




Nga: Behlul Jashari, korrespondent nga Prishtina
PRISHTINË, 2 Gusht 2021/ Në lajmet që raportoja nga Prishtina në Tiranë, nga dita në ditë e nga ora në orë, nëpër vitet e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës, para 25 viteve, në 2 Gusht 1996, raportoja për kolonizimin serb të Kosovës…
Para 23 viteve, në 2 Gusht 1998, derisa vazhdonin zhvillimet e luftës kundër okupimit serb, raportoja për shqiptarë të vrarë në Drenicë…
Në Kosovën e pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit të lirisë 1999, pikërisht në 2 Gushtin e para 22 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.
Në raportimin nga Kosova për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare në 2 Gusht 1999 theksoja se nxënësit dhe studentët shqiptarë kthehen përsëri në ndërtesat e tyre shkollore dhe se në ceremoninë në Universitetin e Prishtinës, në sheshin para Fakultetit Filologjik, u zhvillua një koncert festiv në prani të mijëra studentëve dhe qytetarëve, në një ditë kur rikthimi kishte ndodhur edhe në Telekom…

Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”.
“Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”.
Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”. Kështu flas – lexoj nga gazeta në një dokumentar para 28 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në 3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë…
![]()
ATSH, zyra në Kosovë, në Pallatin Rilindja. Behlul Jashari duke shkruar me telexi-in e raportimeve që nga 24 maji 1992. Greve e urisë së gazetarëve më 1993.
LAJMET:
2 GUSHT 1996:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1996/96-08-02.ata.html
PRISTINA, AUGUST 2 (ATA)-By B.Jashari,
Over 1400 Serb colons, refugees who came last year from the war fronts in Croatia and Bosnia, have been settled in the Fushe-Kosova commune, according to the latest records.
Most of the refugees say they will stay for ever in Kosova, where special dwelling centers are also being set up.
According to Serb Red Cross data, the Serb colons in Fushe-Kosova have been also provided with jobs. Some 300 Serb refugees have so far been employed in the rail transport enterprise alone. p.ta/kled/lm
2 GUSHT 1998:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-08-03.ata.html
PRISHTINE, August 2 – ATA correspondent in Prishtina Behlul Jashari reported that at least eight Albanians were killed and many others injured in Drenica, which in the late Sunday continued to be under the attack, terror and blaze of large Yugoslav army and Serb paramilitary as well as police forces who were using cannon, surface-to-surface rockets and other heavy artillery weapons, according to sources on the ground.
Serb forces start pounding Polac, Llaushe, Marine, Shtutice, Rakinice, Buroje villages, Drenica region, early on Sunday. cela/ak/
2 GUSHT 1999:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-02.ata.html
PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports: The Administrator of the United Nations in Kosova Bernard Kouchner inaugurated today the resumption of work in the Telecom, considering this event as very important for the construction of Kosova.
The staff dismissed from the job for the last 10 years returned to work. The international telephone cuts due to the war in Kosova are expected to be recovered soon. /p.ta/xh/
D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:
PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari reports: Over half a million Albanian pupils, students and teachers of Kosova returned today to school premises from which they were expelled by Serbs 9 years ago.
In the ceremony held on this occasion in the Prishtina University, in the square in front of the Philological Faculty, a festive concert was performed in the presence of thousands of students and citizens. /p.ta/xh/
D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:
Nga: Idriz Zeqiraj
Me fat partia, Memli! Rezultove i pranueshm për të gjithë. Pinjoll i familjës akademikësh dhe artistësh, pritet të mos zhgënjehemi.
Por, që në nismë halli, sfida e madhe. Çfarë të bësh me një parti, rrast të zhytur në krime e korrupsion, thënë shqip – hajni zyrtare?! Një deputet i partisë së Merkelit, shokoi Bundestagun gjerman, kur tha se “në Parlamentin shqiptar kanë zënë ulset 27 kriminelë!”
Përballja e parë e kryetar Memlit, t`i bllokojë në sallën e Kuvendit, duke ua mbyllur karrierën e lartë partiake – Kryesinë. Një vendim i mençur dhe fort i duhur. Por, garda e vjetër, përfshi edhe ata dhe ato, që duke përfituar nga gjinia, ëndërrojnë pensionimin nga Parlamenti, nuk po pajtohen me humbjen e forcës drejtuese në parti!
Partitë e koalicionuara në PAN, të lindura nga një mitër e përgjakur e LPK-së, e sidomos nga LPK-ja puçiste e vitit 1998, e cila uzurpoi, forcërisht, me ndihmën e Tiranës zyrtare social-komuniste dhe agjentëve të dy shteteve armike të Kosovës, LPK-në e hershme, duke shkarkuar e pushtuar, turpshëm e kriminalisht Kryesinë e vjetër të ligjshme, me gjithë fletushkën “Zëri i Kosovës” dhe Fondin e gatshëm “Vendlindja thërret”, janë të pashpresë reformimi. Sepse krimet serike vrastare, janë plagë, që koha jo vetëm nuk i harron, nuk i shëron, por, përkundrazi i pezmaton, deri në kundërmim. Si të tilla, këto parti-banda, janë të paligjshme dhe duhet nxjerrë nga politika.
Partia, si anëtarësi, nuk është njësh me udhëheqjen partake. Por, nëse bashkëjetesa vazhdon, infekton, deri në toksim, edhe anëtarësinë. Andaj, nisma spastruese e Memlit, duhet të jetë rrënjësore. Dhe, kjo mund të realizohet me një udhëheqje të pastër, pa duar të përgjakura dhe të përbaltura, në krime dhe hajni zyrtare.
PDK duhet ta harrojë përrallën e ADN-së së UÇK-së! Përkundër, eprorët e saj kupolë, ata të cilët jo vetëm nuk e themeluan, nuk e drejtuan, nuk luftuan, por, edhe e sabotuan luftën. Dhe, këtë e thonë themeluesit faktik të UÇK-së së LPK-së. Për këtë ka dëshmi të pademantueshme, të pakundërshtueshme.
Nëse Memli realizon suksesshëm spastrimin e partisë, në qendër dhe bazë, tejkalon sfidën e parë bazike, atëherë, mund të bëjë emër, mund të jetë vetja e tij, mund të konkurojë ballëhapur, për ta qeverisur edhe Kosovën.
Albini i shumë sfidave: E para, spastrimi i RTK
Albini me LVV të tij, nuk gjeti shtet të mirëfilltë. Përkundër, gjeti anti-shtet. PAN-istët, të ngritur në pushtet, duke shkelur mbi kufoma, për ta ruajtur sundimin, pushtetarët vazhduan krimin dhe hajninë zyrtare, duke eliminuar me plumb kundërshtarët politikë, Albini, stoik, me aktivistët e tij luftarakë të dhunshëm, në kërkim të ndryshimit, u përgjakën, u burgosën, madje, edhe u vranë, njëri syrësh, Astrit Dehari, – kurban i Demarkacionit!
Albini e nismoi qeverisjen me shkarkimin e bordeve, si bazë logjistike kriminale e korruptive të institucioneve. Dhe, mirë bëri. Reagimi i opozitës ishte dhe vazhdon të jetë i ashpër me fjalë, por, i zbehtë në argumente, qesharak në arsyetime! “Largon kuadrot e opozitës, i vënë të pozitës, të vetët”,- thonin e thonë ata! Pra, opozita kërkonte vazhdimin e “avazit të vjetër!” Për 20 vjet kanë sunduar me krime, hajni, nepotizëm, abuzime. Tani rezistojnë me kundërshti ndryshimin! Opozita nuk zgjedhë fjalë as mjete. Nxinë çdo veprim të pozitës. Kalemxhinjtë i ka të bollshëm!
Në radhë është spastrimi i RTK. Një sfidë që dallon nga të tjerat. Sepse, çfarëdo seleksionimi nominativ, individual, do të ishte i mangët. Ke çka heqë, por, nuk ke çfarë lënë. Gjithëfarë “ujemi” është përzier në selinë e RTK, kinse “publike”. Tamam, i shkon përshtat togëfjalëshi – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -, por, pa vrasje. Abuzime e punësime me tepri: “Lë të ndodhet Kola në punë”, – thotë një urti, për ata që sorollatën koti, me duar në xhepa. Nepotizmi strehon këdo, falë edhe korruptimin. Rrjedhimisht, RTK është një katrahurë, që na kujton shprehjen: “Bir Selmani i nënës-o, çfarë të qajë më parë!”
Ndoshta, vënia e kyçit RTK-së, do të ishte zgjidhja më e pranueshme. Sepse, që këtej do të fillonte reforma e mirëfilltë përzgjedhëse ligjore, me testim konkurrues të pahile. Përcaktimi i numrit të nevojshëm të punonjësve, pa tepricë teknologjike, bazuar në numrin që kanë televizionet e zëshme private, plus shtesa për minoritetet. Përndryshe, shkarkimet individuale, veçsa hapin telashe e vonesa, që nuk prodhojnë zgjidhje reale.
Sipas drejtuesit sindikalist, Fadil Hoxha, tani RTK strehon e punëson edhe të përjashtuarit nga Bordet tjera. Fundja, “lë të vazhdojë kaosi dhe rroga të ecën!” Deri në këtë shkallë ka degraduar kjo medie “publike”.
Brenda një dekade, RTK u pushtua dy herë:
Herën e parë nga banda policore e Millosheviçit, me tytat e kallashëve.
Herën e dytë, nga banda lëpëkeiste të qeverisë së parë ilegale të Hashimit, me tytat e revoleve!
Janë, pikërisht, “yryshnikët” e Hashimit, ata që pushtuan RTK-në, tej 20 vjetë më parë, duke i përzënë, cinikisht e dhunshëm, gazetarët profesionistë, për t`i zëvendësuar me “gazetarë” amatorë, mediokër e hiçër!
Lidhur me flakjen nga puna e gazetarëve profesionistë, të Radio-Televizionit të Prishtinës, të cilët, përtej një dekade, ishin përballur me pushtuesin serbo-sllavë, ka shkruar dhe trajtuar gjerësisht, vite më parë, duajeni i gazetarisë kosovare, Bajram (Gjergj) Kabashi, viktimë përjashtuese e të dy bandave: të Millosheviçit dhe të Hashimit.
Të njëjtin veprim pushtues banditesk, Hashim Thaçi e ka bërë edhe me Redaksinë e Kosovës, pranë Radio-Televizionit Shqiptar, në Tiranë, më 1998, duke sjellur në atë Redaksi, ca rrospija e rrospihanë, përçarës e provokatorë të neveritshëm, në rrethana lufte, të shqiptarëve të përbotshëm!
Pas një zënke telefonike kërcënuese, me ministrin e Informacionit të Qeverisë të Bukoshit në Ekzil, Xhafer Shatrin, për ta dorëzuar Redaksinë Informative për Kosovën, në Tiranë, dhe kundërshtisë dinjitoze të tij, Hashimi porositi drenicarin e tij, për vrasjen e ministrit në fjalë. Dhe, pasoi sulmi banditesk i banditëve të porositur të Hashim “komandantit”!
Në derën-hyrëse të banesës-ministri, në Gjenevë, banditët atentatorë provuan të hynin, forcërisht. Në përleshje e sipër, plagosën me armë rojën e brendshme të Ministrisë. Vetëm mungesa e tij në zyre, e shpëtoi ministrin Xhafer Shatri, nga atentati i përgaditur. Pa fije turpi, Hashim presidenti, e shpërbleu organizatorin bandit të atentatit me titullin më të lartë – “Hero i Kosovës!” Ja, pra, ky ishte Presidenti monstër, i zgjedhur, në mënyrë banditeske, nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa!
Fundazi, kjo është sfida akute, që i ka rënë për hise Albinit me shokë, ta çlirojë mediumin publik, nga pushtuesit e dhunshëm, në Kosovën e çliruar nga NATO-pakti dhe të pushtuar nga bandat e Drenicës, Dukagjinit, Llapit.
Uroj, të bashkuar, do t`ia dalin!

Shkruan: Ramiz Tafilaj, drejtor i “Jalifat Publishing”
Në traditën tonë kombëtare, sidomos atë të folklorit e të gojëdhënave, shqiptarët kanë pasur gjithherë zemër të madhe, por fat jo të mirë. Shqiptarët kanë prejudikuar paqen, por nuk i kanë ikur luftës. Kanë pranuar sakrificën qoftë edhe me jetë, por nuk i janë nënshtruar askujt! Historia jonë është shkruar me gjakun e brezave të njëpasnjëshëm. Është skalitur në bjeshkët tona dhe u ka bërë shtrat luleve të fushave tona, për të na rikujtuar të kaluarën dhe për të na dhënë kurajo për të ardhmen.
Asnjë dromcë historike nuk është më e freskët se sa lufta e fundit në Kosovë. Luftë, e cila nuk ishte e barabartë, por e cila, përkundër shumë vuajtjeve e gjakut të derdhur, solli fitoren më të rëndësishme kombëtare dhe historike për shqiptarët si komb. Liria e Kosovës nuk ishte e liri. Ajo u pagua shtrenjtë! Por, vlera e saj mbetet e paçmueshme, ngase liria e Kosovës solli edhe pavarësinë e kësaj toke të bekuar të Dardanisë antike.
Nuk ka laps as letër që mundet ta përmbledhë krejt historinë e popullit tonë në Kosovë. Por, secili kontribut në evidentimin dhe përshkrimin e krimeve të luftës në Kosovë, i jep vlerën e duhur sakrificës së popullit tonë. Secili libër, punim shkencor, kumtesë, shkrim e botim në këtë kontekst, është një gurë shtesë në murin e kombtarizmës sonë i cili pasqyron atë që përjetuam dhe projeksionin vizionin për atë që duam nesër.
Në këtë vazhdë, edhe libri që ju lexues të nderuar e keni në duar, është një gurë solid dhe i rëndësisë së veçantë në murin e kombtarizmës sonë historike. Autori, Adem Lushaj ka bërë një punë të mrekullueshme në evidentimin, pasqyrimin dhe përshkrimin e krimeve serbe në Deçan, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Deçani si një vatër e kamotshme e atdhedashurisë, ishte edhe target i përpjekjes çnjerëzore serbe për çrrënjosjen e shqiptarëve nga vatrat e tyre shekullore.
Po, serbët kryen krime kundër neve, por ata humbën. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë fitorja jonë. Fitore, e cila sot përkujtohet në lapidaret e dëshmorëve, në bulevardet me emra trimash, në varrezat e martirëve, dhe shtëpitë kulla të rezistencës heroike, në familjet e të pagjeturve, dhe në odat që kanë mbet pa burra, e në shtëpitë e motrave pa vëllezër! Kudo nëpër Kosovë, ashtu edhe në Deçan, përsiatjet e lirisë janë të çiltra! Dëshmia e tyre është sakrifica jonë kombëtare.
Andaj, libri i autorit Lushaj, “Krimet Serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit” është monument i gjallë që i dedikohet atyre që me gjakun e tyre, paguan lirinë tonë. Libri është dëshmi e barbarizmit serb. Libri është mësim për gjeneratat e ardhshme. Plackitjet, djegiet, vrasjet, përzënia nga shtëpitë e tyre, deri tek dhunimet, autori Lushaj i dokumenton me saktësi viktimat dhe përshkruan me përkushtim ngjarjet.

Fuqia e argumentit të autorit Adem Lushaj, vjen nga kjartësia e fakteve që ai prezanton në këtë libër dokumentues dhe argumentues. Autori ka bërë një punë madhështore dhe lexuesit i ofron një mundësi unike për të kuptuar vuajtjen e Deçanit dhe krejt Kosovës.
Uroj që historia jonë të mbetet histori e papërsëritshme. Uroj që gjeneratat e ardhshme të vlerësojnë sakrificën vetëmohuese të së kaluarës dhe me vullnet të ndërtojnë perspektivën e së ardhmes!




Nga K. P. Traboini
Në Jugosllavinë e dytë, që doli nga Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria e kapur për fyti nga komunistët internacionalistë, që fshinë nga faqja e dheut çdo vlerë kombëtare, u bë thjeshtë një shtojcë e ekonomisë jugosllave. Barazimi i dinarit jugosllav me lekun shqiptar dhe heqja e doganave solli boshatisjen e tregut shqiptar. Jugosllavët blinin gjithçka në Shqipëri, mallrat e tregtarëve shkodranë, durrsakë, tiranas e korçar ngarkoheshin në karvanë kamionësh e dërgoheshin në Jugosllavi. Enver Hoxha që mendonte vetëm për konsolidimin e pushtetit të vet, me mendjen e vet djallëzore i mikloi jugosllavët që ta shihnin Shqipërinë si një kopsht i prapmë i Jugosllavisë së dytë, ose i Jugosllavisë së Titos. Ashtu si Kryeministri i sotëm që e ka bërë Beogradin si një vend ku mund të shkojë sa herë ti dojë qejfi edhe Enver Hoxha shkonte në Beograd dhe në eufori e sipër i dërgonte një letër të tillë Josif Broz Titos:
“Shoku Marshall: Populli ynë është i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për Federatën (Jugosllave) dhe për këtë gjë në vendin tonë po punohet me të gjitha forcat, por çështja (është) që ne duhet të marrim inisiativën e para për të kërkuar këtë gjë.[…] Ne kemi nevojë të na thuhet nga ju nëse ka ardhur momenti kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit ( me Jugosllavinë) e të mbërrijmë në konkluzione dhe, nga ana tjetër, do të dëshironim të na jepeshin dhe sqarime më plotësuese që ju i shihni të arsyeshme në lidhje me faktorë të tjerë të këtij problemi. /AQSH, Fondi 14, AP. Dosja 4, 1948./
Rezultati i këtij bashkimi ekonomik që pjesërisht u arrit dihet, ishte katastrofë, ani pse asnjëherë nuk është zënë në gojë nga politikanët. Për interesa të ngushta të ditës është anashkaluar dhe gjithnjë me parulla demagogjike se duhet të shohim përpara, se e kaluara duhet mbyllur si kapitull e tororisje të tjera. Në vitin 1945-1948 ekonomia shqiptare shkoi drejt shkatërrimit, madje edhe makineritë e ndryshme, aq sa kishte për kohën, nisën të çmontohen e të dërgoheshin në Jugosllavi. Jugosllavet blinin ar, stoli, stofra, orendi shtëpiake dhe çdo gjë që kishte vlerë. Produktet bujqësore e blegtorale niseshin ne Beograd me kamionë kur populli po binte në një gjendje të mjeruar. Gjatë luftës, shqiptarët nuk kaluan në zi buke siç kishte ndodhur në Itali dhe në Greqi, zija e bukës shqiptarëve u erdhi pas luftës kur Jugosllavia nuk la gjë pa marrë në Shqipëri duke boshatis tregun. Leku shqiptar që ishte më i fortë, u barazua me dinarin që nuk kishte vlerë dhe kuptohet që edhe në pikëpamje financiare Shqipëria po kapitullonte. Atëherë u lëshua tatimi i shtuar mbi fshatarët të cilët pothuaj gjysmën e prodhimit ishin detyruar t’ia jepnin shtetit. Nëse nuk jepej kishte persekutime, shpallje kulak, madje edhe pushkatime. Gjendja u bë aq dramatike sa një ekonomist i zoti si Nako Spiru doli kundër kësaj politike proteksioniste të Jugosllavisë mbi ekonominë shqiptare. Egërsia e jugosllavëve ishte aq e madhe në sulmet kundër Nako Spiros, i cili nuk kishte as mbrojtjen e filo-jugosllavit Enver Hoxha, sa i gjendur në një rreth vicioz pa rrugëdalje vrau veten. Megjithëse ekziston edhe hipoteza se e vranë agjentët e fshehtë të Enver Hoxhës. Nëse nuk do të lindte konflikti i Titos me udhëheqjen sovjetike, Shqipëria do të ishte kthyer në një republikë vasale e Jugosllavisë.
