Kreu Blog Faqe 1646

Trojet shqiptare sundohen nga klanet dhe familjet kriminale

0

Nga: Aurel Dasareti

Shpresa nuk është gjë tjetër veçse ëndrra e zgjimit. Ne nuk e godasim përhapjen e krimit pa e kapur të keqen në rrënjë.

***

Unë nuk besoj aspak në “analistë” politik të njëanshëm, për shkak të konfliktit të interesit në lidhje me njerëz në parti të caktuara. Unë nuk besoj shumë në përshkrimin e galerive që kanë vendosur pikturat ose fotot në ekspozitë.
Burrave “trima” më së miri u përshtaten fustanet.
Kur rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të bëjnë dhe nuk i japin llogari askujt, zë të ecë guximshëm korrupsioni, por edhe tradhtia. Vetëm njerëzit e lirë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta dhe nderin e fortë për një përfundim të përbashkët, përkrahin interesat e kombit para interesave personale.
***
Situata në FYROM ndryshon vazhdimisht, gjithnjë e më tepër, në të keqe për shqiptarët autokton. Dominojnë ardhacakët sllavo-folës, të cilët i nënvlerësojnë autoktonët që me decenie nuk veprojnë si burrat, që t`i hedhin në koshin e plehrave gjithë klounët shqipfolës të këtyre 20 viteve, por vetëm duartrokasin për çdo dështim të radhës.

Me këshillën e nënës së saj, mushkonja e vogël u ngrit në fluturimin e saj të parë. Pas pak, mushkonja kthehet dhe nëna e tij e pyet:
• Si ishte, bir?
• E shkëlqyeshme, mami! Kur më panë duke fluturuar, të gjithë mushkonjat më duartrokitën!
***
PS: Letrën e mëposhtme e kam shkruar në vitin 2010. Mund ta ribotoni.

“Etërit” NARCISTË të shqiptarëve të FYROM-it!

https://www.forumishqiptar.com/threads/121709-%C2%93Et%C3%ABrit-NARCIST%C3%8B-t%C3%AB-shqiptar%C3%ABve-t%C3%AB-FYROM-it%21

“Etërit” NARCISTË të shqiptarëve të FYROM-it!

GJËRAT JANË SIÇ KANË QENË GJITHMONË – PRANDAJ NUK MUND TË JENË NDRYSHE!

Me këto rrena, 20 vjet me radhë, e manipulojnë Kombin “etërit” e shqiptarizmit të FYROM-it: Arben Xha-ferri, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi…lista është e gjatë. Dhe, të shtypurit e kanë bërë traditë të mos mendojnë me krye të vetë, besojnë në këto partizanë shqipfolës të pansllavizmit. Besojnë qorras në këso tipa “burrash” të ngulitur pas karrierës të cilët: zakonisht janë shumë të dashur, në njëfarë kuptimi të gatshëm që “të duan Atdheun”, por edhe shumë narcistë.

Shkruan: Aurel Dasareti, 2010-02-11, Arizona

Në mungesë të mediumeve të pavarura, për informimin korrekt, të shtypurit, me ndihmën e abstraktimit lypset të shikojnë situatën me sy kritik; hapi parë është të anëtarësohen në Forumin e PAVARUR POLITIK të Diasporës www.lajmet.com me seli në Amerikë.

Poshtërimet, diskriminimet, përndjekjet etnike -fetare, terrorizimet, masakrimet e përditshme që kolonizatorët, bishat e shpellave karpatiane dhe zagarët e tyre shqipfolës në FYROM ua bëjnë shqiptarëve – kanë rezultuar në indiferentizmin e tyre nga jeta pashpresë. Askush më nuk beson në ndryshime pozitive. Pajtohen me fatin skëterrë. Indiferentizmi nga rreziku i jetës u është bërë traditë. Sa kohë që shqiptarët besojnë se bota është e pandryshueshme, ata mund të rrinë të qetë me bindjen se botëkuptimi i tyre është i vetmi botëkuptim i konceptueshëm. Tradita, sado larg realitetit qoftë, të jep drejtim, dhe të menduarit nuk ka nevojë të kaloj përtej shqyrtimit të situatave konkrete.

Por, në një botë që ndryshon, e tanishmja nuk e përsërit përunjësisht të kaluarën. Në vend të një rruge të përcaktuar nga tradita, shqiptarët e terrorizuar të FYROM-it kanë përpara një gamë të pafund mundësish. Për të vënë një farë rregulli në një gjithësi përndryshe rrëmujë, ata janë të detyruar të vënë në punë thjeshtësime, përgjithësime, abstraktime, ligje kauzave, dhe çdo lloj tjetër procesi mendor.

Proceset mendore jo vetëm ndihmojnë për të zgjidhur probleme; ato krijojnë probleme të vetat. Abstraktimet e vënë realitetin para interpretimeve të ndryshme. Meqë ato janë vetëm aspekte të realitetit, një interpretim nuk i përjashton të gjithë tjerët: çdo situatë ka aq aspekte sa ç`i zbulon mendja. Po të kuptohej plotësisht kjo veçori e të menduarit abstrakt, abstraktimet do të krijonin më pak probleme. Shqiptarët e FYROM-it do ta kuptonin se kanë të bëjnë me një përfytyrim të thjeshtëzuar të situatës e jo me situatën vetë. Në vend të një ndarjeje të prerë midis mendimeve dhe realitetit, larmia e pafund e një bote në ndryshim përbëhet nga larmia e pafund e interpretimeve që mund të sjellë mendimi abstrakt. Mendimi abstrakt ka prirje të krijojë kategori që venë përballë njëri tjetrit aspekte të kundërta të botës reale. Koha dhe Hapësira, Shoqëria dhe Individi, Materialja dhe Idealja janë diktoni tipike të këtij lloji. Këto kategori nuk janë më reale se abstraktimet nga të cilat lindin. Pra, në radhë të parë, ato paraqesin një thjeshtëzim apo shtrembërim të realitetit por, me anën e ndikimit të tyre në mendimin e shqiptarëve të FYROM-it sjellin edhe përçarje e konflikte në botën reale. Duke u manipuluar edhe nga mediumet e varura shqipfolëse secili shqiptar i shtypur me fanatizëm mbron partinë dhe “politikanin” e vet. Kështu uji shkon në mullirin e okupatorëve. Kjo situatë lypset të sugjeron te shqiptari të beson vetëm në atdhetarë të mirëfilltë, sidomos ata nga diaspora të cilët do t`i përmendi nga fundi, veçanërisht në ata që nuk kanë asnjë interes privat atje. Kjo tragjedi për 47% e qytetarëve të FYROM-it që kanë përkatësi etnike shqiptare, ka bërë abstraktimet më të nevojshme. Kësisoj, procesi i abstraktimit ushqehet me vetveten: kompleksitetet e një bote në ndryshim janë, në radhë të parë vepër e njeriut. Vetëm përvojat e hidhura u mësojnë si të dallojnë mendimet e tyre nga realiteti. Prirja për të mospërfillur ndërlikimet e lidhura me përdorimin e abstraktimeve duhet parë si dobësi e mënyrës kritike të të menduarit, sepse abstraktimet janë të domosdoshme për të, dhe sa më pak të kuptohen, aq më tepër paqartësi krijojnë. Me gjithë mangësitë, abstraktimet na bëjnë punë mjaft. Një botë në ndryshim nuk i jepet asaj shkalle sigurie që do të ishte më e lehtë poqese shoqëria do të ishte e pandryshueshme, por mënyra e saj gati e përsosur e të menduarit mund të japë njohje mjaft të vlefshme. Abstraktimet i japin një larmi të pafund pikëpamjesh; sapo gjendet një metodë mjaft e frytshme për të zgjedhur midis tyre, mënyra kritike duhet të jetë në gjendje të vijë më afër realitetit sesa mënyra tradicionale, e cila ka në dispozicion vetëm një mënyrë interpretimi.

Deri sa të jetë e gjallë tradhtia,
Në gojë fishekun e do alltia.

Përshëndes aktivistët e LIRIA KOMBËTARE-s – atdhetarët e paepshëm të Shqipërisë etnike dhe miqtë e mi të mëdhenj, emrat e të cilëve i renditi në vendet e rastit:
Fatmir Fanda (USA) – kryeredaktor i faqes elektronike të shqiptarëve të Amerikës www.liriakombtare.com
Teuta Marshani (USA) – mësuesja ime (private) e fëmijërisë (gjuhës dhe historisë shqipe)
Antigona Dasareti (USA) – motra ime
Fllad Dasareti (USA) – djali xhaxhit tim
Delosh Kuqaziu (USA) – shok shkolle dhe 5 vjet bashkëluftëtar
Margjel Kondo (Australi) – shok shkolle dhe 3 vjet bashkëluftëtar
Azis Seferi (Australi) – shok shkolle dhe bashkëluftëtar
Aranit Marzeku (Canada) – 5 vjet bashkëluftëtar
Bamir Pollo (USA) – shok shkolle dhe 4 vjet bashkëluftëtar
Gramoz Kodra (USA) – shok shkolle dhe 5 vjet bashkëluftëtar
Guran Neritani (Canada) – 1 vjet bashkëluftëtar
Kujtim Vlora (Australi) – shok shkolle dhe 2 vjet bashkëluftëtar
Eris Merseli (Australi) – 4 vjet bashkëluftëtar
Donika Laloshi (USA) – vajza tezes, shoqe e motrës time
Gojarta Shuteriqi (Canada)
Luljeta Kodra – Canada
Anduana Krasniqi (Canada)
Lidra Zogaj (Zelanda e Re)
Bejtullah Sadiku (Gjermani) – këshilltar i forumit www.liriakombtare.com
Alistar Ramadani (Zvicër) zëdhënës i diasporës për www.liriakombtare.com
Mona Agrigoroaiei (Rumuni)
Shpend Ademi (Suedi)
Vaxhid Sejdiu (Zvicër) – Shoqata Atdhetare “Liria Kombëtare”, Zvicër – kryetar
Xhemil Idrizi (Danimark)
Lirim Rustaj – Norvegji
Rijat Abdullai (FYROM)
Nevzat Idajeti (FYROM)
Erfan Gashi (Kosova)
Ballmira Gashi (Kosova)
Begator Çuni (Shqipëri)
Drilon Lartani (Shqipëri)
Elez Gjoni (Shqipëri)
Leminota Gjoni (Shqipëri)
Agim Kamberi (FYROM)
Selvie Ixheti (FYROM)
Rozafat Gjokaj (Shqipëri)
Shpend Ademi (Suedi)
Rudan Sugari (Holandë)
Surina Mustafai (Holandë)
Lirjon Prekazi (Francë)
Lidra Zogaj (Zelanda e Re)
Altin Demiri (Austri)
Esat Esati (Zvicër)
Nizajet Aqifi (Gjermani)
Anila Aqifi (Gjermani)
Flakim Hasani (FYROM)
Erlisa Fetahi (Kosova)
Flurim Geci (Angli)
Nevzat Zulfiqari (Austri)
Ismet Halilaj (Danimark)
Isuf Isufaj (Norvegji)
Shyqerije Behluli (Suedi)
Lirjet Aqifi (Belgjik)
Andi Domi (Greqi)
Sinan Serveti (Greqi)
Kadri Osmani (Gjermani)
Alketa Hamiti (Itali)
Arbër Hamiti (Itali)
Amantin Ujmiri (Itali)
Mirena Ujmiri (Itali)
Ixhet Zeqiri – Itali
Valon Dervishi- Gjermani
Afrim-Manastiri (FYROM)
Ferit Ramadani (FYROM)
Anton Ashta (Gjermani, Itali, Shqipëri

