçare, kur u mbarështuan, u shkruan dhe u krijuan afërsisht aq tituj librash për Kadarenë dhe veprën e tij, Bajram Sefaj përgjatë tërë kësaj kohe mblodhi lëndën e librit të vet për Kolosin. Ai nuk e fsheh drojën, ngurrimin e hamendjen që kishte nëse do t’ia dilte ta bënte të prekshme një ëndërr të vet kaq të paarritshme. Ndjekja në kohë të gjatë e gjurmëve të penës vetjake, duke parë emrin e vet në ballina jo të pakta librash, e ka mësuar se çdo libër, qoftë edhe me mëtesë sado të vogël, së paku duhet të ketë shtyllën e vet kurrizore. Mbërthimi pas asaj shtylle, që është përkthimi dhe ndikimi i fenomenit të tij në njohjen kaq të gjerë të veprës së Kadaresë në botë, autorit tonë i jep shkas të gjurmojë, duke gërmuar pareshtur për të shpënë më tej idenë e tij të ballafaqimit me Kolosin. Veshja me pjesëza e copëza të tjera, duke ngallmuar nëpër skeletin e idesë për përkthimin e çdo gjëje tjetër që po i vjen për dore, sigurisht që ka jo pak përparësi, por nuk mbetet pa dobësi e pa ngathtësi të caktuara. Kjo mënyrë shkrimi i detyrohet pikësëpari përsëritjes së të njëjtave të dhëna, cilësime, epitete e formulime pafundësisht të pakursyera. Herën e parë, të gjitha këto të përftojnë përshtypjen sikur je duke soditur shkumëzimin e një rrjedhe në reliev të ashpër guror, që është natyra e shkrimit me pasion e emfazë, por paskëtaj të shfaqet papritur uji i kulluar i asaj rrjedhe që shpërthen vetvetishëm, duke u shpërndarë gjithandej atij relievi rrëfimor, tek i cili lë prapa vazhdën e ndritur…

Shkrimtari e udhëpërshkruesi Bajram Sefaj …

Autori ka vënë në përdorim çdo formë të shkrimit, të gjitha mënyrat e thurjes së tij, që nga skica, miniatura, monologu pa fund, dialogu i përkorë, reportazhi, rrëfenja, eseja e trajtesa. Kur ndalesh dhe i vëzhgon me kujdes, të del se ai në të vërtetë ka bërë konturët e hollësishme të një poeme të pakryer për veprën e përkryer të shkrimtarit gjenial shqiptar. Në soditjen time të kësaj ngrehine të Sefajt, dua të bëj një parantezë që e jep më të plotë vëzhgimin e autorit te hollësitë çmeritëse. Nuk është thënë më kot që edhe djalli atje fshihet. Tërë shkumëzimi prej sharjesh, shpifjesh e shtjellash të tjera të adhurimit apo të zhgënjimit, nuk do ta bënin më mirë, më bukur e më thellë portretin e Kadaresë sesa e bën Sefaj me dy fjali krejtësisht të rëndomta: «Më kujtohet, si të kishte ndodhur sot paradite, Kadare as që më falënderoi për këtë gjest modest. Ani, s’ka lidhje, shkrimtari i shquar, ka punë më të rëndësishme!» Nëse është e mjaftueshme dashuria në punë të shkrimit, ky libër i Bajram Sefajt qëndron te majat e kësaj piramide. Disa mesazhe jo rrallë lexohen më thellë e më bukur në shkëlqimin e syve të atij që i përçon ata sesa në gjëmimin e artilerisë së rëndë të fjalëve kumbuese. Për të tjerat mund të flitet gjerësisht dhe me jo pak vërejtje. Derisa autori me kaq përvojë krijuese e urtësi njerëzore e shpall një libër të vet jetësor, le të jetë për ne një libër dashurie, të cilit i japin ngjyrim përmasat e letërsisë të papërsëritshme të Ismail Kadaresë.

( Shaip Beqiri, Bernë, 19 gusht 2020)

Këshilli i Sigurimit të OKB të gjykoj dhe dënoj kolonizimin dhe serbizimin e veriut të Kosovës…!

