ARKIVI:
26 Prill 2026

Chfarë mendon Edi Rama kur thotë “Ballkani i Hapun”?

Shkrime relevante

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Shpërndaj

Agim Morina, Londër
CHFARË MENDON?
Chfarë mendon Edi Rama kur thotë “Ballkani i Hapun”?
E mendon hapjen e tregut shqiptar, që s’e ka.
E mendon qarkullimin e mallnave, që s’e ka.
Chfarë mendon Zaevi kur thotë “Ballkani i Hapun”?
E mendon hapjen e tregut maqedon, që e ka gjysmak.
E mendon qarkullimin e mallnave, që e ka gjysmak.
Chfarë mendon Aleksandar Vučići kur thotë “Ballkani i Hapun”?
E mendon hapjen e tregut serb, që e ka shumëfish ma të fortë sesa Shqipnia e Maqedonia.
E mendon qarkullimin e mallnave, që e ka shumëfish ma të fuqishëm sesa Shqipnia e Maqedonia.
Por, – e kjo asht edhe ma me randësi – Vučići, po ashtu mendon dhe e thotë hapun, ato që s’i mendon as Rama, as Zaevi, kur thotë “Ballkan i Hapun”:
– Ballkanin e Hapun për bazat ruse dhe depërtimin e ekonomisë ruse e të interesave ruse.
– Ballkanin e Mbyllun për bazat e NATO-s dhe luftimin e interesave të ShBA-së e të BE-së nëpërmjet Rusisë.
– Me krejt këto bashkë: pengimin apo, së paku, kufizimin e ndikimit ekonomik e politik të BE-së dhe të ShBA-së në rajon.
– Gjithsesi, Ballkanin e Mbyllun krejtësisht për Kosovën.
Dhe, këtë politikë, Vučići e ban vetëm për një synim klerofashist shekullor serb: që Serbia të mos e lëshojë kurrë Kosovën nga dora. (Tani ka futë në punë edhe kërcënimet për ndamjen e Republika Sërpskas nga Bosnja, sepse atje kanë nisë vlimet rreth mospranimit të Gjenocidit të Srebrenicës.)
Hapi i parë për një “Ballkan të Hapun”, edhe pa e shpallë, edhe pa takime formale e të panevojshme, mund të ishte ba shumë lehtë vetëm me një veprim: njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, dhe anasjelltas. Kjo do të anëtarësonte edhe Serbinë, edhe Kosovën pa asnjë problem në NATO. Dhe me shumë lehtësi, Kosova e Serbia do të nisnin procesin e anëtarësimit në BE. Kështu Ballkani do të kthehej vetvetiu në një rajon paqësor, të zhvilluem dhe TË STËRHAPUN, sepse kufijtë do të hiqeshin, mallnat do të qarkullonin lirshëm dhe ekonomitë e gjithë rajonit do të zhvilloheshin pa asnjë problem, edhe atë tue kapë shumë ma gjanë, sesa me përrallën e këtij “Ballkani të Hapun” vuçiqian.
Vučići nuk asht i intersuem për kurrfarë “hapjeje”, me gjithë presionin nga ShBA, nga BE dhe nga pjesa tjetër e botës demokratike. Prandaj, Vučićit i duhet një stimulim ekonomik, dalje nga izolimi dhe krijimi i imazhit se aj asht person i nismave për marrëdhanie të mira fqinjësore. Serbia klerofashiste e vijës milloseviqiane-vuçiqiane e shkatërroi gjithë Jugosllavinë bash për këtë arsye: realizimin e synimeve për “Botën Serbe”, me Bosnjën, gjysmën e Kroacisë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë në të. Kjo shkon me atë parullën klerofashiste serbe: ku ka një serb asht Serbi. Ky synim nuk u arrijt, por Vučići po u shkon deri në fund përpjekjeve – si një klerofashist shembullor serbian- për me gllabëru ato që ka ende shpresa se mund të gllabërohen: Kosovën dhe Republika Sërpskan.
E ka thanë shpesh Albin Kurti: “E vërteta e Serbisë asht Kosova”. Kaq e thjeshtë asht kjo. Nëse Serbia e Vučićit synon vërtet paqe, bashkëpunim, Ballkan të hapun, fqinjësi të mirë etj., atëherë hapi i parë vendimtar asht me pranu pavarësinë e Kosovës – aty qëndron testi i vërtetë i demokratizimit të Serbisë. Nuk ka tjetër mënyrë.
Gjithçka tjetër asht flluskë, rrenë e kullueme, maskaradë dhe blof.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu