





Kushi takim me mësuesit e diasporës: Synimi ynë madhor, ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar tek diaspora
Kryefjalë e këtij takimi ishin ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar tek diaspora, si dhe sfidat e nevojat e ndryshme që paraqiten për arsimin në diasporë.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi e konsideroi diasporën një aset dhe gjithmonë e gatshme për të kontribuar në fushën e arsimit:
Diaspora është një aset, gjithmonë të gatshëm për të kontribuar në fushën e arsimit. Ruajtja e gjuhës shqipe, ndërgjegjësimi i prindërve shqiptarë mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës e zakoneve janë në qendër të vëmendjes sonë, sepse identiteti kombëtar që ruan diaspora është qëllim i madh i yni”, tha ministrja Kushi.
Ndër të tjera, ajo nënvizoi se “Ne e shohim diasporën shqiptare si një vlerë të shtuar kombëtare, fëmijët jashtë trojeve shqiptare si një pasuri të madhe, ndërsa mësuesit kanë një vlerë të çmuar për sa i përket mbajtjes gjallë të gjuhës dhe traditave shqiptare”.
Në këtë kuadër, u shpreh ajo, “ne do të vijojmë të punojmë dhe bashkëpunojmë me përkushtim maksimal, për të qenë sa më efikas në punën tonë në fushën e arsimimit për brezat e rinj shqiptarë që po rriten përtej kufijve”.
Ndërsa kreu i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë, Vaxhid Sejdiu foli për përpjekjet e mësuesve në Diasporë për të unifikuar shkollat shqipe çka solli dhe krijimin e KKAD-së. Qëllimi sipas tij është që të bashkërenditen problemet reale për të gjetur zgjidhje.
“Falë përpjekjeve të ministrit Majko dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me QBD morëm një VKM nga qeveria duke u bërë palë konsultuese rreth problematikave të shkollave shqipe në mërgatë” citon z. Sejdiu gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ai u shpreh për më shumë pika shkollore dhe më shumë nxënës në shkolla shqipe teksa renditi dhe disa problematika.
Autoritetet amerikane kanë bllokuar dhjetëra faqe online të lajmeve, të lidhura me shtetin iranian – shumica me përmbajtje dezinformuese apo pjesë të listës amerikane për organizata terroriste – për shkak të shkeljeve të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.
SHBA-ja ka bllokuar 33 faqe online të përdorura nga Unioni Islamik i Radios dhe Televizionit dhe tri faqe tjera të përdorura nga milicia Kataib-Hezbollah, e përkrahur nga Irani, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në SHBA, vitin e kaluar e ka futur në listë të zezë Unionin Islamik të Radios dhe Televzionit, duke thënë se shfrytëzohet nga forca elite e Gardës Revolucionare të Iranit, ka njoftuar Departamenti i Shtetit.
Ky vendim ka qenë përgjigje për regjimin iranian, që ka shënjestruar procesin zgjedhor në SHBA, duke bërë përpjekje për të krijuar mosmarrëveshje në mesin e votuesve, përmes dezinformimit online.
Faqet shtetërore online, që është parë se kanë rënë nga sistemi kanë qenë edhe televizioni shtetëror në gjuhën angle Press TV, kanali i lajmeve të rebelëve huthi të Jemenit, Al-Masirah dhe televizioni shtetëror iranian në gjuhën arabe, Al-Alam.
Në njoftimet që janë shfaqur në këto faqe pas bllokimit është thënë se ato janë konfiskuar “në kuadër të një veprimi për zbatim të ligjit”, nga Byroja për Industri dhe Siguri, që funksionon në kuadër të Departamentit amerikan për Tregti.
Patriotët danez nuk duan që islami ta dominoj pamjen e qytetit. Foto: GI Danmark
Aktivistët nga një lëvizje patriotike daneze për të rinjt e kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre me islamin duke protestuar kundër ndërtimit të një xhamie të madhe në Vesterbro të København(Kopenhagen).