0

Msc Muhamet Shabani
Ndryshimet e premtuara të Presidentës Vjosa Osmani dhe të Kryeministrit Albin Kurti për çdo ditë po bëhen realitet!
Tani edhe pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare ka ndryshuar në krahasim me periudhën kohore 20 vjeçare,kur pushtetin e mbanin të kompromituarit dhe të shantazhuarit e të ashtuquajturës Kastë Politike Ushtarake!
Presidentja e Republikës së Kosovës në koordinim të plot me Qeverinë në krye me Kryeministrin Albin Kurti me fakte dhe argumente do t’a denoncoj Serbinë në Këshill të Sigurimit për dhunim sistematik të sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës…!

Si atdheu duhet pa kushte, siç e deshti Hysen Gega !

0
Nga: Shemsije Elshani
Në vend të lamtumirës…
Ne, shokët e klasës dhe të krejt gjeneratës që ishim të organizuar në veprimtari patriotike jemi rritur e frymëzuar me emrin e Hysen Gegës. Unë nuk e kam takuar shpesh, por, sa herë rastiste të ndodheshe në shoqëri me të, ndjeje një siguri të madhe, ndjeje sikur bëheshe me krahë.
Hysen Gega ishte ndër ata patriotë, të cilit dashuria për atdheun, për Shqipërinë, dashuria për njerëzit, për shokët, miqtë e të afërmit, i lexohej në sy.
Më ka ngelur në kujtesë një bisedë me avokatin H.Susuri që mbronte Ukshin Hotin në gjykimin e tij.
Në vitin 1994, pas përfundimit të seancës së gjykimit të Ukshin Hotit, ktheva njëherë në zyren e tij. Më duheshin ca të dhëna për librin e Ukshin Hotit, të cilin po e përgadiste vëllai im Bislimi, që asokohe ishte në Zvicër. Në bisedë e sipër derisa po flisnim për emancipimin politik tonin, për të cilin shkruante Ukshin Hoti, unë shtoj që te ne nuk është bërë as emancipimi shoqëror, pa le më ai politik.
– Suhareka është vatër e fortë e emancipimit thotë ai.
– Po… them unë, dhe fillova t’i përmend disa faktorë që mund të kenë ndikuar.
– Ballkani, fabrika ” Ballkan” ka ndiku në emancipimin e tërë komunës, më thotë.
– Edhe Radiotelevizioni Shqiptar them unë.
Dhe po i tregoj si ka ndikuar te unë, te shokët dhe shoqet e mia ata filma të Kinostudios “Shqipëria e re”, si kanë ndikuar festivali i Gjirokastrës dhe ai i “Këngëve të lehta”.
Pastaj i përmenda shokët dhe shoqet e mia Fadilin, Muratin, Shpresën, Dritën, Bekimin, Dashurijen, Fadileten, Halilin, Naserin e tj.
– Hysen Gegën, vazhdoi ai.
– Po, dhe ai, i them unë.- E kemi pasur frymëzim ne të gjithë Hysen Gegën, veç nuk ka qenë me ne n’shkollë.
– Jo… tha ai….-Hysen Gega nuk bëri shkollë, por ku ka shkollë, ku ka diplomë fakulteti që i bjen tamam gjithë atij përkushtimi për atdhe?!
Herën e fundit Hysen Gegën e takova në një përvjetor të Afrim Zhitisë.
Ia lexova mallin në sy. Një shok bile më tha:
– Sa ëmbël të shikon Hysen Gega.
– Po… i them. -Hysen Gega na sheh të gjithëve me sytë e zemrës, aty ku fillon dashuria për atdheun. Ne për te jemi pjesë e kësaj dashurie.
Prehu i qetë në tokën të cilën e deshe aq fort dhe për të cilën bëre kaq shumë i dashur Hysen Gega! Je shembulli më i mirë se si atdheu duhet pa kushte, si si për të qenë patriot mjafton të jesh NJERI I MIRË!

„Mini-Schengen“ eskaloi në „Open Ballkan“

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar nga Gjermania
Një (b)analist në tv-emisionin „debat plus“ (më 28 korrik):
„Ideja për mini-shengen nuk ka lind në Evropë, por në Novi Sad…!!“
Fatkeqësisht, në të shumtën e rasteve, nuk po bëhet dallimi në mes të BE-së dhe Kontinentin të Europës, prandaj edhe ky (b)analist broçkullis, sikur qyteti i Novi Sadit të mos ishte në Europë!
IDEJA ZANAFILLORE
Sa mbaj mend, në vitin 2011 apo 2012 (truri më është bërë „mall i skaduar“), gazetari, analisti dhe Miku Ekrem Krasniqi (i Këpuzit të Klinës, i ram në Bruksel), më luti ta bind ministrin e Makedonisë për të përkrah IDENË për formim të një lloj „federate“ ekonomike, të ngjashme me atë të quajtur BENELUX (në mes të Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut, e vitit 1960), vetëm në mes të Makedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Në pyetjen time, ide e kujt ishte imitimi i BENELUX-it, nga Ekremi mora sqarim bindës se ishte ide austriake, që përkrahej edhe nga BE-ja. E besova, e pëlqeva, u angazhova ta përkrah.
Ministri i ekonomisë në Makedoni ishte nga Partia shqiptare BDI. Ia paraqita idenë dhe e luta ta përkrah. Fatmirësisht e mirëpriti. Pas ca kohëve ai ka takuar kolegët e tij në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Më pat njoftuar se ministri i ekonomisë i Malit të Zi e kishte mirëpritur idenë. Fatkeqësisht ministri i Shqipërisë (i komanduar nga kryeministri Sali Berisha) e kishte kushtëzuar gatishmërinë e qeverisë shqiptare me anëtarësim edhe të Serbisë dhe Bosnjës. Nga ai moment unë jam tërheq nga ai angazhim përkrahës.
Fatkeqësisht ajo ide është „përtyp“ shumë vite, për të dëgjeneruar në përcaktimin për „mini-shengen“ të Vuçiqit, Ramës dhe Zajevit, që tashmë eskaloi në OPEN BALLKAN, me marrëveshjen që u nënshkrua në Shkup (më 29.07.2021).
MJERIM: kështu po afirmohet emërtimi pezhorativ BALLKAN (nga osmanishtja: „zezanë“), i imponuar nga fundi i shekullit 19-të, në vend të emërtimit gjeografik Gadishulli i Europës Juglindore, i cili përpara është quajt ILIRI…
Ky ish „mini-shengen“, siç po spekulohet, po përkrahet edhe nga Vashingtoni dhe Brukseli. Presidenti Trump pat krijuar mundësinë për anëtarësim edhe të Kosovës. Për këtë kryeminstri Hoti pat firmos në Vashington gatishmërinë e Kosovës për anëtarësim në „mini shengen“. Në „marrëveshjen“ e nënshkruar në Shtepinë e bardhë nga KM Hoti, me 4 shtator 2020, në prani të Presidentit Trump dhe presidentit Vuçiq, në pikën përkatëse shkruan:
„Të dyja palët do t’i bashkohen ‚zonës së mini-Schengenit‘, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.“
Kryeministri Kurti, ndoshta për shkak të kompleksit se nuk ishte as ideator, as kreator e faktor, si kundërvënie trilloi marrëveshje të ngjashme me atë të EFTA-s, siç është akronimi për marrëveshjen për tregti të lirë (3 majit 1960), në mes Danimarkës, Austrisë, Portugalisë, Suedisë, Anglisë, Zvicërs, Norvegji (me seli në Gjenevë). KM Kurti nuk pat ofruar sqarime, përse akronimit EFTA ia vuri një S përpra dhe cilat shtete do të duhej ta përbënin SEFTA-n e tij!!
KM KURTI edhe tani po shfaq kryeneqësi për të mos pranuar lutjet për anëtarësim, që po e përserit Kryeminstri Edi Rama dhe po „fizkulturon“ edhe për ta anashkaluar „marrëveshjen“ e 4 shtatorit 2020, e firmosur në prani të Presidentit amerikan në Shtëpinë e bardh…
QERSHIA MBI M*T
https://www.youtube.com/watch?v=A5hcf46s_R4
Në „debat plus“ u kyç edhe Sali Berisha. Ata që ende kanë dilema për atë kuisling, ia vlen ta përcjellin parqitjen e tij vulgare anti-amerikane…
https://www.youtube.com/watch?v=A5hcf46s_R4&fbclid=IwAR25ZleCuw65FJFIlJlhrHiXiI9u9dmYNv7wa97oQ0SAJEOtAhEjeVL9Lcw

