Kreu Blog Faqe 1629

Papa Klementi i XI me origjinë Shqiptare, mbrojtës i identitetit kombëtar të Shqiptarëve

Nga Frank Shkreli

Me rastin e 300-vjetorit të ndarjes së tij nga kjo jetë

Ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Vatikanit dhe Republikës së Shqipërisë si dhe 300-vjetorin e vdekjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementit të XI me origjinë shqiptare nga ana e babait, i njohur ndryshe si Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani). Me këtë rast, javën që kaloi, u mbajtën seminare në Romë dhe në Tiranë për të kujtuar këto dy përvjetore me rëndësi.

Sipas të dhënave nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Vatikanit si dhe të programit shqip të radio Vatikanit, javën që kaloi me 12 korrik, 2021 nën drejtimin e të Ngarkuarës me Punë pranë Vatikanit, diplomates shqiptare, Majlinda Doda, në sallën prestigjoze Zuccari të Senatit të Republikës italiane, u organizua Konferenca me titull: “Roli i Papa Klementit XI për Rizgjimin e Identitetit Shqiptar dhe të Kulturës Italiane të Kohës.” Në konferencën — e cila u inaugurua nga Presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën, Kardinali Gianfranco Ravasi, me një përshëndetje edhe nga Presidentja e Senatit të Republikës italiane, Maria Elisabeta Alberti Casellati — morën pjesë studiues të njohur arbëreshë, shqiptarë dhe italianë. Ndër ta, Profesori arbëresh Françesco Altimari i Universitetit të Kalabrisë paraqiti studimin me titull: “Papa Albani për Rilindjen Kulturore shqiptare dhe arbëreshe”. Profesori shqiptar Gëzim Gurga nga Universiteti i Palermos solli referatin, “Mësimi i Gjuhës shqipe nën Pontifikatin e Papës Albani”. Ndërkohë që Profesoresha italiane Carla De Bellis e Universitetit, “La Sapienza” në Romë foli për lidhjet e Papa “Klementit XI me Akademitë Romake.” Ndërsa në fund të seminarit, në kujtim të këtyre dy përvjetorëve me rëndësi për historinë e marrëdhënieve të lashta dhe aktuale midis Vatikanit dhe Shqipërisë, artisti arbëresh, Franco Azzinari paraqiti pikturën unike kushtuar Papës Françesku dhe takimit të tij imagjinar me Papa Klementin XI (Albani), titulluar “Malli i Arbërit”, duke prezantuar dy papë që kanë patur dhe kanë një dashuri e përkushtim ndaj popullit shqiptar e arbëresh. Kardinali Gianfranco Ravasi u tha të pranishëmve se kjo pikturë do të vendoset në Vatikan, simbol i marrëdhënieve, historikisht, të ngushta midis Vatikanit dhe shqiptarëve, me përjashtim të periudhës së politikës patologjike të regjimit komunist të Enver Hoxhës, që ishte më i interesuar të vriste fetarë dhe poetën.

Sipas informacionit nga Ambasada shqiptare, e Ngarkuara me Punë e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Doda njoftoi se konferenca e javës që kaloi – në kujtim të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan due të 300-vjetorit të vdekjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementi i XI — është vetëm fillimi i disa aktiviteteve të tjera gjatë këtij viti. Diplomatja shqiptare, citohet t’u ketë thënë të pranishëmve se,”Këto manifestime hapen pikërisht me Papa Klementin XI — i cili udhëhoqi Kishën Katolike për 21 vjet — për të sjellë në vëmëndje lidhjet e lashta midis Vatikanit dhe Shqipërisë, interesimin e Klementit XI për popullin shqiptar e Shqipërinë e pushtuar nga turqit, përpjekjet për ruajtjen e identitetit, të gjuhës shqipe dhe fesë katolike, por për të venë në dukje edhe kontributin e tij në fushën e kulturës dhe të artit në përgjithësi”, nënvijoi Përfaqsuesja diplomatike e Shqipërisë pranë Vatikanit. Në atë konferencën e Romës, njoftohet se u fol edhe për marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skendërbeut, “I gjithmonshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrënisë”, siç u kishte thenë Papa Pali i VI mërgimtarëve shqiptarë në Romë (1968), me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar. Gjatë diskutimeve të konferencës në Romë, javën që kaloi, u theksua gjithashtu persekutimi i klerit katolik në Shqipëri gjatë regjimit komunist dhe u nënvijua edhe ndihma e Vatikanit për Shqipërinë pas shembjes së komunizmit zyrtar në vitin 1991 e deri më sot.

Ia vlen të kujtohet se 30-vjetë më parë u vendosën lidhjet diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit me 7 shtator, 1991, një përvjetor ky që u shënua gjithashtu me këtë rast. Përfaqsuesi i parë diplomatik i Vatikanit, ose Nunci i parë Apostolik në Shqipëri, ishte ipeshkvi indian, Ivan Dias, ndërsa Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë Shënjte ishte Willy Kamsi, i cili i ka paraqitur Letrat Kredenciale Papës Gjon Palit II, pak para se ai të bënte vizitën historike të një Pape në Shqipëri, (25 prill 1993).

Ndërkaq, javën që kaloi në Tiranë u organizua gjithashtu një konferencë e dytë shkencore nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkpunim me Përfaqësinë Diplomatike të Papës – Nunciataura Apostolike në Tiranë – me rastin e këtyre përvjetorëve ku u theksua, nga folës të ndryshëm, se figura e Papa Klementit të XI — Papës me origjinë nga Shqipëria e Veriut — është një figurë identitare për kombin shqiptar, ashtu siç janë Gjergj Kastrioti -Skenderbe dhe Nëna Tereze. Në konferencën e Tiranës me temën, “Papa Klementi XI dhe Shqipëria” u diskutua, ndër të tjera, për Papa Klementin XI si një mbrojtës i identitetit kombëtar të shqiptarëve. U theksua se burime të ndryshme të kohës së tij, flasin për krenarinë e Papa Klementit XI për prejardhjen e tij shqiptare. Folësit e ndryshëm në konferencën e Tiranës theksuan, ndër të tjera, lidhjet e ngushta që Papa Klementi XI kishte me popullin dhe Kishën Katolike Shqiptare të asaj periudhe historike. Për këtë subjekt dhe për lidhjet e tija me viset shqiptare folën akademikë dhe historianë të njohur, si Prof. Bardhyl Demiraj, Prof. Francesco Altimari, Dom Nikë Ukgjini, At Mikel Pllumbaj, Prof. Evalda Paci, Prof. Ardian Ndreca dhe Dr. Albin Saraçi, e tё tjerё.

Sipas një njoftimi në portalin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Kryetari i këtij enti të dijes, Skender Gjinushi theksoi mes shumë meritave të Papa Klementit të 11-të, “përgjithësimin e etnonimit të ri të vendit dhe të popullit, Shqipëri e shqiptar, që u përdorën për herë të parë si zëvendësues Arbëri e arbër në procesverbalet e Kuvendit të Mërqisë, i njohur ndryshe si Kuvendi i Arbnit”. Në njoftimin e Akademisë mbi punimet e konferencës, thuhet se Z. Gjinushi foli edhe për disa iniciativa me rëndësi historike-epokale, që ka ndërmarrë gjatë jetës së tij Papa Klementi i XI -Albani, në favor të vendit të tij të origjinës.

Konferencën jubilare në Tiranë e ka përshëndetur edhe Arkipeshkvi Luigi Bonazzi, përfaqsues i Vatikanit në Shqipëri, i cili ka theksuar se Papa Klementi XI ka mbështetur Kuvendin e Arbnit dhe shqipen. Ai foli edhe për praninë e Selisë së Shenjtë në botën arbërore deri në ditët e sotme dhe theksoi faktin që Papa Klementi XI rridhte nga një familje me origjinë shqiptare dhe ishte mbështes i Arbërit, thuhet në njoftimin mbi punimet e koneferencës jubilare në Tiranë. Papa Klementi XI krenohej me prejardhjen me origjinë shqiptare, citohet të ketë thenë arkipeshkvi Luigi Bonazzi, duke theksuar se gjithmonë ka ekzistuar një lidhje e ngushtë mes Selisë së Shenjtë dhe popullit shqiptar. Ndërkaq, një folës tjetër, Dom Nikë Ukgjini në kumtesën, “Mërqia – kisha e Kuvendit të Arbrit, në të kaluarën dhe sot”, tha se origjina e Papa Klementit është nga Laçi i Shqipërisë dhe solli dëshmi për zhvillimin e Kuvendit të Arbërit në kishën e Mërqisë në Lezhë. Ai theksoi nxitjen dhe përkrahjen e Papa Albanit për Kuvendin e Arbërit në një kohë kur një nga tiparet dalluese të papatit ka qenë në të gjitha kohët, përpjekja e tij për të qëndruar pranë vështirësive e rreziqeve që u janë kërcënuar nga armiqtë e jashtëm, e sidomos gjatë pushtimit 500-vjeçar të perandorisë osmane, tha ai. Papa Klementi ishte figurë botërore kryesore e kohës, shtoi mes të tjerave Dom Nik Ukgjini, ndërsa paraqiti të dhëna për famullinë e Mërqisë në Lezhë, ku është mbledh Kuvendi i Arbërit, miratuar nga Papa Albani, Klementi i XI.

Sipas portalit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë edhe folësit e tjerë theksuan prejardhjen shqiptare dhe kontributet e ndryshme të Papës Klementit XI, përfshir Prof. Bardhyl Demiraj i cili në kumtesën, “Papa Klementi XI në kujtesën kolektive shqiptare”, nënvijoi kontributet e vazhdueshme të Klementit të XI për të bashkuar krishtërimin në Shqipëri, ku kisha katolike e ortodokse bashkëjetuan paqësisht, ndërsa theksoi se Papa Klementi luftoi edhe kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Ndërsa Prof. Francesco Altimari në kumtesën: “Regeneratio albanica: roli i Papës Klementi XI për zgjimin e kulturës dhe të identitetit në botën shqiptare”, diskutoi për prejardhjen shqiptare të Papa Klementit-Albani duke u kujdesur posaçërisht për fatin e vendit të paraardhësve të tij, me prejardhje nga familja fisnike e Mikel Laçit. Familja e Papa Klementit XI u vendos në Urbino të Italisë dhe mori mbiemrin Albani, tha ai. Prof. Altimari citohet të ketë theksuar në konferencën shkencore se në kohën e Papa Klementit pati edhe një rilindje të arbëreshëve, ku klerikët ishin të parët që nisën të shkruajnë në gjuhën shqipe. Një tjetër folës, Àt Mikel Pllumbaj në kumtesën “Papa Klementi dhe Illyricum Sacrum”, foli për enciklopedinë madhore me 9 vëllime dhe 5500 faqe, ku flitet për historinë e ilirëve e arbërorëve ku sipas tij edhe aty Papa Klementi XI zë vend të rëndësishëm edhe si atdhetar shqiptar. Përmblëdhjen e shkurtë të raportit mbi punimet e konferencës mund ta lexoni në faqen e Alademisë së Shkencave , përfshir folësit e tjerë.

Siç vihet në dukje nga prezantimet akademike në dy konferencat jubilare me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Vatikanit dhe Shqipërisë dhe të 300-vjetorit të shkuarjes në amshim të Papës shqiptar, Klementit XI, lidhjet midis Kombit shqiptar dhe Vatikanit janë të lashta dhe vazhdojnë të përmirësohen pas periudhës së errët komuniste. Ato janë forcuar, sidomos, këto tre dekadat e fundit me vizitat e dy Papëve në Shqipëri: Papës Gjon Pali II në vitin 1993 dhe Papës Françesku në vitin 2014 dhe vizitave të zytarëve të lartë shqiptarë në Vatikan, gjatë viteve.

Konfrencat jubilare me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan dhe kujtimi i 300-vjetorit të vdekjes së Papa Klementit XI si dhe vizitat historike të Papës Françesku në Shqipëri në shtator 2014, ashtu siç ishte edhe vizita e Papës Gjon Palit të Dytë në prill 1993 në tokën arbërore — megjithë historinë e persekutimeve të regjimit komunist ndaj kundërshtarëve të tij, përfshir Kishën Katolike Shqiptare, qoftë për arsye fetare ose politike, tregon se në këtë jetë gjithçka ngjallet e përtërihet. Arsyeja, e vërteta dhe e drejta — megjithëse, për fat të keq kishin humbur rrugën gjatë regjimit komunist në Shqipëri, tani mund të shpresojmë se — më në fund — e kanë gjetur rrugën dhe vendin që u takon në tokën e Arbërit dhe se e mira, më në fund, triumfon gjithmonë mbi të keqën dhe që Kombit shqiptar — pas 30-vjet tranzicion të mundimshëm — shpresojmë që t’i hapen shtigje të reja kah liria, e vërteta dhe drejtësia e përhershme. Shpresojmë, pasi shpresa vdes e fundit!

Papa aktual Françesku në një takim imagjinar me Papa Klementin e XI, vepër e artistit arbëresh, Franco Azzinari.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Vatikanit

E Ngarkuara me Punë e Republikës së Shqipërisë, Majlinda Doda gjatë konferencës në Romë, kushtuar 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan dhe 300-vjetorit të vdekjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementit XI me Presidentin e Këshillit Papnor për Kulturën, Kardinalin Gianfranco Ravasi/

Pjesëmarrsit në Konferencën jubilare të organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave në bashkpunim me Nuncin Apostolik, përfaqsuesin diplomatik të Vatikanit në Shqipëri.

Papa Françesku

Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës

0

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Ishte viti 2014 kur duke lexuar Kadarenë, te vetmin që shumë herët foli për krime serbe në Kosovë. M ‘ u mbush mendha edhe mua dhe e bëra këte shkrim që po e lexoni.

Heshtja qytetare ndaj ç ‘njerëzimit të femrës shqiptare të Kosovës nga serbët mbeti vetëm në zemrat e atyre që e përjetuan.

Ne mendonim që Serbia “do pohon duke nxjerrë fakte “, gaboheshim shumë rëndë .

“Shqipja e vjetër, si të parandiente një gjëmë të ardhshme, për përdhunimin e femrës e krijoi fjalën dyfish të rëndë “çnjerëzimi” (Kështu thotë Kadare tek shkrimi i tij “Mbi krimin në Ballkan”).

Dramën e grave të Kosovës, në luftën e fundit, nuk ka kohë që mund ta shlyejë. Nuk ka kohë që mund ta heqë nga kujtesa e botës së civilizuar, që këto mizori të njohura prej shekujsh e mijëvjeçarësh, që u kthye në mjet lufte, me qëllim të caktuar: thyerjen e moralit të një populli.

Qëllimi i caktuar: thyerja e moralit të grave e burrave, por më së keqi goditjes së moralit jo vetëm të brezit që e përjetonte por edhe brezave të ardhshëm.

Kishim të bënim me një popull që kur e sheh fëmijën e vet duke fjetur thotë: “Po fle si i prerë në fyt” (“Spava kao zaklan”-kështu thonë serbët), ndaj një populli që për fëmijët në përgjithësi thotë se: “po fle si qengj” (kështu thonë shqiptarët).

Çka është çnjerëzimi? Sigurishtë se çnjerzimi është më i rëndë se çnderimi, pra më i rëndë se dhunimi. Historia jonë e njeh shumë mirë çnjerëzimin, e njeh shumë mirë se si mbrohet mu si ato skena tragjike të hedhjes së grave suljote nga shkëmbi në humnerë për të mos rënë gjallë në duar të kriminelëve (vërejtja ime; autori e ka fjalën per ushtarët e Perandorisë turke).

Shtazërimet e kryera ndaj femrës sonë nga serbët, kanë rënë në heshtje. Ato shtazërime kanë kaluar në harresë. Ato shtazërime në mbi 20 mijë femra të Kosovës, e që është një trishtim i madh, për të cilat një pjesë e politikanëve e harruan krejtësisht se çka ndodhi.

Çnjerëzimi është një armë e luftës, e cila të poshtëron, por nëse heshtet, viktima bëhet dhunues. Kalvari i vërtetë i çnjerëzimeve, në luftën e armatosur në vitet 1998-1999, sipas shënimeve ishin ngjarjet që më së shumti në botë u mbuluan nga shtypi, radiot dhe TV-të ndërkombëtare. Por, e rëndë është heshtja jonë, pra heshtja e klasës politike të Kosovës.

Çnjerzimin e femrës shqiptare ne luftën e armatosur te shqiptarëve te Kosoves për çlirim shoqëria jonë duhej ta theksonte vazhdimisht para opinionit të bashkësisë ndërkombëtare, siç e bëri Serbia me shumë lehtësi shfaqjen dhe angazhimin e Karla Del Pontes dhe Dick Martit, dhe me këtë shfaqje te karladelponteve e dickmartave, per gjoja krimet e UÇK-se që paska bërë kundër “robërve të luftës (athua ku ishin ata robër lufte?!) ne opinionin ndërkombëtar krijoj një ndjesi që ne shqiptaret mos ti dhimbsemi askujt. Jo pra, nuk i dhimbsemi më askujt!

Të dhënat nuk mungojnë, por përderisa krimi është i dënuar në emër të moralit, instancat e drejtësisë bëhen kuadër fizik nëpër të cilin viktimat duhet të kalojnë, për të kërkuar drejtësi. Ishte ajo kohë që ne e heshtëm dhe e harruam, koha kur tërë bota u vu në dijeni për krimin serb.

Pasi një popull u shtyp dhe u masakrua vite me radhë, pasi u mbytën me thikë mbi 800 fëmijë të moshës nën 5 vjeç, pasi u përdhunuan mijëra gra e vajza, pasi u deportuan barbarisht rreth një milion njerëz, heshtja jonë bën që provokimi ende të vazhdojë.

Për arsye të njohura, ne ende heshtim për atë që ne ishim hebrenjtë e fundit në kampet çnjerëzuese të Milosheviçit. Duke na falënderuar neve, prijësve tanë te klasës politike, bota e filloi heshtjen. Dhe, bota vazhdon të jetë përsëri e verbër. Ky është një shans më tepër që çnjerëzuesit të bëhen “viktima”

Deklarata e paqes vs mitit të Vuk Brankoviqit

0
Nga Dr Sadri RAMABAJA

Presidenti serb, Vuçiq, për mediat e Beogradit nuk do të ngurrojë të pohoj se qëndrimi i delegacionit kosovar ishte i strukturuar dhe se ata tentojnë të promovojë “një politikë të re që po përpiqen ta shtyjnë në të gjithë rajonin, sepse Serbia është ekonomikisht më e fortë.”

Prishtinë, 20 korrik – Në takimin e dytë në Bruksel mes delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës – Albin Kurti dhe atij serb, të kryesuar nga presidenti serb – Aleksandar Vuçiq, delegacioni shqiptar ofroi një Deklaratë të Paqes me gjashtë nene, siç u shpreh kryeministri, e  balancuar, e cila flet për zotimin për mossulmim të njëri-tjetrit dhe për reciprocitet të të drejtave.

Tok me këtë deklaratë kryeministri Kurti ia ofroi, përveç palës ndërmjetësuese, edhe presidentit serb, tri libra të veçantë: i pari që ka të bëjë me rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës; i dyti, me listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, po gjatë luftës së fundit (1998/99) dhe librin voluminoz në dy gjuhë – shqip e anglisht “Muhaxhirët – Dosja Britanike”, ku objekt trajtimi është dëbimi ishqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Libri i fundit është dëshmia më e fuqishme për gjenocidin që ushtroi Serbia në vitet 1878/79. Ai akt mund të cilësohet si gjenocidi i parë i projektuar dhe ekzekutuar nga qeveria serbe.

Në njoftimin që zoti Gould, diplomat anglez, shkruar për Markezin e Salisbury-t më 26 shkurt 1879, potencohet qartë akti i planifikuar për egzekutimin e gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare të krahinës së Toplicës, Nishit, Pirotit, Kurshumlisë e Vrajës…
“Si një hap paraprak në drejtim të organizimit të rregullt administrativ të territoreve që i janë dhënë kohët e fundit, Qeveria Serbe ka parashikuar hartimin e një liste ku do të renditen fshatrat e përfshirë në secilën nga të kat[ra provincat, mes të cilave ndahen këto fshatra. Sipas kësaj liste, janë 248 fshatra në krahinën e Nishit, 189 në atë të Pirotit, i njejti numër në atë të Vrajës, dhe 372 në atë të Toplicës, ose të gjithë bashkë 998 fshatra në të katra provincat e sipër-përmendura.”

Këtij akti i kishte paraprirë indoktrinimi i thellë i popullsisë serbe nga ana e Kishës dhe shkollës tok, për dekada me radhë.

Ngjashëm ishte vepruar edhe me parapërgaditjen e gjenocidit të dytë (1912/1913) dhe atij të tretë 1998/1999.

​​​​​​***

Në literaturën serbe është i njohur sidomos opusi i këngëve popullore nën siglën “Cikli i Kosovës”. E gjithë krijimtaria e këtij opusi bazohet kryesisht në tri motive: atë të trimërisë, të tradhëtisë dhe mallkimit.

Motivi i gjithë ciklit që ka të bëjë me tradhëtinë ka për kryepersonazh princin serb Vuk Brankoviq, që me kalimi e kohës do të shndërrohet në gjithë literaturn serbe në sinonim të tradhëtisë.

Vlenë të potencohet fakti se Shteti dhe Kisha Serbe ishin akorduar që t’ia dërzonin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kryekriminelin Slobodan Milosheviq pikërisht më 28 qersor 2001, në ditën që Kisha e kishte imponuar me kohë si kryefestë serbe bazuar në mitin serb mbi Kovësn (Dita e Betejës së Kosovës – 28 qershor 1389), e quajtur Vidovdan.  Ai po dorëzohej, jo si hero, por si tradhëtar, mbi të cilin tashmë po binte mallkimi, meqë serbët sërish po e humbasin Kosovën.
Le të kujtojmë sibolikën e fuqishme serbe: Milosheviqi po i dorëzohej Gjykatës së Drejtësisë Nëdrkombëtare, jo pse kishte shkaktuar gjenocidin e tretë të Serbisë ndaj shqiptarëve brenda një shekulli (1878/1912/1999), por pse e humbi Kosovën.

Kjo simbolikë që ndërlidhet me mallkimin serb, duhet t’i jetë kujtuar Aleksandar Vuçiqit në çastet kur Albin Kurti ia kishte përplasur në fëtyrë faktet mbi tri gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve, ndoshta më pak se segmente të opusit mbi tradhëtinë e Vuk Brankoviqit.

Sipas mediave të Beogradit, një debat i ashpër shpërtheu që në hapje të takimit, sepse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim akuzoi Serbinë për kryerjen e tre gjenocideve kundër shqiptarëve, nga 1878 deri në 1999.

Duke folur për televizionin serb RTS nga Brukseli, Aleksandar Vuçiq u shpreh plot mllef e teatralitet në raport me kërkesat e palës shqiptare. Ai pohoi se Albin Kurti vuri në dukje gjatë takimit të sotëm se, Serbia kishte kryer  gjenocid të trefishtë ndaj shqiptarëve dhe se Serbia duhet të përballej me të kaluarën.

Por, si president i përgjegjshëm, u shpreh se “do të ndaj fatin me njerëzit e tij në Kosovë e Metohi”!

Presidenti serb, Vuçiq, për mediat e Beogradit nuk do të ngurrojë të pohoj se qëndrimi i delegacionit kosovar ishte i strukturuar dhe se ata tentojnë të promovojë “një politikë të re që ata po përpiqen ta shtyjnë në të gjithë rajonin, sepse Serbia është ekonomikisht më e fortë.”
Shqetësimi kësaj radhe duket se ka të bëjë, jo thejeshtë me simbolikën që ndërlidhet me tradhëtinë e Vuk Brankoviqit dhe me emrin e Slobodan Milosheviqit, mbi të cilin ra mallkimi serb, sa me vet dështimin e tij si politikan dhe Fyrer-i (Voxha) i Serbisë. Ai tashmë nuk e fsheh dot dronë se, qëndrimi i qevrisë së kryeministrit Kurti do t’ia prish në themel projektit serb mbi të ashtuquajturin “Minis-Shengen”, si hap i parë i makroprojektit e mbiquajtur“Bota Serbe”, që e promovoi ndërkohë ministri i tij fashist Aleksandar Vulin.

Na duhet një ringritje e re shtetërore dhe nacionale

0

Skënder Mulliqi

Qytetarët në vend që të gjëjnë qetësinë shpirtërore pas luftës, po jetojnë në frikë dhe në stres nga tensionet gjithnjë të ngritura politike .Së cili është kriteri, rregullat dhe kufiri i gjithë kësaj, nuk po e dinë askush.Jetuam në frikë për 50 vite nën okupimin nga Serbia, deri sa u shliruam më luftë në vitin 1999.Këto vuajtje dhe gjithë këto të këqija që nga goditën historikisht, na bëjnë gjithnjë të brengosur për fatin e popullit dhe të shtetit të ri të Kosovës.Njerëzit e pushteteve të deritashme , dhe tash si opozitarë sikur nuk po shohin që Kosova mud të rreshqët në kaos nga mos marrja e përgjegjësive të tyre politike .Me opstrukcione politike , me vazhdimin e krizave ekonomike , nuk ka mundësi të realizohen aspiratat e të bëri shtet ligjor dhe demokratik,Nuk jam i sigurt kështu së ndonjëherë do të gjejmë rrugën për Evropën e Bashkuar.Njerëzit nuk I harrojnë mashtrimet , manipulimet e përditshme , në synim të realizimit të interesave përsonale .

