Kreu Blog Faqe 1649

Ashtu si djalli serb, edhe Vehbi Kajtazi punon në anën tjetër

0

Afrim Caka, Gjakovë

Kur ti linde çave, çeshën të tjerët. Sillu mirë në këtë jetë, që kur ti të vdesish të shkosh i qeshur, kurse të tjerët të çajnë për ty. Lexuesit le të analizojnë tani shkurtimisht shkrimin timë të pazakontë që do të lëxoni më poshtë. Ndëqrsa jeni duke e lexuar, mund t’ju lindin pyetje të tipit: “Shkrim i bërë për një djall të vërtetë apo e kam bërë për një djall imagjinar?” Oh, sa kanë hequr këto shkronja në shkrimin timë të fundit! Kur më vinte frymëzimi e mbasi shkruajsha m’u dukeshin sikur gërmat më thoshin: “Kemi frikë me ndjejë mbrenda kësaj letre, na çoni në një vend tjetër ku mund ta ndigjojmë vendin të qetë e të sigurt, ose na varrosni nën dhe. Parajsën universale që vonon, e zëvendëson një univers tjetër i çoroditur, krejtësishtë i prekshëm për fat të keq nga Vehbi Kajtazi dhe olloshët e tij. Kjo ishte një qortim i përhershëm i brutalitetit. Por pikërisht realitetit politik, spiunët, tradhtarët u trembeshin më shumë se gjithçkaje”. Është shumë e vështirë të jetosh në mbretërinë e ideotëve. Kërcënon, ofendon e vjellë helm!

Në Dardani krijoheshin sa herë që sektet apo oraganizatat totalitare kishin nevoj për të shpërndar një ide, për të përligjur një krim ose një vijë të re politike antishqiptare. Krijoheshin dy llojesh: shqiptar të gjallë apo të vdekur. “Këndë përfaqësoni dhe në cilin sektë apo organizatë serbe opa malazeze shërbeni”… Mesiguri ti i takon asaj organizate për të cilën punon që përbëhet nga shumë sektorë, për sektorin “serbo-malazez”

– Mbështetja e Vëzhgimit dhe Reagimi kundër shqiptar. Z. Kajtazi! Demokracia nuk është anarki. Jam thellësisht i bindur se Ju z. Kajtazi se pushteti pushtohet me metoda demokratike, e jo me dhunë, gënjeshtra, mashtrime, poshtërsira, flliqësira, presion e anarki, por edhe ndrydhja e frenimi shumëvjeçar i korrupsionit e krimit të organizuar e kanë bërë të vetën. Kajtazi, Syla, Memia, Batoni, Ulluri, Gashi etj., nuk u bëntë përshtypje fragmente në të cilat e lëvdonin vetveten apo miqtë e tyre të super të korruptuar, të cilët ia kishin parë hajrin me dhjetëra – qindra herë, krimit të organizuar më parë në të cilat i thuret himn prapanicës së ngushtë oligarkëve dhe trime të autorëve të emisioneve anti kombëtare për t’i YSHTUR letërnxirësit, të blerë me nga një birrë, për të bërë zhurmë nëpër gazeta e media, saqë qytetari zakonshëm, pa fajin e tij, të mashtrohet edhe me një idhull të rrejshëm siç është Kajtazi.

Nuk i bënë përshtypje gabimet e shumta drejtëshkrimore e morfologjike, sepse qytetari nuk e dinte se ka të bëjë me një analist pa kulturën elementare gjuhësore e politike, i cili në emër të gjenialitetit mburret me gjysmmanalfabetizmin e tij. Përshtypje shumë të keqe i bëri fakti se autori i spekulon ne media me lidhjen e saj kundër qeveris së re. – Je i vetëdijshëm kush je? Ku je? Në Dardani apo në Serbi?! Të themë të drejtën nuk e përcolla me ndonjë vëmendje, për shkak të pozës së tij dhe për shkak të syzeve me ngjyra të llojllojshme, që fillon me ritmin e shpejtuar të të folurit, i cili shumë herë është në kundërshtim të plotë me përbajtjen mjaft të tejdukshme, për të vazhduar me zërin e çjerrë posaçërishtdhe mimikën si maskë engjullore për fytyrën e djallit me veladon.

Ç’do ky analistë e maskara me lëkurë të trashë, që kurrë s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit. – Ç’do ky njeri i mallkuar, që si ndahet shpifjeve e mashtrimeve?

– Pse Buzhala i ka bërë pesë apo gjashtë figura analistësh të çmendur psikoligjikisht e të deformuar shpirtërishtë e mendërishtë? Të mallkuarit!!! Pse pikërisht gjashtë? Pse këto fytyra analistësh të super të korruptuar, të blerë, të shitur e shitblerë? Me siguri… me siguri i ka bërë… i ka bërë… për ta… po, po për ta çmendur publikun. Poshtë tryezës së Buzhalës, analistët – grykësit qenë të detyruar të rrinin shtrirë me fytyrën poshtë në një pellg të ndyrë ujërash të zeza në T7-të, gojët e tyre të mbushur me produktin e pangopësisë së vet.

Megjithatë, ka analist që nuk kanë heronj. Ata vetën e tyre e konsiderojnë qendër të botës, pra vetveten e konsiderojnë herojnj të të tjerëve. Ishte e qartë se ky llum i dalë në sipërfaqen e T7-shit, i nxitur dhe i përkrahur nga ish pushteti autoritar i pushtuesit, Kajtazi mundohetj t’ia impononte qeverisë së re një matje tjetër të kohës, e cila do të vononte udhëtimin e saj përpara për shumë kohë. Nervoza dhe mllefi i Kajtazit nuk e kishin burimin në parandjenjë, në halucinacion, në neurozë e në paqëndrueshmëri shpirtërore e politike, në ndonjë urrejtje politike apo në farë obskuratizmi, por në të vërtetën jetësore, që po shfaqej me vrazhdësi në T7, të cilën mund ta kuptojë vetëm ai që e përjeton në tërësi dhe ia njeh të gjitha përmasat tragjike edhe gjuhën e djallit.

Me vemendje të tendosur ndjekim gjuhën dhe sjelljet tuaja në T7-të. “Gëzohemi” për çdo hap të ri drejt destabilizimit të Dardanisë, por na shqetësojnë shumë disa ngjarje, veprime me sjelljet tuaja dhe me dukuri që mund ta rrezikojnë jo vetëm procesin e demokratizimit në Dardani dhe të institucionalizimit të plotë të saj. Por, përvoja jonë e hidhur shumëvjeçare, pësimet tona, të politikanve tanë, të analistëve, të rinisë sonë, të intelegjencies dhe të mbarë popullit shqiptar këndej kufirit, më japin të drejtë morale t’Ju drejtohem me dy fjalë, t’Ju ftojmë e t’Ju lusim të hiqni dorë prej disa formave anti shqiptare të manifistimit të mashtrimit, shpifjeve, arrogancës e gënjeshtrës dhe sidomos prej gjuhës së djallit, në mënyrë që Kryeministri të shkojë drejtë çrrnjosjes së “krimit të organiziuar”. Ju akuzoj, se jeni ndër përgjegjësit kryesorë të kalbjes kulturore e mediatike të “Dardanisë” sonë, ngritjes antimorale dhe kercenimit moral, destabilizimit mendor të gjeneratave të reja, varfërimit etik të të rinjve tanë, shtrembërimit arsimor të femijëve shqiptarë me anë të dokrave dhe mashtrimeve politike në media. Shprësoj në fundin tuaj profesional dhe në zhdukjen tuaj mediatike, sepse vetëm këto mund të jenë penalitetet e duhura për dëmin e pariparueshëm që i keni shkaktuar vendit. Zërave nga një televizion në Prishtinë, kundër figurës së Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës etj., lanë shenja jo të mira, në emër të përçarjës së shqiptarëve. Dardania nuk është pa gjuhë as aliazh memec, rrini larg mediave e T7-shit dhe mos llomotitni, e mos hani m…, e mos gënjeni e mashtroni publikun kundër figurave të shqiptarisë.

Fjalë të rënda janë këto që t’i thëm unë “o vëllai im Vehbi KAJTAZI”, por, e thamë që në fillim, do të flasim me letra të hapura. Nëna dardani është mësuar gjatë shëkujsh që shumë bij të saj t’ia kthëjnë shpinën. Nuk je Ti i pari, ndoshta e dhashtë Zoti do të jesh i fundit dhe jashtë mediave në Dardani! Nëna Dardani mundet edhe pa një analilist serb apo malazez si Vehbiu dhe pa një Kajtaz apo njw “Kajtazoviç”, edhe pa një Vehbi Kajtazi siç je Ti. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithë këtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së demokracisë për një Shqipëri Etnike.

Por, unë të pyes Ty analistë banal e mashtrues Vehbi Kastrati: “Vëlla, do të mundesh ti pa Nënën Dardani? …

Një femër me pat thënë në mes të aktit të çmendur intim, se haleti që ia mbush vrimën, është vetë Zoti!

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Unë jam një rebel dhe kaot, që lirinë e mendimit dhe fjalës e do më së shumti në këtë botë.
Prandaj shpesh e kaloj semaforin në dritë të verdhë, e nganjëherë edhe në dritë të kuqe, por asnjë herë me grim në fytyrë dhe buzë të skuqura si Burbuqe.
Jam një rebel dhe kaot i vetëdijshëm që hiperbolizon, polarizon, majorizon, shokon dhe që herë pas herë e tepron.
Që e tepron me humor të zhveshur lakuriq nga morali i rrejshëm i kësaj bote, për të cilin gjallesat dykëmbëshe besojnë që banon nën brekë, prandaj nuk e shijojnë ashiqare si burek, por tinza, respektivisht pas shpine, me metoda perverze, shantazhuese, poshtëruese dhe dhunuese.
Thjesht me metoda ilegale!
Mirëpo morali nuk banon nën brekë.
Aty e fshehin vetëm klerikët fetarë dhe hipokritet cinik që pasurohen duke predikuar moral të rrejshëm.
Sepse duke e fshehur moralin e rrejshëm nën brekë ata e bëjnë moralin e vërtetë pjesë përbërëse të organeve intime, dhe çdo epsh të tyre për të shpuar dhe për t’u shpuar e trajtojnë si mëkat.
Në këtë mënyrë dëshirojnë të jenë edhe pronarë të intimitetit natyral individual dhe kolektiv duke u treguar individëve të të dyja gjinive, e sidomos të gjinisë femërore, se çka guxojnë të bëjnë me trupin e tyre, ndërsa vetë nuk lënë gjë pa bërë.
Prandaj çmimi që e paguaj unë për të qenë vetvetja dhe për t’i përshkruar hipokritet dhe ciniket pikërisht ashtu siç janë është shumë i lartë.
Sepse kam dhunti, respektivisht talent për t’i përshkruar në mënyrë shumë shumë më të sofistikuar, diskrete dhe engjëllore dhe për t’i hapur vetvetes dyer të reja prore, duke aktruar pafajësi si Virgjëresha Mari.
Mirëpo unë nuk besoj që përshkrimi i djajve me fjalë të përzgjedhura engjëllore është qasja e duhur.
Sepse nuk besoj as që Virgjëresha Mari ishte e pafajshme aq sa përshkruhet në Bibel, përkundrazi, besoj që nuk ka ngelur shtatzënë me Hyjin e shenjtë, por me një njeri të zakonshëm, ditën e enjtë ose të premtë.
Madje s’jam i sigurt se a ka qenë e enjtë, apo e premtë.
Kush me garanton mua që Virgjëreshen Mari kojshiu i parë nuk e ka lënë shtatzënë ditën e mërkurë nën një urë dhe që ajo haletin e tij që e ka kënaqur deri sa e ka bërë qishen, nuk e ka ngatërruar me ndonjë Hyjni të fuqishëm ?
Një femër me pat thënë një herë në mes të aktit të çmendur intim, se haleti që ia mbush asaj më së miri vrimën, është vetë Zoti.
Nëse kjo thënie nuk është persofikim i sinqeritetit të përkryer, atëherë unë me të vërtetë nuk e di se çka është sinqeriteti.
Sepse në atë çast magjik ajo kënaqësinë e përjetonte aq thellë në trup dhe shpirt, saqë haletin (instrumentin) që ia shkaktonte orgazmin, e përshkruante në ekstazë si Zot.
Prandaj nuk ndihmon përshkrimi i djajve me fjalë të përzgjedhura engjëllore, sidomos në një shoqëri dhe shtet ku shok-terapisë i nevojiten dy dekada për ta arritur pjesërisht qëllimin.
Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse unë nuk e imitoj as Fishten, as Migjenin e as Naimin.
E që besa as Faik Konicen, as Fan Nolin, as Azem Bejten, as Miç Sokolin, as Helmut Schmidt-in, e as Helmut Kohl-in.
Nuk e imitoj kurrë askënd dhe nuk do ta bëja për asgjë në këtë botë.
Prandaj në shkrimet e mia s’do të gjeni kurrë citime, huazime e kopjime krahasimore, që do të më shërbenin si sfond për krijimin e një qervishi argumentativ, për t’i bindur lexuesit e mi se gjithmonë kam të drejtë.
Jo, nuk kam dhe nuk dua të kem gjithmonë të drejtë.
Sepse e di shumë mirë se përsiatjet e “njerëzve të famshëm” shumë kolegë të mi i marrin si shembull për të dëshmuar se janë në vijën e tyre, respektivisht po aq sa ata të përkryer në mendime, botkuptime perceptime dhe veprime.
Mirëpo mua e vërteta më thotë se edhe njerëzit e famshëm nevojën e vogël dhe të madhe e bëjnë në tualetë, e nganjëherë mezi e nxjerrin jashtë, aq shumë që janë nga hemoroidet në siklet.
E shumë sosh, madje e bëjnë edhe në kallamoq dhe rrezikojnë të ngelin shtatzënë me ndonjë boq.

Shpirtërat e të masakruarve dhe të të “padëshiruarve” ҫdo vit presin shpagimin e gjakut të derdhur

0

Nga: Fahri Dahri

                   Pjesa e I

Dje ata, sot ne, nesër ata pas nesh, pasnesër nipat dhe mbesat, nuk do heshtin dhe as nuk do të zmbrapsen nga vitet që ikin dhe largohen nga masakrat greke, por do të vazhdojnë të kërkojnë të arrijnë tek të drejtat, deri sa shteti ortodoks grek të gjunjëzohet para shpirtërave të tyre.

Ky tekst (artikull) të ruhet dhe të botohet në çdo 27 qershor, deri në zgjidhjen përfundimtare të “Çështjes Çame” e gjykimit të “Gjenocidit Grek” të ushtruar ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë.

Pse e shikoj të nevojshme këtë ruajtje teksti?

Sepse të gjithë ne, nuk jemi vetëm të sotmit. Mbartim trashëgiminë e të shkuarës dhe përvojën e dobishme tonën të për të ardhmen. Nga e shkuara dimë që çdo veprim, çdo përpjekje, që bëhet në çdo kohë, sidomos kur bëhen për “Farë e fis”, për kombin, gjithëmonë krijojnë një lindje, një fillim dhe nisje të ekzistencave të reja. Ngjarjet, mendimet tona të sotme, nëse shkruhen, mbeten përvoja të vlefshme për kohën mbas nesh. Ato mbeten fuqi të “gjalla”, të cilat do përdoren në çdo moment, duke u shndërruar në forca të veçanta në të gjitha kërkesa që dikton jeta. Çdo individ lind dhe vdes, por ngjarjet trashëgohen ndër brezni.

***

Shteti ortodoks Grek dhe kauza me akuzën qorre që vetëm përsëritet me sloganin: “Dikur, ishte një komunitet, por i padëshiruar etnikisht dhe fetarisht. Sot “Çamëria dhe Çështja Çame nuk ekzistojnë”, nuk duhet të mbeten pa u gjykuar. Ky problem, 77 vjeçar, çdo ditë dhe vit, jo vetëm nuk shuhet, por rri i ndezur, është tregues i fortë që mat demokratizimin europian.

Nuk mundet të harrohen hanxharët, sopatat, thikat që prenë fytet e fëmijëve, që u ngulën në mishin e njeriut; as djeg’jet me benzinë të të rinjëve dhe vajzave, apo groposjen të gjallë, masakra shëmbëlltirë hitleriane.

Jo. Jehonat e atyre zërave nuk shuhen, veçse ndër kohë riprodhohen.

“….ato që tani po bëjnë jehonë në veshët e shurdhët

zërin e dashurisë së panjohur që riprollonte nga e para…”, na e përforcon mendimin e riprodhimit edhe profesor Fatmir Terziu tek poezia “Natë Çame”, bot. “Fjala e Lirë”, 16/06/2021.

       I.- A ka të vërteta në akuzën greke të bashkëpunimit të çamëve me gjermanët?.

Shumica e cilësuar e banorëve autoktonë të rajonit të Thesproti/ Çamërisë, gjatë L2B, ku Italia dhe Gjermania i shpallën luftë Greqisë në vitin 1940 me vazhdimësi deri në vitin 1945, është dokumentuar dhe vërtetuar se qendroi neutrale. Në gjuhën e folur të brezit që u masakrua, e vërteta që duhet të thuhet është: “Ata banorë shikonin punën dhe hallet e rënda 35 vjeçare që i u kishin rënë nga sjelljet dashakeqe të shtetit ortodoks grek. Nuk e kishin mendjen tek asnjë parti, asnjë dinakëri, apo “vëllazëri” ofiqesh”. Konferenca e Londrës i dha mundësitë shtetit grek që i shndërroi nga zengjinë, në hallexhinj.

Si çdo popullsi, brenda një shteti të “pushtuar” nga të huajt, ashtu si dhe në çdo luftë, pati nga këta banorë që u përfshinë në formacionet luftarake. Veçoria e popullsisë çame ishte se në atë kohë mbi 1,000 të rinj e të reja çame, u rrjeshtuan në formacionet luftarake të forcave të majta, në ushtrinë partizane EAM-ELAS.

https://html1-f.scribdassets.com/4e8iglan0g5axwhi/images/70-dc6eee0680.jpg“Partizanët e ushtrisë greke EAM-ELAS, nga e majta në të djathtë i katërti çami Petrit Musa Demi nga Filati, dy shqiptar të tjerë dhe partizanët grek Takis Theologos, Panajoti Mici, Kosta Sternaras, Jani Kondi, Vangjeli Pulis”. Finiq, 1943. (Shënim(*): Sipas historianit Arben P. Llalla).                                                                                                                                Ndërsa rreth 70 banorë të tjerë, ndjekës të vllezëve Dino, u rreshtuan me forcat e djathta greke, EDES-it, të Napoleon Zervës, forcë politike greke që bashkëpunonte me pushtuesit gjermanë kundër partizanëve.          (Misioni Britanik, që kreu hetime në Çamëri pas luftës nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM dhe jepte një shifër prej 700 luftëtarësh. Kurse biografi i Zervës, Mihal Miridhaqi, jep shifrën e 1,000 luftëtarëve shqiptarë nga Çamëria që morën pjesë në formacionet e EAM.        .          Statistikave të kohës?                                          *- Sipas të dhënave statistikore rezulton se nga rreth 30 mijë banorë myslimanë që kishin mbetur pa u këmbyer (1923) nga rajoni i Çamërisë në prag të L2B, ata që u inkuadruan me italo-gjermanët dhe EDES-in, nuk i kalonin 0,3 përqind; ndërsa ata që u inkuadruan me partizanët grekë ELLAS-in, ishin 3,9% të banorëve të komunitetit çam. Të dy grupimet e vogla: (0,3 dhe 3,9%) që u përfshinë në “pro” dhe “kundër” okupatorit, përfaqësonin vetëm 4,2% të të gjithë popullsisë çame. Ndërsa shumica absolute e banorëve çamë, ose 95,8 % e tyre, nuk u angazhua në asnjë formacion luftarak kundër shtetit Grek dhe në asnjë forcë politike greke.    Strategjia greke e “Megalloidesë”, vrau, masakroi, humbën dhe vdiqën nga uria e marazi mbi 8 mijë njerëz të të gjitha moshave. Të tjerët, afro 22 mijë banorë u larguan dhunshëm nga vendi i tyre i lashtë. Sot, presidentë, kryeministra, kryetarë partishë, lobistë të shumtë dhe predikues të lartë klerikë grekë, vazhdojnë përbaltjen ndaj viktimave që krijuan prindërit apo gjyshërit e tyre ashtu dhe të të gjallëve të sotëm me sloganin e turpshëm papagallian: “Nuk ka problem çam”., ose “Çështja Çame nuk ekziston”. Po, sepse nga vrasësit nuk pritet që të thonë se janë vrasës. Vrasësi duhet gjykuar dhe ndëshkuar.

Masakra greke e 1944-’45 është çështje kryesore e GJND. Çdo kohë që kalon veçse rëndon përgjegjësinë e BE-së, shton energji negative për kriminelët, shkatërron demokracinë. E keqja, pjellë e shpifjeve, mashtrimeve, gënjeshtrave, shtrëmbërimeve, kur shtratin e kultivimit e gjen tek shteti, përvoja na sqaron se e mposht të vërtetën, të drejtën. Në mjergullat që krijon e keqja, vetvetiu lindin dyshime ndaj informimit ku banorët e Çamërisë, para vitit 1913 cilësoheshin të pasur (shtresë e mesme dhe e lartë). Ata ishin pronarë tokash, bagëtish, të pyjeve, kullotave. Ishin zotër të  rajonit që nga fillesa. Ata ishin “Filimët”. Rronin të pavarur nga as dikush mbi krye. Në këto kushte, si pronarë u takonte të bashkëpunonin si regull me të djathtën; ndërsa ata pranuan të majtën. Nisur nga ky vështrim lind pyetja:

“Ç’farë ndikoi në ndërrimin e kursit?

Teorikisht dhe praktikisht çdo devijim nga parimet themelore, sjell ndërrim kahjesh. Ky devijim në parime, ndikoi edhe tek pronarët me trashëgimi që nga lashtësi, por jo pa shkak. Le ta konkretizojmë:

* E djathta greke luftonte kundër të majtëve, kundër partizanëve, siç vepronte dhe pushtuesi, ishte kjo e përbashkëta e EDES-it dhe nazizmit. Ishte luftë kundër komunizmit. L2B ishte ndërmjet dy ndarjeve të  madhe: ALEATËT me BOSHTIN. Qasja e disa banorëve çamë, me më shumë anësi me të majtët, në rrethanat dhe kushtet që u krijoi shteti ortodoks grek, ishte e natyrshme. Njihemi me disa nga veprimet greke, tejet armiqësore, të ashpra, të ndërmarra ndaj banorëve çamë.

* Tek banorët autoktonë të Çamërisë, nga viti 1912 dhe në vazhdim, kishte lindur mos besimi dhe një ndjenjë vetëmbrojtjeje ndaj vetë shtetit grek, i cili i goditi rëndë çamët në të gjitha të drejtat e tyre, pronësore, ekonomike, sociale dhe politike, si qytetarë të atij shteti. Sjellja armiqësore, diferencimet dhe pabarazia ndaj çamëve nga e djathta e shtetit grek, vazhdimisht ushqente në tërësi popullin grek me nacionalizëm ekstrem, kundër të gjithë minoriteteve me shigjetim të ashpër etno-fetar.

* Shteti Grek në vazhdimësi aplikoi persekutimet, shpronësimet, shpërnguljet. I trajtonte si shtetas të huaj, i shpalli qytetarë të padëshiruar, i klasifikoi tradhëtarë të kombit grek nga që ishin konvertuar në besimin islam, para 200 vitesh, kur nuk kishte shtet grek dhe kisha ortodokse bizantine bënte krushqi me osmanllinjtë.

Faktet dhe dokumentat zyrtare që vërtetojnë veprimet greke kundër tyre:

– Në nëntor të vitit 1917, qeveria greke nxori ligjin numër 924, dt.14/11/1917, me të cilin detyroheshin të gjithë banorët myslimanë të Çamërisë se “ata nuk kishin të drejtë të shisnin, të blinin apo të kalonin pasurinë e tyre tek njëri-tjeti”.

Ai Ligj është një dëshmi tronditëse, ku shteti grabit dhunshëm pronat e pronarëve të ligjshëm të komunitetit çam, i cili ishte ndryshe nga ai etno- fetar grek.

Ai Ligj, zyrtarisht shpronësonte çamët nga pasuritë dhe pronat e trashëguara që nga lashtësia. Një akt-ligjor i qartë diskriminimi, përvehtësimi, zhvatje e pashembullt që vërteton egërsinë, nacionalizmin ekstrem, fetishizimin ortodoks grek, mentalitetet mesjetare. Të gjitha këto i u zbrazën me forcën e muskujve dhe barutit  banorëve myslimanë të Çamërisë.

– Arësye tjetër lidhej me faktin se edhe në Shqipëri luftohej kundra pushtuesve gjermanë. Në shumicën dërrmuese, popullsia në Atdheun Mëmë, luftonte krah për krah me partizanët, të cilët ishin inkuadruar në ushtrinë Nacional Çlirimtare që udhëhiqej nga forcat e majta.

Bilanci i masakrave greke ndaj çamëve.

Në bazë të statistikave që jep Shoqata Politike Atdhetare“Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2.771 civilë shqiptarë: Në Filat dhe rrethinat 1.286, në Gumenicë dhe rrethinat 192, në Paramëthi dhe rrethinat 673 dhe në Parge 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5.800 shtëpi në 68 fshatra. Sipas një liste, disa humbje materiale janë llogaritur:110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 25.000 tonë grurë dhe 8.000 tonë vaj ushqimor.

Në vitin 1941 pasuritë rurale të popullsisë shqiptare në Çamëri arrinin në dy milionë e gjashtë qind mijë (2.600.000) strema (dynymë) ose 260 mijë hektarë, që përfshinin: tokat bujqësore, lëndinat, kopshtet, pyjet dhe kullotat. Pronat e paluajtshme ku përfshihen: shtëpi, punishte dhe fabrika, hotele dhe dyqane shërbimit, ndërtesa publike, etj.shumica e të cilave janë djegur dhe shkatërruar. Sipas vlerësimeve të asaj kohe, pasuritë vlerësoheshin mbi 100 milionë franga ari. Gjithsej humbje produktesh të prodhimeve bujqësore për vitin 1944 -1945 për fermerët çamë ishin 4.000.000 okë drithëra, 3.700.000 okë misër dhe 2.990.000 okë vaj.

(Shënim: shifrat nuk janë të plota, mbasi nuk ishte e mundur të merreshin të gjitha dëshmitë).

                       Vijon

Fahri Dahri, studjues, Itali, më 22/06/2021

Le Monde (1985) / Deklarata e Leka Zogut I në Paris me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës

0

Mbreti Leka Zogu I dhe mbretëresha Susan

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Qershor 2021

Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të dielën e 14 prillit 1985, në faqen n°3, deklaratën e Leka Zogut I me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : Le Monde, prill 1985, f.3

Në Paris gjithashtu, pretendenti i fronit të Shqipërisë, Leka I (djali i mbretit Zog që mbretëroi nga viti 1928 deri në 1939), dha një deklaratë ku u bën thirrje “të gjithë nacionalistëve shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve”, që të bashkohen për krijimin, “brenda kufijve etnikë” të Shqipërisë, të një “kombi të lirë dhe demokratik”.

Duke u nisur për në Shtetet e Bashkuara, ku do të japë një konferencë shtypi të martën e ardhshme, Leka I beson se vdekja e Enver Hoxhës “shënon fundin e një epoke dhe paralajmëron fillimin e një periudhe paqëndrueshmërie në Shqipëri, e cila, nënvizon ai, do të ndikojë drejtpërdrejt te shqiptarët në rajonet tona etnike në Jugosllavi (Kosovë) dhe tërthorazi në stabilitetin e Ballkanit”.

* Nga Aurenc Bebja, Francë.(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-1985-deklarata-e-leka-zogut-i-ne-paris-me-rastin-e-vdekjes-se-enver-hoxhes/.

Mes shpresës per shërim dhe pasigurisë për jetë! 

0

Florim Zeqa  

Virusi misterioz i kualifikuar si “Covid 19”, i kthyer në pandemi botërore, ka shkaktuar ankth dhe pasiguri për të ardhmen e gjithë globit. Pandemia jo vetëm se e ka ndryshuar rrënjësisht stilin e jetës, gjegjësisht të bashkëjetesës me maska nën masa kufizuese, e ka rënduar jetën e njerëzimit në mbarë botën.

Politizimi i skajshëm i virusit misterioz ka shkaktuar përkeqësimin e gjendjes socio-ekonomike të njerëzve, rritjen e stresit si pasojë e kufizimeve dhe mungesën e përspektivës si pasojë e pasigurisë totale!

Dualizmi i veprimeve i bartësve të institucioneve shtetërore dhe atyre shëndetësore ka krijuar konfuzitet në mesin e popullatës, saqë më nuk e është e qartë se çfarë realisht është duke ndodhur në betejen kundër virusit, për shkak se virusët politik janë bërë më të rrezikshëm për të ardhmen e njerëzimit sesa vetë “COVID-19”!

Humbja e vendeve të punës e ka rënduar jetën e njerëzve, ka shkaktuar stres dhe agresivitet të natyrave të ndryshme të cilat po çojnë në dhunë familjare me pasoja fatale.

Sadoqë masat preventive dhe izolimi e kanë ulur numrin e të infektuarve, paniku i shkaktuar nga masat e ashpra kufizuese ka bërë që njerëzit të distancohen akoma më tepër nga njëri-tjetri. Situata e ankthit dhe pasigurisë ka shkaktuar një gjendje të lartë emocionale.

Të qëndruarit gjatë brenda mureve të shtëpisë vetëm sa e ka rritë ankthin dhe pasigurinë, ka shkaktuar një gjendje të tensionuar psikologjike.

Sikurse prejardhja e virusit, që ende është misterioze, edhe vaksinat në fazën eksperimentale nuk kanë krijuar siguri të plotë tek popullata në botë!

Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të gjitha vaksinat janë në fazën eksperimentale deri më 31 Dhejtor të vitit 2023 dhe si të tilla nuk paraqesin siguri dhe as garanci për shëndetin e njerëzve!

Për momentin dihen vetëm efektet e shpejta kolaterale të 5 % të vaksinuarëve, të manifestuara me hemorragji çelebrale, trombozë pulmonare, paralizim të gjymtyrëve dhe shenja të verbërimit, ndërsa për efektet afatëgjata mund të flasim vetëm pas 1 ose 2 vitesh nga dita e vaksinimit!

Prandaj kjo është arsyeja pse vaksinat nuk janë të miratuara, por vetëm të rekomanduara nga OBSH-ja!

Kjo situatë e padefinuar e vaksinave e ka krijuar një garë të ashpër dhe luftë të pandershme propagandistike mes kompanive të mëdha farmaceutike botërore, duke shkaktuar kështu konfuzitet dhe pasiguri tek njerëzit e rëndomtë të cilët hezitojnë të vaksinohen me vaksina të caktuara, duke menduar se tjetra është më e mirë!

Mënyra e detyrueshme (kushtëzueme), por jo e obligueshme e vaksinimit ka ngjalluar reagime të shumta të popullatës në mbarë botën. Ngarkimi me përgjegjësi të njëanshme vetëm e të vaksinuarit, por jo edhe dhënësit të vaksinës dhe kompanisë farmaceutike ka ngritur dilema të mëdha tek popullata!

Jo rrallë, njerëzit nga dyshimi, vaksinat i konsiderojnë si zgjidhje të fundit mes jetës dhe vdekjes. Si pasojë e kësaj, njerëzit para marrjes së vaksinës e pyesin veten; a po e marrë vaksinën e shpëtimit apo “pena di morte”!?

Dhe çfarë ndodhë?

Për t’i ikur kësaj dileme të madhe, njerëzit në momentet e fundit e tërheqin vendimin për marrjen e vaksinës, të paktën edhe për një kohë derisa të qartësohen gjërat!

Për këtë situatë nuk janë fajtorë qytetarët, por njerëzit e papërgjegjshëm që politizuan dhe keq-menaxhuan me “COVID-19”-shin!

Po ndodhë kështu sepse me pandeminë më shumë u muarën politikanët sesa mjekët, më shumë u muarën injorantët sesa infektologët dhe virologët profesionistë.

Sadoqë dëmet ekonomike nga ky virus misterioz janë të mëdha dhe të pallogaritshme, humbjet e jetëve të njerëzve janë të parekuperueshme.

Arsyet e humbjes së besimit të njerëzve në drejtuesit shtetëror dhe në personelin mjekësorë janë për shkak të përhapjes së dezinformatave të shumta dhe mendimeve konspirative rreth prejardhjes së virusit!

Nga keq-informimet dhe interpretimet e njerëzve jo kompetent, njerëzit e rëndomtë me të drejtë i ngritën edhe dilemat për ekzistencën e virusit “Covid 19”!

Për fat të keq, edhe përkundër të arriturave të mëdha shkencore, ende nuk është definuar saktë origjina “COVID 19” dhe as nuk është zbuluar shërimi i plotë nga ky virus misterioz!

Sikurse çdo pandemi botërore, do të kalojë edhe kjo e “COVID-19”, por pasojat do t’i vuajmë edhe për një kohë relativisht të gjatë.

Jam thellësisht i bindur që Kosova do të kalojë më lehtë dhe më mirë nga kjo pandemi sesa të gjitha vendet e rajonit, por do ta ketë shumë të vështirë të lirohet nga virusët politikë që po ia gërryejnë shpirtin Kosovës tani e dy dekada pa ndërprerë!

Uroj të sa më parë të dalim nga kjo situatë ankthi dhe pasigurie totale dhe t’i kthehemi jetës normale siq ishte para kësaj pandemie të mallkuar!

Leksioni nga Finlanda

0

SHKRUAN: DR. SADRI RAMABAJA

ADMINISTRATA SHKOLLORE E DIMENSIONUAR DHE E PËRQËNDRUAR GARANTON VEPRIM TË SHPEJTË DHE SUKSESE NË AFATE TË SHKURTRA.

Prishtinë, 21 qershor – Finlanda e sukseseve dhe ngjitjeve në piramidën e Shkollës-model, gjatë periudhës së pandemisë shënoi edhe një sukses të madh. Ai e bën Finlandën sërish model në rrafshin global për mbështetjen në procesin e të nxënit në distancë.

Pse inovacioni ka sukses në Finlandë?

Të dhënat shkencore që vështirë se njihen në shkallë të gjerë, kur përvetësohen në masë të gjerë, japin rezultate vendimtare. Në këtë rrafsh rol të madh luan edhe administrata shkollore e dimensionuar dhe e përqëndruar. Finlanda ka vetëm dy nivele të qeverisjes në sistemin e saj politik: qeverinë qendrore dhe bashkitë. Në këtë plan, sistemi ynë politik e arsimor, është krejtësisht kompatibël me atë të Finlandës.

Por, diferenca është në prioritetin që i jep qeveria qendore sistemit të arsimit. “Çanta shpine tradicionale” finlandeze është shumë më e lehtë se e jona; atë ne e kemi mbushur duke përvetësuar sisteme arsimi të shteteve që kanë traditë tejet të gjatë, ndërkaq Finlanda e ka dizajnuar sipas koncepteve moderne pa ngarkesa të tepruara nga shkolla pedagogjike e shek. 19-të.

Në Skandinavi, njerëzit merren me të dhëna personale në një mënyrë liberale edhe në raport me shtetin; të dhënat elektronike të shëndetit, për shembull, nuk shkaktojnë debate atje, konstaton Ernst Smole ish këshilltar i Ministrave Federal të Arsimit në Austri, Fred Sinowatz, Herbert Moritz und Helmut Zilk.

Testimi transparent i performancës së studentëve, shkollave dhe mësuesve është jo vetëm i mundur në Finlandë – por edhe fare i vetëkuptueshëm. Liria e të dhënave finlandeze bazohet në faktin se ka më shumë besim në shtet dhe ka arsye historike për këtë.

Ernst Smole merr në konsideratë edhe rolin e ndjeshmërisë që kanë shoqëritë protestante / luterane / kalviniste; ato janë nganjëherë shumë të hapura ndaj inovacionit dhe vlerësojnë konceptin e arritjeve dhe sipërmarrjen private më pozitivisht sesa zonat kulturore me karakteristika të tjera emëruese.

Në Finlandë, përgjegjësia, jo rrallë, “përqëndrohet tek individi”, përderisa në dy republikat tona (Shqipërin politike dhe Kosovë), ka tendenca tutje që përgjegjësia të mbahet në nivelin kolektiv. Si rregull, derisa në Finlandë, një person i vetëm kompetent, që gëzon besim maksimal, vendos kush pranohet në kursin e trajnimit të mësuesve, tek ne kjo kompetencë formalisht i bartet komisioneve, drejtorive komunale etj.

Finlandezët mendojnë dhe veprojnë duke u bazuar në nevojat pragmatike të ekonomisë.
Këtë frymë ekspertët e arsimit e bartin në shkolla, duke marrë në konsideratë se reforma në arsim është e përhershme dhe në ndërlidhje me nevojat e tregut. Ndërkaq fakti se fëmijët atje kanë zell të theksuar për të përvetësuar jo vetëm dijet teorike, por edhe ato praktike, flet në të mirë të tiparit sistematik të praktikës shkollore finlandeze.

Ky qëndrim i ka dhënë mundësi të shkëlqyera shkollës finlandeze të ndërlidhet me ekonominë, duke i përmbushur nevojat për punëtorë të kualifikuar.

Shkolla jonë, me fare pak ndërhyrje nga politika në lëmin e arsimit, këtë ndërlidhje do të mund ta bënte në kohë rekord. Sektorët e ekonomisë sonë si: ai i minerareve, i turizmit, i bujqësisë dhe sidomos ai i shërbimeve dhe tekniko-teknologjisë informative, qysh tashti e ndjejnë ungesën e kuadrit të kualifikuar. Në këtë sferë mundësitë tanimë janë reale.

Ne duhet të imitojmë Finlandën – por duhet të jemi të vetëdijshëm për nevojat urgjente që ka për ndërhyrje në reformimin e sistemit tonë të arsimit. Ministritë tona të arsimit tani i kanë gjasat reale ta marrin më të mirën të mundshme nga sistemi finlandez. Ndërlidhja e vullnetit politik, e dashurisë për shkollën dhe arsimin përgjithësisht – që thënë realisht ka një traditë të mirë në të dy republikat tona që nga epoka e Rilindjes, e bën hedhjen e hapit drejt modernizimit të arsimit edhe më shpresëdhënës.

Ndërkaq nevojat për thellimin e dijeve në lëmin e teknologjisë informative në shkallë të gejrë, shfrytëzimit të platformave të nxënies nga distanca tutje edhe pas mundjes së pandemisë së Virusit Covid 19, e bëjnë reformën edhe më imediate.

Reforma nënkupton krijimin e parakushteve për pensionimin të parakohëshëm të të gjithë personelit me moshë mbi 55 vjeç, si hap i parë, siç është bërë me minatorët e Trepçës vite më parë.

Prandaj politikat arsimore duhet trajtuar si sferë e interesit jetik, jashtë politikës së përditshmërisë, përtej vijave të partisë, me qëllime të përbashkëta.

Na duhen nisma ekselence në të gjitha nivelet.

Të jesh i lirë do të thotë të zgjohesh dhe heqësh qafe zinxhirët

0

Nga Aurel Dasareti

Mos prit që punën tënde ta bëjë një i huaj e ti të vazhdosh gjumin. I huaji të jep një thelë e të merr një pelë.

