Kreu Blog Faqe 1647

Koha për një elitë tjetër intelektuale!

0
Shemsije Elshani, Bern, Zvicër
Këtë shkrim e kam bërë në vitin 2016. E plotësova pak, që të vlejë edhe për këta të zgjedhurit e sotëm, s’ e mos po kujtojnë që këta janë më të mirë.
Shoqërisë kosovare i duhet një elitë e vërtetë intelektuale, kulturore, artistike dhe mediale. Këto shtylla janë me rëndësi sepse, nëpërmes një elite të shëndoshë intelektuale, artistike, kulturore dhe mediale, do të mund të emancipohej shoqëria dhe si e tillë do të lëvizte përpara, me çka do të detyronte edhe klasën politike të lëvizte përpara gjithashtu.
Personalisht gjithmonë kam qenë ithtare e ngritjes së vetëdijes, por sa herë e kam përmendur këtë, edhe gjatë aktiviteteve te mia për lirinë e Kosovës, dilte dikush që thoshte, së pari liria, pastaj vetëdija. Njësoj është gjendja dhe sot. Sa herë e përmend vetëdijen, del dikush që më thotë, së pari ekonomia dhe vetëdija ngritet vetë.
Por a nuk është vetëdija, ajo që shpie te liria edhe te ekonomia?!
Prandaj e shoh të pamundur që të kemi shoqëri me ekonomi të zhvilluar pa ngritje të vetëdijes.
Për ngritjen e shkallës së vetëdijes ka një kusht, ai është aktivizmi qytetar, përtej organizimeve profesionale politike, me kërkesën e vendosur për jetë me dinjitet. Për një vetëdije të tillë që e prodhon aktvizmi qytetar, nevojiten njerëz të vetëdijshëm të kulturës, artit, mediave, arsimit etj.
Këtu qëndron arsyeja kyesore që kemi ngecur në vend, duke jetuar në mënyrë simbiotike, popull-klasë politike, pa hapa cilësor para.
Çdo kolonizator para se t’a lëshojë koloninë e vet, ka instaluar nëpër të gjitha strukturat e asaj shoqërie, njerëzit e vet, të cilët përbëjnë dhe sistemin bazë të vlerave, në atë vend, ka thënë Fanoni.
E vetëkuptueshme, sa më të thella instalimet në këto struktura, aq më gjatë këta njerëz do të dominojnë jetën shoqërore dhe politike në Kosovë, pasi si çdo kolonizator tjetër, edhe Serbia s’do mend që me shërbimet e veta ka vepruar njësoj siç ka vepruar Franca kolonizatore në Algjerinë e Fanonit. Ajo nuk e fsheh fare qëllimin që ka për synim ta rikthejë prapa sërish koloninë e humbur – Kosovën.
Janë pikërisht këto media, kjo elitë intelektuale dhe kulturore, që e dominuan skenën tonë tërë këto vite, që me mjete të ndryshme u vunë në shërbim të klasës politike, duke i mbytur kështu vlerat e mirëfillta të shoqërisë, duke i sabotuar dhe bojkotuar njerëzit e dinjitetshëm, duke mos iu dhënë atyre kurrë hapësirën e merituar, e shpeshherë duke i lënë edhe pa bukën e gojës! Ndërsa në vend të tyre shtynin dhe promovonin deri në faktorizim antivlerat.
Është koha e fundit që gjithë këta të cilët deri më tani kanë dominuar jetën shoqërore dhe politike në Kosovë, të reflektojnë. Deri tash është dashur ta shohin që aktviteti i tyre publik i frymëzuar vetëm nga interesi personal apo grupor, ka prodhuar deformime shoqërore që vazhdojnë të pengojnë dhe të vonojnë progresin e vendit! Besoj nuk janë kaq budallenj sa të mendojnë që vërtetë janë të aftë t’i tërheqin të gjithë penjtë e një shoqërie për levërdi të tyre, gjithmonë. Kjo mënyrë e të menduarit vetëm sa rrezikon edhe vetë ata dhe punën e tyre. Duke mos vendosur kushte të ndershme pune dhe gare gjithmonë do të favorizohen po ata individë dhe po ato grupe të cilat do të kenë afërsi me po ata njerëz që gjithmonë kanë qenë nëpër zyrat e shtetit.
Përvoja 22 vjeçare e organizmimit shoqëror te ne, dhe ndërrimet nëpër zyra të shtetit, pa ndryshuar aspak mënyra e trajtimit të problemeve shoqërore, duhet të ketë dhënë shembuj të mjaftueshëm për ta parë rëndësinë e vendosjes dhe mirëmbajtjes së kuadrit të përbashkët publik, të rregulluar dhe të mbrojtur nga të gjithë dhe në interes të të gjithëve. Vetëm kështu arrijmë ti neutralizojmë dhe tejkalojmë edhe ato reminishenca të instaluara nga ish kolonizatori për nevojat dhe planet e tij.
Kjo është rruga e vetme që garanton të ardhme dhe zhvillim për të gjithë.

Isa Xhemajlaj është dëshmi e gjallë se jeta në mesin e djajve, nuk të bën gjithmonë djall

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Isa Xhemajlaj është personifikim i besnikërisë së pakusht ndaj dijes, edukatës, kulturës së mirëfilltë dhe besimit të sinqertë në Zot.
Është personifim i besnikërisë së paparë ndaj familjes, miqve, shokëve, dashamirëve, e sidomos ndaj atdheut dhe shtetit.
Mirëpo mik dhe shok i tij i afërt nuk mund të bëhet gjithkush.
Isa është një njeri i posaçëm.
Një njeri që reflekton ngrohtësi, dashuri, dhimbje, e sidomos sens për drejtësi dhe barazi.
Është një ishull në vete, që nuk ndikohet nga anti vlerat, apo edhe më saktësisht një person që mund ta hedhësh prej aeroplanit me parashut në mesin e djajve, pa pasur frikë që do të bëhet njëri prej tyre.
Përveç kësaj është personifikim i zemërgjerësisë, bujarisë, besës, tolerancës dhe autokritikës.
Isa realitetin në bisedat private e përshkruan pikërisht ashtu siç është, por e ka një humor aq inteligjent, të këndshëm dhe argëtues, saqë edhe në momente të tilla nuk të infekton dhe ngulfat me pesimizëm, përkundrazi, të motivon dhe forcon në bindjen tënde për t’i luftuar sfidat e jetës dhe dukuritë negative në çdo çast me metoda të mençura.
Ai ka qenë ithtar i ndryshimit edhe në kohën kur ishte kandidat i NISMA-s për Kryetar të komunes së Drenasit, ku në rrethana totalisht të pamundura arriti të shkojë në barazh kundër ,,gjeniut të Drenicës” Ramiz Lladrovcit, që forcën e shndërroi në fuqi.
Sot jam i bindur që pikërisht shndërrimi i forcës në fuqi, i ndihmoi ,,Ajnshtajnit të Drenicës” për t’u shpallur nga Albin Kurti si kryetari më i mirë i një komune në mbarë Kosovën.
Shtrohet pyetja : nëse Ramiz Lladrovci është kryetari më i mirë i një komunë në mbarë Kosovën, atëherë cilat janë rezultatet dhe vlerat e kryetarit më të keq të një komune në mbarë Kosovën?
Sepse kriteret që u përdoren në këtë rast ishin aq të manipuluara dhe skurrile, saqë sikur të ishte gjallë Adolf Hitleri, edhe atij do t’i vizatohej gazi në buzë, ani pse kurrë askush në jetë nuk e ka parë duke qeshur.
Me kujtohet sikur sot gara elektorale në Drenas, sepse personalisht Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u detyruan asokohe për t’i rezervuar pothuajse të gjitha odat e Drenicës, për t’i ndihmuar ,,Ajnshtajnit të Kosovës” Ramiz Lladrovcit që ta mundë Isen në raundin e dytë.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, i thirren në ndihmë edhe Pandeli Majkon dhe Ali Ahmetin për ta mundur Isen.
Prej Ises kam mësuar shumë, por më së shumti në fushën e sigurisë.
Sepse ai është magjistër në këtë fushë.
Mirëpo ai nuk ishte magjistri dhe doktori i vetëm në këtë fushë me të cilin komunikoja asokohe.
Komunikoja edhe më shumë të tjerë, por diagnozat dhe parashikimet e Ises ishin aq të sakta, saqë shpesh dyshoja që është në kontakt të përhershëm me Baba Vangen fallxhoren e famshme dhe të ndjerë rumune.
Isa është prej atyre njerëzve që konkretisht të ndihmon, motivon dhe jep siguri shpirtërore edhe në rrethanat me të rënda.
Është një prej atyre njerëzve të rrallë, të cilët i gjenden pranë njerëzve të sfiduar nga jeta, në momentet më të vështira.
Thjesht është njëri prej atyre njerëzve të rrallë, për të cilët je i lumtur që i njeh.
Për kontributin e tij në luftë dhe paqe flasin veprat e tij.
Një gjë është në e sigurt : Ekspert më të mirë në fushën e sigurisë se Isa, nuk kemi në mbarë Kosovën.
Sensi dhe instinkti i tij për ta nuhatur paraprakisht prapavijën e veprimrimit destruktiv të armikut të jashtëm dhe të brendshëm është legjendar.
Përveç kësaj Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara parlamentare, nuk do ta kishte në Drenas as gjysmën e votave pa ndihmën e Ises, dhe jo vetëm kaq, por nuk do ta ketë as në zgjedhjet e ardhshme.
Në fakt sikur Vetëvendosje të kishte politike të mençur kadrovike, ajo do nuk do ta kishte lënë Isen asnjë sekondë të vetme jashtë saj.
Mirëpo kjo është çështje e saj dhe jo e Ises.
Sepse pa Isen si kandidat për kryetar të kësaj komune, ajo kurrë nuk do t’i fitojë zgjedhjet në Drenas.

Binjaket zvicerane, ja pse e zgjodhën Shqipërinë për pushime verore…;Sofia dhe Katia në plazhin e Ksamilit

0
Një foto – kujtim nga Shqiperia, një akrobacion interesant i binjakeve zvicerane në plazhin e bregdetit shqiptare, në Ksamil të Sarandës.

Zvceranet Katia dhe Sofie Hartmann jane binjake te cilat ne Gjenevë njihen studente te shkelqyeshme te Universitet (UNI MAIL)  ne Bachelor ne dretjimin Communication event management.

Pas kthimit dhe para pushimeve ne Sarande binjaket zvicerane (Sofia dhe Katia) kane folur për gazeten zvcerane ne shqip Le Canton27.ch për bregdetin shqiptar, cka perjeruan, si e kishin paramenduar e si ju doli Shqiperia.

Binjaket zvicerane nga Saranda, gazetarit të Le Canton27.ch:  Më të sigurta ndihemi në Shqipëri se sa në Francë, Greqi… apo në ndonje vend tjetër të BE-së!

Aucune description disponible.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Para se t’ju tregoj gjithçka në detaje, duhet të them se vërtet kthehem me një imazh të bukur të këtij vendi! Padyshim që ekziston mungesa e infrastrukturës (rrugët, menaxhimi i mbeturinave …) por bukuriter natyrore plazha, uji i detit me ngjyra mahnitese bluwin qe ja kishte fale Zoti bashke me ngrohtësine dhe mikëpritjen e vendasve ndaj turistëve vertete ia vlene për ta bërë këtë udhëtim rrugor drejt Shqipërisë..” thone fllimisht binjaket zvicerane, dujke shtuar se edhe sivjet e kane dnermend te shkojne ne bregdetin shqiptar

“T’ju themi te verteten fillimisht kur arritem, ne ne Shqiperi, në Sarande nuk kishim aq frike por kishim nje qik panik, ndoshta normale per njeriun kur shkon per here te pare ne nje vend te panjohur. Ne fakt per ne nuk ishte edhe aq e  panjohur Shqiperia  qe kishim informacione te bollshme nga mediat por edhe nga shume thashetheme. Por, ne vendosem t’ju besojme miqve , kolegeve tane shqiptare nga Kosova e Sqhipereia qe kemi ne Gjenevë, prandja edhe vendosem te kalojme pushimet verore ne Shqiperi, cka ashtu edhe na doli. U bindem si për plazhet ashut edhe per sjelljet e mira te njerezve. Po ashtu edhe ushqimi ishte shume i mire, i shijshem dhe i lire. Kemi shijuar gati gjitha specialitetet shqiptare flija, sarme, pite. Kemi kaluar dhjete dite shume mire ne Ksamil te Sarandes. Kemi vizituar Syrin e kaltert, pastaj Krujen e Skenderbeut, Vloren e Ismajl Qemajlit , Gjirokastren e Kadarese dhe vende te tjera te mrekulleshme..” thotë Katia Hartmann binjakja “më e madhe ” për 5 sekonda nga motra e saj.

Ne vazhdim binjakja tjeter Sofie Hartmann thote se “Për të mos fshehur asgjë, kur arritem me veture, kisha frikë se e kisha idealizuar këtë udhëtim rrugor në Shqipëri dhe thjesht të zhgënjehesha. Kisha dëgjuar shumë thashetheme për Shqipërinë por kur shkuam atje, e kuptuam se ajo ishte propagande nga njerez qe nuk e njohin apo kurre skane qene ne kete vend te shqipojnave..T’ju them te drejten me te sigurta u ndiem ne Shqiperi se sa ne France, Greqi… apo ndonje vend tjeter te BE-se!..Ne Ksamil te Sarandes dilnim naten bile pa prinderit vetem ne vajzat perreth plazhit ne resataurane, bare..kush nuk na bente zë apo te na provokonte perkundrazi silleshin mire na ndihmonin per te kerkuar ndonje rruge apo lokal. Tju them te drejten ne kemi pervoja te hidhura ne vendet tjera evropiane ku kemi qene ne vizita apo pushime.”

“Ishte hera e pare qe vizituam Shqiperine me prinderit tane dhe vellaun, dhe besojme se tash e tutje nuk do te mbet vizite e apre. Jemi mahniur me peisazhin dhe bukurite natyrore, plazhin, detin ne vecanit për sjelljet dhe sigurine ne Sarande. Unë kthehem nga ky udhëtim në Ballkan i befasuar këndshëm nga bukuria e Shqipërisë, ky vend që po zgjon interesim te madh dhe diote e sa vie po pushtohet nga turistet jo vetem nga ballkani por edhe nga mbare bota.” thane ne fund per gazeten zviceraner ne shqip Le Canton27.ch binjaket zvicerane, Katia dhe Sofie Hartmann, studente.

Nuk më interesojnë aspak shpifjet për Jusuf Buxhovin, ai është modest, njerëzor, dhe profesionist me vepër të madhe

0
Për Jusuf Buxhovin kam konsideratë të jashtëzakonshme njerëzore dhe profesionale.
Sepse është një njeri shumë i dashur, i respektueshëm, besnik, modest, i përkushtuar dhe aspak i komplekuar, prej të cilit sidomos në aspektin profesional mund të mësojmë shumë.
Sepse është një profesionist i paparë, një punëtor i pakrahasueshëm, një poliglot jashtëzakonisht i talentuar, pedant, produktiv dhe shumë, shumë i dobishëm.
Nuk më interesojnë aspak shpifjet për të, sepse qysh moti kam konstatuar se janë gjepura të prodhuara prej njerëzve të kompleksuar, që dëshmojnë vazhdimisht keqkuptim të thellë të rrethanave politike, edukative dhe kulturore, si atëherë ashtu edhe sot.
Jusufi çdo punë e kryen me nder, përkushtim dhe përpikëri.
Një veti e tij që më ka rënë në sy dhe impresionuar shumë, është sensi i tij për të sqaruar keqkuptime dhe për t’i përshkruar ato si njerëzore, e sidomos instinkti i tij për të zbërthyer dhe deshifruar hieroglife të komplikuara politike, edukative dhe kulturore, respektivisht për t’i bërë ato të kuptueshme për secilin individ.
Dhe kjo është një veti që i karakterizon pak njerëz në këtë planet, respektivisht veti që i karakterizon vetëm njerëzit më të mëdhenjë.
Sepse Jusufi madje edhe armiqtë e tij mundohet t’i arsyetojë, duke i përshkruar si qenie të zakonshme njerëzore, prandaj nuk bëhet nami, respektivisht nuk është fundi i botës nëse gabojnë dhe mëkatojnë ndaj tij,
Fatkeqësisht librat e tij në Kosovë nuk vlerësohen as për së afërmi aq sa e meritojnë, edhe pse janë ndoshta thesari më i çmueshëm që e kemi sot, sepse Jusufi nuk ka lobby në media dhe politikë.
Mirëpo vlera e tyre është aq e madhe saqë është një mëkat i pafalshëm, që ne si shoqëri dhe shtet nuk i përdorim ato qysh sot si udhërrëfim për të bërë ndryshime të duhura politike, edukative dhe kulturore si në aspektin personal, ashtu edhe në aspektin kolektiv.
I dëshiroj shëndet dhe shumë e shumë vite jetë.

Paraqitja e pandemisë ka rritur numrin e sëmundjeve psiqike

0

Msc Kosovare GJEVUKAJ, Psikologe Klinike, Pejë

Covid 19 që nga paraqitja e parë ka bërë që një numer jo i vogël i njerëzve pas pandemisë të kanë probleme psikologjike.Reflektohen sjellje të ndryshme , të cilat sigurisht përfshijnë pasigurinë , e gjithë kjo si rezultat i virusit. Lidhur më sëmundjet mendore Corona virusi I ka ndarë mendimet e mjekëve , në gjetjën e masave adekuate të tejkalimit të krizës psiqike.Virusi ka ndikuar më shumë të përsonat të cilët kan përjetuar situata të vështira nga sëmundjet e ndryshme , apo ndonjë traum psikologjike. Jo vetem unë si psikologe klinike , por shumica e psikologeve ndajnë mendime se frika nga virusi fatkeqësisht vdekjeprurës do të zgjas . Po ashtu ekzistojnë mendimet se një përqindje jo e vogël e njerëzve , vështirë do ti kthehen jetës normale.Sigurisht se në paraqitjen e krizave mendore nga virusi ka ndikuar edhe gjendja sociale jo e mirë në Kosovë.Pandemia globale ka ndikuar në rritjën e numrit të vetvrasjëve , gjë e cila kërkon studim të veqantë dhe të kujdesshëm. Parandalimi I virusit bëhet më masat preventive , sigurisht së rol të mirë në këtë drejtim ka pasur Karantina.Mirëqënja e përgjithshme lidhet po ashtu me problemet psikike afatgjate.

Pandemia i godet edhe ata më gjendje pastraumatike, si p.sh ata që kanë pasur ndonjë tragjedi në familje ,edhe në qoftë se Covidi kalon , ndikimet psiqike nuk hiqën pa lënë te dikush apo dikush shenjë.Karantina e ka ndryshuar mënyrën e jetesës , duke i bërë njerëzit të izoluar , dhe ky distancim shoqeror vështirë bën që sërish të vihen kontaktet e më parshme .Virusi ka shtuar pasigurië shoqërore dhe pasigurinë individuale .Momentalisht po jetojmë në kohë të pasigurta .Disa njerëz po i frikësohen të pa parashikueshmësë dhe të panjohuresë për të nesermën.Kjo frikë ka mundësi edhe të zgjatë…

Sigurisht se paraqitja e pandemisë , ka hapur tema të reja për studim, e sidomos kur bëhët fjalë për shtimin e sëmundjeve psiqik.

Në Lezhë mbrëmë u promovuan veprat e Buxhovit, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” dhe “Kosova – histori e shkurtër”

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar e historian nga Prishtina
Promovimi i “Shënimeve të Gjon NIkollë Kazazit” dhe “Kosova – histori e shkurtër” në Lezhë
VEPRA TË RËNDËSISHME TË IDENTITETIT SHPIRTËROR DHE HISTORIK
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” dhe “Kosova – histori e shkurtër” që u promovuan mbrëmë tek vendvarrimi i Gjergj Kastriotit në Lezhë, zgjuan interesim të madh te lezhjanët, të cilët këtë ngjarje kulturore patën rastin ta përjetojnë me dy akte: të parin në bibliotekën “Gjergj Fishta” ku u promovua romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, dhe të dytin – veprën “Kosova – histori e shkurtër” e përcollën në ambientet e memorialit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Duke folur për romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, shkrimtari Ernest Marku, pos tjerash vlerësoi se asht ndoshta vepra ma e arrirë në mision e një atdhetari mendjendritur, për t’iu qasur historisë nëpërmjet letërsisë. Historia e popullit tonë, ndonëse me shtrirje permanente edhe përtej antikitetit, me vazhdimësi dhe protagonizëm ekzistencial; ka mjaft vite të errëta, të cilave mund t’iu qasesh vetëm letërsisë. Viti i zgjedhur nga autori, 1747, asht një vit që nuk na thotë, asgjë e rëndësimeshme nuk në ndodh këtë vit. Trupat e gjeneral Pikolominit janë larguar me kohë nga Ballkani dhe bashkë me të është tulatur edhe ëndrra e lirisë; madje shumë malësorë, kanë ikur bashkë me trupat e gjeneralit. Në këtë vit, diku në Arkivat e Vatikanit, një prift katolik, zbulon “Mesharin” e shkruar shqip, nga një tjetër prift katolik i dy shekujve ma parë. Në registrin e Arkivës, ky libër regjistrohej në seksionin e gjuhëve të panjohura. Kaq di autori. Di edhe se zbuluesi i “Mesharit” të Gjon Buzukut, Gjon Nikollë Kazazi, do të bëhej Arqipeshkëv me seli në Gjakovë. Në këto kushte autori, një njohës i shkëlqyer i historisë së Ilirikumit, që sot quhet Ballkan; thërret të gjitha muzat e Parnasit, që ta ndihmojnë të rrëfejë një histori dhe nëpërmjet të rrëfyerit letrar, të lidhë nyjen e këputur të historisë së popullit shqiptar. Marku e përmbylli fjalën me vlerësimin se “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, mund të them se asht shembulli ma i mirë i letërsisë së angazhuar shqipe; angazhim ky, jo kundrejt një ideologjie, besimi apo sistemi; por kundrejt historisë, gjuhës dhe shpirtit të shqiptarit, kësaj dëshmije të gjallë të vazhdimësisë pellazgjike në Ilirikum.”
Ndërsa promovimi i veprës “Kosova – histori e shkurtër”, në memorialin e vend-varrimit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – një sintezë të tetë vëllimeve e koncipuar si histori e natyrshme shqiptare nga antikiteti deri te koha jonë, për autorin është falemenderim veprës madhore të heroit kombëtar që shtetin shqiptar e ktheu në histori bashkë me lavdinë historike, por njëherësh paraqet edhe një mesazh politik madje, në rrethanat kur shtetet shqiptare në Ballkan (Shqipëria dhe Kosova, që paraqesin njërin ndër realitetet më të favorshme historike), nuk po sillen në përputhje me këtë realitet politik, në mënyrë që bota shqiptare, e bashkuar kulturalisht dhe politikisht, të kthehet në një faktor të rëndësishëm rajonal, pikërisht siç e projektonte Skënderbeu. Sot, theksoi autori, shqiptarët nuk kanë nevojë të derdhin gjak. Janë të lirë. Por, kanë nevojë që këtë liri ta kthejnë në një realitet që fuqizon kohezionin e tyre kulturor dhe politik në përputhje me përkatësinë qytetërimit perëndimor të pikërisht të tillë për të cilën Skënderbeu luftoi kundër pushtuesve osmanë për mbi një çerek shekulli. Ndaj nuk janë të rastësishme sulmet që zunë t’i bëhen heroit kombëtar kohëve të fundit, gjoja në emër të demitizimeve dhe demistifikimeve historike, që në të vërtetë paraqesin përpjekje që bota shqiptare, në kuadër të trazicioneve të rëndësishme politike, ta humb kompasin e vet historik, kulturor si faktor i rëndësishëm i civilizimit perendimor me rrënjë në antikiteti, për t’u futur në mjegullën e popujve pa identiet kulturor dhe shpirtëror, një si mbetje pa histori! Me këtë rast, autori u shpreh kritik edhe ndaj historianëve shqiptarë, veçmas atyre nga taborret institucionale, të cilët edhe mëtutje vazhdojnë të mbesin nën kthetrat e logjikës ideologjike dhe sidomos nën diktatin e histgoriografisë serbomadhe. Të tillët, të shumtën në sherbim të pomitikave ditore, jo vetëm që nuk bëjnë përpjekje ta mbrojnë historinë kombëtare dhe vlerat që paraqet ajo me Skënderbeun si referencë kryesore të identietit kulturor dhe historik, por edhe më tutuje vazhdojnë të mbahen peng i klisheve ideologjike e mbi të gjitha të mbesin nën diktatin e historiografisë hegjemoniste serbe, ku natyrisht, jo rastësisht, Skënderbeu dhe vepra e tij përpiqen që të zhvlerësohen!

1952 / Kur Gjon Mili nderohej në “Takimin e dymbëdhjetë ndërkombëtar të fotografisë” në Francë – Reagimi kur pa fotografinë e maces së tij “Blackie”

0

Nga: Aurenc Bebja (Francë)

“American Photographer” ka botuar, në dhjetor të 1981, një shkrim special për fotografin e njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Raport nga Provence (Francë)

Burimi : American Photographer / “Gjoni Mili i rrethuar nga admiruesit e tij në Arles” – Foto : Robert Solywoda

Arles, Francë – Në 1952, Gjon Mili udhëtoi në çdo cep të Provence për të bërë një ese për revistën Life; këtë vit, ai u kthye si i ftuar nderi në “Takimin e dymbëdhjetë ndërkombëtar të fotografisë”, ku fotografët mblidhen gjatë gjithë verës për ekspozita, prezantime dhe seminare studentore.

Për Milin ishte një përvojë mbresëlënëse dhe shumë nga miqtë e tij (përfshirë Henri Cartier-Bresson, i cili rrallë merr pjesë në evenimente të tilla) bënë një përpjekje të veçantë për të qenë me të.

Puna e Milit u prezantua një mbrëmje në pjesën e jashtme të teatrit antik romak. Në shfaqjen e imazheve të tij në atë ekran gjigant dhe veçanërisht ai i maces së tij Blackie, fytyra e Milit rrezatoi. Në përfundim të prezantimit, ai u gjet përballë një turme të madhe dhe me hezitim qëndroi për të pritur duartrokitjet e audiencës. I pyetur nëse ndihej shkëlqyeshëm, Mili u përgjigj në mënyrë tipike të matur : “Jo, por ndihem më mirë.” — A.W.

* (Nga Aurenc Bebja, Francë). Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania,  https://www.darsiani.com/la-gazette/1952-kur-gjon-mili-nderohej-ne-takimin-e-dymbedhjete-nderkombetar-te-fotografise-ne-france-reagimi-kur-pa-fotografine-e-maces-se-tij-blackie/.

Kultura e Komanit

0
Fahri Xharra
nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Të shpjegosh rrënjët autoktone dhe prejardhjen ilire-shqiptare në të njëjtën kohë e bën më të lehtë kuptimin e orientimit tonë pro perëndimor. Ne kemi mbirë mbi këto troje pellazgo-ilire, shumë shekuj më herët sesa të vinin në Gadishullin Ballkanik grekët, romakët, hunët e gotët, sllavët e së fundi në shekullin e XV-të edhe osmanët.
Në Gajtan të Shkodrës janë gjetur vendbanime të vjetra 6000 vjet p.e.s, ndërsa në Xarë të Sarandës 10 000 vjet p.e.s. Gjuha e jonë është pjesë e trungut të gjuhëve indoevropiane në cilësinë e degës shqipe, pra shumë e hershme e që na ka afruar më herët se popujt tjerë të perëndimit. Albert Dymo thotë se ”nuk ka rracë më të vjetër se shqiptarët në Evropë”. Ilirët gjendeshin në qendrën e saj para se të lindte nocioni i Evropës.
Milan Shuflay, George Hahn, Çabej, Mayeri, Jokli e të tjerë e vërtetojnë duke e krahasuar me një lis vigan me rrathët e tij vjetorë si rritjen e kësaj bote të lashtë ballkanike,
Kultura e Komanit është një kulturë e hershme e Arbërisë, që e vazhdon kulturën ilire, që do të thotë se bartësit e saj arbërit janë shqiptarë të hershëm, pasardhës të ilirëve. Zbulimet e bëra në Delmace të Komanit i hapën rrugë një rindërtimi arkeologjik dhe historik duke u bërë një pikë reference për mënyrën e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor në shekujt VI-XIII pas Krishtit.
Gërmimet arkeologjike në Koman janë bërë fillimisht në vitin 1898 nga Konsulli i Francës në Shkodër, Degrand. Nga ato gërmime u gjetën varrezat e mesjetës së hershme, mbi të cilin u bë ndërtim shkencor i njohur si Kultura e Komanit, që e bënte lidhjen e shqiptarëve si pasardhës të arbërve dhe ilirëve. Për më se një shekull,varrezat e Delmacës kanë qenë në qendër të vëmendjes së arkeologëve të huaj dhe atyre shqiptarë.
Në Evropën Perëndimore gjetjet në këto varreza u bënë të njohura me emrin “Kultura e Komanit”, përderisa sllavët dhe osmanët e kishin rrënuar dhe humbur atë kulturë shumë herët. Delmace është një fshat i Komanit në një lartësi mbidetare 568 metra. Kështjella e Delmacës dhe Kisha e Shën Kollit shikuar kalimthi dhe si zbulim i rëndësishëm për historinë tonë janë lënë përgjysmë për 50 vjetët e kaluara. Delmace me rrethinë është shumë mahnitëse me fshehtësinë e vet ende jo krejt të zbuluar.
Emrin Delmace e gjejmë kryesisht në shkrime ku i njohuri për ne studiuesi Hahn e krahason me shqipen dele, delmer, bari delesh. Emri Delmace bashkë me gjetjet arkeologjike në varreza e dëshmojnë vazhdimësinë ilire-arbërore në malet e Dukagjinit, si Pukë- Iballë-Spas. A. Dhima e sheh vazhdimësinë edhe në tiparet antropologjike të arbërve të shek. VI-VIII, në banorët e Pukës në masën mbi 70 për qind.
Hulumtuesit kanë studiuar në fushën e toponimeve të Delmacës e sipas Xhemal Meqit, dallohen: Varrezat e Delmacës, mbi një rrafshinë në jug të kështjellës, Qafa e Delmacës në mes të Kodër Varrezë te Majës së Cungut të shkëmbit të kalasë, Kështjella e Delmaces 4 km në lindje të Komanit, Kroni i Delmacës i humbur mes gurësh, ana perëndimore e Kodër Varrezës e njohur si Masdelmace, Gryka e Delmaces në veriperëndim të Masdelmaces.
Delmace, duke qenë një vend malor, kur rrethanat ishin të favorshme historike të shek. VI-VIII u bë një qendër me përmasat e një “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces” 1971)
Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kërkimet shkencore për jetën e Mesjetës së hershme në Kalanë e Delmaces shtrihen në një sipërfaqe prej 2 500 metrash katrorë. Aty janë të vendosura në forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime të rëndësishme e me vlerë janë edhe ato të 300 varreve e që japin shenja edhe për njëmijë varre tjera të pa hapura në atë lartësi mbidetare. Zbulimet e tilla e klasifikojnë Komanin edhe si qendër të
referencës së mësimit në të gjithë Ballkanin.
Komani si i tillë i banuar nga popullata ilire ka qenë një nga metropolet e Ballkanit Perëndimor. Në kalanë e Delmaces gjenden toponimet e katër kishave si ajo e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Sën Mëhillit si dhe Kisha e Zonjës së Mirë. E gjithë kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e këtij qytetërimi të hershëm por edhe më rëndësi kishtare e kulturore të Krahinës së Pultit të Sipërm. Zona e epërme e Pultit së bashku me kalanë e Delmacës në bazë të shënimeve dhe fakteve, toponimeve të mbledhura kanë qenë qendrat më të mëdha të krishterimit në këtë rajon.
Për Kishën e Shën Kollit kemi të dhëna shumë me vlerë nga Gjergj Bardhi,1634, arqipeshkëv i Tivarit dhe ipeshkvi i Sapës, Frang Bardhi më 1637. Sipas tyre, famullia e Shën Kollit ishte për tre fshatrat në Koman, Bytyç (Mtyçi Buzhalës), Qerreti i vogël dhe Delmace. Gjergj Bardhi shkruan me 1634 se “ në Shën Koll janë shenjat se përpara kishte qenë vend i dalluem…,ndërsa Frang Bardhi vazhdon ”me sa kuptohet, këto shenja janë gjurmë të një zhvillimi të hershëm që dalloheshin ndër vendet tjera të Maleve të Pukës, Iballes dhe Spasit. Me gjithë ekspeditat ndëshkues osmane në këto male, në Shënkoll kishte ende begati të dukshme…”
Të shkelësh për herë të parë në këtë vend është vështirë të bësh lidhjen në mes të pamjes mahnitëse ku përpara ke Sarden (Shurdhanë, Shurdhahun), Danjen dhe Rozafën dhe shkel mbi qytetërimin e Mesjetës së hershme që ka shumë për të na rrëfyer.
Dikur flitej për varrezat misterioze të veriut, por më 6 janar 1898 konsulli Degrand e dha njoftimin i pari për Kulturën e Komanit por edhe vjedhjen e 130 objekteve arkeologjike që i dërgoi në muzetë e Parisit. Historiani gjerman Treger, në vitin 1900 i hapi 10 varre dhe gjetjet i çoi në Berlin.
Me 1924, arkeologu Italian Ugolini i hapi disa varre tjera dhe “i mori do materiale për studime të mëtutjeshme“. Studiuesja me e madhe shqiptare ka qenë Hana Spahiu me punën e së cilës u formua teza e Komanit si kulturë më vete. Fakti i një vendbanimi i provuar në mënyrë shkencore nga arkeologët tanë se populli që dikur rronte në kala, rrënjët e tij i ka të thella që arrijnë deri tek ilirët e hershem. Fakti që vendbanimi ishte prej guri, faktet që përdorej metali, ndërtimi i shumë kishave, varrimet e të vdekurve që bëheshin me rrobe e stoli flasin qartë për zhvillimin ekonomik tejet të lulëzuar në kohën e të parëve tanë.
Sipas Aleksandër Stipçeviqit, “kultura e Komanit është kultura e një populli që në shek. VI-VIII ishte një kapërcyell i të dy epokave, nga ajo e vonë antike, në periudhën e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e shumtë të simbolikës ilire, e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët”.
Duhet të mburremi jo vetëm me zbulimin e varrezave por të mburremi edhe me krenarinë për një qytetërim të hershëm që të tjerët na e kanë zili. Kultura e Komanit pasqyron shumë bukur mbijetesën pagane dhe atë të krishterë të të parëve tanë.
***
Komani ynë, aq sa i lashtë e historik, aq dhe i bukur dhe atraktiv!
Prova më e pastër dhe e padiskutueshme e vazhdimësisë së trashëgimisë dhe qytetërimit iliro-arbëror!
Komani përfaqëson sot Mesjetën shqiptare në Europë e botë dhe është pikë studimi e referimi për historianët dhe arkeologët për hulumtimet e asaj periudhe.

Dialog me agjendë shtetërore!

0

Florim Zeqa   

Nga paslufta e këndej politik-bërja kosovare e ka ndjekur rrugën e gabuar sa i përket shtetndërtimit, raporteve pozitë-opozitë dhe çasjes ndaj qytetarëve të vendit, përderisa këta të fundit (qytetarët) nga asnjëra qeveri nuk janë trajtuar me dinjitet dhe përkushtim të duhur.

Shpeshëherë rivaliteti mes forcave politike i ka kaluar kufijtë e normales, duke mos zgjedhur mjetet për ta luftuar njëra-tjetrën, qoftë përmes gjuhës së urrejtjes, ashtu edhe përmes ndërskamcave dhe formave më të ulëta të shantazhit politik, e deri tek eliminimi fizik i kundërshtarëve politik!

Por, padyshim kundërshtimet më të ashpra mes pozitës dhe opozitës janë evidente në këtë dhjetvjetshin e fundit, apo më mirë të themi nga momenti i fillimit të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Brukselit dhe mbështetjen e Washingtonit.

Përderisa pushtetarët kanë qenë të detyruar (nga bashkësia ndërkombëtare) që të dialogojnë, opozita e ka shfrytëzuar dialogun për ta kundërshtuar pozitën për gjithçka dhe për çdo gjë, madje edhe pa qenë fare në korrent të zhvillimeve politike në dialogun e Brukselit.

Për ata që janë kyqyr me vonesë në shkrimet e mia, unë vazhdimësi kam kërkuar që opozita dhe shoqëria civile t’i bashkangjitet pozitës në dialog me Serbinë, për arsye se interesi i shtetit nuk i përket vetëm pushtetarëve dhe as një krahu të vetëm politik, por i përket e gjithë skenës politike dhe të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim partie politike, etnie apo feje.

Për realitetin e hidhur, të krijuar 22 vjet nga përfundimi i luftës, fajin nuk mund t’ia hedhim shtetit serb, por politik-bërjes kosovare në përgjithësi dhe pa dallim pushtet-opozitë, për shkak të luftës së ashpër për pushtet në gjysëm shtet!

E quaj kështu gjysëm shtet, për shkak të mosfunksionimit të shumë hallkave të sistemit politik, të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, të sistemit gjysmak të arsimit dhe shëndetësisë, të mungesës së sigurimeve shëndetësore, të skemave tepër të ulëta sociale dhe pabarazisë së lartë qytetare…, por edhe për shkak të mospërmbylljes së shtetësisë sonë, respektivisht të mospërmbylljes së temave të hapura me Serbinë, nga të cilat varet pranimi dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe BE, në UNESCO dhe INTERPOL.

Edhe pse nuk e thonë hapur politikanët tonë, pushtetarët paraprakë dhe këta aktualë, liberalizimi i vizave apo lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës është peng i dialogut të papërmbyllur me Serbinë!

I kam quajtur dhe i quaj kusarë politikë të gjithë ata politikanë që janë pasuruar dhe pasurohen “brenda natës” nga buxheti i shtetit, respektivisht mbi kurrizin e taksapaguesve të varfër kosovar!

Politikanët e papërgjegjshëm e të gjitha llojeve e ngjyrave pa asnjë problem bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kur është në pyetje zhvatja e shtetit, por, po e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve!

Kur këtyre ju shtohen korrupsioni dhe nepotizmi në nivelet e larta shtetërore, atëherë  qytetarët me të drejtë e kanë humbur besimin në shtetin e tyre shkaku i politikanëve të pandërgjegjshëm në krye të institucioneve të shtetit.

Kjo situatë nuk është e ditëve dhe e as e muajve të fundit, por tani e 13 vjet e më shumë në shtetin e pavarur.

Mjafton ta kthejmë kujtesën se çfarë ka ndodhur në Kosovën tonë pas 17 shkurtit 2008.