Duhet të mësohemi më rrotacionin që sjellë sistemi shumëpartiak pluralist.Qetetarët shumica më zgjedhjet e fundit nacionale kan bërë përzgjedhjen së kënd më e besuar politikisht .I besuan forcat e reja politike si ndryshim imediat për Kosovën dhe të ardhmën e saj.Vota plebishitare duhet të respektohet nga opozita , e jo të vazhdohet më avazin e vjetër të politikës , e cila nuk u tregua productive .Vendi i nevoitet zhvillimi i proceseve të stagnuara e disa edhe të kthyera mbrapa.Është koha e dominimit të vlerave karshi antivlerave të cilat e kan vërshuar Kosovën e pas luftës.Duhet të mësohemi së si duhet punuar për shtet dhe për popull ,Të gjithë mekanizmat I kemi , vetëm së duhet ditur të futën në veprim.Nuk guxojmë të mbetemi peng të së kaluarës komuniste, që nuk na solli asnjë të mirë si komb në Ballkan.Të luftojmë të gjithë së bashku për një ambient të ri, për një ambient ku kan vend të gjithë, e jo vetëm një kategori e njerëzve të caktuar të politikës dhe të biznesit. Vëtem më punë të ndërshme , më moral politikë , edhe mund të bëhemi pjesë e botës së civilizuar dhe demokratike.

Qytetarët tashmë manipulimet që ju janë bërë gjatë këtyre vitëve.Ky vit por edhe viti në vijim mendohet nga shumica së do të janë vite të kthesave pozitive për Kosovës.Kontributi për kthesa pozitive shumë të nevojshme u takon të gjithëve edhe opozitës e cila ende nuk po pushon të bënë opozitarizem jo konstruktiv.Armiku shekullorë serb mundet në terrenin politik,vëtem më unitetin tonë, vëtem më bashkimin e forcave politike në vend .Na duhet një ringritje e re shtetërore dhe nacionale .

Këtë mund edhe të arrijmë duke i lënë mbrapa qerimin e hesapeve përsonale dhe ndërpartiake , duke ardhur përfundimisht në shprehje fitorja e moralit dhe dinjitetit politikë…!

Abrahami që e ndaloj flijimin e shqiptarëve, është Ibrahim Rugova …!

0
Ahmet Asani
▪︎Mendoj se shqiptaret qe i perkasin religjionit të Krishter dhe atij Musliman, në vend se te merren me çeshtjen e vertetësisê së viktimizimit te Isakut apo Ismailit, më mirë do të ishte që të merreshin me Isakat dhe Ismailat shqiptarë që mos te viktimizohen prap siç janë viktimizuar gjatë gjithê historisë se njerëzimit.
▪︎Është fakt që ne v.1912 Kosova dhe viset shqiptare në Maqedoni, Luginë e Malsi mbetën nën Serbi dhe u vetëflijuan vetëm shkaku i orientimit prolindor të atëhershëm të shqiptarëve! Është poashtu fakt që me orientimin e tanishëm salafisto-fexherist e antiperëndimor, i cili në disa treva shqiptare ka arritur kulmin, është duke u rrezikuar Kosova, Maqedonia, Lugina e Malsia!
▪︎Me rastin e Festës së Flijimit ( Kurban Bajramit) gjithë shqiptarëve e posaçërisht atyre të besimit musliman, ua percjell urimet e mia dhe porosinë që të ecin rrugës se Abrahamit shqiptar! Zoti shqiptarëve në kohën e duhur ua dërgoi Abrahamin e tyre, ishte ky Ibrahim Rugova i cili me besimin e tij në Perëndi dhe orientimin e tij pro Perëndimor arriti ta ndaloj flijimin e shqiptarëve, prandaj ajo çfar shqiptarët si popull duhet të bëjnë për t’a nderprerê flijimin, është që te ecin rrugës së Abrahamit Shqiptar – Ibrahim Rugovës!

Memorialet që i mungojnë Prishtinës, edhe pas 22 vitesh të çlirimit!

ENDE PAS 22 VITEVE ÇLIRIM,PRISHTINËS I MUNGOJNË KËTO TRI MEMORIALE :
1.Memoriali për dhunimin e 20.000 femrave shqiptare,
2.Memorial për 1432 fëmijë të masakruar
3.Memorial për 14.000 qytetarë të masakruar nga ushtria,policia dhe paramilitarët serbë!
Mungesa e këtyre memorialeve,është vrasje e dëshmisë shqiptare e cila i konvenon Serbisë…!

Histori / Greqizimi i Korçës e Gjirokastrës, dëmi kap shifrën e mbi 300 milionë franga ari

0

Të dhënat kanë dalë nga një dokument i viti 1941, hartuar nga komisioni i Përshpagimeve, autorë të promemorjes dhe projektit të Shqipërisë etnike, përbërë nga Fejzi Alizoti, Dhimitër Berati, Xhemil Dino e Tahir Shtylla dhe i kryesuar nga Mustafa Kruja, atëherë senator i Mbretërisë e Kryetar i Institutit të Studimeve shqiptare. Ndërsa analizon me hollësi të gjithë lëvizjet e shtetit fqinj për të future brenda territorit të tij edhe prefekturat e Gjirokastrës e Korçës, ky dokument pasohet nga një tjetër syresh, mbi dëmet e shkaktuara në periudhën e normalitetit të pasurive të shqiptarëve që ndodheshin në Greqi. Larguar në kohë, ky studim shumplanësh i realizuar nga komisioni i përmendur më sipër, i lënë në harresë në arkiva, merr sot një vlerë të veçantë dhe ngjall kureshtje këto kohë, kur diskutimet dhe platformat për Shqipëri etnike diskutohen hapur deri në rangun e kryeministrit të vendit.

DOKUMENTI
DËME TË SHKAKTUARA PASURIVE PRIVATE GJATË PUSHTIMIT TË KORÇËS E GJIROKASTRËS 1912 – 1916

Që kur Greqia filloi politikën e saj të hapjes së tepruar ballkanike, Shqipëria Jugore u vu në shënjestër energjikisht nga propaganda progreke, me të gjitha mjetet që ajo zotëronte. Cilat ishin këta mjete e si u përdorën do të shihet më gjërë në një tjetër kapitull. Qëllimi i këtij veprimi të pabesë ishte shkombëtarizimi i pjesës ortodokse të popullsisë shqiptare. Duke u shtirur se ky qëllim ishte arritur, Grekët me kohë kishin marrë zakonin t’i quanin shqiptarët ortodoksë si grekë të greqizuar ose të greqizueshëm edhe për një tjetër arsye të rreme, pra përkatësisë së tyre Kishës greko – lindore dhe Patriarkanës së Kostandinopojës. Të njëjtin mendim Grekët kishin patur edhe për Bullgarët e Maqedonisë para ndarjes së kishës bullgare nga Patriarkana. Por ngjarjet e fundit u përpoqën t’i zhgënjejnë.

Mbas luftës ballkanike të 1912-ës, Greqia, e pangopur me bashkëngjitjen e pjesës më të madhe të vilajetit të Janinës, deshi të kishte me çdo kusht edhe qarqet prefekturore të Korçës e Gjirokastrës. Arsyeja kryesore që nxirrte Qeveria Greke ishte ajo që lidhej me gjëndjen etnike të këtyre dy qarqeve. “Në 200.000 banorë janë 120.000 grekë” shpallte ajo duke mohuar paturpësisht qënien e Shqiptarëve ortodoksë. Për pjesën tjetër të numurit të shqiptarëve myslimanë, rreth 80.000, Qeveria e Athinës e hiqte bezdinë duke pohuar thjesht se bëhej fjalë për Turq që flisnin gjuhën shqipe. Sa foshnjarake këto thënie!. Megjithatë u gjendën shumë, edhe ndërmjet diplomatëve, që i morën seriozisht.Sa i përket elementit ortodoks të dy qarqeve, Greqia ndoshta mund të konceptonte idenë e tërheqjes së simpative të këtyre elementëve pak nga pak duke arritur me kohë në përnjisimin e tyre, në sajë të çekanit të vazhdueshëm të propagandës fetare e shkollore. Por një shpresë e tillë, në drejtim të popullsisë myslimane, do të kishte qënë tepër absurde. Një tjetër vështirësi ishte përfaqësuar nga fakti që, në krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës, shumë fshatra kanë popullsi të përziera, ndërsa ato të banuara krejtësisht nga të krishterë e nga myslimanë ndërsjellohen njëri me tjetrin. Me qëllim që t’a ndryshonte këtë gjëndje etnike mjaft të ngatërruar, Greqia zgjodhi, pa shumë dredha, mjetin më çnjerëzor por që, simbas pikëpamjes së saj, ishte më i efektshëm e më i shpejtë: përzënien ose shkatërrimin e elementit shqiptar kundërshtar.Sendërtimi i këtij projekti filloi sapo u paraqit rasti. Kështu, në dhjetor 1912, gjatë pushtimit të parë të krahinës së Korçës nga ana e trupave greke nën komandën e gjeneralit Damianos, përveç grabitjeve e masakrave me të cilat nuk do të merremi në këtë parashtrim, janë djegur e shkatërruar me paramendim katërmbëdhjetë fshatra myslimanësh shqiptarë. Në muajin maj 1914, Qeveria Greke organizoi një ushtri bashibozukësh, të përbërë nga ushtarë grekë të maskuar e bandash kreteze. Kjo ushtri vepruese nën komandën e kolonelit Jorgo Contas – Vargas, në bashkëpunim me mjaft oficerë të tjerë të ushtrisë greke, emrat e të cilëve janë të njohur, kanë djegur gati të gjitha fshatrat myslimane të qarkut të Korçës. Po sjellim ndonjë shembull :