***

E drejta për lirinë e shprehjes (fjalës) nuk do të thotë mbrojtje e lirisë së gënjeshtrës.
Ne nuk mund të presim ndihmë nga ndonjë vend i rëndësishëm i BE-së që me sa duket nuk po lufton për të drejtat e njeriut. Ajo që ka rëndësi sot nuk janë të drejtat e njeriut, por luftërat për territore dhe shfrytëzimi i fuqisë (së lirë) punëtore nga vendet e varfra. BE-ja “demokratike” për shkaqe interesash të veta, Kosovën e konsideron si pronë të Serbisë. Prandaj nuk është aspak neutrale, por një palë në konflikt. “Dialogun” e ka shndërruar në një Gjykatë ku sundon ligji i xhunglës sipas të cilit i forti përherë fiton. Kështu që, sipas tyre, shqiptarët autokton duhet t`ia kthejnë Kosovën tonë – të përkëdhelurve të saj, Serbisë naziste-terroriste. Kjo pafytyrësi e pakufishme, më tepër për të zbutur Rusinë. Nuk është aspak e rastësishme që BE-ja, midis atyre 28 shteteve anëtare, për “dialogun” në Bruksel ka zgjedhur pikërisht 2 “ndërmjetësues” prej atyre 5 shteteve që nuk e njohin Kosovën. “Ndërmjetësues” e jo mahi, që as kasapi i Ballkanit, krimineli kryesor serb, Sllobodan Millosheviç nuk mund t’i zgjidhte më mirë.
Nëse shtetet kryesore të BE-së vërtet do të donin që pesë shtetet e serta që mbahen gjallë nga ndihma sociale, ato brenda dy minutash do të detyroheshin të pranonin Kosovën. Kjo do të ndodhte edhe për faktin se këto 5 vende shkelin legjislacionin e BE-së në tërësi, ku politika e tyre e jashtme vlen për të gjitha vendet anëtare.
Në lidhje me imigracionin e paligjshëm nga Afrika dhe Azia, i njëjti BE detyron të gjitha vendet e saj anëtare, pavarësisht refuzimit masiv, të pranojnë “refugjatë” të padëshiruar, pavarësisht nga fakti se çështja e pranimit të “refugjatëve” është vetëm çështje e brendshme e secilit shtet anëtar.
Si është e mundur që në BE, për dekada hyjnë miliona “refugjatë” ilegalë nga e gjithë bota dhe qëndrojnë atje përgjithmonë, por shqiptarët e Kosovës evropiane nuk lejohen të hyjnë!?
E njëjta BE jo vetëm që lejon serbët që shkaktuan gjenocide ndaj shqiptarëve (dhe jo vetëm), për të hyrë në të dhe të sillen si ua donë qejfi, por mezi presin të bashkohen me radhët e tyre, edhe më me dashuri.
Serbia i trajton shqiptarët etnik në Kosovën Lindore si skllevër, ndërkohë kërkon “reciprocitet” me ata 17-18 mijë serbë ardhacak që jetojnë në Kosovë, për të cilët edhe faturat e energjisë elektrike paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.
Kjo është BE që i kërkon Shqipërisë të plotësojë të gjitha llojet e kushteve për anëtarësim, pavarësisht nga fakti se më të rëndësishmet janë të drejtat e pakicave, që Serbia nuk i respekton aspak, ndërsa Shqipëria dhe Kosova e ekzagjerojnë.
***
Unë i them të gjitha këto në mënyrë që të zgjidhni problemet, të përkrahni qeverinë aktuale ligjore të Dardanisë Pellazgo-Iliro-Shqiptare në luftën e saj kundër forcave të errëta brenda dhe jashtë vendit. Siç duket deri më tani, zyrtarët e saj nuk po luftojnë për interesa personale, por për të gjithë ju, për të mos lejuar shpërbërjen e vendit dhe vdekjen e popullsisë pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, përkatësia partiake, fisnore, shoqërore. Në rregull?
Bazuar në përvojën time, shumica e të huajve mendojnë për ne shqiptarët si më poshtë: “Është tipike shqiptare të jesh i trashë në kokë”!
Prandaj, lëni marrëzitë mënjanë! Zgjohuni! Të gjithë kemi një qëllim. Ta shpëtojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë!
Duhet t’i thuhet BE-së: Çështja e ndonjë shoqate (Asociacioni) në Kosovë nuk është detyrë e askujt prej jush, është çështje e një shteti të pavarur, Republikës së Kosovës, e cila ka gjykatën e vet kushtetuese që të gjithë qytetarët, përfshirë kryeministri, presidenti dhe të tjerët janë të detyruar (obliguar) për ta ndjekur atë absolutisht. Ky “problem” është vetëm rregullimi i tij i brendshëm. I Kosovës. Angazhimi juaj ndërkombëtar është të mos lejoni një ringjallje të trazirave në Ballkan, terrorizmin nazist serb në mes të Evropës. Mos lejoni përsëritjen e luftërave dhe gjenocideve të kryera nga shteti i trazuar kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, madje edhe në masakrat e viteve 1992-1999. A e keni harruar: “Kush e nisi luftën i pari”? Luftën e Parë Botërore 1914-1918? Pse, ku dhe kur? Për daljen e Serbisë dhe Rusisë në Adriatik përmes Durrësit së Shqipërisë. Po sikur Rusia të ketë qasje në Adriatik, çfarë do të ndodhë me ju? Pse jeni anëtar i NATO-s, nga kush mund të sulmoheni përveç Rusisë? A doni një përsëritje të këtij tmerri, prandaj anoni aq shumë nga ujku. Serbia qimen e ndërron, por zanatin se harron?! “Të mëdhenjtë” tuaj në Evropë nuk kanë mësuar ende shumë nga historia, ju nuk qenkeni më pak kokëmish se ne shqiptarët autokton në Evropë!
***
Fatkeqësisht, e gjithë përvoja e terrorizmit serb nuk i ka bërë shqiptarët më të mençur, por ata janë të hutuar në një nivel më të lartë. Fëmijët e djegur do të digjen vazhdimisht derisa të zotërojnë zjarrin. Shumica e shqiptarëve e jetojnë jetën në dëshpërim të qetë. Arsyeja jote është e pakuptimtë para se të rritet në zemrën tënde. Mos i dëgjo më lehjet e korruptuarve të së kaluarës që në bashkëpunim djallëzor me armikun pas shpinës së juaj, janë shkaku kryesor i problemeve jashtëzakonisht serioze me të cilat sot ballafaqohet dhe duhet t’i rregulloj qeveria e shpresës.
Nuk ia vlen barra qiranë që me çdo kusht të fitojmë diskutimin deri në kacafytje të përgjakshme edhe në rastet kur e dimë se nuk kemi aspak të drejtë. Jemi shumë të vegjël të luftojmë njëri-tjetrin. Humbim të gjithë. Na kërcënohet një rrezik vdekjeje. E keqja e garës së minjve është se, edhe nëse fiton, prapë mi mbetesh!
Bashkëkombës të nderuar! Ndërsa të gjitha kombet e botës kanë qeveri dhe politikanë që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt dashakeq, ne shqiptarët, në kulmin e rrezikut nga fqinjë gjakpirës, jemi të detyruar të bëjmë të kundërtën, ta mbrojmë atdheun nga qeveritarë joligjorë dhe “politikanët” tanë kriminelë, që të mos ua shesin të huajve edhe atë tokë të rrudhur që na ka mbetur.
Nuk pritet që të fuqishmit të heqin dorë nga interesat vetjake. Prandaj lypset mobilizuar opinionin publik për të ushtruar trysni mbi ta. Tragjedia më e madhe nuk është brutaliteti i njerëzve të pistë, por heshtja e njerëzve të mirë. Hero është ai që kupton përgjegjësinë që vjen me lirinë e tij. Të ligjtë nuk ikin vullnetarisht, kanë vendosur të mbeten në pushtet edhe pas vdekjes. Bëni diçka më konkrete për tokën ku keni lindur, ku jeni rritur! Bëni diçka për tokën ku pushojnë eshtrat e më të afërmve të juaj! Për të arritur dëshirat e parealizuara të tyre dhe qëllimet tona: Dekolonizimi i territoreve të okupuara, liria, demokracia e vërtetë, ku i njëjti ligj do të sundojë për të gjithë – askush para ligjit.
Porosi për “politikë-bërësit” e dështuar analfabetë antikombëtarë, gjithashtu për “gazetarët” e shitur gjysmë-analfabetë që i përmbajnë me rrenat e tyre:

“A ka more burrecë ndonjë mes jush, që ta përmbajë veten e të mos mashtroj, gënjej, manipuloj e luajë me padijen dhe varfërinë e këtij populli? A e dini more zagarë se ka gjëra shumë më të rëndësishme sesa të kesh dorën në kasën e shtetit që ka mbetur bosh, dhe të kesh prapanicën në kolltuk për dekada?”
Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e shenjta Shqipëri!