___________

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Koha për reflektim dhe pozicionim të dinjitetshëm

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
Ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe qytetarë përkrahës të saj, ju lutëm të pozicionoheni
PËR UÇK-në e Adem e Hamzë Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit, Luan, Shkëlzen e Enver Haradinajt, Ilir Konushevcit, Fehmi Lladrovcit, Ilaz Kodrës, Bekim Berishës, Ismet Asllanit dhe mbi tremijë martirëve, me UÇK-në e mijëra pjesëtarëve të saj që po vazhdojnë ta ruajnë fisnikërinë e tyre, me UÇK-në e Vegjëlisë çlirimtare dhe
KUNDËR “uçk-së” së komplotistëve e profiterëve të luftës, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Rrustem Berisha…!
Aspak nuk është e dinjitetshme heshtja e ish-bashkëveprimtarëve, që janë dëshmitarë për komplotet, sabotazhet dhe plaçkitjet e ndihmave financiare të UÇK-së, nga ish-bashkëveprimtarët Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi. Ta zëmë, ish-anëtarët e Kryesisë së Lëvizjes/Dega jashtë vendi (në emigracion), Fazli Veliu, Muhamet Kelmendi, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, janë dëshmitarë se çfarë diskualifikimi i kanë bërë Xhavit Haliti dhe Azem Syla “Grupit të Drenicës”, të komanduar nga Adem Jashari, pos që ua kanë bllokuar ndihmat financiare dhe ua kanë privuar mundësinë praktike të ishte pjesë e UÇK-së “zyrtare”! Ajo Kryesi ka raportuar në mbledhje të përgjithshme për dorëzim të ndihmave financiare për UÇK-në, nga viti 1994 deri në mars 1998, por asnjëherë nuk na kanë informuar se ato mjete ua ka dorëzuar Xhavit Halitit dhe Azeme Sylës, që ata t’ia përcjellin UÇK-së në Kosovë. Akoma më keq: as atëherë as më vonë nuk kanë kontrolluar, ku vërtet kanë shkuar ato ndihma. E nuk kanë kontrolluar as nga viti 1996 e deri në mars 1998, kur na erdhën ankesa e kërkesa për ndihma financiare nga tre “grupet”, bërthama të UÇK-së në terren, ai i Drenicës i komanduar nga Adem Jashari, i Llap/Gollkaut i komanduar nga Zahir Pajaziti dhe i Dukagjinit, i komanduar nga Adrian Krasniqi.
Atëherë dhe pas lufte jam interesuar të informohem nga Nait Hasani dhe Rexhep Selimi, sa ndihma kanë pranuar nga Xhavit Haliti e Azem Syla, nga viti 1994 deri në mars 1998, meqë Xhaviti dhe Azemi ata dy duhet t’i kenë pas argatët kryesor koordinues në Kosovë, për të sabotuar e komplotuar UÇK-në. Por nuk janë përgjigj. Dhe nuk më besohet ta kenë informuar dike tjetër…
As Kryesia pasuese, me Kryetar Berdri Islamin dhe anëtarë Jashar Salihun, Ali Ahmetin, Bardhyl Mahmutin, Sejdi Gegën, Agush Bujen, Ibrahim Kelmendin, nuk dimë dhe nuk kemi kontrolluar, si janë shpenzuar rreth 70 % e ndihmave financiare të Fondit “Vendlindja thërret”, pasi që ato u janë dorëzuar Xhavit Halitit, Azem Sylës, Hashim Thaçit, nga maji 1998 deri më 15 qershor 1999 (kur kundër Fondit pat bërë puç “ministri” Adem Graboci, duke e tjetërsuar në fond të “qeverisë së përkohshme”)! Ndërsa për “ndihmat” e shumë milonave që ia ka dhënë “kryeministri” Bujar Bukoshi shefit Xhavit Haliti, për ta paguar për komplotet kundër UÇK-së, zor se do ta marrim vesh ku janë “avulluar” (pos honorareve që duhet t’ua ketë dhënë Fatos Nanon, Fatos Klosit, Kudusi Lamës…).
Po heshtim për hir të profiterizmit, konformizmit, konjuturalizmit, karrierizmit, dhe për shkak se po frikësohemi që po na zbehet miti dhe legjendarizimi si veprimtarë të “ilegales” – prandaj po u lëmë hapësirë të lirë ta “shkruajnë historinë” e Lëvizjes dhe UÇK-së xhavit halitët, azem sylët, hashim thaçët, rexhep selimët, e tani, Hashim Thaçi, i alarmuar si dhelpra e anekdotave kur i ka marrë flakë bishti, po pisket: “Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!” (edhe pse është përhap miti i shpifur se ka qenë student i shkëlqyeshëm në Fakultetin e historisë në Prishtinë)!
E kam përjetuar si tepër tronditës informimin e komandantit Sami Lushtaku, – në prani të komandantëve të të gjitha zonave dhe të komandantëve të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi e Agim Çeku, meqë rastisi t’i takoj pas mbledhjes që kishin pas me Komandantin e KFOR-it Jacjson, – se në Zonë Operative të Drenicës, nga shtatori 1998 deri në qershor 1999, nuk kishte shkuar asnjë “lek e fishekë” ndihmë nga Fondi “Vendlindja thërret”. Tepër tronditës e kam përjetuar edhe informimin e komandantëve të Shtabit të Përgjithshëm Sylejman Selimi dhe Agim Çeku, se nuk janë informuar nga askush asnjëherë për qarkullimin e mjeteve financiare të UÇK-së! Bile Agim Çeku pat thënë se as para xhepi, për cigare, nuk i kishin dhënë ndonjëherë…
Ja, pra, të gjitha këto i heshtim, që historinë ta shkruan pseudo historiani Hashim Thaçi, por që tani u alarmua: “Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!”
Akoma më tragjike: ne ish-bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët heshtim edhe për vrasje e zhdukje të Ali Ukës, Ilir Konushevcit, Behajdin Allaqit, sepse ndihemi të turpëruar se prapa tyre qëndrojnë ish-bashkëveprimtarët tanë!
Pa e zgjatur më shumë dhe shkurt e shqip, siç thuhet: kush mbron tani marionetën komplotiste Hashim Thaçi, komprometon UÇK-në dhe Kosovën!
PS.: Për mbi NJË miliardë DM (500 milionë Euro), që janë grumbulluar në Fondin e “qeverisë Bukoshi”, dhe për FARK-un e Ahmet Krasniqit, le të kusuritën mes tyre ata të “krahut institucionalist”…

Shkollat e Ernest Koliqit, vepra më e madhe kombëtare në 100 vjeteshin e fundit

0

Shkolla fillore “Ernest Koliqi” në Tetovë

Nga: Gani Mehmetaj, Prishtinë

Para 70 e ca vjetësh Ernest Koliqi i madh, hapi shkollat shqipe në territoret etnike nga Rozhaja deri në Peshterë e Pazar të Ri, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Dibër. Dardania përjetoi lulëzim e arsimim më shumë se kurrë më parë gjatë historisë kombëtare. Fotografitë e kohës janë emocionuese: qindra nxënës shqiptarë me qeleshe në kokë e rroba të pastra kombëtare rrinë gatitu para flamurit kombëtar, ose mësojnë më përkushtim në klasat e tyre. Askush nuk ia ngriti një përmendore dhe nuk e kujtoi për këtë vepër madhore, askush nuk e thotë se punën e tij nuk e vazhduan, përkundrazi e rrënuam.

ernest-koliqi

“U hapën 173 shkolla fillore, 3 të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta, ndërsa në vitin shkollor 1943 – 1944 ky numër u rrit në 400. Po në këtë vit shkollor mësimet i vazhdonin mbi 25 mijë nxënës”. Koliqi solli nga Shqipëria londineze qindra mësues. Ishte kjo një punë kolosale që nuk e bëri askush para tij dhe pas tij.

Brezi i vjetër i kujtonte më mall kur isha i ri shkollat e Koliqit, ashtu sikurse e kujtonin Shqipërinë Etnike. “Ma të forta ishin shkollat fillore të Shqipnisë Etnike së sa shkollat e mesme sot”, ta thoshte i sigurt secili që kishte mësuar në ato shkolla. Këtë ma thoshte gati çdo ditë babai im admirues i madh i Koliqit.

Vullnetarët e Rrafshit të Dukagjinit e të Malësisë e mbrojtën më gjak Shqipërinë Etnike e shkollat shqipe, duke iu kundërvënë forcave çetnike që bënë masakra të frikshme në këto zona. Rrëfimet e babait tim, vullnetar Dukagjini, që sa nuk e la kokën në kufijtë e atdheut diku mbi Peshterë i kujtoj me emocione. Popullatën e pambrojtur shqiptare e shpëtuan nga gjenocidi forcat nacionaliste-balliste, por kur u futën brigadat partizane serbo-malazeze, të ndihmuara nga partizanët shqiptarë, mori fund Shqipëria Etnike, nisi gjenocidi. Ushtria serbo-malazeze vrau si kurrë më parë shqiptarë etnik, mbyllën të gjitha shkollat shqipe nga Rozhaja deri në Pazar të Ri, dëbuan më shumë së gjysmën e popullatës, ndërsa ata që mbetën i detyruan të regjistroheshin boshnjak deh të mësonin serbisht. Kurrë më nuk u hapen shkolla shqipe. Heshtja e shqiptarëve të nëpërkëmbur vazhdoi mbi 60 vjet.

Për meritat e jashtëzakonshme përmendore Ernest Koliqit kanë kërkuar t’i ngritën në Maqedoninë shqiptare, në Mal të Zi dhe në Dardaninë e çliruar. Mirëpo si një mallkim, ende bëjnë pengesa për ta përjetësuar në shtatore shqiptarin më të madh të arsimim dhe njërin ndër shqiptarët më të mëdhenj të rizgjimit kombëtar.