1 – Nëntogeri Stratos, me bandën e tij, ka vrarë 450 vetë, burra, gra e fëmijë në fshatin Panarit. Më 10 korrik 1914 banda e tij u ka vënë zjarrin 27 fshatrave. E njëjta bandë, gjatë muajit shtator 1914, ka shkatërruar lokalitetin e Çorovodës e afërsitë e tij dhe gjithë rrethinat e Tomorricës të përbëra nga 45 fshatra.
2 – Bandat e Pandacopulosit, kryetar bandash kretez, Viktoratos e Drelles, të dy nëntogerë të ushtrisë së rregulltë greke, më 20 gusht 1914 kanë djegur e grabitur 15 fshatra të rrethit të Oparit.
3 – Koloneli Vardas, pasi mblodhi të gjitha bandat më 20 shtator 1944, ka djegur dhe shkatërruar 45 fshatra të krahinës së Gorës.
4 – Kapiteni Taipuras me bandat e tij, në muajin prill 1914, i ka vënë zjarrin 32 fshatrave të krahinës së Kolonjës.
Kjo listë e trishtuar mund të zgjatet ende shumë. Të gjitha hollësitë e këtyre shkatërrimeve janë të njohura. Kjo vepër e turpëshme mund të përmblidhet në pikat e mëposhtëme :
a) Pothuaj se 300 fshatra të shkatërruara e të grabitura. Ndërmjet tyre, më shumë se 200, u dogjën krejtësisht ose pjesërisht. 151 fshatra të shkatërruara numurohen vetëm në krahinën e Korçës. Dëmi i përgjithshëm u vlerësua në 200 milion fr.ar.b) U vodh pothuaj gjithë bagëtia që përbënte pasurinë e këtyre krahinave. Vetëm në fshatrat e Pojanit e të Zvezdës, banda kreteze Papadhakis ka vjedhur 2500 krerë bagëti.
c) Magazina e banesa u plaçkitën në shumë lokalitete. Koloneli Vardas, në bashkëpunim me të tjerë oficerë, plaçkitën në Korçë 35 magazina e 1000 banesa. Pjesa e plaçkës së tij u vlerësua në 500.000 fr. ar.
d) Qytete e lokalitete të rëndësishme u dënuan me gjoba. Kështu, më 1914, qyteti i Korçës u detyrua të paguajë një gjobë prej 250.000 fr. ari. Qeveria Greke, më 1916, ka marrë prej të mërguarve, si garanci për shërbimin ushtarak, më shumë se 200.000 fr.ari.
Nëse kësaj liste do t’i shtojmë të gjitha shkatërrimet e kryera në të tjera treva të Shqipërisë Jugore, dëmet e shkaktuara pasurive private arrijnë në më shumë se treqind milionë fr.ari.

III
DËME TË SHKAKTUARA NË PERIUDHËN E NORMALITETIT PASURIVE TË SHQIPTARËVE NË GREQI

Qeveritë ish Jugosllave e Greke kanë qënë gjithmonë besnike të programit të paramenduar të shfarosjes së elementëve vëndas, veçanërisht atyre shqiptarë, për të tjetërsuar natyrën etnike të krahinave që kanë përvehtësuar në vazhdim të luftërave kundër Turqisë e në sajë të traktateve të poshtra.
Të dyja, veçanërisht ajo Greke, kanë bërë që me famëkeqet administrata të vendosura në krahinat e gjëra të pushtuara, sasia e popullsisë shqiptare të pakësohej shumë. Për të folur vetëm për Epirin, grupi etnik shqiptar arrin sot në një të katërtën e atij të vitit 1912, data e bashkëngjitjes Greqisë. Gjatë 29 vjetëve të sundimit grek, popullsitë shqiptare nuk u pranuan asnjëherë të merrnin pjesë në jetën politike, shoqërore apo ekonomike të vendit. Është veçori e Greqisë, që atje të mos gjëndet asnjë oficer, asnjë xhandar, asnjë profesionist me origjinë shqiptare, madje as edhe një tregtar i asaj origjine nuk ka mundur t’a zhvillojë paqësisht veprimtarinë e vet.Duhet të vemë në dukje që këtu bëhet fjalë për shqiptarët “myslimanë” sepse grekët i konsideronin arbitrarisht ipso fakto shqiptarët e besimit ortodoks si të racës së tyre. Elementi shqiptar u godit pa mëshirë në tri rrethana të veçanta.
1 – Në çastin e pushtimit, me masakra, shkatërrime etj.
2 – Në çastin e shkëmbimeve të popullsive turke e greke.
3 – Në çastin e zbatimit të të ashtuquajturit ligj për reformën agrare.
I pakënaqur nga mjerimet që i kishte shkaktuar popullsisë vëndase në çastin e pushtimit, kur erdhi ora e zbatimit të marrëveshjeve mes grekëve e turqve për shkëmbimin e popullsisë (1922), Qeveria Greke bëri që një numur i madh familjesh shqiptare, me gjithë protestat e tyre më të ashpra, të imbarkohen me dhunë nga Preveza për në Turqi, e cila, nga ana e saj, kthente mbrapa ato më të njohurat si shqiptare.