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1611407/reagimet-e-serbise-zbulohet-pse-po-sulmohet-kurti-nga-vuciq-dhe-bashkepunetoret-e-tij-ndash-thirrja-nga-shqiperia-per-mbeshtetje/

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Muzeu arkeologjik i Apollonisë

0
Nga: Sheradin Berisha
Qyteti i Fierit shtrihet në pjesën jugore të Shqipërisë. Fieri nga veriu kufizohet me rrethin e Lushnjës, në lindje me rrethin e Beratit, në juglindje me rrethin e Mallakastrës, ndërsa në jug me rrethin e Vlorës. Ky qytet pas viteve ’90 të shekullit të XX numëronte 40 000 banorë, kurse sot, si rezultat i dyndjes së popullsisë nga rrethi i Mallakastrës dhe nga rrethet veriore të vendit, vlerësohet që shtimi i popullsisë të ketë arritur në 85 000 banorë. (Fieri, wikipedia)
Dymbëdhjetë km larg qytetit të Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik të Apollonisë. Apollonia, pas Dyrrahut (Durrësit të sotëm), ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut. Apollonia, është ndërtuar nga pellazgo-ilirët për nder të perëndisë së tyre Apollon gjatë shekullit të VII p.e.s., ashtu sikurse dhe Dyrrahu – Epidamni, Lisi (Lezha) etj., dhe nuk është i vërtetë konstatimi i disa historianëve e arkeologëve shqiptarë, se ky qytet antik u themelua prej kolonistëve grekë, për faktin sepse rajoni i Egjeut (Greqia e sotme) përpara se të vinin grekët ka qenë i banuar nga pellazgët.
Korinthasit (që mendohet se në viti 558 p.e.s, e kishin themeluar Apolloninë) kanë qenë fis pellazg. Këtë fakt e vërteton mbishkrimi i shekullit VIII p.e.s. i ruajtur prej tyre, i cili është shkruar tërësisht në gjuhën pellazge/shqipe. (Për më tepër lexoni: Luftulla H.Peza&Liljana Peza: Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre, ribotim 2013). Në Apolloni ruhen shumë mure pellazgjike, të cilat s’kanë asnjë lidhje me kulturën greke.
Në hapësirën e qytetit të Apollonisë gjindet edhe Muzeu Arkeologjik.
Muzeu Arkeologjik i Apollonisë, u hap në vitin 1958 në mjediset e Manastirit të Shën Mërisë mbi fshatin Pojan. Mendohet të jetë ndërtuar në shek. XIII, brenda qytetit të Apollonisë së lashtë. Kisha e Shën Mërisë është një nga monumentet më të rëndësishme arkitektonike të kultit mesjetar në Shqipëri.
Është një kishë bizantine, mesatare për nga madhësia, e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Ndryshe nga kishat e tjera bizantine në Shqipëri, që janë të tipit provincial, ky monument dallohet nga to, sepse ka një hapësirë ndërmjet apsidës dhe krahut lindor të kryqit, shenjë kjo e një ndikimi të qartë nga kryeqyteti (Konstandinopoja).
Kisha përbëhet nga:
– ekzonarteksi (portiku),
– narteksi,
– naosi dhe
– ambient i altarit.
Pranë kishës në anën veriore është një paraklis i vogël që sipas gojëdhënës i atribohet Shën Mitrit. (MTKRSSH: Manastiri i Shën Mërisë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë).
Muzeu Arkeologjik – Apollonia, në fillim ekspozonte materialin arkeologjik të grumbulluar para e pas Luftës II Botërore. Zbulimet e reja që u kryen gjatë viteve 1958 – 1960 bënë të mundur riorganizimin e ekspozitës së Muzeut, më 1961.
Kërkimet sistematike arkeologjike të dhjetëvjeçarëve pasardhës në Apolloni, kërkuan ristrukturimin e tij disa herë, ku vend të veçantë zë ai i vitit 1985 kur Muzeu Arkeologjik – Apollonia rikonceptohet tërësisht duke pasqyruar historinë e kulturën e qytetit nga lindja deri në rënien e tij.
Organizimi dhe ekspozimi i materialit arkeologjik nëpërmjet kombinimit të kriterit kronologjik me atë tematik duke dhënë aspekte të ndryshme të jetës së qytetit si krijimi i tij, marrëdhëniet me ilirët, organizimi politik, zejtaria, tregtia, vera dhe pija, gruaja dhe fëmija, arsimi dhe kultura, arti, lufta, varrezat etj., i kanë shtuar vlerat e muzeut dhe vizitori arrin të marrë informacion të plotë për historinë njëmijëvjeçare të qytetit, prej shek.VI p.e.s deri në shek IV të e.s.
Ndërtimet monumentale në Apolloni si tempujt, bulea, biblioteka, odeoni, teatri, shëtitorja, sistemi i fortifikimit, i furnizimit me ujë (nimfeu), banesat e zbuluara në qendër të qytetit përreth muzeut, ofrojnë një muze të hapur në natyrë duke plotësuar përfytyrimin e vizitorit për këtë qytet antik. (Udhërrefyesi muzeumeve shqiptare)
Pas viteve ‘90’të, një pjesë e objekteve të Muzeut Arkeologjik të Apollonisë u shkatërruan ose u vodhën. Në vitin 1991 me qëllim të ruajtjes së objekteve arkeologjike, muzeu mbyllet. Pas mbylljes së muzeut, një pjesë e madhe e objekteve u dërguan për ruajtje në fondet e Institutit Arkeologjik të Tiranës.
Ndonëse në ambientet e këtij muzeu kishte 30 vjet që nuk ishte vënë dorë për rikonstruksionin e tij, më në fund në vitin 2009 Instituti i Monumenteve të Kulturës u kujtua që ta bëjë një projekt për forcimin dhe rikonstruksionin e ndërtesës së muzeut. Ndërkohë u gjet edhe donatori. Projekti i rikonstruksionit, u financua nga qeveria spanjolle në kuadër të fondit spanjoll për mijëvjeçarin, në bashkëpunim me Zyrën e UNESKO-s dhe në dhjetor 2011 (pas 20 vjetësh) muzeu rihapi dyert për vizitorët.
Muzeu arkeologjik sot ka një sipërfaqe prej një mijë metra katrorësh dhe 25 stenda, në të cilat ekspozohen rreth 800 objekte arkeologjike të përmasave të ndryshme, që nga skulpturat, enët antike, monedhat, objektet e qelqit, ato metalike etj. Gjithashtu në galerinë e pafund të objekteve të gjetura dhe tashmë të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Apollonisë gjenden skulptura nga më të ndryshme si, portrete aristokratësh, gladiatorë, portrete vajzash, gurë varresh me gdhendje, vegla pune, figura kafshësh, kalorësa, luftëtarë, peizazhe natyrore e objekte të tjera arkeologjike.

Shteti nuk është e lodër argëtimi

0

Skënder MULLIQI

Eshte shumë jo morale dhe antikombëtare per gjithe ata të cilët nuk e mbrojnë shtetin e ri te Kosoves!Rrënimi i shtetit është i dënueshëm më kushtetutë .Ligjet nuk bëhën vetëm për të qenë në letër, ato duhet të zbatohën.Me paraqitjet dy ftyrëshe para medieve publlike, nuk mbrohet reputacioni I shtetit dhe nuk mbrohet as kauza kombëtare.Ata që nuk e mbrojnë shtetin duhet të ndërrohen nga pushteti.Grupet politike që I krijuan pas luftës , bashkëpunuan ndërmjet veti, vetëm kur bëhët fjalë për mbrojtjën e kauzës së përfitimëve përsonale , e jo sa duhet edhe për mbrojtjën e kauzës kombëtare .Duhet të mësohemi gjithashtu së për gabimet edhe të vogla duhet të bëhën ndryshimet në pushtet.Të shkojnë nga postët ministra dhe mbarë struktura qeveritare .Vëtem në këtë formë mund të bëjmë shtet ligjor dhe shtet funksional.Vendimet që merren duhet të janë konform Kushtetutës të Kosovës, e jo ndryshe.Të largohen nga foltorët ata që po I nëpërkëmbin vlerat kombëtare .Nuk mbrohet Republika më matrapazë dhe diletantë politikë.