Edhe qëndrimi i Jugosllavisë së Parë që dominohej nga serbët, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve ka qenë gjithnjë armiqësor dhe agresiv. Krimet e serbëve në Kosovë në vitet 1913-1920 dhe me pas janë të paimagjinueshme. Gjenocidi më i madh që ka ndodhur në Europë para Luftës së Dytë Botërore, ka qenë ai i serbëve mbi shqiptarët, sa kishte arrit puna deri atje sa gjeneralët e Serbisë urdhëronin ushtarët e vet, kurseni plumbat, shqiptarët therini me bajoneta. Nuk qe aspak më e lehtë gjendja e shqiptarëve në Jugosllavinë e dytë. Por krimet e përbindshme të makinerisë ushtarake të Serbisë kulmoi në vitin 1998-1999. Tmerre që i pa gjithë bota, sa i detyroi amerikanët dhe aleatët europianë me forcat e NATO-s të ndërhynin e të ndërmerrnin një luftë me Serbinë. Po a mësoi mend Serbia në disfatën që pësoi nga ajo luftë. Mënyra se si është sjellë Serbia pas kësaj lufte të vitit 1999, tregon se ajo e ka pësuar, por asgjë nuk ka mësuar. Serbët sillen si të çmendur në politikën ndaj Kosovës. Ende vazhdojnë avazin bajat se Kosova na qenka Serbi, çfarë nuk ka qenë kurrë në histori. Kosova thjeshtë ka qenë tokë shqiptare e pushtuar nga Serbia e cila u kishte dashtë jo vetëm të kërkonte falje, por edhe të jepte reparacione për dëmet që i ka shkaktuar popullit të Kosovës gjatë afro një shekulli. Por nuk e bëri as njërën e as tjetrën. Serbia shfrytëzon interesin e politikës dhe diplomacisë europiane që nuk duan që Serbia të jetë një aleat dhe vasal i shtetit rus, ndaj për këtë e tolerojnë, e përkëdhelin, ja harrojnë gjenocidin e krimet, e gjithë kjo në kurriz të shqiptarëve. Kryeministri shqiptar që është faktor zero në politikën ndërkombëtare qoftë në Europë dhe në Ballkan, përpiqet të hyjë në loje duke lëshuar pe për dëshirat hegjemoniste serbe dhe për ta bërë atë dominante në Ballkan. Këto janë dëshira të vjetra të ripërtërira në kushte të reja. Serbia e sotme kërkon të ringrejë Jugosllavinë e Tretë, mbi kufomën e Jugosllavisë së Dytë, si fuqi e madhe ekonomike e zotëruese në Ballkan dhe me ambicie të shfrenuar për dalje në detin Adriatik. Ajo kërkon të shfrytëzojë portet shqiptare, të gjunjëzojë ekonominë e brishtë shqiptare me vërshimin e mallrave e produkteve serbe në tregun shqiptar, e si rrjedhojë asfiksimin e prodhuesve shqiptar. Kjo që po ndodh me një Mini-Shegen grotesk të tre palikarëve ballkanikë, mund të jetë me pasoja tragjike për prodhuesit shqiptar që do të falimentojnë, sepse edhe kështu pa vërshim të produkteve serbe mjaft vështirësi kanë.
Po pse e bën Edi Rama këtë paradë qesharake të cilën e stimulon me porosi edhe ndonjë gazetë franceze, kur dihet pozicioni i Francës në miqësinë e tyre tradicionale me Serbinë dhe aspak mirëdashëse për interesat e shqiptarëve në Ballkan. Nëse bëjmë një përqasje historike, gjithë ky flirt i kryeministrit shqiptar me Serbinë në vitin 2021 për ringjalljen e Jugosllavisë së Tretë mbi gërmadhat e Jugosllavisë së Dytë, janë krejt të ngjashme me koordinimet e Enver Hoxhës me Jugosllavinë e Dytë që Tito ngriti mbi gërmadhat e Jugosllavisë së parë të Karagjorgjoviçëve. Pra inspirimet e kryeministrit të Shqipërisë të vitit 2021 nuk janë gjë tjetër veç sjellja dhe bëmgjëmat e Enver Hoxhës në vitin 1945. Jo me kot ky kryeministër i sotëm tha në Parlament për baballarët komunistë që firmosnin dënime me vdekje, se kanë qenë në anën e duhur të historisë. Ky vezir-pashai ynë, kryemik i Serbisë, në të vërtetë me bëmgjëmat e veta aq të ngjashme me ato të Enver Hoxhës tregon se është në anën e duhur të çmendurisë. Gjithë problemi është se shteti shqiptar nuk ka asnjë mekanizëm mbrojtës kundër çmendurive të atyre që dalin në krye të pushtetit. Kësisoj një popull dhe një shtet mund të rrezikohet dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u mbrojtur nga një njeri që ka dalë nga kontrolli me veprimet që bën, madje duke shpërfillur edhe vendimet e gjykatës kushtetuese. Ky soj insani i papërgjegjshëm meriton të karantinohet në bunkerin e vet në Surrel. Prognozat janë që me një njeri të dalë nga kontrolli, duke e pas në krye të pushtetit Shqipëria është e rrezikuar për të rënë përsëri në diktaturë. Sepse nuk ka kush ta ndalojë të vetshpallet mbret; por meqë ka edhe goxha mjekër të hajthshme, mund ti japë vetes të drejtën të vetshpallet edhe Ajatollah. Në këtë verë të nxehtë përvëluese dhe me këto politika të çakërdisura u dashka thënë:
O Zot, ruaje Shqipërinë nga zjarri dhe i marri.
1 gusht 2021

Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto nën maskën e fesë.
(Sot kush janë kuçedrat antiamerikane ? )
Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi, me njerëzit që pretendonin që luftonin për dinë e dovlet, bashkëpunojnë me çetat shkatërrimtare greke.
« Esad Pasha, i cili e minoi Mbretërinë e Princit Vid duke i shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë, shpalosi idenë e ardhjes së një prijësi mysliman në krye të fronit shqiptar. Ky, me truqe të ndryshme, mundohet të bindë fshatarët e zonës, të cilët ende nuk e kishin të qartë konceptin e Shqipërisë së pavarur, se Turqia ende nuk na ka harruar dhe se duhej të përpiqeshim për të. «
(Sot po minohet amerikanizmi, dhe e duam Rusinë mbrapa)


Nga: Luan (Asllan) Dibrani
Pa durim pritem këtë vit heqjen e përkufizimit te masave kundër pandemisë edhe në shtet e Ballkanit ku gravitojnë shqiptarët. U nisem ditën e shtune nga Shtuttgardi me familje. Për shkak të ngarkesave te komunikacionit me pushuesit drejt Kroacisë ,Sllovenisë , Italisë Shqipërisë dhe Malit te Zi. Rruga ishte tejet e ngarkuar edhe përbrenda Gjermanisë ,po ashtu edhe në Austri ,por me orë të tëra pritem në aksin rrugor qe u nda të Zagrebi dhe u ndërlidhen me atë rruge shumë shtete nga Zvicra, Gjermania ,Suedia ,Norvegjia ,Holanda ,Polonia, Qekia ,Rumania etj .Pjesa ma e madhe vargut të veturave luksoze ishin ato të shqiptareve qe ia kishin mërsyer vendlindjes dhe pushimeve bregdetare. Një pushim te vogël një ditore e bëmë ne Dubrovnik .Vizituam një qytet të bukur me një arkitekture shume te ngjashme me kalatë dhe arkitekturën shqiptare .Malit te Zi na andante vetëm 60 km. Kaluam kufirin e Malit te Zi dhe hiq ma shume se 6 km pas një vargmalesh ,arritëm ne Igallo ,qyteti i parë i “Malit të zi” si pik turistike detare por e njohur me shume si “Banja e Igallos,ngjiten me Herceg Novin. Ish -presidenti dhe diktatori shtetëror jugosllav Tito kishte rezidencën e tij verore aty , Villa Galeb, qe shpesh pushimet i bënte këtu me skuadrën e vet ushtarake dhe politike. Igallo dhe Herceg Novi fillimisht ishte i banuar me ilir ,pra banorët e parë të Herceg Novit ishin ilirët. Ata ishin autokton por përplasjet politike dhe dinakëria greke me falsifikimin i historisë u zëvendësuan nga” grekët”.Me kalimin e kohës erdhën edhe sllavet serb e malazez por edhe sot e kësaj dite ka shume qytetar dhe një lloj nacionaliteti qe nuk e pranojnë as nacionalitetin malazez ,as atë serb, por as atë kroat qe sipas te gjitha studimeve dhe gjurmëve del se janë sllavizuar me dhune nga iliret duke iu ndërruar gjuhën .Ne mesin e tyre takuam doktorë dhe njerëz qe hapur shprehen se ne jemi si ju “as andaj as këndej” .Ta presim te ardhmen se çka do te thotë historia e vërtet!!! Gjurmë e rëndësishme të arkitekturës së qytetit u la nga iliret.

Pozita gjeografike e Igallos dhe perspektiva turistike!
Igallo është një qyteze në komunën e Herceg Novi në Malin e Zi. Pozicioni gjeografik dhe bukuria mahnitëse e natyrës i bëjnë Igalo dhe Herceg veqant .Dubrovniku i Kroacisë dhe Igallo vendet më tërheqëse turistike në bregdetin Adriatik të Malit të Zi. Igalo njihet si një vend turistik dhe falë shërimit – balta e detit nga “Mud Beach” – ose siç quhet ndryshe “Stara Banja”, është qendra e turizmit shëndetësor në Malin e Zi. Pushimet në Igalo janë një përvojë e vërtetë. Igalo ka mbi 260 ditë me diell në vit dhe temperatura mesatare vjetore është 15.7 ° C. Sezoni i larjes në Igallo zgjat nga maji deri në tetor. Kështu që pushimet në Igalo mund të zgjasin për 6-7 muaj . Pamje e objekteve te Banjës se Igallos dhe kompleksit te vilave te ish presidentit jugosllav Titos qe tani me i takojnë kompleksit të hotelit te Banjës Igallo.