Popullsitë e pakta të shpëtuara, të përbëra kryesisht nga pronarë të vegjël e të mëdhenj tokash, mbetën të ekspozuar mizorive greke pa asnjë lloj mbrojtjeje, sepse Athina nuk pranonte asnjë lloj ndërhyrjeje të Qeverisë Shqiptare në dobi të pakicave të mbetura në Greqi, të shpallura të mbrojtura e të siguruara nga marrëveshjet ndërkombëtare. Për të mundur të ruanin të gjallë karakterin etnik shqiptar t’atyre trevave, qoftë edhe vetëm me praninë e tyre, shumë shqiptarë duruan sa mundën me vetmohim e shpirt flijimi mjerimet më të dhimbëshme, por në një farë çasti u shtrënguan të braktisin vatrat e tyre të lashta. Pakë dhjetra mijra që mbetën nuk patën as të drejtën më të vogël, as edhe një shkollë ku të mësohej gjuha e nënës.Sa i përket së ashtuquajturës reformë agrare, nuk i shmangej kujdesit të Qeverisë Greke problemi i pronarëve të mëdhenj e të vegjël, që më shumë ishin të lidhur me tokën e tyre. Që nga çasti i parë i pushtimit ushtarak, për t’i grabitur më lehtë në çastin e duhur, Qeveria e Athinës shpalli një ligj që ndalonte çdo marrëveshje për shitblerje të tokave të zotëruara nga shqiptarët në territoret e bashkangjitura Greqisë. Një vendim i tillë i padrejtë u mbajt deri në çastin e konfiskimit praktik e të vërtetë të pronësive shqiptare.Në kohën e sundimit turk, shqiptarët kanë mundur të krijojnë, në sajë të shpirtit të tyre veprues, punës dhe aftësive, prona të mëdha tokash në disa krahina të perandorisë otomane e, veçanërisht, në vetë Shqipërinë e në territoret e afërme. Mbas luftërave ballkanike, kur disa krahina i u bashkangjitën Greqisë e Serbisë, Qeveritë përkatëse u zotuan solemnisht se do të respektonin të drejtën e pronësisë të gjithë nënshtetasve ish otomanë dhe të mos merrnin asnjë vendim shpronësimi, për arsye të dobisë publike, pa një shpërblim të përshtatëshëm paraprak të vlerës së vërtetë të pasurisë së shpronësueshme. Këta zotime u muarën solemnisht në përfundim të traktateve të Bukureshtit e të Athinës dhe u ripohuan, në mënyrën më të saktë, në traktatin e Lozanës. Në mënyrë të veçantë, në Lozanë u sanksionua parimi që pronat e shpronësuara do të paguheshin nga qeveria greke në valutë ari, përfshirë dhe interesat, deri në derdhjen e plotë të shumave përkatëse të të ardhurave të pasurive për të cilat bëhet fjalë.Në të vërtetë, sapo u vendos zotërimi i tyre mbi territoret e bashkëngjitura, grekët kanë shkelur pa skrupull të gjitha zotimet e marra, nuk kanë shpallur normat zbatuese të marrëveshjeve ndërkombëtare, madje kanë shfuqizuar dispozitat në fuqi që, në një farë mënyre, mund të favorizonin elementin shqiptar. Shqiptarët, që zotëronin pasuri të paluajtëshme në territoret e bashkëngjitura Greqisë, u përndoqën pa mëshirë e në vazhdimësi. Mohimi i të drejtave të tyre, pengesat proçedurale, vështirësitë e përherëshme nga ana e autoriteteve administrative, mosplotësimi i nxitur i detyrimeve të qiraxhinjve ndaj pronarëve të ligjshëm, kërcënimet me vdekje, në shumë raste të zbatuara, shtrënguan shumë pronarë të heqin dorë nga interesat e të drejtat e tyre. Të tjerët, nëse nuk hoqën dorë krejtësisht, harxhuan kaqë shumë për avokatë, udhëtime, gjyqe, saqë shumat që më së fundi u përfituan ishin krejtësisht të papërshtatëshme.Për shkak të këtyre dhunimeve të të drejtave të panumurta të tyre nga autoritetet greke, shumë familje të kamura u katandisën në mjerim të vërtetë. Të lodhur nga sorollatjet e në vazhdim të kërkesave të të interesuarve që dergjeshin në kushte të mjerueshme, Qeveria e Tiranës propozoi një likuidim të përgjithshëm, shumë më të ulët nga vlera reale e pasurive të shpronësuara, po propozimi nuk pati asnjë rrjedhojë. Qeveria Shqiptare thirri në ndihmë parimet e së drejtës ndërkombëtare, sipas të cilëve një shtet mund të sillet si të dojë me qytetarët e tij, por jo ashtu me elementët e kombësive të tjera të cilët, nëse shpronësohen, duhet të dëmshpërblehen për aq sa u takon.

Qeveria Shqiptare ka kërkuar zbatimin e dispozitave të Traktatit Greko – Turk të 1913-ës, që mbron të drejtat e shtetasve të huaj; ka paditur qëndrimin e ndryshëm të Greqisë karshi të huajve të tjerë, anglezë, francezë, turq etj. që janë dëmshpërblyer me barazi ; së fundi ka bërë thirrje për dobinë e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve.

Qeveria e Athinës nuk ka marrë parasysh asnjë argument.Traktativa të llojeve të ndryshme kanë vazhduar për gjashtëmbëdhjetë vite pa as rezultatin më të vogël. Tri herë janë dërguar në Athinë delegacione të posaçme për të shqyrtuar çështjen me Qeverinë Greke janë paraqitur shumë përkujtesa që pasqyrojnë pikpamjen shqiptare, janë shkëmbyer mendime e kërkesa diplomatike pa arritur në asnjë përfundim.Më 1928 Qeveria Shqiptare, që kishte arritur në kufijtë e durimit e të shpresës për të patur ndonjë kënaqësi, i u drejtua Lidhjes së Kombeve duke i parashtruar mosmarrëveshjen simbas gjykimit të saj, por instituti i Gjenevës, si gjithmonë e me të njëjtën politikë, nuk vendosi asgjë. Qeveria Greke, sigurisht, nuk i quante pa bazë kërkesat shqiptare nëse më 1927, kur të dërguarit shqiptarë i dhanë të kuptojnë Z. Mihalacopulos se donin t’i a parashtronin mosmarrëveshjen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Ministri grek i Punëve të Jashtëme nuk mori pjesë në këtë proçedurë.Një tjetër provë e njohjes së të drejtave të shqiptarëve qe dhënë kur vetë Mihalacopulos i propozoi Dërgatës Shqiptare në Gjenevë, për të dëmshpërblyer drejtësisht vetëm ndonjë pronar shqiptar të parapëlqyer nga Qeveria e Tiranës dhe të dërguarve të saj por, siç dukej, në dëm të të interesuarve të tjerë. Është i dukshëm kahu i moralitetit të një propozimi të tillë. Të dërguarit shqiptarë, edhe se ishin t’interesuar si viktima ata vetë të shpronësimeve greke, me një zemërim të thellë e kthyen mbrapsht propozimin e pabesë grek. Të tjera propozime të tilla nuk munguan të vinin nga Athina në Tiranë. Qeveria Greke propozonte së fundi të zgjidhte çështjen e pronarëve shqiptarë si shpërblim të një zgjidhjeje të Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare në përputhje me dëshirat e Athinës. Me fjalë të tjera, Athina shfrytëzonte mosplotësimin e saj për të kushtëzuar qeverinë shqiptare në fushën politike. Të kalojmë tani tek dëmi i shkaktuar nga Greqia pasurive private.Qeveria e Tiranës nuk ka të dhëna që të përfshijnë tërësinë e këtyre dëmeve mbasi, siç është parë, Qeveria greke i mohonte asaj shqiptare interesimin për bashkëkombasit që përbënin t’ashtuquajturat pakica të Greqisë. Duke llogaritur vetëm pronësitë e nënshtetasve shqiptarë, për të cilat ishin dokumentat në Tiranë, shtrirja e pasurive bujqësore të shpronësuara, më saktë të shtetëzuara nga Qeveria Greke, ngjitet në dyqindegjashtëdhjetë mijë hektarë, përfshirë fusha, livadhe, pyje, vreshta, kopshte. Pasuritë e paluajtëshme përbëhen nga shumë shtëpi, ndërtesa, fabrika, hotele, mullinj, dyqane, shtëpi bujqësore. Këto të fundit janë shkatërruar e disa djegur në kohë paqe.Në këto shifra nuk janë përfshirë pasuritë e shpronësuara pakicës shqiptare në Greqi mbasi këto, siç është thënë, i shpëtonin mbikqyrjes së Tiranës. Ato shprehin, në çfardo mënyre, një problem të ditës të rëndësisë më të madhe për Qeverinë Shqiptare, që synon të mbrojë bashkatdhetarët e saj të cilët, për tridhjetë vjet janë goditur çnjerëzisht, sepse kishin mbetur të braktisur dhe prè e padrejtësive greke, pa kontroll e mbrojtje të rastit. Shuma e këtyre pasurive është mjaft e madhe, duke i a shtuar asaj të pasurive të nënshtetasve, shifra dyfishohet.

Metodat e grabitjes, të kryera nga Qeveria e Athinës, mund të klasifikohen në katër kryesore:
1 – Plaçkitje, dëmtime, shkatërrime, zjarrvënie, përvehtësime falas të pasurive të paluajtëshme shqiptare drejtpërdrejtë nga pushtetet publike, me nxitjen e elementëve grekë, edhe shumë më mbrapa mbas pushtimit ushtarak, pra në një normalitet të plotë.
2 – Përvehtësime të paligjëshme, të përkrahura e të mbrojtura nga autoritetet greke, në dëm të pronarëve të ligjshëm shqiptarë dhe nën kërcënimin vdekjeprurëse kundrejt atyre që guxonin t’i drejtoheshin gjykatave.
3 – Shtetëzime të pasurive shqiptare nga ana e shtetit, duke nxjerrë si shkak se ato ishin prona të turqve, nën emrin e të cilëve shkëmbeheshin arbitrarisht shqiptarët, sepse qeveria greke nuk pranonte qënien e shqiptarëve përtej një zone të ngushtë të Shqipërisë Jugore, në afërsitë e menjëherëshme të kufirit politik. Qeveria e Athinës e shtyu, në disa raste, arbitraritetin deri në atë pikë, sa të kundërshtonte kombësinë shqiptare të personaliteteve politike si të një ish kryeministri të Shqipërisë në detyrë dhe, për ironi më të madhe, një ish ministri të jashtëm që gjëndej i akredituar n’Athinë si Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë e që Qeveria Greke ngulte këmbë, nga pikpamja e pronësisë, t’a quante turk, duke i mohuar të drejtat mbi pasuritë e paluajtëshme në Greqi, të cilat Qeveria Greke i kishte shtetëzuar.
4 – Shpronësime për vendosjen e të shpërngulurve nga Anadolli e për zbatimin e një të ashtuquajturi ligji të reformës agrare, tashmë të zbatuar me kritere kolonizimi e qëllime shoqërore.N’asnjë prej rasteve të mësipërme nuk u mbajt parasysh detyrimi për të shpërblyer me një kompensim të përshtatëshëm, për vlerën e vërtetë të pasurive të rrëmbyera. Janë vërtetuar raste, në të cilat qeveria qëndrore urdhëronte në dukje zbatimin e drejtë të dispozitave e, njëkohësisht, dërgonte kundërurdhëra të fshehta, që të mos mbaheshin parasysh aspak urdhërat e para. Qëllimi, është mirë t’a përsërisim, ishte të lodhte e të shterronte durimin e shqiptarëve deri sa të shtyheshin të linin vëndin. Atyre, në fakt, nuk i njihej as e drejta të mbanin ato pak toka që, simbas t’ashtuquajturit ligj agrar, duhet t’u mbeteshin atyre si kopështe, oborre e pjesë të vogla të kultivueshme. Sa i përket gjëndjes së sotme, përcaktuese të së drejtës së dëmshpërblimit, shqiptarët e goditur mund të ndahen në kategoritë e mëposhtëme :

