Kreu Blog Faqe 1623

Pirro Prifti: Përse Kosova kundërshton Projektin `Ballkan i Hapur` ose Minishengen

1

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Projekti `Ballkan i Hapur` ose Minishengen, po merr trajtat konkrete pas takimit te Shkupit të të tre zyrtarëve të lartë të Ballkanit perëndimor më 29 korrik, në Ohër: kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
PërfaqësuesI i Bosnjë -Hercegovinës tha gjatë samitit të Ohrit se Bosnja dhe Hercegovina është gjithashtu e përqendruar aktualisht në bashkimin me Bashkimin Evropian.
Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović tha se Mali i Zi është i përkushtuar ndaj nismave rajonale dhe do të marrë pjesë në bisedimet e Zonës Mini-Shengen në periudhën e ardhshme dhe do të kontribuojë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të arrijë integrimin e tij evropian në të ardhmen e afërt.
Edi Rama theksoi se ky Projekt nuk është vetëm Minishengen por një skemë që `do të fshijë barrierat bezdisëse. Vështirë se ajo që liderët parashikuan kur vendet që u quajtën Gjashtë Ballkani Perëndimor (BB6)-Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia-nënshkruan një marrëveshje të sapo transformuar të Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. (CEFTA) në 2006 për të eleminuar detyrimet dhe pengesat e tjera në tregtinë reciproke`.
Sipas Kryeministrit Rama: `Bashkëpunimi rajonal dhe njehsimi i katër lirive të Bashkimit Europian në bashkëpunim me vendet e rajonit, përfshi edhe Serbinë, edhe Bosnje Hercegovinën, të cilat nuk e njohin Kosovën, nuk do të thotë as se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës, as se kam ndryshuar mendimin tim, që unë publikisht e kam thënë në vizitën time të parë në Beograd, se Serbia duhet të njohë Kosovën. Por, në ndërkohë, moszgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova papritur të vetëpërjashtohet, apo aq më tepër nuk është një arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë interesat e zhvillimit ekonomik dhe social të qytetarëve të tyre, të cilat kalojnë përmes integrimit, kalojnë përmes bashkëpunimit, kalojnë përmes gjithëpërfshirjes dhe jo përmes vetëpërjashtimit dhe izolimit`.
Kjo nismë sipas Zaev do të prodhojë `më pak histori por më shumë ekonomi` (http://ëëë.ambasadat.gov.al/republic-of-north-macedonia/sq/kat%C3%ABr-lirit%C3%AB-e-bashkimit-europian-n%C3%AB-ballkanin-per%C3%ABndimor).
Me këtë Projetk realizohen katër Liritë themelore që kërkon BE:
Lëvizja e lirë e mallrave
Lëvizja e lirë e shërbimeve
Levizja e lire e njerzve (e fuqisë puntore)
Lëvizja e lire e Kapitalit
(https://ëëë.facebook.com/444346178975648/posts/477487212328211/)
Pak Histori
Ideja e Ballkanit të Hapur (i njohur më parë si Zona Mini-Shengen) erdhi në fillim të viteve 1990. [citimi i nevojshëm] Fillimisht u përmend si një zonë ekonomike midis këtyre vendeve të gadishullit Ballkanik. Planet u braktisën përfundimisht për shkak të Luftërave Jugosllave. [Nevojitet sqarim] Shenjat e para të Ballkanit të Hapur u shfaqën në vitin 2018 [citimi i nevojshëm] si një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet politike. ideja e zonës u soll nga Edi Rama në Berlin kur ai e diskutoi atë me kombet e interesuara. Rama mori idenë e ish -kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano.
Planet për zonën u shpallën më 10 tetor 2019 në Novi Sad. Dy takime u mbajtën, një në Ohër më 11 nëntor 2019, dhe tjetra më 12 dhjetor 2019 në Durrës. Këto vende deklaruan se do të formojnë një treg të unifikuar prej 12 milion njerëz deri në fund të vitit 2020. Më 11 nëntor 2019, në samitin e Ohrit 2019, Presidenti i Serbisë dhe Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord të krijojnë një zonë ekonomike, i cili do të përmirësonte më tej marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe do të forconte lidhjet kulturore midis kombeve.
Takimi i parë do të mbahej në janar ose shkurt 2020 në Beograd. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë COVID-19, takimi u shty dhe një datë e mundshme për takimin e ri në Beograd ishte caktuar paraprakisht për pranverën ose verën e vitit 2020 (Open Balkan – Ëikipedia).
GDP e tre vëndeve që iniciojne Ballkanin e Hapur janë:
Maqedonia e Veriut-GDP: $12.267 bilion-2,083,380 banore
Shqiperia -GDP: $14.8 bilion-2,837,743 banore
Serbia-GDP: $52.96 billion-6,908,224 banore
Tre vëndet që priten ti përfshihen Projektit `Ballkan i Hapur` ose Minishengen janë:
Kosova ka nje GDP prej- $7.8 bilion – 1.8 milion banorë
Mali i Zi ka nje GDP prej- $5.6 bilion- 650.000 mijë banore
Bosnje&Hercegovina ka nje GDP prej-$21.8 bilion -3.3 milion banorë.
Së bashku, nëse do të realizohej, të gjashtë vëndet do të bënin një fuqi të madhe ekonomike në Ballkan dhe në Europë dhe më një të ardhur personale ( per capita) prej 12.000 $ në vit, prat ë ardhura personale të mëdha në raport me Shqipërinë që e ka sot 5.000 $ në vit dhe Kosova 3500 $ në vit (per capita).
Prof.James Ker-Lindsay në institutin Europjan , London School of Economics and Political Science tha : “Kjo ide do të arrijë potencialin e saj të plotë vetëm nëse të gjitha vendet e rajonit përfshihen në të.” Ai gjithashtu paralajmëron për “një rrezik që ne po e mbajmë shumë të lidhur me Kosovën në këtë moment” dhe vëren se paraardhësi i Bashkimit Evropian aktual prej 28 anëtarësh filloi me vetëm gjashtë anëtarë themelues (https://ëëë.rferl.org/a/it-s-no-mini-schengen-but-balkan-scheme-could-still-abolish-nagging-barriers/30309254.html).
Përse Kosova e Albin Kurtit kundërshton?
Ka disa arësye. Arësyeja kryesore është armiqësia dhe urrejtja e thellë që kanë kosovarët për Serbinë, një armiqësi e justifikuar, sepse kjo pjesë e Shqipërisë e ndarë në vitin 1913 ka qënë nën sundimin serb për rreth 100 vjet, dhe sipas Kurtit Kosova ka pësuar katër luftra nga serbët, dhe janë shkaktuar shumë vrasje, dëbime dhe fatkeqësi, por më e rëndësishmja është se `Sërbia nuk ka kërkuar falje për Genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës`.
Albin Kurti ka thënë se çështja e “Minishengenit” është e paqartë për të. Ai ka shtuar ndër të tjera se kjo marrëveshje është e pa projektuar për implementim. “Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina si dhe Ballkan i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, tha Kurti për mediat në Prishtinë, pasi mori pjesë në një ngjarje të organizuar në kuadër të Panairit të Librit (Albin Kurti i jep përgjigjen e fortë Ramës: Nisma i ngjan një Ballkani të hapur për… – Politike (sot.com.al)).
Edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla në një takim me Schwarz, e quajti nismën “Ballkani i hapur” që u promovua në Forumin Ekonomik si një nismë paralele dhe të rrezikshme për rajonin` (Gërvalla-Schwarz: Nisma ‘Ballkani i hapur’ dëmton Kosovën – Shqiptarja.com).
Pra Kosova akoma nuk është e përgatitur, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria, qeveria shqiptare, vetë Kryeministri ta kenë `tradhtuar Kosovën` – siç shprehet avokati shqiptar Altin Goxhaj duke shkruar ufologjira për të kaluarën e marëdhënieve Jugosllavi -Shqipëri, dhe të ardhmen e bërjes së një Jugosllavie të re.
Të njëjta janë edhe pak a shumë shkrimet e analistëve kosovarë, të cilët përpara bashkëpunimit venë urrejtjen dhe historinë, të cilat sigurisht do të kenë vëndin e tyre në librat e historisë dhe jo në të sotmen dhe të ardhmen.
Minishengeni është projektuar nga BE, miraturar nga SHBA, si një urë lehtësuese dhe integruese për tu përfshirë në BE në të ardhmen, dhe ka në esencë Ekonomine dhe katër liritë themelore të BE.
Nuk ka përse të kihet frikë nga Kosova, sepse vetëm në këtë mënyrë Kosova do të dalë nga vet-izolimi dhe do të ketë mundësi të përmirësojë jetën e popullit të saj, si dhe të njihet nga Serbija, dhe gjithashtu duhet të mos ja hedhë fajin dikujt tjtetër për gabimet politike që po bën në këtë drejtim. Shqipëria do të jetë përkah saj dhe nëpërmjet këtij Projekti `Ballkan i Hapur` do të realizohet edhe hapësira e Shqipërisë natyrale.

priftipirro2017@gmail.com

Napoli nderon Donika Kastriotin, bashkshorten e heroit kombëtar – Gjergj Kastrioti – Skenderbeu

Frank Shkreli

Një pllakë përkujtimore në Napoli për nder të Mbretëreshës Shqiptare Donika Kastrioti, bashkëshorten e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skënderbe! Një rrugë në Napoli merr emrin e bashkshortes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve. Ky është lajmi i njoftuar javën që kaloi nga krye-bashkiaku i qytetit italian, Napoli, Z. Luigi De Magistris, i cili, sipas disa burimeve ka pranuar dhe miratuar rekomandimin e Komisionit Toponomastik të qytetit për vendosjen e një pllake përkujtimore në Rrugën Shën Kiara, në kujtim të Donika (Arianiti) Kastriotit. “Vendimi për të vendosur këtë pllakë tregon jo vetëm të kaluarën e rëndësishme historike të qytetit të Napolit, por dhe thirrjen për të qenë një vend i mikpritjes për kultura dhe tradita të ndryshme. Kjo vendos një lidhje të thellë kulturore, që ka rrënjë prej shekujsh mes këtij qyteti dhe popullit shqiptar”, citohet të jetë shprehur me këtë rast kryebashkiaku i ketij qyteti të njohur Italian, De Magistris. Thuhet se ky gjest fisnik e bujar për vendosjen e pllakës u ndërmor, natyrisht, për të nderuar Mbretëreshën e Shqiptarëve (Andronika Arianiti Komneni Kastrioti) për lidhjet e saja historike me atë qytet pas vdekjes së bashkshortit të saj, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, largimit të saj nga Shqipëria si rrjedhim i kësaj humbjeje dhe në kujtim të kohës që ajo ka jetuar në Napoli.

kjo pllakë kujton gjithashtu të gjithë ata shqiptarë të cilët janë larguar nga Atdheu i tyre shekuj më parë për në Itali, pasi hordhitë turke pushtuan trojet Arbërore, pas vdekjes së Kryeheroit shqiptar, i cili me dinjitet mbrojti trojet shqiptare nga sulmet otomane dhe shpëtoi Evropën nga depërtimet e tyre në kontinentin e vjetër. Mbretëria e Napolit u kishte ofruar, në atë kohë, mbështetje dhe strehim shumë shqiptarëve që qenë detyruar të largoheshin nga Atdheu, si rrjedhim i pushtimit turk të tokave shqiptare. Ata u detyruan të largoheshin dhe të vendoseshin në Italinë jugore sepse nuk donin të jetonin nën thundrën e skllavërisë otomane, nuk donin të ndërronin fe e gjuhë, nuk dëshironin të braktisnin zakone e tradita, të cilat i ruajtën me dashuri prekëse ndër shekuj e deri më sot, ndërsa sot ata – të quajtur Arbëreshë të Italisë — vijojnë të flasin me atë gjuhë që flisnin gjyshërit e tyre në kohën e lavdishme të Skënderbeut.

Ajo pllakë sot simbolizon gjithashtu – siç u shpreh edhe kryebashkiaku Italian de Magistris — miqësinë dhe lidhjet aktuale të banorëve të këtij qyteti italian me shqiptarët që jetojnë në trojet e veta, matanë Adriatikut, por edhe u kujton historinë e lashtë të kombit të vet, qindëra mijëra shqiptarëve që janë vendosur në Itali tri dekadat e fundit pas shembjes së komunizmit, shumë prej të cilëve jetojnë e punojnë në Napoli me rrethe.

Pllaka në kujtim të Mbretëreshës shqiptare do vendoset pra në rrugën që tani mban emërin Santa Kiara të Napolit, pasi thuhet se ishte pikërisht në atë rrugë ku ka jetuar për një kohë Donika Kastrioti — në shtëpinë e familjes fisnike Alessandro, por nën mbrojtjen e Mbretërisë së atëhershme të Napolit, aleate e Skenderbeut, në luftërat kundër turqëve otomanë. Sipas disa të dhënave, ajo ka jetuar në atë rrugë që nga viti 1469 derisa është detyruar – për arsye të luftërave që kishin përfshir mbarë Italinë midis viteve 1494-1498 – të vendosej më në fund në Valencia të Spanjës, ku thuhet se ajo ka vdekur më 1506 dhe ku sipas një zbulimi të kohëve të fundit, në një kishë të këtij qyteti të vjetër gjëndet edhe varri i Donika Kastriotit, bashkshortes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve.

Donika është martuar me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun më 23 prill 1451. Sipas gojëdhënave, dasma është bërë në Kaninë e sipas traditës ka zgjatur tri ditë, 21-23 prill, siç ishte zakon edhe në vendet tona dikur. Për këtë dasëm tregohen shumë gojëdhëna, ruhen këngë popullore, që arrijnë deri në kohët tona, si dhe të dhëna historike. Sipas tyre, Skënderbeu shkoi t’a merrte nusen i shoqëruar nga 500 kalorës, aq sa të dukej se po nisej për një betejë të re dhe jo për darsëmen e tij. Sipas gojëdhënave, thuhet se kënga dhe vallja buçitën dhe kalaja e Kaninës llamburiti nga pishat dhe fenerët e shumtë. Aty u bë shkëmbimi i unazave. Kurora u bekua në Kishën e Bardhë afër Kaninës. Ndërsa apër bukurinë e pashinë dhe bukurinë e çiftit Donika Arianiti-Gjergj Kastrioti-Skenderbe, mjafton të kujtojmë vargjet e Naim Frashërit, shkëputur nga “Historia e Skenderbeut:”…Dhëndëri si dielli ndriste,/Edhe nuseja që prunë,/Porsi hëna vetëtinte,/Dritë në ditën e shtunë…”

Bashkisë së Napolit dhe kryebashkiakun të saj Luigi de Magistris që me vendosjen e një pllake në rrugën e atij qyteti ku jetoi shekuj më parë bashkshortja e Skenderbeut, Donika, na e kujton familjen e Heroit Kombëtar të Gjergj Kastriotit -Skenderbe: kontributet e saj për por edhe vuajtjet e asaj familjeje në mërgim, përfshir Donika Kastriotin. Ajo pllakë do t’u kujtojë shqiptarëve por edhe të huajve që kalojnë pranë saj, fisnikërinë, trimërinë dhe burrërinë e Kryetrimit të Kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit -Skenderbe dhe familjes së tij të ngushtë. Sepse ishin ata të cilët mbrojtën nderin e Kombit dhe identitetin e shqiptarit, kudo dhe kurdoherë, nën rrethana shumë të vështira. Madje edhe sot pas më shumë se pesë shekujsh –nderi dhe dinjiteti Kombit shqiptar – po sulmohen e nepërkëmben, jo nga të huajt si dikur otomanët, pot nga vet shqiptarët. Këto vlera kombëtare shekullore shqiptare sot kanë renë pre e një klase politike të shqiptarëve të shekullit 21, viktima të influencave të huaja politike, ekonomike dhe kulturore, për qëllime personale e partiake, që fatkeqsisht, po ndihmon në zverdhjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Vlera këto që Skenderbeu dhe familja e tij, mbrojtën me aq trimëri, atdhedashuri dhe devotshmëri. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre në trojet shqiptare, në Evropë dhe në mbarë botën, ku ata kujtohen, vlerësohen dhe nderohen për kontributin e tyre ndaj shtetformimit të Kombit shqiptar dhe në mbrojtjen e qytetërimit perëndimor.

Image

Kjo pikturë, autori i të cilës nuk dihet, paraqet martesën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut me Donika Arianiti, thuhet se ruhet në familjen arbëreshe, Skiroi.

Image

Kryetari i Bashkisë së qytetit Napoli, Luigi de Magistris
Heroi i kombit, Gjergj Kastrioti

Përkujtesë historike: “Ilindeni” mbrojti interesat bullgare dhe assesi shqiptare

0
Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903
“ILINDENI” MBROJTI INTERESAT BULLGARE DHE ASSESI SHQIPTARE!
Kryengritja e “Ilindenit” e 2 gushtit 1903, u iniciua dhe u përkrah nga Bullgaria. Sofja, si dhe Beogradi, kishte interesat që çështja e Maqedonisë të humbte tretmanin e çështjes shqiptare, për t’u kthyer në një çështje , që duhej të gjente zgjidhje në copëtimin e saj midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë. Jo rastësisht u zgjodh Krusheva (në vilajetin e Manastirit) në mënyrë që ky projekt të fitonte edhe “legjitimitet” etnik të “popullatës së përzier”, ku shqiptarët e besimit orotodoks dhe vllehet shfaqeshin si shumicë.
Në këtë lëvizje u përfshinë edhe shqiptarët ortodoksë të fshatrave përreth detyrimisht: në njërën anë, si “vullnetarë” të mobilizuar nga Ekzarkati (kisha bullgare). Dhe në tjetrën anë, nga militantët e VMRO-së, që po ashtu, u vunë në veprim për djegien e katundeve shqiptare të besimit mysliman në pjesën e Manastirit dhe përreth, me çka u krijua mundësia për një vëllavrasje shqiptare për intresa të huaja, siç ndodhi në të vërtetë me kundërpërgjigjen që erdhi nga Myteserifi i Shkupit, i cili mobilizoi redifet nga radhët e shqiptarëve myslimanë për ta shuar kryengritjen.
Pra, si e tillë, kjo lëvizje e projektuar nga interesat ruso-sllave dhe të disa faktorëve të tjerë europian nën moton “Maqedonia maqedonasve”, nuk ishte as projekt as interes i lëvizjes kombëtare shqiptare në përputhje me kërkesat e dala në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” dhe nga “Lidhja e Pejës” për autonominë shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane, që me katër vilajetet e bashkuar shqiptare në një, do të kishte fizionominë e një Shqipërie Osmane si urë kalimtare tek Shqipëria Europiane.
Meqë i ashtuquajturi “Manifest i Krusheves”nuk ka ekzistuar, por është shpikur nga KOMINTERNA ne mbledhjen e dyte te saj me 1933 per t’u mashtruar shqiptaret e te tjeret ne Maqedoni qe te mos kundershtojne lindjen e nje shteti ku do jene pakice, gjë që e gjitha mund të dëshmohet nga verbali i Komintern-it, madje edhe kush e ka propozuar dhe kush eshte caktuar te shkruaje “manifestin”, historianët institucionalistë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, gjithnjë me ngarkesa ideologjike dhe klishetë internacionaliste, duhet të rishqyrtojë qëndrimet antishkencore rreth kësaj ngjarje në mënyrë që ajo të vlerësohet në përputhje me të vertetën historike dhe jo koniunkturat e caktura politike të kohës.

Kujt i shërben patriotizmi “tym e flakë” ???

Lazer Kulla Lazer Kulla

* Keqardhje per sjellje “në turmë” e vellezerve nga Kosova.

Jo vetem u mbush, por fb na u ba i merzitshëm me patriotat “tym e flakë”, sidomos nga Kosova.
Arriten deri aty sa jovetëm Rama qenka anti-shqiptar, por edhe shqiptarët e shtetit amë dolëm anti shqiptarë… kulmi i injorancës

I

Dy llafe per vetë-izolimin e Shqipërisë:

Pas L2B provuam pak vite vellazerimi me Jugosllavinë dhe shumë shpejtë u rrokullis çdo gjë.

Pastaj u gatua miqesia Shqiptaro-Sovjetike deri në vitin 1960-të, ku shqiptarët perfituan më shumë se Sovjetikët nga kjo miqesi.

Më 1960-tën kjo miqësi u kthye në armiqësi, ku humbësit shqiptarët ishin, jo Sovjetikët.
Në mes viteve ’60-të lindi nje miqesi e re, ajo shqiptaro-kineze, dhe me plot siguri mund të themi se perseri Shqiptarët ishin më të fituarit, pasi morëm falas nga Kina fabrika, uzina, hidrocentrale, ushqime, veshëmbathje, makineri… etj. Por siç thotë nje fjalë popullore: “buça në therra shkon“… shqiptarët ia kthyen shpinën vetë të mirave Kineze….

Sot disa patriota “tym e flakë” nga Kosova e më gjerë, duan që shqiptarët të bëjnë të njëjtin gabim, ta injorojmë iniciativen Euro-Amerikane dhe të kthehemi të hamë njeri-tjetrin nga varferia, si në fund vitet 80-të…

II

Dashi, pusi dhe kopeja e deleve apo Albini, megaloinjoranca dhe Kosovarët???

Një nder fjalët e urta popullore shqiptare eshte edhe shprehja: si delja në pus
Eshte fenomen real se po të hedhësh dashin e kumonës në pus, e gjithë kopeja e deleve do hedhet vetë në pus. I njeti fenomen po ndodhë në Kosovë.

Albin Kurti eshte zhytur në pus dhe pothuajse e gjithë Kosova po e ndjek deri në fund të pusit… eshte fatkeqesi, por e vertetë. Shpejtë do vijë dita dhe vellezerit tanë në Kosovë do ta marrin vesh, se në cilin pus po mbyten, duke ndjekur “dashin e kumonës” Albin Kurtin…

III

A duhet të vetë izolohen Shqiptarët?

Nga historia e pas luftës së dytë boterore, ne duhet të nxjerrim mesim dhe kurrë më nuk duhet ta pranojmë “vetizolimin” pasi na çon në vetëshkatërrim të sigurtë.

IV

Patriotizmi “tym e flakë është patriotizem i “lleshit”…

Këta patriotat “tym e flakë” nuk bëjnë gjë tjeter veç patriotizmin e leshit…. Ja disa shembuj per ta vertetuar:

1 – Në Kosovë lindi muzika tallava, që eshte kryekeput muzikë anti-shqiptare (muzikë gabelçe, magjupe-arabe) dhe ka zevendesuar muziken tradicionale shqiptare. Tani më thoni ju ku qendron patriotizmi ketu???

2 – Mitrovica, ka 22 vite e ndarë… ku janë keta patriotat “tym e flakë”, që lejojnë një ndarje të tillë?
3 – Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë: ku jeni o patriota “tym e flakë”, që lejoni asociacione të tilla?
4 – Serbia tregton në Kosovë 500 miljon euro në vit. Ku jeni ju o patriota “tym e flakë”, që hani bukën me miell të shijeve dhe lehni kunder Shqiperisë ? Apo e keni nga buka e shkaut???

5 – Kisha shqiptare e Deçanit eshe kthyer në kishë dhe djep i civilizimit Serb. Ku jeni ju o patriotat “tym e flakë”, që pranoni gjera të tilla…???

6 – Në Kosovë ka mbi 12 mijë të vrarë dhe disa mijera të zhdukur, e gjithë Kosova u shkaterrua nga lufta dhe akoma nuk e keni çuar Serbinë në Gjykatën Nderkombetare. A mos ne shqiptarët jo patriotë nga Shqiperia u kemi ndalur???
7 – Si rezultat i keq qeverisjes mijera shqiptarë të Kosovës kanë marrë pasaporten e Shkaut (serbisë) për lehesim udhetimi. A mos edhe per këtë ne shqiptarët e Shqiperisë jemi fajtorë?

8 – Çakorrin ua dhatë si shperblim Malit të Zi. Po këtu, ne nga Shqiperia e kemi fajin?
9 – Abdullahi juaj firmosi në Uashington marrëveshjen me Vuçiçin dhe Serbinë, ku e pranoi edhe minischengenin ballkanik, edhe pse jovetëm ju injorojnë por edhe ju tallin (bajnë hajgare me ju). Edhe per kete ne në Shqiperi jemi fajtorë?

10 – Silleni si idhnjakë dhe thoni se nuk do shkojmë ma në detet shqiptare… thoni se do ta bojkotoni turizmin në Shqiperi… dhe mbushni rrugët e Serbisë si gërrnaqa, kur ktheheni me pushime nga Europa përmes saj.

Ah, ketu le të ndalemi pak. Në të vetmen pikë që biem dakord, eshte turizmi. Dhe e dini pse, sepse e fëlliqni kudo ku shkoni. Nana shqiptare të Kosovës, që lajnë bythën e femijëve në detet tona, më vjen keq që jovetëm do i gjobisja mirë, por do ua ndaloja per jetë mos me pasë shans me plehnue ujerat tona…

Ketu po e mbyll, me ju dhe per ju patriotat “tym e flakë”, që nuk ia keni idenë se çdo të thotë të jeshë patriot.

TUNG SHQIPE!

Historia jonë mbi nëntëmijëvjeçare pellazge

0
Fahri Xharra
Shkruan Fahri Xharra
9 000 vjet histori pellazge, që shihet edhe sot me sy, preket, jetohet dhe duhet për te të shkruhet
Cili është më i vjetër , Shasi i Ulqinit i 365 kishave apo Shasi Matera në Puglia të Italisë? Këtu fshihet diçka e madhe. Këtu historia është shumë e pa besë ndaj nesh .
Shasi në Matera është i vetmi vend në botë ku njerëzit  mund të jetojnë dhe jetojnë  po aty ku jetonin para ardhësit e tyre të para 9 mijë vjetëve.  (Matera est le seul endroit au monde où les gens peuvent se vanter d’être encore dans la même maisons de leurs ancêtres d’il y a 9 000 ans. ) Shtëpitë në Shasi , janë në shpellat e vetë gdhendura  nëpër mileniume në shkëmbijt gëlqeror , të cilat banorët lokal i qujanë “ tufo” ,pra  tufa vullkanike . Në disa pjesë të Shasit, rrugët janë nënë shtëpitë përmbi. Qyteti i vjetër është ngritur në një breg të lartë ,përskaj një lumi të madh që tani është përroskë.  Shasi i takon tipit të vendbanimeve triglodike  parahistorike të cilat mendohen të ishin vendbanimet e para njerëzore, pra si ky i vjetër mbi 9000 vjet para Krishtit. Këtu banohej në nja 1500 shpellëza. Interesant me shkrimin e historisë kur shënimet  humbin edhe me qëllim , për Shasin e harruar deri para sa vjetësh thuhet se u ndërtua nga romakët në shekullin e tretë para epokës sonë . Asgjë ma shumë. Çdo lexim i këtyre shpjegimeve të nevrikos , mu për atë që qëllimisht fshihet historia.
Në vitin 1993 , qyteti ka hyrë në mbrojtje të UNESCOs , si trashëgimi botërore, kurse në vitin 2019 do të jetë qendra kulturore e botës.
Udhërrëfyesit turistik shkruajnë se Shasi Matera gjer në vitin 1950 ishte turpi i Italisë , qytet i varfërisë dhe malarjes.