Ata e ngritën lartë një pllakatë gjigande me tekstin: «Sig nej til islam!» (Thuaj jo islamit). Në faqen e vet në internet Generation Identitær e dha këtë sqarim:
Një xhami e re gjigande me minare të larta që ngrihen deri në lartësinë e katit të katërt po ndërtohet në Amerikavej 19 në Vesterbro. Për vite me radhë, një nga xhamitë më të mëdha të vendit, që është pakistaneze, është vendosur në po këtë adresë, dhe tani atë janë duke e zgjeruar më tej dhe duke e bërë fasadën edhe më të huaj në pamjen e saj.
Xhamia do të zë 1300 persona dhe kuptohet që do të shfrytëzohet edhe si “qendër kulturore”. GI Danmark mendon se kjo ndërtesë e simbolizon një islamizim të rritur të Danimarkës dhe që islami e ka zënë rajonin. Këtë nuk do ta pranoj GI Danmark.
Me xhaminë e re të madhe fjala është për islamizimin e mëtejshëm të København (Kopenhagen) dhe sidomos të Vesterbro. Një ndërtesë me minare të larta që njeriu mund ta shoh vetëm në vendet myslimane, nuk Et byggeri med store minareter, som man ellers kun ser i islamiske lande, nuk i përket Danimarkës.
Pushteti lokal mund të thoshte jo për ndërtimet e tilla, por këtë ata e bëjnë rrallë. GI Danmark propozon që danezët të votojnë për politikën që që premton se nuk do t’i lejoj ndërtimet e xhamive të mëdha në zonat e afërta.
GENERATION IDENTITÆR NUK MENDON QË ISLAMI I TAKON DANIMARKËS. NE NË ASNJË MËNYRË NUK DO TË RRIJMË DUARKRYQ , PËRDERISA DANIMARKA ISLAMIZOHET.
Thuaj jo islamit!
Thuaj jo xhamive të reja!________________
Document.no
Përktheu nga norvegjishtja : Drini.us
Afrim Caka, Gjakovë
Me vemendje të tendosur ndjekim ngjarjet në Dardani. Nuk dua t’Ju mbajmë leksione nga demokracia dhe atdhetarizmi, sepse konsideroj se Ju lëxues të nderuar për këtë ndoshta nuk keni nevojë. Ky është një shkrime për të vërtetën e Dardanisë dhe trojeve të tjera. Çdo e vërtetë e një populli, madje e një krijese njerezorë, bën pjesë në të vërtetën e njerëzimit. Si i tillë ky shkrim i kapërcen caqet e fatkeqësisë së një kombi.
Dardania është një truall i madh ku prej dhjetëra vitesh është konservuar krimi. Një mësim që duhet ta kishim nxjerrë prej kohësh: për krimet në Dardani nuk duhet lodhur së kërkuari drejtësi. Në tokën tonë ndihej përseri aroma e coptimit të territoreve tona. Këtë mund ta vëreje te çdo gjethe e shndritshme që ndriçonte nga dielli i mëngjesit. Dhe aty ishte edhe drita e vetë zemrës dardane nëse do ta mbrojmë hapur atë. Mirpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç kanë pritur e shpresuar pjestarët dhe formacionet e partisë shqiptaro-urrejtëse dhe të sunduar prej pakicave bashkësore fetare, etnike apo klanore të partive së Prishtinës. Në një mënyrë perverse, shteti dardan është trajtuar e vetëtrajtuar si një katund gjigand, i cili është përdorur nga paria dhe nga të huajt për interesa të ngushta strategjike si një plaçkë tregu dhe thjesht për të mbledhur paranë, që shqiptarët e këmbejnë me jetën dhe me të ardhmen e tyre.