Qyteza e Igallos e Malit të Zi dhe fqinji i tij i drejtpërdrejtë Herceg Novi janë strehuar në një gji të vogël të bukur në bregun jugperëndimor të Gjirit të Kotorrit në rrëzë të malit Orjen .Ky vend ishte kryqëzimi kryesor i civilizimeve. . Ilirët e lashtë,Grekët dhe Romakët kishin vendbanimet e tyre në gji, si dhe në kodrat fqinje. Që nga ajo kohë e më tej, fuqitë e mëdha në këtë zonë, të tilla si Bizanti, fiset sllave mesjetare, Venecianët, Spanjollët, Turqit, Francezët dhe Austro-Hungarezët, pushtuan dhe sunduan këtë pjesë të Gjirit. Të gjithë këta sundimtarë dhe kultura të ndryshme, ushtri të ndryshme, grupe fetare dhe etnike kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm në arkitekturën lokale, por edhe në mënyrën e jetës dhe mentalitetin e popullatës lokale. Duke ecur nëpër rrugët, sheshet dhe shkallët e Igallos ju mund të kaloni nëpër historinë e Mesdheut dhe në të njëjtën kohë të shijoni përfitimet e ofertës moderne.

Komuna Herceg Novi u shpall një “banjë deti dhe vendpushim shëndetësor klimatik” në 1929, megjithëse vendasit kanë ditur gjithmonë për njollat e baltës së detit bregdetar, baltën “Igallj”, por edhe ujin mineral “këneta e kripës Igalj”. Karakteristikat e llumit u testuan në vitin 1930 në laboratorin e vendpushimit të famshëm francez “Vichy”, kur u konfirmuan vetitë e jashtëzakonshme shëruese të peloidëve, të cilat deri në gjashtëdhjetë vjet më parë vendasit dhe mysafirët i përdornin me iniciativën e tyre, pa udhëzime mjekësore dhe pa pagese. Dhe, pas trajtimit, reumatizma e dhimbshme dhe përdhes ishin më të buta ose dhimbja u zhduk plotësisht. Procedura e trajtimit ishte e thjeshtë dhe në thelb nuk ka ndryshuar deri më sot.

Nga bregu i detit, disa dhjetëra metra i gjatë, njerëzit nxirrnin baltë të imët, të yndyrshme dhe ngjitëse dhe e lyenin në vende të dhimbshme ose në të gjithë trupin. Të mbështjella kështu me një shtresë me baltë, ata qëndruan në diell derisa të ishin tharë plotësisht, dhe mbetjet u lanë me ujë të ngrohtë deti. Përkundër zërit të mirë që u dëgjua shumë, u desh pak kohë, deri pas Luftës së Dytë Botërore, për të realizuar idenë e themelimit të një banjë në Igallo, e cila tani ka emër rajonal .

Faza e parë e Institutit “Dr Simo Millosheviq” u ndërtua në vitet 1960, dhe Qendra Shëndetësore Mesdhetare u ndërtua në periudhën nga 1980 në 1988. Sot, Instituti është institucioni më i madh
dhe më i famshëm për trajtimin multidisiplinar të banjës në Mesdhe, me rezultate të shkëlqyera në mjekësinë moderne fizike dhe parandaluese, programet e rehabilitimit.
Këtu shërohet sëmundja reumatike ,nyjet e eshtrave boshti kurrizor heqja e zgjebçave,eliminon dhimbjet akute dhe kronike etj !
Sëmundjet degjenerative të nyjeve dhe shpinës, sëmundjet inflamatore reumatizmale, sëmundjet metabolike të nyjeve dhe reumatizmin ekstartikular. Përparimet në kuptimin e patogjenezës së sëmundjes, diagnostikimit dhe përdorimit të “bazave te të dhënave” e kanë bërë pacientin tani në qendër të strategjisë së menaxhimit të sëmundjes. Kjo do të thotë që trajtimi planifikohet dhe kryhet individualisht, në përputhje me simptomat, sëmundjet shoqëruese (sëmundjet e shtuara), moshën dhe gjendjen e përgjithshme të pacientit.

Pamje e publikut gjat pushim e dhe masazhimi me balten shëruese ne Igalo te Malit te Zi
Kapacitetet terapeutike të Institutit Igalo, përfshirë aplikimin e burimeve natyrore të baltës mjekësore Igallo dhe ujit mineral, mundësojnë një qasje individuale për secilin pacient dhe aplikimin e një game të gjerë modalitetesh terapeutike.
Cilësia e trajtimit u vlerësua më e larta nga ekspertët e Spitalit Universitar në Oslo dhe sipas të gjitha kritereve të cilësisë së shërbimit dhe ekspertizës, në Mars 2018. Instituti Igalo është institucioni i parë i renditur i këtij lloji në Evropë. Kjo siguroi nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë me qeverinë norvegjeze dhe mirëmbajtjen e vazhdimësisë së marrëveshjes për trajtimin e pacientëve reumatikë norvegjezë.