Ngritja dhe fundi i natyrshëm i PDK-së

0
Shkruan: Dr Sadri Ramabaja

Trupi elektoral i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 arriti ta shndërrojë Kosovën, si për LDK-në edhe për PDK-në, në një tip shtrati të Prokrustit. Xhuxhëria e tyre, shih për këtë, është shndërruar në makth.

Prishtinë, 26 qershor — E majta progresive shqiptare në Kosovë dhe në viset shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia, me dinamikat e zhvillimit të saj në rrafshin ideologjik e kombëtar, me vendimin historik të 17 janarit 1982 për bashkimin e organizatave atdhetare nën akronimin LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës), tok me produktin e saj, kryevlerën politike të Kosovës — UÇK-në, mbetet një nga sfidat reale për trajtim të mirëfilltë shkencor edhe sot e kësaj dite.
Këtë trajtim e bën më të implikuar sidomos dekada e fundit e shekullit 20-të. Ajo u karakterizua me promovimin e apart’heidit serb në Kosovë, por tok me të, edhe me atë të jetës kuaziplurale (aktivizimin e të ashtuquajturit sistem paralel), për shumëçka sui generis.

Vitet e nëntëdhjeta të shekullit 20-të, përmbyllja e dekadës së parafundit, saktësisht 23 dhjetori i vitit 1989, solli në jetë organizatën politike më kontraverze në skenën politike shqiptare — Lidhjen Demokratike të Kosovës. Tok me apart’heijdin serb të instaluar dhe përmes tij edhe thellimin e luftës së pakompromis për përndjekjen e kundërshtarëve real të pushtetit jugosllav, Serbia, përmes LDK-së, po instalonte edhe mendësinë e vasalitetit kundruall pushtuesit. Ndërkaq luftën speciale brenda faktorit shiptar e kishte përqëndruar kundër atyre që kishin mendim tjetër nga LDK-ja për formën dhe përmbajtjen e organizimit politik dhe luftës për çlirim.

Gjendja e Kosovës në fillimvitet ‘90-ta, karakterizohej me kundërthënie të thella mes dy rrymave politike brenda spektrit politik shqiptar (LPK-së dhe LDK-së). Ndërkaq thellimi i kursit antishqiptar të drejtuesve të shtetit serb në dobi të strategjisë për nënshtrimin e plotë të Kosovës, duke reprizuar kështu Toplicën në Kosovën e fundshekullit 20-të, ishte objektivi qendror.

Nëse i shtojmë kontradiktës egzistuese brenda “bllokut shqiptar” edhe atë me pushtuesin serb, dhe marrim në konsideratë mungesën e plotë të strategjisë për çlirimin e Kosovës edhe nga vet Tirana zyrtare, që tashmë tok me LDK-në projektin për “çlirimin” e Kosovës ia kishin dorëzuar faktorit ndërkombëtar, gjendja rezulton edhe më tragjike.
Në këto rrethana, konstaton me të drejtë ushtaraku erudit Dilaver Goxhaj, për LPK-në rezuton të ketë qenë imediate shmangia e përplasjeve me LDK-në. Ndërkaq krijimi i strukturës së UÇK-së dilte në plan të parë, tek pas vendimeve që kishte marrë Mbledhja e Katërt e Përgjithshme, në Prishtinë më 26 e 27 korrik 1993, kur qe marrë vendimi për themelimin e UÇK-së.

Ky objektiv (shmangia e përplasjes së brendshme), do të trajtohej me prioritet edhe gjatë luftës, por tashti nga një grup sekret që po vepronte bredna LPK-së. Me urtësi dhe vizion ai grusht idealistësh ia kishte dalë të imponojë taktikisht një lloj shkrirje të paveneruar të Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK) në UÇK. Krejt kjo ishte arritur pa dijenin e krerëve të “politikës” — qoftë të krahut “pacifistë”, qoftë atij që do të cilësohet gradualisht ashtu si edhe de fakto ishte — komplotistë, brenda LPK-së/ UÇK-së.

* * *

Kuvendi i LPK-së i mbajtur në Prizren në qershor të vitit 1999, shënon fundin e kësaj Lëvizje si e tillë dhe themelimin e Partisë për Bashkim Demokratik. Kjo parti ndërkohë do të ndërroi emrin në “Partia e Progresit Demokratik” dhe së fundmi në “Partia Demokratike e Kosovës”, duke u cilësuar edhe si trashëgimtare legjitime e LPK-së.

Kryesia e partisë që rezultoi me këtë transformim të LPK-së në PBD, ashtu siç nuk ia kishte dalë ta shmangë komplotin brenda LPK-së, nuk do t’ia dalë dot ta ruaj PBD si trashëgimtare legjitime të LPK-së. Ajo, përmes një të ashtuquajture “marrëveshjeje” me Drejtorinë Politike të UÇK-së, do t’ia dorëzojë atë drejtuesve të saj, respektivisht Hashim Thaçit.

Trupi elektoral i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 arriti ta shndërrojë Kosovën si për LDK-në edhe për PDK-në, në një tip shtrati të Prokrustit. “Tërmeti” politik që preku gjithandej Kosovën, bëri që këto dy forca tok, të pësojnë tronditje të thellë. Xhuxhëria e tyre, shih për këtë, ndërkohë është shndërruar në makth.

Dje kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit, bën publik dorëheqjen deri në konventën e radhës. I vetmi organ që funksionon aktualisht është grupi punues, i cili merret me përgatitjet e Konventës. Konventa është paralajmruar për 3 korrik. Përplasjet brenda klaneve kanë krijuar tensione të larta dhe të pakontrollueshme. Konventa e 3 korrikut, duket se do të jetë prologu i fundit të PDK-së.

***
Në Kosovën e pasluftës komplotistët që ju imponuan UÇK-së si udhëheqje politike, gradualisht kanë imponuar mendimin se, sa më i ashpër e brutal të jesh me oponentët politikë, aq më i dobishëm do të jeshë për Shtetin, rrjedhmisht aq më atdhetar! Jo pak ish ushtarë të UÇK-së e militantë të LPK-së, kanë ra në lajthitje nga kjo strategji.

Ky ishte kriteri më absurd që imponuan krerët e SHIK-ut alias PDK-së, ndërkaq për pasojë, që me uzurpimin e PBD-së nga Drejtoria Politike e UÇK-së, u panë simptomat e degjenerimit të saj nga një parti politike e orjentimit të majtë, jo në një parti të mirëfilltë të të djathtës së qendrës, siç u proklamua PDK-ja, por në një bandë që do të drejtohej nga olhokratët.

Përfundimi i saj, nuk mund të ketë fat tjetër, përveç atij të bandave kriminale.

Por, ky fund, asesi nuk duhet konsideruar edhe si fundi i së majtës progresive të cilës i patën hedhë themelet treshja e njohur tashmë: Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla dhe Ibrahim Kelmendi më 17 janarit 1982. Përkundrazi, trashëgimia pozitive e saj, krejt natyrshëm, në cilsinë jo vetëm të traditës pozitive të
LPK-së, tashmë është brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Pa ekuilibër e zhvillim mendor

0
Afrim Caka, Gjakovë
Deputetët opozitar e duan pushtetin për hirë të pushtetit! Opozitarët i gëzoheshin gjithnjë kënaqësive që u’a jepte pushteti, ndonëse këta vetë nuk do të heqin dorë prej kënaqësive… Kujdesi dhe përgjegjshmëria janë element përbërës të dashurisë për korrupsion, por me respktimin dhe njohjen e shtetit të dashur, dashuria ndaj atdheut degjeneron në sundim, zhvatje etj… Respekti ndaj atdheut nuk mund të shndërrohet në frikë, është nder. Ai, në përputhje me rrënjët e kësaj fjale, do të thotë aftësi për të parë atdheun ashtu siç është, të kuptosh individualitetin dhe unikalitetin e tij. S’mund ta respektosh atdheun pa e njohur; kujdesi dhe përgjegjshmëria do të jenë të verbëra në qoftë se nuk do t’i drejtonte njohja e individualitetit ndaj atdheut. Ndonëse është e vërtetë se karakteri shoqëror i shtresës së ulët kish qenë e njejti qysh prej shumë kohësh para luftës së 1999, po aq e vërtetë është se ngjarjet e pasluftës do të intensifikohen tiparet tek të cilat idelogjia prontos gjente joshjen e saj të madhe: “Etjen për nënshtrim dhe pushtet!”. Mos vallë analiza jonë na çonë në përfundimin se ekziston një cikël i pashmangshëm që shpie nga liria në një varësi të re më të turpëruar?
Mos vallë, çlirimi nga të gjitha lidhjet parësore e bën shqiptarin kaq të vetmuar dhe të izoluar, saqë pashmangshmërisht ai duhet të arratiset drejt një skllavërie të re. Vallë, ekuilibri dhe zhvillimi mendor është i vonuar, a janë pavarësia dhe liria, identike me izolimin dhe frikën e një skllavërie? Apo ekziston një gjendje lirie pozitive, në të cilën shqiptari ekziston i pavarur. Dyndja më e re serbe në Dardani është paralajmërim i qartë i shtrirjes së konfliktit edhe në Gadishullin Ilirik. Regjimi i Beogradi synon ta kompensojë humbjen në Kroaci me rikolonizimin serb të Dardanisë, që është një strategji e vjetër e programit nacional serbomadh. Refugjatët e tashëm serbë në Mitrovicë janë viktima të politikës ekspansioniste e kolonialiste serbe. Veprimet e tashme të Serbisë në bashkpunim më Hashim Thaçin, Edi Ramën, Baton Haxhiun me PDK-ën në krye – për ndyshimin e strukturës etnike të Mitrovicës, një qytet, brenda shtetit që ka shpallur kolonizimin e vet, janë tepër të rrezikshme për shtetin tonë. Ky është cikli i gjashtë i kolonizimit serb në Dardani. Shqiptarët tani gjenden ndërmjet spastrimit “të heshtur” etnik dhe kolonizimit të hapur serb në sytë e Amerikës dhe të Evropës kurvë. Edi Rama dhe Baton Haxhiu të shpallën persona të pa deshiruar. Athua si ka qenë pikësynimi ynë (pas luftës) në këtë gjëndje të gjejmë një interpretim të mendimit që nuk përplaset me logjikën e shëndosh, e konsideruar si një e dhënë primare e shpjegueshme për bashkim kombëtar, por duhet respektuar nevojën e qenësishme formale të logjikës aksiomatike dhe ndërsa kjo mbanë si inteligjencë natyrën e saj psikologjike të çdo atdheari si diçka në thelb aktive dhe konstruktive.
Dardania u tund deri në themel, madje u gjend edhe buzë shkatërrimit si komb. Pasojë e gjithë kësaj janë pasionet vetëshkatërruese, traumat e thella shoqërore e shpirtërore dhe vala e pandalshme e korrupsionit dhe e krimit të organizuar. Shqiptarë përmendu nga amullia ndryshe e keqja shqiptare nuk ndalet… Kjo mendjelehtësi na ka përcjellë gjatë historisë Kjo tregon se ne në të vërtetë nuk i duam ato përnjëmend, por na duhet vetëm sa pët t’u indentifikuar me to në rastet kur vetëdijësohemi për qyqarllykun tonë!!!.. Momenti historik kombëtar shtron domosdonë historike të gjallërimit të Lëvizjes sonë Kombëtare, të veprimit dhe të përgjegjësisë historike. Sot askush nuk vë në dyshi vullnetin dhe vetëdijën tonë kombëtare, për vendosmërinë dhe përkushtimin tonë. Drama kombëtare është tepër e ndërlikuar dhe tepër e rëndë, sa që kërkon sakrifica shumë me sublime. Atë e godet njësoi si kriza e thellë politike e ekonomike e shtetit tonë, si qëndrimi mospërfillës i faktorit ndërkombëtar. Nga pozicioni kombëtar që do të krijojmë sot, do të varët edhe fati ynë nesër. Më tej: “Një shtet, i cili në epokën e kalbëzimit e pas luftës, ia kushtojnë vetëm ushqyerjes së elementëve të tyre korruptiv e zhvatës dhe të keqës racore, një ditë mendojne se duhet të jenë zotër të botës shqiptare, shqiptarët t’i dorëzohen më lehtë forcës dominuese të një vullneti të fortë anti kombëtar. .
Sjelljet e turpshme dhe deklaratat e tilla të deputetëve të opozitës, të cilat, ç’është e vërteta, s’janë diçka e re, sepse opinion shqiptar është mësuar t’i dëgjojë nënstop tash e disa muaj, i japin legjitimitet një politike, e cila, plotë njëzet vjet, jo vetëm që nuk ka shënuar asnjë rezultat konkret por, për më keq, e ka mashtruar dhe poshtëruar popullin e vetë, duke qenë vetshkatërruese retorike e rënies së përgjithshme të Dardanisë dhe zhvendosjes së rinisë së saj etj., e rëndojnë edhe më shumë sjelljet dhe veprimet shumë herë të papërgjegjshme të deputetëve opozitar. Përveç kësaj, ish kryeministri Dulle do të duhej ta dinte se kreu i ngushtë i udëheqjes së LDK-ës të Dardanisë dhe posaçërisht rrethi i ish presidentit Hashim Brojës zhvillonte fushata denigruese me Edi Ramën e Baton Haxhiun për coptimin e Mitrovicës dhe ndaj të gjithë atyre – qofshin forca politike a individë me ndikim – që nuk pajtohen me politikën e tyre nënshtruese ndaj pushtetit okupues serb, kurse sektare e përçarëse në jetën e shqiptarëve të Dardanisë. Nga ky këndvështrim, ana psikologjike e deputetëve bëhet me atë të embriologjisë së edukatës familjare, me fjalë të tjera, një punë që, në radhë të parë, është deskriptive dhe konsiston në analizimin e fazave dhe periudhave të politikanëve opozitar deri në ekuilibrin përfundimtar të përbër kur demagogët janë të shtrënguar që të mbështeten në efektin e veprimeve të tyre aq dramatike.
Të thuash se kjo është një sjelljeje jonormale dhe e pahijshme, pak është. Të thuash se është absurde dhe paradoksale, nuk mjafton. Kjo është diçka e paparë dhe e padëgjuar. Një skandal i rrallë në botë! Motivet e këtyre deputetëve opozitar, në të vërtetë të këtij mjerimi politik e moral të atyre udhëheqjeve dhe të deputetëve të tyre në parlament, nuk mund të vlerësohen ndryshe përpos si demonstrim folklorik provincial, i dëmshëm dhe anti kombëtar.

Aleksandër Vuçiç nuk bëhet dot De Gol serb

0

 

 

 

 

 

 

Shkruan: Dr Sadri Ramabaja

Tautologjisë së presidentit serb mbi gadishmërinë e tij për kompromis, duke insistuar de fakto në alternativën e stërpërsëritur: ose ndarje e Kosovës ose bashkëqeverisje, duket se nuk i beson as ai vet
 

Prishtinë, 28 qershor – Duke shikuar seancën e Kuvendit të Serbisë ku po përballej Shaip Kamberi me Aleksandër Vuçiçin dhe 249 deputetët serb, vetvetiu kujtoja fjalimin që Sllobodan Millosheviqi kishte mbajtur në Gazimestan me rastin e shënimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës më 28 qershor 1989. “Përsëri jemi para betejave dhe në beteja. Ato nuk janë të armatosura, mirëpo as ato nuk janë të përjashtuara”.

Rrjedha e historisë ashtu dhe fundi i sivëllait të Vuçiqit, tashmë dihet.

Ata 249 deputetë serbë, më 26 qershor 2021, përmes duartrokitjes pas replikës që bëri presidenti i tyre (në këtë rast më shumë në cilësinë e kryegjygjtarit)  në përballje me fjalimin lapidar të deputetit shqiptar Shaip Kamberi, ngjanin më shumë në kukulla se sa në deputetë.

Ajo skenë nuk ka se si të mos shoqërohet edhe me asociacione politike të supozuara se, si do të duket parlamenti serb, kur shumica aktuale të kalojë në minorancë. Kush do të marrë pastaj rolin e avokatit të djallit e kush atë të gjygjtarit a prokurorit?!

Kjo shumicë politike në parlamentin serb, e as presidenti i tyre A.Vuçiq, nuk e honepsin dot se, pavarësia e Kosovës është pasojë logjike e fundit të vonuar të pozitës koloniale dhe luftrave që zhvilloi shovinizmi serb, duke ushtruar gjenocid në Kosovë, me qëllim që ta reprizojë Toplicën në fund të shek. 20-të. Këta 249 deputet serbë i duartrokasin Aleksandër Vuçiqit, meqë ata janë produkt i asaj mendësie politike dhe nuk duan ta kuptojnë se gjatë dekadës së fundit në Kosovë, Serbia ushtroi apart’hejd që për shumëçka ia kalonte atij në Afrikën e Jugut, ndërkaq gjatë luftës në vitet 1998 e 1999 krimet e rënda të kryera nga ushtria dhe policia serbe, morën përmasat e gjenocidit.

Tautologjisë së presidentit serb mbi gjoja gadishmërinë e tij për kompromis, duke insistuar de fakto në alternativën e stërpërsëritur:  ose ndarje e Kosovës ose bashkëqeverisje, duket se nuk i besn jo vetëm ai vet, por as 249 deputetët-kukulla të këtij parlamenti sui generis për botën e demokracive liberale.

Kompromisin dhe pajtimin me shqiptarët, e qartë, nuk e bën dot ky president dhe ky parlament serb. Por a do të jetë pasuesi i Viçiqit dhe  parlamenti i ri, ai që do të jetë në gjendje të vesh kostumin e Çarls de Golit dhe ta pranoj pavrësinë e Algjerisë evropiane, alias Kosovës? Kjo është tashmë në dotrën e popullit serb dhe të drejtuesve të Brukselit, do ët thoshin optimistët kritik.

Në fjalën e tij para deputetëve serb, presidenti ka dëshirë të luaj rolin e gjeneral Jankoviqit duke kalëruar nga beteja e Kumanovës drejt Shkupit e Prishtinës, para atij të De Golit. Natyrisht ai nuk ka këllqe ta luaj as njërin e as rolin tjetër.  Por si duket tashmë është vetëdijësuar se duhet të gjejë guximin qytetar të gjeneralit tashmë pensionist, Vladimir Lazareviq, i cili ishte komandant i Korpusit të Prishtinës, ndërkaq në fund të luftës, siç e pranon vet, e lëshoi Kosovën me lot në faqe. Këtë ai mund ta bëjë në njërën nga seancat e ardhshme para deputetëve serbë. Vuçiqi dhe Lazereviqi, ta themi shqeto, ka edhe diçka tjetër të përbashkët me Lazeareviqin: që të dy ishin trima gjatë luftës vetëm në përballje me civil, ndërkaq përballjen me ushtarë nuk e bëni dot, sepse nuk kishin këllqe burri. Këtë, më mirë se kushdo tjetër, ua tha në sy deputeti sypatrembur shqiptar, Shaip Kamberi.

Nga kjo seancë e kuvendit të Serbisë megjithatë, ka gjasë të ketë fituar diç populli serbë. Ai tashti, ashtu si është shprehur Bogdan Bogdanoviq, mund ta ketë mësuar se, ka ardhur koha që „ta shikojë me sy të huaj vetëveten”. Tek atëherë ai dhe liderët e tij, do ta ketë të qartë se, kompromisi me shqiptarët, respektivisht pranimi i realitetit të ri politik, respektivisht kultivimi i miqësisë e fqinjësisë së mirë,  përfundimisht “është më i rëndësishëm se sa pushtimi i territoreve”.

Politika e përcakton moralin njerëzor

0

Shkruan : Xhemaledin Salihu, Preshevë 

E kemi të ditur se morali dhe vlerat morale si pjesë e vetëdijes shoqërore përcaktohen nga vendi dhe koha. Pra, morali dhe vlerat morale të një kohe dhe vendi nuk vlejnë për kohën dhe vendin tjetër. Por se drejtimet politike përcaktojnë vlerat morale të njerëzve dhe  prishin moralin e tyre hasim kohëve të fundit në Preshevë dhe më gjërë. 

Poashtu e kemi të ditur se para pluralizmit politik, në monizëm vlenin norma dhe vlera morle të caktuara për atë kohë dhe për vendin e caktuar. Socializmi përcaktonte moralin e njerëzve në familje, shoqëri.Më vonë me pluralizmin politik, sidomos pas Luftës në Kosovë  shfaqen vlera të reja morale, të cilat ndryshojnë shumë nga ato të mëparshmet. Në vend se të krijohen vlera të mirëfillta morale, ato  çthurren. Drejtimet politike partiake filluan të përcaktojnë moralin, vlerat morale dhe interesat e njerëzve.

Kështu në vend të miqësisë lindi armiqësia e njerëzve, në vend të vëllazërisë-anti/vëllazëria, në vend të dashurisë- urrejtja, në vend të bashkëpunimit-rrebelizmi dhe mosndëgjueshmëria, në vend të mirës- e keqja dhe s’ mira, në vend të profesionalizmit- diletantizmi dhe amatorizmi, në vend të besimit- dyshimi, në vend të unitetit kombëtar- ndasitë partiake, grupore, të mahallave, personale. 

Në  pluralizmin politik duhet se do të ndërtojmë vlera të mirëfillta morale dhe se interesat personale do të ndërlidhen me ato të përbashkëta. Mirëpo, moralin, vlerat morale dhe interesat e njerëzve u përcaktuan nga  drejtimet politike, bile ato partiake. Secila parti politke ndërtonte vlera vetanake morale dhe i drejtonte interesat e njerëzve kah bindjet politike e jo kah bindjet vetanake personale apo të përbashkëta. Kështu , këto vlera dhe interesa vlenin vetëm për anëtarsinë dhe simpatizantët e saj, ndërsa për ata që nuk i takonin asaj partie ishin kundërshtarë të saj. Andaj edhe partia nuk kishte kurrëfarë interesi ndaj tyre. Bile, këta u shpallën tradhtarë dhe pa vlera morale.Këtë praktikë e udhëhoqën sidomos partitë politike në pushtet.

Ato përcaktuan vlerat morale dhe interesat e njerëzve. Pra, përcaktimet politike partiake e mvarësuan qytetarin, e lidhën për partinë e caktuar politike në pushtet, sepse nga përcaktimi politik partiak varej edhe përcaktimi jetësor dhe ekzistencial. Kështu nga ky përcaktim varej leja për hapjen apo moshapjen e dyqanit, leja për biznes, apo qortimi i vajzave nga prindërit pse janë lidhur me djemtë e prindërve që i takojnë partisë tjetër. Pra dashuria kalon në urrejtje. Apo mësuesi në shkollë i cakton fëmijët-nxënës që të ulen në banka shkollore sipas përkatësisë partiake, pastaj punësohen  me të madhe anëtarët dhe simpatizantët e partisë në pushtet, ndërsa të tjerët nuk vijnë në shprehje pa marrë parasysh arsimimin dhe profesionalizmin, varet shkollimi, bursa dhe stipendia studenteske, e shumë privilegje të tjera.

Pra, në një anë ndërtohet e mira dhe dashuria, ndërsa në anën tjetër urrejtja, e keqja. Kështu lindin antagonizmat e thella ndër njerëz dhe qytetarë. Andaj edhe mbetet detyrë parësore e partive politike që për qytetarët të ndërtojnë vlera dhe interesa të mirëfillta.  Këtë detyrë duhet ta marrin familjet, shkollat. Sepse e drejtë e çdo qytetari është që të përcaktohet për drejtimin politik dhe me botëkuptimet e veta të ndërtojë një politikë të përbashkët me të tjerët që i kanë po të njëjtat botëkuptime.  

Pra, mbetet që  drejtimet politike mos të përcaktojnë moralin e njerëzve, por ato të ndërtojnë dashuri midis qytetarëve të një populli, midis njerëzve të një gjaku. Përndryshe nëse në fillim nuk e shkulim këtë të keqe, atëherë këto do të shkatërrojnë dhe do të prishin vlerat morale të qytetarëve të ndërtuara me shekuj : miqësinë, vëllazërinë, dashurinë, besimin, bashkpunimin, të miratë, patriotizmin, profesionalizinm, unitetin kombëtar. Qytetarët e Preshevës dhe më gjërë nuk e dëshirojnë çthurrjen e vlerave të mirëfillta morale dhe ndërtimin e interesave parciale partiake. Andaj keni mendjen parti politike. 

Persekeutimi i Shqiptarëve në kohën e Rankoviqit (1948-1968)

0
Nga: Sheradin Berisha
Në qershor të vitit 1948, pas acarimit të raporteve politike në mes të Beogradit dhe Moskës, Partia Komuniste e Jugosllavisë u përjashtua nga organizata e partive të shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me këtë rast prishen marrëdhëniet e BRSS dhe aleatëve të saj, me Jugosllavinë e AVNOJ-it. Në këtë situatë Shqipëria mbajti anën e organizatës: informbyro, dhe mbetja e saj në pozitat pro – sovjetike bëri që t´i prish marrëdhëniet e “mira” që kishte me RFPJ-në nga viti 1945.
Ndonëse gjatë periudhës 1945-1948 pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjeta etnike ishte shumë e rëndë, prishja e marrëdhënieve Jugosllavi – Shqipëri, vetëm sa e ka nxitur edhe më shumë përkeqësimin e pozitës së tyre. Regjimi jugosllavë i drejtuar nga binomi Tito – Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektet antishqiptare të Vasa Çubrilloviçit (të marsit 1937 dhe fillim nëntorit 1944) për asgjësimin, asimilimin apo shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.
Kjo politikë shtetërore antishqiptare që kishte nisur akoma pa përfunduar mirë lufta e dytë botërore (1944), në këtë periudhë mori përmasa të reja gjenocidale. Vetëm në vitin 1948 regjimi komunist, arrestoi dhe nxori përpara gjyqit 306 shqiptarë, të akuzuar për vepra penale kundër shtetit. (1)
Pasi që Shqipëria u përcaktua për “informbyronë”, regjimi i Tito – Rankoviqit të gjitha kuadrot shqiptare në Kosovë, që konsideroheshin si armiqë të Jugosllavisë, i cilësonte si ”informbyroistë”. OZNA-a / UDB-a famëkeqe përmes bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës, me kohë kishte krijuar një dosje të veçantë, duke i vënë në syrin e përgjimit rreth 120 000 shqiptarë.
Një dosje të tillë UDB-a kishte hapur edhe për Xheladin Shyqyri Hanën, luftëtarin e orëve të para kundër nazifashizmit, ish-anëtarin e KNÇK-së, njërin nga bashkëautorët e hartimit të dokumenteve bazë të Konferencës së Bujanit dhe së fundi drejtor i gazetës “Rilindja”. Atdhetari Xheladin Hana, u arrestua në mënyrë sekrete, kinse po dërgohej me shërbim diku, ndërsa brenda mureve të OZN-së/UDB-së i bëhej presion që të tradhëtonte bashkëveprimtarët e tij të idealit. (2)
Mirëpo Xheladin Hana nuk u gjunjëzua për anjë moment para presioneve dhe torturave çnjerëzore të kriminelëve udbash. Meqë Xheladini i qëndroi torturave mizore, xhelatët e Tito-Rankoviqit, më 15.12.1948 ia shuan jetën mizorisht. Më 15 prill 1949 arrestohet nënkryetari i qeverisë së Maqedonisë Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe dhe pas dy javësh (saktësisht në natën e 27-28 prillit 1949) mbytet nga torturat mizore të UDB-ës.
Ndërsa përndjkeja dhe numri i të persekutuarve shqiptarë shtohej pamëshirshëm gjithandej viseve etnike shqiptare, të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, në maj 1949 në një ekspeditë ushtarake – policore të drejtuar nga udbashët: Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç, synohej arrestimi i Kryetarit të Frontit Popullor krahinor: Rifat Latif Berisha, nga fshati Berishë, i njohur për urtësi e qëndresë kombëtare (3) por në atë moment nuk arritën ta kapin Rifatin. (Rifat Berisha ishte njëri nga organizatorët e Konferencës së Bujanit, në të cilën u zgjodh edhe nënkryetar. Nuk u pajtua kurrë me tradhëtinë që iu bë vendimeve të Konferencës së Bujanit – që pas LDB-së Kosova t´i bashkohet Shqipërisë. Për këtë edhe Rifati u vu në shënjestër të OZN-ës / UDB-së.).
Rifat Berisha meqë nuk pranoi t´i binte në dorë regjimit gjakatar të Titos, zgjodhi qëndresën deri në vdekje. Në këtë situatë Rifatit iu bashkuan edhe bashkëluftëtarë të tjerë. Njësiti përbëhej prej gjashtë vetash krejtësisht nga djemë të familjes Berisha: vëllezërit Rifat, Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit dhe Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të parë të tyre. Ky njësitë i prirë nga Rifati, më 17 maj 1949 u gjend i rrethuar tradhtisht në fshatin Gajrak nga i zoti i shtëpisë Ismail Gajraku (ku ishte strehuar).
Në një dokument thuhet se Rifat Berisha me bashkëluftëtarët e tij “luftoi një ditë të tërë. Në orën 10 të natës, Rifati me njësitin e tij sulmuan rrethimin e trefishtë të udbashëve, por mbasi çanë dy rrethimet e parat, ra i vrarë.” Rifat Berisha gjatë kësaj beteje të përgjakshme, u vra së bashku me tre bashkëluftëtarët: Islam, Mustafë e Brahim Berishën, ndërsa Halit e Jahir Berisha, ndonëse të përgjakur, arritën të dalin nga rrethimi dhe i shpëtuan vdekjes. (4)
Në dimrin e acartë të vitit 1950 në zonën kufitare me Shqipërinë, vritet atdhetari Sabaudin Gjura nga Shipkovica e Tetovës. (5) Një fat të tillë e pësoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anëtar i Komitetit të Partisë në Dibër. Torozi u arrestua nga organet e UDB-së në vitin 1949, si njeri me pikëpamje nacionaliste, dhe e pamëshirshëm udbashët e Titos e mbytën mizorisht në tortura. Në mars të vitit 1949 ishte arrestuar dhe më pas është zhdukur pa gjurmë Cenë Shyqriu nga Gjakova.
Në vitet e para pas përfundimi të luftës së dytë botërore, në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth 49.000 shqiptarë. Në Kosovë janë likuiduar në forma të ndryshme 28.400 shqiptarë; në viset shqiptare në Maqedoni 7 000 shqiptarë; në viset shqiptare në Mal të Zi 8300 shqiptarë; ndërsa 5000 shqiptarë të tjerë janë likuiduar nëpër viset tjera, si të marrë peng nga OZN-a gjegjësisht UDB-a. (6)
Në këto rrethana për t´i shpëtuar përndjekjeve, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, shumë shqiptarë janë detyruar të shpërengulen nga trojet e tyre stërgjyshore.
Dihet mirëfilli se, vitet 1949-1966, të cilësuar si ”koha e Rankoviqit”, ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar, në historinë e pas luftës së dytë botërore. Gjatë kësaj periudhe Lëvizja Kombëtare shqiptare ishte e organizuar në shumë forma, si: vazhdimësia e veprimtarisë së LNDSH-së nga grupe të ndryshme me emërtime tjera, “informbyroistët“, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarë, kundërshtimi i rekuizitave “otkupit”, kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito – Qyprili 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, luftimi në forma të ndryshme i kolektivizimit etj.
OZN-a përkatësisht UDB-a gjatë viteve 1945 – 1948 zhvilloi një luftë të pakompromis, për shkatërrimin e organizatës patriotike shqiptare “Lëvizja Nacional – Demokratike Shqiptare” (LNDSH) dhe të grupimeve tjera ilegale shqiptare. Dhe në vazhdën e kësaj fushate, ky shërbim persekutoi dhe burgosi mijëra shqiptarë edhe pas vitit 1948.
– Kështu, në fillim të vitit 1949, në gjyqin e Qarkut në Prishtinë, dënohen 9 anëtarë të LNDSH-s, si: Xhavit Gafurri (djali i patriotit të shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki.
– Po në këtë Gjykatë denohet edhe grupi i Drenicës i përbërë nga 6 anëtarë të Lëvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehë Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylë Berisha. (7)
– Gjatë vitit 1950 u denuan edhe disa grupe të LNDSH-së dhe veprimtarë tjerë që e kundërshtonin aksionin e rekuizimeve “Otkupit” dhe veprimet diskriminuese ndaj shqiptarëve në çdo lëmi të jetës.
– Më 3 nëntor 1950 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga Kolegji i Tupit gjykues: Arif korapi, kryetar i kolegjit dhe nga gjyqtarët porotë: Ali Abdullahu dhe Ismail Xhemaili, si dhe të procesmbajtësit Abdyl Doda, pas disa seancave gjyqësore (më 19.IX.1950, 10.X.1950, 1.XI.1950 dhe 2.XI.1950) në “emër të popullit” dënohen anëtarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”: Konstandin Vasilaca – Skënder Skënderi, oficer i armatës shqiptare, me 15 vjet burg të rëndë; Xhemë Latë Sadriu, me 8 vjet burg të rëndë; Hajrullah Gorani, me 6 vjet burg të rëndë; Hamdi Devolli, me 8 vjet burg të rëndë; Rashit Gorani, me 8 vjet burg të tëndë; Ramë Geca, me 3 vjet burg të rëndë ; Ymer Fazliu, me 2 vjet burg të rëndë. (?
– Në shkurt 1950 u burgos grupi i LNDSH-s “Lidhja e Prizrenit” i formuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1949. Ky proces gjyqësor mbahet në Prishtinë nën kryesimin e gjyqtarit Shukri Begiq nga Pazari i Ri. Me këtë rast denohen: Shaban Derguti dhe Mustafë Nixha me nga 20 vjet burg të rëndë, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi poashtu me nga 20 vjet burg të rëndë, Bitër Dehalla, Tomë Mjeda dhe Zekë Bajraktari me nga 17 vjet burg të rëndë, Nezir Hoti me 15 vjet burg të rëndë dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg të rëndë.
– Në grupin e dytë të LNDSH-së ”Lidhja e Prizrenit” denohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg të rëndë, ndërsa me nga 3 vjet burg të rëndë denohen:Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel Kabashi, Gjokë Spaqi, Ibrahim Gashi, Ramiz Rexhepi dhe Shahide Kabashi, Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci , Bajram Dehiri, Mustafë Derguti, Maliq Gashi e shumë të tjerë. (9)
– Në 6 muajt e parë të vitit 1950, për sabotim të mbledhjes së rekuizitave “Otkupit” dhe me akuzën si bashkëpunëtorë të Sigurimit shqiptar, në Prishtinë dhe Prizren dënohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vërmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga fshati Zhur, Xhafer Selmani (Vërmicë), Hajdar Bytyqi (Piranë), Nazif Hoti (Krushë e Madhe – i ati i Mr.Ukshin Hotit), Hamit Nuredini, Sali Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Qollaku, Xhafer Idrizi, Afil Afezi, Enver Beluli, Gani, Avni e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit Qollaku, Bije Vokshi, Lutfi Spahiu dhe Arif Randobrava. (10)
– Po atë vit në Prishtinë burgoset dhe dënohet grupi i dytë i Drenicës i përbërë prej 11 anëtarësh të LNDSH, si: Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylë Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg të rëndë, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg të rëndë, Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg të rëndë, Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg të rëndë (ky i fundit në burg u zbulua se ishte në shërbim të UDB dhe u bojkotua plotësisht nga anëtarët e LNDSH-s).
– Asokohe u dënua edhe Hasan Rema nga Gjakova, me 17 vjet burg të rëndë (z.Rema kishte qëndruar 3 vjet i arratisur në Shqipëri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorëzoi UDB-së në Kosovë!)
– Në vitin 1950 në Gjyqin e Qarkut në Pejë dënohet edhe grupi prej 9 vetash i LNDSH-s: Sylë Mehmeti i Rugovës, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekë Tafili i Ruhotit, Ramë Bislimi i Nabërxhanit, Gani Kastrati i Pejës, Salih Hasani dhe Sylë Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovës dhe Ramë Isufi i Lubeniqit… Këtë vit u dënuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumë të tjerë.
– Në vitin 1951 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u dënuan 11 anëtarë të LNDSH-s nga Mitrovica (të arrestuar në shtator 1950). Ky grup përbëhej nga: Bejtulla Sahiti nga Gushefci, Hajrullah Halili nga Doberlluka, Sinan Alija nga Broboniqi, Imer Ajeti nga Koshtova, Avdyl Haliti nga Rahova, Shefqet Kamberi nga Broboniqi, Zejnullah Mehmeti nga fshati Lip, Zejnel Shabani nga Mikushnica, Hajzer Ferizi nga Qabra, Zeqir Rashidi-Rashica nga fshati Studime dhe Bislim Fazliu nga Vidishiqi.
– Gjatë vitit 1952 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë dënohet grupi i tretë i LNDSH-s nga Drenica, si: Qazim Zogu, Hamdi Gruda, Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biçinca, Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica (11).
– Në vitet 1949-1953 në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare u dënuan më qindra vite burgim edhe shumë veprimtarë të tjerë (në grupe dhe veç e veç) si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi – Cërnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramë Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu – Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj i Gusisë), Mulla Zekë Berdynaj, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi, Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemë Lah Gashi… e qindra të tjerë (12) dhe për të ndriçuar veprimtarinë e tyre kombëtare kërkohet një studim i veçantë.
– Po në vitin 1953 burgoset dhe (sipas aktakuzes K.nr 76/53) denohet grupi i anëtarëve të LNDSH-së nga Llapi: Sabit Kapiti-profesor i Gjimnazit në Besianë (ish-Podujevë), Ibrahim Demolli, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-së. (13)
– Gjatë Aksionit famkeq për mbledhjen e armëve (1955/1956), në Prizren u organizua një proces gjyqësor, kundër grupit të Njazi Malokut. Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik (korrik 1955) i ashtuquajtur “grupi i shehëlerëve” prej 14 vetësh, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptarë. Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekë Haxhija, Hajredin Vuçiterna, Muhedin Miftari, Dërgut Ekremi, Sinan Dërguti, Qazim Miftari etj.
Në procesin e Prizrenit, në saje të aktakuzës së përpiluar nga prokurori Publik Radoslav Cerovçanin, të mbështetur tërësisht në montimin e “fakteve” nga UDB-a, më 12-19 korrik 1956 (në fshehtësi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prizren, dhe me këtë rat u denuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg të rëndë; Sedat Dida u dënua me 5 vjet burg të rëndë; Shani Hoxha me 4 vjet burg të rëndë; Demush Cahani me 5 vjet burg të rëndë; Ibrahim Moni me 3 vjet burg të rëndë; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg të rëndë; Hasan Bajrami me 2 vjet burg të rëndë; Muhamet Emini me nga 2 vjet burg të rëndë dhe Sali Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg të rëndë. (14)
– Për aktivitete patriotike, kundër regjimit titist, në vitin 1955 në Tetovë dënohet mësuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta me nga 10 vjet burgtë rëndë. Në vitin 1956 me burgime të rënda dënohen disa intelektualë tjerë nga Tetova dhe Gostivari.
– Më 1957 denohen edhe 8 anëtarë të LNDSH-së në Prishtinë: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu, Vehbi Ruva dhe Kadër Deva. Të gjithë këta denohen me burg në kohëzgjatje prej 2-12 vjet burg të rëndë me përjashtim të Islam Mumxhiut, i cili lirohet.
– Po këtë vit burgoset dhe dënohet grupi i dytë 9 anëtarësh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi, Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikë Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi.
– Në vazhdën e ndjekjeve të atdhetarëve të LNDSH-së, në Shkup burgoset dhe denohet grupi 14 anëtarësh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi Imami dhe Zeqir Lisi (15).
Në vitin 1957, pas aksionit të armëve, kur u intensifikua numri i të shpërngulurve shqiptarë, Metush Krasniqi si udhëheqës i organizatës “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë” së bashku me veprimtarët tjerë të kësaj organizate, përmes veprimeve konkrete, shpërndarjes së trakteve dhe bisedave të drejtpërdrejta me qindra familje shqiptare, arritën të ndalojnë shpërnguljen nga trojet e tyre stërgjyshore.
Në fund të vitit 1958, UDB-a i bjen në gjurmë aktivitetit të ksëaj organizate dhe me këtë rast arrestohet Metush Krasniqi me disa bashkëveprimtarë. Pas katër muaj hetimesh, prej 1-7 mars 1959 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan u mbajt gjykimi i 6 anëtarëve të “Partisë Revolucionare…”.
Trupin gjykues e përbënin: Ratomir Patërnogiq – kryetar, Mustafa Hoxha-gjykatës, Vehbi Mehmeti, Sejfë Sherifi e Tuna Tomiqi – anëtarë, ndërsa aktakuzën e përfaqësonte Tahir Ibrani – prokuror i Gjyqit të Qarkut në Gjilan. Në bazë të “provave” të nxjerra gjatë hetuesisë dhe akuzave të prokurorit Tahir Ibrani, më 7 mars 1959, trupi gjykues i të pestëve, në “emër të popullit” dënoi:
– Metush Krasniqin, me 18 vet burg të rëndë;
– Mark Gashin e Sejdi Kryeziun me nga 10 vjet burgim të rëndë;
– Mehmet Nuredin Dermakun me 2 vjet burg të rëndë;
– Qemajl Kallabën e Mehmet Ajetin me nga një vit e gjysmë burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr.19/59, 7 mars 1959) (16)
– Më 20 shkurt 1958, Gjykata e Qarkut në Pejë, me trupin gjykues Iso Omeragiq, kryetar i Gjykatës së Rrethit në Pejë, nga gjyqtarët porotë: Pavle Armush, Mirko Spasiq e Shaqir Zogaj, dhe procesmbajtëse Stojana Vukoviq, nënpunëse e kësaj gjykate, në bazë të aktakuzës KTO nr.95/57, në “emër të popullit” i denoi: Muhamed Brovinën me 12 vjet burg të rëndë, Adem Krasniqin me 7 vjet burg të rëndë, Gjon Shtufajn me 7 vjet burg të rëndë, Besnik Kocin me 9 vjet burg të rëndë dhe Hidë Dobrunën me 5 vjet burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr. 149/57) (17)