Paskal Milo: Minishengenin ballkanik e propozoi Soros, ide e rrezikshme për Shqipërinë

0
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka komentuar në emisionin “Log” në ABC News zhvillimet e fundit të të ashtuquajturi minishengeni Ballkanik.

Milo deklaroi se kjo është një nismë e vjetër e Xhorxh Soros, e rizgjuar në kohën që Serbinë e udhëheq Alekasandër Vuçiç dhe Shqipërinë Edi Rama.

Ish-ministri i Jashtëm zbuloi gjatë bisedës se Soros ia ka propozuar atij vetë si ministër Mini-Shengenin, që në vitin 1999, por kjo nuk është pranuar nga Shqipëria në atë kohë!

Në një intervistë tjetër në TV Ora ku u trajtua kjo temë, Paskal Milo deklaroi se vendi ynë duhet të jetë shumë i kujdesshëm me këtë projekt, pasi rrezikon që tregu shqiptar të kthehet në një shtojcë të atij serb.

“Ky Mini-Shengen është një proces që ka ndodhur, nuk është hera e parë që zbatohet në Ballkanin Perëndimor, është bërë edhe në vendet skandinave. Unë e shoh, ndonëse ideja mund të jetë e drejtë, se i përgatit këto vende për hapjen e negociatave.

Në kushtet ku ndodhet Ballkani Perëndimor, sidomos Shqipëria është një hap që në mos duhet parë me dyshim, duhet parë me kujdes. Shqipëria është vendi më i prapambetur, përkundrejt një Serbie që në çdo pikëpamje është më e fortë se ne.

Ka rrezik që tregu shqiptar të shërbejë si një treg ku do shiten mallrat serbe, ku mallrat shqiptarë për shkak të konkurrencës mund të mos kenë vend, ndërkohë që mallrat serbë do kenë më tepër mundësi për të dominuar tregun shqiptar, se ekonomia serbe ka dominuar mbi atë shqiptare.

Unë e shoh me dyshim. Nuk jam i sigurt se ky hap do të jetë i dobishëm për Shqipërinë. Ne nuk kishim nevojë për këtë marrëveshje, pasi lëvizim të lirë, jemi pjesë e Shengenit”, deklaroi ai.

Para tregut të përbashkët duhet pajtimi

0

Nga: Lis Bukuroca

Një njeri racional nuk mund të kundërshtojë një bashkëpunim ekonomik, por për të krijuar një treg të përbashkët, të njëmendtë, duhet në rend të parë një pajtim formal: së paku nuk duhet të ketë urrejtje të hapur. Ose, nuk duhet njëri vend të ketë pretendime territoriale ndaj tjetrit. E as të mbajë nën kontroll pjesë të një vendi me të cilin dëshiron bashkëpunim. E as të ndërtojë treg të përbashkët me një vend, i cili  nuk kthen mbetjet e njerëzve të vrarë nga po ai shtet. E as të mos e kërcënojë ushtarakisht një vend me të cilin dëshiron të bashkojë tregun.

Për të udhëtuar nga vendi në vend, duhet edhe pak simpati e ndërsjellë, jo urrejtje publike, siç shihet çdo ditë në media serbe. Para se të formohet një treg i përbashkët duhet ndryshimi, evropianizimi i të menduarit, respekti i ndërsjellë, një synim dhe një cak i përbashkët. Si mund të bashkohen në një treg Serbia e Kosova kur ajo vazhdimisht merr me zhbërjen e shtetësisë së Kosovës?!