Balta shëruese krijohet duke marrë ujërat termale shëruese të banjës nga thellësitë e mëdha, llumi më i mirë i cili është jashtëzakonisht i pasur me lëndë ushqyese dhe minerale. Kjo lloj balte shëruese përmban deri në disa mijëra herë përqendrim më të lartë të elementeve dhe përbërjeve sesa ka uji shërues. Ekzistojnë lloje të ndryshme të baltës shëruese në planetin tonë, secila me vetitë e veta shëruese. Cilësia e baltës ndryshon nga vendi në vend, kontinent në kontinent. Cilësia dhe vetitë shëruese të baltës ndikohen nga formimi i tokës, mineralet që janë në të, si dhe organizmat e tjerë bimorë dhe shtazorë që jetojnë atje. Balta shëruese përbëhet nga grimca të vogla dhe të imëta që mundësojnë kontakt të ngushtë me lëkurën dhe japin një efekt të fortë terapeutik. Kjo procedurë, përveç termike, ka një efekt kimik në lëkurë dhe në të gjithë trupin duke thithur përbërës kimikë. Është vërtetuar se fërkimi i trupit me këtë baltë, së bashku me rrezet e diellit, ndihmon në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme reumatizmale, nervit shiatik, venave me variçe, sëmundjeve të lëkurës, etj. Gjithashtu është vënë re se zgjebja zhduket dhe ekzema zhduket, lëkura rinovohet plagët shërohen. Besohet se Kleopatra e ushqeu bukurinë e saj me baltën shëruese të detit, sepse dihet që ajo përmban mbi 20 lloje mineralesh që kanë një rëndësi të madhe për trupin tonë. Ajo e përdori atë për kujdesin e lëkurës pasi përshpejton qarkullimin dhe rikthen strukturën dhe shkëlqimin e saj të mëndafshtë.
Igalo si pikë turistike me një plazhë te baltosur detare kaloj në një Bano moderne!
Banja Igallo u themelua si vendpushimi i parë shëndetësor natyror i Adriatikut. Pastaj u hap një repart për fëmijë me 200 shtretër, dhe në dekadat e kaluara e gjitha u shndërrua në një qendër
rehabilitimi shëndetësore, jashtëzakonisht të pajisur mirë me rreth 1,600 shtretër, me staf mjekësor profesional dhe dy institucione të arsimit të lartë që punojnë këtu (Mbretëresha Jelena Shkolla e Infermierisë)., Fakulteti i Fizioterapisë së Aplikuar).
Institucioni ka fituar një reputacion të lakmueshëm ndërkombëtar dhe përdoret si banjë, kështu që tani mysafirët vijnë nga e gjithë bota për të forcuar shëndetin këtu, për të kontrolluar peshën e trupit, për të zvogëluar stresin, për të shëruar sportet dhe dëmtimet e tjera dhe për të eleminuar dhimbjet akute dhe kronike. Balta, e cila është ende e mbuluar nga bari i detit në shtratin e detit Igalo, është e trashë disa centimetra deri në gjysmë metër dhe është një peloid me përbërje kryesisht minerale, me një erë të dobët të sulfurit të hidrogjenit. Përbëhet nga 61.20 për qind lëndë minerale, 10.32 për qind lëndë organike, dhe pjesa tjetër është ujë.
Ata që kanë nevojë për ndihmë shpesh e përdorin atë edhe sot, në marrëveshje me Krijuesin, duke i përshkruar vetes numrin dhe kohën e terapive. Nuk është njësoj si kur e bëjnë atë nën kontrollin e ekspertëve, por është e vërtetë që është e dobishme në të dy rastet.
Doktorin popullor “ i unazave ,boshtit kurrizor”etj Milan Setençiç!
Pos kësaj vlere qe ka Igallo si pikë turistike dhe Banjon që posedon i mbesim borxh nëse nuk e përmendim edhe doktorin popullor “ të unazave ,boshtit kurrizor”etj Milan Setençiç.
Ai me duart e arta i cili ka bere një emër “heq” të gjitha këto: dhimbje të nervit shiatik, spondilozë, lumbago, dhimbje shpine, madje edhe pafuqinë nga boshti kurrizor etj?!
Milani nuk është mjek por ,rrjedh nga familja e prindërve si mjek të dekoruar ne periudhat e veta te veprimtarisë , por ai pretendon të zgjidhë probleme të ndryshme. Shëro nga koka deri te këmbët, zgjidh problemin që ka njeriu në shtrat i kuruar me sëmundje kronike… Një shërbim apo kontrolle te ky bëhet vetëm për 40 €.Ai shprehet se çdo sëmundje ka një pjesë psikosomatike, ka një bllokim të qarkullimit, pra rrjedhën e energjisë, dhe ka edhe një efekt kujtese që lë stresin, sepse stresi grumbullohet nga koka te këmbët. Pos vizitës qe unë bëra te ky mjek për unaza aty e pash se ka shume klient nga shume vende madje edhe nga Kosova. I informoj ata qe kanë nevoje se fillimisht duhet bërë termini përmes numrit të telefonit 0038269638800 ose përmes emailit dacosetencic@hotmail.com. Edhe ne këtë qytet ka shumë e shqiptar afarist dhe të thjesht te cilët përpiqen ta ruajnë kulturën, gjuhen dhe karakteret veta nacionale.
Foto-reportazh nga Luan Asllan Dibrani nga Igallo Mali i Zi vendpushim dhe rehabilitim nga shumë sëmundje të ndryshme!Korrik 2021