a) Të dëmtuar nga plaçkitje, dëmtime, shkatërrime, zjarrvënie të pasurive të paluajtëshme ose si pasojë e përvehtësimeve, të shkaktuara nga veprime të drejtpërdrejta ose nga lejimi i fajshëm apo pasiviteti i pushteteve publike, t’aftë për të nxitur elementët grekë fanatikë të hidheshin kundër shqiptarëve të pambrojtur.
b) Njerëz ndaj të cilëve u zbatuan masa shtetëzimi nën hamëndjen arbitrare të përkatësisë kombësisë turke (të shkëmbyeshme).
c) Njerëz të pashpërblyer për pamjaftueshmëri, simbas gjykimit grek, të titujve të pronësisë në lidhje me të drejtat trashëgimore o të lloji tjetër, ose që nuk janë paraqitur për t’u dëmshpërblyer e për të cilët nuk u shpall kurrë nga gjykata kompetente asnjë vendim.
d) Njerëz që kanë patur dëmshpërblim të pjesëshëm apo të plotë, por në bazë të çmimeve të shpronësimit që nuk përfaqësojnë, në të gjitha rastet, as të njëzetën pjesë të vlerës së vërtetë. Një vlerësim i tillë i poshtër i është bërë vetëm pasurive që i përkisnin shqiptarëve, në dëm vetëm të kësaj kategorie të pakicës kombëtare. Katër kategoritë e mësipërme të të dëmtuarvet kërkojnë një zhdëmtim të drejtë, nëpërmjet një dëmshpërblimi të përshtatëshëm nga ana e Qeverisë Greke, pra :

I – Shpërblimet për dëmet e shkaktuara me vetëdijë pasurive të tyre të paluajtëshme me plaçkitje, dëmtime, shkatërrime, zjarre, përvehtësime të pashpërblyera të kryera në çdo kohë, në periudhë normaliteti, mbas ndërprerjes së veprimeve ushtarake, që nga koha e pushtimit dhe bashkëngjitjes (1912) ;
II – Rishikim e dëmshpërblim i drejtë pasues, i dispozitave e ligjeve të shpronësimit të pronave të rrëmbyera për arsye, gjoja, të dobisë publike;
III – Kthim i plotë, nga ana e Qeverisë Greke, i t’ardhurave përkatëse të gjithë periudhës që pasuritë e paluajtëshme janë rrëmbyer pa shpërblim të drejtë, ose fare pa të
IV – Kthim ose dëmshpërblim i përshtatëshëm i atyre pasurive të paluajtëshme shqiptare, të vendosura në territoret që i mbetën Greqisë, por që kanë qenë e vazhdojnë të jenë të shpronësuara për arsye dobije publike.
Është thënë më sipër se vlera e pasurive bujqësore që qenë objekt i shpronësimit në dëm të vetëm nënshtetasve shqiptarë në Greqi, arrinte në rreth 260.000 ha.(dyqindegjashtëdhjetë mijë). Nëse do t’u shhtohen tokat e pakicave shqiptare në Greqi, që hyjnë në kategorinë e të shpronësuarve dhe që vetëm një matje dhe vlerësim i kujdesëshëm mund të na thotë me saktësi, duhet përfunduar a priori që në tërësi, tokat shqiptare të shpronësuara nga Qeveria Greke, arrijnë në më shumë se 600.000 ha, të ardhurat e të cilave, për periudhën e shpronësimit, përfaqësojnë një vlerë prej rreth 200 milion franga ar, pa përfshirë vlerën e pasurive të shkatërruara.Vlerësimi i mësipërm i dyqind milionë frangave ari mund të merret si bazë nisjeje e do të jetë i ndryshueshëm, në shtim apo pakësim, simbas përfundimit të një vlerësimi t’ardhshëm, të saktë e të dokumentuar. Kjo shumë përbën një borxh të saktë të Qeverisë Greke kundrejt privatëve shqiptarë, që presin një ndreqje të shpejtë e të drejtë të dëmeve të pësuara prej tyre për fajin dhe politikën e qëllimëshme të saj. Në asnjë rast zhdëmtimi nuk mund të ngatërrohet apo të shkëmbehet me lëshime territoriale që hyjnë në orbitën e kërkesave kombëtare të Shtetit Shqiptar mbi tokat që historikisht i përkasin. Populli shqiptar, që ka vuajtur aq shumë nga regjimet e shkuara, pret tashmë me besim të qetë që të bjerë edhe për të ora e drejtësisë.

Kultura e traditës shqiptare, apo drejtësia në krizë vlerash?

0

Afrim Caka, Gjakovë

Kur duhet ta përcaktojmë, pra, fillimin ose mbarimin e kësaj kulture? A është e mundur ta gjejmë drejtësinë e përhershmë në jetën e përditëshme? Si do t’ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë shtetin tonë në një vend më të mirë pa korrupsion e pa afera tjera korruptive. Kërkimi i gabimit parak është dukuri e njohur. Në rastin shqiptar, dyshimi do të binte befas mbi ata që kishin qenë pikërisht jashtë çdo dyshimi: në ballë të saj. Kur është arsyeja për të cilën duhet të merremi përseri me këtë temë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë dhe duke marrë parasysh edhe “thesarin e shtetit, subvencionet e bujqëisë”, edhe sot, na pengon të krijojmë një mendim të përbashkët dhe përfundimtar. Hapësirat që kemi nuk na lejon, por as edhe interesi i tyre nuk na kërkon që të hyjmë në përshkrime të metejshme të tabuve korruptive, që lidhen me dinjitetin e “mbretërve të aferave e të pazareve”. Shpirti i saj kryeneç, pikësëpari, ngrihet kundër vetë autoriteteve që nuk e njohen dhe është pro atyre autoriteteve që e zgjodhën vetë, sidomos kur bëhet vegel dhe njëra prej tyre.

Ky lloj “rebelimi”, nga ky këndvështrim psikologjik, mund të ndeshet te shumë gjyqtare e politikane, që janë të korruptuara para se ta marrin pushtetin apo “Gjykatën Kushtetuese” dhe bëhen konservatore sapo hipin mbi Gjykatë ose mbi pushtet. Nga pikpamja psikologjike, “partiake” është ajo që kapërcen qëndrimin e dyfishtë ndaj kushtetutes, sepse i jep vetes të drejtë të çlirohet nga varësia e autoritetit dhe dëshira për ta sunduar drejtësinë dhe të tjerët. Në muajtë e pas luftës 2000, Hashimi do të shfrytëzonte ushtinë e tij për të përmbysur drejtësinë dhe rivalet tjerë politik. Hashimi dhe PDK-ja do të përfitojnë menjëherë nga peqëndrueshmëria politike dhe “korrupsioni” në përpjekje për ta futur vendin secili në sferën e vet të ndikimit: për ta bërë këtë, do të synojnë të dy në ashpërsimin e pasioneve të aferave korruptive, duke e hapur kështu një fazë që do të përfundojë me shkarkimin, ndërrimin e Arta Ramës në vorbullën e ballafaqimit midis drejtësisë dhe “aferave korruptive”. Si është e mundur që “Organizata Pronto” e PDK-së të instalonte të tilla shqiptare në Gjykatën Kushtetuese apo nëpër ministri!?

Si i bëri “6 miljon, Arta Rama e Hajrizit” për 365 ditë ose për 8640 orë?

Po të kishte shtet ajo duhej të ishte thirrur në Prokurori dhe të jepte llogari për këtë pasuri, që ka ngjallur shumë reagime. Përballë kësaj, nuk mund të mbyllë sytë askush, as institucionet shtetërore e as ato private sa herë që iu mbushet mendja të japin tituj e nderime. Dhe, nga ana tjetër, me sa di unë, kurr nuk ka pasur një shenjë pendese apo reflektimi për këtë gjë… Drejtësia e Dardanisë ishte shndërrua në fushë beteje midis së mires dhe prontos, me një peshë në rritje të të njëres anë. Po sërish, ish qeveritë kanë bllokuar dhe ka lënë në heshtje hetimet ndaj krimeve të tilla. Arsyeja është shumë e thjeshtë: ndërsa shoqëria shqiptare mbyllej dhe politikanët eten për pushtet…

Hashimi dhe PDK-ë janë vetëm disa ekzemplarë. Gjatë kësaj periudhe Hashimi dhe paraardhësja e tyre, pronto e Adem Graovcit kishin abuzuar me detyrën për përfitime përsonale, i kishin mbushur gjykatat me melitantë politikë, kishin lejuar papunsinë dhe nxirrnin ligje drakoniane dhe kishin grabitur “arkat e shtetit”. Kapja e shtetit. Shtypje e opozitës.

Ideologjia e shpërbërjes së shtetit tonë!

0

Afrim Caka, Gjakovë

Paralizë e vullnetit, të shkruash përseri diçka është e rëndë dhe vështirë për mendjen e veshin, pa qejf në degjojmë dhe shohim një politik të panjohur – ku nuk gjendet e ulur sot ky gjymtim në trojet shqiptare? Më në fund, natyrisht, të bëjmë edhe bilancin negative edhe të fundamentalizmit islam të tillë dhe të vemë në dukje rrezikshmërinë e saj shqetësuese.

Kjo paraliz paradoksale i mizorisë së dy dekadave po i rezervohet pikrisht brezit të ri që po rritet: “Për këtë gjë të gjithë kemi rënë në lirargji”. Ky shkrim iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden që të shohin të vërtetën në sy. Nëse ndjehesh shqiptar me gjak e me etni, e jo diçka tjetër, kjo thirrje është për ju. Le të vetëdijësohemi se vetëm e vetëm duke punuar e duke menduar si shqiptarë do të mund të ndërtojmë një shoqëri morale, vëllazëri e me nder siç e meritojmë. Vetëm e vetëm duke punuar për një shtetë të shëndoshë shqiptar pa krime të organizuara do të bëjmë një komb të shëndosh shqiptar. Vetëm e vetëm me një identitet të fort kombëtar do të mund të ndërtojmë një shtet dardanë me një ekonomi në të cilën do të ketë punë e mundësi për të gjithë. Mungesa e karakterit që kanë treguar njerëzit tanë gjatë njëzet viteve të fundit është thellësisht shqetësuese. Indiferenca me te të cilën ata i kanë trajtuar nevojat më urgjente të kombit tonë mund të na çojë në mënyrë të paevitueshme deri në dëshprim. Më shumë se kurrë më parë fjala e popullit është e vërtetë: se i ligu mund të bëhet shkas vetëm për të liga. Por edhe në këtë epokë, ato cilësi që i gjen midis njerzëve tanë, të cilat kryesisht të shëndosha, nuk kanë humbur tërësisht. Ato qëndrojnë të fjetura në thellësitë e ndërgjegjës kombëtare dhe nganjëherë në kupën e errët qiellore shohim cilësi të caktuara si drita të ndritshme, të cilat Dardania do t’i kujtojë një ditë si nga simptomat e para të një ringjallje.

Kam frikë se atëherë ndoshta do te jetë tepër vonë… Po qe se kombi shqiptar duhet t’i japë fund një situate në të cilën kërcënohet për t’u fshirë nga harta e Evropës dhe nga sllavët e karpateve, ai nuk duhet të bjerë në gabimet e periudhës së paraluftës dhe pasluftës dhe të bëjë për armik tërë botën. Por ai duhet të konstatojë se kush është armiku i tij më i rrëzikshëm në mënyrë që të mund të përqendrojë të gjitha forcat e tij në një luftë për ta mundur atë. Dhe po qe se duhet të bëhen sakrifica në drejtime të tjera, në mënyrë që ta përfundojmë këtë luftë me fitore ndaj shkjaut, brezat e ardhshëm nuk do të na ndihmojnë për këtë. Në të gjitha këto gjëra, qëllimi dhe metodat duhen përcaktuar nga ideja e ruajtjes së mirëqenies së kombit, në trup e shpirt. Por nëse, për shkak të përtacisë apo frikës, nëse kjo luftë nuk çohet deri në fund, mund ta marrim me mend si do të jetë gjendja pas dy dekadash. Shumë pak nga pamja e shqiptarit do të mbetej në natyrën e shqiptare, e cila do të quhej tallje me vetveten ndërsa turpi dhe çnderimi i kombi do të zgjatej më shumë. Shpirt shqiptar duhet të kontribuonte në qytetërim vetë përmes individëve që jetonin përmes nacionalimit, kurse origjina e këtyre individëve mbetej e njohur. Mbetëshin si pleh për të rritur pjellorinë e qytetërimit, deri sa pika e fundit gjakut dardan të prishej e thahej. Edhe sot pezmatohemi kur dëgjojmë se heroizmi i miljonave shqiptar tanë të racës së lartë Pellazgo – Ilire ka shkuar dëm…

Dallimi mes ideologjisë së shpërbërjes dhe suksesit real politik që ka arritur populli ynë gjatë historisë dhe qëllimeve të kota për të cilat është derdhur gjaku i kombit është më rëndësi për përcaktimin e politikës sot në të adhmen. Mendoj se garancia më e mirë kundër ringjalljes sonë në të ardhmen do të ishte copëzimi i prontos, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Andaj, ne na duhet që me çdo kusht e me çdo mënyrë të dalim nga kjo gjendje. Kurse sjellja e ideologjisë së shpërbërjes nuk pritet ta ndryshojë këtë gjendje. Për sa kohë që ideologjia e shpërbërjes kërkonë rikthimin në gjendje të 2020-ës si synim të programit poltik të kapjes së shtetit. Këta kanë dështuar plotësish në ndërtimin e një shoqërie normale njerëzore, në të cilën njeriu të jetojë me punë, me nder, me dinjitet, me vlera, me shpresë e me sigurinë që meriton. Kanë dështuar dhe na kanë futurë në rrugën e krimit, të pasigurisë, dhe të skllavërisë dhe nuk ka Zot që të dalë e të thotë të kundërtën e të bindë njeri. Lufta kundër ideologjisë korruptive dhe përhapësit të tij, prostitucionit politik, është një nga detyrat gjigande të shqiptarëve, gjigande sepse nuk bëhet fjalë vetëm për zgjidhjen e një problemi por zhdukja e një vargu të këqijash që qëndrojnë në themel të këtij mallkimi.

Sëmundja shtetit, në këtë rastë, është thjesht rezulltat i rrethanave të sëmura të instikteve morale, sociale dhe kulturore të ish pushteteve. Po atëherë, ç’duhej bërë? Të rrasje në burg drejtuesit e çmitizuesve, t’i përndiqje e të shpëtoje popullin prej tyre? Duheshin ndërmarrë masa të rrepta policore për ta zhdukur të keqen që nga rrënjët. Në përfundim të këtij rishikimi të shpejtë, gjendja në të cilën jemi ne shqiptarët në shtetin tonë dhe më gjerësisht edhe si komb është katastrofale. Por ata, shpërbërësit të shtetit që e urrejnë kaq shumë, nuk janë ndjerë e as nuk do të ndjehen ndonjëherë shqiptarë, i kanë arritur objektivat e tyre duke përdorur shtetin tonë, duke na përdorur ne, duke e përdorur mirësinë tonë dhe duke punuar me djallëzi e si grup me synime të qarta kundër shtetit. Ata që nuk e duan të mirën e shqiptarëve mund të shkojnë në fund të botës dhe ne nuk na intereson fati i tyre.

Ama, ata që duan të përfitojnë nga fatkeqësia e mjerimi i shqiptarëve tanë do të marrin ndëshkimin që meritojnë dhe do të vijë nga gjyqësia dhe drejtësia e kombit dhe që do të jetë i pamëshirshëm dhe i rreptë.