Nuk ka pardon kurrë rezikohet shteti dhe interesat kombëtare .Nuk vdiqën shumë martirë , dëshmorë dhe heronjë të kombit , që të rrëzohet e ardhmja jonë .Më metodat e shantazhit, paftyrësive, ndërskamcave , dyftyrësive apo edhe më shumë ,nuk arrihen objektivat e shtëtndërtimit dhe të mirëqenjës.Politikanët të cilët nuk ju përmbahën parimeve morale dhe kombëtare , nuk meritojnë të drejtojnë as një BT, e jo më shtetin.Pasojat e politikave të mbrapsha tashmë po I shohim të gjithë.Nuk guxojmë të bëhëmi shëmbull për të keq.Nuk guxojmë të mbesim në pozicionet e ngurta politike.Vendi ka nevojë për reforma përmbajtësore, ka nevojnë për përsonalitete të kompletuara të cilët , gjejnë rrugën e prosperitetit dhe të zhvilimit të gjithëmbarshëm.Kosova ka nevojë për njerëzit të cilët na inkuadrojnë në strukturën e BE-së.

Shteti nuk është lodër argëtimi.Kosova më në fund më pushtetin e ri plebishitarë, e ka rastin dhe mundësinë të zgjidhë të gjitha problemet, edhe pse për këtë duhet pasur durim dhe kohë, sepse grupet e deritashme përfituese në pushtet,na i kan bërë llugë punët…

Fillimi është gjysma e gjithëçkaje, ese nga Bajram Sefaj

0

Nga: Bajram Sefaj

Fillimi është gjysma e gjithëçkaje..

  • Shkëputur nga një romani në dorëshkrim “Prozë pa pozë”.

Në vend të eses

Si të dilte dyersh të ndonjë spitali, si të kishte kaluar atje javë të tëra në shërim intensiv, ose si të kishte dalë nga një lokal i errët nate ku kishte konsumuar sasi të madhe alkooli e, mbase edhe të kishte përdorur, ndonjë lloj (tip) narkotiku të fortë…, me hapa të pasigurt, ishte ftillua drejt apartamentit që zinte fill në një ngrehinë të përhimët e të shkatërruar fare. Si të ishte e braktisur. Si të kishte qenë në shënjestër të paramilitarëve të egër të armikut barbar.
Rruga deri në apartament iu duk më e gjatë se asnjëherë më parë. Si e pambarim të ishte.
Me të hyrë në dhomë, në vend se të pikaste shtratin e çlodhjes dhe mëkëmbjes, nisi të gjerbte, gotë pas gote, pije alkoolike të forta, ndonjë pije freskuese ose, gotë ujë rubineti. Kush e di?
Të nesërmen vonë, me fuqi në të sosur, me duar të rënda plumb, mblodhi pikat e fundit të fuqisë së fundit, konektoi kompjuterin dhe gjeti “faqen e parë” të tij, dhe aty gjet fjalinë e parë, më të cilën kishte filluar shkrimin. (Ndërhyrje: ndërkohë, derisa kishte shënuar këta rreshta e, në gojë zuri pijet alkoolike, ato freskuese dhe ujin e rubinetit, pa se mbi buzë i ishte dyndur e dendur shkrumb i trashë, sa një gisht, etjeje. Fjalinë e nisur e la përgjysmë dhe mori një gotë të madhe uji. Shkrumbin për ta shuar a ujitë!).
Ishte betuar në gjitha betë e njohura dhe të panjohura se, nuk do të vdiste pa e bërë atë që e kishte nisur. Madje ishte i gatshëm që, dhe edhe gjënë më të shtrenjtë në jetë ta jepte, edhe jetën vetë, pra, vetëm edhe për disa çaste ta zgjaste, sa këtë kushtrim ta sendërtonte, ta zbatonte dhe ta qonte në vend. Dhe ja ajo fjali. (Dëshmi: mund të verifikohet lehtësisht nëse për këtë gjë mbretëron interes a dëshirë e veçantë!).
“Pas natës bishtgjatë dhe të pagjumë, rreth mëngjesit të përzioshëm midis territ në të sosur dhe dritës që pret lindjen e ditës së hershme, e zu gjumi…!”.
(Ndërhyrje: fjalën përzishëm e kishte shkruar me një shkronje o tepër. E la ashtu siç ishte. Për shkak të besnikërisë dhe autenticitetit të dëshmuar, dokumentar!).
Fjalia e parë me të cilin e kishte nisur tekstin nuk e kënaqi hiç. Përkundrazi e mbyti, me drejt e cofi, e plasi krejt, e mbyti, e pëlciti!.
Ishte një nisje, një çelje e zorshme. Nuk premtonte asgjë të mirë. Pos tjerash, ajo çelje nuk ishte aspak e re. As origjinale, nuk ishte, hiç. Ai vetë, në një mënyrë a në një tjetër, në një motërzim a në një tjetër, e kishte përdorë shprehimisht atë fjali, ose pjesë autentike të saj. (Shtesë: i u kujtua se ekzistuaka një si sëmundje kur njeriu, në këtë rast shkrimtari, rishkruan fjali a pasuse të tëra të vetat a të huajat, pa iu kujtuar se i ka shkruar a lexuar, njëherë e me një rast tjetër. Ç’është edhe më e keqe, më e shëmtuar, riprodhon fjali dhe paragrafë të tërë pa u kujtuar se janë të një autori tjetër e jo të tijat. Asaj sëmundje i thoshin “…!?”. Kur ta gjen në dosjet e tij të vëllimshme, do ta shënojë. Mos e gjettë punë e madhe. (Kujtesë: çka humbtë, kurrë mos u gjindtë!”).
Nuk ishte krejtësisht i sigurt, vetëm supozonte se shprehjen: natë bishtgjatë, e kishe përdoruar aq shumë herë gjatë jetës dhe shkrim(ta)risë së tij. Gjatë kohës kur ishte entuziast dhe, me naivitet pandehte dhe këtë fjalë e konsideronte si zbulim të vetin. Zbulim, për pak, epokal, flakëronte të thoshte ndonjëherë.
Asgjë, përfundimisht asgjë, asnjë fjalë e vetme, nuk e kënaqte në atë fjali. Asnjë, absolutisht, asnjë. Nuk i afrohej, as për se afërmi, nuk i afrohej asnjë fjalie të parë që kishte lexuar në ato dyqind e tepër (sipër) romane që, si i harbuar dhe i harruar, si i ndarë nga bota reale, i kishte shfletuar gjatë ditës se djeshme në librarinë më të pasur, më të mirë dhe më elegante të qytetit ku dergjtë atë pjesë të jetës, në shuarje.
Kjo e vërtetë e mbyti krejt. E demoralizoi. E shkatërroi. Sikur u fanit. Si ta rrokte fatalizma. E vuri buzë (vetë)shkatërrimit. Asgjësimit…
Më rentabile, më efikase dhe më pak e dëmshme do të ishte sikur, në vend të gjithë asaj që e rrethonte, në vend të kompjuterit me gjithë monitor, në vend se të asgjësonte, gjithë atë të kishte në atë dhomë të vogël, me biblioteke, me libra të vetat e të tjerëve, me dosjet gjithfarë e tjera e tjera, të zhdukte vetën e vet. Shkurt e trup. Zhgënjimi ishte aq i madh, aq i thellë, aq i pa riparueshëm. Ishte, pra, në tehun e një çasti delikat. Shumë të ndjeshëm. (Ndërhyrje: desh të thoshte, ishte në majën e dilemës, të jesh a të mos jesh, është çështja! – por edhe kjo ide veçse ia shtoi mërzinë, nga eksploatimi i asaj thënie fetish, aq i shpeshtë dhe i përditshëm dhe në çdo çast!).
Nga kjo ndjesi nuk do ta largonte as fakti sikur këtë dilemë të njohur hamletjane ta shënonte në origjinal, në gjuhën angleze, pra.