– Më 19 nëntor 1958 për herë të parë UDB-a e burgos atdhetarin Adem Demaçi me arsyetimin, se ka“ vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së, dhe se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.” Aktakuza është përgatitur nga udbashët: M.Mihajlloviq, Mom(o)çillo Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq me dëshmitë e dëshmitarëve shqiptarë: Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu, Zekereia Cana etj(18), ndërsa është realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq. Dhe në bazë të aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga trupi gjykues Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora., më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit, i cili sipas nenit 117 paragrafi 1 i LP dhe sipas nenit 16, paragrafi 1 i LP, në “emër të popullit” ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej 5 vjetësh burgim të rëndë. (19)
– Në shkurt 1959, sipas aktakuzës K.nr.29/59 të datës 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prizren gjykohen: Aziz Spahiu, Hasan Berisha, Reshat Hadri dhe Durak Pasuli. (20)
– Në vitet 50-ta në Kosovë dhe në viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas programit të LNDSH-së, e këto ishin:
1. Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH);
2. Grupi Demokratik Shqipar Kosova (GDSHK);
3. Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë (GSHRM);
4. Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovës (GDISHK);
5. Grupi Veteranët e Luftës Shqiptare – Rezistenca Malësore (GVLSHRM);
6. Shoqëria Demokratike Shqiptare “IsmaIl Qemali” (SHDSH – “I.Q”);
7. Lidhja e Vardarit – Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe
8. Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH) (21)
Në verën e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH-së “Votra Kosovare Nacional – Demokratike Shqiptare” i drejtuar nga Shahin Voca nga Shala e Bajgorës. Kjo organizatë u themelua me 6 gusht 1952, ku aktivitetin fillimisht e zhvilloi në Gjimnazin e Mitrovicës dhe në shkollën e Stantërgut, për t´u shtri brenda një kohe në Prishtinë, Besianë (ish-Podujevë), Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Burim (ish-Istog) etj. Brenda 8 vitesh “VK-NDSH-ja” në gjiun e vet organizoi 387 anëtarë besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dënohen 21 anëtarë, prej tyre 4 veta denohen në Gjyqin ushtarak të Zagrebit. (22)
Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ajo në Prizren i dënuan “në emër të popullit” 17 anëtarë të këtij grupi si: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhën, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramën, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramë Dibranin, Niman Shalën, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndërkaq në Zagreb më 25. 02. 1961 në bazë të Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak i denon: Emin Fazliun me 8 vjet burg të rëndë, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepçën me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg të rëndë. (23)
Në vazhdimësinë e organizimeve politike ilegale dhe të qëndresës shqiptare përgjithësisht, në fillim të viteve të 60-ta u organizuan tre intelektualë të asaj kohe: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, të cilët në vitin 1952 dhe 1954 veç kishin përjetuar vuajtjet në Goli Otok dhe në kazamatet tjera jugosllave. Këta tre atdhetarë duke e ndjerë në shpirt përditshmërinë e vuajtjeve që i bëheshin shqitparëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, nuk deshën të rrinin duarkryq, kështuqë në maj të vitit 1960, pas një sërë takimesh vendosën ta themelojnë një organizatë ilegale, të cilën pas shtrirjes në terren, përkohësisht (deri në mbajtjen e Konferencës së Përgjithshme) e quajtën – “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Tojeve Shqiptare në Jugosllavi me Shqipërinë” (KRBTSHJSH) (24)
Kjo organizatë pas konsolidimit të radhëve të saj dhe përgatitjeve për aksione të ndryshme në janar 1961, UDB-a përmes informatorëve shqiptarë i zbulon dhe i arreston disa pjestarë të organizatës. Arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate filluan më 25 janar 1961 në Gjilan, në Preshevë, në Ferizaj, në Prishtinë e në Shkup. Për t’iu shmangur arrestimeve dy drejtues të organizatës: Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha për më shumë se dy muaj kaluan në ilegalitet, duke u strehuar në baza të shumta në fshatrat e Lipjanit, Shtimjes, Suharekës, Gjilanit, të Preshevës e të Karadakut. Mirëpo në fillim të prillit 1961 në rrethana tradhtie, Aliu Aliu dhe Ramadan Hoxha arrestohen në fshatin Maxherë të Karadakut dhe më 2 prill sillen në Burgun e Prishtinës. Nga kjo organizatë UDB-a burgosi 32 anëtarë të saj dhe qindra shqiptarë të tjerë mori në pyetje dhe i keqtrajtoi brutalisht.
Pas kryerjes së hetimeve të të arrestuarit u dënuan në gjyqet e qarkut në Prishtinë, në Gjilan dhe në Vranjë të Serbisë. Në Prishtinë, ku gjykimi u mbajt nga 14-19.IX.1961 – kryetar i trupit gjykues qe Tahir Ibrani, ndërsa prokuror Ramo Vodopiq, mysliman nga Mali i Zi. Gjykimi u mbajt, mu ato ditë kur në Beograd zhvillonte punimet Konferenca Themeluese e shteteve të painkuadruara. Në këto gjykime u dënuan: Kadri Halimi -7 vjet e 6 muaj burg të rëndë, Ali Aliu – 8 vjet, Ramadan Hoxha – 8 vjet, ndërsa prej 1-5 vjet burg të rëndë u denuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqë Heta, Hyrije Hana, sheh Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, mulla Nuredin Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi, Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet – Cernica (delegat i Konferencës së Prizrenit-1945, ku kundërshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovës nga Serbia, vërejtja ime), Ilmi Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca, Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi. (25)
Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi: “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, dhe Komiteti i Gjakovës. LRBSH gjatë kësaj periudhe kishte kryer shumë aktivitete kombëtare, por në qershor 1964 UDB-a zbulon aktivitetin e kësaj organizate dhe fillon një fushatë të egër arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intenzive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë) dhe mbi 80 pjestarë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi i dytë kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçi dhe 11 të akuzuarve të tjerë u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues përbërbëhej nga kryetari i gjyqit Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq – prokurori publik i qarkut të Prishtinës (26)
Në këtë gjykim maratonik në “emër të popullit” u dënuan:
1. Adem Demaçi – student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë,
2. Sabit Ratkoceri (1939) – jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet,
3. Hazir Shala (1934) – Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet,
4. Seladin Daci (1933) “muzicient në Radio Prishtinë” (Prishtinë) me 10 vjet,
5. Azem Beqiri (1939) – Nënpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) – me 10 vjet,
6. Abdullah (Avdyl) Lahu (1944) – nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet,
7. Ahmet Haxhia (1932)- farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,
8. Xhafer Mamuxhiku (1935) – nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,
9. Dibran Bajraktari (1939) nënpunës nga Prishtina – me 13 vjet,
10. Sabri Novosella (1943) – rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,
11. Tefik Sahiti (1930) – infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe
12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregëtar nga Stambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg.
Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:
1. Adem Rukiqi – Verboc, Gllogovc,
2. Abdyl Shala – Loxhë, Pejë,
3. Arif Hoxha – Mitrovicë
4. Arif Ymeri
5. Asim Vula – Gjakovë
6. Avni Lama – Gjakovë
7. Bahtire Berisha – Prizren
8. Bahtir Duraku
9. Bedrush Çollaku – prizren
10. Besnik Koci – Gjakovë
11. Destan Miftari
12. Din Spahia – Gjakovë
13. Ejup Kastrati – Pejë
14. Elhame Shala – prishtinë
15. Emina Rakovica – prishtinë
16. Enver Gerguri
17. Enver Mehmeti
18. Fazli Grajçevci – Tankoc
19. Fehmi Elmazi – Gjilan
20. Ferat Ymeri
21. Gani Msutafa
22. Haki Bejta
23. Haki Gashi
24. Hamdi Obertica – Fushë Kosovë
25. Hilmi Rakovica – Prishtinë
26. Hyda Dobruna – Gjakovë
27. hysen Bukoshi – Prizren
28. Hysen DAci Mitrovicë
29. Ibrahim Stublla
30. Ismet Koshutova – Mitrovicë
31. Isuf Istrefaj
32. Isuf Isufi – Mavriq
33. Kadri Kusari – Gjakovë
34. Myrteza Nura – Gjakovë
35. Mustafë Venehari – Mitrovicë
36. Nezir Gashi – Labjan – Pejë
37. Nimon Podrimja – Caralluk, Istog
38. Mejreme Berisha – Prishtinë
39. Osman Berisha – Puzovfc
40. Qerim Zajmi
41. Ramadan Lahu – Gllamnik
42. Ramadan Shala – Pejë
43. Rashit Rusha
44. Rexhep Elmazi – Gjilan
45. Rexhep Shala – Loxhë, Pejë
46. Remzi Baloku
47. Rrustem Morina
48. Sabit Lahu – Gllamnik, Podujevë
49. Sadik Latifi
50. Sahit Sfeqla – Prishtinë
51. Selatin Novosella – Prishtinë
52. Selman Berisha – Progofc
53. Sylejman Gashi
54. Sylë Shala – Pejë
55. Shefqet Jashari – Strofc, Vushtërri
56. Shemsi Hoxha
57. Shemsi Rudari
58. Tahir Shala, Krushec, Prishtinë
59. Teki Dervishi – Gjakovë
60. Ukshin Shala – Loxhë, Pejë
61. Vesel Bislimi
62. Vesel Shala – Loxhë, Pejë
63. Vezir Zka – Dobrajë, Prishtinë
64. Ymer Mehmetaj
65. Zeqir Agushi
66. Zeqir Gërvalla – Lupçi i Poshtëm, Podujevë
67. Zeqir Heretica – Lupçi i Poshtëm, Podujevë
68. Zeqir Shala – Loxhë, Pejë (27)
Më 27 Nëntor 1968 Grupi i studentëve në krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstratat gjithëpopullore në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Ky grup që veproi sipas programit të LRBSH-së, u arrestua dhe pas katër muaj hetimesh, më 2, 3, 4 e 7 prill 1969, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajtë një proces gjyqësor kundër tyre. Në këtë proces u përfshi, trupi gjykues i përbërë nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarët porotë: Beçir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtës ishte Hysamedin Oruçi, ndërsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja.
Kjo trupë gjyqtarësh – porotësh më 7 prill 1969 ”në emër të popullit” për shkak të “krimit – propaganda armiqësore nga neni 118 al. 1 e KP” këta studentë i shpalli fajtorë dhe ua shqiptoi dënimin prej 37 vjetësh burg të rëndë. Me këtë rast studentët: Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dënuan me nga 5 vjet burg; Skënder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndërsa Ilaz Pireva, Skënder Muçolli dhe Afrim Loxha dënohen me nga 3 vjet burg. (28)
– Për pjesëmarrje aktive në demonstratën e Prishtinës, u denuan edhe studentët: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skënder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndërsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (që të dy rrobaqepës) u dënuan me nga 2 muaj burg.
– Për demonstratën e Ferizajit u denuan: Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (që të dy studentë) me nga 10 muaj; ndërkaq me nga 1 muaj u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.
– Për demonstratën e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti.
– Ndërkaq për demonstratën e Besianës (ish- Podujevës) u denuan: Hamit Abdullahu (berber) me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, që të dy studentë. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mësuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skënder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, që të dy me profesion rrobaqepës.
Më 22 dhjetor 1968 u organizua edhe një demonstratë në Tetovë. Për demonstratën e Tetovës, e cila e aktualizoi çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, u denuan 170 shqiptarë, ndërsa 54 veta u denuan me mbi 1 vjet burg, jo vetëm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kërçova. Vetëm në gjykatën e Tetovës dhe atë të Shkupit “për vepër penale kundër shtetit” u denuan:
– Mehmet Myrtezani – Gega, mësues me 7 vjet burg;
– Faik Mustafa, student me 5 vjet burg;
– Abdylselam Selami, mësues, me 1,6 muaj burg;
– Ramadan Sinani, student me 2 vjet;
– Fehmi Rifati, student me 2 vjet burg;
– Abdylmenaf Rystemi, student me 2 vjet;
– Hysni Qemal Sherifi, arsimtar me 1,6 muaj;
– Refki Murati, murator me 2 vjet;
– Nexhmidin Neziri, mësues me 1,6 muaj;
– Ibrahim Rudi, student me 3 vjet;
– Agim Jaka, student me 2,6 muaj;
– Hysenxhevat Kalaishta, student me 5 muaj burg;
– Xhemil Mustafa, student me 5 muaj;
– Arbër Xhafëri, student me 3 muaj;
– Agim M.Xhaferi, student me 3 muaj burg e shumë të tjerë. (29)
Asokohe, pas burgosjeve në Tetovë, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dënojë edhe shumë të rinjë shqiptar, që nuk ishin pjesëmarrës në demonstrateën e Tetovës. Në Shkup u denua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë propagand armiqësore për shkëputjen e Maqedonisë perëndimore dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu u denua me 1 vjet, po për propagand armiqësore. Në Strug u denua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, për diversion, Tosun Roçi me 4 vjet burg, ndërsa në Kërçovë u denuan: Syrja Qura, Sali Ramadani etj.
Të burgosurit shqiptarë vitet më të rënda të burgut, i kaluan në burgjet e Idrizovës dhe Velesit në Maqedoni; të Nishit, në CZ të Beogradit, e të Pozharevcit… në Serbi; të Titogradit në Mal të Zi; të Bileqës, Stara Gradishkës, të Lepogllavës… dhe veçanërisht në sinonimin e ferrit të Dantes në “Goli Otok” ujdhes kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci (30).
Në këtë ujdhesë të zhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm, përjetuan golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e shumë të burgosurve shqiptarë, që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm dëmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrahnin deri në alivanosje dhe vdekje të burgosurit e rinj që vinin në këtë kamp famkeq). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çarkëdisur… Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që “vetëqeverisnin” me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famëkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë.
_____________
Referencat:
1 Shaban Braha – “Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990) Lumi – Gjakovë 1991, fq.495
2 Po aty
3 Po aty
4 AQSH i RPSSH, F.252/ I,1951, dos.340, M-F 393, fl.36
5 Shaban Braha – “Gjenocidi serbomadh …..”, fq.497/498
6 Gazeta ”Besa”, Stamboll-1974-1975. /Mr.Ethem Çeku:Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, Prishtinë, 2003, fq.129.
7 Rexhep Bunjaku – “Kosova, besa dhe tradita” Prishtinë 1998, fq.146.
8 Gjykata e Qarkut e KAKM-së në Prishtinë, me 3 nëntor 1950 (Aktgjykimi K.149/50)
9 Po aty / dhe kujtime të Sh.Mazrekut, botuar në revistën “Forumi”, Prishtinë 6 dhjetor 1993, f1.19.
10 H.Susuri – “Rrëfime të Hajdar Bytyqit” – Gurra, Revistë e Vërrinit – Viti I nr.8, dhjetor 1992, fq.27. – Nga shënimet në dorëshkrim të Ibish Avdiut – Zhur 1992.
11 R.Bunjaku – “Kosova, besa dhe tradita”, fq.147.
12 Kadri Halimi – “Prijatarja kombëtarja – e jo ideologjia” – Fejton (2) Rilindja 22 tetor 1994, fq.12. Rrëfime nga Xhemë Lah Gashi – herët a vonë Kosova do të jetë e Shqipërisë”, botuar në revistën “Forumi” nr. 9. 17 janar 1994, fq.18 / dhe Xhafer Shatri – “Pse dergjet në burg Adem Demaqi”, fq.25.
13 Rexhep Bunjaku – “Kosova, besa dhe tradita”, fq.148.
14 Agim Zogaj – “Dosja P – procesi i Prizrenit ’56” Zëri 1998, fq.68 / Ethem Çeku-Shekulli i ilegales…,brezi 81 Prishtinë,2004 fq.224-225
15 R.Bunjaku – “Kosova…”, fq.148.
16 Aktgjykimi K.nr.19/59 datë 7 mars 1959 Gjykata e Qarkut në Gjilan. /Kadrush Sylejmani M.Krasniqi-simbol i qëndreses shqiptare, Prishtinë 1999, 103,106,115 / Ethem Çeku – Shekulli i ilegales…, brezi 81 Prishtinë, 2004 fq.274-276.
17 Ethem Çeku-Shekulli i ilegales…,brezi 81 Prishtinë, 2004 fq. 253-254
18 Aktakuza kundër Adem Demaçit është ngritur në bazë të dëshmive të dëshmitarëve: Zekeria Cana, Ali Aliu, Fahredin Gunga, Adem Gajtani, Avdi Avdiu, Shemsi Osmani, Rafael Sopi, Sabit Ratkoceri, Ismet Bytyqi, Shefqet Popova, Din Mehmeti, Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu.
19 Dr.Hakif Bajrami, “Dosja Demaçi” Brezi 81, Prishtinë 2003, fq.21-60./Aktakuza: PPQ nr.14/59 . 19.02.1959.
20 Aktakuza K.nr.29/59,19.02.1959, Gkykata e Qarkut Prizren /Ethem Çeku-Shekulli i ilegales, fq.236.
21 Emil Kastrioti – Referati – “Mbi historikun e Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare” Donzdorf (Gjermani) 1996, fq.24.
22 Po aty
23 Po aty
24 K.Halimi: Lëvizja për liri s’ka të ndalur (Fejton) – Rilindja 24 tetor 1994, fq.9.
25. Po aty
26. Aktakuza Kto. nr.223/64 e ngritur nga prokurori Publik Mirko Matoviq dhe Aktgjykimi K.nr.271/64, dt.01.IX.1964
27 Xh.Shatri – “Pse dergjet në burg A.Demaçi?”, fq.71-73.
28 Aktgjykimi K.nr.23/69 i shpallur nga gjykata e qarkut në Prishtinë (7 prill 1969) fq.1-2.)
29 ”Rilindja” 1-3 qershor 1969)
30 Xhafer Shatri – “Pse dergjet në burg Adem Demaqi”, fq.27-28.