Serbia nuk është edhe aq vend i pasur, sa të ndikojë dukshëm në buxhetin shqiptar. Kjo është e para. E dyta, një numër i madh i serbeve kanë paragjykime ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe na urrejnë si komb. Pak prej tyre do t’i kalojnë pushimet në Shqipëri, disa mijëra, por tepër vështirë të arrihen në 100.000.

Serbia nuk ndërton një spital në Luginë për më shumë se 100.000 shqiptarë, por për 100.000 serbet e Kosovës kërkon Asociacion me pushtet ekzekutiv! Dhe, nga viti 2023 do ta ketë edhe portin detar në Shqipëri: si dëmshpërblim për dhunimin e 20.000 vajzave e grave, për dëbimin e 50% të popullsisë, për vrasjen e 13.500 vetave dhe për shkatërrimin e 100.000 shtëpive! Pa u penduar dhe pa kërkuar ndjesë!

Si mund të krijohet një treg i përbashkët kur Serbia ka qëndrime armiqësore ndaj Kosovës? Kur ka pretendime territoriale ndaj saj dhe kur kontrollon Veriun e Kosovës? Si është e mundur të shpërfillet gjendja faktike dhe të mbyllen sytë duke shpresuar se ato nuk janë fakte, por vetëm shpifje! Si mund të shpërfillet Kushtetuta serbe dhe të mendohet se është shkruar thjeshtë në një portal serb!

Të gjitha fragmentet shqiptare të mbetura jashtë Shqipërisë, me përjashtim të Çamërisë, janë pushtuar nga Serbia! Si në Maqedoni, Kosovë, Luginë dhe Mal të Zi. Shqiptarët nuk kanë shkuar atje si emigrantë për të jetuar, por Serbia u pat ardhur në shtëpi dhe i pat copëtuar duke i masakruar!

Mirëpo, a duhet t’i urrejmë për këtë përgjithmonë? Jo! Ne duhet të pajtohemi dhe nuk duhet të mbetemi peng të së kaluarës, por krimineli duhet të pendohet, duhet të kërkojë ndjesë, jo të mburret me krimet e shkaktuara, siç e bën  shteti serb!

E pastaj, si të hiqet kufiri me Kosovën, kur për Serbinë Kosova nuk është shtet? Meqenëse nuk është shtet, atëherë kufiri nuk ekziston! Si të hiqet diçka që nuk ekziston?

Ajo kërkon Asociacion si republikë nga Kosova, duke e konsideruar Kosovën krahinë, asociacion të vetin!!! Si mund krahina serbe „Kosovo i Metohija“ t’i dhurojë serbeve Asociacion me pushtet ekzekutiv?

Duhet të jemi pak më serioz dhe t’i zgjedhim problemet si duhet, nga poshtë lartë, jo nga lartë poshtë! Serbia keqtrajton në dhjetëra mënyra qytetarët e Kosovës duke i detyruar t’i heqin edhe targat e makinave, por nga Kosova kërkon heqjen e kufirit!

Kush fiton nga ky treg i nxituar? Serbia! Pak edhe qytetarët e Luginës sepse më lehtë mund të shkojnë në Maqedoni. Edhe Maqedonia mund të fitojë pak, sepse i duhet Serbia si çadër nga presioni që i bën Bullgaria! Për ta vlerësuar më saktë dhe më drejtë, duhen anketa nga do të shiheshin sesa për qind e investitorëve serb do të investonin në Shqipëri dhe sa nga Shqipëria në Serbi. Ose, sa për qind e serbeve do t’i kalonin pushimet në Serbi, sa nga Shqipëria në Serbi!

Ata kur flasin për qarkullimin e kapitalit dhe krijohet përshtypja se miliarderët apo milionerët shqiptarë, serb e maqedonas po vuajnë sepse nuk mund të investojnë aq shumë lekë në vendet e tyre të vogla, prandaj u duhet më shumë hapësirë gjeografike për t’i investuar thasët e tyre!

Nga tregu i njëmendtë përfitojnë të gjitha vendet e Ballkanit, por më shumë shqiptarët dhe serbet. Kjo mund të ndodhë pas pajtimit. Nuk mund të ketë treg të përbashkët me shtetin që të lufton ekzistencën!