Historia e popullit shqiptar ndër shekuj është histori e qëndresës, e mbijetesës, e luftës së paepur për liri e pavarësi, për ruajtjën e gjuhës, të dokeve e zakoneve, të tradites e historisw, për mbrojtjen e kofijve etnikë, në të cilën stërgjyshërit tanë lanë kockat, derdhën gjakun si rallë ndonjë popull tjetër në botë. Gjatë këtij rrugëtimi epik e heroik gjatë historisë, një emërues i përbashkët i përthekon të gjitha përpjekjet e brezave, të ideve dhe pikëpamjeve të tyre për liri e pavarësi, për çlirim Kombëtar, për ruajtjen e identitetit e mëvetësisë. Kjo është dëshira, ideali, ëndrra për të qenë zot i vetvetës në trojet strgjyshore, arbërore, aty ku bukës i thuhet bukë, e ujit-ujë, nën hijen e flamurit kombëtar kuq e zi. E kush më mirë se Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare i artikuloi kërkesat kombëtare, politike e shoqërore, atëher kur ishte më së vështir për t’u përballur më bishën komuniste të ardhur si fantazmë vdekjeprurëse nga stepat e akullta të Serbisë dhe e ndihmuar fuqishëm nga këlyshet e saj ballkanikë dhe disa sahanlepirës shqipfolës mjeranë? Nuk qe më rëndësi se ata ishin më të shumtë në numër, më të fuqishëm ushtarakisht dhe ekonomikisht, më të djallëzuar në metodat e tyre çnjërzore dhe vrastore. Më e rëndësishme ishte dëshira e tyre për liri, gjakshmëria e patriotëve shqiptare për t’u flijuar në altarin e lirisë dhe e ish të burgosurvë politikë, mospërkulja para armikut.
Është e pamudur sot t’i numërojmë herojtë, deshmorët, të burgosurit politikë dhe martirët e rënë në rrugën e lavdishmë të lirisë. Kush nuk ka dëgjuar për ta, edhe pse armiqtë gjakatarë u munduan më mish e më shpirt t’i lënë padie edhe pa varrë. Ato u skalitën në mbamendjen e popullit, në zemrat e tyre, në shpirtërat e tyrë. Statujat, monumentët dhe lapidaret mund të rrënohen, të shkatërrohen dhe të asgjësohen, por nga zemrat e njerëzve nuk mund të shkulën ata që dhanë çdo gjë për atdheun: shtëpinë, pasurinë dhe jetën. Ata u ndoqën, u përsekutuan, u syrgjynosën, u burgosën, u dënuan dhe u pushkatuan, por ata më shumë se kurrë ndonjëherë janë mes nesh-drita të lirisë, yje që ndriqonë pafindësisht në rrugën tonë të shenjtë kombëtare. Të përulemi edhe kësaj radhe më nderim e respekt para veprës së lavdishmë heroikë të anëtarëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare! Faktori shqiptar në ndryshimet e sotme historike, kur po ndodhin çintegrime e riintegrime të mëdha në Evrop dhe në Rusi, nuk mund të ruhet status kvoja shqiptare. Muri tragjik ndërmjet kombit shqiptarë sot është një absurditet në integrimet moderne evropiane dhe në rendin e ri ndërkombëtarë Integrimet e reja ndërkombëtare nuk mund të jëne të qwndrueshme pa integrimet kombëtare. Zgjidhje racionale e demokratike e çështjeve etnike është parakusht i evropianizimit të Gadishullit Ilirik, i zhvillimit të demokracisë moderne, të shoqërise civili dhe të ekonomisë së tregut. Paqja dhë fqinjësia e mirë Gadishullin Ilirik nuk mund të sigurohet më poziten e kombit shqiptar të ndarë me dysh (në katër pjesë duke i asimiluar shqiptarët) të copëtuar nën shtetet e reja të sllavëve të jugut, pra më gjysmën e kombit shqiptar të shtypur e të dëskriminuar kombëtarisht, si në Ilirid, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje, Bujanoc dhe ne Çamëri.
Sot shqiptarët kërkojnë të korrigjohet padrejtësitë historike. Nuk ekziston në Gadishullin Ilirk e në Evrop asnjë komb tjetër, gjysma e të cilit jeton nën sovranitetet e të huajve. Pse të kërkohet edhe më tej prej shqiptarëve të pranojnë coptimete dhe këtë pozitë tragjike? Gadishulli do të vazhdojë të jetë vatër krize e konfliktësh rajonale (pershembull nw Serbi, Ilirid, Greçi dhe Mal tw Zi) dhe nuk mund të integrohen në bashkësinë e komunitetit të vjetër, pa zgjidhjen e drejtë e të qëndrueshme të çeshtjeve kombëtare të popullit shqiptare. Në rrethanat e sotme ndërkombëtare, deklarimi i vullnetit të shprehur politik të shqiptarëve nën sovranitetet e huaja është minimumi i kërkesave shqiptar.
Çfardo koncesioni nën këtë minimumin nënkupton tragjedinë e re për shqiptarët. Zgjidhja provizore e gjysmake mbeten burimi i përhershëm konfliktësh.
Në foto: Esad Çollaku & Ferid Berisha
Pas vendosjes së kontakteve telefonike ndërmjet Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, sot, më 23 qershor 2021, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Ferid Berisha, i njohur për opinionin publik si Komandant Shkupi, i dhuroi bashkëluftëtarit të vet, gjeneralit Esad Çollaku, një numër ekzemplarësh të librit “Eskadronët e vdekjes” dhe “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë” të autorit Bardhyl Mahmuti.
Z. Esad Çollaku, gjeneral i dy luftërave kundër Serbisë (në Kroaci dhe në Kosovë), është kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci.
Gjatë takimit të dy atdhetarët e njohur u morën vesh që një delegacion i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” të vizitojë Kroacinë me qëllim të harmonizimit të veprimtarisë në njohjen ndërkombëtare të gjenocidit që Serbia ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë.
Gjenevë, 23 qershor 2021
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR
1200 Genève
E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com
Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA a nënkupton të gënjesh popullin se nuk je organizatorë në protestë, ndërkaq kur sheh se rrugët u mbushën me protestues, shfaqeni si lugetër dhe e uzurponi atë ngase, – “ndjeheni gjallë dhe ekziston”!?
– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton se ke një qëllim dhe një ideal jetësor, sa më shpejtë t’i mësoni njerëzit se si duhet “menduar mirë”, pa ua sqaruar ç’kuptoni me nocionin “të menduarit mirë?!”
– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton të japish “BESË” për t’u shkëputur nga “gjumi shekullor”, e të mos lejosh që dikush ta cenoj dinjitetin, drejtësinë dhe ideologjinë neo-otomane të Erdoganit?
-Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton që “BESËN” përtej një kodi etik ta ktheni në një lëvizje të moderuar islamiste?
– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton të jesh lëvizje fetare që e fundos sistemin demokratik dhe për ta instaluar islamin politik?!
– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkuptoni që me dorën tuaj do të ndryshoni historinë e popullit shqiptar dhe do ta merrni përsipër ta ndryshoni atë në të ardhmën ashtu siç dëshiron “babai” juaj, Erdogani? – Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton të besosh në të njëjtin ideal, siç beson “ideologët” e juaj, Erdogani dhe Davutoglu për të ndërtuar një ardhmëri që do ta gëzoj kjo rini!?
– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton që duhet ndryshuar tekstet shkollore ku Perandoria Osmane cilësohet si pushtuese e tokave shqiptare?
– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton që heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeun, me vullnetin “tuaj” politik do ta shpallni si kryqtar dhe armik të islamit?
– Të jesh anëtarë i Lëvizjes Besa, a nënkupton që vajzat dhe gratë tona duhet të mbulohen siç preferon “udhëheqësi” i juaj i lartë, Erdogani?