Parashikimet e sakta të Martin Camajt rreth Kosovës në vitin 1957

E përgatiti: Agim Morina, poet piktor nga Londra
“Pak a shum dhe në Shqipni nacjonalistat ndahen po në dy opinjone. Gjithkush asht kureshtar me dijtë, por ma tepër se askush jugosllavët, se çka mendon qeverija e soçme shqiptare mbi ket çashtje.
Mbas mendimit tem ata të Tiranës nuk kanë qëndrim të caktuem në ket mes, pse ata, si në çdo gja tjetër, janë të mvarun prej rusëve. Asht e vërtetë se rusët machiavelista nacjonalizmin shqiptar e shfrytzojnë ndër rasa të ndryshme si mjet presjoni kundra Jugosllavis, ??? ????̈? ??̈ ??????? ????̈ ??? ????̈ ?? ????̈ ??̈ ????? ??̈ ?????????̈?? ??̈ ??????̈?.
Çka mendojnë jugosllavët? ?? ??????? ????????? ?????????? ????? ??? ?̧?? ?????̈ ?????̈? ??????? ??̈??? ?????? ?? ?? ??̈ ??????? ??? ??????? ?????????, ??????? ??? ??? ??????̈ ??? ????????̈, ??? ? ??̈???? ??????̈? ?? ???? ? ?????̈. Kosovarët ket gja e dijnë shum mirë, prandej çdo intelektual dhe njeri që mendon realisht ndër shqiptarët nën Jugosllavi e ka humbë shpresën në fuqin fizike dhe ? ?????? ?? ???????? ?? ??????? ?? ?? ?????̈ ??? ????̈ ??? ??????̈ ? ??̈???, ??̈? ???????? ??̈ ????, ????̈ ?? ??????? ??????????̈? ??̈ ??̈ ?????̈ ??̈ ????? ? ???? ? ?’? ????̈ ?????????̈? ?? ????? ?? ????̈ ???. Me ket mendim bashkohem dhe unë, megjithse asht mjaft fatalist.
Kosovarët shqiptarë bajnë detyrën e vet: mundohen me ruejtë ata çka kanë me të gjitha forcat e veta. Masa e intelektualve të rij, pergjithsisht, lot nji politikë “bashkimi dhe vllaznimi”, gja që nuk asht aspak bindëse për kurrnji grup etnik në Jugosllavin e soçme! Asht interesant me u gjete në qytetin e Prishtinës në kohë të mbrames kur populli del në shëtitore: nuk mundesh me e gjetë nji grup të përziem serbë e shqiptarë, por fare janë të ndamë dyshë, në nji anë serbët e në nji anë shqiptarët.”
* ?????? ?????, ????̈? ??????? ?????̈? ??̈? ???????? ??̈ ??????̈, 1957
Mustafa Kruja

Chfarë mendon Edi Rama kur thotë “Ballkani i Hapun”?

0
Agim Morina, Londër
CHFARË MENDON?
Chfarë mendon Edi Rama kur thotë “Ballkani i Hapun”?
E mendon hapjen e tregut shqiptar, që s’e ka.
E mendon qarkullimin e mallnave, që s’e ka.
Chfarë mendon Zaevi kur thotë “Ballkani i Hapun”?
E mendon hapjen e tregut maqedon, që e ka gjysmak.
E mendon qarkullimin e mallnave, që e ka gjysmak.
Chfarë mendon Aleksandar Vučići kur thotë “Ballkani i Hapun”?
E mendon hapjen e tregut serb, që e ka shumëfish ma të fortë sesa Shqipnia e Maqedonia.
E mendon qarkullimin e mallnave, që e ka shumëfish ma të fuqishëm sesa Shqipnia e Maqedonia.
Por, – e kjo asht edhe ma me randësi – Vučići, po ashtu mendon dhe e thotë hapun, ato që s’i mendon as Rama, as Zaevi, kur thotë “Ballkan i Hapun”:
– Ballkanin e Hapun për bazat ruse dhe depërtimin e ekonomisë ruse e të interesave ruse.
– Ballkanin e Mbyllun për bazat e NATO-s dhe luftimin e interesave të ShBA-së e të BE-së nëpërmjet Rusisë.
– Me krejt këto bashkë: pengimin apo, së paku, kufizimin e ndikimit ekonomik e politik të BE-së dhe të ShBA-së në rajon.
– Gjithsesi, Ballkanin e Mbyllun krejtësisht për Kosovën.
Dhe, këtë politikë, Vučići e ban vetëm për një synim klerofashist shekullor serb: që Serbia të mos e lëshojë kurrë Kosovën nga dora. (Tani ka futë në punë edhe kërcënimet për ndamjen e Republika Sërpskas nga Bosnja, sepse atje kanë nisë vlimet rreth mospranimit të Gjenocidit të Srebrenicës.)
Hapi i parë për një “Ballkan të Hapun”, edhe pa e shpallë, edhe pa takime formale e të panevojshme, mund të ishte ba shumë lehtë vetëm me një veprim: njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, dhe anasjelltas. Kjo do të anëtarësonte edhe Serbinë, edhe Kosovën pa asnjë problem në NATO. Dhe me shumë lehtësi, Kosova e Serbia do të nisnin procesin e anëtarësimit në BE. Kështu Ballkani do të kthehej vetvetiu në një rajon paqësor, të zhvilluem dhe TË STËRHAPUN, sepse kufijtë do të hiqeshin, mallnat do të qarkullonin lirshëm dhe ekonomitë e gjithë rajonit do të zhvilloheshin pa asnjë problem, edhe atë tue kapë shumë ma gjanë, sesa me përrallën e këtij “Ballkani të Hapun” vuçiqian.
Vučići nuk asht i intersuem për kurrfarë “hapjeje”, me gjithë presionin nga ShBA, nga BE dhe nga pjesa tjetër e botës demokratike. Prandaj, Vučićit i duhet një stimulim ekonomik, dalje nga izolimi dhe krijimi i imazhit se aj asht person i nismave për marrëdhanie të mira fqinjësore. Serbia klerofashiste e vijës milloseviqiane-vuçiqiane e shkatërroi gjithë Jugosllavinë bash për këtë arsye: realizimin e synimeve për “Botën Serbe”, me Bosnjën, gjysmën e Kroacisë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë në të. Kjo shkon me atë parullën klerofashiste serbe: ku ka një serb asht Serbi. Ky synim nuk u arrijt, por Vučići po u shkon deri në fund përpjekjeve – si një klerofashist shembullor serbian- për me gllabëru ato që ka ende shpresa se mund të gllabërohen: Kosovën dhe Republika Sërpskan.
E ka thanë shpesh Albin Kurti: “E vërteta e Serbisë asht Kosova”. Kaq e thjeshtë asht kjo. Nëse Serbia e Vučićit synon vërtet paqe, bashkëpunim, Ballkan të hapun, fqinjësi të mirë etj., atëherë hapi i parë vendimtar asht me pranu pavarësinë e Kosovës – aty qëndron testi i vërtetë i demokratizimit të Serbisë. Nuk ka tjetër mënyrë.
Gjithçka tjetër asht flluskë, rrenë e kullueme, maskaradë dhe blof.

Unioni Ballkanik për inat të BE-së

0

Nga: Lis Bukuroca

Për „Ballkanin e Hapur“ nuk ka raportuar asnjë gazetë gjermane. Për të shkruan vetëm portali i Radios „Deutsche Welle.“

Asnjë politikan i ndonjë vendi të BE-së nuk ka përshëndetur publikisht iniciativën e tre vendeve të Ballkanit. Arsyeja? Arsyen do ta lexoni më poshtë te deklarata e Zaevit.

Asnjë ambasador në Kosovë nuk e kritikoi Qeverinë e Kurtit për refuzim, e as nuk e përshëndeti veprimin e Qeverisë shqiptare për Unionin e Ri, të cilit emri duhet t’i ndërrohet edhe një herë, ndoshta në vitin 2023, sepse ai nuk është Ballkan i tërë, por Pakëz Ballkan. Dhe nuk mund të hapet për të gjithë, sepse disa gjenden në BE, por i hapur tani për tani është vetëm për tre vende.

E mundur se në vitin 2023 riemërohet në Union i Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë apo në Union Ekonomik Ballkanik: për inati të Europës!

Radios gjermane, Deutsche Welle, Zaev i thotë se ne nuk mund të presim gjersa BE t’i zgjidhë problemet e veta. Maqedoninë e paska penguar Bullgaria për shkak të gjuhës dhe historisë. Maqedonia Shqipërinë, sepse kanë dashur dyja vendet t’i pranojnë së bashku. Arsyen e kësaj martese, nuk e dimë!

Sot Vuçiqi ka shkruar te gazeta serbe „Politika“ një artikull me titull „Ballkani i hapur, hap historik për regjionin.“

Në fakt sa herë Serbia ka menduar për të mirën e ballkanasve, ua ka nxirë jetën dhe pa lufta, nuk kanë mundur të shkëputen! Për t’i besuar qëllimit altruist dhe humanist të Vuçiqit, na duhen disa vetëkritika të tij, disa pendime, disa pendesa edhe në kishë, disa gjunjëzime nëpër vendet e Ballkanit dhe shkëputjen e tij nga politika imperialiste, shoviniste dhe fashiste e atit të vet ideologjik, Millosheviqit, por jo gjersa shpërblen rrënuesit e shtetit të Kosovës!

Rama kërkon nga Kosova t’i mbyllë sytë para shumë aktiviteteve serbe ku merren me shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe vazhdimisht shpërblejnë njerëz, që merren me poshtërimin e Kosovës apo që bëjnë propagandë kundër shtetit të saj.

Domethënë mendimi i Baton Haxhiut se nuk mund të burgosen njerëz 20 vjet pas luftës, është program i Ramës dhe ai seriozisht kërkon të harrohen të gjitha të ligat: t’i shtrihet dora Serbisë dhe ndoshta t’i kërkojmë ndjesë pse për „shqiptarët me bisht“ u bombardua Serbia hyjnore! Pra krimet të harrohen, të mbeten pa autor dhe pa fajtor dhe Kosova të integrohet me Unionin Ballkanik pa njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe gjersa ajo e ka Kosovën në Kushtetutë si krahinë autonome dhe gjersa ajo e kontrollon Veriun!

Nga Kosova deri tani Unionin e Ri e përkrah vetëm Lista Serbe!

Ky Union Ballkanik është shprehje e inatit të përbashkët! Ballkanasit harrojnë armiqësitë në mes vete dhe bashkohen kundër Europës! Ata i kanë religjionet e ndryshme dhe gjuhët, por mendësinë e kanë të njëllojtë: inati ballkanik! Ata nuk e duan Europën për qytetërimin, prandaj nuk ndërtojnë shtete juridike!

Ne kishim pakëz shpresë se më parë do të hiqej kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndodhi ajo që nuk e kishim marrë kurrë me mend. Sidoqoftë, Shqipëria vendos vetë se me kë bashkohet, por është tendencioze dhe poshtëruese t’i kërkohet nënshtrim Kosovës duke shpërfillur qëllimet e liga të Serbisë ndaj shtetit dhe sovranitetit të Kosovës! Ardhmëria është Europa dhe Ballkani pa kufij, por jo në gjendje armiqësie si tani! Jo duke e shëlbuar dhe rehabilituar Serbinë e papenduar!

_____________________________________

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t’i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu

Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht

* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

”Kosova” 1912-1945, quhet libri i autorit Jusuf Buxhovit

0
Ripostim me shkas!
Sa herë që e lexojë historinë e popullit shqiptarë aq herë më rrënqethet trupi nga vuajtjet, vrasjet, burgosjet, shpërnguljet, humbjet e territoreve dhe pasurive private e shtetërore.
Por, pastaj ndalem dhe mendoj, por nuk ishin vetëm të huajt që na binin ditë të zeza, ishim edhe ne bashkfajtorë.
Pse, pse ky popull kaq i vogël e lindi kaq shumë tradhtar???
Ndoshta në një periodë kaq të shkurtër kohore me një zhvillim të marramendshëm të shpejtë të ngjarjeve ishte e pamundur që çdo figurë politike të mos gabonte, por gabimet e tyre dallonin në ato të mëdha që ishin te kobshme për të ardhmen e vendit dhe gabime të vogla e të mundshme për riparim.
Historia na tregon disa herë që qeveritë shqiptare u ngritën me ndihmen e Serbisë.
Ishte qeveria e Esat Pashës, qeveria e Ahmet Zogut dhe në fund kishim Enver Hoxhën që morri në dorë udhëheqjen Shqipërisë me ndihmën e Serbisë.
Ishte Ahmet Zogu që me ndihmën e Serbisë i shpallë luftë të pa mëshirë ndaj figurave të mëdha në popull siç ishin Bajram Curri, Azem Bejta, Hasan Prishtina e shumë të tjerë.
Dhe në fund kishim Enver Hoxhën që me ndihmën e komunistëve serbë morri pushtetin në Shqipëri.
Në libër autori përshkruan edhe luftërat vëllavrasëse gjatë 1912-1945:
Kishim tri luftëra vëllavrasëse
Lufta e parë 1914-1915 grushtshteti islamik proturk në krye me Haxhi Qamilin “ duam babën”
Lufta e dyte 1924 grushtshteti kundër qeverisë së Ahmet Zogut
dhe
Lufta e tretë 1944, Enver Hoxha me njësitet shqiptare dhe serbe sulmojnë forcat reaksionare siç ishin Ballistët, Zogistët, SS-Skenderbeg.
Për lexuesin shqiptarë është e qartë kur lexon për programet antishqiptare të akademikëve serbë si ” Naçertanja” e Ilia Garashaninit dhe “Shpërngulja e Shqiptarëve” (Iselevanje Arnauta) e Vasa Çubrilloviqit por është e pa kuptueshme qëndrimet e komunistëve shqiptarë nga Shqipëria.
Hyrja e brigadave të Shqipërisë në Kosovë ishte mashtrimi më i madh në historinë e Kosovës.
Nga frika që kishin për tu përballur me forcat balliste, zogiste dhe të SS-ve shqiptare, Tito dhe komunistët serbo/jugosllav dhanë urdhër dy brigadave shqiptare të Shqipërisë të nisen për në Kosovë për të mashtruar popullin se ne jemi këtu që t’ju mbrojmë nga gjermanët fashistë.
Me fotografi të Titos dhe Enverit dhe me dy flamurët atë shqiptar dhe jugosllav, pasi luftuan disa ditë me vëllezërit e tyre shqiptarë dhe forca të pakta gjermane morrën qytetin e Gjakovës, duke valëvitur flamurin shqiptar dhe pa KURRFARË PARALAJMËRIMESH SE PAS TYRE DO TË VININ ARADHAT PARTIZANE SERBO/JUGOSLLAVE.
Këtë poshtërim na solli Enver Hoxha, Ramiz Alia, Reiz Malile e të tjerë.
Dy gjenocide serbe dhe një gjenocid të përbashkët nga serbo-shqiptarët komunist.
Kishim dy gjenocide të bëra më herët nga serbët mbi popullsinë shqiptare, atë të vitit 1877-8 dhe të vitit 1912, por që gjenocidi i tretë ndaj popullit shqiptarë të ndihmohet edhe nga vetë komunistët shqiptarë të nisur së pari nga Enver Hoxha me bashkëpunëtorët e tij e pastaj të ndiqet edhe nga komunistët shqiptarë të Kosovës siç ishte Fadil Hoxha me bashkëpunëtorët e tij kurrë se kisha besuar që kjo mund të ndodhte.
Gjenocidi i tretë mbi popullin shqiptarë të Kosovës filloi kur Tito pranoi ofertën e Çubrilloviqit për vrasjen e 200.000 gjermanëve dhe 50.000 shqiptarëve.
Urdhri për mobilizimin e mijëra shqiptarëve për ti dërguar në front erdhi nga shtabi suprem i armatës Jugosllave dhe e zbatuan shtabet e divizioneve V e VI të UNÇ të Shqipërisë.
15.000 mijë shqiptarë vdesin në frontin e Sremit.
Komandant Shaban Haxhia nga Tropoja tregon:
“Mbasi kishim hyrë brenda kufijve të Serbisë, na ngujuan në trena të mbyllur dhe 48 orë na mbajtën në çelës. Nuk dinim se ku ishim e shka po bahet me ne…Na dukej vetja rob lufte…pa ushqim.
Po na vinte një vdekje e ngadalshme. Ma në fund, na përplasen në Banatë në duart e oficerëve serbë. Qëllimin e kuptuam, kur na përpiu një tifo dhe na hallakatën nëpër repartet serbe në luftime. Shtabin tonë shqiptarë na e hoqën dhe e kthyn për në Kosovë…”
Komandanti e përfundon me fjalët tronditëse:
“U kthyem pa ushtri në Kosovë. Pyetjet se ku i lamë djemtë tanë, ishin tepër rënduese për ne….”
Ndërsa në vrasjen e Shaban Polluzhës me 8000 luftëtarë të tij në Drenicë, Ramiz Alia duke lëvduar punën e partizanëve jugosllav raporton:
“ Kjo lëvizje ka qenë dhe ka përfshi në gjirin e saj një pjesë të mirë burrash 7000-8000 të armatosur. Lëvizja e këtyre reaksionarëve u shua disi nga veprimi i disa brigadave të Kosmetit dhe disa brigadave jugosllave të ardhura për këtë punë. Tashti gjenden akoma grupe të vogla bandash nga 20-30 vetë…”
Në një raport të Reiz Maliles, zëvendës komisar politik i Divizionit V dërguar komandantit suprem Enver Hoxhës shkruan:
“ Partizanët shqiptarë janë duke ndjekur dhe asgjësuar bandat reaksionare kosovare, nē njē sulm ku morri pjesë edhe Divuzioni VI asgjēsuam 68 reaksionarë kosovarë”.
Brigadat shqiptare përveç vrasjeve bënin spastrimin e terrenit nga përkrahësit dhe tē familjeve të tyre, burgosjes së tyre, të gjithë dezertorët e kapur janë dorëzuar te shtabi operativ i Kosmetit, ku ata pushkatoheshin ose dërgoheshin si njësi plotësuese partizane në frontin e Sremit, ku gjenin VDEKJEN E PASHMANGSHME SI PARAROJË PËR PASTRIMIN E TERRENIT NGA MINAT.
Nga të dhënat jugosllave del se nga Divizionet shqiptare partizanëve jugosllavë u janë dorëzuar mbi dy mijë shqiptarë që ishin dorëzuar te ta, ku këta së bashku me 13.000 ushtarë të tjerë shqiptarë të mobilizuar me dhunë i dërgojnë në grupe të vogla në frontin e Triestës, ku shumica e tyre u vranë gjatë rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Mali i Zi.
Dhe masakra më e madhe ndodhi në Tivar ku u vranë qëllimisht mbi 4000 mijë shqiptarë dhe 400 shqiptarë në një depo të Shibenikut kur atë do ta marrë flaka.
Pas këtyre vrasjeve, burgosjeve, shpërnguljeve të shqiptarëve nga komunistët serbë dhe shqiptarë nga frika udhëheqësit shqiptarë të Kosovës njëherit nënshkrues të marrëveshjes së Bujanit ( Mehmet Hoxha kryetar, Fadil Hoxha mësues, Ali Shukriu, Hajdar Dushi etj) ndryshuan qëndrimet e tyre 100% kur votuan pro rezolutës për bashkim të popullit shqiptarë me serbinë mbajtur në kuvendin e Prizrenit me 1945.
Mehmet Hoxha:
“Që Kosova dhe rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisë Federale, nuk e frikëson popullin shqiptarë, por e forcon dhe i jep siguri se do të ketë të njëjtat të drejta me popujt e tjerë”.
Xhavid Nimani:
“Është dëshirë e masave mē tē gjëra të Kosovës e të rrafshit të Dukagjinit që të bashkohen me Serbinë Federale”.
Memorandumi i Çubrilloviqit
Në radhë të parë është e nevojshme që për shpërnguljen e Shqiptarëve, të bëjmë për vete klerin dhe njerezit me ndikim, me para ose me shtrëngim…
Dr. Vasa Çubrilloviq 1937
Statistikat tona të viteve 1921-1931, tregojnë se politikën tonë të kolonizimit e mundi pjellorja e grave shqiptare.
Pyetje për lexuesin:
Cili ishte gabimi më fatal për kombin shqiptarë?
Gabimi më i madh historik i popullit shqiptarë sipas meje ishte prishja e marreveshjes së Mukjes me 1943 nga Enver Hoxha.
Më 1943 filloi tmerri i shqiptarëve në Ballkan e që përfundoi me rënien e komunizmit në Shqipëri dhe sulmin e Nato-s ndaj forca e serbe.
A ka tentime që edhe sot Shqipëria me liderët e saj të përzihen në punët e brendshme të Kosovës?
Po!

Fisnikët shqiptar te shek.13-të në Slloveninë e sotme

0

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

“Fatet e shqiptarëve , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karriqa historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit të historisë , Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shqyejnë ,dhe këto vende që mezi i kemi ruajtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurrë nuk ndalet.

Romakët i përshkruanin Histritët si piratë të egjër të mbrojtur nga bregu i tyre shkëmbor i detit Adriatik. E po gjatë mileniumeve na quajtën edhe piratë edhe vandal edhe barbar sepse luftonim për të mbrojtur vetveten.

Sa e këndshme është kur ke ku të shkosh. Ç ‘farë krenarie të mbërthen kur lundron nëpër historinë e të parëve ;dhe nuk je i ”zbritur ” nga paramendimet dhe sajimet e të pa origjinëve.. Kemi me çka të krenohemi. Kemi për çka e për kë të flasim.

Shqiptarët, të cilët që në shek.. 13 shkuan në Bregdetin slloven (shkruan Koper – MMC RTV SLO 2 1. tetor 2015 ) ndikuan ne zhvillimin e kulturës aty. Peshkopi në Koper i shek. 18. Agostin Bruti me origjinë shqiptare ishte nga familja e Brutëve të cilët e ndërtuan pallatin e Brutëve , që sot është Biblioteka “ Sreçko Vilhar “ në Kopër . Agostini ishte stërnip i familjes së madhe Bruti , të ardhur në Istrinë Sllovene që në shk.16-të.
Kopri në shekullin e mesëm ishte nën qeverisjen e Republikës së Venedikut, e cila edhe viset shqiptare te Adriatikut jugor , i kishte në dorë , si dhe qytetet shqiptare të kohës Durrësin, Ulqinin , Shkodrën , Tivarin. Familjet e njohura shqiptare Albanese , Brati , Albani ishin nga ato vise.

Dr. Salvator Žitko thotë: “ Ajo çka ndodhi ne Adriatikun jugor pas luftës së venedikasve me turqit në fillim të shek, 15 e gjer ne përfundimin e luftës se Qipros me 1573, është se u ndërrua fytyra demografike e atyre viseve. Vendet shqiptare , që ishin në sundimin e Venedikasve ishin kryesisht katolike; kështu që me rënjen e Shkodrës me 1479 , populli shqiptar e përjetoi tmerrin historik të robërimit turk. Populli shqiptar i e morri rrugën e botës , ikën në Kotor, Dubrovnik , Zarë dhe Koper si dhe në Venedik “

Fisnikëria shqiptare e ardhur në Koper , filluan të bashkëjetojnë me fisnikërinë e vendit , në fillim duke e rregulluar statusin e tyre në shoqërinë e lartë të kohës .
” Birokracia “ e kohës ishte shumë syhapur dhe i mbajti të gjitha shënimet për familjet fisnike shqiptare të cilat ruhen edhe sot. Familjet e njohura jetuan , por aty ishin edhe shtresa tjetër të cilët shërbenin si ushtarë të Republikës së Venedikut .
Deri në gjysmën e shek 19 , shqiptaret e bashkërendisnin me vendasit jetën kulturore aty/
E njifni shkrimtarin Antonio Carpaccio ?
Familjet fisnike Albanese , Albani, Brati, Bruni, Borisi , Bruti janë familjet fisnike nga shoqëria e lartë fisnike shqiptare , të cilët në periudha të ndryshme u larguan nga Republika e Venedikut dhe gjen vend në qytetin e sotëm slloven, në Kopër . Për çdo njërin ekzistimi i tyre sot është një zbulim i vërtetë, kurse për komunitetin shqiptar aty , është një krenari. (Albanese, Albani, Brati, Bruni, Borisi, Bruti so imena albanskih plemiških družin, ki so se v različnih obdobjih Beneške republike naselile v Kopru. Za marsikoga je njihov obstoj pravo odkritje, za albansko skupnost pa so ponos, zdaj objavljen tudi v posebni publikaciji, pri kateri sta moči združili koprska Osrednja knjižnica Srečka Vilharja in Iliria, koprsko kulturno društvo Albancev slovenske Istre. (Albanska plat Kopra in Istre, MAJA PERTIČ GOMBAČ ) Ndodheshim mu në 300 vjetorin e ndërtimit të pallatit Bruti , ku sot është Biblioteka “Srečko Vilhar në Koper ( Istri,Slloveni ) . Rreth viteve 1570 , Familja fisnike Bruti u shpërngul nga Shqipëria dhe ishte jo vetëm por me 5 familje tjera fisnike shqiptare që erdhën në Koper.
(Albanske plemiške družine v beneškem Kopru )

Një që duhet pasur parasysh , zakonisht të shpërngulurit ( pa i marrë parasysh arsyet e shpërnguljes) , ikin aty ku njerëz të gjakut. Edhe publikimi i broshurës” Albanske plemiške družine v beneškem Kopru” na e dokumenton se familjet shqiptare ishin aty që nga shek. i 13-të ; familjet Albanese, Brati dhe ndoshta edhe familja Albani. Familjet tjera fisnike shqiptare paskan ardhur në Koper edhe në kohen kur Ulqini dhe Tivari kishin rënë në duart e turkut.
Edhe ketë, Familja e vjetër fisnike shqiptare Bruni e cila erdhi në Koper kah fundi i shek.16-të , në kohen e fisnikut Bruni u kyq në botët e atëhershme fisnike te Koprit. Vëllau i tij Giovanni Bruni në vitin 1581 ishte Kryepeshkop i Ulqinit. Nga po e njëjta familja kanë dalë edhe shkrimtari Antonio Bruni si dhe Maria Bruni , gruaja e Antonit II të Brutëve.( Prispeval/-a: Peter Štoka, Knjižnica Koper ). Kurse familja tjetër e vjetër fisnike është Brati, e cila erdhi në Koper që në shek. e 13-të , e kurorëzuar me titujt e kontëve, dhe si familje e shuar rreth viteve 1848. Në vitin 1329 në Koper jetonin Gregori dhe Sardi i Bratëve.

(Ne Kosovë kemi edhe sot familje Brati ) të cilët që në vitin 1338 ishin pronar feudal në Sipar ( Umag), pasuri të cilën në vitin 1552 iu lëshuan familjes tjetër shqiptare Rota ((http://www.primorci.si/)


Për te interesuarit , më shumë në vazhdim : V koprski Plemiški svet so bili sprejeti 28. aprila 1423 in bili vključeni v seznam naslovnega plemstva leta 1431 z Gasparjem de Bratisom. Beneška republika je Bratijem leta 1725 znova potrdila grofovski naslov, leta 1802 pa so jih avstrijske oblasti ponovno izvolile v koprski Plemiški svet. Patriarh Gregorio di Montelongo (1251-1269) je zastavil Albericu Bratiju graščino sv. Jurija v Laymisu. Anselmo in Giovanni Brati sta bila vicedomina Kopra (ok. 1495). Ob koncu dvajsetih let 17. stoletja je bil za krajše obdobje na spisku plačanih uradnikov koprske zastavljalnice (Monte di Pietà) tudi draguljar (gioielero) Gaspero Brati, z nalogo ocenjevalca vrednosti zastavljenih draguljev, zlatih in srebrnih predmetov. To delo je opravljal do svoje smrti leta 1630. Grofica Brati, poročena s Carlom Combijem, je bila ena najbolj prikupnih in izobraženih dam v Kopru ter je posedovala palačo v četrti sv. Klare. Z grofom Carlom Combijem sta imela sinova Francesca in Carla Combija. Zadnji predstavnik rodbine, ki je izumrla leta 1848, je bil grof Giovanni Antonio Brati, ki je poročil Mario Simonetti in bil leta 1802 sprejet v koprski Plemiški svet.

(http://www.primorci.si/)
( Gjakovë,2015 )