——————————–

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t’i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu

Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht

* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Ballkania e Edi Rames

0

Fahri Xharra

Shkruan Fahri Xharra

Interesant me ne se si na përsëritet historia aq shpesh sa që as vet nuk e presim.
E kishim dikur, jo fort larg në kohë, një “hero” të cilin e mbanim për të mençur dhe të gjithë ” shkriheshim ” pas tij.
Ai i njihte të gjitha, bile edhe politikën nderkombëtare. Seriozisht e kam.Aso kohe
Nuhatej nga njohësit e mëdhej të mendimit dhe qëllimit euro- atlantik për Kosovën.
Nuhatej një luftë.
” Heroi ” duke e ditur këte dhe për të mos angazhuar sulmet ushtarake, doli me një propozim të ” madh “: e propozoi formimin e  “Ballkanisë ” një federatë të re ballkanike
ku do të futeshin Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe sigurisht që edhe Kosova.
I falënderoj shtetet e Perëndimit dhe
 SHBA-n që e hodhën poshtë këtë propozim , dhe çdo gjë mbeti në letër e edhe në regjistrimet fono- pamore.
Të shkojmë edhe pak mbrapa në kohë, na del propozimi i Enver Hoxhës që Shqipëri të bëhet Republika e shtatë e Jugosllavisë.
Edhe kjo dështoi.
Ju thashë që historia po na përsëritet, fatkeqësisht jo ajo e lashta kur ishim zot të këtyre tokave, por ajo e 120 vjetëve të fundit.
Tani na doli ” heroi ” tjetër, që do të futet në histori hiq më mirë se Esat Pasha dhe Enver Hoxha, dhe na propozon ” Ballkanin e hapur” por shumë të cunguar nga  ai i
“heroit ” tjetër.
Mali i Zi besnik nda NATO-s as që mendoi dy herë dhe i tha jo. Bosna dhe Hercegovina një shtet pa shtet i tha gjithashtu jo. Kosova, o zot Kosova e larë me gjak  nga Serbia hiç më larg se 21 vjet nuk e pranoi këtë tradhti të Ramës.
Nëna Shqipëri që nuk e ka bër as një hap lobimi për Kosovën, tani do të na futë në kthetrat e Serbisë.
Shqipëria e harron 1912 1913-tën ku u vranë mijëra e mijëra shqiptar, dhe Serbia doli ne Durrës
Ky matrapazi politik, një pseudo shqiptar ia dhuron Durresin dhe Vlorën Serbisë.
Duhet ditur që për të shkuar në Durrës, Serbia duhet të kalojë nëpër Kosovë.
Fahri Xharra, Gjakovë

Ata që e përjetuan luftën, përjetuan ndryshimin në jetë!

0
Shkruan: Fadil Dervishaj

Lufta është fshesa më e pamëshirë për njerëzimin! Kanë kaluar më shumë se dy dekada nga Lufta në Kosovë, populli që ka kaluar rrugës së këtij tmerri, në mbamendjen e tij, ende i ka të freskëta vrragët e kujtimeve të trishta të saj. Këtë më së miri e tregon libri “Krimet serbe në Kosovë (Rasti i Deçanit)”, i autorit, Adem Lushaj. Autori në këtë libër, me një kujdes të veçantë ka përfshirë mbi 200 dëshmi, të cilat janë marrë drejtpërdrejtë nga qytetarët, menjëherë pas përfundimit të luftës. Dëshmitë e paraqitura në këtë libër, janë të periudhës kohore janar-qershor 1999. Kur ta lexoni tekstin, do ta kuptoni pse autori e ka parë të ngutshme që t’i bëjë sa më parë të ditura krimet e kësaj periudhe kohore për opinionin, sidomos atë ndërkombëtar. Ju mund të pyesni, pse autori bëri kapërcimin e periudhës kohore të luftës 1998? Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta gjeni të dokumentuar në librin pasardhës të tij!