Në fund po të(ju) them se, jo vetëm që kemi dilema, por kemi edhe dyshime të mëdha, që nga paraqitja juaj e parë, prandaj, siç thoni ju, populli shqiptarë di të dallojë njerëz që bartin ideale të rrejshme – aziatike, nga ato që ky popull i lashtë diti dhe arriti t’ju përballojë tri perandorive duke e ruajtur më vete gjuhën, traditën dhe racën e tij, Ariane-Pellazge-Ilire-Shqiptare.
Vullneti i popullit shqiptarë në Maqedoni nuk është të thuhet vetëm se kush është këtu Autokton, por të jesh sovran në tokat e tuaja e t’ju bashkangjitesh Shqipërisë Mëmë e jo Selçukëve dhe Mongolëve të Azisë.
Ky është vullneti i popullit shqiptar, që ju, as keni dëshirë e as guxim ta thoni këtë, ngase një pjesë e juaj akoma ëndërron në rikthimin e Osmanlinjve.
Epo kjo kurrë s’ka për të ndodhur, i dashur, përderisa ka djem dhe vajza që flijojnë veten për flamurin kuq e zi të Skënderbeut dhe trimave që luftuan në Kumanovë!…
Më 13/05/2016


Skënder MULLIQI
Do të ishte tragjike nese politika bëhet shkaktare e getoizimit të Kosovës.Mbetem të izoluar si shtet dhe si popul qe 22 vite, nga politikat jo productive , por edhe nga lojërat politike te disa shteteve te BE-se.Dhe, kaptinë e veqantë e politikës tonë shumë vjeqare është kundërvënja njeri- tjetrit sikur mos të ishim të një gjaku!Kjo po vazhdon të vështirëson punën tonë në planin e mbredshem politikë dhe në planin e jashtëm.Tensionët të cilët po I ngrisin politikanet në lidhje më temat e ndijeshme të interesit shtetëror dhe nacional , shtojnë dron të ndarjës qytetare që do të na sjellë edhe të ndonjë e pa mirë .
Duhet përfundimisht të tregojmë menquri politike dhe vetëdijësim qytetarë që të evitojmë qdo të keqe e cila do të përmbyste përspektivën e shtetit të Kosovës. Shoqëria e jonë e ka rastin më pushtetin e ri ti kthehet të ardhmës .Kemi rastin e mirë të ndërtojmë shtet si duhet, shtet tolerant dhe të barabartë për të gjithë, shtet që inkuadrohet në Evropën e Bashkuar.Nuk na duhet kapitujt nga e kaluara jo e mirë e historisë . Kjo do të ishte brengosëse. Së si do të jetë e ardhmja jonë mbetet të shihet.
Elitat politike duhet të janë të vetëdijshme së politikat jo parimore , mund të na dërgojnë në theqafje kombëtare.Uniteti është prioritet i qdo politike largpamëse.Nga qdo politikë e keqe duhet të disitancohemi, së vëtem më këtë logjikë edhe mund te ecim sigurtë përpara.Gjithmonë duhet ti kujtojmë dhe të përkulemi për gjithë ato viktima të agresionit shovinsit serb në luftën e fundit çliritmare.Kur ekzsiton menquria , vjen në shprehje edhe uniteti për ta kthyer fletën e një jete të re dhe shumë më të lumtur.
Fatkeqësisht disa sikur nuk po e kuptojnë , dhe sikur po fshehën mbrapa popullit duke e dërguar ate në rrugën gabuar.Protagonistët e nje politike të tillë konfliktuoze shpresojmë që do mbesin mbrapa si një ëndërr e keqe.Të shpresojmë gjithashtu së kan ardhur në pushtet njerëzit e përgjegjshem, të cilët do të bëjnë më të mirën për Kosovën dhe popullin,Është koha që mos të mbesim në margjina të civilizimit.Duhet përfundimisht të tregohemi të menqur..!