Më të privilegjuarit në punësime kanë qenë familjarët e politikanëve dhe militantët partiakë, ku si gjithnjë, bashkëshortët(et) e liderëve shtetërorë janë emëruar në poste të larta nëpër ministri apo staf diplomatik (ambasador apo konsuj), janë emëruar në krye të institucioneve, bordeve dhe agjencioneve (pa)varura!

Pa dashur ta personalizojë me emra të përveqëm, të njëjtën situatë e kemi edhe me pushtetarët e rinjë, të tillë do ta kemi edhe pas tyre…!

Pa ndërrimin e çasjes tonë si shoqëri ndaj shtetit, pavarësisht ndërrimit të pushteteve, mentaliteti qeverisës do të mbetet i njëjtë!

Nuk bëhet shteti me agjenda individuale dhe partiake, bëni dialog me agjendë shtetërore!

Pas zgjedhjeve qesharake dhe instalimit të Raisit nga Khamenei si president i Iranit

0

Nga: Sokol Beqiraj

Ekspertët dhe juristët e të drejtave të njeriut kanë vlerësuar implikimet e Ebrahim Raisit duke u bërë presidenti i regjimit iranian, dhe rolin që bashkësia ndërkombëtare duhet të luajë për të vënë para përgjegjësisë autoritetet e regjimit që të japin llogari për krimet e tyre.

Më 19 qershor, lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei zgjodhi Ebrahim Raisin si presidentin e ri të regjimit. Përzgjedhja e Raisit shkaktoi zemërimin ndërkombëtar, kryesisht për shkak të rolit të drejtpërdrejtë të Raisit në masakrën e vitit 1988 në ekzekutimin e mbi 30,000 të burgosurve politikë.

Gjatë një konference në internet të Enjten, një panel ndërkombëtar i ekspertëve të të drejtave të njeriut shqyrtoi rezultatin e presidencës së Raisit dhe detyrimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe arriti në konkluzionin se Raisi ka qenë anëtar i “Komisionit të Vdekjes” përgjegjës për të vendosur fatin e të burgosurve në të gjithë Iranin në gjykime të shkurtra.

Zgjedhjet e rreme presidenciale të regjimit iranian u përballën me një bojkot në të gjithë vendin. Sipas raporteve të mbi 1,200 vëzhguesve të mbështetur nga më shumë se 3,500 videoklipe nga 400 qytete, më pak se dhjetë përqind e votuesve me të drejtë vote morë pjesë në votime.

Të mos harrojmë për asnjë çast se masakra e vitit 1988 ishte me të vërtetë një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimi që është kryer ndonjëherë ndaj të burgosurve që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Raisi ishte një nga figurat kryesore të këtyre gjykimeve. Ai në atë kohë ishte 28 vjeç. Ai ishte zv / prokurori i Teheranit. Komisioni prej katër vetash ku bënte pjesë Raisi ishte një organ që i dërgonte njerëzit në trekëmbësh nëse nuk pranonin të hiqnin dorë nga bindjet e tyre politike. Prandaj masakra e vitit 1988 në Iran, përveç se një krim kundër njerëzimit ishte edhe një gjenocid. Ky veprim i kryer nga Raisi ishte një ushtrim i paligjshëm i pushtetit shtetëror .

“KB do të duhet të përballet me faktin se presidenti i zgjedhur i Iranit është një kriminel ndërkombëtar. Diplomatët do të duhet të jenë të kujdesshëm. Ata kurrë nuk duhet të shtrëngojnë duart e përgjakura të këtij krimineli. Prania e tij në çdo forum ndërkombëtar do ta dëmtojë atë forum. Ai paraqet një problem që së pari duhet të zgjidhet nga KB. Ata duhet të kthehen dhe të rishikojnë ngjarjet e vitit 1988, gënjeshtrat e përfaqësuesit të Iranit dhe rolin e Raisit në një nga krimet më të këqija kundër njerëzimit.

“Kur Raisi njoftoi kandidaturën e tij, ai premtoi të luftojë varfërinë, korrupsionin, diskriminimin. Por si mundet ai ta bëjë këtë kur ai është kampion i korrupsionit dhe i diskriminimit. Ai madje fitoi zgjedhjet me një pjesëmarrje shumë të ulët, po ti referohemi faktit për bojkotin mbarëkombëtar të zgjedhjeve të rreme të regjimit dhe pretendimeve të rreme të Raisit për një pjesëmarrje më të madhe.

Sot Irani ka numrin e dytë më të lartë të ekzekutimeve dhe vjen i dyti pas Kinës. Në 43 vjet që nga revolucioni i vitit 1979, Khomeini themeloi diktaturën fetare dhe pastaj ia dorëzoi punën e tij Ali Khameneit. Khamenei nuk kishte kredenciale fetare por ishte i besueshëm për të mbajtur regjimin e instaluar nga Khomeini në pushtet. Dhe tani Raisi është edhe më i besueshëm për të goditur disidencën dhe për të shtypur me dhunë protestat dhe demostratat e shumta që vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha qytetet kryesore në Iran.

“Vëzhguesit e Iranit në Uashington mendojnë se Raisi do të bëhet udhëheqësi i ardhshëm suprem. Ky është një njeri që është atje thjesht për të përjetësuar një regjim fetar diktatorial. Komuniteti ndërkombëtar, në veçanti i Kombeve të Bashkuara, duhet t’i japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe të nisë një hetim të pavarur për masakrën e vitit 1988 dhe të vërë para përgjegjësisë njerëz si Raisi.

Populli Shqiptar i ka demaskuar zgjedhjet qesharake që u zhvilluan në Iran dhe i dënon ato. Shqiptarët kanë vuajtur nga diktaturat dhe aspirojnë për një Iran të lirë dhe demokratik. Ata janë përkrahës të Rezistencës muxhahidine PMO/MEK dhe mbështesin përpjekjet e tyre për lirinë e Iranit.