Libri “Krimet serbe në Kosovë (Rasti i Deçanit)”, është një libër i llojit të veçantë, në të cilin është derdhur ndjenja e thellë e dhimbjes, revoltës dhe frikës së tmerrit nga banorët e komunës së Deçani dhe të Junikut. Autori i librit i cili ka kompetencë publicistike, përvojë dhe njohuri të veçanta për ngjarjet e publikuara dhe njëkohësisht si akterë i hulumtimit të krimeve së bashku me vendorë dhe ndërkombëtarë, ka pasqyruar saktë krimet serbe në komunën e Deçanit. Hartuesii kësaj vepre me vlerë për kujtesën tonë historike, ka dhënë dëshmi të shumta për  krimet e ndodhura në shumë fshatra të Komunës së Deçanit, si në: Irzniq, Beleg, Drenoc, Strellc, Dubovik, Isniq, Broliq, Llukë, Kodrali, Shaptej, Dubravë, Lloçan, Maznik, Ratish, Prapaçan, Dashinoc, Lumbardh, Prekolluk, Junik, Pobergj, etj. Secila dëshmi ngërthen në vete një histori tmerri të një lufte krejtësisht të pabarabartë dhe të padrejtë. Duke e lexuar këtë libër, ata që e kanë përjetuar luftën, kujtesa e tyre do të kthehet në retrospektivë, edhe më e gjallëruar se në vet kohën e përjetimeve të saj. Ndërsa, gjenerata e pasluftës, në momentin kur të mishërohen me këto rrëfime, kthjelltësia e pikëpamjeve të tyre do të jetë më e qartë për vendin. Perceptimi i tyre për rrugën e gjatë e të mundimshme, me plotë sakrifica për liri, do të jetë më i pranueshëm, më i kuptueshëm, kurse përpjekjet e tyre për shtet ndërtim, do të bëhen më të mëdha.

Në kapitujt e librit ka prezantuar në mënyrë të dokumentuar dhe argumentuar dëshmitë e dhëna për plaçkitjet, shkatërrimet e shtëpive, torturimet, plagosjet, burgosjet, vrasjet e deri te dhunimet.

Autori flet për periudhën kohore, kur në Kosovë ishin të vendosura trupa civile të misionit ndërkombëtar, trupa që do të mbikëqyrnin në kuadër të marrëveshjes Holdbrook-Millosheviç, gjë që edhe pas kësaj, krimet serbe nuk kishin të ndalur. Përmes këtyre dëshmive, autori na tregon se sa më afër përfundimi i luftës, krimet mbi popullatën e Komunës së Deçanit bëheshin më të mëdha, po ashtu edhe shpërngulja në mënyrën më masive.

Pas masakrës në fshatin në Irzniq, ku u vranë shtatë qytetarë në shtëpitë e tyre, kulmi i masakrave në këtë komunë ndodhi në fshatin Beleg, ku përveç vrasjeve, masakrimeve, djegie të kufomave, kishte filluar edhe deportimi i dhunshëm i qytetarëve të këtushëm dhe tërë komunës së Deçanit. Kjo masakër nuk ishte ushtruar vetëm ndaj banorëve të atyshëm, ngase pjesë e këtij gjenocidi ishin edhe shumë banorë ta fshatrave përreth të strehuar në fshatin Beleg, si: Dranoci, Carrabregu, Hulaj, Sllupi, Gllogjani, Irzniqi, Hereqi, Loxha, e vende të tjera. Pos vrasjeve, edhe sot e kësaj dite kanë mbetur dhjetëra qytetarë ende të pagjetur, familjarët e të cilëve presin me ankth zbardhjen e fatit të tyre. 

Masakra të tilla ndodhën edhe në Dubravë, Shaptej, Gramaçel, Kodrali, sikurse edhe shumë vrasje makabre gjatë largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre. Po ashtu, një pjesë e madhe e qytetarëve të kësaj komune u vranë edhe në Masakrën e Mejës, në territorin e Bjeshkëve të Nemuna, sikurse që nuk ishin kursyer vrasjet dhe dhuna gjatë deportimeve të dhunshme drejtë Shqipërisë. Në këtë libër, pos deklaratave të dëshmitarëve, teksti është i pasur edhe me shumë fotografi, te cilat faktojnë krimet e kryera në Komunën e Deçanit.