Buxhovi, përsonaliteti i decenjes në gjithë shqiptarinë

0

I pari në pluralizëm, i pari në shkencë!

Politika nuk i përmbushi ambicjet e tij patriotike edhe pse ishte në hapat e parë të konstituimit të vlerave pluraliste demokratike në Kosovë.

Njëri nga themeluesit e parë të LDK-s.

Në hap me Rugovën, Aganin etj.Jusuf Buxhovi, njeriu emblematik, që po kthen identitetin e kombit, duke shpalosur e studiuar rresht për rresht historinë tonë ndër shekuj…

Tashmë përmes veprave dhe botimeve që ka sjellë në duar të lexuesve, z.Buxhovi faktet historike i ktheu në shkencë etnografike, arkeologjike dhe politike. Pra, fushëveprimtaria e tij është shumëdimenzionale dhe aktiviteti i tij është me përmasa botërore, sa edhe veprat plotë fakte dhe argumente historike dhe shkencore,tani më të përkthyera edhe në shumë gjuhë të rëndësishme botërore( Anglisht, Gjermanisht, Italisht etj.)

Qëndra Kulturore Shqiptare Stuttgart e uron z.Jusuf Buxhovi për aktivitetin e tij me shumë vlera kombëtare dhe fuqizimin e tyre në kohën e duhur, kur shumë kush është zhvendosur drejtë përfitimeve personale e grupore, përmes politikës ditore të seciles qeveri me rend. /qkshs/

The Daily Colonist (1976) / Leka Zogu I : “Të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë në sjelljen e lirisë së fjalës dhe fesë në vendin e tyre të lindjes.”

0

Burimi : The Daily Colonist, 3 qershor 1976, f.3

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Qershor 2021

 “The Daily Colonist” ka botuar, me 3 qershor 1976, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me thirrjen e Leka Zogut I drejtuar asokohe të gjithë shqiptarëve, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Lutje për Atdheun

Burimi : The Daily Colonist, 3 qershor 1976, f.3

Ky njeri do të ishte Mbreti Leka i Shqipërisë nëse babai i tij, Mbreti Zog, nuk do të ishte përmbysur nga një regjim që përfundimisht u bë qeveria komuniste e një vendi të Evropës Qendrore. Leka, duke biseduar këtu me gruan e tij Susan në Peterborough, në Ontario., thotë se të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë në sjelljen e lirisë së fjalës dhe fesë në vendin e tyre të lindjes.

*Aurenc Bebja, Francë (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),: https://www.darsiani.com/la-gazette/the-daily-colonist-1976-leka-zogu-i-te-gjithe-shqiptaret-duhet-te-ndihmojne-ne-sjelljen-e-lirise-se-fjales-dhe-fese-ne-vendin-e-tyre-te-lindjes